Law No. 6/2015 amending and supplementing Law No. 10081 of 2009 on licenses, authorizations, and permits in the Republic of Albania
صدر في 2015-02-12 · النص بتاريخ 2026-10-01
القانون العام والإرشادات الرسمية منشورة بوصفها أبحاثاً. ليست مشورة قانونية أو ضريبية أو مالية.
البحث نفسه مكتوب بالإنجليزية. العناوين والوسوم مترجمة؛ أما النتائج والاقتباسات فغير مترجمة.
عن هذا القانون
- اللغة
- Albanian
- النوع
- قانون
- الدولة
- ألبانيا
- الموضوعات
- Livestock, Energy, Environment, Food and nutrition, Mineral resources, Cultivated plants, Waste and hazardous substances
- الكلمات المفتاحية
- animal production, animal reproduction, authorization/permit, internal trade, international trade, environmental impact assessment (EIA), environmental planning, policy/planning, processing/handling, plant production, seeds/planting material, plant protection, fertilizers/nutrients, energy conservation/energy production, mining, hazardous substances, transport/storage
- الفئات
- *, agriculture, metals-base, metals-precious, minerals-critical
أين تقرؤه
لا يوجد رابط مصدر مسجل لهذا القانون.
النص
نص القانون نفسه، مادةً مادة، كما هو محفوظ. لكل مادة رابطها.
1. Kudo në nen, fjalët “licencë/leje” zëvendësohen me fjalët “licencë/autorizim/leje”, në përputhje me rasën dhe trajtën e përdorur në kontekstin përkatës për çdo rast.
2. Në pikën 1, fjalët “hyn në fuqi vetëm pas publikimit të saj” zëvendësohen më fjalët “hyn në fuqi menjëherë dhe publikohet”.
3. Pika 7 shfuqizohet. Neni 3 Neni 15 ndryshohet si më poshtë: “Neni 15 Kompetenca për trajtimin e licencave/autorizimeve/lejeve
1. Licencat dhe lejet, sipas fushave dhe kategorive, në kompetencë të institucioneve qendrore, parashikohen në shtojcën që i bashkëlidhet këtij ligji dhe është pjesë përbërëse e tij. Fushat e autorizimeve, në kompetencë të institucioneve qendrore, janë të njëjtat me fushat për licencat dhe lejet, që parashikohen në shtojcën, që i bashkëlidhet këtij ligji.
2. Parashikimi i kategorive të tjera të licencave/autorizimeve/lejeve, në kompetencë të institucioneve qendrore, nga ato të paparashikuara në shtojcë, është i mundur vetëm nëpërmjet ndryshimit të kësaj shtojce.
3. Kërkesat për licencat dhe lejet e parashikuara në shtojcë apo nënkategoritë e tyre, si dhe për autorizimet, sipas fushave të parashikuara në shtojcë, apo kategoritë e nënkategoritë e tyre trajtohen: a) si rregull, nga apo nëpërmjet QKL-së; b) në raste të veçanta, nga organet e përcaktuara sipas legjislacionit përkatës në fuqi, pa përfshirjen e QKL-së.
4. Këshilli i Ministrave, me propozimin e ministrit dhe të ministrit përgjegjës, përcakton: a) nënkategori të licencave, autorizimeve e të lejeve, të parashikuara në shtojcë; b) kategori dhe nënkategori të autorizimeve, sipas fushave të parashikuara në shtojcë; c) licencat, autorizimet dhe lejet apo nënkategoritë e tyre, kërkesat për të cilat trajtohen nga apo nëpërmjet QKL-së, sipas kreut V të këtij ligji.” Neni 4 Aktet nënligjore
1 — Ngarkohet Këshilli i Ministrave që, brenda 4 muajve nga hyrja në fuqi e këtij ligji, të miratojë
1. Ngarkohet Këshilli i Ministrave që, brenda 4 muajve nga hyrja në fuqi e këtij ligji, të miratojë ndryshimet në të gjitha ligjet e tjera, në lidhje me autorizimet që lëshohen nga institucionet qendrore, për sigurimin e përputhshmërisë me këtë ligj, dhe t’ia paraqesë ato Kuvendit në trajtën e një pakete të vetme, si dhe të miratojë akte nënligjore në fushën e autorizimeve dhe të përshtasë aktet nënligjore në fuqi.
2. Ngarkohen Këshilli i Ministrave, ministri dhe ministri përgjegjës që, brenda 4 muajve nga hyrja në fuqi e këtij ligji, të miratojnë aktet nënligjore të parashikuara në nenin 3 të tij.
3. Ngarkohen ministrat dhe organet e tjera që, brenda 4 muajve nga hyrja në fuqi e këtij ligji, të miratojnë akte nënligjore në fushën e autorizimeve dhe të përshtatin aktet nënligjore në fuqi, në përputhje me parimet dhe dispozitat e këtij ligji. Neni 5 Dispozita kalimtare
1. Ngarkohen të gjitha institucionet qendrore, që kanë lëshuar autorizime deri në afatin e parashikuar në pikën 3 të këtij neni e që, sipas këtij ligji, trajtohen nga apo nëpërmjet QKL-së, t’i dërgojnë QKL-së të gjitha të dhënat dhe dokumentacionin që publikohet në Regjistrin Kombëtar të Licencave, Autorizimeve dhe Lejeve, brenda këtij afati.
2. Ngarkohen të gjitha institucionet e pavarura dhe institucionet qendrore, të përcaktuara në shkronjën “b”, të pikës 3, të nenit 15, të ligjit, të publikojnë, brenda datës 31.12.2015, në Regjistrin Kombëtar të Licencave, Autorizimeve dhe Lejeve, të gjitha të dhënat dhe dokumentacionin e përcaktuar, sipas parashikimeve të këtij ligji për autorizimet e vlefshme e të dhëna prej tyre deri në këtë datë.
3. QKL-ja fillon trajtimin e autorizimeve, në përputhje me këtë ligj dhe kreun V të ligjit, jo më vonë se data 30.9.2015.
4. Institucionet qendrore kompetente për trajtimin e autorizimeve, sipas legjislacionit përkatës, përpara hyrjes në fuqi të kësaj dispozite, vazhdojnë të pranojnë kërkesa dhe t’i trajtojnë ato deri në datën e fillimit të trajtimit nga QKL-ja, sipas pikës 3 të këtij neni. Kërkesat në proces dhe të papërfunduara deri në këtë datë trajtohen nga institucionet përkatëse, në përputhje me procedurën e zbatuar përpara hyrjes në fuqi të këtij ligji, përveç rastit kur kërkuesi tërheq kërkesën dhe vendos ta paraqesë atë pranë QKL-së. Neni 6 Shtojca bashkëlidhur ligjit “Për licencat, autorizimet dhe lejet në Republikën e Shqipërisë” zëvendësohet me shtojcën që i bashkëlidhet këtij ligji. Neni 7 Hyrja në fuqi Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare. Miratuar në datën 12.02.2015. Shpallur me dekretin nr. 8982 , datë 26.2.2015 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani SHTOJCË Nr. Nr. i Lloji i Fusha/kategoritë e veprimtarive dhe/ose të të mirave publike e të fushës/kategorisë kategorisë përdorimeve të tyre Fusha I Siguria kombëtare, rendi publik dhe mbrojtja civile 1 1. Licencë Prodhimin dhe/ose tregtimin i mallrave (armë, municione, lëndë, pajisje, teknologji etj.) ushtarake dhe/ose me përdorim të dyfishtë 2 2. Licencë Shërbime ekspertize dhe/ose profesionale të mbrojtjes civile 3 3. Licencë Shërbimi privat i sigurisë fizike Fusha II Ushqimi dhe shëndeti 4 1. Licencë Prodhimi dhe/ose tregtimi i ushqimeve 5 2. Licencë Shërbime të riprodhimit, krijimit të racave ose veterinare 6 3 Licencë Rritja ose tregtimi i kafshëve 7 4. Licencë Prodhimi dhe/ose tregtimi i farërave dhe/ose fidanëve 8 5. Licencë Prodhimi dhe/ose tregtimi i produkteve të mbrojtjes së bimëve, plehrave kimike dhe/ose produkteve prej duhaneve 9 6. Licencë Shërbime mjekësore parësore, spitalore ose të stomatologjisë 10 7. Licencë Prodhimi dhe/ose tregtimi i barnave për njerëz ose kafshë 11 8. Licencë Shërbime të tjera shëndetësore dhe/ose higjieno-sanitare Fusha III Mjedisi dhe burime mjedisore bazë 12 1. Leje Për ndikimin në mjedis 13 2. Licencë Shërbime ekspertize dhe/ose profesionale lidhur me ndikimin në mjedis 14 3. Licencë Importi i mbetjeve për qëllim riciklimi, përpunimi, dhe/ose përdorimi ose importi i substancave ozon-holluese 15 4. Leje Shfrytëzimi dhe/ose kultivimi i florës (tokësore dhe/ose ujore) 16 5. Leje Shfrytëzimi dhe/ose mbarështimi i faunës (tokësore ose ujore) 17 6. Leje Shfrytëzimi i ujërave mbi dhe/ose nën/tokësore dhe/ose baseneve e materialeve të tyre 18. 7 Licencë Shërbime ekspertize dhe/ose profesionale lidhur me burimet mjedisore bazë Fusha IV Burime minerare, hidrokarbure dhe energjetike 19 1. Leje Minerare ose hidrokarbure 20 2. Leje Për të gjitha rastet që burojnë nga legjislacioni për koncesionet 21 3. Leje Rastet dhe llojet e tjera të përdorimit të burimeve me natyrë energjetike 22. 4. Licencë Shërbime ekspertize dhe/ose profesionale lidhur me burimet e kësaj fushe Fusha V Territori dhe ndërtimi 23 1. Licencë Shërbime ekspertize dhe/ose profesionale lidhur me zhvillim e territorit dhe/ose ndërtimin 24 2. Leje Zhvillimi territorial dhe/ose ndërtimor Fusha VI Trashëgimia kulturore 25 1. Licencë Shërbime ekspertize dhe/ose profesionale lidhur me trashëgiminë kulturore 26 3. Leje Restaurim dhe/ose rrjetëzimi i monumenteve të trashëgimisë kulturore 27 4. Licencë Administrimi kolektiv i të drejtave të autorit Fusha VII Transporti 28 1. Licencë Transport rrugor ndërkombëtar i udhëtarëve 29 2. Licencë Transport rrugor ndërkombëtar mallrash për të tretë 30 3. Licencë Shërbime ekspertize dhe/ose profesionale të lidhura me transportin rrugor 31 4. Licencë Transport ndërkombëtar detar i automjeteve dhe/ose udhëtarëve 32 5. Licencë Për shërbime portuale 33 6. Licencë Për shërbime hekurudhore 34 7. Licencë Për shërbime aeroportuale Fusha VIII Industri dhe shërbime të tjera 35 1. Licencë Prodhimi, depozitimi, transporti, përdorimi dhe/ose tregtimi i produkteve dhe/ose lëndëve a pajisjeve të tjera me rrezikshmëri Fusha IX Arsimi dhe shkenca 36 1. Licencë Arsimi parauniversitar 37 2. Licencë Arsimi i lartë Fusha X Kujdesi shoqëror dhe punësimi 38 1. Licencë Shërbime të kujdesit shoqëror 39 2. Licencë Shërbime të ndërmjetësimit në tregun e punës dhe/ose formimit profesional Fusha XI Drejtësia dhe ligji 40 1. Licencë Shërbimi i Noterisë 41 2. Licencë Shërbimi i Përmbarimit 42 3. Licencë Shërbime të tjera ekspertize ose profesionale të lidhura me të drejtat civile dhe/ose penale Fusha XII Financat publike 43 1. Licencë Për trajtime të favorizuara fiskale dhe/ose doganore 44 2. Licencë Shërbime ekspertize ose profesionale financiare apo shërbime të lidhura me financat publike 45 3. Licencë Organizimi i lojërave të fatit