Law No. 68/2014 amending and supplementing Law No. 9587 of 2006 on biodiversity protection, as amended
صدر في 2014-07-03 · النص بتاريخ 2026-10-01
القانون العام والإرشادات الرسمية منشورة بوصفها أبحاثاً. ليست مشورة قانونية أو ضريبية أو مالية.
البحث نفسه مكتوب بالإنجليزية. العناوين والوسوم مترجمة؛ أما النتائج والاقتباسات فغير مترجمة.
عن هذا القانون
- اللغة
- Albanian
- النوع
- قانون
- الدولة
- ألبانيا
- الموضوعات
- Wild species and ecosystems
- الكلمات المفتاحية
- biodiversity, ecosystem conservation, policy/planning, wild fauna, wild flora, birds, community management
أين تقرؤه
لا يوجد رابط مصدر مسجل لهذا القانون.
النص
نص القانون نفسه، مادةً مادة، كما هو محفوظ. لكل مادة رابطها.
LIGJ Nr. 68/2014 PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR. 9587, DATË 20.7.2006, “PËR MBROJTJEN E BIODIVERSITETIT”, TË NDRYSHUAR 1 Në mbështetje të neneve 78 dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave, KUVENDI I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË VENDOSI: Në ligjin nr. 9587, datë 20.7.2006, “Për mbrojtjen e biodiversitetit”, të ndryshuar, bëhen këto shtesa dhe ndryshime: Neni 1 Në nenin 1, pas pikës 2 shtohen pikat 3, 4 dhe 5 me këtë përmbajtje: “3. Të sigurojë ngritjen e rrjetit për ruajtjen e habitateve natyrore dhe florës e faunës së egër në territorin e Republikës së Shqipërisë. 4. Të përcaktojë masa për të mbajtur ose rivendosur në një status të favorshëm ruajtjeje habitatet natyrore dhe llojet e faunës së egër të Shqipërisë dhe me interes për Komunitetin Europian. 5. Të sigurojë që masat e ndërmarra, në zbatim të këtij ligji, të marrin në konsideratë kërkesat ekonomike, sociale dhe kulturore, si dhe karakteristikat rajonale.”. Neni 2 Në nenin 2 bëhen këto ndryshime dhe shtesa: 1. Pikat 12, 35 dhe 36 ndryshohen si më poshtë: “12. Leje mjedisi” janë përkatësisht lejet e mjedisit të tipit A, B ose C, sipas kuptimit të dhënë në ligjin nr. 10 448, datë 14.7.2011, “Për lejet e mjedisit”, të ndryshuar. 35. “Ministria” është ministria përgjegjëse për mjedisin. 1 Ky ligj është përafruar plotësisht me: Nenin 2 (pikat 2 dhe 3), nenin 3 (pikat 1 dhe 2), nenin 4 (pika 1), nenin 6 (pika 2), nenin 11, nenin 12 (pika 4), nenin 14 (pika 1) dhe nenin 17 (pika 1) të Direktivës së Këshillit 92/43/KEE “Për ruajtjen e habitateve natyrore, të faunës dhe florës së egër” (Numri CELEX: 31992L0043, Fletorja Zyrtare e Bashkimit Europian, seria L nr. 206, datë 22.7.1992, faqe 7– 50), e amenduar nga Direktiva e Këshillit 97/62/KE, datë 27 tetor 1997, Rregullorja e Parlamentit Europian dhe e Këshillit (KE) nr. 1882/2003, datë 29 shtator 2003, Direktiva e Këshillit 2006/105/KE, datë 20 nëntor 2006 dhe Direktiva e Këshillit 2013/17/BE, datë 13 maj 2013. 36. “Ministër” është ministri përgjegjës për mjedisin.”. 2. Pika 37 shfuqizohet. 3. Pas pikës 42 shtohen pikat 43, 44, 45, 46 dhe 47 me këtë përmbajtje: “43. “Njësitë e qeverisjes vendore” kanë të njëjtin kuptim të dhënë sipas ligjit nr. 8652, datë 31.7.2000, “Për organizimin dhe funksionimin e qeverisjes vendore”, të ndryshuar. 44. “Natura 2000” është rrjeti ekologjik i zonave të mbrojtura, i ngritur për të siguruar mbijetesën e habitateve dhe llojeve më me vlerë të Europës. 45. “Zona me interes për komunitetin” është zona, e cila, në rajonet biogjeografike ose në rajonet të cilave u përket, kontribuon dukshëm në ruajtjen ose rivendosjen në një status të favorshëm ruajtjeje të një tipi habitati natyror ose lloji, që mund të kontribuojë dukshëm në lidhje me rrjetin “Natura 2000”, dhe/ose kontribuon dukshëm në ruajtjen e diversitetit biologjik brenda rajonit biogjeografik ose rajoneve në fjalë. 46. “Zonë e veçantë ruajtjeje” ka të njëjtin kuptim të dhënë sipas ligjit nr. 8906, datë 6.6.2002, “Për zonat e mbrojtura”, të ndryshuar. 47. “Zonë veçanërisht e mbrojtur” është zona ku shpendët e egër klasifikohen si të rrallë e të cenueshëm (vulnerabël) dhe, si rregull, u përkasin llojeve migratore që janë strikte të mbrojtura.”. Neni 3 Në nenin 3, pika 1, shkronja “a”, pas fjalëve “pronë shtetërore apo private” shtohen fjalët “veçanërisht në rrjetin përfaqësues të zonave të mbrojtura të Shqipërisë”. Neni 4 Titulli i nenit 5, “Ministria e Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave” ndryshohet si më poshtë: “Ministria përgjegjëse për mjedisin”. Neni 5 Në nenin 16 bëhen këto shtesa: 1. Në pikën 1, pas fjalëve “hartojnë planet e menaxhimit” shtohen fjalët “dhe planet e veprimit”. 2. Pas pikës 1 shtohet pika 1/1 me këtë përmbajtje: “1/1. Kriteret minimale për planet e menaxhimit të ekosistemeve, habitateve dhe që ndodhen jashtë rrjetit përfaqësues të zonave të mbrojtura përcaktohen me udhëzim të ministrit.”. Neni 6 Pas kreut IV shtohet kreu IV/I, “Menaxhimi dhe mbrojtja e tipave të habitateve natyrore, kafshëve, përfshirë shpendët e egër, si dhe llojet e bimëve me interes për komunitetin”, me këtë përmbajtje: “KREU IV/I MENAXHIMI DHE MBROJTJA E TIPAVE TË HABITATEVE NATYRORE, KAFSHËVE, PËRFSHIRË SHPENDËT E EGËR, SI DHE LLOJET E BIMËVE ME INTERES PËR KOMUNITETIN Neni 17/1 Ruajtja e habitateve natyrore dhe habitateve të llojeve 1. Zona të veçanta të ruajtjes, të cilat përfshijnë zonat me habitat natyror, habitatet e llojeve dhe zonat e veçanta të mbrojtura për shpendët e egër, që do të kontribojnë në krijimin e rrjetit ekologjik koherent europian, përveç atyre të parashikuara në ligjin nr. 8906, datë 6.6.2002, “Për zonat e mbrojtura” të ndryshuar, përcaktohen në përputhje me përcaktimet e nenit 17/4, shkronjat “a”, “b” dhe “d”, të këtij ligji. 2. Rrjeti ekologjik bashkëkohor “Natura 2000” i zonave të veçanta të ruajtjes dhe zonave të veçanta të mbrojtura ngrihet në bazë të dispozitave të ligjit nr. 8906, datë 6.6.2002, “Për zonat e mbrojtura”, të ndryshuar, dhe të këtij ligji. Neni 17/2 Përcaktimi dhe menaxhimi i habitateve natyrore dhe habitateve të llojeve 1. Ministria përzgjedh një listë të zonave me interes për komunitetin, duke identifikuar dukuritë e tipave të habitateve dhe llojet, sipas shkronjave “a” dhe “b”, të nenit 17/4, të këtij ligji, në çdo rajon përkatës biogjeografik, me qëllim propozimin Komisionit Europian të listës së zonave, të cilat strehojnë këta tipa habitatesh dhe llojesh. Lista kombëtare e zonave me interes për komunitetin, së bashku me një përshkrim të tipareve karakteristike të zonave specifike, përgatitet në përputhje me dokumentacionin dhe kërkesat e përcaktuara për çdo zonë, sipas shtojcës 1, të vendimit nr. 897, datë 21.12.2011, të Këshillit të Ministrave, “Për miratimin e rregullave për përcaktimin e zonave të veçanta të ruajtjes”. 2. Ministria mbikëqyr statusin e ruajtjes së habitateve natyrore dhe të llojeve, referuar në shkronjën “c”, të nenit 17/4, duke i kushtuar vëmendje të veçantë habitateve natyrore prioritare, llojeve prioritare, si dhe nxit kërkimet e punën shkencore, me qëllim arritjen e objektivave. 3. Ministria krijon sistemin e monitorimit për kapjen e rastësishme dhe vrasjen e llojeve, referuar në shkronjën “c”, të nenit 17/4, kryen kërkime të mëtejshme ose merr masa për ruajtjen siç kërkohet, duke shmangur ndikimin negativ të dukshëm për llojet në fjalë. 4. Masat, përfshirë mbikëqyrjen e vazhdueshme, për të siguruar që marrja në gjendje të egër dhe/ose shfrytëzimi i llojeve, referuar në shkronjën “ç”, të nenit 17/4, të jetë objekt i masave menaxhuese dhe në përputhje me mbajtjen e statusit të favorshëm të ruajtjes së tyre përcaktohen me udhëzim të ministrit. 