Law No. 40/2025 on Plant Health
صدر في 2025-06-26 · النص بتاريخ 2026-10-01
القانون العام والإرشادات الرسمية منشورة بوصفها أبحاثاً. ليست مشورة قانونية أو ضريبية أو مالية.
البحث نفسه مكتوب بالإنجليزية. العناوين والوسوم مترجمة؛ أما النتائج والاقتباسات فغير مترجمة.
عن هذا القانون
- العنوان الأصلي
- Ligj Nr. 40/2025 Për shëndetin e bimëve.
- اللغة
- Albanian
- النوع
- قانون
- الدولة
- ألبانيا
- الموضوعات
- Agricultural and rural development, Cultivated plants
- الكلمات المفتاحية
- agricultural land, biosecurity, certification, crops, equipment, farming, financial agricultural measures, financing, irrigation, liability/compensation, monitoring, registration, traceability, agricultural development, authorization/permit, basic legislation, biodiversity, biological control agents, classification/declassification, data collection/reporting, ecofriendly products/ecofriendly processes, ecological production/organic production, enforcement/compliance, environmental planning, environmental standards, fertilizers/nutrients, genetic resources, good practices, governance, hygiene/sanitary procedures, innovation, inspection, institution, internal trade, international trade, management/conservation, offences/penalties, packaging/labelling, pesticides, pests/diseases, plant production, plant protection, plant variety, policy/planning, post-harvest treatment, precautionary principle, processing/handling, protection of environment, public health, quarantine, research, seeds/planting material, soil conservation/soil improvement, sustainable development, sustainable use, transport/storage, use restrictions, invasive alien species, standards
- الفئات
- *, agriculture
أين تقرؤه
النص
نص القانون نفسه، مادةً مادة، كما هو محفوظ. لكل مادة رابطها.
Për shëndetin e bimëve 1 Ky ligj është përafruar pjesërisht me rregulloren (BE) 2016/2031, të Parlamentit Evropian të Këshillit, datë 26 tetor 2016, “Për masat mbrojtëse kundër dëmtuesve të bimëve”, që ndryshon rregulloret (BE) nr. 228/2013, (BE) nr. 652/2014 dhe (BE) nr. 1143/2014, të Parlamentit Evropian dhe të Këshillit dhe që shfuqizon direktivat e Këshillit 69/464/KEE, 74/647/KEE, 93/85/KEE, 98/57/KE, 2000/29/KE, 2006 /91/KE dhe 2007/33/KE, e ndryshuar. Numri CELEX 32016R2031, Fletorja Zyrtare e Bashkimit Evropian, seria L, nr. 317, datë 23.11.2016, f. 4–104. LIGJ Nr. 40/2025 PËR SHËNDETIN E BIMËVE1 Në mbështetje të neneve 78 dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave, KUVENDI I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË VENDOSI: KREU I DISPOZITA TË PËRGJITHSHME Neni 1 Objekti dhe fusha e zbatimit 1. Ky ligj vendos rregullat për përcaktimin e risqeve fitosanitare, që vijnë nga çdo specie, shtamë ose biotip i agjentëve patogjenë, kafshë ose bimë parazitare, që dëmtojnë bimët ose produktet bimore, referuar shkurtimisht si “dëmtuesit”, si dhe masat për reduktimin e këtyre risqeve në një nivel të pranueshëm. 2. Ligji zbatohet edhe për bimët joparazitare, që nuk përfshihen në listën e specieve të huaja invazive dhe që konsiderohen dëmtues kur ka të dhëna se këto bimë paraqesin risqe fitosanitare, që kanë ndikim të konsiderueshëm ekonomik, social dhe mjedisor në territorin e Republikës së Shqipërisë. Neni 2 Qëllimi Qëllimi i këtij ligji është të garantojë mbrojtjen e shëndetit të bimëve e të produkteve bimore nga dëmtuesit, si dhe të parandalojë hyrjen dhe përhapjen e dëmtuesve në territorin e Republikës së Shqipërisë. Neni 3 Përkufizime Për qëllime të këtij ligji, termat e mëposhtëm kanë këto kuptime: 1. “Autoritet kompetent” është: a) ministria përgjegjëse për çështjet e shëndetit të bimëve, në nivel qendror; b) çdo autoritet ose institucion tjetër, që u janë dhënë funksione dhe detyra të caktuara, që lidhen me shëndetin e bimëve; c) autoritetet përkatëse të vendeve të tjera. 2. “Bimë” është bima e gjallë dhe pjesë të veçanta të gjalla të bimës, duke përfshirë: a) farat në kuptimin botanik, përveç atyre që nuk janë të destinuara për mbjellje; b) frutat në kuptimin botanik; c) perimet; ç) tuberët, zhardhokët, bulbet, rizomat, rrënjët, nënshartesat, stolonet; d) lastarët, trungjet, kërcejtë; dh) lulet e prera; e) degë me ose pa gjethe; ë) pemët e prera që mbajnë gjethe; f) gjethet; g) kulturat e indeve bimore, duke përfshirë kulturat qelizore, germplazmët, meristemat, klonet nga organizmat kimerë, materiale të vogla shumëzues; gj) polenet e gjalla dhe sporet; h) sythat, sythat drunorë, kalemat, shermendet, shartimet. 3. “Bimë për mbjellje” janë bimët që synohen të mbeten të mbjella, të mbillen ose të rimbillen. 4. “Certifikatë fitosanitare” është një dokument në letër ose elektronik, i nënshkruar nga zyrtari certifikues për shëndetin e bimëve dhe që garanton përmbushjen e kushteve në lidhje me gjendjen shëndetësore të ngarkesës dhe i lëshuar në përputhje me kërkesat për shëndetin e bimëve të vendit të destinacionit. 5. “Certifikatë fitosanitare për rieksportim” është një dokument në letër ose elektronik, i nënshkruar nga zyrtari certifikues për shëndetin e bimëve dhe që garanton përmbushjen e kushteve në lidhje me gjendjen shëndetësore të ngarkesës, i lëshuar në përputhje me kërkesat për shëndetin e bimëve të vendit, ku ngarkesa importohet dhe/ose është transportuar, është ruajtur, është ripaketuar ose është ndarë dhe që do të shoqërojë ngarkesën që rieksportohet. 6. “Çrrënjosje” është zbatimi i masave fitosanitare për eliminimin e një dëmtuesi nga një zonë. 7. “Deklaratë zyrtare” është certifikata fitosanitare, pasaporta bimore, shenja në materialin e ambalazhimit të drurit, druri apo objekte të tjera ose vërtetimet e tjera zyrtare, në përputhje me këtë ligj. 8. “Dëmtues” janë kërpudha, bakteri, virusi, insekti, nematoda, fitoplazma, bima e dëmshme, si dhe çdo organizëm tjetër, i dëmshëm ose potencialisht i dëmshëm për bimët, produktet bimore dhe objektet e tjera. 9. “Eksport” është dalja e mallrave jashtë territorit doganor të Republikës së Shqipërisë, në përputhje me legjislacionin doganor, duke përfshirë rieksportin dhe eksportin e përkohshëm, pas lëshimit të një certifikate fitosanitare për ngarkesat e bimëve dhe produkteve bimore, që u nënshtrohen kërkesave të veçanta fitosanitare të vendit importues. 10. “EPPO” është Organizata Evropiane dhe Mesdhetare e Mbrojtjes së Bimëve. 11. “Frekuencë” është përqindja ose numri i njësive në të cilat një dëmtues është i pranishëm në një mostër, ngarkesë, fushë ose popullatë tjetër të përcaktuar. 12. “Hyrja e dëmtuesit” është çdo hyrje e dëmtuesit në zonën ku ai nuk ka qenë ende i pranishëm ose është i pranishëm, por në masë të kufizuar. 13. “Hyrja në vend” është veprimi i futjes së mallrave në territorin e Republikës së Shqipërisë. 14. “Import” është hyrje e dërgesave në territorin doganor të Republikës së Shqipërisë, pa marrë parasysh se për çfarë qëllimi është lejuar hyrja e bimëve, produkteve bimore dhe objekteve të tjera, në përputhje me legjislacionin doganor, përveç rastit të transitit. 15. “Inspektimi fitosanitar” është ekzaminimi i bimëve, produkteve bimore ose objekteve të tjera gjatë importit, eksportit, transitit, rieksportit, vendit të prodhimit dhe të gjitha vrojtimeve të tjera të brendshme fitosanitare, me qëllim përcaktimin e pranisë ose mungesës së dëmtuesve dhe garantimin e zbatimit të dispozitave të këtij ligji dhe legjislacionit për kontrollet zyrtare. 16. “IPPC” është Konventa Ndërkombëtare e Mbrojtjes së Bimëve. 17. “Kodi i gjurmueshmërisë” është një kod me shkronja, numra ose i përzier me shkronja e numra, që identifikon një ngarkesë, lot ose njësi tregtimi, të përdorur për qëllime gjurmueshmërie, duke përfshirë kodet, që i referohen një loti, grupi, serie, datës së prodhimit ose dokumenteve të operatorit profesionist. 18. “Lëvizje” është çdo qarkullim i bimëve, produkteve bimore ose objekteve të tjera në territorin e Republikës së Shqipërisë, përveç lëvizjes brenda vendit të prodhimit. 19. “Lot” është një numër njësish të një malli të vetëm, të identifikueshme nga homogjeniteti i tij i përbërjes, origjinës dhe elementeve të tjera përkatëse, që përbëjnë pjesë të një ngarkese. 20. “Masa fitosanitare” është çdo masë zyrtare, që ka për qëllim të parandalojë hyrjen ose përhapjen e dëmtuesve karantinorë ose të kufizojë ndikimin ekonomik të dëmtuesve jokarantinorë të rregulluar. 21. “Mbajtja nën kontroll” është zbatimi i masave fitosanitare, brenda dhe përreth një zone të infektuar, për të parandaluar përhapjen e një dëmtuesi. 22. “Mbjellje” është çdo aktivitet për vendosjen e bimëve në një mjedis për rritjen, duke përfshirë mbjelljen, shartimin ose aktivitete të ngjashme për të siguruar rritjen, riprodhimin ose shumimin e tyre të mëvonshëm. 23. “Ministër” është ministri përgjegjës për çështjet e shëndetit të bimëve. 24. “Ministria” është ministria përgjegjëse për çështjet e shëndetit të bimëve. 25. “Monitorim” është një proces zyrtar i vazhdueshëm për verifikimin e situatave fitosanitare. 26. “Mostër” është një pjesë ose sasi e vogël e bimëve, produkteve bimore dhe objekteve të tjera, që përfaqëson të gjithë sasinë e bimëve, produkteve bimore dhe objekteve të tjera nga është marrë për analizim. 27. “Mostër zyrtare” është mostra e marrë nga inspektorët fitosanitarë apo pyjorë ose nga personi i autorizuar, që kryen detyra të deleguara me interes publik në organin e deleguar, në zbatim të dispozitave të këtij ligji dhe të legjislacionit për kontrollet zyrtare. 28. “Ngarkesë” është sasia e bimëve, produkteve bimore dhe objekteve të tjera që transportohen me të njëjtin mjet transporti dhe vijnë nga i njëjti territor ose shtet tjetër i transportuar dhe i pajisur nga një certifikatë e vetme fitosanitare ose dokument tjetër alternativ apo vulë identifikuese, e kërkuar për procedurat doganore ose për procedura të tjera dhe që mund të përbëhen nga një ose më shumë lote. 29. “Ndodhi” është proporcioni ose numri i njësive në të cilat një dëmtues është i pranishëm në një mostër, ngarkesë, fushë ose popullatë tjetër të përcaktuar. 30. “Njësi tregtimi” është njësia më e vogël e tregtueshme ose një njësi tjetër e përdorshme, e tregtueshme, e cila mund të jetë një pjesë ose i gjithë loti. 31. “Objekt izolimi” është çdo objekt, përveç stacioneve të karantinës, ku dëmtuesit, bimët, produktet bimore ose objekte të tjera mbahen në kushte izolimi. 32. “Objekt tjetër” është çdo material ose objekt, përveç bimëve apo produkteve bimore, i aftë për të strehuar ose për të përhapur dëmtuesit, duke përfshirë tokën ose mjedisin e rritjes. 33. “Operator i miratuar” është operatori i regjistruar, i miratuar nga autoriteti kompetent, për të lëshuar pasaporta bimore, që vendos shenjën identifikuese të materialit ambalazhues të drurit në territorin e Republikës së Shqipërisë ose lëshon vërtetime të ndryshme nga shenja identifikuese e materialit ambalazhues të drurit. 34. “Operator profesionist” është çdo person i përfshirë profesionalisht dhe me përgjegjësi ligjore për një ose më shumë nga aktivitetet e mëposhtme, në lidhje me bimët, produktet bimore dhe objektet e tjera, si: a) mbjelljen; b) seleksionimin; c) prodhimin, duke përfshirë rritjen, shumimin dhe mirëmbajtjen; ç) hyrjen dhe lëvizjen brenda dhe jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë; d) vendosjen në treg; dh) ruajtjen, grumbullimin, dërgimin dhe përpunimin. 35. “Operator i regjistruar” është operatori profesionist, i regjistruar në regjistrin zyrtar të operatorëve profesionistë. 36. “Organ i deleguar” është një person juridik publik, të cilit autoriteti kompetent i ka deleguar detyra në fushën e shëndetit të bimëve, sipas parashikimeve të këtij ligji. 37. “Produkt bimor” është materiali i papërpunuar me origjinë bimore dhe produkti i përpunuar, që nga natyra e tyre ose nga përpunimi i tij mund të përbëjë risk për përhapjen e dëmtuesve karantinorë. Përveç rasteve, kur parashikohet ndryshe, druri konsiderohet si produkt bimor, vetëm nëse plotëson të paktën një ose më shumë nga kriteret e mëposhtme: a) ruan të gjithë ose një pjesë të sipërfaqes natyrore të rrumbullakët, me ose pa lëvore; b) nuk e ka ruajtur sipërfaqen e saj natyrale të rrumbullakët për shkak të sharrimit, prerjes ose këputjes; c) është në formën e ashklave, grimcave, tallashit, mbeturinave të drurit, ciflave ose skrapit dhe nuk i është nënshtruar përpunimit, që përfshin përdorimin e ngjitësit, nxehtësisë ose presionit apo kombinimit të tyre për të prodhuar pelet, briketa, kompensata ose dërrasa grimcash; ç) përdoret ose synohet të përdoret si material paketimi, pavarësisht nëse është në përdorim apo jo për transportin e mallrave. 38. “Pasaporta e bimëve” është një dokument që vërteton se bimët, produktet bimore dhe objektet e tjera, që lëvizin në territorin e Republikës së Shqipërisë, plotësojnë kërkesat për gjendjen shëndetësore të bimëve, të parashikuara në këtë ligj dhe në aktet nënligjore të tij. 39. “Përdoruesi i fundit” është çdo person që blen bimë ose produkte bimore për përdorim personal dhe vepron për qëllime që janë jashtë fushës së tregtisë, biznesit ose profesionit të tij. 40. “Plan kontrolli” është një përshkrim i vendosur nga autoriteti kompetent qendror, që përmban informacion për strukturën dhe organizimin e sistemit të kontrollit zyrtar, si dhe funksionimin e tij e planifikimin e hollësishëm të kontrolleve zyrtare, që do të kryhen gjatë një periudhe kohe në fushën e shëndetit të bimëve. 41. “Praktikisht pa prani të dëmtuesit” është kur shkalla e pranisë së dëmtuesve, të ndryshëm nga dëmtuesit karantinorë ose dëmtuesit e zonës së mbrojtur karantinore, në bimët për mbjellje ose bimët frutore, është mjaft e ulët dhe siguron cilësi dhe dobishmëri të pranueshme të këtyre bimëve. 42. “Stacion karantine” është çdo stacion zyrtar për mbajtjen në karantinë të dëmtuesve, bimëve, produkteve bimore ose objekteve të tjera. 43. “Shëndeti i bimëve” ose “Fitosaniteti” është mbrojtja e bimëve, produkteve bimore dhe objekteve të tjera nga dëmtuesit, zbulimi/identifikimi, përcaktimi, monitorimi dhe parandalimi i shfaqjes dhe i përhapjes, si dhe zhdukja e tyre, duke përdorur masa fitosanitare. 44. “Testim” është një ekzaminim zyrtar, i ndryshëm nga ai vizual, për të identifikuar dëmtuesit ose për të përcaktuar nëse dëmtuesit janë të pranishëm. 45. “Trajtim” është një procedurë zyrtare ose jozyrtare për ngordhjen, inaktivizimin ose largimin e dëmtuesve ose për t’i bërë ata dëmtues, jopjellor apo për devitalizimin e bimëve ose produkteve bimore. 46. “Vendosje” është ecuria e një dëmtuesi në një të ardhme të parashikueshme, pas hyrjes brenda një zone. 47. “Vendi i prodhimit” është e gjithë prona, pjesë e pronës ose pronat e grupuara, që përfaqësojnë një ose më shumë njësi prodhimi me të gjitha objektet, makineritë dhe pajisjet ndihmëse. 48. “Vendi i origjinës” është vendi ku janë rritur bimët dhe nga ku janë marrë produktet bimore. 49. “Vrojtim” është një procedurë zyrtare, e kryer gjatë një periudhe të caktuar për të përcaktuar praninë e dëmtuesve, kufijtë ose karakteristikat e një popullate dëmtuese në një zonë ose vendprodhimi. 50. “Zyrtar përgjegjës për shëndetin e bimëve” është një person fizik, i emëruar nga një autoritet kompetent qendror, autoriteti inspektues fitosanitar ose autoritet tjetër kompetent për shëndetin e bimëve, që është ose jo pjesë e stafit, i trajnuar në mënyrë të përshtatshme për të kryer kontrolle zyrtare dhe veprimtari të tjera zyrtare, në përputhje me këtë ligj, me legjislacionin për kontrollet zyrtare dhe me aktet nënligjore, në zbatim të tyre. KREU II ORGANIZIMI DHE FUNKSIONIMI I SHËRBIMIT TË SHËNDETIT TË BIMËVE Neni 4 Shërbimi i shëndetit të bimëve 1. Shërbimi i shëndetit të bimëve organizohet dhe funksionon si sistem me varësi vertikale dhe ushtron veprimtarinë në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë, sipas përcaktimeve të këtij ligji. 2. Shërbimi i shëndetit të bimëve është pjesë përbërëse e rrjetit të shëndetit ndërkombëtar e rajonal, që bashkëpunon me sekretariatin e IPPC-së, organet homologe të Bashkimit Evropian dhe me vende të tjera, organizma të tjerë ndërkombëtarë në fushën përkatëse, si dhe me të gjitha vendet me të cilat ka marrëveshje dypalëshe. 3. Përfaqësuesit zyrtarë pranë organizmave ndërkombëtarë ose rajonalë në fushën e shëndetit të bimëve emërohen me urdhër të ministrit. Neni 5 Përbërja e shërbimit të shëndetit të bimëve Shërbimi i shëndetit të bimëve përbëhet nga autoritetet kompetente, të përcaktuara në nenin 6 të këtij ligji, laboratorët shtetërorë, laboratorët kombëtarë të referencës (LKR) dhe institucionet e shëndetit të bimëve. Neni 6 Autoritetet kompetente 1. Autoritetet kompetente për zbatimin e këtij ligji janë: a) ministria përgjegjëse për shëndetin e bimëve; b) autoriteti kompetent për kryerjen e kontrollit zyrtar, monitorimin dhe vrojtimin për bimët, produktet bimore dhe objektet e tjera, i cili është institucioni përgjegjës për garantimin e mbrojtjes së shëndetit të bimëve brenda territorit (në vijim IPKSHB); c) autoriteti kompetent për kryerjen e kontrollit zyrtar për bimët, produktet bimore dhe objektet e tjera në pikën e kontrollit kufitar, i cili është institucioni përgjegjës për kryerjen e këtij kontrolli në pikat e kontrollit kufitar (në vijim IPKZPKK); ç) autoriteti kompetent për kryerjen e kontrollit zyrtar për shëndetin e pyjeve, në zbatim të këtij ligji, i cili është institucioni përgjegjës për kontrollin e pyjeve (në vijim IPKP). Neni 7 Përgjegjësitë e autoriteteve kompetente 1. Ministria përgjegjëse për shëndetin e bimëve ka këto funksione dhe kompetenca: a) harton politika për shëndetin e bimëve dhe monitoron zbatimin e tyre; b) harton dhe propozon akte ligjore e nënligjore në fushën e shëndetit të bimëve, si dhe nxjerr urdhra e udhëzime; c) koordinon bashkëpunimin me institucione të tjera qendrore dhe vendore, që janë përgjegjëse për aspekte të veçanta të shëndetit të bimëve; ç) monitoron dhe koordinon veprimtarinë e institucioneve në varësi të saj, që janë përgjegjëse për aspekte të caktuara të shëndetit të bimëve; d) miraton krijimin e grupeve të posaçme dhe të grupeve teknike shkencore për çështje ose situata të veçanta, që lidhen me shëndetin e bimëve; dh) siguron burimet e nevojshme njerëzore, financiare e logjistike për zbatimin e legjislacionit, politikave dhe marrëveshjeve ndërkombëtare në fushën e shëndetit të bimëve; e) përfaqëson Republikën e Shqipërisë në organizata e marrëveshje ndërkombëtare, garanton përmbushjen e detyrimeve, si dhe kontribuon në zgjerimin e bashkëpunimeve dhe angazhimin në marrëveshje të tjera, që lidhen me shëndetin e bimëve; ë) është përgjegjëse për shkëmbimin e informacionit lidhur me shëndetin e bimëve me institucione dhe organizata kombëtare e ndërkombëtare, përfshirë Komisionin Evropian, IPPC-në dhe EPPO-në. 2. Pranë ministrisë ngrihet dhe funksionon ekipi për emergjencat e shëndetit të bimëve (ekipi), i përbërë nga ekspertë për të ofruar ndihmë urgjente në lidhje me masat që do të merren, në përputhje me nenet 19, 28, 34 dhe 35 të këtij ligji, për shpërthimet e reja të dëmtuesve dhe të dëmtuesve karantinorë. 3. Kriteret për caktimin e anëtarëve, si dhe funksionimi i ekipit përcaktohen me udhëzim të ministrit. 4. Lista emërore e ekipit miratohet me urdhër të ministrit. Anëtarët e ekipit përfitojnë shpërblim për pjesëmarrjen e tyre në aktivitetet e kryera. 5. Autoritetet kompetente ushtrojnë detyrat e përgjegjësitë e përcaktuara në këtë ligj dhe aktet nënligjore në zbatim të tij. Autoritetet kompetente, me miratimin e autoritetit kompetent qendror, i delegojnë organit të deleguar veprimtari në përputhje me objektivin e këtyre autoriteteve kompetente. 6. Organizmi dhe funksionimi i autoriteteve kompetente, të përcaktuara në shkronjat “b”, “c” dhe “ç” të pikës 1 të nenit 6 përcaktohen me vendim të Këshillit të Ministrave. KREU III FINANCIMI I SHËRBIMIT TË SHËNDETIT TË BIMËVE Neni 8 Financimi 1. Shërbimi i shëndetit të bimëve financohet nga: a) buxheti i shtetit; b) sponsorizime nga persona fizikë e juridikë, vendas e të huaj, për të mbështetur veprimtari shkencore e kualifikuese dhe sigurim aparaturash e mjetesh pune; c) çdo burim tjetër i ligjshëm, sipas përcaktimit të legjislacionit në fuqi. Neni 9 Përdorimet e financimit Burimet financiare të shërbimit të shëndetit të bimëve, të siguruara nga buxheti i ministrisë dhe nga të ardhurat e tjera përdoren për: a) zbatimin e masave kundër dëmtuesve të shëndetit të bimëve, të përfshira në programet shtetërore të kontrollit e të çrrënjosjes dhe në listën e dëmtuesve karantinorë prioritarë; b) pajisjet e laboratorëve shtetërorë të mbrojtjes së bimëve; c) zbatimin e programeve kombëtare të vrojtimit dhe monitorimit, sipas përcaktimeve të këtij ligji; ç) zbatimin e programeve kombëtare të vrojtimit të dëmtuesve karantinorë; d) hartimin, përpunimin dhe zbatimin e projekteve të kërkimit shkencor, të veprimtarive të konsulencës e të kualifikimeve; dh) ngritjen dhe administrimin e sistemeve kompjuterike për informacionin fitosanitar e të regjistrave të shërbimit të shëndetit të bimëve; e) mbështetjen e veprimtarisë së kontrollit të shërbimit të shëndetit të bimëve; ë) zbatimin e programeve të trajnimit për punonjësit e shërbimit të shëndetit të bimëve; f) pjesëmarrjen në studime/testime ndërlaboratorike në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar; g) regjistrimin e operatorëve profesionistë. Neni 10 Financimet për emergjencat 1. Masat e veçanta për rastet emergjente të përhapjes e të shtimit masiv të dëmtuesve, të cilët nuk mund të kufizohen me metodat e zakonshme të kontrollit, përcaktohen me urdhër të ministrit. 2. Shpenzimet, që kryhen për përballimin e masave të veçanta në këto raste, përballohen nga buxheti vjetor i ministrisë. Neni 11 Kompensimi Për bimët, produktet bimore dhe objektet e tjera, të cilat shkatërrohen dhe groposen bazuar në vendimin e marrë nga autoriteti kompetent, në zbatim të masave sipas programit shtetëror të kontrollit dhe çrrënjosjes së dëmtuesve, pronari kompensohet nga buxheti i ministrisë në masën e vlerës së dëmit të përcaktuar me vendim të Këshillit të Ministrave. Neni 12 Mospërfitimi i kompensimit Pronarët e bimëve, produkteve bimore dhe objekteve të tjera nuk përfitojnë dëmshpërblim në rastet kur: a) nuk kanë vënë në dispozicion bimët, produktet bimore dhe objektet e tjera të tyre për identifikimin dhe zbatimin e masave nën programin shtetëror të kontrollit; b) nuk kanë njoftuar menjëherë për shfaqjen e dëmtuesit; c) nuk kanë zbatuar masat e përcaktuara nga autoriteti kompetent për dyshimin ose konfirmimin e dëmtuesit; ç) dëmtuesi shfaqet gjatë importit dhe kur pronari është vetë fajtor për përhapjen e dëmtuesit, duke blerë bimë, produkte bimore dhe objekte të tjera të dyshimta, të pashoqëruara me certifikatë fitosanitare; d) kanë shkelur kërkesat fitosanitare për shëndetin e bimëve; dh) nuk është kryer shkatërrimi i bimëve, produkteve bimore ose objekteve të tjera në afatet e përcaktuara nga legjislacioni i shëndetit të bimëve në fuqi. KREU IV DËMTUESIT KARANTINORË Neni 13 Përcaktimi i dëmtuesve karantinorë 1. Një dëmtues është një “dëmtues karantinor” në lidhje me një territor të përcaktuar nëse i plotëson të gjitha kushtet e mëposhtme: a) vërtetohet identiteti i tij, sipas përcaktimeve të pikës 1, të seksionit 1, të aneksit I të këtij ligji; b) nuk është i pranishëm në territor ose, nëse është i pranishëm, nuk është shpërndarë gjerësisht brenda atij territori, sipas rastit të përcaktuar sipas shkronjave “b” dhe “c”, të pikës 2, të seksionit 1, të aneksit I të këtij ligji; c) është në gjendje të hyjë, të vendoset dhe të përhapet brenda territorit ose, nëse është i pranishëm në territor, por jo i shpërndarë gjerësisht, është në gjendje të hyjë, të vendoset dhe të përhapet brenda atyre pjesëve të atij territori ku ai mungon, sipas përcaktimit të pikës 3 të seksionit 1 të aneksit I të këtij ligji; ç) hyrja, vendosja dhe përhapja e tij, sipas përcaktimit të pikës 4 të seksionit 1 të aneksit I të këtij ligji, do të kishte një ndikim të papranueshëm ekonomik, mjedisor apo social në atë territor ose, nëse është i pranishëm, por jo i shpërndarë gjerësisht për ato pjesë të territorit ku ai mungon; d) ekzistojnë masa të arritshme dhe efektive për të parandaluar hyrjen, vendosjen ose përhapjen e atij dëmtuesi, brenda atij territori, si dhe për të zbutur riskun dhe ndikimin e tij. 2. Lista e dëmtuesve karantinorë për territorin e Republikës së Shqipërisë miratohet në përputhje me përcaktimet e pikës 1 të nenit 106 të këtij ligji. Neni 14 Dëmtuesit karantinorë Një dëmtues karantinor është një “dëmtues karantinor për territorin e Republikës së Shqipërisë” nëse përfshihet në listën e dëmtuesve karantinorë, të referuar në pikën 2, të nenit 15 të këtij ligji. Neni 15 Ndalimi i hyrjes, lëvizjes, mbajtjes, shumëzimit ose lëshimit të dëmtuesve karantinorë 1. Një dëmtues karantinor ndalohet të hyjë, të lëvizë, të mbahet, të shumëzohet ose të lëshohet brenda territorit të Republikës së Shqipërisë. 2. Lista e dëmtuesve karantinorë për territorin e Republikës së Shqipërisë përcaktohet sipas procedurës së nenit 106 të këtij ligji. 3. Lista e dëmtuesve karantinorë përfshin gjithashtu dhe: a) dëmtuesit, që janë indigjenë ose të vendosur në çdo pjesë të territorit të Republikës së Shqipërisë, qoftë në mënyrë natyrale apo për shkak të hyrjes së tyre nga jashtë territorit shqiptar, do të shënohen në listën e dëmtuesve karantinorë si dëmtues që dihet se janë hasur në territorin e Republikës së Shqipërisë; b) dëmtuesit, që nuk janë autoktonë ose të vendosur në ndonjë pjesë të territorit të Republikës së Shqipërisë, do të shënohen në listën e dëmtuesve karantinorë si dëmtues që nuk dihet se janë hasur në territorin e Republikës së Shqipërisë. 4. Lista e dëmtuesve karantinorë përditësohet duke shtuar ose duke hequr dëmtuesit përkatës nga kjo listë, kur rezultatet e një vlerësimi të kryer tregojnë se një dëmtues, që nuk përfshihet në listën e dëmtuesve karantinorë, plotëson kushtet për të qenë në atë listë ose se një dëmtues i përfshirë në listën e dëmtuesve karantinorë nuk plotëson më një ose më shumë nga këto kushte. Neni 16 Dëmtuesit prioritarë 1. Dëmtuesit karantinorë konsiderohen “dëmtues prioritarë” nëse plotësojnë të gjitha kushtet e mëposhtme: a) përmbushin një ose më shumë nga kushtet e plotësuara sipas pikës 2, të seksionit 1, të aneksit I të këtij ligji; b) ndikimi i tyre i mundshëm ekonomik, mjedisor ose social në territorin e Republikës së Shqipërisë është shumë i madh, siç përcaktohet në seksionit 2 të aneksit I të këtij ligji; c) janë të përfshirë në listën e dëmtuesve prioritarë. 2. Lista e dëmtuesve prioritarë miratohet me urdhër të ministrit dhe kjo listë ndryshohet kur rezultatet e një vlerësimi tregojnë se një dëmtues karantinor plotëson kushtet e përmendura në pikën 1 të këtij neni, ose nëse një dëmtues nuk i plotëson një ose më shumë nga këto kushte, duke shtuar ose duke e hequr dëmtuesin nga kjo listë. 3. Në rastet ku paraqiten risqe serioze nga dëmtuesit dhe në situatë emergjente, ministri menjëherë përfshin në listën e përcaktuar në pikën 2 të këtij neni dëmtuesit prioritarë. Neni 17 Dëmtuesit karantinorë të përdorur për testime zyrtare, qëllime shkencore ose edukative, eksperimente, përzgjedhje të varieteteve ose seleksionim 1. Përjashtimisht nga përcaktimet e parashikuara në pikën 1, të nenit 15 të këtij ligji, ministri miraton, me propozim të IPKSHB-së, IPKP-së dhe LKR-së, me urdhër, lejimin e përkohshëm për hyrjen, lëvizjen brenda territorit të vendit, mbajtjen dhe shumëzimin e dëmtuesve karantinorë ose të dëmtuesve, që u nënshtrohen masave sipas pikës 2, të nenit 36 të këtij ligji, për qëllime testimi zyrtar, qëllime shkencore ose edukative, eksperimente, përzgjedhje të varieteteve ose seleksionim. Lejimi i përkohshëm miratohet për aktivitetin në fjalë vetëm nëse vendosen kufizime të përshtatshme për të siguruar që hyrja, lëvizja, mbajtja, shumimi ose përdorimi i dëmtuesit në fjalë nuk rezulton në vendosjen ose përhapjen e tij brenda territorit të Republikës së Shqipërisë, duke marrë parasysh identitetin, biologjinë dhe mjetet e shpërndarjes së dëmtuesit, aktivitetin e parashikuar, ndërveprimin me mjedisin dhe faktorë të tjerë të rëndësishëm, që lidhen me riskun që paraqet ai dëmtues. 2. Miratimi për lejimin e përkohshëm përfshin të gjitha kushtet e mëposhtme: a) dëmtuesi duhet të mbahet në një vend dhe në kushtet që janë të përcaktuara në miratimin e lejimit të përkohshëm; b) aktiviteti, që përfshin dëmtuesin, duhet të kryhet në një stacion karantine ose në një objekt izolimi, të caktuar nga IPKSHB-ja, IPKP-ja dhe LKR-ja, në përputhje me nenin 62 të këtij ligji, dhe të përcaktuar në miratimin e lejimit të përkohshëm; c) aktiviteti, që lidhet me dëmtuesin, duhet të kryhet nga një personel me kompetenca shkencore e teknike, të konsideruara si të përshtatshme nga IPKSHB-ja, IPKP-ja dhe LKR-ja dhe që përmenden në urdhrin për lejimin e përkohshëm; ç) dëmtuesi duhet të shoqërohet me miratim të lejimit të përkohshëm kur hyn, lëviz, mbahet ose shumohet në territorin e Republikës së Shqipërisë. 3. Lejimi i përkohshëm, sipas pikës 1 të këtij neni, kufizohet për sa i përket sasisë së dëmtuesit që hyn, lëviz, mbahet, shumohet ose përdoret, si dhe kohëzgjatjes së nevojshme për aktivitetin në fjalë. 4. Miratimi i lejimit të përkohshëm nuk duhet të tejkalojë kapacitetet e stacionit të karantinës të caktuar ose objektit të izolimit. Miratimi përfshin kufizimet e nevojshme për të eliminuar në mënyrë efektive riskun e vendosjes dhe përhapjes së dëmtuesit karantinor përkatës ose dëmtuesit, që u nënshtrohen masave përkatëse sipas pikës 2, të nenit 29 të këtij ligji. 5. IPKSHB-ja dhe IPKP-ja monitorojnë respektimin e kushteve e të kufizimeve, të parashikuara në pikat 3 dhe 4 të këtij neni, dhe ndërmarrin veprimet e nevojshme në rastet e shkeljeve. Kur është e nevojshme, vendoset shfuqizimi i miratimit të lejimit të përkohshëm, të vendosur sipas pikës 1 të këtij neni. 6. Ministri miraton me udhëzim formularin e miratimit të lejimit të përkohshëm dhe rregullat e hollësishme lidhur me: a) shkëmbimin e informacionit ndërmjet autoriteteve, sipas nenit 6 të këtij ligji, në lidhje me hyrjen, lëvizjen brenda territorit, mbajtjen, shumimin dhe përdorimin në territorin e Republikës së Shqipërisë të dëmtuesve në fjalë; b) procedurën dhe kushtet për dhënien e miratimit të lejimit të përkohshëm; c) monitorimin e përputhshmërisë dhe veprimet që duhen ndërmarrë në rast shkeljesh, sipas pikës 6 të këtij neni. Neni 18 Njoftimi për një rrezik të afërt 1. Kur IPKSHB-ja, IPKP-ja dhe/ose IPKZPKK-ja kanë prova se ekziston një rrezik i afërt i hyrjes së një dëmtuesi karantinor në territorin e Republikës së Shqipërisë ose në një pjesë të tij, ku ai dëmtues nuk është ende i pranishëm, IPKSHB-ja, IPKP-ja dhe/ose IPKZPKK-ja njoftojnë menjëherë me shkrim ministrinë për këtë konstatim. 2. Pika 1 e këtij neni zbatohet edhe për një dëmtues, që nuk përfshihet në listën e dëmtuesve karantinorë, kur: a) dëmtuesi u nënshtrohet masave të miratuara, në përputhje me pikën 2 të nenit 36 të këtij ligji; ose b) IPKSHB-ja, IPKP-ja dhe/ose IPKZPKK-ja vlerësojnë nëse dëmtuesi plotëson kushtet për përfshirjen në listën e dëmtuesve karantinorë. 3. Operatorët profesionistë njoftojnë menjëherë IPKSHB-në, IPKP-në ose ministrinë për çdo provë që ata mund të kenë për një rrezik të afërt, siç përcaktohet në pikën 1 të këtij neni, në lidhje me dëmtuesit karantinorë ose dëmtuesit e përmendur në pikën 2 të këtij neni. Neni 19 Konfirmimi zyrtar për praninë e një dëmtuesi karantinor 1. Kur IPKSHB-ja, IPKP-ja dhe AKPZPIK-ja dyshojnë ose kanë prova në lidhje me praninë e një dëmtuesi karantinor ose një dëmtuesi, që u nënshtrohet masave të marra për dëmtuesit që nuk janë të përfshirë në listë, si dëmtues karantinorë, në një pjesë të territorit të Republikës së Shqipërisë, ku ai dëmtues nuk dihej më parë se ishte i pranishëm ose në një ngarkesë bimësh, produktesh bimore ose objektesh të tjera, që kanë hyrë, janë të destinuara për të hyrë ose për të lëvizur brenda territorit të Republikës së Shqipërisë, marrin menjëherë të gjitha masat e nevojshme për të konfirmuar zyrtarisht nëse ai dëmtues është ose jo i pranishëm. Konfirmimi zyrtar bazohet në diagnozën e një laboratori kombëtar reference, sipas parashikimeve të legjislacionit për kontrollet zyrtare dhe veprimtaritë e tjera zyrtare. 2. Në pritje të konfirmimit zyrtar për praninë e dëmtuesit dhe, nëse është e nevojshme, IPKZPIK-ja, nëse është në import, ose IPKSHB-ja dhe IPKP-ja për brenda territorit, marrin masa fitosanitare për të eliminuar riskun e përhapjes së atij dëmtuesi. 3. Dyshimi ose provat e përmendura në lidhje me praninë e një dëmtuesi karantinor bazohen në çdo informacion të marrë nga një operator profesionist, një person, i ndryshëm nga operatori profesionist, ose çdo burim tjetër. Neni 20 Njoftimi për dëmtuesit karantinorë 1. IPKZPIK-ja, nëse është në kufi, ose IPKSHB-ja dhe IPKP-ja për brenda territorit njoftojnë menjëherë autoritetin kompetent qendror kur zyrtarisht ka konfirmuar ndonjë nga situatat e mëposhtme: a) praninë në territorin e Republikës së Shqipërisë të një dëmtuesi karantinor, prania e të cilit nuk dihej; b) praninë e një dëmtuesi karantinor në një pjesë të territorit, ku më parë nuk ishte i pranishëm; c) praninë në territor të një dëmtuesi karantinor në një ngarkesë me bimë, produkte bimore ose objekte të tjera, që kanë hyrë, janë të destinuara për të hyrë ose për të lëvizur brenda territorit të Republikës së Shqipërisë. 2. Kur ndonjë nga situatat e parashikuara në pikën 1 të këtij neni konfirmohet zyrtarisht, ministria njofton autoritetet kompetente të vendeve përkatëse. Kriteret, formati dhe procedura e njoftimit për dëmtuesit karantinorë miratohet me udhëzim të ministrit. Neni 21 Informacioni që u jepet operatorëve profesionistë për dëmtuesit karantinorë 1. Kur një nga situatat e përmendura në pikën 1 të nenit 20 të këtij ligji konfirmohet zyrtarisht, IPKSHB-ja ose IPKZPIK-ja, sipas rastit, garantojnë informimin e menjëhershëm të operatorëve profesionistë për bimët, produktet bimore ose objekte të tjera të të cilëve preken nga prania e dëmtuesit karantinor. 2.Autoriteti kompetent qendror harton dhe mban të përditësuar e të disponueshme për publikun një listë të të gjitha njoftimeve që janë marrë në lidhje me dëmtues të rinj të shfaqur në vende të tjera, që mund të përbëjnë risk për shëndetin e bimëve në territorin e Republikës së Shqipërisë. Kjo listë publikohet në faqen zyrtare të internetit të ministrisë. Neni 22 Informacioni për publikun Kur konfirmohet zyrtarisht ndonjë nga situatat e referuara në shkronjat “a” dhe “b”, të pikës 1, të nenit 20 të këtij ligji, në lidhje me një dëmtues prioritar, ministria informon publikun për masat që janë marrë ose janë planifikuar të merren, si dhe për çdo masë që duhet të merret nga kategoritë përkatëse të operatorëve profesionistë ose persona të tjerë. Neni 23 Masat e menjëhershme nga operatorët profesionistë 1. Kur një operator profesionist dyshon ose merr dijeni se një dëmtues karantinor ose një dëmtues, që u nënshtrohet masave të miratuara për dëmtuesit, që nuk janë të përfshirë në listë, si dëmtues karantinor, është i pranishëm në bimë, produkte bimore ose objekte të tjera që janë nën kontrollin e tij, ai njofton menjëherë për këtë IPKSHB-në dhe IPKP-në, sipas rastit, në mënyrë që të ndërmarrë veprime në përputhje me nenin 19 të këtij ligji. Kur është e nevojshme, operatori profesionist merr menjëherë masa paraprake për të parandaluar vendosjen dhe përhapjen e atij dëmtuesi. 2. IPKSHB-ja dhe IPKP-ja, sipas rastit, vendosin që njoftimi i parashikuar në pikën 1 të këtij neni të mos kërkohet kur dihet se një dëmtues specifik është i pranishëm në atë zonë. Në një rast të tillë, IPKSHB-ja dhe IPKP-ja, sipas rastit, informojnë operatorët profesionistë, të interesuar për atë vendim. 3. Kur një operator profesionist merr një konfirmim zyrtar në lidhje me praninë e një dëmtuesi karantinor në bimë, produkte bimore ose objekte të tjera, që janë nën kontrollin e tij, ai konsultohet me IPKSHB-në dhe IPKP-në në lidhje me veprimet që duhet të ndërmerren, sipas rastit, dhe vazhdon me marrjen e masave të nevojshme, të cituara në pikat 4–7 të këtij neni. 4. Operatori profesionist merr menjëherë masat e nevojshme për të parandaluar përhapjen e atij dëmtuesi. Kur IPKSHB-ja dhe IPKP-ja, sipas rastit, kanë dhënë udhëzime në lidhje me këto masa, operatori profesionist vepron në përputhje me këto udhëzime. 5. Në përputhje me udhëzimet e IPKSHB-së dhe IPKP-së, sipas rastit, operatori profesionist merr masat e nevojshme për eliminimin e dëmtuesve nga bimët, produktet bimore ose objektet e tjera në fjalë, si dhe nga ndërtesat, toka, dheu, uji ose elemente të tjera të infektuara, të cilët janë nën kontrollin e tij. 6. Përveç kur IPKSHB-ja dhe IPKP-ja, sipas rastit, udhëzojnë ndryshe, operatori profesionist tërheq menjëherë nga tregu bimët, produktet bimore dhe objektet e tjera, që janë nën përgjegjësinë e tij dhe në të cilat është i pranishëm dëmtuesi. Kur këto bimë, produkte bimore ose objekte të tjera nuk janë më nën zotërimin e operatorit profesionist, ky i fundit, përveç rasteve kur udhëzohet ndryshe nga IPKSHB-ja dhe IPKP-ja, sipas rastit, menjëherë: a) informon për praninë e dëmtuesit personat në zinxhirin tregtar, të cilët janë furnizuar me këto bimë, produkte bimore dhe objekte të tjera; b) udhëzon këta persona për masat e nevojshme që duhen marrë gjatë transportit të bimëve, produkteve bimore dhe objekteve të tjera përkatëse për të reduktuar riskun e përhapjes ose largimit të dëmtuesve në fjalë; c) tërheq nga tregu ato bimë, produkte bimore ose objekte të tjera. 7. Kur zbatohen pikat 1, 3, 4, 5 ose pika 6 të këtij neni, operatori profesionist, sipas kërkesës, i siguron IPKSHB-së dhe IPKP-së, sipas rastit, të gjithë informacionin e nevojshëm për publikun. Pa rënë ndesh me nenin 22 të këtij ligji, nëse është i nevojshëm një veprim në lidhje me bimët, produktet bimore ose objektet e tjera, ku është i pranishëm dëmtuesi përkatës, IPKSHB-ja dhe IPKP-ja, sipas rastit, njoftojnë publikun sa më shpejt që të jetë e mundur për këtë fakt. Neni 24 Marrja e masave të tjera 1. Kur një person, i ndryshëm nga një operator profesionist, merr dijeni për praninë e një dëmtuesi karantinor ose ka arsye të dyshojë për një prani të tillë, ai person njofton menjëherë IPKSHB-në, IPKP- në ose ministrinë. Kur ky njoftim nuk bëhet me shkrim, IPKSHB-ja, IPKP-ja ose ministria e regjistron atë zyrtarisht. Personi duhet t’u sigurojë autoriteteve kompetente informacionin që disponon në lidhje me praninë e dëmtuesit, nëse një gjë e tillë kërkohet prej tyre. 2. IPKSHB-ja dhe IPKP-ja, sipas rastit, vendosin që njoftimi i përmendur në pikën 1 të këtij neni të mos regjistrohet kur është e ditur se një dëmtues specifik është i pranishëm në atë zonë. 3. Personi që ka bërë njoftimin konsultohet me IPKSHB-në dhe IPKP-në, sipas rastit, për veprimet që do të ndërmerren dhe në përputhje me udhëzimet përkatëse merr masat e nevojshme për parandalimin e përhapjes së atij dëmtuesi dhe eliminimin e tij nga bima, produktet bimore ose objekte të tjera në fjalë dhe, kur është rasti, dhe nga mjediset e tij. Neni 25 Shmangiet nga detyrimet e njoftimit Detyrimet e njoftimit, të përmendura në nenet 23 dhe 24 të këtij ligji, nuk zbatohen kur: a) një dëmtues karantinor konstatohet se është i pranishëm në zonën e infektuar të një zone të shënuar për mbajtjen nën kontroll të këtij dëmtuesi, sipas përcaktimeve të pikës 2, të nenit 27 të këtij ligji; b) një dëmtues karantinor gjendet i pranishëm në zonën e infektuar të një zone të shënuar dhe është objekt i masave të çrrënjosjes, që kërkojnë 8 vjet ose më shumë, gjatë periudhës së këtyre 8 viteve të para. Neni 26 Çrrënjosja e dëmtuesve karantinorë 1. Kur një nga situatat e përmendura në shkronjat “a” dhe “b”, të pikës 1, të nenit 20 të këtij ligji konfirmohet zyrtarisht, IPKSHB-ja dhe IPKP-ja, sipas rastit, dhe IPKZPIK-ja, sipas rastit, marrin menjëherë të gjitha masat e nevojshme fitosanitare për të çrrënjosur dëmtuesin karantinor nga zona në fjalë. Këto masa merren në përputhje me masat dhe parimet për menaxhimin e risqeve të dëmtuesve, sipas aneksit II të këtij ligji. Detyrimi për çrrënjosjen nuk zbatohet kur urdhri i ministrit në lidhje me atë dëmtues, i miratuar në zbatim të pikës 2 të nenit 35 të këtij ligji, e parashikon ndryshe. 2. IPKSHB-ja dhe IPKZPIK-ja hulumtojnë menjëherë burimin e pranisë së atij dëmtuesi karantinor, veçanërisht kur kjo prani lidhet me lëvizjet e bimëve, produkteve bimore ose objekteve të tjera dhe mundësinë që dëmtuesi në fjalë të jetë përhapur në bimë të tjera, produkte bimore ose objekte të tjera, si rrjedhim i këtyre lëvizjeve. 3. Kur masat e përcaktuara në pikën 1 të këtij neni kanë të bëjnë me hyrjen ose lëvizjen brenda territorit të Republikës së Shqipërisë të bimëve, produkteve bimore ose objekteve të tjera, IPKSHB-ja dhe IPKP-ja, sipas rastit, dhe IPKZPIK-ja njoftojnë menjëherë autoritetin kompetent qendror për këto masa. 4. Masat e cituara në pikën 1 dhe hulumtimet e cituara në pikën 2 të këtij neni ndërmerren, pavarësisht nëse dëmtuesi është i pranishëm në mjedise publike apo private. Neni 27 Krijimi i zonave të shënuara 1. Kur vërtetohet zyrtarisht një nga situatat e përmendura në shkronjat “a” dhe “b”, të pikës 1, të nenit 20 të këtij ligji, IPKSHB-ja dhe IPKP-ja, sipas rastit, përcaktojnë menjëherë një ose më shumë zona ku do të merren masat e çrrënjosjes, të përmendura në pikën 1, të nenit 26 të këtij ligji, referuar në vijim si zonë e shënuar, e cila miratohet me urdhër të ministrit. Zona e shënuar përbëhet nga zona e infektuar dhe nga zona e sigurisë. 2. Zona e infektuar, sipas rastit, përmban: a) të gjitha bimët që dihet se janë të infektuara nga dëmtuesi në fjalë; b) të gjitha bimët që shfaqin shenja ose simptoma infektimi të mundshëm nga ai dëmtues; c) të gjitha bimët e tjera që janë kontaminuar ose janë infektuar nga ai dëmtues, duke përfshirë bimët që janë të infektuara për shkak të ndjeshmërisë së tyre ndaj atij dëmtuesi, afërsisë së tyre me bimët e infektuara ose burimit të përbashkët të prodhimit, nëse njihet, me bimët e infektuara ose bimë të rritura prej tyre; ç) toka, dheu, rrjedhat ujore ose elemente të tjera të infektuara ose që mund të infektohen nga dëmtuesi në fjalë. 3. Zona e sigurisë duhet të jetë ngjitur me zonën e infektuar dhe duhet ta rrethojë atë. Shtrirja e saj duhet të jetë e përshtatshme duke pasur parasysh riskun e përhapjes së dëmtuesit në fjalë jashtë zonës së infektuar në mënyrë natyrale ose nga aktivitetet njerëzore në zonën e infektuar dhe rrethinat e saj, dhe përcaktohet në përputhje me parimet e parashikuara në seksionin 2, të aneksit II të këtij ligji. Kur risku i përhapjes së dëmtuesit jashtë zonës së infektuar eliminohet ose reduktohet në një nivel të pranueshëm nëpërmjet barrierave natyrore ose artificiale, nuk krijohet asnjë zonë sigurie. 4. Përjashtimisht nga rregullimet e pikës 1 të këtij neni, kur në bazë të ekzaminimit fillestar të IPKSHB-së dhe IPKP-së, dhe duke pasur parasysh natyrën e dëmtuesit, bimën, produktin bimor ose objektin tjetër, si dhe vendin ku është gjetur ai, IPKSHB-ja dhe IPKP-ja arrijnë në përfundimin se dëmtuesi mund të eliminohet menjëherë dhe vendosin të mos krijojnë një zonë të shënuar. Në këtë rast kryhet një vrojtim për të përcaktuar nëse ndonjë bimë ose produkt tjetër bimor është infektuar dhe në bazë të tij IPKSHB-ja dhe IPKP-ja përcaktojnë nëse ka nevojë që të krijohet një zonë e shënuar. 5. Kur në përputhje me pikat 2 dhe 3, një zonë e shënuar shtrihet në territorin e një shteti anëtar tjetër, ministria kontakton menjëherë me shtetin anëtar në territorin e të cilit shtrihet zona e shënuar, në mënyrë që ky shtet snëtar të marrë të gjitha masat e duhura, siç referohen në paragrafët 1 deri në 4 të këtij neni. 6. IPKSHB-ja dhe IPKP-ja njoftojnë ministrinë për zonat e shënuara menjëherë pas krijimit të tyre, së bashku me dëmtuesit në fjalë dhe masat përkatëse të marra. Këto njoftime kryhen nëpërmjet sistemit të njoftimit elektronik, të përmendura në pikën 4, të nenit 104 të këtij ligji. Neni 28 Vrojtimet dhe modifikimet e zonave të shënuara, si dhe heqja e kufizimeve 1. IPKSHB-ja dhe IPKP-ja kryejnë, të paktën çdo vit, në kohë të përshtatshme, një vrojtim të çdo zone të shënuar në lidhje me zhvillimin e pranisë së dëmtuesit, në përputhje me pikën 2 të nenit 29 të këtij ligji. 2. Kur IPKSHB-ja dhe IPKP-ja, sipas rastit, konstatojnë praninë e dëmtuesit në zonën e sigurisë, pavarësisht nëse është apo jo si rezultat i një vrojtimi, njoftojnë menjëherë ministrinë dhe autoritetet kompetente të tjera, që kanë lidhje me këtë situatë 3. Ministri, me propozim të IPKSHB-së dhe të IPKP-së, sipas rastit, modifikon kufijtë e zonave të infektuara, zonave të sigurisë dhe zonave të shënuara, në funksion të rezultateve të vrojtimeve të kryera. 4. Ministri shfuqizon një zonë të shënuar dhe ndërpret masat përkatëse të çrrënjosjes kur është verifikuar statusi “pa dëmtues” i asaj zone, kur plotësohen dy kushtet e mëposhtme: a) nga vrojtimi i kryer sipas pikës 1 të këtij neni rezulton se zona është e pastër nga dëmtuesit; b) dëmtuesi nuk është gjetur të jetë i pranishëm në atë zonë të shënuar për një periudhë mjaftueshëm të gjatë. 5. Në rastin e modifikimit ose shfuqizimit të zonës, të përmendur në pikat 3 dhe 4 të këtij neni, merren parasysh të paktën faktorët e mëposhtëm: a) biologjia e dëmtuesit dhe vektorit të tij; b) prania e bimëve bujtëse; c) kushtet ekoklimatike; ç) mundësia, që masat e çrrënjosjes të kenë qenë të suksesshme. 6. Përjashtimisht nga pika 1 e këtij neni, nuk kërkohen të kryhen vrojtime vjetore në zonën e infektuar të zonave të shënuara të krijuara për: a) dëmtues që u nënshtrohen masave të çrrënjosjes, që kërkojnë 8 vjet ose më shumë; b) dëmtues që u nënshtrohen masave të përcaktuara në pikën 2, të nenit 35 të këtij ligji. 7. Specifikimet e mëtejshme për dëmtuesit, që u nënshtrohen masave të çrrënjosjes, që kërkojnë 8 vjet ose më shumë dhe kushtet për zbatimin e këtyre përjashtimeve, miratohen me urdhër të ministrit. 8. Konstatimi i pranisë së dëmtuesit në fjalë në zonën e sigurisë, të përmendur në pikën 2 të këtij neni, dhe heqja e zonave, të përcaktuara në pikën 4 të këtij neni, kryhet përmes sistemit të njoftimit elektronik, të përmendur në pikën 4, të nenit 104 të këtij ligji. Neni 29 Vrojtime për dëmtuesit karantinorë 1. IPKSHB-ja dhe IPKP-ja kryejnë vrojtime me bazë risku gjatë periudhave kohore të caktuara, duke kontrolluar të paktën për: a) praninë e çdo dëmtuesi karantinor; b) shenjat ose simptomat e çdo dëmtuesi, që u nënshtrohet masave të përcaktuara në nenin 36 të këtij ligji. Këto vrojtime nuk kërkohet të kryhen për dëmtuesit për të cilët pa mëdyshje është arritur në përfundimin se nuk mund të vendosen apo të përhapen në Republikën e Shqipërisë për shkak të kushteve të saj klimatike ose për shkak të mungesës së specieve bujtëse. 2. Hartimi i planit të vrojtimeve, të përmendura në pikën 1 të këtij neni, bazohet në riskun e shfaqjes së dëmtuesit në zonën që mbulon çdo vrojtim. Ato duhet të përfshijnë të paktën ekzaminimin vizual nga IPKSHB-ja dhe IPKP-ja e, kur është e përshtatshme, marrjen e mostrave dhe kryerjen e testeve. Këto vrojtime kryhen në të gjitha vendndodhjet e përshtatshme dhe përfshijnë, aty ku është rasti, mjediset, mjetet, makineritë dhe ambalazhimin e përdorur nga operatorët profesionistë e personat e tjerë. Ato bazohen në parime të qëndrueshme shkencore dhe teknike dhe kryhen në kohë të përshtatshme për sa i përket mundësisë së zbulimit të dëmtuesit. Këto vrojtime marrin parasysh provat shkencore e teknike, si dhe çdo informacion tjetër të përshtatshëm në lidhje me praninë e dëmtuesit në fjalë. 3. IPKSHB-ja dhe IPKP-ja raportojnë në ministri brenda datës 30 prill të çdo viti, rezultatet e vrojtimeve të kryera sipas pikës 1 të këtij neni, në vitin kalendarik paraardhës. Këto raporte përfshijnë informacionin se ku janë kryer vrojtimet, kohën e vrojtimeve, dëmtuesit dhe bimët, produktet bimore ose objektet e tjera të lidhura me vrojtimin, numrin e inspektimeve dhe mostrave të marra, si dhe çdo dëmtues të gjetur. Këto raporte dorëzohen përmes sistemit të njoftimit elektronik, të përmendura në pikën 4 të nenit 104 të këtij ligji. 4. Formati i këtij raporti, si dhe rregullat për plotësimin e tij miratohen me udhëzim të ministrit. Neni 30 Programet e vrojtimeve shumëvjeçare dhe mbledhja e informacionit 1. Ministria harton programe për vrojtime shumëvjeçare, duke përcaktuar përmbajtjen e vrojtimeve që do të kryhen, në përputhje me nenin 29 të këtij ligji. Këto programe parashikojnë mbledhjen dhe regjistrimin e provave shkencore e teknike dhe informacioneve të tjera, të referuara në pikën 2 të nenit 29 të këtij ligji dhe përfshijnë elementet e mëposhtme: a) objektivin specifik të çdo vrojtimi; b) fushën e veprimit të çdo vrojtimi në lidhje me zonën në fjalë e periudhën kohore, si dhe dëmtuesit, bimët dhe mallrat e synuara; c) metodologjinë e vrojtimit dhe menaxhimin e cilësisë, duke përfshirë një përshkrim të procedurave për ekzaminimin vizual, marrjen e mostrave, testimin dhe argumentimin teknik të tyre; ç) kohën, frekuencën dhe numrin e ekzaminimeve vizuale, mostrave e testeve të planifikuara; d) metodat e regjistrimit dhe raportimit të informacionit të mbledhur. Programet e vrojtimeve shumëvjeçare krijohen për një periudhë prej pesë deri në dhjetë vjetësh. Këto programe rishikohen dhe përditësohen në bazë të rregullave të zbatueshme dhe situatës fitosanitare të territorit në fjalë. 2. Programet e vrojtimeve shumëvjeçare dhe masat praktike për elementet e përcaktuara në pikën 1 të këtij neni ndaj risqeve specifike nga dëmtuesit miratohen me urdhër të ministrit. Neni 31 Vrojtimet e dëmtuesve prioritarë 1. Për çdo dëmtues prioritar, IPKSHB-ja dhe IPKP-ja kryejnë çdo vit një vrojtim, siç parashikohet në pikat 1 dhe 2 të nenit 29 të këtij ligji. Këto vrojtime përfshijnë një numër të madh ekzaminimesh vizuale, marrje të mostrave dhe testime, të përshtatshme për çdo dëmtues prioritar, të mjaftueshme për të siguruar një shkallë të lartë besueshmërie për zbulimin në kohë të këtyre dëmtuesve, për aq sa është e mundur, duke pasur parasysh biologjinë përkatëse të çdo dëmtuesi prioritar dhe kushtet ekoklimatike. 2. IPKSHB-ja dhe IPKP-ja i raportojnë ministrisë rezultatet e vrojtimeve, të cilat janë kryer sipas pikës 1 të këtij neni, në vitin kalendarik paraardhës, brenda datës 30 prill të çdo viti. Këto raporte kryhen përmes sistemit të njoftimit elektronik, të përmendura në pikën 4, të nenit 104 të këtij ligji. Neni 32 Planet e kontingjencës për dëmtuesit prioritarë 1. Ministria harton dhe mban të përditësuar për çdo dëmtues prioritar që është në gjendje të hyjë dhe të vendoset në territorin e Republikës së Shqipërisë ose një pjesë të tij një plan të veçantë që përmban informacion në lidhje me proceset e vendimmarrjes, procedurat e protokollet që duhen ndjekur, si dhe burimet minimale, që duhen vënë në dispozicion dhe procedurat për të vënë në dispozicion burime të mëtejshme, në rast të një pranie të konfirmuar zyrtarisht ose të dyshuar të atij dëmtuesi. Ministria konsultohet me të gjithë aktorët përkatës, IPKSHB-në, IPKZPIK-në, IPKP-në dhe LKR-në në procesin e hartimit e të përditësimit të planit të kontingjencës. 2. Nuk kërkohet të hartohet plan kontingjence për dëmtuesit për të cilët pa mëdyshje është arritur në përfundimin se nuk mund të vendosen apo të përhapen në Republikën e Shqipërisë për shkak të kushteve të saj ekoklimatike ose për shkak të mungesës së specieve bujtëse. 3. Çdo plan kontingjence përfshin elementet e mëposhtme: a) rolet dhe përgjegjësitë e organeve, të përfshira në zbatimin e këtij plani, në rast të një pranie të konfirmuar ose të dyshuar të dëmtuesit prioritar, si dhe linjën hierarkike dhe procedurat për koordinimin e veprimeve që do të ndërmerren nga autoritetet kompetente, autoritetet e tjera publike/organet e caktuara ose personat fizikë, të përfshirë sipas pikës 1, të nenit 35 të këtij ligji, laboratorët dhe operatorët profesionistë, duke përfshirë, sipas rastit, koordinimin me vendet e tjera fqinje; b) aksesin e autoriteteve kompetente në mjediset e operatorëve profesionistë, operatorëve të tjerë përkatës e të personave fizikë; c) aksesin e autoriteteve kompetente, kur është e nevojshme, në laboratorë, pajisje, personel, ekspertizë të jashtme e në burime të nevojshme për çrrënjosjen e shpejtë dhe efektive ose, sipas rastit, frenimin e dëmtuesit prioritar; ç) masat që duhet të merren lidhur me informimin e institucioneve shtetërore, që lidhen me situatën, operatorëve profesionistë të interesuar dhe publikut në lidhje me praninë e dëmtuesit prioritar dhe masat e marra kundër tij, në rast se prania e dëmtuesit është e dyshuar ose është e konfirmuar zyrtarisht; d) masat për regjistrimin e gjetjeve të pranisë së dëmtuesit prioritar; dh) vlerësimet e disponueshme të parashikuara në pikën 3, të nenit 16 të këtij ligji, dhe çdo vlerësim tjetër në lidhje me riskun që paraqet dëmtuesi prioritar në fjalë për territorin e Republikës së Shqipërisë; e) masat e menaxhimit të riskut, që duhet të merren në lidhje me dëmtuesin prioritar në fjalë, në përputhje me seksionin I, të aneksit II të këtij ligji, dhe procedurat që duhen ndjekur; ë) parimet për përcaktimin gjeografik të zonave të shënuara; f) protokollet që përshkruajnë metodat e ekzaminimeve vizuale, marrjes së mostrave dhe testimeve laboratorike; g) parimet në lidhje me trajnimin e personelit të autoriteteve kompetente dhe, sipas rastit, të organeve, autoriteteve publike, laboratorëve, operatorëve profesionistë e të personave të tjerë, të përmendur në shkronjën “a” të kësaj pike. Kur është e përshtatshme, çështjet e referuara në shkronjat “ç” deri në “g” të kësaj pike paraqiten në formën e manualeve udhëzuese. 4. Planet e kontingjencës mund të kombinohen për dëmtuesit prioritarë të shumëfishtë, që kanë biologji dhe gamë të ngjashme të specieve bujtëse. Në ato raste, plani i kontingjencës përbëhet nga një pjesë e përgjithshme, e përbashkët për të gjithë dëmtuesit prioritarë, dhe nga pjesë të veçanta për secilin prej tyre. Në mënyrë të ngjashme, ministria mund të bashkëpunojë me autoritetin kompetent homolog të një vendi tjetër për të bashkërenduar planet e emergjencës për specie të caktuara, kur është e përshtatshme për speciet prioritare të dëmtuesve, që kanë biologji dhe gamë të ngjashme të specieve bujtëse. 5. Brenda katër vjetëve nga data e krijimit të listës së dëmtuesve prioritarë, ministria harton një plan kontingjence për dëmtuesit prioritarë të përfshirë në atë listë. Brenda një viti nga data e përfshirjes së çdo dëmtuesi tjetër në listën e dëmtuesve prioritarë, autoriteti kompetent qendror harton një plan kontingjence për këtë dëmtues prioritarë. Ministria rishikon rregullisht dhe, kur është e përshtatshme, përditëson planet e kontingjencës. Plani i kontingjencës miratohet me udhëzim të ministrit. 6. Ministria, me kërkesë të autoritetit kompetent homolog të një vendi tjetër, i komunikon atij planet e kontingjencës. Këto plane publikohen në faqen e tyre zyrtare të internetit dhe në platforma të tjera të komunikimit online. Neni 33 Ushtrime simuluese për dëmtuesit prioritarë 1. IPKSHB-ja, IPKP-ja, QKR-ja dhe IPKZPIK-ja kryejnë ushtrime simuluese në lidhje me zbatimin e planeve të kontingjencës, në intervale të përcaktuara, sipas biologjisë së dëmtuesve ose dëmtuesve prioritarë dhe riskut që paraqet ai ose ata dëmtues. Këto ushtrime zhvillohen në lidhje me të gjithë dëmtuesit prioritarë brenda një periudhe të arsyeshme kohore dhe përfshijnë palët e interesuara. Ushtrime të tilla nuk kryhen për dëmtuesin ose dëmtuesit për të cilët së fundi janë marrë masat për çrrënjosjen. 2. Ushtrimet simuluese në lidhje me dëmtuesit prioritarë, prania e të cilëve në territorin e Republikës së Shqipërisë mund të ketë ndikim në shtetet fqinje, mund të kryhen, sipas rastit, në bashkëpunim me vendet fqinje. 3. IPKSHB-ja dhe IPKP-ja, sipas kërkesës, i paraqesin ministrisë një raport për rezultatet e çdo ushtrimi simulues. 4. Ushtrimet e simulimit miratohen nga ministri. Neni 34 Planet e veprimit për dëmtuesit prioritarë 1. Kur në territorin e Republikës së Shqipërisë konfirmohet zyrtarisht prania e një dëmtuesi prioritar, ministria miraton menjëherë një plan veprimi, që përcakton masat për çrrënjosjen e atij dëmtuesi, sipas përcaktimeve në nenet 26, 27 dhe 28 të këtij ligji, ose frenimin e tij sipas përcaktimeve të pikës 2, të nenit 35 të këtij ligji, si dhe afatin kohor të zbatimit të atyre masave. 2. Plani i veprimit përfshin një përshkrim të strukturës e të organizimit të vrojtimeve që do të kryhen dhe përcakton numrin e ekzaminimeve vizuale të mostrave që do të merren, e të testeve laboratorike që do të kryhen, si dhe metodologjinë që do të zbatohet për ekzaminimin, kampionimin e testimin. 3. Plani i veprimit bazohet në planin përkatës të kontingjencës dhe u komunikohet menjëherë operatorëve profesionistë nga IPKSHB-ja, IPKP-ja dhe IPKZPIK-ja. Neni 35 Masat kombëtare për dëmtuesit specifikë karantinorë 1. Masat ndaj dëmtuesve karantinorë specifikë për Shqipërinë miratohen me urdhër të ministrit. Këto masa zbatohen specifikisht për çdo dëmtues karantinor, për një ose më shumë nga masat e parashikuara në nenet 19, 23, 24, 26, 27, 28, 29, 31, 33 dhe 34 të këtij ligji. 2. Përjashtimisht nga rregullimet e nenit 26 të këtij ligji, kur në bazë të vrojtimeve të parashikuara në nenin 28 të këtij ligji ose të dhënave të tjera arrihet në përfundimin se çrrënjosja e atij dëmtuesi karantinor në një zonë të shënuar nuk është e mundur, ministri miraton me urdhër masat e përcaktuara në pikën 1 të këtij neni për mbajtjen në kontroll të dëmtuesit. 3. Kur IPKSHB-ja dhe IPKP-ja arrijnë në përfundimin se masat parandaluese në zonat jashtë hapësirave të shënuara janë të nevojshme për të mbrojtur pjesën e territorit, ku dëmtuesi karantinor nuk është i pranishëm, i propozojnë ministrit të miratojë masat e përcaktuara në pikën 1 të këtij neni. 4. Masat e përcaktuara në pikat 1, 2 dhe 3 të këtij neni merren në përputhje me aneksit II të këtij ligji, duke marrë parasysh risqet specifike të dëmtuesve karantinorë, kushtet e risqet specifike ekoklimatike për territorin e Republikës së Shqipërisë dhe nevojën për zbatimin e masave të nevojshme për reduktimin e riskut. Neni 36 Masat në lidhje me dëmtuesit, që nuk janë të përfshirë në listën e dëmtuesve karantinorë 1. Kur prania e një dëmtuesi, që nuk përfshihet në listën e dëmtuesve karantinorë, konfirmohet zyrtarisht në territorin e Republikës së Shqipërisë dhe konsiderohet se dëmtuesi mund të plotësojë kushtet për t’u përfshirë në listën e dëmtuesve karantinorë, ministria duhet të vlerësojë menjëherë nëse dëmtuesi plotëson kriteret e përcaktuara në nënseksionin 1, të seksionit 3, të aneksit I të këtij ligji. Në këtë rast, ministria bashkëpunon me IPKSHB-në, IPKP-në, IPKZPIK-në dhe LKR-në. Nëse arrihet në përfundimin se këto kritere janë përmbushur, IPKSHB-ja dhe IPKP-ja, sipas rastit, marrin menjëherë masa për çrrënjosjen në përputhje me aneksin II, si dhe me nenet 26 deri në 28 të këtij ligji. Në rastet kur në bazë të vrojtimeve të parashikuara në nenin 28 të këtij ligji, apo të dhënave të tjera konstatohet se çrrënjosja e dëmtuesit në një zonë të shënuar nuk është e mundur, pika 2, e nenit 35 të këtij ligji, zbatohet sipas specifikave të rastit. Kur prania e një dëmtuesi, që plotëson kriteret e përcaktuara në këtë pikë, konfirmohet zyrtarisht në një ngarkesë me bimë, produkte bimore ose objekte të tjera që hyjnë ose lëvizin brenda territorit të Republikës së Shqipërisë, IPKZPIK-ja, IPKSHB-ja dhe IPKP-ja, sipas rastit, marrin masat e nevojshme për të parandaluar hyrjen, vendosjen dhe përhapjen e këtij dëmtuesi në territorin e Republikës së Shqipërisë. Kur dyshohet për praninë në territorin e Republikës së Shqipërisë të një dëmtuesi që plotëson kriteret e përcaktuara në këtë pikë, neni 19 i këtij ligji zbatohet sipas specifikave të rastit. Në pritje të konfirmimit zyrtar për praninë e këtij dëmtuesi, IPKSHB-ja dhe IPKP-ja, sipas rastit, marrin masa fitosanitare për të reduktuar riskun e përhapjes së tij. 2. Pas marrjes së masave, të përmendura në pikën 1 të këtij neni, ministria vlerëson nëse dëmtuesi në fjalë përmbush kriteret për dëmtuesit karantinorë, të përcaktuara në seksionin 1, të aneksit I të këtij ligji. Nëse përmbushen kriteret e paragrafit të parë, me urdhër të ministrit miratohen masa për ndalimin e hyrjes, lëvizjes, mbajtjes, shumëzimit ose lëshimit të dëmtuesve për një kohë të kufizuar. Neni 37 Njohja e zonave të mbrojtura 1. Kur një dëmtues është i pranishëm në territorin e Republikës së Shqipërisë, por nuk është i pranishëm në një ose disa zona të caktuara dhe nuk është një dëmtues karantinor, me kërkesë, sipas pikës 4 të këtij neni, ministri, me urdhër, miraton njohjen e një territori ose një pjese të tij si zonë të mbrojtur, e cila listohet në përputhje me pikën 3 të këtij neni, në lidhje me atë dëmtues karantinor, që në vijim referohet si “dëmtues karantinor i zonës së mbrojtur”. 2. Një dëmtues karantinor i zonës së mbrojtur nuk lejohet të hyjë, të lëvizë, të mbahet, të shumohet ose të lëshohet brenda zonës së mbrojtur përkatëse. Neni 17 i këtij ligji zbatohet sipas specifikave të rastit për hyrjen, lëvizjen, mbajtjen dhe shumimin brenda zonave të mbrojtura të dëmtuesve karantinorë të zonës së mbrojtur. 3. Lista e zonave të mbrojtura dhe dëmtuesve karantinorë të zonave të mbrojtura përkatëse përfshihet në shkronjën “b” të nenit 106 të këtij ligji dhe përfshin zonat e mbrojtura të njohura, në përputhje me këtë ligj dhe me kodet që u atribuohen në mënyrë specifike atyre dëmtuesve. Kjo listë rishikohet kur plotësohen kushtet e parashikuara në pikën 1 të këtij neni. 4. Në rastet e situatave të përshkruara në pikën 1 të këtij neni, IPKSHB-ja dhe IPKP-ja, sipas rastit, njoftojnë menjëherë ministrinë me informacion, si vijon: a) një përshkrim të kufijve të zonës së mbrojtur të propozuar, duke përfshirë hartat; b) rezultatet e vrojtimeve, që tregojnë se gjatë të paktën tri viteve para aplikimit, ai dëmtues karantinor nuk ka qenë i pranishëm në territorin në fjalë; c) të dhëna se ai dëmtues karantinor plotëson kushtet e përcaktuara në nenin 13 të këtij ligji, në lidhje me zonën e mbrojtur të propozuar. 5. Vrojtimet e referuara në shkronjën “b”, të pikës 4 të këtij neni, kryhen në kohë të përshtatshme dhe janë me intensitet të përshtatshëm për sa i përket mundësisë së zbulimit të pranisë së atij dëmtuesi karantinor. Ato bazohen në parime të qëndrueshme shkencore e teknike dhe marrin parasysh standardet ndërkombëtare. Rregullat e detajuara për këto vrojtime, në përputhje me zhvillimet e njohurive shkencore, teknike dhe standardet ndërkombëtare në fuqi, miratohen me udhëzim të ministrit. 6. Ministria mund të njohë zona të mbrojtura të përkohshme. Në këtë rast, zbatohen sipas specifikave të rastit kushtet e përcaktuara në pikat 1, 4 dhe në paragrafin e parë, të pikës 5 të këtij neni. Me përjashtim të kërkesës së përmendur në shkronjën “b”, të pikës 4 të këtij neni, një vrojtim do të jetë kryer gjatë një periudhe prej të paktën një viti përpara aplikimit. Njohja e një zone të mbrojtur të përkohshme zgjat jo më shumë se tre vjet, pas njohjes, dhe përfundon automatikisht pas tre vjetësh. 7. Ministria, IPKSHB-ja dhe IPKP-ja, informojnë nëpërmjet publikimit në faqen zyrtare operatorët profesionistë për kufijtë e zonave të mbrojtura në territorin e tyre, duke përfshirë edhe hartat. Neni 38 Detyrimet e përgjithshme në lidhje me zonat e mbrojtura 1. Detyrimet e parashikuara në nenet 18 deri në 28 të këtij ligji zbatohen sipas specifikave të rastit për dëmtuesit karantinorë përkatës për zonën e mbrojtur. 2. Një bimë, produkt bimor ose objekt tjetër me origjinë nga një zonë e shënuar, e vendosur në një zonë të mbrojtur për një dëmtues karantinor të zonës së mbrojtur, nuk zhvendoset nga ajo zonë e shënuar në pjesën e mbetur të asaj zone të mbrojtur ose në ndonjë zonë tjetër të mbrojtur, të krijuar për atë dëmtues karantinor të zonës së mbrojtur. Përjashtimisht nga rregullimet e paragrafit të parë të kësaj pike, bima, produkti bimor ose objekt tjetër zhvendosen nga zonat e shënuara përmes dhe jashtë asaj zone të mbrojtur vetëm nëse është e paketuar dhe e transportuar në një mënyrë që të mos ketë rrezik për përhapjen e atij dëmtuesi karantinor të zonës së mbrojtur brenda asaj zone të mbrojtur. Neni 39 Vrojtimet për dëmtuesit karantinorë të zonës së mbrojtur 1. IPKSHB-ja dhe IPKP-ja, sipas rastit, kryejnë vrojtime vjetore për secilën zonë të mbrojtur në lidhje me praninë e dëmtuesit karantinor të zonës së mbrojtur, sipas pikës 2 të nenit 29 të këtij ligji. Rregullat e hollësishme për përgatitjen dhe përmbajtjen e këtyre vrojtimeve miratohen me urdhër të ministrit. 2. IPKSHB-ja dhe IPKP-ja, brenda datës 30 prill të çdo viti, njoftojnë ministrinë për rezultatet e vrojtimeve të kryera në vitin kalendarik paraardhës. Këto njoftime kryhen përmes sistemit elektronik të njoftimit, të përmendur në pikën 4 të nenit 104 të këtij ligji. Neni 40 Ndryshimi i kufijve dhe heqja e zonës së mbrojtur 1. Ministri përditëson urdhrin për zonën e mbrojtur për ndryshimin e kufijve të saj, me kërkesë të IPKSHB-së dhe IPKP-së, sipas rastit, kompetente në territorin në fjalë. Kur ky ndryshim ka të bëjë me zgjerimin e një zone të mbrojtur, neni 38 zbatohet sipas specifikave të rastit. 2. Me kërkesë të autoritetit kompetent, sipas pikës 1 të këtij neni, ministri revokon njohjen e zonës së mbrojtur ose zvogëlon shtrirjen e saj. Revokimi i njohjes së zonës së mbrojtur bëhet nëse vrojtimet e përmendura në nenin 39 të këtij ligji nuk janë kryer në përputhje me atë nen. 3. Ministri revokon zonën e mbrojtur nëse është konstatuar se dëmtuesi karantinor përkatës është i pranishëm në atë zonë dhe plotësohet një nga kushtet e mëposhtme: a) nuk është vendosur asnjë zonë e shënuar, në përputhje me pikën 1, të nenit 38 të këtij ligji, brenda tre muajve nga konfirmimi zyrtar i pranisë së atij dëmtuesi; b) masat e çrrënjosjes të marra në një zonë të shënuar, në përputhje me pikën 1, të nenit 38 dhe nenet 26, 27 e 28 të këtij ligji, nuk kanë qenë të suksesshme brenda 24 muajve nga data e konfirmimit zyrtar të pranisë së atij dëmtuesi ose brenda një periudhe më të gjatë se 24 muaj, kur biologjia e dëmtuesit e justifikon këtë dhe kjo periudhë është përcaktuar sipas detyrimit të pikës 3, të nenit 37 të këtij ligji; c) informacioni i disponueshëm për ministrinë, në lidhje me zbatimin e masave, në përputhje me pikën 1 të nenit 38 të këtij ligji, tregon neglizhencë të rëndë në reagim ndaj pranisë së atij dëmtuesi në zonën e mbrojtur në fjalë. KREU V DËMTUESIT JOKARANTINORË TË RREGULLUAR (DJKRR) Neni 41 Përcaktimi i dëmtuesve jokarantinorë të rregulluar Një dëmtues është një “dëmtues jokarantinor i rregulluar” nëse përfshihet në listën e dëmtuesve jokarantinorë, të përmendur në nenin 42 të këtij ligji dhe plotëson të gjitha kushtet e mëposhtme: a) identiteti i tij përcaktohet në përputhje me pikën 1, të seksionit 4, të aneksit I të këtij ligji; b) është i pranishëm në territorin e Republikës së Shqipërisë; c) nuk është një dëmtues karantinor ose një dëmtues që u nënshtrohet masave që miratohen, në zbatim të pikës 2, të nenit 36 të këtij ligji; ç) transmetohet kryesisht nëpërmjet bimëve specifike për mbjellje, në përputhje me pikën 2, të seksionit 4, të aneksit I të këtij ligji; d) prania e tij në bimët për mbjellje ka një ndikim të papranueshëm ekonomik, në përputhje me pikën 3, të seksionit 4, të aneksit I të këtij ligji, për sa i përket përdorimit të synuar të këtyre bimëve për mbjellje; dh) disponohen masa të mundshme dhe efektive për të parandaluar praninë e tij në bimët për mbjellje në fjalë. Neni 42 Ndalimi i hyrjes dhe i lëvizjes së dëmtuesve jokarantinorë të rregulluar në bimët për mbjellje 1. Operatorët profesionistë nuk duhet të fusin një dëmtues jokarantinor të rregulluar ose ta zhvendosin atë nëpër territorin e Republikës së Shqipërisë në bimët për mbjellje, nëpërmjet të cilave ai transmetohet, siç përcaktohet në listën e përmendur në pikën 2 të këtij neni. Detyrimi sipas kësaj pike nuk zbatohet në rastet e lëvizjes së: a) bimëve për mbjellje, brenda ose ndërmjet mjediseve të operatorit profesionist në fjalë; b) bimëve për mbjellje, e nevojshme për dezinfektimin e tyre. 2. Lista që përcakton dëmtuesit jokarantinorë të rregulluar dhe bimët specifike për mbjellje, siç përmendet në shkronjën “ç”, të nenit 41 të këtij ligji, sipas rastit, me kategoritë e përmendura në pikën 6 të këtij neni, dhe kufijtë e përcaktuar në pikën 7 të këtij neni, përcaktohen sipas shkronjës “c”, të nenit 106 të këtij ligji. 3. Lista e përmendur në pikën 2 të këtij neni përfshin dëmtuesit, që dihet që ndodhin në territor dhe bimët përkatëse për mbjellje, të rregulluara në legjislacionin për materialin mbjellës bimor. Kjo listë nuk përfshin dëmtuesit karantinorë, si dhe dëmtuesit që u nënshtrohen masave të miratuara, në përputhje me pikën 2, të nenit 36 të këtij ligji. 4. Masat për parandalimin e pranisë së dëmtuesve jokarantinorë, të rregulluar nga territori i Republikës së Shqipërisë në bimët për mbjellje në fjalë, siç përmendet në shkronjën “dh”, të nenit 41 të këtij ligji, janë të përcaktuara në shkronjën “ç”, të pikës 1, të nenit 106 të këtij ligji. Këto masa, sipas rastit, kanë të bëjnë me hyrjen dhe lëvizjen brenda territorit të Republikës së Shqipërisë të këtyre bimëve. 5. Lista dhe masat e përmendura në pikat 2 dhe 4 të këtij neni përditësohen kur rezultatet e një vlerësimi tregojnë se: a) një dëmtues, që nuk është i përfshirë në listën e miratuar, në përputhje me pikën 2 të këtij neni, i plotëson kushtet e përcaktuara nga neni 41 i këtij ligji; b) një dëmtues, i përfshirë në listën e miratuar, në përputhje me pikën 2 të këtij neni, nuk plotëson më një ose më shumë nga kushtet e përcaktuara nga neni 41 i këtij ligji; c) ndryshimet në atë listë janë të nevojshme për sa u përket kategorive të përmendura në pikën 6 të këtij neni, apo kufijve të përcaktuar në pikën 7 të këtij neni; ose nëse ç) janë të nevojshme ndryshimet në masat e miratuara, sipas pikës 4 të këtij neni. 6. Kur shkronja “d”, e nenit 41 të këtij ligji plotësohet vetëm për një ose më shumë nga materialet parabazë, bazë ose të certifikuar, farërat ose farat e patateve apo materialet ose farat standarde apo CAC, siç përcaktohet në legjislacionin për materialin mbjellës bimor, lista e përmendur në pikën 2 të këtij neni përcakton kategoritë, ku thuhet se ndalimi i hyrjes dhe i lëvizjes, i përcaktuar në pikën 1 të këtij neni, vlen vetëm për këto kategori. 7. Kur shkronja “d”, e nenit 41 të këtij ligji përmbushet vetëm nëse dëmtuesi në fjalë është i pranishëm në një incidencë mbi një kufi të caktuar, më të lartë se zero, lista e përmendur në pikën 2 të këtij neni duhet të caktojë atë kufi duke përcaktuar se ndalimi i hyrjes dhe i lëvizjes, i parashikuar në pikën 1 të këtij neni, zbatohet vetëm mbi atë kufi. Një kufi i tillë vendoset vetëm nëse plotësohen njëkohësisht të dyja kërkesat e mëposhtme: a) është e mundur që operatorët profesionistë të sigurojnë që incidenca e atij dëmtuesi jokarantinor, e rregulluar në ato bimë për mbjellje, nuk e kalon atë kufi; b) është e mundur të verifikohet nëse ky kufi nuk është tejkaluar në shumë prej atyre bimëve për mbjellje. Parimet për menaxhimin e riskut të dëmtuesve zbatohen sipas përcaktimeve në seksionin 2 të aneksit II të këtij ligji. 8. Në rast se bimët për mbjellje janë futur ose janë zhvendosur brenda territorit të Republikës së Shqipërisë, në kundërshtim me pikën 1 të këtij neni, IPKSHB-ja dhe IPKP-ja marrin masat e nevojshme dhe njoftojnë autoritetin kompetent qendror për rastin në fjalë dhe për masat e marra, autoritetin kompetent homolog të një vendi tjetër, si dhe të vendit nga i cili u futën bimët për mbjellje në territorin e Republikës së Shqipërisë. Ky njoftim kryhet nëpërmjet sistemit të njoftimit elektronik, të parashikuar në pikën 4, të nenit 104. Neni 43 Dëmtuesit jokarantinorë të rregulluar, që përdoren për qëllime shkencore ose edukative, testime, përzgjedhjeje të varieteteve, seleksionimin ose ekspozita Ndalimi i parashikuar në nenin 42 të këtij ligji nuk zbatohet për dëmtuesit jokarantinorë të rregulluar, të cilët janë të pranishëm në bimë për mbjellje, të përdorura për qëllime shkencore ose edukative, testime, përzgjedhjeje të varieteteve, seleksionim ose ekspozita. KREU VI MASAT NË LIDHJE ME BIMËT, PRODUKTET BIMORE DHE OBJEKTET E TJERA Seksioni 1 Masat në lidhje me hyrjen në territorin e Republikës së Shqipërisë Neni 44 Ndalimi i hyrjes së bimëve, produkteve bimore dhe i objekteve të tjera në territorin e Republikës së Shqipërisë 1. Bimët, produktet bimore ose objekte të tjera, sipas pikës 2 të këtij neni, që kanë origjinë nga disa vende ose territore të tjera, nuk lejohet të hyjnë në territorin e Republikës së Shqipërisë. 2. Lista që përmban bimët, produktet bimore dhe objektet e tjera, të identifikuara edhe me kodin e tyre përkatës, në përputhje me klasifikimin në kodin NK, kur ai kod është i disponueshëm ose të tjera kode të referuara, kur specifikojnë më tej kodin NK, të zbatueshëm për një bimë, produkt bimor ose objekt tjetër të caktuar, të cilat ndalohen të hyjnë në territorin e Republikës së Shqipërisë së bashku me listën e vendeve, grupeve të vendeve ose zona specifike të vendeve, për të cilat zbatohet ndalimi, përcaktohen sipas shkronjës “d”, të nenit 106 të këtij ligji. 3. Kur një bimë, produkt bimor ose objekt tjetër me origjinë nga një vend tjetër ose që dërgohet në një vend tjetër paraqet një risk dëmtues të një niveli të papranueshëm për shkak të mundësisë që ai të strehojë një dëmtues karantinor dhe ai risk nga dëmtuesit nuk mund të reduktohet në një nivel të pranueshëm, duke zbatuar një ose më shumë nga masat e përcaktuara në pikat 2 dhe 3, të seksionit 1, të aneksit II të këtij ligji, lista e përmendur në pikën 2 të këtij neni përditësohet në përputhje me rrethanat për të përfshirë në listë atë bimë, produkt bimor ose objekt tjetër dhe vendet, grupet e vendeve ose zonat specifike të vendeve në fjalë. Ndryshimi i listës bëhet edhe kur një bimë, produkt bimor ose objekt tjetër, i përfshirë në atë listë, nuk përbën një risk dëmtues të një niveli të papranueshëm ose paraqet një risk të tillë, por ai rrezik reduktohet në një nivel të pranueshëm, duke zbatuar një ose më shumë nga masat e përcaktuara në pikat 2 dhe 3, të seksionit 1, të aneksit II të këtij ligji. Pranueshmëria e nivelit të atij risku nga dëmtuesit vlerësohet në përputhje me parimet e përcaktuara në seksionin 2, të aneksit II të këtij ligji, kur është e përshtatshme në lidhje me një ose më shumë vende specifike. 4. Kur bimët, produktet bimore ose objektet e tjera kanë hyrë në territorin e Republikës së Shqipërisë në kundërshtim me pikën 1 të këtij neni, IPKZPIK-ja njofton ministrinë, e cila njofton vendin nga i cili bimët, produktet bimore ose objektet e tjera kanë hyrë. Neni 45 Bimët, produktet bimore dhe objektet e tjera që u nënshtrohen kërkesave të veçanta dhe ekuivalente 1. Bimë, produkte bimore ose objekte të tjera të caktuara hyjnë ose zhvendosen brenda territorit të Republikës së Shqipërisë vetëm nëse plotësohen kërkesa të veçanta ose kërkesa ekuivalente. Këto bimë, produkte bimore ose objekte të tjera mund ta kenë origjinën nga vende të tjera ose nga brenda territorit të Republikës së Shqipërisë. 2. Lista që përmban bimët, produktet bimore dhe objektet e tjera, të identifikuara nga kodi i tyre përkatës NK, kur ai kod është i disponueshëm, ose kode të tjera përveç tij, kur ato specifikojnë më tej kodin NK, të zbatueshëm për një bimë të caktuar, produkt bimor ose objekt tjetër dhe kërkesat e veçanta përkatëse, të përmendura në pikën 1 të këtij neni, përcaktohen sipas shkronjave “dh” dhe “e” të nenit 106 të këtij ligji. Kur është e mundur, kjo listë përfshin vendet e tjera, grupe vendesh ose zona specifike brenda vendeve në fjalë. 3. Lista e përmendur në pikën 2 të këtij neni përditësohet kur një bimë, produkt bimor ose objekt tjetër përbën një risk dëmtues të një niveli të papranueshëm, për shkak të gjasave që ai të strehojë një dëmtues karantinor dhe ai risk nga dëmtuesi reduktohet në një nivel të pranueshëm, duke zbatuar një ose më shumë nga masat e përcaktuara në pikat 2 dhe 3, të seksionit 1, të aneksit II të këtij ligji, për të përfshirë në listë atë bimë, produkt bimor ose objekt tjetër dhe masat që do të zbatohen ndaj tij. Këto masa dhe kërkesat e përmendura në pikën 2 të këtij neni përbëjnë “kërkesat e veçanta”. Masat e përcaktuara në paragrafin e parë të kësaj pike mund të marrin formën e kërkesave të veçanta, të miratuara në përputhje me pikën 1, të nenit 49 të këtij ligji, për hyrjen në territorin e Republikës së Shqipërisë të bimëve, produkteve bimore ose objekteve të tjera të veçanta, që janë ekuivalente me kërkesa të veçanta për hyrjen dhe lëvizjen brenda territorit të Republikës së Shqipërisë të këtyre bimëve, produkteve bimore ose objekteve të tjera (kërkesa ekuivalente). Kur një bimë, produkt bimor ose objekt tjetër, i përfshirë në listën e përmendur në pikën 2 të këtij neni nuk paraqet risk dëmtues të një niveli të papranueshëm ose paraqet një risk të tillë, që nuk mund të reduktohet në një nivel të pranueshëm nga kërkesat e veçanta, ajo listë përditësohet në përputhje me rrethanat, duke e hequr atë bimë, produkt bimor ose objekt tjetër nga lista ose duke e përfshirë në listën e përmendur në pikën 2, të nenit 44 të këtij ligji. Vlerësimi i pranueshmërisë së nivelit të riskut nga dëmtuesi dhe masat për të reduktuar atë risk në një nivel të pranueshëm miratohen në përputhje me parimet e përcaktuara në seksionin 2, të aneksit II të këtij ligji, kur është rasti, në lidhje me një ose më shumë vende të tjera specifike ose pjesë të tyre. 4. Në rast se bimët, produktet bimore ose objektet e tjera kanë hyrë ose kanë lëvizur brenda territorit të Republikës së Shqipërisë, në kundërshtim me pikën 1 të këtij neni, merren dhe miratohen masat e nevojshme në përputhje me legjislacionin për kontrollet zyrtare dhe veprimtaritë e tjera zyrtare. Sipas rastit, IPKSHB-ja, IPKP-ja dhe IPKZPIK-ja njoftojnë autoritetin kompetent qendror, i cili më pas njofton vendin tjetër, nga i cili bimët, produktet bimore ose objektet e tjera kanë hyrë në territorin e Republikës së Shqipërisë. Neni 46 Kufizimet në bazë të një vlerësimi paraprak për hyrjen në territorin e Republikës së Shqipërisë të bimëve, produkteve bimore dhe objekteve të tjera me risk të lartë 1. Një bimë, produkt bimor ose objekt tjetër me origjinë nga një vend tjetër dhe që nuk është i listuar në përputhje me nenin 44 të këtij ligji, apo nuk mbulohet mjaftueshëm nga kërkesat e parashikuara në nenin 45 të këtij ligji, ose që nuk u nënshtrohet masave të përkohshme të nenit 54 të këtij ligji, dhe që, në bazë të një vlerësimi paraprak, paraqet një risk dëmtues të një niveli të papranueshëm për territorin e Republikës së Shqipërisë, është një “bimë me rrezikshmëri të lartë”, “produkt bimor me rrezikshmëri të lartë” ose “objekt tjetër me rrezikshmëri të lartë” (bimë, produkte bimore ose objekte të tjera me rrezikshmëri të lartë). Vlerësimi paraprak merr parasysh, sipas rastit, për atë bimë, produkt bimor ose objekt tjetër, kriteret e përcaktuara, sipas aneksit III të këtij ligji. Procedura për kryerjen e listimit të bimëve, produkteve bimore dhe objekteve të tjera me rrezikshmëri të lartë miratohet me udhëzim të ministrit. Ky udhëzim parashikon elementet e mëposhtme: a) përgatitjen e evidencës për vlerësimin e bimëve, produkteve bimore dhe objekteve të tjera me rrezikshmëri të lartë; b) veprimet që duhen ndërmarrë pas marrjes së evidencës; c) procedurat për atë vlerësim; ç) trajtimin e evidencës në përputhje me konfidencialitetin dhe mbrojtjen e të dhënave. 2. Bimët, produktet bimore ose objektet e tjera me risk të lartë, pjesë e listës së përcaktuar në pikën 3 të këtij neni, nuk lejohen të hyjnë në territorin e Republikës së Shqipërisë nga vende të tjera, grupvendesh ose zona të veçanta të këtyre vendeve të origjinës, të përfshira në atë listë. 3. Lista me bimët, produktet bimore ose objektet e tjera me risk të lartë, të referuara në pikën 1 të këtij neni, duke u renditur përkohësisht në nivelin e duhur taksonomik, në pritje të vlerësimit të riskut, të referuar në pikën 4 të këtij neni, dhe, sipas rastit, lista me vende të tjera ose zona specifike të këtyre vendeve të origjinës, miratohen me urdhër të ministrit. Bimët, produktet bimore dhe objektet e tjera të përfshira në atë listë, aty ku është e mundur, identifikohen gjithashtu nga kodi i tyre përkatës NK, kur ai kod është i disponueshëm. Kodet e tjera, të përcaktuara nga legjislacioni, përveç kësaj, do të referohen aty ku specifikojnë më tej kodin NK, të zbatueshëm për një bimë, produkt bimor ose objekt tjetër të veçantë. 4. Nëse në bazë të vlerësimit të riskut arrihet në përfundimin se bima, produkti bimor ose objekti tjetër me origjinë nga një vend tjetër, grupvendesh ose zonë specifike e këtyre vendeve në fjalë, sipas pikës 2 të këtij neni, në nivelin e taksonomisë, sipas listës së parashikuar në pikën 3 të këtij neni, ose nën atë nivel, nuk përbën risk të një niveli të papranueshëm nga gjasat për të strehuar një dëmtues karantinor, lista përditësohet duke e hequr atë bimë, produkt bimor ose një objekt tjetër nga lista e përmendur në pikën 3 të këtij neni, për vendet në fjalë. Nëse është konkluduar në bazë të një vlerësimi të riskut se bima, produkti bimor ose objekt tjetër me origjinë nga një vend tjetër, grupvendesh ose zona specifike e këtyre vendeve në fjalë, të përmendura në pikën 2 të këtij neni, përbën një risk të papranueshëm për shkak të mundësisë që të strehojë një dëmtues karantinor dhe se ai risk dëmtuesi nuk mund të reduktohet në një nivel të pranueshëm, duke zbatuar një ose më shumë nga masat e përcaktuara në pikat 2 dhe 3, të seksionit 1, të aneksit II të këtij ligji, lista përditësohet duke e hequr atë bimë, produkt bimor ose objekt tjetër dhe vendet e përfshira nga lista e përmendur në pikën 2 të këtij neni dhe e shtojnë atë në listën e përmendur në nenin 44 të këtij ligji. Nëse në bazë të një vlerësimi të riskut, arrihet në përfundimin se bima, produkti bimor ose objekti tjetër me origjinë nga një vend tjetër, grupvendesh ose zonë specifike e këtyre vendeve, të përmendura në pikën 2 të këtij neni, përbën një risk të papranueshëm, por që risku mund të reduktohet në një nivel të pranueshëm, duke zbatuar një ose disa nga masat e përcaktuara në pikat 2 dhe 3, të seksionit 1, të aneksit II të këtij ligji, lista përditësohet duke e hequr atë bimë, produkt bimor ose objekt tjetër dhe vendin tjetër, grupin e vendeve ose zona specifike të këtyre vendeve nga lista e përmendur në pikën 2 të këtij neni, dhe duke i shtuar në listën e përmendur në nenin 45 të këtij ligji. 5. Kur identifikohet një kërkesë për import të bimëve, produkteve bimore ose objekteve të tjera të listuara në listën e përcaktuar në pikën 3 të këtij neni, vlerësimi i riskut, i përmendur në pikën 4 të këtij neni, kryhet brenda një periudhe të përshtatshme dhe të arsyeshme kohore. Kur është e përshtatshme, vlerësimi kufizohet në bimët, produktet bimore ose objektet e tjera të një vendi ose grupvendesh të caktuara të origjinës ose nga është nisur dërgesa. 6. Rregullat specifike në lidhje me procedurën që ndiqet për të kryer vlerësimin e riskut, të përmendur në pikën 4 të këtij neni, miratohen me udhëzim të ministrit. Neni 47 Përjashtime të përkohshme nga ndalimet e parashikuara në nenet 44 e 46 dhe nga kërkesat e parashikuara në nenin 45 1. Me përjashtim të pikës 1, të nenit 44 dhe të pikave 1 e 2, të nenit 45, ministri miraton me urdhër përjashtime të përkohshme në lidhje me futjen në territorin e Republikës së Shqipërisë të bimëve specifike, produkteve bimore dhe objekteve të tjera me origjinë nga një ose më shumë vende të tjera, që paraqesin një risk fitosanitar, i cili ende nuk është vlerësuar plotësisht, masat e përkohshme në lidhje me futjen e këtyre bimëve, produkteve bimore dhe objekteve të tjera në territorin e vendit, në përputhje me parimet e përcaktuara në seksionin 2, të aneksit II. 2. Përjashtimet e përkohshme, të parashikuara në pikën 1 të këtij neni, miratohen vetëm nëse janë plotësuar kushtet e mëposhtme: a) autoriteti kompetent qendror ka siguruar prova që justifikojnë miratimin e përjashtimeve të përkohshme, me kërkesa të barasvlershme ose më të rënda se ato të parashikuara në nenin 45, ose vendi tjetër ka paraqitur pranë autoritetit kompetent qendror një kërkesë që përmban garanci zyrtare me shkrim për aplikimin në territorin e tij, përpara dhe në momentin e bërjes së kërkesës, të masave që janë të nevojshme për adresimin e riskut fitosanitar në fjalë; b) një vlerësim ka treguar se ato bimë, produkte bimore ose objekte të tjera paraqesin një risk, që mund të reduktohet në një nivel të pranueshëm, duke aplikuar masat që janë të nevojshme për adresimin e rrezikut fitosanitar në fjalë. 3. Ministri miraton me urdhër procedurën që duhet ndjekur për përjashtimet e përkohshme, të parashikuara në pikën 1 të këtij neni. 4. Me përjashtim të pikave 2 dhe 3, të nenit 46, ministri miraton me urdhër përjashtime të përkohshme nëse plotësohen të gjitha kushtet e mëposhtme: a) risku fitosanitar i bimëve, produkteve bimore ose objekteve të tjera me risk të lartë nuk është vlerësuar ende plotësisht; b) një vlerësim i përkohshëm ka treguar se ato bimë, produkte bimore ose objekte të tjera paraqesin një risk që mund të reduktohet në një nivel të pranueshëm, duke zbatuar masat që janë të nevojshme për të trajtuar riskun fitosanitar në fjalë; c) nuk është miratuar ende asnjë akt nënligjor në përputhje me pikën 4, të nenit 46 në lidhje me bimët, produktet bimore ose objektet e tjera në fjalë. 5. Aktet nënligjore të parashikuara në pikat 1 dhe 4 të këtij neni parashikojnë raportimin vjetor nga vendi tjetër në lidhje me zbatimin e masave të përkohshme përkatëse. Në rast se një raport çon në përfundimin se risku në fjalë nuk trajtohet siç duhet nga masat e raportuara, akti që parashikon këto masa shfuqizohet menjëherë ose ndryshohet sipas nevojës. 6. Periudha e zbatimit të aktit nënligjor, e parashikuar në pikën 1 të këtij neni, është jo më shumë se pesë vjet. Kjo periudhë rinovohet dhe përjashtimi në fjalë u nënshtrohet kërkesave të ndryshuara, nëse arsyetohet në bazë të një vlerësimi të përditësuar. Neni 48 Kushtet specifike të importit për hyrjen në territorin e Republikës së Shqipërisë të materialit të ambalazhit prej druri 1. Materiali i ambalazhit prej druri, nëse përdoret ose jo për transportin e objekteve të të gjitha llojeve, lejohet të hyjë në territorin e Republikës së Shqipërisë vetëm nëse plotëson të gjitha kërkesat e mëposhtme: a) u është nënshtruar një ose më shumë trajtimeve të miratuara në përputhje me pikën 2 të këtij neni; b) është vulosur me shenjën që vërteton se u është nënshtruar trajtimeve të përmendura në shkronjën “a” të kësaj pike; Kjo pikë nuk zbatohet për materialin e ambalazhit të drurit, që u nënshtrohet përjashtimeve të parashikuara sipas nenit 97 të këtij ligji. 2. Kërkesat e përcaktuara në lidhje me trajtimet e miratuara dhe shenjat përkatëse, që vërtetojnë që u është nënshtruar këtyre trajtimeve, miratohen dhe përditësohen sipas nenit 97 të këtij ligji, në përputhje me standardet ndërkombëtar për masat fitosanitare (ISPM15) për rregullat e materialit të ambalazhimit prej druri në tregtinë ndërkombëtare për kriteret në import. Neni 49 Vendosja e kërkesave ekuivalente 1. Kërkesat ekuivalente miratohen me udhëzim të ministrit, nëse kërkohet nga një vend tjetër dhe nëse plotësohen kushtet e mëposhtme: a) vendi, në kuadër të kontrolleve zyrtare, zbaton një ose më shumë prej masave të specifikuara, duke siguruar një nivel mbrojtjeje fitosanitare, që është ekuivalente me kërkesat e veçanta në lidhje me hyrjen ose me lëvizjen brenda territorit të Republikës së Shqipërisë të bimëve, produkteve të bimëve dhe objekteve të tjera në fjalë; b) vendi në fjalë siguron se masat e specifikuara, të përmendura në shkronjën “a” të kësaj pike, arrijnë nivelin e mbrojtjes fitosanitare të përmendur në shkronjën “a” të kësaj pike. 2. Ministria kryen vlerësime në atë vend, në përputhje me marrëveshjet ndërkombëtare, për të verifikuar nëse plotësohen kushtet e referuara në shkronjat “a” dhe “b”, të pikës 1 të këtij neni, ose merr në konsideratë kontrollet dhe rezultatet e ekspertëve të vendit në fjalë. Neni 50 Informacioni që u jepet udhëtarëve dhe klientëve të shërbimeve postare 1. IPKZPIK-ja në pikat e kalimit kufitar (PKK), në bashkëpunim me autoritetin doganor, në portet detare, aeroportet dhe operatorët e transportit ndërkombëtar në Republikën e Shqipërisë, ofrojnë informacion për pasagjerët në lidhje me ndalimet e parashikuara në pikën 2, të nenit 44, kërkesat e përmendura në pikën 2, të nenit 45, në pikën 3, të nenit 46 dhe përjashtimet e parashikuara në pikën 2, të nenit 76 të këtij ligji, në lidhje me hyrjen e bimëve, produkteve bimore dhe objekteve të tjera në territorin e Republikës së Shqipërisë. Ky informacion ofrohet në formën e posterave ose broshurave dhe, kur është e mundur, në faqet e tyre zyrtare të internetit. 2. Shërbimet postare dhe operatorët profesionistë, të përfshirë në shitje nëpërmjet kontratave në distancë, u ofrojnë gjithashtu klientëve të tyre informacionin në lidhje me bimët, produktet bimore dhe objektet e tjera, të përmendura në pikën 1 të këtij neni, të paktën përmes internetit. 3. Rregullat për procedurën në zbatim të këtij neni, për prezantimin/paraqitjen dhe përdorimin e këtyre posterave e të broshurave miratohen me udhëzim të ministrit. Neni 51 Përjashtimi nga ndalimet dhe kërkesat për zonat kufitare 1. Përjashtimisht nga rregullimet e pikës 1, të nenit 44, të pikës 1, të nenit 45 dhe të pikës 2, të nenit 46 të këtij ligji, ministria aprovon dhe lejon futjen në territorin e Republikës së Shqipërisë të bimëve, produkteve bimore dhe objekteve të tjera, që plotësojnë të gjitha kushtet e mëposhtme: a) janë rritur ose janë prodhuar në zona të vendeve të tjera, në afërsi të kufirit tokësor të Republikës së Shqipërisë, referuar si zonat kufitare; b) kanë hyrë në zona të territorit të Republikës së Shqipërisë nga zona që ndodhen menjëherë përtej kufirit, referuar si zonat kufitare të Republikës së Shqipërisë; c) janë objekt përpunimi në zonat kufitare, në mënyrë të tillë që të eliminohet çdo risk nga dëmtuesit; ç) nuk paraqesin risk për përhapjen e dëmtuesve karantinorë ose të dëmtuesve që u nënshtrohen masave të miratuara, në përputhje me nenin 36 të këtij ligji, të shkaktuara nga lëvizjet brenda zonës kufitare. Këto bimë, produkte bimore dhe objekte të tjera zhvendosen vetëm në zonat kufitare dhe brenda tyre, duke iu nënshtruar në çdo rast kontrollit zyrtar nga autoriteti kompetent. 2. Për zbatimin e pikës 1 të këtij neni, ministri miraton me udhëzim si më poshtë: a) gjerësinë maksimale të zonave kufitare dhe të zonave kufitare të Republikës së Shqipërisë, sipas rastit, për bimë, produkte bimore ose objekte të tjera të veçanta; b) distancën maksimale të lëvizjes së bimëve, produkteve bimore dhe objekteve të tjera brenda zonave kufitare dhe zonave kufitare të Republikës së Shqipërisë; c) procedurat për lejimin e hyrjes në zonat kufitare e brenda tyre të bimëve, produkteve bimore dhe objekteve të tjera, të referuara në pikën 1 të këtij neni. Gjerësia e atyre zonave duhet të jetë e tillë që të sigurojë që hyrja dhe lëvizja e atyre bimëve, produkteve bimore dhe objekteve të tjera në territorin e Republikës së Shqipërisë nuk paraqet ndonjë risk nga dëmtuesit për territorin e Republikës së Shqipërisë ose pjesë të tij. 3. Udhëzimi i ministrit, i referuar në pikën 2 të këtij neni, sipas rastit, përcakton edhe kushtet ose masat specifike në lidhje me hyrjen në zonat kufitare të bimëve, produkteve bimore ose objekteve të tjera të veçanta, si dhe përcakton vendin tjetër specifik, objekt i këtij neni. Ky akt miratohet në përputhje me aneksin II të këtij ligji dhe duke marrë parasysh zhvillimin e njohurive shkencore e teknike, si edhe standardet ndërkombëtare. 4. Kur bimë, produkte bimore ose objekte të tjera kanë hyrë në territorin e Republikës së Shqipërisë në kundërshtim me këtë nen, IPKZPIK-ja ose IPKSHB-ja dhe/ose IPKP-ja, sipas rastit, marrin masat e nevojshme dhe njoftojnë ministrinë, e cila njofton më pas vendin nga kanë hyrë në zonën kufitare përkatëse bimët, produktet bimore ose objektet e tjera. Neni 52 Kërkesat për transitin fitosanitar 1. Përjashtimisht nga rregullimet e pikës 1, të nenit 44, të pikës 1, të nenit 45, të pikës 2, të nenit 46, të pikës 1, të nenit 73 dhe të nenit 74 të këtij ligji, bimët, produktet bimore dhe objektet e tjera lejohen të hyjnë në Republikën e Shqipërisë dhe kalojnë nëpërmjet territorit të saj për në një vend tjetër në formën e transitit fitosanitar, nëse plotësojnë të dyja kushtet e mëposhtme: a) shoqërohen me një deklaratë të nënshkruar të operatorit profesionist, përgjegjës për ato bimë, produkte bimore dhe objekte të tjera, ku tregohet se ato bimë, produkte bimore ose objekte të tjera janë në transit fitosanitar; b) ambalazhohen dhe lëvizin në mënyrë të tillë që të mos ketë risk për përhapjen e dëmtuesve karantinorë gjatë hyrjes në territorin e Republikës së Shqipërisë dhe kalimit të tyre nëpër këtë territor. 2. IPKZPIK-ja ndalon transitin fitosanitar nëse bimët, produktet bimore ose objektet e tjera në fjalë nuk janë në përputhje apo ka prova të arsyeshme që ato nuk do të jenë në përputhje me kushtet e përcaktuara në pikën 1 të këtij neni. Neni 53 Bimët, produktet bimore dhe objektet e tjera, të përdorura për testime zyrtare, qëllime shkencore ose edukative, eksperimente, përzgjedhje të varieteteve ose seleksionim 1. Përjashtimisht nga rregullimet e pikës 1, të nenit 44, të pikës 1, të nenit 45 dhe të pikës 2, të nenit 46 të këtij ligji, ministria aprovon lejimin përkohësisht për hyrjen dhe lëvizjen brenda territorit të Republikës së Shqipërisë të bimëve, produkteve bimore dhe objekteve të tjera, të përdorura për testime zyrtare, qëllime shkencore ose edukative, eksperimente, përzgjedhje të varieteteve ose seleksionim. Aprovimi për lejimin e përkohshëm jepet për aktivitetin në fjalë vetëm nëse vendosen kufizime të përshtatshme për të siguruar që prania e bimëve, produkteve bimore ose objekteve të tjera nuk shkakton një risk të papranueshëm të përhapjes së dëmtuesit karantinor ose një dëmtuesi, që u nënshtrohet masave të miratuara në përputhje me nenin 36 të këtij ligji, duke marrë parasysh identitetin, biologjinë dhe mjetet e përhapjes së dëmtuesve në fjalë, aktivitetin e parashikuar, ndërveprimin me mjedisin dhe faktorë të tjerë të rëndësishëm, në lidhje me riskun nga dëmtuesit që paraqesin ato bimë, produkte bimore apo objekte të tjera. 2. Formati i aprovimit, i miratuar në përputhje me pikën 1 të këtij neni, përfshin të gjitha kushtet e mëposhtme: a) bimët, produktet bimore ose objektet e tjera në fjalë mbahen në një vend dhe në kushte që konsiderohen të përshtatshme nga autoritetet kompetente, të përcaktuara në urdhër; b) aktiviteti, që përfshin këto bimë, produkte bimore ose objekte të tjera, kryhet në një stacion karantine apo në një objekt izolimi të caktuar, në përputhje me nenin 62 të këtij ligji, nga autoriteti kompetent i përcaktuar në urdhër; c) aktiviteti, që përfshin ato bimë, produkte bimore ose objekte të tjera, kryhet nga një personel, i cili është vlerësuar se ka kompetencat shkencore e teknike dhe është konsideruar se është i pranueshëm nga autoriteti kompetent, i përcaktuar në urdhër; ç) bimët, produktet bimore ose objekte të tjera shoqërohen me urdhrin e lejimit të përkohshëm, kur hyjnë ose lëvizin brenda territorit të Republikës së Shqipërisë. 3. Aprovimi i përmendur në pikën 1 të këtij neni kufizohet në sasinë dhe kohëzgjatjen, që është e përshtatshme për veprimtarinë në fjalë dhe nuk duhet të kalojë kapacitetin e stacionit karantinor të caktuar ose të objekteve të izolimit. Ai përfshin kufizimet e nevojshme për të eliminuar në mënyrë të përshtatshme riskun e përhapjes së dëmtuesve karantinorë ose dëmtuesve që u nënshtrohen masave të miratuara në zbatim të nenit 36 të këtij ligji. 4. IPKZPIK-ja, IPKP-ja dhe IPKSHB-ja monitorojnë respektimin e kushteve, të përmendura në pikën 2 të këtij neni, si edhe kufizimet e ndalimet e përmendura në pikën 3 të këtij neni, dhe marrin masat e nevojshme, në rast se kushtet, kufizimet ose ndalimet nuk respektohen. Sipas rastit, IPKSHB-ja dhe IPKP-ja i propozojnë ministrisë shfuqizimin e aprovimit, të përmendur në pikën 1 të këtij neni. 5. Miratohen me udhëzim të ministrit rregullat e hollësishme në lidhje me: a) shkëmbimin e informacionit mes IPKSHB-së, IPKP-së dhe IPKZPIK-së dhe informimin e ministrisë në lidhje me hyrjen dhe lëvizjen brenda territorit të Republikës së Shqipërisë të bimëve, produkteve bimore dhe objekteve të tjera; b) procedurat e aprovimit dhe kushtet për lejimin e përkohshëm, të referuara në pikën 1 të këtij neni; c) kërkesat për monitorimin e përputhshmërisë dhe veprimet që ndërmerren në rast të mospërputhjes, siç përmendet në pikën 4 të këtij neni. Neni 54 Masat e përkohshme në lidhje me bimët, produktet bimore dhe objektet e tjera që mund të paraqesin risqe, të identifikuara rishtazi nga dëmtues ose risqe fitosanitare të tjera të dyshuara 1. Masat e përkohshme për hyrjen dhe lëvizjen brenda territorit të Republikës së Shqipërisë të bimëve, produkteve bimore dhe objekteve të tjera nga vende të tjera, miratohen me udhëzim të ministrit kur plotësohen kushtet e mëposhtme: a) bimët, produktet bimore ose objektet e tjera mund të paraqesin risqe të identifikuara rishtazi nga dëmtues, të cilët nuk mbulohen mjaftueshëm nga asnjë prej masave të marra në shkallë vendi dhe nuk janë të lidhura ose nuk mund të lidhen ende me dëmtuesit karantinorë ose dëmtuesit, që u nënshtrohen masave të marra në zbatim të nenit 36 të këtij ligji; b) ka përvojë të pamjaftueshme fitosanitare në lidhje me speciet e reja bimore ose rrugët për sa i përket tregtisë së atyre bimëve, produkteve bimore dhe objekteve të tjera, të dërguara nga vendi i origjinës ose nga një vend tjetër; c) nuk është kryer asnjë vlerësim për risqet e identifikuara rishtazi nga dëmtuesi në territorin e Republikës së Shqipërisë në lidhje me bimët, produktet bimore ose objekte të tjera nga vendet e tjera. 2. Masat e përkohshme, të përmendura në pikën 1 të këtij neni, miratohen sipas seksionit 2 të aneksit II dhe aneksit IV të këtij ligji. Kur është e nevojshme dhe, sipas rastit, ndërmerren një ose më shumë nga masat e mëposhtme: a) inspektime dhe mostrime sistematike dhe intensive në pikën e hyrjes të çdo loti të bimëve, produkteve bimore ose objekteve të tjera, që hyjnë në territorin e Republikës së Shqipërisë dhe testimin e mostrave; b) një periudhë karantinimi brenda një stacioni karantine ose një objekt izolimi, siç referohet në nenin 62, të këtij ligji, për të verifikuar mungesën e riskut, të identifikuar rishtazi nga dëmtuesi, në lidhje me ato bimë, produkte bimore ose objekte të tjera; c) ndalimi i hyrjes së këtyre bimëve, produkteve bimore ose objekteve të tjera në territorin e Republikës së Shqipërisë. Në rastet e parashikuara në shkronjat “a” dhe “b”, të kësaj pike, udhëzimi i përmendur në pikën 1 të këtij neni përcakton edhe masat specifike që duhen marrë përpara hyrjes në territorin e Republikës së Shqipërisë të këtyre bimëve, produkteve bimore ose objekteve të tjera. 3. Masat e përkohshme, të përcaktuara në pikën 1 të këtij neni, zbatohen për një periudhë kohore të përshtatshme dhe të arsyeshme, në pritje të klasifikimit të dëmtuesve, që lidhen me këto bimë, produkte bimore ose objekte të tjera, të ardhura nga vende të tjera dhe vlerësimit të plotë të risqeve, të paraqitura nga ata dëmtues, në përputhje me seksionin 1, të aneksit I të këtij ligji. 4. Përjashtimisht nga rregullimet e masat e marra, në zbatim të pikës 1 të këtij neni, për hyrjen dhe lëvizjen brenda territorit të Republikës së Shqipërisë të bimëve, produkteve bimore ose objekteve të tjera, të përdorura për testime zyrtare, qëllime shkencore ose edukative, eksperimente, përzgjedhje të varieteteve ose seleksionim, zbatohet neni 53 i këtij ligji. 5. IPKSHB-ja, IPKP-ja dhe IPKZPIK-ja brenda datës 30 prill të çdo viti i paraqet ministrisë një raport për zbatimin gjatë vitit kalendarik paraardhës të masave të përcaktuara në shkronjat “a” ose “b”, të pikës 2 të këtij neni. Kur është e mundur, njoftohet gjithashtu shteti nga i cili bimët, produktet bimore ose objektet e tjera janë dërguar për të hyrë në territorin e Republikës së Shqipërisë. Seksioni 2 Masat në lidhje me zonat e mbrojtura Neni 55 Ndalimi i hyrjes së bimëve, produkteve bimore dhe objekteve të tjera në zonat e mbrojtura 1. Disa bimë, produkte bimore ose objekte të tjera me origjinë nga vende të tjera ose brenda territorit të Republikës së Shqipërisë nuk lejohen të hyjnë në zona të mbrojtura të caktuara. 2. Lista që përmban bimët, produktet bimore dhe objektet e tjera, të përmendura në pikën 1 të këtij neni, të cilat ndalohen të hyjnë në zona të caktuara të mbrojtura, përcaktohet sipas parashikimeve të shkronjës “ë”, të nenit 106 të këtij ligji. Kjo listë përfshin bimët, produktet bimore dhe objektet e tjera, si dhe zonat e mbrojtura përkatëse dhe, sipas rastit, vendin e tyre të origjinës. Bimët, produktet bimore dhe objektet e tjera identifikohen në këtë listë me kodin e tyre përkatës NK, kur ai kod është i disponueshëm, dhe kode të tjera, të përcaktuara nga legjislacioni, kur ato specifikojnë më tej kodin NK, të zbatueshëm për një bimë, produkt bimor ose objekt tjetër specifik. 3. Kur një bimë, produkt bimor ose objekt tjetër, që vjen nga jashtë zonës së mbrojtur, paraqet një risk nga dëmtuesit në një nivel të papranueshëm, si rrjedhojë e mundësisë së tij për të strehuar dëmtuesit karantinorë të zonës së mbrojtur përkatëse dhe ky risk nuk mund të reduktohet në një nivel të pranueshëm, duke zbatuar një ose më shumë nga masat e përcaktuara në pikat 2 dhe 3, të seksionit 1, të aneksit II të këtij ligji, bima, produkti bimor ose objekti tjetër, si dhe zona ose zonat e mbrojtura në fjalë listohen në listën e përcaktuar në pikën 2 të këtij neni. Kur një bimë, produkt bimor ose objekt tjetër, i përfshirë në atë listë, nuk përbën një risk nga dëmtuesit në një nivel të papranueshëm ose paraqet një risk të tillë, por ky risk reduktohet në një nivel të pranueshëm, duke zbatuar një ose më shumë nga masat e përcaktuara në pikat 2 dhe 3, të seksionit 1, të aneksit II të këtij ligji, lista e përcaktuar në pikën 2 të këtij neni ndryshohet në përputhje me rrethanat. Pranueshmëria e nivelit të këtij risku nga dëmtuesi do të vlerësohet në përputhje me parimet e përcaktuara në seksionin 2, të aneksit II të këtij ligji. 4. IPKZPIK-ja, IPKP-ja dhe IPKSHB-ja njoftojnë ministrinë në çdo rast kur bima, produkte bimore ose objekte të tjera kanë hyrë ose janë zhvendosur brenda zonës së mbrojtur, duke shkelur kufizimet e miratuara në bazë të këtij neni. Ministria, sipas rastit, njofton vendin nga i cili kanë hyrë këto bimë, produkte bimore ose objekte të tjera në zonën e mbrojtur. Neni 56 Bimët, produktet bimore dhe objektet e tjera, që u nënshtrohen kërkesave të veçanta për zonat e mbrojtura 1. Disa bimë, produkte bimore ose objekte të tjera hyjnë ose lëvizin brenda zonave të mbrojtura të caktuara vetëm nëse plotësohen kërkesat e veçanta për ato zona të mbrojtura. 2. Lista që përmban bimët produktet bimore dhe objektet e tjera, zonat e tyre të mbrojtura përkatëse dhe kërkesat e veçanta përkatëse për zonat e mbrojtura, përcaktohet në urdhrin që miratohet sipas shkronjës “f”, të nenit 106 të këtij ligji. Bimët, produktet bimore dhe objektet e tjera identifikohen në listë nga kodi i tyre përkatës NK, kur ai kod është i disponueshëm, dhe kode të tjera të përcaktuara nga legjislacioni i vendit tonë, kur ato specifikojnë më tej kodin NK, të zbatueshëm për një bimë, produkt bimor ose objekt tjetër specifik. 3. Kur një bimë, produkt bimor ose objekt tjetër, që vjen nga jashtë zonës së mbrojtur në fjalë, paraqet një risk nga dëmtuesi të një niveli të papranueshëm për atë zonë të mbrojtur, si rrjedhojë e mundësisë së tij për të strehuar një dëmtues karantinor të zonës së mbrojtur dhe ky risk reduktohet në një nivel të pranueshëm, duke zbatuar një ose më shumë nga masat e përcaktuara në pikat 2 dhe 3, të seksionit 1, të aneksit II të këtij ligji, lista e përcaktuar në pikën 2 të këtij neni ndryshohet sipas shkronjës “f”, të nenit 106 të këtij ligji, për të përfshirë në këtë listë atë bimë, produkt bimor ose objekt tjetër, si dhe masat e aplikueshme. Këto masa dhe kriteret e përmendura në pikën 2 të këtij neni përbëjnë “kritere të veçanta për zonat e mbrojtura”. Kur një bimë, produkt bimor ose objekt tjetër, i përfshirë në atë listë, nuk përbën një risk nga dëmtuesi në një nivel të papranueshëm për zonën e mbrojtur në fjalë ose paraqet një risk të tillë, por ky risk nuk mund të reduktohet në një nivel të pranueshëm, duke zbatuar kriteret e veçanta për zonat e mbrojtura, lista e përcaktuar në pikën 2 të këtij neni ndryshohet me urdhër të ministrit në përputhje me rrethanat. Vlerësimi i pranueshmërisë së nivelit të këtij risku nga dëmtuesi dhe miratimi i masave për të reduktuar këtë risk në një nivel të pranueshëm bëhet në përputhje me parimet e përcaktuara në seksionin 2, të aneksit II të këtij ligji. 4. IPKZPIK-ja, IPKP-ja dhe IPKSHB-ja njoftojnë ministrinë në rast se bimët, produktet bimore ose objekte të tjera kanë hyrë ose kanë lëvizur brenda zonës së mbrojtur në kundërshtim me masat e miratuara në bazë të këtij neni. Ministria njofton vendin nga i cili bimët, produktet bimore ose objektet e tjera kanë hyrë në territorin e Republikës së Shqipërisë. Neni 57 Informacioni për udhëtarët dhe përdoruesit e shërbimeve postare në lidhje me zonat e mbrojtura Për hyrjen ose lëvizjen brenda zonave të mbrojtura të bimëve, produkteve bimore dhe objekteve të tjera zbatohet, sipas specifikave të rastit, neni 50 i këtij ligji. Neni 58 Përjashtimi nga ndalimet dhe kërkesat për zonat kufitare në lidhje me zonat e mbrojtura Për bimët, produktet bimore dhe objektet e tjera, që janë pjesë e listës së miratuar, në zbatim të pikave 2 e 3, të nenit 55 dhe të pikave 2 e 3, të nenit 56 të këtij ligji, të cilat hyjnë nga zona kufitare e një vendi tjetër në zonat e mbrojtura përkatëse në kufi me atë zonë kufitare, zbatohet, sipas specifikave të rastit, neni 51 i këtij ligji. Neni 59 Kërkesat për transitin fitosanitar në lidhje me zonat e mbrojtura Për transitin fitosanitar përmes zonave të mbrojtura të bimëve, produkteve bimore dhe objekteve të tjera, të përfshira në listën e parashikuar në pikat 2 e 3, të nenit 55 dhe në pikat 2 e 3, të nenit 56 zbatohet, sipas specifikave të rastit, neni 52 i këtij ligji. Neni 60 Bimët, produktet bimore dhe objektet e tjera të përdorura për testime zyrtare, qëllime shkencore ose edukative, eksperimente, përzgjedhje të varieteteve ose seleksionim në lidhje me zonat e mbrojtura Përjashtimisht nga kufizimet dhe kërkesat e parashikuara në pikën 1, të nenit 55 dhe në pikën 1, të nenit 56 të këtij ligji, neni 53 i këtij ligji zbatohet, sipas specifikave të rastit, për hyrjen dhe lëvizjen brenda zonave të mbrojtura të bimëve, produkteve bimore dhe objekteve të tjera, të përfshira në listën e parashikuar në pikat 2 e 3, të nenit 55 dhe në pikat 2 e 3, të nenit 56 të këtij ligji, dhe që përdoren për testime zyrtare, qëllime shkencore ose edukative, eksperimente, përzgjedhje varietetesh ose seleksionim. Seksioni 3 Masa të tjera në lidhje me bimët, produktet bimore dhe objektet e tjera Neni 61 Kërkesat e përgjithshme për mjetet, makineritë dhe materialet e ambalazhimit 1. Mjetet, makineritë dhe materialet e ambalazhimit të përdorura për bimët, produktet bimore ose objektet e tjera, të përcaktuara në aktet zbatuese, të miratuara në bazë të pikave 1 dhe 2, të nenit 35, të neni 36, të pikës 2, të nenit 44, të pikave 2 dhe 3, të nenit 45, të pikës 3, të nenit 46 dhe të pikës 1, të nenit 54 dhe hyrja, lëvizja, brenda ose përmes territorit të Republikës së Shqipërisë, në bazë të nenit 52 të këtij ligji, duhet të jenë pa praninë e dëmtuesve karantinorë dhe të dëmtuesve që u nënshtrohen masave të miratuara në bazë të nenit 36 të këtij ligji. 2. Pika 1 e këtij neni zbatohet për zonat e mbrojtura edhe për dëmtuesit karantinorë të zonave të mbrojtura përkatëse. Neni 62 Përcaktimi i stacioneve të karantinës dhe objekteve të izolimit 1. Për qëllimet e parashikuara në nenet 17, 52, 54 dhe 60 të këtij ligji, ndërmerren një ose më shumë nga veprimet e mëposhtme, duke marrë parasysh riskun përkatës nga dëmtuesit karantinorë: a) përcaktimi i stacioneve të karantinës ose objekteve të izolimit; b) përcaktimi përkohësisht i mjediseve të operatorëve profesionistë ose personave të tjerë, si objekte izolimi për dëmtuesit, bimët, produktet bimore ose objektet e tjera dhe përdorimet e tyre, siç përcaktohet në nenet 17, 53 dhe 54 të këtij ligji. 2. Veprimet e parashikuara në pikën 1 të këtij neni miratohen me urdhër të ministrit. Neni 63 Kërkesat për stacionet e karantinës dhe objektet e izolimit 1. Stacionet e karantinës dhe objektet e izolimit, të parashikuara në nenin 62 të këtij ligji, për të parandaluar përhapjen e dëmtuesve duhet të plotësojnë kërkesat e mëposhtme: a) sigurojnë izolimin fizik të dëmtuesve, bimëve, produkteve bimore dhe objekteve të tjera, që mbahen në karantinë ose izolim e garantojnë që ato nuk mund të aksesohen ose lëvizen nga ato stacione ose objekte pa miratimin e IPKSHB-së, IPKP-së dhe IPKZPIK-së; b) kanë sisteme ose akses në sisteme për sterilizimin, dekontaminimin ose shkatërrimin e bimëve, produkteve bimore dhe objekteve të tjera të infektuara, mbetjeve e pajisjeve përpara heqjes së tyre nga stacionet ose objektet; c) kanë një identifikim dhe përshkrim të detyrave të stacioneve dhe objekteve të personave përgjegjës për kryerjen e detyrave dhe kushteve në të cilat kryhen këto detyra; ç) kanë numër të mjaftueshëm personeli të kualifikuar, të trajnuar dhe me përvojë; d) kanë një plan kontingjence, me qëllim eliminimin efektiv të çdo pranie të paqëllimshme të dëmtuesve karantinorë dhe dëmtuesve që u nënshtrohen masave të miratuara, në zbatim të pikës 2, të nenit 36 të këtij ligji, dhe parandalimin e përhapjes së tyre. 2. Ministri miraton me udhëzim rregulla të veçanta për të siguruar zbatimin në mënyrë të unifikuar të kërkesave të parashikuara në pikën 1 të këtij neni, në lidhje me llojin e bimëve, produkteve bimore dhe objekteve të tjera dhe riskun aktual ose të mundshëm, duke përfshirë kërkesat specifike për testime zyrtare, qëllime shkencore ose edukative, periudha eksperimentimi, përzgjedhje të varieteteve ose seleksionim. Neni 64 Funksionimi i stacioneve të karantinës dhe objekteve të izolimit 1. Personi përgjegjës për stacionin e karantinës ose objektin e izolimit duhet ta monitorojë atë stacion ose objekt, si dhe zonat në afërsi të tij për praninë e padëshiruar të dëmtuesve karantinorë dhe dëmtuesve që u nënshtrohen masave të miratuara në zbatim të pikës 2, të nenit 36 të këtij ligji. 2. Kur konstatohet ose dyshohet një prani e paqëllimshme e një dëmtuesi, të përmendur në pikën 1 të këtij neni, personi përgjegjës për stacionin e karantinës ose objektin e izolimit merr masat e duhura bazuar në planin e kontingjencës, të përmendur në pikën 1, të nenit 63 të këtij ligji. Detyrimet e përcaktuara për operatorët profesionistë në nenin 23 të këtij ligji zbatohen, sipas specifikave të rastit, për personin përgjegjës për stacionin e karantinës ose objektin e izolimit. 3. Personi përgjegjës për stacionin e karantinës ose objektin e izolimit duhet të mbajë të dhënat e mëposhtme: a) personelin e punësuar; b) vizitorët që hyjnë në stacion ose në objekt; c) dëmtuesit, bimët, produktet bimore dhe objektet e tjera, që hyjnë e dalin nga stacioni ose nga objekti; ç) vendin e origjinës së këtyre bimëve, produkteve bimore dhe objekteve të tjera; d) vëzhgimet në lidhje me praninë e dëmtuesve në këto bimë, produkte bimore dhe objekte të tjera brenda stacionit të karantinës ose objektit të izolimit dhe zonat në afërsi të tij. Këto të dhëna ruhen për tre vjet. Neni 65 Mbikëqyrja e stacioneve të karantinës dhe objekteve të izolimit dhe revokimi i përcaktimit 1. IPKSHB-ja dhe LKR-ja, në bashkëpunim me IPKZPIK-në, inspektojnë rregullisht stacionet e karantinës dhe objektet e izolimit për të verifikuar nëse ato plotësojnë kërkesat e përcaktuara në nenin 63 të këtij ligji dhe kushtet e funksionimit të përcaktuara në nenin 64 të këtij ligji. Frekuenca e inspektimeve përcaktohet nga IPKSHB-ja sipas riskut të dëmtuesve në lidhje me funksionimin e stacioneve të karantinës ose objekteve të izolimit. 2. Bazuar në inspektimin e parashikuar në pikën 1 të këtij neni, IPKSHB-ja urdhëron personin përgjegjës të ndërmarrë menjëherë ose brenda një periudhe të caktuar kohore veprime korrigjuese për stacionin e karantinës ose objektin e izolimit për të garantuar respektimin e neneve 63 dhe 64 të këtij ligji. Kur IPKSHB-ja arrin në përfundimin se stacioni i karantinës, objekti i izolimit ose personi përgjegjës për të nuk vepron në përputhje me nenet 63 dhe 64 të këtij ligji, ndërmerr menjëherë masat e nevojshme për të garantuar që mosrespektimi i këtyre dispozitave të mos vazhdojë. Këto masa përfshijnë revokimin ose pezullimin e përcaktimit, të përmendur në pikën 1 të nenit 62 të këtij ligji. 3. Kur IPKSHB-ja, në përputhje me pikën 2 të këtij neni, ka marrë masa të tjera nga revokimi i përcaktimit, të parashikuar në pikën 1, të nenit 62 të këtij ligji, dhe mosrespektimi i neneve 63 dhe 64, i këtij ligji vazhdon, ky autoritet i propozon ministrit shfuqizimin menjëherë të urdhrit për stacionin e karantinës. Neni 66 Nxjerrja e bimëve, produkteve bimore dhe objekteve të tjera nga stacionet e karantinës dhe objektet e izolimit 1. Bimët, produktet bimore dhe objektet e tjera nxirren nga stacionet e karantinës ose objektet e izolimit vetëm nëse lejohet nga IPKZPIK-ja dhe IPKSHB-ja kur konfirmohet se nuk ka prani të dëmtuesit karantinor dhe dëmtuesit që u nënshtrohet masave të miratuara, në përputhje me pikën 2, të nenit 36 të këtij ligji, ose, sipas rastit, dëmtuesit karantinor të zonës së mbrojtur. 2. IPKZPI-ja dhe IPKSHB-ja lejojnë lëvizjen e bimëve, produkteve bimore ose objekteve të tjera të infektuara nga një dëmtues karantinor ose dëmtues që u nënshtrohet masave të marra, në zbatim të pikës 2 të nenit 36 të këtij ligji, nga një stacion karantine ose nga një objekt izolimi në një tjetër stacion karantine apo objekt izolimi, nëse kjo lëvizje është e mbështetur në testime zyrtare ose arsye shkencore dhe kryhet sipas kushteve të përcaktuara nga IPKSHB-ja dhe IPKZPIK-ja. 3. Ministri miraton me udhëzim rregulla të veçanta për nxjerrjen e bimëve, produkteve bimore dhe objekteve të tjera nga stacionet e karantinës dhe objektet e izolimit e, sipas rastit, kërkesat e etiketimit, që lidhen me nxjerrjen e tyre ose me lëvizjen e përmendur në pikën 2 të këtij neni. KREU VII REGJISTRIMI I OPERATORËVE PROFESIONISTË DHE GJURMUESHMËRIA Neni 67 Regjistri zyrtar i operatorëve profesionistë 1. IPKSHB-ja mban dhe përditëson një regjistër të operatorëve profesionistë, që veprojnë në territorin e Republikës së Shqipërisë si më poshtë : a) operatorët profesionistë, që importojnë ose lëvizin brenda territorit të Republikës së Shqipërisë bimë, produkte bimore dhe objekte të tjera për të cilat kërkohet një certifikatë fitosanitare ose një pasaportë bimore, në bazë të akteve me karakter normativ, të miratuara në përputhje me nenin 73, pika 1, nenin 74, nenin 75, pika 1, nenin 80, pika 1, dhe nenin 81, pika 1, të këtij ligji; b) operatorët profesionistë të miratuar për lëshimin e pasaportave të bimëve, në zbatim të nenit 90 të këtij ligji; c) operatorët profesionistë, të cilët kërkojnë nga IPKSHB-ja lëshimin e certifikatave të parashikuara në nenet 101, 102 të këtij ligji; ç) operatorët profesionistë, të miratuar për të vendosur vulën, të përmendur në nenin 99 të këtij ligji, për të lëshuar vërtetimet e përmendura në nenin 100 të këtij ligji, që ofrojnë informacione në përputhje me nenet 50 ose 57 të këtij ligji, që importojnë bimë, produkte bimore ose objekte të tjera në zonat kufitare, në përputhje me pikën 1 të nenit 51, ose me nenin 58 të këtij ligji, apo kryejnë veprimtari në lidhje me bimët përkatëse në zonat e shënuara, përveç rasteve kur këta operatorë janë të regjistruar në një regjistër tjetër zyrtar, i cili është i aksesueshëm nga autoritetet kompetente; d) operatorë profesionistë, të ndryshëm nga ata të përmendur në shkronjat “a” deri në “ç”, të kësaj pike, nëse një gjë e tillë kërkohet nga një akt me karakter normativ, i miratuar në përputhje me pikën 1 të nenit 35, nenin 36, pikën 2, të nenit 45, pikën 1, të nenit 54, pikën 2, të nenit 55, ose pikën 2, të nenit 56 të këtij ligji. IPKSHB-ja regjistron edhe kategori të tjera të kultivuesve ose të operatorëve të tjerë profesionistë nëse kjo është e justifikueshme nga risku që paraqesin dëmtuesit e bimëve që ata kultivojnë ose nga ndonjë veprimtari tjetër e tyre. 2. Operatori profesionist regjistrohet vetëm një herë në regjistrin e mbajtur nga IPKSHB-ja. Kur është e mundur, ky regjistrim kryhet me referenca të qarta për secilin prej rasteve të përfshira në pikën 1 të këtij neni. 3. Pika 1 e këtij neni nuk zbatohet për operatorin profesionist, i cili plotëson një ose më shumë nga kriteret e mëposhtme: a) furnizon ekskluzivisht dhe drejtpërdrejt përdoruesin e fundit me sasi të vogla të bimëve, produkteve bimore dhe objekteve të tjera, me mënyra të tjera nga shitjet, nëpërmjet kontratave në distancë; b) furnizon ekskluzivisht dhe drejtpërdrejt përdoruesin e fundit me sasi të vogla farërash, të ndryshme nga farat që i nënshtrohen nenit 73 të këtij ligji; c) veprimtaria e tij profesionale në lidhje me bimët, produktet bimore dhe objektet e tjera lidhet vetëm me transportimin e tyre për një operator tjetër profesionist; ç) veprimtaria e tyre profesionale ka të bëjë ekskluzivisht me transportin e objekteve të të gjitha llojeve, duke përdorur material ambalazhimi prej druri. IPKSHB-ja vendos të mos zbatojë përjashtimin e përmendur në shkronjën “a” të kësaj pike për të gjithë ose disa kultivues apo operatorë të tjerë profesionistë, nëse kjo është e justifikueshme nga risku që paraqesin dëmtuesit e bimëve që ata kultivojnë ose nga ndonjë veprimtari tjetër e tyre. 4. Ministri me urdhër miraton: a) kërkesa të veçanta për regjistrimin e disa kategorive të operatorëve profesionistë, duke marrë parasysh natyrën e veprimtarisë ose të bimës, produktit bimor ose objektit tjetër në fjalë; b) përcaktimin e shifrave maksimale për sasi të vogla të bimëve, produkteve bimore ose objekteve të tjera të veçanta, siç parashikohet në shkronjën “a”, të pikës 3 të këtij neni. Këto shifra përcaktohen në përshtatje më bimët, produktet bimore dhe objektet e tjera në fjalë dhe risqet përkatëse nga dëmtuesit. Neni 68 Procedura e regjistrimit dhe përmbajtja e regjistrit Procedura e regjistrimit të operatorëve profesionistë, që përfshihen në objektin e pikës 1 të nenit 67 të këtij ligji, dhe përmbajtja e regjistrit përcaktohen në regjistrin zyrtar të operatorëve profesionistë, i cili miratohet me udhëzim të ministrit. Neni 69 Disponueshmëria e informacionit të regjistrave zyrtarë 1. IPKSHB-ja vë në dispozicion të autoritetit kompetent qendror informacionin që përmban regjistri i operatorëve profesionistë, sa herë i kërkohet. 2. Bazuar në një kërkesë të justifikuar, IPKSHB-ja vë në dispozicion të çdo operatori profesionist të krijuar në territorin e Republikës së Shqipërisë për përdorimin vetjak informacionin e regjistruar në regjistrin e operatorëve profesionistë në lidhje me një operator të regjistruar të caktuar. 3. Ky nen zbatohet pa cenuar rregullat për konfidencialitetin, aksesin në informacion dhe mbrojtjen e të dhënave personale. Neni 70 Gjurmueshmëria 1. Një operator profesionist, i cili furnizohet me bimë, produkte bimore ose objekte të tjera, që u nënshtrohen kërkesave ose kushteve, në zbatim të shkronjave “a” deri në “ç”, të pikës 1, dhe të pikave 2 e 3, të nenit 35, të pikës 2, të nenit 36, të pikës 2, të nenit 42, të pikave 2 e 3, të nenit 45, të pikave 1 e 3, të nenit 51, të pikave 1 e 2, të nenit 53, të pikës 1, të nenit 54, të pikave 2 e 3, të nenit 56, të neneve 58, 59, 60, dhe të pikës 1, të nenit 80 të këtij ligji, mban një regjistër që lejon operatorin të identifikojë për çdo njësi tregtare të bimëve, produkteve bimore ose objekti tjetër të furnizuar operatorët profesionistë, që e kanë furnizuar atë. 2. Një operator profesionist që furnizon bimë, produkte bimore ose objekte të tjera, që u nënshtrohen kërkesave ose kushteve, në zbatim të shkronjave “a” deri në “ç”, të pikës 1, të pikave 2 e 3, të nenit 35, të pikës 1, të nenit 36, të pikës 2, të nenit 42, të pikave 2 e 3, të nenit 45, të pikave 1 e 3, të nenit 51, të pikës 1, të nenit 52, të pikave 1 e 2, të nenit 53, të pikës 1, të nenit 54, të pikave 2 e 3, të nenit 56, të neneve 58, 59 e 60 dhe të pikës 1, të nenit 80 të këtij ligji, mban një regjistër që lejon operatorin të identifikojë operatorët profesionistë, që ai ka furnizuar për çdo njësi tregtare të bimëve, produkteve bimore ose objekteve të tjera të furnizuara. 