تخطَّ إلى المحتوى
Nelum
قوانين ألبانيا

Law No. 172/2014 amending and supplementing Law No. 9948 of 2008 on the examination of the legal validity of ownership titles relating to agricultural land

صدر في 2014-12-18 · النص بتاريخ 2026-10-01

القانون العام والإرشادات الرسمية منشورة بوصفها أبحاثاً. ليست مشورة قانونية أو ضريبية أو مالية.

البحث نفسه مكتوب بالإنجليزية. العناوين والوسوم مترجمة؛ أما النتائج والاقتباسات فغير مترجمة.

عن هذا القانون

اللغة
Albanian
النوع
قانون
الدولة
ألبانيا
الموضوعات
Land and soil
الكلمات المفتاحية
agricultural land, ownership, land tenure, cadastre/land registration, property rights

أين تقرؤه

    لا يوجد رابط مصدر مسجل لهذا القانون.

النص

نص القانون نفسه، مادةً مادة، كما هو محفوظ. لكل مادة رابطها.

  1. LIGJ Nr. 172/2014 PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR. 9948, DATË 7.7.2008, “PËR SHQYRTIMIN E VLEFSHMËRISË LIGJORE TË KRIJIMIT TË TITUJVE TË PRONËSISË MBI TOKËN BUJQËSORE”, TË NDRYSHUAR Në mbështetje të neneve 78 dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave, KUVENDI I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË VENDOSI: Në ligjin nr. 9948, datë 7.7.2008, “Për shqyrtimin e vlefshmërisë ligjore të krijimit të titujve të pronësisë mbi tokën bujqësore”, të ndryshuar, bëhen këto shtesa dhe ndryshime: Neni 1 Në nenin 17, pika 1/1, bëhen shtesat dhe ndryshimi i mëposhtëm: a) Pas nënndarjes “iv”, të shkronjës “a”, shtohet nënndarja “v” me këtë përmbajtje: “v) toka bujqësore, me vendim të Këshillit të Ministrave, ka kaluar në fondin e kompensimit fizik dhe është vënë në dispozicion të Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave.”. b) Shkronja “e” ndryshohet si më poshtë: “e) Kryetari i njësisë së qeverisjes vendore raporton çdo muaj për ecurinë e kryerjes së këtij procesi, si dhe në përfundim të tij te prefekti i qarkut. Afati i plotësimit të AMTP-ve përfundon në datën 30 qershor 2016. Nëse njësitë e qeverisjes vendore nuk përfundojnë procedurat për pajisjen e subjekteve me akte të marrjes së tokës bujqësore në pronësi, brenda këtij afati dhe në përputhje me kriteret e parashikuara në këtë ligj, përfituesve, sipas këtij ligji, u lind e drejta t’i drejtohen gjykatës. Në rastet kur subjekti kërkon dhe gjykata konstaton se organet e njësive të qeverisjes vendore nuk kanë pajisur me aktin e marrjes së tokës në pronësi subjektin përkatës, si rezultat i shkeljes me faj të dispozitave të këtij ligji dhe akteve nënligjore të dala në zbatim të tij, gjykata vendos dënimin administrativ me gjobë të këtyre organeve në masën nga 50 000 – 100 000 lekë, në përputhje me ligjin që rregullon kundërvajtjet administrative.”. c) Në nënndarjen “ii”, të shkronjës “d”, shtohet fjalia me këtë përmbajtje: “- Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave.”. Neni 2 Pas nenit 18 shtohet neni 19 me këtë përmbajtje: “Neni 19 Vendimet e këshillave të komunave/bashkive dhe dokumentacioni i pronësisë mbi tokën bujqësore, i plotësuar në përputhje me përcaktimet e ligjit nr. 9948, datë 7.7.2008, “Për shqyrtimin e vlefshmërisë ligjore të krijimit të titujve të pronësisë mbi tokën bujqësore”, të ndryshuar, në periudhën nga data 31 dhjetor 2013 deri në datën e hyrjes në fuqi të këtij ligji konsiderohen të vlefshme.”. Neni 3 Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren zyrtare. Miratuar në datën 18.12.2014 Shpallur me dekretin nr. 8877, datë 30.12.2014 të Presidentit të Republikës Bujar Nishani

Law No. 172/2014 amending and supplementing Law No. 9948 of 2008 on the examination of the legal validity of ownership titles relating to agricultural land · Nelum