تخطَّ إلى المحتوى
Nelum
قوانين ألبانيا

Law n. 45/2019 on civil protection

صدر في 2019-07-18 · النص بتاريخ 2026-10-01

القانون العام والإرشادات الرسمية منشورة بوصفها أبحاثاً. ليست مشورة قانونية أو ضريبية أو مالية.

البحث نفسه مكتوب بالإنجليزية. العناوين والوسوم مترجمة؛ أما النتائج والاقتباسات فغير مترجمة.

عن هذا القانون

العنوان الأصلي
Ligji n. 45/2019 për mbrojtjen civile.
اللغة
Albanian; English
النوع
قانون
الدولة
ألبانيا
الموضوعات
Environment, Water, Waste and hazardous substances, General
الكلمات المفتاحية
hazards, access-to-information, cultural heritage, early warning system, education, equity, financing, flood, fire management, hazardous substances, inspection, international cooperation, legal proceedings/administrative proceedings, liability/compensation, local government, monitoring, offences/penalties, protection of environment, public health, public participation, risk assessment/management, hazardous waste, waste management

أين تقرؤه

النص

نص القانون نفسه، مادةً مادة، كما هو محفوظ. لكل مادة رابطها.

  1. 1. Ky ligj ka për qëllim zvogëlimin e riskut nga fatkeqësitë dhe realizimin e mbrojtjes civile për të garantuar mbrojtjen e jetës së njerëzve, të gjësë së gjallë, të pronës, të trashëgimisë kulturore e të mjedisit, nëpërmjet forcimit të sistemit të mbrojtjes civile.

  2. 2. Ky ligj rregullon funksionimin e sistemit të mbrojtjes civile, duke përcaktuar përgjegjësitë e institucioneve dhe të strukturave të këtij sistemi, bashkëpunimin ndërkombëtar, të drejtat dhe detyrimet e shtetasve dhe të subjekteve private, edukimin, trajnimin dhe inspektimin. Neni 2 1 Ky ligj është përafruar pjesërisht me: - Direktivën e Këshillit 2008/114/KE, datë 8.12.2008, “Për identifikimin dhe përcaktimin e infrastrukturave kritike evropiane dhe vlerësimin e nevojës për të përmirësuar mbrojtjen e tyre”. Numri CELEX 32008L0114, Fletorja Zyrtare e Bashkimit Evropian, seria L, nr. 345/75, datë 23.12.2008, faqe 75-82. - Direktivën 2007/60/KE të Parlamentit Evropian dhe të Këshillit, datë 23.10.2007, “Për vlerësimin dhe menaxhimin e riskut të përmbytjeve”, numri CELEX 32007L0060, Fletorja Zyrtare e Bashkimit Evropian, seria L, nr. 288/27, datë 6.11.2007, faqe 27-34. - Direktivën 2012/18/BE të Parlamentit Evropian dhe të Këshillit, të datës 4.7.2012, “Mbi kontrollin e rreziqeve të aksidenteve të mëdha që përfshijnë substanca të rrezikshme, që ndryshon dhe më pas shfuqizon direktivën e Këshillit 96/82/KE. Numri CELEX 32012L0018, Fletorja Zyrtare e Bashkimit Evropian, seria L, nr. 197/1, datë 24.7.2012, faqe 1-37. - Direktivën 2002/22/KE e Parlamentit Evropian dhe të Këshillit, të datës 7.3.2002, “Mbi shërbimin universal dhe të drejtat e përdoruesve në lidhje me rrjetet dhe shërbimet e komunikimeve elektronike” e ndryshuar, (Direktiva e Shërbimit Universal), numri CELEX 32002L0022, Fletorja Zyrtare e Bashkimit Evropian, seria L, nr. 108, datë 24.4.2002, faqe 51-77. - Vendimin nr. 1313/2013/BE, të Parlamentit Evropian dhe të Këshillit, datë 17.12.2013, “Mbi mekanizmin e mbrojtjes civile të Bashkimit Evropian”, i ndryshuar. Numri CELEX 3213D1313, Fletorja Zyrtare e Bashkimit Evropian, seria L, nr. 347, datë 20.12.2013, faqe 924-947. - Vendimin zbatues të Komisionit 2014/762/BE, datë 16.10.2014, që përcakton rregullat për zbatimin e vendimit nr. 1313/2013/BE të Parlamentit Evropian dhe të Këshillit “Mbi mekanizmin e mbrojtjes civile të Bashkimit Evropian” dhe që shfuqizon vendimet e Komisionit 2004.277/KE, Euroatom dhe 2007/606/KE, Euroatom:, i ndryshuar. Numri CELEX 32014Do762, Fletorja Zyrtare e Bashkimit Evropian, seria L, nr. 320, datë 6.11.2014, faqe 1-45. Misioni Mbrojtja civile synon krijimin e kushteve për një shoqëri të aftë për të zvogëluar risqet e fatkeqësive, për të parandaluar, përgatitur, përballuar fatkeqësitë dhe për t’u rimëkëmbur, nëpërmjet një sistemi të integruar dhe efikas të mbrojtjes civile në Republikën e Shqipërisë. Neni 3 Përkufizime Në këtё ligj termat e mëposhtëm kanё kёto kuptime:

  3. 1. “Aftësi ripërtëritëse” ёshtё aftësia e sistemit, komunitetit apo shoqërisë së ekspozuar ndaj rreziqeve për të rezistuar, thithur, akomoduar, për t’u përshtatur, transformuar dhe për t’u rimëkëmbur nga efektet e një rreziku në kohën e duhur dhe në mënyrë efikase, mes të tjerash, nëpërmjet ruajtjes dhe restaurimit të strukturave e funksioneve të tij thelbësore themelore.

  4. 2. “Baza e të dhënave të humbjeve nga fatkeqësitë” ёshtё grumbullimi i organizuar i informacionit në mënyrë sistematike, në lidhje me fatkeqësitë, dëmet, humbjet dhe impaktet e tyre.

  5. 3. “Cenueshmëri” janё kushtet e përcaktuara nga faktorë apo procese fizike, sociale, ekonomike dhe mjedisore, të cilat rrisin ndjeshmërinë e një individi, komuniteti, pasurie apo rrjeti shërbimesh ndaj impakteve të rreziqeve.

  6. 4. “Degradimi mjedisor” ёshtё zvogëlimi i kapacitetit të mjedisit për të përmbushur objektivat dhe nevojat sociale e ekologjike.

  7. 5. “Ekspozim” ёshtё prania në zonat e prirura ndaj rrezikut të njerëzve, infrastrukturës, banesave, kapaciteteve prodhuese dhe të aseteve të tjera njerëzore, të cilët janë nën efektin e humbjeve të mundshme.

  8. 6. “Emergjencë civile” ёshtё situata e papritur me pasoja negative për komunitetin dhe që cenon sigurinë e tij, e cila shkaktohet nga fatkeqësitë që sjellin dëme të menjëhershme e të rënda për jetën e njerëzve, gjënë e gjallë, pronën, trashëgiminë kulturore dhe mjedisin.

  9. 7. “Evakuimi” ёshtё zhvendosja e përkohshme e njerëzve dhe e pasurive në vende më të sigurta para, gjatë ose pas ndodhjes së një ngjarjeje të rrezikshme, me qëllim mbrojtjen e tyre.

  10. 8. “Fatkeqësi” ёshtё ndërprerja serioze e çfarëdolloj shkalle e funksionimit të një komuniteti ose shoqërie për shkak të ngjarjeve të rrezikshme që ndërveprojnë me kushtet e ekspozimit, cenueshmërisë dhe kapacitetit përballues, duke çuar në humbje të mundshme njerëzore, materiale, ekonomike dhe mjedisore.

  11. 9. “Fatkeqësi natyrore” janё fatkeqësitë që shkaktohen nga dukuri natyrore ekstreme, që lidhen me tërmetet, përmbytjet dhe vërshimet e ujit, temperaturat ekstreme dhe të tejzgjatura, rrëshqitjet arkitektonike, ortekët, erërat e forta në tokë dhe në det, zjarret masive në pyje, sëmundjet infektive masive dhe dukuri të tjera që ndikojnë në jetën e njerëzve, gjënë e gjallë, pronën, trashëgiminë kulturore dhe mjedisin.

  12. 10. “Fatkeqësi të tjera” janё aksidentet teknologjike, rrugore, hekurudhore, detare, ajrore, si dhe zjarret, rrëzimet e digave, aksidentet bërthamore ekologjike ose industriale dhe aksidente të tjera të shkaktuara nga veprimi njerëzor, lufta ose gjendja emergjente, përdorimi i armëve dhe mjeteve të shkatërrimit në masë, sulmet terroriste, si dhe lloje të tjera të dhunës masive.

  13. 11. “Gatishmëri” janё njohuritë e kapacitetet e zhvilluara nga sistemi i mbrojtjes civile dhe komuniteti, për të parashikuar, për t’iu përgjigjur dhe për t’u rimëkëmbur në mënyrë efektive nga impaktet e fatkeqësive të mundshme, të afërta apo reale.

  14. 12. “Gjendja e fatkeqësisë natyrore” ёshtё gjendja e vendosur nga Këshilli i Ministrave në përputhje me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, për parandalimin ose mënjanimin e pasojave të një fatkeqësie natyrore ose të fatkeqësive të tjera.

  15. 13. “Impakti i fatkeqësisë” ёshtё efekti total, duke përfshirë efektet negative (p.sh. humbjet ekonomike) dhe efektet pozitive (p.sh. fitimet ekonomike), të një ngjarjeje të rrezikshme 2 ose të një fatkeqësie. Termi përfshin impaktet ekonomike, njerëzore e mjedisore dhe mund të përfshijë vdekje, plagosje, sëmundje e efekte të tjera negative për shëndetin fizik, mendor dhe mirëqenien sociale të njeriut.

  16. 14. “Informacioni për riskun e fatkeqësisë” ёshtё informacioni gjithëpërfshirës mbi të gjitha dimensionet e riskut të fatkeqësisë, duke përfshirë rreziqet, ekspozimin, cenueshmërinë dhe kapacitetin përballues lidhur me personat, komunitetet, vendet dhe pasuritë e tyre.

  17. 15. “Infrastrukturë kritike” janё strukturat fizike, rrjetet dhe pasuritë e tjera, të cilat janë të domosdoshme për funksionimin ekonomik e social të shoqërisë ose komunitetit.

  18. 16. “Infrastrukturë kritike me efekt ndërkufitar” ёshtё ajo infrastrukturë kritike, ndërprerja ose shkatërrimi i së cilës do të kishte impakt të rëndësishëm në një ose disa shtete kufitare me Republikën e Shqipërisë. Rëndësia e impaktit duhet të vlerësohet sipas kritereve ndërsektoriale. Këtu përfshihen efektet që rezultojnë nga varësitë ndërsektoriale në llojet e tjera të infrastrukturës.

  19. 17. “Kapacitet” ёshtё kombinimi i të gjitha forcave, atributeve dhe burimeve brenda një komuniteti, shoqërie apo organizate për të menaxhuar e për të zvogëluar risqet dhe për të forcuar aftësinë ripërtëritëse.

  20. 18. “Kapacitet përballues” ёshtё aftësia e njerëzve, organizatave dhe sistemeve që përdorin aftësitë dhe burimet në dispozicion të tyre, për t’u përballur dhe për të menaxhuar kushtet e pafavorshme, emergjencat apo fatkeqësitë.

  21. 19. “Kriza” ёshtё një situatë e sigurisë në një zonë të caktuar e më gjerë, e cila nuk mund të kontrollohet me resurse dhe masa të zakonshme, në të cilën kërcënohen vlerat themelore të shoqërisë për shkaqe ushtarake, ekonomike, sociale dhe shkaqe të tjera, të cilat mund të kapërcejnë kufijtë shtetërorë dhe paraqesin kërcënim të menjëhershëm për vendet e tjera.

  22. 20. “Lehtësimi ose zbutja” ёshtё zvogëlimi ose kufizimi i impakteve negative të rreziqeve e fatkeqësive të lidhura me to.

  23. 21. “Masa strukturore” ёshtё çdo ndërtim fizik për të zvogëluar ose shmangur impaktet e mundshme të rreziqeve, ose aplikimi i teknikave a teknologjisë inxhinierike për të arritur rezistencën ndaj rrezikut dhe aftësinë ripërtëritëse në struktura ose sisteme.

  24. 22. “Masat jostrukturore” janё masa që nuk përfshijnë ndërtime fizike, të cilat përdorin njohuritë, praktikën ose marrëveshje për të zvogëluar risqet dhe impaktet e fatkeqësive, veçanërisht përmes politikave dhe ligjeve, ngritjes së ndërgjegjësimit publik, trajnimit dhe edukimit.

  25. 23. “Mbrojtja civile” ёshtё tërësia e masave të marra për parashikimin, parandalimin, lehtësimin, gatishmërinë, përgjigjen dhe rimëkëmbjen nga fatkeqësitë natyrore dhe fatkeqësitë e tjera, me qëllim mbrojtjen e jetës së njerëzve, të gjësë së gjallë, të pronës, të trashëgimisë kulturore dhe të mjedisit.

  26. 24. “Menaxhimi i fatkeqësive” ёshtё organizimi, planifikimi dhe zbatimi i masave të përgatitjes, përgjigjes ndaj fatkeqësive dhe të rimëkëmbjes prej tyre.

  27. 25. “Menaxhimi i emergjencave” ёshtё organizimi dhe menaxhimi i burimeve dhe përgjegjësive për trajtimin e të gjitha aspekteve të emergjencave, në veçanti të gatishmërisë, të përgjigjes dhe të hapave fillestarë të rimëkëmbjes.

  28. 26. “Menaxhim i riskut nga fatkeqësitë” ёshtё zbatimi i politikave dhe i strategjive për zvogëlimin e riskut nga fatkeqësitë, për të parandaluar riskun e ri nga fatkeqësitë, për të zvogëluar riskun ekzistues të fatkeqësive dhe për të menaxhuar riskun e mbetur, duke kontribuar në forcimin e aftësisë ripërtëritëse dhe zvogëlimin e humbjeve të fatkeqësive.

  29. 27. “Ministri” ёshtё ministri përgjegjës për mbrojtjen civile.

