Law n. 28/2022 on some additions and amendments to Law n. 10 463, dated 22.9.2011, on Integrated waste management
صدر في 2022-03-17 · النص بتاريخ 2026-10-01
القانون العام والإرشادات الرسمية منشورة بوصفها أبحاثاً. ليست مشورة قانونية أو ضريبية أو مالية.
البحث نفسه مكتوب بالإنجليزية. العناوين والوسوم مترجمة؛ أما النتائج والاقتباسات فغير مترجمة.
عن هذا القانون
- العنوان الأصلي
- Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 10 463, datë 22.9.2011, “Për menaxhimin e integruar të mbetjeve”, të ndryshuar.
- اللغة
- Albanian
- النوع
- قانون
- الدولة
- ألبانيا
- الموضوعات
- Waste and hazardous substances
- الكلمات المفتاحية
- offences/penalties, packaging/labelling, plastic, waste management
أين تقرؤه
النص
نص القانون نفسه، مادةً مادة، كما هو محفوظ. لكل مادة رابطها.
LIGJ Nr. 28/2022 PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR. 10 463, DATË 22.9.2011, “PËR MENAXHIMIN E INTEGRUAR TË MBETJEVE”, TË NDRYSHUAR Në mbështetje të neneve 78 dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave, KUVENDI I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË, VENDOSI: Në ligjin nr. 10 463, datë 22.9.2011, “Për menaxhimin e integruar të mbetjeve”, të ndryshuar, bëhen këto shtesa dhe ndryshime: Neni 1 Në nenin 3 pas pikës 38 shtohen pikat 38/1, 38/2, 38/3 dhe 38/4 me këtë përmbajtje: 38/1. “Plastik” është një polimer të cilit mund t’i jenë shtuar aditivë apo substanca nga lëndë të tjera dhe është i aftë të kryejë funksionin kryesor lidhës të komponentit strukturor të një qeseje mbajtëse. 38/2. “Qese plastike mbajtëse” është qesja mbajtëse, transportuese me ose pa vesh, e prodhuar nga plastika, me trashësi për çdo anë më të vogël se 70 mikronë dhe me kapacitet mbajtës më të vogël se 10 kilogramë. 38/3. “Qese plastike mbajtëse e oxo-degradueshme ose e oxo-biodegradueshme” është qesja plastike mbajtëse e prodhuar nga materiale që përfshijnë aditivë të cilët katalizojnë copëzimin e materialit plastik në mikro-fragmente. 38/4. “Qese plastike mbajtëse higjieno-sanitare” është qesja plastike mbajtëse apo transportuese pa vesh, e cila shërben për grumbullimin, paketimin dhe/ose transportimin e mbetjeve.”. Neni 2 Në nenin 16 pika 1 ndryshohet si më poshtë: “1. Masat e nevojshme që merr çdo person juridik apo fizik, i cili zhvillon, prodhon, përpunon, trajton, shet ose importon produkte (prodhuesi i produktit) mbi baza profesionale, për të mbajtur përgjegjësitë e zgjeruara të prodhuesit, miratohen me ligj të posaçëm.”. Neni 3 Në nenin 29 shtohet pika 3 me këtë përmbajtje: “3. Përveç nga sa parashikohet në pikat 1 dhe 2 të këtij neni, ndalohet përdorimi, hedhja në treg, prodhimi, importimi ose futja në territorin e Republikës së Shqipërisë e qeseve plastike mbajtëse, si dhe e qeseve plastike mbajtëse të oxo-degradueshme apo të oxo-biodegradueshme sipas përcaktimeve të këtij ligji. Këshilli i Ministrave, me propozim të ministrit, përcakton masat e hollësishme dhe institucionet shtetërore përgjegjëse për zbatimin e kësaj pike.”. Neni 4 Në nenin 62 pas pikës 25 shtohet pika 25/1 me këtë përmbajtje: “25/1. Çdo person që hedh në treg, prodhon, importon ose fut në territorin e Republikës së Shqipërisë qese plastike mbajtëse, si dhe qese plastike mbajtëse të oxo-degradueshme apo të oxo biodegradueshme, sipas përcaktimit të pikës 3 të nenit 29 të këtij ligji, dënohet me gjobë në vlerën 500 000 (pesëqind mijë) lekë dhe sekuestrimin e qeseve plastike të ndaluara. Kur personi i cili është dënuar me gjobë në vlerën 500 000 (pesëqind mijë) lekë dhe sekuestrimin e qeseve plastike të ndaluara konstatohet se hedh në treg, prodhon, importon ose fut në territorin e Republikës së Shqipërisë qese plastike mbajtëse, si dhe qese plastike mbajtëse të oxo-degradueshme apo të oxo-biodegradueshme sipas përcaktimit të pikës 3 të nenit 29 të këtij ligji, dënohet me gjobë në vlerën 1 500 000 (një milion e pesëqind mijë) lekë dhe sekuestrimin e qeseve plastike të ndaluara. Kur personi i cili është dënuar me gjobë në vlerën 1 500 000 (një milion e pesëqind mijë) lekë dhe sekuestrimin e qeseve plastike të ndaluara konstatohet se hedh në treg, prodhon, importon ose fut në territorin e Republikës së Shqipërisë qese plastike mbajtëse, si dhe qese plastike mbajtëse të oxo-degradueshme apo të oxo-biodegradueshme sipas përcaktimit të pikës 3 të nenit 29 të këtij ligji, dënohet me revokimin e lejes/licencës së prodhimit dhe sekuestrimin e qeseve plastike të ndaluara.”. Neni 5 Dispozitë kalimtare 1. Subjektet të cilat para hyrjes në fuqi të këtij ligji prodhojnë, importojnë ose hedhin në treg në territorin e Republikës së Shqipërisë qese plastike mbajtëse, si dhe qese plastike mbajtëse të oxo-degradueshme apo të oxo-biodegradueshme sipas përcaktimit të pikës 3 të nenit 29 të këtij ligji, ndalojnë ushtrimin e këtyre veprimtarive brenda datës 1 qershor 2022. 2. Subjektet të cilat fusin ose përdorin në territorin e Republikës së Shqipërisë qese plastike mbajtëse, si dhe qese plastike mbajtëse të oxo-degradueshme apo të oxo-biodegradueshme sipas përcaktimit të pikës 3 të nenit 29 të këtij ligji, ndalojnë ushtrimin e këtyre veprimtarive brenda datës 1 qershor 2022. 3. Ngarkohet Këshilli i Ministrave që brenda 1 muaji nga hyrja në fuqi e këtij ligji të nxjerrë aktin nënligjor në zbatim të pikës 3, të nenit 29, të këtij ligji. Neni 6 Shfuqizime Me hyrjen në fuqi të këtij ligji, çdo dispozitë ligjore që bie ndesh me përcaktimet e tij shfuqizohet. Neni 7 Hyrja në fuqi Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare. KRYETARE Lindita Nikolla Miratuar më datë 17.3.2022.