تخطَّ إلى المحتوى
Nelum
قوانين ألبانيا

Law No.32/2013 amending and supplementing Law No.10463 dated 22.9.2011 on the integrated management of solid waste

صدر في 2013-02-14 · النص بتاريخ 2026-10-01

القانون العام والإرشادات الرسمية منشورة بوصفها أبحاثاً. ليست مشورة قانونية أو ضريبية أو مالية.

البحث نفسه مكتوب بالإنجليزية. العناوين والوسوم مترجمة؛ أما النتائج والاقتباسات فغير مترجمة.

research.laws.repealedOn

عن هذا القانون

اللغة
Albanian
النوع
قانون
الدولة
ألبانيا
الموضوعات
Waste and hazardous substances
الكلمات المفتاحية
institution, offences/penalties, waste management, waste prevention, governance

أين تقرؤه

    لا يوجد رابط مصدر مسجل لهذا القانون.

النص

نص القانون نفسه، مادةً مادة، كما هو محفوظ. لكل مادة رابطها.

  1. LIGJ Nr. 32/2013 PËR DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË LIGJIN NR. 10 463, DATË 22.9.2011 “PËR MENAXHIMIN E INTEGRUAR TË MBETJEVE” Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave, KUVENDI I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË VENDOSI: Në ligjin nr. 10 463, datë 22.9.2011 “Për menaxhimin e integruar të mbetjeve”, bëhen këto ndryshime dhe shtesa: Neni 1 Në nenin 56, pika 1 ndryshohet si më poshtë: “1. Inspektorati që mbulon fushën e mbrojtjes së mjedisit inspekton instalimet, mbi të cilat zbatohet ky ligj, në përputhje me dispozitat e ligjit nr. 10 431, datë 9.6.2011 “Për mbrojtjen e mjedisit” dhe ligjit nr. 10 433, datë 16.6.2011 “Për inspektimin në Republikën e Shqipërisë””. Neni 2 Në nenin 62, pas pikës 62 shtohet pika 63 me këtë përmbajtje: “63. Gjoba, në zbatim të këtij neni, vendoset nga inspektorati që mbulon fushën e mbrojtjes së mjedisit, në përputhje me ligjin për inspektimin dhe është dënim kryesor.”. Neni 3 Neni 63 ndryshohet si më poshtë: “Neni 63 Masat në rastet e shkeljes së lejes së mjedisit 1. Autoritetet, në rastet e shkeljes së lejes së mjedisit, marrin masat e parashikuara në ligjin nr. 10 448, datë 14.7.2011 “Për lejet e mjedisit”. 2. Kur shkelja e këtij ligji ka të bëjë me përdorimin e një automjeti, ky i fundit konfiskohet nga autoritetet përkatëse, në përputhje me dispozitat e legjislacionit në fuqi për kundërvajtjet administrative. 3. Licenca e transportit të mbetjeve, e tregtarit dhe agjentit të mbetjeve revokohet nga ministri, me propozimin e inspektorit, kur shkelen kushtet dhe rregullat e përcaktuara në lejen përkatëse të mjedisit për ushtrimin e veprimtarisë dhe, për këtë, ministri njofton Qendrën Kombëtare të Licencimit. 4. Inspektori, sipas nevojave të rastit, merr masa urgjente në përputhje me ligjin për inspektimin.”. Neni 4 Pas nenit 63 shtohet neni 63/1 me këtë përmbajtje: “Neni 63/1 Ankimi dhe ekzekutimi 1. Ndaj vendimit të inspektorit mund të bëhet ankim sipas ligjit për inspektimin. 2. Ndaj vendimeve të organeve të tjera, të marra në zbatim të këtij ligji, bëhet ankim sipas dispozitave në fuqi. 3. Kundërvajtësi paguan gjobën administrative brenda 30 ditëve kalendarike nga data e njoftimit, me përjashtim të rastit kur vendimi për gjobën është pezulluar në përputhje me legjislacionin në fuqi. 4. Kur gjoba administrative nuk është paguar brenda datës së caktuar në pikën 3 të këtij neni, autoriteti përkatës ka të drejtë të pezullojë apo të revokojë lejen e mjedisit, licencën apo autorizimin derisa gjoba të paguhet. 5. Të ardhurat e grumbulluara nga gjobat dhe interesat derdhen në Buxhetin e Shtetit.”. Neni 5 Dispozitë kalimtare Organi ekzistues inspektues vazhdon të ushtrojë funksionin e vet sipas organizimit aktual deri në krijimin e organit të ri, sikurse parashikohet në ndryshimet e bëra në këtë ligj. Neni 6 Hyrja në fuqi Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare. Miratuar në datën 14.2.2013 Shpallur me dekretin nr. 7991, datë 1.3.2013 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani

Law No.32/2013 amending and supplementing Law No.10463 dated 22.9.2011 on the integrated management of solid waste · Nelum