Law No. 24/2023 on the Promotion of the Use of Energy from Renewable Sources
صدر في 2023-03-23 · النص بتاريخ 2026-10-01
القانون العام والإرشادات الرسمية منشورة بوصفها أبحاثاً. ليست مشورة قانونية أو ضريبية أو مالية.
البحث نفسه مكتوب بالإنجليزية. العناوين والوسوم مترجمة؛ أما النتائج والاقتباسات فغير مترجمة.
عن هذا القانون
- العنوان الأصلي
- Ligj Nr. 24/2023 për nxitjen e përdorimit të energjisë nga burimet e rinovueshme.
- اللغة
- Albanian
- النوع
- قانون
- الدولة
- ألبانيا
- الموضوعات
- Agricultural and rural development, Energy, Environment
- الكلمات المفتاحية
- decentralization, ecofriendly products/ecofriendly processes, farming, investment, legal proceedings/administrative proceedings, rural development, smallholders/peasants, transport/storage, agricultural development, financing, air quality/air pollution, biodiversity, climate change, emissions, energy conservation/energy production, enforcement/compliance, environmental planning, environmental standards, green economy, protected area, protection forest, protection of environment, soil conservation/soil improvement, urban land, waste management, bioenergy, traceability, pollution control, policy/planning, standards, basic legislation, certification, consumer protection, contracts, data collection/reporting, fiscal and market measures, governance, hydropower generation, institution, local government, renewable energy, small and medium enterprises, special fund, cooperative/producer organization
أين تقرؤه
النص
نص القانون نفسه، مادةً مادة، كما هو محفوظ. لكل مادة رابطها.
1. “Agregator” është një pjesëmarrës tregu që ushtron aktivitete agregimi.
2. “Agregim” është aktiviteti i ushtruar nga një person fizik apo juridik, që kombinon ngarkesa të shumta klientësh ose energji të prodhuar për shitje, blerje ose tregtim në çdo treg energjie.
3. “Biomasa” është pjesa e biodegradueshme e produkteve, mbeturinave dhe mbetjeve me origjinë biologjike nga bujqësia (përfshirë substancat bimore dhe shtazore), pylltaria dhe industritë e ndërlidhura, përfshirë peshkimin dhe akuakulturën, si dhe pjesët e biodegradueshme të mbeturinave, përfshirë mbeturinat industriale dhe urbane me origjinë biologjike.
4. “Biomasa bujqësore” është biomasa e prodhuar nga bujqësia.
5. “Biomasa pyjore” është biomasa e prodhuar nga pylltaria.
6. “Çmimi i garantuar” është çmimi fitues i arritur në një proces konkurrues me të cilin prodhuesi me përparësi do të shesë energjinë elektrike sipas skemës së mbështetjes ose diferenca e të cilit me çmimin referencë do të mbulohet financiarisht.
7. “Çmimi i referencës” është çmimi i vendosur në lidhje me tregun shqiptar të ditës në avancë që operohet nga Bursa Shqiptare e Energjisë Elektrike sipas përcaktimeve të skemës së mbështetjes. Llogaritja e çmimit të referencës dhe rregullat për trajtimin e çmimeve negative do të përcaktohen në dokumentet për çdo proces konkurrues dhe në kontratat e mbështetjes sipas neneve 12, 13 dhe 14 të këtij ligji. Në rast se çmimi i referencës është negativ, ai do të konsiderohet zero për qëllimin e rregullimit të CfD-së.
8. “Detyrimi për energjinë e rinovueshme” është një tarifë fikse që aplikohet për klientët përfundimtarë për të mbuluar kostot e Operatorit të Energjisë së Rinovueshme në përputhje me sasinë përkatëse të energjisë elektrike të matur dhe të lëvruar nga furnizuesit e tyre përkatës, e llogaritur në përputhje me parimet e përcaktuara në këtë ligj dhe metodologjinë që do të miratojë ERE.
9. “Energjia e ambientit” është energjia termike e natyrshme dhe energjia e akumuluar në mjedis brenda kufijve të caktuar, e cila mund të ruhet në ajrin e ambientit, me përjashtim të ajrit shkarkues, ose në ujërat sipërfaqësore ose në ujërat e zeza.
10. “Energjia nga burimet e rinovueshme” është energjia e prodhuar nga burimet e rinovueshme jofosile, konkretisht era, dielli (diellore termike dhe diellore fotovoltaike), gjeotermale, energjia e ambientit, baticat, valët dhe energji të tjera të oqeanit, hidrocentralet, biomasa, gazi i impiantit të trajtimit të ujërave të zeza, gazi i landfillit dhe biogazi.
11. “ERE” është Enti Rregullator i Energjisë.
12. “Fondi mbështetës i burimeve të rinovueshme” është një fond i krijuar nga detyrimi për energjinë e rinovueshme për të mbuluar koston e skemave mbështetëse të përcaktuara me këtë ligj.
13. “Garancia e origjinës” është një dokument elektronik, i cili ka funksion të vetëm që t’i provojë konsumatorit përfundimtar se një pjesë ose e gjithë sasia e dhënë e energjisë është prodhuar prej burimeve të rinovueshme.
14. “Kapaciteti i funksionimit të domosdoshëm” është sasia e prodhimit të gjeneratorëve që, për arsyet që lidhen me funksionimin e sigurt të sistemit, duhet të lidhen me rrjetin e transmetimit/shpërndarjes.
15. “Komuniteti i Energjisë së Rinovueshme” është një entitet juridik: a) që bazohet në pjesëmarrjen e hapur dhe vullnetare, është i pavarur dhe kontrollohet efektivisht nga aksionarët ose anëtarët që ndodhen në afërsi të projekteve të energjisë së rinovueshme, të cilat janë në pronësi dhe janë zhvilluar nga ai entitet juridik; b) në të cilin aksionarët ose anëtarët janë persona, NVM, autoritete lokale, duke përfshirë bashkitë; c) qëllimi kryesor i të cilit është të sigurojë përfitime mjedisore, ekonomike ose sociale për aksionarët, anëtarët e tij ose për zonat lokale ku operon, në vend të fitimeve financiare;
16. “Konsumi përfundimtar bruto i energjisë” është e gjithë sasia e energjisë, e lëvruar në territorin e Republikës së Shqipërisë për qëllime industriale, të transportit, për sektorin familjar, për shërbime të ndryshme, përshirë shërbimet publike e private, bujqësinë, pyjet e peshkimin, përfshirë konsumin e energjisë elektrike dhe të nxehtësisë për ngrohje dhe prodhim të karburantit për transport, konsumin e energjisë elektrike dhe nxehtësisë për prodhimin e energjisë elektrike, si dhe humbjet e energjisë elektrike e të ngrohjes në sistemin e transmetimit e të shpërndarjes.
17 — “Kontratë për diferencën” (CfD) është një kontratë për mbështetje e rregulluar financiarisht ku
17. “Kontratë për diferencën” (CfD) është një kontratë për mbështetje e rregulluar financiarisht ku Operatori i Energjisë së Rinovueshme i paguan prodhuesit me përparësi diferencën midis çmimit të garantuar dhe çmimit të referencës kur çmimi i referencës është më i ulët se çmimi i garantuar dhe prodhuesi me përparësi i paguan diferencën Operatorit të Energjisë së Rinovueshme kur çmimi i referencës është më i lartë se çmimi i garantuar.
18. “Kontratë për mbështetje” është kontratë përmes së cilës prodhuesit me përparësi i jepet mbështetje sipas këtij ligji.
19 — “Kontratë për prim” është një lloj kontrate për mbështetje ku paguhet një prim fiks (që mund të
19. “Kontratë për prim” është një lloj kontrate për mbështetje ku paguhet një prim fiks (që mund të jetë pozitiv ose negativ në varësi të rezultatit të procesit konkurrues) ose një prim rrëshqitës (si diferencë midis çmimit të garantuar dhe çmimit të referencës) nga Operatori i Energjisë së Rinovueshme për prodhuesit me përparësi mbi çmimin e tregut.
20. “Konvertimi CfD” është konvertimi i një MBE në një CfD në përputhje me nenin 30 të këtij ligji;
21. “Lëndët djegëse nga biomasa” janë karburantet e gazta, të lëngëta dhe të ngurta të prodhuara nga biomasa.
22. “Marrëveshja e blerjes së energjisë (MBE)” është një lloj marrëveshje për mbështetje, ku një blerës i caktuar garanton blerjen fizike të detyrueshme të energjisë elektrike të gjeneruar nga prodhuesit për një çmim fiks.
23. “Marrëveshje për blerje energjie të rinovueshme” është një kontratë me anë të së cilës një person fizik apo juridik bie dakord për blerje energjie të rinovueshme nga një prodhues energjie.
24. “Marrëveshje ekzistuese për blerje energjie ” është një marrëveshje për blerjen e energjisë elektrike e lidhur me një prodhues ekzistues me përparësi.
25. “Mbetje” janë substanca që nuk janë produkti përfundimtar që një proces prodhimi kërkon të prodhojë drejtpërdrejt; nuk është qëllimi kryesor i procesit të prodhimit dhe procesi nuk është modifikuar qëllimisht për ta prodhuar atë.
26. “Ministër” është ministri përgjegjës për energjinë.
27. “Ministria” është ministria përgjegjëse për energjinë.
28. “Ndarja e energjisë” është transferimi brenda një komuniteti të energjisë së rinovueshme i energjisë së rinovueshme që prodhohet nga njësitë prodhuese në pronësi të atij komuniteti të energjisë së rinovueshme.
29. “Ndërmarrje mikro, të vogla dhe të mesme” janë ndërmarrjet mikro, të vogla ose të mesme sipas përkufizimit të ligjit në fuqi për zhvillimin e ndërmarrjeve mikro, të vogla dhe të mesme.
30. “Njësi gjenerimi” është çdo objekt, i cili transformon energjinë e prodhuar nga burimet e rinovueshme në energji elektrike ose për ngrohje.
31. “Operator i Energjisë së Rinovueshme (OER)” është subjekti i përcaktuar në nenin 16 të këtij ligji.
32. “Përzierje e energjisë së mbetur” është përzierja e energjisë totale vjetore duke përjashtuar pjesën e mbuluar nga garancitë e anuluara të origjinës.
33. “PKEK” është Plani Kombëtar i Energjisë dhe Klimës sipas pikës 4 të nenit 14 të ligjit nr. 155/2020, “Për ndryshimet klimatike”.
34. “Proces konkurrues” është një procedurë e hapur, transparente, jodiskriminuese dhe konkurruese, që mundëson pjesëmarrjen e një numri të mjaftueshëm ofertuesish për të përcaktuar nivelin e mbështetjes dhe përfituesve.
35. “Prodhues demonstrues” është një prodhues që prodhon energji nga një burim inovativ apo për qëllime studimore.
36. “Prodhues me përparësi” është çdo prodhues i energjisë elektrike nga burimet e rinovueshme të energjisë që përfiton nga një skemë mbështetëse sipas dispozitave të këtij ligji.
37. “Prodhues ekzistues me përparësi” është një prodhues me përparësi që në momentin e hyrjes në fuqi të këtij ligji ka nënshkruar një kontratë për zhvillim projekti me ministrinë ose është pajisur me miratim paraprak për ndërtimin e kapacitetit prodhues fotovoltaik deri në 2 mw, eolik deri në 3 mw dhe për hidrocentrale me kapacitet të instaluar deri 15 mw.
38. “Projekt demonstrues” është një projekt që demonstron një teknologji si të parën e këtij lloji në Bashkimin Evropian ose Komunitetin e Energjisë dhe që përfaqëson një inovacion të rëndësishëm që është përtej teknologjisë moderne.
39. “Rrjetet inteligjente” janë rrjetet e energjisë që mund të monitorojnë automatikisht flukset e energjisë dhe të përshtaten me ndryshimet në furnizimin dhe kërkesën për energji në përputhje me rrethanat.
40 — “Sisteme diellore fotovoltaike” është një sistem i përbërë nga njësi gjeneruese fotovoltaike që
40. “Sisteme diellore fotovoltaike” është një sistem i përbërë nga njësi gjeneruese fotovoltaike që përdoret për të transformuar energjinë diellore në energji elektrike, e cila transformohet brenda këtij impianti për t'u futur në rrjetet e energjisë elektrike.
41. “Skemë mbështetëse” është çdo instrument, skemë ose mekanizëm i aplikuar, që nxit përdorimin e energjisë nga burimet e rinovueshme duke ulur koston e asaj energjie, duke rritur çmimin me të cilin mund të shitet ose duke rritur volumin e kësaj energjie të blerë, duke përfshirë, por pa u kufizuar, në ndihmë për investime, përjashtime ose reduktime tatimore, rimbursime tatimore ose skema të mbështetjes direkte të çmimeve.
42. “Tarifa nxitëse” është çmimi fiks që i paguhet për energjinë elektrike një prodhuesi me përparësi.
43. “Teknologji neutrale” është çdo teknologji për prodhimin e energjisë elektrike nga burimet e rinovueshme të energjisë.
44. “Tregtia mes pjesëmarrësve” e energjisë së rinovueshme është shitja dhe blerja e energjisë së rinovueshme midis pjesëmarrësve të tregut me anë të një kontrate me kushte të paracaktuara që rregullojnë ekzekutimin dhe shlyerjen e automatizuar të transaksionit, qoftë drejtpërdrejt ndërmjet pjesëmarrësve të tregut ose në mënyrë indirekte nëpërmjet një pale të tretë të certifikuar që është pjesëmarrëse në treg. E drejta për të kryer tregtim “mes pjesëmarrësve” nuk duhet të cenojë të drejtat dhe detyrimet e palëve të përfshira si konsumator përfundimtar, prodhues, furnizues ose agregator.
45. “Vend i tretë’ është çdo vend që nuk është shtet anëtar i Bashkimit Evropian dhe as palë kontraktuese e Komunitetit të Energjisë.
46. “Vetëprodhuesi i burimeve të rinovueshme” është një konsumator përfundimtar që prodhon energji elektrike të rinovueshme për konsumin e vet dhe që mund të depozitojë ose të shesë energji elektrike të rinovueshme të vetëprodhuar, me kusht që për vetëprodhuesin e burimeve të rinovueshme këto aktivitete nuk përbëjnë veprimtarinë kryesore komerciale ose profesionale.
47. “Vetëprodhuesit e burimeve të rinovueshme me veprim të përbashkët” është një grup prej të paktën dy vetëprodhuesish të burimeve të rinovueshme që veprojnë së bashku, të cilët ndodhen në të njëjtën ndërtesë ose bllok me shumë apartamente.
48. “Faturimi neto” është fatura mujore që Operatori i Sistemit të Shpërndarjes i jep vetëprodhuesit për diferencën ndërmjet faturës për sasinë e energjisë elektrike të konsumuar, sasinë e energjisë elektrike të vetëprodhuar dhe të vetëkonsumuar, kundrejt faturës për sasinë e energjisë elektrike të hedhur në një rrjet për periudhën e faturimit. Neni 4 Terma përkufizimesh në ligje të tjera Çdo term tjetër i përdorur në këtë ligj ka të njëjtin kuptim me përkufizimet e përcaktuara në ligjin nr. 43, datë 30.4.2015, “Për sektorin e energjisë elektrike”, të ndryshuar dhe në ligjin nr. 124, datë 12.11.2015, “Për eficiencën e energjisë”, të ndryshuar. Neni 5 Agjencia përgjegjëse për energjinë e rinovueshme
1 — Agjencia përgjegjëse për energjinë e rinovueshme është institucion në varësi të ministrit, që ka
1. Agjencia përgjegjëse për energjinë e rinovueshme është institucion në varësi të ministrit, që ka këto detyra dhe përgjegjësi kryesore: a) krijimin, regjistrimin, përditësimin dhe publikimin e regjistrit të prodhuesve me përparësi; b) regjistrimin e energjisë elektrike të prodhuar në baza mujore nga secili prodhues me përparësi; c) monitorimin e kontratave koncesionare dhe jo objekt koncesioni për ndërtimin e burimeve të reja prodhuese të energjisë elektrike, përmbushjen e detyrimeve kontraktuale, përllogaritjen dhe aplikimin e penaliteteve të shoqërisë për mospërmbushje detyrimesh, testimin e impianteve prodhuese dhe lëshimin e certifikatës së përfundimit të impiantit sipas kontratës së nënshkruar, vlerësimin dhe certifikimin e investimit të kryer. ç) dhënien e kontributit në hartimin dhe rishikimet periodike, në bashkëpunim me ministrinë, të PKEK-së brenda afateve të përcaktuara me ligj; d) monitorimin e zbatimit të PKEK-së; dh) krijimin dhe paraqitjen pranë ministrisë dhe ERE-s deri më 1 qershor të çdo viti të një vlerësimi të pjesës së energjisë së prodhuar nga burimet e rinovueshme në krahasim me konsumin final bruto të energjisë për vitin paraardhës; e) zhvillimin e të gjitha dokumenteve të kërkuara dhe dorëzimin e tyre për miratim në ministrinë përgjegjëse për energjinë, siç parashihet në nenet 6 dhe 8 të këtij ligji.
2. Këshilli i Ministrave, me propozimin e ministrit, cakton institucionin, i cili do të ushtrojë detyrat e agjencisë përgjegjëse për energjinë e rinovueshme. KREU II OBJEKTIVAT KOMBËTARË PËR PËRDORIM TË ENERGJISË NGA BURIMET E RINOVUESHME DHE RAPORTIMET Neni 6 Objektivat kombëtarë
1. Objektivat kombëtarë për pjesën e energjisë nga burimet e rinovueshme në konsumin final bruto të energjisë përcaktohen në Planin Kombëtar të Energjisë dhe Klimës, i cili miratohet nga Këshilli i Ministrave, me propozim të ministrit. Pjesa e energjisë nga burimet e rinovueshme në konsumin final bruto të energjisë në vitin 2030 do të jetë 54.4%.
2 — Pjesa e energjisë nga burimet e rinovueshme llogaritet si konsumi përfundimtar bruto i energjisë
2. Pjesa e energjisë nga burimet e rinovueshme llogaritet si konsumi përfundimtar bruto i energjisë nga burimet e rinovueshme, përpjesëtuar me konsumin përfundimtar bruto të energjisë nga të gjitha burimet e energjisë në përputhje me metodologjinë e miratuar nga Këshilli i Ministrave, me propozim të ministrit.
3. Republika e Shqipërisë ka të drejtë të zbatojë masa bashkëpunimi me palë të tjera kontraktuese të komunitetit të energjisë ose shtete anëtare të BE-së, me qëllim arritjen e objektivave të Planit Kombëtar të Energjisë dhe Klimës. Neni 7 Raportimi i integruar për Planin Kombëtar të Energjisë dhe Klimës
1 — Ministria raporton në Sekretariatin e Komunitetit të Energjisë për statusin e zbatimit të Planit
1. Ministria raporton në Sekretariatin e Komunitetit të Energjisë për statusin e zbatimit të Planit Kombëtar të Energjisë dhe Klimës me anë të raportit kombëtar të integruar të energjisë dhe klimës.
2. Raporti kombëtar i integruar i energjisë dhe klimës përfshin elemente si më poshtë: a) informacion për progresin drejt arritjes së objektivave, përfshirë progresin drejt objektivit të Komunitetit të Energjisë për neutralitetin klimatik, objektivat dhe kontributet e përcaktuara në këtë ligj dhe Planin Kombëtar të Energjisë dhe Klimës dhe drejt financimit e zbatimit të politikave dhe masave të nevojshme për të përmbushur ato, duke përfshirë një rishikim të investimit aktual kundrejt supozimeve të investimit fillestar; b) informacion për politikat dhe masat e miratuara ose që synohen të miratohen dhe të zbatohen për të adresuar rekomandimet e nxjerra nga Sekretariati i Komunitetit të Energjisë në drejtim të përmbushjes së objektivave, caqeve dhe kontributeve të Shqipërisë, pikave të referencës së saj për energjinë e rinovueshme ose në zbatimin e politikave dhe masave të përcaktuara në PKEK; c) informacion për zbatimin e trajektoreve dhe objektivave të mëposhtëm: i. trajektorja treguese kombëtare për pjesën e përgjithshme të energjisë së rinovueshme në konsumin përfundimtar bruto të energjisë nga viti 2025 deri në vitin 2030; ii. trajektoret e vlerësuara të përcaktuara në PKEK për pjesën sektoriale të energjisë së rinovueshme në konsumin përfundimtar të energjisë nga viti 2025 deri në vitin 2030 në sektorin e energjisë elektrike, ngrohjes dhe ftohjes dhe transportit; iii. trajektoret e vlerësuara për teknologji të energjisë së rinovueshme për të arritur trajektoret e përgjithshme dhe sektoriale për energjinë e rinovueshme nga viti 2025 deri në vitin 2030, duke përfshirë konsumin final bruto të pritshëm të energjisë për teknologji dhe sektor në MTOE dhe kapacitetin total të instaluar, të planifikuar për teknologji dhe sektor në mw. iv. trajektoret për kërkesën për bioenergji, të ndara ndërmjet ngrohjes, energjisë elektrike dhe transportit dhe për furnizimin me biomasë sipas lëndës së parë dhe origjinës (duke bërë dallimin midis prodhimit vendas dhe importeve). Për biomasën pyjore, një vlerësim i burimit dhe ndikimit të saj në uljen e LULUCF; ç) nëse përcaktohen në PKEK ose në ligjin në fuqi trajektoret dhe objektivat e tjerë kombëtarë, duke përfshirë ata që janë afatgjatë dhe sektorialë (si p.sh. pjesa e energjisë elektrike e prodhuar nga biomasa pa përdorimin e nxehtësisë, pjesa e energjisë së rinovueshme në ngrohjen qendrore, përdorimi i energjisë së rinovueshme në ndërtesa, energjia e rinovueshme e prodhuar nga qytetet, komunitetet e energjisë së rinovueshme dhe vetë konsumatorët e burimeve të rinovueshme), energjia e rikuperuar nga llumi i marrë nga trajtimi i ujërave të zeza; d) për zbatimin e politikave dhe masave të mëposhtme: i. politikat dhe masat e zbatuara, të miratuara dhe të planifikuara për arritjen e objektivit kombëtar për energjinë e rinovueshme, duke përfshirë masat specifike për sektorin dhe teknologjinë me një rishikim specifik të zbatimit të masave të përcaktuara në kreun V të këtij ligji; ii. kur mund të jetë e zbatueshme, masat specifike për bashkëpunimin rajonal ndërmjet dy ose më shumë palëve kontraktuese të komunitetit të energjisë dhe/ose shteteve anëtare të BE-së të angazhuara në një partneritet që mbulon një ose më shumë nga pesë dimensionet e Komunitetit të Energjisë; iii. masat specifike për mbështetjen financiare për nxitjen e përdorimit të energjisë nga burimet e rinovueshme në energji elektrike, ngrohje dhe ftohje dhe transport, pa cenuar ndalimin e marrëveshjeve antikonkurruese; iv. kur mund të jetë e zbatueshme, vlerësimin e mbështetjes për energjinë elektrike nga burimet e rinovueshme që Republika e Shqipërisë do të kryejë në zbatim të nenit 31, pika 2, të këtij ligji; v. masat specifike lidhur me procedurat administrative, dhënien e lejeve dhe njoftimin për lidhje në rrjet dhe trajnim; vi. kur mund të jetë e zbatueshme, masa specifike për të vlerësuar, bërë transparente dhe reduktuar nevojën për kapacitet të detyrueshëm që mund të çojë në reduktimin e energjisë nga burimet e rinovueshme; vii. informacion të politikave dhe masave të vendosura për të nxitur dhe lehtësuar zhvillimin e komuniteteve të vetëprodhimit të burimeve të rinovueshme dhe të energjisë së rinovueshme; viii. masat për promovimin e përdorimit të energjisë nga biomasa, veçanërisht për mobilizimin e ri të biomasës, duke përfshirë disponueshmërinë e qëndrueshme të biomasës, si dhe masat për qëndrueshmërinë e biomasës së prodhuar dhe të përdorur; ix. masat e vendosura për të rritur pjesën e energjisë së rinovueshme në sektorin e ngrohjes, ftohjes dhe transportit; x. politikat dhe masat që lehtësojnë konkludimin e kontratave për mbështetje të përcaktuara me këtë ligj; dh) informatat shtesë, siç përcaktohen në nenin 25 të këtij ligji. Neni 8 Mospërmbushja e treguesve kombëtarë
1. Ministria merr masa shtesë në rastet kur pika e referencës e trajektores treguese të Republikës së Shqipërisë në vitin 2027 nuk është përmbushur.
2. Disa nga masat shtesë që merren për të arritur pikën e referencës së trajektores treguese kombëtare janë si më poshtë: a) rritja e sasisë së energjisë së rinovueshme në vend; b) rishikimi i energjisë së rinovueshme në sektorin e ngrohjes dhe ftohjes, të përcaktuar në kreun V të këtij ligji; c) rishikimi i energjisë së rinovueshme në sektorin e transportit të përcaktuar në kreun V të këtij ligji; ç) aplikimi i një pagese financiare vullnetare për mekanizmin e financimit të Komuniteteve të Energjisë së Rinovueshme, duke kontribuar në projektet e energjisë së rinovueshme; d) duke përdorur mekanizmat e bashkëpunimit të përcaktuar në nenin 6, pika 3, të këtij ligji; dh) çdo masë tjetër që rekomandohet nga Sekretariati i Komunitetit të Energjisë. Neni 9 Informatat, certifikimi dhe statistikat
1 — Ministria vendos në dispozicion informatat për përfitimet dhe kostot e zhvillimit dhe përdorimit
1. Ministria vendos në dispozicion informatat për përfitimet dhe kostot e zhvillimit dhe përdorimit të energjisë nga burimet e rinovueshme, si dhe për masat mbështetëse për të gjitha palët e interesuara.
2. Në faqen zyrtare të ministrisë përgjegjëse për energjinë publikohet informacion i përditësuar mbi përfitimet neto, koston dhe eficiencën energjetike të pajisjeve dhe sistemeve për shfrytëzimin e ngrohjes, ftohjes dhe energjisë elektrike nga burimet e rinovueshme.
3. Këshilli i Ministrave, me propozim të ministrit, miraton kritere për skemat e kualifikimit ekuivalente për instaluesit e kaldajave dhe stufave të biomasës me shkallë të vogël, sistemeve diellore fotovoltaike dhe termike diellore, sistemeve të cekëta gjeotermale dhe pompave të nxehtësisë. Certifikatat e dhëna nga palët e tjera të komunitetit të energjisë në përputhje me këto kritere do të njihen si ekuivalente me certifikatat e lëshuara nga ministria.
4. Ministria zhvillon programe të përshtatshme informacioni, ndërgjegjësimi, udhëzimi ose trajnimi për të informuar qytetarët në ushtrimin e të drejtave të tyre si konsumatorë aktivë, si dhe për përfitimet dhe praktikat më të mira, duke përfshirë aspektet teknike dhe financiare të zhvillimit dhe përdorimit të energjisë nga burimet e rinovueshme, duke përfshirë vetëprodhimin nga burimet e rinovueshme ose në kuadrin e komuniteteve të energjisë së rinovueshme.
5. Të gjitha subjektet që prodhojnë energji nga burimet e rinovueshme janë të detyruara të dorëzojnë pranë agjencisë përgjegjëse për energjinë e rinovueshme të dhëna mbi prodhimin vjetor të energjisë, të dhëna mbi pagesën e detyrimeve financiare, si dhe të dhëna të tjera të përcaktuara nga agjencia jo më vonë se data 31 mars e çdo viti. Agjencia bashkëpunon edhe me operatorët e rrjetit për zbatimin e këtij detyrimi. KREU III NXITJA E PRODHIMIT TË ENERGJISË ELEKTRIKE NGA BURIMET E RINOVUESHME TË ENERGJISË Neni 10 Masat mbështetëse për prodhimin e energjisë elektrike nga burimet e rinovueshme
1. Këshilli i Ministrave, me propozim të ministrit, miraton masat mbështetëse, rregullat dhe procedurat për përfitimin e këtyre masave, për të nxitur arritjen e objektivit kombëtar për burimet e rinovueshme të energjisë. Në përputhje me vendimin e Këshillit të Ministrave, ministri me udhëzim përcakton rregulla të detajuara për zbatimin e dhënies së masave mbështetëse për burimet e energjisë së rinovueshme.
