Law No. 70/2013 amending and supplementing Law No.10465 dated 29.9.2011 on the veterinary service in the Republic of Albania
صدر في 2013-02-14 · النص بتاريخ 2026-10-01
القانون العام والإرشادات الرسمية منشورة بوصفها أبحاثاً. ليست مشورة قانونية أو ضريبية أو مالية.
البحث نفسه مكتوب بالإنجليزية. العناوين والوسوم مترجمة؛ أما النتائج والاقتباسات فغير مترجمة.
عن هذا القانون
- اللغة
- Albanian
- النوع
- قانون
- الدولة
- ألبانيا
- الموضوعات
- Livestock
- الكلمات المفتاحية
- animal health, animal welfare, inspection, offences/penalties
أين تقرؤه
لا يوجد رابط مصدر مسجل لهذا القانون.
النص
نص القانون نفسه، مادةً مادة، كما هو محفوظ. لكل مادة رابطها.
LIGJ Nr. 70/2013 PËR DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË LIGJIN NR. 10 465, DATË 29.9.2011 “PËR SHËRBIMIN VETERINAR NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË” Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave, KUVENDI I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË VENDOSI: Në ligjin nr. 10 465, datë 29.9.2011 “Për shërbimin veterinar në Republikën e Shqipërisë”, bëhen këto ndryshime dhe shtesa: Neni 1 Në nenin 4, pika 44 ndryshohet si më poshtë: “44. “Kontroll zyrtar” është monitorimi, mbikëqyrja dhe inspektimi që kryen autoriteti kompetent përkatës, në përputhje me këtë ligj dhe ligjin nr. 10 433, datë 16.6.2011 “Për inspektimin në Republikën e Shqipërisë”, për të verifikuar përputhshmërinë me legjislacionin veterinar.”. Neni 2 Në nenin 82, pas pikës 5 shtohet pika 6 me këtë përmbajtje: “6. Zbatimi i kufizimeve të parashikuara në paragrafin e parë bëhet sipas afateve kohore të përcaktuara me vendim të Këshillit të Ministrave.”. Neni 3 Në nenin 134, pika 3 shfuqizohet. Neni 4 Pas nenit 134 shtohet neni 134/1 me këtë përmbajtje: “Neni 134/1 Dënimet dhe masat e tjera Gjoba është dënim kryesor, ndërsa masat e tjera të parashikuara në këtë ligj klasifikohen me arsyetim nga vetë Veterinari Zyrtar Shtetëror, sipas nevojave të rastit në masa profilaktike, masa urgjente apo dënime plotësuese.”. Neni 5 Neni 135 ndryshohet si më poshtë: “Neni 135 Ankimi Kundër vendimit të Veterinarit Zyrtar Shtetëror mund të bëhet ankim administrativ, në përputhje me ligjin për inspektimin në Komisionin e Apelimit. Organizimi dhe funksionimi i këtij organi kolegjial përcaktohen, me vendim të autoritetit kompetent të përcaktuar në këtë ligj. Kundër vendimit të Komisionit të Apelimit mund të bëhet ankim në gjykatën kompetente, në përputhje me ligjin për inspektimin.”. Neni 6 Në nenin 136 pika 1 shtohen fjalët “nenit 82 pika 6”. Neni 7 Dispozitë kalimtare Organi ekzistues inspektues vazhdon të ushtrojë funksionin e vet sipas organizimit aktual deri në krijimin e organit të ri, sikurse parashikohet në ndryshimet e bëra në këtë ligj. Neni 8 Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare. Miratuar në datën 14.2.2013 Shpallur me dekretin nr. 8029, datë 1.3.2013 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani