تخطَّ إلى المحتوى
Nelum
قوانين ألبانيا

Law No. 105/2015 amending and supplementing Law No. 10416 of 7.4.2011 ‘On Plant Genetic Material’

صدر في 2015-10-01 · النص بتاريخ 2026-10-01

القانون العام والإرشادات الرسمية منشورة بوصفها أبحاثاً. ليست مشورة قانونية أو ضريبية أو مالية.

البحث نفسه مكتوب بالإنجليزية. العناوين والوسوم مترجمة؛ أما النتائج والاقتباسات فغير مترجمة.

عن هذا القانون

العنوان الأصلي
Ligj Nr. 105/2015 Për Disa Shtesa Dhe Ndryshime Në Ligjin Nr. 10 416, Datë 7.4.2011, “Për Materialin Mbjellës Dhe Shumëzues Bimor”, Të Ndryshuar.
اللغة
Albanian
النوع
قانون
الدولة
ألبانيا
الموضوعات
Cultivated plants
الكلمات المفتاحية
genetic resources, plant protection, seeds/planting material, international trade, certification, offences/penalties, plant production
الفئات
*, agriculture

أين تقرؤه

    لا يوجد رابط مصدر مسجل لهذا القانون.

النص

نص القانون نفسه، مادةً مادة، كما هو محفوظ. لكل مادة رابطها.

  1. Ligj Nr. 105/2015 Për Disa Shtesa Dhe Ndryshime Në Ligjin Nr. 10 416, Datë 7.4.2011, “Për Materialin Mbjellës Dhe Shumëzues Bimor”, Të Ndryshuar Në mbështetje të neneve 78 dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave, KUVENDI I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË VENDOSI: Në ligjin nr. 10 416, datë 7.4.2011, “Për materialin mbjellës dhe shumëzues bimor”, të ndryshuar, bëhen këto shtesa dhe ndryshime: Neni 1 Në nenin 3, pas pikës 21 shtohet pika 21/1 me këtë përmbajtje: “21/1. “Hibrid” është materiali mbjellës e shumëzues bimor, që përftohet nga kryqëzimi i dy prindërve, brenda ciklit bimor. Nga mbjellja e këtyre farave dalin bimët e breznisë së parë hibride ose F1 (Breznia e parë).”. Neni 2 Në nenin 24, pika 1 shfuqizohet. Neni 3 Në nenin 27, pika 1, fjalia e dytë ndryshohet si më poshtë: “Gjithashtu, materiali mbjellës dhe shumëzues bimor i importuar shoqërohet me dokumente në gjuhën shqipe ose angleze.”. Neni 4 Në nenin 31, pika 3, bëhen ndryshimet e mëposhtme: 1. Paragrafi i parë ndryshohet si më poshtë: “3. Pavarësisht nga përcaktimi i bërë në pikën 1, të këtij neni, vlera e pranueshme për kultivimin dhe përdorimin nuk kërkohet në rastet e hibrideve:”. 2. Shkronja “a” ndryshohet si më poshtë: “a) të perimeve,me përjashtim të varieteteve;”. Neni 5 Në nenin 33, pika 2, në fund të fjalisë së parë shtohen fjalët “me kusht që furnizuesi për materialin mbjellës dhe shumëzues bimor që importon të paraqesë në Entin Shtetëror të Farave dhe Fidanëve dokumentacion zyrtar nga shteti importues, nëpërmjet të cilit vërtetohen karakteristikat e materialit mbjellës dhe shumëzues bimor (Skedën), dhe provën e kryer për dallueshmëri, uniformitetdhe stabilitet (DUS).”. Neni 6 Në nenin 41, pika 1, shkronja “e”ndryshohet si më poshtë: “e) të verifikojë dhe të analizojë mostrat për të gjitha sasitë e materialit mbjellës dhe shumëzues bimor të importuar, për çdo specie, varietet dhe lot, të sjella nga inspektorati që mbulon fushën përkatëse pranë Autoritetit Kombëtar të Ushqimit. Çdo 6 muaj, ESHFF-ja duhet të pranojë për rianalizim në laboratorin e saj për treguesit e fuqisë mbirëse mostrat e çdo specieje, varieteti dhe loti, të importuara apo të prodhuara në vendin tonë.”. Neni 7 Në nenin 42, pika 1, shkronja “a”ndryshohet si më poshtë: “a) të kontrollojë materialin mbjellës dhe shumëzues bimor të furnizuesit, në çdo kohë dhe në çdo vend ku ai magazinohet, përpunohet, përgatitet për treg e tregtohet. Çdo 6 muaj, inspektorati që mbulon fushën përkatëse pranë Autoritetit Kombëtar të Ushqimit duhet të kërkojë që furnizuesit të kryejnë rianalizimin për treguesit e fuqisë mbirëse për çdo specie, varietet dhe lot të materialit mbjellës dhe shumëzues bimor, të importuar apo të prodhuar në vendin tonë në laboratorin e ESHFF-së. Mostrat për rianaliza laboratorike duhet të merren nga specialisti i autorizuar i DB-së.”. Neni 8 Neni 54 ndryshohet si më poshtë: “Neni 54 Sanksionet Për kundërvajtjet administrative, të parashi-kuara në nenin 53, të ligjit, nga inspektori jepen këto ndëshkime: 1. Për shkeljet e parashikuara në pikat 3 dhe 6, gjobë 70 mijë lekë. 2. Për shkeljet e parashikuara në pikën 1: a) gjobë 200 mijë lekë, për shkeljet që parashikohen në pikat 1, 2, 3, 5, 6, 7, shkronjat “b”, “ç” dhe “d”, dhe 8, të nenit 4, të ligjit; b) përveç gjobës, për rastet sipas pikave 2, 3, 5 e 7, shkronjat “b”, “ç” dhe “d”, të nenit 4, të ligjit, merret masë sekuestrimi, asgjësimi e kthimi në vendin e origjinës me shpenzimet e furnizuesit. 3. Për shkeljet e parashikuara në pikën 2, gjobë 70 mijë lekë dhe merret masë sekuestrimi, asgjësimi ose kalimi për konsum, kur materiali është i konsumueshëm. 4. Për shkeljet e parashikuara në pikën 4: A )sanksione të njëjta me ato të parashikuara në shkronjën “a”, të pikës 2, të këtij neni; b) gjobë 70 mijë lekë, për shkeljet e parashikuara në shkronjat “b” dhe“c”, të nenit 8, të ligjit. 5. Për shkeljet e parashikuara në pikën 5: a) gjobë 70 mijë lekë, për shkeljet e parashikuara në pikat 1, 2, 3 dhe 4, të nenit 11, të ligjit. b) për shkeljet, sipas pikave 5, 6 dhe 7, të nenit 11, të ligjit, merret masë sekuestrimi, asgjësimi ose kalimi për konsum, kur materiali është i konsumueshëm. 6. Për shkeljet e parashikuara në pikën 7: a) gjobë 30 mijë lekë; b) në rastet kur furnizuesi nuk plotëson detyrat e lëna nga inspektori në më shumë se dy herë, AKU-ja i propozon ministrit heqjen e licencës së furnizuesit. 7. Për shkeljet e parashikuara në pikën 8, gjobë 40 mijë lekë dhe merret masë sekuestrimi, asgjësimi e kthimi në vendin e origjinës. 8. Për shkeljet e parashikuara në pikën 9, gjobë 70 mijë lekë dhe kthim në vendin e origjinës me shpenzimet e importuesit. 9. Për shkeljet e parashikuara në pikën 10, gjobë 70 mijë lekë dhe bllokim deri në plotësimin e kërkesave ligjore. 10. Gjoba dhe masat e parashikuara në shkronjën “a”, të pikave 5 dhe 6, të këtij neni, janë dënime kryesore. Ndërsa masat ndëshkuese të tjera, të parashikuara në këtë nen, janë dënime plotësuese.”. Neni 9 Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare. Miratuar në datën 1.10.2015 Shpallur me dekretin nr. 9277, datë 15.10.2015 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani

Law No. 105/2015 amending and supplementing Law No. 10416 of 7.4.2011 ‘On Plant Genetic Material’ · Nelum