تخطَّ إلى المحتوى
Nelum
قوانين ألبانيا

Law No.15/2012 amending and supplementing Law No. 9385 dated 4.5.2005 on forestry and forestry service, as amended

صدر في 2012-02-16 · النص بتاريخ 2026-10-01

القانون العام والإرشادات الرسمية منشورة بوصفها أبحاثاً. ليست مشورة قانونية أو ضريبية أو مالية.

البحث نفسه مكتوب بالإنجليزية. العناوين والوسوم مترجمة؛ أما النتائج والاقتباسات فغير مترجمة.

research.laws.repealedOn

عن هذا القانون

العنوان الأصلي
Ligj Nr. 15/2012 për një ndryshim dhe shtesa në Ligjin Nr. 9385, datë 4.5.2005 “për pyjet dhe shërbimin pyjor”, të ndryshuar.
اللغة
Albanian
النوع
قانون
الدولة
ألبانيا
الموضوعات
Forestry
الكلمات المفتاحية
forest management/forest conservation

أين تقرؤه

    لا يوجد رابط مصدر مسجل لهذا القانون.

النص

نص القانون نفسه، مادةً مادة، كما هو محفوظ. لكل مادة رابطها.

  1. LIGJ NR. 15/2012 PËR NJË NDRYSHIM DHE SHTESA NË LIGJIN NR. 9385, DATË 4.5.2005 “PËR PYJET DHE SHËRBIMIN PYJOR”, TË NDRYSHUAR Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave, KUVENDI I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË VENDOSI: Neni 1 1. Në nenin 17 bëhet ndryshimi dhe shtesat si më poshtë: 1. Pika 1 ndryshohet si më poshtë: “1. Pjesë të fondit pyjor kombëtar, që kërkohen nga subjekte juridike ose fizike apo nga organet e qeverisjes vendore, për t’u kthyer në truall, për zgjerimin e vijës kufizuese të ndërtimit dhe të shtrirjes territoriale të periferisë së qytetit e të qendrave të banuara në zonat rurale, për ndërtimin e strukturave turistike, të qendrave të pushimit apo ato shëndetësore ose për qëllime të tjera publike, për rrugë automobilistike apo hekurudhore, për shpim dhe shfrytëzim të puseve të naftës e të gazit, për veprimtari minerare e gjeologjike, për aeroporte dhe struktura të telekomunikacionit, për qëllime të strukturave ushtarake, qendra industriale, hiqen nga fondi pyjor dhe nga Kadastra Kombëtare e Pyjeve, si më poshtë: a) pyjet dhe tokat me bimësi pyjore, me sipërfaqe deri në 1 ha, me miratimin e ministrit; b) pyjet dhe tokat me bimësi pyjore, me sipërfaqe mbi 1 ha e deri në 100 ha, me vendim të Këshillit të Ministrave; c) pyjet dhe tokat me bimësi pyjore, me sipërfaqe mbi 100 ha, me ligj të veçantë.”. 2. Pas pikës 1 shtohen pikat 1/1 dhe 1/2 me këtë përmbajtje: “1/1. Pjesë të fondit pyjor kombëtar kthehen në kategorinë e resursit të tokës bujqësore, sipas përcaktimeve të ligjit nr. 8752, datë 26.3.2001 “Për krijimin dhe funksionet e strukturave për administrimin dhe mbrojtjen e tokës”, të ndryshuar. Ndryshimi i formës së përdorimit të fondit pyjor në kategorinë e resursit të tokës bujqësore, pavarësisht madhësisë së sipërfaqes, bëhet vetëm për mbjelljen e këtyre sipërfaqeve me kultura të drurëve, të cilët janë pjesë e programeve dhe të politikave prioritare shtetërore afatgjata. 1/2. Kalimi i resursit të tokës së pafrytshme, që është në pronësi private apo të organeve të qeverisje vendore, në fond pyjor, (pyll), dhe regjistrimi në Kadastrën Kombëtare të Pyjeve, bëhet me kërkesë të pronarit apo organit të qeverisjes vendore. Kërkesa paraqitet pranë ministrisë veprimtaria e së cilës mbulon pyjet, dhe miratohet nga ministri përkatës.”. Neni 2 Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare. Miratuar në datën 16.2.2012 Shpallur me dekretin nr.7306, datë 6.3.2012 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Bamir Topi

Law No.15/2012 amending and supplementing Law No. 9385 dated 4.5.2005 on forestry and forestry service, as amended · Nelum