Law No. 10220 on the moratorium applicable to sailing boats in the Republic of Albania
صدر في 2010-02-04 · النص بتاريخ 2026-10-01
القانون العام والإرشادات الرسمية منشورة بوصفها أبحاثاً. ليست مشورة قانونية أو ضريبية أو مالية.
البحث نفسه مكتوب بالإنجليزية. العناوين والوسوم مترجمة؛ أما النتائج والاقتباسات فغير مترجمة.
عن هذا القانون
- اللغة
- Albanian
- النوع
- قانون
- المنظمة
- European Union
- الدولة
- ألبانيا
- الموضوعات
- Sea, Water
- الكلمات المفتاحية
- navigation, territorial sea, maritime zone
أين تقرؤه
لا يوجد رابط مصدر مسجل لهذا القانون.
النص
نص القانون نفسه، مادةً مادة، كما هو محفوظ. لكل مادة رابطها.
1 LIGJ Nr.10 220, datë 4.2.2010 PËR SHPALLJEN E MORATORIUMIT PËR MJETET MOTORIKE LUNDRUESE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave, KUVENDI I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË VENDOSI: Neni 1 Pezullohen të gjitha lëvizjet e mjeteve motorike lundruese shqiptare në ujërat territoriale dhe të brendshme të Republikës së Shqipërisë, pavarësisht nga funksioni i përdorimit të mjetit, si dhe transporti i mjeteve lundruese në rrugë tokësore, me përjashtim të atyre të parashikuara në nenin 3 të këtij ligji. Pezullimi përfshin edhe mjetet motorike të lundrimit turistik dhe të sporteve ujore. Neni 2 Afati i zbatimit të këtij ligji është 3 vjet nga data e hyrjes në fuqi të tij. Neni 3 Përjashtohen nga ky moratorium: a) mjetet motorike lundruese në përdorim të organeve shtetërore dhe të shërbimeve portuale; b) mjetet lundruese të destinuara vetëm për peshkim, sipas ligjit nr.7908, datë 5.4.1995 “Për peshkimin dhe akuakulturën”, të ndryshuar; c) mjetet e transportit detar, që shërbejnë për transportin e mallrave; ç) mjetet e transportit detar, të licencuara për transport pasagjerësh dhe të klasifikuara nga Regjistri Detar Shqiptar si mjete lundruese për transport udhëtarësh; d) motorët e ujit. Neni 4 Shkeljet e këtij ligji, kur nuk përbëjnë vepër penale, përbëjnë kundërvajtje administrative dhe kundërvajtësi dënohet me gjobë në masën 800 000 - 1 000 000 lekë dhe me konfiskim të mjetit. Vendimi për masën administrative merret nga shefi i komisariatit të juridiksionit të konstatimit të shkeljes. Kundër këtij vendimi, brenda 10 ditëve nga marrja dijeni, bëhet ankim te drejtori i policisë së qarkut. 2 Neni 5 Ngarkohet Këshilli i Ministrave që, brenda 1 muaji nga hyrja në fuqi e këtij ligji, të nxjerrë aktet nënligjore në zbatim të neneve 1 e 3 të tij. Neni 6 Ngarkohen Policia e Shtetit dhe Roja Bregdetare për zbatimin e këtij ligji. Neni 7 Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare. Shpallur me dekretin nr.6432, datë 24.2.2010 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Bamir Topi