تخطَّ إلى المحتوى
Nelum
قوانين ألبانيا

Law No. 22/2013 amending and supplementing Law No. 10119 on land use planning

صدر في 2013-02-14 · النص بتاريخ 2026-10-01

القانون العام والإرشادات الرسمية منشورة بوصفها أبحاثاً. ليست مشورة قانونية أو ضريبية أو مالية.

البحث نفسه مكتوب بالإنجليزية. العناوين والوسوم مترجمة؛ أما النتائج والاقتباسات فغير مترجمة.

research.laws.repealedOn

عن هذا القانون

اللغة
Albanian
النوع
قانون
الدولة
ألبانيا
الموضوعات
Land and soil
الكلمات المفتاحية
land-use planning, inspection, offences/penalties

أين تقرؤه

    لا يوجد رابط مصدر مسجل لهذا القانون.

النص

نص القانون نفسه، مادةً مادة، كما هو محفوظ. لكل مادة رابطها.

  1. LIGJ Nr. 22/2013 PËR DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË LIGJIN NR. 10 119, DATË 23.4.2009 “PËR PLANIFIKIMIN E TERRITORIT”, TË NDRYSHUAR Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave, KUVENDI I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË VENDOSI: Në ligjin nr. 10 119, datë 23.4.2009 “Për planifikimin e territorit”, të ndryshuar, bëhen këto shtesa dhe ndryshime: Neni 1 Në nenin 81, pika 2 ndryshohet si më poshtë: “2. Inspektimi për verifikimin e respektimit të kërkesave ligjore, sipas këtij ligji, bëhet në përputhje me këtë ligj dhe ligjin nr. 10 433, datë 16.6.2011 “Për inspektimin në Republikën e Shqipërisë””. Neni 2 Në nenin 82, pas pikës 11 shtohet pika 12 me këtë përmbajtje: “12. Masa e gjobës dhe masat e parashikuara në pikën 8 të nenit 83 dhe masa e pezullimit ose e ndërprerjes, e parashikuar në këtë ligj, janë dënime kryesore. Sipas nevojave të rastit, organi i kontrollit mund të caktojë masat e parashikuara në pikën 8 të nenit 83 edhe si dënime plotësuese.”. Neni 3 Në nenin 83, pika 5 ndryshohet si më poshtë: “5. Procedurat e konstatimit të kundërvajtjes, të njoftimit të kundërvajtësit, vendimit, ankimit dhe masave të tjera administrative, kundrejt shkeljeve të këtij ligji, rregullohen sipas dispozitave në fuqi për inspektimin e ndërtimit, dispozitave të këtij ligji dhe ligjit për inspektimin.”. Neni 4 Neni 86 ndryshohet si më poshtë: “Neni 86 Ankimi administrativ dhe gjyqësor 1. Çdo person ka të drejtë të ankohet në rrugë administrative, kur çmon se i janë shkelur të drejtat e parashikuara nga ky ligj. Në përfundim të ankimit administrativ, bëhet ankim në gjykatë. 2. Për procedurat e ankimit, sipas këtij neni, zbatohen rregullat dhe afatet e parashikuara në ligjin për inspektimin.”. Neni 5 Dispozitë kalimtare Organi ekzistues inspektues vazhdon të ushtrojë funksionin e vet sipas organizimit aktual deri në krijimin e organit të ri, sikurse parashikohet në ndryshimet e bëra në këtë ligj. Neni 6 Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare. Miratuar në datën 14.2.2013 Shpallur me dekretin nr. 7981, datë 1.3.2013 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani

Law No. 22/2013 amending and supplementing Law No. 10119 on land use planning · Nelum