تخطَّ إلى المحتوى
Nelum
قوانين ألبانيا

Law No. 38/2013 amending Law No. 9693 on the Pasture Fund

صدر في 2013-02-14 · النص بتاريخ 2026-10-01

القانون العام والإرشادات الرسمية منشورة بوصفها أبحاثاً. ليست مشورة قانونية أو ضريبية أو مالية.

البحث نفسه مكتوب بالإنجليزية. العناوين والوسوم مترجمة؛ أما النتائج والاقتباسات فغير مترجمة.

عن هذا القانون

اللغة
Albanian
النوع
قانون
الدولة
ألبانيا
الموضوعات
Livestock, Land and soil
الكلمات المفتاحية
grazing, special fund, offences/penalties, pastoralism, animal production, agricultural land, soil conservation/soil improvement

أين تقرؤه

    لا يوجد رابط مصدر مسجل لهذا القانون.

النص

نص القانون نفسه، مادةً مادة، كما هو محفوظ. لكل مادة رابطها.

  1. LIGJ Nr. 38/2013 PËR DISA NDRYSHIME NË LIGJIN NR. 9693, DATË 19.3.2007 “PËR FONDIN KULLOSOR”, TË NDRYSHUAR Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave, KUVENDI I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË VENDOSI: Në ligjin nr. 9693, datë 19.3.2007 “Për fondin kullosor”, të ndryshuar, bëhen këto ndryshime: Neni 1 Neni 30 ndryshohet si më poshtë: “Neni 30 Dokumentimi 1. Ushtrimi i kontrollit dhe dokumentimi i tij bëhen nga organet e kontrollit, të përcaktuara në nenin 29 të këtij ligji, në përputhje me këtë ligj dhe ligjin nr. 10 433, datë 16.6.2011 “Për inspektimin në Republikën e Shqipërisë”. 2. Të drejtën e vendosjes së gjobës, si dënim administrativ kryesor, të parashikuar në nenin 34 të këtij ligji, e kanë organet e kontrollit, të përcaktuara në nenin 29 të këtij ligji.”. Neni 2 Neni 31 ndryshohet si më poshtë: “Neni 31 Shqyrtimi dhe ankimi Shqyrtimi, marrja e vendimit përfundimtar dhe ankimi ndaj vendimit të strukturës përkatëse për marrjen e masave urgjente, vendosjen e dënimit kryesor dhe dënimeve plotësuese bëhen në përputhje me ligjin për inspektimin.”. Neni 3 Neni 32 shfuqizohet. Neni 4 Neni 35 ndryshohet si më poshtë: “Neni 35 Sekuestrimi dhe masat urgjente 1. Mjetet dhe pajisjet, që kanë shërbyer për kryerjen e kundërvajtjes dhe çdo përfitim pasuror i siguruar prej saj, sekuestrohen dhe kalojnë në llogari të administruesit të kullotës. 2. Masa e sekuestrimit, sipas pikës 1 të këtij neni, është dënim plotësues. 3. Struktura përgjegjëse, në varësi të rastit, merr masa urgjente në përputhje me ligjin për inspektimin.”. Neni 5 Dispozitë kalimtare Organi ekzistues inspektues vazhdon të ushtrojë funksionin e vet sipas organizimit aktual deri në krijimin e organit të ri, sikurse parashikohet në ndryshimet e bëra në këtë ligj. Neni 6 Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare. Miratuar në datën 14.2.2013 Shpallur me dekretin nr. 7997, datë 1.3.2013 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani

Law No. 38/2013 amending Law No. 9693 on the Pasture Fund · Nelum