Law No.10440 dated 7.7.2011 on the environment impact assessment
صدر في 2011-07-07 · النص بتاريخ 2026-10-01
القانون العام والإرشادات الرسمية منشورة بوصفها أبحاثاً. ليست مشورة قانونية أو ضريبية أو مالية.
البحث نفسه مكتوب بالإنجليزية. العناوين والوسوم مترجمة؛ أما النتائج والاقتباسات فغير مترجمة.
عن هذا القانون
- العنوان الأصلي
- Ligj Nr.10 440, datë 7.7. 2011 për vlerësimin e ndikimit në mjedis.
- اللغة
- Albanian
- النوع
- قانون
- الدولة
- ألبانيا
- الموضوعات
- Environment
- الكلمات المفتاحية
- environmental impact assessment (EIA), environmental planning, access-to-information, enforcement/compliance, legal proceedings/administrative proceedings, basic legislation, policy/planning
أين تقرؤه
النص
نص القانون نفسه، مادةً مادة، كما هو محفوظ. لكل مادة رابطها.
1 1 Ky ligj është përafruar plotësisht me direktivën 85/337/KEE të Këshillit, datë 27 qershor 1985 “Mbi vlerësimin e efekteve të projekteve publike dhe private mbi mjedisin”, të ndryshuar, numri CELEX: 31985L0337, Fletorja Zyrtare e Bashkimit Europian, seria L, nr. 175, datë 5.7.1985, faqe 40-48. LIGJ1 Nr.10 440, datë 7.7. 2011 PËR VLERËSIMIN E NDIKIMIT NË MJEDIS (Ndryshuar me ligjin nr. 12/2015, datë 26.2.2015; nr. 128/2020, datë 22.10.2020; nr. 67/2024, datë 4.7.2024) (i përditësuar) Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave, KUVENDI I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË VENDOSI: KREU I DISPOZITA TË PËRGJITHSHME Neni 1 Qëllimi Ky ligj ka për qëllim të sigurojë: a) një nivel të lartë të mbrojtjes së mjedisit, përmes parandalimit, minimizimit dhe kompensimit të dëmeve në mjedis, nga projekte të propozuara që përpara miratimit të tyre për zhvillim; b) garantimin e një procesi të hapur vendimmarrjeje, gjatë identifikimit, përshkrimit dhe vlerësimit të ndikimeve në mjedis, në mënyrën dhe kohën e duhur, si dhe përfshirjen e të gjitha palëve të interesuara në të. Neni 2 Objekti Objekt i këtij ligji është përcaktimi i kërkesave, përgjegjësive, rregullave dhe procedurave për vlerësimin e ndikimeve të rëndësishme në mjedisin e Republikës së Shqipërisë, të projekteve të propozuara, private apo publike. Neni 3 Fusha e zbatimit Ky ligj zbatohet për projektet e propozuara, private apo publike, të cilat mund të shkaktojnë ndikime të rëndësishme, të drejtpërdrejta ose jo, në mjedis, si pasojë e madhësisë, 2 natyrës apo vendndodhjes së tyre. Neni 4 Kërkesat e përgjithshme për vlerësimin e ndikimit në mjedis të një projekti (shfuqizuar me ligjin nr. 128/2020, datë 22.10.2020) Neni 5 Përjashtimet nga fusha e zbatimit (ndryshuar shkronja “a” dhe shtuar fjalë në shkronjën “b” me ligjin nr. 128/2020, datë 22.10.2020) Përjashtohen nga fusha e zbatimit të këtij ligji: a) projektet ose pjesë të projekteve, të përcaktuara në shtojcat I dhe II të këtij ligji, të hartuara për qëllimet e mbrojtjes kombëtare dhe/ose për përballimin e emergjencave civile, për të cilat argumentohet se vlerësimi i ndikimit të tyre në mjedis bie ndesh me qëllimet e mbrojtjes kombëtare dhe/ose përballimin e emergjencave civile; b) Ministria e Mbrojtjes dhe/ose autoriteti përgjegjës për emergjencat civile, në bashkëpunim me ministrinë përgjegjëse për mjedisin, ngre grupin e përbashkët të punës, i cili miraton, rast pas rasti, projektet, objekt të shkronjës “a” të këtij neni, si dhe sugjeron e rekomandon masat e nevojshme për parandalimin apo minimizimin e ndikimeve të rëndësishme të drejtpërdrejta ose jo në mjedis. Neni 6 Përkufizime (Ndryshuar pikat 7,9 dhe shfuqizuar pika 15 me ligjin nr.26.2.2015, ndryshuar pikat 3, 9, 10 e 11, shtuar pikat 14/1 dhe 16/1, me ligjin nr. 128/2020, datë 22.10.2020) Në këtë ligj termat e mëposhtëm kanë këto kuptime: 1. “Projekt” është: a) zbatimi i punimeve të ndërtimit apo instalimeve ose skemave të tjera; b) ndërhyrje të tjera në mjedisin dhe peizazhin natyror, përfshirë edhe ndërhyrjet që kanë të bëjnë me nxjerrjen e mineraleve. 2. “Zhvillues” është personi ose autoriteti publik që kërkon miratim për të zhvilluar një projekt privat apo publik. 3. “Vlerësimi i ndikimit në mjedis (VNM)” është procesi që kryhet për vlerësimin e ndikimeve të rëndësishme, të drejtpërdrejta ose jo, në mjedis nga projekte të propozuara publike ose private nëpërmjet: a) përgatitjes së raportit të vlerësimit të ndikimit në mjedis nga zhvilluesi; b) kryerjes së konsultimeve sipas kërkesave dhe procedurave të përcaktuara në kreun III të këtij ligji; c) shqyrtimit nga autoriteti kompetent të raportit të vlerësimit të ndikimit në mjedis dhe të çdo informacioni tjetër shtesë nga zhvilluesi, kur është i nevojshëm, si dhe të çdo informacioni tjetër të rëndësishëm, marrë nëpërmjet procesit të konsultimeve; ç) përfundimit të arritur, të arsyetuar nga autoriteti kompetent, për ndikimet e rëndësishme në mjedis të projektit, duke marrë në konsideratë rezultatet e shqyrtimit të raportit të vlerësimit të ndikimit në mjedis nga autoriteti kompetent dhe kur është e përshtatshme shqyrtimin e vet shtesë; 3 d) përfshirjes në vendimin e miratimit të zhvillimit të projektit nga autoriteti përgjegjës për miratimin e zhvillimit të përfundimeve të arritura të arsyetuara nga autoriteti kompetent. 4. “Publiku” ka kuptimin që jepet në ligjin nr.10 431, datë 9.6.2011 “Për mbrojtjen e mjedisit”. 5. “Publik i ndikuar” është publiku i prekur ose që mund të preket, apo publiku që është i interesuar për vendimmarrjen mjedisore, përfshirë edhe OJF-të mjedisore që shprehin interes. 6. “Vendim” është dokumenti zyrtar i lëshuar nga AKM-ja, në të cilin është vendosur nëse një projekt i shtojcës II duhet apo jo t’i nënshtrohet procedurës së thelluar të VNM-së. 7. “Deklarata për ndikimin e një projekti në mjedis”, më poshtë “Deklarata mjedisore”, është dokumenti zyrtar i lëshuar nga ministri për vlerësimin mjedisor të projekteve që i nënshtrohen vlerësimit të thelluar të ndikimit në mjedis dhe shërben si dokument orientues për autoritetin e planifikimit dhe/ose çdo autoritet përgjegjës në procesin e vendimmarrjes, për një leje zhvillimi apo për një leje të caktuar. 8. “Autoritet publik” ka kuptimin që jepet në ligjin “Për mbrojtjen e mjedisit”. 9. “Autoriteti ose autoritetet kompetente” është autoriteti ose autoritetet e përcaktuara si përgjegjëse për kryerjen e procesit të VNM-së, referuar detyrimeve të përcaktuara në këtë ligj. 10. “Autoriteti përgjegjës për miratimin e zhvillimit” është institucioni publik që brenda fushës së përgjegjësisë që mbulon, funksioneve dhe kompetencave të përcaktuara në ligjin sektorial përkatës, është përgjegjës për miratimin e zhvillimit për projektet që janë objekt i këtij ligji. 11. “Zona të veçanta ruajtjeje” ka kuptimin që jepet në ligjin nr. 81/2017 “Për zonat e mbrojtura”. 12. “Agjencia Kombëtare e Mjedisit” ka kuptimin që jepet në ligjin “Për mbrojtjen e mjedisit”. 13. “Ministria” është ministria përgjegjëse për mjedisin. 14. “Ministër” është ministri që drejton ministrinë përgjegjëse për mjedisin. 