تخطَّ إلى المحتوى
Nelum
قوانين ألبانيا

Law No. 49/2016 amending and supplementing Law No. 9693 dated 19.3.2007 on the pasture fund

صدر في 2016-05-05 · النص بتاريخ 2026-10-01

القانون العام والإرشادات الرسمية منشورة بوصفها أبحاثاً. ليست مشورة قانونية أو ضريبية أو مالية.

البحث نفسه مكتوب بالإنجليزية. العناوين والوسوم مترجمة؛ أما النتائج والاقتباسات فغير مترجمة.

عن هذا القانون

العنوان الأصلي
Ligj Nr. 49/2016 Për Disa Ndryshime Dhe Shtesa Në Ligjin Nr. 9693, Datë 19.3.2007, “Për Fondin Kullosor”, Të Ndryshuar.
اللغة
Albanian
النوع
قانون
الدولة
ألبانيا
الموضوعات
Agricultural and rural development, Livestock, Land and soil
الكلمات المفتاحية
agricultural land, soil conservation/soil improvement, special fund, offences/penalties, grazing, pastoralism, animal production, range

أين تقرؤه

    لا يوجد رابط مصدر مسجل لهذا القانون.

النص

نص القانون نفسه، مادةً مادة، كما هو محفوظ. لكل مادة رابطها.

  1. Ligj Nr. 49/2016 Për Disa Ndryshime Dhe Shtesa Në Ligjin Nr. 9693, Datë 19.3.2007, “Për Fondin Kullosor”, Të Ndryshuar Në mbështetje të neneve 78 dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e një grupi deputetësh, KUVENDI I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË VENDOSI: Në ligjin nr. 9693, datë 19.3.2007, “Për fondin kullosor”, të ndryshuar, bëhen këto shtesa dhe ndryshime: Neni 1 Në të gjithë ligjin: emërtimi “drejtori rajonale e shërbimit pyjor” zëvendësohet me emërtimin “struktura përgjegjëse për pyjet dhe kullotat në bashki”; termi “komunë“ zëvendësohet me termin “bashki”; termi “kullotë komunale” zëvendësohet me termin “kullotë bashkiake”; termi “organe të qeverisjes vendore” zëvendësohet me termin “bashki”. Neni 2 Në nenin 5, pika 1 ndryshohet si më poshtë: “1. Fondi kullosor, sipas pronësisë, ndahet në: a) fond kullosor shtetëror, që përmbledh kullotat dhe livadhet në pronësi të bashkisë, në territorin administrativ të së cilës ndodhen; b) fond kullosor privat, që përmbledh kullotat dhe livadhet në pronësi private.”. Neni 3 Në nenin 7, pika 2 ndryshohet si më poshtë: “2. Bashkitë dhe pronarët privatë të kullotave e livadheve i japin ministrisë përgjegjëse për kullotat dhe livadhet të dhëna të nevojshme për inventarizimin e kullotave që zotërojnë, në përputhje me kërkesat e udhëzimit të përmendur në pikën 1 të këtij neni.”. Neni 4 Në nenin 14, pika 5 ndryshohet si më poshtë: “5. Planet e mbarështimit të kullotave, para se të miratohen nga ministri përgjegjës për kullotat dhe livadhet, shqyrtohen nga një komision teknik, në përbërje të të cilit është edhe një përfaqësues i bashkisë. Komisioni ngrihet me urdhër të ministrit.”. Neni 5 Neni 24 ndryshohet si më poshtë: “Neni 24 Ministria përgjegjëse për kullotat dhe livadhet 1. Ministria është organi qendror përgjegjës për mbrojtjen dhe miradministrimin e fondit kullosor, pjesë e zonave të mbrojtura. 2. Ministria është organi qendror përgjegjës për hartimin e politikave dhe kuadrit ligjor, me qëllim zhvillimin e qëndrueshëm të fondit kullosor. Ajo drejton dhe organizon: a) hartimin e politikave, të strategjive, planeve të veprimit e të mbarështimit në nivel kombëtar, për zhvillimin dhe menaxhimin e integruar të kullotave e livadheve, ruajtjen e mjedisit, të ekuilibrit biologjik dhe të biodiversitetit në fondin kullosor; b) sigurimin e zbatimit të kërkesave të këtij ligji e të akteve nënligjore të dala në zbatim të tij; c) hartimin e programeve studimore dhe kryerjen e veprimtarive kërkimore-shkencore, në bashkëpunim me organet e specializuara kërkimore-shkencore e me departamentet e Universitetit Bujqësor; ç) planifikimin dhe përdorimin e fondeve për studime në ekonomitë kullosore, për vlerësimin dhe rritjen e aftësisë mbajtëse të kullotave dhe livadheve, si dhe për kryerjen e punimeve e të ndërtimeve në to, sipas projekteve, në nivel kombëtar; d) punën për përcaktimin e ekonomive kullosore dhe ndarjen e tyre në ngastra e nënngastra; dh) zgjerimin e mundësive për rritjen e investimeve private në kullota e livadhe dhe angazhimin e bizneseve në to; e) promovimin e zgjidhjeve e të rrugëve të reja, për trajtim bashkëkohor të kullotave, për rritjen e përdorimit racional të tyre.”. Neni 6 Neni 26 ndryshohet si më poshtë: “Neni 26 Kompetencat e bashkive dhe të pronarëve privatë Bashkitë janë pronarë të kullotave shtetërore që gjenden brenda territorit administrativ të tyre. Bashkitë dhe pronarët privatë, që zotërojnë kullota dhe livadhe, kanë këto kompetenca: a) ruajnë, administrojnë dhe i përdorin kullotat dhe livadhet, në përputhje me kërkesat e këtij ligji e të akteve nënligjore, të dala në zbatim të tij; b) hartojnë, me shpenzimet e veta, planet e mbarështimit të kullotës apo livadhit, të cilat miratohen nga ministri përgjegjës për kullotat dhe livadhet; c) marrin masa për parandalimin e zjarreve dhe për shuarjen e tyre; ç) raportojnë në ministrinë përgjegjëse për kullotat dhe livadhet të dhënat, që u kërkohen për inventarizimin dhe regjistrimin në regjistrin e fondit kullosor të kullotave dhe livadheve, në përputhje me formularët tip; d) njoftojnë ministrinë përgjegjëse për kullotat dhe livadhet për infeksionet dhe dëmtuesit, që shfaqen në kullota e livadhe.”. Neni 7 Në nenin 29, pika 2 shfuqizohet. Neni 8 Neni 31 ndryshohet si më poshtë: “Neni 31 Vendimi dhe e drejta ankimit 1. Vendimi për kundërvajtjet administrative merret nga Policia Pyjore, në zbatim të legjislacionit në fuqi për inspektimin në Republikën e Shqipërisë. 2. Ndaj vendimit të dhënë në zbatim të pikës 1, të këtij neni, bëhet ankim, në përputhje me legjislacionin në fuqi për kundërvajtjet administrative. 3. Procedura e ekzekutimit të vendimit të dënimit me gjobë bëhet në përputhje me ligjin për kundërvajtjet administrative.”. Neni 9 Dispozitë kalimtare Këshilli i Ministrave, me propozim të ministrit përgjegjës për kullotat, brenda 3 muajve nga data e hyrjes në fuqi të këtij ligji, miraton transferimin e kullotave në pronësi të bashkive. Neni 10 Hyrja në fuqi Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare. Miratuar në datën 5.5.2016 Shpallur me dekretin nr. 9608, datë 24.5.2016 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani

Law No. 49/2016 amending and supplementing Law No. 9693 dated 19.3.2007 on the pasture fund · Nelum