تخطَّ إلى المحتوى
Nelum
قوانين ألبانيا

Law n. 7895, dated 27 January 1995 Criminal Code of the Republic of Albania

صدر في 1995-01-27 · النص بتاريخ 2026-10-01

القانون العام والإرشادات الرسمية منشورة بوصفها أبحاثاً. ليست مشورة قانونية أو ضريبية أو مالية.

البحث نفسه مكتوب بالإنجليزية. العناوين والوسوم مترجمة؛ أما النتائج والاقتباسات فغير مترجمة.

عن هذا القانون

العنوان الأصلي
Ligji n. 7895, datë 27.01.1995 Kodi Penal i Republikës së Shqipërisë.
اللغة
Albanian; English
النوع
قانون
المنظمة
European Union
الدولة
ألبانيا
الموضوعات
Air and atmosphere, Environment, Fisheries and aquaculture, Forestry, Land and soil, Water, Wild species and ecosystems, Waste and hazardous substances, General
الكلمات المفتاحية
criminal code, offences/penalties, protection of environment, public health, air quality/air pollution, pollution control, hazardous substances, hazardous waste, waste management

أين تقرؤه

النص

نص القانون نفسه، مادةً مادة، كما هو محفوظ. لكل مادة رابطها.

  1. 1. Organizata kriminale është forma më e lartë e bashkëpunimit, në të cilën bëjnë pjesë tre ose më shumë persona dhe që dallohet nga shkalla e veçantë e organizimit, strukturimit, qëndrueshmërisë, kohëzgjatjes, si dhe nga qëllimi për kryerjen e një a më shumë veprave penale, për të realizuar përfitime materiale dhe jomateriale.

  2. 2. Organizata terroriste është një formë e veçantë e organizatës kriminale, e përbërë nga dy ose më shumë persona, që kanë një bashkëpunim të qëndrueshëm në kohë, me synim kryerjen e veprave me qëllime terroriste.

  3. 3. Banda e armatosur është një formë e veçantë bashkëpunimi që, duke zotëruar armë, municione luftarake dhe mjete të tjera të nevojshme, synon kryerjen e veprave penale, të parashikuara në krerët V, VI dhe VII të pjesës së posaçme të këtij Kodi.

  4. 4. Grupi i strukturuar kriminal është formë e veçantë bashkëpunimi, në të cilin bëjnë pjesë tre ose më shumë persona, për kryerjen e një a më shumë veprave penale, për të realizuar përfitime materiale dhe jomateriale. Grupi i strukturuar kriminal për kryerjen e një vepre penale nuk formohet rastësisht e nuk është e nevojshme të dallohet për anëtarësi të qëndrueshme, ndarje detyrash, organizim dhe strukturim të zhvilluar.

  5. 5. Krijimi dhe pjesëmarrja në një organizatë kriminale, organizatë terroriste, bandë të armatosur ose grup të strukturuar kriminal cilësohen si vepra penale dhe dënohen sipas parashikimeve të pjesës së posaçme të këtij Kodi ose të dispozitave të tjera penale të veçanta.

  6. 6. Anëtarët e organizatës kriminale, të organizatës terroriste, bandës së armatosur ose grupit të strukturuar kriminal janë përgjegjës për të gjitha veprat penale, të kryera prej tyre, në përmbushjen e qëllimeve të veprimtarisë së tyre kriminale.

  7. 7. Pjesëtari i organizatës kriminale, organizatës terroriste, bandës së armatosur ose i grupit të strukturuar kriminal, përfiton përjashtimin nga dënimi ose uljen e tij, kur jep ndihmesë, që gjykohet vendimtare për njohjen e veprimtarisë së tyre, të bashkëpunëtorëve të tjerë, pasurive të zotëruara drejtpërdrejt ose jo prej tyre, si dhe për veprimtaritë hetimore, që zhvillohen ndaj organizatave kriminale, organizatave terroriste, bandave të armatosura dhe grupeve të strukturuara kriminale. KREU V DËNIMET Neni 29 Dënimet kryesore (Ndryshuar me ligjin nr. 8733, datë 24.1.2001; shtuar paragrafi i fundit me ligjin nr. 9086, datë 19.6.2003; shfuqizuar paragrafi i fundit me vendimin e Gjykatës Kushtetuese nr. 47, datë 26.7.2012) Për personat që kanë kryer krime jepen këto dënime kryesore: 8

  8. 1. Me burgim të përjetshëm

  9. 2. Me burgim

  10. 3. Me gjobë Për personat që kanë kryer kundërvajtje penale jepen këto dënime kryesore:

  11. 1. Me burgim

  12. 2. Me gjobë Neni 30 Dënime plotësuese (Ndryshuar pika 2, me ligjin nr. 9086, datë 19.6.2003; ndryshuar pika 1 me ligjin nr. 9275, datë 16.9.2004; shtuar pika 10 me ligjin nr. 23/2012, datë 1.3.2012) Për personat që kanë kryer krime ose kundërvajtje penale, bashkë me dënimin kryesor, mund të jepen edhe një ose disa nga këto dënime plotësuese:

  13. 1. Ndalimi i së drejtës për të ushtruar funksione publike.

  14. 2. Konfiskimi i mjeteve të kryerjes së veprës penale dhe produkteve të veprës penale.

  15. 3. Ndalimi për të drejtuar automjete.

  16. 4. Heqja e dekoratave, titujve të nderit.

  17. 5. Heqja e së drejtës të ushtrimit të një veprimtarie ose mjeshtërie.

  18. 6. Heqja e së drejtës për të ushtruar detyra drejtuese pranë personave juridikë.

  19. 7. Ndalimi për të qëndruar në një ose disa njësi administrative.

  20. 8. Nxjerrja jashtë territorit.

  21. 9. Detyrimi për publikimin e vendimit gjyqësor.

  22. 10. Humbja e përgjegjësisë prindërore. Gjykata, në raste të veçanta, kur dhënia e dënimeve kryesore çmohet e papërshtatshme dhe kur ligji parashikon dënim me burgim deri në 3 vjet ose dënime të tjera më të lehta për veprën e kryer, mund të mjaftohet vetëm me caktimin e dënimit plotësues. Neni 31 Dënimi me burgim të përjetshëm (Ndryshuar paragrafi i parë, i dytë dhe titulli me ligjin nr. 8733, datë 24.1.2001; shfuqizuar paragrafi i fundit me ligjin nr. 9686, datë 26.2.2007) Dënimi me burgim të përjetshëm jepet me vendim të gjykatës për kryerjen e një krimi të rëndë. Dënimi me burgim të përjetshëm nuk jepet ndaj personave që në kohën e kryerjes së krimit nuk kanë mbushur moshën tetëmbëdhjetë vjeç, si dhe për gratë. Neni 32 Dënimi me burgim (Ndryshuar paragrafi i parë me ligjin nr. 144, datë 2.5.2013) Dënimi me burgim për krimet jepet për një kohë nga pesë ditë deri në tridhjetë e pesë vjet. Për kundërvajtje penale dënimi me burgim jepet për një kohë nga pesë ditë deri në dy vjet. Neni 33 Mënyra e vuajtjes së dënimit me burgim të përjetshëm dhe me burgim Dënimi me burgim të përjetshëm dhe dënimi me burgim vihen në institucione të caktuara posaçërisht për këtë qëllim. 9 Rregullat mbi mënyrën e vuajtjes së dënimeve, të drejtat dhe detyrat e të dënuarve caktohen me ligj. Të miturit e kryejnë dënimin me burgim në vende të veçanta nga të rriturit. Gratë e kryejnë dënimin me burgim në institucione të veçanta nga burrat. Neni 34 Dënimi me gjobë (Ndryshuar paragrafi i tretë dhe i katërt me ligjin nr. 8175, datë 23.12.1996, shtuar paragrafi i pestë, ndryshuar paragrafi i shtatë, me ligjin nr. 8733, datë 24.1.2001; ndryshuar paragrafi i katërt me ligjin nr. 9275, datë 16.9.2004; shfuqizuar paragrafi 8 me vendimin e Gjykatës Kushtetuese nr. 19, datë 1.6.2011; ndryshuar me ligjin nr. 23/2012, datë 1.3.2012; ndryshuar paragrafi i pestë me ligjin nr. 144, datë 2.5.2013) Dënimi me gjobë konsiston në pagimin në favor të shtetit të një shume të hollash brenda kufijve të parashikuar në ligj. Dënimi me gjobë jepet për personat që kryejnë krim ose kundërvajtje penale. Për personat që kryejnë krim gjoba jepet nga 100 mijë gjer në 10 milionë lekë. Për personat që kryejnë kundërvajtje penale, gjoba jepet nga 50 mijë gjer në 3 milionë lekë. Për personat që kryejnë krime për motive fitimi të pasurive ose të sigurimit të çdo lloj përfitimi tjetër material, gjykata vendos sipas nenit 36 të këtij Kodi, konfiskimin e mjeteve të kryerjes së veprës penale dhe produkteve të veprës penale ose, në mungesë të tyre, dënim me gjobë në masën nga 100 mijë deri në 5 milionë lekë. Gjykata jep dënimin me gjobë, pasi ka hetuar rreth aftësisë paguese të personit. Aftësia paguese përcaktohet nga gjendja personale dhe pasurore e personit, si dhe nga rrethana të tjera që lidhen me to. Dënimi me gjobë paguhet në afatin e caktuar në vendimin e gjykatës. Gjykata, duke marrë parasysh gjendjen ekonomike të të dënuarit, mund të lejojë që gjoba të paguhet me këste, duke caktuar këstet dhe afatin e pagimit të tyre. Kur i dënuari nuk e paguan gjobën dhe gjoba nuk mund të vilet nëpërmjet ekzekutimit të detyrueshëm, gjykata vendos zëvendësimin e gjobës me burgim, duke llogaritur pesë mijë lekë për një ditë burgim. Kur i dënuari nuk mund të paguajë gjobën në afat pa fajin e tij dhe nëse kriteret, mbi të cilat është caktuar gjoba, kanë ndryshuar pas dhënies së vendimit dhe nuk e justifikojnë haptazi pagimin e gjobës, atëherë i dënuari mund të kërkojë: a) shtyrje të afatit të pagesës së gjobës gjer në gjashtë muaj; b) kryerjen e një pune me interes publik. Nëse gjykata urdhëron kryerjen e një pune në interes publik zbatohen rregullat e nenit 63 të këtij Kodi. Nëse gjoba nuk paguhet edhe pas shtyrjes së afatit ose nëse i dënuari nuk e kryen punën në interes publik, gjykata vendos zëvendësimin e gjobës me burgim. Kur gjoba është dhënë për kryerjen e një krimi, zëvendësimi i saj me burgim nuk mund të kalojë tre vjet, ndërsa kur ajo është dhënë për kryerjen e një kundërvajtjeje penale, zëvendësimi nuk mund të kalojë një vit burgim, por gjithmonë pa kaluar maksimumin e dënimit me burgim që parashikon dispozita përkatëse. Nëse dispozita penale nuk parashikon dënim me burgim, maksimumi i dënimit me burgim konsiderohet gjashtë muaj. Kur i dënuari si më sipër gjatë zbatimit të burgimit paguan gjobën, gjykata revokon vendimin, duke bërë llogaritjet sipas kriterit të paragrafit të 8 të këtij neni. Neni 35 Heqja e së drejtës për të ushtruar funksione publike (Riformuluar me ligjin nr. 9275, datë 16.9.2004) 10 Heqja e së drejtës për të ushtruar funksione publike, për një kohë jo më pak se pesë vjet, jepet detyrimisht ndaj personit që ka kryer një krim, që lidhet me detyrën, duke shpërdoruar funksionin publik ose ka kryer një krim, për të cilin gjykata ka caktuar një dënim me burgim jo më pak se dhjetë vjet. Heqja e së drejtës për të ushtruar funksione publike mund të jepet për një kohë nga tre deri në pesë vjet, kur gjykata ka caktuar një dënim nga pesë deri në dhjetë vjet burgim, dhe nga një deri në tre vjet, kur është caktuar dënimi deri në tre vjet burgim. Neni 36 Konfiskimi i mjeteve të kryerjes së veprës penale dhe produkteve të veprës penale (Ndryshuar me ligjin nr. 9086, datë 19.6.2003)

  23. 1. Konfiskimi jepet detyrimisht nga gjykata dhe ka të bëjë me marrjen dhe kalimin në favor të shtetit: a) të sendeve që kanë shërbyer ose janë caktuar si mjete për kryerjen e veprës penale; b) të produkteve të veprës penale, ku përfshihet çdo lloj pasurie, si dhe dokumentet ose instrumentet ligjore që vërtetojnë tituj ose interesa të tjerë në pasurinë që rrjedh ose fitohet drejtpërdrejt ose tërthorazi nga kryerja e veprës penale; c) të shpërblimeve, të dhëna ose të premtuara, për kryerjen e veprës penale; ç) të çdo pasurie tjetër, vlera e së cilës i korrespondon asaj të produkteve të veprës penale; d) të sendeve, prodhimi, përdorimi, mbajtja ose tjetërsimi i të cilave përbëjnë vepër penale, edhe kur nuk është dhënë vendim dënimi.

  24. 2. Nëse produktet e veprës penale janë transformuar ose shndërruar pjesërisht ose plotësisht në pasuri të tjera, këto të fundit i nënshtrohen konfiskimit.

  25. 3. Nëse produktet e veprës penale janë bashkuar me pasuri të fituara në rrugë të ligjshme, këto të fundit konfiskohen deri në vlerën e produkteve të veprës penale.

  26. 4. Konfiskimit i nënshtrohen edhe të ardhurat ose përfitimet e tjera nga produktet e veprës penale, nga pasuritë në të cilat janë transformuar ose shndërruar produktet e veprës penale ose nga pasuritë me të cilat janë përzier këto produkte, në të njëjtën masë dhe mënyrë sikurse produktet e veprës penale. Neni 37 Ndalimi për të drejtuar automjete Ndalimi për të drejtuar automjete jepet nga gjykata, për një kohë nga një gjer në pesë vjet, kundër personave që kanë kryer vepër penale, kur çmohet se do të ketë efekt parandalues apo pajtohet me natyrën e veprës së kryer. Neni 38 Heqja e dekoratave dhe e titujve Heqja e dekoratave dhe titujve të nderit vendoset për personat që kanë kryer një vepër penale që dënohet me burgim dhe çmohet se mbajtja e tyre nuk pajtohet me natyrën e veprës penale të kryer. Heqja e dekoratave dhe titujve të nderit është e përhershme kur personi dënohet për një krim mbi dhjetë vjet dhe nga një gjer në pesë vjet, kur dënohet gjer në dhjetë vjet burgim. Neni 39 Heqja e së drejtës të ushtrimit të një profesioni ose të një veprimtarie (Ndryshuar me ligjin nr. 144, datë 2.5.2013) 11 Heqja e së drejtës të ushtrimit të një profesioni ose të një veprimtarie e ndalon të dënuarin të ushtrojë profesionin ose veprimtarinë, për të cilën është dhënë leje e veçantë, dëshmi, autorizim apo licencë nga organi kompetent. Heqja e së drejtës së ushtrimit të një veprimtarie ose të një profesioni jepet për një kohë nga një muaj deri në pesë vjet dhe është rrjedhojë e çdo dënimi për vepra penale që kryhen duke i shpërdoruar ato, ose kur vlerësohet se ushtrimi i mëtejshëm i veprimtarisë apo profesionit bie ndesh me marrëdhënien juridike që synon të mbrojë vepra penale konkrete. Neni 40 Heqja e së drejtës të ushtrimit të detyrave drejtuese (Shtuar paragrafi i fundit me ligjin nr. 9275, datë 16.9.2004) Heqja e së drejtës të ushtrimit të detyrave drejtuese pranë personave juridikë, i heq mundësinë të dënuarit të ushtrojë detyrat e drejtorit, të administratorit, sipërmarrësit, likuidatorit, si dhe çdo detyrë tjetër që ka të bëjë me cilësinë e përfaqësuesit të personit juridik. Heqja e së drejtës të ushtrimit të detyrave drejtuese pranë personave juridikë është rrjedhojë e çdo dënimi për vepra penale dhe jepet për një kohë nga një muaj gjer në pesë vjet, kur i dënuari ka shpërdoruar funksionet apo ka vepruar në kundërshtim me rregullat që lidhen me detyrën. Kur dënimi i dhënë nga gjykata është jo më pak se pesë vjet burgim, kjo e drejtë mund të hiqet për një kohë nga pesë deri në dhjetë vjet. Neni 41 Ndalimi për të qëndruar në një apo disa njësi administrative Ndalimi për të qëndruar në një apo disa njësi administrative jepet nga gjykata për një kohë nga një gjer në pesë vjet, kur çmohet se qëndrimi i të dënuarit në këto vende përbën rrezik për sigurimin publik. Neni 42 Nxjerrja jashtë territorit Nxjerrja jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë jepet nga gjykata ndaj shtetasit të huaj dhe atij pa shtetësi që kryen një krim dhe çmohet se qëndrimi i mëtejshëm i tij në territorin e Republikës së Shqipërisë nuk duhet të vazhdojë më në të ardhmen. Vendimi revokohet nga gjykata, me kërkesën e të dënuarit, kur shtetasi i huaj apo pa shtetësi fiton shtetësinë shqiptare. Neni 43 Publikimi i vendimit gjyqësor Publikimi i vendimit gjyqësor jepet nga gjykata kur çmon se njohja e përmbajtjes së vendimit ka interes për persona juridikë e fizikë. Publikimi i vendimit gjyqësor konsiston në detyrimin e të dënuarit që me shpenzimet e veta të publikojë në një apo disa gazeta ose stacione radiotelevizive tërësisht apo pjesërisht vendimin gjyqësor, sipas urdhërimit të bërë nga gjykata. Data e publikimit dhe kohëzgjatja e tij caktohen nga gjykata. Organet e shtypit dhe të radiotelevizionit janë të detyruar të bëjnë publikimin e vendimit gjyqësor të dërguar nga gjykata. Publikimi i vendimit gjyqësor nuk jepet kur rrezikohet përhapja e sekretit shtetëror, cenohet jeta intime e personave ose preket morali shoqëror. Neni 43/a 12 Humbja e përgjegjësisë prindërore (Shtuar me ligjin nr. 23/2012, datë 1.3.2012) Humbja e përgjegjësisë prindërore jepet nga gjykata ndaj personit që e ushtron përgjegjësinë prindërore, kur ai dënohet si autor ose bashkëpunëtor në një vepër penale ndaj fëmijës ose si bashkëpunëtor me fëmijën në kryerjen e një vepre penale. Neni 44 Mënyra e vuajtjes së dënimeve plotësuese Kur gjykata, së bashku me një dënim me burgim, jep edhe një ose disa nga dënimet plotësuese të përmendura në nenin 30 të këtij Kodi, zbatimi i tyre fillon së bashku me vuajtjen e dënimit kryesor. Për numrat 1, 3, 5, 6, 7 dhe 8 të nenit 30 të këtij Kodi zbatimi i tyre fillon pas vuajtjes së dënimit me burgim. Të drejtat e cenuara nga dënimet plotësuese i dënuari nuk mund t’i ushtrojë gjatë kohës së vuajtjes së dënimit me burgim. Neni 45 Zbatimi i ligjit penal ndaj personave juridikë (Shfuqizuar me ligjin nr. 8733, datë 24.1.2001; shtuar me ligjin nr. 9275, datë 16.9.2004) Personat juridikë, me përjashtim të institucioneve shtetërore, përgjigjen penalisht për vepra penale, të kryera në emër ose në dobi të tyre nga organet dhe përfaqësuesit e tyre. Njësitë e qeverisjes vendore përgjigjen penalisht vetëm për veprime të kryera gjatë ushtrimit të veprimtarisë së tyre, të cilat mund të ushtrohen nëpërmjet delegimit të shërbimeve publike. Përgjegjësia penale e personave juridikë nuk përjashton atë të personave fizikë, të cilët kanë kryer ose janë bashkëpunëtorë në kryerjen e të njëjtave vepra penale. Veprat penale dhe masat ndëshkuese përkatëse, që zbatohen ndaj personave juridikë, si dhe procedura për vendosjen dhe ekzekutimin e tyre rregullohen me ligj të veçantë. Neni 46 Masat mjekësore dhe edukuese (Ndryshuar paragrafi i parë dhe i tretë me ligjin nr. 36/2017, datë 30.3.2017) Masat mjekësore mund të jepen nga gjykata ndaj personave të papërgjegjshëm që kanë kryer vepër penale, ndërsa masat edukuese mund të jepen ndaj të miturve që përjashtohen nga dënimi ose që për shkak të moshës nuk kanë përgjegjësi penale. Masat mjekësore janë:

  27. 1. Mjekimi i detyruar ambulator

  28. 2. Mjekimi i detyruar në një institucion mjekësor. Vendimi gjyqësor për masat mjekësore dhe edukuese është i revokueshëm në çdo kohë kur zhduken rrethanat për të cilat ai është dhënë, por në çdo rast, gjykata, kryesisht, është e detyruar që pas kalimit të një viti nga dita e dhënies së vendimit, të marrë në shqyrtim vendimin e saj. Rregullat për revokimin e vendimit gjyqësor që përmbajnë masa mjekësore parashikohen në Kodin e Procedurës Penale. Rregullat për caktimin ose revokimin e masave mjekësore dhe edukuese për të miturin parashikohen nga Kodi i Drejtësisë për të Mitur. KREU VI CAKTIMI I DËNIMIT Neni 47 13 Mënyra e caktimit të dënimit Gjykata cakton dënimin duke respektuar dispozitat e pjesës së përgjithshme të këtij Kodi dhe kufijtë e dënimeve të parashikuar në ligj për veprën penale. Në caktimin e dënimit ndaj personit ajo merr parasysh rrezikshmërinë e veprës penale, të autorit të saj, shkallën e fajit, si dhe rrethanat lehtësuese dhe rënduese. Neni 48 Rrethanat lehtësuese (Shtuar dy paragrafë me ligjin nr. 144, datë 2.5.2013) Lehtësojnë dënimin rrethanat që vijojnë: a) Kur vepra është kryer e shtyrë nga motive me vlera pozitive morale e shoqërore; b) kur vepra është kryer nën ndikimin e tronditjes psikike të shkaktuar nga provokimi ose veprime të padrejta të viktimës apo të ndonjë personi tjetër; c) kur vepra është kryer nën ndikimin e veprimeve apo të udhëzimeve të padrejta të eprorit; ç) kur personi që ka kryer veprën tregon pendim të thellë; d) kur personi ka zëvendësuar dëmin e shkaktuar nga vepra penale ose ka ndihmuar aktivisht për të zhdukur ose pakësuar pasojat e veprës penale; dh) kur personi paraqitet në organet kompetente pas kryerjes së veprës penale; e) kur marrëdhëniet ndërmjet personit që ka kryer veprën penale dhe të dëmtuarit janë normalizuar. Rrethana lehtësuese e parashikuar në shkronjën “a” të paragrafit të parë të këtij neni, nuk lehtëson dënimin kur vepra penale është kryer në rrethanat e parashikuara në shkronjën “j” të nenit 50 të këtij Kodi. Rrethana lehtësuese, e parashikuar në shkronjën “e” të paragrafit të parë të këtij neni, nuk lehtëson dënimin e një personi që ka kryer një vepër penale ndaj fëmijëve apo një vepër penale të dhunës në familje. Neni 49 Gjykata, pavarësisht nga rrethanat që përmenden në nenin 48 të këtij Kodi, mund të marrë në konsideratë edhe rrethanat të tjera për sa kohë i quan të tilla që justifikojnë lehtësimin e dënimit. Neni 50 Rrethanat rënduese (Ndryshuar shkronja “b”, shtuar shkronja “h” dhe “i” me ligjin nr. 8733, datë 24.1.2001; ndryshuar shkronja “dh” me ligjin nr. 9275, datë 16.9.2004; shtuar shkronja “j” me ligjin nr. 9686, datë 26.2.2007; shtohet shkronja “ç/1” dhe “e/1” dhe ndryshohet shkronja “g” dhe “j” me ligjin nr. 144, datë 2.5.2013; shtuar shkronja “f/1 me ligjin nr. 44/2019, datë 18.7.2019) Rëndojnë dënimin rrethanat që vijojnë: a) kryerja e veprës i shtyrë nga motive të dobëta; b) kryerja e veprës për të vënë para përgjegjësisë ose për të fshehur përgjegjësinë penale të një tjetri apo për të shmangur dënimin për një vepër penale tjetër ose për të realizuar, ose për të siguruar për vete a për të tretët fitime pasurore, ose çdo lloj përfitimi tjetër material; c) kryerja e veprës penale me egërsi dhe mizori; ç) kryerja e një krimi pas dhënies së një dënimi për një krim të kryer më parë; ç/1) kryerja e veprës penale pas vendosjes së personit nën mbikëqyrje elektronike; 14 d) kryerja e veprimeve që rëndojnë apo shtojnë pasojat e veprës penale; dh) kryerja e veprës penale duke shpërdoruar funksionin publik ose shërbimin fetar; e) kur vepra është kryer kundër fëmijëve, grave shtatzëna ose personave që, për shkaqe të ndryshme, nuk mund të mbrohen; e/1) kryerja e veprës penale gjatë ose pas dhënies së urdhrave gjyqësorë të mbrojtjes nga dhuna në familje; f) kur vepra është drejtuar ndaj përfaqësuesve të shteteve të tjera; f/1. Kur vepra është drejtuar ndaj personave të zgjedhur dhe funksionarëve publikë, për shkak të detyrës. g) kur vepra është kryer duke përfituar nga marrëdhëniet familjare, të bashkëjetesës, të miqësisë, të mikpritjes; gj) kryerja e veprës penale në bashkëpunim; h) kryerja e veprës penale më shumë se një herë; i) kur vepra është kryer duke përdorur armë, municione luftarake, lëndë plasëse, djegëse, helmuese dhe radioaktive. j) kur vepra është kryer e shtyrë nga motive që kanë të bëjnë me gjininë, racën, ngjyrën, etninë, gjuhën, identitetin gjinor, orientimin seksual, bindjet politike, fetare ose filozofike, gjendjen shëndetësore, predispozicione gjenetike ose aftësinë e kufizuar. Neni 51 Dënimi për të miturit (Ndryshuar me ligjin nr. 36/2017, datë 30.3.2017) Për të miturit, që në kohën e kryerjes së veprës penale nuk kanë mbushur moshën 18 vjeç, dënimi nuk mund të jetë më shumë se gjysma e dënimit që parashikon ligji për veprën penale të kryer. Rregullat për caktimin e dënimit për të miturin parashikohen në Kodin e Drejtësisë Penale për të Mitur. Neni 52 Përjashtimi i të miturit nga dënimi Gjykata, nisur nga rrezikshmëria e pakët e veprës penale, nga rrethanat konkrete të kryerjes së saj, nga sjellja e mëparshme e të miturit, mund ta përjashtojë atë nga dënimi. Në këto raste gjykata mund të vendosë dërgimin e të miturit në një institucion edukimi. Neni 52/a Përjashtimi ose ulja e dënimit për bashkëpunëtorët e drejtësisë dhe viktimat (Shtuar me ligjin nr. 144, datë 2.5.2013, ndryshuar referanca me ligjin nr. 146/2020, datë 17.12.2020) Personi, që ka premtuar ose ka dhënë shpërblim ose përfitime të tjera, sipas neneve 164/a, 244, 244/a, 245, 312, 319, 319/a, 319/b, dhe 319/c të këtij Kodi mund të përfitojë përjashtim nga vuajtja e dënimit ose ulje të tij, nëse bën kallëzim dhe jep ndihmesë në procedimin penal të këtyre veprave. Në dhënien e vendimit, gjykata mban parasysh edhe kohën kur është bërë kallëzimi, ardhjen ose jo të pasojave të veprës. Personi i dëmtuar nga veprat penale, që lidhen me trafikimin e personit, mund të përfitojë përjashtimin nga dënimi, për kryerjen e veprave penale gjatë periudhës së trafikimit dhe në masën që ka qenë i detyruar t’i kryejë ato veprime apo mosveprime të kundërligjshme. Personi që ka kryer njërën nga veprat penale që kanë lidhje me trafikun e narkotikëve, armëve apo municioneve, trafikimin e personave ose për vepra penale të kryera nga organizata kriminale, që bashkëpunon dhe ndihmon organet e ndjekjes penale në luftën kundër tyre ose, sipas rastit, në zbulimin e personave të 15 tjerë, që kryejnë krime të tilla, nuk mund të dënohet më tepër se gjysma e dënimit të parashikuar për veprën e kryer prej tij. Në raste të veçanta, kur konkurrojnë edhe rrethana lehtësuese në favor të tij, ky person mund të përjashtohet nga dënimi. Neni 52/b Përjashtimi nga dënimi për krimet në fushën e zgjedhjeve (Shtuar me ligjin nr. 146/2020, datë 17.12.2020) Personi që ka kryer një ose më shumë vepra penale të parashikuara në kreun X, të këtij Kodi, i cili bashkëpunon dhe ndihmon organet e ndjekjes penale për hetimin, si dhe për zbulimin e personave të tjerë, bashkëpunëtorë në kryerjen e veprës penale ose autorë të veprave të tjera të lidhura, përjashtohet nga dënimi për veprën penale të kryer prej tij. Neni 53 Ulja e dënimit nën kufijtë e parashikuar nga ligji (Shtuar fjalë me ligjin nr. 144, datë 2.5.2013) Gjykata, në raste të veçanta, kur çmon që vepra dhe autori i saj paraqesin rrezikshmëri të pakët dhe janë të pranishme disa nga rrethanat lehtësuese, dhe nuk është e pranishme asnjë rrethanë rënduese ka të drejtë të caktojë një dënim nën minimumin ose një lloj dënimi më të butë se ai që parashikon dispozita përkatëse. Neni 53/a Zëvendësimi i dënimit me burgim me pagimin e një shume të hollash në favor të shtetit (Shtuar me ligjin nr. 98, datë 31.7.2014) Gjykata, në rastet kur parashikohet shprehimisht nga dispozita, kur çmon që vepra penale dhe autori i saj paraqesin rrezikshmëri të ulët shoqërore dhe kur cakton një dënim gjer në dy vjet burgim, mund të vendosë zëvendësimin e dënimit me burgim me pagimin e një shume të hollash në favor të shtetit, duke llogaritur një ditë burgim me pesë mijë lekë. Ky zëvendësim mund të vendoset kur është kërkuar nga autori i veprës penale. Në rast se shuma e të hollave e vendosur nga gjykata nuk paguhet brenda 10 ditëve nga momenti që vendimi merr formë të prerë, me kërkesë të prokurorisë, gjykata vendos revokimin e vendimit për zëvendësimin e dënimit me burgim. Neni 54 Pranimi i pagimit të gjobës Për kundërvajtjet penale për të cilat, veç gjobës, parashikohet njëkohësisht dënimi me burgim, gjykata, me kërkesën e autorit të kundërvajtjes penale mund të pranojë që ai të paguajë aty për aty një shumë të hollash në favor të buxhetit të shtetit, e barabartë me gjysmën e maksimumit të gjobës të parashikuar për kundërvajtjet penale në Pjesën e Përgjithshme të këtij Kodi. Kërkesa mund të paraqitet në çdo fazë të gjykimit deri përpara dhënies së vendimit përfundimtar të shkallës së parë. Kur gjykata nuk pranon kërkesën, jep dënimin për veprën e kryer. Pranimi i kërkesës nuk lejohet për personat që më parë janë dënuar edhe për kundërvajtje penale. Neni 55 Caktimi i dënimeve për disa vepra penale 16 (Shtuar paragrafi i dytë me ligjin nr. 144/2013, datë 2.5.2013 dhe shfuqizuar me vendimin e Gjykatës Kushtetuese nr. 9, datë 26.2.2016; ndryshuar paragrafi i dytë me ligjin nr. 135/2015, datë 5.12.2015 dhe shfuqizuar me ligjin nr. 82/2016, datë 25.7.2016) Kur veprimet ose mosveprimet përmbajnë elementet e disa veprave penale, si dhe kur personi ka kryer disa vepra penale për të cilat nuk është dhënë akoma vendim, gjykata më parë cakton dënimin për çdo vepër penale dhe në përfundim jep një dënim të vetëm, që përbëhet nga dënimi më i rëndë i shtuar. Dënimi më i rëndë i shtuar nuk mund të kapërcejë shumën e përgjithshme të dënimeve të caktuara veç e veç, as kufirin më të lartë të parashikuar për llojin e dënimit të dhënë. Kur gjykata çmon se kryerja e shumë veprave penale nuk tregon rrezikshmëri të madhe të fajtorit, mund të japë si dënim përfundimtar dënimin më të rëndë që ka caktuar për një nga veprat penale. Gjykata në vendimin përfundimtar jep një ose më shumë nga dënimet plotësuese të dhëna më vete për çdo vepër të veçantë. Neni 56 Bashkimi i dënimeve Kur i dënuari, para vuajtjes së plotë të dënimit, dënohet për një vepër penale të kryer para dhënies së vendimit, zbatohen rregullat e nenit të mësipërm dhe pjesa e vuajtur e dënimit llogaritet në dënimin e ri. Kur i dënuari, pas dhënies së vendimit, por para vuajtjes së plotë të dënimit, kryen një vepër penale të re, gjykata bën bashkimin e dënimit të ri me pjesën e mbetur të dënimit të mëparshëm, duke ndjekur rregullat e parashikuara nga neni 55 i këtij Kodi. Neni 57 Llogaritja e paraburgimit (Ndryshuar paragrafi i tretë me ligjin nr. 8733, datë 24.1.2001) Koha e paraburgimit llogaritet në dënimin me burgim ose me gjobë, si dhe në detyrimin për kryerjen e një pune në interes publik si më poshtë: Një ditë paraburgim baras me një ditë e gjysmë burgim. Një ditë paraburgim baras me 5 mijë lekë gjobë. Një ditë paraburgim baras me tetëmbëdhjetë orë pune në interes publik. KREU VII ALTERNATIVAT E DËNIMIT ME BURGIM Neni 58 Gjysmëliria (Ndryshuar me ligjin nr. 10 023, datë 27.11.2008) Për dënimin deri në një vit burgim, gjykata, për shkak të detyrimeve të personit të dënuar për punën, arsimin, kualifikimin ose aftësimin profesional, përgjegjësitë thelbësore familjare apo për nevojën për trajtim ose rehabilitim mjekësor, mund të vendosë ekzekutimin e vendimit me burgim me gjysmëliri. Personi i dënuar, që vuan dënimin me gjysmëliri, është i detyruar të kthehet në burg, pasi të ketë kryer detyrimet jashtë burgut, brenda periudhës kohore të përcaktuar nga gjykata. Kur personi i dënuar nuk përmbush detyrimet, sipas këtij neni, zbatohet neni 62 i këtij Kodi. Neni 59 Pezullimi i ekzekutimit të vendimit me burgim dhe vënia në provë 17 (Ndryshuar me ligjin nr. 10 023, datë 27.11.2008; shtuar paragrafi i tretë, ndryshuar paragrafi i katërt me ligjin nr. 36/2017, datë 30.3.2017)

  29. 1. Për shkak të rrezikshmërisë së paktë të personit, moshës, kushteve shëndetësore apo mendore, mënyrës së jetesës dhe të nevojave, veçanërisht atyre që lidhen me familjen, shkollimin ose punën, rrethanave të kryerjes së veprës penale, si dhe të sjelljes pas kryerjes së veprës penale, gjykata, kur jep dënim me burg deri në pesë¸ vjet, mund të urdhërojë, që i dënuari të mbajë kontakte me shërbimin e provës dhe të vihet në provë, duke pezulluar ekzekutimin e dënimit, me kusht që gjatë kohës së provës të mos kryejë vepër tjetër penale.

  30. 2. Gjykata urdhëron që i dënuari të përmbushë një apo më shume detyrime, të parashikuara në nenin 60 të këtij Kodi.

  31. 3. Për dënimet e dhëna deri në dy vjet burgim, të pezulluara nga gjykata, afati i provës është sa dyfishi i kohës së dënimit me burgim të dhënë nga gjykata.

  32. 4. Afati i provës, me përjashtim të rregullit të parashikuar në paragrafin 3 të këtij neni, është 24 muaj deri në 5 vjet. Afati i provës fillon nga e nesërmja shpalljes së vendimit të gjykatës që ka dhënë vendim për pezullimin e dënimit me burgim. Afati i provës mund të shkurtohet ose zgjatet në varësi të mënyrës së ekzekutimit të provës dhe kushteve personale të të dënuarit, por pa cenuar afatin minimal dhe maksimal të parashikuar në këtë paragraf.

  33. 5. Nëse i dënuari nuk mban kontakte me shërbimin e provës apo nuk përmbush detyrimet e parashikuara në nenin 60, siç është urdhëruar nga gjykata, gjykata vendos zëvendësimin e dënimit të parë me një dënim tjetër, zgjatjen e afatit të mbikëqyrjes, brenda periudhës së provës, ose revokimin e pezullimit të ekzekutimit të vendimit. Neni 59/a Qëndrimi në shtëpi (Shtuar me ligjin nr. 10 023, datë 27.11.2008; shtuar paragrafi i dytë me ligjin nr. 144, datë 2.5.2013) Për dënimet me burgim deri në dy vjet ose kur kjo kohë është pjesë e mbetur e dënimit, sipas një vendimi për një periudhë më të gjatë burgimi, gjykata mund të vendosë vuajtjen e dënimit të dhënë me qëndrimin në shtëpi të të dënuarit, në një shtëpi tjetër private apo në një qendër të kujdesit dhe të shëndetit publik, kur ekzistojnë rrethanat e mëposhtme: a) Për gratë shtatzëna ose nëna me fëmijë, nën moshën 10 vjeç, që jetojnë me të. b) Për baballarët, që kanë përgjegjësi prindërore për fëmijën, që jeton me të, nën moshën 10 vjeç, kur nëna e tij ka vdekur apo është e pazonja për t’u kujdesur për të. c) Për persona, në kushte të rënda shëndetësore, që kërkojnë kujdes të vazhdueshëm nga shërbimi shëndetësor, jashtë burgut. ç) Për personat mbi 60 vjeç, që janë të paaftë nga ana shëndetësore. d) Për të rinj, nën moshën 21 vjeç, me nevoja të dokumentuara shëndetësore, studimore, të punës apo përgjegjësive familjare. Gjykata, në rrethanat e parashikuara në shkronjat “a” dhe “b” të paragrafit të parë të këtij neni, nuk mund të vendosë vuajtjen e dënimit të dhënë me qëndrim në shtëpi, të dënuarve që kanë kryer një krim ndaj bashkëshortit, bashkëjetuesit apo fëmijës së tij. Gjykata mund të lejojë personat e dënuar me qëndrim në shtëpi të largohen nga vendbanimi, për plotësimin e nevojave të domosdoshme familjare, për t’u angazhuar në veprimtari pune, edukimi apo arsimimi ose për programe rehabilitimi, për të cilat shërbimi i provës është dakord. Në këtë rast gjykata përcakton masat që duhet të marrë shërbimi i provës. Gjykata revokon qëndrimin në shtëpi dhe e zëvendëson atë me një ndëshkim tjetër, kur nuk ekzistojnë më kushtet e parashikuara në paragrafin e parë të këtij neni. Në qoftë se personi i dënuar largohet pa autorizimin e gjykatës nga vendbanimi apo shkel detyrimet e caktuara në vendimin e gjykatës, zbatohet neni 62 i këtij Kodi. 18 Neni 60 Detyrimet e të dënuarit të vënë në provë (Ndryshuar me ligjin nr. 10 023, datë 27.11.2008; ndryshuar pika 12 e paragrafit të parë, ndryshuar një fjali në paragrafin e dytë dhe shtuar paragrafi i tretë me ligjin nr. 36/2017, datë 30.3.2017) I dënuari i vënë në provë, mund të detyrohet nga gjykata të plotësojë një apo më tepër prej detyrimeve të mëposhtme:

  34. 1. Të ushtrojë një veprimtari profesionale ose të marrë një arsim apo formim profesional.

  35. 2. Shfrytëzimi i pagës dhe i të ardhurave të tjera ose i pasurisë për përmbushjen e detyrimeve financiare.

  36. 3. Të riparojë dëmin civil të shkaktuar.

  37. 4. Të ndalohet të drejtojë automjete të caktuara.

  38. 5. Të mos ushtrojë veprimtari profesionale kur vepra penale ka lidhje me këtë veprimtari.

  39. 6. Të mos frekuentojë vende të caktuara.

  40. 7. Të mos frekuentojë lokale që shërbejnë pije alkoolike.

  41. 8. Të qëndrojë në banesën e tij në orare të caktuara.

  42. 9. Të mos shoqërohet me persona të caktuar, kryesisht me të dënuar apo bashkëpunëtorët e veprës penale.

  43. 10. Të mos zotërojë, mbajë apo përdorë armë.

  44. 11. Mjekimi ose rehabilitimi në një institucion shëndetësor ose nënshtrimi në një program të trajtimit, mjekësor apo rehabilitues.

  45. 12. T’i nënshtrohet një trajtimi, apo programi mjekësor ose rehabilitimi, me qëllim që të ndalojë përdorimin e alkoolit ose lëndëve narkotike. Në përcaktimin e detyrimeve për të dënuarin, gjykata merr parasysh moshën e të dënuarit, gjendjen mendore, mënyrën e jetesës dhe nevojat e tij, veçanërisht ato të lidhura me familjen, edukimin ose punën, motivet e kryerjes së veprës penale, qëndrimin pas kryerjes së veprës penale, si dhe rrethana të tjera, që ndikojnë në vendosjen e detyrimeve, sipas këtij neni dhe mbikëqyrjen e tyre. Detyrimet e parashikuara në pikat 11 dhe 12, të paragrafit 1, të këtij neni, caktohen vetëm me pëlqimin e të dënuarit. Periudha për përmbushjen e një detyrimi të parashikuar në paragrafin 1, të këtij neni, përcaktohet nga gjykata brenda periudhës të caktuar të provës. Neni 60/a Detyrimi për të hequr dorë nga përdorimi i alkoolit ose drogës (Shtuar me ligjin nr. 144, datë 2.5.2013; shtuar fjalë në paragrafin e tretë me ligjin nr. 36/2017, datë 30.3.2017) Gjykata, ndaj të dënuarit të vënë në provë, i cili është në kushtet e varësisë kronike ndaj alkoolit apo lëndëve narkotike, vendos detyrimin për t’iu nënshtruar trajtimeve mjekësore për heqjen dorë nga përdorimi i alkoolit apo drogës. Trajtimi mjekësor për heqjen dorë nga përdorimi i alkoolit apo drogës bëhet në institucionin mjekësor të specializuar, sipas përcaktimit që bën Ministria e Shëndetësisë, në bazë të kërkesës së shërbimit të provës. Shërbimi i provës mbikëqyr ekzekutimin e vendimit të gjykatës dhe i raporton menjëherë prokurorit, kur personi i dënuar nuk përmbush detyrimin e vendosur sipas parashikimeve të nenit 60 të këtij Kodi. Neni 61 Detyrimet e të dënuarit gjatë kohës së provës (Ndryshuar me ligjin nr. 10 023, datë 27.12.2008) Gjatë kohës së provës i dënuari është i detyruar: 19 a) të paraqitet rregullisht dhe të informojë në vazhdimësi shërbimin e provës për përmbushjen e kushteve dhe detyrimeve të caktuara nga gjykata; b) të marrë pëlqimin nga shërbimi i provës për ndryshimin e vendbanimit, qendrës së punës apo për lëvizjet e shpeshta brenda vendit. Neni 62 Shkelja e kushteve dhe e detyrimeve gjatë kohës së provës (Ndryshuar me ligjin nr. 10 023, datë 27.11.2008) Nëse i dënuari, gjatë afatit të provës, kryen një vepër tjetër penale, gjykata mund të ndryshojë detyrimet që ka vendosur, ta zëvendësojë dënimin e dhënë me një dënim tjetër, apo ta revokojë, tërësisht ose pjesërisht, vendimin e pezullimit. Nëse i dënuari, gjatë afatit të provës, shkel kushtet ose detyrimet që i janë vendosur, shërbimi i provës i raporton menjëherë prokurorit. Për shkelje të lehta dhe për herë të parë të kushteve ose të detyrimeve që i janë vendosur nga gjykata, prokurori ka të drejtë të japë paralajmërim, i cili regjistrohet në dosjen personale të të dënuarit. Për shkelje të rënda ose të përsëritura, prokurori i kërkon gjykatës ndryshimin e detyrimit të vendosur, shtimin e detyrimeve të tjera, zëvendësimin e tyre me një sanksion tjetër, ose revokimin e vendimit të pezullimit të dënimit dhe vuajtjen e pjesës së mbetur të dënimit në burg. Neni 63 Pezullimi i ekzekutimit të vendimit me burgim dhe detyrimi për kryerjen e një pune në interes publik (Ndryshuar me ligjin nr. 10 023, datë 27.11.2008) Gjykata, për shkak të rrezikshmërisë së pakët të personit dhe të rrethanave të kryerjes së veprës penale, kur ka caktuar një dënim gjer në një vit burgim, mund të vendosë pezullimin e ekzekutimit të vendimit me burgim dhe zëvendësimin e tij me detyrimin që i dënuari të përmbushë një punë në interes publik. Puna me interes publik nënkupton kryerjen nga i dënuari të një pune, me pëlqimin e tij dhe pa shpërblim, në favor të interesit publik apo shoqatës së caktuar në vendimin e gjykatës, për një kohë nga dyzet deri në dyqind e dyzet orë. Ky detyrim nuk mund të vendoset kur i dënuari refuzon pezullimin në seancë gjyqësore. Puna në interes publik kryhet brenda afatit prej gjashtë muajsh. Në vendimin e saj gjykata përcakton numrin e orëve të punës dhe detyrimin që i dënuari të mbajë kontakte me shërbimin e provës. Shërbimi i provës vendos llojin e punës që do të kryhet, përcakton vendin e kryerjes së punës dhe ditët e javës kur do të kryhet ajo, duke pasur parasysh, për aq sa është e mundur, punësimin e rregullt të të dënuarit apo detyrimet e tij familjare. Kohëzgjatja e punës me interes publik nuk i kalon tetë orë në ditë. Pas përfundimit të punës, dënimi konsiderohet i paqenë. Nëse i dënuari nuk kryen punën me interes publik, nuk mban kontakte me shërbimin e provës apo shkel kushtet ose detyrimet e tjera, të vendosura nga gjykata, prokurori informon menjëherë gjykatën. Gjykata, në këtë rast, vendos sipas nenit 62 të këtij Kodi. Neni 64 Lirimi me kusht (Ndryshuar me ligjin nr. 8733, datë 24.1.2001; ndryshuar me ligjin nr. 10 023, datë 27.11.2008; shtuar fjalët në paragrafin e tretë me ligjin nr. 144, datë 2.5.2013; ndryshuar nënparagrafi i tretë i paragrafit 1 dhe shtuar paragrafi 5 me ligjin nr. 36/2017, datë 30.3.2017) 20 I dënuari me burgim mund të lirohet me kusht, nga vuajtja e dënimit vetëm për arsye të veçanta, nëse me sjelljen dhe punën e tij tregon se me dënimin e vuajtur i është arritur qëllimit për edukimin e tij, si dhe të ketë vuajtur: - jo më pak se gjysmën e dënimit të dhënë për kundërvajtje penale; - jo më pak se dy të tretat e dënimit të dhënë për krime me masa dënimi gjer në pesë vjet burgim; - jo më pak se tre të katërtat e dënimit të dhënë për krime me masa dënimi mbi 5 vjet deri në maksimumin e parashikuar nga ligji, me përjashtim të parashikimeve në paragrafin 3 të këtij neni. Në masën e dënimit të vuajtur nuk llogaritet koha e përfituar me amnisti ose falje. Nuk lejohet lirimi me kusht për të dënuarin përsëritës për krime të kryera me dashje si dhe për të dënuarit për kryerjen e veprave penale të parashikuara në nenet 78/a, 79/a, 79/b, 79/c apo paragrafi i tretë i nenit 100. Lirimi me kusht revokohet nga gjykata, kur i dënuari për një vepër penale të kryer me dashje, gjatë kohës së kushtit, kryen një vepër tjetër penale me dashje, duke u zbatuar dispozitat për bashkimin e dënimeve. Gjykata e urdhëron të dënuarin të mbajë kontakte me Shërbimin e Provës gjatë periudhës së provës dhe të përmbushë një ose disa nga detyrimet e parashikuara në nenin 60 të këtij Kodi. Kur i dënuari nuk mban kontakte me Shërbimin e Provës ose kur nuk i përmbush detyrimet e parashikuara në nenin 60 të këtij Kodi, të urdhëruara nga gjykata, kjo e fundit vendos zëvendësimin e dënimit të parë me një dënim tjetër, zgjatjen e afatit të mbikëqyrjes gjatë periudhës së provës ose revokimin e vendimin për lirimin para kohe me kusht. Neni 65 (Ndryshuar paragrafi i parë dhe i dytë me ligjin nr. 10 023, datë 27.11.2008; ndryshuar fjalë në paragrafin e dytë dhe shtuar paragrafi i tretë me ligjin nr. 36/2017, datë 30.3.2017)

  46. 1. Nuk lejohet lirimi me kusht për të dënuarin me burgim të përjetshëm.

  47. 2. Vetëm në raste të jashtëzakonshme i dënuari me burgim të përjetshëm mund të lirohet me kusht kur: Ka vuajtur jo më pak se tridhjetë e pesë vjet burgim dhe gjatë vuajtjes së dënimit ka mbajtur sjellje shembullore dhe çmohet se i është arritur qëllimit të dënimit për edukimin e tij.

  48. 3. Nga ky rregull, përjashtohen të dënuarit për veprat penale të parashikuara në nenet 78/a, 79/a, 79/b, 79/c dhe paragrafi i tretë i nenit 100. Neni 65/a Periudha e sigurisë (Shtuar me ligjin nr. 23/2012, datë 1.3.2012) Gjykata, në dhënien e vendimit, mund të vendosë edhe caktimin e një periudhe sigurie, gjatë së cilës nuk lejohet zbatimi i nenit 64 të këtij Kodi, në rastet kur ekziston një nga këto rrethana: a) vepra penale, masa e dënimit të së cilës është mbi pesë vjet; b) kryerja e veprës penale është bërë me egërsi dhe mizori; c) kur vepra është kryer kundër fëmijëve, grave shtatzëna ose personave që, për shkaqe të ndryshme, nuk mund të mbrohen; ç) kur vepra është kryer duke përfituar nga marrëdhëniet familjare ose të bashkëjetesës; d) kur kryerja e veprës penale është shtyrë nga motive që kanë të bëjnë me gjininë, racën, fenë, kombësinë, gjuhën, bindjet politike, fetare ose sociale. Periudha e sigurisë shtrihet për afatin kohor nga tre të katërtat e dënimit të dhënë nga gjykata deri në kohëzgjatjen e plotë të dënimit penal. KREU VIII SHUARJA E NDJEKJES PENALE, TË DËNIMEVE DHE MOSEKZEKUTIMI I TYRE 21 Neni 66 (Ndryshuar me ligjin nr. 36/2017, datë 30.3.2017) Nuk mund të bëhen ndjekje penale kur nga kryerja e veprës deri në çastin e marrjes së personit si të pandehur kanë kaluar: a) dyzet vjet në rastin e krimeve që parashikojnë dënim me burgim të përjetshëm; b) njëzet vjet për krimet që parashikojnë dënim jo më të ulët se dhjetë vjet burgim ose dënim tjetër më të rëndë; c) dhjetë vjet për krimet që parashikojnë dënim nga pesë gjer në dhjetë vjet burgim; ç) pesë vjet për krimet që parashikojnë dënim gjer në pesë vjet burgim ose gjobë; d) tre vjet për kundërvajtjet penale që parashikojnë dënim gjer në dy vjet burgim; dh) dy vjet për kundërvajtjet penale që parashikojnë dënim me gjobë. Veprat penale të kreut II, seksionit I, nenet 76 - 79/c, nuk i nënshtrohen parashkrimit. Neni 67 Mosparashkrimi i ndjekjes penale Nuk i nënshtrohen parashkrimit të ndjekjes penale krimet e luftës dhe ato kundër njerëzimit. Neni 68 Parashkrimi i ekzekutimit të dënimit Vendimi i dënimit nuk ekzekutohet kur nga dita që ka marrë formë të prerë kanë kaluar: a) njëzet vjet për vendimin që përmban dënim pesëmbëdhjetë gjer në njëzetepesë vjet burgim; b) dhjetë vjet për vendimin që përmban dënim pesë gjer në pesëmbëdhjetë vjet burgim; c) pesë vjet për vendime që përmbajnë dënim me burgim gjer në pesë vjet ose dënime të tjera më të lehta. Neni 69 Rehabilitimi Quhen të padënuar: a) ata që janë dënuar me burgim për një kohë gjer në gjashtë muaj ose me çdo dënim tjetër më të lehtë dhe që gjatë dy vjetëve nga dita e vuajtjes së dënimit nuk kanë kryer vepër tjetër penale; b) ata që janë dënuar me burgim për një kohë nga gjashtë muaj gjer në pesë vjet dhe që gjatë pesë vjetëve nga dita e vuajtjes së dënimit nuk kanë kryer vepër tjetër penale; c) ata që janë dënuar me burgim për një kohë nga pesë gjer në dhjetë vjet dhe që gjatë shtatë vjetëve nga dita e vuajtjes së dënimit nuk kanë kryer vepër tjetër penale; ç) ata që janë dënuar me burgim për një kohë nga dhjetë gjer në njëzet e pesë vjet dhe që gjatë dhjetë vjetëve nga dita e vuajtjes së dënimit nuk kanë kryer vepër tjetër penale. Neni 70 Falja Me aktin e faljes organi kompetent përjashton tërësisht apo pjesërisht personin nga vuajtja e dënimit të dhënë me një vendim gjyqësor ose bën zëvendësimin e dënimit me një lloj dënimi më të butë. Neni 71 22 Amnistia Me aktin e amnistisë organi kompetent përjashton nga ndjekja penale, nga vuajtja tërësisht apo pjesërisht e dënimit ose bën zëvendësimin e dënimit me një lloj dënimi më të butë. Amnistia shtrihet për ato vepra penale të kryera deri një ditë para shpalljes së saj, veç rastit kur në aktin përkatës vendoset ndryshe. Neni 72 Zbatimi i dispozitave të pjesës së përgjithshme Dispozitat e pjesës së përgjithshme të këtij Kodi zbatohen edhe për veprat penale të tjera të parashikuara si të tilla nga ligje të veçanta. PJESA E POSAÇME KREU I KRIME KUNDËR NJERËZIMIT Neni 73 Genocidi (Hequr fjalët “a me vdekje” me ligjin nr. 8733, datë 24.1.2001) Zbatimi i një plani të paramenduar që synon shkatërrimin tërësisht apo pjesërisht të një grupi nacional, etnik, racial apo fetar i drejtuar kundër anëtarëve të grupit dhe i shoqëruar me veprat që vijojnë, si: vrasje me dashje të anëtarëve të grupit, dëmtime të rënda fizike dhe psikike, vendosja në kushte jetese të rënda që shkaktojnë shkatërrimin fizik, zbatimi i masave që synojnë pengimin e lindjeve, si dhe transferimi i detyrueshëm i fëmijëve të një grupi në një grup tjetër, dënohet me burgim jo më pak se dhjetë vjet ose me burgim të përjetshëm. Neni 74 Krime kundër njerëzimit (Ndryshuar me ligjin nr. 8733, datë 24.1.2001; ndryshuar me ligjin nr. 144, datë 2.5.2013) Vrasjet, zhdukja me forcë, shfarosjet, kthimi në skllevër, internimet dhe dëbimet, si dhe çdo lloj torture ose dhune tjetër njerëzore, të kryera, sipas një plani konkret të paramenduar, ose në mënyrë sistematike, kundër një grupi të popullsisë civile, për motive politike, ideologjike, raciale, etnike e fetare dënohen jo më pak se pesëmbëdhjetë vjet ose me burgim të përjetshëm. Neni 74/a Shpërndarja kompjuterike e materialeve pro gjenocidit ose krimeve kundër njerëzimit (Shtuar me ligjin nr. 10 023, datë 27.11.2008) Ofrimi në publik ose shpërndarja e qëllimshme publikut, nëpërmjet sistemeve kompjuterike, e materialeve, që mohojnë, minimizojnë, në mënyrë të ndjeshme, miratojnë ose justifikojnë akte, që përbëjnë gjenocid ose krim kundër njerëzimit, dënohet me burgim tre deri në gjashtë vjet. Neni 75 Krimet e luftës 23 (Ndryshuar me ligjin nr. 8733, datë 24.1.2001) Veprat e kryera nga persona të ndryshëm në kohë lufte, si vrasja, keqtrajtimi ose dëbimi për punë skllavëruese, si dhe për çdo lloj shfrytëzimi tjetër çnjerëzor në dëm të popullsisë civile ose në territor të pushtuar, vrasja ose keqtrajtimi i robërve të luftës, vrasja e pengjeve, shkatërrimi i pasurisë private ose publike, shkatërrimi i qyteteve, komunave ose fshatrave, jo të diktuara nga nevoja ushtarake, dënohet me heqje të lirisë jo më pak se pesëmbëdhjetë vjet ose me burgim të përjetshëm. KREU II VEPRA PENALE KUNDËR PERSONIT KRIME KUNDËR JETËS SEKSIONI I KRIME KUNDËR JETËS TË KRYERA ME DASHJE Neni 76 Vrasja me dashje Vrasja e kryer me dashje dënohet me burgim nga dhjetë gjer në njëzet vjet. Neni 77 Vrasja me dashje në lidhje me një krim tjetër (Ndryshuar me ligjin nr. 8733, datë 24.1.2001) Vrasja me dashje, që paraprin, shoqëron, fsheh ose pason një krim tjetër, dënohet me burgim jo më pak se njëzet vjet. Neni 78 Vrasja me paramendim (Ndryshuar me ligjin nr. 8733, datë 24.1.2001; shtuar fjalë në paragrafin e dytë me ligjin nr. 9686, datë 26.2.2007; ndryshuar paragrafi i dytë me ligjin nr. 144, datë 2.5.2013) Vrasja me paramendim dënohet me burgim nga pesëmbëdhjetë gjer në njëzet e pesë vjet. Vrasja e kryer për interes apo hakmarrje dënohet me burgim jo më pak se njëzet vjet ose me burgim të përjetshëm. Neni 78/a Vrasja për gjakmarrje (Shtuar me ligjin nr. 144, datë 2.5.2013) Vrasja me dashje për gjakmarrje dënohet me burgim jo më pak se tridhjetë vjet ose me burgim të përjetshëm. Neni 79 Vrasja në rrethana të tjera cilësuese (Ndryshuar me ligjin nr. 8733, datë 24.1.2001; ndryshuar shkronja “c” me ligjin nr. 9275, datë 16.9.2004; shfuqizuar shkronja “c” me ligjin nr. 144, datë 2.5.2013) 24 Vrasja me dashje e kryer: a) ndaj të miturit; b) ndaj personit me mangësi fizike ose psikike, të sëmurë rëndë ose shtatzënë, kur cilësitë e viktimës janë të dukshme ose të njohura; c) shfuqizuar; ç) ndaj kallëzuesit, dëshmitarit, të dëmtuarit ose palëve të tjera ndërgjyqëse; d) më shumë se një herë; dh) kundër dy ose më shumë personave; e) në mënyrë të tillë që i shkakton mundime të veçanta viktimës; ë) në mënyrë të rrezikshme për jetën e shumë personave, dënohet me burgim jo më pak se njëzet vjet ose me burgim të përjetshëm. Neni 79/a Vrasja e funksionarëve publikë (shtuar me ligjin nr. 144/2013) Vrasja me dashje e deputetit, gjyqtarit, prokurorit, avokatit, ushtarakut apo e funksionarëve të tjerë publikë, gjatë detyrës ose për shkak të saj, kur cilësitë e viktimës janë të dukshme ose të njohura, dënohet me burgim jo më pak se tridhjetë vjet ose me burgim të përjetshëm. Neni 79/b Vrasja e punonjësve të Policisë së Shtetit (Shtuar me ligjin nr. 144/2013) Vrasja me dashje e punonjësve të Policisë së Shtetit, gjatë detyrës ose për shkak të saj, kur cilësitë e viktimës janë të dukshme ose të njohura, dënohet me burgim jo më pak se tridhjetë vjet ose me burgim të përjetshëm. Neni 79/c Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare (Shtuar me ligjin nr. 144/2013) Vrasja me dashje e personit që është bashkëshort, ish-bashkëshort, bashkëjetues apo ish-bashkëjetues, gjini e afërt ose krushqi e afërt me autorin e veprës penale, dënohet me burgim jo më pak se njëzet vjet ose me burgim të përjetshëm. Neni 80 Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje dënohet me burgim gjer në pesë vjet. Neni 81 Vrasja e foshnjës (Ndryshuar fjalë me ligjin nr. 144, datë 2.5.2013) Vrasja e foshnjës e kryer me dashje nga nëna, menjëherë pas lindjes, dënohet me burgim deri në pesë vjet. Neni 82 25 Vrasja e kryer në gjendje të tronditjes së fortë psikike Vrasja me dashje e kryer në gjendje të tronditjes së fortë psikike të çastit shkaktuar nga dhuna ose fyerja e rëndë e viktimës dënohet me burgim gjer në tetë vjet. Neni 83 Vrasja e kryer me kapërcim të kufijve të mbrojtjes së nevojshme Vrasja e kryer në kushtet e kapërcimit të kufijve të mbrojtjes së nevojshme dënohet me burgim gjer në shtatë vjet. Neni 83/a Kanosja serioze për hakmarrje ose për gjakmarrje (Shtuar me ligjin nr. 8733, datë 24.1.2001; ndryshuar me ligjin nr. 9686, datë 26.2.2007; shfuqizuar pjesa që parashikon edhe dënimin me gjobë, si dënim kryesor, krahas dënimit me burgim, me ligjin nr. 144, datë 2.5.2013) Kanosja serioze për hakmarrje ose gjakmarrje, që i bëhet një personi për t’u mbyllur në shtëpi, dënohet me burgim deri në tre vjet. Neni 83/b Nxitja për gjakmarrje (Shtuar me ligjin nr. 9686, datë 26.2.2007; shfuqizuar pjesa që parashikon edhe dënimin me gjobë, si dënim kryesor, krahas dënimit me burgim, me ligjin nr. 144, datë 2.5.2013) Nxitja e të tjerëve për hakmarrje ose gjakmarrje, kur nuk përbën vepër tjetër penale, dënohet me burgim deri në tre vjet. Neni 84 Kanosja Kanosja serioze për vrasje ose për plagosje të rëndë që i bëhet një personi, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në një vit. Neni 84/a Kanosja me motive racizimi dhe ksenofobie nëpërmjet sistemit kompjuterik (Shtuar me ligjin nr. 10 023, datë 27.11.2008) Kanosja serioze për vrasje ose plagosje të rëndë, që i bëhet një personi, nëpërmjet sistemeve kompjuterike, për shkak përkatësie etnike, kombësie, race apo feje, dënohet me gjobë ose me burgim deri në tre vjet. SEKSIONI II KRIME KUNDËR JETËS SHKAKTUAR ME PAKUJDESI Neni 85 Vrasja nga pakujdesia Vrasja e kryer nga pakujdesia dënohet me gjobë ose me burgim gjer në pesë vjet. SEKSIONI III VEPRAT PENALE TË KRYERA ME DASHJE 26 KUNDËR SHËNDETIT Neni 86 Tortura (Ndryshuar me ligjin nr. 9686, datë 26.2.2007; ndryshuar me ligjin nr. 23/2012, datë 1.3.2012) Kryerja me dashje e veprave, nëpërmjet të cilave një personi i janë shkaktuar vuajtje të rënda, fizike apo mendore, nga një person, që ushtron funksione publike, ose me nxitjen apo miratimin e tij, të hapur ose të heshtur, me qëllim: a) për të marrë prej tij ose një tjetri informata ose pohime; b) për ta ndëshkuar për një veprim të kryer ose që dyshohet të jetë kryer prej/ose një personi tjetër; c) për ta frikësuar ose bërë presion mbi të ose një person tjetër; ç) për çdo qëllim tjetër të bazuar në çfarëdolloj forme diskriminimi; d) çdo akt tjetër çnjerëzor apo poshtërues; dënohen me burgim nga katër deri në dhjetë vjet. Neni 87 Tortura me pasoja të rënda Tortura, si dhe çdo akt tjetër çnjerëzor, kur ka sjellë gjymtimin, shëmtimin ose çdo dëmtim të përhershëm të shëndetit të personit apo vdekjen, dënohen me burgim nga dhjetë gjer në njëzet vjet. Neni 88 Plagosja e rëndë me dashje (Ndryshuar paragrafi i dytë me ligjin nr. 144, datë 2.5.2013) Plagosja e kryer me dashje që ka sjellë si pasojë gjymtimin, shëmtimin ose çdo dëmtim tjetër të përhershëm të shëndetit, ndërprerjen e shtatzënisë, ose ka qenë e rrezikshme për jetën në çastin e shkaktimit të saj, dënohet me burgim nga tre gjer në dhjetë vjet. Po kjo vepër, kur është kryer kundër disa personave, kundër personit që është bashkëshort, ish- bashkëshort, bashkëjetues apo ish-bashkëjetues, gjini e afërt ose krushqi e afërt me autorin e veprës penale, ose kur ka sjellë si pasojë vdekjen, dënohet me burgim nga pesë deri në pesëmbëdhjetë vjet. Neni 88/a Plagosje e rëndë në gjendje të tronditjes së fortë psikike (Shtuar me ligjin nr. 8733, datë 24.1.2001) Plagosja e rëndë, e kryer në gjendje të tronditjes të fortë psikike të çastit, shkaktuar nga dhuna ose fyerja e rëndë nga ana e të dëmtuarit, dënohet me burgim gjer në pesë vjet. Neni 88/b Plagosje e rëndë me kapërcim të kufijve të mbrojtjes së nevojshme (Shtuar me ligjin nr. 8733, datë 24.1.2001) Plagosja e rëndë, e kryer me kapërcim të kufijve të mbrojtjes së nevojshme, dënohet me burgim gjer në tre vjet. Neni 89 Plagosja e lehtë me dashje 27 Plagosja e kryer me dashje, që ka shkaktuar paaftësi të përkohshme në punë më tepër se 9 ditë, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në dy vjet. Neni 89/a Shitblerja e paligjshme e organeve (Shtuar me ligjin nr. 8204, datë 10.4.1997; ndryshuar me ligjin nr. 36/2017, datë 30.3.2017) Shitblerja e transplanteve, si dhe çdo veprimtari që lidhet me heqjen dhe implantimin e paligjshëm të organeve, dënohet me burgim nga tre deri në shtatë vjet. Kjo vepër e kryer nga personi që shpërdoron pozitën e tij ndaj një fëmije ose një personi tjetër të pambrojtur, dënohet me burgim nga shtatë deri në dhjetë vjet. Kjo vepër, kur kryhet më shumë se një herë ose në bashkëpunim, dënohen me burgim nga dhjetë deri në pesëmbëdhjetë vjet. Kur nga vepra e mësipërme shkaktohet vdekja e viktimës ose kjo vepër kryhet nga grup i strukturuar kriminal ose organizatë kriminale dënohet nga pesëmbëdhjetë deri në njëzet e pesë vjet burgim. Neni 89/b Përhapja e sëmundjeve infektive (Shtuar me ligjin nr. 35/2020, datë 16.4.2020) Përhapja me dashje e sëmundjes infektive me rrezikshmëri të lartë për shëndetin, nëpërmjet kryerjes së veprimeve ose mosveprimeve nga personi që është diagnostikuar si mbartës i sëmundjes apo nga personi që ka qëllim përhapjen e saj, dënohet me burgim nga dy deri në pesë vjet. Kur kjo vepër është kryer nga pakujdesia, dënohet me gjobë ose me burgim deri në dy vjet. Po kjo vepër, kur ka shkaktuar pasoja të rënda për shëndetin ose rrezik për jetën e njerëzve, dënohet me burgim nga tre deri në tetë vjet. Neni 90 Dëmtime të tjera me dashje Rrahja, si dhe çdo vepër tjetër dhune, përbën kundërvajtje penale dhe dënohen me gjobë. Po kjo vepër, kur ka shkaktuar paaftësi të përkohshme në punë deri në 9 ditë, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në gjashtë muaj. SEKSIONI IV VEPRA PENALE KUNDËR SHËNDETIT TË KRYERA NGA PAKUJDESIA Neni 91 Plagosja e rëndë nga pakujdesia Plagosja e rëndë e kryer nga pakujdesia përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në një vit. Neni 92 Plagosja e lehtë nga pakujdesia Plagosja e lehtë e kryer nga pakujdesia përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë. 28 SEKSIONI V VEPRA PENALE QË RREZIKOJNË JETËN DHE SHËNDETIN NGA NDËRPRERJA E SHTATZËNISË OSE MOSDHËNIA E NDIHMËS Neni 93 Ndërprerja e shtatzënisë pa pëlqim të gruas Ndërprerja e shtatzënisë pa pëlqim të gruas, veç rastit kur ndërprerja diktohet nga një shkak shëndetësor i justifikuar, dënohet me gjobë ose me burgim gjer në pesë vjet. Neni 94 Ndërprerja e shtatzënisë e kryer në vende dhe nga persona të paautorizuar Ndërprerja e shtatzënisë e kryer jo në ambiente spitalore publike apo klinika private të lejuara posaçërisht, ose nga një person që nuk është mjek ose, tej kohës së lejueshme për ndërprerje veç rastit kur kjo diktohet nga një shkak shëndetësor i justifikuar, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në dy vjet. Kur nga vepra është shkaktuar rrezikimi i jetës ose vdekja, dënohet me gjobë ose me burgim gjer në pesë vjet. Neni 95 Dhënia e mjeteve për ndërprerjen e shtatzënisë Dhënia e mjeteve që shërbejnë për ndërprerjen e shtatzënisë një gruaje me qëllim që kjo të kryejë vetë ose me ndihmën e ndonjë tjetri ndërprerje, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në një vit. Neni 96 Neglizhenca në trajtimin mjekësor (Shtuar paragrafi i dytë me ligjin nr. 8733, datë 24.1.2001, ndryshuar me ligjin nr. 44/2019, datë 18.7.2019) Neglizhenca në trajtimin mjekësor të të sëmurëve nga ana e profesionistit shëndetësor, kur ka rrezikuar jetën e personit, apo ka dëmtuar rëndë shëndetin e tij, dënohet me gjobë ose me burgim deri në një vit. Po kjo vepër, kur ka shkaktuar vdekjen e personit, dënohet me burgim deri në dy vjet. Neni 97 Mosdhënia ndihmë Mosdhënia e ndihmës, pa shkaqe të arsyeshme nga ana e personit që me ligj ose për shkak të detyrës detyrohej ta jepte atë, kur si pasojë e saj është shkaktuar dëmtimi i rëndë i shëndetit, rrezikimi i jetës ose vdekja, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në dy vjet. Neni 98 Mosdhënia e ndihmës nga kapiteni i anijes Mosdhënia e ndihmës nga kapiteni i anijes njerëzve që janë duke u mbytur në det ose në ujëra të tjera, kur kjo ndihmë mund të jepej pa rrezik serioz për anijen, ekuipazhin dhe udhëtarët, dënohet me gjobë ose me burgim gjer në katër vjet. Neni 99 Shkaktimi i vetëvrasjes (Ndryshuar fjalë me ligjin nr. 144, datë 2.5.2013) 29 Shkaktimi i vetëvrasjes ose i tentativës së vetëvrasjes të një personi, si rrjedhojë e trajtimit të keq sistematik ose nga sjellje të tjera sistematike që prekin rëndë dinjitetin, të kryera nga personi që e ka në varësi apo nga personi me të cilin ka marrëdhënie familjare ose bashkëjetese, dënohet me burgim nga tre deri në shtatë vjet. SEKSIONI VI KRIME SEKSUALE Neni 100 Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur (Ndryshuar me ligjin nr. 8733, datë 24.1.2001; ndryshuar fjalë në paragrafin e dytë dhe të tretë me ligjin nr. 144, datë 2.5.2013) Kryerja e marrëdhënieve seksuale ose homoseksuale me fëmijë të mitur, që nuk ka arritur moshën katërmbëdhjetë vjeç ose me të miturën që nuk ka arritur pjekurinë seksuale, dënohet me burgim nga shtatë gjer në pesëmbëdhjetë vjet. Kur marrëdhënia seksuale ose homoseksuale kryhet në bashkëpunim, më shumë se një herë ose me dhunë, ose kur i janë shkaktuar fëmijës së dëmtuar pasoja të rënda për shëndetin, dënohet me burgim jo më pak se njëzet e pesë vjet. Kur vepra ka sjellë si pasojë vdekjen ose vetëvrasjen e fëmijës së mitur dënohet me burgim jo më pak se tridhjetë vjet ose me burgim të përjetshëm. Neni 101 Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me dhunë me të mitur të moshës 14-18 vjeç (Ndryshuar me ligjin nr. 8733, datë 24.1.2001) Kryerja e marrëdhënieve seksuale ose homoseksuale, me dhunë, me fëmijë të mitur në moshën katërmbëdhjetë gjer në tetëmbëdhjetë vjeç dhe që ka arritur pjekurinë seksuale, dënohet me burgim nga pesë gjer në pesëmbëdhjetë vjet. Kur marrëdhënia seksuale ose homoseksuale, me dhunë, kryhet në bashkëpunim ose më shumë se një herë, ose kur fëmijës së dëmtuar i shkaktohen pasoja të rënda për shëndetin, dënohet me burgim nga dhjetë gjer në njëzet vjet. Kur vepra ka sjellë si pasojë vdekjen ose vetëvrasjen e fëmijës së mitur dënohet me burgim jo më pak se njëzet vjet. Neni 102 Marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritura (Ndryshuar paragrafi i parë dhe i dytë me ligjin nr. 8733, datë 24.1.2001; ndryshuar paragrafi i parë me ligjin nr. 144, datë 2.5.2013) Kryerja e marrëdhënieve seksuale me dhunë, me të rritura ose midis bashkëshortëve apo bashkëjetuesve, pa pëlqimin e njërit prej tyre, dënohet me burgim nga tre gjer në dhjetë vjet. Kur marrëdhënia seksuale me dhunë kryhet në bashkëpunim ose më shumë se një herë, ose kur të dëmtuarës i shkaktohen pasoja të rënda për shëndetin, dënohet me burgim nga pesë gjer në pesëmbëdhjetë vjet. Kur vepra ka sjellë si pasojë vdekjen ose vetëvrasjen e të dëmtuarës, dënohet me burgim nga dhjetë gjer në njëzet vjet. 30 Neni 102/a Marrëdhëniet homoseksuale me dhunë me të rritur (Shtuar me ligjin nr. 8733, datë 24.1.2001; ndryshuar me ligjin nr. 23/2012, datë 1.3.2012) Kryerja e marrëdhënieve homoseksuale me dhunë me të rritur dënohet me burgim nga tre gjer në shtatë vjet. Kur marrëdhënia homoseksuale me dhunë kryhet në bashkëpunim ose më shumë se një herë, ose kur të dëmtuarit i shkaktohen pasoja të rënda për shëndetin, dënohet me burgim nga pesë gjer në dhjetë vjet. Kur vepra ka sjellë si pasojë vdekjen ose vetëvrasjen e të dëmtuarit dënohet me burgim nga dhjetë gjer në njëzet vjet. Neni 103 Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me persona të pazotë për t’u mbrojtur (Ndryshuar me ligjin nr. 8733, datë 24.1.2001) Kryerja e marrëdhënieve seksuale ose homoseksuale, duke përfituar nga pazotësia fizike ose mendore e personit të dëmtuar ose, nga vendosja në gjendje të pandërgjegjshme, dënohet me burgim nga pesë gjer në dhjetë vjet. Kur marrëdhënia seksuale ose homoseksuale kryhet në bashkëpunim ose më shumë se një herë, ose kur personit të dëmtuar i shkaktohen pasoja të rënda për shëndetin, dënohet me burgim nga shtatë gjer në pesëmbëdhjetë vjet. Kur vepra ka sjellë si pasojë vdekjen ose vetëvrasjen e personit të dëmtuar dënohet me burgim nga dhjetë gjer në njëzet vjet. Neni 104 Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me kërcënim me përdorimin e armës (Ndryshuar me ligjin nr. 8733, datë 24.1.2001) Kryerja e marrëdhënieve seksuale ose homoseksuale, duke kërcënuar personin e dëmtuar për përdorim aty për aty të armës, dënohet me burgim nga pesë gjer në pesëmbëdhjetë vjet. Neni 105 Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale duke shpërdoruar detyrën (Ndryshuar me ligjin nr. 8733, datë 24.1.2001) Kryerja e marrëdhënieve seksuale ose homoseksuale duke shpërdoruar marrëdhëniet e varësisë ose të detyrës, dënohet me burgim gjer në tre vjet. Neni 106 Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me persona në gjini ose nën kujdestari (Ndryshuar me ligjin nr. 8733, datë 24.1.2001) Kryerja e marrëdhënieve seksuale ose homoseksuale ndërmjet prindit dhe fëmijës, vëllait dhe motrës, ndërmjet vëllezërve, motrave, ndërmjet personave të tjerë që janë gjini në vijë të drejtë ose me persona që ndodhen në raporte kujdestarie ose të birësimit, dënohet me burgim gjer në shtatë vjet. Neni 107 Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale në vende publike (Shtuar fjalë me ligjin nr. 8733, datë 24.1.2001; shtuar neni 107/a me ligjin nr. 144, datë 2.5.2013) 31 Kryerja e marrëdhënieve seksuale ose homoseksuale në vende publike ose në ambiente të ekspozuara nga vështrimi i njerëzve, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në një vit. Neni 107/a Dhuna seksuale Ushtrimi i dhunës seksuale, nëpërmjet kryerjes së veprimeve me natyrë seksuale në trupin e një personi tjetër me objekte, përbën vepër penale dhe dënohet me burgim nga tre deri në shtatë vjet. Kur kjo vepër kryhet në bashkëpunim, kundër disa personave, më shumë se një herë, ose kundër fëmijëve të moshës katërmbëdhjetë deri në tetëmbëdhjetë vjeç dënohet me burgim nga pesë deri në pesëmbëdhjetë vjet. Kur kjo vepër kryhet ndaj një të mituri që nuk ka arritur moshën katërmbëdhjetë vjeç apo një të mituri që nuk ka arritur pjekurinë seksuale, pavarësisht nëse kryhet me dhunë apo jo, dënohet me burgim jo më pak se njëzet vjet. Kur kjo vepër ka sjellë si pasojë vdekjen ose vetëvrasjen e të dëmtuarit dënohet me burgim jo më pak se njëzet e pesë vjet. Neni 108 Vepra të turpshme (Ndryshuar me ligjin nr. 8733, datë 24.1.2001; ndryshuar me ligjin nr. 23/2012, datë 1.3.2012; shtuar paragrafët me ligjin nr. 144, datë 2.5.2013) Kryerja e veprave të turpshme me të mitur që nuk kanë arritur moshën katërmbëdhjetë vjeç, dënohet me burgim nga tre gjer në shtatë vjet. Po kjo vepër, kur kryhet ndaj një të mituri që nuk ka arritur moshën katërmbëdhjetë vjeç, me të cilin autori ka marrëdhënie familjare, dënohet me burgim nga pesë deri në dhjetë vjet. Përfshirja e qëllimshme si dëshmitar, në veprime me natyrë seksuale, e një të mituri që nuk ka arritur moshën katërmbëdhjetë vjeç apo i një të mituri që nuk ka arritur pjekurinë seksuale, përbën vepër penale dhe dënohet me burgim nga një deri në pesë vjet. Propozimi i bërë nga një i rritur, me çdo mjet ose formë, për të takuar një të mitur që nuk ka arritur moshën katërmbëdhjetë vjeç apo një të mitur që nuk ka arritur pjekurinë seksuale, me qëllim kryerjen e ndonjërës nga veprat penale të parashikuara në këtë seksion apo në seksionin VIII të kreut II të këtij Kodi, përbën vepër penale dhe dënohet me burgim nga një deri në pesë vjet. Neni 108/a Ngacmimi seksual (Shtuar neni 108/a me ligjin nr. 144, datë 2.5.2013) Kryerja e sjelljeve me natyrë seksuale, që cenojnë dinjitetin e një personi, me çdo mjet ose formë, duke krijuar një mjedis kërcënues, armiqësor, degradues, poshtërues ose ofendues, përbën vepër penale dhe dënohet me burgim nga një deri në pesë vjet. Kur kjo vepër kryhet në bashkëpunim, kundër disa personave, më shumë se një herë, ose kundër fëmijëve, dënohet me burgim nga tre deri në shtatë vjet. SEKSIONI VII VEPRA PENALE KUNDËR LIRISË SË PERSONIT Neni 109 32 Rrëmbimi ose mbajtja peng e personit (Ndryshuar me ligjin nr. 8733, datë 24.1.2001; shtuar me ligjin nr. 9275, datë 16.9.2004; shfuqizuar pjesa që parashikon edhe dënimin me gjobë, si dënim kryesor, krahas dënimit me burgim, me ligjin nr. 144, datë 2.5.2013) Rrëmbimi ose mbajtja peng e personit me qëllim për të fituar pasuri ose çdo lloj përfitimi tjetër, për të përgatitur krijimin e kushteve lehtësuese për kryerjen e një krimi, për të ndihmuar fshehjen ose largimin e autorëve ose bashkëpunëtorëve në kryerjen e një krimi, për t’iu shmangur dënimit, për të detyruar realizimin e kërkesave a kushteve të caktuara, për qëllime politike ose çdo qëllim tjetër, dënohet me burgim nga dhjetë gjer në njëzet vjet. Po kjo vepër e kryer ndaj të miturit nën moshën 14 vjeç dënohet me burgim jo më pak se pesëmbëdhjetë vjet. Rrëmbimi ose mbajtja peng e personit ose e të miturit nën moshën 14 vjeç, i paraprirë ose i shoqëruar me tortura fizike ose psikike, kur është kryer kundër disa personave ose më shumë se një herë, dënohet me burgim jo më pak se njëzet vjet dhe, kur është shkaktuar vdekja, me burgim të përjetshëm. Neni 109/a Rrëmbimi ose mbajtja peng e personit në rrethana lehtësuese (Shtuar me ligjin nr. 8733, datë 24.1.2001) Kur personi i rrëmbyer ose i mbajtur peng lirohet vullnetarisht para mbarimit të shtatë ditëve nga rrëmbimi ose mbajtja peng, pa e arritur qëllimin e krimit dhe, kur ndaj personit nuk është ushtruar torturë ose dëmtime të tjera të shëndetit, dënohet me burgim nga tre gjer në pesë vjet. Neni 109/b Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë (Shtuar me ligjin nr. 9275, datë 16.9.2004; shfuqizuar pjesa që parashikon edhe dënimin me gjobë, si dënim kryesor, krahas dënimit me burgim, me ligjin nr. 144, datë 2.5.2013) Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për të kryer ose mos kryer një veprim të caktuar, për të fituar padrejtësisht pasuri ose çdo lloj përfitimi tjetër, për vete ose për të tretë, dënohet me burgim nga dy deri në tetë vjet. Po kjo vepër, kur kryhet duke përdorur a kërcënuar me përdorimin e armës, torturës, akteve çnjerëzore e poshtëruese që kanë shkaktuar dëmtime të shëndetit, dënohet me burgim nga shtatë deri në pesëmbëdhjetë vjet. Kur vepra ka sjellë si pasojë vdekjen, dënohet me burgim të përjetshëm. Neni 109/c Zhdukja me forcë (Shtuar me ligjin nr. 144, datë 2.5.2013) Zhdukja me forcë, nëpërmjet arrestimit, burgimit, rrëmbimit ose çdo forme tjetër heqjeje lirie të personit, nga funksionarët publikë apo nga persona që veprojnë me autorizimin, mbështetjen ose miratimin e tyre, shoqëruar me mospranimin e faktit të heqjes së lirisë apo me fshehjen e fatit të personit ose vendit në të cilin ndodhet ai, duke i mohuar ndihmën dhe mbrojtjen e nevojshme, sipas ligjit, përbën vepër penale dhe dënohet me burgim nga shtatë deri në pesëmbëdhjetë vjet. 33 Eprori që: a) ka dijeni që vartës të vendosur nën autoritetin dhe kontrollin e tij efektiv po kryejnë ose do të kryejnë zhdukje me forcë, ose nuk merr parasysh të dhëna dhe informacione që e tregojnë qartë këtë fakt; b) ushtron përgjegjësinë dhe kontrollin e tij efektiv mbi veprimtaritë me të cilat është lidhur zhdukja me forcë; apo c) nuk ka marrë të gjitha masat e nevojshme dhe të arsyeshme që janë në kompetencën e tij për të penguar ose ndëshkuar personin që jep autorizimin, mbështetjen dhe miratimin e zhdukjes me forcë, ose për t’ia dërguar çështjen organeve kompetente të ndjekjes penale, dënohet me burgim nga tre deri në shtatë vjet. Kur kjo vepër kryhet kundër fëmijëve, grave shtatzëna ose personave që, për shkaqe të ndryshme, nuk mund të mbrohen, apo shoqërohet me vuajtje të rënda fizike, kryhet në bashkëpunim, kundër disa personave ose më shumë se një herë, dënohet me burgim nga dhjetë deri në njëzet vjet. Kur kjo vepër ka sjellë si pasojë vdekjen e personit, dënohet me burgim jo më pak se tridhjetë vjet ose me burgim të përjetshëm. Marrja e paligjshme e fëmijëve që janë subjekt i një zhdukjeje me forcë, ose e fëmijëve, babai, nëna ose përfaqësuesi ligjor i të cilëve është bërë subjekt i një zhdukjeje me forcë, apo e fëmijëve të lindur gjatë periudhës së zhdukjes me forcë, përbën vepër penale dhe dënohet me burgim nga pesë deri në dhjetë vjet. Neni 110 Heqja e paligjshme e lirisë (Ndryshuar paragrafi i dytë me ligjin nr. 8733, datë 24.1.2001) Heqja e paligjshme e lirisë së personit përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në një vit. Kur kjo vepër shoqërohet me vuajtje të rënda fizike, kryhet në bashkëpunim, kundër disa personave ose më shumë se një herë, dënohet me burgim nga tre gjer në shtatë vjet. Neni 110/a Trafikimi i personave të rritur (Shtuar me ligjin 8733, datë 24.1.2001; ndryshuar me ligjin nr. 9188, datë 12.2.2004; ndryshuar titulli, fjalët në paragrafin e parë dhe paragrafi i tretë dhe shtuar paragrafi i dytë me ligjin nr. 144, datë 2.5.2013; shfuqizuar pjesa që parashikon edhe dënimin me gjobë, si dënim kryesor, krahas dënimit me burgim, me ligjin nr. 144, datë 2.5.2013) Rekrutimi, transportimi, transferimi, fshehja ose pritja e personave nëpërmjet kërcënimit ose përdorimit të forcës apo formave të tjera të shtrëngimit, rrëmbimit, mashtrimit, shpërdorimit të detyrës ose përfitimit nga gjendja shoqërore, fizike apo psikike ose dhënies apo marrjes së pagesave ose përfitimeve për të marrë pëlqimin e personit që kontrollon një person tjetër, me qëllim shfrytëzimin e prostitucionit të të tjerëve ose formave të tjera të shfrytëzimit seksual, të punës ose shërbimeve të detyruara, të skllavërimit ose formave të ngjashme me skllavërimin, të vënies në përdorim ose transplantimit të organeve, si dhe formave të tjera të shfrytëzimit, si brenda dhe jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë, dënohen me burgim nga tetë deri në pesëmbëdhjetë vjet. Kur kjo vepër kryhet ndaj një personi të rritur të gjinisë femërore dënohet me burgim nga dhjetë deri në pesëmbëdhjetë vjet. Organizimi, drejtimi dhe financimi i trafikimit të personave dënohen me burgim nga shtatë deri në pesëmbëdhjetë vjet. 34 Kur kjo vepër kryhet në bashkëpunim, më shumë se një herë, shoqërohet me keqtrajtimin dhe detyrimin me dhunë fizike a psikike ndaj të dëmtuarit, për të kryer veprime të ndryshme, sjell pasoja të rënda për shëndetin, ose rrezikon jetën e tij, dënohet me burgim jo më pak se pesëmbëdhjetë vjet. Kur vepra ka sjellë si pasojë vdekjen e të dëmtuarit, dënohet me burgim jo më pak se njëzet vjet ose me burgim të përjetshëm. Kur vepra penale kryhet nëpërmjet shfrytëzimit të funksionit shtetëror ose shërbimit publik, dënimi me burgim shtohet me ¼ e dënimit të dhënë. Neni 110/b Përfitimi apo përdorimi i shërbimeve të ofruar nga personat e trafikuar (Shtuar me ligjin nr. 144, datë 2.5.2013) Përfitimi apo përdorimi i shërbimeve të ofruar nga personat e trafikuar, apo i shërbimeve që janë objekt i shfrytëzimit nga trafikimi, duke pasur dijeni që personi është i trafikuar, dënohet me burgim nga dy deri në pesë vjet. Kur kjo vepër kryhet ndaj një fëmije dënohet me burgim nga tre deri në shtatë vjet. Neni 110/c Veprimet që lehtësojnë trafikimin (Shtuar me ligjin nr. 144, datë 2.5.2013) Falsifikimi, zotërimi ose sigurimi i dokumentit të identitetit, i pasaportave, i vizave ose i dokumenteve të tjera të udhëtimit apo mbajtja, heqja, fshehja, dëmtimi ose shkatërrimi i tyre, që kanë shërbyer për trafikimin e personave të rritur, por pa pasur dijeni për këtë fakt, përbën vepër penale dhe dënohet me burgim nga dy deri në pesë vjet. Po kjo vepër, kur kryhet në bashkëpunim, më shumë se një herë, apo është kryer nga personi që ka për detyrë të lëshojë letërnjoftimin, pasaportën, vizën apo dokumentin e udhëtimit, ose ka mundësuar trafikimin e fëmijëve, dënohet me burgim nga katër deri në tetë vjet. Po kjo vepër, kur ka sjellë pasoja të rënda, dënohet me burgim jo më pak se pesë vjet. Neni 111 Rrëmbimi i avionëve, anijeve dhe mjeteve të tjera Zotërimi dhe vënia nën kontroll e avionëve, anijeve dhe mjeteve të tjera të transportit ku ndodhen njerëz, duke përdorur dhunë ose me kërcënim me armë a mjete të tjera, dënohet me burgim nga dhjetë gjer në njëzet vjet. Neni 112 Dhunimi i banesës Hyrja ose qëndrimi në banesën e tjetrit pa pëlqim të tij përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në tre muaj. Kur vepra është kryer me dhunë ose me kërcënim për përdorim të armës përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në një vit. SEKSIONI VIII VEPRA PENALE KUNDËR MORALIT DHE DINJITETIT 35 Neni 113 Prostitucioni (Shtuar paragrafi i dytë me ligjin nr. 23/2012, datë 1.3.2012) Ushtrimi i prostitucionit dënohet me gjobë ose me burgim gjer në tre vjet. Dhënia e shpërblimit për përfitim personal të prostitucionit dënohet me gjobë ose me burgim gjer në tre vjet. Neni 114 Shfrytëzimi i prostitucionit (Ndryshuar titulli dhe shfuqizuar paragrafi i dytë me ligjin nr. 8279, datë 15.1.1998; ndryshuar me ligjin nr. 144, datë 2.5.2013) Shtytja, ndërmjetësimi ose marrja shpërblim për ushtrimin e prostitucionit dënohet me burgim nga dy deri në pesë vjet. Po kjo vepër, kur kryhet me të mitur, ndaj disa personave, me persona me të cilët ekzistojnë lidhje të afërta gjinie, krushqie, kujdestarie, apo duke përfituar nga raportet zyrtare, ose kryhet në bashkëpunim apo më shumë se një herë, ose nga persona të ngarkuar me funksione shtetërore dhe publike, dënohet me burgim nga shtatë deri në pesëmbëdhjetë vjet. Neni 114/a Shfrytëzimi i prostitucionit në rrethana rënduese (Shtuar me ligjin nr. 8279, datë 15.1.1998, neni 2, pika 6 dhe paragrafi i fundit ndryshuar me ligjin nr. 8733, datë 24.1.2001; shfuqizuar me ligjin nr. 144, datë 2.5.2013) Neni 114/b Trafikimi i femrave (Ndryshuar me ligjin nr. 9188, datë 12.2.2004; shfuqizuar me ligjin nr. 144, datë 2.5.2013) Neni 115 Mbajtja e lokaleve për prostitucion Mbajtja, shfrytëzimi, financimi, dhënia me qira e lokaleve për ushtrim të prostitucionit, dënohet me gjobë ose me burgim gjer në dhjetë vjet. Neni 116 Homoseksualizmi (Shfuqizuar me ligjin nr. 8733, datë 24.1.2001) Neni 117 Pornografia (Shtuar paragrafi i dytë me ligjin nr. 9859, datë 21.1.2008; ndryshuar me ligjin nr. 144, datë 2.5.2013) Prodhimi, shpërndarja, reklamimi, importimi, shitja e botimi i materialeve pornografike në mjediset ku ka fëmijë, me çdo mjet ose formë, përbëjnë kundërvajtje penale dhe dënohen me burgim deri në dy vjet. Prodhimi, importimi, ofrimi, vënia në dispozicion, shpërndarja, transmetimi, përdorimi ose posedimi i pornografisë së fëmijëve, si dhe krijimi i aksesit në mënyrë të vetëdijshme në të, me çdo mjet ose formë, dënohet me burgim nga tre deri në dhjetë vjet. Rekrutimi, përdorimi, shtrëngimi, ose bindja e një fëmije, për të marrë pjesë në shfaqje pornografike, ose marrja pjesë në shfaqje pornografike që përfshijnë fëmijët, dënohet me burgim nga pesë deri në dhjetë vjet. 36 Neni 118 Dhunimi i varreve Dhunimi i varrezave, varreve, nxjerrja e kufomës, si dhe vjedhja e sendeve që mund të ndodhen në to, si dhe çdo veprim tjetër që ul respektin ndaj të vdekurve, dënohen me gjobë ose me burgim gjer në pesë vjet. Neni 119 Fyerja (Ndryshuar paragrafi i dytë me ligjin nr. 8733, datë 24.1.2001; ndryshuar me ligjin nr. 23/2012, datë 1.3.2012) Fyerja e qëllimshme e personit përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë nga pesëdhjetë mijë gjer në një milion lekë. Po kjo vepër, kur kryhet botërisht, në dëm të disa personave ose më shumë se një herë, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë nga pesëdhjetë mijë gjer në tre milionë lekë. Neni 119/a Shpërndarja e materialeve raciste ose ksenofobike nëpërmjet sistemit kompjuterik (Shtuar me ligjin nr. 10 023, datë 27.11.2008) Ofrimi në publik ose shpërndarja e qëllimshme publikut, nëpërmjet sistemeve kompjuterike, e materialeve me përmbajtje raciste ose ksenofobike përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim deri në dy vjet. Neni 119/b Fyerja me motive racizmi ose ksenofobie nëpërmjet sistemit kompjuterik (Shtuar me ligjin nr. 10 023, datë 27.11.2008) Fyerja e qëllimshme publike, nëpërmjet sistemit kompjuterik, që i bëhet një personi, për shkak të përkatësisë etnike, kombësisë, racës apo fesë, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim deri në dy vjet. Neni 120 Shpifja (Ndryshuar paragrafi i dytë me ligjin nr. 8733, datë 24.1.2001; ndryshuar me ligjin nr. 23/2012, datë 1.3.2012) Përhapja e qëllimshme e thënieve, si dhe çdo informacion tjetër, duke e ditur se janë të rreme, që cenojnë nderin dhe dinjitetin e personit, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë nga pesëdhjetë mijë gjer në një milion e pesëqind mijë lekë. Po kjo vepër, kur kryhet botërisht, në dëm të disa personave ose më shumë se një herë, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë nga pesëdhjetë mijë gjer në tre milionë lekë. Neni 121 Ndërhyrje të padrejta në jetën private (Ndryshuar me ligjin nr. 44/2019, datë 18.7.2019) Vendosja e aparaturave që shërbejnë për dëgjim apo regjistrim të fjalëve ose të figurave, dëgjimi ose regjistrimi i fjalëve, fiksimi ose regjistrimi figurave, si dhe ruajtja për publikim i të dhënave që ekspozojnë një aspekt të jetës private të personit, pa pëlqimin e tij, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim deri në dy vjet. 37 Shpërndarja, ofrimi për publikim apo publikimi me çdo mjet ose formë të komunikimit publik apo mënyrë tjetër i të dhënave të marra në mënyrën e përcaktuar në paragrafin e parë të këtij neni, dënohet me burgim deri në tre vjet. Po kjo vepër, kur kryhet ndaj personave të mitur, dënohet me burgim nga një deri në tre vjet. Kur vepra penale kryhet nëpërmjet shfrytëzimit të funksionit shtetëror ose shërbimit publik apo nga personi që disponon këto të dhëna për shkak të detyrës shtetërore apo shërbimit publik, dënohet me burgim nga një deri në tre vjet. Neni 121/a Përndjekja (Shtuar me ligjin nr. 23/2012, datë 1.3.2012) Kërcënimi ose ngacmimi i personit me anën e veprimeve të përsëritura, me qëllimin për t’i shkaktuar një gjendje të vazhdueshme dhe të rëndë ankthi apo frike për sigurinë vetjake, të një të afërmi ose të një personi, me të cilin ka lidhje shpirtërore, apo për ta detyruar të ndryshojë mënyrën e tij të jetesës, dënohet me burgim nga gjashtë muaj gjer në katër vjet. Kur kjo vepër kryhet nga ish-bashkëshorti, ish-bashkëjetuesi apo personi që ka pasur lidhje shpirtërore me të dëmtuarin, dënimi rritet me një të tretat e dënimit të dhënë. Kur kjo vepër kryhet ndaj të miturit, gruas shtatzënë ose një personi të pazotë për t’u mbrojtur, si dhe kur kryhet nga një person i maskuar ose shoqërohet me mbajtjen ose me përdorimin e armëve, dënimi rritet deri në një të dytën e dënimit të dhënë. Neni 122 Përhapja e sekreteve vetjake Përhapja e një sekreti që i përket jetës private të një personi nga ai që e siguron atë për shkak të detyrës ose të profesionit, kur detyrohet të mos e përhapë pa qenë i autorizuar, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në një vit. Po kjo vepër, e kryer me qëllim fitimi ose për të dëmtuar një person tjetër, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në dy vjet. Neni 123 Pengimi ose shkelja e fshehtësisë së korrespondencës Kryerja me dashje e veprimeve të tilla si asgjësimi, mosdorëzimi, hapja dhe leximi i letrave apo çdo korrespondencë tjetër, si dhe ndërprerja ose vënia nën kontroll, dëgjimi i bisedave telefonike, telegrafike ose i çdo mjeti tjetër telekomunikimi, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose burgim gjer në dy vjet. SEKSIONI IX VEPRA PENALE KUNDËR FËMIJËVE, MARTESËS DHE FAMILJES Neni 124 Braktisja e fëmijëve të mitur (Ndryshuar fjalë në paragrafin e parë me ligjin nr. 8733, datë 24.1.2001) Braktisja e fëmijës nën moshën 16 vjeç nga prindi ose personi që është i detyruar të kujdeset për të, dënohet me gjobë ose me burgim gjer në tre vjet. Kur nga vepra është shkaktuar dëmtimi i rëndë i shëndetit ose vdekja e fëmijës, dënohet me burgim nga tre gjer në dhjetë vjet. Neni 124/a 38 Kërkimi ose marrja e shpërblimeve për procedurat e birësimit (Shtuar me ligjin nr. 9086, datë 19.6.2003; shfuqizuar pjesa që parashikon edhe dënimin me gjobë, si dënim kryesor, krahas dënimit me burgim, me ligjin nr. 144, datë 2.5.2013, neni 48) Kërkimi, propozimi, dhënia ose pranimi i shpërblimeve dhe përfitimeve të tjera, për të kryer ose për të mos kryer një veprim, që lidhet me procesin e birësimit të një të mituri, dënohen me burgim deri në shtatë vjet. Neni 124/b Keqtrajtimi i të miturit (Shtuar me ligjin nr. 9859, datë 21.1.2008; ndryshuar me ligjin nr. 23/2012, datë 1.3.2012; ndryshuar paragrafi i dytë me ligjin nr. 144, datë 2.5.2013) Keqtrajtimi fizik ose psikologjik i të miturit nga prindërit, motra, vëllai, gjyshi, gjyshja, kujdestari ligjor ose çdo person që është i detyruar të kujdeset për të, dënohet me burgim nga tre muaj gjer në dy vjet. Detyrimi, shfrytëzimi, shtytja ose përdorimi i të miturit për të punuar, për të siguruar të ardhura, për të lypur apo për të kryer veprime që dëmtojnë zhvillimin e tij mendor dhe/ose fizik, apo arsimimin e tij, dënohet me burgim nga dy deri në pesë vjet. Kur nga vepra është shkaktuar dëmtimi i rëndë i shëndetit ose vdekja e të miturit, dënohet me burgim nga dhjetë deri në njëzet vjet. Neni 125 Mosdhënia e mjeteve për jetesë Mosdhënia e mjeteve të nevojshme për jetesën e fëmijëve, të prindërve ose të bashkëshortit, nga personi që në zbatim të një vendimi gjyqësor detyrohet ta japë, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në një vit. Neni 126 Mosnjoftimi i ndryshimit të vendbanimit Mosnjoftimi brenda një muaji i ndryshimit të vendbanimit, të interesuarve ose organit të ekzekutimit, nga personi që sipas vendimit gjyqësor detyrohet me dhënien e mjeteve të nevojshme për jetesë fëmijëve, prindërve ose bashkëshortit të vet, si dhe ai të cilit i janë besuar fëmijët pas zgjidhjes së martesës, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në tre muaj. Neni 127 Marrja e padrejtë e fëmijës Marrja e padrejtë e fëmijës, duke e larguar prej personit që ushtron autoritetin prindëror ose që i është besuar për rritje dhe edukim, si dhe mosdorëzimi i fëmijës prindit tjetër në zbatim të vendimit gjyqësor, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në gjashtë muaj. Neni 128 Ndërrimi i fëmijëve Ndërrimi i fëmijëve i bërë me pakujdesi nga personeli ku fëmijët mbahen për rritje, mjekim ose në shtëpi lindjeje, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në dy vjet. Neni 128/a 39 Fshehja ose ndërrimi me dashje i fëmijës (Shtuar me ligjin nr. 8733, datë 24.1.2001) Fshehja ose ndërrimi me dashje i fëmijës me një tjetër, i kryer nga personeli mjekësor, dënohet me burgim nga tre gjer në tetë vjet. Neni 128/b Trafikimi i të miturve (Shtuar me ligjin nr. 8733, datë 24.1.2001, ndryshuar me ligjin nr. 9188, datë 12.2.2004; shtuar me ligjin nr. 9859, datë 21.1.2008; ndryshuar fjalët në paragrafin e parë me ligjin nr. 144, datë 2.5.2013; shfuqizuar pjesa që parashikon edhe dënimin me gjobë, si dënim kryesor, krahas dënimit me burgim, me ligjin nr. 144, datë 2.5.2013) Rekrutimi, shitja, transportimi, transferimi, fshehja ose pritja e të miturve me qëllim shfrytëzimin e prostitucionit ose formave të tjera të shfrytëzimit seksual, të punës ose shërbimeve të detyruara, skllavërimit ose formave të ngjashme me skllavërimin, vënies në përdorim ose transplantimit të organeve, si dhe formave të tjera të shfrytëzimit, dënohen me burgim nga dhjetë deri në njëzet vjet. Organizimi, drejtimi dhe financimi i trafikimit të të miturve dënohen me burgim nga dhjetë deri në njëzet vjet. Kur kjo vepër kryhet në bashkëpunim ose më shumë se një herë, apo shoqërohet me keqtrajtimin dhe detyrimin me dhunë fizike a psikike të të dëmtuarit, për të kryer veprime të ndryshme, ose sjell pasoja të rënda për shëndetin, dënohet me burgim jo më pak se pesëmbëdhjetë vjet. Kur vepra ka sjellë si pasojë vdekjen e të dëmtuarit, dënohet me burgim jo më pak se njëzet vjet ose me burgim të përjetshëm. Kur vepra penale kryhet nëpërmjet shfrytëzimit të funksionit shtetëror ose shërbimit publik, dënimi me burgim shtohen me ¼ e dënimit të dhënë. Neni 129 Shtytja e të miturve në krim Shtytja ose tërheqja e të miturve nën moshën katërmbëdhjetë vjeç për të kryer krim, dënohet me burgim gjer në pesë vjet. Neni 130 Shtrëngimi apo pengimi për të bashkëjetuar ose për të lidhur apo zgjidhur martesë (Ndryshuar me ligjin nr. 144, datë 2.5.2013) Shtrëngimi apo pengimi për të filluar ose vazhduar bashkëjetesën, ose shtrëngimi për të lidhur apo zgjidhur martesën, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në tre muaj. Kërkesa e qëllimshme ndaj një të rrituri ose fëmije për të shkuar jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë, me qëllim detyrimin e tij për të lidhur martesë, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim deri në tre muaj. Neni 130/a Dhuna në familje (Shtuar me ligjin nr. 23/2012, datë 1.3.2012; ndryshuar paragrafi i fundit me ligjin nr. 144, datë 2.5.2013, ndryshuar me ligjin nr. 35/2020, datë 16.4.2020) Rrahja, si dhe çdo vepër tjetër dhune fizike, psikologjike, ndaj personit që është bashkëshort, ish- bashkëshort, bashkëjetues apo ish-bashkëjetues, gjini e afërt (të paralindur, të paslindur, vëllezër, motra, ungjër, emta, nipër, mbesa, fëmijë të vëllezërve dhe të motrave), ose krushqi e afërt (vjehërr, 40 vjehrrë, dhëndër, nuse, kunat/ë, thjeshtri, thjeshtra, njerku e njerka), ose në lidhje apo ish-lidhje intime me autorin e veprës penale, me pasojë cenimin e integritetit fizik, psiko-social dhe ekonomik të tij, dënohet me burgim deri në tre vjet. Kanosja serioze për vrasje ose plagosje të rëndë, ndaj personit që është bashkëshort, ish- bashkëshort, bashkëjetues apo ish-bashkëjetues, gjini e afërt (të paralindur, të paslindur, vëllezër, motra, ungjër, emta, nipër, mbesa, fëmijë të vëllezërve dhe të motrave), ose krushqi e afërt (vjehërr, vjehrrë, dhëndër, nuse, kunat/ë, thjeshtri, thjeshtra, njerku e njerka), ose në lidhje apo ish-lidhje intime me autorin e veprës penale, me pasojë cenimin e integritetit psikik të tij, dënohet me burgim deri në katër vjet. Plagosja e kryer me dashje, ndaj personit që është bashkëshort, ish-bashkëshort, bashkëjetues apo ish-bashkëjetues, gjini e afërt (të paralindur, të paslindur, vëllezër, motra, ungjër, emta, nipër, mbesa, fëmijë të vëllezërve dhe të motrave), ose krushqi e afërt (vjehërr, vjehrrë, dhëndër, nuse, kunat/ë, thjeshtri, thjeshtra, njerku e njerka), ose në lidhje apo ish-lidhje intime me autorin e veprës penale, që ka shkaktuar paaftësi të përkohshme në punë më tepër se nëntë ditë, dënohet me burgim deri në pesë vjet. Po këto vepra, të kryera në mënyrë të përsëritur, ose në praninë e fëmijëve, dënohen nga një deri në pesë vjet burgim. VEPRA PENALE KUNDËR LIRISË SË BESIMIT Neni 131 Pengimi i veprimtarive të organizatave fetare Ndalimi i veprimtarive të organizatave fetare, si dhe krijimi i pengesave për ushtrimin e lirë të veprimtarive të tyre, dënohet me gjobë ose me burgim gjer në tre vjet. Neni 132 Shkatërrimi ose dëmtimi i objekteve të kultit Shkatërrimi ose dëmtimi me dashje i objekteve të kultit, kur ka shkaktuar humbjen plotësisht ose pjesërisht të vlerave të tyre, dënohet me gjobë ose me burgim gjer në tre vjet. Neni 133 Pengimi i ceremonive fetare Ndalimi ose krijimi i pengesave që u bëhen personave për të marrë pjesë në ceremonitë fetare, si dhe për të shprehur lirisht bindjet fetare, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në një vit. KREU III VEPRA PENALE KUNDËR PASURISË DHE NË SFERËN EKONOMIKE SEKSIONI I VJEDHJA E PASURISË 41 Neni 134 Vjedhja (shtuar një paragraf me ligjin nr. 8733, datë 24.1.2001; ndryshuar me ligjin nr. 9275, datë 16.9.2004; ndryshuar me ligjin nr. 23/2012, datë 1.3.2012) Vjedhja e pasurisë dënohet me gjobë ose me burgim gjer në tre vjet. Po kjo vepër, kur kryhet në bashkëpunim ose më shumë se një herë dënohet me burgim nga gjashtë muaj deri në pesë vjet. E njëjta vepër, kur ka sjellë pasoja të rënda dënohet me burgim nga katër deri në dhjetë vjet. Neni 135 Vjedhja e kryer duke shpërdoruar detyrën (Shtuar fjalë me ligjin nr. 23/2012, datë 1.3.2012; shfuqizuar pjesa që parashikon edhe dënimin me gjobë, si dënim kryesor, krahas dënimit me burgim, me ligjin nr. 144, datë 2.5.2013) Vjedhja e pasurisë e kryer nga personi, që ka për detyrë ta ruajë dhe ta administrojë atë, apo duke shpërdoruar detyrën, dënohet me burgim gjer në dhjetë vjet. Neni 136 Vjedhja e bankave dhe arkave të kursimit (Shtuar paragrafi i dytë me ligjin nr. 8733, datë 24.1.2001) Vjedhja e bankave dhe e arkave të kursimit dënohet me burgim nga pesë gjer në pesëmbëdhjetë vjet. Po kjo vepër, kur kryhet në bashkëpunim, më shumë se në herë ose ka sjellë pasoja të rënda, dënohet me burgim nga dhjetë gjer në njëzet vjet. Neni 137 Vjedhja e energjisë elektrike ose impulseve telefonike (Shtuar paragrafi i parë me ligjin nr. 8733, datë 24.1.2001; ndryshuar paragrafi i dytë me ligjin nr. 10 023, datë 27.11.2008; ndryshuar me ligjin nr. 98/2014, datë 31.7.2014) Vjedhja e energjisë elektrike ose impulseve telefonike, dëmtimi i matësit, si dhe çdo ndërhyrje tjetër e paligjshme dhe e paautorizuar në sistemin e matjes apo në rrjetin elektrik ose rrjetin telefonik, e kryer me qëllim përfitimi të paligjshëm, përbën vepër penale dhe dënohet me burgim deri në tre vjet. Kur kjo vepër penale kryhet në bashkëpunim, më shumë se një herë, ose nga përdoruesit jofamiljarë të energjisë elektrike ose të rrjetit të shërbimit telefonik, dënohet me burgim nga një deri në pesë vjet. Neni 137/a Vjedhja e rrjetit të komunikimeve elektronike (Shtuar me ligjin nr. 144, datë 2.5.2013) Vjedhja e rrjetit të komunikimeve elektronike dënohet me burgim deri në tre vjet. Po kjo vepër, kur kryhet në bashkëpunim, më shumë se një herë, ose ka sjellë pasoja të rënda, dënohet me burgim nga tre deri në shtatë vjet. Neni 138 Vjedhja e veprave të artit e kulturës Vjedhja e veprave të artit e kulturës dënohet me gjobë ose me burgim gjer në pesë vjet. 42 Vjedhja e veprave të artit e kulturës me rëndësi kombëtare dënohet me burgim nga pesë gjer në dhjetë vjet. Neni 138/a Trafikimi i veprave të artit dhe kulturës (Shtuar me ligjin nr. 8733, datë 24.1.2001) Importimi, eksportimi, tranzitimi dhe tregtimi në kundërshtim me ligjin i veprave të artit dhe të kulturës, me qëllim fitimi material ose çdo përfitim tjetër, dënohet me burgim nga tre gjer në dhjetë vjet. Po kjo vepër, kur kryhet në bashkëpunim ose më shumë se një herë, ose sjell pasoja të rënda, dënohet me burgim nga pesë gjer në pesëmbëdhjetë vjet. Neni 139 Vjedhja me dhunë Vjedhja e pasurisë e shoqëruar me përdorim dhune dënohet me burgim nga pesë gjer në pesëmbëdhjetë vjet. Neni 140 Vjedhja me armë (Ndryshuar me ligjin nr. 8733, datë 24.1.2001; ndryshuar me ligjin nr. 9686, datë 26.2.2007) Vjedhja e pasurisë, e shoqëruar me mbajtjen e armëve dhe municioneve luftarake ose me përdorimin e tyre, dënohet me burgim nga dhjetë gjer në njëzet vjet. Neni 141 Vjedhja me pasojë vdekjen (Hequr fjalët “a me vdekje” me ligjin nr. 8733, datë 24.1.2001) Vjedhja e pasurisë, kur është shoqëruar me dhunime që kanë sjellë vdekjen e personit, dënohet me burgim nga pesëmbëdhjetë gjer në njëzet e pesë vjet ose me burgim të përjetshëm. Neni 141/a Trafikimi i mjeteve motorike (Shtuar me ligjin nr. 8733, datë 24.1.2001) Importimi, eksportimi, tranzitimi dhe tregtimi në kundërshtim me ligjin, i mjeteve motorike të vjedhura, me qëllim fitimi material ose çdo përfitim tjetër, dënohet me burgim nga tre gjer në shtatë vjet. Po kjo vepër, kur kryhet në bashkëpunim ose më shumë se një herë, ose sjell pasoja të rënda, dënohet me burgim nga pesë gjer në pesëmbëdhjetë vjet. Neni 142 Sigurimi i mjeteve për vjedhje Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të vjedhur pasurinë dënohet me gjobë ose me burgim gjer në tre vjet. SEKSIONI II MASHTRIMET Neni 143 43 (Shtuar paragrafi i dytë me ligjin nr. 8733, datë 24.1.2001; ndryshuar me ligjin nr. 36/2017, datë 30.3.2017) Përvetësimi i pasurisë private ose publike nëpërmjet paraqitjes së fakteve të rreme ose duke fshehur fakte të vërteta, gënjeshtrës ose shpërdorimit të besimit, për vete ose persona të tjerë, përbën veprën penale të mashtrimit dhe dënohet me burgim deri në pesë vjet. Kjo vepër, kur kryhet në bashkëpunim ose më shumë se një herë, dënohet me burgim nga dy deri në gjashtë vjet. Kur vepra ka sjellë pasoja të rënda dënohet me burgim nga pesë deri në dhjetë vjet. Neni 143/a Skemat mashtruese dhe piramidale (Shtuar me ligjin nr. 8733, datë 24.1.2001) Organizimi dhe vënia në funksionim e skemave mashtruese dhe piramidale të huamarrjes, me qëllim fitimi material, dënohet me burgim nga tre gjer në dhjetë vjet. Po kjo vepër, kur ka sjellë pasoja të rënda, dënohet me burgim nga dhjetë gjer në njëzet vjet. Neni 143/a/1 Manipulimi i tregut (Shtuar me ligjin nr. 23/2012, datë 1.3.2012) Paraqitja jo e saktë, me dashje, e vlerës së një malli, shërbimi apo paraje, me qëllim çrregullimin e funksionimit të lirë dhe të drejtë të tregut, dënohet me gjobë ose me burgim gjer në katër vjet. Neni 143/a/2 Përdorimi i paautorizuar dhe përhapja e informacionit të privilegjuar (Shtuar me ligjin nr. 23/2012, datë 1.3.2012) Personi, i cili, në mënyrë të autorizuar ose të paautorizuar, vihet në dijeni të informacionit të privilegjuar, për të cilin publiku nuk ka dijeni e që mund ta përdorë me qëllim fitimi material për vete, për një palë të tretë apo në dëm të kësaj të fundit, në njërën nga mënyrat e mëposhtme: a) për të blerë ose për të shitur tituj të tregtueshëm në territorin e Republikës së Shqipërisë ose të tregtuar nga një emetues, me seli në Republikën e Shqipërisë; b) duke ditur natyrën e privilegjuar të informacionit, ia komunikon, pa autorizim, një pale të tretë; c) duke ditur natyrën e privilegjuar të informacionit, këshillon një palë të tretë për të blerë ose për të shitur tituj të tregtueshëm në territorin e Republikës së Shqipërisë apo të tregtuar nga një emetues, me seli në Republikën e Shqipërisë, dënohet me burgim nga gjashtë muaj gjer në tre vjet. Kur kjo vepër kryhet në bashkëpunim, më shumë se një herë ose ka sjellë pasoja të rënda, dënohet me burgim gjer në pesë vjet. Neni 143/a/3 Manipulimi i çmimeve dhe përhapja e informacionit të rremë (Shtuar me ligjin nr. 23/2012, datë 1.3.2012) Veprimi apo mosveprimi i personit që: a) nënshkruan një kontratë fiktive për shitjen apo zëvendësimin e titujve; b) kryen porosi për blerje ose shitje të titujve, për të cilët është kryer porosia me të njëjtin çmim, apo nëse ai i përdor këto tituj si kundërporosi; 44 c) përhap informacion apo fakte të tjera të rreme për rritjen ose rënien e çmimit të titujve apo krijimin e një tregtimi fiktiv aktiv të tyre, me qëllim përfitimi personal për vete, një palë të tretë apo në dëm të kësaj të fundit, dënohet me burgim nga gjashtë muaj gjer në tre vjet. Kur kjo vepër kryhet në bashkëpunim, më shumë se një herë ose ka sjellë pasoja të rënda, dënohet me burgim nga dy gjer në pesë vjet. Neni 143/a/4 Paraqitja e të dhënave të rreme dhe shpërndarja e paautorizuar e tyre (Shtuar me ligjin nr. 23/2012, datë 1.3.2012) Personi që, si anëtar i drejtorisë apo i këshillit mbikëqyrës të një emetuesi, lejon ose mundëson shpërndarjen e një prospekti, të ndryshëm nga ai që përcaktohet nga ligji, apo lejon ose mundëson paraqitjen e të dhënave të rreme ose paraqitjen e rreme të fakteve me vlerë materiale në një prospekt, dënohet me burgim nga gjashtë muaj gjer në tre vjet. Kur kjo vepër kryhet në bashkëpunim, më shumë se një herë ose ka sjellë pasoja të rënda dënohet me burgim gjer në pesë vjet. Neni 143/a/5 Regjistrimi i titujve në bursë në mënyrë të paautorizuar (Shtuar me ligjin nr. 23/2012, datë 1.3.2012) Personi që, si anëtar i drejtorisë së bursës, lejon regjistrimin në kuotimin një, kuotimin e shoqërive anonime publike apo në kuotime të tjera të titujve, të cilët nuk i plotësojnë kushtet e ligjit për titujt, dënohet me burgim nga gjashtë muaj gjer në tre vjet. Kur kjo vepër kryhet në bashkëpunim, më shumë se një herë ose ka sjellë pasoja të rënda dënohet me burgim nga dy gjer në pesë vjet. Neni 143/a/6 Fshehja e pronësisë (Shtuar me ligjin nr. 23/2012, datë 1.3.2012) Personi, i cili me dashje nuk i jep të dhëna për pronësinë Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, sipas ligjit për titujt, dënohet me gjobë ose burgim gjer në një vit. Kur kjo vepër kryhet në bashkëpunim, më shumë se një herë ose ka sjellë pasoja të rënda dënohet me burgim nga dy gjer në pesë vjet. Neni 143/a/7 Tregtimi i paligjshëm i titujve (Shtuar me ligjin nr. 23/2012, datë 1.3.2012) Personi që merret me ndërmjetësim të paautorizuar për blerjen ose shitjen e titujve dënohet me gjobë ose me burgim gjer në një vit. Kur kjo vepër kryhet në bashkëpunim, më shumë se një herë ose ka sjellë pasoja të rënda dënohet me burgim nga dy gjer në pesë vjet. Neni 143/b Mashtrimi kompjuterik (Shtuar me ligjin nr. 10 023, datë 27.11.2008; shfuqizuar pjesa që parashikon edhe dënimin me gjobë, si dënim kryesor, krahas dënimit me burgim, me ligjin nr. 144, datë 2.5.2013) 45 Futja, ndryshimi, fshirja ose heqja e të dhënave kompjuterike apo ndërhyrja në funksionimin e një sistemi kompjuterik, me qëllim për t’i siguruar vetes apo të tretëve, me mashtrim, një përfitim ekonomik të padrejtë apo për t’i shkaktuar një të treti pakësimin e pasurisë, dënohen me burgim nga gjashtë muaj deri në gjashtë vjet. Po kjo vepër, kur kryhet në bashkëpunim, në dëm të disa personave, më shumë se një herë ose kur ka sjellë pasoja të rënda materiale, dënohet me burgim nga pesë deri në pesëmbëdhjetë vjet. Neni 144 Mashtrimi në subvencione Mashtrimi në dokumentet e paraqitura, duke përfituar padrejtësisht subvencione nga shteti, dënohet me gjobë ose me burgim gjer në katër vjet. Neni 144/a Krijimi i skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar (Shtuar me ligjin nr. 144, datë 2.5.2013) Organizimi dhe vënia në funksionim e skemave mashtruese, me qëllim fitimin material për vete apo për të tjerët, nëpërmjet mospagimit, apo përfitimit të kreditimit ose rimbursimit të tatimit mbi vlerën e shtuar, dënohet me burgim nga tre deri në dhjetë vjet. Neni 145 Mashtrimi në sigurime Paraqitja e rrethanave të rreme në lidhje me objektin që sigurohet, ose krijimi i rrethanave të rreme dhe paraqitja e tyre në dokumentet duke përfituar padrejtësisht sigurime, dënohet me gjobë ose me burgim gjer në pesë vjet. Neni 146 Mashtrimi në kredi Mashtrimi në dokumentet e paraqitura, duke përfituar padrejtësisht kredi duke regjistruar në mënyrë fiktive në hipotekë objekte që nuk ekzistojnë, ose tej vlerës së tyre reale, ose në pronësi të një tjetri, të bëra me qëllim për të mos kthyer më kredinë e marrë, dënohet me gjobë ose me burgim gjer në shtatë vjet. Neni 147 Mashtrimi për veprat e artit e të kulturës (Ndryshuar fjalë me ligjin nr. 8733, datë 24.1.2001) Vjedhja e pasurisë me anë të mashtrimit, duke paraqitur një vepër të artit dhe të kulturës si origjinale apo të një tjetër autori nga ai që është në fakt, dënohet me gjobë ose me burgim gjer në katër vjet. Neni 148 Botimi i veprës së tjetrit me emrin e vet (Ndryshuar fjalë me ligjin nr. 8733, datë 24.1.2001) Botimi ose përdorimi tërësisht apo pjesërisht me emrin e vet të një vepre letrare, muzikore, artistike ose shkencore që i përket një tjetri, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në dy vjet. Neni 149 46 Shkelja e të drejtave të autorit (Ndryshuar me ligjin nr. 8733, datë 24.1.2001 dhe nr. 44/2019, datë 18.7.2019) Riprodhimi tërësisht ose pjesërisht, shpërndarja, komunikimi në publik, shitja, ofrimi për shitje, përdorimi, furnizimi, eksportimi ose importimi për qëllime fitimi i veprës së mbrojtur nga e drejta e autorit, pa pëlqimin e autorit ose mbajtësit të së drejtës, kur janë shkelur të drejtat vetjake ose pasurore të tij, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim deri në dy vjet. Po kjo vepër, kur kryhet në bashkëpunim ose më shumë se një herë, dënohet me burgim deri në tre vjet. Neni 149/a Shkelja e të drejtave të pronësisë industriale (Shtuar me ligjin nr. 23/2012, datë 1.3.2012) Prodhimi, shpërndarja, mbajtja për qëllime tregtimi, shitja, ofrimi për shitje, furnizimi, shpërndarja, eksportimi ose importimi për këto qëllime i: a) produktit ose procesit të mbrojtur nga një patentë, pa pëlqimin e pronarit të patentës; b) produktit që mbrohet nga një dizenjo industriale, pa pëlqimin e pronarit të dizenjos industriale; c) mallrave ose shërbimeve që mbrohen nga një markë tregtare, pa pëlqimin e pronarit të markës tregtare; ç) produktit që rrjedh nga një tregues gjeografik, pa pëlqimin e pronarit të treguesit gjeografik; të kryera me dashje, përbëjnë kundërvajtje penale dhe dënohen me gjobë ose me burgim gjer në një vit. Po kjo vepër kur kryhet në bashkëpunim ose më shumë se një herë përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në dy vjet. Neni 149/b Shkelja e të drejtave të topografisë së qarkut të gjysmëpërçuesit (Shtuar me ligjin nr. 23/2012, datë 1.3.2012) Prodhimi, përdorimi, mbajtja për qëllim tregtimi, shitja, ofrimi për shitje, furnizimi, shpërndarja, eksportimi ose importimi për këto qëllime i produktit që shkel të drejtat e topografisë së regjistruar të qarkut, të gjysmëpërçuesit ose të qarkut të integruar, pa pëlqimin e pronarit të topografisë, të kryera me dashje, përbëjnë kundërvajtje penale dhe dënohen me gjobë ose me burgim gjer në një vit. Kur kjo vepër kryhet në bashkëpunim ose më shumë se një herë përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në dy vjet. SEKSIONI III SHKATËRRIMI I PRONËS Neni 150 Shkatërrimi i pronës Shkatërrimi apo dëmtimi me dashje i pronës, kur pasojat materiale nuk janë të lehta, dënohet me gjobë ose me burgim gjer në tre vjet. Neni 151 Shkatërrimi i pronës me zjarr Shkatërrimi apo dëmtimi me dashje i pronës me zjarr dënohet me gjobë ose me burgim gjer në pesë vjet. 47 Kur nga vepra penale janë shkaktuar pasoja të rënda materiale, dënohet me burgim gjer në dhjetë vjet. Kur janë shkaktuar pasoja të rënda për jetën e shëndetin e njerëzve, dënohet me burgim nga pesë gjer në pesëmbëdhjetë vjet. Neni 152 Shkatërrimi i pronës me eksploziv Shkatërrimi apo dëmtimi me dashje i pronës me eksploziv dënohet me gjobë ose me burgim gjer në pesë vjet. Kur nga vepra penale kanë ardhur pasoja të rënda materiale, dënohet me burgim nga pesë gjer në dhjetë vjet. Kur janë shkaktuar pasoja të rënda për jetën e shëndetin e njerëzve, dënohet me burgim nga dhjetë gjer në njëzet vjet. Neni 153 Shkatërrimi i pronës me përmbytje Shkatërrimi apo dëmtimi me dashje i pronës me përmbytje dënohet me gjobë ose me burgim gjer në pesë vjet. Kur nga vepra penale kanë ardhur pasoja të rënda materiale, dënohet me burgim nga pesë gjer në dhjetë vjet. Kur janë shkaktuar pasoja të rënda për jetën e shëndetin e njerëzve, dënohet me burgim nga pesë gjer në pesëmbëdhjetë vjet. Neni 154 Shkatërrimi i pronës me mjete të tjera Shkatërrimi apo dëmtimi me dashje i pronës me mjete të tjera, që përbëjnë rrezik për mjedisin rrethues dhe jetën e njerëzve, dënohet me gjobë ose me burgim gjer në pesë vjet. Kur nga vepra penale kanë ardhur pasoja të rënda materiale, dënohet me burgim nga pesë gjer në dhjetë vjet. Kur janë shkaktuar pasoja të rënda për jetën dhe shëndetin e njerëzve, dënohet me burgim nga pesë gjer në pesëmbëdhjetë vjet. Neni 154/a Shkatërrimi i ndërtesave dhe objekteve të tjera (Shtuar me ligjin nr. 146/2020, datë 17.12.2020) Kryerja me dashje e çdo veprimi tjetër, të ndryshëm me ato të parashikuara nga nenet e mësipërme të këtij seksioni, që mund të sjellë shkatërrimin e plotë ose të pjesshëm të ndërtesës, të objektit qytetar, të veprës industriale, të infrastrukturës apo të çdo objekti tjetër ose që mund të rrezikojë jetën ose shëndetin e njerëzve, nëse nuk përbën vepër tjetër penale, dënohet me gjobë ose me burgim deri në pesë vjet. Kur nga vepra penale kanë ardhur pasoja të rënda materiale, dënohet me burgim nga pesë deri në dhjetë vjet. Kur janë shkaktuar pasoja të rënda për jetën dhe shëndetin e njerëzve, dënohet me burgim nga pesë deri në pesëmbëdhjetë vjet. Neni 155 Shkatërrimi i rrugëve 48 Shkatërrimi apo dëmtimi me dashje i rrugëve automobilistike, hekurudhore dhe veprave që lidhen me to, dënohet me gjobë apo me burgim gjer në shtatë vjet. Kur nga veprat penale kanë ardhur pasoja të rënda materiale, dënohet me burgim nga tre gjer në dhjetë vjet. Kur janë shkaktuar pasoja të rënda për jetën dhe shëndetin e njerëzve, dënohet me burgim nga pesë gjer në pesëmbëdhjetë vjet. Neni 156 Shkatërrimi i rrjetit elektrik (Shtuar paragrafi i dytë me ligjin nr. 10 023, datë 27.11.2008) Shkatërrimi apo dëmtimi me dashje i rrjetit elektrik, telegrafik, telefonik, radioteleviziv apo të çdo rrjeti ndërlidhës, dënohet me gjobë ose me burgim gjer në tre vjet. Po kjo vepër, kur kryhet në bashkëpunim, më shumë se një herë, ose ka sjellë pasoja të rënda, dënohet me burgim deri në tre vjet. Neni 157 Shkatërrimi i rrjetit të ujitjes Shkatërrimi apo dëmtimi me dashje i kanaleve ujitëse dhe kulluese ose veprave që lidhen me to, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në dy vjet. Neni 158 Administrimi i ujit pa të drejtë, duke kthyer ose ndryshuar vijën e ujit, duke hapur pendat, duke ndërtuar apo mbyllur kanale kulluese apo vaditëse, vija ose vepra të tjera, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në dy vjet. Neni 159 Shkatërrimi i rrjetit të ujësjellësit (Ndryshuar me ligjin nr. 10 023, datë 27.11.2008) Lidhja, si dhe çdo ndërhyrje tjetër e bërë pa leje në rrjetin e ujësjellësit, për marrjen e ujit të pijshëm, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim deri në dy vjet. Shkatërrimi me dashje i rrjetit të ujësjellësit dënohet me burgim deri në pesë vjet. Neni 160 Shkatërrimi i veprave kulturore Shkatërrimi apo dëmtimi me dashje i veprave kulturore dënohet me gjobë ose me burgim gjer në tre vjet. Kur nga vepra penale janë shkatërruar apo dëmtuar vepra kulturore me rëndësi kombëtare, dënohet me gjobë ose me burgim nga dy gjer në tetë vjet. Neni 161 Shkatërrimi i pronës nga pakujdesia Shkatërrimi apo dëmtimi nga pakujdesia i pronës, kur ka sjellë pasoja të rënda materiale, dënohet me gjobë ose me burgim gjer në tre vjet. Neni 162 49 Përplasja e mjeteve të transportit masiv Shkaktimi nga pakujdesia i përplasjes se trenave, anijeve, avionëve, kur ka shkaktuar rrëzimin, djegien, mbytjen, përmbysjen, daljen nga shinat ose është shoqëruar me pasoja të rënda materiale, dënohet me gjobë ose burgim gjer në pesë vjet. SEKSIONI IV VEPRA PENALE TË KRYERA NË SHOQËRITË TREGTARE Neni 163 Përpilimi i deklaratave të rreme Përpilimi i deklaratave të rreme, në rastin e zmadhimit të kapitalit të shoqërisë, lidhur me ndarjen e pjesëve të kapitalit themeltar të ortakëve, me shlyerjen e tij apo me depozitimin e fondeve, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë. Neni 164 Shpërdorimi i kompetencave Shpërdorimi i kompetencave nga anëtarët e këshillit mbikëqyrës apo administratorët e shoqërisë me qëllim përfitimi apo për të favorizuar një shoqëri tjetër ku kanë interesa, dënohet me gjobë ose me burgim gjer në pesë vjet. Neni 164/a Korrupsioni aktiv në sektorin privat (Shtuar me ligjin nr. 9275, datë 16.9.2004; ndryshuar me ligjin nr. 23/2012, datë 1.3.2012; shfuqizuar pjesa që parashikon edhe dënimin me gjobë, si dënim kryesor, krahas dënimit me burgim, me ligjin nr. 144, datë 2.5.2013) Premtimi, propozimi ose dhënia, drejtpërdrejt ose tërthorazi, i çdo lloj përfitimi të parregullt, për vete ose për persona të tjerë, personit që ushtron funksion drejtues në shoqëri tregtare ose punon në çdo pozicion në sektorin privat, për të kryer ose moskryer një veprim në kundërshtim me detyrën ose funksionin e tij, dënohet me burgim nga tre muaj deri në tre vjet. Neni 164/b Korrupsioni pasiv në sektorin privat (Shtuar me ligjin nr. 9275, datë 16.9.2004; ndryshuar me ligjin nr. 23/2012, datë 1.3.2012; shfuqizuar pjesa që parashikon edhe dënimin me gjobë, si dënim kryesor, krahas dënimit me burgim, me ligjin nr. 144, datë 2.5.2013) Kërkimi a marrja, drejtpërdrejt ose tërthorazi, i çdo lloj përfitimi të parregullt a i një premtimi të tillë, për vete ose për persona të tjerë, ose pranimi i një oferte a premtimi, që vjen nga përfitimi i parregullt, nga personi që ushtron funksion drejtues ose punon në çdo pozicion në sektorin privat, për të kryer ose mos kryer një veprim në kundërshtim me detyrën a funksionin e tij, dënohet me burgim nga gjashtë muaj deri në pesë vjet. Neni 165 Falsifikimi i nënshkrimeve 50 Falsifikimi i nënshkrimeve dhe derdhjeve apo deklarimi i rremë i derdhjeve të fondeve të shoqërisë, apo publikimi i nënshkrimeve dhe derdhjeve për persona fiktivë, apo vlerësimi i kontributit në natyrë me vlerë më të madhe se sa vlera faktike, dënohet me gjobë ose me burgim gjer në pesë vjet. Neni 166 Emetimi i parregullt i aksioneve Emetimi i parregullt i aksioneve bërë përpara regjistrimit të shoqërisë apo kur regjistrimi është bërë në mënyrë të kundërligjshme, apo kur formalitetet e shoqërisë ende nuk janë plotësuar, apo kur ndryshimi i statutit me rastin e zmadhimit të kapitalit ende nuk është bërë ose nuk është regjistruar apo është bërë në mënyrë të kundërligjshme, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në tre muaj. Neni 167 Mbajtja e padrejtë e dy cilësive Mbajtja njëkohësisht e cilësive të ortakut dhe ekspertit kontabël përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në gjashtë muaj. Neni 168 Dhënia e informacioneve të rreme Dhënia e informacioneve të rreme për gjendjen e shoqërisë prej ekspertit kontabël pranë një shoqërie tregtare, apo moskallëzimi në organet kompetente për kryerjen e një krimi, kur nuk ekzistojnë rastet e përjashtimeve nga përgjegjësia penale të përcaktuar në nenin 300 të këtij Kodi, dënohet me gjobë ose me burgim gjer në pesë vjet. Neni 169 Zbulimi i sekreteve të shoqërisë Zbulimi i sekreteve të shoqërisë prej ekspertit kontabël të saj, me përjashtim të rasteve kur e detyron ligji, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në dy vjet. Neni 170 Mosbërja e shënimeve të detyrueshme Mosbërja e shënimeve të detyrueshme nga administratori apo likuiduesi i shoqërisë përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë. Neni 170/a Punësimi i paligjshëm (Shtuar me ligjin nr. 8279, datë 15.1.1998; ndryshuar me ligjin nr. 8733, datë 24.1.2001) Punësimi pa regjistrim në organet kompetente ose pa garantuar sigurimin e të punësuarit sipas rregullave, kur është dhënë më parë masë administrative, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë deri në 10 mijë lekë për çdo rast ose me burgim deri në 1 vit. Moskryerja me dashje ose mbulimi i shkeljeve lidhur me punësimin dhe sigurimin social nga persona të ngarkuar me zbatimin dhe kontrollin e dispozitave përkatëse, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë deri në 100 mijë lekë ose me burgim deri në 2 vjet. Neni 170/b 51 Konkurrenca e paligjshme nëpërmjet dhunës (Shtuar me ligjin nr. 9275, datë 16.9.2004; ndryshuar paragrafi i parë me ligjin nr. 9686, datë 26.2.2007) Kryerja, gjatë ushtrimit të veprimtarisë tregtare, e veprimeve të konkurrencës me anë të kërcënimit ose dhunës dënohet me burgim nga një deri në katër vjet. Kur veprimet e konkurrencës drejtohen ndaj veprimtarive të financuara plotësisht ose pjesërisht dhe në çfarëdo mënyre nga shteti ose entet publike, dënimi me burgim shtohet me një të tretën. SEKSIONI IV/1 VEPRA PENALE NË LIDHJE ME USHTRIMIN E VEPRIMTARIVE BANKARE DHE FINANCIARE (Shtuar me ligjin nr. 23/2012, datë 1.3.2012) Neni 170/c Ushtrimi pa licencë i veprimtarisë bankare (Shtuar me ligjin nr. 23/2012, datë 1.3.2012) Ushtrimi i veprimtarisë bankare nga persona që nuk janë të licencuar për këtë qëllim, sipas legjislacionit bankar në fuqi, dënohet me gjobë ose me burgim gjer në tre vjet. Po kjo vepër, kur i ka shkaktuar pasoja të rënda interesave shtetërorë ose atyre të shtetasve, dënohet me gjobë ose me burgim gjer në shtatë vjet. Neni 170/ç Ushtrimi pa licencë i veprimtarive financiare (Shtuar me ligjin nr. 23/2012, datë 1.3.2012) Ushtrimi i një ose disa veprimtarive financiare të ndryshme nga veprimtaria bankare, nga persona që nuk janë të licencuar për këtë qëllim, sipas legjislacionit bankar dhe/ose financiar në fuqi, dënohet me gjobë ose burgim gjer në tre vjet. Po kjo vepër, kur i ka shkaktuar pasoja të rënda interesave shtetërorë ose atyre të shtetasve, dënohet me gjobë ose me burgim gjer në pesë vjet. SEKSIONI V KRIME NË FUSHËN E DOGANAVE Neni 171 Kontrabanda me mallra të ndaluara ose të kufizuara (Ndryshuar me ligjin nr. 135/2015, datë 5.12.2015) Importimi, eksportimi ose transitimi i paligjshëm i mallrave të ndaluara ose të kufizuara që hyjnë e dalin në Republikën e Shqipërisë, i kryer me çdo mënyrë a mjet qoftë, dënohen me burgim deri në dhjetë vjet. Neni 172 Kontrabanda me mallra për të cilat paguhet akcizë ose me pezullim të plotë apo të pjesshëm nga detyrimet doganore ose të akcizës (Ndryshuar me ligjin nr. 135/2015, datë 5.12.2015) Importimi, eksportimi ose transitimi i mallrave, për të cilat paguhet akcizë, nëpërmjet kalimit jashtë pikave doganore, fshehjes së pjesshme ose të plotë, mosdeklarimit të saktë në doganë, deklarimit të rremë për natyrën, llojin, cilësinë, çmimin, destinacionin e mallit ose të tjera forma, që kanë për qëllim shmangien nga detyrimet 52 doganore ose përfitimin pjesor a tërësor të një përjashtimi, rimbursimi ose reduktimi nga tarifat doganore, taksat, tatimet, akciza ose të një avantazhi të çfarëdoshëm që ka të bëjë me importin ose eksportin e mallrave, dënohet me burgim deri në shtatë vjet. Hedhja në konsum e mallrave të vendosura në qarkullim të lirë pasi janë importuar me pezullim të plotë ose të pjesshëm nga detyrimet doganore ose të akcizës, për shkak të destinacionit përfundimtar ose të përdorimit të tyre përfundimtar, me qëllim shmangien e detyrimeve doganore, dënohet deri në pesë vjet burgim. Po kjo vepër, kur kryhet në bashkëpunim ose më shumë se një herë, dënohet me burgim nga pesë deri në dhjetë vjet. Neni 173 Kontrabanda me mallra të licencuara (Ndryshuar me ligjin nr. 135/2015, datë 5.12.2015) Importimi, eksportimi ose transitimi i mallrave, për të cilat kërkohet licencë nga organi kompetent, nëpërmjet kalimit jashtë pikave doganore, fshehjes së pjesshme ose të plotë, mosdeklarimit të saktë në doganë, deklarimit të rremë për natyrën, llojin, cilësinë, çmimin, destinacionin e mallit ose të tjera forma, që kanë për qëllim shmangien nga detyrimet doganore, dënohen me burgim deri në pesë vjet. Po kjo vepër, kur kryhet në bashkëpunim ose më shumë se një herë, dënohet me burgim nga pesë deri në dhjetë vjet. Neni 174 Kontrabanda me mallra të tjera (Ndryshuar me ligjin nr. 135/2015, datë 5.12.2015) Importimi, eksportimi ose transitimi i mallrave, nëpërmjet kalimit jashtë pikave doganore, fshehjes së plotë ose të pjesshme, mosdeklarimit të saktë në doganë, deklarimit të rremë për natyrën, llojin, cilësinë, çmimin, destinacionin e mallit ose të tjera forma, që kanë për qëllim shmangien nga detyrimet doganore ose përfitimin pjesor a tërësor të një përjashtimi, rimbursimi ose reduktimi nga tarifat doganore, taksat, tatimet, akciza ose të një avantazhi të çfarëdoshëm, që ka të bëjë me importin ose eksportin e mallrave, dënohet me burgim deri në pesë vjet. Po kjo vepër, kur kryhet në bashkëpunim ose më shumë se një herë, dënohet me burgim nga tre deri në shtatë vjet. Neni 175 Kontrabanda nga punonjës që lidhen me veprimtarinë doganore (Ndryshuar me ligjin nr. 8733, datë 24.1.2001) Kryerja e kontrabandës nga punonjës të doganave ose punonjës që kanë lidhje me veprimtarinë doganore, qoftë edhe në bashkëpunim me persona të tjerë, dënohet me burgim nga tre gjer në dhjetë vjet. Neni 176 Kontrabanda e vlerave kulturore (Ndryshuar me ligjin nr. 135/2015, datë 5.12.2015) Importimi, eksportimi ose transitimi i vlerave kulturore kombëtare në kundërshtim me dispozitat ligjore në lidhje me to dënohen me burgim deri në dhjetë vjet. Po kjo vepër, kur kryhet në bashkëpunim ose më shumë se një herë, dënohet me burgim nga pesë deri në dhjetë vjet. Neni 177 Kontrabanda me mallra me regjim të ndërmjetëm (Ndryshuar me ligjin nr. 135/2015, datë 5.12.2015) Importimi, eksportimi ose transitimi i mallrave, duke i paraqitur ato si mallra me regjim të ndërmjetëm, me qëllim shmangien nga detyrimet doganore ose përfitimin pjesor a tërësor të një përjashtimi, rimbursimi ose reduktimi nga tarifat doganore, taksat, tatimet, akciza ose të një avantazhi të çfarëdoshëm, që ka të bëjë me 53 importin ose eksportin e mallrave, dënohet me burgim deri në pesë vjet. Po kjo vepër, kur kryhet në bashkëpunim ose më shumë se një herë, dënohet me burgim nga pesë deri në dhjetë vjet. Neni 178 Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë (Ndryshuar me ligjin nr. 8733, datë 24.1.2001; ndryshuar me ligjin nr. 135/2015, datë 5.12.2015) Tregtimi, tjetërsimi ose transportimi i mallrave, për të cilat dihet që janë kontrabandë, si dhe çdo ndihmë tjetër që u jepet personave që merren me këto veprimtari, dënohen me gjobë ose me burgim deri në tre vjet. Po kjo vepër, kur kryhet me mallra, për të cilat paguhet akcizë ose që janë të ndaluara ose të kufizuara, dënohet me burgim deri në pesë vjet. Kur vepra penale, e parashikuar në paragrafin e dytë të këtij neni, kryhet në bashkëpunim ose më shumë se një herë, dënohet me burgim nga pesë deri në dhjetë vjet. Neni 179 Ruajtja ose depozitimi i mallrave kontrabandë (Ndryshuar me ligjin nr. 135/2015, datë 5.12.2015) Ruajtja, depozitimi, mbajtja ose përpunimi i mallrave, për të cilat dihet se janë kontrabandë, dënohen me gjobë ose me burgim deri në tre vjet. Po kjo vepër, kur kryhet me mallra, për të cilat paguhet akcizë ose që janë të ndaluara ose të kufizuara, dënohet me burgim deri në pesë vjet. Po kjo vepër, kur kryhet në bashkëpunim ose më shumë se një herë, dënohet me burgim nga tre deri në shtatë vjet. Neni 179/a Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë (Shtuar me ligjin nr. 9086, datë 19.6.2003) Mosdeklarimi, në hyrje ose dalje nga territori i Republikës së Shqipërisë, i shumave në të holla, i çdo lloj forme të çekut bankar, metaleve ose gurëve të çmuar, si dhe i sendeve të tjera me vlerë, përtej vlerës së parashikuar nga ligji, përbëjnë kundërvajtje penale dhe dënohen me gjobë ose me burgim deri në dy vjet. Neni 179/b Thyerja, heqja, zëvendësimi i shenjave të sigurisë së autoriteteve doganore (Shtuar me ligjin nr. 135/2015, datë 5.12.2015) Thyerja, heqja e vulës doganore, zëvendësimi, ndërrimi ose falsifikimi i shenjave të tjera të sigurisë të vendosura nga autoritetet doganore për qëllime mbikëqyrjeje ose kontrolli ose për pezullimin e veprimtarisë tregtare në ambientet ekonomike ose të vendosura mbi mjetin e transportit ose mbi mallra ose falsifikimi në çfarëdo mënyre i numrit të identifikimit të mjetit të transportit, me qëllim shmangien nga kontrolli doganor, dënohen me burgim deri në tre vjet. Po kjo vepër, kur ka të bëjë me mallra akcize ose të ndaluara ose të kufizuara, dënohet me burgim deri në pesë vjet. Neni 179/c Largimi i mallrave nga zonat doganore pa paguar detyrimet (Shtuar me ligjin nr. 135/2015, datë 5.12.2015) Largimi i mallrave nga zonat doganore pa lejen e organeve doganore dhe pa paguar detyrimet që duhen paguar ose pa garantuar pagesën e tyre, me përjashtim të rasteve të përjashtimit nga detyrimi për dhënien e garancive, siç parashikohet nga legjislacioni doganor, dënohet me burgim deri në pesë vjet. Po kjo vepër, kur ka të bëjë me mallra akcize, dënohet me burgim deri në shtatë vjet. 54 Neni 179/ç Kontrabanda e kapitenit, pilotit ose ekuipazhit (Shtuar me ligjin nr. 135/2015, datë 5.12.2015) Transportimi i mallrave pa manifest ose mungesa ose refuzimi i paraqitjes së manifestit dhe dokumenteve përkatëse, ngarkimi, shkarkimi ose transportimi i mallrave, udhëtarëve dhe bagazheve të tyre pa lejen e autoriteteve doganore, qëndrimi në vende ku nuk ka zyrë doganore ose ndalimi në afërsi të portit ose aeroportit pa lejen e autoriteteve doganore, shkarkimi ose transbordimi i mallrave në kundërshtim me legjislacionin doganor, mungesa në bordin e mjetit të mallrave që duhet të gjendeshin aty, në bazë të manifestit dhe dokumenteve të tjera doganore, e kryer kjo, sipas rastit, nga kapiteni, piloti ose ekuipazhi, dënohet me burgim deri në shtatë vjet. Po kjo vepër, kur kryhet në bashkëpunim ose më shumë se një herë, dënohet me burgim nga pesë deri në dhjetë vjet. SEKSIONI VI VEPRAT PENALE NË LIDHJE ME TAKSAT DHE TATIMET Neni 180 Fshehja e të ardhurave (Ndryshuar me ligjin nr. 144, datë 2.5.2013; shfuqizuar fjalë në paragrafin e parë me ligjin nr. 135/2015, datë 5.12.2015) Fshehja apo shmangia nga pagimi e detyrimeve tatimore, nëpërmjet mosdorëzimit të dokumenteve ose mosdeklarimit të të dhënave të nevojshme, sipas legjislacionit në fuqi, dorëzimi i dokumenteve të falsifikuara, apo deklaratave ose informacioneve të rreme, me qëllim fitimin material, për vete apo për të tjerët, përmes përllogaritjes së pasaktë të shumës së tatimit, taksës, apo kontributit, përbën vepër penale dhe dënohet me burgim deri në tre vjet. Kur kjo vepër kryhet me qëllim fshehjen apo shmangien nga pagimi të një detyrimi tatimor me vlerë më të lartë se pesë milionë lekë, dënohet me burgim nga dy deri në pesë vjet. Kur kjo vepër kryhet me qëllim fshehjen apo shmangien nga pagimi të një detyrimi tatimor me vlerë më të lartë se tetë milionë lekë, dënohet me burgim nga katër deri në tetë vjet. Neni 180/a (Shtuar me ligjin nr. 135/2015, datë 5.12.2015) Moslëshimi i kuptonit tatimor, dëftesës ose faturës tatimore nga personi, i cili ka detyrimin të lëshojë kuponin tatimor, dëftesën ose faturën tatimore, kur është marrë më parë masa administrative, dënohet me gjobë ose me burgim deri në një vit. Ushtrimi i një aktiviteti tregtar të paligjshëm ose të paregjistruar në organet tatimore, të papajisur me kasë fiskale, sipas dispozitave ligjore në fuqi, ose dhënia e urdhrave në kundërshtim me ligjin, me qëllim moslëshimin e kuponit tatimor, dëftesës ose faturës tatimore, kur është marrë më parë masa administrative, dënohet me burgim deri në tre vjet. Neni 181 Mospagimi i taksave dhe tatimeve Mospagimi i taksave dhe tatimeve brenda afatit të caktuar, me gjithë mundësinë e pagimit të tyre, nga personi ndaj të cilit janë marrë më parë masa administrative për këtë qëllim, dënohet me gjobë ose me burgim gjer në tre vjet. Neni 181/a Moskryerja e detyrave nga organet tatimore 55 (Shtuar me ligjin nr. 8279, datë 15.1.1998; ndryshuar me ligjin nr. 135/2015, datë 5.12.2015) Moskryerja e detyrave që lidhen me vjeljen brenda afatit të caktuar ligjor të taksave dhe tatimeve nga punonjësit e organeve tatimore dhe personat e tjerë zyrtarë, që janë ngarkuar me këto detyra, kur bëhet për fajin e tyre, dënohet me burgim deri në shtatë vjet. Po kjo vepër, kur kryhet në bashkëpunim, dënohet me burgim nga pesë deri në dhjetë vjet. Neni 182 Ndryshimi në aparatet matëse (Shfuqizuar fjalët “me gjobë” me ligjin nr. 135/2015, datë 5.12.2015) Ndryshimi apo ndërhyrja në aparatet dhe arkat matëse regjistruese e të lëshimit të kuponave, apo përdorimi i aparateve dhe arkave të ndryshuara, apo lejimi i përdorimit nga të tjerët i aparateve dhe arkave të parregullta, me qëllim shmangien nga pagimi i plotë i tatimit, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me burgim gjer në dy vjet. Neni 182/a Prishja e shenjave të bllokimit apo pezullimit të veprimtarisë tregtare (Shtuar me ligjin nr. 144, datë 2.5.2013; shfuqizuar fjalët “me gjobë” me ligjin nr. 135/2015, datë 5.12.2015) Prishja me dashje e shenjave dalluese të vendosura nga administrata tatimore për bllokimin apo pezullimin e veprimtarisë tregtare, apo ushtrimi i veprimtarisë tregtare pas njoftimit të vendimit të administratës tatimore për bllokimin apo pezullimin e saj, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me burgim deri në një vit. SEKSIONI VII FALSIFIKIMI I MONEDHAVE DHE LETRAVE ME VLERË Neni 183 Falsifikimi i monedhave (Ndryshuar me ligjin nr. 8733, datë 24.1.2001) Falsifikimi ose vënia në qarkullim e monedhave të falsifikuara dënohet me burgim gjer në pesë vjet. Po kjo vepër, kur kryhet në bashkëpunim, më shumë se një herë ose ka sjellë pasoja të rënda, dënohet me burgim nga pesë gjer në pesëmbëdhjetë vjet. Neni 184 Falsifikimi i letrave me vlerë (Ndryshuar me ligjin nr. 8733, datë 24.1.2001) Falsifikimi ose vënia në qarkullim i çeqeve, kambialeve, kartëkrediteve, çekudhëtarëve ose letrave të tjera me vlerë të falsifikuara, dënohet me burgim gjer në pesë vjet. Po kjo vepër, kur kryhet në bashkëpunim, më shumë se një herë ose ka sjellë pasoja të rënda, dënohet me burgim nga tre gjer në dhjetë vjet. Neni 185 Prodhimi i mjeteve për falsifikim (Shtuar paragrafi i dytë me ligjin nr. 8733, datë 24.1.2001) 56 Prodhimi apo mbajtja e mjeteve për të falsifikuar monedha, çeqe, kambiale, kartëkredite, çekudhëtari apo të tjera letra me vlerë, dënohet me gjobë ose me burgim nga një gjer në tre vjet. Po kjo vepër, kur kryhet në bashkëpunim, më shumë se një herë ose ka sjellë pasoja të rënda, dënohet me burgim nga tre gjer në dhjetë vjet. SEKSIONI VIII FALSIFIKIMI I DOKUMENTEVE Neni 186 Falsifikimi i dokumenteve (Ndryshuar me ligjin nr. 9188, datë 12.2.2004; shfuqizuar pjesa që parashikon edhe dënimin me gjobë, si dënim kryesor, krahas dënimit me burgim, me ligjin nr. 144, datë 2.5.2013) Falsifikimi ose përdorimi i dokumenteve të falsifikuara dënohet me burgim deri në tre vjet. Kur kjo vepër kryhet në bashkëpunim ose më shumë se një herë apo ka sjellë pasoja të rënda, dënohet me burgim nga gjashtë muaj deri në katër vjet. Kur falsifikimi bëhet nga personi që ka për detyrë të lëshojë dokumentin, dënohet me burgim nga një vit deri në shtatë vjet. Neni 186/a Falsifikimi kompjuterik (Shtuar me ligjin nr. 10 023, datë 27.11.2008) Futja, ndryshimi, fshirja apo heqja e të dhënave kompjuterike, pa të drejtë, për krijimin e të dhënave të rreme, me qëllim paraqitjen dhe përdorimin e tyre si autentike, pavarësisht nëse të dhënat e krijuara janë drejtpërdrejt të lexueshme apo të kuptueshme, dënohen me burgim nga gjashtë muaj deri në gjashtë vjet. Kur kjo vepër kryhet nga personi, që ka për detyrë ruajtjen dhe administrimin e të dhënave kompjuterike, në bashkëpunim, më shumë se një herë ose ka sjellë pasoja të rënda për interesin publik, dënohet me burgim tre deri në dhjetë vjet. Neni 187 Falsifikimi i dokumenteve shkollore Falsifikimi apo përdorimi i dokumenteve shkollore të falsifikuara dënohet me gjobë ose me burgim gjer në tre vjet. Kur falsifikimi bëhet nga personi që ka për detyrë të lëshojë dokumentin, dënohet me gjobë ose me burgim gjer në pesë vjet. Neni 188 Falsifikimi i dokumenteve shëndetësore Falsifikimi apo përdorimi i dokumenteve të falsifikuara shëndetësore dënohet me gjobë ose me burgim gjer në tre vjet. Kur falsifikimi bëhet nga personi që ka për detyrë të lëshojë dokumentin, dënohet me gjobë ose me burgim gjer në pesë vjet. Neni 189 Falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave (Ndryshuar me ligjin nr. 9188, datë 12.2.2004; shfuqizuar pjesa që parashikon edhe dënimin me gjobë, si dënim kryesor, krahas dënimit me burgim, me ligjin nr. 144, datë 2.5.2013) Falsifikimi ose përdorimi i letërnjoftimeve, i pasaportave apo i vizave të falsifikuara dënohet me burgim nga gjashtë muaj deri në katër vjet. 57 Kur kjo vepër kryhet në bashkëpunim ose më shumë se një herë apo ka sjellë pasoja të rënda, dënohet me burgim nga gjashtë muaj deri në pesë vjet. Kur falsifikimi bëhet nga personi që ka për detyrë të lëshojë letërnjoftimin, pasaportën apo vizën, dënohet me burgim nga tre deri në shtatë vjet. Neni 190 Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve (Ndryshuar me ligjin nr. 9188, datë 12.2.2004; ndryshuar fjalë me ligjin nr. 9275, datë 16.9.2004, neni 15; shfuqizuar pjesa që parashikon dënimin me gjobë si dënim kryesor me vendimin e Gjykatës Kushtetuese nr. 47, datë 26.7.2012) Falsifikimi ose përdorimi i vulave, i stampave apo i formularëve të falsifikuar ose paraqitja e rrethanave të rreme në këto të fundit, që u drejtohen organeve shtetërore, dënohet me burgim nga gjashtë muaj deri në katër vjet. Kur kjo vepër kryhet në bashkëpunim ose më shumë se një herë apo ka sjellë pasoja të rënda, dënohet me burgim nga gjashtë muaj deri në pesë vjet. Kur falsifikimi bëhet nga personi që ka për detyrë hartimin e tyre, dënohet me burgim nga tre deri në shtatë vjet. Neni 191 Falsifikimi i akteve të gjendjes civile (Ndryshuar me ligjin nr. 9188, datë 12.2.2004; shfuqizuar pjesa që parashikon dënimin me gjobë si dënim kryesor me vendimin e Gjykatës Kushtetuese nr. 47, datë 26.7.2012,) Falsifikimi apo përdorimi i akteve të gjendjes civile të falsifikuara dënohet me burgim nga tre muaj deri në dy vjet. Kur kjo vepër kryhet në bashkëpunim ose më shumë se një herë apo ka sjellë pasoja të rënda, dënohet me burgim nga gjashtë muaj deri në katër vjet. Kur falsifikimi bëhet nga personi që ka për detyrë të lëshojë aktin, dënohet me burgim nga një deri në pesë vjet. Neni 192 Prodhimi i mjeteve për falsifikim të dokumenteve Prodhimi apo mbajtja e mjeteve për të kryer falsifikim të dokumenteve përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në dy vjet. Neni 192/a Zhdukja dhe vjedhja e dokumenteve (Shtuar me ligjin nr. 8733, datë 24.1.2001) Asgjësimi me çdo mënyrë i dokumenteve të arkivit ose të bibliotekës, si dhe zhdukja e vjedhja e dokumenteve që janë të një rëndësie të veçantë, në kundërshtim me kërkesat e ligjit, dënohen me gjobë ose me burgim gjer në tre vjet. Vjedhja e dokumenteve të arkivit ose të bibliotekës, që janë të një rëndësie të veçantë, ose eksportimi i tyre në kundërshtim me kërkesat e ligjit, dënohen me gjobë ose me burgim gjer në pesë vjet. Neni 192/b Hyrja e paautorizuar kompjuterike (Shtuar me ligjin nr. 8733, datë 24.1.2001; ndryshuar me ligjin nr. 9686, datë 26.2.2007; nr. 10 023, datë 27.11.2008) 58 Hyrja e paautorizuar apo në tejkalim të autorizimit për të hyrë në një sistem kompjuterik a në një pjesë të tij, nëpërmjet cenimit të masave të sigurimit, dënohet me gjobë ose me burgim deri në tre vjet. Kur kjo vepër kryhet në sistemet kompjuterike ushtarake, të sigurisë kombëtare, të rendit publik, të mbrojtjes civile, të shëndetësisë apo në çdo sistem tjetër kompjuterik, me rëndësi publike, dënohet me burgim nga tre deri në dhjetë vjet. SEKSIONI IX VEPRA PENALE NË FUSHËN E FALIMENTIMIT Neni 193 Falimentimi i provokuar Çuarja me dashje e personit juridik në gjendjen e falimentimit dënohet me gjobë ose me burgim gjer në tre vjet. Neni 194 Fshehja e gjendjes së falimentimit Hyrja në marrëdhënie ekonomike tregtare me të tretët nga ana e personit juridik, me qëllim të fshehë gjendjen e falimentimit, dënohet me gjobë ose me burgim gjer në pesë vjet. Neni 195 Fshehja e pasurisë pas falimentimit Fshehja e pasurisë pas falimentimit të personit juridik, me qëllim që t’u shmanget pasojave të tij, dënohet me gjobë ose me burgim gjer në shtatë vjet. Neni 196 Shkelja e detyrimeve Shkelja nga ana e personit juridik të detyrimeve që rëndojnë mbi të me rastin e falimentimit, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në dy vjet. SEKSIONI X ZHVILLIMI I PALEJUAR I LOJËRAVE TË FATIT Neni 197 Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin (Ndryshuar me ligjin nr. 44/2019, datë 18.7.2019) Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin, dënohet me burgim nga një deri në tre vjet. Po kjo vepër, nëse në lojë marrin pjesë persona nën moshën 18 vjeç, dënohet me burgim nga dy deri në pesë vjet. Kur kjo vepër kryhet nga personi i ngarkuar me funksione shtetërore apo në shërbim publik, që ka lidhje me veprimtarinë e lojërave të fatit, dënimi me burgim shtohet me një të katërtën e dënimit të dhënë. Neni 197/a Paracaktimi i rezultateve në garat sportive (Shtuar me ligjin nr. 10 023, datë 27.11.2008; shfuqizuar pjesa që parashikon edhe dënimin me gjobë, si dënim kryesor, krahas dënimit me burgim, me ligjin nr. 144, datë 2.5.2013) 59 Kryerja e veprimeve ose mosveprimeve për paracaktimin e rezultateve në garat sportive, kombëtare dhe ndërkombëtare, në kundërshtim me parimet e lojës së ndershme, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me burgim nga tre muaj deri në dy vjet. Po kjo vepër, e kryer për qëllime të fitimit pasuror, dënohet me burgim nga dy deri në shtatë vjet. Neni 197/b Shtrembërimi i konkurrencës në garat sportive (Shtuar me ligjin nr. 10 023, datë 27.11.2008) Shtrembërimi i konkurrencës në garat sportive prej pjesëmarrësve, nëpërmjet përdorimit të substancave të ndaluara, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim deri në dy vjet. Neni 198 Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara Vënia në dispozicion e lokaleve për organizimin apo luajtjen e lotarive, lojërave të fatit apo bixhozit, në kundërshtim me dispozitat ligjore, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në gjashtë muaj. SEKSIONI XI VEPRA PENALE QË CENOJNË REGJIMIN JURIDIK TË TOKËS DHE TË NDËRTIMEVE (Ndryshuar me ligjin nr. 176/2014, datë 18.12.2014) Neni 199 Shpërdorimi i tokës Shpërdorimi i tokës në kundërshtim me destinacionin e saj përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në gjashtë muaj. Neni 199/a Ndërtimi i paligjshëm (Shtuar me ligjin nr. 10 023, datë 27.11.2008; ndryshuar me ligjin nr. 176/2014, datë 18.12.2014, shtuar një paragraf pas paragrafit të parë me ligjin nr. 146/2020, datë 17.12.2020) Ndërtimi i kryer pa leje, në shkelje të rëndë të lejes ose në kushtet e një lejeje të shfuqizuar në tokën në pronësi të vet, dënohet me burgim deri në një vit. Po kjo vepër, e kryer për plotësimin e nevojave për strehim sipas ligjit, dënohet me gjobë ose me burgim deri në tre muaj. Po kjo vepër, e kryer në tokën publike ose shtetërore apo në tokën e tjetrit, dënohet me burgim nga një deri në pesë vjet. Po kjo vepër, kur ka sjellë pasoja të rënda apo e kryer për qëllime fitimi, dënohet me burgim nga tre deri në tetë vjet. Neni 199/b Projektimi, mbikëqyrja, zbatimi ose kolaudimi i paligjshëm i ndërtimeve (Shtuar me ligjin nr. 176/2014, datë 18.12.2014 dhe ndryshuar me ligjin nr. 146/2020, datë 17.12.2020) Projektimi, mbikëqyrja, zbatimi ose kolaudimi i punimeve të ndërtimit në kundërshtim me ligjin, dokumentet e planifikimit, standardet profesionale në fuqi ose në kundërshtim me lejen e zhvillimit 60 ose të ndërtimit nga persona ndaj të cilëve janë marrë më parë masa administrative për këto shkelje, dënohet me burgim nga një deri në pesë vjet. Nxitja me ose pa shpërblim, ose detyrimi i projektuesit, mbikëqyrësit, zbatuesit ose kolauduesit të punimeve të ndërtimit për të shkelur rregullat që garantojnë kryerjen e ndërtimeve në përputhje me ligjin, dokumentet e planifikimit, standardet profesionale në fuqi ose në kundërshtim me lejen e zhvillimit ose të ndërtimit, sipas paragrafit të parë të këtij neni, nëse nuk përbën vepër tjetër penale, dënohet me burgim nga një deri në pesë vjet. Kur nga vepra penale kanë ardhur pasoja të rënda materiale, dënohet me burgim nga pesë deri në dhjetë vjet. Kur janë shkaktuar pasoja të rënda për jetën dhe shëndetin e njerëzve, dënohet me burgim nga pesë deri në pesëmbëdhjetë vjet. Neni 200 Pushtimi i tokës Pushtimi i tokës përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në dy vjet. KREU IV VEPRA PENALE KUNDËR MJEDISIT Neni 201 Ndotja e ajrit, e ujërave dhe e tokës (Ndryshuar me ligjin nr. 44/2019, datë 18.7.2019) Ndotja e ajrit, ndotja e ujërave sipërfaqësore dhe nëntokësore, ndotja në sipërfaqe apo në thellësi e tokës, dëmtimi i rëndë i kafshëve ose i bimëve, nëpërmjet shkarkimit, emetimit ose futjes së rrezatimit jonizues ose të një sasie materialesh në ajër, tokë apo ujë, tej kufirit të normave të lejuara me ligj, dënohen me burgim deri në tre vjet. Po kjo vepër, kur është kryer në zona të mbrojtura posaçërisht me ligj, si zona me vlera mjedisore, kulturore, artistike, historike, arkitektonike apo arkeologjike, ose kur ka shkaktuar ose ka mundësi të shkaktojë dëmtim të rëndë të ekosistemit, biodiversitetit, të florës ose faunës, dënohet me burgim nga një deri në pesë vjet. Kur vepra penale e parashikuar në paragrafin e parë të këtij neni ka shkaktuar ose ka mundësi të shkaktojë plagosjen e lehtë të një ose disa personave, dënohet me burgim nga një deri në shtatë vjet. Kur kjo vepër ka shkaktuar ose ka mundësi të shkaktojë plagosjen e rëndë të një ose disa personave, dënohet me burgim nga dy deri në dhjetë vjet. Po kjo vepër, kur ka shkaktuar ose ka mundësi të shkaktojë vdekjen e një ose disa personave, dënohet me burgim nga pesë deri në pesëmbëdhjetë vjet. Neni 201/a Menaxhimi i mbetjeve (Shtuar me ligjin nr. 44/2019, datë 18.7.2019) Grumbullimi, transportimi, rikuperimi ose asgjësimi i mbetjeve, përfshirë mbikëqyrjen e këtyre veprimeve, kujdesin e venddepozitimeve, si dhe veprimet e ndërmarra në shkelje të kërkesave të legjislacionit në fuqi për menaxhimin e mbetjeve, kur shkakton ose ka mundësi të shkaktojë dëme të rënda në cilësinë e ajrit, cilësinë e tokës ose cilësinë e ujit, në kafshë ose në bimë, dënohet me gjobë ose me burgim deri në pesë vjet. Po kjo vepër, kur shkakton ose ka mundësi të shkaktojë dëmtim të rëndë në shëndetin e njerëzve, dënohet me burgim nga dy deri në dhjetë vjet. 61 Ku nga vepra ka ardhur ose ka mundësi të vijë si pasojë vdekja e personit, dënohet me burgim nga pesë deri në pesëmbëdhjetë vjet. Kur kjo vepër kryhet nga pakujdesia, dënohet me gjobë ose me burgim deri në dy vjet. Neni 201/b Transportimi i mbetjeve (Shtuar me ligjin nr. 44/2019, datë 18.7.2019) Transportimi i mbetjeve që hyjnë, dalin apo tranzitohen nga territori i Shqipërisë, në sasi jo të papërfillshme, i kryer në një transportim të vetëm ose në disa transportime në dukje të lidhura me njëri-tjetrin, në shkelje të kërkesave të legjislacionit në fuqi për menaxhimin e mbetjeve ose të lejeve dhe autorizimeve të lëshuara nga organet kompetente, dënohet me gjobë ose burgim deri në pesë vjet. Neni 201/c Aktivitetet e rrezikshme (Shtuar me ligjin nr. 44/2019, datë 18.7.2019) Funksionimi i një impianti ku zhvillohet aktivitet i rrezikshëm ose ku ruhen apo përdoren substanca apo preparate të rrezikshme, në shkelje të kërkesave të legjislacionit përkatës ose të lejeve dhe autorizimeve të lëshuara nga organet kompetente, të cilat shkaktojnë ose ka mundësi të shkaktojnë dëme të rënda jashtë impiantit në cilësinë e ajrit, cilësinë e tokës ose cilësinë e ujit, në kafshë apo në bimë, dënohet me burgim nga dy deri në tetë vjet. Po kjo vepër, kur shkakton ose ka mundësi të shkaktojë dëmtim të rëndë në shëndetin e njerëzve, dënohet me burgim nga dy deri në dhjetë vjet. Kur nga vepra ka ardhur ose ka mundësi të vijë vdekja e personit, dënohet me burgim nga pesë deri në pesëmbëdhjetë vjet. Kur kjo vepër kryhet nga pakujdesia, dënohet me gjobë ose me burgim deri në pesë vjet. Neni 201/ç Materialet bërthamore dhe substancat radioaktive të rrezikshme (Shtuar me ligjin nr. 44/2019, datë 18.7.2019) Prodhimi, përpunimi, trajtimi, përdorimi, ruajtja, magazinimi, transportimi, importimi, eksportimi ose asgjësimi i materialeve bërthamore ose substancave të tjera radioaktive të rrezikshme, në shkelje të kërkesave të legjislacionit përkatës ose të lejeve dhe autorizimeve të lëshuara nga organet kompetente, kur shkakton ose ka mundësi të shkaktojë dëm të rëndë në cilësinë e ajrit, cilësinë e tokës ose cilësinë e ujit, apo në kafshë ose në bimë, dënohet me gjobë ose me burgim deri në pesë vjet. Po kjo vepër kur shkakton ose ka mundësi të shkaktojë dëmtim të rëndë në shëndetin e njerëzve, dënohet me burgim nga dy deri në dhjetë vjet. Kur nga vepra ka ardhur ose ka mundësi të vijë si pasojë vdekja e personit, dënohet me burgim nga pesëmbëdhjetë vjet deri në njëzet vjet. Kur kjo vepër kryhet nga pakujdesia, dënohet me gjobë ose me burgim deri në katër vjet. Neni 202 Dëmtimi i specieve të mbrojtura të florës dhe faunës së egër (Ndryshuar me ligjin nr. 44/2019, datë 18.7.2019) Vrasja, shkatërrimi, zotërimi, marrja e ekzemplarëve të specieve të mbrojtura të florës dhe faunës së egër ose pjesëve apo nënprodukteve të tyre, duke shkelur kërkesat e legjislacionit në fuqi për mbrojtjen e faunës së egër dhe për zonat e mbrojtura apo të lejeve dhe autorizimeve të lëshuara nga organet kompetente, me përjashtim të rasteve kur një gjë e tillë ka ndodhur mbi një sasi të papërfillshme të këtyre ekzemplarëve dhe ka 62 ndikim të papërfillshëm mbi statusin e ruajtjes së specieve, dënohet me gjobë ose me burgim deri në shtatë vjet. Neni 202/a Tregtimi i specieve të mbrojtura të florës dhe faunës së egër (Shtuar me ligjin nr. 44/2019, datë 18.7.2019) Tregtimi i ekzemplarëve të specieve të mbrojtura të florës dhe faunës së egër ose pjesëve apo nënprodukteve të tyre, duke shkelur kërkesat e legjislacionit në fuqi për mbrojtjen e faunës së egër dhe për zonat e mbrojtura apo të lejeve dhe autorizimeve të lëshuara nga organet kompetente, me përjashtim të rasteve kur një gjë e tillë ka ndodhur mbi një sasi të papërfillshme të këtyre ekzemplarëve dhe ka ndikim të papërfillshëm mbi statusin e ruajtjes së specieve, dënohet me gjobë ose me burgim deri në tre vjet. Neni 202/b Dëmtimi i habitateve në zonat e mbrojtura mjedisore (Shtuar me ligjin nr. 44/2019, datë 18.7.2019) Veprimet që shkelin kërkesat e legjislacionit në fuqi për zonat e mbrojtura apo të lejeve dhe autorizimeve të lëshuara nga organet kompetente dhe që shkaktojnë përkeqësim të rëndë të një habitati, që ndodhet brenda një zone të mbrojtur mjedisore, dënohen me gjobë ose me burgim deri në pesë vjet. Neni 203 Substancat ozonholluese (Ndryshuar me ligjin nr. 44/2019, datë 18.7.2019) Prodhimi, importimi, eksportimi, nxjerrja në treg ose përdorimi i substancave ozonholluese, duke shkelur kërkesat e legjislacionit përkatës apo të lejeve dhe autorizimeve të lëshuara nga organet kompetente, dënohet me burgim nga një deri në shtatë vjet. Neni 204 Peshkimi i ndaluar Peshkimi në kohë, me mjete, vende dhe mënyra të ndaluara përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në tre muaj. Peshkimi i kryer me mjete të rrezikut të përbashkët si eksploziv, lëndë helmuese etj,. përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në dy vjet. Neni 205 Prerja e paligjshme e pyjeve Prerja apo dëmtimi i pyjeve pa leje apo në kohë dhe vende të ndaluara, kur vepra nuk përbën kundërvajtje administrative, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në një vit. Neni 206 Prerja e drurëve dekorativë dhe frutorë Prerja e drurëve dekorativë dhe dëmtimi i lulishteve dhe parqeve nëpër qytete përbëjnë kundërvajtje penale dhe dënohen me gjobë. 63 Prerja e drurëve në pemëtore, ullishta e vreshta, pasi është refuzuar më parë leja e prerjes nga organet kompetente, përbën kundërvajtje penale e dënohet me burgim gjer në tre muaj. Neni 206/a Shkatërrimi me zjarr i pyjeve dhe i mjedisit pyjor (Shtuar me ligjin nr. 10 023, datë 27.11.2008; ndryshuar fjalët në paragrafin e parë, të dytë dhe të tretë me ligjin nr. 144, datë 2.5.2013) Shkatërrimi apo dëmtimi me dashje, me pasoja të rënda materiale, i fondit pyjor, i fidanishtes pyjore, i grumbullit pyjor ose i çdo njësie të ngjashme me to, me zjarr, dënohet me burgim nga pesë deri në tetë vjet. Po kjo vepër, e kryer me qëllim ndryshimin e kategorisë dhe destinacionit të tokës, dënohet me burgim nga pesë deri në pesëmbëdhjetë vjet. Po kjo vepër, kur ka shkaktuar pasoja të rënda për pronën, shëndetin ose jetën e njerëzve apo shkakton dëme të rënda dhe të zgjatura në kohë ndaj mjedisit apo zonave të mbrojtura, dënohet me burgim nga dhjetë deri në njëzet vjet. Neni 206/b Shkatërrimi nga pakujdesia me zjarr i pyjeve dhe i mjedisit pyjor (Shtuar me ligjin nr. 10 023, datë 27.11.2008; ndryshuar fjalët në paragrafin e parë dhe të dytë me ligjin nr. 144, datë 2.5.2013) Shkatërrimi apo dëmtimi nga pakujdesia, me pasoja të rënda materiale, i fondit pyjor, i fidanishtes pyjore, i grumbullit pyjor ose i çdo njësie të ngjashme me to, me zjarr, dënohet me burgim nga dy deri në pesë vjet. Po kjo vepër, kur ka shkaktuar pasoja të rënda për pronën, shëndetin ose jetën e njerëzve apo shkakton dëme të rënda dhe të zgjatura në kohë ndaj mjedisit apo zonave të mbrojtura, dënohet me burgim nga tre deri në tetë vjet. Neni 207 Shkelja e karantinës së bimëve dhe kafshëve Shkelja e rregullave për karantinën e bimëve apo të kafshëve, kur ka sjellë pasoja të rënda materiale ose që rrezikojnë jetën e shëndetin e njerëzve, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë. Neni 207/a Braktisja e kafshës të shoqërimit (Shtuar me ligjin nr. 44/2019, datë 18.7.2019) Kur nga braktisja e kafshës së shoqërimit ose nga mosvendosja e maskës mbrojtëse kafshës së shoqërimit, në ambiente publike ose në mjedise të hapura për publikun, kanë ardhur pasoja në dëm të shëndetit të një personi, dënohet me gjobë ose burgim deri në gjashtë muaj. Kur nga vepra penale ka ardhur plagosja e rëndë e një personi, dënohet me burgim nga një deri në pesë vjet. Kur nga vepra penale ka ardhur vdekja e një personi, dënohet me burgim nga tre deri në dhjetë vjet. Neni 207/b Vrasja me dashje e kafshës së shoqërimit (Shtuar me ligjin nr. 44/2019, datë 18.7.2019) Vrasja me dashje e kafshës së shoqërimit dënohet me gjobë ose me burgim deri në gjashtë muaj. 64 Neni 207/c Keqtrajtimi i kafshës (Shtuar me ligjin nr. 44/2019, datë 18.7.2019) Keqtrajtimi ose torturimi i një kafshe, duke i shkaktuar dëmtime të përhershme shëndetësore, dënohet me gjobë ose me burgim deri në tre muaj. Kur vepra ka sjellë si pasojë vdekjen e kafshës, dënohet me burgim deri në gjashtë muaj. Neni 207/ç Ndeshjet ndërmjet kafshëve (Shtuar me ligjin nr. 44/2019, datë 18.7.2019) Promovimi, organizimi ose drejtimi i ndeshjeve ndërmjet kafshëve që shkaktojnë vuajtjen ose torturimin e kafshëve, dënohet me gjobë ose me burgim deri në tre muaj. Dhënia e kafshëve për ndeshje, rritja ose trajnimi i kafshëve me qëllim përdorimin apo shitjen për ndeshje, dënohet me gjobë ose me burgim deri në gjashtë muaj. Vënia e basteve në ndeshje të zhvilluara midis kafshëve, dënohet me gjobë ose me burgim deri në dy muaj. Kur vepra ka sjellë si pasojë vdekjen e kafshës, dënohet me burgim deri në gjashtë muaj. KREU V KRIME KUNDËR PAVARËSISË DHE RENDIT KUSHTETUES SEKSIONI I KRIME KUNDËR PAVARËSISË DHE INTEGRITETIT Neni 208 Dorëzimi i territorit (Hequr fjalët “a me vdekje” me ligjin nr. 8733, datë 24.1.2001) Dorëzimi plotësisht apo pjesërisht i territorit një shteti apo fuqie të huaj, me qëllim për të cenuar pavarësinë dhe integritetin e vendit, dënohet me burgim jo më pak se pesëmbëdhjetë vjet ose me burgim të përjetshëm. Neni 209 Dorëzimi i forcave të armatosura (Ndryshuar me ligjin nr. 8733, datë 24.1.2001) Dorëzimi plotësisht apo pjesërisht i forcave të armatosura apo materialeve mbrojtëse ose furnizimi me armë e municion i një shteti apo fuqie të huaj, me qëllim për të cenuar pavarësinë dhe integritetin e vendit, dënohet me burgim jo më pak se pesëmbëdhjetë vjet ose me burgim të përjetshëm. Neni 210 Marrëveshja për dorëzim territori Marrëveshja e bërë me fuqi apo shtete të huaja për dorëzim pjesërisht ose tërësisht të territorit apo të forcave të armatosura e materialeve mbrojtëse, me qëllim për të cenuar integritetin e vendit, dënohet me burgim nga pesë gjer në dhjetë vjet. 65 Neni 211 Provokimi i luftës Kryerja e veprimeve që synojnë të provokojnë luftë apo të vënë Republikën e Shqipërisë përpara rrezikut të ndërhyrjes nga fuqi të huaja, dënohet me burgim jo më pak se pesëmbëdhjetë vjet. Neni 212 Marrëveshja për ndërhyrje të armatosur Marrëveshja e bërë me fuqi apo shtete të huaja për të shkaktuar ndërhyrje të armatosur kundër territorit të Republikës së Shqipërisë, dënohet me burgim nga dhjetë gjer në pesëmbëdhjetë vjet. Neni 213 Dhënia e informatave sekrete Dhënia e informatave sekrete me karakter ushtarak apo të çdo lloji tjetër një fuqie të huaj për të cenuar pavarësinë e vendit, dënohet me burgim nga dhjetë gjer në njëzet vjet. Neni 214 Sigurimi i informatave Sigurimi i informatave sekrete me karakter ushtarak apo të çdo lloji tjetër, me qëllim që t’i jepen një fuqie të huaj, për të cenuar pavarësinë e vendit, dënohet me burgim nga tre gjer në dhjetë vjet. Neni 215 Dëmtimi i objekteve mbrojtëse Shkatërrimi apo dëmtimi i mjeteve, pajisjeve, aparaturave, armatimit, teknikës luftarake apo objekteve mbrojtëse ushtarake, me qëllim uljen e aftësisë mbrojtëse të vendit, dënohet me burgim nga pesë gjer në pesëmbëdhjetë vjet. Neni 216 Sigurimi i mjeteve për shkatërrimin e teknikës luftarake Prodhimi apo mbajtja e mjeteve për të shkatërruar ose dëmtuar pajisjet, aparaturat, armatimin, mjetet e teknikës luftarake apo objektet mbrojtëse ushtarake, me qëllim uljen e aftësisë mbrojtëse të vendit, dënohet me burgim gjer në dhjetë vjet. Neni 217 Marrja e shpërblimeve Marrja apo marrëveshja për të marrë shpërblim apo përfitime të tjera materiale, për të kryer në favor të shteteve apo fuqive të huaja një nga krimet e parashikuara në këtë seksion, dënohet me burgim nga pesë gjer në dhjetë vjet. Neni 218 Vënia në shërbim të shteteve të huaja Vënia në shërbim të një shteti apo një fuqie të huaj të çdo shtetasi shqiptar, me qëllim kryerjen e veprave kundër pavarësisë dhe integritetit të Republikës së Shqipërisë, dënohet me burgim nga tre gjer në dhjetë vjet. 66 SEKSIONI II KRIME KUNDËR RENDIT KUSHTETUES Neni 219 Atentati (Hequr fjalët “a me vdekje” me ligjin nr. 8733, datë 24.1.2001) Kryerja e vrasjeve, rrëmbimeve, torturave apo akteve të tjera të dhunës kundër përfaqësuesve më të lartë të shtetit, me qëllim për të përmbysur rendin kushtetues, dënohet me burgim jo më pak se pesëmbëdhjetë vjet ose me burgim të përjetshëm. Neni 220 Komploti Marrja e vendimeve dhe krijimi i kushteve materiale nga një grup njerëzish për të kryer atentat dënohet me burgim nga pesë gjer në pesëmbëdhjetë vjet. Neni 221 Kryengritja (Hequr fjalë në paragrafin e dytë me ligjin nr. 8733, datë 24.1.2001) Pjesëmarrja në veprime masive të dhunshme, si vendosje pengesash apo barrikadash për të ndalur forcat e rendit, rezistenca me armë apo çarmatosja e tyre, pushtimi me forcë i ndërtesave, kryerja e plaçkitjeve, grumbullimi apo vënia në dispozicion e armëve, municioneve dhe njerëzve, krijimi i lehtësirave në favor të kryengritësve, të bëra për të përmbysur rendin kushtetues, dënohen më burgim nga pesëmbëdhjetë gjer në njëzet e pesë vjet. Marrja pjesë si udhëheqës apo organizator në veprimet e mësipërme dënohet me burgim të përjetshëm. Neni 222 Thirrjet për armatosje ose marrja pa të drejtë e komandës Thirrjet për armatosje kundër rendit kushtetues, krijimi apo organizimi i forcave të armatosura në kundërshtim me ligjin, marrja pa të drejtë e komandës së forcave të armatosura për të kryer veprime luftarake, me qëllim për t’iu kundërvënë rendit kushtetues, dënohen me burgim nga pesë gjer në dhjetë vjet. Neni 223 Thirrjet publike për veprime të dhunshme Thirrjet e bëra publikisht për të kryer vepra të dhunshme kundër rendit kushtetues, dënohen me gjobë ose me burgim gjer në tre vjet. Neni 224 Krijimi i partive dhe shoqatave antikushtetuese Krijimi apo pjesëmarrja në parti, organizata apo shoqata që synojnë përmbysjen me dhunë të rendit kushtetues, dënohet me gjobë ose me burgim gjer në tre vjet. Rikrijimi i një partie, organizate ose shoqate të shpërndarë si antikushtetuese apo vazhdimi i veprimtarisë në mënyrë të fshehtë ose të hapur, dënohet me burgim nga një gjer në pesë vjet. 67 Neni 225 Shpërndarja e shkrimeve antikushtetuese Shpërndarja e shkrimeve apo përdorimi i simboleve që i përkasin një partie, organizate apo shoqate antikushtetuese ose që është e shpërndarë si e tillë, dënohet me gjobë ose me burgim gjer në tre vjet. Shpërndarja apo futja e materialeve, shkrimeve apo simboleve nga jashtë në Republikën e Shqipërisë, të cilat synojnë përmbysjen e rendit kushtetues a cenimin e tërësisë tokësore të vendit, dënohet me gjobë ose me burgim gjer në tre vjet. KREU VI KRIME QË CENOJNË MARRËDHËNIET ME SHTETET E TJERA Neni 226 Veprat e dhunshme ndaj personave të mbrojtur ndërkombëtarisht (Ndryshuar me ligjin nr. 23/2012, datë 1.3.2012) Kryerja e veprave të dhunshme ndaj personave të mbrojtur ndërkombëtarisht, dënohet me burgim gjer në dhjetë vjet. Neni 227 Fyerja ndaj përfaqësuesve të shteteve të huaja (Shfuqizuar me ligjin nr. 23/2012, datë 1.3.2012) Neni 228 Veprimet e dhunshme ndaj vendeve të punës së personave të mbrojtur ndërkombëtarisht (Ndryshuar me ligjin nr. 23/2012, datë 1.3.2012) Kryerja e veprimeve të dhunshme ndaj vendeve të punës, banimit, mjeteve të transportit të personave të mbrojtur ndërkombëtarisht, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në një vit. Kur nga vepra kanë ardhur pasoja të rënda materiale apo janë sjellë ndërlikime në marrëdhëniet dypalëshe, dënohet me burgim gjer në dhjetë vjet. Neni 229 Veprimet fyese ndaj himnit e flamurit (Shfuqizuar me ligjin nr. 23/2012, datë 1.3.2012) KREU VII VEPRA ME QËLLIME TERRORISTE (Ndryshuar titulli me ligjin nr. 9686, datë 26.2.2007) Neni 230 Vepra me qëllime terroriste (Hequr fjalë me ligjin 8733, datë 24.1.2001, ndryshuar me ligjin nr. 9686, datë 26.2.2007; ndryshuar me ligjin nr. 23/2012, datë 1.3.2012) Kryerja e veprave të mëposhtme, me qëllim përhapjen e panikut në popullatë ose për të detyruar organe shtetërore, shqiptare ose të huaja, të kryejnë ose të mos kryejnë një akt të caktuar, ose për të shkatërruar apo destabilizuar, në mënyrë serioze, struktura thelbësore politike, kushtetuese, ekonomike ose sociale të shtetit shqiptar, të një shteti tjetër, institucioni apo organizate ndërkombëtare, dënohet me burgim jo më pak se pesëmbëdhjetë vjet ose me burgim të përjetshëm. 68 Veprat me qëllime terroriste përfshijnë: a) veprat kundër personit, të cilat mund të shkaktojnë vdekjen ose plagosjen e rëndë; b) rrëmbimin e avionëve, të anijeve, të mjeteve të tjera të transportit apo të platformave fikse ose ushtrimin e paligjshëm të kontrollit mbi to, me dhunë ose nëpërmjet kanosjes për përdorimin e dhunës apo me anë të çdo forme tjetër kanosjeje; c) kryerjen e akteve të dhunës kundër një personi në bordin e një avioni në fluturim, në bordin e një anijeje ose në bordin e një platforme fikse, kur këto akte mund të rrezikojnë sigurinë e avionit, të mjetit të lundrimit ose të platformës fikse; ç) shkatërrimin e një avioni në funksionim, të një anijeje apo të një platforme fikse ose shkaktimin e dëmeve të tilla avionit, anijes a ngarkesës së saj ose platformës fikse, që e bëjnë të pamundur ose rrezikojnë a mund të rrezikojnë sigurinë e fluturimit, të lundrimit ose të platformës fikse; d) vendosjen, me çdo mjet, në një avion në shërbim, në një anije ose në një platformë fikse, të një pajisjeje a substance që mund të shkatërrojë avionin, anijen a platformën fikse ose që mund t’i shkaktojë dëme avionit, anijes a ngarkesës së saj ose platformës fikse dhe që rrezikon a mund të rrezikojë sigurinë e fluturimit, lundrimit të anijes ose të platformës fikse; dh) shkatërrimin ose dëmtimin e pajisjeve të fluturimit apo të pajisjeve të lundrimit detar ose ndërhyrjen në funksionimin e tyre, kur nga një akt i tillë mund të rrezikohet siguria e avionit apo e anijes; e) përhapjen e informacioneve që dihet se janë të pavërteta, duke rrezikuar sigurinë e një avioni në fluturim apo të anijes në lundrim; ë) vrasjen ose rrëmbimin e një personi të mbrojtur ndërkombëtarisht, sipas nenit 9 të këtij Kodi, ose çdo sulm tjetër ndaj tij ose lirisë së tij; f) sulmin e dhunshëm ndaj zyrës, banesës private ose mjetit të transportit të personit të mbrojtur ndërkombëtarisht, sipas nenit 9 të këtij Kodi, kur prej këtij sulmi rrezikohet personi ose liria e tij; g) pengmarrjen ose rrëmbimin e personit dhe kanosjen për të vrarë, për të plagosur ose për të vazhduar mbajtjen e tij peng; gj) marrjen në dorëzim, posedimin, përdorimin, transferimin, tjetërsimin, disponimin ose përhapjen e materialit bërthamor, me dashje dhe pa qenë i autorizuar ligjërisht, kur i shkaktohet ose mund t’i shkaktohet vdekja ose dëmtime të rënda çdo personi ose të dëmtohet rëndë prona; h) vjedhjen, përvetësimin ose përfitimin nëpërmjet mashtrimit të materialeve bërthamore; i) kërkimin e materialeve bërthamore, duke përdorur shtrëngimin, dhunën ose çdo formë tjetër kanosjeje; j) prodhimin, mbajtjen, blerjen, transportin apo tregtimin e lëndëve plasëse, të armëve të zjarrit, biologjike, kimike apo bërthamore, si dhe kërkimin shkencor për prodhimin e armëve të shkatërrimit në masë; k) kryerjen e akteve të dhunës, duke përdorur çdo pajisje, substancë ose armë, kundër një personi në një aeroport të aviacionit civil ndërkombëtar, kur këto akte shkaktojnë ose mund të shkaktojnë dëmtime të rënda ose vdekjen e personave; l) shkatërrimin ose dëmtimin e rëndë të mjediseve apo të pajisjeve në një aeroport të aviacionit civil ndërkombëtar ose në një avion të vendosur në këtë aeroport që nuk është në fluturim ose ndërprerjen e shërbimeve të aeroportit, duke përdorur çdo pajisje ose armë, kur nga ky akt rrezikohet a mund të rrezikohet siguria e aeroportit; ll) përhapjen, vendosjen, shkarkimin ose shpërthimin e lëndëve plasëse ose të pajisjeve të tjera vdekjeprurëse, në mjedise publike, në zyrat e një shteti ose qeverie, sistemin e transportit publik ose në infrastrukturën publike, si dhe shpërndarjen në mjedis të substancave të rrezikshme, shkaktimin e zjarreve, të përmbytjeve, shpërthimeve, me qëllim shkaktimin e vdekjes ose dëmtimeve të rënda trupore ose me qëllim shkaktimin e shkatërrimeve masive të vendeve, mjediseve ose sistemeve të lartpërmendura, kur ky shkatërrim sjell a mund të sjellë humbje të mëdha ekonomike; m) shkatërrimin e rëndë dhe në përmasa të mëdha të pronës publike, të infrastrukturës publike, të sistemit të transportit, të sistemit të informacionit e të pronës private, duke rrezikuar jetën e personave; n) shkaktimin e ndërprerjes së furnizimit me ujë, energji elektrike ose çdo burim tjetër të rëndësishëm; 69 apo çdo vepër tjetër që synon të shkaktojë vdekjen ose plagosjen e rëndë të civilëve ose të çdo personi tjetër që nuk merr pjesë aktive në veprimet luftarake në një situatë konflikti të armatosur, e kryer për qëllimet e përcaktuara në paragrafin e parë të këtij neni. Veprimet që shkaktojnë ndërprerjen e një shërbimi të rëndësishëm, një sistemi, një veprimtarie publike ose private, si rezultat i protestës, i mosbindjes civile, ose i grevës, nuk do të konsiderohen vepra me qëllime terroriste në kuptimin e këtij neni. Neni 230/a Financimi i terrorizmit (Shtuar me ligjin nr. 9086, datë 19.6.2003; ndryshuar me ligjin nr. 23/2012, datë 1.3.2012; shfuqizuar pjesa që parashikon edhe dënimin me gjobë, si dënim kryesor, krahas dënimit me burgim, me ligjin nr. 144, datë 2.5.2013) Dhënia ose grumbullimi i fondeve, me çdo mjet, në mënyrë të drejtpërdrejtë ose të tërthortë, me qëllimin që ato të përdoren ose duke ditur se ato do të përdoren, plotësisht ose pjesërisht: a) për të kryer vepra me qëllime terroriste; b) nga një organizatë terroriste; c) nga një terrorist i vetëm; dënohet jo më pak se pesëmbëdhjetë vjet burgim ose me burgim të përjetshëm. Dispozitat e këtij neni zbatohen: a) për të gjitha fondet, ku përfshihen pasuri të çdo lloji, të trupëzuara ose të patrupëzuara, të luajtshme ose të paluajtshme, pavarësisht nga mënyra e fitimit të tyre, dhe dokumente ligjore ose instrumente të çdo lloji, edhe në formë elektronike ose digjitale, që tregojnë të drejta ose interesa mbi pasuri të tilla, përfshirë kreditë bankare, çeqet e udhëtarëve, çeqet bankare, urdhërpagesat, aksionet, letrat me vlerë, bonot, çeqet e garantuara bankare, letrat e kreditit, si dhe çdo instrument tjetër financiar, të ngjashëm me to; b) pavarësisht nëse personi që kryen një nga veprat e parashikuara në paragrafin e parë të këtij neni, ndodhet në të njëjtin shtet a në një shtet të ndryshëm nga ai, në të cilin ndodhet organizata terroriste a terroristi i vetëm ose nga shteti në të cilin është kryer a do të kryhet vepra me qëllime terroriste; c) në rastin e parashikuar nga paragrafi i parë i këtij neni, pavarësisht nëse fondet janë përdorur në fakt për të kryer veprën ose veprat, për të cilat ishin dhënë ose grumbulluar, apo nëse mund të vendoset një lidhje mes fondeve dhe një apo më shumë veprave konkrete me qëllime terroriste. Dijenia dhe qëllimi, sipas paragrafit të parë të këtij neni, nxirren nga rrethana fakti objektive. Neni 230/b Fshehja e fondeve dhe e pasurive të tjera, që financojnë terrorizmin (Shtuar me ligjin nr. 9275, datë 16.9.2004; shfuqizuar pjesa që parashikon edhe dënimin me gjobë, si dënim kryesor, krahas dënimit me burgim, me ligjin nr. 144, datë 2.5.2013) Transferimi, konvertimi, fshehja, lëvizja ose tjetërsimi i fondeve dhe i pasurive të tjera, ndaj të cilave zbatohen masat kundër financimit të terrorizmit, për të shmangur zbulimin dhe vendndodhjen e tyre, dënohen me burgim nga katër deri në dymbëdhjetë vjet. Kur kjo vepër kryhet gjatë ushtrimit të një veprimtarie profesionale, në bashkëpunim ose më shumë se një herë, dënohet me burgim nga shtatë deri në pesëmbëdhjetë vjet, ndërsa kur kryerja e kësaj vepre ka sjellë pasoja të rënda, dënohet me burgim jo më pak se pesëmbëdhjetë vjet. Neni 230/c Dhënia e informacioneve nga persona që ushtrojnë funksione publike ose në ushtrim të detyrës a profesionit (Shtuar me ligjin nr. 9275, datë 16.9.2004; shfuqizuar pjesa që parashikon edhe dënimin me gjobë, si dënim kryesor, krahas dënimit me burgim, me ligjin nr. 144, datë 2.5.2013) 70 Vënia në dijeni e personave të shpallur ose e personave të tjerë për të dhënat për verifikimin ose hetimin e fondeve dhe pasurive të tjera, ndaj të cilave zbatohen masa kundër financimit të terrorizmit, nga persona që ushtrojnë funksione publike ose që janë në ushtrim të detyrës a profesionit, dënohet me burgim nga pesë deri në dhjetë vjet. Neni 230/ç Kryerja e shërbimeve dhe veprimeve me persona të shpallur (Shtuar me ligjin nr. 9275, datë 16.9.2004; shfuqizuar pjesa që parashikon edhe dënimin me gjobë, si dënim kryesor, krahas dënimit me burgim, me ligjin nr. 144, datë 2.5.2013) Dhënia e fondeve dhe pasurive të tjera, kryerja e shërbimeve financiare, si dhe e transaksioneve të tjera me persona të shpallur, ndaj të cilëve zbatohen masa kundër financimit të terrorizmit, dënohen me burgim nga katër deri në dhjetë vjet. Neni 230/d Grumbullimi i fondeve për financimin e terrorizmit (Shtuar me ligjin nr. 9686, datë 26.2.2007; shfuqizuar me ligjin nr. 23/2012, datë 1.3.2012) Neni 231 Rekrutimi i personave për kryerjen e veprave me qëllime terroriste ose të financimit të terrorizmit (Ndryshuar me ligjin nr. 9686, datë 26.2.2007) Rekrutimi i një ose më shumë personave për kryerjen e veprave me qëllime terroriste ose të financimit të terrorizmit, edhe kur këto vepra drejtohen kundër një shteti tjetër, institucioni apo organizate ndërkombëtare, nëse nuk përbën vepër tjetër penale, dënohet me burgim jo më pak se dhjetë vjet. Neni 232 Stërvitja për kryerjen e veprave me qëllime terroriste (Ndryshuar me ligjin nr. 9686, datë 26.2.2007) Përgatitja, stërvitja dhe dhënia në çdo formë e udhëzimeve edhe në mënyrë anonime ose në rrugë elektronike, për prodhimin ose përdorimin e lëndëve eksplozive, armëve të zjarrit dhe municioneve luftarake, të armëve të tjera dhe lëndëve kimike, bakteriologjike apo bërthamore ose të çdo natyre tjetër, të dëmshme dhe të rrezikshme për njerëzit dhe pasurinë, si dhe të teknikave e të metodave të tjera për kryerjen e veprave me qëllime terroriste dhe pjesëmarrja në veprimtari të tilla, edhe kur këto vepra drejtohen kundër një shteti tjetër, institucioni apo organizate ndërkombëtare, nëse nuk përbën vepër tjetër penale, dënohen me burgim jo më pak se shtatë vjet. Neni 232/a Nxitja, thirrja publike dhe propaganda për kryerjen e veprave me qëllime terroriste (Shtuar me ligjin nr. 9686, datë 26.2.2007) Nxitja, thirrja publike, shpërndarja e shkrimeve ose propaganda në forma të tjera, që synon mbështetjen ose kryerjen e një apo më shumë veprave për qëllime terroriste dhe për financimin e terrorizmit, nëse nuk përbën vepër tjetër penale, dënohet me burgim nga katër deri në dhjetë vjet. Neni 232/b Kanosja për kryerjen e veprave me qëllime terroriste (Shtuar me ligjin nr. 9686, datë 26.2.2007) 71 Kanosja serioze për kryerjen e veprave për qëllime terroriste, që i bëhet një autoriteti publik, edhe të një shteti tjetër, institucioni apo organizate ndërkombëtare, dënohet me burgim nga tetë deri në pesëmbëdhjetë vjet. Neni 233 Krijimi i turmave të armatosura Krijimi i turmave të armatosura për t’iu kundërvënë rendit publik me anë të veprimeve të dhunshme ndaj jetës, shëndetit, lirisë vetjake të personit, pasurisë, me qëllim ngjalljen e frikës e të pasigurisë në masë, dënohet me burgim gjer në dhjetë vjet. Neni 234 Prodhimi i armëve luftarake Prodhimi, mbajtja, transportimi i armëve luftarake, kimike, biologjike, bërthamore, me bazë helmuese ose eksplozive, me qëllim për të kryer vepra terrori, dënohen me burgim nga pesë gjer në pesëmbëdhjetë vjet. Neni 234/a Organizata terroriste (Shtuar me ligjin nr. 9275, datë 16.9.2004) Krijimi, organizimi, drejtimi dhe financimi i organizatës terroriste dënohen me burgim jo më pak se pesëmbëdhjetë vjet. Pjesëmarrja në organizata terroriste dënohet me burgim nga shtatë deri në pesëmbëdhjetë vjet. Neni 234/b Banda e armatosur (Shtuar me ligjin nr. 9275, datë 16.9.2004) Krijimi, organizimi, drejtimi dhe financimi i bandës së armatosur dënohen me burgim nga dhjetë deri në pesëmbëdhjetë vjet. Pjesëmarrja në bandën e armatosur dënohet me burgim nga pesë deri në dhjetë vjet. KREU VIII KRIME KUNDËR AUTORITETIT TË SHTETIT SEKSIONI I VEPRA PENALE KUNDËR VEPRIMTARISË SHTETËRORE TË KRYERA NGA SHTETASIT Neni 235 Kundërshtimi i punonjësit që kryen një detyrë shtetërore ose një shërbim publik (Ndryshuar paragrafi i dytë me ligjin nr. 8733, datë 24.1.2001) Kundërshtimi që i bëhet një punonjësi që kryen një detyrë shtetërore apo një shërbim publik, me qëllim për ta penguar atë për të kryer detyrën apo shërbimin sipas ligjit, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në gjashtë muaj. Po kjo vepër, kur kryhet në bashkëpunim ose duke ushtruar dhunë fizike ose më shumë se një herë, dënohet me gjobë ose me burgim gjer në pesë vjet. 72 Neni 236 Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik (Ndryshuar paragrafi i dytë me ligjin nr. 8733, datë 24.1.2001; ndryshuar paragrafi i dytë me ligjin nr. 9686, datë 26.2.2007) Kundërshtimi që i bëhet punonjësit të policisë së rendit publik, me qëllim për ta penguar atë për të kryer detyrën sipas ligjit, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në një vit. Po kjo vepër, kur kryhet në bashkëpunim ose duke ushtruar dhunë fizike ose më shumë se një herë, dënohet me gjobë ose me burgim gjer në shtatë vjet. Neni 237 Goditjet për shkak të detyrës (Ndryshuar me ligjin nr. 44/2019, datë 18.7.2019) Goditjet ose vepra të tjera dhune ndaj punonjësit që kryen një detyrë shtetërore apo një shërbim publik, për shkak të veprimtarisë së tij shtetërore apo të shërbimit publik, dënohen me burgim nga një deri në tre vjet. Kur kjo vepër kryhet ndaj personit të zgjedhur apo funksionarit publik, për shkak të veprimtarisë së tij, dënohet me burgim nga një deri në pesë vjet. Kur kjo vepër kryhet ndaj punonjësit të policisë për shkak të veprimtarisë së tij dhe kur cilësitë e personit janë të dukshme ose të njohura, dënohet me burgim nga një deri në pesë vjet. Kur kjo vepër kryhet ndaj profesionistit shëndetësor për shkak të veprimtarisë së tij dhe kur cilësitë e personit janë të dukshme ose të njohura, dënohet me burgim nga një deri në pesë vjet. Po kjo vepër, kur kryhet në mjediset e institucionit ku personi ushtron detyrën shtetërore, funksionin publik apo shërbimin publik, dënohet me burgim nga tre deri në pesë vjet. Neni 238 Kanosja për shkak të detyrës (Ndryshuar me ligjin nr. 44/2019, datë 18.7.2019) Kanosja serioze për vrasje apo për plagosje të rëndë, që i bëhet punonjësit që kryen një detyrë shtetërore apo një shërbim publik, për shkak të veprimtarisë së tij shtetërore ose të shërbimit, dënohet me burgim deri në dy vjet. Kur kjo vepër kryhet ndaj personit të zgjedhur apo funksionarit publik për shkak të veprimtarisë së tij, dënohet me burgim nga një deri në tre vjet. Kur kjo vepër kryhet ndaj punonjësit të policisë për shkak të veprimtarisë së tij, kur cilësitë e personit janë të njohura ose të dukshme, dënohet me burgim nga dy deri në katër vjet. Kur kjo vepër kryhet ndaj profesionistit shëndetësor për shkak të veprimtarisë së tij, kur cilësitë e personit janë të njohura ose të dukshme, dënohet me burgim nga një deri në tre vjet. Kur kjo vepër kryhet në mjediset e institucionit ku personi ushtron detyrën shtetërore, funksionin apo shërbimin publik, dënohet me burgim nga një deri në tre vjet. Neni 239 Fyerja për shkak të detyrës (Ndryshuar me ligjin nr. 8733, datë 24.1.2001; shfuqizuar me ligjin nr. 23/2012, datë 1.3.2012) Neni 240 Shpifja për shkak të detyrës (Ndryshuar paragrafi i dytë me ligjin nr. 8733, datë 24.1.2001; shfuqizuar me ligjin nr. 23/2012, datë 1.3.2012) 73 Neni 241 Shpifja ndaj Presidentit të Republikës (Shfuqizuar me ligjin nr. 23/2012, datë 1.3.2012) Neni 242 Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik Mosbindja ndaj urdhrave të ligjshme të punonjësit të policisë së rendit publik përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në tre muaj. Neni 242/a Moszbatimi i masave të autoriteteve shtetërore gjatë gjendjes së masave të jashtëzakonshme apo gjatë gjendjes së epidemisë (Shtuar me ligjin nr. 35/2020, datë 16.4.2020) Moszbatimi ose kryerja e veprimeve në kundërshtim me aktet ligjore apo nënligjore të nxjerra nga organet shtetërore, në funksion të gjendjes së epidemisë apo të zbatimit të masave të jashtëzakonshme, nga personi, ndaj të cilit është dhënë më parë masë administrative, përbën kundravajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim deri në gjashtë muaj. Po kjo vepër, kur është kryer në ushtrim të aktivitetit tregtar, duke vendosur në rrezik shëndetin e njerëzve, dënohet me gjobë ose me burgim deri në dy vjet. Moszbatimi i urdhrit të dhënë nga organet kompetente për karantinim ose izolimin, apo shkelja e rregullave të karantinës ose të izolimit nga personi mbartës ose jo i sëmundjes infektive, të cilit i është njoftuar ky detyrim nga autoritetet shtetërore përkatëse, dënohet me burgim nga dy deri në tre vjet. Neni 243 Goditjet ndaj pjesëtarëve të familjes së personit që kryen një detyrë shtetërore Goditjet ose vepra të tjera dhune që i bëhen pjesëtarit të familjes së një personi që kryen një detyrë shtetërore ose një shërbim publik, për të penguar në kryerjen e detyrës apo të shërbimit ose për shkak të kësaj veprimtarie, dënohen me gjobë ose me burgim gjer në pesë vjet. Neni 244 Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike (Ndryshuar me ligjin nr. 9275, datë 16.9.2004; shfuqizuar pjesa që parashikon edhe dënimin me gjobë, si dënim kryesor, krahas dënimit me burgim, me ligjin nr. 144, datë 2.5.2013; ndryshuar me ligjin nr. 43/2021, datë 23.3.2021) Premtimi, propozimi ose dhënia, drejtpërdrejt ose tërthorazi, i çfarëdo përfitimi të parregullt deri në vlerën 50.000 lekë ose ekuivalencën në monedhë të huaj personit që ushtron funksionin publik, për vete ose për persona të tjerë për të kryer ose mos kryer një veprim, që lidhet me detyrën ose funksionin e tij, dënohen me burgim nga gjashtë muaj deri në një vit. Po kjo vepër, kur përfitimi i parregullt i personit që ushtron funksionin publik, për vete ose për persona të tjerë, është mbi vlerën 50.000 lekë, ose ekuivalencën në monedhë të huaj, dënohet me burgim nga një deri në tre vjet. Neni 244/a 74 Korrupsioni aktiv i nëpunësve të huaj publikë (Shtuar me ligjin nr. 23/2012, datë 1.3.2012; shfuqizuar pjesa që parashikon edhe dënimin me gjobë, si dënim kryesor, krahas dënimit me burgim, me ligjin nr. 144, datë 2.5.2013) Premtimi, propozimi ose dhënia, drejtpërdrejt a tërthorazi, i çdo lloj përfitimi të parregullt, për vete ose për persona të tjerë, nëpunësit të huaj publik, nëpunësit të një organizate publike ndërkombëtare, anëtarit të një asambleje të huaj publike apo anëtarit të një asambleje ndërkombëtare parlamentare, për të kryer ose për të mos kryer një veprim, që lidhet me detyrën a funksionin e tij, dënohen me burgim, nga gjashtë muaj gjer në tre vjet. Neni 245 Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë (Ndryshuar me ligjin nr. 9275, datë 16.9.2004; shfuqizuar pjesa që parashikon edhe dënimin me gjobë, si dënim kryesor, krahas dënimit me burgim, me ligjin nr. 144, datë 2.5.2013) Premtimi, propozimi ose dhënia, drejtpërdrejt ose tërthorazi, i çfarëdo përfitimi të parregullt, funksionarëve të lartë shtetërorë ose të të zgjedhurve vendorë, për vete ose për persona të tjerë për të kryer ose mos kryer një veprim, që lidhet me detyrën a funksionin e tij, dënohen me burgim nga një deri në pesë vjet. Neni 245/1 Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike (Shtuar me ligjin nr. 9275, datë 16.9.2004; ndryshuar me ligjin nr. 23/2012, datë 1.3.2012; shfuqizuar pjesa që parashikon edhe dënimin me gjobë, si dënim kryesor, krahas dënimit me burgim, me ligjin nr. 144, datë 2.5.2013; ndryshuar me ligjin nr. 43/2021, datë 23.3.2021) Premtimi, propozimi ose dhënia, drejtpërdrejt ose tërthorazi, i çfarëdo përfitimi të parregullt deri në vlerën 50.000 lekë ose ekuivalencën në monedhë të huaj, për vete ose për persona të tjerë, personit që premton ose siguron se është në gjendje të ushtrojë ndikim të paligjshëm në kryerjen e detyrës dhe marrjen e vendimeve nga personat që ushtrojnë funksione publike, shqiptarë ose të huaj, pavarësisht nëse është realizuar ushtrimi i ndikimit ose kanë ardhur apo jo pasojat e dëshiruara, dënohen me burgim nga gjashtë muaj deri në një vit. Po kjo vepër, kur përfitimi i parregullt është mbi vlerën 50.000 lekë ose ekuivalencën në monedhë të huaj, dënohet me burgim nga një deri në tre vjet. Kërkimi, marrja ose pranimi, drejtpërdrejt ose tërthorazi, i çfarëdo përfitimi të parregullt deri në vlerën 50.000 lekë ose ekuivalencën në monedhë të huaj, për veten e tij ose për persona të tjerë, duke premtuar ose siguruar aftësinë për të ushtruar ndikim të paligjshëm në kryerjen e detyrës nga persona që ushtrojnë funksione publike, shqiptarë ose të huaj, pavarësisht nëse është kryer ushtrimi i ndikimit ose kanë ardhur apo jo pasojat e dëshiruara, dënohen me burgim nga gjashtë muaj deri në dy vjet. Po kjo vepër, kur përfitimi i parregullt është mbi vlerën 50.000 lekë ose ekuivalencën në monedhë të huaj, dënohet me burgim nga dy deri në katër vjet. Neni 245/2 Përjashtimi nga vuajtja e dënimit (Shtuar me ligjin nr. 9275, datë 16.9.2004; shfuqizuar me ligjin nr. 144, datë 2.5.2013) Neni 246 75 Përvetësimi i titullit apo i detyrës shtetërore Përvetësimi i një titulli apo detyre shtetërore i shoqëruar me kryerjen e veprimeve që i takojnë mbajtësit të titullit apo të detyrës, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në dy vjet. Kur vepra kryhet me qëllim fitimi apo ka prekur lirinë, dinjitetin apo të drejta të tjera themelore të shtetasit, dënohet me gjobë ose me burgim gjer në pesë vjet. Neni 246/a Ushtrimi i profesionit të ekspertit kontabël dhe i shoqërisë audituese pa qenë i regjistruar (Shtuar me ligjin nr. 23/2012, datë 1.3.2012) Përvetësimi i titullit profesional të ekspertit kontabël, ushtrimi i profesionit të ekspertit kontabël apo përdorimi i emërtimeve, si shoqëri audituese, pa qenë regjistruar më parë në regjistrin publik të ekspertëve kontabël, si dhe përdorimi i çfarëdo titulli, që synon të krijojë një ngjashmëri ose një konfuzion me këta tituj profesionalë apo emërtime, kur është dhënë më parë masë administrative, përbëjnë kundërvajtje penale dhe dënohen me gjobë ose me burgim gjer në dy vjet. Neni 247 Mbajtja pa të drejtë e uniformës Mbajtja pa të drejtë e uniformës, e një dokumenti ose e një shenje dalluese, që tregojnë cilësinë e një punonjësi që kryen një detyrë shtetërore apo një shërbim publik, shoqëruar me veprime të paligjshme, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në dy vjet. Kur vepra kryhet me qëllim fitimi ose ka prekur lirinë, dinjitetin apo të drejta të tjera themelore të shtetasit, dënohet me gjobë ose me burgim gjer në pesë vjet. SEKSIONI II VEPRA PENALE KUNDËR VEPRIMTARISË SHTETËRORE TË KRYERA NGA PUNONJËSIT SHTETËRORË OSE NË SHËRBIM PUBLIK Neni 248 Shpërdorimi i detyrës (Ndryshuar me ligjin nr. 8733, datë 24.1.2001; nr. 9275, datë 16.9.2004; nr. 9686, datë 26.2.2007; shfuqizuar pjesa që parashikon edhe dënimin me gjobë, si dënim kryesor, krahas dënimit me burgim, me ligjin nr. 144, datë 2.5.2013) Kryerja ose moskryerja me dashje e veprimeve a e mosveprimeve në kundërshtim me ligjin, që përbën mospërmbushje të rregullt të detyrës, nga personi që ushtron funksione publike, kur i kanë sjellë atij ose personave të tjerë përfitime materiale ose jomateriale të padrejta a kanë dëmtuar interesat e ligjshëm të shtetit, të shtetasve dhe të personave të tjerë juridikë, nëse nuk përbën vepër tjetër penale, dënohet me burgim deri në shtatë vjet. Neni 248/a Dhënia në kundërshtim me ligjin e pensioneve ose e të ardhurave të tjera nga sigurimet shoqërore (Shtuar me ligjin nr. 23/2012, datë 1.3.2012; shfuqizuar pjesa që parashikon edhe dënimin me gjobë, si dënim kryesor, krahas dënimit me burgim, me ligjin nr. 144, datë 2.5.2013) 76 Dhënia në kundërshtim me ligjin e pensioneve ose e të ardhurave të tjera nga sigurimet shoqërore prej punonjësit, që ka detyrë t’i japë ato, dënohet me burgim, nga gjashtë muaj gjer në shtatë vjet. Neni 249 Kryerja e funksionit pas dhënies fund të tij Vazhdimi i ushtrimit të funksionit shtetëror apo të shërbimit publik nga ana e personit që është vënë në dijeni të vendimit apo rrethanës që u ka dhënë fund ushtrimit të tyre, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në një vit. Neni 250 Kryerja e veprimeve arbitrare Kryerja e veprimeve ose dhënia e urdhrave arbitrare, nga ana e punonjësit që kryen një funksion shtetëror ose një shërbim publik gjatë ushtrimit të detyrës së tij, të cilat prekin lirinë e shtetasve, dënohet me gjobë ose me burgim gjer në shtatë vjet. Neni 251 Mosmarrja e masave për të ndërprerë gjendjen e paligjshme Mosmarrja e masave ose moskërkimi pranë personit kompetent, që të ndërpritet gjendja e paligjshmërisë si rezultat i një veprimi arbitrar, që ka prekur lirinë e shtetasit, nga ana e personit të ngarkuar me një funksion shtetëror ose në shërbim publik, që vjen në dijeni të asaj gjendjeje për shkak të funksionit apo shërbimit, dënohet me gjobë ose me burgim gjer në tre vjet. Neni 252 Mbajtja në burg pa vendim Mbajtja në burg, pa vendim të organit kompetent ose tej afatit të caktuar në vendim apo në ligj, prej personit të ngarkuar me detyrën e administratorit të burgut, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në dy vjet. Neni 253 Shkelja e barazisë së shtetasve (Shtuar fjalë me ligjin nr. 144, datë 2.5.2013) Kryerja për shkak të detyrës e në ushtrim të saj, nga ana e punonjësit me funksion shtetëror apo në shërbim publik, të dallimeve mbi bazë origjine, seksi, orientimi seksual ose identiteti gjinor, gjendjes shëndetësore, bindjeve fetare, politike, të veprimtarisë sindikale ose për shkak të përkatësisë në një etni, komb, racë apo fe të caktuar, që konsiston në krijimin e privilegjeve të padrejta ose në refuzimin e një të drejte ose përfitimi që buron nga ligji, dënohet me gjobë ose me burgim gjer në pesë vjet. Neni 254 Shkelja e paprekshmërisë së banesës Hyrja në banesë, pa pëlqimin e personit që banon në të, prej punonjësit të ngarkuar me një funksion shtetëror apo në shërbim publik gjatë ushtrimit të detyrës së tij, veç rasteve kur lejohet nga ligji, dënohet me gjobë ose me burgim gjer në pesë vjet. Neni 255 Pengimi dhe shkelja e fshehtësisë së korrespondencës 77 Dhënia e urdhrave ose kryerja e veprimeve për asgjësimin, leximin dhe përhapjen e korrespondencës postare ose që prish, vështirëson, vë nën kontroll ose përgjon korrespondencën telefonike apo të çdo mjeti tjetër të komunikimit, nga ana e punonjësit të ngarkuar me funksion shtetëror ose në shërbim publik e në ushtrim të tyre, veç rasteve kur lejohet nga ligji, dënohet me gjobë ose me burgim gjer në tre vjet. Neni 256 Shpërdorimi i kontributeve të dhëna nga shteti Shpërdorimi i kontributeve, subvencioneve ose financimeve të dhëna nga shteti ose institucione shtetërore, për t’u përdorur në vepra dhe veprimtari me interes publik, dënohet me gjobë ose me burgim gjer në tre vjet. Neni 257 Përfitimi i paligjshëm i interesave Mbajtja, ruajtja ose marrja e drejtpërdrejtë ose e tërthortë, nga persona me funksione shtetërore apo shërbim publik, i një interesi të çfarëdoshëm në një ndërmarrje ose operacion, në të cilat në momentin e kryerjes së veprimit ka pasur detyrën e mbikëqyrjes, administrimit ose likuidimit, dënohen me gjobë ose me burgim gjer në katër vjet. Neni 257/a Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim (Shtuar me ligjin nr. 9030, datë 13.3.2003; ndryshuar paragrafi i dytë me ligjin nr. 9686, datë 26.2.2007; ndryshuar me ligjin nr. 23/2012, datë 1.3.2012; ndryshuar me ligjin nr. 98, datë 31.7.2014) Refuzimi për deklarimin ose mosdeklarimi i pasurisë, interesave privatë të personave të zgjedhur ose nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim sipas ligjit, kur më parë janë marrë masa administrative, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim deri në 6 muaj. Fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim, dënohet me gjobë ose me burgim deri në tre vjet. Neni 258 Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike (Ndryshuar me ligjin nr. 23/2012, datë 1.3.2012; ndryshuar me ligjin nr. 43/2021, datë 23.3.2021) Kryerja nga personi i ngarkuar me funksione shtetërore apo në shërbim publik i veprimeve në kundërshtim me ligjet që rregullojnë lirinë e pjesëmarrjes dhe barazinë e shtetasve në tendera dhe ankande publike, për të krijuar avantazhe ose privilegje të padrejta për të tretët, kur tenderi ose ankandi publik është deri në vlerën 800.000 lekë ose ekuivalencën në monedhë të huaj, dënohet me burgim deri në një vit. Po kjo vepër, kur kryhet në tender ose ankande publike me vlerë mbi 800.000 lekë ose ekuivalencën në monedhë të huaj, dënohet me burgim nga një deri në pesë vjet. Neni 259 Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike (Ndryshuar me ligjin nr. 9275, datë 16.9.2004; shfuqizuar pjesa që parashikon edhe dënimin me gjobë, si dënim kryesor, krahas dënimit me burgim, me ligjin nr. 144, datë 2.5.2013; ndryshuar me ligjin nr. 43/2021, datë 23.3.2021) 78 Kërkimi ose marrja, drejtpërdrejt ose tërthorazi, i çdo lloj përfitimi të parregullt ose i një premtimi të tillë deri në vlerën 50.000 lekë ose ekuivalencën në monedhë të huaj, për vete ose për persona të tjerë, ose pranimi i një oferte a premtimi që vjen nga përfitimi i parregullt, nga personi që ushtron funksione publike, për të kryer ose mos kryer një veprim që lidhet me detyrën a funksionin e tij, dënohet me burgim nga dy deri në tre vjet. Po kjo vepër, kur përfitimi i parregullt ose premtimi i një përfitimi të tillë është mbi vlerën 50.000 lekë ose ekuivalencën në monedhë të huaj, dënohet me burgim nga tre deri në tetë vjet. Neni 259/a Korrupsioni pasiv i nëpunësve të huaj publikë (Shtuar me ligjin nr. 23/2012, datë 1.3.2012, neni 35; shfuqizuar pjesa që parashikon edhe dënimin me gjobë, si dënim kryesor, krahas dënimit me burgim, me ligjin nr. 144, datë 2.5.2013, neni 48) Kërkimi ose marrja, drejtpërdrejt a tërthorazi, i çdo lloj përfitimi të parregullt apo i një premtimi të tillë, për vete ose për persona të tjerë, ose pranimi i një oferte a premtimi që vjen nga përfitimi i parregullt, nga nëpunësi i huaj publik, nëpunësi i një organizate publike ndërkombëtare, anëtari i një asambleje të huaj publike apo anëtari i një asambleje ndërkombëtare parlamentare, për të kryer ose për të mos kryer një veprim, që lidhet me detyrën a funksionin e tij, dënohet me burgim nga dy gjer në tetë vjet. Neni 260 Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë (Ndryshuar me ligjin nr. 9275, datë 16.9.2004; shfuqizuar pjesa që parashikon edhe dënimin me gjobë, si dënim kryesor, krahas dënimit me burgim, me ligjin nr. 144, datë 2.5.2013) Kërkimi ose marrja, drejtpërdrejt ose tërthorazi, i çdo lloj përfitimi të parregullt apo i një premtimi të tillë, për vete ose për persona të tjerë, ose pranimi i një oferte a premtimi që vjen nga përfitimi i parregullt, nga funksionari i lartë shtetëror ose i zgjedhuri vendor, për të kryer ose mos kryer një veprim që lidhet me detyrën a funksionin e tij, dënohet me burgim nga katër deri në dymbëdhjetë vjet. SEKSIONI III VEPRA PENALE KUNDËR RENDIT DHE SIGURISË PUBLIKE Neni 261 Pengimi në ushtrimin e të drejtës për t’u shprehur, grumbulluar apo manifestuar Kryerja e veprimeve për të penguar shtetasit për të ushtruar lirinë e shprehjes së mendimit, të grumbullimit apo manifestimit, përbëjnë kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në gjashtë muaj. Kur veprimet shoqërohen me përdorimin e dhunës fizike, dënohen me gjobë ose me burgim gjer në tre vjet. Neni 262 Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme (shtuar paragrafi i tretë me ligjin nr. 8733, datë 24.1.2001; nr. 9, datë 26.2.2016; shfuqizuar shprehje në paragrafin e parë me vendimin e Gjykstës Kushtetuese nr. 24, datë 4.5.2021) 79 Organizimi i grumbullimeve dhe i manifestimeve të personave në sheshe dhe vende të kalimit publik, apo kur nga organizatorët shkelen kushtet e parashtruara në kërkesën për dhënie të lejes, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në një vit. Pjesëmarrja në një grumbullim apo manifestim të paligjshëm edhe pas paralajmërimit të bërë për shpërndarje, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në tre muaj. Po kjo vepër, e kryer më shumë se një herë ose kur ka sjellë pasoja të rënda, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në dy vjet. Neni 263 Organizimi i grumbullimeve dhe manifestimeve të paligjshme me pjesëmarrje të personave të armatosur Organizimi i grumbullimeve dhe manifestimeve të paligjshme me pjesëmarrje të personave të armatosur dënohet me gjobë ose me burgim gjer në tre vjet. Pjesëmarrja në grumbullime dhe manifestime të paligjshme e personave të armatosur përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në një vit. Neni 264 Detyrimi për të marrë pjesë ose jo në grevë Detyrimi i punonjësit që kundër vullnetit të marrë apo të mos marrë pjesë në grevë ose krijimi i pengesave dhe vështirësive për të vazhduar punën kur punonjësi dëshiron të punojë, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në tre muaj. Neni 265 Nxitja e urrejtjes ose grindjeve (Ndryshuar me ligjin nr. 144, datë 2.5.2013) Nxitja e urrejtjes dhe e grindjeve, për shkak të racës, etnisë, fesë ose orientimit seksual, si dhe përgatitja, përhapja ose ruajtja, me qëllim përhapjen e shkrimeve me përmbajtje të tilla, e kryer me çdo mjet ose formë, dënohet me burgim nga dy deri në dhjetë vjet. Neni 265/a Pjesëmarrja në veprime luftarake në një shtet të huaj (Shtuar me ligjin nr. 98, datë 31.7.2014) Pjesëmarrja në formacione luftarake, organizata ushtarake ose paraushtarake në një konflikt të armatosur që zhvillohet në territorin e një shteti të huaj ose pjesëmarrja në çdo lloj trajnimi të zhvilluar nga këto struktura, pa qenë shtetas në shtetin e huaj, pa qenë pjesëtar i forcave të armatosura të njërës prej palëve në konflikt ose misioneve ushtarake zyrtare të forcave të armatosura të një shteti që nuk është palë në konflikt ose misioneve ushtarake zyrtare të një organizate ndërkombëtare, dënohet me burgim nga tre deri në tetë vjet. Kur kjo vepër penale kryhet me qëllim përmbysjen e rendit kushtetues ose shkeljen e integritetit territorial të një shteti të huaj, dënohet me burgim nga pesë deri në dhjetë vjet. Neni 265/b Organizimi për pjesëmarrje në veprime luftarake në një shtet të huaj (Shtuar me ligjin nr. 98, datë 31.7.2014) 80 Nxitja, rekrutimi, organizimi, drejtimi, stërvitja, vënia në dispozicion e pajisjeve, krijimi ose përdorimi i fondeve ose mjeteve të tjera për financimin, mbështetjen materiale të personave, në çdo lloj forme dhe mënyre, për të kryer veprën penale të parashikuar nga neni 265/a dënohet me burgim nga tetë deri në pesëmbëdhjetë vjet. Neni 265/c Thirrja për pjesëmarrje në veprime luftarake të dhunshme në një shtet të huaj (Shtuar me ligjin nr. 98, datë 31.7.2014) Thirrja në mënyrë publike me çdo lloj forme, mjeti dhe mënyre për të kryer veprën penale të parashikuar nga neni 265/a ose 265/b, dënohet me burgim deri në tre vjet. Neni 266 Thirrja për urrejtje nacionale (Shtuar fjalë me ligjin nr. 144, datë 2.5.2013) Vënia në rrezik e paqes publike duke bërë thirrje për urrejtje kundër pjesëve të popullsisë, duke i fyer ose shpifur për to, duke kërkuar përdorimin e dhunës ose të veprimeve arbitrare kundër tyre, dënohet me burgim nga dy deri në tetë vjet. Neni 267 Përhapja e informatave të rreme që ngjallin panik Përhapja e informatave apo njoftimeve të rreme, me fjalë, me shkrim apo me çdo mënyrë tjetër, me qëllim që të ngjallë një gjendje pasigurie dhe paniku te njerëzit, dënohet me gjobë ose me burgim gjer në pesë vjet. Neni 268 Poshtërimi i Republikës dhe i simboleve të saj (Ndryshuar me ligjin nr. 23/2012, datë 1.3.2012) Dëmtimi i qëllimshëm i flamurit ose i stemës së Republikës, të ekspozuara në institucionet shtetërore, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në tre muaj. Poshtërimi botërisht i flamurit ose i himnit kombëtar, gjatë zhvillimit të një veprimtarie të organizuar nga autoritetet shtetërore, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në tre muaj. Neni 269 Pengimi me dhunë i veprimtarisë së partive politike Pengimi me dhunë i veprimtarisë së ligjshme të partive, organizatave apo shoqatave politike përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në dy vjet. Neni 270 Rebelimi i të burgosurve Përdorimi i dhunës, nga ana e të burgosurve ndaj punonjësit që kryen një detyrë shtetërore apo në shërbim publik, që bëhet për ta penguar në ushtrimin e detyrës apo të shërbimit ose për shkak të veprimtarisë, dënohet me gjobë ose me burgim gjer në pesë vjet. Kur dhuna ushtrohet nga një grup personash ose shoqërohet me trazira e çrregullime apo me kërcënime e frikësime, dënohet me gjobë ose me burgim gjer në dhjetë vjet. 81 Neni 271 Disinformimi i ekipeve të urgjencës Disinformimi me dashje i ekipeve të urgjencës për të prishur gatishmërinë e tyre, e bërë me çdo mjet lajmërimi e thirrjeje, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në një vit. Neni 272 Njoftimi i rremë në organet e rendit Njoftimi i rremë i bërë në organet e rendit, për kryerjen e një vepre penale, për t’i vënë ato në gjendje gatishmërie dhe alarmi, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në një vit. Neni 273 Largimi nga vendi i aksidentit Largimi nga vendi i aksidentit, i drejtuesit të automjetit apo të çdo mjeti të motorizuar, për t’u shmangur nga përgjegjësia penale, civile apo administrative, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në një vit. Neni 274 Prishja e qetësisë publike (Shtuar një paragraf me ligjin nr. 44/2019, datë 18.7.2019) Hedhja e gurëve apo sendeve të tjera në banesën e shtetasit, krijimi i zhurmave shqetësuese si, me anë të shkrepjes së armëve apo plasjeve të ndryshme, të përdorimit jashtë rregullave të sirenave të automjeteve, apo çdo lloj tjetër sjelljeje të papëlqyeshme, në rrugë, sheshe e vende publike, që cenojnë dukshëm qetësinë e moralin apo tregon mospërfillje të hapët për mjedisin, përbëjnë kundërvajtje penale dhe dënohen me gjobë ose me burgim gjer në dy vjet. Ushtrimi i veprimtarisë ekonomike që lëshon/gjeneron zhurmë në kundërshtim me ligjin apo në tejkalim të normave të lejuara me ligj, që cenon dukshëm qetësinë në zona të banuara ose në mjedise publike, kur është marrë më parë masa administrative, dënohet me gjobë ose me burgim deri në dy vjet. Neni 274/a Goditja e sportistit, trajnerit, arbitrit, ndërmjetësit sportiv (Shtuar me ligjin nr. 44/2019, datë 18.7.2019) Goditja ose vepra të tjera dhune ndaj sportistit, trajnerit, arbitrit, ndërmjetësit sportiv, për shkak të veprimtarisë sportive, nga persona jashtë kësaj veprimtarie, dënohet me burgim nga një deri në tre vjet. Po kjo vepër, kur kryhet në ambiente sportive, më shumë se një herë, apo është kryer nga drejtues apo anëtarë të klubeve sportive, dënohet me burgim nga një deri në pesë vjet. Neni 274/b Veprime të dhunshme në aktivitetet sportive (Shtuar me ligjin nr. 44/2019, datë 18.7.2019) Hyrja në fushën e lojës, gjatë kohës së zhvillimit të aktivitetit sportiv, nga persona të paautorizuar, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë nga 50 000 deri në 100 000 lekë. Kur nga kjo vepër ka ardhur pengimi i zhvillimit normal të aktivitetit sportiv, dënohet me gjobë ose me burgim deri në tre muaj. 82 Hedhja e sendeve të forta në fushën e lojës ose mbi masën e njerëzve, mbajtja apo përdorimi i lëndëve piroteknike, fishekzjarreve, flakadanëve, gjatë zhvillimit të një aktiviteti sportiv, dënohen me burgim nga gjashtë muaj deri në tre vjet. Neni 275 Përdorimi me keqdashje i thirrjeve telefonike Thirrjet telefonike keqdashëse që bëhen me qëllim për të prishur qetësinë e tjetrit, përbëjnë kundërvajtje penale dhe dënohen me gjobë ose me burgim gjer në një vit. Neni 276 Përdorimi pa të drejtë i emblemës së Kryqit të Kuq Përdorimi pa të drejtë i emblemës së Kryqit të Kuq ose Gjysëm Hënës së Kuqe, kur ka sjellë pasoja të rënda materiale, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në dy vjet. Kur nga vepra penale ka ndodhur vdekja apo dëmtimi i rëndë i shëndetit të njerëzve, dënohet me gjobë ose me burgim gjer në dhjetë vjet. Neni 277 Vetëgjyqësia Ushtrimi i një të drejte prej personit që i përket ose që kujton se i përket dhe që nuk njihet nga tjetri pa iu drejtuar organit kompetent shtetëror, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në tre muaj. Neni 278 Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit (Shtuar paragrafi i parë dhe i dytë me ligjin nr. 8279, datë 15.1.1998; ndryshuar paragrafi i parë, i dytë dhe i tretë, si dhe shtuar paragrafi i katërt me ligjin nr. 8733, datë 24.1.2001; ndryshuar me ligjin nr. 144, datë 2.5.2013; shtuar dhe ndryshuar me ligjin nr. 98, datë 31.7.2014; shtuar dy paragrafë me ligjin nr. 135/2015, datë 5.12.2015; shfuqizuar paragrafët i pestë dhe i gjashtë, me vendimin e Gjykatës Kushtetuese nr. 9, datë 26.2.2016; ndryshuar krejtësisht me ligjin nr. 82/2016, datë 25.7.2016, ndryshuar paragrafi i parë me ligjin nr. 44/2019, datë 18.7.2019) Mbajtja e armëve, e armëve shpërthyese ose e lëndëve plasëse në automjete apo në çdo mjet tjetër të motorizuar, në mjedise publike ose në mjedise të hapura për publikun, pa lejen e organeve kompetente shtetërore, dënohet me burgim nga pesë deri në shtatë vjet. Po kjo vepër, kur kryhet më shumë se një herë ose në sasi të mëdha, dënohet me burgim nga shtatë deri në pesëmbëdhjetë vjet. Mbajtja e municioneve luftarake, pa lejen e organeve kompetente shtetërore, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim deri në dy vjet. ‎Mbajtja e armëve në banesë, pa lejen e organeve kompetente shtetërore, dënohet me burgim nga një deri në tre vjet. Mbajtja e armëve shpërthyese ose lëndëve plasëse në banesë, pa lejen e organeve kompetente shtetërore, dënohet me burgim nga një deri në katër vjet. Prodhimi, shitja, blerja, ofrimi për shitje, tregtimi dhe transportimi i armëve dhe i municioneve luftarake, lëndëve plasëse, i armëve shpërthyese, pa lejen e organeve kompetente shtetërore, dënohet me burgim nga pesë deri në dhjetë vjet. Po kjo vepër e parashikuar nga paragrafi i pestë i këtij neni, kur kryhet në sasi të mëdha, në bashkëpunim, më shumë se një herë ose ka sjellë pasoja të rënda, dënohet me burgim nga shtatë deri në pesëmbëdhjetë vjet. 83 Falsifikimi ose fshirja, zhvendosja ose ndryshimi i paligjshëm i shenjave mbi armët dhe municionet luftarake dënohet me burgim nga një deri në pesë vjet. Neni 278/a Trafikimi i armëve dhe i municionit (Shtuar me ligjin nr. 8733, datë 24.1.2001; shtuar fjalët me ligjin nr. 144, datë 2.5.2013) Importimi, eksportimi, tranzitimi dhe tregtimi, në kundërshtim me ligjin, i armëve dhe municionit luftarak, ose i pjesëve përbërëse të tyre me qëllim fitimi material ose çdo përfitim tjetër, dënohet me burgim nga shtatë gjer në pesëmbëdhjetë vjet. Po kjo vepër, kur kryhet në bashkëpunim ose më shumë se një herë ose sjell pasoja të rënda, dënohen nga dhjetë gjer në njëzet vjet. Neni 278/b Prodhimi, mbajtja, tregtimi i armëve bërthamore ose kimike (Shtuar me ligjin nr. 44/2019, datë 18.7.2019) Prodhimi, mbajtja, tregtimi i armëve bërthamore ose kimike të dëmtimit në masë të popullsisë, dënohet me burgim nga pesëmbëdhjetë deri në njëzet vjet. Neni 279 Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta (Ndryshuar me ligjin nr. 144, datë 2.5.2013; ndryshuar fjalë në paragrafin e dytë me ligjin nr. 82/2016, datë 25.7.2016) Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja, e armëve të ftohta si shpatat, bajonetat, thikat dhe mjete të tjera të përgatitura e të destinuara posaçërisht për sulm kundër personave ose për vetëmbrojtje, pa lejen e organeve kompetente, dënohen me gjobë ose me burgim deri në tre vjet. Mbajtja, blerja apo shitja në automjete apo në çdo mjet tjetër të motorizuar, në mjedise publike ose në mjedise të hapura për publikun, e armëve të ftohta si shpatat, bajonetat, thikat dhe mjete të tjera të përgatitura e të destinuara posaçërisht për sulm kundër personave ose për vetëmbrojtje, pa lejen e organeve kompetente, dënohen me burgim nga një deri në pesë vjet. Neni 280 Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive Prodhimi, mbajtja, shitja ose blerja e armëve të gjuetisë ose sportive, si dhe e municioneve të tyre, pa leje të organeve kompetente shtetërore, përbëjnë kundërvajtje penale dhe dënohen me gjobë ose me burgim gjer në dy vjet. Neni 281 Shkelja e rregullave mbi lëndët helmuese Shkelja e rregullave të caktuara për mbajtjen, prodhimin, përdorimin, ruajtjen, transportimin dhe shitjen e lëndëve helmuese me efekt të fortë, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në dy vjet. Kur nga vepra penale ka ndodhur vdekja apo dëmtimi i rëndë i shëndetit të njerëzve ose kanë ardhur pasoja të rënda materiale, dënohet me gjobë ose me burgim gjer në dhjetë vjet. Neni 282 Shkelja e rregullave mbi lëndët plasëse dhe djegëse 84 (Ndryshuar me ligjin nr. 98, datë 31.7.2014; ndryshuar fjalë me ligjin nr. 135/2015, datë 5.12.2015, ndryshuar titulli, ndryshuar fjalë në paragrafin e parë me ligjin nr. 44/2019, datë 18.7.2019) Shkelja e rregullave të caktuara për mbajtjen, prodhimin, përdorimin, ruajtjen, transportimin dhe tregtimin e lëndëve plasëse ose djegëse, dënohet me burgim nga një deri në pesë vjet. Kur nga vepra penale ka ndodhur vdekja apo dëmtimi i rëndë i shëndetit të njerëzve ose kanë ardhur pasoja të rënda materiale, dënohet me burgim nga dy deri në dhjetë vjet. Neni 282/a Trafikimi i lëndëve plasëse, djegëse dhe helmuese (Shtuar me ligjin nr. 8733, datë 24.1.2001; ndryshuar titulli, ndryshuar fjalë në paragrafin e parë me ligjin nr. 44/2019, datë 18.7.2019) Importimi, eksportimi, tranzitimi dhe tregtimi, në kundërshtim me ligjin i lëndëve plasëse, djegëse ose helmuese, me qëllim fitimi material ose çdo përfitim tjetër, dënohet me burgim nga shtatë gjer në pesëmbëdhjetë vjet. Po kjo vepër, kur kryhet në bashkëpunim ose më shumë se një herë ose sjell pasoja të rënda, dënohet me burgim nga dhjetë gjer në njëzet vjet. Neni 282/b Stërvitja për prodhimin dhe përdorimin e paligjshëm të armëve e lëndëve të tjera të rrezikshme (Shtuar me ligjin nr. 9686, datë 26.2.2007) Përgatitja, stërvitja dhe dhënia e udhëzimeve, në çdo formë, edhe në mënyrë anonime apo në rrugë elektronike, në kundërshtim me ligjin, për prodhimin ose përdorimin e lëndëve eksplozive, të armëve të zjarrit dhe municioneve luftarake, të armëve të tjera dhe lëndëve kimike, bakteriologjike, bërthamore apo të çdo natyre tjetër, të dëmshme dhe të rrezikshme për njerëzit dhe pasurinë, nëse nuk përbën vepër tjetër penale, dënohen me burgim nga dy deri në shtatë vjet. Neni 282/c (Shtuar me ligjin nr. 135/2015, datë 5.12.2015) Importi, eksporti, transitimi, tregtimi, prodhimi, mbajtja, transportimi ose shpërndarja e substancave kimike bazë ose e substancave të tjera të çfarëdoshme, të teknologjive, të pajisjeve e materialeve, në rast se dihet që ato përdoren ose do të përdoren për prodhimin ose trafikimin e armëve të shkatërrimit në masë dhe armëve kimike e biologjike, dënohet me burgim nga tre deri në dhjetë vjet. Po kjo vepër, kur kryhet në bashkëpunim ose më shumë se njëherë, dënohet me burgim nga pesë deri në pesëmbëdhjetë vjet. Organizimi, drejtimi ose financimi i kësaj veprimtarie dënohet me burgim nga dhjetë deri njëzet vjet. Neni 283 Prodhimi dhe shitja e narkotikëve (Ndryshuar paragrafi i parë, shtuar paragrafi i dytë, me ligjin nr. 8733, datë 24.1.2001) Shitja, ofrimi për shitje, dhënia ose marrja në çdo formë, shpërndarja, tregtimi, transportimi, dërgimi, dorëzimi, si dhe mbajtja, përveç rastit të përdorimit vetjak dhe në doza të vogla, të substancave narkotike dhe psikotrope, si edhe i farërave të bimëve narkotike, në kundërshtim me ligjin ose në kapërcim të përmbajtjes së tyre, dënohet me burgim nga pesë gjer në dhjetë vjet. 85 Po kjo vepër, kur kryhet në bashkëpunim ose më shumë se një herë, dënohet me burgim nga shtatë gjer në pesëmbëdhjetë vjet. Organizimi, drejtimi apo financimi i kësaj veprimtarie, dënohen me burgim nga dhjetë gjer në njëzet vjet. Neni 283/a Trafikimi i narkotikëve (Shtuar me ligjin nr. 8279, datë 15.1.1998; ndryshuar me ligjin nr. 8733, datë 24.1.2001) Importimi, eksportimi, tranzitimi dhe tregtimi, në kundërshtim me ligjin, i substancave narkotike ose psikotrope, si edhe i farërave të bimëve narkotike, dënohet me burgim nga shtatë gjer në pesëmbëdhjetë vjet. Po kjo vepër, kur kryhet në bashkëpunim ose më shumë se një herë, dënohet me burgim nga dhjetë gjer në njëzet vjet. Organizimi, drejtimi ose financimi i kësaj veprimtarie dënohen me burgim jo më pak se pesëmbëdhjetë vjet. Neni 283/b Krijimi i lehtësirave për marrjen dhe përdorimin e drogës (Shtuar me ligjin nr. 8733, datë 24.1.2001) Krijimi nga ana e personave, që për shkak të detyrës administrojnë substanca narkotike ose psikotrope, i lehtësirave për marrjen dhe përdorimin e këtyre substancave, në kundërshtim me dispozitat ligjore përkatëse, dënohet nga tre gjer në shtatë vjet. Neni 284 Kultivimi i bimëve narkotike (Ndryshuar paragrafi i parë dhe i tretë, shtuar paragrafi i dytë, me ligjin nr. 8733, datë 24.1.2001) Kultivimi i bimëve, që shërbejnë ose dihet se shërbejnë për prodhimin dhe nxjerrjen e lëndëve narkotike dhe psikotrope, pa leje dhe autorizim sipas ligjit, dënohet me burgim nga tre gjer në shtatë vjet. Po kjo vepër, kur kryhet në bashkëpunim ose më shumë se një herë, dënohet me burgim nga pesë gjer në dhjetë vjet. Organizmi, drejtimi apo financimi i kësaj veprimtarie, dënohen me burgim nga shtatë gjer në pesëmbëdhjetë vjet. Neni 284/a Organizimi dhe drejtimi i organizatave kriminale (Shtuar me ligjin nr. 8279, datë 15.1.1998) Organizimi, drejtimi dhe financimi i organizatave kriminale me qëllim kultivimin, prodhimin, fabrikimin ose trafikun e paligjshëm të narkotikëve dënohet me burgim nga 10 deri në 20 vjet. Krijimi i kushteve apo lehtësirave për veprimtari të tilla nga persona me funksione shtetërore, dënohet me burgim nga 5 deri në 15 vjet. Neni 284/b Ndihma në zbulimin e krimeve (Shtuar me ligjin nr. 8279 datë 15.1.1998; shfuqizuar me ligjin nr. 144, datë 2.5.2013) Neni 284/c Prodhimi dhe fabrikimi i lëndëve narkotike dhe psikotrope (Shtuar me ligjin nr. 8733, datë 24.1.2001) Prodhimi, fabrikimi, nxjerrja, rafinimi, përgatitja pa licencë ose në kapërcim të përmbajtjes së tij i lëndëve narkotike dhe psikotrope, dënohet me burgim nga pesë gjer në dhjetë vjet. 86 Po kjo vepër, kur kryhet në bashkëpunim ose më shumë se një herë, dënohet me burgim nga shtatë gjer në pesëmbëdhjetë vjet. Organizimi, drejtimi ose financimi i kësaj veprimtarie dënohen me burgim nga dhjetë gjer në njëzet vjet. Neni 284/ç Prodhimi, tregtimi dhe përdorimi i paligjshëm i prekursorëve (Shtuar me ligjin nr. 8733, datë 24.1.2001) Prodhimi, importimi, eksportimi, tranzitimi, tregtimi dhe mbajtja, në kundërshtim me dispozitat përkatëse ligjore, i prekursorëve të treguar me ligj në tabelat përkatëse, dënohet me burgim gjer në pesë vjet. Po kjo vepër, kur kryhet në bashkëpunim ose më shumë se njëherë, dënohet me burgim nga tre gjer në shtatë vjet. Organizimi, drejtimi ose financimi i kësaj veprimtarie dënohen me burgim nga pesë gjer në pesëmbëdhjetë vjet. Neni 284/d Prodhimi dhe tregtimi i barnave dhe pajisjeve mjekësore të falsifikuara ose të rrezikshme për jetën dhe shëndetin (Shtuar me ligjin nr. 135/2015, datë 5.12.2015) Prodhimi, mbajtja për qëllime tregtimi, shitja ose ofrimi për shitje, furnizimi, shpërndarja, eksportimi, importimi i barnave, substancave aktive ose lëndëve ndihmëse për prodhimin e tyre, si dhe produkteve e pajisjeve mjekësore, aksesorëve, pjesëve përbërëse ose materialeve të tyre të falsifikuara ose të rrezikshme për jetën dhe shëndetin, dënohen me burgim nga gjashtë muaj deri në pesë vjet. Kur kjo vepër kryhet gjatë ushtrimit të një veprimtarie profesionale, nëpërmjet internetit, në bashkëpunim ose më shumë se një herë, dënohet me burgim nga tre deri në shtatë vjet. E njëjta vepër, kur ka sjellë pasoja të rënda në jetën ose shëndetin, dënohet me burgim jo më pak se dhjetë vjet. Neni 285 Mbajtja, prodhimi dhe transportimi i substancave kimike (Ndryshuar me ligjin nr. 8733, datë 24.1.2001) Prodhimi, mbajtja, transportimi ose shpërndarja e substancave kimike bazë ose e substancave të tjera të çfarëdollojshme, e pajisjeve, e materialeve, në rast se dihet që ato përdoren ose do të përdoren për prodhimin ose trafikimin e paligjshëm të substancave narkotike a psikotrope, dënohet me burgim nga tre gjer në dhjetë vjet. Neni 285/a Përshtatja e lokalit për përdorim droge (Shtuar me ligjin nr. 8733, datë 24.1.2001) Përshtatja ose lejimi për përshtatjen e lokalit, banesës, mjeteve motorike dhe të çdo mjeti tjetër publik ose privat për grumbullimin e personave me qëllim që ata të konsumojnë substanca narkotike ose psikotrope, dënohet me burgim gjer në pesë vjet. Neni 285/b Hedhja ose braktisja e shiringave (Shtuar me ligjin nr. 8733, datë 24.1.2001) Hedhja ose braktisja e shiringave, në vende publike ose të hapura për publikun, si dhe në mjedise private të përdorimit të përbashkët të shiringave ose instrumenteve të rrezikshëm, të përdorura për marrjen e substancave 87 narkotike ose psikotrope, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në një vit. Neni 286 Nxitja për përdorimin e drogës (Ndryshuar me ligjin nr. 8733, datë 24.1.2001) Nxitja e të tjerëve për përdorimin e lëndëve narkotike dhe psikotrope ose dhënia në përdorim ose injektimi i tyre te të tjerët, pa dijeninë dhe pëlqimin e tyre, dënohet me burgim nga pesë gjer në dhjetë vjet. Kur nxitja apo injektimi i detyruar bëhet ndaj fëmijëve apo në institucione penale, shkollore, sportive apo të çdo veprimtarie tjetër shoqërore dënohet me burgim jo më pak se pesëmbëdhjetë vjet. Neni 286/a Përdorimi i paligjshëm i teknologjisë së lartë (Shtuar me ligjin nr. 8733, datë 24.1.2001) Prodhimi dhe përdorimi i sistemeve telematike, mjeteve dhe pajisjeve të teknologjisë së lartë, në rastet e veprave penale të parashikuara në nenet 283 gjer në 286/a të këtij Kodi ose për të mundësur ose lehtësuar konsumimin e lëndëve narkotike dhe psikotrope ose për të transmetuar a përhapur njoftime publicitare për stimulimin e përdorimit të tyre, dënohet me burgim gjer në pesë vjet. Neni 287 Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale (Ndryshuar me ligjin nr. 9086, datë 19.6.2003; shtuar shkronja “dh”, me ligjin nr. 9275, datë 16.9.2004; ndryshuar shkronja “a” e pikës 1, shfuqizuar shkronja “ç” me ligjin nr. 9686, datë 26.2.2007; ndryshuar me ligjin nr. 23/2012, datë 1.3.2012; shfuqizuar pjesa që parashikon edhe dënimin me gjobë, si dënim kryesor, krahas dënimit me burgim, me ligjin nr. 144, datë 2.5.2013) Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale, nëpërmjet: a) këmbimit ose transferimit të pasurisë, me qëllim fshehjen ose mbulimin e origjinës së paligjshme të saj, duke ditur se kjo pasuri është produkt i veprës penale ose i veprimtarisë kriminale; b) fshehjes ose mbulimit të natyrës së vërtetë, burimit, vendndodhjes, disponimit, zhvendosjes, pronësisë ose të drejtave në lidhje me pasurinë, duke ditur që kjo pasuri është produkt i veprës penale ose i veprimtarisë kriminale; c) fitimit të pronësisë, posedimit ose përdorimit të pasurisë, duke e ditur në çastin e marrjes në dorëzim të saj, që kjo pasuri është produkt i veprës penale ose i veprimtarisë kriminale; ç) kryerjes së veprimeve financiare ose transaksioneve të copëzuara për shmangien nga raportimi, sipas legjislacionit për parandalimin e pastrimit të parave; d) investimit në veprimtari ekonomike ose financiare të parave a sendeve, duke ditur se janë produkte të veprës penale ose veprimtarisë kriminale; dh) këshillimit, ndihmës, nxitjes ose thirrjes publike për kryerjen e secilës prej veprave të përcaktuara më sipër; dënohet me burgim nga pesë gjer në dhjetë vjet. Kur kjo vepër kryhet gjatë ushtrimit të një veprimtarie profesionale, në bashkëpunim ose më shumë se një herë, dënohet me burgim nga shtatë gjer në pesëmbëdhjetë vjet. E njëjta vepër, kur ka sjellë pasoja të rënda, dënohet jo më pak se pesëmbëdhjetë vjet me burgim. Dispozitat e këtij neni zbatohen edhe kur: a) vepra penale, produktet e së cilës pastrohen, është kryer nga një person që nuk mund të merret si i pandehur ose që nuk mund të dënohet; 88 b) ndjekja penale për veprën, produktet e së cilës pastrohen, është parashkruar ose amnistuar; c) personi që kryen pastrimin e produkteve është i njëjtë me personin që ka kryer veprën, nga e cila kanë rrjedhur produktet; ç) për veprën penale, nga e cila kanë ardhur produktet, nuk është filluar asnjëherë çështja penale apo nuk është dhënë një dënim me vendim penal të formës së prerë; d) vepra penale, produktet e së cilës pastrohen, është kryer nga një person, pavarësisht shtetësisë së tij, jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë dhe është njëkohësisht e dënueshme, si në shtetin e huaj, ashtu edhe në Republikën e Shqipërisë. Dijenia dhe qëllimi, sipas paragrafit të parë të këtij neni, nxirren nga rrethana fakti objektive. Neni 287/a Çelja e llogarive anonime (Shtuar me ligjin nr. 8733, datë 24.1.2001; ndryshuar me ligjin nr. 9086, datë 19.6.2003; shfuqizuar pjesa që parashikon edhe dënimin me gjobë, si dënim kryesor, krahas dënimit me burgim, me ligjin nr. 144, datë 2.5.2013) Çelja e depozitave ose e llogarive bankare, anonime ose me emra fiktivë, dënohet me burgim deri në tre vjet. Neni 287/b Përvetësimi i parave ose mallrave që rrjedhin nga vepra penale ose veprimtaria kriminale (Shtuar me ligjin nr. 9686, datë 26.2.2007; ndryshuar me ligjin nr. 23/2012, datë 1.3.2012; shfuqizuar pjesa që parashikon edhe dënimin me gjobë, si dënim kryesor, krahas dënimit me burgim, me ligjin nr. 144, datë 2.5.2013) Kushdo që blen, merr, fsheh apo, në një mënyrë tjetër, përvetëson për vete ose një palë të tretë, apo ndihmon në blerjen, marrjen, fshehjen ose përdorimin e parave apo mallrave të tjera, duke ditur se një person tjetër ka përfituar këto para apo mallra, si pasojë e kryerjes së një vepre penale ose veprimtarie kriminale, dënohet me burgim nga gjashtë muaj gjer në tre vjet. Paragrafi i parë i këtij neni zbatohet pavarësisht ndalimit ligjor për të marrë në përgjegjësi penale personin që ka kryer veprën penale, nga e cila rrjedh përvetësimi i parave ose i mallrave të tjera. Neni 288 Importimi, prodhimi, shitja dhe ruajtja e ushqimeve të rrezikshme për shëndetin ose jetën e njerëzve (Ndryshuar me ligjin nr. 44/2019, datë 18.7.2019) Importimi, prodhimi, ruajtja, shitja apo vendosja në qarkullim në ndonjë mënyrë tjetër i ushqimeve ose futja në prodhimin e artikujve ushqimorë e kimikateve, materialeve apo lëndëve shtesë, që rrezikojnë shëndetin ose jetën e njerëzve, në shkelje të kërkesave të legjislacionit të posaçëm, dënohet me burgim deri në tre vjet. Kur nga kjo vepër ka ardhur vdekja ose dëmtimi i rëndë i shëndetit të personit, dënohet me burgim nga tre deri në dhjetë vjet. Kur nga vepra është shkaktuar vdekja ose dëmtimi i rëndë i shëndetit të disa personave, dënohet me burgim nga dhjetë deri në njëzet e pesë vjet. Neni 288/a Prodhimi i kundërligjshëm i artikujve dhe mallrave industrialë dhe ushqimorë (Shtuar me ligjin nr. 8733, datë 24.1.2001) 89 Prodhimi i kundërligjshëm i artikujve dhe mallrave industrialë dhe ushqimorë përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në dy vjet. Po kjo vepër, kur kryhet në bashkëpunim, më shumë se një herë ose ka sjellë pasoja të rënda, dënohet me burgim nga tre gjer në dhjetë vjet. Neni 288/b Tregtimi dhe hedhja për konsum e lëndëve djegëse në kundërshtim me standardet ligjore të cilësisë (Shtuar me ligjin nr. 135/2015, datë 5.12.2015) Falsifikimi, tregtimi ose hedhja për konsum e nënprodukteve të falsifikuara të naftës, që përdoren si lëndë djegëse, siç parashikohet në legjislacionin në fuqi për përpunimin, transportimin dhe tregtimin e naftës dhe nënprodukteve të saj, dënohet me burgim deri në pesë vjet. Po kjo vepër, kur kryhet në bashkëpunim, më shumë se një herë ose ka sjellë pasoja të rënda materiale për shëndetin ose ka prishur ekosistemin, dënohet me burgim nga tre deri në dhjetë vjet. Neni 288/c Mashtrimi me produktet ushqimore (Shtuar me ligjin nr. 44/2019, datë 18.7.2019) Importimi, prodhimi, ruajtja, ofrimi për shitje, falsifikimi, shitja apo vendosja në qarkullim në ndonjë mënyrë tjetër e ushqimeve, materialeve ose lëndëve shtesë në prodhimin e përpunimin e artikujve ushqimorë, në të cilët janë shënuar të dhëna të cilat nuk i korrespondojnë përmbajtjes, llojit, kategorizimit, prejardhjes, sasisë apo cilësisë së produktit apo produkte pa të dhënat e mësipërme, siç parashikohet në legjislacionin në fuqi, ose paraqitja e të dhënave të rreme në etiketimin e produkteve ushqimore, që rrezikojnë shëndetin ose jetën e njerëzve, dënohet me burgim deri në tre vjet. Po kjo vepër, kur kryhet në bashkëpunim, më shumë se një herë ose ka sjellë pasoja të rënda për shëndetin e njeriut, dënohet me burgim nga tre deri në dhjetë vjet. Neni 288/ç Prishja e shenjave të sigurisë së organeve shtetërore në fushën e sigurisë ushqimore (Shtuar me ligjin nr. 44/2019, datë 18.7.2019) Prishja me dashje e shenjave të sigurisë, të vendosura nga organet shtetërore në fushën e sigurisë ushqimore për qëllime mbikëqyrjeje, kontrolli ose pezullimi të veprimtarisë tregtare në mjediset ekonomike, mbi mjetet e transportit ose mbi mallra, me qëllim lëvizjen e mallrave ushqimore ose rifillimin e aktivitetit, dënohet me burgim deri në tre vjet. Neni 289 Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë Shkaktimi i vdekjes ose dëmtimi i rëndë i shëndetit të personit ardhur si pasojë e mosrespektimit të rregullave që kanë të bëjnë me punën, prodhimin, shërbimin, të përcaktuara në ligj, në aktet e Këshillit të Ministrave apo në rregulloret përkatëse të sigurimit teknik, të disiplinës teknike, të mbrojtjes në punë, të higjienës dhe sigurimit nga zjarri prej personave të ngarkuar me respektimin e rregullave dhe marrjen e masave në zbatim të tyre, dënohet me gjobë ose me burgim gjer në dhjetë vjet. Kur nga vepra penale është shkaktuar vdekja ose dëmtimi i rëndë i shëndetit të disa personave, dënohet me burgim jo më pak se pesë vjet. 90 Neni 290 Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor (Ndryshuar me ligjin nr. 144, datë 2.5.2013) Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor, kur ka shkaktuar plagosjen e lehtë të disa personave, dënohet me gjobë ose me burgim deri në një vit. Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor, kur ka shkaktuar plagosjen e rëndë të një personi, dënohet me burgim nga një deri në pesë vjet. Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor, kur ka shkaktuar vdekjen e një personi, dënohet me burgim nga dy deri në dhjetë vjet. Kur nga vepra penale është shkaktuar vdekja ose plagosja e rëndë e disa personave, dënohet me burgim nga pesë deri në njëzet vjet. Neni 291 Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt (Ndryshuar me ligjin nr. 144, datë 2.5.2013; ndryshuar me ligjin nr. 98, datë 31.7.2014) Drejtimi i automjeteve apo mjeteve të tjera të motorizuara në gjendje të dehur, nën efektin e lëndëve narkotike apo pa dëshminë përkatëse të aftësisë dënohet me burgim nga dhjetë ditë deri në tre vjet. Gjykata mund të vendosë zëvendësimin e dënimit me burgim me pagimin e një shume të hollash në favor të shtetit. Neni 292 Shkelja e disiplinës së punës në transport Shkelja e disiplinës së punës në transportin hekurudhor, ujor ose ajror prej punonjësve të këtij transporti, që ka shkaktuar vdekjen ose dëmtimin e rëndë të shëndetit të personit, dënohet me gjobë ose me burgim gjer në dhjetë vjet. Kur nga vepra penale është shkaktuar vdekja ose dëmtimi i rëndë i shëndetit të disa personave, dënohet me burgim jo më pak se pesë vjet. Neni 293 Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit (Shtuar me ligjin nr. 44/2019, datë 18.7.2019) Vënia e pengesave ose ndalimi, me çdo mjet e mënyrë, i qarkullimit të mjeteve të transportit automobilistik, hekurudhor, ujor e ajror, dënohet me gjobë ose me burgim deri në tre vjet. Neni 293/a Përgjimi i paligjshëm i të dhënave kompjuterike (Shtuar me ligjin nr. 10 023, datë 27.11.2008) Përgjimi i paligjshëm me mjete teknike i transmetimeve jopublike, i të dhënave kompjuterike nga/ose brenda një sistemi kompjuterik, përfshirë emetimet elektromagnetike nga një sistem kompjuterik, që mbart të dhëna të tilla kompjuterike, dënohet me burgim nga tre deri në shtatë vjet. Kur kjo vepër kryhet nga/ose brenda sistemeve kompjuterike ushtarake, të sigurisë kombëtare, të rendit publik, të mbrojtjes civile apo në çdo sistem tjetër kompjuterik, me rëndësi publike, dënohet me burgim nga shtatë deri në pesëmbëdhjetë vjet. 91 Neni 293/b Ndërhyrja në të dhënat kompjuterike (Shtuar me ligjin nr. 10 023, datë 27.11.2008; shtuar paragrafi i tretë me ligjin nr. 36/2017, datë 30.3.2017) Dëmtimi, shtrembërimi, ndryshimi, fshirja apo suprimimi i paautorizuar i të dhënave kompjuterike dënohen me burgim nga gjashtë muaj deri në tre vjet. Kur kjo vepër kryhet në të dhënat kompjuterike ushtarake, të sigurisë kombëtare, të rendit publik, të mbrojtjes civile, të shëndetësisë apo në çdo të dhënë tjetër kompjuterike, me rëndësi publike, dënohet me burgim nga tre deri në dhjetë vjet. Në rastet kur veprimet e parashikuara në paragrafin e parë janë kryer nga një i mitur, ndaj tij do të zbatohen dispozitat e Kodit të Drejtësisë për të Mitur. Neni 293/c Ndërhyrja në sistemet kompjuterike (Shtuar me ligjin nr. 10 023, datë 27.11.2008; shtuar paragrafi i tretë me ligjin nr. 36/2017, datë 30.3.2017) Krijimi i pengesave serioze dhe të paautorizuara për të cenuar funksionimin e një sistemi kompjuterik, nëpërmjet futjes, dëmtimit, shtrembërimit, ndryshimit, fshirjes apo suprimimit të të dhënave, dënohet me burgim nga tre deri në shtatë vjet. Kur kjo vepër kryhet në sistemet kompjuterike ushtarake, të sigurisë kombëtare, të rendit publik, të mbrojtjes civile, të shëndetësisë apo në çdo sistem tjetër kompjuterik, me rëndësi publike, dënohet me burgim nga pesë deri në pesëmbëdhjetë vjet. Në rastet kur veprimet e parashikuara në paragrafin e parë janë kryer nga një i mitur, ndaj tij do të zbatohen dispozitat e Kodit të Drejtësisë për të Mitur. Neni 293/ç Keqpërdorimi i pajisjeve (Shtuar me ligjin nr. 10 023, datë 27.11.2008) Prodhimi, mbajtja, shitja, dhënia në përdorim, shpërndarja apo çdo veprim tjetër, për vënien në dispozicion të një pajisjeje, ku përfshihen edhe një program kompjuterik, një fjalëkalim kompjuterik, një kod hyrjeje apo një e dhënë e tillë e ngjashme, të cilat janë krijuar ose përshtatur për hyrjen në një sistem kompjuterik ose në një pjesë të tij, me qëllim kryerjen e veprave penale, të parashikuara në nenet 192/b, 293/a, 293/b e 293/c të këtij Kodi, dënohen me burgim nga gjashtë muaj deri në pesë vjet. Neni 293/d Shitja e paautorizuar e kartave SIM (Shtuar me ligjin nr. 98, datë 31.7.2014) Shkelja e rregullave të caktuara për shpërndarjen, shitjen dhe pajisjen me produkte/karta SIM përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me burgim nga tridhjetë ditë deri në gjashtë muaj. SEKSIONI IV VEPRA PENALE KUNDËR SEKRETIT DHE KUFIJVE SHTETËRORË Neni 294 Tregimi i sekretit shtetëror nga personi që i është besuar 92 Tregimi, përhapja dhe informimi i fakteve, shifrave, përmbajtjes së dokumenteve apo materialeve që, sipas ligjit të njohur publikisht, përbëjnë sekret shtetëror, nga personi që i është besuar ose që ka mundur të vijë në dijeni për to për shkak të detyrës, dënohen me gjobë ose me burgim gjer në pesë vjet. Po kjo vepër, e bërë botërisht, dënohet me gjobë ose me burgim gjer në dhjetë vjet. Neni 295 Tregimi i sekretit shtetëror nga shtetasit Tregimi, përhapja dhe informimi i fakteve, shifrave, përmbajtjes së dokumenteve apo materialeve që, sipas ligjit të njohur publikisht, përbëjnë sekret shtetëror, nga cilido që ka mundur të vijë në dijeni për to, dënohen me gjobë ose me burgim gjer në tre vjet. Po kjo vepër, e bërë botërisht, dënohet me gjobë ose me burgim gjer në pesë vjet. Neni 295/a Zbulimi i akteve ose të dhënave sekrete (Shtuar me ligjin nr. 9686, datë 26.2.2007; ndryshuar me ligjin nr. 23/2012, datë 1.3.2012) Zbulimi ndaj të tretëve i të dhënave ose ndihma për të zbuluar të dhënat, të cilat ligji i përcakton si sekret, nga ana e një funksionari publik ose e një personi të ngarkuar me një shërbim publik, në kundërshtim me përmbushjen e rregullt të detyrës ose duke abuzuar me cilësitë e veta, dënohet me gjobë ose me burgim deri në pesë vjet. Zbulimi ndaj të tretëve i të dhënave, të cilat përbëjnë sekret tregtar industrial ose profesional, nga ana e personave publikë, që kanë detyrë ruajtjen e tyre, dënohet me gjobë ose me burgim deri në tre vjet. Zbulimi i akteve sekrete ose i të dhënave, që përmbajnë aktet sekrete, nga prokurori ose oficeri i policisë gjyqësore, si dhe mosrespektimi i detyrimeve të përcaktuara në nenin 103 të Kodit të Procedurës Penale, dënohet me burgim nga një deri në pesë vjet. Zbulimi i akteve sekrete ose i të dhënave të përmbajtura në aktet sekrete nga persona të tjerë, që kanë dijeni për të dhëna për procedimin penal e që janë paralajmëruar nga prokurori ose oficeri i policisë gjyqësore për moszbulimin e tyre, dënohet me burgim deri në tre vjet. Zbulimi i të dhënave sekrete, që kanë lidhje me identitetin, procesin e bashkëpunimit, të mbrojtjes ose për vendndodhjen e dëshmitarëve e të bashkëpunëtorëve të drejtësisë, të cilët përfitojnë mbrojtje të veçantë, sipas ligjeve në fuqi, dënohet me burgim nga dy deri në gjashtë vjet. Zbulimi i sekretit që ka sjellë si pasojë vdekjen, plagosjen e rëndë ose ka rrezikuar seriozisht jetën apo shëndetin e dëshmitarëve ose të bashkëpunëtorëve të drejtësisë, të familjarëve të tyre apo të punonjësve të policisë, të ngarkuar me mbrojtjen e tyre, dënohet me burgim nga tre deri në tetë vjet. Neni 295/b Shfrytëzimi i paligjshëm i të dhënave tregtare (Shtuar me ligjin nr. 23/2012, datë 1.3.2012) Tregtimi i një malli apo ofrimi i një shërbimi nëpërmjet përdorimit të informacionit ose të dhënave që përbëjnë sekret tregtar ose informacion të privilegjuar nga persona që e kanë ose duhet ta kenë këtë informacion apo të dhënë, dënohet me gjobë ose me burgim gjer në katër vjet. Neni 296 Humbja e dokumenteve sekrete 93 Humbja e dokumenteve apo materialeve të tjera që, sipas ligjit të njohur publikisht, përbëjnë sekret shtetëror, nga personi që i janë besuar për ruajtje apo për përdorim, dënohet me gjobë ose me burgim gjer në tre vjet. Neni 297 Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror (Shtuar me ligjin nr. 8279, datë 15.1.1998; ndryshuar me ligjin nr. 9188, datë 12.2.2004) Kalimi i paligjshëm i kufijve shtetërorë përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në dy vjet. Neni 298 Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve (Shtuar një paragraf me ligjin nr. 8733, datë 24.1.2001; ndryshuar me ligjin nr. 9188, datë 12.2.2004; ndryshuar titulli dhe paragrafi i parë me ligjin nr. 9686, datë 26.2.2007; ndryshuar me ligjin nr. 23/2012, datë 1.3.2012; shfuqizuar pjesa që parashikon edhe dënimin me gjobë, si dënim kryesor, krahas dënimit me burgim, me ligjin nr. 144, datë 2.5.2013) Strehimi, shoqërimi, vënia në dispozicion ose përdorimi i mjeteve të lundrimit, të fluturimit ose i mjeteve të tjera të transportit apo çdo ndihmë tjetër, me qëllim kalimin e paligjshëm të kufirit të Republikës së Shqipërisë ose për hyrjen e paligjshme të një personi në një shtet tjetër, pa qenë shtetas i tij ose që nuk ka leje qëndrimi në atë shtet, dënohet me burgim nga një deri në katër vjet. Kur ndihma jepet për qëllime fitimi, dënohet me burgim nga tre deri në shtatë vjet. Kur kjo vepër kryhet në bashkëpunim ose më shumë se një herë, apo ka sjellë pasoja të rënda, dënohet me burgim nga pesë deri në dhjetë vjet. Kur vepra ka sjellë si pasojë vdekjen e të dëmtuarit, dënohet me burgim jo më pak se pesëmbëdhjetë vjet ose me burgim të përjetshëm. Kur vepra penale kryhet nëpërmjet shfrytëzimit të funksionit shtetëror ose shërbimit publik, dënimi me burgim shtohet me ¼ e dënimit të dhënë. Neni 299 Shkelja e rregullave mbi fluturimet Shkelja e rregullave mbi fluturimet ndërkombëtare si, hyrja ose dalja nga territori i Republikës së Shqipërisë pa leje fluturimi, mosrespektimi i vijave të fluturimit, i vendeve të zbritjes, i korridoreve ajrore apo lartësisë të caktuar të fluturimit, dënohet me gjobë ose me burgim gjer në pesë vjet. KREU IX VEPRA PENALE KUNDËR DREJTËSISË Neni 300 Moskallëzimi i krimit Moskallëzimi në organet e ndjekjes penale, në gjykatë, në organet e rendit publik, të pushtetit ose të administratës, i një krimi që është duke u kryer apo që është kryer, dënohet me gjobë ose me burgim gjer në tre vjet. Përjashtohen nga detyrimi për kallëzim të paralindurit dhe të paslindurit, vëllezërit dhe motrat, bashkëshorti, adoptuesi dhe të adoptuarit, si edhe personat që janë të detyruar të ruajnë një sekret të njohur për shkak të detyrës apo profesionit. 94 Neni 301 Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës Kryerja e veprimeve për të ndryshuar vendin e kryerjes së veprës penale duke prishur, ndryshuar apo fshirë gjurmët e saj ose duke lëvizur, fshehur, asgjësuar, vjedhur, falsifikuar një send apo një dokument me qëllim për të vështirësuar dhe penguar zbulimin e veprës penale dhe të autorit të saj, dënohet me gjobë ose me burgim gjer në tre vjet. Neni 302 Përkrahja e autorit të krimit (Shtuar paragrafi i dytë me ligjin nr. 9275, datë 16.9.2004; shtuar paragrafi i dytë me ligjin nr. 9686, datë 26.2.2007) Furnizimi i autorit të një krimi me ushqime, me mjete të tjera për jetesë ose sigurimi i një banese, vendqëndrimi ose me çdo mënyrë tjetër me qëllim që t’i shpëtojë kërkimit, kapjes ose arrestimit, dënohet me gjobë ose me burgim gjer në pesë vjet. Po kjo vepër kur kryhet në lidhje me veprat penale, të parashikuara në nenet 73, 74, 75, 79, 219, 220, 221, 230, 230/a, 230/b, 231, 232, 232/a, 234/a, 234/b, 284/a, 333 e 333/a të këtij Kodi, dënohet me burgim nga dy deri në shtatë vjet. Përjashtohen nga përgjegjësia penale të paralindurit dhe të paslindurit, vëllezërit dhe motrat, bashkëshorti, adoptuesit dhe të adoptuarit. Neni 303 Fshehja ose asgjësimi i kufomës Fshehja ose asgjësimi i kufomës së një personi, viktimë e vrasjes apo të veprave të tjera të dhunshme, e bërë me qëllim për të ndihmuar autorin e krimit që t’i shpëtojë kërkimit, kapjes dhe arrestimit, dënohet me gjobë ose me burgim gjer në pesë vjet. Neni 304 Detyrimi për të kallëzuar provën Mosparaqitja menjëherë për të kallëzuar ose dëshmuar para organeve të prokurorisë, gjykatës apo organeve të rendit, për provën e njohur që e bën të pafajshëm një person tjetër që akuzohet ose është dënuar për një vepër penale, dënohet me gjobë ose me burgim gjer në pesë vjet. Përjashtohen nga detyrimi për kallëzim autori i veprës penale, si dhe personat që vijnë në dijeni të provës për shkak të detyrës apo profesionit dhe janë të detyruar të mos kallëzojnë e dëshmojnë për të. Neni 305 Kallëzimi i rremë Kallëzimi për kryerjen e një krimi që dihet se nuk është kryer ose për kryerjen e një krimi nga një person që dihet se nuk e ka kryer atë, si edhe, krijimi i provave të rreme me qëllim që të bëhen ndjekje penale, dënohen me gjobë ose me burgim gjer në pesë vjet. Neni 305/a Deklaratat e rreme përpara prokurorit (Shtuar me ligjin nr. 9686, datë 26.2.2007) 95 Kushdo që, gjatë hetimeve apo procedimeve penale, i pyetur nga një prokuror që të japë informacionin e duhur lidhur me hetimin, jep të dhëna, me gojë ose me shkrim, që ai e di se janë, tërësisht ose pjesërisht, të rreme apo fsheh fakte ose prova, dënohet me gjobë ose me burgim deri në një vit. Dispozitat e këtij neni nuk janë të zbatueshme në rast se akti është kryer në çdo fazë të procedimit penal nga një person i dyshuar ose i pandehur për veprën penale ose nga dikush, që duhej të ishte përjashtuar nga kërkesa për informacion apo për të dëshmuar, për çdo arsye të ligjshme, ose që nuk ishte paralajmëruar për të drejtën për të mos dëshmuar apo për t’iu përgjigjur pyetjeve. Neni 305/b Deklaratat e rreme përpara oficerit të policisë gjyqësore (Shtuar me ligjin nr. 9686, datë 26.2.2007) Kushdo që, gjatë hetimit, i pyetur nga një oficer i policisë gjyqësore që të japë informacionin e duhur, jep të dhëna, me gojë ose me shkrim, që ai i di se janë, tërësisht ose pjesërisht, të rreme apo fsheh fakte ose prova, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim deri në gjashtë muaj. Dispozitat e këtij neni nuk janë të zbatueshme në rast se akti është kryer në çdo fazë të procedimit penal nga një person i dyshuar ose i pandehur për veprën penale ose nga dikush, që duhej të ishte përjashtuar nga kërkesa për informacion apo për të dëshmuar, për çdo arsye të ligjshme, ose që nuk ishte paralajmëruar për të drejtën për të mos dëshmuar apo për t’iu përgjigjur pyetjeve. Neni 306 Dëshmia e rreme (Ndryshuar paragrafi i parë me ligjin nr. 8733, datë 24.1.2001; shtuar paragrafi i tretë, me ligjin nr. 9275, datë 16.9.2004; ndryshuar fjalë në paragrafin e tretë me ligjin nr. 9686, datë 26.2.2007) Dëshmia e rreme e bërë përpara gjykatës përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në dy vjet. Kur dëshmia e rreme bëhet me qëllim fitimi apo çdo interes tjetër të dhënë apo të premtuar, dënohet me gjobë ose me burgim gjer në tre vjet. Po kjo vepër kur kryhet në lidhje me veprat penale të parashikuara në nenet 234/a, 234/b, 284/a 333 e 333/a të këtij Kodi, dënohet me burgim nga dy deri në gjashtë vjet. Neni 307 Refuzimi për të dëshmuar (Ndryshuar paragrafi i dytë, shtuar paragrafi i fundit, me ligjin nr. 9686, datë 26.2.2007) Refuzimi për t’iu përgjigjur pyetjeve rreth dijenisë për kryerjen e një vepre penale apo të autorit të saj, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në një vit. Kur refuzimi për të dëshmuar bëhet me qëllim fitimi apo çdo interes tjetër të dhënë apo të premtuar, dënohet me burgim nga një deri në katër vjet. Dispozitat e këtij neni nuk janë të zbatueshme në rast se akti është kryer në çdo fazë të procedimit penal nga një person i dyshuar ose i pandehur për veprën penale ose nga dikush, që duhej të ishte përjashtuar nga kërkesa për informacion apo për të dëshmuar, për çdo arsye të ligjshme, ose që nuk ishte paralajmëruar për të drejtën për të mos dëshmuar apo për t’iu përgjigjur pyetjeve. Neni 308 96 Përkthimi i rremë Shtrembërimi me dashje i përmbajtjes së një dokumenti apo shkrimi të dhënë për përkthim nga organet e ndjekjes penale apo gjykata ose përkthimi i rremë përpara tyre, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në dy vjet. Kur përkthimi i rremë bëhet me qëllim fitimi apo çdo interes tjetër të dhënë apo të premtuar, dënohet me gjobë ose me burgim gjer në tre vjet. Neni 309 Ekspertimi i rremë Dhënia me dashje e rezultateve të rreme në raportet e ekspertimit të bëra me shkrim apo me gojë përpara organeve të ndjekjes penale ose gjykatës, dënohet me gjobë ose me burgim gjer në tre vjet. Kur ekspertimi i rremë bëhet me qëllim fitimi apo çdo interes tjetër të dhënë apo të premtuar, dënohet me gjobë ose me burgim gjer në pesë vjet. Neni 310 Mosparaqitja e dëshmitarit, ekspertit apo përkthyesit Mosparaqitja e dëshmitarit, ekspertit apo përkthyesit, pa shkaqe të arsyeshme ose mospranimi prej tyre për të kryer detyrat e caktuara nga organi i ndjekjes penale ose gjykata, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në gjashtë muaj. Neni 311 Kanosja për të mos kallëzuar (Ndryshuar me ligjin nr. 9686, datë 26.2.2007; ndryshuar me ligjin nr. 23/2012, datë 1.3.2012) Kanosja, që i bëhet të dëmtuarit nga vepra penale, me qëllim që të mos kallëzojë, të ankohet apo të tërheqë kallëzimin ose ankimin e bërë, dënohet me burgim nga një deri në katër vjet. Neni 312 Korrupsioni aktiv i dëshmitarit, i ekspertit ose përkthyesit (Ndryshuar me ligjin nr. 8733, datë 24.1.2001; nr. 9275, datë 16.9.2004; shfuqizuar pjesa që parashikon edhe dënimin me gjobë, si dënim kryesor, krahas dënimit me burgim, me ligjin nr. 144, datë 2.5.2013) Premtimi, propozimi ose dhënia, drejtpërdrejt ose tërthorazi, i çfarëdo përfitimi të parregullt, për vete ose për persona të tretë, dëshmitarit, ekspertit ose përkthyesit, për të siguruar deklarime ose dëshmi, ekspertim ose përkthim të rremë ose për të refuzuar kryerjen e detyrimeve të tyre përpara organeve të ndjekjes penale dhe gjykatës, dënohen me burgim deri në katër vjet. Neni 312/a Kanosja për deklarime a dëshmi, ekspertim ose përkthim të rremë (Shtuar me ligjin nr. 9275, datë 16.9.2004; ndryshuar me ligjin nr. 9686, datë 26.2.2007) Kanosja ose vepra të tjera dhune, që i bëhen personit për të siguruar deklarime a dëshmi, ekspertim ose përkthim të rremë ose për të refuzuar kryerjen e detyrave të tyre përpara organeve të ndjekjes penale dhe gjykatës dënohet me burgim nga një deri në katër vjet. 97 Neni 313 Fillimi i paligjshëm i ndjekjes penale Fillimi i paligjshëm i ndjekjes penale nga prokurori kundër një personi që dihet se është i pafajshëm dënohet me gjobë ose me burgim gjer në pesë vjet. Neni 313/a Zhdukja ose humbja e fashikullit (Shtuar me ligjin nr. 8733, datë 24.1.2001) Zhdukja ose humbja me çdo mënyrë e fashikullit të hetimit ose të gjykimit, si dhe heqja prej tyre e dokumenteve, shkresave ose të dhënave të tjera që ndodhen të bashkuara me to, kur ka sjellë pasoja të rënda në dëm të interesave të shtetasve ose të shtetit, dënohet me gjobë ose me burgim gjer në pesë vjet. Neni 313/b Ndalimi i dhënies dhe i shpalljes së të dhënave në kundërshtim me ligjin (Shtuar me ligjin nr. 9275, datë 16.9.2004; ndryshuar me ligjin nr. 23/2012, datë 1.3.2012; ndryshuar pika 1, shtuar pikat 2 e 3, dhe rinumëruar paragrafët, me ligjin nr. 36/2017, datë 30.3.2017)

  49. 1. Dhënia ose publikimi me çfarëdo lloj forme, në kundërshtim me ligjin e të dhënave me karakter të klasifikuar dhe konfidencial që rrezikojnë jetën, integritetin fizik ose lirinë e personave të mbrojtur, sipas legjislacionit në fuqi për mbrojtjen e dëshmitarëve dhe bashkëpunëtorëve të drejtësisë, me qëllim zbulimin e këtyre personave, dënohet me gjobë ose me burgim deri në dy vjet.

  50. 2. Kur nga kryerja e kësaj vepre penale kanë ardhur pasoja të rënda për shëndetin e tyre dënohet me burgim nga 6 muaj deri në tre vjet.

  51. 3. Kur kjo vepër kryhet nga njëri prej personave që kanë përgjegjësinë për të ruajtur karakterin e klasifikuar dhe konfidencial të të dhënave, dënohet me gjobë ose me burgim deri në tre vjet dhe, kur nga kryerja e kësaj vepre kanë ardhur pasoja të rënda për shëndetin e tyre, me burgim nga dy deri në pesë vjet.

  52. 4. Kur vepra ka sjellë si pasojë vdekjen dënohet me burgim nga tre deri në dhjetë vjet. Neni 314 Përdorimi i dhunës gjatë hetimeve Përdorimi i dhunës nga personi i ngarkuar me zhvillimin e hetimeve për ta detyruar shtetasin të bëjë deklaratë, të dëshmojë ose të pohojë fajësinë e tij a të një tjetri, dënohet me burgim nga tre gjer në dhjetë vjet. Neni 315 Dhënia e një vendimi të padrejtë (Shfuqizuar me vendimin e Gjykatës Kushtetuese nr. 11, datë 2.4.2008) Neni 316 Kundërshtimi dhe goditja e gjyqtarit Kundërshtimi me dhunë, goditjet dhe vepra të tjera dhune që i bëhen gjyqtarit apo anëtarëve të trupit gjykues, prokurorit, avokatit, ekspertëve, çdo arbitri të caktuar për një çështje, për ta penguar në kryerjen e detyrës apo për shkak të saj, dënohen me gjobë ose me burgim gjer në shtatë vjet. 98 Neni 317 Kanosja e gjyqtarit Kanosja që i bëhet gjyqtarit apo anëtarëve të trupit gjykues, prokurorit, avokatit ose çdo arbitri të caktuar për një çështje për shkak të veprimtarisë së tyre, dënohet me gjobë ose me burgim gjer në tre vjet. Neni 318 Fyerja e gjyqtarit (Ndryshuar me ligjin nr. 23/2012, datë 1.3.2012) Fyerja e gjyqtarit apo anëtarëve të trupit gjykues, prokurorit, avokatit ose anëtarit të arbitrazhit, për shkak të veprimtarisë së tyre në një çështje, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në tre muaj. Neni 319 Korrupsioni aktiv i gjyqtarit, prokurorit dhe i funksionarëve të tjerë të drejtësisë (Ndryshuar me ligjin nr. 9275, datë 16.9.2004; shfuqizuar pjesa që parashikon edhe dënimin me gjobë, si dënim kryesor, krahas dënimit me burgim, me ligjin nr. 144, datë 2.5.2013) Premtimi, propozimi ose dhënia, drejtpërdrejt ose tërthorazi, i çfarëdo përfitimi të parregullt, për vete ose për persona të tjerë, gjyqtarit, prokurorit ose çdo punonjësi tjetër të organeve të drejtësisë, për të kryer ose mos kryer një veprim, që lidhet me detyrën a funksionin e tij, dënohen me burgim nga një vit deri në katër vjet. Neni 319/a Korrupsioni aktiv i gjyqtarit ose i zyrtarit të gjykatave ndërkombëtare (Shtuar me ligjin nr. 23/2012, datë 1.3.2012; shfuqizuar pjesa që parashikon edhe dënimin me gjobë, si dënim kryesor, krahas dënimit me burgim, me ligjin nr. 144, datë 2.5.2013) Premtimi, propozimi ose dhënia, drejtpërdrejt a tërthorazi, i çfarëdo përfitimi të parregullt, për vete ose për persona të tjerë, gjyqtarit ose zyrtarit të gjykatave ndërkombëtare, për të kryer apo për të mos kryer një veprim, që lidhet me detyrën a funksionin e tij, dënohen me burgim nga një vit gjer në katër vjet. Neni 319/b Korrupsioni aktiv i arbitrit vendas dhe të huaj (Shtuar me ligjin nr. 23/2012, datë 1.3.2012; shfuqizuar pjesa që parashikon edhe dënimin me gjobë, si dënim kryesor, krahas dënimit me burgim, me ligjin nr. 144, datë 2.5.2013) Premtimi, propozimi ose dhënia, drejtpërdrejt a tërthorazi, i çfarëdo përfitimi të parregullt, për vete ose për persona të tjerë, arbitrit vendas ose të huaj, për të kryer apo për të mos kryer një veprim, që lidhet me detyrën a funksionin e tij, dënohen me burgim nga një vit gjer në katër vjet. Neni 319/c Korrupsioni aktiv i anëtarëve të jurive gjyqësore të huaja (Shtuar me ligjin nr. 23/2012, datë 1.3.2012; shfuqizuar pjesa që parashikon edhe dënimin me gjobë, si dënim kryesor, krahas dënimit me burgim, me ligjin nr. 144, datë 2.5.2013) 99 Premtimi, propozimi ose dhënia, drejtpërdrejt a tërthorazi, i çfarëdo përfitimi të parregullt, për vete ose për persona të tjerë, i anëtarëve të jurive gjyqësore të huaja, për të kryer apo për të mos kryer një veprim, që lidhet me detyrën a funksionin e tij, dënohen me burgim nga një vit gjer në katër vjet. Neni 319/ç Korrupsioni pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të organeve të drejtësisë (Shtuar me ligjin nr. 9275, datë 16.9.2004; numërtuar me ligjin nr. 23/2012, datë 1.3.2012; shfuqizuar pjesa që parashikon edhe dënimin me gjobë, si dënim kryesor, krahas dënimit me burgim, me ligjin nr. 144, datë 2.5.2013) Kërkimi ose marrja, drejtpërdrejt ose tërthorazi, i çdo lloj përfitimi të parregullt ose i një premtimi të tillë, për vete ose për persona të tjerë, ose pranimi i një oferte a premtimi, që vjen nga përfitimi i parregullt, nga gjyqtari, prokurori ose funksionarë të tjerë të organeve të drejtësisë, për të kryer ose mos kryer një veprim që lidhet me detyrën e funksionin e tij, dënohen me burgim nga tre deri në dhjetë vjet. Neni 319/d Korrupsioni pasiv i gjyqtarit ose i zyrtarit të gjykatave ndërkombëtare (Shtuar me ligjin nr. 23/2012, datë 1.3.2012; shfuqizuar pjesa që parashikon edhe dënimin me gjobë, si dënim kryesor, krahas dënimit me burgim, me ligjin nr. 144, datë 2.5.2013) Kërkimi ose marrja, drejtpërdrejt a tërthorazi, i çdo lloj përfitimi të parregullt ose i një premtimi të tillë, për vete ose për persona të tjerë, apo pranimi i një oferte a premtimi që vjen nga përfitimi i parregullt, nga gjyqtari ose zyrtari i një gjykate ndërkombëtare, për të kryer apo për të mos kryer një veprim, që lidhet me detyrën a funksionin e tij, dënohet me burgim nga tre gjer në dhjetë vjet. Neni 319/dh Korrupsioni pasiv i arbitrit vendas dhe të huaj (Shtuar me ligjin nr. 23/2012, datë 1.3.2012; shfuqizuar pjesa që parashikon edhe dënimin me gjobë, si dënim kryesor, krahas dënimit me burgim, me ligjin nr. 144, datë 2.5.2013) Kërkimi ose marrja, drejtpërdrejt a tërthorazi, i çdo lloj përfitimi të parregullt ose i një premtimi të tillë, për vete ose për persona të tjerë, apo pranimi i një oferte a premtimi që vjen nga përfitimi i parregullt, nga arbitri vendas ose i huaj për të kryer apo për të mos kryer një veprim, që lidhet me detyrën a funksionin e tij, dënohet me burgim nga dy gjer në tetë vjet. Neni 319/e Korrupsioni pasiv i anëtarëve të jurive gjyqësore të huaja (Shtuar me ligjin nr. 23/2012, datë 1.3.2012; shfuqizuar pjesa që parashikon edhe dënimin me gjobë, si dënim kryesor, krahas dënimit me burgim, me ligjin nr. 144, datë 2.5.2013) Kërkimi ose marrja, drejtpërdrejt a tërthorazi, i çdo lloj përfitimi të parregullt ose i një premtimi të tillë, për vete a për persona të tjerë, apo pranimi i një oferte a premtimi që vjen nga përfitimi i parregullt, nga një anëtar i jurive gjyqësore të huaja, për të kryer apo për të mos kryer një veprim, që lidhet me detyrën a funksionin e tij, dënohet me burgim nga dy gjer në tetë vjet. Neni 320 Pengime për ekzekutimin e vendimeve të gjykatës Fshehja, tjetërsimi, konsumimi, dëmtimi apo shkatërrimi i sendeve për të cilat është marrë një vendim prej gjykatës, ose kryerja e veprimeve të tjera të bëra me qëllim që të mos ekzekutohet ose të pengohet 100 ekzekutimi i vendimit gjyqësor, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në dy vjet. Neni 320/a Mosekzekutimi pa shkaqe të përligjura i vendimit të gjykatës (Shtuar me ligjin nr. 8733, datë 24.1.2001) Mosekzekutimi pa shkaqe të përligjura i një vendimi penal ose civil të gjykatës, nga punonjësi i ngarkuar me ekzekutimin e vendimeve, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në dy vjet. Kur kjo vepër kryhet me qëllim fitimi ose çdo interes tjetër të dhënë ose të premtuar, si dhe për të favorizuar persona që kanë interes për mosekzekutimin e vendimit, dënohet me gjobë ose me burgim gjer në tre vjet. Neni 321 Veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës (Shtuar paragrafi me ligjin nr. 23/2012, datë 1.3.2012) Kryerja e veprimeve në kundërshtim me vendimin e gjykatës në lidhje me detyrimet e lindura nga dënimet plotësuese të dhëna prej saj, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në dy vjet. Kryerja e veprimeve në kundërshtim me vendimin e gjykatës, në lidhje me detyrat e lindura nga urdhrat e mbrojtjes të dhëna prej saj, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me burgim gjer në dy vjet. Neni 322 Prishja e vulave dhe shenjave Prishja me dashje e vulave dhe shenjave të tjera të vendosura mbi sende të ndryshme nga organet e ndjekjes penale dhe gjyqësore, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në gjashtë muaj. Neni 323 Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit Largimi i të ndaluarit, arrestuarit apo të dënuarit me burgim nga vendi i qëndrimit të detyrueshëm ose gjatë transportimit të tij nga një vend në tjetrin, dënohet me burgim gjer në pesë vjet. Kur vepra penale kryhet me dhunë ose me përdorim të armëve, substancave zjarrvënëse, eksplozive dhe helmuese dënohet me burgim nga pesë gjer në pesëmbëdhjetë vjet. Neni 324 Dhënia ndihmë një të burgosuri për largim (Ndryshuar paragrafi i parë me ligjin nr. 135/2015, datë 5.12.2015) Dhënia e këshillave, informatave, mjeteve të ndaluarit, të arrestuarit ose të burgosurit, me qëllim për t’u larguar nga vendi i qëndrimit të detyruar, dënohet me burgim nga tre deri në shtatë vjet. Kur dhënia ndihmë bëhet nga i ngarkuari me ruajtjen, mbikëqyrjen apo transportimin, ose që për shkak të funksionit ka të drejtë të hyjë në institucione burgimi apo të ketë lidhje me të ndaluar, arrestuar apo të burgosur, dënohet me burgim nga pesë gjer në dhjetë vjet. 101 Neni 324/a Futja ose mbajtja e sendeve të ndaluara në institucionin e ekzekutimit të vendimeve me burgim (Shtuar me ligjin nr. 135/2015, datë 5.12.2015) Futja ose mbajtja e sendeve të ndaluara në institucionin e ekzekutimit të vendimeve me burgim, të cilat, sipas legjislacionit në fuqi, janë të ndaluara, dënohet me burgim nga një deri në tre vjet. Po kjo vepër, kur kryhet në bashkëpunim, më shumë se një herë ose nga personi që ka për detyrë ruajtjen dhe sigurinë fizike ose që për shkak të detyrës ose profesionit ka të drejtë të hyjë në institucione burgimi, dënohet me burgim nga pesë deri në dhjetë vjet. KREU X VEPRA PENALE QË PREKIN ZGJEDHJET E LIRA DHE SISTEMIN DEMOKRATIK TË ZGJEDHJEVE Neni 325 Pengimi i subjekteve zgjedhore (Ndryshuar me ligjin nr. 23/2012, datë 1.3.2012, ndryshuar fjalë me ligjin nr. 89/2017, datë 22.5.2017) Pengimi me anë të kanosjes, dhunës, apo me çdo mënyrë tjetër i subjekteve zgjedhore apo i kandidatëve për të zhvilluar veprimtarinë e tyre në përputhje me ligjin gjatë fushatës zgjedhore, dënohet me burgim nga një vit deri në pesë vjet. Neni 326 Falsifikimi i materialit zgjedhor dhe rezultateve të zgjedhjeve (Ndryshuar me ligjin nr. 23/2012, datë 1.3.2012; shfuqizuar pjesa që parashikon edhe dënimin me gjobë, si dënim kryesor, krahas dënimit me burgim, me ligjin nr. 144, datë 2.5.2013) Falsifikimi, shpërndarja ose përdorimi i fletëve të votimit, i dokumenteve dhe materialit zgjedhor, me qëllim ndryshmin e rezultatit të zgjedhjeve nëpërmjet paraqitjes në to të të dhënave, që dihen se janë të pasakta, zëvendësimi i të saktave me të rreme ose nëpërmjet futjes në kuti të fletëve të votimit në mënyrë të paligjshme dënohet me burgim nga një gjer në pesë vjet. Po kjo vepër kur kryhet nga personat që kanë për detyrë të administrojnë procesin zgjedhor, ose ka sjellë pasoja të rënda në mbarëvajtjen e votimit, ka cenuar integritetin e rezultatit të zgjedhjeve apo ka sjellë pavlefshmërinë e tyre, dënohet me burgim nga tre gjer në shtatë vjet. Neni 326/a Dëmtimi me dashje i materialit zgjedhor (Shtuar me ligjin nr. 23/2012, datë 1.3.2012; shfuqizuar pjesa që parashikon edhe dënimin me gjobë, si dënim kryesor, krahas dënimit me burgim, me ligjin nr. 144, datë 2.5.2013) Dëmtimi, prishja, shkatërrimi me dashje, apo zëvendësimi në kundërshtim me ligjin i pajisjeve, vulave, kodeve të sigurisë apo çdo materiali tjetër zgjedhor të parashikuar nga ligji, dënohet me burgim nga gjashtë muaj gjer në pesë vjet. Po këto vepra kur kryhen nga personat përgjegjës për administrimin zgjedhor ose në bashkëpunim, ose më shumë se një herë, apo kur kanë sjellë pasoja të rënda në mbarëvajtjen e zgjedhjeve, kanë sjellë pavlefshmërinë e tyre apo kanë cenuar rezultatin e votimit, dënohen me burgim nga tre gjer në tetë vjet. Neni 327 102 Shkelja e fshehtësisë së votimit (Ndryshuar me ligjin nr. 23/2012, datë 1.3.2012 dhe me ligjin nr. 89/2017, datë 22.5.2017) Shkelja e rregullave që garantojnë fshehtësinë e votimit nga ana e zgjedhësit, nëpërmjet fotografimit të fletës së votimit, ose filmimit të saj, ose dokumentimit me çdo mjet dhe formë të mënyrës sesi ka votuar, shfaqjes së tyre tek persona të tjerë, përbën vepër penale dhe dënohet me burgim nga tre muaj deri në tre vjet. Shkelja e rregullave që garantojnë fshehtësinë e votimit nga ana e personave të ngarkuar me zgjedhjet, përbën vepër penale dhe dënohet me burgim nga gjashtë muaj deri në tre vjet. Nxitja me ose pa shpërblim, ose detyrimi i zgjedhësit për të shkelur rregullat që garantojnë fshehtësinë e votimit, sipas paragrafit të parë të këtij neni, përbën vepër penale dhe dënohet nga një vit deri në katër vjet me burgim. Neni 327/a Votimi më shumë se një herë ose pa u identifikuar (Shtuar me ligjin nr. 23/2012, datë 1.3.2012; ndryshuar paragrafi i tretë me ligjin nr. 89/2017, datë 22.5.2017) Votimi më shumë se një herë në të njëjtat zgjedhje, votimi për persona të tjerë, duke paraqitur dokumente identifikimi të rreme apo duke përdorur dokumente të zgjedhësve të tjerë dënohet me burgim nga një gjer në tre vjet. Lejimi me dashje i kryerjes së kësaj vepre nga komisionerët zgjedhorë dënohet me burgim nga një gjer në pesë vjet. Lejimi me dashje nga komisionerët zgjedhorë i votimit, pa kryer identifikimin e shtetasit sipas ligjit, përbën vepër penale dhe dënohet me burgim nga gjashtë muaj deri në tre vjet. Neni 328 Korrupsioni aktiv në zgjedhje (Ndryshuar me ligjin nr. 23/2012, datë 1.3.2012 dhe me ligjin nr. 89/2017, datë 22.5.2017, hequr fjalë me ligjin nr. 146/2020, datë 17.12.2020) Ofrimi ose dhënia e të hollave, të mirave materiale, premtimi për vend pune ose favorizime të tjera në cilëndo formë, për zgjedhësin ose persona të tjerë të lidhur me të, me qëllim marrjen e firmës për paraqitjen e një kandidati në zgjedhje, për të votuar në një mënyrë të caktuar, për të marrë pjesë ose jo në votime, ose për t’u angazhuar në veprimtari të paligjshme për mbështetjen e një kandidati ose partie politike, përbën vepër penale dhe dënohet me burgim nga një vit deri në pesë vjet. Neni 328/a Përdorimi i funksionit publik për veprimtari politike ose zgjedhore (Shtuar me ligjin nr. 23/2012, datë 1.3.2012; ndryshuar me ligjin nr. 89/2017, datë 22.5.2017, hequr fjalë në paragrafin e fundit me ligjin nr. 146/2020, datë 17.12.2020) Pjesëmarrja e një punonjësi që kryen një detyrë shtetërore në shërbimin civil ose në një funksion jopolitik në administratën shtetërore, në kundërshtim me ligjin, në aktivitetet ose fushatën zgjedhore, të një partie politike ose kandidati në zgjedhje, përbën vepër penale dhe dënohet me burgim nga gjashtë muaj deri në tre vjet. Detyrimi ose organizimi për të marrë pjesë në veprimtari zgjedhore të një subjekti zgjedhor i nxënësve të arsimit parauniversitar nga punonjës që kryejnë një detyrë shtetërore në arsimin publik, ose detyrë a funksion në arsimin jopublik, përbën vepër penale dhe dënohet me burgim nga gjashtë muaj deri në tre vjet. Detyrimi ose kërkesa drejtuar shtetasve, nga një punonjës që kryen një detyrë shtetërore, që kundër vullnetit të tyre ose nën kërcënimin e përdorimit të masave administrative ose disiplinore, për të marrë pjesë 103 në veprimtari zgjedhore të një subjekti zgjedhor, për të marrë ose jo pjesë në zgjedhje, për të mbështetur ose jo një parti politike ose një kandidat në zgjedhje, ose për të votuar në një mënyrë caktuar, përbën vepër penale dhe dënohet me burgim nga një vit deri në tre vjet. Përdorimi nga një punonjës që kryen një detyrë shtetërore, i të mirave publike, funksionit ose veprimtarisë shtetërore, ose i burimeve financiare ose njerëzore, me qëllim favorizimin e një partie politike ose kandidati në zgjedhje, përbën vepër penale dhe dënohet me burgim nga një vit deri në tre vjet. Neni 328/b Korrupsioni pasiv në zgjedhje (Shtuar me ligjin nr. 89/2017, datë 22.5.2017, hequr fjalë me ligjin nr. 146/2020, datë 17.12.2020) Kërkimi ose pranimi nga zgjedhësi i të hollave, të mirave materiale, ose favorizimeve të tjera në cilëndo formë, për vete ose të tjerët, me qëllim për të dhënë firmën për paraqitjen e një kandidati në zgjedhje, për të votuar në një mënyrë të caktuar, për të marrë pjesë ose jo në votime, ose për t’u angazhuar në veprimtari të paligjshme në mbështetjen e një kandidati ose partie politike, përbën vepër penale dhe dënohet me burgim nga një deri në pesë vjet. Neni 329 Kanosja apo dhunimi ndaj pjesëmarrësve në zgjedhje (Ndryshuar me ligjin nr. 23/2012, datë 1.3.2012; ndryshuar me ligjin nr. 89/2017, datë 22.5.2017) Kanosja që i bëhet zgjedhësit për të votuar në një mënyrë të caktuar apo për të marrë pjesë ose jo në votime, përbën vepër penale dhe dënohet me burgim nga gjashtë muaj deri në tre vjet. Kanosja apo përdorimi i dhunës që i bëhet komisionerit, vëzhguesit, numëruesit si dhe çdo zyrtari tjetër të ngarkuar me zgjedhjet për ta penguar në kryerjen e detyrës apo për shkak të veprimtarisë së tij në administrimin zgjedhor dënohet me burgim nga një vit deri në katër vjet. Kur kjo vepër kryhet në bashkëpunim ose më shumë se një herë dënohet me burgim nga dy deri në pesë vjet. Neni 330 Pengimi i zgjedhësit (Ndryshuar me ligjin nr. 23/2012, datë 1.3.2012; ndryshuar fjalë me ligjin nr. 89/2017, datë 22.5.2017) Pengimi i zgjedhësit për të votuar në qendrën e tij të votimit, duke shkelur rregullat e votimit, duke i marrë apo dëmtuar dokumentin e tij të identifikimit, apo në çdo formë tjetër, dënohet me burgim nga një vit deri në pesë vjet. Kur kjo vepër kryhet më shumë se një herë, ndaj më shumë se një zgjedhësi apo kur kryhet nga komisionerët zgjedhorë, dënohet me burgim nga tre deri në shtatë vjet. Neni 330/a Braktisja e detyrës nga anëtarët e komisioneve të zgjedhjeve (Shtuar me ligjin nr. 23/2012, datë 1.3.2012; ndryshuar fjalë me ligjin nr. 89/2017, datë 22.5.2017) Braktisja e detyrës apo refuzimi për të kryer detyrën nga personat e ngarkuar me administrimin e procesit të votimit dhe të numërimit, përbën vepër penale dhe dënohet me burgim nga gjashtë muaj deri në tre vjet. Kur veprimet e mësipërme kryhen duke marrë me vete ose duke zhdukur materialet zgjedhore, ose kur kanë sjellë pasoja të rënda për procesin e votimit apo kanë çuar në pavlefshmërinë e zgjedhjeve, dënohet me burgim nga dy deri në shtatë vjet. 104 Neni 331 Shkelja e së drejtës së zgjedhjes (Ndryshuar me ligjin nr. 23/2012, datë 1.3.2012; shfuqizuar pjesa që parashikon edhe dënimin me gjobë, si dënim kryesor, krahas dënimit me burgim, me ligjin nr. 144, datë 2.5.2013) Mospërfshirja me dashje në listat e zgjedhësve e personave që e kanë të drejtën e zgjedhjes ose regjistrimi me dashje në to i personave që nuk e kanë këtë të drejtë, dënohet me burgim nga një gjer në pesë vjet. Po kjo vepër e kryer në bashkëpunim, kur ka sjellë pasoja të rënda për interesat e zgjedhësve apo mbarëvajtjen e procesit zgjedhor dënohet me burgim nga dy gjer në pesë vjet. Neni 331/a Marrja ose përdormi i paligjshëm i dokumenteve të identifikimit (Shtuar me ligjin nr. 89/2017, datë 22.5.2017) Dhënia e dokumentit të identifikimit me qëllim përdorimin e tij në mënyrë të paligjshme për zgjedhje, garantimin e mospjesëmarrjes në votime, për të ndikuar në mënyrën e votimit, ose për çdo qëllim tjetër të paligjshëm që lidhet me zgjedhjet, përbën vepër penale dhe dënohet me burgim nga një vit deri në tre vjet. Marrja e dokumentit të identifikimit të shtetasve të tjerë, me qëllim përdorimin e tij në mënyrë të paligjshme për zgjedhje, moslejimin për të votuar, për të ndikuar në mënyrën e votimit, ose për çdo qëllim tjetër të paligjshëm që lidhet me zgjedhjet, përbën vepër penale dhe dënohet me burgim nga një deri në pesë vjet. Neni 332 Shpërdorimi i autoritetit ushtarak (Ndryshuar fjalë me ligjin nr. 89/2017, datë 22.5.2017) Shpërdorimi i autoriteti ushtarak nga oficeri ose kuadri ushtarak për të influencuar në votim tek ushtarakët e tjerë që ka në varësi, me dhënie urdhrash, këshilla apo me çfarëdo lloj propagande, përbën vepër penale dhe dënohet me burgim nga gjashtë muaj deri në tre vjet. Neni 332/a Shpërdorimi i autoritetit policor (Shtuar me ligjin nr. 89/2017, datë 22.5.2017) Shpërdorimi i autoritetit policor nga punonjësi i Policisë së Shtetit ose i Policisë së Burgjeve për të influencuar në mbështetjen e një partie politike ose kandidati në zgjedhje, nëpërmjet mosushtrimit të funksionit me paanësi sipas ligjit, pjesëmarrjes në veprimtari politike të një partie politike ose kandidati në zgjedhje, me kryerjen e çdo veprimi ose dhënien e urdhrave, këshillave apo çdo lloji tjetër propagande që favorizon një parti politike ose kandidat në zgjedhje, përbën vepër penale dhe dënohet me burgim nga një vit deri në pesë vjet. KREU XI VEPRA PENALE TË KRYERA NGA BANDA E ARMATOSUR DHE ORGANIZATA KRIMINALE Neni 333 Organizata kriminale (Ndryshuar me ligjin nr. 9275, datë 16.9.2004) Krijimi, organizimi ose drejtimi i organizatave kriminale dënohen me burgim nga pesë deri në pesëmbëdhjetë vjet. Pjesëmarrja në një organizatë kriminale dënohet me burgim nga katër deri në tetë vjet. 105 Nëse organizata kriminale është e armatosur dhe pjesëtarët e saj zotërojnë armë dhe lëndë shpërthyese për qëllime të përmbushjes së veprimtarisë së saj kriminale, edhe nëse ato janë të fshehura ose të mbajtura në vende të veçanta, dënimi me burgim shtohet me një të tretën. Kur veprimtaritë ekonomike, të ndërmarra ose të kontrolluara nga pjesëtarë të organizatës kriminale, financohen tërësisht ose pjesërisht me produkte të veprave penale, masa e dënimit, sipas paragrafëve të sipërpërmendur në këtë nen, shtohet me një të tretën deri në një të dytën e tij. Neni 333/a Grupi i strukturuar kriminal (Shtuar me ligjin nr. 9275, datë 16.9.2004) Krijimi, organizimi ose drejtimi i një grupi të strukturuar kriminal për kyerjen e veprave penale dënohen me burgim nga tre deri në tetë vjet. Pjesëmarrja në grupin e strukturuar kriminal dënohet me burgim nga dy deri në pesë vjet. Neni 334 Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal (Hequr fjalë me ligjin nr. 8733, datë 24.1.2001; ndryshuar me ligjin nr. 9275, datë 16.9.2004)

  53. 1. Kryerja e veprave penale nga pjesëtarë të organizatës kriminale dhe të grupit të strukturuar kriminal dënohet sipas dispozitave penale përkatëse, duke i shtuar dënimit për veprën penale të kryer edhe pesë vjet burgim, si dhe gjobën në masën një të tretën, por pa kaluar kufirin maksimal të dënimit me burgim.

  54. 2. Kur dispozita përkatëse referuese përmban dënim me burgim apo me burgim të përjetshëm, dënohet me njëzet e pesë vjet burgim ose me burgim të përjetshëm.

  55. 3. Kur dispozita përkatëse referuese përmban vetëm dënim me burgim të përjetshëm, dënohet me burgim të përjetshëm. Neni 334/1 (Shtuar me ligjin nr. 9017, datë 6.3.2003) Pavarësisht nga neni 278, përjashtohen nga ndjekja penale për armëmbajtje pa leje të armëve dhe municioneve luftarake personat që në përputhje me legjislacionin në fuqi, dorëzojnë vullnetarisht armët deri më datën 31.5.2005. Në çdo rast nuk përjashtohen nga ndjekja penale për armëmbajtje pa leje personat që kanë kryer vepër penale, duke përdorur si mjet për këtë qëllim armë dhe municione luftarake. Nuk përjashtohen nga ndjekja penale edhe personat të cilët, pas hyrjes në fuqi të këtij ligji, deklarojnë se nuk kanë armë e municione luftarake dhe nga kontrollet e ushtruara në mbështetje të dispozitave përkatëse të Kodit të Procedurës Penale u gjenden armë e municione të fshehura. Neni 335 Ky kod hyn në fuqi më 1 qershor 1995. Aktet ligjore që shfuqizohen, si dhe efektet dhe mënyra e hyrjes së tij në fuqi, do të caktohet me ligj të veçantë. Dispozitë kalimtare (e parashikuar me ligjin nr. 23/2012, datë 1.3.2012) 106 Pushohen ndjekjet penale për çështjet në hetim, për çështjet e pashqyrtuara nga gjykatat, si dhe për kallëzimet, që ndodhen në këto organe dhe në organet e rendit publik, për veprat penale, të cilat shfuqizohen me hyrjen në fuqi të këtij ligji. 107

Law n. 7895, dated 27 January 1995 Criminal Code of the Republic of Albania · Nelum