14/1. “Miratim zhvillimi” është akti i lëshuar nga autoriteti përgjegjës për miratimin e zhvillimit për projektet që janë subjekt i këtij ligji, që i jep të drejtë zhvilluesit të vijojë me zbatimin e tij. 15. Shfuqizuar; 16. “Seancë dëgjimore me publikun gjatë VNM-së” është procesi i organizuar nga AKM-ja, në bashkëpunim me njësinë e qeverisjes vendore, për marrjen e mendimit të publikut para miratimit të deklaratës për projektin. 16/1 “Vlerësimi i duhur” është procesi që vlerëson rëndësinë e ndikimeve të një projekti të propozuar në mënyrë individuale apo në kombinim me planet ose projektet e tjera të miratuara, ose në zhvillim, në zonat e veçanta të ruajtjes, me qëllim informimin në proceset e vendimmarrjes. 17. “Vlerësim ndërkufitar i ndikimeve në mjedis” është procesi i VNM-së, që zhvillohet për projekte ose veprimtari, të përcaktuara në aneksin I të Konventës së Kombeve të Bashkuara (ESPOO) “Për vlerësimin e ndikimit në mjedis, në kontekst ndërkufitar”, që, bazuar nga vendndodhja a teknologjia e tyre, mund të kenë ndikime të ndjeshme në mjedisin e shteteve fqinje apo të vendit tonë. 18. “Ekspert i certifikuar i VNM-së” është personi fizik, i cili pajiset me certifikatën përkatëse nga ministria për hartimin e raportit të VNM-së, ekspertizën mjedisore dhe auditimin mjedisor. 4 19. “Ndikim i rëndësishëm në mjedis” është ndikimi në mjedis i një veprimtarie ose projekti, që shkakton dëme të drejtpërdrejta e të pakthyeshme në të dhe që, edhe pas marrjes së masave zbutëse, ndikimi negativ nuk mund të parandalohet, të kontrollohet apo të eliminohet plotësisht. 20. “Natyra 2000” është programi i Bashkimit Europian për mbrojtjen e llojeve dhe habitateve biologjike të rrezikuara. KREU II PROCEDURAT E VLERËSIMIT TË NDIKIMIT NË MJEDIS Neni 7 Procedurat e vlerësimit të ndikimit në mjedis (Ndryshuar pika 4,5 me ligjin nr. 12/2015, datë 26.2.2015, shtuar pika 1/1 dhe 6 me ligjin nr. 128/2020, datë 22.10.2020) 1. Projektet private apo publike, të listuara në shtojcat I dhe II, bashkëlidhur këtij ligji, i nënshtrohen vlerësimit të ndikimit në mjedis, në përputhje me kërkesat e kreut II të këtij ligji, përpara dhënies së lejes përkatëse nga autoriteti përgjegjës për zhvillimin ose jo të projektit. 1/1. Zhvilluesi, nëse është e nevojshme, kërkon mendim paraprak nga ministria ose AKM-ja nëse projekti që synon të zhvillojë është objekt i këtij ligji. 2. Procedura e vlerësimit të ndikimit në mjedis përfshin: a) procesin paraprak të vlerësimit të ndikimit në mjedis; b) procesin e thelluar të vlerësimit të ndikimit në mjedis. 3. Dokumenti bazë ku mbështetet procesi i VNM-së, është raporti i vlerësimit të ndikimit në mjedis, i cili, në varësi të ndikimeve të mundshme të projektit, mund të jetë: a) raporti paraprak i VNM-së për projektet e shtojcës II; b) raporti i thelluar i VNM-së për projektet e shtojcës I. 4. Metodologjia kombëtare e procesit të vlerësimit të ndikimit në mjedis, ku përcaktohen metodikat dhe kërkesat për hartimin e raporteve të vlerësimit të ndikimit në mjedis, miratohet nga Këshilli i Ministrave me propozimin e ministrit. 5. Rregullat, përgjegjësitë dhe afatet për zhvillimin e procedurës së vlerësimit të ndikimit në mjedis dhe procedurës së transferimit të vendimit dhe deklaratës mjedisore miratohen me vendim të Këshillit të Ministrave, me propozimin e ministrit. 6. Ministri përgjegjës për mjedisin miraton me udhëzim shpjegimin e detajuar të projekteve të parashikuara në shtojcat I dhe II të këtij ligji. Neni 8 Projektet që i nënshtrohen vlerësimit paraprak të VNM-së (ndryshuar shkronja “ç” dhe shtuar shkronja “d” me ligjin nr. 128/2020, datë 22.10.2020) Projektet që i nënshtrohen vlerësimit paraprak të ndikimit në mjedis janë: a) projektet e listuara në shtojcën II, bashkëlidhur; b) çdo ndryshim a shtesë në projektet e listuara në shtojcën I apo II, të licencuara paraprakisht, që mund të shkaktojë efekte të rëndësishme mbi mjedisin; c) projektet e listuara në shtojcën I, që ndërmerren, ekskluzivisht apo kryesisht, për testimin dhe zhvillimin e metodave ose produkteve të reja, të cilat nuk janë përdorur për më shumë se dy vjet; 5 ç) projektet e listuara apo jo në shtojcën I ose II të këtij ligji, që nuk kanë ndikim të drejtpërdrejtë, ose nuk lidhen domosdoshmërish me menaxhimin e një zone të veçantë të ruajtjes, por që ka të ngjarë të kenë një efekt të rëndësishëm në këtë zonë, të cilat i nënshtrohen edhe vlerësimit të duhur, me qëllim sigurimin e autoriteteve kompetente, që këto projekte nuk do të sjellin pasoja në integritetin e zonës; d) projektet e përcaktuara në shkronjën “ç”, që i nënshtrohen edhe vlerësimit të duhur, identifikohen rast pas rasti nga autoriteti përgjegjës për menaxhimin e zonave të veçanta të ruajtjes, referuar legjislacionit në fuqi për zonat e mbrojtura. Në këtë rast, raporti paraprak i VNM-së përfshin edhe vlerësimin e duhur të përcaktuar në pikën 16/1 të nenit 6 të këtij ligji, të ndikimeve të këtyre projekteve në atë zonë, i cili shqyrtohet nga autoriteti përgjegjës për menaxhimin e zonave të veçanta të ruajtjes. Neni 9 Projektet që i nënshtrohen procedurës së thelluar të vlerësimit të ndikimit në mjedis (ndryshuar pika 2 dhe shtuar pika 3 me ligjin nr. 128/2020, datë 22.10.2020) 1. Procedurës së thelluar të vlerësimit të ndikimit në mjedis i nënshtrohen: a) projektet e listuara në shtojcën I; b) projektet për të cilat vendimi i AKM-së parashikon nevojën e zbatimit të kësaj procedure. 2. Vlerësimi i ndikimit në mjedis i thelluar për projektet e përcaktuara në pikën 1 të këtij neni, identifikon, përshkruan dhe vlerëson në mënyrë të përshtatshme, duke marrë parasysh secilin rast individual, ndikimet e drejtpërdrejta ose jo të projektit minimalisht në bazë të faktorëve të mëposhtëm: a) popullsisë dhe shëndetit të njeriut; b) biodiversitetit, me vëmendje të veçantë ndaj specieve dhe habitateve të mbrojtura, përcaktuar në aktet nënligjore për miratimin e listave të tipave të habitateve natyrore, bimëve, kafshëve dhe shpendëve me interes për Bashkimin Evropian dhe listës së shpendëve të egër veçanërisht vulnerabël; c) terrenit, tokës, ujit, ajrit dhe klimës; ç) pasurive materiale, trashëgimisë kulturore dhe peizazhit; d) ndërveprimit midis faktorëve të përmendur në shkronjat “a”, “b”, “c” dhe “ç” të kësaj pike. 3. Ndikimet e përmendura në pikën 2 të këtij neni, në bazë të faktorëve të përcaktuar në të, përfshijnë edhe efektet e pritshme që rrjedhin nga prekshmëria e projektit ndaj rreziqeve të aksidenteve të mëdha dhe/ose të fatkeqësive natyrore, që janë të rëndësishme për projektin në fjalë. Neni 10 Paraqitja e kërkesës për vlerësimin e ndikimit në mjedis nga zhvilluesi (ndryshuar paragrafi i parë me ligjin nr. 12/2015, datë 26.2.2015) Zhvilluesi, për projektet me ndikim në mjedis, që janë subjekt i këtij ligji, paraqet pranë ministrisë, e cila ia përcjell AKM-së, dokumentacionin përkatës për procedurën e VNM-së, përfshirë: a) Pёr projektet e shtojcёs II: i) raportin paraprak tё VNM-sё, tё hartuar sipas llojit tё projektit; 6 ii) projektin teknik tё veprimtarisё; iii) faturёn e pagesёs sё tarifёs sё shёrbimit, sipas pёrcaktimeve tё nenit 27 tё kёtij ligji. b) Pёr projektet e shtojcёs I: i) raportin e thelluar tё VNM-sё, tё hartuar sipas llojit tё projektit; ii) pёrmbledhjen joteknike tё raportit tё VNM-sё; iii) projektin teknik tё veprimtarisё; iv) informacion pёr informimin dhe konsultimin me publikun; v) faturёn e pagesёs sё tarifёs sё shёrbimit, sipas pёrcaktimeve tё nenit 27 tё kёtij ligji. Neni 11 Vendimi i Agjencisë Kombëtare të Mjedisit për VNM-në paraprake (Ndryshuar pika 3 me ligjin nr. 12/2015, datë 26.2.2015, ndryshuar fjalë në pikën 1 dhe shtuar pika 5 me ligjin nr. 128/2020, datë 22.10.2020) 1. Në përfundim të procedurës paraprake të VNM-së, AKM-ja merr vendim nëse një projekt i përcaktuar në nenin 8 të këtij ligji duhet apo jo t’i nënshtrohet procedurës së thelluar të VNM-së. 2. Nëse AKM-ja vendos se projekti nuk duhet t’i nënshtrohet procedurës së thelluar të VNM-së, atëherë në vendimin e saj përcakton: a) arsyet dhe konsideratat kryesore ku është mbështetur mendimi; b) mendimin e institucioneve të konsultuara; c) përshkrimin, sipas rastit, të masave kryesore që duhen marrë për të shmangur, reduktuar dhe, nëse është e mundur, për të korrigjuar ndikimet të mundshme në mjedis. 3. Vendimi i AKM-së për VNM-në paraprake i dërgohet ministrisë, i njoftohet palëve të përfshira në proces dhe publikohet në faqen elektronike të AKM-së dhe ministrisë. Ministria i dërgon zhvilluesit vendimin. 4. AKM-ja mund ta zgjasë afatin e marrjes së vendimit për VNM-në paraprake në raste të veçanta, që lidhen me natyrën, kompleksitetin, vendndodhjen ose madhësinë e projektit, deri në 1 muaj nga afati i përcaktuar sipas pikës 5 të nenit 7 të këtij ligji. Në këtë rast, AKM-ja informon zhvilluesin për arsyet e zgjatjes së afatit, si dhe për datën e marrjes së vendimit. Neni 12 Deklarata mjedisore (Ndryshuar pika 4 me ligjin nr. 12/2015, datë 26.2.2015, ndryshuar fjalë në pikën 1 me ligjin nr. 128/2020, datë 22.10.2020) 1. Në përfundim të procedurës së thelluar të vlerësimit të ndikimit në mjedis, ministri lëshon deklaratën mjedisore, e cila mund t’i sugjerojë autoritetit përgjegjës për miratimin e zhvillimit: a) miratimin e lejes së zhvillimit të atij projekti, pa asnjë vërejtje nga pikëpamja mjedisore; b) miratimin e lejes/licencёs së zhvillimit të atij projekti, me kushtet që duhet të përmbushen nga zhvilluesi pёr tё parandaluar, minimizuar dhe menaxhuar ndikimet nё mjedis; c) refuzimin e kërkesës për leje/licencё zhvillimi për atë projekt, pёr shkak tё ndikimeve tё rёndёsishme nё mjedis me pasoja afatgjata, qё dёmtojnё cilёsinё e mjedisit dhe nuk mundёsojnё pёrmbushjen e standardeve mjedisore pёrkatёse. 2. Në rastin e shkronjave “a” dhe “b” të pikës 1 të këtij neni deklarata përmban: 7 a) qëndrimin e ministrisë dhe, sipas rastit, kushtet që duhet të përmbushen nga zhvilluesi; b) konfirmimin se ministria ka marrë në shqyrtim mendimet e shprehura nga publiku dhe institucionet përkatëse, si dhe shkallën e reflektimit të tyre; c) informacion për procesin e realizuar të konsultimit me publikun; ç) arsyet dhe konsideratat kryesore, ku është mbështetur mendimi; d) përshkrimin, sipas rastit, të masave kryesore që duhen marrë për të shmangur, reduktuar e, nëse është e mundur, për të korrigjuar efektet të rëndësishme. 3. Në rastin e shkronjës “c” të pikës 1 të këtij neni, deklarata mjedisore përmban edhe argumentet përkatëse për refuzimin e kërkesës për leje zhvillimi për projektin. 4. Deklarata mjedisore i njoftohet palëve të përfshira në proces dhe publikohet në faqen elektronike të AKM-së dhe ministrisë. Ministria i dërgon zhvilluesit deklaratën mjedisore. Neni 13 Transferimi i vendimit apo i deklaratës mjedisore (Ndryshuar titulli dhe pika 2 me ligjin nr. 12/2015, datë 26.2.2015) 1. Kur përgjatë kryerjes së procedurës së VNM-së ndodh ndryshimi i zhvilluesit të projektit, zhvilluesi i ri aplikon për procedurë të re VNM-je. 2. Kur zhvilluesi ndryshon pasi ka përfunduar procedura e VNM-së, zhvilluesi i ri kërkon pranë ministrisë të bëhet transferimi përkatës i vendimit apo deklaratës mjedisore, sipas rregullave dhe procedurave të përcaktuara në vendimin e Këshillit të Ministrave, referuar në pikën 5, të nenit 7, të këtij ligji. KREU III PALËT DHE KONSULTIMI GJATË PROCESIT TË VLERËSIMIT TË NDIKIMIT NË MJEDIS Neni 14 Palët e përfshira në procesin e VNM-së 1. Në procesin e vlerësimit të ndikimit në mjedis marrin pjesë: a) zhvilluesi i projektit; b) ministria dhe strukturat e saj të varësisë; c) ministritë e linjës dhe strukturat e varësisë; ç) njësitë e qeverisjes vendore; d) publiku dhe organizatat jofitimprurëse; dh) institucionet që kanë përgjegjësi të përfshihen në procesin e VNM-së; e) shtetet fqinje, në rast të VNM-së në kontekst ndërkufitar, sipas kërkesave të Konventës së ESPOO-s. 2. Detyrat dhe përgjegjësitë e strukturave të varësisë së ministrisë, në procesin e VNM së, rregullohen me udhëzim të ministrit. Neni 15 Mendimi i institucioneve të tjera (ndryshuar referencat ligjore në pikën 1 me ligjin nr. 128/2020, datë 22.10.2020) 8 1. Gjatë procedurës së VNM-së, AKM-ja dhe ministria, sipas kompetencave, konsultohen edhe me institucionet e përmendura në shkronjat në shkronjat “c”, “ç”, “d”, “dh” dhe “e” të pikës 1 të nenit 14 të këtij ligji, duke u dërguar edhe kopje të dokumentacionit të paraqitur nga zhvilluesi i projektit. 2. Institucionet e konsultuara japin brenda afatit të kërkuar mendimin e tyre, sipas funksioneve dhe përgjegjësive përkatëse. 3. Nëse institucionet e lartpërmendura nuk paraqesin mendimet e tyre brenda afatit të kërkuar nënkuptohet se ato janë dakord me zhvillimin e projektit dhe nuk kanë komente. Neni 16 Informimi i publikut gjatë VNM-së (ndryshuar pika 2 me ligjin nr. 12/2015, datë 26.2.2015) 1. Zhvilluesi për projektet që i nënshtrohen procedurës së thelluar të VNM-së, informon dhe konsultohet me publikun e interesuar për vlerësimin e ndikimit në mjedis të veprimtarisë së tij. 2. Informacionin për informimin dhe konsultimin me publikun zhvilluesi e paraqet si pjesë të dokumentacionit tё nevojshëm gjatë aplikimit për deklaratën mjedisore në ministri. Neni 17 Seanca dëgjimore gjatë VNM-së 1. AKM-ja gjatë procedurës së VNM-së së thelluar, zhvillon seancë dëgjimore me publikun dhe OJF-të e interesuara, duke synuar tërheqjen e mendimit të tyre në vendimmarrjen përfundimtare për projektin. 2. Seanca dëgjimore zhvillohet në bashkëpunim edhe me njësinë e qeverisjes vendore dhe me zhvilluesin e projektit. 3. Menjëherë pas përcaktimit të vendit, datës dhe orës për zhvillimin e seancës dëgjimore, njësia e qeverisjes vendore bën njoftimin drejtuar publikut dhe OJF-ve të interesuara për të marrë pjesë në takim. 4. Mendimi dhe komentet e publikut e të OJF-ve, të pranishëm në takim, janë kriter i domosdoshëm, gjatë procesit të vendimmarrjes së VNM-së. 5. Rregullat, kërkesat dhe procedurat për informimin dhe përfshirjen e publikut në vendimmarrjen mjedisore, përcaktohen me vendim të Këshillit të Ministrave, me propozim të ministrit. KREU IV DHËNIA E INFORMACIONIT, RUAJTJA E TË DHËNAVE KONFIDENCIALE DHE KONFLIKTI I INTERESIT (ndryshuar titulli me ligjin nr. 128/2020, datë 22.10.2020) Neni 18 Dhënia e informacionit (ndryshuar me ligjin nr. 128/2020, datë 22.10.2020) Autoritetet publike, me kërkesë të zhvilluesit apo të subjekteve të përcaktuara sipas 9 nenit 24 të këtij ligji për hartimin e raportit të VNM-së, vënë në dispozicion të tyre informacionin e disponueshëm për përgatitjen e raportit të vlerësimit të ndikimit në mjedis, në përputhje me legjislacionin në fuqi për të drejtën e informimit për dokumentet zyrtare dhe për mbrojtjen e mjedisit. Neni 19 Informacioni konfidencial (ndryshuar fjalë me ligjin nr. 12/2015, datë 26.2.2015) 1. Kur zhvilluesi pretendon se informacioni që paraqet pranë ministrisë është konfidencial, ai ia vërteton ligjërisht konfidencialitetin e informacionit ministrisë në momentin e aplikimit, bazuar në legjislacionin në fuqi. 2. Procedurat e kategorizimit të informacionit si konfidencial kryhen përpara aplikimit në ministri, sipas legjislacionit në fuqi. Neni 19/1 Konflikti i interesit (shtuar me ligjin nr. 128/2020, datë 22.10.2020) Palët e ngarkuara për zbatimin e këtij ligji, duke përfshirë të gjithë aktorët që marrin pjesë në procesin e konsultimit, garantojnë një vendimmarrje të paanshme, transparente, nëpërmjet parandalimit të konfliktit të interesit ndërmjet interesave publike dhe atyre private, sipas legjislacionit në fuqi për parandalimin e konfliktit të interesit. KREU V VENDIMI I AUTORITETIT PËRGJEGJËS PËR MIRATIMIN E ZHVILLIMIT (ndryshuar titulli me ligjin nr. 128/2020, datë 22.10.2020) Neni 20 Vendimi i autoritetit përgjegjës për miratimin e zhvillimit (ndryshuar me ligjin nr. 128/2020, datë 22.10.2020) 1. Autoriteti përgjegjës për miratimin e zhvillimit për një projekt publik ose privat të përcaktuar në këtë ligj, përpara vendimit për dhënien ose jo të miratimit të zhvillimit, sigurohet që projekti, i cili mund të ketë efekte domethënëse në mjedis, për shkak, ndër të tjera, të natyrës, madhësisë ose vendndodhjes së tij, t’u jetë nënshtruar kërkesave të këtij ligji dhe, në varësi të projektit, të jetë pajisur me deklaratë mjedisore ose vendim për VNM-në paraprake. 2. Autoriteti përgjegjës për miratimin e zhvillimit, kur shqyrton dhënien ose jo të miratimit të zhvillimit për një projekt ose vendosjen e kushteve për zhvilluesin, merr në konsideratë deklaratën mjedisore ose vendimin për VNM-në paraprake për ndikimet në mjedis të projektit të propozuar. 3. Në rast se autoriteti përgjegjës për miratimin e zhvillimit të projektit merr vendim për miratimin e zhvillimit të projektit në kundërshtim me vendimin për VNM-në paraprake apo deklaratën mjedisore, jep argumentet përkatëse për këtë vendim. 4. Akti për miratimin e zhvillimit duhet të përfshijë të paktën informacionin e mëposhtëm: a) arsyetimin nga autoriteti kompetent për efektet domethënëse të projektit në mjedis, 10 duke marrë parasysh rezultatet e shqyrtimit; b) çdo kusht mjedisor të përcaktuar në deklaratën mjedisore ose në vendimin për VNM-në paraprake, përshkrim të karakteristikave të projektit dhe/ose masat e parashikuara për të shmangur, parandaluar ose zvogëluar dhe, nëse është e mundur, kompensuar ndikimet e rëndësishme në mjedis, si dhe masat e monitorimit. Neni 21 Miratimi i zhvillimit në zonat e veçanta të ruajtjes (ndryshuar me ligjin nr. 128/2020, datë 22.10.2020) 1. Autoritetet përgjegjëse për miratimin e zhvillimit japin miratimin përkatës vetëm në rast se vlerësimi i duhur ka konstatuar se nuk do të ketë efekte të konsiderueshme në integritetin e kësaj zone. 2. Kur projekti duhet të zhvillohet për arsye madhore të interesit publik kombëtar, pavarësisht nga ndikimet në zonë, të identifikuara në vlerësimin e duhur dhe mungesa e zgjedhjeve alternative, autoritetet përgjegjëse miratojnë zhvillimin vetëm me kushtin që zhvilluesi të marrë të gjitha masat kompensuese me qëllim sigurimin që zona e veçantë e ruajtjes nuk e humb integritetin e saj, duke marrë edhe mendimin e njësisë së vetëqeverisjes vendore ku do të zhvillohet projekti në bazë të planeve të zhvillimit në atë zonë. KREU VI VLERËSIMI I NDIKIMIT NË MJEDISIN NDËRKUFITAR Neni 22 Efektet ndërkufitare në Shqipëri 1. Kur AKM-ja merr informacion, apo kur pranë saj është depozituar një raport VNM je nga një shtet tjetër për një projekt të propozuar, që mund të ketë efekte të rëndësishme mbi mjedisin në Shqipëri, njofton menjëherë ministrinë për të filluar bisedimet me shtetin në fjalë për procedurat dhe afatin e paraqitjes së mendimeve për projektin e propozuar. 2. Kur ministria nuk ka marrë informacion nga shteti tjetër për një projekt të propozuar, që mund të ketë efekte të rëndësishme mbi mjedisin, ajo kërkon: a) përshkrimin e projektit së bashku me çdo informacion të disponueshëm për efektet e tij të mundshme ndërkufitare; b) informacion për natyrën e vendimit që mund të merret nga shteti tjetër. 3. Ministria, bazuar në informacionin e marrë sipas pikave 1 e 2 të këtij neni dhe në bashkëpunim të ngushtë me institucionet e përcaktuara në nenin 14 të këtij ligji, vendos nëse duhet të marrë pjesë apo jo në procesin e VNM-së. 4. Nëse ministria vendos të marrë pjesë në procesin e VNM-së, i kërkon shtetit tjetër informacion për projektin. 5. Ministria u dërgon, menjëherë, kopje të këtij informacioni institucioneve të interesuara për të proceduar me procesin e VNM-së së këtij projekti. 6. Për qëllime të këtij neni, me “Zhvilluesi” kuptohet “Ministria”. 7. Ministria i dërgon shtetit tjetër mendimet: a) për projektin e propozuar; b) e dhëna nga institucionet e referuara në pikën 5 të këtij neni; c) e dhëna nga publiku. 11 8. Ministria merr masa për të zhvilluar konsultime me shtetin tjetër, në veçanti, për: a) efektet e mundshme ndërkufitare të projektit të propozuar; b) masat e parashikuara për reduktimin apo eliminimin e efekteve të tilla; c) lidhjen e një marrëveshjeje, ku të përcaktohet edhe kohëzgjatja e periudhës së konsultimeve. Neni 23 Vlerësimi i ndikimeve ndërkufitare mbi një shtet tjetër (Ndryshuar pika 1 me ligjin nr. 12/2015, datë 26.2.2015) 1. Kur ministria gjykon se një projekt i propozuar mund të ketë efekte të rëndësishme në mjedisin e një apo më shumë shteteve fqinje ose kur merr një kërkesë nga një shtet tjetër, ndjek procedurat e vlerësimit të ndikimit në mjedis në kontekst ndërkufitar. 