  30. 28. “Ministria” ёshtё ministria përgjegjëse për mbrojtjen civile.

  31. 29. “Modul” ёshtё organizim i pavarur dhe autonom i drejtuar nga detyrat dhe nevojat e paracaktuara i kapaciteteve të shteteve anëtare ose i një ekipi operacional të lëvizshëm të një shteti, që përbëhet nga një kombinim i burimeve njerëzore dhe materiale që mund të 3 përshkruhen sipas kapacitetit të tij për ndërhyrje ose nga detyrat që ai është në gjendje të ndërmarrë.

  32. 30. “Ndërgjegjësimi publik” ёshtё përhapja e njohurive, në lidhje me risqet nga fatkeqësitë, e faktorëve që çojnë në fatkeqësi dhe e veprimeve që mund të ndërmerren individualisht dhe kolektivisht për të zvogëluar ekspozimin e cenueshmërinë ndaj rreziqeve.

  33. 31. “Operacion ndërhyrjeje” janё veprime të veçanta dhe të koordinuara të institucioneve, të strukturave dhe të subjekteve, publike e private, për shpëtimin e jetës së njerëzve, të gjësë së gjallë, pronës, trashëgimisë kulturore dhe mjedisit, në një territor të prekur nga fatkeqësia, si dhe sigurimi i kushteve për jetesë të komunitetit të prekur.

  34. 32. “Parandalim” janё aktivitetet dhe masat për shmangien e plotë të risqeve të fatkeqësive ekzistuese dhe atyre të reja.

  35. 33. “Parashikim” ёshtё një deklaratë e caktuar ose vlerësim statistikor i ndodhjes së mundshme të një ngjarjeje të ardhshme të rrezikshme apo kushteve për një zonë të caktuar.

  36. 34. “Përgjigje” ёshtё ofrimi i shërbimeve emergjente dhe të asistencës para dhe gjatë një fatkeqësie ose menjëherë pas saj, për mbrojtjen e jetës së njerëzve, të gjësë së gjallë, të pronës, të trashëgimisë kulturore dhe të mjedisit, për të garantuar sigurinë publike dhe për të përmbushur nevojat themelore për mbijetesë të njerëzve të prekur.

  37. 35. “Plani për emergjencën civile” ёshtё plani për përgatitjen, parandalimin, mbrojtjen, shpëtimin dhe ndihmën në rast të një fatkeqësie natyrore ose të një fatkeqësie tjetër, i hartuar në bazë të vlerësimit të risqeve dhe të gjetjeve të ekspertëve.

  38. 36. “Rehabilitim” ёshtё rivendosja e shërbimeve dhe e strukturave themelore për funksionimin e një komuniteti ose një shoqërie të prekur nga një fatkeqësi.

  39. 37. “Rimëkëmbja” ёshtё rivendosja ose përmirësimi i mjeteve të jetesës dhe të shëndetit, aseteve ekonomike, fizike, shoqërore, kulturore dhe mjedisore, sistemeve dhe aktiviteteve të një komuniteti ose shoqërie të prekur nga fatkeqësitë, në përputhje me parimet e zhvillimit të qëndrueshëm dhe konceptit “rindërto më mirë”, për të shmangur ose zvogëluar riskun e fatkeqësive të ardhshme.

  40. 38. “Rindërto më mirë” ёshtё koncepti i përdorimit të fazave të rimëkëmbjes, rehabilitimit dhe rindërtimit pas një fatkeqësie për të rritur aftësinë ripërtëritëse të kombeve dhe të komuniteteve nëpërmjet masave të integruara të zvogëlimit të riskut të fatkeqësive në restaurimin e infrastrukturës fizike dhe të sistemeve shoqërore dhe në rijetësimin e mjeteve të jetesës, ekonomive e mjedisit.

  41. 39. “Risk” ёshtё kombinimi i mundësisë së ndodhjes së një ngjarjeje dhe të pasojave të saj negative.

  42. 40. “Risku i mbetur” ёshtё risku i fatkeqësisë që mbetet në formë të pamenaxhuar, madje edhe kur merren masa të efektshme për zvogëlimin e riskut të fatkeqësive, dhe për të cilin duhet të disponohen kapacitetet e përgjigjes emergjente dhe të rimëkëmbjes.

  43. 41. “Rrezik” ёshtё një proces, fenomen ose aktivitet njerëzor, që mund të shkaktojë humbje të jetës, plagosje apo impakte të tjera shëndetësore, dëmtim të pronës, ndërprerje të veprimtarisë sociale dhe ekonomike ose degradim mjedisor.

  44. 42. “Rrezik natyror” ёshtё një proces apo fenomen natyror që mund të shkaktojë humbje të jetës, plagosje apo impakte të tjera shëndetësore, dëmtim të pronës, humbje të mjeteve të jetesës dhe shërbimeve, probleme sociale dhe ekonomike ose dëmtim mjedisor.

  45. 43. “Sistemi i monitorimit dhe i njoftimit” ёshtё sistem i veçantë që parashikon dhe monitoron dukuri të ndryshme natyrore dhe të veprimtarisë njerëzore, i cili krijon kushte për një komunikim të shpejtë me strukturat përkatëse dhe komunitetin, lidhur me kërcënimin e afërt nga një rrezik i evidentuar, që në përgjithësi përmban dhe elementet e këshillave për veprimet në vijim.

  46. 44. “Sistemi i paralajmërimit të hershëm” ёshtё një sistem i integruar i monitorimit të rrezikut, prognozës dhe parashikimit, vlerësimit të riskut të fatkeqësive, sistemeve dhe proceseve të aktiviteteve të përgatitjes dhe të komunikimit, që u mundësojnë individëve, komuniteteve, 4 qeverive, subjekteve dhe të tjerëve që të ndërmarrin veprime në kohë për të zvogëluar risqet e fatkeqësive përpara ngjarjeve të rrezikshme

  47. 45. “Subjekt privat” ёshtё shtetasi shqiptar apo shtetasi i huaj, personi fizik ose juridik i regjistruar në Qendrën Kombëtare të Biznesit dhe që ushtron aktivitetin në Republikën e Shqipërisë në përputhje me legjislacionin në fuqi.

  48. 46. “Vlerësim i riskut” ёshtё një qasje cilësore ose sasiore për të përcaktuar natyrën dhe shkallën e riskut nëpërmjet analizës së rreziqeve të mundshme dhe vlerësimit të kushteve ekzistuese të ekspozimit dhe cenueshmërisë, që së bashku do të mund të dëmtonin njerëzit, pronën, shërbimet, jetesën dhe mjedisin e ekspozuar nga i cili ato varen.

  49. 47. “Vërtetimi mbi riskun” është dokumenti që lëshohet nga autoriteti përkatës, sipas nenit 13, të këtij ligji, i cili certifikon mundёsinё reale tё realizimit tё ndërtimit, bazuar mbi analizën e rrezikut, cenueshmërinë dhe ekspozimin e tij.

  50. 48. “Zvogëlimi i riskut nga fatkeqësitë” ka për qëllim parandalimin e risqeve të reja të fatkeqësive, zvogëlimin e atyre ekzistuese dhe menaxhimin e riskut të mbetur, që të gjitha së bashku ndihmojnë në forcimin e aftësisë ripërtëritëse dhe si rezultat në arritjen e zhvillimit të qëndrueshëm të shoqërisë.

  51. 49. “Zhvillimi i qëndrueshëm” ёshtё zhvillimi që plotëson nevojat aktuale pa kompromentuar aftësinë e gjeneratave të ardhshme për të përmbushur nevojat e tyre. Neni 4 Parimi i së drejtës për mbrojtje në rastet e fatkeqësive

  52. 1. Çdo person ka të drejtën e mbrojtjes nga fatkeqësitë natyrore dhe fatkeqësitë e tjera.

  53. 2. Në rastet e fatkeqësive natyrore dhe të fatkeqësive të tjera, mbrojtja dhe shpëtimi i jetës së njerëzve kanë prioritet mbi çdo aktivitet tjetër të mbrojtjes civile. Neni 5 Parimi i informimit

  54. 1. Informimi për rreziqet dhe aktivitetet e institucioneve qendrore, vendore dhe të tjera, përgjegjëse për mbrojtjen nga fatkeqësitë natyrore dhe fatkeqësitë e tjera, duhet të jetë publik.

  55. 2. Institucionet qendrore dhe vendore detyrohen të njoftojnë komunitetin e një zone të caktuar, e cila ka rrezik të goditet nga fatkeqësitë natyrore apo fatkeqësitë e tjera. Neni 6 Parimi i përgjegjësisë Subjektet e këtij ligji janë përgjegjëse për zbatimin e masave për mbrojtjen nga fatkeqësitë natyrore dhe fatkeqësitë tjera. Neni 7 Parimi i subsidiaritetit

  56. 1. Kur në një fatkeqësi natyrore apo fatkeqësi tjetër kërkohet mbrojtja, shpëtimi dhe ndihma, fillimisht përdoren kapacitetet e njësisë së vetëqeverisjes vendore të prekur nga fatkeqësia.

  57. 2. Nëse kapacitetet e njësisë së vetëqeverisjes vendore janë të pamjaftueshme për të përballuar situatën e krijuar nga fatkeqësia, kërkohen kapacitete shtesë nga njësitë e vetëqeverisjes vendore fqinje.

  58. 3. Nëse kapacitetet e njësisë së vetëqeverisjes vendore, të prekur nga fatkeqësia dhe të atyre fqinje, janë të pamjaftueshme për të përballuar situatën e krijuar nga fatkeqësia, kërkohet 5 angazhimi i kapaciteteve të tjera shtetërore, duke përfshirë Policinë e Shtetit dhe Forcat e Armatosura, sipas përcaktimeve të këtij ligji dhe të akteve të tjera ligjore e nënligjore në fuqi. KREU II ZVOGËLIMI I RISKUT NGA FATKEQËSITË Neni 8 Zvogëlimi i riskut nga fatkeqësitë Zvogëlimi i riskut nga fatkeqësitë përfshin tërësinë e masave të përcaktuara nga ky ligj, aktet e tjera ligjore dhe nënligjore në fuqi, planet, programet e dokumentet e tjera që kanë për qëllim: a) identifikimin e saktë, vlerësimin periodik dhe monitorimin e riskut nga fatkeqësitë; b) uljen e efekteve të faktorëve që shkaktojnë ose rrisin risqet nga fatkeqësitë nëpërmjet një menaxhimi të përgjegjshëm dhe të duhur të mjedisit, tokës, ujit dhe burimeve të tjera natyrore, si dhe të zbatimit të masave të përshtatshme teknike dhe të masave të tjera; c) zbutjen e pasojave negative të fatkeqësive nëpërmjet të kuptuarit sa më mirë të riskut, parandalimit të tij dhe rritjes së gatishmërinë për t’u përgjigjur në mënyrë efektive; ç) investimin në parandalimin dhe zvogëlimin e risqeve nga fatkeqësitë, duke nxitur investimet publike e private dhe ndërmarrjen e masave strukturore dhe jostrukturore; d) krijimin e kulturës së sigurisë dhe të aftësisë ripërtëritëse personale e komunitare mbi rreziqet natyrore dhe rreziqet e tjera; dh) intensifikimin e bashkëpunimit të të gjitha institucioneve e strukturave në nivel qendror dhe vendor, të partneritetit me subjektet private, shoqatat dhe organizatat e shoqërisë civile, si dhe shtetasit, të cilët mund të kontribuojnë në uljen e riskut nga fatkeqësitë; e) krijimin e procedurave të sakta për shkëmbimin e informacionit dhe të përvojës për zvogëlimin e riskut, për ofrimin dhe marrjen efikase të ndihmës operacionale dhe humanitare ndërkombëtare, për eliminimin e pasojave të rreziqeve natyrore dhe të rreziqeve të tjera, si dhe për fillimin e rindërtimit të zonave të prekura. Neni 9 Vlerësimi i riskut

  59. 1. Vlerësimi i riskut identifikon llojin, karakteristikën dhe prejardhjen e risqeve nga fatkeqësitë, nivelin e ekspozimit dhe të cenueshmërisë, faktorët që e shkaktojnë apo që e rrisin nivelin e mundësisë së rrezikut, si dhe pasojat e mundshme për jetën e njerëzve, gjënë e gjallë, pronën, trashëgiminë kulturore dhe mjedisin.

  60. 2. Vlerësimi i riskut kryhet në nivel qendror, në nivel qarku dhe në nivel vendor, jo më pak se një herë në çdo tre vjet.

  61. 3. Vlerësimi i riskut në nivel qendror miratohet me vendim të Këshillit të Ministrave, me propozim të ministrit.

  62. 4. Vlerësimi i riskut në nivel qarku miratohet me urdhër të prefektit.

  63. 5. Vlerësimi i riskut në nivel vendor miratohet me vendim të këshillit bashkiak. Neni 10 Strategjia Kombëtare për Zvogëlimin e Riskut nga Fatkeqësitë

  64. 1. Strategjia Kombëtare për Zvogëlimin e Riskut nga Fatkeqësitë është dokumenti bazë strategjik i Republikës së Shqipërisë që përcakton politikat e aktivitetet e institucioneve dhe të strukturave qendrore e vendore, si dhe të gjitha subjekteve të tjera në menaxhimin e riskut nga fatkeqësitë dhe miratohet nga Këshilli i Ministrave, me propozim të ministrit. 6

  65. 2. Strategjia Kombëtare për Zvogëlimin e Riskut nga Fatkeqësitë rishikohet, jo më pak se një herë në çdo pesë vjet, nga Këshilli i Ministrave, me propozim të ministrit. Neni 11 Strategjia vendore për zvogëlimin e riskut nga fatkeqësitë Çdo njësi e vetëqeverisjes vendore, me vendim të këshillit bashkiak, miraton, minimalisht çdo pesë vjet, strategjinë vendore për zvogëlimin e riskut nga fatkeqësitë, të harmonizuar me Strategjinë Kombëtare për Zvogëlimin e Riskut nga Fatkeqësitë. Neni 12 Harmonizimi i planeve të zhvillimit urban me strategjitë për zvogëlimin e riskut nga fatkeqësitë Planifikimi i zhvillimit urban dhe planet e zhvillimit në nivel qendror dhe në nivel vendor duhet të bëhen në përputhje me dokumentet e vlerësimit të riskut nga fatkeqësitë dhe strategjitë për zvogëlimin e riskut nga fatkeqësitë. Neni 13 Vërtetimi i riskut

  66. 1. Para pajisjes nga organet kompetente me leje zhvillimore, të gjitha subjektet duhet të pajisen me vërtetim mbi riskun.

  67. 2. Vërtetimi mbi riskun certifikon ndërtimin bazuar mbi analizën e rrezikut, cenueshmërinë dhe ekspozimin e tij.

  68. 3. Vërtetimi mbi riskun jepet nga Këshilli Kombëtar i Territorit, në rastet kur ai është autoriteti përgjegjës për vendimmarrjen, lidhur me aplikimet për leje zhvillimi dhe leje ndërtimi për zona, objekte të rëndësisë kombëtare apo që kanë lidhje me investime strategjike për interesat e vendit.

  69. 4. Vërtetimi mbi riskun jepet nga kryetari i bashkisë, në rastet kur ai është përgjegjës për vendimmarrjen, lidhur me aplikimet për leje zhvillimi dhe leje ndërtimi në territorin administrativ të bashkisë.

  70. 5. Këshilli Kombëtar i Territorit ose kryetari i bashkisë, mbi bazën e vlerësimit të përcaktuar në pikën 2, të këtij neni, brenda 45 ditëve nga marrja e dokumentacionit për lejen e zhvillimit nga subjektet: a) lëshon vërtetimin mbi riskun; b) lëshon vërtetimin mbi riskun me ndryshime; c) nuk lëshon vërtetimin mbi riskun.

  71. 6. Ndaj vendimit të Këshillit Kombëtar të Territorit ose të kryetarit të bashkisë bëhet ankim i drejtpërdrejtë në gjykatën administrative kompetente, brenda 30 ditëve nga data e lëshimit të vërtetimit.

  72. 7. Procedura dhe afatet e pajisjes me vërtetim mbi riskun miratohen me vendim të Këshillit të Ministrave. Neni 14 Planet për emergjencat civile

  73. 1. Planet për emergjencat civile përcaktojnë masat e aktivitetet për parandalimin dhe përballimin e fatkeqësive, sikurse kapacitetet, angazhimin dhe veprimin e organizuar në emergjenca për mbrojtjen e jetës së njerëzve, gjësë së gjallë, të pronës, të trashëgimisë kulturore dhe të mjedisit. 7

  74. 2. Planet për emergjencat civile miratohen në nivel qendror, në nivel qarku dhe në nivel vendor dhe rishikohen jo më pak se një herë në çdo tre vjet.

  75. 3. Planet për emergjencat civile marrin në konsideratë trajtimin me prioritet të fëmijëve, të të moshuarve, të personave me aftësi të kufizuara, të shtresave në nevojë dhe grave.

  76. 4. Plani Kombëtar për Emergjencat Civile miratohet me vendim të Këshillit të Ministrave, me propozim të ministrit.

  77. 5. Plani i qarkut për emergjencat civile miratohet me urdhër të prefektit dhe duhet të jetë i harmonizuar me Planin Kombëtar për Emergjencat Civile dhe planet për emergjencat civile të qarqeve fqinje.

  78. 6. Plani vendor për emergjencat civile miratohet me vendim të këshillit bashkiak dhe duhet të jetë i harmonizuar me Planin Kombëtar për Emergjencat Civile, planin e qarkut për emergjencat civile dhe planet vendore për emergjencat civile të bashkive fqinje.

  79. 7. Planet për emergjencat civile hartohen bazuar në strategjitë për zvogëlimin e riskut nga fatkeqësitë, dokumentet e vlerësimit të riskut nga fatkeqësitë, kapacitetet e mbrojtjes civile, gjetjet e reja të ekspertëve, si edhe përvojat e fituara në menaxhimin e fatkeqësive.

  80. 8. Institucionet shtetërore dhe subjektet private në sektorët e shëndetësisë, të arsimit, mirëqenies sociale, kulturës, mjedisit dhe turizmit miratojnë planin për emergjencat civile. Plani duhet të jetë i harmonizuar me planin vendor për emergjencat civile dhe me dokumentin e vlerësimit të riskut nga fatkeqësitë të bashkive në territorin e së cilës ndodhen. KREU III SISTEMI I MBROJTJES CIVILE Neni 15 Sistemi i mbrojtjes civile Sistemi i mbrojtjes civile është sistemi që kryen funksionin e mbrojtjes civile dhe përfshin aftësitë dhe aktivitetet që synojnë mbrojtjen e jetës së njerëzve, të gjësë së gjallë, të pronës, të trashëgimisë kulturore dhe të mjedisit nga dëmtimi ose rreziku i dëmtimit, si pasojë e fatkeqësive, dhe përbëhet nga: a) institucione dhe struktura qendrore të mbrojtjes civile; b) institucione dhe struktura vendore të mbrojtjes civile; c) struktura operacionale të mbrojtjes civile. Seksioni I Institucionet dhe strukturat qendrore të mbrojtjes civile Neni 16 Institucionet dhe strukturat qendrore të mbrojtjes civile Institucionet dhe strukturat qendrore të mbrojtjes civile janë: a) Kuvendi; b) Këshilli i Ministrave; c) Komiteti Ndërministror i Emergjencave Civile; ç) Komiteti i Mbrojtjes Civile (KMC) dhe zyra përgjegjëse për situatën; d) ministri përgjegjës për mbrojtjen civile; dh) ministritë dhe institucionet qendrore; e) Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile; ë) komisioni teknik këshillimor; f) qendrat e mbrojtjes civile në qark (QMCQ). 8 Neni 17 Kuvendi Kuvendi ushtron këto përgjegjësi: a) miraton buxhetin e AKMC-së, si pjesë e buxhetit të ministrisë përgjegjëse për mbrojtjen civile; b) ushtron kontroll parlamentar për çështje që kanë lidhje me mbrojtjen civile; c) ratifikon marrëveshje ndërkombëtare mbi mbrojtjen civile; ç) vendos për zgjatjen e gjendjes së fatkeqësisë përtej 30 ditëve të shpallura nga Këshilli i Ministrave. Neni 18 Këshilli i Ministrave Këshilli i Ministrave miraton dhe siguron zbatimin e politikave për zvogëlimin e riskut nga fatkeqësitë dhe mbrojtjen civile në Republikën e Shqipërisë dhe ka këto përgjegjësi: a) miraton Strategjinë Kombëtare për Zvogëlimin e Riskut nga Fatkeqësitë në Republikën e Shqipërisë; b) miraton Planin Kombëtar për Emergjencat Civile; c) miraton dokumentin e vlerësimit të riskut në nivel qendror; ç) mund të vendosë për një periudhë jo më të gjatë se 30 ditë gjendjen e fatkeqësisë natyrore në një pjesë ose në të gjithë territorin e vendit; d) informon Kuvendin e Republikës së Shqipërisë nëpërmjet ministrit për situatën e krijuar, rreziqet që paraqiten dhe masat e marra për menaxhimin e situatës, si dhe kërkon miratimin e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë për zgjatjen e gjendjes së fatkeqësisë përtej 30 ditëve. Neni 19 Komiteti Ndërministror i Emergjencave Civile

  81. 1. Për çdo rast të shpalljes së gjendjes së fatkeqësisë natyrore, sipas këtij ligji, Këshilli i Ministrave krijon Komitetin Ndërministror të Emergjencave Civile (KNEC) dhe cakton kryetarin, i cili mund të jetë Kryeministri, Zëvendëskryeministri ose një ministër, në varësi të llojit të fatkeqësisë.

  82. 2. Komiteti Ndërministror i Emergjencave Civile është organi më i lartë për koordinimin dhe bashkërendimin e veprimeve të institucioneve shtetërore dhe të subjekteve private, si dhe të burimeve materiale e financiare për përballimin e fatkeqësisë natyrore.

  83. 3. Komiteti Ndërministror i Emergjencave Civile ushtron funksionet dhe detyrat e tij për aq kohë sa zgjat gjendja e fatkeqësisë natyrore.

  84. 4. Komiteti Ndërministror i Emergjencave Civile mund të thërrasë ekspertë për këshillime në lidhje me menaxhimin e fatkeqësive.

  85. 5. Komiteti Ndërministror i Emergjencave Civile kryen këto detyra: a) bashkërendon gjithë veprimtarinë e institucioneve dhe të strukturave të mbrojtjes civile; b) përcakton mënyrat dhe procedurat për përdorimin e burimeve materiale e financiare; c) vendos shpërndarjen e fondeve për rimëkëmbjen nga fatkeqësitë natyrore; ç) cakton drejtuesin qendror të operacionit për menaxhimin e fatkeqësisë natyrore; d) kryen detyra të tjera që burojnë nga ky ligj dhe detyra të veçanta të caktuara nga Këshilli i Ministrave për përballimin e fatkeqësisë. Neni 20 9 Komiteti i Mbrojtjes Civile dhe zyra përgjegjëse për situatën

  86. 1. Komiteti i Mbrojtjes Civile është organi më i lartë, i përhershëm, përgjegjës për zbatimin e politikave për zvogëlimin e riskut nga fatkeqësitë dhe mbrojtjen civile në Republikën e Shqipërisë.

  87. 2. Zyra përgjegjëse për situatën është strukturë pranë Kryeministrit për mbledhjen e informacionit për emergjencat civile, krizat dhe hartimin e raporteve analitike periodike për Kryeministrin, Këshillin e Ministrave dhe KMC-në, si dhe mbajtjen e komunikimit të vazhdueshëm ndërmjet Këshillit të Ministrave dhe strukturave të tjera të ngarkuara me funksione të emergjencave civile dhe krizave.

  88. 3. Organizimi dhe funksionimi i KMC-së, si dhe bashkëpunimi ndërinstitucional i institucioneve dhe i strukturave të sistemit të mbrojtjes civile përcaktohen me vendim të Këshillit të Ministrave, me propozim të ministrit. Neni 21 Ministri përgjegjës për mbrojtjen civile Ministri përgjegjës për mbrojtjen civile ka këto përgjegjësi: a) përcakton drejtimet strategjike dhe objektivat e Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile; b) harton dhe mbikëqyr zbatimin e politikave të zvogëlimit të riskut nga fatkeqësitë dhe të mbrojtjes civile; c) informon, periodikisht, Këshillin e Ministrave në lidhje me zvogëlimin e riskut nga fatkeqësitë dhe mbrojtjen civile; ç) mbikëqyr menaxhimin e buxhetit të Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, sipas legjislacionit financiar në fuqi. Neni 22 Ministritë dhe institucionet qendrore

  89. 1. Çdo ministër dhe drejtues institucioni qendror është përgjegjës për zvogëlimin e riskut nga fatkeqësitë dhe mbrojtjen civile, brenda fushës së përgjegjësisë shtetërore apo të kompetencave të tyre.

  90. 2. Ministritë dhe institucionet qendrore kanë këto detyra: a) hartojnë, miratojnë dhe përditësojnë planin për emergjencat civile, sipas fushës së përgjegjësisë shtetërore dhe e dërgojnë atë në Agjencinë Kombëtare të Mbrojtjes Civile për qëllime analize dhe planifikimi; b) planifikojnë buxhet vjetor për zvogëlimin e riskut nga fatkeqësitë dhe mbrojtjen civile, sipas fushës së përgjegjësisë së tyre shtetërore. Për ministritë përgjegjëse për mbrojtjen civile, mbrojtjen, punët e brendshme, transportin, infrastrukturën, bujqësinë, shëndetësinë, energjetikën, arsimin, mjedisin dhe kulturën, planifikimi buxhetor duhet të jetë nga 2 % deri në 4 % e totalit të buxhetit vjetor; c) organizojnë dhe mirëmbajnë sistemet e monitorimit, të paralajmërimit të hershëm, të njoftimit dhe të alarmit në fushën e veprimtarisë së tyre; ç) brenda 2 vjetëve nga hyrja në fuqi e këtij ligji, krijojnë bazën e të dhënave të humbjeve nga fatkeqësitë në fushën e përgjegjësisë së tyre, të cilën e mirëmbajnë, e përditësojnë, si dhe shkëmbejnë informacione me AKMC-në; d) informojnë në mënyrë të vazhdueshme AKMC-në lidhur me aktivitetet e ndryshme në fushën e zvogëlimit të riskut nga fatkeqësitë dhe mbrojtjen civile; 10 dh) analizojnë gjendjen ekzistuese të kapaciteteve administrative, teknike dhe financiare për mbrojtjen civile, me qëllim përmirësimin e vazhdueshëm të tyre dhe informojnë të paktën një herë në vit AKMC-në për to; e) kryejnë vlerësimin e humbjeve nga fatkeqësitë, sipas fushës së përgjegjësisë; ë) angazhojnë të gjitha kapacitetet që disponojnë për përballimin e fatkeqësive.

