تخطَّ إلى المحتوى
Nelum
قوانين ألبانيا

Law No.10416 dated 7.4.2011 on Planting and propagating Material

صدر في 2011-04-07 · النص بتاريخ 2026-10-01

القانون العام والإرشادات الرسمية منشورة بوصفها أبحاثاً. ليست مشورة قانونية أو ضريبية أو مالية.

البحث نفسه مكتوب بالإنجليزية. العناوين والوسوم مترجمة؛ أما النتائج والاقتباسات فغير مترجمة.

عن هذا القانون

العنوان الأصلي
Ligj Nr.10 416, datë 7.4.2011 për materialin mbjellës dhe shumëzues bimor.
اللغة
Albanian
النوع
قانون
الدولة
ألبانيا
الموضوعات
Food and nutrition, Cultivated plants
الكلمات المفتاحية
consumer protection, basic legislation, genetic resources, plant protection, seeds/planting material, plant production, plant variety
الفئات
agriculture

أين تقرؤه

    لا يوجد رابط مصدر مسجل لهذا القانون.

النص

نص القانون نفسه، مادةً مادة، كما هو محفوظ. لكل مادة رابطها.

  1. LIGJ 1 1 32002L0054- Direktivë e Këshillit 2002/54/EC, 13 qershor 2002 për tregtimin e farës sëpanxharit. OJ L 193, 20.7.2002, p. 12–32, Version i Konsoliduar 25.1.200532002L0053 - Direktivë e Këshillit 2002/53/EC, 13 qershor 2002 për katalogun e përbashkët tëvarieteteve të specieve të bimëve bujqësore. OJ L 193, 20.7.2002, p. 1–11, Version i Konsoliduar18.4.2004.32002L0055 - Direktivë e Këshillit 2002/55/EC, 13 qershor 2002 për tregtimin e farave të perimeve.OJ L 193, 20.7.2002, p. 33–59, Version i Konsoliduar 4.7.200932002L0056 – Direktivë e Këshillit 2002/56/EC, 13 qershor 2002 për tregtimin e farës së patates.OJ L 193, 20.7.2002, p. 60–73, Version i Konsoliduar 23.12.200831966L0401 - Direktivë e Këshillit 66/401/EEC, 14 qershor 1966 për tregtimin e farës së bimëveforagjere. OJ 125, 11.7.1966, p. 2298–2308, Version i Konsoliduar 4.7.200931966L0402 – Direktivë e Këshillit 66/402/EEC, 14 qershor 1966 për marketingun e farave tëdrithërave. OJ 125, 11.7.1966, Version i Konsoliduar 4.7.200931992L0090 – Direktivë e Këshillit 92/90/EEC, 3 nëntor 1992, vendosjen e detyrimeve ndaj tëcilave prodhuesit dhe importuesit e bimëve, produkteve bimore ose objekteve të tjera, janë objekt dherregullimin e detajeve për regjistrimin e tyre. OJ L 344, 26.11.1992, p. 38–3931968L0193 Direktivë e Këshillit 68/193/EEC, 9 prill 1968 për tregtimin e materialit për shtiminvegjetativ të hardhisë; OJ L 93, 17.4.1968, p. 15–23, Version i Konsoliduar 14.7.200531992L0033 - Direktivë e Këshillit 92/33/EEC, 28 prill 1992 për tregtimin e materialit të shtimitvegjetativ dhe mbjellës të perimeve, të ndryshëm nga fara. OJ L 157, 10.6.1992, p. 1–9, Version iKonsoliduar 30.10.200731992L0034 – Direktivë e Këshillit 92/34/EEC, 28 prill 1992 për tregtimin e materialit të shtimitvegjetativ të bimëve frutore dhe bimëve frutore të destinuara për prodhimin e frutave. OJ L 157, 10.6.1992,p. 10–18, Version i Konsoliduar 30.11.200731998L0056 – Direktivë e Këshillit 98/56/EC, 20 korrik 1998 për tregtimin e materialit të shtimit tëbimëve zbukuruese. OJ L 226, 13.8.1998, p. 16–23, Version i Konsoliduar 10.7.2003 LIGJ Nr.10 416, datë 7.4.2011 PËR MATERIALIN MBJELLËS DHE SHUMËZUES BIMOR1 (Ndryshuar me ligjin nr. 67/2013, datë 14.2.2013, nr.105/2015, datë 1.10.2015, nr. 12/2019, datë 5.3.2019; nr. 99/2024, datë 12.9.2024; nr. 21/2025, datë 13.3.2025) (i përditësuar) Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave, KUVENDI I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË VENDOSI: KREU I DISPOZITA TË PËRGJITHSHME Neni 1 Qëllimi Qëllimi i këtij ligji është përcaktimi i rregullave për sigurimin e cilësisë së materialit mbjellës dhe shumëzues bimor për mbështetjen e prodhimit bujqësor, mbrojtjen e mjedisit dhe të konsumatorit. Ky ligj përcakton: a) kushtet për prodhimin, përgatitjen për tregtim, tregtimin, përfshirë importin e materialit mbjellës dhe shumëzues bimor: 2 2i) të bimëve bujqësore, të cilat përfshijnë drithërat, foragjeret, patatet, panxharin, bimët e vajit e të fibrave, perimet, pemët drufrutore, hardhitë, humulusit, bimët eterovajore dhe medicinale të kultivuara;** ii) të bimëve dekorative; iii) të bimëve pyjore; b) detyrimet e personave të angazhuar në prodhimin, përgatitjen për treg, tregtimin, importimin e materialit mbjellës dhe shumëzues bimor; c) kërkesat për tregtimin e materialit mbjellës dhe shumëzues bimor dhe mënyrat për të garantuar standardet e tij; ç) rregullat për regjistrimin e varieteteve të bimëve në Katalogun Kombëtar, në vazhdim KK, mirëmbajtjen e tyre dhe për provën përkatëse të varieteteve të bimëve për t’u regjistruar në të; d) mënyrën e përdorimit, të këmbimit të të dhënave dhe marrëdhëniet e sistemit të prodhimit e të tregtimit të materialit mbjellës dhe shumëzues bimor me sistemin e informacionit; dh) rregullat e veprimtarisë së shërbimit publik në fushën e prodhimit të materialit mbjellës dhe shumëzues bimor; e) rregullat për inspektimin e materialit mbjellës dhe shumëzues bimor. Neni 2 Fusha e zbatimit 1. Ky ligj zbatohet për materialin mbjellës dhe shumëzues bimor të të gjitha bimëve, sipas përcaktimit të shkronjës “a” të nenit 1 të këtij ligji, si dhe për materialin mbjellës dhe shumëzues bimor të bimëve të tjera, kur këto prodhohen ose tregtohen për t’u përdorur në prodhimin bujqësor. 2. Ky ligj nuk zbatohet për materialin mbjellës dhe shumëzues bimor që është importuar për qëllim eksporti, përveçse kur parashikohet ndryshe në këtë ligj. Neni 3 Përkufizime (Ndryshuar pikat 6 dhe 7 me ligjin nr. 67/2013, datë 14.2.2013, shtuar pika 21/1 me ligjin nr.105/2015, datë 1.10.2015; ndryshuar pika 11, shtuar pikat 11/1, 11/2 dhe 23 me ligjin nr. 12/2019, datë 5.3.2019; ndryshuar pika 6 me ligjin nr. 99/2024, datë 12.9.2024; shtuar pika 12/1 dhe 22/1 dhe ndryshuar emërtim në pikën 5 dhe 10 me ligjin nr. 21/2025, datë 13.3.2025) Në këtë ligj termat e mëposhtëm kanë këto kuptime: 1. “Cilësi e materialit mbjellës dhe shumëzues bimor” është identiteti, pastërtia, gjendja shëndetësore, fuqia mbirëse e materialit mbjellës dhe shumëzues bimor për mbjellje dhe riprodhim. 2. “Certifikim zyrtar” është një procedurë e përcaktuar, që kryhet nga ESHFF-ja, në bazë të kërkesës së paraqitur nga operatori profesionist dhe konsiston në: a) mbikëqyrjen e mbjelljeve ose të plantacioneve për fara dhe material mbjellës dhe shumëzues bimor, të ngastrave të tokës, të pajisjeve për prodhimin, ruajtjen dhe përgatitjen për treg të tyre; 3 b) kontrollin e evidencave dhe të regjistrave të mbajtur nga operatori profesionist, në përputhje me kërkesat e këtij ligji; c) marrjen dhe analizimin zyrtar të mostrave. 3. “Enti Shtetëror i Farave dhe Fidanëve (ESHFF)” është organi që ngrihet dhe funksionon sipas përcaktimeve të këtij ligji. 4. “Farat e përziera” janë material mbjellës dhe shumëzues bimor, i përbërë nga dy ose më shumë specie bimore dhe/ose varietete. 5. “Operator profesionist” është çdo person, fizik ose juridik, vendas apo i huaj, që kryen të paktën njërën nga veprimtaritë e mëposhtme: a) prodhim; b) përgatitje për tregtim; c) tregtim; ç) import/eksport të materialit mbjellës dhe shumëzues bimor. 6. “Inspektim” është kontrolli i dokumentacionit, si dhe shqyrtimi pamor dhe/ose laboratorik i materialit mbjellës dhe shumëzues bimor, për të përcaktuar nëse ai është në përputhje me kërkesat e këtij ligji dhe të ligjit për inspektimin. 7. “Inspektor” është punonjësi i inspektoratit që mbulon fushën përkatëse pranë strukturës përgjegjëse për inspektimin dhe kontrollin zyrtar të ushqimit dhe të ushqimit për kafshë, i ngarkuar për kontrollin e zbatimit të këtij ligji. 8. “Kategori të materialit mbjellës dhe shumëzues bimor” janë nivele të ndryshme cilësie. 9. “Kategori të larta të materialit mbjellës dhe shumëzues bimor” janë: a) “Farat bazë (për bimët e arave, si drithëra, perime, patate, foragjere etj.)” janë: i) farat e prodhuara në përputhje me praktikat e pranuara për ruajtjen e pastërtisë varietore dhe shëndetësore, të parashikuara për prodhimin e farave të kategorisë “Fara të certifikuara”; ii) linjat inbreed për prodhimin e hibrideve dy e më shumë linjash; b) “Material shumëzimi para-bazë (për bimët drufrutore)” është materiali për shumim, i cili është prodhuar nën përgjegjësinë e kultivuesit nga bimë që kultivohen në përputhje me praktikat e pranuara për ruajtjen e pastërtisë varietore dhe ku janë zbatuar masa parandaluese ndaj organizmave të dëmshëm të bimëve, i cili destinohet për prodhimin e materialit bazë të shumëzimit; c) “Material shumëzimi bazë (për bimët drufrutore)” është materiali për shumim, i cili është prodhuar nën përgjegjësinë e kultivuesit nga bimë që kultivohen në përputhje me praktikat e pranuara për ruajtjen e pastërtisë varietore dhe ku janë zbatuar masa parandaluese ndaj organizmave të dëmshëm të bimëve dhe i përftuar nga shumëzimi vegjetativ i materialit para-bazë të shumëzimit, i cili destinohet për prodhimin e materialit të certifikuar; ç) “Material i certifikuar (për bimët drufrutore)” është materiali që rrjedh nga shumëzimi direkt i materialit bazë të shumëzimit ose materiali para-bazë, i destinuar për prodhimin e bimëve të reja (fidanëve) ose të pjesëve të bimëve të destinuara për prodhimin e frutave, rrushit, ullinjve dhe agrumeve. 10. “Komisioni i Regjistrimit të Varieteteve” (KRV) është organ që ngrihet dhe funksionon sipas përcaktimeve të këtij ligji. 11. “Laborator reference” është laboratori i akredituar, që vlerëson cilësinë dhe besueshmërinë e analizave të kryera nga laboratorët e akredituar dhe jep vlerësimin përfundimtar të testeve të kryera nga këta laboratorë. 11/1. “Laborator i akredituar” është laboratori që ka kaluar një procedurë akreditimi, në përputhje me legjislacionin në fuqi në fushën e akreditimit. 4 11/2. “Laborator i miratuar” është laboratori testues, i miratuar nga ministri, për kryerjen e analizave të materialit mbjellës dhe shumëzues bimor, sipas përcaktimeve të nenit 44 të këtij ligji. 12. “Lot” është një numër ose sasi materiali mbjellës dhe shumëzues bimor të specieve, varieteteve ose kategorive të njëjta, të identifikueshme për origjinën dhe për homogjenitetin e tyre, lidhur me cilësinë dhe përbërjen. 12/1. “Material mbjellës i certifikuar jo përfundimisht” është një varietet, që është i regjistruar në KK, por jo i ambalazhuar dhe i etiketuar, e që importohet i hapur. 13. “Material mbjellës dhe shumëzues bimor” janë farat, fidanët, e gjithë bima ose pjesë të saj, si tuberat, bulbat, rizomat, kalemat, sythat, nënshartesat, shartesat e të tjera, nëse janë përcaktuar për: a) shtim ose/dhe riprodhim të materialit mbjellës dhe shumëzues bimor; b) mbjellje me qëllim prodhimin e bimëve. 14. “Ministër” është ministri përgjegjës për bujqësinë. 15. “Organizëm i Modifikuar Gjenetikisht (OMGJ)” është çdo organizëm i gjallë bimor, që zotëron një ndërthurje të re të materialit gjenetik, që përftohet nëpërmjet përdorimit të bioteknologjisë moderne. 16. “Përgatitja e materialit mbjellës dhe shumëzues bimor për treg” janë procedurat, të cilave u nënshtrohet materiali mbjellës dhe shumëzues bimor për t’u përgatitur për treg. 17. “Prodhim i materialit mbjellës dhe shumëzues bimor” është sigurimi i materialit mbjellës, shumëzimi me anë të mënyrave të ndryshme të shumimit, që për specie të veçanta janë të ndryshme. 18. “Testim” janë provat krahasuese, që kryhen në dy a më shumë zona, për të vërtetuar aftësitë prodhuese dhe cilësore të një varieteti. 19. “Tregtim i materialit mbjellës dhe shumëzues bimor” është importimi, eksportimi dhe tregtimi brenda territorit të Republikës së Shqipërisë, kur këto nuk janë përmendur veçmas, në nene të caktuara të këtij ligji. 20. “Organizata Ndërkombëtare për Mbrojtjen e Varieteteve të Reja të Bimëve (UPOV)” është organizmi ndërkombëtar, me qendër në Gjenevë, i ngritur sipas përcaktimeve të Konventës për Mbrojtjen e Varieteteve të Reja të Bimëve. 21. “Varietet” është një grup bimor, brenda një taksoni të vetëm botanik, të nivelit më të ulët të klasifikimit, që mund të jetë:a) i përcaktuar nga shprehja e karakteristikave që rezultojnë nga një gjenotip i dhënë ose kombinim gjenotipesh; b) i dallueshëm nga një grupim tjetër bimor nga shprehja e të paktën njërës nga karakteristikat e sipërpërmendura; c) i konsideruar si një grupim, me qëllim përshtatshmërinë e tij për t’u shumuar i pandryshuar. 21/1. “Hibrid” është materiali mbjellës e shumëzues bimor, që përftohet nga kryqëzimi i dy prindërve, brenda ciklit bimor. Nga mbjellja e këtyre farave dalin bimët e breznisë së parë hibride ose F1 (Breznia e parë). 22. “Vendndodhja e veprimtarisë së operator profesionist” është një njësi ekonomike e plotë, përfshirë fushat, objektet, makineritë dhe pajisjet ku kryhen veprimtaritë e operator profesionist. 22/1. “Vendosje në treg” janë veprime të kryera nga një operator profesionist, si: shitje, mbajtje, transferim falas ose ofertë për shitje ose çdo mënyrë tjetër transferimi ose shpërndarjeje brenda vendit ose importi nga vendet e tjera. 5 23. “Analiza zyrtare” janë ato analiza që kërkohen nga institucionet e administratës shtetërore, në përmbushje të funksioneve të tyre. 23. “Analiza zyrtare” janë ato analiza që kërkohen nga institucionet e administratës shtetërore, në përmbushje të funksioneve të tyre. KREU II KËRKESAT PËR TREGTIMIN E MATERIALIT MBJELLËS DHE SHUMËZUES BIMOR Neni 4 Kërkesat për tregtim (Shfuqizuar pika 8 me ligjin nr. 12/2019, datë 5.3.2019; shtuar pika 8/1 me ligjin nr. 21/2025, datë 13.3.2025) 1. Materiali mbjellës dhe shumëzues bimor i specieve të veçanta të bimëve, të përcaktuara sipas këtij ligji, tregtohet nëse plotëson kërkesat për cilësitë e kategorive të përcaktuara të materialit mbjellës dhe shumëzues bimor. 2. Kur kategoria për disa specie bimësh është e papërcaktuar, ato tregtohen pasi plotësojnë kërkesat e cilësisë, për kategoritë e papërcaktuara. 3. Materiali mbjellës dhe shumëzues bimor i disa specieve të caktuara duhet të plotësojë kërkesat e gjendjes shëndetësore, të përcaktuara në legjislacionin në fuqi për mbrojtjen e bimëve. 4. Materiali mbjellës dhe shumëzues bimor tregtohet në lote, paketohet dhe etiketohet sipas mënyrës së përcaktuar në këtë ligj. 5. Kur materiali mbjellës dhe shumëzues bimor është ose përmban OMGJ, duhet të plotësojë edhe kërkesat e legjislacionit në fuqi për OMGJ-të, si dhe të jetë shënuar si OMGJ. Në etiketën e materialit mbjellës dhe shumëzues bimor shënohet nëse ai ka të modifikuar gjenetikisht edhe vetëm njërin nga komponentët. 6. Kur materiali mbjellës dhe shumëzues bimor është i trajtuar me plehrat e përdorimit për bimësinë ose produkte të mbrojtjes së bimëve, këto përshkruhen sipas mënyrës së përcaktuar në legjislacionin përkatës në fuqi. 7. Materiali mbjellës dhe shumëzues bimor i një specieje të përcaktuar tregtohet nëse: a) varieteti është i regjistruar në KK; b) është prodhuar nën mbikëqyrjen e ESHFF-së; c) janë verifikuar për certifikimin kërkesat e pikave 1 dhe 3 të këtij neni; ç) janë verifikuar treguesit cilësorë specifikë, në përputhje me këtë ligj dhe aktet nënligjore të tij; d) është vërtetuar gjendja shëndetësore me certifikatë fitosanitare. 8.Shfuqizuar. 8/1. Të drejtën për ushtrimin e veprimtarisë së tregtimit të materialit mbjellës dhe shumëzues bimor e ka çdo person juridik ose fizik, me objekt veprimtarie prodhimin, importin e tregtimin e materialit mbjellës dhe shumëzues bimor, që i paraqet dokumentacionin institucionit përgjegjës për kontrollin zyrtar për vendosjen në treg, si më poshtë: a) diplomë “Bachelor” ose “Master” të drejtuesit teknik në fushën e agronomisë ose në fushën e inxhinierisë së pyjeve për rastet e materialit mbjellës pyjor; 6 b) kontratë pune me kohë të plotë të drejtuesit teknik. 9. Kriteret për kategorinë, identitetin, cilësinë, paketimin dhe etiketimin për specie të veçanta dhe grup speciesh të bimëve, sipas këtij ligji, përcaktohen me vendime të Këshillit të Ministrave, me propozim të ministrit, ndërsa për bimët pyjore dhe dekorative me propozim të përbashkët të ministrit dhe ministrit përgjegjës për bimët pyjore dhe dekorative. 10. Kriteret dhe rregullat e përpunimit, të ambalazhimit, të ruajtjes, të etiketimit dhe të përmbajtjes së etiketës për materialin mbjellës dhe shumëzues bimor, të prodhuar brenda vendit për tregtim të brendshëm, përveç sa përcaktohet në pikën 9 të këtij neni, përcaktohen me udhëzim të ministrit, ndërsa për bimët pyjore dhe dekorative, me udhëzim të përbashkët të ministrit dhe të ministrit përgjegjës për bimët pyjore dhe dekorative. Neni 5 Materiali mbjellës dhe shumëzues bimor i certifikuar jo përfundimisht (Shfuqizuar pika 2 me ligjin nr. 21/2025, datë 13.3.2025) 1. Materiali mbjellës dhe shumëzues bimor i përcaktuar për tregtim, sipas këtij ligji, mund t’u shpërndahet operatorit profesionist të tjerë si “i certifikuar jo përfundimisht” dhe të tregtohet si i tillë me kusht që: a) të jetë i prodhuar nën mbikëqyrjen e ESHFF-së; b) të plotësojë kërkesat e përcaktuara për identitetin, pastërtinë varietore dhe gjendjen shëndetësore; c) të jetë i etiketuar në mënyrën e përcaktuar. 2. Shfuqizuar. Neni 6 Kërkesat dhe përjashtimet për një varietet 1. Speciet e bimëve, varieteti i ri i të cilave duhet të regjistrohet në KK, përcaktohen me urdhër të ministrit. 2. Me kërkesë të operatorit profesionist, ESHFF-ja mund të lejojë tregtimin e materialit mbjellës dhe shumëzues bimor, që është në proces pranimi për regjistrim në KK. 3. Sasitë e materialit mbjellës dhe shumëzues bimor në proces pranimi dhe forma e përmbajtja e kërkesës që paraqet operatori profesionist përcaktohen me udhëzim të ministrit. Neni 7 Kërkesa të veçanta për tregtimin (Ndryshuar togfjalësh në pikën 2 me ligjin nr. 21/2025, datë 13.3.2025) 1. Materiali mbjellës dhe shumëzues bimor për prodhim organik tregtohet nëse: a) përputhet me kërkesat e veçanta në lidhje me tregtimin, të përcaktuara në këtë ligj dhe në legjislacionin në fuqi për produktet organike; b) është i etiketuar dhe i certifikuar në mënyrën e përcaktuar në këtë ligj. 2. Kërkesat e veçanta për tregtimin e materialit mbjellës dhe shumëzues bimor për prodhim organik, të paketuar në pako të vogla, dhe për tregtimin e varieteteve të ruajtura në veçanti miratohen me udhëzim të përbashkët të ministrit përgjegjës për bujqësinë dhe të ministrit përgjegjës për pyjet dhe kullotat. 7 Neni 8 Farat e përziera 1. Farat mund të tregtohen edhe si “fara të përziera”, me kusht që: a) secili përbërës i farës së përzier të plotësojë kërkesat për tregtim ose përjashtimet e përcaktuara në këtë ligj; b) të plotësohen kërkesat ligjore për tregtimin e farave të përziera; c) të jenë të paketura dhe të etiketuara në mënyrën e përcaktuar. 2. Kërkesat për tregtimin, mënyrën e paketimit dhe të etiketimit të farave të përziera përcaktohen me udhëzim të ministrit. Neni 9 Mbajtja e të dhënave për farat e përziera 1. Regjistrimi i një fare të përzier në regjistrin e farave të përziera bëhet nga ESHFF- ja, sipas një kërkese të paraqitur nga operatori profesionist i interesuar. 2. Forma, përmbajtja e kërkesës, kushtet për përbërjen e farave të përziera, të destinuara për prodhim foragjer, dhe mënyra e regjistrimit përcaktohen me udhëzim të ministrit. Neni 10 Përjashtimet për tregtimin (Ndryshuar pika 3 me ligjin nr. 21/2025, datë 13.3.2025) 1. Nuk konsiderohen si produkt për tregtim: a) mostrat e materialit mbjellës dhe shumëzues bimor për kontrolle zyrtare/mbikëqyrëse; b) mostrat e materialit mbjellës dhe shumëzues bimor për qëllime shkencore, për punë seleksionuese varietore ose për ruajtjen e materialit gjenetik; c) materiali mbjellës dhe shumëzues bimor te persona që përgatisin për treg material mbjellës shumëzues bimor në emër dhe për llogari të operatorëve profesionist të përcaktuar; ç) materiali mbjellës dhe shumëzues bimor te persona që prodhojnë specie të caktuara të bimëve bujqësore në emër dhe për llogari të një operatori profesionist, të destinuara për përpunim industrial. 2. Mostrat e materialit mbjellës dhe shumëzues bimor, të përcaktuara në shkronjat “a” dhe “b” të pikës 1 të këtij neni, duhet të kenë të shënuar në etiketë, në mënyrë të veçantë dhe të dukshme, qëllimin e përcaktuar të përdorimit. 3. Për materialin mbjellës dhe shumëzues bimor, të përcaktuar në shkronjat “c” dhe “ç” të pikës 1 të këtij neni, ESHFF-ja lejon tregtimin nëse rezulton se materiali mbjellës dhe shumëzues bimor është i regjistruar. 4. Sasitë maksimale të materialit mbjellës dhe shumëzues bimor, që nuk tregtohen, mënyra e etiketimit të mostrave dhe kushtet për autorizimin përcaktohen me udhëzim të ministrit. KREU III KËRKESAT PËR PRODHIMIN E MATERIALIT MBJELLËS 8 DHE SHUMËZUES BIMOR Neni 11 Detyrimet e operatorit profesionist (Ndryshuar pika 1 dhe fjalia e parë e pikës 5 me ligjin nr. 12/2019, datë 5.3.2019; ndryshuar togfjalësh në shkronjën “b” të pikës 2, pika 5 dhe shtuar fjalë në shkronjat “dh” dhe “e” të pikës 2 dhe pikat 5/1, 5/2, 9 dhe 10 me ligjin nr. 212/2025, datë 13.3.2025) 1. Operatori profesionist, në cilësinë e prodhuesit, kryen veprimtarinë e prodhimit të materialit mbjellës dhe shumëzues bimor, në përputhje me përcaktimet e këtij ligji. 2. Operatori profesionist, për prodhimin e materialit mbjellës dhe shumëzues bimor, ka këto detyra dhe përgjegjësi: a) harton planin dhe teknologjitë e prodhimit për çdo specie dhe varietet, përfshirë verifikimin e cilësisë, që lejon prodhimin e materialit mbjellës dhe shumëzues bimor, në përputhje me kërkesat e këtij neni; b) njofton menjëherë strukturën që kryen inspektimin, pranë institucionit përgjegjës për shërbimin e materialit mbjellës e shumëzues bimor dhe shëndetit të bimëve, për çdo dukuri të shfaqur apo dukuri të dyshimtë, për organizmat e dëmshëm karantinorë në parcelat e prodhimit, të cilët duhet të raportohen sipas ligjislacionit në fuqi për mbrojtjen e bimëve; c) garanton që çdo lot i materialit mbjellës dhe shumëzues bimor të jetë i kontrollueshëm, i disponueshëm dhe i identifikueshëm në të gjitha fazat e prodhimit, të përgatitjes për treg, të ruajtjes dhe të shitjes; ç) mban të dhëna dhe ruan evidencat për mirëmbajtjen e një varieteti për sigurimin ose blerjen e materialit mbjellës dhe shumëzues bimor, të përdorur për shumim ose riprodhim; d) mban të dhëna dhe ruan evidencat e prodhimit, furnizimit ose importit për përgatitjen për treg, stoqet dhe shitjet e materialit mbjellës dhe shumëzues bimor; dh) lejon verifikimin zyrtar dhe marrjen e mostrave për certifikim; e) zbaton masat e përcaktuara dhe të lëna nga verifikimet zyrtare ose/dhe mbikëqyrëse për certifikim; ë) përmbush detyrimet e tjera të përcaktuara në këtë ligj dhe në legjislacionin në fuqi për mbrojtjen e bimëve. 3. Operatori profesionist mban të gjitha evidencat dhe të dhënat, sipas pikës 2 të këtij neni, për të paktën 3 vjet, ndërsa për materialin mbjellës dhe shumëzues të pemëve frutore, pyjore, dekorative dhe kacavjerrëse, për të paktën 5 vjet. 4. Operatori profesionist mban një listë të varieteteve të drurëve frutorë ose të bimëve dekorative, sipas një forme të përcaktuar, kur ato nuk janë të regjistruara në KK, por është depozituar kërkesa për pranimin e tyre në KK, në përputhje me legjislacionin në fuqi për mbrojtjen e varieteteve të bimëve. Secili varietet pajiset me përshkrimin përkatës varietor. 5. Çdo subjekt publik dhe/ose privat me objekt veprimtarie prodhimin, importin e tregtimin e materialit mbjellës dhe shumëzues bimor, që kërkon të ushtrojë një veprimtari të prodhimit të materialit mbjellës dhe shumëzues bimor të kategorive të larta, paraqet online në platformën qeveritare “e-Albania” dokumentacionin e mëposhtëm: a) diplomë “Bachelor” ose “Master” të drejtuesit teknik në fushën e agronomisë ose në fushën e inxhinierisë së pyjeve për rastet e materialit mbjellës pyjor; b) kontratë pune me kohë të plotë të drejtuesit teknik. 9 5/1. Vendimi për miratim apo refuzim të kërkesës për prodhim të materialit mbjellës dhe shumëzues bimor të kategorive të larta merret nga Komisioni i Regjistrimit të Varieteteve (KRV). 5/2. Rregullat, procedura dhe afatet për shqyrtimin e kërkesave përcaktohen me udhëzim të ministrit. 6. Operatori profesionist mund të prodhojë, por jo të tregtojë, material mbjellës dhe shumëzues bimor të një varieteti, i cili nuk është regjistruar në KK, në qoftë se kërkesa për regjistrim është depozituar dhe regjistrimi është në proces. 7. Operatori profesionist mund të prodhojë material mbjellës dhe shumëzues bimor të paregjistruar në KK nëse destinacioni i tyre është përdorimi jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë, me përjashtim të materialit mbjellës dhe shumëzues bimor të ndaluar në këtë ligj. 8. Forma dhe përmbajtja e të dhënave, që mban dhe zbaton prodhuesi, përcaktohen me udhëzim të ministrit. 9. Operatori profesionist kryen rianalizimin për fuqinë mbirëse për materialin mbjellës shumëzues bimor të vendosur në treg. 10. Rregullat për rianalizimin për fuqinë mbirëse të materialit mbjellës miratohen me udhëzim të ministrit. Neni 12 Deklarimi i prodhimit të materialit mbjellës dhe shumëzues bimor 1. Operatori profesionist, që prodhon material mbjellës dhe shumëzues bimor, është i detyruar të njoftojë, me shkrim, çdo vit ESHFF-në për prodhimin e materialit mbjellës dhe shumëzues bimor. 2. Krahas njoftimit për deklarimin e prodhimit për materialin mbjellës dhe shumëzues bimor, që do të nxjerrë në treg, operatori profesionist përgatit etiketën e operatorit profesionist dhe dorëzon deklaratën e konformitetit të materialit mbjellës dhe shumëzues bimor me kërkesat për tregtim ose përjashtimet, sipas këtij ligji. 3. Etiketa dhe deklarata e konformitetit plotësohen në përputhje me të dhënat e operatorit profesionist të regjistruara në regjistrin e tij. 4. Forma, përmbajtja, afati dhe mënyra e kërkesës së operatorit profesionist për deklarimin e prodhimit, si dhe forma e përmbajtja e etiketës dhe deklaratës së konformitetit përcaktohen me udhëzim të ministrit. Neni 13 Inspektimi i operatorit profesionist (Ndryshuar pikat 1,4 dhe ndryshuar pika 6 me ligjin nr. 67/2013, datë 14.2.2013; ndryshuar togfjalësh në pikën 4 me ligjin nr. 21/2025, datë 13.3.2025) 1. Inspektimi i subjekteve përkatëse, sipas këtij ligji, bëhet jo më pak se 2 herë në vit nga inspektorët e strukturës përgjegjëse për inspektimin dhe kontrollin zyrtar të ushqimit dhe të ushqimit për kafshë. Nëse nga kontrolli rezulton se operatori profesionist nuk ka plotësuar detyrimet e përcaktuara, inspektori urdhëron plotësimin e tyre brenda një afati kohor, por jo më shumë se 15 ditë. 2. Inspektori kontrollon plotësimin e kërkesave për tregtim, ose merr mostra dhe i dërgon për analiza laboratorike. 10 3. Kur nga inspektimi i kryer ose nga analizat e mostrave të marra rezulton se materiali mbjellës dhe shumëzues bimor nuk plotëson kërkesat e përcaktuara, operatorit profesionist i ndalohet nxjerrja në treg e këtij materiali mbjellës dhe shumëzues bimor. 4. Procedura e inspektimit zhvillohet në përputhje me legjislacionin në fuqi për inspektimin në Republikën e Shqipërisë”. 5. Të gjitha shpenzimet për zbatimin e detyrave të lëna nga inspektori dhe për kryerjen e analizave laboratorike përballohen nga operatori profesionist. 6. Mënyra e mbajtjes së të dhënave, metoda e marrjes së mostrave, analizat laboratorike që kryhen përcaktohen me urdhëzim të ministrit. KREU IV CERTIFIKIMI ZYRTAR I MATERIALIT MBJELLËS DHE SHUMËZUES BIMOR Neni 14 Autoriteti certifikues 1. ESHFF-ja është organi përgjegjës për kryerjen e certifikimit zyrtar të materialit mbjellës dhe shumëzues bimor. 2. Procedurat e certifikimit zyrtar të materialit mbjellës dhe shumëzues bimor, të prodhuar në vend, realizohen nga ESHFF-ja ose subjekte publike apo private, sipas përcaktimit të bërë në kreun IX të këtij ligji. 3. Procedurat dhe kriteret e kryerjes së certifikimit për specie të veçanta ose grup speciesh përcaktohen me vendim të Këshillit të Ministrave, me propozim të ministrit. Neni 15 Kërkesa për certifikim zyrtar (Ndryshuar togfjalësh në pikën 3 me ligjin nr. 21/2025, datë 13.3.2025) 1. Operatori profesionist njofton çdo vit organin e certifikimit, në një afat kohor të përcaktuar, për certifikimin zyrtar të materialit mbjellës dhe shumëzues bimor të specieve të përcaktuara sipas këtij ligji, me anë të kërkesës, së cilës i bashkëlidhet dokumentacioni që vërteton të dhënat për materialin mbjellës dhe shumëzues bimor të përdorur për mbjellje. 2. Operatori profesionist paraqet kërkesën me kusht që: a) në vetëdeklarimin, sipas legjislacionit për licencat, të ketë përcaktuar speciet për të cilat ai ka paraqitur kërkesë për certifikim; b) varieteti të jetë i regjistruar në KK ose operatorit profesionist t’i jetë lëshuar një vërtetim për depozitimin e kërkesës për regjistrimin e varietetit. 3. Forma, përmbajtja, afatet kohore dhe dokumentacioni, që i bashkëlidhet kërkesës për certifikim zyrtar, miratohen me udhëzim të përbashkët të ministrit përgjegjës për bujqësinë dhe të ministrit përgjegjës për pyjet dhe kullotat. Neni 16 Procedurat e certifikimit zyrtar (Ndryshuar pika 4 me ligjin nr. 21/2025, datë 13.3.2025) 1. Procedura për certifikimin zyrtar të materialit mbjellës dhe shumëzues bimor ka të bëjë: 11 a) me kontrollin zyrtar dhe aprovimin e parcelave të prodhimit të materialit mbjellës dhe shumëzues bimor për zbatimin e kushteve teknike të përcaktuara; b) me kontrollin zyrtar të makinerive e të pajisjeve për prodhimin dhe përgatitjen për treg; c) me kontrollin e të dhënave të mbajtura nga operatori profesionist për mirëmbajtjen e një varieteti, për sigurimin ose blerjen e materialit mbjellës dhe shumëzues bimor, prodhimin, furnizimin ose importin, përgatitjen për treg, stoqet dhe shitjet; ç) me marrjen e mostrave zyrtare dhe analizimin e tyre vetëm nga ESHFF-ja për të provuar nëse materiali mbjellës dhe shumëzues bimor plotëson kërkesat për tregtimin dhe certifikimin jopërfundimtar. 2. Shpenzimet për realizimin e procedurave për certifikimin zyrtar, për lëshimin e etiketave dhe etiketimin zyrtar përballohen nga operatori profesionist. 3. Tarifat për certifikimin zyrtar, për etiketat dhe etiketimin zyrtar të materialit mbjellës dhe shumëzues bimor përcaktohen me udhëzim të përbashkët të ministrit përgjegjës për bujqësinë dhe të ministrit përgjegjës për financat. 4. Procedura të tjera për certifikimin zyrtar, përmbajtja, ngjyra dhe forma e etiketës zyrtare, përmbajtja dhe forma e certifikatës zyrtare, certifikatës së materialit mbjellës dhe mënyra e njoftimit të drejtuesit të Entit Shtetëror të Farave dhe Fidanëve miratohen me udhëzim të përbashkët të ministrit përgjegjës për bujqësinë dhe të ministrit përgjegjës për pyjet e kullotat. Neni 17 Certifikimi zyrtar i farave të përziera (Ndryshuar togfjalësh në pikën 4 me ligjin nr. 21/2025, datë 13.3.2025) 1. Certifikimi zyrtar i farave të përziera kryhet sipas procedurës së përcaktuar në këtë ligj, me kusht që përzierja e farave të bëhet në përputhje me kërkesat për farat e përziera të përcaktuara në këtë ligj. 2. Operatori profesionist i paraqet kërkesën pranë ESHFF-së. 3. Në rastin e farave të përziera, të destinuara për prodhimin e foragjereve, operatori profesionist paraqet kërkesën vetëm nëse kjo përzierje farash është e regjistruar në regjistrin e farave të përziera. 4. Forma, përmbajtja, afatet kohore dhe dokumentacioni, që i bashkëlidhet kërkesës për certifikimin zyrtar të farave të përziera, miratohen me udhëzim të përbashkët të ministrit përgjegjës për bujqësinë dhe të ministrit përgjegjës për pyjet dhe kullotat. Neni 18 Procedurat për certifikimin zyrtar të farave të përziera (Ndryshuar togfjalësh në pikën 1 me ligjin nr. 21/2025, datë 13.3.2025) 1. Procedurat për certifikimin zyrtar të farave të përziera, përmbajtja, ngjyra dhe forma e etiketës zyrtare, përmbajtja dhe forma e certifikatës zyrtare, mënyra e njoftimit të drejtuesit të ESHFF-së miratohen me udhëzim të përbashkët të ministrit përgjegjës për bujqësinë dhe të ministrit përgjegjës për pyjet dhe kullotat. 2. Shpenzimet e procedurës për certifikimin zyrtar të farave të përziera, për lëshimin e etiketave dhe etiketimin zyrtar paguhen nga operatori profesionist. 12 3. Tarifat për certifikimin zyrtar, për etiketat dhe etiketimin zyrtar të farave të përziera përcaktohen me udhëzim të përbashkët të ministrit dhe të ministrit përgjegjës për financat. Neni 19 Raste të veçanta dhe përjashtime për certifikimin zyrtar 1. Kryerja e certifikimit zyrtar të materialit mbjellës dhe shumëzues bimor, varietetet e të cilit nuk janë përfshirë në KK, mund të lejohet nga drejtuesi i ESHFF-së pas paraqitjes nga operatori profesionist të kërkesës për certifikim dhe të dokumentacionit që vërteton të dhënat për materialin mbjellës dhe shumëzues bimor, të përdorur për mbjellje. 2. Operatorit profesionist i lëshohet një autorizim nga drejtuesi i ESHFF-së: a) nëse varieteti është në proces pranimi në KK; b) kur operatori profesionist vërteton me dokumente se materiali mbjellës dhe shumëzues bimor është prodhuar për eksport. 3. ESHFF-ja, në cilësinë e autoritetit certifikues, zbaton procedurën për certifikim zyrtar të materialit mbjellës dhe shumëzues bimor të përcaktuar në këtë ligj. 4. Nuk i nënshtrohen procedurës për certifikim zyrtar dhe nuk certifikohet materiali mbjellës dhe shumëzues bimor i prodhuar për vetëfurnizim. 5. Forma e kërkesës, e autorizimit, si dhe forma, madhësia, ngjyra e përmbajtja e etiketës zyrtare përcaktohen me vendim të Këshillit të Ministrave, me propozim të ministrit. Neni 20 Etiketimi nga operatori profesionist 1. Pavarësisht nga përcaktimet për procedurën për certifikimin zyrtar të materialit mbjellës dhe shumëzues bimor dhe të farave të përziera, ESHFF-ja mund të lejojë operatorin profesionist që, për materialin mbjellës dhe shumëzues bimor të specieve të caktuara të bimëve, të zbatojë vetë etiketimin me etiketa zyrtare, me kusht që mbikëqyrja e etiketimit të jetë kryer nga ESHFF-ja, në cilësinë e autoritetit certifikues. 2. Mënyra e zbatimit të mbikëqyrjes së etiketimit zyrtar, të kryer nga vetë operatori profesionist, përcaktohet me udhëzim të ministrit. Neni 21 Riambalazhimi dhe rietiketimi (Ndryshuar pika 1 me ligjin nr. 67/2013, datë 14.2.2013) 1. Materiali mbjellës dhe shumëzues bimor, i certifikuar dhe i etiketuar zyrtarisht, me kërkesë të operatorit profesionist, mund të riambalazhohet dhe të rietiketohet zyrtarisht, kur shikohet e nevojshme nga inspektori i strukturës përgjegjëse për inspektimin dhe kontrollin zyrtar të ushqimit dhe të ushqimit për kafshë. Sipas kërkesës së operatorit profesionist, etiketat e reja zyrtare lëshohen nga ESHFF-ja dhe etiketimi mund të zbatohet prej këtij enti, me kusht që materiali mbjellës dhe shumëzues bimor të vazhdojë të plotësojë kushtet për certifikim zyrtar. 2. Shpenzimet për etiketat dhe etiketimin zyrtar përballohen nga operatori profesionist. 13 3. Tarifat për etiketat dhe rietiketimin zyrtar përcaktohen me udhëzim të përbashkët të ministrit dhe të ministrit përgjegjës për financat. Neni 22 Të dhënat për prodhimin 1. ESHFF-ja krijon dhe mban regjistrin për prodhimin e materialit mbjellës dhe shumëzues bimor për vitin në vazhdim. Regjistri përfshin të dhëna për operatorin profesionist, vendet e prodhimit dhe sipërfaqet e regjistruara për prodhimin e materialit mbjellës dhe shumëzues bimor, si dhe sasitë e prodhuara e të certifikuara. 2. ESHFF-ja mban të dhëna për: a) materialin mbjellës e shumëzues bimor të bimëve të arave, deri në 3 vjet; b) materialin mbjellës e shumëzues bimor të bimëve drufrutore, të bimëve dekorative, të bimëve eterovajore e medicinale të kultivuara dhe sumullbarin (humulusin), deri në 10 vjet. KREU V IMPORTI I MATERIALIT MBJELLËS DHE SHUMËZUES BIMOR Neni 23 Kushtet për importin e materialit mbjellës dhe shumëzues bimor (Ndryshuar pika 1 me ligjin nr. 12/2019, datë 5.3.2019; ndryshuar pika 1 me ligjin nr. 21/2025, datë 13.3.2025) 1. Të drejtën për ushtrimin e veprimtarisë së importit dhe tregtimit të materialit mbjellës e shumëzues bimor e ka çdo person juridik ose fizik, me objekt veprimtarie prodhimin, importin dhe tregtimin e materialit mbjellës dhe shumëzues bimor, që i paraqet institucionit përgjegjës për kontrollin zyrtar për vendosjen në treg, dokumentacionin si më poshtë: a) diplomë “Bachelor” ose “Master” të drejtuesit teknik në fushën e agronomisë ose në fushën e inxhinierisë së pyjeve për rastet e materialit mbjellës pyjor; b) kontratë pune me kohë të plotë të drejtuesit teknik. 2. Materiali mbjellës dhe shumëzues bimor importohet nëse plotëson kërkesat e përcaktuara në këtë ligj. Neni 24 Procedura e importit (Shfuqizuar pika 1 me ligjin nr.105/2015, datë 1.10.2015; ndryshuar pika 3 me ligjin nr. 12/2019, datë 5.3.2019; ndryshuar pika 4 me ligjin nr. 21/2025, datë 13.3.2025) 1. Shfuqizuar. 2. Inspektimi i ngarkesës së materialit mbjellës dhe shumëzues bimor, në pikën hyrëse të kalimit kufitar e doganor të Republikës së Shqipërisë, kryhet sipas kërkesave të përcakuara në legjislacionin në fuqi për mbrojtjen e bimëve. 3. Përveç sa parashikohet në pikën 2, të këtij neni, inspektori verifikon nëse operatori profesionist, është i regjistruar në regjistrin tregtar me objekt veprimtarie importin e materialit mbjellës dhe shumëzues bimor. 14 4. Inspektimi i materialit mbjellës dhe shumëzues bimor lidhur me plotësimin e kërkesave të përcaktuara për tregtim në këtë ligj kryhet në bazë të planit vjetor të kontrolleve zyrtare dhe marrjes së mostrave me bazë risku, të miratuar nga ministri. 5. Tarifa e marrjes së mostrave dhe e kryejes së analizave laboratorike përcaktohet me udhëzim të përbashkët të ministrit dhe të ministrit përgjegjës për financat. Neni 25 Përjashtime 1. Inspektori nuk merr mostra për analiza laboratorike, nëse importimi bëhet për rastet e mëposhtme: a) për mostrat e materialit mbjellës dhe shumëzues bimor, të përcaktuara për testim zyrtar, që ruhen në bankën gjenetike për përzgjedhje varietore, për qëllime kërkimore- shkencore ose ekspozimi, me kusht që sasitë e tyre të mos kalojnë sasitë e përcaktuara në përputhje me pikën 4 të nenit 10 të këtij ligji; b) për sasi të caktuara të materialit mbjellës dhe shumëzues bimor në paketime origjinale, të destinuara për përdorim vetjak. 2. Sasia e materialit mbjellës dhe shumëzues bimor në paketime origjinale, që mund të importohet për përdorim vetjak, përcaktohet me udhëzim të ministrit. Neni 26 Autorizime importi të veçanta (Ndryshuar pika 1 me ligjin nr. 21/2025, datë 13.3.2025) 1. Importi për raste emergjente i materialit mbjellës dhe shumëzues bimor kryhet me autorizim të veçantë të ministrit. 2. Rastet për autorizimin e importimit të veçantë të materialit të mbjellës dhe shumëzues bimor janë kur ai nevojitet për: a) përgatitjen për treg dhe certifikim zyrtar, në përputhje me këtë ligj, kur është prodhuar dhe certifikuar jo përfundimisht në një vend tjetër jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë, nën kontrollin zyrtar, dhe kur ekuivalenca është e njohur; b) përballimin e nevojave emergjente; c) riprodhim në Republikën e Shqipërisë, për qëllime eksporti, gjë e cila vërtetohet nga importuesi, duke paraqitur një kopje të kontratës origjinale me operatorin profesionist, apo përdoruesin e një vendi tjetër; ç) një varietet, i cili është në procedurë pranimi në KK dhe sasia e të cilit nuk e tejkalon sasinë e caktuar sipas nenit 6 të këtij ligji. 3. Operatori profesionist, për autorizimin e importit të materialit mbjellës dhe shumëzues bimor të certifikuar jo përfundimisht ose të varieteteve të paregjistruara në KK, sipas pikës 1 të këtij neni, paraqet kërkesë në ESHFF. 4. Forma dhe përmbajtja e kërkesës për autorizimin e importit të materialit mbjellës dhe shumëzues bimor, të certifikuar jo përfundimisht ose të paregjistruar në KK, përcaktohen me udhëzim të ministrit. Neni 27 Detyrimet e operatorit profesionist për importin (Ndryshuar fjalia e dytë e pikes 1 me ligjin nr.105/2015, datë 1.10.2015) 15 1. Përveç detyrimeve të përcaktuara për prodhimin, para nxjerrjes në treg të materialit mbjellës dhe shumëzues bimor të importuar, operatori profesionist, duhet që, krahas etiketave shoqëruese në ambalazh, në gjuhë të huaj, të vendosë etiketë shtesë në gjuhën shqipe. Gjithashtu, materiali mbjellës dhe shumëzues bimor i importuar shoqërohet me dokumente në gjuhën shqipe ose angleze. 2. Operatori profesionist i materialit mbjellës dhe shumëzues bimor të një varieteti të paregjistruar në KK, për riprodhim për qëllime eksporti, paraqet tek ESHFF-ja kontratën, si provë të eksportit. Neni 28 Rietiketimi zyrtar i materialit mbjellës dhe shumëzues bimor 1. Materiali mbjellës dhe shumëzues bimor i importuar, që plotëson kërkesat e përcaktuara në pikat 7 e 9 të nenit 4 të këtij ligji, mund të riambalazhohet ose/dhe të rietiketohet me etiketa zyrtare, të lëshuara nga ESHFF-ja me kërkesën e operatorit profesionist. ESHFF-ja lëshon etiketat zyrtare për rietiketim vetëm pasi të verifikojë nëse materiali mbjellës dhe shumëzues bimor plotëson kërkesat e përcaktuara në këtë ligj për certifikimin zyrtar. 2. Shpenzimet për etiketat dhe për etiketimin zyrtar përballohen nga operatori profesionist. 3. Tarifat për etiketat zyrtare dhe për etiketimin zyrtar përcaktohen me udhëzim të përbashkët të ministrit dhe të ministrit përgjegjës për financat. KREU VI PROCEDURAT E REGJISTRIMIT TË VARIETETEVE NË KATALOGUN KOMBËTAR Neni 29 Katalogu Kombëtar (Ndryshuar shkronja “a” e pikës 4 me ligjin nr. 12/2019, datë 5.3.2019; ndryshuar pika 3 dhe hequr togfjalësh në pikën 2 me ligjin nr. 21/2025, datë 13.3.2025) 1. KK-ja është lista zyrtare e varieteteve të specieve të bimëve, të përcaktuara në shkronjën “a” të nenit 1 të këtij ligji, materiali mbjellës dhe shumëzues bimor i të cilave prodhohet, përgatitet për treg, importohet dhe tregtohet në Republikën e Shqipërisë. 2. Procedura për përfshirjen e një varieteti në KK drejtohet nga ESHFF-ja, e cila shqyrton të gjitha kërkesat për pranim. 3. Katalogu Kombëtar publikohet në faqen zyrtare të Entit Shtetëror të Farave dhe Fidanëve e të ministrisë dhe përditësohet sa herë që pëson ndryshime. Forma dhe përmbajtja e Katalogut Kombëtar miratohen me urdhër të ministrit. 4. Kërkesa për regjistrim në KK paraqitet nga aplikuesi kur ai është: a) person fizik ose juridik, që ka të regjistruar në regjistrin tregtar si objekt veprimtarie prodhimin/importin e materialit mbjellës dhe shumëzues bimor. b) seleksioner ose person përgjegjës për mirëmbajtjen e varieteteve. Neni 30 16 Kërkesa për regjistrimin e një varieteti (Ndryshuar me ligjin nr. 21/2025, datë 13.3.2025) 1. Kërkesa për regjistrimin e një varieteti kryhet në sistemin online në platformën qeveritare “e-Albania” dhe përmban: a) dokumentin që vërteton provën e kryer për dallueshmëri, uniformitet dhe stabilitet (DUS); b) deklaratën në rastet kur kërkesa bëhet për regjistrimin e një varieteti të një fare bari, që nuk ka destinacion prodhimin foragjer, ose për një varietet të përcaktuar për përdorim vetëm si komponent gjenetik për prodhimin e materialit mbjellës dhe shumëzues bimor të bimëve apo i një varieteti, i cili është OMGJ. 2. Të dhënat e kërkuara nga kërkuesi për origjinën e varietetit trajtohen si të dhëna konfidenciale. Neni 31 Kushtet për regjistrimin e varietetit në Katalogun Kombëtar (Ndryshuar pika 3 me ligjin nr.105/2015, datë 1.10.2015; ndryshuar pika 1 dhe 2 me ligjin nr. 21/2025, datë 13.3.2025) 1. Regjistrimi i varietetit në Katalogun Kombëtar kryhet nëse plotësohen këto kushte: a) vërtetohet se varieteti është testuar për dallueshmëri, uniformitet dhe stabilitet, është miratuar si varietet i ri dhe është caktuar personi përgjegjës për ruajtjen e tij; b) vërtetohet e drejta për përdorimin e këtij varieteti; c) plotëson standardet e pranueshme për vlerën e kultivimit dhe të përdorimit, të miratuara me vendim të KRV-së; ç) deklarohet se varieteti nuk bën pjesë në listën e llojeve të huaja invazive dhe/apo miratimin përkatës nga ministria përgjegjëse për mjedisin. 2. Një varietet, që është OMGJ, regjistrohet vetëm nëse plotëson kushtet e specifikuara në pikën 1 të këtij neni, dhe nëse pranimi ose mbajtja e një varieteti të tillë nuk bie në kundërshtim me legjislacionin përkatës për OMGJ-të. 3. Pavarësisht nga përcaktimi i bërë në pikën 1, të këtij neni, vlera e pranueshme për kultivimin dhe përdorimin nuk kërkohet në rastet e hibrideve: a) të perimeve,me përjashtim të varieteteve; b) të farave të barit, nëse nuk kanë qëllim prodhimin e foragjereve; c) të paracaktuara për t’u përdorur vetëm si komponent prindëror për prodhimin e materialit mbjellës dhe shumëzues bimor të ri. 4. Në rastin e farave të barit, që nuk kanë për qëllim prodhimin e foragjereve, ESHFF- ja mund të kontrollojë përshtatjen e varietetit në lidhje me destinacionin e specifikuar në kërkesë nga aplikuesi. Neni 32 Vlerat e kultivimit dhe të përdorimit të një varieteti 1. Vlera për kultivim dhe përdorim e një varieteti të paraqitur për regjistrim në KK konsiderohet e përshtatshme nëse, krahasuar në provat e kryera për vlerat e kultivimit e të përdorimit me varietete të tjera, të regjistruara në KK, ofron një përmirësim të qartë të treguesve sasiorë dhe cilësorë të prodhimit. 17 2. Pavarësisht nga përcaktimi i bërë në pikën 1 të këtij neni, vlerat e varietetit të paraqitur për regjistrim në KK konsiderohen të përshtatshme për kultivim e përdorim, edhe nëse karakteristika të veçanta individuale të tij janë inferiore krahasuar me ato të varieteteve të kontrollit, me kusht që në tërësinë e tyre karakteristikat e tij të mbizotërojnë ato të varieteteve të kontrollit. Neni 33 Testimi i varietetit (Ndryshuar pika 2 me ligjin nr.105/2015, datë 1.10.2015; ndryshuar fjalia e parë e pikës 2 me ligjin nr. 21/2025, datë 13.3.2025) 1. Për t’u regjistruar në KK varieteti kalon në provat zyrtare për vlerat e kultivimit dhe duhet të plotësojë kërkesat e përcaktuara për vlerat e kultivimit dhe të përdorimit të një varieteti. Sasia e materialit mbjellës dhe shumëzues bimor të përcaktuar për provat zyrtare të varietetit sigurohet nga aplikanti. 2. Në qoftë se kërkuesi deklaron në kërkesë se varieteti është testuar për dallueshmëri, uniformitet e stabilitet dhe është miratuar si varietet i ri në Republikën e Shqipërisë ose në një nga shtetet anëtare të Bashkimit Evropian ose në një nga shtetet nënshkruese të konventës së UPOV-it, testimi mundet të mos kryhet me kusht që operatori profesionist për materialin mbjellës dhe shumëzues bimor që kërkon të testojë, të paraqesë në Entin Shtetëror të Farave dhe Fidanëve dokumentacion zyrtar, nëpërmjet të cilit vërtetohen karakteristikat e materialit mbjellës e shumëzues bimor (skeda) dhe provën e kryer për dallueshmëri, uniformitet e stabilitet (DUS). Sipas nevojës, ESHFF-ja mund të kërkojë nga subjektet homologe në shtetet anëtare të Bashkimit Europian ose në shtetet nënshkruese të konventës së UPOV-it testet dhe rezultatet për dallueshmëri, uniformitet dhe stabilitet për varietetet e paraqitura në kërkesë, për regjistrim në KK. 3. Për varietete, të cilat janë OMGJ, testimi duhet të kryhet sipas procedurës, në përshtatje me këtë ligj dhe me legjislacionin përkatës për OMGJ-të. 4. Testimi i një varieteti mund të kryhet nga ESHFF-ja ose subjekte publike a private, sipas përcaktimit të bërë në kreun IX të këtij ligji. 5. Shpenzimet për testimin e varietetit mbulohen nga aplikanti. 6. Procedura dhe metoda e testimit të varieteteve, sipas pikave 1, 2 e 3 të këtij neni, përcaktohen me vendim të Këshillit të Ministrave, me propozim të ministrit. 7. Tarifat për testimin e varietetit për regjistrim në KK përcaktohen me udhëzim të përbashkët të ministrit dhe të ministrit përgjegjës për financat. Neni 34 Emri i varietetit 1. Në qoftë se varieteti është i regjistruar në KK-në e një shteti anëtar të Bashkimit Europian ose të një shteti nënshkrues të konventës së UPOV-it, pranimi në KK-në e Republikës së Shqipërisë bëhet me emrin e regjistruar në katalogjet e sipërpërmendura, përjashtuar rastet kur emri i varietetit bie në kundërshtim me rregulloret për tiparet dalluese dhe përcaktimin e origjinës dhe, në këtë rast, lind nevoja e përshtatjes së emrit. 2. Në qoftë se përshtatja e emrit është e domosdoshme dhe e justifikueshme, ESHFF-ja thërret aplikantin që të propozojë një emër të ri për varietetin, jo më vonë se 60 ditë nga data e aplikimit. 18 3. Kërkesat për përshtatjen e emrit të varietetit përcaktohen me udhëzim të ministrit. Neni 35 Regjistrimi i varietetit në Katalogun Kombëtar (Ndryshuar me ligjin nr. 21/2025, datë 13.3.2025) 1. Komisioni i Regjistrimit të Varietetit (KRV), sipas vlerësimit të dërguar nga ESHFF-ja për vlerën e kultivimit dhe përdorimit (VKP) dhe të DUS-it, vendos për regjistrimin ose jo të varietetit në Katalogun Kombëtar. 2. Kostoja financiare e krijuar për regjistrimin e varietetit përballohet nga operatori profesionist. 3. Procedura dhe afatet e vlefshmërisë së regjistrimit të një varieteti në Katalogun Kombëtar miratohen me udhëzimin e ministrit. Neni 36 Çregjistrimi i varietetit nga Katalogu Kombëtar (Ndryshuar shkurtesa në shkronjën “c” të pikës 1 dhe pika 2 me ligjin nr. 21/2025, datë 13.3.2025) 1. Një varietet çregjistrohet nga KK-ja në rastet e mëposhtme: a) me përfundimin e periudhës, për të cilën një varietet është regjistruar në KK; b) me kërkesën e personit që ka kërkuar regjistrimin në KK; c) me kërkesën e ESHFF, kur vërehet se varieteti nuk ruhet e mirëmbahet për uniformitet e stabilitet nga personi përgjegjës dhe ka humbur vlerat për kultivim e përdorim; ç) kur të dhënat e paraqitura nga aplikanti rezultojnë të falsifikuara. 2. Vendimi për çregjistrimin merret nga Komisioni i Regjistrimit të Varieteteve (KRV). 3. Proceduara e çregjistrimit të varieteteve nga KK-ja përcaktohet me udhëzim të ministrit. Neni 37 Rinovimi i regjistrimit të varietetit në Katalogun Kombëtar 1. Kërkesa për rinovimin e regjistrimit të varietetit në KK depozitohet nga aplikuesi ose personi përgjegjës i autorizuar prej tij. 2. ESHFF-ja miraton kërkesën, nëse plotësohen kushtet e përcaktuara për vlerat e kultivimit dhe të përdorimit të një varieteti, të konfirmuara nëpërmjet provave zyrtare të testimit. Vendimi është i formës së prerë dhe botohet në buletinin zyrtar të tij. 3. Shpenzimet financiare të rinovimit të regjistrimit të varietetit përballohen nga aplikuesi. Tarifat përkatëse përcaktohen me udhëzim të përbashkët të ministrit dhe të ministrit përgjegjës për financat. 4. Proceduara e rinovimit të regjistrimit, forma dhe përmbajtja e kërkesës për rinovimin e regjistrimit të varietetit në KK përcaktohen me udhëzim të ministrit. Neni 38 Mbajtja e dokumentacionit 19 1. ESHFF-ja mban të gjithë dokumentacionin ku bazohet vendimi i tij për regjistrimin e varietetit në KK. 2. ESHFF-ja i mban këto dokumente për të paktën dy vjet nga data e daljes së vendimit për refuzimin e regjistrimit të varietetit në KK dhe për pesë vjet nga data e çregjistrimit të varietetit nga KK-ja. 3. Këto të dhëna janë publike përveç atyre që konsiderohen sekret për biznesin dhe vihen në dispozicion në përputhje me legjislacionin e mbrojtjes së të dhënave. Neni 39 Ruajtja e mostrave standarde të materialit mbjellës e shumëzues bimor të një varieteti (Ndryshuar fjalë në pikën 1 me ligjin nr. 21/2025, datë 13.3.2025) 1. Për secilin varietet, farë apo material tjetër mbjellës dhe shumëzues bimor, të regjistruar në KK, të prodhuar dhe të certifikuar zyrtarisht në Republikën e Shqipërisë, mbahet një mostër standarde. Mostrat standarde ruhen për një periudhë 1-vjeçare në mjediset e ESHFF-së. 2. Mbajtja e mostrave standarde të materialit mbjellës e shumëzues bimor të një varieteti financohet nga Buxheti i Shtetit. Neni 40 Komisioni i Regjistrimit të Varieteteve (KRV) (Ndryshuar me ligjin nr. 21/2025, datë 13.3.2025) 1. Komisioni i Regjistrimit të Varieteteve (KRV) është organ kolegjial, teknik, i përhershëm dhe vendimmarrës. 2. Përbërja, organizimi dhe funksionimi i Komisionit të Regjistrimit të Varieteteve (KRV) miratohen me urdhër të ministrit. 3. Anëtarët e komisionit caktohen me urdhër të ministrit, me propozimin e institucioneve përkatëse. 4. Anëtarët e Komisionit nuk duhet të kenë konflikt interesi në fushën e MMSHB-së dhe paraprakisht duhet të deklarojnë marrëdhëniet, nëse kanë, me subjektet e prodhimit apo të tregtimit të MMSHB-së. KREU VII STRUKTURAT PËRGJEGJËSE Neni 41 Enti Shtetëror i Farave dhe Fidanëve (Ndryshuar shkronja “e” me ligjin nr. 67/2013, datë 14.2.2013 dhe nr.105/2015, datë 1.10.2015; ndryshuar shkronja “a” dhe “e”, shtuar shkronja “ë” me ligjin nr. 21/2025, datë 13.3.2025) 1. ESHFF-ja është person juridik publik, që funksionon në varësi të ministrit, me financim nga Buxheti i Shtetit. Detyrat e këtij enti për realizimin e qëllimit të këtij ligji janë si më poshtë: a) të ndjekë procedurat për regjistrimin e varieteteve; 20 b) të organizojë dhe të drejtojë sistemin e informacionit në fushën e prodhimit të materialit mbjellës dhe shumëzues bimor; c) të organizojë dhe të kryejë testimin e materialit mbjellës dhe shumëzues bimor të ri, të krijuar ose/dhe të importuar; ç) të organizojë dhe të drejtojë procedurat e certifikimit zyrtar të materialit mbjellës dhe shumëzues bimor, përgatitjen e etiketës zyrtare dhe administrimin e saj; d) të lidhë kontrata publike të shërbimeve me subjektet, publike e private, për realizimin e procedurave të certifikimit zyrtar, të testimit të materialit mbjellës dhe shumëzues bimor, si dhe kryerjen e mbikëqyrjes për realizimin e detyrave të tyre; dh) të bashkëpunojë me struktura dhe organizata të tjera, brenda dhe jashtë vendit, për të marrë pjesë në veprimtari që kanë të bëjnë me materialin mbjellës dhe shumëzues bimor; e) të analizojë mostrat e materialit mbjellës e shumëzues bimor të vendosura në treg, të sjella nga struktura përgjegjëse për inspektimin dhe kontrollin zyrtar të ushqimit dhe të ushqimit për kafshë, si dhe subjektet private; ë) të publikojë KK-në në faqen zyrtare. 2. Organizimi dhe funksionimi i ESHFF-së përcaktohen me vendim të Këshillit të Ministrave, me propozim të ministrit. Neni 42 Struktura përgjegjëse për inspektimin e kontrollin zyrtar të ushqimit dhe të ushqimit për kafshë (Ndryshuar paragrafi i parë i pikës 1 dhe ndryshuar pika 2 me ligjin nr. 67/2013, datë 14.2.2013; ndryshuar shkronja “a” e pikës 1 me ligjin nr. 105/2015, datë 1.10.2015; ndryshuar titulli, fjalia hyrëse dhe shkronja “a” e pikës 1, hequr fjalë në shkronjën “c” të pikës 1 me ligjin nr. 21/2025, datë 13.3.2025) 1. Detyrat e institucionit përgjegjës për kontrollin zyrtar për realizimin e qëllimit të këtij ligji janë: a) të kontrollojë materialin mbjellës dhe shumëzues bimor të operatorit profesionist në çdo kohë dhe në çdo vend ku ai magazinohet e tregtohet; b) të kontrollojë materialin mbjellës dhe shumëzues bimor nëse plotëson kërkesat e përcaktuara në këtë ligj; c) të kontrollojë në magazinat e operatorëve profesionist, ose në treg materialin mbjellës shumëzues bimor, për plotësimin e kërkesave për tregtim, të përcaktuara në këtë ligj; ç) të kontrollojë përfituesit e kontratave publike të shërbimeve, sipas këtij ligji. 2. Inspektorati i strukturës përgjegjëse për inspektimin dhe kontrollin zyrtar të ushqimit dhe të ushqimit për kafshë, për zbatimin e masave administrative dhe kryerjen e detyrës, bashkëpunon me Policinë e Shtetit, me strukturat përgjegjëse të Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave dhe të Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve. Neni 43 Veprimtari të ndaluara (Ndryshuar shkronjat “c” dhe “dh” dhe shtuar paragrafi i fundit me ligjin nr. 67/2013, datë 14.2.2013, ndryshuar shkronja “a” dhe “c” me ligjin nr. 12/2019, datë 5.3.2019; ndryshuar me ligjin nr. 21/2025, datë 13.3.2025) 21 1. Ndalohet prodhimi dhe vendosja në treg: a) e materialit mbjellës e shumëzues bimor të paregjistruar në Katalogun Kombëtar, me përjashtim të rasteve kur parashikohet ndryshe në këtë ligj; b) e materialit mbjellës e shumëzues bimor, në kundërshtim me pikën 5 të nenit 11 dhe me pikën 1 të nenit 23 të këtij ligji. 2. Ndalohet përkohësisht tregtimi i materialit mbjellës e shumëzues bimor, i cili nuk është ambalazhuar dhe etiketuar sipas përcaktimeve të bëra në këtë ligj dhe në aktet nënligjore në zbatim të tij. Neni 44 Analizat e materialit mbjellës dhe shumëzues bimor (Ndryshuar me ligjin nr. 12/2019, datë 5.3.2019; ndryshuar pika 2 me ligjin nr. 21/2025, datë 13.3.2025) 1. Analizat laboratorike zyrtare të materialit mbjellës dhe shumëzues bimor kryhen në laborator testues dhe/ose në laborator reference, miratuar nga ministri. Laboratorët miratohen vetëm pasi të jenë akredituar. Lista e analizave të miratuara duhet të jetë e përfshirë në listën e analizave, për të cilin laboratori është akredituar. 2. Laboratori i referencës kryen analizat e mostrave, që merren për efekt verifikimi dhe vlerësimi të treguesve cilësorë për certifikimin zyrtar të materialit mbjellës e shumëzues bimor, sipas metodikave të Shoqatës Ndërkombëtare të Testimit të Farërave (ISTA). 3. Kriteret që duhet të plotësojnë laboratorët testues dhe laboratorët e referencës për t’u miratuar, si dhe procedura për miratimin e tyre përcaktohen me udhëzim të ministrit. 4. Procedura që ndiqet për marrjen e mostrave dhe transporti i tyre për kryerjen e analizave në laborator përcaktohen me udhëzim të ministrit. 5. Lista e analizave që kryejnë laboratorët e referencës miratohet me urdhër të ministrit dhe botohet në Fletoren Zyrtare. KREU VIII MARRJA DHE PËRDORIMI I TË DHËNAVE DHE INFORMACIONIT Neni 45 Marrja dhe përdorimi i të dhënave 1. ESHFF-ja, për mbajtjen dhe ruajtjen e të dhënave të operatorëve profesionistë, të licencuar, të të dhënave të prodhimit, të importit dhe të eksportit të materialit mbjellës dhe shumëzues bimor të KK-së mund të marrë dhe mund të përdorë të dhëna, të mbajtura nga ente shtetërore të autorizuara, subjekte, agjenci publike, koncesionare dhe autoritete të tjera të autorizuara. 2. Administruesit e këtyre të dhënave, të hartave, të fotove ortodixhitale janë të detyruar t’i japin ESHFF-së çdo informacion, pa pagesë, përjashtuar kostot e drejtëpërdrejta të materialeve, të kopjeve ekstra dhe përpunimit të të dhënave. 3. Mënyra e marrjes së të dhënave nga subjektet e përcaktuara në pikën 1 të këtij neni dhe administrimi i tyre nga ESHFF-ja bëhen sipas legjislacionit në fuqi. Neni 46 22 Komunikimi i të dhënave Të dhënat e krijuara dhe të administruara nga ESHFF-ja janë publike, përveç të dhënave që vlerësohen të dhëna personale dhe përbëjnë sekret tregtar. Në këtë rast, të dhënat u vihen në dispozicion të tretëve, në përputhje me legjislacionin e mbrojtjes së të dhënave personale dhe legjislacionin për shoqëritë tregtare. Neni 47 Financimi i bazës së të dhënave Baza e të dhënave, që sigurohen dhe administrohen nga ESHFF-ja, në përputhje me përcaktimet e bëra në këtë ligj, financohet nga Buxheti i Shtetit. KREU IX SHËRBIMET DHE KONTRATAT PUBLIKE TË SHËRBIMEVE NË FUSHËN E MATERIALIT MBJELLËS DHE SHUMËZUES BIMOR Neni 48 Veprimtaritë dhe financimi publik Shërbimi publik në fushën e materialit mbjellës dhe shumëzues bimor financohet nga Buxheti i Shtetit. Neni 49 Kryerja e shërbimeve publike 1. Detyrat e shërbimit publik për testimin e varieteteve për vlerën e kultivimit dhe të përdorimit për pranim në KK, si dhe për procedurat për certifikimin zyrtar të materialit mbjellës dhe shumëzues bimor kryhen nga ESHFF-ja ose subjekte, publike e private, që veprojnë në fushën e bujqësisë, me kusht që personeli që kryen këto procedura të plotësojë kërkesat e caktuara të kualifikimit. 2. Kushtet, që duhet të plotësojnë subjektet publike e private, për kryerjen e shërbimit publik, përcaktohen me vendim të Këshillit të Ministrave, me propozim të ministrit. Neni 50 Shërbime publike me të tretë 1. ESHFF-ja mund t’ua delegojë shërbimin publik të testimit të varieteteve, për vlerën e kultivimit dhe të përdorimit, me qëllim regjistrimin në KK të procedurave të certifikimit zyrtar të materialit mbjellës dhe shumëzues bimor, subjekteve të përcaktuara në pikën 1 të nenit 49 të këtij ligji, sipas rregullave të prokurimit publik. 2. Marrëdhëniet ndërmjet ESHFF-së dhe zbatuesit të shërbimit publik të testimit të varieteteve për vlerën e kultivimit dhe të përdorimit, me qëllim regjistrimin në KK, për procedurat e certifikimit zyrtar të materialit mbjellës dhe shumëzues bimor përcaktohen me kontratën publike të shërbimeve. 23 Neni 51 Mbikëqyrja për zbatimin e shërbimit publik Mbikëqyrja teknike për zbatimin e detyrave të shërbimit publik për testim të varieteteve për vlerën e kultivimit dhe të përdorimit, me qëllim rregjistrimin në KK, për procedurat e certifikimit zyrtar të materialit mbjellës dhe shumëzues bimor bëhet nga ESHFF-ja. Neni 52 Kontratat publike të shërbimeve 1. Për zbatimin e detyrave të përcaktuara në nenet 49, 50 dhe 51 të këtij ligji, ESHFF-ja lidh kontrata publike të shërbimeve me subjektet, publike dhe private, që përmbushin kushtet e përcaktuara në pikën 2 të nenit 49 të këtij ligji. 2. Kontratat publike të shërbimeve lidhen në vijim të procedurave të prokurimit publik. 3. Kontrata publike e shërbimeve zgjidhet nga ESHFF-ja nëse përfituesi i kontratës ndryshon kushtet e përcaktuara ose vepron në kundërshtim me rregullat e vendosura. Kundër vendimit të ESHFF-së, përfituesi i kontratës mund të ankohet te ministri. KREU X KUNDËRVAJTJE ADMINISTRATIVE Neni 53 Kundërvajtje administrative Përbëjnë kundërvajtje administrative shkeljet e mëposhtme: 1. Tregtimi i materialit mbjellës dhe shumëzues bimor, në kundërshtim me kërkesat e pikave 1, 2, 3, 4, 5, 6 , 7 shkronjat “b”, “ç” dhe “d” dhe 8 të nenit 4 të këtij ligji. 2. Tregtimi i materialit mbjellës dhe shumëzues bimor, në kundërshtim me kërkesat e pikës 1 të nenit 5 të këtij ligji. 3. Tregtimi i materialit mbjellës dhe shumëzues bimor, në kundërshtim me kërkesat e pikës 2 të nenit 6 të këtij ligji. 4. Tregtimi i materialit mbjellës dhe shumëzues bimor i farave të përziera, në kundërshtim me kërkesat e pikës 1 të nenit 8 të këtij ligji. 5. Prodhimi për qëllim tregtimi i materialit mbjellës dhe shumëzues bimor, në kundërshtim me kërksat e pikave 1, 2, 3, 4, 5, 6 dhe 7 të nenit 11 të këtij ligji. 6. Mosdeklarimi i prodhimit të materialit mbjellës dhe shumëzues bimor, sipas kërkesave të pikave 1 dhe 2 të nenit 12 të këtij ligji. 7. Moszbatimi nga operatori profesionist i detyrave të lëna nga inspektori, sipas kërkesës së pikës 1 të nenit 13 të këtij ligji. 8. Mospërputhja e të dhënave të cilësisë, të deklaruara nga operatori profesionist, me të dhënat e rezultuara nga analiza e mostrave të kontrollit, sipas pikës 3 të nenit 13 të këtij ligji. 9. Importimi i materialit mbjellës dhe shumëzues bimor, në kundërshtim me kërkesat e pikës 2 të nenit 23 të këtij ligji. 24 10. Importimi i materialit mbjellës dhe shumëzues bimor, në kundërshtim me kërkesat e pikave 1 dhe 2 të nenit 27 të këtij ligji. Neni 54 Sanksionet (Ndryshuar shkronja “b” e pikës 6 dhe shtuar pika 10 me ligjin nr. 67/2013, datë 14.2.2013, ndryshuar me ligjin nr.105/2015, datë 1.10.2015, ndryshuar pika 7, me ligji nr. 12/2019, datë 5.3.2019) Për kundërvajtjet administrative, të parashikuara në nenin 53, të ligjit, nga inspektori jepen këto ndëshkime: 1. Për shkeljet e parashikuara në pikat 3 dhe 6, gjobë 70 mijë lekë. 2. Për shkeljet e parashikuara në pikën 1: a) gjobë 200 mijë lekë, për shkeljet që parashikohen në pikat 1, 2, 3, 5, 6, 7, shkronjat “b”, “ç” dhe “d”, dhe 8, të nenit 4, të ligjit; b) përveç gjobës, për rastet sipas pikave 2, 3, 5 e 7, shkronjat “b”, “ç” dhe “d”, të nenit 4, të ligjit, merret masë bllokimi, asgjësimi e kthimi në vendin e origjinës me shpenzimet e operatorit profesionist. 3. Për shkeljet e parashikuara në pikën 2, gjobë 70 mijë lekë dhe merret masë bllokimi, asgjësimi ose kalimi për konsum, kur materiali është i konsumueshëm. 4. Për shkeljet e parashikuara në pikën 4: a) sanksione të njëjta me ato të parashikuara në shkronjën “a”, të pikës 2, të këtij neni; b) gjobë 70 mijë lekë, për shkeljet e parashikuara në shkronjat “b” dhe“c”, të nenit 8, të ligjit. 5. Për shkeljet e parashikuara në pikën 5: a) gjobë 70 mijë lekë, për shkeljet e parashikuara në pikat 1, 2, 3 dhe 4, të nenit 11, të ligjit. b) për shkeljet, sipas pikave 5, 6 dhe 7, të nenit 11, të ligjit, merret masë bllokimi, asgjësimi ose kalimi për konsum, kur materiali është i konsumueshëm. 6. Për shkeljet e parashikuara në pikën 7: a) gjobë 30 mijë lekë; b) në rastet kur operatori profesionist, nuk plotëson detyrat e lëna nga inspektori në më shumë se dy herë, AKU-ja i propozon ministrit heqjen e licencës së operatorit profesionist. 7. Për shkeljet e parashikuara në pikën 8, gjobë 40 000 (dyzet mijë) lekë dhe merret masë bllokimi, asgjësimi ose kthimi në vendin e origjinës. 8. Për shkeljet e parashikuara në pikën 9, gjobë 70 mijë lekë dhe kthim në vendin e origjinës me shpenzimet e importuesit. 9. Për shkeljet e parashikuara në pikën 10, gjobë 70 mijë lekë dhe bllokim deri në plotësimin e kërkesave ligjore. 10. Gjoba dhe masat e parashikuara në shkronjën “a”, të pikave 5 dhe 6, të këtij neni, janë dënime kryesore. Ndërsa masat ndëshkuese të tjera, të parashikuara në këtë nen, janë dënime plotësuese. Neni 55 Procedura e kundërvajtjes administrative 25 (Ndryshuar me ligjin nr.67/2013, datë 14.2.2013; ndryshuar pika 1 me ligjin nr. 21/2025, datë 13.3.2025) 1. Të drejtën e vendosjes së masës administrative, të përcaktuar në nenin 54 të këtij ligji, e kanë inspektorët e strukturës përgjegjëse për inspektimin dhe kontrollin zyrtar të ushqimit dhe të ushqimit për kafshë, në përputhje me kërkesat e këtij ligji dhe legjislacionin në fuqi për inspektimin. 2. Kundër vendimit të inspektorit mund të bëhet ankim në përputhje me ligjin për inspektimin. Neni 56 Ekzekutimi i vendimit Ekzekutimi i vendimit bëhet sipas procedurave të përcaktuara në ligjin nr.10 279, datë 20.5.2010 “Për kundërvajtjet administrative”. Neni 57 Të ardhurat nga vjelja e gjobave Të ardhurat që krijohen nga vjelja e gjobave kalojnë 100 për qind në Buxhetin e Shtetit. KREU XI DISPOZITA KALIMTARE DHE TË FUNDIT Neni 58 Aktet nënligjore (Hequr referenca në pikën 1 dhe shtohen në pikën 2 me ligjin nr. 12/2019, datë 5.3.2019) 1. Ngarkohet Këshilli i Ministrave të nxjerrë aktet nënligjore në zbatim të neneve 4 pika 9, 5 pika 2, 7 pika 2, 14 pika 3, 15 pika 3, 16 pika 4, 17 pika 4, 18 pika 1, 19 pika 5, 33 pika 6, 40 pika 2, 41 pika 2, dhe 49 pika 2 të këtij ligji. 2. Ngarkohet ministri të nxjerrë aktet nënligjore në zbatim të neneve 4 pika 10, 6 pikat 1 e 3, 8 pika 2, 9 pika 2, 10 pika 4, 11 pikat 5 e 8, 12 pika 4, 13 pika 6, 20 pika 2, 25 pika 2, 26 pika 4, 29 pika 3, 30 pika 4, 34 pika 3, 35 pika 3, 36 pika 3 dhe 37 pika 4, 44, pikat 3 dhe 4, të këtij ligji. 3. Ngarkohen ministri dhe ministri përgjegjës për financat të nxjerrin aktet nënligjore në zbatim të neneve 16 pika 3, 18 pika 3, 21 pika 3, 24 pika 5, 28 pika 3 dhe 33 pika 7 të këtij ligji. 4. Ngarkohen ministri dhe ministri përgjegjës për pyjet dhe bimët dekorative të nxjerrin aktin nënligjor në zbatim të nenit 4 pika 10 të këtij ligji. Neni 59 Dispozita kalimtare 1. Regjistrimi i varieteteve në KK bëhet në përputhje me përcaktimet e këtij ligji. 26 a) Aplikuesit për regjistrimin e një varieteti në KK mund të bëjnë një kërkesë për regjistrimin e varieteteve të përfshira aktualisht në katalogun zyrtar të specieve dhe varieteteve të bimëve bujqësore të kultivuara dhe të bimëve pyjore e dekorative, deri në një vit nga hyrja në fuqi e këtij ligji. b) Varietetet, të cilat në kohën e hyrjes në fuqi të këtij ligji kanë qenë të regjistruara, do të qëndrojnë të regjistruara deri në 2 vjet e gjysmë pas hyrjes në fuqi të këtij ligji. 2. Materiali mbjellës bimor, i cili është prodhuar, përpunuar dhe paketuar përpara hyrjes në fuqi të këtij ligji, mund të tregtohet deri në 2 vjet pas hyrjes në fuqi të këtij ligji. 3. Laboratorëve shtetërorë u lihet një periudhë 3-vjeçare nga data e hyrjes në fuqi të këtij ligji, për marrjen e certifikatës së akreditimit. Deri në marrjen e kësaj certifikate ato vazhdojnë të kryejnë shërbimet e parashikuara në këtë ligj. 4. Deri në momentin e daljes së akteve nënligjore, në zbatim të këtij ligji, mbeten në fuqi aktet nënligjore, të dala në zbatim të ligjit nr.8732, datë 24.1.2001 “Për materialin mbjellës bimor”, për aq sa nuk bien në kundërshtim me këtë ligj. 5. Pika 5 e nenit 4, pika 2 e nenit 30, pika 2 e nenit 31 dhe pika 3 e nenit 33 hyjnë në fuqi 5 vjet pas hyrjes në fuqi të këtij ligji. Dispozita kalimtare (Parashikuar me ligjin nr. 21/2025, datë 13.3.2025) Aktet nënligjore të miratuara në zbatim të ligjit nr. 10 416, datë 7.4.2011, “Për materialin mbjellës dhe shumëzues bimor”, i ndryshuar, zbatohen deri në miratimin dhe hyrjen në fuqi të akteve nënligjore të parashikuara në nenet 16, pika 4, 19, pika 5, 35, pika 3, dhe 40, pika 2, të ligjit. Neni 60 Shfuqizime Ligji nr.8732, datë 24.1.2001 “Për materialin mbjellës bimor”, shfuqizohet. Neni 61 Hyrja në fuqi Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare. Shpallur me dekretin nr.6982, datë 20.4.2011 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Bamir Topi

Law No.10416 dated 7.4.2011 on Planting and propagating Material · Nelum