2. Rregullat dhe procedura për vlerësimin e ndikimit në mjedisin ndërkufitar miratohen me vendim të Këshillit të Ministrave, me propozim të ministrit. KREU VII EKSPERTËT E VNM-SË Neni 24 Certifikata për hartimin e raportit të VNM-së (Ndryshuar me ligjin nr. 12/2015, datë 26.2.2015 dhe me ligjin nr. 128/2020, datë 22.10.2020) 1. Zhvilluesi për përgatitjen e raportit paraprak dhe raportit të thelluar të VNM-së ngarkon ekspertin e certifikuar nga ministri, i cili mund ta ushtrojë veprimtarinë si person fizik ose si person juridik. 2. Të drejtën për përgatitjen e raportit paraprak dhe raportit të thelluar të VNM-së e kanë subjektet: a) personi fizik, i cili është certifikuar si ekspert nga ministri; b) personi juridik, administratori i të cilit është certifikuar si ekspert nga ministri dhe ka të punësuar me kontratë pune të paktën edhe 1 ekspert të certifikuar nga ministri. 3. Subjektet e përcaktuara në pikën 2 të këtij neni hartojnë raportin e VNM-së duke krijuar grup specialistësh të kualifikuar, sipas fushave përkatëse që trajton raporti i VNM-së. Raporti i VNM-së nënshkruhet nga personi fizik/juridik dhe specialistët e përfshirë në hartimin e raportit të VNM-së. 4. Rregullat, procedurat dhe kriteret për pajisjen me certifikatën e ekspertit për vlerësimin e ndikimit në mjedis, ekspertizën mjedisore dhe auditimin mjedisor miratohen nga Këshilli i Ministrave me propozimin e ministrit. Ministri lëshon certifikatën. 5. Subjektet e përcaktuara në pikën 2 të këtij neni duhet të kenë të regjistruar në regjistrin tregtar si objekt veprimtarie hartimin e raporteve të VNM-së. KREU VIII ANKIMI, MONITORIMI, VLEFSHMËRIA, KUNDËRVAJTJET ADMINISTRATIVE DHE SANKSIONET (ndryshuar titulli me ligjin nr. 128/2020, datë 22.10.2020) 12 Neni 25 Ankimi (Ndryshuar me ligjet nr. 12/2015, datë 26.2.2015 dhe nr. 128/2020, datë 22.10.2020) 1. Çdo palë e interesuar, përfshirë edhe publikun e ndikuar, subjekt i këtij ligji, ka të drejtë të ankohet te ministri për aktet administrative të nxjerra prej tij dhe tek AKM-ja për aktet administrative të nxjerra prej saj. 2. Ankimi ndaj mosveprimit administrativ drejtohet te ministri dhe tek AKM-ja. Në rastin kur ankimi është paraqitur tek AKM-ja, kjo e fundit është e detyruar ta përcjellë te ministri, si organ epror, së bashku me dosjen dhe arsyet e mosveprimit, në përputhje me parashikimet e Kodit të Procedurave Administrative. 3. Me qëllim rritjen e efektivitetit të dispozitave të këtij neni, ministria dhe AKM-ja publikojnë në faqen zyrtare elektronike informacionin mbi të drejtën e publikut të ndikuar për të drejtën e ankimimit administrativ dhe gjyqësor. Neni 25/1 Monitorimi dhe vlefshmëria (shtuar me ligjin nr. 128/2020, datë 22.10.2020) 1. AKM-ja përcakton llojin e parametrave që monitorohen dhe kohëzgjatjen e monitorimit në raport me natyrën, vendndodhjen dhe madhësinë e projektit e të ndikimeve të rëndësishme të tij në mjedis, të cilat parashikohen në vendimin për VNM-në paraprake apo deklaratën mjedisore. 2. Zhvilluesi, gjatë fazës së zbatimit të projektit, kryen vetëmonitorimin e ndikimeve të rëndësishme të projektit në mjedis dhe i raporton AKM-së për masat e marra për mbrojtjen e mjedisit. 3. Struktura përgjegjëse për inspektimin në fushën e mjedisit inspekton ndikimet në mjedis nga zbatimi i projektit, si dhe kushtet e monitorimit të përcaktuara në vendimin për VNM-në paraprake apo deklaratën mjedisore. 4. Deklarata mjedisore apo vendimi për VNM-në paraprake për projektin e propozuar është e vlefshme për aq kohë sa është i vlefshëm edhe dokumenti i miratimit të zhvillimit për projektin. 5. Nëse projekti, që i është nënshtruar procesit të VNM-së, nuk fillon zbatimin në terren brenda 2 vjetëve nga data e miratimit të deklaratës mjedisore apo të vendimit për VNM në paraprake, atëherë këto dokumente konsiderohen të pavlefshme dhe procesi i VNM-së fillon nga e para. Neni 26 Kundërvajtjet administrative dhe sanksionet (Ndryshuar pika 3 me ligjin nr. 12/2015, datë 26.2.2015; ndryshuar pika 1 dhe shtuar pika 1/1 me ligjin nr. 67/2024, datë 4.7.2024) 1.Shkeljet e këtij ligji, kur nuk përbëjnë vepër penale, përbëjnë kundërvajtje administrative dhe dënohen si më poshtë: a) zhvilluesi i një projekti, i cili listohet në shtojcat I dhe II të këtij ligji, nëse operon pa u pajisur me vendim për VNM-në paraprake, sipas parashikimit të nenit 8 të këtij ligji, ose me deklaratë mjedisore, sipas parashikimit të nenit 9 të këtij ligji, dënohet me gjobë nga 65 000 13 (gjashtëdhjetë e pesë mijë) lekë deri në 650 000 (gjashtëqind e pesëdhjetë mijë) lekë dhe me pezullimin e punimeve; b) mospërmbushja dhe mosrespektimi i kushteve nga zhvilluesi i projektit: i. për vendimin për VNM-në paraprake dënohet me gjobë nga 65 000 (gjashtëdhjetë e pesë mijë) lekë deri në 260 000 (dyqind e gjashtëdhjetë mijë) lekë; ii. për deklaratë mjedisore dënohet me gjobë nga 65 000 (gjashtëdhjetë e pesë mijë) lekë deri në 650 000 (gjashtëqind e pesëdhjetë mijë) lekë. 1/1. Gjoba e vendosur në zbatim të këtij neni përbën titull ekzekutiv pas shterimit të ankimit administrativ, sipas përcaktimeve në Kodin e Procedurave Administrative. Gjoba paguhet brenda 10 ditëve kalendarike nga data kur është njoftuar kundërvajtësi për vendimin e dënimit me gjobë që përbën titull ekzekutiv. Në rast mosekzekutimi vullnetar, për ekzekutimin e saj ngarkohet zyra e përmbarimit, sipas rregullave të parashikuara në Kodin e Procedurave Civile dhe në ligjin për kundërvajtjet administrative. 2.Shfuqizohet akti administrativ nga autoriteti kompetent në rast se vërtetohet paraqitja e fakteve, të dhënave dhe dokumenteve të rreme nga zhvilluesi apo nga subjektet e përcaktuara sipas nenit 24 të këtij ligji për hartimin e raportit të VNM-së, të cilat kanë ndikuar në vendimmarrjen e autoritetit kompetent. 3. Krahas dënimit me gjobë, të parashikuar në shkronjën “b” të pikës 1 të këtij neni, në rast të mospërmbushjes dhe mosrespektimit nga ana e zhvilluesit të kushteve të përcaktuara në vendimin për VNM-në paraprake ose deklaratën mjedisore: a) AKM-ja për vendimin e VNM-së paraprake pezullon aktivitetin për zbatimin e projektit nga 1 deri 12 muaj deri në zbatimin e kushteve; b) ministri, për deklaratën mjedisore, me propozim të AKM-së, pezullon aktivitetin për zbatimin e projektit nga 3 deri 12 muaj deri në zbatimin e kushteve. 4. Në rast të pezullimit të vendimit për VNM-në paraprake ose deklaratës mjedisore, të përcaktuara në pikën 3 të këtij neni, zhvilluesi dorëzon në AKM për shqyrtim dhe miratim jo më vonë se 30 ditë nga data e marrjes dijeni të aktit të pezullimit dokumentet e mëposhtme: a) raportin e detajuar për dëmin e shkaktuar, ku përfshihen masat e marra për parandalimin e dëmeve të mëtejshme; b) planin e rehabilitimit me qëllim kompensimin e dëmit të shkaktuar në terma konkretë, ku përcaktohen masat dhe kohëzgjatja e realizimit të këtij plani. AKM-ja pas shqyrtimit të dokumenteve të përmendura në shkronjat “a” dhe “b”, i kërkon zhvilluesit ndryshime ose i komunikon miratimin duke i përcjellë një kopje të tyre edhe njësisë së vetëqeverisjes vendore ku zhvillohet projekti. 5. Pas rehabilitimit të zonës, referuar dokumenteve të përcaktuara në pikën 4 të këtij neni, zhvilluesi dorëzon raportin për zbatimin e planit të rehabilitimit dhe i kërkon autoritetit kompetent shfuqizimin e aktit të pezullimit, duke bërë gjithashtu me dije edhe njësinë e vetëqeverisjes vendore. 6. Në rast të konstatimit se zona nuk është rehabilituar, AKM-ja shfuqizon vendimin e VNM-së paraprake dhe në rastin e deklaratës mjedisore shfuqizimi bëhet nga ministri, me propozim të AKM-së. 7. Në rast të konstatimit nga AKM-ja se akti i miratimit të zhvillimit është bazuar në një projekt, karakteristikat kryesore të të cilit janë ndryshuar në një masë të tillë që do të sillte efekte domethënëse nga ato mbi të cilat është bazuar vendimmarrja për vendimin për VNM në paraprake ose deklarata mjedisore, ministri propozon pranë autoriteteve përgjegjëse shfuqizimin e aktit të miratimit të zhvillimit. 14 8. Në rast të paraqitjes nga subjektet e përcaktuara sipas nenit 24 të këtij ligji për hartimin e raportit të VNM-së mbi 3 herë të raporteve me mangësi, bazuar në metodologjinë kombëtare për hartimin e raporteve të vlerësimit të ndikimit në mjedis, ministri vendos pezullimin ose heqjen e certifikatës së ekspertit. 9. Në rastet kur shkeljet përbëjnë vepër penale, struktura përgjegjëse për inspektimin në fushën e mjedisit bën kallëzim penal pranë organeve përkatëse. 10. Procedura e konstatimit, vendosjes dhe ankimit të masave administrative, si dhe ekzekutimi i tyre bëhen në përputhje me legjislacionin për kundërvajtjet administrative. KREU IX DISPOZITAT PËRFUNDIMTARE Neni 27 Tarifat e shërbimit 1. Për kryerjen e procesit të VNM-së, zhvilluesi paguan tarifën përkatëse të shërbimit, me paraqitjen e raportit paraprak të VNM-së ose me paraqitjen e raportit të thelluar të VNM së. 2. Tarifa dhe vlera përkatëse për shërbimet që kryen ministria për procesin e VNM-së, miratohen me udhëzim të përbashkët të ministrit përgjegjës për mjedisin dhe Ministrit të Financave. Neni 28 Raportimet për zbatimin e ligjit 1. Ministria publikon raporte vjetore për zbatimin e këtij ligji. 2. Autoriteti planifikues, si dhe institucionet që licencojnë veprimtari lidhur me projektet që janë subjekt i këtij ligji, njoftojnë menjëherë ministrinë për vendimin, për miratimin ose jo të licencës apo lejes së zhvillimit, me qëllim që t’i mundësojnë kësaj të fundit monitorimin e zbatimit të kërkesave mjedisore nga zbatimi i projektit, si dhe hartimin e raportit për zbatimin e këtij ligji. 3. Ministri, me udhëzim të veçantë, miraton formatin e duhur për përgatitjen e këtij raporti. Neni 29 Nxjerrja e akteve nënligjore 1. Ngarkohet Këshilli i Ministrave të nxjerrë aktet nënligjore në zbatim të pikës 5 të nenit 7, të pikës 5 të nenit 17, të pikës 2 të nenit 23 dhe të pikës 3 të nenit 24 të këtij ligji. 2. Ngarkohet ministri për nxjerrjen e akteve nënligjore në zbatim të pikës 4 të nenit 7, të pikës 2 të nenit 14 dhe të pikës 3 të nenit 28 të këtij ligji. 3. Ngarkohet ministri përgjegjës për mjedisin që, në bashkëpunim me Ministrin e Financave, të miratojë udhëzimin sipas përcaktimit të bërë në pikën 2 të nenit 27 tё kёtij ligji. Neni 30 Shfuqizimet 15 1. Me fillimin e zbatimit të këtij ligji, shfuqizohet ligji nr.8990, datë 23.1.2003 “Për vlerësimin e ndikimit në mjedis”, i ndryshuar, si dhe aktet e tjera nënligjore në zbatim të tij, që bien ndesh me këtë ligj. 2. Procedurat e VNM-së, deri në fillimin e zbatimit të këtij ligji, zhvillohen në përputhje me kërkesat e ligjit nr.8990, datë 23.1.2003 “Për vlerësimin e ndikimit në mjedis”, të ndryshuar, dhe të akteve të tjera nënligjore në zbatim të tij. 3. Me hyrjen në fuqi të këtij ligji, vendimi nr.1429, datë 29.1.2008 i Këshillit të Ministrave “Për miratimin e rregullave dhe procedurave për vlerësimin e veprimtarive dhe projekteve me ndikime të rëndësishme në mjedisin e vendeve fqinje”, shfuqizohet. Neni 30/1 (Shtuar me ligjin nr. 67/2024, datë 4.7.2024) 1. Aktet e emërtuara “Vendim për VNM paraprake”/“Vendim për VNM të thelluar”/ “Deklaratë mjedisore”, për të cilat aplikimi është kryer në Qendrën Kombëtare të Licencimit, në zbatim të vendimit nr. 13, datë 4.1.2013, të Këshillit të Ministrave, “Për miratimin e rregullave, të përgjegjësive e të afateve për zhvillimin e procedurës së vlerësimit të ndikimit në mjedis”, të shfuqizuar, dhe rezultojnë të regjistruara aktive në Regjistrin Kombëtar të Lejeve dhe Licencave, shfuqizohen për shkak të moskategorizimit si leje, licencë apo autorizim, sipas legjislacionit në fuqi. 2. Agjencia Kombëtare e Mjedisit në bashkëpunim me Qendrën Kombëtare të Biznesit identifikojnë aktet e emërtuara si “Vendim për VNM paraprake”/“Vendim për VNM të thelluar”/ “Deklaratë mjedisore”, të regjistruara si leje mjedisore, dhe kalimi në statusin “shfuqizuar për shkak të ligjit” bëhet nga Agjencia Kombëtare e Mjedisit. Neni 31 Hyrja në fuqi Ky ligj hyn në fuqi 18 muaj pas botimit në Fletoren Zyrtare. Shpallur me dekretin nr.7055, datë 27.7.2011 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Bamir Topi SHTOJCA I PROJEKTET QË I NËNSHTROHEN PROCEDURËS SË THELLUAR TË VLERËSIMIT TË NDIKIMIT NË MJEDIS 1. Rafineritë e naftës bruto (duke përjashtuar ndërmarrjet që prodhojnë vetëm lubrifikantë nga nafta bruto) dhe instalimet për gazifikimin ose lëngëzimin e 500 tonë ose më shumë qymyr ose argjilë/shiste bitumonoze në ditë. 2. Termocentrale ose instalime të tjera me djegie, me një prodhim nxehtësie prej 20 ose më shumë megavatësh. 3. Stacionet e energjisë bërthamore dhe reaktorë të tjerë bërthamorë, duke përfshirë edhe çmontimin ose nxjerrjen e tyre nga përdorimi (me përjashtim të instalimeve kërkimore për prodhimin dhe shndërrimin e materialeve të ndashme (të zbërthyeshme) ose të riprodhueshme, fuqia maksimale e të cilave nuk e tejkalon ngarkesën termale të vazhdueshme 16 prej 1 kilovati). Stacionet e energjisë bërthamore dhe reaktorë të tjerë bërthamorë pushojnë së qeni të tillë, kur lënda bërthamore dhe elemente të tjera radioaktive të ndotura janë zhvendosur për një kohë të gjatë nga vendi i instalimit. 4. a) Instalimet për ripërpunimin e lëndës djegëse bërthamore të rrezatuar. b) Instalimet e projektuara për: i) prodhimin ose pasurimin e lëndës djegëse bërthamore; ii) për përpunimin e lëndës djegëse të rrezatuar bërthamore ose mbetjeve me nivel të lartë radioaktiv; iii) për hedhjen përfundimtare të lëndës djegëse të rrezatuar; iv) vetëm për asgjësimin/depozitimin përfundimtar të mbetjeve radioaktive; v) vetëm për ruajtjen (e planifikuar për më tepër se 10 vjet) të lëndës djegëse të rrezatuar bërthamore ose mbetjeve radioaktive në një vend të ndryshëm nga vendi i prodhimit. Vepra të integruara për shkrirjen fillestare të hekurit të derdhur dhe çelikut. Instalime për prodhimin e metaleve bruto johekur nga xeherorët, koncentratet ose materialet dytësore (material që është nënprodukt) prej proceseve metalurgjike, kimike ose elektrolitike. 5. Instalime për nxjerrjen e asbestit dhe për përpunimin ose transformimin e asbestit dhe produkteve që përmbajnë asbest: për produktet e çimentos me bazë asbesti, me një prodhim vjetor prej më tepër se 20 000 tonë produkt final, për materiale abrazive me një prodhim vjetor prej më shumë se 50 tonë produkt final dhe për përdorime të tjera të asbestit me përdorim mbi 200 tonë në vit. 6. Instalime të integruara kimike, domethënë instalime për prodhimin në shkallë industriale të substancave që përdorin proceset e shndërrimit kimik, ku shumë njësi janë vendosur përballë njëra-tjetrës dhe janë të lidhura funksionalisht me njëra-tjetrën për: a) prodhimin e kimikateve bazë organike; b) prodhimin e kimikateve bazë inorganike; c) për prodhimin e plehrave kimike (të thjeshta apo të përbëra) me bazë fosfori, azoti ose potasiumi (fertilizatorë të thjeshtë ose të përbërë); ç) për prodhimin e produkteve bazë për mbrojtjen e shëndetit të bimëve dhe biocideve; d) për prodhimin e produkteve farmaceutike bazë, duke përdorur një proces kimik ose biologjik; dh) për prodhimin e eksplozivëve. 7. a) Ndërtimi i linjave për trafik hekurudhor me distanca të gjata. b) Ndërtimi i aeroporteve me pista që kanë një gjatësi bazë prej 2100 m ose më tepër. Në kuptim të këtij ligji, “aeroport” nënkupton aeroporte, të cilat përputhen me përkufizimin e dhënë në Konventën e Çikagos më 1944, që themeloi Organizatën Ndërkombëtare Civile të Aviacionit (shtojca 14 e kësaj konvente). c) Ndërtimi i autostradave dhe rrugëve ekspres (korsive të autostradave për shpejtësi të lartë). Në kuptim të këtij ligji, “rrugë ekspres” është një rrugë që plotëson kushtet e dhëna në përkufizimin e marrëveshjes europiane mbi Arteriet Kryesore të Trafikut Ndërkombëtar, 15 nëntor 1975. ç) Ndërtimi i një rruge të re me katër ose më shumë korsi, ose rregullimi dhe/ose zgjerimi i një rruge ekzistuese, që ka dy apo më pak korsi, në mënyrë që të bëhet me katër ose më shumë korsi, kur rruga e re ose seksioni i rregulluar dhe/ose i zgjeruar i saj do të jetë 10 kilometra ose më shumë në gjatësi të vazhdueshme. 8. a) Rrugë ujore në brendësi të tokës dhe porte për transportin e brendshëm ujor, që lejojnë kalimin e anijeve me mbi 1350 tonë. 17 b) Portet tregtare, kalatat për ngarkim-shkarkim të lidhura me tokën dhe portet e jashtme (me përjashtim të kalatave të trageteve) që mund të marrin anije me mbi 1350 tonë. 9. Instalime për asgjësimin e mbetjeve për incinerimin, trajtimin kimik, sipas seksionit D9, ose venddepozitimet e mbetjeve të rrezikshme, siç përcaktohet në ligjin “Për menaxhimin e integruar të mbetjeve”. 10. Instalime për asgjësimin e mbetjeve, për incinerimin, trajtimin kimik, sipas seksionit D9, të mbetjeve jo të rrezikshme me një kapacitet mbi 50 tonë në ditë, sikurse përcaktohet në ligjin “Për menaxhimin e integruar të mbetjeve”. 11. Nxjerrja e ujit nëntokësor ose skema të rimbushjes artificiale të ujit nëntokësor, ku volumi vjetor i ujit të nxjerrë apo të rimbushur është 10 milionë metër kub ose më shumë. 12. a) Veprat për transferimin e burimeve ujore midis baseneve lumore, kur ky transferim synon në parandalimin e mungesave të mundshme të ujit dhe ku masa e ujit të transferuar e kalon nivelin prej 20 milionë metër kub në vit; b) Në të gjitha rastet e tjera, veprat për transferimin e burimeve ujore midis baseneve lumore, kur rrjedha mesatare shumëvjetore e basenit të nxjerrjes është mbi 2000 milionë metër kub në vit dhe ku masa e ujit të transferuar e tejkalon nivelin e 5 për qind të kësaj rrjedhe. Në të dyja rastet, përjashtohen transferimet e tubacioneve të ujit të pijshëm. 13. Impiantet e trajtimit të ujërave të ndotura, me kapacitet mbi 30 000 ekuivalent popullsie, sikurse përcaktohet në legjislacionin për rezervat ujore. 14. Nxjerrja e naftës dhe e gazit natyror për qëllime tregtare, ku masa e nxjerrë e tejkalon nivelin prej 50 tonë/ditë në rastin e naftës dhe 10 000 m3/ditë në rastin e gazit. 15. Diga dhe instalime të tjera, që janë projektuar për të penguar daljen e ujit ose për të depozituar ujin në mënyrë të përhershme, ku një masë e re ose shtesë uji e penguar ose e depozituar është mbi 10 milionë m3. 16. Tubacionet me një diametër prej më shumë se 800 mm dhe një gjatësi prej më shumë se 40 km: a) për transportimin e gazit, naftës, kimikateve; dhe b) për transportimin e gazit të dyoksidit të karbonit (CO2), me qëllim injektimin dhe ruajtjen e tij në formacione gjeologjike nën tokë, përfshirë stacionet e pompimit që lidhen me to. 17. Instalime për mbarështimin intensiv të pulave ose derrave me mbi: a) 1000 krerë për pulat që rriten për mish, 20 000 vende për pulat që rriten për vezë; b) 3000 krerë për derra për prodhim mishi (mbi 30 kilogramë); ose c) 100 krerë për dosa. 18. Impiante industriale për: a) prodhimin e materialeve të buta ose materialeve të ngjashme fibroze; b) prodhimin e letrës dhe tabelave me një kapacitet prodhues që e tejkalon masën prej 50 tonësh në ditë. 19. Gurore dhe miniera sipërfaqësore, ku sipërfaqja e vendit është mbi 0,5 hektarë, ose vende për nxjerrjen e torfës, ku sipërfaqja e vendit është mbi 1 hektar. 20. Ndërtimi i linjave elektrike në lartësi me një voltazh mbi 220 kV dhe gjatësi mbi 10 kilometra. 21. Instalimet për depozitimin e naftës, prodhimeve petrokimike ose kimike, me një kapacitet prej 50 000 ose më shumë tonësh. 22. Vendet e injektimit dhe ruajtjes së dyoksidit të karbonit në formacione gjeologjike nën tokë, të përcaktuara me akt normativ të posaçëm. 23. Instalimet për kapjen e gazit të dyoksidit të karbonit (me qëllim injektimin dhe 18 ruajtjen në formacione gjeologjike nën tokë) nga instalime të tjera që mbulohen nga kjo shtojcë, ose ku kapja totale vjetore e dyoksidit të karbonit është 1,5 megatonë ose më shumë se kaq. SHTOJCA II PROJEKTET QË I NËNSHTROHEN PROCEDURËS PARAPRAKETË VLERËSIMIT TË NDIKIMIT NË MJEDIS 1. Bujqësia, silvikultura dhe akuakultura. a) Projekte për ristrukturimin e tokës rurale; b) Projekte për përdorimin e tokës së pakultivuar ose zonave gjysmënatyrore për qëllime të bujqësisë intensive; c) Projekte për menaxhimin e ujit për bujqësi, duke përfshirë dhe ujitjen dhe projektet e kullimit të tokës; ç) Pyllëzimi fillestar dhe shpyllëzimi për qëllimet e ndryshimit në një lloj tjetër të përdorimit të tokës. d) Instalime për rritjen intensive të kafshëve (projektet që nuk përfshihen në shtojcën I); dh) Rritje intensive e peshkut; e) Marrje e tokës nga deti. 2. Industri nxjerrëse. 2.1 Gurore, miniera sipërfaqësore dhe nxjerrje e torfës (projekte që nuk janë përfshirë në shtojcën I); 2.2 Minierat nëntokësore; 2.3 Nxjerrje e mineraleve nga marina ose llumrat lumore; 2.4 Shpim i thellë, në veçanti: a) shpim gjeotermal; b) shpim për depozitimin e materialeve të mbetjeve bërthamore; c) shpim për furnizim me ujë, me përjashtim të shpimit për studimin e stabilitetit të tokës. 2.5 Instalime sipërfaqësore industriale për nxjerrjen e qymyrit, naftës, gazit natyror dhe xeherorëve, si dhe të argjilave/shisteve bituminoze. 3. Industria e energjisë. a) Instalimet industriale për prodhimin e energjisë elektrike, avullit ose ujit të ngrohtë (projekte që nuk përfshihen në shtojcën I); b) Instalime industriale për mbajtjen e gazit, avullit ose ujit të ngrohtë; transmetimin e energjisë elektrike me kabllo në lartësi (projekte që nuk përfshihen në shtojcën I); c) Depozita sipërfaqësore të gazit natyror; ç) Depozita nëntokësore të gazeve të djegshme; d) Depozita sipërfaqësore të lëndëve djegëse fosile; dh) Briketimi industrial i qymyrit dhe i linjitit; e) Instalime për përpunimin dhe ruajtjen e mbetjeve radioaktive (në rast se nuk janë përfshirë në shtojcën I); ë) Instalime për prodhimin e energjisë hidroelektrike; f) Instalime për përdorimin e fuqisë së erës për prodhim energjie (stacione të energjisë së erës); 19 g) Instalimet për kapjen e gazit të dyoksidit të karbonit (me qëllim injektimin dhe ruajtjen në formacione gjeologjike nën tokë) nga instalime të tjera që nuk mbulohen nga shtojca I e këtij ligji. 4. Prodhimi dhe përpunimi i metaleve. a) Instalime për prodhimin e gizës dhe çelikut (shkrirje parësore ose dytësore); b) Instalime për përpunimin e metaleve prej çeliku: i) mullinj me rula të nxehtë; ii) farkat me çekiçë; iii) aplikimi i mbulesave mbrojtëse me metal të shkrirë. c) Fonderitë e metaleve hekurore; ç) Instalime për shkrirjen, duke përfshirë aliazhet të metaleve johekurore, përveç metaleve të çmuara, duke përfshirë produktet e rikuperuara (rafinim, derdhje në fonderi etj.); d) Instalime për trajtimin sipërfaqësor të metaleve dhe materialeve plastike, duke përdorur një proces elektrolitik ose kimik; dh) Prodhimi dhe montimi i mjeteve motorike dhe prodhimi i motorëve për këto mjete; e) Kantier ndërtimi anijesh; ë) Instalime për ndërtimin dhe riparimin e avionëve; f) Prodhimi i pajisjeve për hekurudha; g) Farkëtim me eksploziv; gj) Instalime për pjekjen dhe aglomerimin e xeherorëve metalorë. 5. Industria minerale. a) Furrat me qymyr (distilim i qymyrit të thatë); b) Instalimet për prodhimin e çimentos; c) Instalime për prodhimin e asbestit dhe prodhimin e produkteve të asbestit, që nuk janë përfshirë në shtojcën I; ç) Instalime për prodhimin e qelqit, duke përfshirë dhe fibrat e qelqit; d) Instalimet për shkrirjen e substancave minerale, duke përfshirë dhe prodhimin e fibrave minerale; dh) Prodhimi i produkteve qeramike nëpërmjet djegies, në veçanti tjegullat për çati, tullat, tullat zjarrduruese, pllakat, veshjet prej guri ose porcelani. 6. Industria kimike (projekte që nuk përfshihen në shtojcën I). a) Trajtim i produkteve ndërmjetëse dhe prodhimi i kimikateve; b) Prodhimi i pesticideve dhe produkteve farmaceutike, bojërave dhe llaqeve, elastomerëve dhe peroksideve; c) Depozitat e produkteve të naftës, petrokimike dhe kimike. 7. Industria ushqimore. a) Prodhimi i vajrave dhe yndyrnave vegjetale dhe shtazore; b) Prodhimi, përpunimi dhe paketimi i produkteve shtazore dhe bimore; c) Prodhimi i produkteve me bazë qumështi; ç) Prodhimi i birrës dhe maltos; d) Prodhimi i ëmbëlsirave dhe i shurupeve; dh) Instalime për therjen e kafshëve; e) Instalime industriale për prodhimin e niseshtesë; ë) Fabrika për prodhimin e ushqimeve me bazë peshku dhe vajrave të peshkut; f) Fabrika sheqeri. 8. Industria tekstile, e lëkurës, drurit dhe letrës. 20 a) Fabrika industriale për prodhimin e letrës dhe kartonit (projekte që nuk përfshihen në shtojcën I); b) Impiante për paratrajtimin (për operacione të tilla, si: larje, zbardhje, mercerizim) ose ngjyrosja e fibrave apo tekstileve; c) Fabrika për regjie të lëkurave; ç) Instalime për përpunimin dhe prodhimin e celulozës. 9. Industria e gomës. Prodhimi dhe trajtimi i produkteve me bazë elastometri. 10. Prodhime infrastrukturore. a) Projekte për zhvillimin e pasurive të patundshme industriale; b) Projekte për zhvillime urbane, duke përfshirë dhe ndërtimin e qendrave tregtare dhe parkimet për makinat; c) Ndërtimi i mjediseve të shërbimeve hekurudhore dhe terminaleve të transportit intermodal (projekte që nuk përfshihen në shtojcën I); ç) Ndërtimi i fushave ajrore (projekte që nuk përfshihen në shtojcën I); d) Ndërtim rrugësh, portesh dhe instalimesh për porte, duke përfshirë dhe portet e peshkimit (projekte që nuk përfshihen në shtojcën I); dh) Ndërtime në tokë të kanaleve të lundrueshme, që nuk përfshihen në shtojcën I, kanalizime dhe vepra për largimin e ujit të shkaktuar nga përmbytjet; e) Diga dhe instalime të tjera të projektuara për të penguar ose për të mbajtur/depozituar ujë në periudha afatgjata (projekte që nuk përfshihen në shtojcën I); ë) Tramvaj, hekurudha nëntokësore dhe në lartësi, linja të varura/teleferikë ose linja të ngjashme të një lloji të veçantë, të përdorura ekskluzivisht ose kryesisht për transport pasagjerësh; f) Instalime tubacionesh nafte dhe gazi (projekte që nuk përfshihen në shtojcën I) dhe tubacionet e transportit të gazit dyoksid karboni, me qëllim injektimin dhe ruajtjen në formacione gjeologjike nën tokë; g) Instalime të kanaleve ujësjellës/akuedoteve në distanca të largëta; gj) Veprat bregdetare kundër erozionit dhe punimet në det, që mund të ndryshojnë bregun për shkak të ndërtimeve, për shembull: të digave, moleve, bankinave të ankorimit dhe punimeve të tjera për mbrojtje nga deti, duke përjashtuar mirëmbajtjen dhe rindërtimin e veprave të tilla; h) Nxjerrja e ujit nëntokësor dhe skemat e tjera për rimbushjen artificiale të ujërave nëntokësore, që nuk janë përfshirë në shtojcën I; i) Veprat për transferimin e burimeve ujore midis baseneve lumore, që nuk janë përfshirë në shtojcën I. 11. Projekte të tjera. a) Rrugët e përhershme për gara dhe provat e mjeteve motorike; b) Instalimet për asgjësimin e mbetjeve (projekte të cilat nuk përfshihen në shtojcën I); c) Impiantet për trajtimin e ujërave të ndotura (projekte që nuk përfshihen në shtojcën I); ç) Vendet për depozitim të llumrave; d) Depot e skrapit të hekurit, përfshirë ato nga automjetet; dh) Bankat e provës për motorët, turbinat ose reaktorët; e) Instalimet për prodhimin e fibrave minerale artificiale; 21 ë) Instalimet për rikuperimin ose shkatërrimin e substancave shpërthyese; f) Qendra blerje/grumbullimi të kafshëve shtëpiake të plakura/të sëmura apo qendrat e asgjësimit të kafshëve dhe produkteve të tyre jo për konsum njerëzor. 12. Turizmi dhe koha e lirë. a) Pistat e skive, teleferikët, ngritësit me kabllo dhe zhvillimet që lidhen me to; b) Vendqëndrimet e jahteve dhe anijeve; c) Fshatra turistike dhe komplekse hotelesh jashtë zonave urbane bashkë me zhvillimet që i shoqërojnë ato; ç) Vendet për kampe të përhershme dhe karavane; d) Parqe tematike.