Law No. 42/2013 amending and supplementing Law No. 10120 on the protection of natural medicinal, ether oil and tanifer plants
صدر في 2013-02-14 · النص بتاريخ 2026-10-01
القانون العام والإرشادات الرسمية منشورة بوصفها أبحاثاً. ليست مشورة قانونية أو ضريبية أو مالية.
البحث نفسه مكتوب بالإنجليزية. العناوين والوسوم مترجمة؛ أما النتائج والاقتباسات فغير مترجمة.
عن هذا القانون
- اللغة
- Albanian
- النوع
- قانون
- الدولة
- ألبانيا
- الموضوعات
- Wild species and ecosystems
- الكلمات المفتاحية
- wild flora, collecting/harvesting, special fund, institution, governance
أين تقرؤه
لا يوجد رابط مصدر مسجل لهذا القانون.
النص
نص القانون نفسه، مادةً مادة، كما هو محفوظ. لكل مادة رابطها.
LIGJ Nr. 42/2013 PËR DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË LIGJIN NR. 10 120, DATË 23.4.2009 “PËR MBROJTJEN E FONDIT TË BIMËVE MJEKËSORE, ETEROVAJORE E TANIFERE NATYRORE”, TË NDRYSHUAR Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave, KUVENDI I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË VENDOSI: Në ligjin nr. 10 120, datë 23.4.2009 “Për mbrojtjen e fondit të bimëve mjekësore, eterovajore e tanifere natyrore”, të ndryshuar, bëhen këto ndryshime dhe shtesa: Neni 1 Në nenin 31 emërtimi “Inspektorati i Mjedisit” zëvendësohet me emërtimin “Inspektorati që mbulon fushën e mbrojtjes së mjedisit”. Neni 2 Në nenin 40, në paragrafin e parë, para fjalëve “me gjobë” shtohen fjalët “me dënim kryesor”. Neni 3 Neni 42 ndryshohet si më poshtë: “Neni 42 Dokumentimi dhe vendosja e masës administrative 1. Procesi i inspektimit, konstatimit të shkeljes, pasqyrimit të saj dhe dënimit bëhet në përputhje me ligjin nr. 10 433, datë 16.6.2011 “Për inspektimin në Republikën e Shqipërisë”. 2. Të drejtën e vendosjes së gjobës për kundërvajtjet administrative, të parashikuara në këtë ligj, e kanë inspektorët e Policisë Pyjore, inspektorati që mbulon fushën e mbrojtjes së mjedisit dhe inspektorët e organeve vendore për sipërfaqet pyjore e kullosore që ato kanë në pronësi apo në përdorim. 3. Në rastet kur bëhen kontrolle nga më shumë se një inspektorat apo edhe nga struktura përgjegjëse e pushtetit vendor, masa administrative, në zbatim të këtij ligji, jepet nga inspektorati, i cili fillon i pari procesin e inspektimit. Në qoftë se procesi fillon njëkohësisht, në të njëjtën datë, nga më shumë se një inspektorat, apo edhe nga inspektorët e organeve vendore, procesi i vënies së gjobës realizohet nga inspektorati që mbulon fushën e mbrojtjes së mjedisit.”. Neni 4 Neni 44 ndryshohet si më poshtë: “Neni 44 Ankimi Ndaj vendimit që vendos masën administrative mund të bëhet ankim në përputhje me ligjin për inspektimin.”. Neni 5 Neni 45 ndryshohet si më poshtë: “Neni 45 Pagimi i gjobës 1. Gjoba paguhet brenda 30 ditëve dhe, pas kalimit të këtij afati, i gjobituri paguan edhe kamatë, në masën 2 për qind të vlerës së gjobës, për çdo ditë vonesë deri në 30 ditë. 2. Në rast se gjoba dhe kamata nuk paguhen brenda afatit të përcaktuar në pikën 2, atëherë zbatohet legjislacioni në fuqi për kundërvajtjet administrative.”. Neni 6 Dispozitë kalimtare Organi ekzistues inspektues vazhdon të ushtrojë funksionin e vet sipas organizimit aktual deri në krijimin e organit të ri, sikurse parashikohet në ndryshimet e bëra në këtë ligj. Neni 7 Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare. Miratuar në datën 14.2.2013 Shpallur me dekretin nr. 8001, datë 1.3.2013 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani