تخطَّ إلى المحتوى
Nelum
قوانين ألبانيا

Instruction No. 8 of 2013 on procedures for blocking, returning to the place of origin, destroying or improving unfit fertilizers

صدر في 2013-07-24 · النص بتاريخ 2026-10-01

القانون العام والإرشادات الرسمية منشورة بوصفها أبحاثاً. ليست مشورة قانونية أو ضريبية أو مالية.

البحث نفسه مكتوب بالإنجليزية. العناوين والوسوم مترجمة؛ أما النتائج والاقتباسات فغير مترجمة.

عن هذا القانون

اللغة
Albanian
النوع
لائحة
الدولة
ألبانيا
الموضوعات
Cultivated plants
الكلمات المفتاحية
fertilizers/nutrients, plant production, plant protection, inspection, international trade
الفئات
*, agriculture

أين تقرؤه

    لا يوجد رابط مصدر مسجل لهذا القانون.

النص

نص القانون نفسه، مادةً مادة، كما هو محفوظ. لكل مادة رابطها.

  1. UDHËZIM Nr. 8, datë 24.7.2013 PËR MËNYRËN DHE PROCEDURAT E BLLOKIMIT, TË KTHIMIT NË VENDIN E ORIGJINËS, TË ASGJËSIMIT OSE TË PËRMIRËSIMIT NË PËRPUTHJE ME TREGUESIT PËR PLEHRAT E PAPËRSHTATSHME Në mbështetje të nenit 102 pika 4 e Kushtetutës dhe të nenit 7 pika 2 të ligjit nr. 10 390, datë 3.3.2011 “Për plehrat e përdorimit për bimësinë”, Ministri i Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit, Ministri i Shëndetësisë dhe Ministri i Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave, UDHËZOJNË: 1. Masat që merren lidhur me plehrat e papërshtatshme 1.1 Kur të dhënat e specifikuara në certifikatën e analizës dhe të origjinës nuk përputhen me ato të kryera në laboratorin e analizave dhe kur në përbërjen e këtyre plehrave ka elemente kimike jashtë standardeve të miratuara, të cilat përbëjnë rrezik për sigurinë e shëndetin e njerëzve, të kafshëve e të bimëve, si dhe rrezikojnë mjedisin, atëherë plehu konsiderohet i papërshtatshëm. 1.2 Në rastet e vendosjes në treg të plehut të papërshtatshëm sipas përcaktimeve të pikës 1.1 të këtij kreu, plehu bllokohet dhe mund të kthehet në vendin e origjinës, të asgjësohet ose të përmirësohet në përputhje me treguesit e përcaktuar sipas legjislacionit në fuqi. Për çdo rast plotësohet procesverbali i inspektimit, akti i bllokimit dhe vendimi për procedurën e inspektimit sipas përcaktimit në shtojcat 1, 2 dhe 3 të këtij udhëzimi. 2. Procedurat në pikat e inspektimit kufitar 2.1 Në pikat e inspektimit kufitar kryhet kontrolli i dokumentacionit të plehut ose lëndës së parë për prodhimin e tij, të përcaktuar në ligjin nr. 10 390, datë 3.3.2011 “Për plehrat e përdorimit për bimësinë”. 2.2 Në rast se dokumentacioni i paraqitur nga prodhuesi, nuk është sipas kërkesave të ligjit nr. 10 390, datë 3.3.2011 “Për plehrat e përdorimit për bimësinë”, inspektori i pikës së inspektimit kufitar, vendos për ndalimin e përkohshëm të hyrjes në territorin e vendit të ngarkesës, derisa prodhuesi të plotësojë të gjithë dokumentacionin përkatës brenda afatit të përcaktuar nga inspektori. Inspektori plotëson procesverbalin e inspektimit përkatës sipas shtojcës 1 të këtij udhëzimi. 2.3. Kur prodhuesi, edhe pas kërkesës së inspektorit për plotësimin e këtij dokumentacioni, nuk e plotëson atë brenda afatit të përcaktuar në procesverbalin e inspektimit, atëherë inspektori i pikës së inspektimit kufitar vendos për kthimin e plehut në vendin e origjinës. Në këtë rast, njoftohet në mënyrë elektronike dhe Drejtoria e Përgjithshme e AKU-së dhe ngarkesa qëndron në terminalin doganor të pikës kufitare hyrëse ose në sheshin doganor të pikës kufitare nga vjen ngarkesa, deri në momentin e kthimit të ngarkesës në vendin e origjinës. 