3. Kur një operator i miratuar lëshon një pasaportë bimore në përputhje me pikën 1, të nenit 85 të këtij ligji dhe kur autoriteti kompetent lëshon një pasaportë bimore në përputhje me pikën 2, të nenit 85 të këtij ligji për një operator të regjistruar, për qëllim të garantimit të gjurmueshmërisë, në bazë të pikave 1 dhe 2 të këtij neni, ky operator garanton regjistrimin e informacionit të mëposhtëm në lidhje me atë pasaportë bimore: a) kur është e mundur, operatorin profesionist që ka furnizuar njësinë tregtare në fjalë; b) operatorin profesionist, i cili është furnizuar nga njësia tregtare në fjalë; c) informacionin përkatës në lidhje me pasaportën e bimëve. 4. Operatorët profesionistë mbajnë të dhënat e përmendura në pikat 1, 2 dhe 3 të këtij neni për të paktën tre vjet pas datës në të cilën bima, produkti bimor ose objekti tjetër në fjalë u është furnizuar atyre ose është furnizuar prej tyre. 5. Operatorët profesionistë, të përmendur në pikën 4 të këtij neni, në bazë të kërkesës, i vënë në dispozicion IPKSHB-së informacionin e regjistruar në përputhje me pikat 1, 2 dhe 3 të këtij neni. 6. Ky nen nuk zbatohet për operatorët profesionistë të përmendur në shkronjat “c” dhe “ç”, të pikës 3, të nenit 67 të këtij ligji. Neni 71 Lëvizjet e bimëve, produkteve bimore dhe objekteve të tjera brenda dhe ndërmjet mjediseve të operatorit profesionist 1. Operatorët profesionistë, që furnizohen ose furnizojnë bimë, produkte bimore ose objekte të tjera, të parashikuara në pikat 1 dhe 2, të nenit 70 të këtij ligji, duhet të kenë sisteme ose procedura gjurmueshmërie për të lejuar identifikimin e lëvizjeve të këtyre bimëve, produkteve bimore dhe objekteve të tjera, brenda dhe ndërmjet mjediseve të tyre. Kjo kërkesë nuk zbatohet për operatorët profesionistë të parashikuar në shkronjat “c” dhe “ç”, të pikës 3, të nenit 67 të këtij ligji. 2. Informacioni i identifikuar nga sistemet ose procedurat e përmendura në pikën 1 të këtij neni, për lëvizjen e bimëve, produkteve bimore dhe objekteve të tjera, brenda dhe ndërmjet mjediseve të operatorëve profesionistë, të përmendur në atë pikë, i vihet në dispozicion IPKSHB-së me kërkesën e saj. KREU VIII CERTIFIKIMI I BIMËVE, PRODUKTEVE BIMORE DHE OBJEKTEVE TË TJERA Seksioni 1 Certifikatat fitosanitare, që kërkohen për hyrjen e bimëve, produkteve bimore dhe objekteve të tjera në territorin e Republikës së Shqipërisë Neni 72 Certifikata fitosanitare për hyrjen në territorin e Republikës së Shqipërisë 1. Certifikata fitosanitare për hyrjen e bimëve, produkteve bimore dhe objekteve të tjera në territorin e Republikës së Shqipërisë është një dokument i lëshuar nga një vend tjetër, i cili plotëson kushtet e nenit 77 të këtij ligji, me përmbajtjen e përcaktuar sipas pjesëve A dhe B, të aneksit V të këtij ligji, dhe vërteton se bima, produkti bimor ose objekti tjetër në fjalë përputhet me të gjitha kërkesat e mëposhtme: a) nuk ka prani të dëmtuesit karantinor ose dëmtuesit që u nënshtrohet masave të miratuara, në zbatim të pikës 2, të nenit 36 të këtij ligji; b) është në përputhje me dispozitat e pikës 1, të nenit 42 të këtij ligji në lidhje me praninë e dëmtuesve jokarantinorë, të rregulluar në bimët për mbjellje; c) është në përputhje me kërkesat e përcaktuara në pikat 2 dhe 3, të nenit 45 të këtij ligji ose, kur është e zbatueshme, në pikat 2 dhe 3, të nenit 56 të këtij ligji; ç) kur është e mundur, ai është në përputhje me rregullat e miratuara sipas dispozitave të miratuara në përputhje me shkronjën “ç”, të pikës 1, pikën 2, të nenit 35 dhe me nenin 36 të këtij ligji. 2. Certifikata fitosanitare duhet të specifikojë nëntitullin “Deklaratë shtesë” se cila kërkesë specifike plotësohet sa herë që akti me karakter normativ përkatës miratohet, në bazë të pikave 1 dhe 2, të nenit 35, të pikës 1, të nenit 36, të pikës 2, të nenit 42, pikave 2 e 3, të nenit 45 dhe të pikave 2 e 3, të nenit 56, që lejojnë disa opsione të ndryshme për kërkesa të tilla. Ky specifikim përfshin formulimin e plotë të kërkesës përkatëse. Në rastin e një ose më shumë kategorive të bimëve për mbjellje, siç përmendet në nenin 36, në lidhje me dëmtuesit jokarantinorë të rregulluar, ky specifikim përfshin formulimin e plotë të opsionit të zbatueshëm për kategorinë në fjalë. 3. Kur është e mundur, certifikata fitosanitare duhet të deklarojë se bimët, produktet bimore ose objektet e tjera në fjalë përputhen me masat fitosanitare të njohura si ekuivalente, në përputhje me nenin 49 të këtij ligji, me kërkesat e aktit me karakter normativ, të miratuar në zbatim të pikës 3, të nenit 45 të këtij ligji. Neni 73 Bimët, produktet bimore dhe objektet e tjera për të cilat kërkohet certifikatë fitosanitare 1. Lista e bimëve, produkteve bimore dhe objekteve të tjera, si dhe shtetet përkatëse të origjinës ose nga dërgohet dërgesa për të cilat kërkohet certifikata fitosanitare për hyrjen në territorin e Republikës së Shqipërisë, përcaktohet sipas shkronjës “g”, të nenit 106 të këtij ligji. 2. Përjashtimisht nga rregullimet e pikës 1 të këtij neni, nuk kërkohet certifikatë fitosanitare për bimët, produktet bimore ose objektet e tjera, që rregullohen nga nenet 51, 52 dhe 53 dhe nga pika 1, e nenit 76 të këtij ligji. Neni 74 Bimë të tjera për të cilat kërkohen certifikata fitosanitare 1. Ministri, me urdhër, të parashikuar në shkronjën “g”, të nenit 106, urdhëron që për bimët, të tjera nga ato të përcaktuara në listën e parashikuar në pikën 1, të nenit 73 të këtij ligji, të kërkohet një certifikatë fitosanitare për hyrjen në territorin e Republikës së Shqipërisë. 2. Lista e bimëve për të cilat nuk kërkohet një certifikatë fitosanitare, kur ka një vlerësim sipas aneksit VI për ato bimë, bazuar në evidenca për risqet e dëmtuesve, si dhe në përvojën me tregtinë, i cili tregon se një certifikatë e tillë nuk është e nevojshme, përcaktohet në shkronjën “g”, të nenit 106 të këtij ligji. Kur është e përshtatshme, vlerësimi bëhet vetëm me bimët e një vendi të caktuar të origjinës ose nga është nisur dërgesa apo të një grupi vendesh të tjera të origjinës ose nga është nisur dërgesa. Në këtë listë, bimët identifikohen gjithashtu nga kodi i tyre përkatës NK, kur ai kod është i disponueshëm ose kode të tjera shtesë, ku specifikojnë më tej kodin NK, të zbatueshëm për një bimë specifike, produkt bimor ose objekt tjetër. 3. Ministri me udhëzim përcakton kriteret për identifikimin e bimëve, të referuara në pikën 2 të këtij neni, për të cilat nuk kërkohet certifikatë fitosanitare. Neni 75 Bimët, produktet bimore dhe objektet e tjera për të cilat kërkohet certifikatë fitosanitare për hyrjen në një zonë të mbrojtur 1. Për hyrjen e disa bimëve, produkteve bimore dhe objekteve të tjera nga vende të caktuara të origjinës ose nga është nisur dërgesa në zona të mbrojtura të caktuara, kërkohen certifikata fitosanitare, përveç rasteve të parashikuara në pikën 1, të nenit 73 të këtij ligji. Lista e këtyre bimëve, produkteve bimore dhe objekteve të tjera, si dhe vendet përkatëse të origjinës ose nga është nisur dërgesa, të përmendura në paragrafin e parë të kësaj pike, përcaktohet sipas shkronjës “gj”, të nenit 106 të këtij ligji. 2. Lista e referuar në pikën 1 të këtij neni, përditësohet nga ministri sipas nevojës dhe ndryshimit të kushteve. Certifikata fitosanitare nuk kërkohet për bimët, produktet bimore dhe objektet e tjera në këtë listë, kur sipas pikave 2 ose 3, të nenit 56 kërkohet dëshmi pajtueshmërie në formën e një vule apo vërtetimi, siç përmendet në pikën 1, të nenit 97, ose një vërtetim tjetër zyrtar, siç përmendet në pikën 1, të nenit 100 të këtij ligji. 3. Përjashtimisht nga rregullimet e pikës 1 të këtij neni, nuk kërkohet certifikatë fitosanitare për bimët, produktet bimore ose objektet e tjera që rregullohen nga nenet 58, 59 e 60, dhe nga pika 1, e nenit 76 të këtij ligji. Neni 76 Përjashtimet për bagazhet e udhëtarëve 1. Përveç bimëve për mbjellje dhe produkteve bimore dhe objekteve të tjera nga një vend tjetër, sasitë e vogla të bimëve të veçanta përjashtohen nga kërkesa për certifikatë fitosanitare, të përcaktuara sipas pikës 1 të nenit 73, të nenit 74, ose të pikës 1, të nenit 75, nëse ato plotësojnë të gjitha kushtet e mëposhtme: a) hyjnë në territorin e Republikës së Shqipërisë si pjesë e bagazheve personale të udhëtarëve; b) nuk përdoren për qëllime profesionale ose tregtare; c) janë pjesë e listës së parashikuar në pikën 2 të këtij neni. 2. Lista e bimëve, produkteve bimore dhe objekteve të tjera, të përmendura në pikën 1 të këtij neni, e vendet përkatëse, si dhe sasia maksimale, sipas rastit, e bimëve, produkteve bimore dhe objekteve të tjera për të cilat zbatohet pika 1 e këtij neni, miratohen me urdhër të ministrit dhe, aty ku është e përshtatshme, zbatohen një ose më shumë nga masat e menaxhimit të riskut, të parashikuara në seksionin 1 të aneksit II të këtij ligji. Kjo listë dhe përcaktimi i sasisë maksimale dhe, kur është e përshtatshme, masat e menaxhimit të riskut vendosen në bazë të riskut, që dëmtuesit paraqesin në sasi të vogla të këtyre bimëve, produkteve bimore dhe objekteve të tjera, në përputhje me parimet e menaxhimit të riskut sipas seksionin 2 të aneksit II të këtij ligji. Neni 77 Kushtet që duhet të përmbushë certifikata fitosanitare 1. Pa cenuar detyrimet sipas Konventës Ndërkombëtare për Mbrojtjen e Bimëve (IPPC) dhe duke marrë parasysh standardet përkatëse ndërkombëtare, IPKZPIK-ja pranon një certifikatë fitosanitare që shoqëron bimët, produktet bimore ose objektet e tjera, që hyjnë nga një vend tjetër, vetëm nëse përmbajtja e kësaj certifikate është në përputhje me pjesën A, të aneksit V të këtij ligji. Kur bimët, produktet bimore ose objektet e tjera hyjnë nga një vend tjetër, nga i cili nuk e kanë origjinën, IPKZPIK- ja pranon një certifikatë fitosanitare vetëm nëse përputhet me pjesën A ose B, të aneksit V të këtij ligji. Certifikata fitosanitare nuk pranohet kur deklarata shtesë, e parashikuar në pikën 2 të nenit 72 të këtij ligji, aty ku është e aplikueshme, nuk është e saktë ose mungon, dhe kur deklarata e përmendur në pikën 3, të nenit 72 të këtij ligji, aty ku është e aplikueshme, mungon. Një certifikatë fitosanitare për rieksport nuk pranohet nëse nuk shoqërohet me certifikatën fitosanitare për eksport origjinale ose një kopje të njësuar me origjinalin. 2. IPKZPIK-ja pranon një certifikatë fitosanitare vetëm nëse ajo përmbush kërkesat e mëposhtme: a) është lëshuar në gjuhën e vendit eksportues dhe në gjuhën angleze; b) u drejtohet autoriteteve kompetente të shëndetit të bimëve në Republikën e Shqipërisë; c) është lëshuar jo më shumë se 14 ditë nga data e nisjes së ngarkesës me bimë, produkte bimore ose objekte të tjera të mbuluara prej saj, nga vendi i dërgimit ku është lëshuar. 3. Në rastin e një vendi që është palë kontraktuese në Konventën Ndërkombëtare për Mbrojtjen e Bimëve (IPPC), IPKZPIK-ja pranon vetëm certifikatat fitosanitare, të lëshuara nga organizata zyrtare kombëtare për mbrojtjen e bimëve të atij shteti ose, nën përgjegjësinë e tij, nga një zyrtar publik, i cili është teknikisht i kualifikuar dhe i autorizuar zyrtarisht nga ajo organizatë zyrtare kombëtare për mbrojtjen e bimëve. 4. Në rastin e një vendi tjetër, që nuk është palë kontraktuese në Konventën Ndërkombëtare për Mbrojtjen e Bimëve (IPPC), IPKZPIK-ja pranon vetëm certifikatat fitosanitare, të lëshuara nga autoritetet që janë kompetente, në përputhje me rregullat kombëtare të atij vendi dhe pasi është njoftuar vendi ynë për këtë model certifikatash fitosanitare. 5. Certifikatat fitosanitare elektronike pranohen vetëm kur ofrohen nëpërmjet shkëmbimit elektronik me një sistem të kompjuterizuar të menaxhimit të informacionit për kontrollet zyrtare. Neni 78 Papërdorshmëria e certifikatës fitosanitare 1. Kur certifikata fitosanitare është lëshuar në përputhje me pikat 1, 2 dhe 3, të nenit 72 të këtij ligji dhe IPKZPIK-ja konstaton se kushtet e parashikuara nga neni 77 i këtij ligji nuk janë plotësuar, e deklaron si të papërdorshme këtë certifikatë fitosanitare dhe garanton që ajo të mos shoqërojë më bimët, produktet bimore ose objektet të tjera. Në këtë rast, dhe në lidhje me bimët, produktet bimore ose objektet e tjera në fjalë, autoriteti kompetent merr një nga masat që parashikohen në rast të dërgesave që nuk janë në përputhje me rregullat, referuar legjislacionit për kontrollet zyrtare për hyrjen e tyre në territorin e Republikës së Shqipërisë nga vende të tjera. Certifikatës së papërdorshme i vendoset në ballinën e saj dhe në një pozicion të dukshëm një vulë trekëndore me ngjyrë të kuqe nga autoriteti kompetent përkatës, ku shënohet “certifikatë e papërdorshme”, së bashku me emërtimin e saktë të IPKZPIK-së që e ka deklaruar të papërdorshme certifikatën dhe datën e deklarimit, si të papërdorshme të saj, me shkronja të mëdha, në gjuhën shqipe. 2. IPKZPIK-ja njofton, përmes sistemit elektronik të njoftimit ose mënyrave të tjera të njoftimit, vendin që ka lëshuar atë certifikatë fitosanitare. Seksioni 2 Pasaporta bimore që kërkohet për lëvizjen e bimëve, produkteve bimore dhe objekteve të tjera, brenda territorit të Republikës së Shqipërisë Neni 79 Pasaporta bimore Pasaporta bimore është një etiketë zyrtare për lëvizjen e bimëve, produkteve bimore dhe objekteve të tjera brenda territorit të Republikës së Shqipërisë e, sipas rastit, në zonat e mbrojtura dhe brenda tyre, e cila vërteton përputhshmërinë e të gjitha kërkesave të parashikuara në nenet 86 e 87 të këtij ligji, dhe ka përmbajtjen e formatin e përcaktuar në nenin 84 të këtij ligji. Neni 80 Bimët, produktet bimore dhe objektet e tjera për të cilat kërkohet pasaportë bimore për lëvizje brenda territorit të Republikës së Shqipërisë 1. Pasaporta bimore kërkohet për lëvizjen e disa bimëve, produkteve bimore dhe objekteve të tjera brenda territorit të Republikës së Shqipërisë. Lista e këtyre bimëve, produkteve bimore dhe objekteve të tjera për të cilat kërkohet pasaporta bimore për lëvizjen e tyre brenda territorit të Republikës së Shqipërisë, përcaktohet sipas shkronjës “gj”, të nenit 106, të këtij ligji. 2. Përjashtimisht nga rregullimet e pikës 1 këtij neni, nuk kërkohet pasaportë bimore për bimët, produktet bimore ose objektet e tjera, që rregullohen nga nenet 51, 52, 53 dhe 76 të këtij ligji. Neni 81 Bimët, produktet bimore dhe objektet e tjera për të cilat kërkohet pasaportë bimore për hyrjen dhe lëvizjen brenda zonave të mbrojtura 1. Pasaportë bimore kërkohet për disa bimë, produkte bimore dhe objekte të tjera që hyjnë ose lëvizin brenda zonave të mbrojtura të caktuara. Lista e këtyre bimëve, produkteve bimore dhe objekteve të tjera për të cilat kërkohet pasaportë bimore për hyrjen dhe lëvizjen e tyre brenda zonave të mbrojtura të caktuara, përcaktohet në shkronjën “i”, të nenit 106 të këtij ligji. 2. Përjashtimisht nga rregullimet e pikës 1 të këtij neni, nuk kërkohet pasaportë bimore për bimët, produktet bimore ose objektet e tjera që rregullohen nga nenet 58, 59 dhe 60 të këtij ligji. Neni 82 Përjashtimi për furnizimin e drejtpërdrejtë të përdoruesit të fundit 1. Pasaporta bimore nuk kërkohet për lëvizjen e bimëve, produkteve bimore ose objekteve të tjera që furnizojnë në mënyrë të drejtpërdrejtë përdoruesit e fundit, përfshirë kopshtarët e shtëpive. Ky përjashtim nuk zbatohet për: a) përdoruesit e fundit që i marrin këto bimë, produkte bimore ose objekte të tjera me anë të shitjeve nëpërmjet kontratave në distancë; ose b) përdoruesit e fundit të bimëve, produkteve bimore ose objekteve të tjera për të cilat kërkohet pasaportë bimore për zonat e mbrojtura, sipas nenit 81 të këtij ligji. 2. Rastet kur për bimë, produkte bimore ose objekte të tjera të veçanta, përjashtimi i përcaktuar në pikën 1 të këtij neni zbatohet vetëm për sasi të vogla, miratohen me urdhër të ministrit. Ky urdhër përcakton edhe sasitë e lejuara për një periudhë kohore, sipas nevojës për bimën, produktin bimor ose objektin tjetër në fjalë dhe risqet përkatëse nga dëmtuesit. 3. Rastet e përjashtimeve, sipas shkronjës “a” dhe kërkesave sipas shkronjës “b”, të pikës 1 të këtij neni, përcaktohen me urdhër të ministrit. Neni 83 Përjashtimet për lëvizjet brenda dhe ndërmjet mjediseve të një operatori të regjistruar Pasaporta bimore nuk kërkohet për lëvizjet e bimëve, produkteve bimore dhe objekteve të tjera, brenda dhe ndërmjet mjediseve që janë afër njëra-tjetrës të të njëjtit operator të regjistruar. IPKSHB-ja përcakton afërsinë për rastet kur nuk nevojitet pasaportë bimore. Neni 84 Përmbajtja dhe formati i pasaportës bimore 1. Pasaporta bimore ka formën e një etikete të dallueshme, të bërë në çdo material të përshtatshëm për printimin e elementeve, të përmendura në pikën 2 të këtij neni, me kusht që pasaporta bimore të jetë qartësisht e dallueshme nga çdo informacion ose etiketë tjetër, që mund të jetë gjithashtu e treguar në atë material. Pasaporta bimore duhet të jetë lehtësisht e dukshme dhe e lexueshme dhe informacioni në të duhet të jetë i pandryshueshëm e i qëndrueshëm. 2. Pasaporta bimore për lëvizjen brenda territorit të vendit përmban elementet e përcaktuara në aneksin VII, miratohet me urdhër të ministrit dhe përfshin: a) përmbajtjen e formatit; b) formatin e pasaportës bimore; c) formën e lëshimit, në rastet kur lëshohet në formë elektronike; ç) kodin e gjurmueshmërisë për lëvizje brenda territorit të Republikës së Shqipërisë; d) formën e pasaportës bimore për hyrjet dhe lëvizjet brenda zonës së mbrojtur; dh) llojet dhe speciet e bimëve për mbjellje për të cilat nuk zbatohet përjashtimi i përmendur në pikën 3 të këtij neni; e) kriteret dhe procedurën, që duhet të plotësojnë operatorët profesionistë për t’u miratuar për lëshimin e pasaportës bimore. 3. Përjashtimisht nga detyrimi i pikës 2 të këtij neni, kodi i gjurmueshmërisë nuk do të kërkohet kur bimët për mbjellje plotësojnë të gjitha kushtet e mëposhtme: a) ato janë përgatitur në mënyrë të tillë që të jenë gati për shitje te përdoruesi i fundit, pa ndonjë përgatitje të mëtejshme dhe nuk ekziston asnjë risk në lidhje me përhapjen e dëmtuesve ose dëmtuesve karantinorë, që janë subjekt i masave të miratuara, në përputhje me pikën 1, të nenit 29 të këtij ligji; b) nuk u përkasin llojeve ose specieve të përcaktuara në urdhrin e ministrit, sipas pikës 2 të këtij neni. 4. Në rastin e bimëve për mbjellje të vendosura në treg, si material parabazë, bazë ose i certifikuar ose fara parabazë, bazë apo të certifikuar ose farë patateje, sipas detyrimit të legjislacionit për materialin mbjellës dhe shumëzues bimor, pasaporta e bimëve do të përfshihet në një formë të dallueshme në etiketën zyrtare të prodhuar në përputhje me këtë legjislacion. Përmbajtja e pasaportës bimore për lëvizjen brenda territorit të Republikës së Shqipërisë dhe për hyrjen e lëvizjen brenda zonës së mbrojtur nga dëmtuesit në lidhje me bimët, sipas paragrafit të parë, të kësaj pike, do të jetë sipas urdhrit të ministrit, të parashikuar në pikën 2 të këtij neni. Neni 85 Lëshimi i pasaportës bimore nga operatorët profesionistë të miratuar dhe autoriteti kompetent 1. Pasaportat bimore lëshohen nga operatorë të miratuar, nën mbikëqyrjen e IPKSHB-së. Operatorët e miratuar lëshojnë pasaporta bimore vetëm për bimët, produktet bimore ose objektet e tjera për të cilat ata janë përgjegjës. 2. Përjashtimisht nga rregullimet e pikës 1 të këtij neni, pasaporta bimore lëshohet nga IPKSHB-ja. 3. Operatorët e miratuar lëshojnë pasaporta bimore vetëm në mjediset, magazinat e grumbullimit dhe në qendrat shpërndarëse, që janë nën përgjegjësinë e tyre dhe të deklaruara prej tyre, në përputhje me nenin 68 të këtij ligji, ose kur aplikohet pika 1, e nenit 95 të këtij ligji, në një vendndodhje tjetër, nëse miratohet nga autoriteti kompetent. Neni 86 Kërkesat e domosdoshme për pasaportën bimore për lëvizje brenda territorit të Republikës së Shqipërisë Pasaporta bimore lëshohet për lëvizjen brenda territorit të Republikës së Shqipërisë për një bimë, produkt bimor ose objekt tjetër, që plotëson kërkesat e mëposhtme: a) është e pastër nga dëmtuesit karantinorë ose dëmtues që u nënshtrohen masave të miratuara, në përputhje me pikën 2, të nenit 36 të këtij ligji; b) është në përputhje me dispozitat e pikës 1, të nenit 42 të këtij ligji në lidhje me praninë e dëmtuesve jokarantinorë të rregulluar në bimë për mbjellje dhe me dispozitat e pikës 4, të nenit 42 të këtij ligji në lidhje me masat që merren; c) është në përputhje me kërkesat në lidhje me lëvizjen e saj brenda territorit të Republikës së Shqipërisë, siç përcaktohet në pikat 2 dhe 3, të nenit 45 të këtij ligji; ç) kur është rasti, përputhet me rregullat e miratuara sipas pikës 3, të nenit 26, shkronjave “a” deri në “ç”, të pikës 1, pikës 2, të nenit 35 dhe të pikës 1, të nenit 36 të këtij ligji; d) Kur është e zbatueshme, përputhet me masat e miratuara nga IPKSHB-ja për çrrënjosjen e dëmtuesve karantinorë, sipas pikës 1 të nenit 26 të këtij ligji, ose dëmtuesve që u nënshtrohen masave të miratuara, në përputhje me pikën 2 të nenit 36 të këtij ligji, dhe çrrënjosjen e dëmtuesve, që klasifikohen përkohësisht si dëmtues karantinorë, në zbatim të pikës 1, të nenit 36 të këtij ligji. Neni 87 Kërkesat e domosdoshme për një pasaportë bimore për lëvizje për në zonë të mbrojtur dhe brenda një zone të tillë 1. Pasaporta bimore lëshohet për hyrjen e lëvizjen në një zonë të mbrojtur e brenda saj për një bimë, produkt bimor dhe objekt tjetër, që plotëson të gjitha kërkesat e nenit 86 të këtij ligji, si dhe kërkesat e mëposhtme: a) është e pastër nga dëmtuesit karantinorë të zonës së mbrojtur përkatëse; b) plotëson kërkesat e parashikuara në pikat 2 dhe 3, të nenit 56 të këtij ligji. 2. Në rastet e zbatimit të pikës 2 të nenit 38 të këtij ligji, pasaporta bimore, e parashikuar në pikën 1 të këtij neni, nuk lëshohet për bimë, produkte bimore ose objekte të tjera me origjinë nga zona e shënuar përkatëse dhe që mund të strehojë dëmtuesin e zonës së mbrojtur përkatëse. Neni 88 Ekzaminimet për pasaportat bimore 1. Pasaporta bimore lëshohet vetëm për bimët, produktet bimore dhe objektet e tjera, që sipas një ekzaminimi të detajuar, të kryer në përputhje me pikat 2, 3 dhe 4 të këtij neni, rezulton se janë plotësuar kërkesat e nenit 86 të këtij ligji, dhe, kur është i zbatueshëm, edhe të nenit 87 të këtij ligji. Bimët, produktet bimore dhe objektet e tjera ekzaminohen individualisht ose me mostra përfaqësuese. Ekzaminimi përfshin gjithashtu materialin e ambalazhimit të bimëve, produkteve bimore ose objekteve të tjera në fjalë. 2. Ekzaminimi kryhet nga operatori i miratuar, me përjashtim të rasteve të mëposhtme, kur ekzaminimi kryhet nga IPKSHB-ja, kur: a) shkronja “c”, e pikës 3 të këtij neni zbatohet në lidhje me inspektimet, marrjen e mostrave dhe testimin; b) zbatohet pika 2, e nenit 85 të këtij ligji; ose c) një ekzaminim kryhet në objektin më të afërt, siç parashikohet në shkronjën “b”, të pikës 3 të këtij neni, dhe operatori i miratuar nuk ka akses në këtë objekt. 3. Ekzaminimi duhet të plotësojë të gjitha kushtet e mëposhtme: a) të kryhet në kohë të përshtatshme dhe duke marrë parasysh risqet e përfshira; b) të kryhet në rastet e përmendura në nenin 68 të këtij ligji. Kur përcaktohet nga legjislacioni i miratuar, në zbatim të pikës 1, të nenit 35, të pikës 2, të nenit 36, të pikës 4, të nenit 42, të pikës 2, të nenit 45 ose të pikës 2, të nenit 56 të këtij ligji, ekzaminimi do të kryhet gjithashtu në rrethinat më të afërta të vendit të prodhimit të bimëve, produkteve bimore ose objekteve të tjera në fjalë; c) të kryhet të paktën me ekzaminim vizual, të plotësuar nga: i. inspektime, mostrime dhe testime nga IPKSHB-ja në rast dyshimi për praninë e një dëmtuesi karantinor ose dëmtuesve që u nënshtrohen masave të miratuara, në përputhje me pikën 2 të nenit 36 të këtij ligji, ose në rast dyshimi, për praninë e një dëmtuesi karantinor të zonës së mbrojtur në zonën e mbrojtur përkatëse; ose ii. marrja e mostrave dhe testimin, në rast dyshimi për praninë e një dëmtuesi jokarantinor të rregulluar, aty ku zbatohet kufiri kritik përkatës. ç) rezultatet e tij regjistrohen dhe ruhen për të paktën tre vjet. Ky ekzaminim kryhet pa rënë ndesh me ndonjë kërkesë ose masë specifike ekzaminimi, të miratuar në përputhje me pikat 1 dhe 2 ose 3, të nenit 35, me pikën 2, të nenit 36, pikën 4, të nenit 42, me pikat 2 ose 3, të nenit 45, ose me pikat 2 ose 3, të nenit 56. Kur këto kërkesa ose masa ekzaminimi kërkojnë që ekzaminimi të kryhet nga IPKSHB-ja, ai ekzaminim nuk do të kryhet nga operatori i miratuar, i përmendur në pikën 2 të këtij neni. 4. Masat e hollësishme në lidhje me ekzaminimin vizual, marrjen e mostrave e testimin, si dhe frekuencën dhe kohën e ekzaminimeve, të përcaktuara në pikat 1, 2 dhe 3 të këtij neni, në lidhje me bimët, produktet bimore dhe objekte të tjera të veçanta, në bazë të risqeve të veçanta të dëmtuesve që paraqesin, miratohen me udhëzim të ministrit. Ekzaminimi për praninë e dëmtuesve karantinorë ose dëmtuesve, që u nënshtrohen masave të miratuara, në zbatim të pikës 2, të nenit 36 të këtij ligji, dhe dëmtuesit jokarantinorë të rregulluar, kur është e përshtatshme, që kanë të bëjnë me bimë të caktuara për mbjellje, që u përkasin materialit parabazë, bazë ose të certifikuar, farës ose farës së patates ose materialit standard ose CAC, kryhen sipas përcaktimeve të legjislacionit për materialin mbjellës dhe shumëzues bimor. Në rastet kur këto bimë për mbjellje janë subjekt i skemave të certifikimit, sipas legjislacionit për materialin mbjellës dhe shumëzues bimor, ekzaminimi do të kryhet brenda skemës së certifikimit. Neni 89 Shoqërimi me pasaportë bimore 1. Operatorët profesionistë shoqërojnë njësinë e tregtimit të bimëve, produkteve bimore dhe objekteve të tjera në fjalë me pasaportat bimore përpara se ato të lëvizin brenda territorit të Republikës së Shqipërisë, në përputhje me nenin 80 të këtij ligji, në një zonë të mbrojtur ose brenda një zone të tillë, në përputhje me nenin 81 të këtij ligji. Kur këto bimë, produkte bimore ose objekte të tjera lëvizin si pjesë e një pakete, pakoje ose kontejneri, asaj pakete, pakoje ose kontejneri i vendoset pasaporta bimore. 2. Ministri me urdhër përcakton: a) bimët, produktet bimore dhe objektet e tjera, të cilat, me përjashtim të parashikimeve të pikës 1 të këtij neni, mund të zhvendosen brenda territorit të Republikës së Shqipërisë me një pasaportë bimore të lidhur me to në një mënyrë të ndryshme nga ajo e lidhjes fizike, për shkak të madhësisë, formës ose mënyrës së paketimit, që e bëjnë atë ngjitje të pamundur ose shumë të vështirë; b) rregullat për të siguruar që pasaporta bimore, megjithëse nuk është e bashkëngjitur, ende u referohet bimëve, produkteve bimore dhe objekteve të tjera përkatëse. Neni 90 Miratimi i operatorëve profesionistë për lëshimin e pasaportave bimore 1. IPKSHB-ja miraton një operator profesionist për të lëshuar pasaportë bimore (miratimi për lëshimin e pasaportës bimore) për familje të caktuara, gjini ose specie dhe llojet e mallrave bimë, produkteve bimore dhe objekteve të tjera, kur operatori profesionist përmbush të dyja kushtet e mëposhtme: a) zotëron njohuritë e nevojshme për të kryer ekzaminimet e përmendura në nenin 88 të këtij ligji në lidhje me dëmtuesit karantinorë ose dëmtuesit që u nënshtrohen masave të miratuara, në përputhje me pikën 2, të nenit 36 të këtij ligji, dëmtuesit karantinorë të zonës së mbrojtur dhe dëmtuesit jokarantinorë të rregulluar, që prekin bimët, produktet bimore dhe objektet e tjera në fjalë dhe në lidhje me shenjat e pranisë së këtyre dëmtuesve, simptomat e shkaktuara prej tyre e mjetet për të parandaluar praninë dhe përhapjen e këtyre dëmtuesve; b) ka sisteme dhe procedura, që i mundësojnë të përmbushë detyrimet në lidhje me gjurmueshmërinë, sipas neneve 70 dhe 71 të këtij ligji. 2. Kriteret që duhet të plotësojnë operatorët profesionistë për të përmbushur kushtet e përcaktuara në shkronjën “a”, të pikës 1 të këtij neni dhe procedurat për përmbushjen e këtyre kritereve janë të përcaktuara në pikën 2, të nenit 84 të këtij ligji. Neni 91 Detyrimet e operatorëve të miratuar 1. Kur një operator i miratuar synon të lëshojë një pasaportë bimore, ai duhet të identifikojë e të monitorojë pikat e procesit të prodhimit dhe pikat në lidhje me lëvizjen e bimëve, produkteve bimore dhe objekteve të tjera, të cilat janë kritike për sa i përket përputhshmërisë me pikën 1, të nenit 42, pikën 1, të nenit 45, nenet 86 e 88, me pikën 2, të nenit 38, dhe pikën 1, të nenit 56, kur janë të zbatueshme, si dhe me nenin 87, me rregullat e miratuara në përputhje me pikat 1, 2 e 3, të nenit 35, me pikën 1, të nenit 36, aty ku janë të zbatueshme, dhe me pikën 4, të nenit 42. Operatori i miratuar mban për të paktën tre vjet të dhënat në lidhje me identifikimin dhe monitorimin e këtyre pikave. 2. Operatori i miratuar, i përmendur në pikën 1 të këtij neni, siguron që, kur është e nevojshme, t’i ofrohet trajnimi i duhur personelit të tij, të përfshirë në ekzaminimet e përmendura në nenin 88 të këtij ligji, në mënyrë që të sigurohet që ai personel zotëron njohuritë e nevojshme për të kryer ato ekzaminime. Neni 92 Planet e menaxhimit të riskut nga dëmtuesit 1. Operatorët e miratuar hartojnë plane për menaxhimin e riskut nga dëmtuesit. IPKSHB-ja i miraton ato plane nëse plotësojnë të gjitha kushtet e mëposhtme: a) përcaktojnë masat, që janë të përshtatshme për këta operatorë për të përmbushur detyrimet e përcaktuara në pikën 1, të nenit 91 të këtij ligji; b) plotësojnë kushtet e përcaktuara në pikën 2 të këtij neni. Operatorët e miratuar, që zbatojnë një plan të miratuar të menaxhimit të riskut nga dëmtuesit, u nënshtrohen inspektimeve, por me një frekuencë të reduktuar, në përputhje me legjislacionin për kontrollet zyrtare. 