تخطَّ إلى المحتوى
Nelum
قوانين ألبانيا

Law No. 30/2013 amending and supplementing Law No. 8905 on protection of the marine environment from pollution and damage

صدر في 2013-02-14 · النص بتاريخ 2026-10-01

القانون العام والإرشادات الرسمية منشورة بوصفها أبحاثاً. ليست مشورة قانونية أو ضريبية أو مالية.

البحث نفسه مكتوب بالإنجليزية. العناوين والوسوم مترجمة؛ أما النتائج والاقتباسات فغير مترجمة.

عن هذا القانون

اللغة
Albanian
النوع
قانون
الدولة
ألبانيا
الموضوعات
Environment, Sea
الكلمات المفتاحية
marine pollution, offences/penalties, inspection, pollution control

أين تقرؤه

    لا يوجد رابط مصدر مسجل لهذا القانون.

النص

نص القانون نفسه، مادةً مادة، كما هو محفوظ. لكل مادة رابطها.

  1. LIGJ Nr. 30/2013 PËR DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË LIGJIN NR. 8905, DATË 6.6.2002 “PËR MBROJTJEN MJEDISIT DETAR NGA NDOTJA DHE DËMTIMI”, TË NDRYSHUAR Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave, KUVENDI I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË VENDOSI: Në ligjin nr. 8905, datë 6.6.2002 “Për mbrojtjen mjedisit detar nga ndotja dhe dëmtimi”, të ndryshuar, bëhen këto ndryshime dhe shtesa: Neni 1 Kudo në ligj, emërtimi “Inspektorati i Mjedisit” zëvendësohet me emërtimin “Inspektorati që mbulon fushën e mbrojtjes së mjedisit”. Neni 2 Në nenin 8 bëhen këto ndryshime dhe shtesa: 1. Emërtimi “Inspektorati i Peshkimit” zëvendësohet me emërtimin “Inspektorati që mbulon fushën e peshkimit”. 2. Pas pikës 3 shtohet pika 4 me këtë përmbajtje: “4. Inspektimi, në zbatim të këtij ligji, bëhet në përputhje me ligjin nr. 10 433, datë 16.6.2011 “Për inspektimin në Republikën e Shqipërisë””. Neni 3 Në nenin 19, pika 2 ndryshohet si më poshtë: “2. Organi që vendos gjobën, bën shqyrtimin e saj dhe merr vendimin përfundimtar, sipas këtij neni, është inspektorati që mbulon fushën e mbrojtjes së mjedisit.” Neni 4 Pas nenit 19 shtohen nenet 19/1 dhe 19/2 me këtë përmbajtje: “Neni 19/1 Klasifikimi i dënimeve dhe masat urgjente 1. Dënimet administrative të dhëna në zbatim të këtij ligji klasifikohen si më poshtë: a) Gjoba është dënim kryesor. b) Masa e pezullimit të përkohshëm ose e ndërprerjes së veprimtarisë, ndalimi i menjëhershëm i veprimtarisë dhe sekuestrimi i mjeteve dhe pajisjeve janë dënime plotësuese. 2. Nëse është e nevojshme, inspektorati që mbulon fushën e mbrojtjes së mjedisit, merr masa urgjente sipas ligjit për inspektimin. Neni 19/2 Ankimi dhe ekzekutimi 1. Ankimi ndaj vendimit të inspektoratit për marrjen e masave urgjente, dënimin me gjobë dhe vendosjen e dënimeve plotësuese bëhet në përputhje me ligjin për inspektimin. 2. Ekzekutimi i vendimeve të inspektoratit bëhet në përputhje me dispozitat në fuqi për kundërvajtjet administrative.”. Neni 5 Dispozitë kalimtare Organi ekzistues inspektues vazhdon të ushtrojë funksionin e vet sipas organizimit aktual deri në krijimin e organit të ri, sikurse parashikohet në ndryshimet e bëra në këtë ligj. Neni 6 Hyrja në fuqi Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare. Miratuar në datën 14.2.2013 Shpallur me dekretin nr. 7989, datë 1.3.2013 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani

Law No. 30/2013 amending and supplementing Law No. 8905 on protection of the marine environment from pollution and damage · Nelum