2. Çdo masë mbështetëse që përbën ndihmë shtetërore i nënshtrohet miratimit nga komisioni i ndihmës shtetërore në përputhje me legjislacionin në fuqi për ndihmën shtetërore.
3. Mbështetja për prodhuesit me përparësi jepet përmes procesit konkurrues në përputhje me nenin 13, të këtij ligji, përveç mbështetjes për projektet demonstruese sipas nenit 15 të këtij ligji.
4. Për prodhues ekzistues me përparësi, çmimi i blerjes së energjisë elektrike nga burimet hidrike me kapacitet të instaluar deri në 15 mw caktohet nga ERE-ja në përputhje me metodologjinë e miratuar nga Këshilli i Ministrave, me propozimin e ministrit. Metodologjia përcakton kriteret e llogaritjes së çmimit, duke u bazuar në çmimin e tregut të organizuar të energjisë elektrike ose deri në krijimin e tij, në çmime të krahasueshme të tregjeve të organizuara të vendeve fqinje, plus një bonus të caktuar për promovimin e këtyre burimeve, i cili merr në konsideratë një kthim të arsyeshëm të vlerës së investimeve. Në çdo rast, ky çmim nuk do të jetë më i ulët se çmimi i miratuar nga ERE-ja në vitin 2016.
5. Për prodhues ekzistues me përparësi, çmimi i blerjes së energjisë elektrike nga burimet fotovoltaike dhe eolike caktohet nga ERE-ja në përputhje me metodologjinë e miratuar nga Këshilli i Ministrave, me propozimin e ministrit. Metodologjia përcakton kriteret e llogaritjes së çmimit, duke u bazuar në kthimin e arsyeshëm të vlerës së investimeve sipas llojit të teknologjisë së përdorur. Neni 11 Përgjegjësia e balancimit dhe fleksibiliteti
1. Prodhuesit me përparësi, përfshirë edhe prodhuesit ekzistues me përparësi, janë financiarisht përgjegjës për disbalancat e tyre. Në përputhje me rregullat e tregut të balancimit dhe procedurat e tjera të miratuara nga ERE-ja, ata bëhen palë përgjegjëse për balancim ose e transferojnë këtë përgjegjësi te një grup tjetër balancimi. Kushtet për marrëveshjen e shërbimeve të balancimit përcaktohen lirisht midis palës përgjegjëse të grupit të balancimit dhe pjesëmarrësit të grupit të balancimit.
2 — Energjia elektrike e prodhuar nga prodhuesit me përparësi, e cila nuk është hedhur në rrjet, por
2. Energjia elektrike e prodhuar nga prodhuesit me përparësi, e cila nuk është hedhur në rrjet, por është ruajtur në objektet e tyre të depozitimit, konsiderohet e dorëzuar dhe i nënshtrohet mbështetjes në kohën e injektimit të planifikuar në rrjet.
3. Prodhuesit me përparësi kanë të drejtë të përdorin objektet e tyre ose objekte të tjera të depozitimit duke mbuluar të gjitha kostot për të zbutur efektin e disbalancës dhe, në rast se skemat e tyre mbështetëse e lejojnë, të përfitojnë nga diferencat për orë përmes zhvendosjes së injektimit në rrjet.
4 — Operatori i Energjisë së Rinovueshme ka të drejtë të përdorë objektet e depozitimit duke mbuluar
4. Operatori i Energjisë së Rinovueshme ka të drejtë të përdorë objektet e depozitimit duke mbuluar të gjitha kostot, me qëllim optimizimin e kostove të përgjithshme të disbalancave dhe për të përfituar nga diferencat për orë përmes zhvendosjes së dërgesave.
5. Prodhuesit me përparësi mund të ofrojnë shërbime balancimi nëse plotësojnë kriteret teknike të përcaktuara nga operatori i sistemit të transmetimit. Energjia elektrike e depozituar, e prodhuar ose e kufizuar nën pjesëmarrjen vullnetare në mekanizmin balancues nuk do t'i nënshtrohet skemës së mbështetjes.
6. Operatori i Sistemit të Transmetimit i siguron Operatorit të Energjisë së Rinovueshme informacionin përkatës të kërkuar për të kompensuar pagesën e skemës mbështetëse në përputhje me pikën 5 të këtij neni. Neni 12 Skemat mbështetëse
1. Mbështetja për prodhimin e energjisë elektrike nga burimet e rinovueshme mund të jetë në një nga format e mëposhtme: a) marrëveshje për blerje të energjisë; b) kontratë për diferencën; c) kontratë për prim.
2. Përpara krijimit të një tregu likuid të energjisë elektrike të ditës në avancë në përputhje me nenin 30 të këtij ligji, mbështetja mund të jepet në formën e një marrëveshjeje për blerjen e energjisë, e cila duhet t'i nënshtrohet një konvertimi në një kontratë për diferencë pas krijimit të tregut likuid të energjisë elektrike të ditës në avancë, në përputhje me nenin 30, pikat 4, 5 dhe 6, të këtij ligji.
3. Forma e skemës mbështetëse përcaktohet përpara nisjes së çdo procesi konkurrues nga ministria. Neni 13 Procesi konkurrues
1 — Ministria mund të vendosë që procesi konkurrues të jetë neutral ndaj teknologjisë ose i kufizuar
1. Ministria mund të vendosë që procesi konkurrues të jetë neutral ndaj teknologjisë ose i kufizuar në një teknologji specifike.
2 — Ministria në përcaktimin e procesit konkurrues të kufizuar në teknologji specifike merr për bazë
2. Ministria në përcaktimin e procesit konkurrues të kufizuar në teknologji specifike merr për bazë kritere të caktuara dhe në veçanti: a) potencialin afatgjatë të një teknologjie; b) nevojën për të arritur diversifikimin e burimeve; c) kufizimet e rrjetit dhe qëndrueshmërinë e rrjetit; ç) kostot e lidhjes në rrjet; d) nevojën për të shmangur deformimet në tregun e materialeve të para nga mbështetja e biomasës; dh) nëse një proces i hapur ndaj të gjitha teknologjive do të çonte në rezultate jo të përshtatshme.
3. Procesi konkurrues iniciohet dhe zbatohet në bazë të njoftimit publik.
4. Njoftimi publik dhe dokumentet e procesit konkurrues duhet të përmbajnë të paktën informatat e mëposhtme: a) nëse procesi konkurrues do të jetë neutral ndaj teknologjisë ose i kufizuar në një teknologji specifike; b) nëse procedura do të realizohet me një fazë apo dy faza dhe kush ka të drejtë të dorëzojë një kërkese për të marrë pjesë në secilën fazë; c) kapacitetin e ofruar në procesin konkurrues; ç) nëse është e aplikueshme, tarifën maksimale për çmimin e garantuar (tavani i çmimit); d) mënyrën dhe formën e kërkesës për pjesëmarrje në procesin konkurrues; dh) dokumentacionin që duhet dorëzuar së bashku me kërkesën për pjesëmarrje në procesin konkurrues; e) kushtet për kualifikim dhe konkurrim; ë) kushtet për përzgjedhjen e zonës së ndërtimit, si dhe nëse dhënia e tokës është pjesë e mbështetjes për realizimin e projektit; f) kushtet për vlerësimin e ofertave; g) afatet për pjesëmarrje në procesin konkurrues; gj) afatet për zbatimin e projektit; h) mbështetjen që jepet në këtë proces konkurrues; i) kushtet për pjesëmarrje në një grup balancimi ose shërbimet për dhënien e aksesit në treg nga një palë e tretë, të cilat mund t´i vihen në dispozicion prodhuesit me përparësi me të drejtë zgjedhjeje; j) miratimin nga Komisioni i Ndihmës Shtetërore në përputhje me legjislacionin në fuqi për ndihmën shtetërore; k) elemente tjera të vlerësuara nga ministria.
5. Rregullat e detajuara për organizimin e procedurës konkurruese përcaktohen nga ministri. Neni 14 Kontrata për mbështetje
1. Kontratat për mbështetje përfshijnë: a) kushtet e përgjithshme, të cilat përbëhen nga kushte dhe terma kontraktualë të standardizuar, që janë të ngjashëm me të gjitha projektet e krahasueshme. b) kushtet individuale, të cilat përbëhen nga kushte specifike të zbatueshme për projekte individuale dhe/ose zgjedhje midis opsioneve të disponueshme sipas kushteve të përgjithshme.
2. Kushtet e përgjithshme të kontratës tip për mbështetje miratohen nga Enti Rregullator i Energjisë.
3. Në një proces konkurrues, ministri mund të publikojë paraprakisht si pjesë të dokumenteve të procedurës konkurruese kushtet e përgjithshme dhe individuale të kontratës përkatëse për mbështetje.
4. Kontratat për mbështetje përgjithësisht kanë një kohëzgjatje prej 15 vjetësh. Neni 15 Masat mbështetëse për projektet demonstruese
1 — Mbështetja për projektet demonstruese ofrohet përmes vendimit të Këshillit të Ministrave, i cili
1. Mbështetja për projektet demonstruese ofrohet përmes vendimit të Këshillit të Ministrave, i cili përcakton përkufizimin e projekteve demonstruese dhe mbështetjen që ofrohet për këto projekte.
2. Projektet demonstruese me kapacitet më të vogël se 10.8 kw u nënshtrohen procedurave të lehtësuara të lidhjes me rrjetin përmes njoftimit për lidhje me rrjetin, drejtuar Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes.