  91. 3. Përveç detyrimit për sigurimin e fondeve financiare dhe alokimin e tyre në kohë, për ndërhyrjen me forca, mjete dhe detyrimet që i lindin si pasojë e fushës së përgjegjësisë shtetërore, është e nevojshme që në raste fatkeqësish: a) ministria përgjegjëse për mbrojtjen civile të angazhohet në mënyrë të pandërprerë për mbrojtjen e jetës së njerëzve, për operacionet e shpërndarjes së ndihmave humanitare dhe, nëpërmjet AKMC-së, të koordinojë e të bashkërendojë të gjitha veprimet e forcave operacionale, të mbajë kontakte me qendrat ndërkombëtare të informimit në raste fatkeqësish (si dhe me shërbimet homologe të vendeve të tjera, të administrojë donacionet financiare të akorduara për emergjencat civile dhe fatkeqësitë, të krijojë sasinë e nevojshme me mallra ushqimore e industriale për zonat e prekura); b) ministria përgjegjëse për punët e brendshme të dislokojë forca dhe mjete pranë zonave të prekura, si dhe të koordinojë veprimet e tyre; c) ministria përgjegjëse për infrastrukturën dhe energjinë të marrë masa për kalueshmërinë pa ndërprerje të akseve rrugore kombëtare, të monitorojë prurjet në ujëmbledhësit e hidrocentraleve, me qëllim parandalimin e pasojave që mund të vijnë nga shkarkimet e detyruara nga hidrocentralet, të sigurojë furnizimin pa ndërprerje me energji elektrike të hidrovorëve dhe të zonave të prekura, të monitorojë dhe të eliminojë pasojat nga fatkeqësitë në miniera ose të shkaktuara nga hidrokarburet; ç) ministria përgjegjëse për bujqësinë dhe bashkitë mbajnë në gatishmëri infrastrukturën e ujitjes, të kullimit, të mbrojtjes nga përmbytja dhe digat e rezervuarëve në administrim të tyre, si dhe sigurimin e bazës ushqimore të gjësë së gjallë, me qëllim parandalimin e humbjeve; d) ministria përgjegjëse për shëndetësinë duhet të ketë në gatishmëri spitalet rajonale dhe të sigurojë funksionimin normal të qendrave shëndetësore të njësive të vetëqeverisjes vendore, shërbimin e urgjencës mjekësore, duke siguruar edhe rezervat e nevojshme të personelit mjekësor dhe të medikamenteve mjekësore dhe furnizimin e plotë të zonave të prekura; dh) ministria përgjegjëse për mjedisin, pyjet, kullotat dhe zonat e mbrojtura mjedisore, në bashkëpunim me strukturat e varësisë së saj, të marrë masa dhe të asistojë teknikisht në përballimin e fatkeqësive natyrore; e) Ministria e Mbrojtjes angazhon Forcat e Armatosura dhe kapacitetet e tjera të saj, me qëllim mbrojtjen e jetës së njerëzve, të gjësë së gjallë, të pronës, të trashëgimisë kulturore dhe të mjedisit; ë) ministria përgjegjëse për trashëgiminë kulturore angazhohet dhe bashkërendon punën me institucionet e specializuara të varësisë, për zbatimin e masave për parandalimin dhe mbrojtjen e pasurisë kulturore në rastet e fatkeqësive. f) ministria përgjegjëse për arsimin merr çdo masë për vijimin pa ndërprerje të procesit arsimor.

  92. 4. Çdo ministri ka pozicione pune deri në nivel sektori për mbrojtjen civile, përbërja dhe detyrat e të cilëve miratohen me vendim të Këshillit të Ministrave, me propozim të ministrit. Neni 23 Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile

  93. 1. Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile (AKMC) është person juridik publik qendror, në varësi të ministrit përgjegjës për mbrojtjen civile dhe përgjigjet për zvogëlimin e riskut nga fatkeqësitë dhe mbrojtjen civile, në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë. 11

  94. 2. Agjencia ka flamurin, stemën dhe uniformën e saj, të cilat miratohen me vendim të Këshillit të Ministrave, me propozim të ministrit.

  95. 3. AKMC-ja ushtron autoritet koordinues, bashkërendues, drejtues, teknik, mbikëqyrës dhe kontrollues në fushën e zvogëlimit të riskut nga fatkeqësitë dhe mbrojtjen civile.

  96. 4. AKMC-ja organizohet si drejtori e përgjithshme në nivel qendror, ndërsa në nivel vendor organizohet në bazë qarku, sipas qendrave të mbrojtjes civile në qark.

  97. 5. Me përjashtim të drejtorit të Përgjithshëm të AKMC-së, nëpunësit e AKMC-së, në nivel qendror dhe vendor, gëzojnë statusin e nëpunësit civil. Marrëdhëniet e punës së nëpunësve të AKMC-së, në nivel qendror dhe vendor, rregullohen sipas legjislacionit për statusin e nëpunësit civil. Marrëdhëniet e punës së punonjësve administrativë të AKMC-së, në nivel qendror dhe vendor, rregullohen sipas dispozitave të Kodit të Punës.

  98. 6. AKMC-ja ushtron këto detyra kryesore: a) zbaton politikën e Këshillit të Ministrave në fushën e zvogëlimit të riskut nga fatkeqësitë dhe mbrojtjen civile; b) zbaton drejtimet strategjike dhe objektivat e përcaktuar nga ministria përgjegjëse për mbrojtjen civile; c) koordinon dhe bashkërendon punën për hartimin e Strategjisë Kombëtare për Zvogëlimin e Riskut nga Fatkeqësitë, Planit Kombëtar për Emergjencat Civile dhe vlerësimin e riskut nga fatkeqësitë në nivel qendror; ç) bashkëpunon me organizmat ndërkombëtarë dhe organizatat homologe ndërkombëtare në kuadër të mbrojtjes civile dhe të zvogëlimit të riskut nga fatkeqësitë; d) planifikon fonde për marrjen e masave parandaluese dhe rehabilituese ndaj fatkeqësive, në infrastrukturën e dëmtuar, si edhe veprimtari të tjera në fushën e mbrojtjes civile, kriteret dhe procedurat e akordimit të të cilave përcaktohen me vendim të Këshillit të Ministrave; dh) krijon dhe zbaton metodologjinë për hartimin e planeve për emergjencat civile; e) promovon format, metodologjitë, mënyrat racionale për grumbullimin, regjistrimin, përpunimin dhe shpërndarjen e informacionit mbi fatkeqësitë; ë) nëpërmjet Qendrës Kombëtare të Trajnimeve për Mbrojtjen Civile, kryen trajnimet e strukturave shtetërore, të subjekteve private e vullnetare; f) përgatit programin e trajnimit të strukturave të mbrojtjes civile, në nivel qendror dhe vendor; g) lidh marrëveshje me organizata jofitimprurëse ose subjekte të tjera juridike, brenda dhe jashtë vendit, në lidhje me mbrojtjen civile; gj) kryen inspektimin për zbatimin e dispozitave të këtij ligji për mbrojtjen civile për institucionet dhe strukturat shtetërore dhe subjektet private.

  99. 7. Organizimi dhe funksionimi i AKMC-së, si dhe detyrat e tjera të saj përcaktohen me vendim të Këshillit të Ministrave, me propozim të ministrit.

  100. 8. Struktura dhe organika e AKMC-së, në nivel qendror dhe vendor, miratohen me urdhër të Kryeministrit, me propozimin e ministrit.

  101. 9. Rregullorja për metodat e brendshme të punës dhe për sjelljen e personelit të AKMC- së, në nivel qendror dhe vendor, miratohet nga ministri, me propozimin e drejtorit të Përgjithshëm të AKMC-së. Neni 24 Drejtori i Përgjithshëm i AKMC-së

  102. 1. Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile është autoriteti më i lartë administrativ i AKMC-së dhe përgjigjet drejtpërdrejt para ministrit për realizimin e politikave dhe të objektivave të përcaktuar.

  103. 2. Drejtori i Përgjithshëm i AKMC-së emërohet me vendim të Këshillit të Ministrave, me propozim të ministrit. 12

  104. 3. Drejtori i Përgjithshëm i AKMC-së ka këto përgjegjësi: a) organizon, drejton dhe kontrollon veprimtarinë e AKMC-së; b) menaxhon burimet njerëzore; c) menaxhon dhe është përgjegjës për buxhetin; ç) nxjerr akte administrative në përputhje me Kodin e Procedurave Administrative; d) përfaqëson AKMC-në në marrëdhënie me institucionet e tjera brenda vendit, si dhe në marrëdhëniet teknike dy ose shumëpalëshe jashtë vendit; dh) kryen detyra të tjera, në zbatim të këtij ligji dhe legjislacionit në fuqi. Neni 25 Komisioni teknik këshillimor

  105. 1. Në ministrinë përgjegjëse për mbrojtjen civile, nën drejtimin e AKMC-së, krijohet dhe funksionon komisioni teknik këshillimor, i cili këshillon për zvogëlimin e riskut ndaj fatkeqësive.

  106. 2. Komisioni teknik këshillimor kryesohet nga drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile dhe ka në përbërje përfaqësues të strukturave me përgjegjësi në fushën e mbrojtjes civile.

  107. 3. Detyrat, përbërja dhe funksionimi i këtij komisioni miratohen me vendim të Këshillit të Ministrave. Neni 26 Qendrat e mbrojtjes civile në qark

  108. 1. Qendrat e mbrojtjes civile në qark (QMCQ) janë struktura në varësi të AKMC-së, me seli në çdo qark, dhe përbëjnë rrjetin institucional të specializuar, që zbatojnë detyrat për zvogëlimin e riskut nga fatkeqësitë dhe mbrojtjen civile në qark.

  109. 2. Përbërja, detyrat dhe funksionet e qendrave të mbrojtjes civile në qark miratohen me vendim të Këshillit të Ministrave. Seksioni II Institucionet dhe strukturat vendore të mbrojtjes civile Neni 27 Institucionet dhe strukturat vendore të mbrojtjes civile Institucionet dhe strukturat e mbrojtjes civile, në nivel vendor, janë: a) prefekti i qarkut; b) komisioni i mbrojtjes civile në nivel qarku dhe bashkie; c) bashkitë; ç) strukturat e decentralizuara të institucioneve dhe të strukturave qendrore të mbrojtjes civile. Neni 28 Prefekti i qarkut

  110. 1. Prefekti i qarkut ka rol parësor në zvogëlimin e riskut nga fatkeqësitë dhe mbrojtjen civile në nivel qarku.

  111. 2. Përveç detyrave të përcaktuara në ligjin për prefektin e qarkut, prefekti i qarkut ka dhe këto detyra: 13 a) të kthejë buxhetin e vitit pasardhës të bashkive brenda territorit administrativ të tij, në rast se nuk janë planifikuar fondet buxhetore për marrjen e masave për zvogëlimin e riskut nga fatkeqësitë dhe mbrojtjen civile, sipas parashikimeve të nenit 65 të këtij ligji; b) brenda 2 vjetëve nga hyrja në fuqi e këtij ligji, kryen vlerësimin e risqeve në territorin e qarkut përkatës, duke hartuar dhe miratuar dokumentin e vlerësimit të riskut nga fatkeqësitë në nivel qarku, i cili i dërgohet Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile për qëllim analizimi dhe planifikimi; c) koordinon veprimtarinë e organeve, institucioneve dhe strukturave që veprojnë në nivel qarku, me qëllim zvogëlimin e riskut nga fatkeqësitë dhe mbrojtjen civile dhe pas ezaurimit të të gjitha kapaciteteve brenda qarkut për përballimin e emergjencës civile ose fatkeqësisë, i kërkon ndihmë për ndërhyrje Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile; ç) bashkëpunon me bashkitë për realizimin e vlerësimit të riskut nga fatkeqësitë në qark, si dhe për informimin e publikut e të komunitetit të rrezikuar nga fatkeqësitë në lidhje me to; d) harton, miraton dhe përditëson Planin për Emergjencat Civile në qark dhe e dërgon në Agjencinë Kombëtare të Mbrojtjes Civile për qëllim analizimi dhe planifikimi; dh) grumbullon dhe përpunon të dhënat e nevojshme nga bashkitë dhe strukturat e tjera që veprojnë në nivel qarku, për zvogëlimin e riskut nga fatkeqësitë dhe mbrojtjen civile, si dhe informon në mënyrë të vazhdueshme Agjencinë Kombëtare të Mbrojtjes Civile; e) siguron funksionimin e sistemit të monitorimit, paralajmërimit të hershëm, njoftimit dhe alarmit në territorin e qarkut dhe informon në kohë komunitetin e rrezikuar, prefektët e qarqeve fqinje, si dhe Agjencinë Kombëtare të Mbrojtjes Civile për fatkeqësitë në territorin e qarkut; ë) merr masat e nevojshme për përballimin dhe lehtësimin e pasojave nga fatkeqësitë; f) koordinon shpërndarjen e asistencës ndërkombëtare në rastet e fatkeqësive në nivel qarku; g) përcakton prioritetet për nevojat e Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, investimet emergjente të nevojshme në nivel qarku, me qëllim parandalimin, mbrojtjen dhe rehabilitimin nga fatkeqësitë; gj) brenda 2 vjetëve nga hyrja në fuqi e këtij ligji, krijon bazën e të dhënave të humbjeve nga fatkeqësitë në nivel qarku, të cilën e mirëmban dhe e përditëson, si edhe shkëmben informacione me Agjencinë Kombëtare të Mbrojtjes Civile dhe, sipas rastit, me prefektët e qarqeve fqinje; h) koordinon forcat operacionale në nivel qarku në rastet e fatkeqësive dhe cakton drejtuesin e operacionit në nivel qarku; i) bashkëpunon me bashkitë e qarkut dhe me prefektët e qarqeve fqinje, në zbatim të detyrave që lidhen me zvogëlimin e riskut nga fatkeqësitë dhe mbrojtjen civile, me qëllim bashkimin e kapaciteteve të tyre për trajtimin e çështjeve të përbashkëta në këtë fushë; j) angazhon kapacitetet brenda qarkut për përballimin e situatave të krijuara nga fatkeqësitë, si edhe qytetarët, sipas përcaktimeve të nenit 26 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë; k) në rast emergjence civile apo fatkeqësie, ka për detyrë të realizojë përhapjen dhe shkëmbimin e informacionit me AKMC-në, njësitë e vetëqeverisjes vendore dhe prefektët e qarqeve të tjera të prekura ose të rrezikuara, si dhe të promovojë e të koordinojë marrjen e masave të nevojshme për përballimin e situatës, monitorimin dhe zbatimin e shërbimeve urgjente, aktivizimin e institucioneve dhe administratave për ndërhyrje specifike; l) kontrollon zbatimin e masave të marra nga bashkitë e qarkut për zvogëlimin e riskut nga fatkeqësitë dhe mbrojtjen civile; ll) i drejton kërkesë për mbështetje AKMC-së, sipas kërkesës së bërë nga bashkitë. 14 Neni 29 Komisioni i mbrojtjes civile në nivel qarku dhe bashkie

  112. 1. Në çdo qark, nën drejtimin e prefektit të qarkut, krijohet dhe funksionon komisioni i mbrojtjes civile.

  113. 2. Në çdo bashki, nën drejtimin e kryetarit të bashkisë, krijohet dhe funksionon komisioni i mbrojtjes civile.

  114. 3. Përbërja, funksionimi dhe detyrat e komisioneve, sipas pikave 1 dhe 2, të këtij neni, miratohen me urdhër të prefektit/kryetarit të bashkisë. Neni 30 Bashkitë Bashkitë kanë këto detyra: a) brenda 2 vjetëve nga hyrja në fuqi e këtij ligji, kryejnë vlerësimin e risqeve në territorin e tyre, duke hartuar dhe miratuar dokumentin e vlerësimit të riskut nga fatkeqësitë, të cilin ia dërgojnë prefektit të qarkut dhe Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, për qëllime analizimi dhe planifikimi; b) informojnë publikun dhe komunitetin e rrezikuar, bazuar në dokumentin e vlerësimit të riskut nga fatkeqësitë; c) hartojnë dhe rishikojnë strategjinë për zvogëlimin e riskut nga fatkeqësitë; ç) hartojnë, miratojnë dhe përditësojnë planin vendor për emergjencat civile dhe ia dërgojnë Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile dhe prefektit të qarkut, për qëllime analizimi dhe planifikimi; d) organizojnë veprimtari trajnuese në fushën e mbrojtjes civile për punonjësit dhe banorët në territorin e tyre; dh) sigurojnë funksionimin e sistemit të monitorimit, të paralajmërimit të hershëm, të njoftimit dhe të alarmit në territorin e tyre dhe informojnë në kohë komunitetin e rrezikuar, Agjencinë Kombëtare të Mbrojtjes Civile dhe prefektin e qarkut për fatkeqësitë në territorin e qarkut; e) sigurojnë, administrojnë dhe përditësojnë të dhënat e nevojshme për shtetasit dhe për subjektet private, të mundshme për t’u planifikuar dhe angazhuar në parandalimin dhe përballimin e fatkeqësive; ë) brenda 2 vjetëve nga hyrja në fuqi e këtij ligji, krijojnë bazën e të dhënave të humbjeve nga fatkeqësitë për territorin e bashkisë, të cilën e mirëmbajnë dhe e përditësojnë, si edhe shkëmbejnë informacione me prefektin e qarkut dhe Agjencinë Kombëtare të Mbrojtjes Civile; f) kryejnë investime parandaluese, mbrojtëse dhe rehabilituese nga fatkeqësitë dhe informojnë për këto investime në mënyrë të vazhdueshme prefektin e qarkut, si dhe Agjencinë Kombëtare të Mbrojtjes Civile; g) caktojnë drejtuesin e operacionit në nivel bashkie për përballimin e fatkeqësisë në territorin e saj; gj) kryejnë vlerësimin e dëmeve të shkaktuara nga fatkeqësitë në territorin e tyre, vlerësimin e nevojave për përballimin e tyre, si dhe dëmshpërblejnë shtetasit për fatkeqësitë e ndodhura në territorin e tyre; h) bashkëpunojnë me bashkitë fqinje në zbatim të detyrave që lidhen me zvogëlimin e riskut nga fatkeqësitë dhe mbrojtjen civile, me qëllim bashkimin e kapaciteteve të tyre për trajtimin e çështjeve të përbashkëta në këtë fushë; i) mbajnë në gatishmëri sistemet e mbrojtjes nga zjarri, kalueshmërinë e pandërprerë të rrugëve rurale, vendet e strehimit, si dhe mbledhin dhe administrojnë rezervat ushqimore për njerëzit dhe gjënë e gjallë; 15 j) aktivizojnë kapacitetet e subjekteve publike e private brenda territorit administrativ të tyre, bashkëpunojnë dhe asistojnë bashkitë fqinje dhe marrin çdo masë tjetër të nevojshme për përballimin dhe lehtësimin e fatkeqësive; k) mbajnë në gatishmëri infrastrukturën e ujitjes, të kullimit, të mbrojtjes nga përmbytja dhe digat e rezervuarëve në administrim të tyre. Neni 31 Strukturat e decentralizuara të institucioneve dhe strukturave qendrore të mbrojtjes civile Strukturat e decentralizuara të institucioneve dhe të strukturave qendrore të mbrojtjes civile, që operojnë në nivel vendor, angazhohen në mënyrë aktive në zvogëlimin e riskut nga fatkeqësitë dhe mbrojtjen civile, si dhe janë pjesë integrale e komisioneve të mbrojtjes civile, në nivel qarku dhe bashkie. Seksioni III Strukturat operacionale të mbrojtjes civile Neni 32 Strukturat operacionale të mbrojtjes civile Strukturat operacionale të mbrojtjes civile, që angazhohen në përballimin e fatkeqësive natyrore ose fatkeqësive të tjera, janë: a) Forcat e Armatosura; b) Policia e Shtetit; c) Shërbimi i Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimit; ç) Shërbimi i Urgjencës Mjekësore dhe strukturat e tjera të shërbimit shëndetësor; d) Shërbimi i vullnetarëve për mbrojtjen civile. Neni 33 Detyrat e strukturave operacionale të mbrojtjes civile

  115. 1. Strukturat operacionale të mbrojtjes civile, me qëllim menaxhimin e fatkeqësive, kryejnë veprimtari veçmas ose në bashkëpunim me njëra-tjetrën, në përputhje me parashikimet e këtij ligji, legjislacionin përkatës dhe Planin Kombëtar për Emergjencat Civile.

  116. 2. Strukturat operacionale të mbrojtjes civile kryejnë veprimtari që lidhen me planifikimin, kërkim-shpëtimin, dhënien e ndihmës dhe të asistencës në raste fatkeqësish, sigurinë dhe mbrojtjen e zonës së emergjencës civile, rimëkëmbjen e zonave të dëmtuara, si dhe çdo veprimtari tjetër për përballimin e situatës së krijuar.

  117. 3. Gjatë pjesëmarrjes në operacion, efektivat e strukturave operacionale të mbrojtjes civile drejtohen nga eprorët direkt, sipas detyrave që marrin nga drejtuesi i operacioneve kur shpallet gjendja e fatkeqësisë natyrore dhe nga AKMC-ja në rastet e tjera. Neni 34 Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë

  118. 1. Në kuadër të sistemit të mbrojtjes civile, Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë kryejnë këto detyra: a) angazhohen në operacione të ciklit të menaxhimit të fatkeqësive, nëse kapacitetet e tjera në dispozicion janë të pamjaftueshme për këtë qëllim, duke mbështetur institucionet, autoritetet qendrore e vendore dhe komunitetin; 16 b) zhvillojnë kapacitete ndërvepruese, të nevojshme për të bashkëpunuar me strukturat kolektive të sigurisë euroatlantike për përballimin e fatkeqësive.

  119. 2. Struktura të posaçme të kërkim-shpëtimit të Forcave të Armatosura angazhohen në kryerjen e operacioneve për përballimin e fatkeqësive.

  120. 3. Në rastet e shpalljes së gjendjes së fatkeqësisë natyrore, kapacitetet e Forcave të Armatosura angazhohen në zbatim të detyrave të Komitetit Ndërministror të Emergjencave Civile.

  121. 4. Kur njësitë e Forcave të Armatosura marrin pjesë në operacione, ato drejtohen nga komandantët e tyre, sipas detyrave që marrin nga drejtuesi i operacionit. Neni 35 Policia e Shtetit

  122. 1. Policia e Shtetit organizohet dhe kryen detyrat e saj në operacionet e shpëtimit dhe të lehtësimit, sipas planeve të hartuara më parë, si dhe planeve të përbashkëta me institucionet e tjera për çështje të mbrojtjes civile.

  123. 2. Detyrat e saj përfshijnë mbrojtjen e zonës së emergjencës civile, ruajtjen e rendit publik, procesin e identifikimit dhe të informimit rreth të dëmtuarve dhe viktimave, largimin e tyre nga zona e emergjencës, si dhe detyra të tjera që dalin në zbatim të legjislacionit në fuqi për Policinë e Shtetit.

  124. 3. Kur policia merr pjesë në operacionet e shpëtimit dhe në raste të tjera të fatkeqësive, forcat e saj komandohen nga eprorët e tyre. Neni 36 Shërbimi i Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimit

  125. 1. Shërbimi i Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimit është pjesë përbërëse e forcave operacionale në gatishmëri të përhershme dhe vepron për shuarjen e zjarreve, për kërkimin dhe shpëtimin e njerëzve në zonat e emergjencës civile dhe për lehtësimin e pasojave nga fatkeqësitë natyrore ose nga fatkeqësitë e tjera.

  126. 2. Në rastet kur shërbimi zjarrfikës merr pjesë në operacionet e shpëtimit dhe në raste të tjera të fatkeqësive, personeli i shërbimit zjarrfikës komandohet nga drejtuesit e tyre përkatës. Neni 37 Shërbimi i Urgjencës Mjekësore dhe strukturat e tjera të shërbimit shëndetësor

  127. 1. Veprimtaria e Shërbimit të Urgjencës Mjekësore në fushën e mbrojtjes civile rregullohet sipas legjislacionit në fuqi për shërbimin e urgjencës mjekësore dhe për kujdesin shëndetësor në Republikën e Shqipërisë.

  128. 2. Shërbimi i Urgjencës Mjekësore është pjesë përbërëse e forcave operacionale dhe vepron për dhënien e ndihmës së parë në zonën e emergjencës civile dhe për transportimin e të dëmtuarve për në qendrat spitalore. Neni 38 Shërbimi i vullnetarëve për mbrojtjen civile

  129. 1. Çdo shtetas i Republikës së Shqipërisë kontribuon vullnetarisht në menaxhimin e fatkeqësive dhe në zvogëlimin e pasojave të tyre.

  130. 2. Vullnetarët mund të ofrohen individualisht apo në grupe të organizuara, si struktura jofitimprurëse, por në të gjitha rastet, në varësi të situatave të krijuara dhe të nevojave të sistemit 17 të mbrojtjes civile, detyrat e tyre caktohen nga institucionet apo strukturat qendrore dhe vendore të mbrojtjes civile.

  131. 3. Trajtimi i vullnetarëve për angazhimin e tyre në aktivitete të mbrojtjes civile apo në operacionet e parandalimit dhe të përballimit të fatkeqësive miratohen me vendim të Këshillit të Ministrave, me propozim të ministrit. KREU IV GJENDJA E FATKEQËSISË NATYRORE DHE MASAT E JASHTËZAKONSHME Neni 39 Gjendja e fatkeqësisë natyrore

  132. 1. Këshilli i Ministrave mund të vendosë, për një periudhë jo më të gjatë se 30 ditë, gjendjen e fatkeqësisë natyrore në një pjesë ose në të gjithë territorin e vendit.

  133. 2. Zgjatja e gjendjes së fatkeqësisë natyrore, sipas përcaktimit të bërë në pikën 1, të këtij neni, mund të bëhet vetëm me miratimin e Kuvendit. Neni 40 Kategorizimi i emergjencave civile

  134. 1. Emergjencat civile kategorizohen në: a) emergjenca civile vendore, që vijnë si pasojë e fatkeqësive që ndodhin në një bashki dhe mund të përballohen me anë të veprimeve të strukturave kompetente të saj; b) emergjenca civile rajonale, që vijnë si pasojë e fatkeqësive që ndodhin në më shumë se një bashki që, për shkak të natyrës, shkallës dhe shtrirjes së tyre, kërkojnë ndërhyrjen e koordinuar të disa bashkive ose qarqeve; c) emergjenca civile kombëtare, që vijnë si pasojë e fatkeqësive që, për shkak të intensitetit, të shkallës dhe të shtrirjes së tyre, kërkojnë ndërhyrje të menjëhershme të të gjitha institucioneve të mbrojtjes civile, qendrore e vendore, edhe me masa të jashtëzakonshme, nëse është e nevojshme.

  135. 2. Pavarësisht nga kategoria e emergjencës apo e fatkeqësisë natyrore, Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile duhet të ketë informacionin faktik mbi situatën dhe efektet e pritshme të saj dhe të ketë gati masat, në përputhje me llojin e emergjencës, për ta përdorur në rast të shterimit të të gjitha kapaciteteve të autoriteteve përgjegjëse për përballimin e situatës, në bazë të kategorizimit të bërë në pikën 1, të këtij neni.

  136. 3. Kriteret dhe procedurat për shpalljen e gjendjes së fatkeqësisë natyrore miratohen me vendim të Këshillit të Ministrave, me propozim të ministrit. Neni 41 E drejta e kompensimit

  137. 1. Shteti shqiptar përgjigjet për dëmet që shkaktohen nga pasojat e një fatkeqësie.

  138. 2. Dëmet përballohen nga vetë bashkitë e prekura nga fatkeqësia, nëpërmjet fondit të dedikuar për mbrojtjen civile.

  139. 3. Në rast se bashkitë nuk kanë fonde të mjaftueshme për kompensimin, atëherë i planifikojnë ato për vitin pasardhës, deri në masën e kompensimit të subjekteve të dëmtuara.

  140. 4. Në rast se vlera e kompensimit tejkalon 8 % të buxhetit të bashkisë, KMC-ja vendos që kompensimi të kryhet nga AKMC-ja.

  141. 5. Në çdo rast, kur shpallet gjendja e fatkeqësisë natyrore, kompensimi mund të bëhet me vendim të veçantë të Këshillit të Ministrave, me propozim të ministrit. 18

  142. 6. Masa e kompensimit të dëmeve, procedurat, afatet, strukturat shtetërore përgjegjëse për vlerësimin e dëmeve, si dhe pasuritë dhe subjektet që kompensohen miratohen me vendim të Këshillit të Ministrave. Neni 42 Masat e jashtëzakonshme Gjatë gjendjes së fatkeqësisë natyrore mund të vendosen dhe të zbatohen masa të jashtëzakonshme për përballimin dhe lehtësimin e pasojave të fatkeqësisë, si më poshtë:

  143. 1. Për institucionet publike: a) marrjen e masave organizative dhe administrative për përballimin e gjendjes së fatkeqësisë natyrore; b) detyrimin për përdorimin e burimeve financiare të parashikuara në buxhetin vjetor, si dhe rivlerësimin e buxhetit vjetor, në përputhje me kryerjen e shpenzimeve shtesë të paparashikuara; c) detyrimin për vënien në dispozicion të burimeve njerëzore dhe logjistike; ç) caktimin e objekteve shtetërore në përgjegjësinë e tyre të administrimit, që mund të vihen në dispozicion për strehimin e popullsisë së evakuuar; d) masa të tjera që ndihmojnë në përballimin dhe lehtësimin e pasojave të fatkeqësisë.

  144. 2. Për strukturat operacionale të sistemit të mbrojtjes civile: a) vendosjen dhe zbatimin e masave të veçanta për garantimin dhe rritjen e sigurisë së shtetasve në zonat e prekura nga fatkeqësia; b) sipas rastit, aktivizimin dhe organizimin e procedurës së evakuimit të detyruar për popullsinë e rrezikuar; c) sipas rastit, organizimin dhe zbatimin e gjendjes së karantinës për popullsinë ose subjektet e prekura; ç) detyrimin për organizimin e kontrollit të njëanshëm ose në bashkëpunim me komunitetin të banesave dhe objekteve private për gjetjen e të mbijetuarve dhe të viktimave të fatkeqësisë, si dhe procedurat e detyruara për kryerjen e shërbimeve funerale; d) sipas rastit, organizimin e procesit të eliminimit dhe të groposjes së detyruar të kafshëve dhe të çdo materiali tjetër që përbën burim infeksioni, epidemie masive, ndotjeje masive, burim radiacioni.

  145. 3. Për subjektet private: a) detyrimin për respektimin e procedurave dhe të masave për evakuimin e detyruar dhe strehimin e të evakuuarve; b) detyrimin për të informuar lidhur me të dhënat që ndihmojnë institucionet dhe strukturat e mbrojtjes civile në përballimin e gjendjes së fatkeqësisë; c) përfshirjen në detyra të veçanta, në përputhje me përgatitjen, aftësitë dhe me nevojën për të ndihmuar në kapërcimin e gjendjes së fatkeqësisë natyrore; ç) mbylljen e përkohshme të veprimtarive të subjekteve private, detyrimin për kryerjen e shërbimeve të ndryshme në funksion të përballimit të fatkeqësive, detyrimin për prodhimin e artikujve të emergjencës. Kompensimi në raste të tilla, kryhet nga buxheti i shtetit, programi “Emergjencat civile”, donacione të ndryshme dhe burime të tjera.

  146. 4. Për shtetasit: a) detyrimin për zbatimin e urdhrave, të masave dhe të udhëzimeve të autoriteteve të mbrojtjes civile, si dhe ndjekjen e procedurave të kërkuara, në mënyrë të veçantë për evakuimin e detyruar; b) detyrimin për të informuar lidhur me të dhënat që ndihmojnë institucionet publike dhe strukturat e mbrojtjes civile në përballimin e gjendjes së fatkeqësisë; 19 c) përfshirjen në detyra të veçanta, në përputhje me përgatitjen, aftësitë dhe me nevojën për të ndihmuar në kapërcimin e gjendjes së fatkeqësisë natyrore. KREU V MBROJTJA E INFRASTRUKTURËS KRITIKE DHE E TRASHËGIMISË KULTURORE Neni 43 Infrastruktura kritike

  147. 1. Infrastruktura kritike përbëhet nga: a) sistemet e prodhimit, të transmetimit dhe të shpërndarjes së energjisë; b) prodhimi, rafinimi, trajtimi, magazinimi dhe shpërndarja e gazit nëpërmjet tubacioneve; c) nafta dhe prodhimi i produkteve të saj, magazinimi dhe shpërndarja nëpërmjet tubacioneve; ç) telekomunikacioni (rrjetet, sistemet); d) furnizimi me ujë; dh) bujqësia, prodhimi dhe shpërndarja e ushqimit; e) shëndeti publik (spitalet, qendrat shëndetësore dhe ambulancat); ë) sistemet e transportit (furnizimi me lëndë djegëse, rrjeti hekurudhor, aeroportet, portet, transporti i brendshëm); f) shërbimet financiare (bankare, kleringu); g) shërbimet e sigurisë dhe të mbrojtjes.

  148. 2. Institucionet publike, strukturat qendrore dhe vendore apo subjektet private që kanë në administrim apo pronësi infrastrukturë kritike: a) sigurojnë funksionimin normal të saj në kushte normale dhe në rastet e fatkeqësive; b) hartojnë dhe përditësojnë dokumentin e vlerësimit të riskut nga fatkeqësitë, si edhe planin për emergjencat civile, të cilat i paraqesin në Agjencinë Kombëtare të Mbrojtjes Civile për qëllime planifikimi dhe analizimi. Neni 44 Infrastruktura kritike me efekt ndërkufitar

  149. 1. Ministritë, në përputhje me fushën e tyre të përgjegjësisë, identifikojnë infrastrukturën kritike me efekt ndërkufitar dhe informojnë Agjencinë Kombëtare të Mbrojtjes Civile dhe subjektin përkatës në lidhje me kategorizimin si të tillë.

  150. 2. Shteti shqiptar informon shtetet e tjera që mund të preken nga ndërprerja ose shkatërrimi i infrastrukturës së tij kritike, me efekt ndërkufitar në lidhje me identitetin dhe arsyet për përcaktimin e saj si të tillë, angazhohet në diskutime dypalëshe dhe/ose shumëpalëshe me këto shtete dhe i informon ato në kohë në raste të emergjencave. Neni 45 Mbrojtja e vlerave të trashëgimisë kulturore nga fatkeqësitë Çdo objekt që është pjesë e tërësisë së vlerave të trashëgimisë kulturore e historike, të luajtshme apo të paluajtshme, gjatë fatkeqësive gëzon mbrojtje nga shteti, në përputhje me legjislacionin në fuqi mbi trashëgiminë kulturore. KREU VI PARALAJMËRIMI I HERSHËM, MONITORIMI, NJOFTIMI DHE ALARMI 20 Neni 46 Paralajmërimi i hershëm, monitorimi dhe njoftimi

  151. 1. Paralajmërimi i hershëm, monitorimi dhe njoftimi realizohen nga institucione dhe struktura të caktuara, organizimi dhe funksionimi i të cilave rregullohet me akte të ndryshme ligjore dhe nënligjore.

  152. 2. Në kuadër të mbrojtjes civile, këto institucione dhe struktura bashkëpunojnë me institucionet dhe strukturat e sistemit të mbrojtjes civile dhe për këtë qëllim kryejnë këto detyra: a) identifikojnë, mbledhin, përpunojnë, analizojnë, si dhe komunikojnë të dhënat që kanë të bëjnë me rreziqet e menjëhershme dhe ato të pritshme; b) identifikojnë dhe monitorojnë dukuritë që paraqesin rrezik, duke njoftuar institucionet dhe strukturat përkatëse; c) njoftojnë dhe raportojnë menjëherë Agjencinë Kombëtare të Mbrojtjes Civile lidhur me dukuri e ngjarje, sipas fushës së tyre të përgjegjësisë, të evidentuara ose të mundshme për t’u shfaqur në një periudhë kohe të shkurtër, të cilat përbëjnë ose mund të kthehen në risqe për komunitetin.

  153. 3. Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile këshillohet nga institucione dhe struktura të caktuara, organizimi dhe funksionimi i të cilave rregullohen me akte të ndryshme ligjore dhe nënligjore. Neni 47 Numri i unifikuar i thirrjeve emergjente 112

  154. 1. Numri i unifikuar i thirrjeve emergjente 112 siguron komunikim, paralajmërim të hershëm, njoftim, alarm, informim, koordinim, vendimmarrje, aktivizim dhe ndërhyrje të integruar të strukturave operacionale në përballimin e aksidenteve dhe të situatave emergjente që mund të ndodhin në të gjithë vendin.

  155. 2. Numri 112 futet pa pagesë në rrjetet telefonike publike, si dhe në rrjetet digjitale të shërbimeve të integruara dhe shërbimet publike mobile, si numri i vetëm evropian i thirrjeve emergjente.

  156. 3. Ngritja dhe funksionimi i sistemit të numrit të unifikuar të thirrjeve emergjente 112 miratohen me vendim të Këshillit të Ministrave, me bashkëpropozim të ministrit përgjegjës për emergjencat civile dhe të ministrit përgjegjës për punët e brendshme. Neni 48 Mbledhja dhe përpunimi i të dhënave të humbjeve nga fatkeqësitë

  157. 1. Institucionet publike dhe subjektet private, në bazë të kërkesës së Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, janë të detyruara t’i japin të dhëna mbi humbjet nga fatkeqësitë, të cilat shërbejnë për zvogëlimin e riskut nga fatkeqësitë dhe mbrojtjen civile.

  158. 2. Baza e të dhënave të humbjeve nga fatkeqësitë krijohet dhe funksionon pranë Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, sipas përcaktimit për mënyrën e mbledhjes dhe administrimit të dhënave të humbjes nga fatkeqësitë, të bërë me vendim të Këshillit të Ministrave, me propozim të ministrit. Neni 49 Informimi i publikut

  159. 1. Institucionet publike dhe strukturat qendrore dhe vendore, të përcaktuara në këtë ligj, informojnë publikun për fatkeqësitë dhe masat për përballimin e tyre. 21

  160. 2. Subjektet shtetërore dhe private të prodhimit të energjisë elektrike, të menaxhimit të ujërave, kompanitë që përdorin sisteme hidrike dhe grumbullim të mbetjeve duhet të njoftojnë dhe paralajmërojnë në kohë Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, institucionet qendrore dhe vendore, si edhe komunitetin rreth rreziqeve nga ushtrimi i aktivitetit të tyre.

  161. 3. Subjektet me aktivitet prodhimin, përdorimin, trajtimin dhe magazinimin e substancave të rrezikshme, janë të detyruara të marrin të gjitha masat e nevojshme për të parandaluar aksidente të mëdha dhe për të kufizuar pasojat e tyre për shëndetin e njeriut dhe mjedisin. Në rast aksidenti ato duhet të njoftojnë dhe të japin alarmin për komunitetin e rrezikuar dhe të njoftojnë te numri i unifikuar i thirrjeve emergjente 112, Agjencinë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, numrat e tjerë të emergjencave apo dhe tek autoritetet e tjera, sipas ligjit.

  162. 4. Kapacitetet për paralajmërimin e hershëm, njoftimin dhe alarmin, tё subjekteve të përcaktuara në pikat 2 dhe 3, të këtij neni, duhet të bëhen pjesë e sistemit publik të paralajmërimit të hershëm, njoftimit dhe alarmit të Republikës së Shqipërisë.

  163. 5. Subjektet publike e private radiotelevizive, kombëtare e lokale, janë të detyruara që të bashkëveprojnë ndërmjet tyre me institucionet shtetërore, si dhe me organizatat jofitimprurëse për përdorimin e burimeve të komunikimeve elektronike, për përballimin e fatkeqësive: a) duke vendosur pajisje të komunikimit tokësor e satelitor; b) duke shpërndarë njoftime për fatkeqësitë, veçanërisht te komuniteti që rrezikohet më tepër; c) duke ndërprerë programet e tyre për të dhënë mesazhe të rëndësishme për mbrojtjen civile nga autoritetet e përcaktuara në këtë ligj.

  164. 6. Shteti duhet të ndërmarrë të gjitha hapat e nevojshёm për të siguruar që disponueshmëria e rrjeteve publike telefonike fikse dhe e shërbimeve publike fikse të ruhet në rast të avarive katastrofike të rrjetit ose në rastet e forcave madhore.

  165. 7. Në rast të rrethanave të përmendura në pikën 6, tё kёtij neni, organet përkatëse duhet të bëjnë çdo përpjekje për të mbajtur nivelin më të lartë të shërbimit për të përmbushur çdo prioritet të përcaktuar nga autoritetet kompetente.

  166. 8. Në rastet e fatkeqësive, mediat dhe organet e tjera të informimit publik, të përcaktuara me ligj, janë të detyruara t’u referohen burimeve zyrtare për njoftime lidhur me numrin e viktimave, listën e emrave dhe të parashikimeve të mëtejshme për mundësinë e ndodhjes së ngjarjeve të tjera, duke shmangur transmetimin e informacioneve sensitive, si dhe duke mos krijuar panik te publiku, në asnjë rast.

  167. 9. Në çdo rast, kur media informon publikun mbi fatkeqësitë dhe kur këto informacione nuk u referohen burimeve zyrtare, ajo duhet të citojë burimin e informacionit. Neni 50 Alarmi

  168. 1. Sinjali i alarmit për njoftimin e hershëm të popullsisë për marrjen e masave të menjëhershme për mbrojtjen nga fatkeqësitë, në varësi të shkallës së rrezikut dhe të shtrirjes territoriale, aktivizohet nga Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile, prefekti i qarkut ose kryetari i bashkisë.

  169. 2. Llojet e sinjaleve testohen, me qëllim që të jenë të komunikueshme për kategoritë e mëposhtme të personave: a) me vështirësi në dëgjim, me anë të shenjave pamore; b) me vështirësi në shikim, me anë të sinjaleve akustike dhe të prekshme; c) me kufizime intelektuale, në formate të thjeshtuara, përmes mesazheve me piktograme ose gjuhë e thjeshtë në media.

  170. 3. Drejtuesit e subjekteve private, që janë të detyruar të instalojnë mjete dhe sisteme të dhënies së alarmit në objektet ku ushtrojnë aktivitetin e tyre, i aktivizojnë ato kur: 22 a) evidentohen ngjarje të rrezikshme nga veprimtaria që ato ushtrojnë, ose në territorin ku shtrihet veprimtaria, duke njoftuar njëkohësisht dhe autoritetet përgjegjëse; b) kjo gjë u kërkohet nga kryetari i bashkisë në territorin e së cilës ushtrohet veprimtaria përkatëse, prefekti i qarkut ose drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile.

  171. 4. Llojet e sinjaleve të alarmit, numri dhe mënyra e përdorimit të tyre, në rastet e fatkeqësive, miratohen me vendim të Këshillit të Ministrave, me propozim të ministrit. Neni 51 Detyrime për funksionimin e mjeteve dhe të pajisjeve të paralajmërimit të hershëm, monitorimit, njoftimit dhe alarmit

  172. 1. Subjektet private, të identifikuara si të përshtatshme nga strukturat përgjegjëse, duhet të lejojnë, për qëllime të paralajmërimit të hershëm, të monitorimit, njoftimit dhe alarmit, instalimin në objektet në pronësi të tyre, të mjeteve dhe sistemeve të dhënies së alarmit, si dhe të lejojnë aksesin, për mirëmbajtje dhe vëzhgim, për qëllime të mbrojtjes civile.

  173. 2. Kompanitë e furnizimit me energji elektrike duhet të sigurojnë furnizim të pandërprerë për mjetet dhe pajisjet e sistemit të paralajmërimit të hershëm, monitorimit, njoftimit dhe alarmit.

  174. 3. Kriteret për identifikimin e subjekteve private, strukturat përgjegjëse për identifikimin e tyre, si dhe rregullat për realizimin e bashkëpunimit ndërmjet tyre miratohen me vendim të Këshillit të Ministrave, me propozim të ministrit. Neni 52 Institucionet e arsimit të lartë, institucionet kërkimore-shkencore dhe entet e ndryshme publike e private

  175. 1. Institucionet e arsimit të lartë, institucionet kërkimore-shkencore, entet e ndryshme publike e private, si dhe organizatat e tjera të angazhuara në punë kërkimore e shkencore: a) njoftojnë Agjencinë Kombëtare të Mbrojtjes Civile rreth kërkimeve dhe gjetjeve shkencore, në lidhje me zvogëlimin e riskut nga fatkeqësitë dhe mbrojtjen civile; b) kryejnë veprimtari kërkimore-shkencore në interes të mbrojtjes civile, si dhe, kur u kërkohet nga Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile, informojnë institucionet përkatëse lidhur me rezultatet e tyre; c) angazhojnë kapacitetet njerëzore dhe teknike për nevojat e strukturave të mbrojtjes civile; ç) promovojnë veprimtaritë kërkimore-shkencore në bashkëpunim me strukturat e mbrojtjes civile, në shërbim të mbrojtjes civile.

  176. 2. Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile, institucione dhe struktura të tjera të mbrojtjes civile nxisin dhe, nëse nevojitet, sigurojnë mbështetje financiare për veprimtari kërkimore- shkencore për zvogëlimin e riskut nga fatkeqësitë dhe mbrojtjen civile, sipas pikës 1, të këtij neni. KREU VII BASHKËPUNIMI NDËRKOMBËTAR Neni 53 Bashkëpunimi ndërkombëtar

  177. 1. Bashkëpunimi ndërkombëtar në fushën e zvogëlimit të riskut nga fatkeqësitë dhe të mbrojtjes civile mbështetet në këtë ligj, marrëveshjet ndërkombëtare të ratifikuara dhe dokumente të tjera, si dhe përfshin: a) shkëmbimin e të dhënave dhe të informacioneve rreth zvogëlimit të riskut nga fatkeqësitë dhe mbrojtjen civile me autoritetet kompetente të vendeve të tjera dhe me organizatat ndërkombëtare, në veçanti me vendet me të cilat ndajnë risqe të përbashkëta ndërkufitare; 23 b) komunikimin me të gjitha autoritetet kompetente dhe organizatat ndërkombëtare në kohë të qetë, si edhe komunikimin me autoritetet kompetente të vendeve të tjera që mund të preken nga një fatkeqësi dhe organizatat ndërkombëtare, sipas rastit, në rastet e emergjencave që mund të shkaktojnë efekte ndërkufitare, si edhe për kërkimin dhe marrjen e ndihmës ndërkombëtare; c) koordinimin e kalimit të kufirit shtetëror në rastin e marrjes dhe dhënies së ndihmës ndërkombëtare, si edhe në rastet e ushtrimeve apo të stërvitjeve të ndryshme; ç) koordinimin e shpërndarjes së asistencës ndërkombëtare në territorin e Republikës së Shqipërisë, në përputhje me legjislacionin në fuqi; d) bashkërendimin e aktiviteteve të forcave ndërkombëtare në territorin e Republikës së Shqipërisë; dh) përgatitjen dhe organizimin e veprimtarive të ndryshme ndërkombëtare; e) përgatitjen dhe implementimin e marrëveshjeve ndërkombëtare në fushën e zvogëlimit të riskut nga fatkeqësitë dhe mbrojtjen civile; ë) identifikimin apo krijimin e moduleve dhe të kapaciteteve të tjera të përgjigjes emergjente, mbajtjen në gatishmëri dhe përmirësimin e ndërveprueshmërisë së tyre, duke marrë parasysh praktikat më të mira në nivelin e shteteve anëtare të BE-së dhe në nivelin ndërkombëtar për angazhimin e tyre në një njoftim shumë të shkurtër për të përmbushur ndërhyrjen prioritare, ose nevojat për mbështetje të shteteve të tjera në rastet e emergjencave të mëdha.

  178. 2. Apeli për asistencë, drejtuar organizmave ndërkombëtarё dhe shteteve të tjera, në rastet e shpalljes së gjendjes së fatkeqësisë natyrore, bëhet nga ministria përgjegjëse për punët e jashtme dhe për rastet e tjera bëhet nga ministria.

  179. 3. Pranimi i asistencës ndërkombëtare bëhet nga ministria në bashkëpunim me ministrinë përgjegjëse për punët e jashtme.

  180. 4. Kërkesa e specifikuar për nevojat për asistencë dhe raportet periodike të situatës për Qendrën Evropiane të Koordinimit të Emergjencave, për Qendrën Euroatlantike të Koordinimit të Përgjigjes për Fatkeqësitë, si dhe koordinimi i asistencës së ofruar kryhen nga ministria në koordinim me ministrinë përgjegjëse për punët e jashtme dhe, sipas rastit, edhe me ministritë e tjera. Neni 54 Marrja e asistencës ndërkombëtare

  181. 1. Asistenca ndërkombëtare është mbështetje që shtetet e tjera dhe donatorët e huaj japin për parandalimin dhe përballimin e situatës së krijuar nga fatkeqësitë.

  182. 2. Asistenca ndërkombëtare duhet të sigurohet në përputhje me parimet e humanizmit, të barazisë dhe të paanshmërisë.

  183. 3. Në rastet e fatkeqësive, të gjitha institucionet qendrore e vendore duhet të informojnë ministrin në lidhje me të gjitha aspektet e asistencës ndërkombëtare.

  184. 4. Autoriteti përgjegjës për koordinimin e mbështetjes së vendit pritës, në rastet e shpalljes së gjendjes së fatkeqësisë natyrore, është Komiteti Ndërministror i Emergjencave Civile, ndërsa në rastet e tjera është AKMC-ja. Neni 55 Kalimi i kufirit

  185. 1. Kalimi i kufirit shtetëror nga ekipet vendase apo të huaja, si dhe logjistikës së tyre, në kuadër të asistencës ndërkombëtare për parandalimin dhe përballimin e fatkeqësive, kryhet me procedura të përshpejtuara dhe të lehtësuara, sipas legjislacionit në fuqi.

  186. 2. Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile, me qëllim marrjen dhe dhënien e asistencës ndërkombëtare, bashkëpunon me institucionet dhe strukturat e tjera të mbrojtjes civile, vendet e 24 tjera dhe organizatat ndërkombëtare, për koordinimin e kalimit të kufirit shtetëror dhe kalimin tranzit të kufirit të vendeve të treta. Neni 56 Dhënia e asistencës jashtë kufijve të Republikës së Shqipërisë

  187. 1. Shteti shqiptar, bazuar në marrëveshjet ndërkombëtare dhe aktet e nënshkruara, në përputhje me mundësitë dhe kapacitetet që ka, ofron asistencë për menaxhimin e fatkeqësive në vendet e tjera.

  188. 2. Asistenca për vendet e tjera, për parandalimin dhe përballimin e fatkeqësive, mund të jetë me ekipe, mallra ushqimore dhe joushqimore, asistencë teknike, pajisje, si dhe në vlerë monetare. Ajo mund të konsistojë edhe në ekspertë, të cilët mund të thirren për të shërbyer në shtetet e prekura nga një emergjencë, në një ekip vlerësimi dhe/ose koordinimi. Si burim asistence mund të jenë edhe organizatat joqeveritare apo subjekte të tjera private.

  189. 3. Në operacionet e mbrojtjes dhe të shpëtimit në vendet e tjera dërgohen vetëm persona të aftë dhe të trajnuar, të cilët kanë pranuar me shkrim pjesëmarrjen. Modulet që përbëhen vetëm nga burimet shtetërore ose ato të përbashkëta me shtete të tjera, grupet e mbështetjes dhe të asistencës teknike, kapacitetet e tjera të përgjigjes dhe ekspertët e tyre, si dhe ekipet që do të marrin pjesë në asistencën ndërkombëtare, duhet të deklarohen dhe regjistrohen në një kohë sa më të shkurtër në Kapacitetin e Mbrojtjes Civile Evropiane.

  190. 4. Ato duhet të jenë në gjendje të kryejnë detyrat e paracaktuara në fushat e përgjigjes, në përputhje me udhëzimet ndërkombëtare dhe të mund të operojnë me kapacitetet e tjera ndërkombëtare në përgjigje të fatkeqësive, të cilat mbështesin vendin e prekur. Për këtë arsye, ato duhet të jenë në gjendje të bashkëpunojnë me organet e tjera të BE-së dhe/ose institucionet ndërkombëtare, veçanërisht me Kombet e Bashkuara, sipas rastit. KREU VIII TË DREJTAT DHE DETYRIMET E SHTETASVE Neni 57 Të drejtat e shtetasve

  191. 1. Shtetasit kanë të drejtë të informohen në mënyrë të përhershme dhe të përditësuar për risqet nga fatkeqësitë, si edhe për masat e nevojshme dhe ato të marra për menaxhimin e tyre.

  192. 2. Shtetasit kanë të drejtë të kërkojnë mbrojtjen e jetës së tyre dhe të pronës nga strukturat e mbrojtjes civile, sigurimin e kushteve për jetesë kur janë prekur nga fatkeqësia, deri në momentin e rikthimit në gjendje normale. Prioritet kanë shtetasit më të rrezikuar, si fëmijët, të moshuarit, personat me aftësi të kufizuara dhe gratë.

  193. 3. Shtetasit kanë të drejtën e kompensimit për mjediset private dhe mjetet e vëna në dispozicion, humbjet, si dhe për dëmin e shkaktuar nga ekzekutimi i punimeve në pasuritë e tyre të paluajtshme.

  194. 4. Kompensimi kryhet rast pas rasti, me vendim të Këshillit të Ministrave, me propozim të ministrit. Neni 58 Detyrimet e shtetasve Në kuadër të mbrojtjes nga fatkeqësitë, çdo shtetas është i detyruar: a) për çdo fatkeqësi të identifikuar nga ana e tij, të informojë menjëherë numrin e unifikuar të thirrjeve emergjente 112, Agjencinë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, numrat e tjerë të emergjencave, si dhe në çdo mënyrë tjetër të përshtatshme; 25 b) të respektojë udhëzimet, të zbatojë urdhrat e masat dhe të ndjekë procedurat e kërkuara nga strukturat e mbrojtjes civile; c) të marrë masa për mbrojtjen vetjake dhe mbrojtjen e personave të tjerë, jeta apo shëndeti i të cilëve është në rrezik, duke mos rrezikuar jetën dhe shëndetin e tij; ç) për qëllime të mbrojtjes civile, me kërkesë të drejtuesve të institucioneve apo të strukturave të mbrojtjes civile, të lejojë kryerjen e punimeve në pasurinë e paluajtshme, si dhe të vendosë në dispozicion mjediset dhe mjetet private. Neni 59 Kategoritë e përjashtuara Përjashtohen nga detyrimi për t’u angazhuar në operacione për parandalimin dhe përballimin e fatkeqësive: a) personat me aftësi të kufizuara dhe personat që kujdesen për ta; b) personat me probleme shëndetësore; c) gratë shtatzëna, nënat me fëmijë nën 10 vjeç dhe prindërit e vetëm me fëmijë nën moshën 15 vjeç; ç) personat nën 18 dhe mbi 65 vjeç. KREU IX TË DREJTAT DHE DETYRIMET E SUBJEKTEVE PRIVATE DHE TË ORGANIZATAVE JOFITIMPRURËSE Neni 60 Të drejtat e subjekteve private dhe të organizatave jofitimprurëse

  195. 1. Subjektet private kanë të drejtë të informohen në mënyrë të vijuar për risqet nga fatkeqësitë, si dhe për masat e nevojshme dhe ato të marra për menaxhimin e tyre.

  196. 2. Çdo subjekt privat, vendas apo i huaj, ka të drejtë të kërkojë mbrojtjen e tij dhe të pronës nga strukturat e mbrojtjes civile në rastet e fatkeqësive.

  197. 3. Shoqatat dhe organizata të tjera të shoqërisë civile, krahas të drejtës së informimit për fatkeqësitë, kanë të drejtë: a) të kryejnë studime për çështje të zvogëlimit të riskut nga fatkeqësitë dhe mbrojtjen civile; b) të paraqesin konkluzione pranë institucioneve dhe strukturave të mbrojtjes civile, në nivelin qendror dhe vendor, mbi studimet e kryera nga ato mbi zvogëlimit të riskut nga fatkeqësitë dhe mbrojtjen civile; c) të jenë partnerë në zbatimin e politikave të zvogëlimit të riskut nga fatkeqësitë.

  198. 4. Shoqatat dhe organizata të tjera të shoqërisë civile mund të marrin pjesë vullnetarisht në zbatimin e masave dhe të aktiviteteve për zvogëlimin e riskut nga fatkeqësitë, sikurse në përballimin e fatkeqësisë, pas miratimit të autoritetit përgjegjës. Neni 61 Detyrimet e subjekteve private

  199. 1. Subjektet private, vendase dhe të huaja, që ushtrojnë aktivitetin e tyre në territorin e Republikës së Shqipërisë, kanë këto detyra: a) të hartojnë dhe të përditësojnë plane të brendshme për emergjencat civile, të harmonizuara me planet e jashtme për emergjencat civile të bashkisë, apo bashkive dhe qarkut apo qarqeve, si edhe rregullore të brendshme, sipas rrezikshmërisë së proceseve teknologjike, kur 26 ato përdorin, prodhojnë dhe magazinojnë materiale të rrezikshme, karburante dhe derivate të tyre, gaze energjetike, si dhe kryejnë veprimtari me mjete të rrezikshme; b) të sigurojnë me shpenzimet e tyre pajisjet e alarmit për punonjësit e tyre dhe për komunitetin, si dhe të garantojnë funksionimin e tyre, kur ato kanë mbi 20 punëmarrës; c) të informojnë punonjësit e tyre për rreziqet e mundshme, t’u sigurojnë atyre kushte dhe mundësi për realizimin e mbrojtjes së tyre; ç) të njoftojnë dhe të japin alarmin për komunitetin e rrezikuar dhe të njoftojnë te numri i unifikuar i thirrjeve emergjente 112, Agjencinë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, numrat e tjerë të emergjencave, apo edhe autoritetet e tjera, sipas ligjit, në rastet e fatkeqësive; d) të sigurojnë trajnimin për punonjësit e tyre, për parandalimin dhe përballimin e fatkeqësive, kur ato kanë mbi 20 punëmarrës; dh) të bashkëpunojnë me strukturat e mbrojtjes civile dhe me njësitë e vetëqeverisjes vendore ku ata ushtrojnë veprimtarinë e tyre; e) të aktivizojnë shërbimin në përgjigje të situatës së krijuar nga fatkeqësia në këtë zonë dhe në ndihmë të subjekteve të tjera; ë) të vendosin në dispozicion të strukturave të mbrojtjes civile automjete, mjete, mjedise private, objekte, pajisje dhe burime energjetike, sipas kërkesës së strukturave të mbrojtjes civile; f) të vendosin pa pagesë, në dispozicion të Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile dhe të njësive të vetëqeverisjes vendore, të dhënat që ato disponojnë dhe që janë të nevojshme për përgatitjen e vlerësimit të riskut nga fatkeqësitë dhe planit për emergjencat civile.

  200. 2. Subjektet që zhvillojnë veprimtari, sipas përcaktimeve të bëra në shkronjën “a”, të pikës 1, të këtij neni, duhet të: a) bashkëpunojnë në informimin e publikut dhe mbajtjen e këtij informacioni të përditësuar, në veçanti atij të zonave në afërsi të subjektit dhe në dhënien e këtij informacioni autoritetit përgjegjës për përgatitjen e planeve të jashtme të emergjencës; b) krijojnë ekipe të mbrojtjes civile, të pajisura me mjete dhe të trajnuara në përputhje me këtë ligj.

  201. 3. Kur ato ushtrojnë aktivitetin e tyre në fondin pyjor e kullosor kombëtar, janë të detyruara të mbrojnë këto sipërfaqe nga zjarret, duke hartuar dhe përditësuar plane për mbrojtjen e këtyre sipërfaqeve nga zjarret, të harmonizuara me planet e jashtme për emergjencat civile të bashkisë apo bashkive dhe prefekturës apo prefekturave, si edhe rregullore të brendshme lidhur me këtë çështje. KREU X ARSIMIMI DHE TRAJNIMI Neni 62 Arsimimi

  202. 1. Arsimimi në nivelin parauniversitar siguron njohuri mbi mbrojtjen dhe parandalimin e fatkeqësive, në përputhje me profilin e tyre.

  203. 2. Ministria përgjegjëse për arsimin, në bashkëpunim me Agjencinë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, siguron përfshirjen në programet mësimore të njohurive për mbrojtjen civile. Neni 63 Kryerja e trajnimeve

  204. 1. Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile kryen trajnime për mbrojtjen civile për strukturat shtetërore, subjektet private dhe vullnetarët, sipas programit dhe moduleve të miratuara më parë nga ministri për këtë qëllim. 27

  205. 2. Nëpunësit e Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, struktura përkatëse të mbrojtjes civile të ministrive, prefektit të qarkut dhe të bashkive, përmirësojnë vazhdimisht aftësitë e tyre profesionale nëpërmjet trajnimeve, të financuara nga ana e tyre ose donatorëve të ndryshëm. KREU XI FINANCIMI Neni 64 Buxheti i mbrojtjes civile në institucionet qendrore

  206. 1. Buxheti i mbrojtjes civile të institucioneve qendrore përbëhet nga: a) buxheti i shtetit; b) buxheti vjetor i çdo ministrie, i parashikuar si zë më vete, për zvogëlimin e riskut të fatkeqësive dhe mbrojtjen civile.

  207. 2. Burimet e financimit të Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile përbëhen nga: a) buxheti i shtetit; b) donacione të ndryshme; c) burime të tjera që i lejon ligji.

  208. 3. Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile pranon, administron dhe përdor donacione financiare dhe burime të tjera financiare për mbrojtjen civile, në bazë të legjislacionit në fuqi. Neni 65 Buxheti i bashkive

  209. 1. Bashkitë, për zvogëlimin e riskut nga fatkeqësitë dhe mbrojtjen civile, si dhe kryerjen e detyrave në zbatim të këtij ligji, mbështeten në parashikimin minimal prej 4 për qind të totalit të buxhetit vjetor të tyre, të cilat sigurohen nga fondet e kushtëzuara të buxhetit të shtetit.

  210. 2. Bashkitë mund të planifikojnë fonde të tjera shtesë nga burimet financiare, si më poshtë: a) nga të ardhurat e veta vendore; b) nga fondet që u vijnë drejtpërdrejt nga ndarja e taksave dhe tatimeve kombëtare, huamarrja vendore, donacionet; c) si dhe burime të tjera të parashikuara në ligj.

  211. 3. Procedurat dhe kriteret e ndarjes dhe të përdorimit të fondit të kushtëzuar të buxhetit të shtetit për mbrojtjen civile miratohen me vendim të Këshillit të Ministrave. Neni 66 Fondi i solidaritetit

  212. 1. AKMC-ja, nëpërmjet një llogarie në një bankë të nivelit të dytë, krijon një fond solidariteti, për mbrojtjen civile, sipas parashikimeve të këtij ligji.

  213. 2. Ky fond përdoret për përballimin e situatave emergjente, në përputhje me parashikimet e legjislacionit të prokurimit publik.

  214. 3. Fondi i krijuar sipas pikës 1, të këtij neni, mund t’u transferohet njësive të vetëqeverisjes vendore, me kërkesën e tyre, sipas legjislacionit në fuqi. KREU XII INSPEKTIMI DHE KUNDËRVAJTJET ADMINISTRATIVE Neni 67 Inspektimi 28

  215. 1. Inspektimi për zbatimin e dispozitave të këtij ligji për mbrojtjen civile për institucionet dhe strukturat shtetërore dhe subjektet private kryhet nga inspektorët e AKMC-së, sipas dispozitave ligjore në fuqi për inspektimin.

  216. 2. Gjatë inspektimeve, inspektorët duhet të shqyrtojnë në veçanti: a) zbatimin e masave për parandalimin, gatishmërinë, përgjigjen ndaj fatkeqësive dhe rimëkëmbjen e pasojave të tyre; b) miratimin dhe përditësimin e dokumentit të strategjisë për zvogëlimin riskut nga fatkeqësitë, dokumentit të vlerësimit të riskut nga fatkeqësitë dhe planeve të emergjencave civile; c) planifikimin e fondeve nga institucionet publike dhe strukturat qendrore dhe vendore për marrjen e masave parandaluese dhe rehabilituese nga fatkeqësitë në objektet dhe infrastrukturën e tyre, sipas fushës së përgjegjësisë së tyre shtetërore; ç) organizimin dhe mirëmbajtjen e sistemeve të monitorimit, të paralajmërimit të hershëm, të njoftimit dhe të alarmit në fushën e veprimtarisë së tyre; d) krijimin, mirëmbajtjen dhe përditësimin e bazës së të dhënave të humbjeve nga fatkeqësitë në fushën e përgjegjësisë së tyre dhe shkëmbimin e informacioneve me Agjencinë Kombëtare të Mbrojtjes Civile; dh) zbatimin e detyrimeve ligjore, si edhe udhëzimeve të ndryshme të dhëna nga Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile. Neni 68 Kundërvajtjet administrative

  217. 1. Shkelja e njërës prej dispozitave të parashikuara në shkronjat “a”, ”b”, “ç” dhe “d”, të pikës 1, dhe shkronjat “a” e “b”, të pikës 2, të nenit 61, të këtij ligji, nga subjektet private, kur nuk përbën vepër penale, përbën kundërvajtje administrative dhe dënohet me gjobë nga 50 000 (pesëdhjetë mijë) - 100 000 (njëqind mijë) lekë.

  218. 2. Shkelja e njërës prej dispozitave të parashikuara në pikën 8, të nenit 14; shkronjat “a”, “b”, “c”, “ç” dhe “ë”, të pikës 2, të nenit 22; shkronjat “a”, “c”, “ç”, “d”, “ë”, “f”, “gj” dhe “h”, të pikës 2, të nenit 28; shkronjat “a”, “c”, “d”, “dh”, “e”, “ë”, “g” dhe “gj”, të nenit 30; pikat 3 dhe 4, të nenit 42; shkronja “b”, e pikës 2, të nenit 43; pikat 2, 3 dhe 5, të nenit 49; pikat 1 dhe 2, të nenit 51; shkronja “ç”, e nenit 58, të këtij ligji, nga titullarët e institucioneve shtetërore apo subjektet private, përbën kundërvajtje administrative dhe dënohet me gjobë nga 100 000 (njëqind mijë) - 500 000 (pesëqind mijë) lekë. Neni 69 Konstatimi i shkeljeve

  219. 1. Shkelja e dispozitave të këtij ligji, sipas përcaktimeve të bëra në nenin 68, konstatohet nga inspektori i Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile dhe mbahet procesverbali përkatës, sipas përcaktimeve të legjislacionit në fuqi për inspektimin.

  220. 2. Mënyra e konstatimit dhe e shqyrtimit të kundërvajtjeve administrative realizohen në bazë të legjislacionit në fuqi për kundërvajtjet administrative, ndërkohë që formati i procesverbalit të konstatimit të shkeljes miratohet me urdhër të drejtorit të Përgjithshëm të AKMC-së. Neni 70 Ankimi

  221. 1. Ankimi administrativ kundër gjobës së vendosur për shkeljen administrative paraqitet dhe shqyrtohet, sipas parashikimeve të Kodit të Procedurave Administrative dhe të legjislacionit 29 në fuqi për inspektimin, te Komisioni i Shqyrtimit të Kundërvajtjeve Administrative pranë Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile.

  222. 2. Përbërja e komisionit dhe procedura e shqyrtimit miratohen me urdhër të ministrit.

  223. 3. Kundër vendimit të komisionit mund të bëhet ankim, brenda 30 ditëve, në gjykatën kompetente për çështjet administrative, në përputhje me legjislacionin në fuqi. Neni 71 Ekzekutimi i vendimit Ekzekutimi i gjobave, në zbatim të këtij ligji, bëhet sipas legjislacionit në fuqi për kundërvajtjet administrative. KREU XIII DISPOZITA KALIMTARE DHE PËRFUNDIMTARE Neni 72 Nxjerrja e akteve nënligjore

  224. 1. Ngarkohet Këshilli i Ministrave që: a) brenda 2 vjetëve nga hyrja në fuqi e këtij ligji, të nxjerrë aktet nënligjore në zbatim të nenit 9, pika 3, nenit 10, pika 1, nenit 14, pika 4, neni 22, pika 4, neni 23, pikat 2 dhe 6, shkronja “d”, nenit 38, pika 3, nenit 40, pika 3, nenit 47, pika 3, nenit 48, pika 2, nenit 50, pika 4, dhe nenit 51, pika 3, të këtij ligji. b) brenda 1 viti nga hyrja në fuqi e këtij ligji, të nxjerrë aktet nënligjore në zbatim të nenit 20, pika 3, nenit 25, pika 3, nenit 26, pika 2, nenit 41, pika 6, dhe nenit 65, pika 2, të këtij ligji. c) brenda 6 muajve nga hyrja në fuqi e këtij ligji, të nxjerrë aktet nënligjore në zbatim të nenit 13, pika 7, dhe 23, pika 7, të këtij ligji.

  225. 2. Ngarkohet ministri përgjegjës për mbrojtjen civile që, brenda 1 viti nga hyrja në fuqi e këtij ligji, të nxjerrë aktet nënligjore në zbatim të neneve 23, pika 9, dhe 70, pika 2, të këtij ligji.

  226. 3. Ngarkohen prefektët e qarqeve që, brenda 3 vjetëve nga hyrja në fuqi e këtij ligji, të nxjerrin aktet nënligjore në zbatim të neneve 14, pika 5, 28, pika 2, shkronja “gj” dhe 29, pika 3, të këtij ligji.

  227. 4. Ngarkohen këshillat bashkiakë që, brenda 3 vjetëve nga hyrja në fuqi e këtij ligji, të nxjerrin aktet nënligjore në zbatim neneve 11, 14, pika 6 dhe 30, shkronja “a”, të këtij ligji.

  228. 5. Ngarkohen kryetarët e bashkive që, brenda 1 viti nga hyrja në fuqi e këtij ligji, të nxjerrin aktin nënligjor në zbatim të nenit 29, pika 3, të këtij ligji. Neni 73 Dispozita kalimtare

  229. 1. Drejtoria e Përgjithshme e Emergjencave Civile shndërrohet në Agjencinë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, me hyrjen në fuqi të këtij ligji.

  230. 2. Drejtoria e Përgjithshme e Emergjencave Civile do të vazhdojë të funksionojë, sipas strukturës ekzistuese, deri në miratimin e organizimit dhe të funksionimit të Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, sipas parashikimit të këtij ligji dhe miratimit të strukturës e të organikës, në përputhje me legjislacionin në fuqi.

  231. 3. Aktet nënligjore, të nxjerra në zbatim të ligjit nr. 8756, datë 26.3.2001, “Për emergjencat civile”, të ndryshuar, zbatohen për aq kohë sa nuk bien në kundërshtim me këtë ligj dhe shfuqizohen me nxjerrjen e akteve nënligjore në zbatim të këtij ligji. 30 Neni 74 Shfuqizime Ligji nr. 8756, datë 26.3.2001 “Për emergjencat civile”, i ndryshuar, shfuqizohet. Neni 75 Hyrja në fuqi Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare dhe i shtrin efektet financiare duke filluar nga data 1.1.2020. Miratuar në datën 18.7.2019 Shpallur me dekretin nr. 11241, datë 30.7.2019 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta 31

Law n. 45/2019 on civil protection · Nelum