تخطَّ إلى المحتوى
Nelum
قوانين ألبانيا

Law No. 27/2013 amending Law No. 10469 dated 13 October 2011 concerning the protection against non-ionising radiations

صدر في 2013-02-14 · النص بتاريخ 2026-10-01

القانون العام والإرشادات الرسمية منشورة بوصفها أبحاثاً. ليست مشورة قانونية أو ضريبية أو مالية.

البحث نفسه مكتوب بالإنجليزية. العناوين والوسوم مترجمة؛ أما النتائج والاقتباسات فغير مترجمة.

عن هذا القانون

اللغة
English
النوع
قانون
الدولة
ألبانيا
الموضوعات
Environment, Waste and hazardous substances
الكلمات المفتاحية
inspection, radiation, pollution control, emissions

أين تقرؤه

    لا يوجد رابط مصدر مسجل لهذا القانون.

النص

نص القانون نفسه، مادةً مادة، كما هو محفوظ. لكل مادة رابطها.

  1. LIGJ Nr. 27/2013 PËR DISA NDRYSHIME NË LIGJIN NR. 10 469, DATË 13.10.2011 “PËR MBROJTJEN NGA RREZATIMET JOJONIZUESE” Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave, KUVENDI I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË VENDOSI: Në ligjin nr. 10 469, datë 13.10.2011 “Për mbrojtjen nga rrezatimet jojonizuese” bëhen këto ndryshime: Neni 1 Neni 5 ndryshohet si më poshtë: “Neni 5 Komisioni i Mbrojtjes nga Rrezatimet Komisioni i Mbrojtjes nga Rrezatimet është autoriteti përgjegjës kombëtar rregullator, që mbikëqyr dhe siguron zbatimin e dispozitave të këtij ligji e të akteve të tjera ligjore e nënligjore në fushën e mbrojtjes nga rrezatimet jojonizuese, i cili është ngritur dhe funksionon sipas parashikimeve të ligjit nr. 8025, datë 9.11.1995 “Për mbrojtjen nga rrezatimet jonizuese”, të ndryshuar. Komisioni i Mbrojtjes nga Rrezatimet përcakton masat e nevojshme për të siguruar në çdo rast që ekspozimet e çdo instalimi ose pajisjeje që emeton rrezatim jojonizues të jenë në përputhje me normat e miratuara nga rregulloret përkatëse.”. Neni 2 Në nenin 6 bëhet ndryshimi dhe shtesa e mëposhtme: 1. Shkronja “b” ndryshohet si më poshtë: “b) kontrollon zbatimin në praktikë të akteve ligjore e nënligjore për mbrojtjen nga rrezatimi jojonizues, në përputhje me ligjin nr. 10 433, datë 16.6.2011 “Për inspektimin në Republikën e Shqipërisë””. 2. Pas shkronjës “f” shtohet shkronja “g” me këtë përmbajtje: “g) bashkëpunon me inspektoratin që mbulon fushën e punës dhe me inspektoratin që mbulon fushën e shëndetit.”. Neni 3 Neni 7 ndryshohet si më poshtë: “Neni 7 Organet që kryejnë verifikimin e respektimit të kërkesave të këtij ligji 1. Zyra e Mbrojtjes nga Rrezatimet është njësi ekzekutive e Komisionit të Mbrojtjes nga Rrezatimet, e cila, përveç detyrave të përcaktuara në fushën e rrezatimit jonizues, kryen edhe këto detyra: a) Paraqet për miratim në komision aktet rregulluese të veprimtarisë së mbrojtjes nga rrezatimet jojonizuese; b) Kontrollon në praktikë dhe mbikëqyr zbatimin e akteve ligjore e nënligjore në fushën e mbrojtjes nga rrezatimet jojonizuese; c) Kryen inspektimin e instalimeve dhe veprimtarive me rrezatim jojonizues, në përputhje me ligjin për inspektimin; ç) Mbledh informacion dhe kryen matjet bazë e analizat e nevojshme për kontrollin e mbrojtjes nga rrezatimet jojonizuese; d) Përgatit dosjet për miratimin e veprimtarive me burime të rrezatimit jojonizues; dh) Përgatit materialet e mbledhjeve të komisionit, si dhe raportet e kërkuara prej tij; e) Mban inventarin për të gjitha matjet e kryera kombëtare të instalimeve dhe regjistrat e posaçëm për të gjitha matjet e kryera. 2. Këshilli i Ministrave përcakton rastet kur inspektorati që mbulon fushën e shëndetit kryen inspektime për zbatimin e rregullave të instalimeve apo veprimtarive me burime të rrezatimit jojonizues, si dhe të mënyrës së bashkëpunimit të tij me Zyrën e Mbrojtjes nga Rrezatimi.”. Neni 4 Në nenin 9, pikat 2, 3, 4 dhe 5 ndryshohen si më poshtë: “2. Gjobat e vëna në zbatim të këtij ligji vendosen dhe shqyrtohen nga inspektorët e organeve që kryejnë verifikimin e respektimit të kërkesave të këtij ligji, sipas nenit 7 dhe në përputhje me ligjin për inspektimin si dhe janë dënime kryesore për qëllime të zbatimi të ligjit për inspektimin. 3. Inspektori përkatës, sipas nevojave të rastit, vendos masa urgjente në përputhje me ligjin për inspektimin. 4. Ankimi ndaj dënimit me gjobë dhe masave urgjente bëhet në përputhje me ligjin për inspektimin. 5. Ekzekutimi i dënimit me gjobë bëhet në përputhje me dispozitat në fuqi për kundërvajtjet administrative, ndërsa ekzekutimi i masave urgjente bëhet në përputhje me ligjin për inspektimin.”. Neni 5 Dispozitë kalimtare Organi ekzistues inspektues vazhdon të ushtrojë funksionin e vet sipas organizimit aktual deri në krijimin e organit të ri, sikurse parashikohet në ndryshimet e bëra në këtë ligj. Neni 6 Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare. Miratuar në datën 14.2.2013 Shpallur me dekretin nr. 7986, datë 1.3.2013 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani

Law No. 27/2013 amending Law No. 10469 dated 13 October 2011 concerning the protection against non-ionising radiations · Nelum