3. Lidhja me rrjetin përmes njoftimit për lidhje mundësohet për projekte demonstruese me kapacitet mbi 10.8 kw deri në 50 kw vetëm në rastet kur ruhet stabiliteti, besueshmëria dhe siguria në rrjetin e shpërndarjes. Neni 16 Operatori i Energjisë së Rinovueshme
1. Operatori i Energjisë së Rinovueshme (OER) është pala kontraktuese e prodhuesve me përparësi të kualifikuar për mbështetje në përputhje me këtë ligj nëpërmjet kontratës për mbështetje, ose i mbështetur përmes sistemit të tarifave nxitëse përmes marrëveshjeve për blerjen e energjisë.
2. Operatori i Energjisë së Rinovueshme do të themelohet dhe do të regjistrohet nga ministria brenda 6 muajve nga hyrja në fuqi e këtij ligji si shoqëri tregtare e pavarur nga çdo shoqëri ekzistuese e sektorit të energjisë. Operatori i Energjisë së Rinovueshme krijohet në formën e shoqërisë aksionare dhe kapitali i saj do të zotërohet 100% nga ministria.
3. OER-ja do të jetë blerësi i energjisë elektrike i të gjithë prodhuesve me përparësi, që janë me mbështetje në formën e një MBE-je dhe do ta shpërndajë këtë energji direkt në tregun e organizuar.
4. OER-ja do të ketë përgjegjësi kontraktore ndaj çdo prodhuesi me përparësi për mbulimin e pagesave që rezultojnë nga çdo kontratë për mbështetje sipas këtij ligji.
5. OER-ja mban një regjistër publik online të prodhuesve me përparësi të kualifikuar për mbështetje, duke shfaqur për secilin prodhues të tillë një skedar që përmban: a) emrin dhe vendndodhjen e prodhuesve të tillë; b) datën e pranimit në kontratë për mbështetje, formën dhe nivelin e mbështetjes; c) mbështetjen e ofruar që nga data e pranimit në skemën e mbështetjes; ç) datën e përfundimit të periudhës së mbështetjes; d) mbështetjen në lidhje me përgjegjësinë balancuese për prodhuesit me përparësi që janë të përjashtuar nga përgjegjësia balancuese.
6. OER-ja menaxhon fondin e mbështetjes së burimeve të rinovueshme, i cili përdoret kryesisht për të mbuluar kostot e skemave mbështetëse si më poshtë: a) diferencat e pagueshme ndërmjet çmimit të garantuar dhe çmimit të referencës për prodhuesit me përparësi, mbështetjen e dhënë në formën e një CfD-je dhe pagesave të primit për prodhuesit me përparësi, mbështetjen e dhënë në formën e kontratave për prim; b) tarifat nxitëse për prodhuesit me përparësi, mbështetjen e dhënë në formën e MBE-ve; c) kostot e përditshme operative dhe të mirëmbajtjes së OER-së, duke përfshirë, por pa u kufizuar në koston e financimit, aksesin në treg, kapitalin qarkullues dhe koston e sigurimit të rezervave për të siguruar likuiditetin financiar dhe aftësinë e pagesave të fondit të mbështetjes së rinovueshme në baza të vazhdueshme.
7. Detyrat dhe përgjegjësitë e Operatorit të Energjisë së Rinovueshme, duke përfshirë procesin e llogaritjes dhe përditësimit sistematik të fondit të mbështetjes së burimeve të rinovueshme, do të përcaktohen në vendimin e Këshillit të Ministrave, të propozuar nga ministria.
8. Kostot e Operatorit të Energjisë së Rinovueshme do të mbulohen nëpërmjet detyrimit të energjisë së rinovueshme, i cili do të llogaritet sipas një metodologjie të hartuar dhe miratuar nga ERE- ja.
9. ERE-ja brenda 12 muajve nga miratimi i këtij ligji përcakton detyrimin për energjinë e rinovueshme për t'u paguar nga konsumatorët fundorë të energjisë elektrike në baza vjetore ose sipas periudhave të përcaktuara nga ERE-ja dhe të llogaritur për kwh të konsumuar. Kushtet dhe procedurat për llogaritjen dhe mbledhjen e detyrimit për energjinë e rinovueshme do të miratohen në përputhje me legjislacionin në fuqi për ndihmën shtetërore.
10 — Në interes të mbështetjes dhe garantimit të qëndrueshmërisë financiare të fondit për mbështetje
10. Në interes të mbështetjes dhe garantimit të qëndrueshmërisë financiare të fondit për mbështetje të burimeve të rinovueshme, OER-ja ka të drejtën të rikuperojë çdo pagesë të paarkëtuar nga një furnizues i falimentuar, duke i ndarë këto të arkëtueshme të pambledhura me furnizuesit e mbetur në treg, në proporcion me pjesën e tregut që zë secili furnizues.
11. OER-ja mund të ndërmarrë çdo aktivitet tjetër që konsiderohet i nevojshëm ose i dobishëm për përmbushjen e përgjegjësive të veta, duke respektuar kufizimet ligjore që rrjedhin nga legjislacioni në fuqi. OER-ja mund të nënkontraktojë palë të treta për këto aktivitete në rast se është me kosto efektive.
12. ERE-ja mund të vendosë për çdo furnizues detyrimin për të bërë parapagime të pjesës së tij të detyrimit për energjinë e rinovueshme në baza mujore, tremujore ose vjetore, siç përcaktohet në metodologjinë e saj për detyrimet e energjisë së rinovueshme. ERE-ja mund t'u kërkojë furnizuesve të sigurojnë instrumente likuiditeti afatshkurtra për të siguruar fondet e nevojshme për kryerjen e këtyre parapagimeve. Kostot e arsyeshme të bëra për sigurimin e këtyre instrumenteve afatshkurtra të likuiditetit duhet të mbulohen nëpërmjet detyrimit të energjisë së rinovueshme në përputhje me metodologjinë e përcaktuar nga ERE-ja.
13. Operatori i Energjisë së Rinovueshme mban të dhëna të hollësishme për të gjitha masat që përfshijnë dhënien e mbështetjes. Këto të dhëna duhet të mbahen gjatë gjithë kohëzgjatjes së kontratës për mbështetje dhe për një periudhë shtesë prej dhjetë vjetësh, duke përfshirë të gjitha informacionet e nevojshme për të provuar se kushtet e kontratës për diferencë, kontratës për prim dhe MBE janë përmbushur.
14 — Operatori i Energjisë së Rinovueshme publikon çdo vit detajet e llogaritjeve të pagesave, sipas
14. Operatori i Energjisë së Rinovueshme publikon çdo vit detajet e llogaritjeve të pagesave, sipas kontratës për mbështetje, brenda datës 31 maj. Neni 17 Aksesi në rrjete
1. Operatorit të energjisë elektrike nga burimet e rinovueshme i garantohet akses në rrjetet e transmetimit dhe shpërndarjes sipas parimit të transparencës dhe jodiskriminimit, bazuar në kriteret dhe në bazë të tarifave të miratuara dhe të publikuara nga ERE-ja.
2. Operatori i Sistemit të Transmetimit dhe Operatori i Sistemit të Shpërndarjes, në përputhje me aksesin me përparësi në rrjet sipas parashikimeve të ligjit për sektorin e energjisë elektrike, kur janë të nevojshme reduktimet e energjisë elektrike, duhet të kufizojnë fillimisht energjinë elektrike që vjen nga burime të tjera dhe më pas energjinë elektrike të prodhuar nga burimet e rinovueshme, për sa kohë që kjo nuk rrezikon funksionimin e sigurt të sistemit elektroenergjetik. Kufizimet dhe reduktimet e energjisë elektrike të prodhuar nga prodhuesit e burimeve të rinovueshme duhet të jenë transparente dhe të justifikueshme.
3. Në rast se Operatori i Sistemit të Transmetimit dhe Operatori i Sistemit të Shpërndarjes kanë shteruar burimet e tjera reduktuese, energjia elektrike e prodhuar nga burimet e rinovueshme mund të kufizohet dhe, sipas rastit, kompensohet. Vëllimi i reduktuar dhe kompensimi përkatës do të vlerësohen në bazë të një metodologjie të miratuar nga ERE-ja.
4. Metodologjia do të marrë parasysh kostot e pjesëmarrjes në mekanizmin balancues, formimin e çmimeve të disbalancës, fitimet nga shitja e energjisë elektrike në tregun e organizuar të energjisë, që prodhuesi i burimeve të rinovueshme do të kishte përfituar pa ndërprerjen e pavullnetshme dhe mbështetja që do t’i jepej një impianti nga burimet e rinovueshme në rast se përfiton nga një masë mbështetëse në kuptim të këtij ligji.
5. ERE-ja miraton masat e operimit të rrjetit dhe tregut, me propozim të Operatorit të Sistemit të Transmetimit dhe Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes, për të minimizuar ndërprerjet e energjisë elektrike të prodhuar nga burimet e rinovueshme të energjisë dhe metodologjinë për vlerësimin e vëllimit të kufizuar të energjisë elektrike. Metodologjia e ERE-s do të marrë parasysh vëllimin e energjisë së kufizuar nga injektimi në rrjet, por të ruajtur në objektin e depozitimit të prodhuesve me përparësi. Neni 18 Lidhja në rrjete
1. Operatorët e sistemit të transmetimit dhe të shpërndarjes zhvillojnë rrjetin e transmetimit dhe të shpërndarjes, rrjetet inteligjente me qëllim që të garantojnë funksionim të sigurt të sistemit të energjisë elektrike për të akomoduar zhvillimin e mëtejshëm të prodhimit të energjisë elektrike nga burimet e rinovueshme të energjisë, përfshirë interkonjeksionin me vendet fqinje.