2.4. Kur inspektori i pikës së inspektimit kufitar, gjatë kontrollit fizik të plehut ose të lëndës së parë për prodhimin e tij, ka dyshime se vetitë fiziko-kimike kanë pësuar ndryshime, merr vendim për ndalimin e përkohshëm të hyrjes në territorin e vendit të ngarkesës, si dhe njofton drejtorinë rajonale të AKU-së për marrjen e mostrave dhe kryerjen e analizave laboratorike zyrtare të mostrave të marra. Inspektori plotëson procesverbalin e inspektimit sipas shtojcës 1 të këtij udhëzimi. Në këtë rast, njoftohet në mënyrë elektronike dhe Drejtoria e Përgjithshme e AKU-së dhe ngarkesa qëndron në terminalin doganor të pikës kufitare hyrëse ose sheshin doganor të pikës kufitare nga vjen ngarkesa deri në përfundim të analizave laboratorike zyrtare, sipas afatit të përcaktuar në ligjin nr. 10 390, datë 3.3.2011 “Për plehrat e përdorimit për bimësinë”. 2.5. Kur rezultatet e analizave laboratorike zyrtare të plehut ose të lëndës së parë për prodhimin e tij, përputhen me të dhënat e specifikuara në certifikatën e analizës dhe të origjinës, inspektori i drejtorisë rajonale të AKU-së njofton në mënyrë elektronike inspektorin e pikës së inspektimit kufitar për këto rezultate, duke i dërguar edhe një kopje të skanuar të fletës së analizës. Me marrjen e njoftimit, inspektori i pikës së inspektimit kufitar merr vendimin për lejimin e hyrjes së ngarkesës në territorin e vendit sipas vendimit për procedurën e inspektimit të përcaktuar në shtojcën 3 të këtij udhëzimi. 2.6. Kur rezultatet e analizave laboratorike zyrtare të plehut ose lëndës së parë për prodhimin e tij, nuk përputhen me të dhënat e specifikuara në certifikatën e analizës dhe të origjinës, inspektori i drejtorisë rajonale të AKU-së njofton në mënyrë elektronike inspektorin e pikës së inspektimit kufitar për këto rezultate, duke i dërguar edhe një kopje të skanuar të fletës së analizës. Me marrjen e njoftimit, inspektori i pikës së inspektimit kufitar, vendos kthimin e ngarkesës në vendin e origjinës sipas vendimit për procedurën e inspektimit të përcaktuar në shtojcën 3 të këtij udhëzimi. 3. Procedurat e bllokimit për përmirësimin e treguesve cilësorë ose asgjësimin gjatë fazës së prodhimit 3.1 Kur plehu ose lënda e parë për prodhimin e tij, prodhohet brenda territorit të Republikës të Shqipërisë, inspektori i drejtorisë rajonale të AKU-së kryen kontrollin e dokumentacionit të përcaktuar në ligjin nr. 10 390, datë 3.3.2011 “Për plehrat e përdorimit për bimësinë”. Në rast se dokumentacioni i paraqitur nga prodhuesi, nuk është sipas kërkesave të ligjit nr. 10 390, datë 3.3.2011 “Për plehrat e përdorimit për bimësinë”, inspektori vendos për bllokimin e plehut derisa prodhuesi të plotësojë të gjithë dokumentacionin përkatës brenda afatit të përcaktuar nga inspektori. Inspektori plotëson procesverbalin e inspektimit dhe aktbllokimin sipas shtojcave 1 dhe 2 të këtij udhëzimi. 3.2 Inspektori i drejtorisë rajonale të AKU-së gjatë kontrollit fizik të plehut ose të lëndës së parë, ka dyshime se vetitë fiziko-kimike të tij kanë pësuar ndryshime, vendos për bllokimin e plehut, si dhe merr mostra për të kryer analizat laboratorike zyrtare. Inspektori plotëson procesverbalin e inspektimit dhe aktbllokimin sipas shtojcave 1 dhe 2 të këtij udhëzimi. Kur rezultatet e analizave laboratorike zyrtare të plehut të bllokuar ose të lëndës së parë për prodhimin e tij, përputhen me të dhënat e specifikuara në certifikatën e analizës dhe të origjinës, ky pleh konsiderohet i përshtatshëm dhe inspektori i drejtorisë rajonale të AKU-së, vendos për lejimin e vendosjes në treg të plehut, sipas vendimit për procedurën e inspektimit të përcaktuar në shtojcën 3 të këtij udhëzimi. 3.3 Kur rezultatet e analizave laboratorike zyrtare të plehut të bllokuar ose të lëndës së parë për prodhimin e tij, nuk përputhen me të dhënat e specifikuara në certifikatën e analizës dhe të origjinës, ky pleh konsiderohet i papërshtatshëm, dhe inspektori i drejtorisë rajonale të AKU-së, vendos për përmirësimin e treguesve cilësorë të plehut brenda një afati të përcaktuar, sipas vendimit për procedurën e inspektimit të përcaktuar në shtojcën 3 të këtij udhëzimi. 3.4 Pas kalimit të afatit të përcaktuar në vendimin e inspektimit të përcaktuar në pikën 3.3 më lart, inspektori i drejtorisë rajonale të AKU-së, kryen inspektimin përkatës me qëllim verifikimin e përmirësimit të treguesve cilësorë të plehut të bllokuar. Inspektori plotëson procesverbalin e inspektimit dhe merr mostrat për të kryer analizat laboratorike zyrtare. Kur rezultatet e analizave laboratorike zyrtare të plehut ose të lëndës së parë për prodhimin e tij, përputhen me të dhënat e specifikuara në certifikatën e analizës dhe të origjinës, ky pleh konsiderohet i përshtatshëm dhe inspektori i drejtorisë rajonale të AKU-së, vendos për lejimin e vendosjes në treg të plehut, sipas vendimit për procedurën e inspektimit të përcaktuar në shtojcën 3 të këtij udhëzimi. 3.5 Kur treguesit cilësorë të plehut të bllokuar ose të lëndës së parë për prodhimin e tij, të papërshtatshëm, nuk janë përmirësuar ose nuk mund të përmirësohen, por plehu ose lënda e parë për prodhimin e tij nuk përmban substanca toksike dhe nuk përbën rrezik, për sigurinë apo shëndetin e njerëzve, të kafshëve e të bimëve, si dhe nuk rrezikojnë mjedisin, atëherë inspektori i drejtorisë rajonale të AKU-së merr vendimin për dërgimin e plehut të bllokuar ose të lëndës së parë për prodhimin e tij, në një landfill sanitar, për asgjësimin sipas procedurave të përcaktuara në legjislacionin në fuqi për këtë qëllim, si dhe ngarkimin e prodhuesit me këtë detyrim. 3.6 Kur treguesit cilësorë të plehut të bllokuar ose të lëndës së parë për prodhimin e tyre, të papërshtatshëm nuk mund të përmirësohen dhe plehu ose lënda e parë për prodhimin e tyre përmban substanca toksike që përbën rrezik për sigurinë apo shëndetin e njerëzve, të kafshëve e të bimëve, si dhe rrezikojnë mjedisin, atëherë inspektori i drejtorisë rajonale të AKU-së merr vendimin që plehu i bllokuar ose lënda e parë për prodhimin e tij, të etiketohet dhe të ruhet në një vend të izoluar të përshtatshëm, të përcaktuar në konsultim me inspektorët e strukturave përkatëse që mbulojnë fushën e shëndetit publik, si dhe të mbrojtjes së mjedisit derisa të gjendet zgjidhja për trajtimin e tyre. Në këtë rast plotësohet procesverbali i inspektimit, vendimi për procedurën e inspektimit të përcaktuar në shtojcën 1 dhe 3 të këtij udhëzimi. Prodhuesi është i detyruar që brenda afateve të përcaktuara nga legjislacioni në fuqi për mbrojtjen e mjedisit dhe të atij për trajtimin e mbetjeve të rrezikshme, të ndërmarrë procedurat e mëtejshme, për asgjësimin e tyre nga subjektet përkatëse të licencuara në këtë fushë. 4. Procedurat e bllokimit për përmirësimin e treguesve cilësorë ose asgjësimin gjatë fazës së tregtimit ose magazinimit 4.1 Kur gjatë inspektimit në ambientet e magazinimit dhe tregtimit të plehut ose të lëndës së parë për prodhimin e tij, Inspektori i Drejtorisë Rajonale të AKU-së dyshon se mjedisi i ruajtjes ose i magazinimit nuk plotëson kushtet e përcaktuara në ligjin nr. 10 390, datë 3.3.2011 “Për plehrat e përdorimit për bimësinë” dhe në këtë rast dyshon se vetitë fiziko kimike të tij kanë pësuar ndryshime, merr vendim për bllokimin e plehut, si dhe merr mostra për kryerjen e analizat laboratorike zyrtare. Inspektori plotëson procesverbalin e inspektimit dhe aktbllokimin, sipas shtojcave 1 dhe 2 të këtij udhëzimi. Kur rezultatet e analizave laboratorike zyrtare të plehut të bllokuar ose të lëndës së parë për prodhimin e tij, përputhen me të dhënat e specifikuara në certifikatën e analizës dhe të origjinës, ky pleh konsiderohet i përshtatshëm dhe inspektori i drejtorisë rajonale të AKU-së, vendos për lejimin e vendosjes në treg të plehut, sipas vendimit për procedurën e inspektimit të përcaktuar në shtojcën 3 të këtij udhëzimi. 4.2 Kur rezultatet e analizave laboratorike zyrtare të plehut të bllokuar ose të lëndës së parë për prodhimin e tij, të prodhuar në territorin e Republikës së Shqipërisë nuk përputhen me të dhënat e specifikuara në certifikatën e analizës dhe të origjinës, ky pleh konsiderohet i papërshtatshëm dhe inspektori i drejtorisë rajonale të AKU-së, zbaton procedurën e përcaktuar në paragrafët nga 3.3 – 3.6 të këtij udhëzimi. 4.3 Kur rezultatet e analizave laboratorike zyrtare të plehut të bllokuar ose të lëndës së parë për prodhimin e tij, të importuar nuk përputhen me të dhënat e specifikuara në certifikatën e analizës dhe të origjinës, ky pleh konsiderohet i papërshtatshëm. Inspektori i drejtorisë rajonale të AKU-së vepron si më poshtë: 4.3.1 Kur plehu i bllokuar ose lënda e parë për prodhimin e tij nuk përmban substanca toksike dhe nuk përbën rrezik, për sigurinë apo shëndetin e njerëzve, të kafshëve e të bimëve, si dhe nuk rrezikojnë mjedisin, atëherë inspektori i drejtorisë rajonale të AKU-së merr vendimin për dërgimin e plehut ose të lëndës së parë për prodhimin e tij, të bllokuar në një landfill sanitar, për asgjësimin sipas procedurave të përcaktuara në legjislacionin në fuqi për këtë qëllim, si dhe ngarkimin e prodhuesit me këtë detyrim. 4.3.2 Kur plehu i bllokuar ose lënda e parë për prodhimin e tij përmban substanca toksike që përbëjnë rrezik, për sigurinë apo shëndetin e njerëzve, të kafshëve e të bimëve, si dhe rrezikojnë mjedisin, atëherë inspektori i drejtorisë rajonale të AKU-së merr vendimin që plehu ose lënda e parë për prodhimin e tij të bllokuar, të etiketohet dhe të ruhet në një vend të izoluar të përshtatshëm, të përcaktuar në konsultim me inspektorët e strukturave përkatëse që mbulojnë fushën e shëndetit publik, si dhe të mbrojtjes së mjedisit derisa të gjendet zgjidhja për trajtimin e tyre. Në këtë rast plotësohet procesverbali i inspektimit, vendimi për procedurën e inspektimit të përcaktuar në shtojcën 1 dhe 3 të këtij udhëzimi. Prodhuesi është i detyruar që brenda afateve të përcaktuara nga legjislacioni në fuqi për mbrojtjen e mjedisit dhe të atij për trajtimin e mbetjeve të rrezikshme, të ndërmarrë procedurat e mëtejshme, për asgjësimin e tyre nga subjektet përkatëse të licencuara në këtë fushë. 5. Dispozita të fundit Për zbatimin e këtij udhëzimi ngarkohen Ministria e Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, Ministria e Shëndetësisë, Ministria e Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave. Ky udhëzim hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare. MINISTRI I BUJQËSISË, MINISTRI I MINISTRI I MJEDISIT, USHQIMIT DHE ËNDETËSISË PYJEVE DHE MBROJTJES SË ADMINISTRIMIT TË KONSUMATORIT UJËRAVE Genc Ruli Halim Kosova Fatmir Mediu Shtojca 1 REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E BUJQËSISË, USHQIMIT DHE MBROJTJES SË KONSUMATORIT AUTORITETI KOMBËTAR I USHQIMIT Nr. Datë / / Drejtoria Rajonale e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit Qarku……………………. PROCESVERBAL INSPEKTIMI Në zbatim të ligjit nr. 10 390, datë 3.3.2011 “Për plehrat e përdorimit për bimësinë”, ligjit nr. 10 433, datë 16.6.2011 “Për inspektimin në Republikën e Shqipërisë”, ligjit nr. 9863, datë 28.1.2008 “Për ushqimin”, si dhe në VKM nr. 260, datë 27.3.2013 “Për caktimin e rregullave për kontrollin, marrjen e mostrave, analizave e të procedurave, dhënien e rezultateve të tyre, si dhe vlerësimin e analizave të plehrave”, gjatë kontrollit u konstatua: 1 …………………………………………………………………………………………………………… 2 …………………………………………………………………………………………………………… 3. Mora mostër për analiza të cilësisë së plehut .................................................................. Kodi i subjektit prodhues ( ...................................................................................................... ) (Ky kod nuk vendoset në procesverbalin e inspektimit që dorëzohet dhe ruhet te prodhuesi) Mora gjithsej 3 (tri) mostra dhe do të kryej këto analiza: Lloji i analizave që kryhen do t’u përmbahet të dhënave sipas etiketës të vendosur në paketimin e plehrave ose certifikatën e origjinës, si dhe dokumenteve origjinale shoqëruese. Analizat kryhen në laboratorin e miratuar: ………………………………………………………………. Analiza kimike ............................................................................................................................ ................................................................................................................................................................... ................................................................................................................................................................... ................................................................................................................................................ Karakteristikat cilësorë (ngjyra, përbërja granulore, kristalore, pluhur dhe i lëngshëm ose forma të tjera) ................................................................................................................................................................... ................................................................................................................................................................... ................................................................................................................................................................... ................................................................................................................................... Bazuar në sa më lart vendosa:………… ............................................................................... ……………………………………………………………………………………………………………… ……………………………………………………………………………………………………………… (Ky procesverbal inspektimi mbahet në tri kopje. Njëra kopje i dorëzohet prodhuesit, një e merr inspektori dhe kopja e tretë, dorëzohet në laboratorin e analizave. Në procesverbalin e inspektimit që shoqëron mostrën për analiza, nuk vendoset emri i prodhuesit ose subjekti, por vetëm firma e përfaqësuesit.) Prodhuesi ose përfaqësuesi Inspektorët ( ................... ) ( ............................. ) Shtojca 2 REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E BUJQËSISË, USHQIMIT DHE MBROJTJES SË KONSUMATORIT AUTORITETI KOMBËTAR I USHQIMIT Nr. Datë / / Drejtoria Rajonale e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit Qarku……………………. AKT BLLOKIMI Në zbatim të ligjit nr. 10 390, datë 3.3.2011 “Për plehrat e përdorimit për bimësinë”, akteve nënligjore të tij, në fuqi ligjit nr. 10 433, datë 16.6.2011 “Për inspektimin në Republikën e Shqipërisë”, dhe procesverbalit të inspektimit nr. , datë / / , sot në datën mbajmë këtë akt bllokimi për plehrat e përdorimit për bimësinë, për subjektin privat ……………………………………………………… Me përfaqësues z./znj. ………………………………...., në qarkun………………… ...................................... , në rrethin…………………………… komuna………………, fshati……………………… ................................... Bllokimi bëhet në zbatim të pikës 1, nenit 7 të ligjit nr. 10 390, datë 3.3.2011“Për plehrat e përdorimit për bimësinë”. 1. …………………………………… ........................ sasia në kv………………………………………………… 2. …………………………………… ........................ sasia në kv………………………………………………. 3. …………………………………… ......................... sasia në kv ……………………………………………… 4. . ..................................................................... sasia në kv ………………………………………………. 5. . ..................................................................... sasia në kv ………………………………………………. 6. . ..................................................................... sasia në kv ………………………………………………. Sasia e plehut të bllokuar qëndron gjendje në: .................................................................................................................................................................. .................................................................................................................................................................. .................................................................................................................................................................. ...................................................................................................................................... Aktbllokimi mbahet në 3 (tri) kopje, njëra prej të cilave i lihet prodhuesit, njërën e mban drejtoria rajonale e AKU-së e qarkut dhe kopja e tretë dorëzohet në Drejtorinë e Përgjithshme të AKU-së. Prodhuesi ose përfaqësuesi. Inspektorët (……………………………) (……………………………………………….) Shtojca 3 REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E BUJQËSISË, USHQIMIT DHE MBROJTJES SË KONSUMATORIT AUTORITETI KOMBËTAR I USHQIMIT Nr. Prot. Datë / / Drejtoria Rajonale e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit Qarku……………………. LËNDA: Vendim për procedurën e inspektimit të subjektit DREJTUAR: Z. , Administrator Subjektit Adresa: PËR DIJENI: Drejtorit të Drejtorisë Rajonale, Qarku Drejtorisë së Përgjithshme të AKU-së Inspektorët e Drejtorisë Rajonale, qarku , në datë , kanë kryer inspektimin në subjektin me objekt . Gjatë këtij inspektimi, inspektorët kanë mbajtur procesverbalin e inspektimit me nr. datë / / , aktin e bllokimit nr. , datë / / dhe fletanalizë nr. , datë / / , të cilat i janë paraqitur edhe subjektit. Nga këto dokumente rezulton se: Bazuar në sa më lart inspektorët vendosin: 1. Kthimin e plehut ose lëndës së parë për prodhimin e tij, të papërshtatshëm në vendin e origjinës; ose 2. Kthimin e plehut ose lëndës së parë për prodhimin e tij, të papërshtatshëm në vendin e prodhimit për përmirësimin e treguesve cilësorë; ose 3. Asgjësimin e plehut ose të lëndës së parë për prodhimin e tij, si të papërshtatshëm. 4. Lejimin e futjes së plehut ose të lëndës së parë për prodhimin e tij në territorin e vendit. 5. Lejimin e vendosjes në treg të plehut. Inspektorët (……………………………………………….)

Instruction No. 8 of 2013 on procedures for blocking, returning to the place of origin, destroying or improving unfit fertilizers · Nelum