5. Lista e zonave të veçanta të mbrojtura, duke identifikuar zonat përkatëse, për të siguruar mbrojtjen e llojeve kombëtare, në përputhje me shkronjën “d”, të nenit 17/4, të këtij ligji, përcaktohet me urdhër të ministrit. Neni 17/3 Masat shoqëruese Ministria: a) merr të gjitha masat e nevojshme dhe të përshtatshme për të shmangur dëmtimin dhe/ose shqetësimin e habitateve natyrore, habitateve të llojeve në zonat e veçanta të ruajtjes, si dhe të shpendëve të egër në zonat e veçanta të ruajtjes; b) harton marrëveshje bashkëpunimi me autoritetet përkatëse ndërkombëtare, përfshirë organizatat jofitimprurëse, për të siguruar zbatimin efektiv të këtij kreu; c) siguron që informacioni i transmetuar nga njësitë e qeverisjes vendore për statusin e ruajtjes së natyrës të shqyrtohet në mënyrën e duhur; ç) siguron që procedurat për përcaktimin e zonave të veçanta të ruajtjes të jenë të thjeshta dhe të shpejta, me qëllim nxitjen e krijimit të zonave të mbrojtura; d) siguron, në përputhje me legjislacionin në fuqi, se çdo palë e përfshirë në çështjet për natyrën të kontribuojë në ruajtjen dhe rivendosjen e statusit, duke kryer, sipas rastit, edhe procedurat ligjore për kompesim për shkaktim dëmi. Neni 17/4 Listat e llojeve të habitateve natyrore, bimëve, kafshëve dhe shpendëve Këshilli i Ministrave, me propozim të ministrit, miraton: a) listën e llojeve të habitateve natyrore me interes për komunitetin, ruajtja e të cilave kërkon përcaktimin e zonave të veçanta të ruajtjes; b) listën e llojeve të bimëve dhe kafshëve me interes për komunitetin, ruajtja e të cilave kërkon përcaktimin e zonave të veçanta të ruajtjes; c) listën e llojeve të bimëve dhe kafshëve me interes për komunitetin në nevojë për mbrojtje strikte; ç) listën e llojeve të bimëve dhe kafshëve me interes për komunitetin, marrja e të cilave në gjendje të egër dhe shfrytëzimi mund të jetë objekt i masave menaxhuese; d) parimet e identifikimit të llojeve që do të jenë objekt kërkimesh për mbrojtjen dhe menaxhimin e shpendëve të egër. Neni 17/5 Raportimi 1. Në kuadër të rrjetit ekologjik “Natura 2000”, ministria përgatit, në çdo 6 vjet, raportin për zbatimin e masave të marra, sipas dispozitave të këtij kreu. Ky raport përfshin veçanërisht masat ruajtëse, referuar në nenet 17/2 dhe 17/3, të këtij ligji, një vlerësim të ndikimit të tyre për ruajtjen e statusit të llojeve të habitateve natyrore, të përmendura në shkronjën “a”, dhe të llojeve të bimëve e kafshëve, sipas shkronjës “b”, të nenit 17/4, si dhe rezultatet kryesore të mbikëqyrjes, referuar në pikën 4, të nenit 17/2. Ky raport bëhet i disponueshëm për publikun. 2. Formati që do të përdoret për hartimin e raportit, përcaktohet me urdhër të ministrit.”. Neni 7 Në nenin 26, pas pikës 3 shtohet pika 3/1 me këtë përmbajtje: “3/1. Kriteret minimale për planet e menaxhimit të habitateve të llojeve veçanërisht të mbrojtura përcaktohen me udhëzim të ministrit.”. Neni 8 Kudo në ligj emërtimi “Ministria e Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit” zëvendësohet me emërtimin “Ministria e Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave”. Neni 9 Dispozitë kalimtare, aktet nënligjore 1. Ngarkohet Këshilli i Ministrave që, brenda gjashtë muajve nga hyrja në fuqi e këtij ligji, të nxjerrë aktet nënligjore në zbatim të nenit 6 të tij. 2. Ngarkohet ministri përgjegjës për mjedisin për nxjerrjen e akteve nënligjore në zbatim të neneve 5, 6 dhe 7 të këtij ligji. Neni 10 Hyrja në fuqi Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare. Miratuar në datën 3.7.2014 Shpallur me dekretin nr. 8641, datë 24.7.2014 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani