تخطَّ إلى المحتوى
Nelum
قوانين ألبانيا

Law No.10201 dated 17.12.2009 on the general registration of the agricultural economic units

صدر في 2009-12-17 · النص بتاريخ 2026-10-01

القانون العام والإرشادات الرسمية منشورة بوصفها أبحاثاً. ليست مشورة قانونية أو ضريبية أو مالية.

البحث نفسه مكتوب بالإنجليزية. العناوين والوسوم مترجمة؛ أما النتائج والاقتباسات فغير مترجمة.

عن هذا القانون

العنوان الأصلي
Ligj Nr.10 201, datë 17.12.2009 për regjistrimin e përgjithshëm të njësive ekonomike bujqësore.
اللغة
Albanian
النوع
قانون
المنظمة
European Union
الدولة
ألبانيا
الموضوعات
Agricultural and rural development
الكلمات المفتاحية
agricultural development, agricultural land, data collection/reporting, farming, financial agricultural measures, institution, policy/planning, registration, governance

أين تقرؤه

    لا يوجد رابط مصدر مسجل لهذا القانون.

النص

نص القانون نفسه، مادةً مادة، كما هو محفوظ. لكل مادة رابطها.

  1. LIGJ NR.10 201, DATË 17.12.2009 PËR REGJISTRIMIN E PËRGJITHSHËM TË NJËSIVE EKONOMIKE BUJQËSORE Në mbështetje të neneve 78 e 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave, KUVENDI I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË VENDOSI: KREU I DISPOZITA TË PËRGJITHSHME Neni 1 Objekti i ligjit Ky ligj rregullon organizimin dhe realizimin e regjistrimit të përgjithshëm të njësive ekonomike bujqësore brenda territorit të Republikës së Shqipërisë. Neni 2 Qëllimi i regjistrimit Regjistrimi i përgjithshëm i njësive ekonomike bujqësore bëhet me qëllim që: a) të sigurojë informacion të përgjithshëm dhe të hollësishëm për të gjitha njësitë ekonomike bujqësore, brenda territorit të Republikës së Shqipërisë; b) të ofrojë të dhëna të besueshme statistikore, të nevojshme për planifikimin dhe vënien në zbatim të politikave të përgjithshme të zhvillimit ekonomik bujqësor; c) të krijojë regjistrin e fermave bujqësore. Neni 3 Fusha e zbatimit të regjistrimit 1. Regjistrimi përfshin të gjitha njësitë ekonomike, që kanë në përdorim tokë bujqësore apo që mbarështojnë bagëti, ose që prodhojnë produkte bujqësore, brenda territorit të Republikës së Shqipërisë. Regjistrimi përfshin njësitë ekonomike bujqësore, që tregtojnë, njësitë ekonomike, që mbulojnë vetëm nevojat e tyre familjare, si edhe të gjitha njësitë, që ushtrojnë veprimtari tregtare me kohë të pjesshme. 2. Pyjet dhe kullotat në pronësi publike nuk përfshihen në fushën e zbatimit të këtij regjistrimi. Neni 4 Përkufizime Në këtë ligj termat e mëposhtëm kanë këto kuptime: a) “Regjistrim” është regjistrimi i përgjithshëm i njësive ekonomike bujqësore. b) “Njësi ekonomike bujqësore” është një njësi e vetme, si nga pikëpamja teknike, ashtu edhe ekonomike, e cila drejtohet nga një person i vetëm ose grup personash, për realizimin e veprimtarive bujqësore, brenda territorit të Republikës së Shqipërisë, të renditura në aneksin I, që i bashkëlidhet këtij ligji. c) “Drejtues i njësive ekonomike bujqësore” është personi fizik apo juridik, i cili, personalisht, si kultivues dhe mbarështues i drejtpërdrejtë ose me vartës e bashkëpjesëmarrës apo me persona dhe subjekte të tjera merr përsipër zhvillimin e një njësie ekonomike bujqësore. ç) “Vendndodhje” është vendndodhja administrative e selisë së njësisë ekonomike bujqësore. Neni 5 Të dhënat e mbledhura Në të dhënat e mbledhura gjatë regjistrimit përfshihen: a) vendndodhja e njësive ekonomike bujqësore; b) organizimi dhe struktura e tyre, statusi dhe forma ligjore e pronësisë; c) gjinia, mosha dhe vëllimi i punës se kryer nga anëtarët e familjeve dhe persona, që nuk janë anëtarë të këtyre familjeve; ç) të dhëna të hollësishme për sipërfaqet bujqësore, pyjet e kullotat në pronësi private, numrin e rrënjëve dhe numrin e bagëtive; d) makineritë dhe pajisjet e fermave; dh) karakteristikat e ndërtesave, që përdoren për qëllime bujqësore; e) të dhëna për ujitjen; ë) karakteristika të tjera të njësisë ekonomike, të cilat përcaktohen në aneksin 2, që i bashkëlidhet këtij ligji. Neni 6 Detyrimi për të raportuar Drejtuesit e njësive ekonomike bujqësore, objekt i regjistrimit të përgjithshëm, janë të detyruar që, në çastin e regjistrimit, të japin informacion të plotë, korrekt e të vërtetë, sipas pyetësorëve përkatës, të hartuar nga Instituti i Statistikave. Neni 7 Organet zbatuese dhe monitoruese Regjistrimi organizohet dhe realizohet nga Instituti i Statistikave, në përputhje me dispozitat e këtij ligji, nën mbikëqyrjen e Komisionit Qendror të Regjistrimit, me mbështetjen e komisioneve të regjistrimit në qarqe, komuna dhe bashki. Neni 8 Data e regjistrimit dhe periudha e mbledhjes së të dhënave Këshilli i Ministrave, me propozim të Komisionit Qendror të Regjistrimit, përcakton me vendim datën e fillimit dhe të mbarimit të regjistrimit dhe afatin e publikimit të të dhënave statistikore. Neni 9 Mbrojtja e të dhënave personale dhe sekreti profesional 1. Organet e përcaktuara në kreun II të këtij ligji, gjatë dhe pas përfundimit të procesit të regjistrimit, garantojnë: a) ruajtjen e plotë të fshehtësisë profesionale të të dhënave të regjistrimit, në përputhje me ligjet nr.9180, datë 5.2.2004 “Për statistikat zyrtare në Republikën e Shqipërisë” dhe nr.9887, datë 10.3.2008 “Për mbrojtjen e të dhënave personale në Republikën e Shqipërisë”; b) trajtimin si të dhëna anonime të të gjitha të dhënave personale të individëve, gjatë dhe pas përfundimit të procesit të regjistrimit; c) publikimin e çdo rezultati statistikor, në përputhje me dispozitat e këtij ligji. 2. Asnjë autoritet publik, në asnjë rrethanë nuk mund t’i shmanget këtij detyrimi. Neni 10 Rezultatet e regjistrimit 1. INSTAT-i paraqet dhe boton rezultatet e përkohshme dhe përfundimtare të regjistrimit në baza shkencore dhe profesionale. Rezultatet statistikore, në nivel vendi ose njësie të qeverisjes vendore, duhet të paraqiten në një formë, e cila përjashton çdo mundësi identifikimi të të dhënave personale. 2. Të dhënat e mbledhura në kuadër të këtij programi regjistrimi, i dërgohen edhe EUROSTAT-it, i cili nuk mund t’i transferojë pa autorizimin e INSTAT-it. KREU II PËRBËRJA, PËRGJEGJËSITË DHE MARRËDHËNIET E ORGANEVE TË NGARKUARA PËR REGJISTRIM Neni 11 Komisioni Qendror i Regjistrimit 1. Komisioni Qendror i Regjistrimit është organi më i lartë që mbikëqyr dhe drejton organizimin dhe realizimin e regjistrimit. 2. Mënyra e organizimit, funksionimit, përbërjes dhe kryesimi i Komisionit Qendror të Regjistrimit përcaktohen me vendim të veçantë të Këshillit të Ministrave. Neni 12 Përgjegjësitë e Komisionit Qendror të Regjistrimit Komisioni Qendror i Regjistrimit ka këto përgjegjësi: a) harton dhe miraton rregulloren e brendshme të funksionimit të tij; b) mbikëqyr dhe monitoron përgatitjen e zbatimin e regjistrimit; c) lehtëson dhe garanton bashkërendimin e punës për regjistrim, ndërmjet ministrive, institucioneve qendrore dhe palëve të tjera, të përfshira në këtë proces; ç) përcakton përbërjen dhe kryesimin e komisioneve të regjistrimit në qarqe dhe ia propozon për miratim Këshillit të Ministrave; d) miraton përbërjen dhe detyrat e komisioneve të regjistrimit në njësitë vendore, sipas përcaktimeve të bëra nga komisionet e regjistrimi në qarqe dhe ia propozon për miratim Këshillit të Ministrave; dh) miraton përmbajtjen e akteve nënligjore, të hartuara nga INSTAT-i dhe ia propozon për miratim Këshillit të Ministrave; e) kryen detyra të tjera, në përputhje me kërkesat e këtij ligji. Neni 13 Komisionet e regjistrimit në qarqe Komisionet e regjistrimit në qarqe ushtrojnë këto detyra: a) janë përgjegjëse për organizimin dhe realizimin e të gjithë procesit të regjistrimit, në juridiksionin e qarkut; b) miratojnë, me propozimin e këshillit të komunës/bashkisë, personelin (numrin dhe kualifikimin) e komisioneve të regjistrimit në bashki/komuna; c) trajnojnë dhe pajisin me bazën e duhur materiale personelin e regjistrimit, si dhe hartojnë programet e punës, në kuadër të këtij regjistrimi, për bashkitë dhe komunat. Neni 14 Komisionet e regjistrimit në bashki dhe komuna Komisionet e regjistrimit në bashki dhe komuna kryesohen nga kryetari i bashkisë ose komunës dhe ushtrojnë këto detyra: a) organizojnë, kryejnë dhe zbatojnë të gjithë kuadrin ligjor dhe udhëzimet e niveleve më të larta për regjistrimin në juridiksionin e tyre; b) përzgjedhin anketuesit në përputhje me nenin 19 të këtij ligji dhe me kriteret e kualifikimit të miratuara nga Këshilli i Ministrave me propozimin e INSTAT-it; c) organizojnë trajnimin e anketuesve; ç) marrin në dorëzim, administrojnë e dërgojnë materialet e regjistrimit në qark; d) organizojnë dhe mbikëqyrin zbatimin e regjistrimit drejtpërdrejt në terren. Neni 15 Instituti i Statistikave INSTAT-i ka këto përgjegjësi: a) harton programin e punës, përcakton metodologjinë, harton pyetësorin, përzgjedh mjetet teknike dhe programet kompjuterike të përshtatshme, nxjerr udhëzimet e nevojshme dhe kryen përgatitjen e zbatimin e regjistrimit në baza profesionale dhe shkencore; b) administron burimet njerëzore dhe financiare, të caktuara për regjistrim dhe i raporton Komisionit Qendror të Regjistrimit e donatorëve ndërkombëtarë për mënyrën e përdorimit të këtyre burimeve; c) harton termat e referencës, profilet e punës dhe udhëzimet e trajnimit, që duhen zbatuar nga komisionet e regjistrimit në qarqe dhe komisionet e regjistrimit në bashki dhe komuna, për përzgjedhjen e trajnimin e personelit të regjistrimit; ç) u propozon autoriteteve dhe organeve qeveritare përkatëse hapat që duhen ndërmarrë për regjistrimin, si dhe zhvillon fushatën për informimin e publikut; d) i paraqet propozime Komisionit Qendror të Regjistrimit për zhvillimin e veprimeve të regjistrimit; dh) drejton metodikisht punën për realizimin e regjistrimit në të gjitha fazat, në bashkëpunim me institucionet dhe organet e regjistrimit, në nivelin e njësive të qeverisjes vendore; e) paraqet e boton rezultatet paraprake dhe përfundimtare të regjistrimit; ë) harton akte nënligjore, në zbatim të këtij ligji dhe i paraqet ato për miratim në Komisionin Qendror të Regjistrimit; f) i siguron Ministrisë së Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit të gjithë dokumentacionin e nevojshëm, për kryerjen me efikasitet të veprimtarive statistikore pas realizimit të regjistrimit; g) përcakton masa që personeli i angazhuar në regjistrim dhe në plotësimin e pyetësorëve, i cili ka njohuri për të dhëna personale, t’i nënshtrohet detyrimit për ruajtjen e sekretit profesional të të dhënave, në përputhje me ligjet nr.9180, datë 5.2.2004 “Për statistikat zyrtare në Republikën Shqipërisë” dhe nr.9887, datë 10.3.2008 “Për mbrojtjen e të dhënave personale në Republikën e Shqipërisë” gjatë dhe pas përfundimit të marrëdhënieve të punës, si dhe masa për parandalimin e përpunimit të paautorizuar të të dhënave të mbledhura në kuadër të këtij regjistrimi. Neni 16 Zyra Qendrore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Zyra Qendrore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme i jep në kohë INSTAT-it listën e pronarëve të tokës, sipërfaqen në pronësi dhe adresat e vendndodhjes së tyre. Neni 17 Institucionet e tjera të përfshira në regjistrim Ministria e Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit, Ministria e Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave, Ministria e Brendshme dhe njësitë e qeverisjes vendore, ndërmjet institucioneve të tjera, në bashkëpunim me INSTAT-in, vënë në dispozicion të Komisionit Qendror të Regjistrimit të dhëna dhe burime për lehtësimin e veprimtarive të regjistrimit. Forma dhe mënyra e këtij bashkëpunimi përcaktohen me vendim të Këshillit të Ministrave. KREU III PROCEDURAT E REGJISTRIMIT Neni 18 Bërja publike e procedurave të regjistrimit 1. Qëllimet dhe procedurat e regjistrimit e detyrimet ligjore lidhur me të bëhen publike nëpërmjet shkëmbimeve shkresore zyrtare, medies dhe një fushate të gjerë njoftimesh, të drejtuar nga INSTAT-i. 2. Bërja publike e procedurave fillon të paktën katër javë para fillimit të regjistrimit. Neni 19 Personeli i regjistrimit 1. Në përbërje të personelit të regjistrimit janë: a) statisticienët, specialistët e fushës dhe personeli i teknologjisë së informacionit; b) personeli i administratës; c) mbikëqyrësit; ç) kontrollorët; d) anketuesit; dh) operatorët. 2. Kriteret për përzgjedhjen, rekrutimin dhe trajnimin e personelit të regjistrimit, si dhe detyrat e përgjegjësitë e personelit të regjistrimit miratohen nga Këshilli i Ministrave me propozim të INSTAT-it. 3. Procesi i rekrutimit të personelit të regjistrimit bëhet si më poshtë: a) rekrutimi i anketuesve bëhet nga komisionet e regjistrimit në komuna/bashki; b) rekrutimi i kontrollorëve bëhet nga komisionet e regjistrimit të qarqeve, me rekomandimin e komisioneve të regjistrimit në komuna/bashki; c) rekrutimi i mbikëqyrësve bëhet nga komisionet e regjistrimit të qarqeve; ç) rekrutimi i operatorëve, personelit të administratës dhe personelit tjetër bëhet nga INSTAT-i. Neni 20 Ndalimi për mbledhjen e të dhënave të ngjashme 1. Gjatë periudhës prej 6 javësh para fillimit të regjistrimit dhe gjatë të gjithë kohëzgjatjes së mbledhjes së të dhënave të regjistrimit të gjithë individëve dhe organizatave, me përjashtim të INSTAT-it, u ndalohet të grumbullojnë të dhëna nga njësitë ekonomike bujqësore, brenda territorit të Republikës së Shqipërisë. 2. Të gjitha subjektet, të cilave, gjatë periudhës së përmendur në pikën 1 të këtij neni, u nevojitet mbledhja e të dhënave, mund ta zhvillojnë këtë veprimtari vetëm me autorizim të veçantë, lëshuar nga Komisioni Qendror i Regjistrimit, në përputhje me legjislacionin në fuqi. KREU IV KUNDËRVAJTJET ADMINISTRATIVE Neni 21 Kundërvajtjet dhe gjobat 1. Moskryerja e detyrave, pengimi i procesit, vonesa në afate, si dhe çdo formë tjetër veprimtarie bërë me ose pa dashje nga personat fizikë e juridikë të përfshirë në regjistrim, përbën kundërvajtje administrative dhe çon në vënien para përgjegjësisë të tyre. Në rastin e kundërvajtjes administrative të shkaktuar nga personat juridikë publikë ose privatë, përgjegjësia i takon drejtuesve administrativë të tyre. 2. Shkeljet e mëposhtme, kur nuk përbëjnë vepër penale, përbëjnë kundërvajtje administrative dhe dënohen si më poshtë: a) Çdo shkelje e rregullave të parashikuara në nenin 9 përbën kundërvajtje administrative dhe dënohet me gjobë nga 20 000 deri në 40 000 lekë. b) Çdo shkelje e rregullave të parashikuara në nenin 20 përbën kundërvajtje administrative dhe dënohet me gjobë nga 50 000 deri në 100 000 lekë. 3. Mospërmbushja e detyrimit të parashikuar në nenin 6 të këtij ligji përbën kundërvajtje administrative dhe dënohet me gjobë deri në 5 000 lekë. Për rastet e përsëritura, gjobat janë nga 5 000 deri në 25 000 lekë për çdo shkelje. 4. Gjobat për kundërvajtjet administrative, siç parashikohet më sipër, vendosen nga kryetari i komisionit të regjistrimit në qark në rast se kundërvajtja ndodh në nivel komune/bashkie dhe nga Kryetari i Komisionit Qendror të Regjistrimit në rast se kundërvajtja bëhet në nivel qarku, me propozim të INSTAT-it. Neni 22 Ankimi 1. Kundër vendimit të Komisionit Qendror të Regjistrimit dhe atij të qarkut mund të bëhet ankim pranë gjykatës përkatëse brenda 10 ditëve nga data e shpalljes së vendimit. 2. Shqyrtimi i kundërvajtjeve administrative, ankimi dhe ekzekutimi i vendimeve bëhen në përputhje me ligjin nr.7697, datë 7.4.1993 “Për kundërvajtjet administrative”, të ndryshuar. KREU V DISPOZITA PËRFUNDIMTARE Neni 23 Aktet nënligjore Ngarkohet Këshilli i Ministrave që, brenda një muaji nga hyrja në fuqi e këtij ligji, të nxjerrë aktet nënligjore në zbatim të neneve 8, 11, 12, 17 e 19 të tij. Neni 24 Hyrja në fuqi Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare. Shpallur me dekretin nr.6376, datë 7.1.2010 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Bamir Topi ANEKSI 1 Lista e aktiviteteve bujqësore që i referohen definicionit të njësisë ekonomike bujqësore Aktivitetet e mëposhtme (të cilat mund të jenë aktivitete janë bazuar në Klasifikimin Statistikor Evropian të Aktiviteteve Ekonomike (Nace rev. 2), për prodhimin e kafshëve dhe të bimëve, gjueti dhe aktivitete të shërbimeve të lidhura me to dhe janë përdorur për përcaktimin e njësive ekonomike bujqësore. Përshkrimi i aktivitetit NACE Rev. 2 Shënime shtesë mbi aktivitetet e përfshira ose të përjashtuara kur përshkruhet aktiviteti bujqësor Kultivimi i bimëve jo shumëvjeçare 01.1 Kultivimi i bimëve shumëvjecare 01.2 Njësitë bujqësore të cilat prodhojnë verë ose vaj ulliri nga rrushi ose ulliri i prodhuar vetë janë përfshirë në fushën e mbulimit të këtij ligji. Shtimi i bimëve 01.3 Prodhimi i kafshëve 01.4 Të gjitha aktivitetet të klasifikuara nën 01.49 të NACE Rev.2 (rritja e kafshëve të tjera) do të përjashtohen nga fusha e këtij ligji me përjashtim: (i) rritja dhe seleksionimi i strucit, emus dhe lepujve; (ii) mbajtja e bletëve dhe prodhimi i mjaltit dhe dyllit të bletëve. Bujqësia e përzier 01.5 Aktivitete ndihmëse në bujqësi dhe aktivitete të pas korrjes 01.6 Në përgjithësi të gjitha njësitë që kryejnë aktivitete nën 01.6 te NACE rev. 2 janë përjashtuar nga fusha e këtij ligji në se ato janë ndërmarrë në mënyrë ekskluzive. Megjithatë, njësitë që vetëm mirëmbajnë tokën bujqësore në kushte të mira bujqësore dhe mjedisore (nën 01.61 të NACE Rev. 2) janë përfshirë në fushën e këtij ligji. ANEKS II Pragjet për Vrojtimin e Strukturës së Fermës dhe vrojtimin mbi metodat e prodhimit Karakteristikat Pragu (Threshold) Sipërfaqe e përdorur bujqësore Tokë e punueshme, kopshte, livadhe shumëvjeçare, bimë shumëvjeçare 5 ha Bimë shumëvjeçare Plantacione me fruta, mana, agrume dhe ullinj, vreshta dhe fidanishte. 1 ha Të tjera prodhime intensive Perime të freskëta, pjepra (melons) dhe luleshtrydhe, të cilat janë kultivuar jashtë ose nen mbulese mbrojtëse të ulët 0.5 ha Duhan 0.5 ha Hummulus lupulus (hops) 0.5 ha Pambuk 0.5 ha Bimët nen serra ose mbulesë tjetër mbrojtëse Perime të freskëta, pjepra dhe luleshtrydhe 0.1 ha Lule dhe bimë të tjera ornamentale (përjashtohen fidanishtet) 0.1 ha Gjedhi Të gjitha 10 krerë Derrat Të gjitha 50 krerë Dosat për mbarështim 10 krerë Të imtat Të gjitha 20 krerë Të dhirtat Të gjitha 20 krerë Shpendët Të gjitha 1 000 krerë ANEKSI III Lista e karakteristikave të vrojtimit të strukturës së fermës KARAKTERISTIKAT NJESITË/ KATEGORITË I. Karakteristika të përgjithshme Lokalizimi i njësisë Gjerësi (brenda harkut prej 5 minutash ose më pak) Gradë: minuta Gjatësi (brenda harkut prej 5 minutash ose më pak) Gradë: minuta Forma juridike e njësisë bujqësore Forma juridike dhe ekonomike e njësisë e përmbledhur sipas: një person fizik, i cili është drejtues i vetëm, ku njësia është e pavarur Po/Jo një ose më shumë persona fizik i cili është/janë partner, ku Po/Jo njësia është grupim njësish person ligjor Po / Jo Tipi i zotërimit (në lidhje me drejtuesin) dhe sistemi i kultivimit Sipërfaqe bujqësore e përdorur: Bujqësia organike II. Toka Tokë e punueshme Drithëra për prodhim kokërr ( përfshi dhe farën) ha Bishtajoret dhe bimët proteinike për prodhimin e kokrrave ha (përfshihen dhe përzierit e drithërave me farat bishtajoret) Patatet ( përfshihen patatja e hershme dhe fara e patates) ha Panxharsheqeri (përjashtohet fara) ha Foragjere rrënjore dhe lakra (përjashto farën) ha Bimët industriale ha Perime te freskëta, luleshtrydhe dhe pjepër: ha Në fushë të hapur ha Nën xham ose mbulesë tjetër mbrojtëse (të përshkueshme) ha ha Lule dhe bimë ornamentale (përjashtohen fidanishtet) ha ha Bimë që kositen për masë të gjelbër ha ha Farëra dhe fidanë që kultivohen në tokë të punueshme ha ha Të tjera bimë që kultivohen në toka të punueshme ha ha Tokë djerr ha ha Kopshtet ha ha Livadhe permanente (përhershme) ha Livadhe dhe kullota , përjashto kullotjen në vathe (në mal gjatë periudhës së verës) ha Kullotje në vathë ha ha Livadhe permanente që nuk përdoren më për qëllim prodhimi e përshtatshme për pagesën e subvencioneve ha ha Bimë shumëvjeçare ha ha Plantacionet e frutave ha ha Plantacione agrumesh ha ha Plantacione ullinjsh ha Ullinj që prodhohen për tavolinë ha ha Ullinj që prodhohen për prodhimin e vajit te ullirit ha ha Vreshta, prej të cilave prodhohet: ha ha Rrush tavoline ha ha Rrush për verë ha ha Fidanishte ha Të tjera bimë shumëvjeçare ha prej të cilave pemët e Krishtlindjes ha ha Të tjera toka ha ha Tokë bujqësore e papërdorur ha ha Sipërfaqe drusore ha ha Të tjera toka (tokë e okupuar nga ndërtesat, shtegje, oborre, pellgje, tokë jopjellore, shkëmbore etj) ha ha Sipërfaqe e ujitur ha III. Blegtoria Njëthundrakët Krerë Gjedhi Të imta dhe të dhirta Derrat Shpendët Bletët Koshere Blegtori e papërmendur më sipër Po/Jo IV. Makineritë Që i përkasin në mënyrë ekskluzive njësisë Traktorë me katër rrota, mjete transportuese Numër Kultivator, makina pluguese, plug rotativ dhe transportues motorik, Numër Kositëse e kombinuar Numër Të tjera kositëse plotësisht të mekanizuara Numër Makineri të përdorura për disa njësi Traktorë me katër rrota, mjete transportuese Po/Jo Kultivator, makina pluguese, plug rotativ dhe transportues motorik, Po/Jo Kositëse e kombinuar Po/Jo Të tjera kositëse plotësisht të mekanizuara Po/Jo V. Forcat e punës V. (i) Puna e fermës në njësi Drejtuesi Gjinia Mashkull/Femër Mosha Grup mosha(2) Puna e fermës në njësi (e ndarë nga punët e shtëpisë) AWU % band 1(3) Menaxheri Gjinia Mashkull/Femër Mosha Grup mosha Puna e fermës në njësi (e ndarë nga punët e shtëpisë) AWU % band 2(4) Trajnimi i menaxherit Trajnimi bujqësor i menaxherit Kodet e trajnimit(5) Trajnimi profesional i ndërmarrë nga menaxheri gjatë 12 muajve të fundit Po/Jo Vetëm anëtaret e familjes së drejtuesit që kryejnë punë në fermë për njësinë; meshkuj Puna e fermës ne njësi (e ndarë nga punët e shtëpisë) AWU % band 2 Vetëm anëtaret e familjes së drejtuesit që kryejnë punë në fermë për njësinë; femra Puna e fermës në njësi (e ndarë nga punët e shtëpisë) AWU % band 2 Puna e jo-familjarëve të punësuar rregullisht, meshkuj Puna e fermës në njësi (e ndarë nga punët e shtëpisë) AWU % band 2 Puna e jo-familjarëve të punësuar rregullisht, femër Puna e fermës në njësi (e ndarë nga punët e shtëpisë) AWU % band 2 Puna e jo-familjareve të punësuar jo-rregullisht, meshkuj dhe femra Numri total i ditëve ekuivalente me kohën e plotë të punës në fermë gjatë 12 muajve që paraprijnë ditën e vrojtimit, që nuk përfshihen në kategoritë e mëparshme dhe që gjatë të cilave, puna e ndërmarrë në njësi është realizuar nga persona të papunësuar direkt nga njësia (p.sh. të punësuar me kontratë). Ditë pune me kohë të plotë (full-time working days) V. (ii) Të tjera aktivitete fitimprurëse ( punë jo-bujqësore në njësi dhe punë jashtë njësisë) Të tjera aktivitete fitimprurëse të drejtuesit i cili është gjithashtu dhe Menaxher Si aktivitet kryesor i tij/ saj Po/Jo Si aktivitet ndihmës i tij/saj Po/Jo Nëse janë kryer aktivitete të tjera fitimprurëse Po/Jo Të tjera aktivitete fitimprurëse të bashkëshortit/tes të drejtuesit Po/Jo Të vetëm Si aktivitet kryesor i tij/ saj Po/Jo Si aktivitet ndihmës i tij/saj Po/Jo Nëse janë kryer aktivitete të tjera fitimprurëse Po/Jo Të tjera aktivitete fitimprurëse të anëtarëve të tjerë të familjes me pronar të Vetëm Si aktivitet kryesor i tij/ saj Po/Jo Si aktivitet ndihmës i tij/saj Po/Jo Nëse janë kryer aktivitete të tjera fitimprurëse Forcat e punës jo-familjare, që shfrytëzohen direkt mbi një bazë të rregullt dhe janë përfshire në aktivitete të tjera fitimprurëse, që janë lidhur direkt me Njësinë Si aktivitet kryesor i tij/ saj Po/Jo Si aktivitet ndihmës i tij/saj Po/Jo VI. Të tjera aktivitete fitimprurëse të njësisë që lidhen direkt me njësinë VI. (i) Lista e të tjera aktiviteteve fitimprurëse Turizëm, akomodim dhe të tjera aktivitete të kohës së lirë Po/Jo Transport me karroca (handcraft) Po/Jo Përpunimi i produkteve te fermës Po/Jo Puna me kontratë (duke përdorur mjetet e prodhimit të ndjesisë) Bujqësore (për njësitë e tjera) Po/Jo Jo-bujqësore Po/Jo Të tjera Po/Jo VI. (ii) Rëndësia e aktiviteteve të tjera fitimprurëse që janë të lidhura direkt me njësinë VII. Mbështetja për zhvillimin rural Njësitë që përfitojnë një nga masat e mëposhtme të zhvillimit rural gjatë tre viteve te fundit Përdorimi i shërbimit këshillimor Po/Jo Modernizimi i njësive bujqësore Po/Jo Pagesat e lidhura me Direktivën e Rrjetit të Ujit Po/Jo Inkurajimi i aktiviteteve të turizmit Po/Jo

Law No.10201 dated 17.12.2009 on the general registration of the agricultural economic units · Nelum