2 — Operatorët e sistemit të transmetimit dhe shpërndarjes, me kërkesë të një prodhuesi të energjisë
2. Operatorët e sistemit të transmetimit dhe shpërndarjes, me kërkesë të një prodhuesi të energjisë nga burimet e rinovueshme dhe në përputhje me kodet dhe rregulloret e miratuara nga ERE-ja, propozojnë si pikë lidhjeje në rrjetin e tyre pikën që plotëson kushtet më të favorshme për prodhuesin e energjisë së rinovueshme nga pikëpamja e kostos dhe e largësisë nga rrjeti dhe garanton qëndrueshmërinë e rrjetit dhe sigurinë e tij. Në përzgjedhjen e pikës së lidhjes më të mirë dhe më të përshtatshme, operatorët e sistemit të transmetimit dhe shpërndarjes marrin në konsideratë kufizimet teknike dhe efikasitetin ekonomik të pikës së përzgjedhur të lidhjes me rrjetin.
3 — Me kërkesë të prodhuesve potencialë të energjisë së rinovueshme, operatori i sistemit të rrjetit
3. Me kërkesë të prodhuesve potencialë të energjisë së rinovueshme, operatori i sistemit të rrjetit duhet të propozojë lidhje, duke përcaktuar pikën e lidhjes më të mundshme të projektit. Kjo ofertë lidhjeje duhet të jetë e vlefshme dhe detyruese për operatorin e sistemit sipas afateve të përcaktuara në Kodin e Transmetimit apo Shpërndarjes.
4. Instalimet ose njësitë e prodhimit të agreguar të vetëprodhuesve të burimeve të rinovueshme dhe projektet demonstruese me një kapacitet elektrik prej 10.8 kw ose më pak, ose lidhje ekuivalente të ndryshme nga lidhjet trefazore, do të lidhen në rrjetin e shpërndarjes pas një njoftimi të Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes. Neni 19 Kostot për lidhjen me rrjetin dhe zgjerimin e kapaciteteve
1. Kostot e nevojshme të lidhjes së impianteve të gjenerimit të energjisë elektrike nga burime të rinovueshme të energjisë në pikën e lidhjes dhe pajisjet e nevojshme matëse për të regjistruar energjinë elektrike të furnizuar e të pranuar përballohen nga prodhuesi i energjisë së rinovueshme.
2. Çdo ndryshim tjetër i pikës së lidhjes nga impianti dhe çdo rritje tjetër e kapacitetit jashtë kushteve fillestare të kontratës, që ndikon në rrjet dhe shoqërohet me investime dhe kosto shtesë, do të mbulohet ekskluzivisht nga prodhuesi me miratimin paraprak të operatorit të rrjetit të shpërndarjes ose transmetimit.
3. Operatori i rrjetit është përgjegjës për kostot e optimizimit, të përforcimit dhe të zgjerimit të sistemit të rrjetit. Neni 20 Vetëprodhuesit e energjisë së rinovueshme
1. Vetëprodhuesit e energjisë së rinovueshme kanë një kapacitet maksimal prej 500 kw dhe kanë të drejtë të gjenerojnë, të konsumojnë, të ruajnë dhe të shesin prodhimin e tepërt të energjisë elektrike të rinovueshme, duke përfshirë marrëveshjet dypalëshe me furnizues të energjisë elektrike dhe marrëveshje të tregtisë me homologët sipas parimit të barazisë dhe propocionalitetit.
2. Të drejtat dhe përgjegjësitë e vetëprodhuesve të energjisë së rinovueshme miratohen me vendim të Këshillit të Ministrave, me propozim të ministrit.
3. Vendimi i Këshillit të Ministrave, referuar në pikën 2 të këtij neni, përcakton ndër të tjera: a) skemën e kompensimit të vetëprodhuesit të energjisë së rinovueshme bazuar në metodologjinë e faturimit neto; b) procedurën e trajtimit të aplikimeve për vetëprodhuesit e energjisë së rinovueshme, duke përfshirë afatet përkatëse; c) kërkesat teknologjike dhe teknike, duke përfshirë, por pa u kufizuar, në përmirësimet e nevojshme të matësve për të mundësuar zbatimin e skemës së kompensimit; ç) rregullat për shitjen e energjisë së vetëprodhuar; d) periudhën vjetore që do të shërbejë për matjen e prodhimit të tyre.
4. Çmimi i energjisë elektrike i gjeneruar nga vetëprodhuesit e energjisë së rinovueshme duhet të sigurojë një kompensim të drejtë që pasqyron vlerën e tregut të energjisë së furnizuar në rrjet dhe do të shmangë ndërsubvencionet ose diskriminimin e padrejtë ndërmjet vetëprodhuesit të energjisë së rinovueshme dhe konsumatorëve të tjerë. Çmimi i energjisë elektrike merr në konsideratë edhe kostot e shkaktuara për transmetimin, shpërndarjen dhe balancimin e sistemit. Çmimi për energjinë elektrike të gjeneruar nga vetëprodhuesit e energjisë së rinovueshme përcaktohet nga ERE-ja në përputhje me metodologjinë e përcaktuar me vendim të Këshillit të Ministrave, me propozim të ministrit.
5. Instalimi i impiantit të vetëprodhuesit të energjisë së rinovueshme mund të jetë në pronësi të një pale të tretë ose të menaxhohet nga një palë e tretë për instalim, operim, duke përfshirë matjen dhe mirëmbajtjen, me kusht që pala e tretë të mbetet subjekt i udhëzimeve të vetëprodhuesit të energjisë së rinovueshme. Në këtë rast pala e tretë nuk konsiderohet një vetëprodhues i energjisë së rinovueshme.
6. Operatori i Sistemit të Shpërndarjes mban dhe operon një sistem që regjistron informacionin për emrin, vendndodhjen, kapacitetin dhe datën e vënies në punë të impianteve të rinovueshme të vetëprodhuesit, duke përfshirë çdo informacion shtesë sipas parashikimeve të vendimit të Këshillit të Ministrave, referuar në pikën 2 të këtij neni.
7. Skemat mbështetëse për vetëprodhuesit e energjisë së rinovueshme do të jenë proporcionale, do të kontribuojnë në objektivat kombëtarë për energji të rinovueshme të qeverisë së Shqipërisë dhe nuk do të rrezikojnë qëndrueshmërinë financiare të asnjë prej segmenteve të zinxhirit të furnizimit me energji elektrike. Skema do t'i nënshtrohet miratimit paraprak nga komisioni i ndihmës shtetërore në përputhje me legjislacionin në fuqi për ndihmën shtetërore.
8. Vetëprodhuesit e energjisë së rinovueshme të vendosur në të njëjtën ndërtesë, duke përfshirë blloqet me shumë apartamente, kanë të drejtë të angazhohen bashkërisht si vetëprodhues të energjisë së rinovueshme dhe u lejohet të organizojnë ndarjen e energjisë së rinovueshme që prodhohet në ndërtesën e tyre, duke respektuar tarifat e rrjetit dhe tarifa të tjera përkatëse, taksat dhe tatimet e aplikueshme për çdo vetëprodhues të energjisë së rinovueshme. Neni 21 Komunitetet e energjisë së rinovueshme
1. Një komunitet i energjisë së rinovueshme ka të drejtë: a) të prodhojë, të konsumojë, të depozitojë, të ndajë, të shesë energji të rinovueshme dhe të ofrojë agregim, duke përfshirë edhe marrëveshjet e shitblerjes së energjisë; b) të ketë akses në të gjitha tregjet e përshtatshme të energjisë, drejtpërdrejt ose përmes agregimit, në mënyrë jodiskriminuese; c) të mbështetet si prodhues me përparësi në përputhje me këtë ligj. Këshilli i Ministrave mund të vendosë që të mbështesë me masa shtesë komunitetet e energjisë së rinovueshme, duke i trajtuar si projekte demonstruese, në përputhje me nenin 15 të këtij ligji.
2. Çdo komunitet i energjisë së rinovueshme do t’i mundësojë dhe do të stimulojë familjet me të ardhura të ulëta ose në nevojë të bëhen anëtare.
3. Një kompani private mund të jetë anëtare e një komuniteti të energjisë së rinovueshme, me kusht që pjesëmarrja e saj të mos përfaqësojë veprimtarinë e saj kryesore tregtare ose profesionale.
4. Çdo konsumator fundor dhe konsumatori familjar kanë të drejtë të bëhen anëtarë të komunitetit të energjisë së rinovueshme dhe do të mbajnë statusin e konsumatorit fundor, me të drejtat dhe detyrimet që kanë në përputhje me këtë ligj dhe kuadrin ligjor përkatës dhe nuk do t'u nënshtrohen kushteve ose procedurave të pajustifikuara ose diskriminuese që pengojnë pjesëmarrjen e tyre në një komunitet të energjisë së rinovueshme, me kusht që për sipërmarrjet private, pjesëmarrja e tyre të mos jetë veprimtaria e tyre kryesore tregtare ose profesionale.
5 — Një komunitet i energjisë së rinovueshme u nënshtrohet tarifave të rrjetit kosto reflektuese, të
5. Një komunitet i energjisë së rinovueshme u nënshtrohet tarifave të rrjetit kosto reflektuese, të cilat përcaktohen nga ERE-ja sipas metodologjisë së miratuar nga ana saj, si dhe tarifave, taksave dhe tatimeve përkatëse, duke siguruar kontribut në mënyrë adekuate, të drejtë dhe të balancuar në ndarjen e përgjithshme të kostos së sistemit.
6. Me udhëzim të ministrit përcaktohen: a) format ligjore të krijimit të komuniteteve të energjisë së rinovueshme; b) kushtet e pjesëmarrjes së hapur dhe vullnetare; c) organizimi i kontrollit efektiv të masave të komunitetit të energjisë së rinovueshme, për lehtësimin e aksesit financiar, informativ, si dhe për ofrimin e mbështetjes rregullatore, ngritjen e kapaciteteve për autoritetet publike në mundësimin dhe krijimin e komuniteteve të energjisë së rinovueshme dhe për të ndihmuar autoritetet që të marrin pjesë drejtpërdrejt; ç) çështje të tjera relevante.
7. Plani Kombëtar i Energjisë dhe Klimës do të parashikojë politika dhe masa për nxitjen dhe lehtësimin e vetëprodhimit të energjisë së rinovueshme dhe komunitetet e energjisë së rinovueshme. Neni 22 Garancitë e origjinës për energjinë elektrike të prodhuar nga burimet e rinovueshme
1. ERE-ja krijon një sistem për lëshimin, transferimin, shlyerjen dhe revokimin/anulimin e garancive të origjinës në lidhje me energjinë e prodhuar nga burimet e rinovueshme të energjisë. ERE- ja miraton rregullat për lëshimin e garancive të origjinës dhe mënyrën e mbajtjes së regjistrit të garancive të origjinës.
2. ERE-ja është organi kombëtar lëshues i garancive të origjinës në Republikën e Shqipërisë dhe siguron përafrimin e politikave dhe parimeve të garancisë së origjinës me sistemet e certifikatave të njohura në Komunitetin e Energjisë. ERE-ja krijon një mekanizëm të përshtatshëm që siguron se garancitë e origjinës lëshohen, transferohen dhe anulohen në mënyrë elektronike dhe janë të sakta, të besueshme dhe jo të manipulueshme.
3. Procedura e lëshimit, transferimit, përdorimit dhe përfundimit të vlefshmërisë së garancisë së origjinës bazohet në parimet e objektivitetit, transparencës dhe mosdiskriminimit.
4. Garancia e origjinës do të lëshohet me kërkesë të prodhuesit të energjisë nga burimet e rinovueshme vetëm një herë për një sasi neto njësie prej 1 mwh të energjisë elektrike të prodhuar e të matur në pikën e lidhjes me sistemin e transmetimit, shpërndarjes ose të sistemit të mbyllur të shpërndarjes. E njëjta njësi e energjisë nga burimet e rinovueshme merret në konsideratë vetëm një herë.
5. Garancia e origjinës është e vlefshme për një vit duke filluar nga dita e fundit e periudhës së prodhimit për të cilën është lëshuar. Garancitë e origjinës që nuk janë anuluar skadojnë maksimalisht 18 muaj pas prodhimit të njësisë së energjisë.
6. Operatorët e sistemit të transmetimit dhe shpërndarjes dorëzojnë në ERE të dhëna për energjinë elektrike të prodhuar për të cilën është lëshuar garancia e origjinës.
7. Garancia e origjinës nuk mund të lëshohet për energjinë elektrike të prodhuar në një hidrocentral të kthyeshëm me sistem pompimi, në rast se energjia elektrike është prodhuar nga funksionimi i pompës.
8. Garancia e origjinës është e transferueshme.
9. Energjia elektrike e prodhuar nga burime të rinovueshme për të cilën prodhuesi nga burimet e rinovueshme e ka shitur garancinë përkatëse të origjinës veçmas nga energjia elektrike, nuk mund t’i tregohet apo t’i shitet blerësit fundor si energji elektrike e prodhuar nga burime të rinovueshme.
10. Kur një prodhues me përparësi përfiton nga masat mbështetëse sipas këtij ligji, vlera e tregut e garancisë së origjinës për të njëjtin prodhim duhet të kthehet te OER-ja. Në rast se prodhuesi përfiton masë mbështetëse për blerje të energjisë, garancia e origjinës i lëshohet OER-së. OER-ja vendos nëse e shet garancinë e origjinës direkt te furnizues apo konsumatorë apo në një procedurë konkurruese. Të ardhurat e krijuara nga OER-ja nga shitja e certifikatave të origjinës përdoren për fondin e energjisë së rinovueshme.
11. ERE-ja mund të refuzojë njohjen e garancisë së origjinës të një pale tjetër të Komunitetit të Energjisë vetëm kur ka dyshime të bazuara për saktësinë, besueshmërinë ose vërtetësinë e saj. ERE-ja njofton sekretariatin e komunitetit të energjisë për çdo refuzim së bashku me arsyet për këtë refuzim. ERE-ja do të marrë parasysh çdo opinion të sekretariatit të komunitetit të energjisë për njohjen e garancive të origjinës dhe do të japë me shkrim arsyet për çdo devijim.
12. ERE-ja bashkëpunon me të gjitha autoritetet që lëshojnë garanci të origjinës në vendet anëtare të BE-së dhe me palët kontraktuese të komunitetit të energjisë, me qëllim që të vërë në dispozicion për konsumatorët fundorë informacionin për pjesën e energjisë së prodhuar nga burimet e rinovueshme të energjisë në totalin e energjisë së furnizuar.
13 — ERE-ja mban një regjistër të garancive të origjinës në formë elektronike dhe publikon të dhënat
13. ERE-ja mban një regjistër të garancive të origjinës në formë elektronike dhe publikon të dhënat nga regjistri në faqen e saj të internetit.
14. ERE-ja duhet t’i bashkohet sistemit rajonal të komunitetit të energjisë për të mundësuar tregtimin e garancive të origjinës me palët e tjera kontraktuese të komunitetit të energjisë. Kostot e sistemit rajonal të komunitetit të energjisë do të mbulohen nga tarifa që do të vendosen nga ERE-ja për lëshimin dhe tregtimin e certifikatave të origjinës së prodhuesve të pavarur. KREU IV BURIMET E RINOVUESHME TË ENERGJISË NË SEKTORIN E TRANSPORTIT, NGROHJES DHE FTOHJES DHE PËR PRODHIMIN E UJIT TË NXEHTË Neni 23 Përdorimi i burimeve të rinovueshme të energjisë në transport Masat nxitëse dhe promovuese për përdorimin e burimeve të rinovueshme të energjisë në transport përcaktohen me ligj të veçantë. Neni 24 Përdorimi i burimeve të rinovueshme të energjisë në ngrohje dhe ftohje Këshilli i Ministrave, me propozim të ministrit, miraton vendimin për të mbështetur arritjen e objektivit kombëtar për burimet e rinovueshme të energjisë në sektorin e ngrohjes dhe ftohjes. Neni 25 Detyrimet shtesë të raportimit në fushën e energjisë së rinovueshme Raportet e integruara të progresit të energjisë dhe klimës të Shqipërisë përfshijnë informacionin shtesë si më poshtë: a) funksionimi i sistemit të garancive të origjinës për energjinë elektrike, gazin dhe ngrohjen dhe ftohjen nga burimet e rinovueshme, nivelet e lëshimit dhe anulimit të garancive të origjinës dhe konsumit vjetor kombëtar të energjisë së rinovueshme që rezulton, si dhe masat e marra për të garantuar besueshmërinë dhe mbrojtjen e sistemit; b) zhvillimet në disponueshmërinë, origjinën dhe përdorimin e burimeve të biomasës për qëllime energjetike; c) ndryshimet në çmimet e mallrave dhe përdorimit të tokës brenda Republikës së Shqipërisë, të shoqëruara me rritjen e përdorimit të biomasës dhe formave të tjera të energjisë nga burimet e rinovueshme; ç) prodhimi i tepërt i parashikuar i energjisë nga burimet e rinovueshme që mund të transferohen te palë të tjera kontraktuese ose shtetet anëtare të Bashkimit Evropian në mënyrë që këto të jenë në përputhje me këtë ligj dhe të arrijnë kontributet dhe trajektoret kombëtare, të përcaktuara në nenin 7, shkronja “a”; d) sipas rastit, kërkesa e vlerësuar për energji nga burimet e rinovueshme që duhet të plotësohet me mjete të ndryshme nga prodhimi vendas deri në vitin 2030, duke përfshirë lëndën e parë të biomasës së importuar; dh) informacion se si është vlerësuar pjesa e mbetjeve të biodegradueshme në mbetjet e përdorura për prodhimin e energjisë dhe çfarë hapash janë marrë për të përmirësuar dhe verifikuar vlerësimet e tilla; e) gjenerimi i energjisë elektrike dhe nxehtësisë nga energjia e rinovueshme në ndërtesa, duke përfshirë të dhënat e ndara për energjinë e prodhuar, konsumuar dhe futur në rrjet nga sistemet diellore fotovoltaike, sistemet termike diellore, biomasa, pompat e nxehtësisë, sistemet gjeotermale, si dhe të gjitha sistemet e tjera të rinovueshme të decentralizuara; ë) sipas rastit, pjesa e energjisë së rinovueshme në ngrohjen qendrore, si dhe energjia e rinovueshme e prodhuar nga qytetet dhe komunitetet e energjisë së rinovueshme; f) furnizimi primar i biomasës së ngurtë; g) çdo informacion tjetër. Neni 26 Objektivat minimalë për përdorimin e energjisë diellore për prodhimin e ujit të ngrohtë
1. Këshilli i Ministrave përcakton treguesit minimalë për prodhimin e ujit të ngrohtë urban për përdorim sanitar dhe për proceset teknologjike, i përftuar prej sistemeve të energjisë diellore.
2. Treguesit minimalë për përdorimin e energjisë diellore, të përcaktuar sipas pikës 1 të këtij neni, vendosen duke marrë në konsideratë sasinë e rrezatimit diellor për zonat e ndryshme të vendit.
3. Këshilli i Ministrave miraton kriteret specifike për përllogaritjen e energjisë diellore të përdorur për të përfituar ujë të ngrohtë në mënyrë të veçantë ose si pjesë e kodit të energjisë së banesave, duke marrë në konsideratë standardet më të fundit të BE-së, të miratuara për këtë qëllim. KREU V DEPOZITIMI Neni 27 Masat mbështetëse për depozitimin e pavarur
1. Ministri mund të vendosë mbështetjen e kapaciteteve të depozitimit përmes mekanizmave të kapacitetit në rast se: a) kapacitetet e depozitimit nuk i përmbushin objektivat e përcaktuar, bazuar në një vlerësim të mjaftueshmërisë së sistemit të kryer nga Operatori i Sistemit të Transmetimit, në përputhje me ligjin për sektorin e energjisë elektrike; b) kur një vlerësim sipas shkronjës “a” të kësaj pike, ose plani i zhvillimit të rrjetit identifikon nevoja fleksibile që nuk mund të përmbushen nga burimet ekzistuese në përputhje me ligjin për sektorin e energjisë elektrike.
2. Ministri merr një vendim për formën dhe kushtet e skemës së mbështetjes, si dhe për procesin konkurrues, duke identifikuar kategori të ndryshme depozitash që kanë të drejtë të marrin pjesë. Për këtë qëllim, ministri merr mendimin paraprak nga ERE-ja.
3. Çdo masë mbështetëse e bazuar në sa më sipër dhe përbën një ndihmë shtetërore do t'i nënshtrohet miratimit paraprak nga komisioni i ndihmës shtetërore në përputhje me legjislacionin në fuqi për ndihmën shtetërore. Neni 28 Masat mbështetëse për depozitim në vend dhe energjia elektrike e prodhuar nga burimet e rinovueshme
1. Këshilli i Ministrave miraton masa për të mbështetur një teknologji specifike të depozitimit të energjisë së rinovueshme për të arritur reduktimin e emetimeve të CO2, sigurinë e furnizimit ose optimizimin e përdorimit të prodhimit të energjisë së rinovueshme.
2. Masat mbështetëse mund të marrin formën e granteve, kredive për investime, primit ose mbështetje tjetër operative. Çdo masë mbështetëse që përbën ndihmë shtetërore do t'i nënshtrohet miratimit paraprak nga komisioni i ndihmës shtetërore në përputhje me legjislacionin në fuqi për ndihmën shtetërore.
3. Çdo masë mbështetëse, sipas këtij neni, duhet të jepet nëpërmjet një procesi konkurrues të përcaktuar me urdhër të ministrit. Forma e skemës së mbështetjes, kushtet e tjera të skemës së mbështetjes, pala mbështetëse dhe dokumentet e procesit konkurrues përcaktohen përpara nisjes së çdo procesi konkurrues nga ministri. KREU VI DISPOZITAT PËRFUNDIMTARE Neni 29 Aktet nënligjore
1. Ngarkohet Këshilli i Ministrave që brenda 12 muajve nga hyrja në fuqi e këtij ligji të miratojë aktet nënligjore në zbatim të nenit 5, pika 2; nenit 6, pika 2; nenit 10, pikat 1, 4 dhe 5; nenit 15, pika 1; nenit 16, pika 7; nenit 20, pika 2; nenit 24 dhe nenit 26, pikat 1 e 3, të këtij ligji.
2. Ngarkohet ministria përgjegjëse për energjinë që brenda 12 muajve nga hyrja në fuqi e këtij ligji të miratojë aktet nënligjore në zbatim të nenit 10, pika 1, dhe nenit 21, pika 6, të këtij ligji.
3. Ngarkohet Enti Rregullator i Energjisë që brenda 12 muajve nga hyrja në fuqi e këtij ligji të miratojë aktet nënligjore në zbatim të nenit 14, pika 2; nenit 16, pika 9; nenit 17, pika 5; nenit 20, pika 4, të këtij ligji. Neni 30 Dispozitat kalimtare
1. Deri në krijimin e Operatorit të Energjisë së Rinovueshme, detyrat e tij kryhen nga furnizuesi në tregun e lirë. Gjatë kësaj periudhe, furnizuesi në tregun e lirë do të kryejë detyrat për llogaritjen dhe arkëtimin e detyrimit për energjinë e rinovueshme.
2. Ky ligj nuk do të zbatohet dhe as nuk do të prekë MBE-të ekzistuese, përveç rasteve kur parashikohet ndryshe nga MBE-ja specifike ekzistuese.
3. Prodhuesit ekzistues me përparësi ndryshojnë MBE-të ekzistuese duke zgjedhur OER-në si marrës të energjisë elektrike të prodhuar, pa cenuar siguritë dhe garancitë e dhëna sipas MBE-së ekzistuese.
4. Prodhuesit ekzistues me përparësi kanë të drejtë të zgjedhin të përfitojnë nga mbështetja në formën e një CfD-je, ndërsa tarifa e MBE-së ekzistuese shërben si çmimi i garantuar.
5. Palët do të ndërmarrin të gjithë hapat e nevojshëm për të kthyer MBE-në në një CfD pas kryerjes së vlerësimit të gatishmërisë së tregut nga ERE-ja në përputhje me këtë nen, që vlerëson se tregu është likuid. ERE-ja duhet të kryejë një vlerësim të gatishmërisë së tregut jo më herët se 10 (dhjetë) muaj pas krijimit të bursës shqiptare të energjisë elektrike, ku të vlerësojë që kriteret e mëposhtme janë përmbushur në mënyrë të mjaftueshme: a) është krijuar një bursë operacionale e energjisë elektrike që ofron çmime reference për periudhën përkatëse të shlyerjes për tregun e ditës në avancë për një periudhë të njëpasnjëshme 10-mujore; b) janë duke u zbatuar parimet dhe rregullat për integritetin dhe transparencën e shitjes së energjisë në treg, përfshirë për personat që organizojnë profesionalisht transaksione; c) vëllimet e tregtuara në tregun e një dite në avancë në lidhje me madhësinë fizike të tregut janë në një nivel të krahasueshëm me vëllime të tilla në disa tregje të ditës në avancë në vende të Bashkimit Evropian. ERE-ja ka të drejtë të përzgjedhë disa tregje të ditës në avancë në Bashkimin Evropian për të kryer një vlerësim krahasimor të përshtatshëm.
6. ERE-ja do të organizojë një këshillim publik me palët e interesuara në lidhje me vlerësimin e gatishmërisë së tregut sipas këtij neni dhe do të publikojë një raport të këtij vlerësimi së bashku me gjetjet e saj.
7. Çdo ndryshim për shkak të një konvertimi CfD-je duhet të arrijë të njëjtën balancë të përfitimeve, detyrimeve, rreziqeve dhe shpërblimeve ndërmjet palëve si në MBE-në ekzistuese.
8. Në çdo rast, niveli i mbështetjes nuk do të rishikohet në një mënyrë që të ndikojë negativisht në të drejtat që u jepen prodhuesve me përparësi dhe të dëmtojë qëndrueshmërinë ekonomike të projekteve të prodhuesve me përparësi.
9. Në përfundim të vlerësimit të gatishmërisë së tregut nga ERE-ja, Këshilli i Ministrave, me propozim të ministrit, mund të përcaktojë një blerës së mundësisë së fundit ku, në rast të vështirësisë së shitjes së vëllimeve në tregun e lirë, prodhuesit me përparësi mund të shesin vëllimet e energjisë elektrike tek blerësi i mundësisë së fundit përkundrejt një tarife më të ulët se çmimi referencë. Kushtet për përcaktimin e blerësit të mundësisë së fundit dhe të ofrimit të shërbimit të blerjes mundësisë së fundit për prodhuesit me përparësi sipas këtij neni përcaktohen me vendim të Këshillit të Ministrave, me propozim të ministrit.
10. Neni 20 i këtij ligji është i zbatueshëm duke filluar nga data 1 janar 2024. Deri në këtë datë klientët privatë apo publikë, si dhe klientët familjarë mund të instalojnë një kapacitet total deri në 500 kw për prodhimin e energjisë elektrike nga burimet e rinovueshme për të mbuluar një pjesë ose të gjithë energjinë që nevojitet për nevojat e tij dhe të injektojë energjinë e tepërt të prodhuar në rrjetin e shpërndarjes. Këta klientë përfitojnë sipas skemës së matjes neto të energjisë dhe duhet të instalojnë me shpenzimet e tyre një matës me dy drejtime. Bilanci neto dhe faturimi bëhen në baza vjetore për secilën pikë matëse. Neni 31 Shfuqizimi i akteve
1. Ky ligj shfuqizon ligjin nr. 7/2017, “Për nxitjen e përdorimit të energjisë nga burimet e rinovueshme”, i ndryshuar.
2. Aktet nënligjore të dala në bazë dhe në zbatim të ligjit nr. 7/2017, “Për nxitjen e përdorimit të energjisë nga burimet e rinovueshme”, të ndryshuar, vazhdojnë të mbeten në fuqi dhe të zbatohen deri në momentin e miratimit të akteve nënligjore në zbatim të këtij ligji. Neni 32 Hyrja në fuqi Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare. Miratuar në datën 23.3.2023. Shpallur me dekretin nr.56, datë 11.4.2023, të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj.