Law No. 61/2016 proclaiming the hunting moratorium in the Republic of Albania
صدر في 2016-06-02 · النص بتاريخ 2026-10-01
القانون العام والإرشادات الرسمية منشورة بوصفها أبحاثاً. ليست مشورة قانونية أو ضريبية أو مالية.
البحث نفسه مكتوب بالإنجليزية. العناوين والوسوم مترجمة؛ أما النتائج والاقتباسات فغير مترجمة.
عن هذا القانون
- العنوان الأصلي
- Ligj Nr. 61/2016 Për Shpalljen E Moratoriumit Të Gjuetisë Në Republikën E Shqipërisë.
- اللغة
- Albanian
- النوع
- قانون
- الدولة
- ألبانيا
- الموضوعات
- Wild species and ecosystems
- الكلمات المفتاحية
- management/conservation, wild fauna, hunting/capture, institution, governance
أين تقرؤه
لا يوجد رابط مصدر مسجل لهذا القانون.
النص
نص القانون نفسه، مادةً مادة، كما هو محفوظ. لكل مادة رابطها.
Ligj Nr. 61/2016 Për Shpalljen E Moratoriumit Të Gjuetisë Në Republikën E Shqipërisë Në mbështetje të neneve 78 dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave, KUVENDI I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË VENDOSI: Neni 1 Qëllimi Qëllimi i këtij ligji është ndalimi i ushtrimit të aktivitetit të gjuetisë, me qëllim përmirësimin e gjendjes së llojeve të faunës së egër, objekt gjuetie. Neni 2 Objekti dhe fusha e veprimit Ky ligj përcakton rregullat që do të zbatohen gjatë ndalimit të ushtrimit të veprimtarisë së gjuetisë në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë. Neni 3 Pezullimi i përdorimit të zonave të gjuetisë dhe pezullimi i gjuetisë në zonat e mbarështimit të faunës së egër 1. Përdorimi i zonave të gjuetisë, të dhëna për këtë qëllim nëpërmjet ofertës publike, sipas legjislacionit në fuqi për gjuetinë, pezullohet. 2. Kontratat për mbarështimin e faunës së egër janë të vlefshme, por edhe në këto zona, ku mbarështohet fauna e egër, nuk mund të ushtrohet gjuetia deri në afatin e zbatimit të këtij ligji. Neni 4 Përjashtim nga fusha e veprimit 1. Përjashtohen nga fusha e zbatimit të nenit 2 të këtij ligji: a) gjuetia në rastet e konstatimit të mbipopullimit të një lloji të faunës së egër, në zonat e lejuara për gjueti dhe në rezervatet e mbarështimit, sipas legjislacionit në fuqi për gjuetinë; b) gjuetia për qëllime kërkimore-shkencore. 2. Përjashtimi, i përcaktuar në pikën 1, të këtij neni, bëhet me vendim të Këshillit të Ministrave, me propozimin e ministrit përgjegjës për mjedisin. Neni 5 Afati i zbatimit Afati i zbatimit të këtij ligji është pesë vjet, nga data e hyrjes së tij në fuqi. Neni 6 Sanksionet 1. Shkeljet e këtij ligji, kur nuk përbëjnë vepër penale, përbëjnë kundërvajtje administrative dhe dënohen si më poshtë: a) kur shkelja kryhet e organizuar nga operatorët e tureve të gjuetisë, shoqatat e gjuetarëve ose federatat e gjuetarëve, subjekti që e organizon dënohet me gjobë në masën 800 000 (tetëqind mijë) - 1 000 000 (një milion) lekë; b) kur shkelësi është një individ ose është individ, pjesëtar i subjekteve organizuese, sipas shkronjës “a”, të kësaj pike, dënohet me gjobë në masën 80 000 (tetëdhjetë mijë) - 100 000 (njëqind mijë) lekë. 2. Në rastet e përsëritjes së shkeljes, nga subjektet e parashikuara në shkronjat “a” dhe “b”, të pikës 1, të këtij neni, përveç dënimit me gjobë, vendoset si dënim plotësues edhe heqja e lejes së gjuetisë, si dhe konfiskimi i armës së gjahut. 3. Shqyrtimi i kundërvajtjes bëhet nga inspektorati shtetëror përgjegjës për gjuetinë. Vendimi i dënimit, ankimi kundër tij dhe ekzekutimi i dënimeve me gjobë bëhen në përputhje me ligjin nr. 10 253, datë 11.3.2010, “Për gjuetinë”, të ndryshuar. Neni 7 Institucionet përgjegjëse për zbatimin e ligjit Ngarkohen ministri i Mjedisit, ministri i Punëve të Brendshme, ministri i Financave, Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura dhe Inspektorati Shtetëror i Mjedisit dhe Pyjeve për zbatimin e këtij ligji. Neni 8 Aktet nënligjore Ngarkohet Këshilli i Ministrave që, brenda 6 muajve nga hyrja në fuqi e këtij ligji, të miratojë aktet nënligjore në zbatim të pikës 2, të nenit 4, të këtij ligji. Neni 8 Hyrja në fuqi Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare. Miratuar në datën 2.6.2016 Shpallur me dekretin nr. 9640, datë 14.6.2016 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani