Law No. 6/2013 amending and supplementing Law No. 9946 on Natural Gas Sector
صدر في 2013-02-14 · النص بتاريخ 2026-10-01
القانون العام والإرشادات الرسمية منشورة بوصفها أبحاثاً. ليست مشورة قانونية أو ضريبية أو مالية.
البحث نفسه مكتوب بالإنجليزية. العناوين والوسوم مترجمة؛ أما النتائج والاقتباسات فغير مترجمة.
عن هذا القانون
- اللغة
- Albanian
- النوع
- قانون
- الدولة
- ألبانيا
- الموضوعات
- Energy
- الكلمات المفتاحية
- natural gas, energy conservation/energy production, transport/storage, legal proceedings/administrative proceedings, authorization/permit
- الفئات
- energy
أين تقرؤه
لا يوجد رابط مصدر مسجل لهذا القانون.
النص
نص القانون نفسه، مادةً مادة، كما هو محفوظ. لكل مادة رابطها.
LIGJ Nr. 6/2013 PËR DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË LIGJIN NR. 9946, DATË 30.6.2008 “PËR SEKTORIN E GAZIT NATYROR”1 Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave, KUVENDI I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË VENDOSI: Neni 1 Në nenin 14 të ligjit nr. 9946, datë 30.6.2008 “Për sektorin e gazit natyror”, bëhen këto ndryshime: a) Pikat 3 dhe 4 ndryshohen si më poshtë: “3. ERE i jep licencë për transmetimin e gazit natyror vetëm një personi, për një territor të caktuar. Përjashtim bëhet vetëm për rastet kur në këtë territor është e domosdoshme të shtrihen dhe të kryejnë aktivitet infrastruktura të transmetimit të gazit me rëndësi strategjike dhe kombëtare, të përcaktuara nga Këshilli i Ministrave. Dhënia e licencës bëhet mbi bazën e kritereve të efiçencës dhe balancës ekonomike për operatorin e sistemit dhe duke siguruar që aktiviteti i licencuar do të kryhet në përputhje me të drejtat dhe përgjegjësitë e përcaktuara në seksionin I të kreut IV të këtij ligji. 4. ERE i jep licencë për shpërndarjen dhe furnizimin e klientëve tariforë me gaz natyror vetëm një personi, për një zonë të caktuar shërbimi. Përjashtim bëhet vetëm për rastet kur në këtë territor është e domosdoshme të shtrihen dhe të kryejnë aktivitet infrastruktura të shpërndarjes dhe furnizimit të klientëve tariforë me gaz me rëndësi strategjike dhe kombëtare, të përcaktuara nga Këshilli i Ministrave. Dhënia e licencës bëhet mbi bazën e kritereve të efiçencës dhe balancës ekonomike për operatorin e sistemit dhe duke siguruar që aktiviteti i licencuar do të kryhet në përputhje me të drejtat dhe përgjegjësitë e përcaktuara në seksionin II të kreut IV të këtij ligji.”. b) Pas pikës 8 shtohet pika 9 me këtë përmbajtje: “9. Përcaktimi i zonave të transmetimit dhe të shpërndarjes, të përmendura në pikat 3 dhe 4 të këtij neni, bëhet me udhëzim të ERE-s. Në përcaktimin e zonave të transmetimit dhe shpërndarjes dhe kushteve të licencës ERE merr në konsideratë kritere teknike dhe ekonomike të eficencës dhe balancës ekonomike, zhvillimin e rrjetit dhe të tregut të gazit në vend dhe ndërveprimin ndërmjet sistemeve përbërëse të vendit dhe me ato të rajonit.”. _____________________________________ 1 Ky ligj është përafruar plotësisht me: Nenin 24 të Direktivës 2009/73/KE të Parlamentit Europian dhe të Këshillit, datë 13 korrik 2009 “Mbi rregullat e përbashkëta për tregun e brendshëm për gazin natyror, e cila shfuqizon direktivën 2003/55/KE”. Numri CELEX: 32009L0073, Fletorja Zyrtare e Bashkimit Europian, Seria L, Nr. 211, datë 14.08.2009, faqe 94 – 136. Neni 2 Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare. Miratuar në datën 14.2.2013 Shpallur me dekretin nr. 7958, datë 25.2.2013 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani