Law No. 28/2013 amending and supplementing Law No. 8897 on protection of air from pollution
صدر في 2013-02-14 · النص بتاريخ 2026-10-01
القانون العام والإرشادات الرسمية منشورة بوصفها أبحاثاً. ليست مشورة قانونية أو ضريبية أو مالية.
البحث نفسه مكتوب بالإنجليزية. العناوين والوسوم مترجمة؛ أما النتائج والاقتباسات فغير مترجمة.
عن هذا القانون
- اللغة
- Albanian
- النوع
- قانون
- الدولة
- ألبانيا
- الموضوعات
- Air and atmosphere
- الكلمات المفتاحية
- air quality/air pollution, inspection, offences/penalties, pollution control
أين تقرؤه
لا يوجد رابط مصدر مسجل لهذا القانون.
النص
نص القانون نفسه، مادةً مادة، كما هو محفوظ. لكل مادة رابطها.
LIGJ Nr. 28/2013 PËR DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË LIGJIN NR. 8897, DATË 16.5.2002 “PËR MBROJTJEN E AJRIT NGA NDOTJA”, TË NDRYSHUAR Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave, KUVENDI I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË VENDOSI: Në ligjin nr. 8897, datë 16.5.2002 “Për mbrojtjen e ajrit nga ndotja”, të ndryshuar, bëhen këto ndryshime dhe shtesa: Neni 1 Kudo në ligj emërtimi “Inspektorati i Mbrojtjes së Mjedisit” zëvendësohet me emërtimin “Inspektorati që mbulon fushën e mbrojtjes së mjedisit”. Neni 2 Në nenin 19 bëhen këto ndryshime: 1. Pikat 2 dhe 3 ndryshohen si më poshtë: “2. Gjoba si dënim kryesor vendoset, shqyrtohet dhe vendoset përfundimisht nga inspektorati që mbulon fushën e mbrojtjes së mjedisit. Inspektorati, krahas gjobës, vendos dënime plotësuese dhe merr masat urgjente të nevojshme në përputhje me këtë ligj dhe ligjin nr. 10 433, datë 16.6.2011 “Për inspektimin në Republikën e Shqipërisë”. 3. Masa e pezullimit të veprimtarisë, sekuestrimit, mbylljes së përhershme të veprimtarisë apo ndërprerjes së veprimtarisë, të parashikuara në këtë nen, janë dënime plotësuese.”. 2. Pas pikës 3 shtohen pikat 4 dhe 5 me këtë përmbajtje: “4. Kontrolli për verifikimin e respektimit të kërkesave ligjore, që burojnë nga ky ligj, bëhet në përputhje me këtë ligj dhe ligjin për inspektimin. 5. Ankimi ndaj vendimit të inspektoratit për marrjen e masave urgjente, dënimin me gjobë dhe vendosjes e dënimeve plotësuese, bëhet në përputhje me ligjin për inspektimin.”. Neni 3 Dispozitë kalimtare Organi ekzistues inspektues vazhdon të ushtrojë funksionin e vet sipas organizimit aktual deri në krijimin e organit të ri, sikurse parashikohet në ndryshimet e bëra në këtë ligj. Neni 4 Hyrja në fuqi Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare. Miratuar në datën 14.2.2013 Shpallur me dekretin nr. 7987, datë 1.3.2013 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani