Law No. 66/2013 amending Law No. 8702 on the identification and registration of animals and livestock farms
صدر في 2013-02-14 · النص بتاريخ 2026-10-01
القانون العام والإرشادات الرسمية منشورة بوصفها أبحاثاً. ليست مشورة قانونية أو ضريبية أو مالية.
البحث نفسه مكتوب بالإنجليزية. العناوين والوسوم مترجمة؛ أما النتائج والاقتباسات فغير مترجمة.
عن هذا القانون
- اللغة
- Albanian
- النوع
- قانون
- الدولة
- ألبانيا
- الموضوعات
- Livestock
- الكلمات المفتاحية
- registration, marking/identification, offences/penalties, animal production
أين تقرؤه
لا يوجد رابط مصدر مسجل لهذا القانون.
النص
نص القانون نفسه، مادةً مادة، كما هو محفوظ. لكل مادة رابطها.
LIGJ Nr. 66/2013 PËR DISA NDRYSHIME NË LIGJIN NR. 8702, DATË 1.12.2000 “PËR IDENTIFIKIMIN DHE REGJISTRIMIN E KAFSHËVE DHE TË FERMAVE BLEGTORALE” Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave, KUVENDI I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË VENDOSI: Në ligjin nr. 8702, datë 1.12.2000 “Për identifikimin dhe regjistrimin e kafshëve dhe të fermave blegtorale”, bëhen këto ndryshime: Neni 1 Neni 7 ndryshohet si më poshtë: “Neni 7 Organ kontrolli është veterinari zyrtar, në përputhje me legjislacionin në fuqi “Për Shërbimin Veterinar”.”. Neni 2 Neni 9 ndryshohet si më poshtë: “Neni 9 Për kundërvajtjet administrative, të parashikuara në nenin 8 të këtij ligji, veterinari zyrtar vendos dënimin kryesor me gjobë, në përputhje me procedurat e parashikuara në ligjin nr. 10 433, datë 16.6.2011 “Për inspektimin në Republikën e Shqipërisë” si më poshtë: a) Për shkeljet e parashikuara në nenin 8 shkronjat “a”, “c” dhe “ç” jepen gjoba nga 5 000 deri në 10 000 lekë. b) Për shkeljet e parashikuara në nenin 8 shkronja “b” jepen gjoba nga 3 000 deri në 5 000 lekë.”. Neni 3 Neni 10 ndryshohet si më poshtë: “Neni 10 Ndaj vendimit të veterinarit zyrtar mund të bëhet ankim në përputhje me ligjin për inspektimin. Ekzekutimi i masës administrative bëhet në favor të Buxhetit të Shtetit, në përputhje me legjislacionin në fuqi për kundërvajtjet administrative.”. Neni 4 Dispozitë kalimtare Organi ekzistues inspektues vazhdon të ushtrojë funksionin e vet sipas organizimit aktual deri në krijimin e organit të ri, sikurse parashikohet në ndryshimet e bëra në këtë ligj. Neni 5 Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare. Miratuar në datën 14.2.2013 Shpallur me dekretin nr. 8025, datë 1.3.2013 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani