تخطَّ إلى المحتوى
Nelum
قوانين ألبانيا

Law No. 130/2014 amending and supplementing Law No. 8752 of 2001 on the creation and operation of land protection and administration structures

صدر في 2014-10-02 · النص بتاريخ 2026-10-01

القانون العام والإرشادات الرسمية منشورة بوصفها أبحاثاً. ليست مشورة قانونية أو ضريبية أو مالية.

البحث نفسه مكتوب بالإنجليزية. العناوين والوسوم مترجمة؛ أما النتائج والاقتباسات فغير مترجمة.

عن هذا القانون

اللغة
Albanian
النوع
قانون
الدولة
ألبانيا
الموضوعات
Land and soil
الكلمات المفتاحية
agricultural land, institution, offences/penalties, soil conservation/soil improvement, authorization/permit, governance

أين تقرؤه

    لا يوجد رابط مصدر مسجل لهذا القانون.

النص

نص القانون نفسه، مادةً مادة، كما هو محفوظ. لكل مادة رابطها.

  1. LIGJ Nr. 130/2014 PËR DISA SHTESA DHE NJË NDRYSHIM NË LIGJIN NR. 8752, DATË 26.3.2001, “PËR KRIJIMIN DHE FUNKSIONIMIN E STRUKTURAVE TË ADMINISTRIMIT DHE MBROJTJES SË TOKËS”, TË NDRYSHUAR Në mbështetje të neneve 78 dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e një deputeti, KUVENDI I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË VENDOSI: Neni 1 Në ligjin nr. 8752, datë 26.3.2001, “Për krijimin dhe funksionimin e strukturave të administrimit dhe mbrojtjes së tokës”, të ndryshuar, në nenin 11/1 bëhen shtesat dhe ndryshimi si më poshtë: a) Pas pikës 5/1 shtohen pikat 5/2, 5/3 dhe 5/4 me këtë përmbajtje: “5/2. Në tokat bujqësore, në të gjitha kategoritë e bonitetit, miratimi i kalimit të sipërfaqes për ndërtimin e objekteve për prodhimin, ruajtjen dhe përpunimin e produkteve bujqësore dhe blegtorale bëhet me vendim të Këshillit të Ministrave. 5/3. Për objektet e parashikuara në pikën 5/2 të këtij neni, në asnjë rast nuk lejohet ndryshimi i destinacionit të objektit ndërtimor. 5/4. Tipat e objekteve, të parashikuara në pikën 5/2 të këtij neni, rregullat, kriteret dhe procedurat për ndërtimin e tyre, përcaktohen me vendim të Këshillit të Ministrave.”. b) Pika 6 ndryshohet si më poshtë: “6. Rregullat dhe procedurat për ndryshimet e kategorive të resurseve, sipas pikave 1 deri në 5/2 të këtij neni, përcaktohen me vendim të Këshillit të Ministrave.”. Neni 2 Ngarkohet Këshilli i Ministrave që, brenda 1 muaji nga hyrja në fuqi e këtij ligji, të nxjerrë aktet nënligjore në zbatim të nenit 1 të tij. Neni 3 Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare. Miratuar në datën 2.10.2014 Shpallur me dekretin nr. 8748, datë 17.10.2014 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani

Law No. 130/2014 amending and supplementing Law No. 8752 of 2001 on the creation and operation of land protection and administration structures · Nelum