2. Planet e menaxhimit të riskut nga dëmtuesit, të cilat mund të jenë në formën e manualeve standarde të procedurave operative, duhet të mbulojnë të paktën: a) informacionin e kërkuar sipas nenit 68 të këtij ligji në lidhje me regjistrimin e operatorit të miratuar; b) informacionin e kërkuar, sipas pikës 4, të nenit 70 dhe të pikës 1, të nenit 71 të këtij ligji, në lidhje me gjurmueshmërinë e bimëve, produkteve bimore dhe objekteve të tjera; c) një përshkrim të proceseve të prodhimit të operatorit të miratuar dhe veprimtarisë së tij në lidhje me lëvizjen e shitjen e bimëve, produkteve bimore e të objekteve të tjera; ç) një analizë të pikave kritike, të përmendura në pikën 1, të neni 91 të këtij ligji, dhe masat që merren nga operatori i miratuar për të zbutur risqet e dëmtuesve, që lidhen me ato pika kritike; d) procedurat e vendosura dhe veprimet e parashikuara kur dyshohet ose gjendet se dëmtuesit karantinorë janë të pranishëm, regjistrimi i këtyre dyshimeve ose gjetjeve dhe regjistrimi i veprimeve të ndërmarra; dh) rolet dhe përgjegjësitë e personelit të përfshirë në njoftimet e përcaktuara në nenin 23 të këtij ligji, ekzaminimet e përmendura në pikën 1, të nenit 87 të këtij ligji, lëshimin e pasaportave bimore, sipas pikës 1, të nenit 85, të pikave 1 e 2, të nenit 94, të nenit 95 të këtij ligji dhe shoqërimin me pasaportë bimore, në përputhje me nenin 89 të këtij ligji; e) trajnimin e ofruar për personelin e përmendur në shkronjën “dh” të kësaj pike. 3. Kur IPKSHB-ja merr dijeni se operatori profesionist nuk zbaton masat e përcaktuara në shkronjën “a”, të pikës 1 të këtij neni ose se një plan për menaxhimin e riskut nga dëmtuesit nuk është më i përditësuar me ndonjë nga kërkesat e përcaktuara në shkronjën “b”, të pikës 1 të këtij neni, IPKSHB-ja merr menjëherë masat e nevojshme për të siguruar që mospërputhja me këto kushte të mos vazhdojë. Këto masa përfshijnë revokimin e miratimit të atij plani. Kur IPKSHB-ja ka marrë masa sipas kësaj pike, dhe pas revokimit të miratimit të planit mospërputhja vazhdon, IPKSHB-ja revokon menjëherë miratimin e operatorit profesionist. Neni 93 Inspektimet dhe revokimi i miratimit 1. IPKSHB-ja, të paktën një herë në vit, kryen inspektime dhe marrjen e mostrave e testimin, nëse është e nevojshme, për të verifikuar nëse operatorët e miratuar janë në përputhje me nenin 84, nenin 88, pikën 1, të nenit 90, nenin 91, ose pikat 1, 2, 3 dhe 5, të nenit 94 të këtij ligji. 2. Kur IPKSHB-ja merr dijeni se një operator i miratuar nuk është në përputhje me dispozitat e përmendura në pikën 1 të këtij neni, ose se një bimë, produkt bimor ose objekt tjetër për të cilin ai operator profesionist ka lëshuar një pasaportë bimore, nuk është në përputhje me nenin 86 të këtij ligji ose, sipas rastit, me nenin 87 të këtij ligji, IPKSHB-ja merr menjëherë masat e nevojshme për të siguruar që mospërputhja me këto dispozita të mos vazhdojë. Këto masa përfshijnë revokimin e miratimit për lëshimin e pasaportave bimore për bimët, produktet bimore dhe objektet e tjera përkatëse. 3. Kur IPKSHB-ja ka marrë masa në përputhje me pikën 2 të këtij neni, dhe pas revokimit të miratimit për lëshimin e pasaportave bimore për bimët, produktet bimore dhe objektet e tjera në fjalë mospërputhja me nenin 86 të këtij ligji, ose, sipas rastit, me nenin 87 të këtij ligji vazhdon, IPKSHB-ja revokon menjëherë miratimin e operatorit profesionist. Neni 94 Zëvendësimi i një pasaporte bimore 1. Një operator i miratuar, që ka marrë një njësi tregtimi të bimëve, produkteve bimore ose objekteve të tjera për të cilat është lëshuar pasaportë bimore, ose autoriteti kompetent, që vepron me kërkesë të një operatori profesionist, lëshon një pasaportë të re bimore për atë njësi tregtimi duke e zëvendësuar pasaportën bimore të lëshuar fillimisht për atë njësi tregtimi nëse plotësohen kushtet e pikës 3 të këtij neni. 2. Kur një njësi tregtimi e bimëve, produkteve bimore ose objekteve të tjera për të cilat është lëshuar pasaportë bimore ndahet në dy ose më shumë njësi të reja tregtimi, operatori i miratuar, përgjegjës për ato njësi të reja tregtimi, ose autoriteti kompetent, që vepron me kërkesë të një operatori profesionist, lëshon një pasaportë bimore për çdo njësi të re tregtimi që rezulton nga ndarja në rast se plotësohen kushtet e përcaktuara në pikën 3 të këtij neni. Këto pasaporta bimore zëvendësojnë pasaportën e bimëve të lëshuar për njësinë fillestare të tregtimit. 3. Një pasaportë bimore, siç parashikohet në pikat 1 dhe 2 të këtij neni, lëshohet vetëm nëse plotësohen kushtet e mëposhtme: a) janë përmbushur kërkesat e gjurmueshmërisë, të përcaktuara në pikën 3, të nenit 70 të këtij ligji, në lidhje me bimët, produktet bimore ose objektet e tjera në fjalë; b) sipas rastit, bimët, produktet bimore ose objektet e tjera vazhdojnë të jenë në përputhje me kërkesat e përmendura në nenet 86 dhe 87 të këtij ligji; c) karakteristikat e bimëve, produkteve bimore ose objekteve të tjera në fjalë nuk kanë ndryshuar. 4. Ekzaminimi i përmendur në pikën 1, të nenit 88 të këtij ligji, nuk kërkohet kur pasaporta bimore lëshohet në përputhje me pikat 1 ose 2 të këtij neni. 5. Pas zëvendësimit të pasaportës bimore, në përputhje me pikat 1 ose 2 të këtij neni, operatori i miratuar, për të paktën tre vjet, mban pasaportën e zëvendësuar të bimëve ose përmbajtjen e saj, me formën e ruajtjes së informacionit, të përfshirë në pasaportën bimore, në një bazë të dhënash të kompjuterizuar, me kusht që të përmbajë informacionin e përfshirë në çdo barkod të gjurmueshmërisë, hologram, çip ose bartës tjetër të dhënash, që plotëson kodin e gjurmueshmërisë, siç përcaktohet në pikën 2, të nenit 84 të këtij ligji. Neni 95 Pasaporta bimore që zëvendëson certifikatën fitosanitare 1. Përjashtimisht nga rregullimet e nenit 88 të këtij ligji, kur një bimë, produkt bimor ose objekt tjetër, që ka hyrë në territorin e Republikës së Shqipërisë nga një vend tjetër, dhe për lëvizjen brenda territorit kërkon pasaportë bimore sipas pikës 1, të nenit 80 dhe të pikës 1, të nenit 81 të këtij ligji, pasaporta bimore lëshohet nëse verifikimet me anë të kontrolleve zyrtare në pikën e kontrollit kufitar të hyrjes së saj kanë përfunduar dhe kanë çuar në përfundimin se bima, produkti bimor ose objekti tjetër përmbush kërkesat e domosdoshme për lëshimin e një pasaporte bimore, sipas nenit 86 të këtij ligji dhe, sipas rastit, të nenit 87 të këtij ligji. Zëvendësimi i një certifikate fitosanitare me një pasaportë bimore kryhet në vendin e destinacionit të bimës, produktit bimor ose objektit tjetër, kur lejohet kontrolli në vendin e destinacionit, siç referohet në legjislacionin për kontrollet zyrtare. 2. Përjashtimisht nga rregullimet e pikës 1 të këtij neni, IPKSHB-ja ose IPKZPIK-ja, sipas rastit, zëvendësojnë në pikën e hyrjes në territorin e Republikës së Shqipërisë certifikatën fitosanitare të bimës, produktit bimor ose objektit tjetër me: a) një kopje të njësuar të certifikatës fitosanitare origjinale. Kjo kopje lëshohet nga IPKSHB-ja ose IPKZPIK-ja, sipas rastit, dhe shoqëron lëvizjen e bimës, produktit bimor ose objektit tjetër vetëm deri në pikën ku lëshohet pasaporta bimore; b) informacionin që përmban sistemi i njoftimit elektronik, i parashikuar në pikën 4, të nenit 104, me kusht që certifikata fitosanitare elektronike ose një kopje digjitale e certifikatës fitosanitare është e aksesueshme në atë sistem dhe është në dispozicion, sipas kërkesës së IPKSHB-së ose IPKZPIK-së, gjatë lëvizjes së bimës, produktit bimor ose objektit tjetër në fjalë, deri në pikën ku është lëshuar pasaporta bimore. 3. IPKSHB-ja ose IPKZPIK-ja, sipas rastit, ruajnë certifikatën fitosanitare për të paktën tre vjet. Informacioni që përmban certifikata fitosanitare mund të marrë formën e ruajtjes në një bazë të dhënash të kompjuterizuar. Kur zbatohet shkronja “a”, e pikës 2, të nenit 102, certifikata fitosanitare zëvendësohet nga një kopje e njësuar të saj. Neni 96 Pavlefshmëria dhe heqja e pasaportës bimore 1. Operatori profesionist, i cili ka nën përgjegjësinë e tij një njësi tregtimi të bimëve, produkteve bimore ose objekteve të tjera, bën të pavlefshme pasaportën bimore dhe, kur është e mundur, e heq atë nga ajo njësi tregtimi kur merr dijeni se nuk janë përmbushur kërkesat e neneve 84 deri në 88, 90, 91, 94 ose 95, të këtij ligji. Pa cenuar detyrimin e njoftimit, të përmendur në nenin 23 të këtij ligji, operatori profesionist informon IPKSHB-në përkatëse. 2. Kur operatori profesionist nuk zbaton pikën 1 të këtij neni, IPKSHB-ja bën të pavlefshme pasaportën bimore dhe, kur është e mundur, e heq atë nga njësia përkatëse e tregtimit. 3. Kur zbatohen pikat 1 dhe 2 të këtij neni, operatori profesionist ruan pasaportën bimore të pavlefshme ose përmbajtjen e saj për të paktën tre vjet. Informacioni që përmban pasaporta bimore e pavlefshme mund të kryhet në formën e ruajtjes në një databazë të kompjuterizuar, me kusht që të përfshijë informacionin që përmban çdo barkod për gjurmueshmërinë, hologram, çip ose bartës tjetër i të dhënave që mund të plotësojë kodin e gjurmueshmërisë, siç referohet në shkronjën “ç”, të pikës 2, të nenit 84 të këtij ligji, dhe një deklaratë në lidhje me këtë pavlefshmëri. 4. Kur zbatohen pikat 1 dhe 2 të këtij neni, operatori profesionist informon respektivisht operatorin e miratuar ose autoritetin kompetent, që ka lëshuar pasaportën bimore të pavlefshme. Seksioni 3 Vërtetime të tjera Neni 97 Vula e materialit të ambalazhit prej druri, drurit ose objekteve të tjera 1. Vula e vendosur në materialin e ambalazhit prej druri, dru ose objekte të tjera për të vërtetuar se është aplikuar një trajtim duhet të jetë sipas përcaktimeve të pikës 2 të këtij neni për të gjitha rastet e mëposhtme: a) materiali i ambalazhit prej druri, që ka hyrë në territorin e Republikës së Shqipërisë nga një shtet tjetër, siç përcaktohet në nenin 48 të këtij ligji; b) materiali i ambalazhit prej druri, i vulosur brenda territorit të Republikës së Shqipërisë, kur del nga ai territor; c) materiali i ambalazhit prej druri, druri ose objektet e tjera, që lëvizin brenda territorit të Republikës së Shqipërisë, nëse kërkohet nga një akt nënligjor, i miratuar në zbatim të neneve 35, 36, 45 ose 56 të këtij ligji; ç) çdo material tjetër ambalazhi prej druri, dru apo objekt tjetër, i vulosur brenda territorit të Republikës së Shqipërisë. Vula vendoset vetëm kur materiali i ambalazhimit prej druri, druri ose objektet e tjera u janë nënshtruar një ose më shumë trajtimeve të miratuara të parashikuara në pikën 2 të këtij neni, si dhe pa rënë ndesh me legjislacionin për përdorimin e substancave ozonholluese, produktet për mbrojtjen e bimëve dhe biocideve. Për materialin e ambalazhit prej druri, drurin ose objektet e tjera të vulosura në territorin e Republikës së Shqipërisë, vula vendoset vetëm nga një operator i regjistruar, i miratuar për të vendosur vula, në përputhje me nenin 99 të këtij ligji. Shkronjat “a” dhe “b”, të pikës 1 të këtij neni, nuk zbatohen për materialin e ambalazhit prej druri, që përfshihet në përjashtimet e parashikuara në ISPM15. 2. Kushtet specifike të importit dhe kriteret për trajtimin, prodhimin dhe vulosjen brenda territorit të Republikës së Shqipërisë të materialit të ambalazhit prej druri miratohen me udhëzim të ministrit dhe përmbajnë: a) kërkesat specifike të importit për hyrjen në territorin e Republikës së Shqipërisë të materialit të ambalazhit prej druri; b) kriteret për trajtimin, prodhimin dhe vulosjen e materialit të ambalazhit prej druri brenda territorit të Republikës së Shqipërisë; c) procedurën për miratimin e operatorëve profesionistë për përdorimin e vulës. Neni 98 Riparimi i materialit të ambalazhit prej druri në territorin e Republikës së Shqipërisë 1. Materiali i ambalazhit prej druri, që është i vulosur me shenjën e përmendur në nenin 97 të këtij ligji, riparohet vetëm nëse plotësohen të gjitha kushtet e mëposhtme: a) personi që kryen riparimin është një operator i regjistruar, i miratuar për të vendosur vula, në përputhje me nenin 99 të këtij ligji; b) materiali dhe trajtimi i përdorur janë të duhurit për riparim; c) vula vendoset sërish, sipas rastit. 2. Rregullat specifike në lidhje me materialin, trajtimin dhe vendosjen e shenjës së përmendur në pikën 1 të këtij neni përcaktohen në udhëzimin e ministrit, të parashikuar në pikën 2, të nenit 97 të këtij ligji. 3. Pikat 1 dhe 2 të këtij neni nuk zbatohen kur një operator profesionist fshin përgjithmonë, me çdo mënyrë, të gjitha vendosjet e mëparshme të asaj vule nga materiali i ambalazhit prej druri. Neni 99 Miratimi dhe kontrolli i operatorëve të regjistruar që vendosin vulën në materialin e ambalazhit prej druri në territorin e Republikës së Shqipërisë 1. IPKSHB-ja jep miratimin për vendosjen e vulës së parashikuar në nenin 97 të këtij ligji dhe për riparimin e materialit të ambalazhit prej druri, në përputhje me nenin 98 të këtij ligji, një operatori të regjistruar, në rastin kur operatori i regjistruar plotëson të dyja kushtet e mëposhtme: a) zotëron njohuritë e nevojshme për të kryer trajtimin e materialit të ambalazhit prej druri, drurit dhe objekteve të tjera të kërkuara, në zbatim të neneve 97 dhe 98 të këtij ligji; b) përdor mjediset dhe pajisjet e duhura për kryerjen e trajtimit (mjediset e trajtimit). Kërkesat specifike për miratim, kur është e përshtatshme, në funksion të zhvillimit të njohurive shkencore e teknike dhe standardeve ndërkombëtare, përcaktohen në udhëzimin e ministrit, të miratuar në zbatim të pikës 2, të nenit 97 të këtij ligji. 2. Miratimi për të vendosur vulën e përcaktuar në nenin 97 të këtij ligji dhe për të riparuar materialin e ambalazhit prej druri, sipas nenit 98 të këtij ligji, jepet nga IPKSHB-ja për një operator të regjistruar pas kërkesës së tij për të përdorur dru të trajtuar në një mjedis të një operatori tjetër, në rast se përmbush të gjitha kushtet e mëposhtme në lidhje me materialin e ambalazhit prej druri, të shënuar me atë shenjë: a) përdor ekskluzivisht dru, që: i. i është nënshtruar një ose më shumë trajtimeve të miratuara, të përcaktuara sipas pikës 2, të nenit 97 të këtij ligji, dhe është trajtuar në mjediset e një operatori të regjistruar, të miratuar për vendosjen e vulës në përputhje me pikën 1 të këtij neni; ose ii. i është nënshtruar një ose më shumë trajtimeve të miratuara, të përcaktuara sipas pikës 2, të nenit 97 të këtij ligji, në një strukturë trajtimi në një shtet tjetër që është miratuar nga organizata kombëtare për mbrojtjen e bimëve të atij vendi tjetër. b) garanton që druri i përdorur për këtë qëllim të gjurmohet në mjediset e trajtimit në territorin e Republikës së Shqipërisë ose në mjediset e trajtimit të atij vendi tjetër; c) kur është rasti, në përputhje me pikat 1 dhe 2, të nenit 35, pikën 2, të nenit 36, pikat 2 dhe 3, të nenit 45 dhe me pikat 2 e 3, të nenit 56 të këtij ligji, ai përdor ekskluzivisht drurin e referuar në shkronjën “a” të pikës 2 të këtij neni, i cili shoqërohet me një pasaportë bimore ose çdo dokument tjetër që garanton se janë përmbushur kërkesat e trajtimit, të përcaktuara sipas pikës 2, të nenit 97. 3. IPKSHB-ja kontrollon të paktën një herë në vit operatorët e regjistruar, të miratuar në përputhje me pikat 1 dhe 2 të këtij neni, për të verifikuar dhe për të garantuar që ata trajtojnë dhe vulosin në mënyrën e duhur materialin e ambalazhit prej drurit, drurin dhe objektet e tjera, në përputhje me pikën 1, të nenit 97 dhe me nenin 98 të këtij ligji, dhe plotësojnë kushtet e përcaktuara përkatësisht në pikat 1 e 2, të këtij neni. 4. Kur IPKSHB-ja merr dijeni se një operator profesionist nuk zbaton kërkesat e përmendura në pikat 1 ose 2 të këtij neni, merr menjëherë masat e nevojshme për të garantuar që mospërputhja të mos vazhdojë. Kur IPKSHB-ja ka marrë masa, të ndryshme nga revokimi i miratimit dhe mospërputhja vazhdon, autoriteti revokon menjëherë miratimin e përmendur në pikat 1 ose 2 të këtij neni. Neni 100 Vërtetime të ndryshme nga vulosja e materialit të ambalazhit prej druri 1. Elementet që përfshihen në vërtetimet zyrtare, specifike për bimët, produktet bimore ose objekte të tjera, përveç materialit të ambalazhit prej druri, të cilat kërkohen në zbatim të masave të miratuara në bazë të pikave 1 ose 2, të nenit 35, të pikës 1, të nenit 36, të pikave 2 ose 3, të nenit 45, të nenit 49 ose të pikave 2 ose 3, të nenit 56 të këtij ligji, miratohen me urdhër të ministrit. 2. Urdhri i miratuar sipas pikës 1 të këtij neni përcakton, sipas rastit, kërkesat si më poshtë: a) miratimin e operatorëve profesionistë në lidhje me lëshimin e vërtetimeve zyrtare, të përmendura në pikën 1 të këtij neni; b) kontrollin nga IPKSHB-ja të operatorëve profesionistë, të miratuar sipas shkronjës “a”, të kësaj pike; c) heqjen e miratimit, të parashikuar sipas shkronjës “a” të kësaj pike. Seksioni 4 Eksporti i bimëve, produkteve bimore dhe objekteve të tjera nga territori i Republikës së Shqipërisë Neni 101 Certifikata fitosanitare për eksport nga territori i Republikës së Shqipërisë 1. Kur për eksportin e një bime, produkti bimor ose objekti tjetër nga territori i Republikës së Shqipërisë në një vend tjetër kërkohet një certifikatë fitosanitare në përputhje me kërkesat fitosanitare të importit të atij vendi (certifikatë fitosanitare për eksport), kjo certifikatë lëshohet nga IPKSHB-ja me kërkesë të operatorit profesionist, kur plotësohen të gjitha kushtet e mëposhtme: a) operatori profesionist është regjistruar në përputhje me nenin 67 të këtij ligji; b) operatori profesionist ka nën përgjegjësinë e tij bimën, produktin bimor ose objektin tjetër që do të eksportohet; c) sigurohet që ajo bimë, produkt bimor ose objekt tjetër përputhet me kërkesat fitosanitare të vendit importues në fjalë. IPKSHB-ja lëshon gjithashtu një certifikatë fitosanitare për eksport, me kërkesë të personave ndryshëm nga operatorët profesionistë, nëse plotësohen kushtet e përcaktuara në shkronjat “b” dhe “c” të kësaj pike. Për qëllim të kësaj pike, autoriteti kompetent nuk do të delegojë lëshimin e certifikatës fitosanitare për eksport tek asnjë person tjetër. 2. Pa cenuar detyrimet sipas Konventës Ndërkombëtare për Mbrojtjen e Bimëve (IPPC) dhe duke marrë parasysh standardet përkatëse ndërkombëtare, certifikata fitosanitare për eksport lëshohet kur informacioni i disponueshëm lejon IPKSHB-në të certifikojë përputhshmërinë e bimës, produktit bimor ose objektit tjetër me kërkesat fitosanitare të vendit importues. Ky informacion sigurohet, sipas rastit, nga një ose më shumë nga elementet e mëposhtme: a) inspektimet, marrja e mostrave dhe testimi i bimëve, produkteve bimore ose objekteve të tjera, ose nga vendi i tyre i prodhimit dhe në afërsi të tij; b) informacioni zyrtar për statusin e dëmtuesve në vendndodhjen e prodhimit, vendin e prodhimit, zonën ose vendin e origjinës së bimëve, produkteve bimore ose objekteve të tjera; c) një pasaportë bimore, sipas parashikimit në nenin 79 të këtij ligji, që shoqëron bimët, produktet bimore ose objektet e tjera në fjalë, kur ajo pasaportë bimore vërteton rezultatet e inspektimeve nga IPKSHB-ja; ç) vula e materialit të ambalazhit prej druri, siç përcaktohet në pikën 1, të nenit 97 të këtij ligji, ose vërtetimet e përcaktuara në pikën 1, të nenit 100 të këtij ligji; d) informacioni zyrtar, i përfshirë në certifikatën fitosanitare, parashikuar në nenin 72 të këtij ligji, kur bimët, produktet bimore ose objektet e tjera kanë hyrë në territorin e Republikës së Shqipërisë nga një vend tjetër. 3. Certifikata fitosanitare për eksport duhet të jetë në përputhje me përshkrimin e modelit, të përcaktuar sipas pjesës A, të VIII të këtij ligji. 4. Certifikatat fitosanitare elektronike për eksport sigurohen nëpërmjet ose në shkëmbim elektronik me një sistem të kompjuterizuar të menaxhimit të informacionit për kontrollet zyrtare. Neni 102 Certifikata fitosanitare për rieksport nga territori i Republikës së Shqipërisë 1. Për rieksportin e një bime, produkti bimor ose objekti tjetër, me origjinë nga një vend tjetër dhe që ka hyrë në territorin e Republikës së Shqipërisë nga vendi i origjinës ose një vend tjetër, kur është e mundur, lëshohet certifikatë fitosanitare për rieksport nga territori i Republikës së Shqipërisë (certifikatë fitosanitare për rieksport) në vend të certifikatës fitosanitare për eksport. Certifikata fitosanitare për rieksport lëshohet nga IPKSHB-ja me kërkesë të operatorit profesionist, kur plotësohen të gjitha kushtet e mëposhtme: a) operatori profesionist është i regjistruar nga IPKSHB-ja në përputhje me nenin 67 të këtij ligji; b) operatori profesionist është përgjegjës për bimën, produktin bimor ose objektin tjetër që do të rieksportohet; c) sigurohet që ajo bimë, produkt bimor ose objekt tjetër janë në përputhje me kërkesat fitosanitare të vendit importues. IPKSHB-ja lëshon gjithashtu një certifikatë fitosanitare për rieksport me kërkesë të personave të ndryshëm nga operatorët profesionistë nëse plotësohen kushtet e përcaktuara në shkronjat “b” dhe “c” të kësaj pike. Për qëllim të kësaj pike, ministria nuk delegon lëshimin e certifikatës fitosanitare për rieksport tek asnjë personi tjetër. 2. Pa cenuar detyrimet sipas Konventës Ndërkombëtare për Mbrojtjen e Bimëve (IPPC) dhe duke marrë parasysh standardet përkatëse ndërkombëtare, certifikata fitosanitare për rieksport lëshohet kur informacioni i disponueshëm lejon vërtetimin e përputhshmërisë së bimës, produktit bimor ose objektit tjetër në fjalë me kërkesat fitosanitare të vendit importues dhe plotësimin e të gjitha kushteve të mëposhtme: a) certifikata fitosanitare, që shoqëron bimën, produktin bimor ose objektin tjetër në fjalë nga vendi i origjinës ose një kopje e njësuar e saj, i bashkëlidhet certifikatës fitosanitare për rieksport; b) bima, produkti bimor ose objekti tjetër në fjalë nuk është rritur, prodhuar ose përpunuar për të ndryshuar natyrën e tij që nga hyrja në territorin e Republikës së Shqipërisë; c) bima, produkti bimor ose objekti tjetër në fjalë nuk është ekspozuar ndaj ndonjë risku infektimi ose kontaminimi me dëmtues karantinorë ose dëmtues jokarantinorë të rregulluar, të listuar si të tillë nga vendi pritës, gjatë ruajtjes në territorin e Republikës së Shqipërisë, nga i cili do të eksportohet në atë vend; ç) është ruajtur identiteti i bimës, produktit bimor ose objektit tjetër në fjalë. 3. Pika 2 e nenit 100 të këtij ligji zbatohet sipas specifikave të rastit. 4. Certifikata fitosanitare për rieksport është në përputhje me përshkrimin dhe modelin e përcaktuar sipas pjesën B të aneksit VIII të këtij ligji. 5. Certifikatat fitosanitare elektronike për rieksport sigurohen nëpërmjet ose në shkëmbim elektronik me një sistem të kompjuterizuar të menaxhimit të informacionit për kontrollet zyrtare. Neni 103 Certifikata paraeksportit 1. Autoritetet kompetente të shtetit anëtar nga i cili eksportohen bimët, produktet bimore ose objektet e tjera të përmendura në pikën 1, të nenit 101 të këtij ligji dhe autoritetet kompetente të shtetit anëtar në të cilin ato janë kultivuar, prodhuar, ruajtur ose përpunuar, shkëmbejnë informacionin fitosanitar të nevojshëm si bazë për lëshimin e certifikatës fitosanitare për eksport. 2. Shkëmbimi i informacionit të përmendur në pikën 1 të këtij neni bëhet në formën e një dokumenti të harmonizuar (“certifikatë paraeksporti”) në të cilën autoritetet kompetente të shtetit anëtar ku bimët, produktet bimore dhe objektet e tjera janë kultivuar, prodhuar, ruajtur ose përpunuar vërtetojnë përputhshmërinë e tyre me kërkesa të veçanta fitosanitare, që lidhen me një ose më shumë nga sa vijon: a) mungesa ose prania nën kufirin kritik e dëmtuesve të veçantë në bimët, produktet bimore ose objektet e tjera të përfshira; b) origjina e bimëve, produkteve bimore ose objekteve të tjera në një parcelë, vend prodhimi, vend magazinimi apo zonë të caktuar; c) statusi i dëmtuesve në fushën, vendin e prodhimit, zonën e origjinës ose shtetin e origjinës së produkteve; ç) rezultatet e inspektimeve, marrjes së mostrave dhe testimeve mbi bimët, produktet bimore ose objektet; d) procedurat fitosanitare të aplikuara gjatë prodhimit apo përpunimit të bimëve, produkteve bimore apo objekteve të tjera. 3. Certifikata paraeksportit lëshohet, me kërkesë të operatorit profesionist, nga IPKSHB-ja ku bimët, produktet bimore ose objektet e tjera janë kultivuar, prodhuar, ruajtur ose përpunuar, gjatë kohës që ndodhen në ambientet e operatorit përkatës. 4. Certifikata paraeksportit shoqëron bimët, produktet bimore dhe objektet e tjera gjatë lëvizjes së tyre brenda territorit të Bashkimit Evropian, përveç kur informacioni i përfshirë në të shkëmbehet midis shteteve anëtare përkatëse përmes IMSOC-ut ose përmes shkëmbimit elektronik të dhënave me të. 5. Pa paragjykuar kërkesat e përcaktuara në pikën 3 të këtij neni, certifikata paraeksportit mund të lëshohet edhe pasi bimët, produktet bimore ose objektet e tjera kanë lënë mjediset e operatorit profesionist përkatës, me kusht që të jenë kryer inspektime dhe, kur është e nevojshme, të merren mostra që konfirmojnë përputhshmërinë me një ose më shumë nga kërkesat fitosanitare të përmendura në pikën 2 të këtij neni. 6. Certifikata paraeksportit përmban elementet dhe ka formatin e përcaktuar në pjesën C të aneksit VIII bashkëlidhur këtij ligji. 7. Ministri miraton me udhëzim procedurat për lëshimin e certifikatës paraeksportit. KREU IX MBLEDHJA, PËRDORIMI DHE SHKËMBIMI I INFORMACIONIT Neni 104 Mbledhja dhe përdorimi i të dhënave 1. Për të analizuar dhe për të kryer monitorimin e masave për shëndetin e bimëve, në bazë të këtij ligji, ministria merr dhe përdor të dhënat që mbahen në kuadër të bazave të të dhënave nga IPKSHB-ja dhe IPKZPIK-ja, personat e miratuar, si dhe nga organe të tjera të autorizuara për menaxhimin dhe mirëmbajtjen e bazave të të dhënave. 2. Ministria mund të përdorë edhe planet bazë topografike, grafikët topografikë (hartat), hartat e matjes së tokës, si dhe hartat digjitale ortofotografike (ajrore). 3. Regjistrat, informacionet dhe të dhënat e tjera krijohen e mirëmbahen nga ministria dhe financohen nga buxheti i shtetit. 4. Ministria krijon një sistem elektronik për dërgimin e njoftimeve e të raporteve nga IPKSHB-ja dhe nga IPKZPIK-ja. 5. Mënyra e ndërlidhjes së të dhënave të ministrisë me databazat tjera të të dhënave dhe mënyra e mbledhjes së të dhënave nga bazat e tjera të të dhënave miratohen me vendim të Këshillit të Ministrave në përputhje me këtë ligj, legjislacionin për kontrollet zyrtare dhe legjislacionin për mbrojtjen e të dhënave personale. Neni 105 Elemente të informacionit, formati dhe afatet e njoftimeve dhe njoftimet në rast të pranisë së dyshuar të dëmtuesve 1. Rregulla specifike në lidhje me dorëzimin e njoftimeve, të përmendura në pikat 1 dhe 2, të nenit 18, në nenin 20, në pikën 3, të nenit 26, në pikën 6, të nenit 27, në pikat 2 e 8, të nenit 28, në pikën 8, të nenit 42, në pikën 4, të nenit 44, në pikën 4, të nenit 45, në pikën 4, të nenit 51, në pikën 5, të nenit 54, në pikën 4, të nenit 55, në pikën 4, të nenit 56 dhe në pikën 2, të nenit 78, miratohen me udhëzim të ministrit. Këto rregulla kanë të bëjnë me një ose më shumë elemente të mëposhtme: a) elementet e informacionit, që do të përfshihen në ato njoftime; b) formatin e atyre njoftimeve dhe udhëzimeve se si të plotësohet ai format; c) afatet për dorëzimin e elementeve të veçanta të informacionit, siç përmendet në shkronjën “a” të këtij paragrafi; ç) rastet kur prania e dyshuar e një dëmtuesi duhet të njoftohet për shkak të nevojës për të ndërmarrë veprime të shpejta, në funksion të biologjisë së tij dhe mundësisë së përhapjes së shpejtë dhe të gjerë; d) rastet e mospërputhshmërisë, që duhet të njoftohen kur kjo mospërputhje krijon risk për përhapjen e një dëmtuesi karantinor në Republikën e Shqipërisë ose një dëmtuesi që kualifikohet përkohësisht si dëmtues karantinor. 2. Shqipëria kryen njoftimet sipas pikës 1 të këtij neni nëpërmjet sistemit elektronik IMSOC në ditën e anëtarësimit si vend anëtar. KREU X DISPOZITAT RREGULLATORE Neni 106 Për zbatimin e masave mbrojtëse kundër dëmtuesve Kushtet uniforme për zbatimin e masave mbrojtëse kundër dëmtuesve të bimëve miratohen me urdhër të ministrit dhe përmbajnë: a) listën e dëmtuesve karantinorë për Republikën e Shqipërisë; b) listën e zonave të mbrojtura dhe dëmtuesit karantinorë përkatës të zonës së mbrojtur; c) listën e dëmtuesve jokarantinorë të rregulluar për Republikën e Shqipërisë (DJKRR) dhe bimët specifike për mbjellje, me kufirin kritik; ç) masat për të parandaluar praninë e DJKRR-ve në bimët e specifikuara për mbjellje; d) listën e bimëve, produkteve bimore dhe objekteve të tjera, hyrja e të cilave në territorin e Republikës së Shqipërisë nga vendet e tjera është e ndaluar; dh) listën e bimëve, produkteve bimore dhe objekteve të tjera, me origjinë nga vendet e tjera dhe kërkesat e veçanta përkatëse për hyrjen e tyre në territorin e Republikës së Shqipëri; e) listën e bimëve, produkteve bimore dhe objekteve të tjera, me origjinë nga territori i Republikës së Shqipërisë dhe kërkesat e veçanta përkatëse për lëvizjen e tyre brenda territorit të vendit; ë) listën e bimëve, produkteve bimore dhe objekteve të tjera, hyrja e të cilave në zona të caktuara të mbrojtura është e ndaluar; f) listën e bimëve, produkteve bimore dhe objekteve të tjera, që do të hyjnë ose do të lëvizin brenda zonave të mbrojtura dhe kërkesat e veçanta përkatëse për zonat e mbrojtura; g) listën e bimëve, produkteve bimore dhe objekte të tjera, të cilat duhet të shoqërohen me certifikatë fitosanitare, si dhe ato për të cilat nuk kërkohet certifikatë fitosanitare për hyrjen e tyre në territorin e Republikës së Shqipërisë; gj) listën e bimëve, produkteve bimore dhe objektet e tjera për të cilat kërkohet një certifikatë fitosanitare për hyrjen e tyre në një zonë të mbrojtur nga disa vende të tjera të origjinës ose dërgimit; h) listën e bimëve, produkteve bimore dhe objekteve të tjera për të cilat kërkohet pasaportë bimore për lëvizjen brenda territorit të vendit; i) listën e bimëve, produkteve bimore dhe objekteve të tjera për të cilat kërkohet një pasaportë bimore me përcaktimin “PZ ZMD” për hyrje dhe lëvizje brenda zonave të mbrojtura të caktuara. Neni 107 Manualet fitosanitare, protokollet fushore dhe procedura e marrjes së mostrave 1. Manuali fitosanitar për kontrollet zyrtare të ngarkesave me bimë, produkte bimore dhe objekte të tjera në import miratohet me udhëzim të ministrit. 2. Manuali fitosanitar për kontrollet zyrtare të ngarkesave me bimë, produkte bimore dhe objekte të tjera në eksport miratohet me udhëzim të ministrit. 3. Procedura e marrjes së mostrave të bimëve, produkteve bimore dhe objekteve të tjera dhe e dërgimit në laborator për testim miratohet me udhëzim të ministrit. Neni 108 Tarifat e shërbimit të shëndetit të bimëve Tarifat e shërbimeve të shëndetit të bimëve, që kërkohen për kontrollin e shëndetit të bimëve në import, brenda territorit të vendit dhe eksport, përcaktohen me udhëzim të ministrit. KREU XI KUNDËRVAJTJE ADMINISTRATIVE Neni 109 Kundërvajtje administrative 1. Kur nuk përbëjnë vepër penale, shkeljet e mëposhtme të dispozitave të këtij ligji përbëjnë kundërvajtje administrative dhe ndëshkohen me gjobë: a) 40 000 deri në 50 000 lekë në rastet kur veprohet në kundërshtim me pikat 4, 5 dhe 6, të nenit 23 të këtij ligji; b) 90 000 deri në 100 000 lekë në rastet kur veprohet në kundërshtim me pikën 1, të nenit 42 të këtij ligji; c) 40 000 deri në 50 000 lekë në rastet kur veprohet në kundërshtim me pikën 1, të nenit 67 të këtij ligji; ç) 90 000 deri në 100 000 lekë në rastet kur veprohet në kundërshtim me pikat 1 dhe 2, të nenit 70 të këtij ligji; d) 8 000 deri në 10 000 lekë në rastet kur veprohet në kundërshtim me nenin 89 të këtij ligji; dh) 80 000 deri në 100 000 lekë në rastet kur veprohet në kundërshtim me pikat 1 dhe 2, të nenit 91 të këtij ligji; e) 80 000 deri në 100 000 lekë në rastet kur veprohet në kundërshtim me pikën 1, të nenit 94 të këtij ligji; ë) 90 000 deri në 100 000 lekë në rastet kur veprohet në kundërshtim me pikën 1, të nenit 96 të këtij ligji; f) 110 000 deri në 150 000 lekë në rastet kur veprohet në kundërshtim me pikën 1, të nenit 98 të këtij ligji. 2. Ministria duhet t’i njoftojë Komisionit kundërvajtjet administrative të parashikuara në pikën 1, të këtij neni deri në ditën e anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Neni 110 Procedurat e kundërvajtjes administrative 1. Të drejtën e dhënies së masës administrative, siç është përcaktuar në nenin 109 të këtij ligji, e ka inspektori i IPKSHB-së dhe i IPKP-së, sipas fushës së përgjegjësisë. 2. Procedura për marrjen e vendimit përfundimtar për dënimin administrativ bëhet në përputhje me legjislacionin për inspektimin. 3. Ankimi lidhur me masat administrative bëhet sipas legjislacionit në fuqi për inspektimin. 4. Ekzekutimi bëhet sipas përcaktimeve të legjislacionit në fuqi për kundërvajtjet administrative. 5. Gjobat arkëtohen në buxhetin e shtetit. KREU XII DISPOZITAT KALIMTARE DHE TË FUNDIT Neni 111 Dispozitë kalimtare Institucionet përgjegjëse do të mbajnë funksionet për shëndetin e bimëve, të përcaktuara sipas kreut II, të ligjit nr. 105/2016, “Për mbrojtjen e bimëve”, i ndryshuar, deri në organizimin dhe funksionimin e autoriteteve kompetente, të përcaktuara në pikën 6, të nenit 7 të këtij ligji. Neni 112 Akte nënligjore në zbatim të këtij ligji 1. Ngarkohet Këshilli i Ministrave që brenda dy vjetëve nga fillimi i efekteve të këtij ligji të miratojë aktet nënligjore në zbatim të pikës 6, të nenit 7; të nenit 11 dhe të pikës 5, të nenit 104 të tij. 2. Ngarkohet ministri që brenda dy vjetëve nga fillimi i efekteve të këtij ligji të miratojë aktet nënligjore në zbatim të pikës 3, të nenit 4; të pikës 1, të nenit 10; të pikës 2, të nenit 16; të pikave 1 dhe 6, të nenit 17; të pikës 2, të nenit 20; të pikës 1, të nenit 27; të pikës 7, të nenit 28, të pikës 4, të nenit 29; të pikës 2, të nenit 30; të pikës 5, të nenit 32; të pikës 2, të nenit 35; të pikave 1 dhe 5, të nenit 37; të pikave 1, 3 dhe 6, të nenit 46; të pikës 3, të nenit 50; të pikës 2, të nenit 51; të pikës 5, të nenit 53; të pikës 1, të nenit 54; të pikës 2, të nenit 62; të pikës 2, të nenit 63; të pikës 3, të nenit 66; të pikës 4, të nenit 67; të nenit 68; të pikës 3, të nenit 74; të pikës 2, të nenit 76; të pikave 2 dhe 3, të nenit 82; të pikës 2, të nenit 84; të pikës 4, të nenit 88; të pikës 2, të nenit 89; të pikës 2, të nenit 97; të pikës 1, të nenit 100; të nenit 105; të nenit 106; të pikave 1, 2 dhe 3, të nenit 107 dhe të nenit 108 të tij. Neni 113 Shfuqizime 1. Me fillimin e efekteve të këtij ligji, në ligjin nr. 105/2016, “Për mbrojtjen e bimëve”, i ndryshuar, shfuqizohen shkronjat “a”, “b” dhe “ç”, të pikës 1.1, të nenit 5; neni 6/1; pikat 1, 2, 3, 5, 7 dhe 8, të nenit 7; neni 8; neni 9; neni 10; pikat 1 dhe 4, të nenit 11; neni 12; neni 13; pikat 3 dhe 8, të nenit 14; neni 15; neni 16; neni 17 dhe neni 18. 2. Deri në miratimin e akteve nënligjore në zbatim të këtij ligji, mbeten në fuqi aktet nënligjore në zbatim të ligjit nr. 105/2016, “Për mbrojtjen e bimëve”, i ndryshuar, për aq sa përputhen me ligjin në fuqi. 3. Në datën e anëtarësimit të Republikës së Shqipërisë në Bashkimin Evropian të gjitha dispozitat e këtij ligji shfuqizohen. Neni 114 Hyrja në fuqi Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare dhe i fillon efektet 2 vjet pas hyrjes në fuqi. Miratuar në datën 26.6.2025. Shpallur me dekretin nr. 218, datë 7.7.2025, të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj. ANEKS I KRITERET PËR KLASIFIKIMIN E DËMTUESVE SIPAS RISKUT TË TYRE PËR TERRITORIN E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË Seksioni 1 Kriteret për identifikimin e dëmtuesve që klasifikohen si dëmtues karantinorë 1. Identiteti i dëmtuesit. Identiteti taksonomik i dëmtuesit duhet të përcaktohet qartë ose, alternativisht, duhet të jetë dëshmuar që dëmtuesi shkakton simptoma të qëndrueshme dhe është i transmetueshëm. Identiteti taksonomik i dëmtuesit duhet të përcaktohet në nivel specieje ose, alternativisht, në një nivel taksonomik më të lartë ose më të ulët nëse ai nivel taksonomik është shkencërisht i përshtatshëm bazuar në virulencën, gamën bujtëse ose marrëdhëniet me vektorët. 2. Prania e dëmtuesit në territorin përkatës. Do të zbatohet një ose më shumë nga kushtet e mëposhtme: a) dëmtuesi nuk dihet nëse është i pranishëm në territorin përkatës; b) dëmtuesi nuk dihet nëse është i pranishëm në territorin përkatës, përveç një pjese të kufizuar të tij; c) dëmtuesi nuk dihet nëse është i pranishëm në territorin përkatës, me përjashtim të rasteve të rralla, të parregullta, të izoluara dhe prani të rralla në të. Kur zbatohet shkronja “b” ose “c”, dëmtuesi konsiderohet se nuk është përhapur gjerësisht. 3. Mundësia e hyrjes, vendosjes dhe përhapjes së dëmtuesit në territorin përkatës. a) Mundësia e hyrjes Dëmtuesi konsiderohet i aftë të hyjë në territorin përkatës, ose, nëse është i pranishëm, por jo i përhapur gjerësisht, në pjesën e atij territori ku mungon (“pjesa përkatëse e zonës së riskuar”), qoftë me përhapje natyrore, ose nëse plotësohen të gjitha kushtet e mëposhtme: i. ai lidhet, sa u përket bimëve, produkteve bimore ose objekteve të tjera që transferohen në territorin përkatës, me ato bimë, produkte bimore dhe objekte të tjera në territorin nga ku ato rrjedhin ose nga ku transferohen në territorin përkatës; ii. mbijeton gjatë transportit ose magazinimit; iii. mund të transferohet në një bimë bujtëse, produkt bimor ose objekt tjetër të përshtatshëm në territorin përkatës. b) Mundësia e krijimit Dëmtuesi do të konsiderohet i aftë për t’u “vendosur” në territorin përkatës, ose, nëse është i pranishëm, por jo i përhapur gjerësisht, në pjesën e atij territori ku mungon, nëse përmbushen të gjitha kushtet e mëposhtme: i. janë të disponueshëm bujtësit e dëmtuesit dhe, kur është e rëndësishme, vektorët për transmetimin e dëmtuesit; ii. faktorët vendimtarë mjedisorë janë të favorshëm për dëmtuesin në fjalë dhe, kur është e aplikueshme, për vektorin e tij, duke i mundësuar atij të mbijetojë në periudha stresi klimatik dhe të përfundojë ciklin e tij jetësor; iii. praktikat e kultivimit dhe masat e kontrollit të zbatuara në atë territor janë të favorshme; iv. metodat e mbijetesës, strategjia riprodhuese, përshtatshmëria gjenetike e dëmtuesit dhe madhësia minimale e popullatës së tij të qëndrueshme mbështesin vendosjen e tij; c) Aftësia e përhapjes Dëmtuesi konsiderohet i aftë për përhapje territoriale në territorin përkatës, ose, nëse është i pranishëm, por jo i përhapur gjerësisht, në pjesën e atij territori ku mungon, nëse plotësohet një ose më shumë nga kushtet e mëposhtme: i. mjedisi është i përshtatshëm për përhapjen natyrore të dëmtuesit; ii. barrierat ndaj përhapjes natyrore të dëmtuesit janë të pamjaftueshme; iii. mallrat ose mjetet e transportit lejojnë lëvizjen e dëmtuesit; iv. janë të pranishëm bujtësit dhe, kur është e nevojshme, vektorët e dëmtuesit; v. praktikat e kultivimit dhe masat e kontrollit të zbatuara në atë territor janë të favorshme; vi. armiqtë natyrorë dhe antagonistët e dëmtuesit nuk janë të pranishëm ose nuk janë mjaftueshëm të aftë për ta mbajtur nën kontroll dëmtuesin. 4. Ndikimi i mundshëm ekonomik, social dhe mjedisor Hyrja, vendosja dhe përhapja e dëmtuesit në territorin përkatës, ose, nëse është i pranishëm, por jo i përhapur gjerësisht në pjesën e atij territori ku mungon, do të ketë një ndikim të papranueshëm ekonomik, social dhe/ose mjedisor në atë territor, ose në pjesën e atij territori ku nuk është i përhapur gjerësisht, në lidhje me një ose më shumë nga pikat e mëposhtme: a) humbjet e të korrave në aspektin e rendimentit dhe cilësisë; b) kostot e masave të kontrollit; c) kostot e mbjelljes së përsëritur dhe/ose humbjet për shkak të nevojës për rritjen e bimëve zëvendësuese; ç) efektet në praktikat ekzistuese të prodhimit; d) efektet në pemët e rrugëve, parqet dhe zonat natyrore dhe të mbjella; dh) efektet në bimët vendase, biodiversitetin dhe shërbimet e ekosistemit; e) efektet në vendosjen, përhapjen dhe ndikimin e dëmtuesve të tjerë, për shembull, për shkak të aftësisë së dëmtuesit në fjalë për të vepruar si vektor për dëmtues të tjerë; ë) ndryshimet në kostot e prodhuesit ose kërkesat e inputeve, duke përfshirë kostot e kontrollit dhe kostot e çrrënjosjes dhe përmbajtjes; f) efektet në fitimet e prodhuesit që vijnë nga ndryshimet në cilësi, kostot e prodhimit, rendimentet ose nivelet e çmimeve; g) ndryshimet në kërkesën e konsumatorëve vendas ose të huaj për një produkt që vijnë si rezultat i ndryshimeve të cilësisë; gj) efektet në tregjet vendase dhe të eksportit dhe çmimet e paguara, duke përfshirë efektet në aksesin në tregun e eksportit dhe mundësinë e kufizimeve fitosanitare të vendosura nga partnerët tregtarë; h) burimet e nevojshme për kërkime dhe këshilla shtesë; i) efektet mjedisore dhe efektet e tjera të padëshiruara të masave të kontrollit; j) efektet në Natyra 2000 ose zona të tjera të mbrojtura; k) ndryshimet në proceset ekologjike dhe strukturën, stabilitetin ose proceset e një ekosistemi, duke përfshirë efektet e mëtejshme në speciet bimore, erozionin, ndryshimet në nivelin e ujërave nëntokësore, rreziqet nga zjarri, ciklin e lëndëve ushqyese; l) masave të restaurimit dhe parandalimit mjedisor; ll) efektet në sigurimin ushqimor dhe sigurinë ushqimore; m) efektet në punësim; n) efektet në cilësinë e ujit, argëtimin, turizmin, trashëgiminë e peizazhit, kullotjen e kafshëve, gjuetinë, peshkimin. Seksioni 2 Kriteret për identifikimin e dëmtuesve karantinorë në Republikën e Shqipërisë që klasifikohen si dëmtues prioritarë Dëmtuesit karantinorë konsiderohen se kanë ndikimin më të rëndë ekonomik, social ose mjedisor në lidhje me territorin e Republikës së Shqipërisë nëse hyrja, vendosja dhe përhapja e tyre përmbush një ose më shumë nga pikat e mëposhtme: a) Ndikimi ekonomik: dëmtuesi ka potencialin të shkaktojë humbje të mëdha në aspektin e efekteve të drejtpërdrejta dhe të tërthorta të përmendura në pikën 4, të seksionit 1 për bimët me një vlerë të konsiderueshme ekonomike në territorin e Republikës së Shqipërisë. Bimët e përmendura në nënparagrafin e parë mund të jenë pemë që nuk janë në prodhim; b) Ndikimi social: dëmtuesi ka potencialin të shkaktojë një ose më shumë nga efektet e mëposhtme: i. një rënie e ndjeshme e punësimit në sektorin përkatës të bujqësisë, hortikulturës ose pylltarisë ose në industritë e lidhura me këta sektorë, duke përfshirë turizmin dhe argëtimin; ii. risqe të konsiderueshme për sigurimin ushqimor ose sigurinë ushqimore; iii. zhdukja ose dëmtimi afatgjatë në shkallë të gjerë i specieve të rëndësishme të pemëve që rriten ose kultivohen në territorin e Republikës së Shqipërisë ose specieve të pemëve me rëndësi të lartë për sa i përket peizazhit, si dhe trashëgimisë kulturore ose historike për vendin; c) Ndikimi mjedisor: dëmtuesi ka potencialin të shkaktojë një ose më shumë nga efektet e mëposhtme: i. efekte të rëndësishme në biodiversitet dhe shërbime të ekosistemeve, duke përfshirë efektet në speciet dhe habitatet të listuara në legjislacion për mbrojtjen e biodiversitetit dhe legjislacionin për mbrojtjen e faunës së egër; ii. rritje të ndjeshme dhe afatgjata të përdorimit të produkteve të mbrojtjes së bimëve në bimët përkatëse; iii. zhdukja ose dëmtimi afatgjatë në shkallë të gjerë i specieve të rëndësishme të pemëve që rriten ose kultivohen në territorin e Shqipërisë ose specieve të pemëve me rëndësi të lartë për sa i përket peizazhit, si dhe trashëgimisë kulturore ose historike për vendin. Seksioni 3 Kriteret për një vlerësim paraprak për të identifikuar dëmtuesit që klasifikohen përkohësisht si dëmtues karantinorë i Republikës së Shqipërisë që kërkojnë masa të përkohshme Nënseksioni 1 Kriteret për një vlerësim paraprak për të identifikuar dëmtuesit që klasifikohen përkohësisht si dëmtues karantinor i Republikës së Shqipërisë, që kërkojnë masa të përkohshme 1. Identiteti i dëmtuesit Dëmtuesi duhet të përmbushë kriterin e përcaktuar në pikën 1, të seksionit 1. 2. Prania e dëmtuesit në territorin e vendit Dëmtuesi nuk dihet më parë të jetë i pranishëm në territorin e Shqipërisë. Bazuar në informacionin në dispozicion, dëmtuesi gjithashtu nuk dihet më parë të jetë i pranishëm në territorin e Shqipërisë, ose konsiderohet se përmbush kushtet e përcaktuara në shkronjën “b” ose “c”, të pikës 2, të seksionit 1, në lidhje me territorin e Shqipërisë. 3. Probabiliteti i vendosjes dhe përhapjes së dëmtuesit në territorin e Shqipërisë ose në pjesë specifike të territorit të vendit ku ai nuk është i pranishëm Bazuar në informacionin në dispozicion, dëmtuesi përmbush kriteret e përcaktuara në shkronjat “b” dhe “c”, të pikës 3, të seksionit 1, në lidhje me territorin e tij dhe në masën që vlerësohet. 4. Ndikimi i mundshëm ekonomik, social dhe mjedisor i dëmtuesit Bazuar në informacionin në dispozicion, dëmtuesi do të kishte një ndikim të papranueshëm ekonomik, social dhe/ose mjedisor në territor dhe, në masën e mundshme që vlerësohet, nëse ai do të vendosej dhe përhapej në atë territor. Ky ndikim duhet të përfshijë të paktën një ose më shumë nga efektet e drejtpërdrejta të listuara në shkronjat “a” dhe “e”, të pikës 4, të seksionit 1. Nënseksioni 2 Kriteret për një vlerësim paraprak për të identifikuar dëmtuesit që klasifikohen përkohësisht si dëmtues karantinor i Republikës së Shqipërisë që kërkojnë masa të përkohshme 1. Identiteti i dëmtuesit Dëmtuesi duhet të përmbushë kriterin e përcaktuar në pikën 1, të seksionit 1. 2. Prania e dëmtuesit në territorin e Shqipërisë Dëmtuesi nuk dihet më parë se ka qenë i pranishëm në territorin e Shqipërisë, ose konsiderohet se përmbush kushtet e përcaktuara në shkronjat “b” ose “c”, të pikës 2, të seksionit 1, në lidhje me territorin e Shqipërisë. 3. Probabiliteti i vendosjes dhe përhapjes së dëmtuesit në territorin e Shqipërisë ose në pjesë specifike të territorit të Shqipërisë ku ai nuk është i pranishëm. Bazuar në informacionin në dispozicion, dëmtuesi përmbush kriteret e përcaktuara në shkronjat “b” dhe “c”, të pikës 3, të seksionit 1, në lidhje me territorin e Shqipërisë. 4. Ndikimi i mundshëm ekonomik, social dhe mjedisor i dëmtuesit Bazuar në informacionin në dispozicion, dëmtuesi do të kishte një ndikim të papranueshëm ekonomik, social dhe/ose mjedisor në territorin e vendit nëse do të vendosej dhe përhapej në territor. Ky ndikim duhet të përfshijë të paktën një ose më shumë nga efektet e drejtpërdrejta të listuar në shkronjat “a” deri në “e”, të pikës 4, të seksionit 1. Seksioni 4 Kriteret për identifikimin e dëmtuesve që klasifikohen si dëmtues jokarantinor i rregulluar për Shqipërinë 1. Identiteti i dëmtuesit Dëmtuesi duhet të përmbushë kriterin e përcaktuar në pikën 1, të seksionit 1. 2. Probabiliteti i përhapjes së dëmtuesit në territorin e Shqipërisë Transmetimi i dëmtuesit duhet të vlerësohet të ndodhë kryesisht nëpërmjet bimëve specifike për mbjellje dhe jo nëpërmjet përhapjes natyrore ose lëvizjes së produkteve bimore ose objekteve të tjera. Ky vlerësim përfshin, sipas rastit, aspektet e mëposhtme: a) numri i cikleve jetësore të dëmtuesit të bujtësve përkatëse; b) biologjia, epidemiologjia dhe mbijetesa e dëmtuesit; c) rrugët e mundshme natyrore, të ndihmuara nga njeriu, ose rrugë të tjera për transmetimin e dëmtuesit të bujtësve përkatës dhe efikasiteti i rrugës, duke përfshirë mekanizmat e shpërndarjes dhe shkallën e shpërndarjes; ç) infektimi dhe transmetimi i mëvonshëm i dëmtuesit nga bujtësit përkatës tek bimë të tjera dhe anasjelltas; d) faktorët klimatologjikë; dh) praktikat kulturore para dhe pas korrjes; e) llojet e tokës; ç) ndjeshmëria e bujtësit përkatës dhe fazat përkatëse të bimëve bujtëse; f) prania e vektorëve për dëmtuesin; g) prania e armiqve natyrorë dhe antagonistëve të dëmtuesit; gj) prania e bujtësve të tjerë të ndjeshëm ndaj dëmtuesit; h) përhapja e dëmtuesit në territorin e Shqipërisë; i) përdorimi i synuar i bimëve. 3. Ndikimi i mundshëm ekonomik, social dhe mjedisor i dëmtuesit Infestimi i bimëve për mbjellje të përmendura në pikën 2 me dëmtuesin duhet të ketë një ndikim të papranueshëm ekonomik në përdorimin e synuar të këtyre bimëve në lidhje me një ose më shumë nga pikat e mëposhtme: a) humbjet e të korrave në aspektin e rendimentit dhe cilësisë; b) kosto shtesë të masave të kontrollit; c) kosto shtesë të korrjes dhe klasifikimit; ç) kostot e mbjelljes së përsëritur; d) humbjet për shkak të nevojës për rritjen e bimëve zëvendësuese; dh) efektet në praktikat ekzistuese të prodhimit; e) efektet në bimët e tjera bujtëse në vendin e prodhimit; ë) efektet në vendosjen, përhapjen dhe ndikimin e dëmtuesve të tjerë për shkak të aftësisë së dëmtuesit në fjalë për të vepruar si vektor për këta dëmtues të tjerë; f) efektet në kostot e prodhuesit ose kërkesat për inpute, duke përfshirë kostot e kontrollit dhe kostot e çrrënjosjes dhe përmbajtjes; g) efektet në fitimet e prodhuesit që vijnë nga ndryshimet në kostot e prodhimit, rendimentet ose nivelet e çmimeve; gj) ndryshimet në kërkesën e konsumatorëve vendas ose të huaj për një produkt, që vijnë si rezultat i ndryshimeve të cilësisë; h) efektet në tregjet vendase dhe të eksportit dhe çmimet e paguara; i) efektet në punësim. ANEKS II MASAT DHE PARIMET PËR MENAXHIMIN E RISQEVE TË DËMTUESVE Masat për të menaxhuar risqet e dëmtuesve karantinorë Menaxhimi i risqeve të dëmtuesve karantinorë përbëhet nga një ose më shumë, sipas rastit, nga masat e mëposhtme: 1. Masat që synojnë parandalimin dhe eliminimin e infektimit të bimëve të kultivuara dhe të egra a) Kufizime në lidhje me identitetin, natyrën, origjinën, prejardhjen, burimin dhe historinë e prodhimit të bimëve të kultivuara; b) Kufizime në kultivimin, korrjen dhe përdorimin e bimëve; c) Kufizime në përdorimin e produkteve bimore, ndërtesave, tokës, ujit, dheut, mjediseve të rritjes, objekteve, makinerive, pajisjeve dhe objekteve të tjera; ç) Mbikëqyrja, ekzaminimi vizual, marrja e mostrave dhe testimi laboratorik i bimëve, produkteve bimore, ambienteve, tokës, ujit, dheut, mjediseve të kultivimit, ambienteve, makinerive, pajisjeve dhe objekteve të tjera për praninë e dëmtuesve karantinorë; d) Mbikëqyrja për prishjen ose ndryshimin në efektivitetin e një specie bimore rezistente ose varieteti bimor që lidhet me një ndryshim në përbërjen e dëmtuesit karantinor ose biotipit, patotipit, racës ose grupit të tij virulent; dh) Trajtimi fizik, kimik dhe biologjik i bimëve, produkteve bimore, ambienteve, tokës, ujit, dheut, mjediseve të rritjes, objekteve, makinerive, pajisjeve dhe objekteve të tjera, të infektuara ose potencialisht të infektuara me dëmtues karantinor; e) Shkatërrimi i bimëve, produkteve bimore dhe objekteve të tjera të infektuara ose potencialisht të infektuara me dëmtues karantinorë ose për qëllime parandaluese; ë) Detyrimet për informacion, regjistrim të dhënave, komunikim dhe raportim; f) Regjistrimi i operatorëve profesionistë të përfshirë. Për qëllimet e shkronjës “b”, këto masa mund të përfshijnë kërkesa në lidhje me testimin e specieve bimore dhe varieteteve të bimëve për rezistencë ndaj dëmtuesit karantinor në fjalë dhe renditjen e specieve bimore dhe varieteteve të bimëve që gjenden të jenë rezistente ndaj dëmtuesit karantinor në fjalë. Për qëllimet e shkronjës “f”, këto masa mund të përfshijnë kërkesa në lidhje me: i. regjistrimin, miratimin dhe mbikëqyrjen zyrtare të operatorëve profesionistë që aplikojnë trajtimin në fjalë; ii. lëshimin e një certifikate fitosanitare, pasaporte bimore, etikete ose vërtetimi tjetër zyrtar për bimët, produktet bimore ose objektet e tjera të trajtuara dhe vendosjen e vulës e paletave pas aplikimit të trajtimit në fjalë. 2. Masat që synojnë dërgesat e bimëve, produkteve bimore dhe objekteve të tjera a) Kufizime mbi identitetin, natyrën, origjinën, prejardhjen, burimin, metodën e prodhimit, historinë e prodhimit dhe gjurmueshmërinë e bimëve, produkteve bimore dhe objekteve të tjera; b) Kufizime mbi hyrjen, lëvizjen, përdorimin, trajtimin, përpunimin, ambalazhimin, ruajtjen, shpërndarjen dhe destinacionin e bimëve, produkteve bimore dhe objekteve të tjera; c) Mbikëqyrja, ekzaminimi vizual, marrja e mostrave, testimi laboratorik i bimëve, produkteve bimore dhe objekteve të tjera për praninë e dëmtuesve karantinorë, duke përfshirë edhe nënshtrimin ndaj procedurave të karantinës dhe inspektimeve para eksportit në vendet e tjera; ç) Trajtimi fizik, kimik dhe biologjik dhe, kur është e përshtatshme, shkatërrimi i bimëve, produkteve bimore dhe objekteve të tjera të infektuara ose potencialisht të infektuara me dëmtues karantinor; d) Detyrimet për informacion, regjistrim të të dhënave, komunikim dhe raportim; dh) Regjistrimi i operatorëve profesionistë të përfshirë. Për qëllimet e shkronjave “a” deri në “ç”, këto masa mund të përfshijnë kërkesa në lidhje me: i. lëshimin e një certifikate fitosanitare, pasaporte bimore, etikete ose vërtetimi tjetër zyrtar, duke përfshirë vendosjen e vulës së paletave për të vërtetuar pajtueshmërinë me shkronjat “a” deri në “ç”; ii. regjistrimin, miratimin dhe mbikëqyrjen zyrtare të operatorëve profesionistë që zbatojnë trajtimin e përmendur në shkronjën “ç”. 3. Masat që synojnë rrugët për dëmtuesit karantinorë, përveç dërgesave të bimëve, produkteve bimore ose objekteve të tjera. a) Kufizimet në hyrjen dhe lëvizjen e dëmtuesve karantinorë si mall; b) Mbikëqyrjen, ekzaminimin vizual, marrjen e mostrave dhe testimin laboratorik dhe, kur është e përshtatshme, shkatërrimin e dëmtuesve karantinorë si mall; c) Kufizimet në bimët, produktet bimore dhe objektet e tjera të mbajtura nga udhëtarët; ç) Mbikëqyrjen, ekzaminimin vizual, marrjen e mostrave dhe testimin laboratorik dhe, kur është e përshtatshme, trajtimin ose shkatërrimin e bimëve, produkteve bimore dhe objekteve të tjera të mbajtura nga udhëtarët; d) Kufizimet në automjetet, paketimin dhe objektet e tjera të përdorura në transportin e mallrave; dh) Mbikëqyrjen, ekzaminimin vizual, marrjen e mostrave dhe testet laboratorike dhe, kur është e përshtatshme, trajtimin ose shkatërrimin e automjeteve, paketimeve dhe objekteve të tjera të përdorura në transportin e mallrave; e) Detyrimet për informacion, regjistrim të të dhënave, komunikim dhe raportim; ë) Regjistrimi i operatorëve profesionistë të përfshirë. Seksioni 2 Parimet për menaxhimin e risqeve nga dëmtuesit Menaxhimi i risqeve të dëmtuesve karantinorë të Shqipërisë, dëmtuesve të karantinës së zonës së mbrojtur dhe dëmtuesve jokarantinë të rregulluar nga Shqipëria duhet të respektojë parimet e mëposhtme: 1. Domosdoshmëria Masat për të menaxhuar riskun e një dëmtuesi duhet të zbatohen vetëm kur masa të tilla janë të nevojshme për të parandaluar hyrjen, vendosjen dhe përhapjen e atij dëmtuesi. 2. Proporcionaliteti Masat e marra për të menaxhuar riskun e një dëmtuesi duhet të jenë proporcionale me riskun që paraqet dëmtuesi në fjalë dhe nivelin e mbrojtjes që kërkohet. 3. Ndikim minimal Masat e marra për të menaxhuar riskun e një dëmtuesi duhet të përfaqësojnë masat më pak kufizuese të disponueshme dhe të rezultojnë në pengesën minimale për lëvizjen ndërkombëtare të njerëzve, mallrave dhe mjeteve të transportit. 4. Mosdiskriminimi Masat e marra për të menaxhuar riskun e një dëmtuesi nuk duhet të zbatohen në një mënyrë të tillë që të përbëjnë një mjet diskriminimi arbitrar ose të pajustifikuar ose një kufizim të maskuar, veçanërisht në tregtinë ndërkombëtare. Ato nuk duhet të jenë më të rrepta për vendet e tjera sesa masat e zbatuara për të njëjtin dëmtues nëse është i pranishëm brenda territorit të Shqipërisë, nëse vendet e tjera mund të demonstrojnë se kanë të njëjtin status fitosanitar dhe zbatojnë masa identike ose ekuivalente fitosanitare. 5. Justifikimi teknik Masat e marra për të menaxhuar riskun e një dëmtuesi duhet të justifikohen teknikisht në bazë të përfundimeve të arritura duke përdorur një analizë të përshtatshme të riskut ose, kur është e aplikueshme, një ekzaminim dhe vlerësim tjetër të krahasueshëm të informacionit shkencor në dispozicion. Këto masa duhet të pasqyrojnë, dhe, kur është e përshtatshme, të modifikohen ose hiqen për të reflektuar, analizën e re ose të përditësuar të riskut ose informacionin shkencor përkatës. 6. Fizibiliteti Masat e marra për të menaxhuar riskun e një dëmtuesi duhet të jenë të tilla që të lejojnë që objektivi i këtyre masave të arrihet me shumë gjasa. ANEKS III KRITERET PËR VLERËSIMIN E BIMËVE ME RISK TË LARTË, PRODUKTEVE BIMORE OSE OBJEKTEVE TË TJERA Kriteret që duhet të merren parasysh për vlerësimin e përmendur në nenin 46 të këtij ligji janë si më poshtë: 1. Për sa u përket bimëve për mbjellje, të ndryshme nga farat: a) ato hyjnë në Shqipëri zakonisht në formën e një shkurreje ose peme ose janë të pranishme në territorin e Shqipërisë në një formë të tillë ose janë të lidhura nominalisht me bimë të tilla; b) ato janë mbledhur në natyrë ose janë rritur nga bimët e mbledhura në të egra; c) ato janë rritur jashtë ose janë rritur nga bimë të rritura jashtë në vendet e tjera, grupi i vendeve të tjera ose zona specifike të vendeve të tjera në fjalë; ç) ato njihen si bujtës të dëmtuesve të zakonshëm, që dihet se kanë një ndikim të madh në speciet bimore që kanë rëndësi të madhe ekonomike, sociale ose mjedisore për territorin e Shqipërisë; d) ato dihet se zakonisht strehojnë dëmtues pa shenja dhe simptoma të këtyre dëmtuesve, ose me një periudhë latente për shfaqjen e këtyre shenjave ose simptomave, duke nënkuptuar se prania e dëmtuesve ka të ngjarë të mos vihet re gjatë inspektimeve gjatë hyrjes në territorin e Shqipërisë; dh) ato janë bimë shumëvjeçare që tregtohen zakonisht si bimë të vjetra; 2. Për sa u përket bimëve të tjera, produkteve bimore ose objekteve të tjera: a) ato dihet se strehojnë dhe ofrojnë një rrugë të rëndësishme për dëmtuesit e zakonshëm të strehuar, të cilët dihet se kanë ndikim të madh në speciet bimore, të cilat kanë një rëndësi të madhe ekonomike, sociale ose mjedisore për territorin e Shqipërisë; b) ato dihet se zakonisht strehojnë dhe ofrojnë një rrugë të rëndësishme për dëmtuesit pa shenja dhe simptoma të këtyre dëmtuesve, ose me një periudhë latente për shfaqjen e këtyre shenjave ose simptomave, duke nënkuptuar se prania e dëmtuesve ka të ngjarë të mos vihet re gjatë kryerjes së inspektimeve gjatë hyrjes në territorin e Shqipërisë. ANEKS IV ELEMENTET PËR IDENTIFIKIMIN E BIMËVE OSE PRODUKTEVE BIMORE, QË KA TË NGJARË TË PARAQESIN RISQE TË REJA TË IDENTIFIKUARA NGA DËMTUESIT, OSE RISQE TË TJERA TË DYSHUARA FITOSANITARE PËR TERRITORIN E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË Bimët ose produktet bimore nga vendet e tjera konsiderohen të mundshme të paraqesin risqe dëmtuesish për territorin e Shqipërisë, siç përmendet në pikën 1 të nenit 54, kur këto bimë ose produkte bimore plotësojnë të paktën tre nga kushtet e mëposhtme, duke përfshirë të paktën një nga kushtet e parashikuara në shkronjat “a”, “b” dhe “c”, të pikës 1: 1. Karakteristikat e bimëve ose produkteve bimore: a) ato i përkasin ose prodhohen nga një gjini ose familje bimore e njohur si bujtëse e zakonshme e dëmtuesit të rregulluar si dëmtues karantinor në territorin e Shqipërisë ose në vendet e tjera; b) ato i përkasin ose prodhohen nga një gjini ose familje bimore e njohur si bujtëse e zakonshme e dëmtuesit të njohur për të pasur ndikim të madh në speciet bimore të rritura në territorin e Shqipërisë, të cilat kanë rëndësi të madhe ekonomike, sociale ose mjedisore për territorin e vendit; c) ato i përkasin ose prodhohen nga një gjini ose familje bimore e njohur si bujtëse e zakonshme e dëmtuesit pa shenja dhe simptoma të këtyre dëmtuesve, ose me një periudhë latente për shfaqjen e këtyre shenjave ose simptomave prej të paktën tre muajsh, që nënkupton se prania e dëmtuesve në ato bimë ose produkte bimore ka të ngjarë të mos vihet re gjatë kryerjes së kontrolleve zyrtare gjatë hyrjes në territorin e Shqipërisë, pa iu drejtuar marrjes së mostrave dhe testimit ose nënshtrimit ndaj procedurave të karantinës; ç) ato rriten jashtë ose rriten nga bimë të rritura jashtë në vendet e tjera të origjinës; e) ato nuk transportohen në enë ose ambalazhe të mbyllura, ose kur transportohen në një mënyrë të tillë, dërgesat për shkak të madhësisë së tyre nuk mund të hapen në ambiente të mbyllura për qëllime të kontrolleve zyrtare gjatë hyrjes në territorin e Shqipërisë. 2. Origjina e bimëve ose produkteve bimore: a) ato vijnë nga, ose janë zhvendosur nga një vend tjetër, i cili është burimi i njoftimeve të përsëritura të kapjes së dëmtuesve karantinorë që nuk janë të listuar; b) ato vijnë nga, ose janë zhvendosur nga një vend tjetër që nuk është palë kontraktuese e IPPC-së. ANEKS V PËRMBAJTJA E CERTIFIKATËS FITOSANITARE PËR IMPORTIN E BIMËVE, PRODUKTEVE BIMORE DHE OBJEKTEVE TË TJERA NË TERRITORIN E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË PJESA A CERTIFIKATAT FITOSANITARE PËR EKSPORT Model i certifikatës fitosanitare Nr. Organizata për Mbrojtjen e Bimëve e PËR: Organizatën për Mbrojtjen e Bimëve e I. Përshkrimi i ngarkesës Emri dhe adresa e eksportuesit: Emri dhe adresa e deklaruar e marrësit të ngarkesës: Numri dhe përshkrimi i ambalazheve: Shenjat dalluese: Vendi i origjinës: Emri i deklaruar i transportuesit: Pika e deklaruar e hyrjes: Emri i produktit dhe sasia e deklaruar: 2 Klauzolë opsionale. Emri botanik i bimëve: Kjo është për të vërtetuar se bimët, produktet bimore ose artikuj të tjerë të rregulluar të përshkruar këtu janë inspektuar dhe/ose testuar sipas procedurave të duhura zyrtare dhe konsiderohen të jenë të pastra nga dëmtuesit karantinorë, të specifikuara nga pala kontraktuese importuese dhe se janë në përputhje me kërkesat aktuale fitosanitare të palës kontraktuese importuese, duke përfshirë ato për dëmtuesit jokarantinorë të rregulluar. Ato konsiderohen të jenë praktikisht të pastra nga dëmtuesit e tjerë (*) II. Deklaratë shtesë [vendos tekstin] III. Trajtim dezinfestimi dhe/ose dezinfektimi Data Trajtimi Kimik (lënda vepruese) Kohëzgjatja dhe temperatura Përqendrimi Informacione shtesë Vendi i lëshimit (vula e organizatës) Emri i nëpunësit të autorizuar Data (nënshkrimi) Asnjë detyrim financiar në lidhje me këtë certifikatë nuk do t’i bashkëngjitet (emri i Organizatës për Mbrojtjen e Bimëve) ose ndonjërit prej zyrtarëve ose përfaqësuesve të saj (2). PJESA B CERTIFIKATA FITOSANITARE PËR RIEKSPORT Modeli i certifikatës fitosanitare të rieksportit Nr. Organizata për Mbrojtjen e Bimëve e (pala kontraktuese e rieksportit) PËR: Organizata për Mbrojtjen e Bimëve e (pala/palët kontraktuese të importit) I. Përshkrimi i ngarkesës Emri dhe adresa e eksportuesit: Emri dhe adresa e deklaruar e marrësi të ngarkesës: Numri dhe përshkrimi i ambalazheve: Shenjat dalluese: Vendi i origjinës: Emri i deklaruar i transportuesit: Pika e deklaruar e hyrjes: Emri i produktit dhe sasia e deklaruar: Emri botanik i bimëve: Kjo është për të vërtetuar që bimët, produktet bimore të përshkruar më sipër, u importuan në (pala kontraktuese e rieksportit) nga (pala kontraktuese e origjinës) të shoqëruara me certifikatë fitosanitare nr. . (*) origjinal (*) kopje e vërtetuar e së cilës i është bashkëngjitur kësaj certifikate 3 Klauzolë opsionale. (*) paketuar (*) ripaketuar (*) origjinal (*) i ri - kontejnerë të rinj që bazuar në: (*) certifikatën fitosanitare origjinale dhe (*) inspektim shtesë konsiderohen të jenë në përputhje me kërkesat fitosanitare aktuale të vendit importues dhe që gjatë ruajtjes në (pala kontraktuese e rieksportit) ngarkesa nuk ka qenë subjekt i riskut të infestimit ose infeksionit. II. Deklaratë shtesë [vendos tekstin] III. Trajtim dezinfestimi dhe/ose dezinfektimi Data Trajtimi Kimik (lënda vepruese) Kohëzgjatja dhe temperatura Përqendrimi Informacione shtesë Vendi i lëshimit (Vula e organizatës) Emri i nëpunësit të autorizuar Data (nënshkrimi) Asnjë detyrim financiar në lidhje me këtë certifikatë nuk do t’i bashkëngjitet (emri i Organizatës për Mbrojtjen e Bimëve) ose ndonjërit prej zyrtarëve ose përfaqësuesve të saj (3). ANEKS VI KRITERET PËR IDENTIFIKIMIN E BIMËVE, TË CILAT NUK KËRKOJNË NJË CERTIFIKATË FITOSANITARE Vlerësimi duhet të marrë në konsideratë kriteret e mëposhtme: 1. Bimët nuk janë bujtës të dëmtuesve karantinorë të Republikës së Shqipërisë ose dëmtues që u nënshtrohen masave të miratuara në lidhje me dëmtuesit që nuk janë të përfshirë në listën e dëmtuesve karantinorë, ose dëmtues që strehohen zakonisht dhe që mund të ndikojnë në speciet bimore të rritura në Shqipëri; 2. Bimët kanë një historik përputhshmërie me kërkesat për hyrjen në territorin e Shqipërisë, që lidhen me vendin ose vendet e tjera të origjinës; 3. Asnjë tregues i shpërthimit/shpërthimeve nuk lidhet me hyrjen e bimëve në fjalë nga një ose më shumë vende të tjera, dhe këto bimë nuk kanë qenë subjekt i kapjes së përsëritur të dëmtuesve karantinorë të Shqipërisë ose dëmtuesve që u nënshtrohen masave të miratuara në lidhje me dëmtuesit që nuk janë të përfshirë në listën e dëmtuesve karantinorë, gjatë hyrjes në territorin e Shqipërisë. ANEKS VII Pjesa A Pasaporta bimore për lëvizjen brenda vendit 1. Pasaporta bimore për lëvizje brenda territorit të vendit përmban elementet e mëposhtme: a) fjalët “Pasaportë bimore” në këndin e sipërm të djathtë të saj, në gjuhën zyrtare të Shqipërisë dhe në anglisht, nëse është ndryshe, të ndara me një vijë diagonale (slash); b) flamurin kombëtar në këndin e sipërm të majtë të tij, të printuar me ngjyra ose bardhezi; c) shkronja A, e ndjekur nga emri botanik i specieve bimore ose taksonomik, në rastin e bimëve dhe produktet bimore ose, sipas rastit, emrin e objektit përkatës dhe, opsionale, emrin e varietetit; ç) shkronja B, e ndjekur më pas nga kodi me dy shkronja të rajonit në të cilin operatori profesionist që lëshon pasaportën bimore është i regjistruar si operator profesionit, një vizë dhe numrin e regjistrimit të operatorit profesionist përkatës, i cili lëshon pasaportën bimore ose për të cilin pasaporta bimore është lëshuar nga IPKSHB-ja; d) shkronja C, e ndjekur nga kodi i gjurmueshmërisë së bimës, produktit bimor ose objektit tjetër në fjalë; dh) shkronja Ç, kur është e aplikueshme e ndjekur nga: i. emri i vendit të origjinës (brenda ose jashtë vendit); ose ii. kodi me dy shkronja i vendit të origjinës sipas shkronjës “i”. 2. Kodi i gjurmueshmërisë i përmendur në shkronjën “d”, të pikës 1 mund të plotësohet, gjithashtu, me një referencë gjurmueshmërie unike, si: barkode, hologram, çip ose mbajtës tjetër të dhënash, të pranishme në njësinë e tregtimit. Pjesa B Pasaporta bimore për lëvizjen për në dhe brenda zonave të mbrojtura 1. Pasaporta bimore për lëvizjen për në dhe brenda zonave të mbrojtura duhet të përmbajë këto elemente: a) fjalët “Pasaportë bimore” në këndin e sipërm të djathtë të saj, në gjuhën zyrtare të Shqipërisë dhe në anglisht, nëse është ndryshe, të ndara me një vijë diagonale (slash); b) menjëherë nën këto fjalë, emrat shkencorë ose kodet e dëmtuesve karantinorë të zonës së mbrojtur përkatëse; c) flamurin kombëtar në këndin e sipërm të majtë të tij, të printuar me ngjyra ose bardhezi; ç) shkronja A, e ndjekur nga emri botanik i specieve bimore ose taksonomik, në rastin e bimëve dhe produktet bimore ose, sipas rastit, emrin e objektit përkatës dhe, opsionale, emrin e varietetit; d) shkronja B, e ndjekur më pas nga kodi me dy shkronja të rajonit në të cilin operatori profesionist që lëshon pasaportën bimore është i regjistruar si operator profesionit, një vizë dhe numrin e regjistrimit të operatorit profesionist përkatës, i cili lëshon pasaportën bimore ose për të cilin pasaporta bimore është lëshuar nga IPKSHB-ja; dh) shkronja C, e ndjekur nga kodi i gjurmueshmërisë së bimës, produktit bimor ose objektit tjetër në fjalë; e) shkronja Ç, kur është e aplikueshme e ndjekur nga: i. emri i vendit të origjinës (brenda ose jashtë vendit); ose ii. kodi me dy shkronja i vendit të origjinës dhe, në rastin e zëvendësimit të pasaportës bimore, numri e regjistrimit të operatorit profesionist përkatës, i cili ka lëshuar pasaportën bimore fillestare ose për të cilin është lëshuar pasaporta bimore fillestare nga IPKSHB-ja ose autoriteti kompetent i vendit importues. 2. Kodi i gjurmueshmërisë i përmendur në shkronjën “d” të pikës 1 mund të plotësohet, gjithashtu, me një referencë gjurmueshmërie unike, si: barkode, hologram, çip ose mbajtës tjetër të dhënash, të pranishme në njësinë e tregtimit. Pjesa C Pasaporta bimore për lëvizje brenda territorit të vendit, e kombinuar me një etiketë certifikimi 1. Pasaporta bimore për lëvizjen brenda territorit të vendit, e kombinuar në një etiketë të përbashkët me etiketën zyrtare për farat dhe materiale shumëzues të tjera sipas legjislacionit që mbulon fushën e materialit mbjellës dhe shumëzues bimor dhe etiketën për materialin parabazë, bazë ose të certifikuar, përmbajnë elementet e mëposhtme: a) fjalët “Pasaportë bimore” në këndin e sipërm të djathtë të etiketës së përbashkët; b) flamurin kombëtar në këndin e sipërm të majtë të tij, të printuar me ngjyra ose bardhezi. Pasaporta bimore duhet të vendoset në etiketën e përbashkët menjëherë sipër dhe të ketë të njëjtën gjerësi si ajo e etiketës zyrtare. 2. Pika 2, e pjesës A do të zbatohet në përputhje me rrethanat. Pjesa Ç Pasaporta bimore për lëvizjen për në dhe brenda zonave të mbrojtura, e kombinuar me një etiketë certifikimi 1. Pasaporta bimore për lëvizje për në dhe brenda zonave të mbrojtura, e kombinuar në një etiketë të përbashkët me etiketën zyrtare për farat dhe materiale shumëzues të tjera sipas legjislacionit që mbulon fushën e materialit mbjellës dhe shumëzues bimor dhe etiketën për materialin parabazë, bazë ose të certifikuar do të përmbajë elementet e mëposhtme: a) fjalët “Pasaportë bimore” në këndin e sipërm të djathtë të etiketës së përbashkët; b) menjëherë nën këto fjalë, emrat shkencorë ose kodet e dëmtuesve karantinorë të zonës së mbrojtur të interesuar; c) flamurin kombëtar në këndin e sipërm të majtë të tij, të printuar me ngjyra ose bardhezi. Pasaporta bimore duhet të vendoset në etiketën e përbashkët menjëherë sipër dhe të ketë të njëjtën gjerësi si etiketa zyrtare ose, kur është e zbatueshme, certifikatë tjetër. 2. Pika 2, e pjesës B do të zbatohet në përputhje me rrethanat. ANEKS VIII PËRMBAJTJA E CERTIFIKATAVE FITOSANITARE PËR EKSPORT, RIEKSPORT DHE PARAEKSPORT, SIÇ PËRMENDET NË PIKËN 3, TË NENIT 101 DHE NË PIKËN 4, TË NENIT 102 Pjesa A Certifikatë fitosanitare për eksport I. Certifikatat fitosanitare për eksport siç përcaktohet në nenin 101 të këtij ligji. Certifikata fitosanitare për lëvizjen jashtë territorit të vendit, për qëllime eksporti drejt një vendi tjetër duhet të përmbajë elementet e mëposhtme: 1. Fjalët “Certifikata fitosanitare”, të ndjekur më pas nga: i. shkronjat “AL” pas anëtarësimit si vend anëtar i BE-së do të ndryshohen në “EU”; ii. kodi dyshifror, AL ku është regjistruar operatori profesional që kërkon lëshimin e certifikatës fitosanitare për eksport (ky pikë do të zbatohet pasi të jemi vend anëtar i BE-së); iii. një shenjë ndarëse (këmbyes); dhe iv. një kod unik identifikimi për certifikatën, i përbërë nga numra ose nga një kombinim shkronjash dhe numrash, ku shkronjat përfaqësojnë, sipas rastit, provincën dhe rrethin e shtetit anëtar ku lëshohet certifikata; 2. Fjalët “Emri dhe adresa e eksportuesit”, të ndjekura nga emri dhe adresa e operatorit të regjistruar, ose personit privat, që kërkon lëshimin e certifikatës fitosanitare për eksport; 3. Fjalët “Emri dhe adresa e deklaruar e marrësit” të ndjekura nga emri dhe adresa e deklaruar e marrësit; 4. Fjalët “Organizata e Mbrojtjes së Bimëve e”, të ndjekura nga emri i AL nga i cili organizata e mbrojtjes së bimëve lëshon certifikatën dhe më pas fjalët “Për Organizatën e Mbrojtjes së Bimëve të”, të ndjekura nga emri ose, sipas rastit, emrat e vendit ose vendeve të destinacionit; 5. Fjalët “Vendi i origjinës”, të ndjekura nga vendi ose vendet e origjinës së bimëve, produkteve bimore ose objekteve të tjera të përfshira në dërgesë për të cilën lëshohet certifikata. Në të gjitha rastet duhet të shënohet emri i shtetit ose shteteve të origjinës; 6. Një kuti pa numër, e rezervuar për logon AL. Do të shënohet edhe logoja e BE-së pasi të jemi vend anëtar; 7. Fjalët “Mjeti i deklaruar i transportit”, të ndjekura nga mjeti i deklaruar i transportit të asaj dërgese; 8. Fjalët “Pika e deklaruar e hyrjes”, të ndjekura nga pika e deklaruar e hyrjes në vendin e destinacionit të asaj dërgese; 9. Fjalët “Shenjat dalluese; numri dhe përshkrimi i ambalazhit; emri i produktit; emri botanik i bimëve”, të ndjekura nga një përshkrim i dërgesës që përfshin emrin botanik të bimëve ose emrin e produktit, shenjat dalluese, dhe numrin dhe llojin e ambalazheve të përfshira në dërgesë; 10. Fjalët “Sasia e deklaruar”, të ndjekura nga sasia e bimëve, produkteve bimore ose objekteve të tjera të përfshira në atë dërgesë, e shprehur në numër ose peshë; 11. Fjalët “Me këtë certifikohet se bimët, produktet bimore ose artikujt e tjerë të rregulluar të përshkruar këtu janë inspektuar dhe/ose testuar sipas procedurave zyrtare përkatëse dhe konsiderohen të pastra nga dëmtuesit karantinorë të përcaktuar nga pala kontraktuese importuese dhe në përputhje me kërkesat aktuale fitosanitare të palës kontraktuese importuese, duke përfshirë ato për dëmtuesit jokarantinorë të rregulluar. Opsionalisht mund të shtohet klauzola e mëposhtme: “Ato konsiderohen praktikisht të pastra nga dëmtues të tjerë.”; 12. Fjalët “Deklaratë shtesë”, të ndjekura nga deklarata shtesë e referuar në pikën 2, të nenit 72 dhe deklarata e referuar në pikën 3, të nenit 72 të këtij ligji dhe, opsionalisht, çdo informacion tjetër fitosanitar relevant për dërgesën. Nëse nuk ka hapësirë të mjaftueshme për gjithë deklaratën shtesë, mund të shtohet një bashkëngjitje. Informacioni në bashkëngjitje duhet të përfshijë vetëm atë që kërkohet në certifikatën fitosanitare. Të gjitha faqet e bashkëngjitjes duhet të bartin numrin e certifikatës fitosanitare dhe duhet të jenë të datuara, të nënshkruara dhe të vulosura në të njëjtën mënyrë siç kërkohet për certifikatën fitosanitare. Certifikata fitosanitare duhet të referojë çdo bashkëngjitje në seksionin përkatës; 13. Fjalët “Trajtim për dezinfestim dhe/ose dezinsektim”; 14. Fjala “Trajtim”, e ndjekur nga trajtimi që është aplikuar në atë dërgesë; 15. Fjalët “Kimikati (përbërësi aktiv)”, të ndjekura nga përbërësi aktiv i kimikatit të përdorur për trajtimin e referuar në pikën (14); 16. Fjalët “Kohëzgjatja dhe temperatura”, të ndjekura nga kohëzgjatja dhe, kur është e zbatueshme, temperatura e atij trajtimi; 17. Fjala “Përqendrimi”, e ndjekur nga përqendrimi i kimikatit i arritur gjatë atij trajtimi; 18. Fjala “Data”, e ndjekur nga data në të cilën është kryer trajtimi; 19. Fjala “Informacion shtesë”, e ndjekur nga çdo informacion shtesë që autoriteti kompetent dëshiron të përfshijë në certifikatë; 20. Fjalët “Vendi i lëshimit”, të ndjekura nga vendi i lëshimit të certifikatës fitosanitare; 21. Fjala “Data”, e ndjekur nga data e lëshimit të certifikatës fitosanitare; 22. Fjalët “Emri dhe nënshkrimi i zyrtarit të autorizuar”, të ndjekura nga emri dhe nënshkrimi i zyrtarit që lëshon dhe nënshkruan certifikatën fitosanitare; 23. Fjalët “Vula e institucionit”, të ndjekura nga vula zyrtare e autoritetit kompetent që lëshon certifikatën fitosanitare; dhe 24. Opsionale, në fund të kornizës mund të shtohet fraza: “Asnjë përgjegjësi financiare në lidhje me këtë certifikatë nuk u ngarkohet (emri i Organizatës për Mbrojtjen e Bimëve) apo ndonjërit prej zyrtarëve apo përfaqësuesve të saj.” II. Kur certifikata fitosanitare nuk lëshohet në mënyrë elektronike, letra e përdorur duhet të përmbajë një shenjë (watermark), vulë ose logo të stampuar në reliev, sipas përcaktimit të autoritetit kompetent që nënshkruan certifikatën. Ngjyra e tekstit të paraprintuar duhet të jetë jeshile, përveç numrit të certifikatës origjinale të përmendur në pikën “iv”/1, të paragrafit I, i cili mund të jetë me ngjyrë tjetër. Formati i certifikatës fitosanitare për eksport: 2. Emri dhe adresa e eksportuesit Name and address of exporter 1. CERTIFIKATË FITOSANITARE PHYTOSANITARY CERTIFICATE Nr./No. AL ORIGINAL 3. Emri dhe adresa e deklaruar e marrësit Declared name and address of consignee 4. Organizata e Mbrojtjes së Bimëve e Shqipërisë Plant Protection Organisation of Albania Për: Organizatën (tat) e Mbrojtjes së Bimëve të: To: Plant Protection Organisation(s) of: 5. Vendi i origjinës: Place of origin 6. Emri i deklaruar i transportuesit: Declared name of conveyance 7. Pika e deklaruar e hyrjes: Declared point of entry 8. Shenjat dalluese: numri dhe përshkrimi i paketimeve; emri i prodhimit; emri botanik i bimëve. Distinguishing marks: number and description of packages; Name of produce; botanical name of plants. 9. Sasia e deklaruar Quantity declared 10. Kjo është për të vërtetuar se bimët, produktet bimore ose artikuj të tjerë të rregulluar të përshkruar këtu janë inspektuar dhe/ose testuar sipas procedurave të duhura zyrtare dhe konsiderohen të jenë të pastra nga dëmtuesit karantinorë të specifikuara nga pala kontraktuese importuese dhe se janë në përputhje me kërkesat aktuale fitosanitare të palës kontraktuese importuese, duke përfshirë ato për dëmtuesit jokarantinorë të rregulluar. Ata konsiderohen të jenë praktikisht të pastër nga dëmtuesit e tjerë (*) This is to certify that the plants, plant products or other regulated articles described herein have been inspected and/or tested according to appropriate official procedures and are considered to be free from the quarantine pests specified by the importing contracting party and to conform with the current phytosanitary requirements of the importing contracting party, including those for regulated non-quarantine pests. They are deemed to be practically free from other pests (*) 11. Deklaratë shtesë: Additional declaration DEZINFESTIM DHE/OSE DEZINSEKTIM DISINFESTATION AND/OR DISINFECTION TREATMENT 18. Vendi i lëshimit: Place of issue Data/Date: Emri dhe firma e agronomit: Name and Stamp of Organization Vula e shërbimit: Stamp of organisation 12. Trajtimi: Treatment 13. Kimikati (lënda vepruese): Chemical (active ingredient) 14. Kohëzgjatja dhe temperatura: Duration and temperature 15. Përqendrimi: Concentration 16. Datë: Data 17. Informacioni shtesë: Additional information Pjesa B Certifikata fitosanitare për rieksport I. Certifikatat fitosanitare për rieksport siç përcaktohet në nenin 102 të këtij ligji. Certifikata fitosanitare për lëvizjen jashtë territorit të vendit, me qëllim rieksportimin në një vend tjetër, duhet të përmbajë elementet e mëposhtme: 1. Fjalët “Certifikata fitosanitare për rieksport”, të ndjekura më pas nga: ii. kodi dyshifror, AL ku është regjistruar operatori profesional që kërkon lëshimin e certifikatës fitosanitare për rieksport (kjo pikë do të zbatohet pasi të jemi vend anëtar i BE-së); iii. një shenjë ndarëse (slash); dhe iv. një kod unik identifikimi për certifikatën, i përbërë nga numra ose nga një kombinim shkronjash dhe numrash, ku shkronjat përfaqësojnë, sipas rastit, provincën dhe rrethin e vendit ku lëshohet certifikata; 2. Fjalët “Emri dhe adresa e eksportuesit”, të ndjekura nga emri dhe adresa e operatorit të regjistruar që kërkon lëshimin e certifikatës fitosanitare për rieksportim; 3. Fjalët “Emri dhe adresa e eksportuesit”, të ndjekura nga emri dhe adresa e operatorit të regjistruar që kërkon lëshimin e certifikatës fitosanitare për rieksport; 4. Fjalët “Organizata për Mbrojtjen e Bimëve e”, të ndjekura nga fjala “Shqipëria”, vend nga i cili organizata për mbrojtjen e bimëve lëshon certifikatën, dhe më pas fjalët “Për Organizatën/Organizatat për Mbrojtjen e Bimëve të”, të ndjekura nga emri ose, sipas rastit, emrat e vendit ose vendeve të destinacionit; 5. Fjalët “Vendi i origjinës”, të ndjekura nga vendi ose vendet e origjinës së bimëve, produkteve bimore ose objekteve të tjera të përfshira në dërgesën për të cilën lëshohet certifikata. Në të gjitha rastet, duhet të shënohet emri i shtetit ose shteteve të origjinës; 6. Një kuti pa numër, e rezervuar për logon AL. Do të shënohet edhe logoja e BE-së pasi të jemi vend anëtar; 7. Fjalët “Emri i deklaruar i transportuesit”, të ndjekura nga mjetet e deklaruara të transportit të asaj dërgese; 8. Fjalët “Pika e deklaruar e hyrjes”, të ndjekura nga pika e deklaruar e hyrjes në vendin e destinacionit të atij dërgimi; 9. “Shenjat dalluese; numri dhe përshkrimi i ambalazheve; emri i produktit; emri botanik i bimëve”, të ndjekura nga një përshkrim i dërgesës që përfshin emrin botanik të bimëve ose emrin e produktit, shenjat dalluese, dhe numrin dhe llojin e ambalazheve që përfshihen në dërgesë. 10. Fjalët “Sasia e deklaruar”, të ndjekura nga sasia e bimëve, produkteve bimore ose objekteve të tjera që përfshihen në atë dërgesë, e shprehur me numër ose peshë; 11. Tekstin e mëposhtëm: Kjo është për të vërtetuar: This is to certify - Që bimët, produktet bimore ose artikujt e tjerë të rregulluar të përshkruar më sipër, janë importuar në (vendi i rieksportit) nga (vendi i origjinës) të shoqëruara me certifikatë fitosanitare nr. : (*) origjinal kopje e vërtetuar e së cilës i është bashkëngjitur kësaj certifikate - që ata janë: (*) paketuar ripaketuar në origjinal kontejnerë të rinj - që bazohet në: (*) certifikatën fitosanitare origjinale dhe inspektim shtesë Ato konsiderohen në përputhje me kërkesat aktuale fitosanitare të vendit/partnerit kontraktues importues, dhe - që gjatë ruajtjes në (vendi/pala kontraktuese e rieksportit) ngarkesa nuk ka qenë subjekt i riskut të infestimit ose infeksionit (*) në cilin duhet të plotësohet informacioni i kërkuar dhe të shënohen kutitë e aplikueshme. 12. Fjalët “Deklaratë shtesë”, të ndjekura nga deklarata shtesë e përmendur në pikën 2, të nenit 72 dhe deklarata e përmendur në pikën 2, të nenit 72 të këtij ligji, dhe, në mënyrë opsionale, çdo informacion tjetër fitosanitar relevant për dërgesën. Nëse nuk ka hapësirë të mjaftueshme për të gjithë deklaratën shtesë, mund të shtohet një bashkëngjitje. Informacioni në bashkëngjitje duhet të përfshijë vetëm atë që kërkohet në certifikatën fitosanitare. Të gjitha faqet e bashkëngjitjes duhet të kenë numrin e certifikatës fitosanitare dhe duhet të jenë të datuara, të nënshkruara dhe të vulosura në të njëjtën mënyrë siç kërkohet për certifikatën fitosanitare. Certifikata fitosanitare duhet të referohet për çdo bashkëngjitje në seksionin përkatës; 13. Fjalët “Trajtim për dezinfektim dhe/ose dezinsektim”; 14. Fjalën “Trajtimi”, e ndjekur nga trajtimi që është aplikuar për atë ngarkesë; 15. Fjalët “Kimikat (lënda vepruese)”, të ndjekur nga lënda vepruese e kimikatit të përdorur për trajtimin e përmendur në pikën 14; 16. Fjalët “Kohëzgjatja dhe temperatura”, të ndjekura nga koha dhe, kur është e zbatueshme, temperatura e atij trajtimi; 17. Fjalën “Përqendrimi”, e ndjekur nga përqendrimi i asaj lënde kimike të arritur gjatë atij trajtimi; 18. Fjalën “Data”, e ndjekur nga data kur u aplikua ai trajtim; 19. Fjalët “Informacion shtesë”, të ndjekura nga çdo informacion shtesë që autoriteti kompetent dëshiron të përfshijë në certifikatë; 20. Fjalët “Vendi i lëshimit”, të ndjekura nga vendi ku është lëshuar certifikata fitosanitare; 21. Fjalën “Data”, e ndjekur nga data e lëshimit të certifikatës fitosanitare; 22. Fjalët “Emri dhe nënshkrimi i zyrtarit të autorizuar”, të ndjekura nga emri dhe nënshkrimi i zyrtarit që lëshon dhe nënshkruan certifikatën fitosanitare; 23. Fjalët “Vula e organizatës”, të ndjekura nga vula zyrtare e autoritetit kompetent që lëshon certifikatën fitosanitare; 24. Opsionale, në certifikatë mund të shtohet fjalia: “Asnjë përgjegjësi financiare lidhur me këtë certifikatë nuk do t’i ngarkohet (emri i Organizatës për Mbrojtjen e Bimëve) ose ndonjërit prej zyrtarëve ose përfaqësuesve të saj” poshtë kuadrit; dhe II. Kur certifikata fitosanitare nuk lëshohet në mënyrë elektronike, letra e përdorur duhet të përmbajë një shenjë (wateremark), vulë të stampuar ose logo të stampuar, të përcaktuara nga autoriteti kompetent që nënshkruan certifikatën. Ngjyra e tekstit të paracaktuar duhet të jetë kafe, përveç numrit të certifikatës origjinale, siç përmendet në pikën 1/“iv”, të paragrafit I, i cili mund të jetë në një ngjyrë tjetër. Formati i certifikatat fitosanitare për rieksport: 2. Emri dhe adresa e eksportuesit: Name and address of exporter 1. CERTIFIKATË FITOSANITARE PËR RIEKSPORT PHYTOSANITARY CERTIFICATE FOR RE- EXPORT Nr./No. AL ORIGINAL 3.Emri dhe adresa e deklaruar e marrësit : Declared name and address of consignee 4. Organizata për Mbrojtjen e Bimëve e Shqipërisë: Plant Protection Organisation of Albania Për: Organizatën (tat) e Mbrojtjes së Bimëve të: To: Plant Protection Organisation(s) of 5. Vendi i origjinës: Place of origin 6. Emri i deklaruar i transportuesit: Declared name of conveyance 7. Pikat e hyrjes të deklaruara: Declared point of entry 8. Shenjat dalluese; numri dhe përshkrimi i ambalazheve; emri i produktit; emri botanik i bimëve Distinguishing marks; number and description of packages; name of produce; botanical name of plants 9. Sasia e deklaruar: Quantity declared 10. Kjo është për të vërtetuar: This is to certify - Që bimët, produktet bimore ose artikujt e tjerë të rregulluar të përshkruar më sipër janë importuar në (vendi i rieksportit) nga (vendi i origjinës) të shoqëruara me certifikatë fitosanitare Nr. - that the plants, plant products or other regulated articles described above were imported (country/contracting party of re-export) from (country/contracting party of origin) covered by phytosanitary certificate No (*) origjinal kopje e vërtetuar e së cilës i është bashkëngjitur kësaj certifikate Origjinal certified true copy of which is attached to this certificate, - që ata janë - that they are (*) paketuar ripaketuar në origjinal kontejnerë të rinj packed repacked in original new containers - that based on the - që bazohet në (*) certifikatën fitosanitare origjinale dhe inspektim shtesë, original phytosanitary and additional inspection, Ato konsiderohen në përputhje me kërkesat aktuale fitosanitare të vendit/partnerit kontraktues importues, dhe they are considered to conform with the current phytosanitary requirements of the importing country/contracting party, and - që gjatë ruajtjes në (vendi/pala kontraktuese e rieksportit) ngarkesa nuk ka qenë subjekt i riskut të infestimit ose infeksionit. - that during the storage in (country/contracting party of re-export) the consignement has not been subjected to the risk of infestation or infection. (*) Shëno në kutitë e duhura Insert tick in appropriate boxes 11. Deklaratë shtesë: Additional declaration DEZINFESTIM DHE/OSE DEZINSEKTIM DISINFESTATION AND/OR DISINFECTION TREATMENT 18. Vendi i lëshimit: Place of issue Data/Date: Emri dhe firma e agronomit Name and Stamp of Organization Vula e shërbimit: Stamp of organisation 12. Trajtimi: Treatment 13. Kimikati (lënda vepruese): Chemical (active ingredient) 14. Kohëzgjatja dhe temperatura: Duration and temperature 15. Përqendrimi: Concentration 16 Datë: Data 17. Informacioni shtesë: Additional information Pjesa C Certifikata fitosanitare paraeksport Modeli i certifikatës paraeksport 1. CERTIFIKATË PARAEKSPORTI PRE-EXPORT CERTIFICATE Ky dokument lëshohet nga IPKSHB-ja në përputhje me ligjin “Për shëndetin e bimëve”, me kërkesë të një operatori profesionist, me qëllim që t’u komunikohet autoriteteve kompetente të tjera se janë zbatuar procedura të caktuara fitosanitare. This document is issued by the competent authority of an EU Member State according to (Regulation on protective measures against pests) on request of a professional operator in order to communicate to authorities of EU Member State that certain phytosanitary procedures have been applied. 2. Emri i IPKSHB dhe emri i autoritetit kompetent deklarues [dhe nëse dëshirohet logoja e autoritetit kompetent të origjinës] Name of Member State of origin and name of the declaring competent authority (and if wanted logo of competent authority of origin). 3. Operator profesionist: Professional operator 4. Përshkrimi i ngarkesës: Description of the consignment 5. Sasia e deklaruar: Quantity declared 6. Ngarkesa e përshkruar më sipër: The consignment as described above [zgjidh një ose më shumë nga kutitë A-G më poshtë dhe plotëso me të dhëna për ‘specifikimet për dëmtuesit’] [Boxes (A-G) of applicable options to be ticked combined with information under pest apecifications] □ Përputhet me kërkesat specifike të rregullores së BE-së për masat mbrojtëse kundër dëmtuesve të bimëve: [Shënohet numri i botimit të aktit zbatues përkatës (për ngarkesën në fjalë) të miratuara në nenin 41 dhe alternativë specifike të kërkesave që certifikohet si e përmbushur]; comply with the specific requirements of EU Regulation on protective measure against pests of plant [List the publishing number of the relevant implementing act (for the consignment concerned) adopted pursuant to Article 41 and th applicable alternative of the specific requirements that is certified as being complied with];□ është inspektuar sipas një procedure zyrtare të përshtatshme: [nëse është e nevojshme të listohen procedurat], dhe është konstatuar e pastër nga A; have been inspected according to an appropriate official procedure: [if necessary list procedure] and found free from A;□ është testuar sipas një procedure zyrtare të përshtatshme: [nëse është e nevojshme të listohen procedurat], dhe është konstatuar e pastër nga B; have been tested according to an appropriate official procedure: [if necessary list procedure] and found free from B;□ ka origjinën në një fushë të njohur zyrtarisht si e pastër nga C; originate in a field, officially recognised as being free from C;□ ka origjinën në një vend prodhimi të njohur zyrtarisht si i pastër nga D; originate in a production site, officially recognised as being free from D;□ ka origjinën në një vend prodhimi të njohur zyrtarisht si i pastër nga E; originate in a place of production, officially recognised as being free from E;□ ka origjinën në një zonë të njohur zyrtarisht si e pastër nga F; originate in an area, officially recognised as being free from F;□ ka origjinën në një shtet të njohur zyrtarisht si i pastër nga G; originate in a country, officially recognised as being free from G; Specifikimet për dëmtuesit dhe identifikimi i fushës/vendit të prodhimit/zona (me referencë ndaj A – G më sipër sipas rastit): Pest specifications and identification of field/production site/area (with ref.to (A)-(B) above as appropriate): 7. Informacion tjetër zyrtar: Other official information [p.sh. në lidhje me kërkesat fitosanitare të importit, trajtimi i ngarkesës, etj.] [e.g. related to phytosanitary import requirements, treatment of consignment, etc.] 8. Vendi i lëshimit: Place of issue Detajet e kontaktit (telefon/email/faks): Contact details (phone/email/fax) Data: Date 9. Emri dhe nënshkrimi i oficerit të autorizuar Name and signature of the authorised officer (Vula e autoritetit kompetent) (Stamp of the competent authority)