Instruction No.8 of 2013 amending Instruction No.1 of 2012 on rules and procedures for obtaining construction permits for high risk energy-related buildings and for the establishment of the evaluation commission
صدر في 2013-06-10 · النص بتاريخ 2026-10-01
القانون العام والإرشادات الرسمية منشورة بوصفها أبحاثاً. ليست مشورة قانونية أو ضريبية أو مالية.
البحث نفسه مكتوب بالإنجليزية. العناوين والوسوم مترجمة؛ أما النتائج والاقتباسات فغير مترجمة.
عن هذا القانون
- اللغة
- Albanian
- النوع
- أخرى
- الدولة
- ألبانيا
- الموضوعات
- Land and soil
- الكلمات المفتاحية
- legal proceedings/administrative proceedings, land-use planning
أين تقرؤه
لا يوجد رابط مصدر مسجل لهذا القانون.
النص
نص القانون نفسه، مادةً مادة، كما هو محفوظ. لكل مادة رابطها.
3/21/2014 Ligjet.org - Për disa ndryshime në udhëzimin nr. 1, datë 30.4.2012, të Ministrit të Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës “Për rregullat dhe procedurat e sh… file:///C:/Users/Grace/Downloads/guideline%208 %202013 amending%20guideline%201 2012.htm 1/2 [P rinto] [Google T rans late] UDHËZIM Nr. 8, datë 10.6.2013 PËR DISA NDRYSHIME NË UDHËZIMIN NR. 1, DATË 30.4.2012 TË MINISTRIT TË EKONOMISË, TREGTISË DHE ENERGJETIKËS "PËR RREGULLAT DHE PROCEDURAT E SHQYRTIMIT TË APLIKIMEVE PËR MARRJEN E LEJEVE NDËRTIMORE PËR OBJEKTE TË NATYRËS ENERGJETIKE DHE OBJEKTE ME RREZIKSHMËRI TË LARTË TË KËSAJ FUSHE, SI DHE PËR NGRITJEN E KOMISIONIT PËR SHQYRTIMIN E KËRKESAVE PËR DHËNIEN E KËTYRE LEJEVE", TË NDRYSHUAR Në mbështetje të nenit 102 të Kushtetutës, të pikës 1/b1 të nenit 72, pikës 2 të nenit 76, nenit 78 dhe nenit 79 të ligjit nr. 10 119, datë 23.4.2009 "Për planifikimin e territorit", të ndryshuar, si dhe të pikës 1/b të nenit 12 dhe pikës 2 të nenit 18 të vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 502, datë 13.7.2011 "Për miratimin e rregullores uniforme të kontrollit të zhvillimit të territorit", të ndryshuar, UDHËZOJ: 1. Pika 6 e udhëzimit nr. 1, datë 30.4.2012, ndryshohet si vijon: Vlerësimi i METE-s për dhënien e lejes për punime ndërtimore të natyrës energjetike dhe objekte me rrezikshmëri të lartë të kësaj fushe (sipas llojit të lejes/lejeve, sikurse është kërkuar nga subjekti aplikues), i përgatitur nga ana e njësisë së METE-s që ka trajtuar aplikimin e subjektit për marrje leje për punime, si dhe dokumenti i planit të vendosjes së ndërtimit, që përmban planin e vendosjes së strukturës ndërtimore, lidhjen e strukturës me infrastrukturën në zonë, si dhe pozicionin e saj në kuadër të planit të miratuar (në rast se ekzistenca e këtij plani është kërkesë e instrumentit të planifikimit), janë pjesë e dosjes që bashkëshoqëron praktikën që dorëzohet në komision, duke vënë në dijeni kryetarin e komisionit. 2. Pika 8/b e udhëzimit nr. 1, datë 30.4.2012, ndryshohet si vijon: b) Mbi bazën e vlerësimit nga anëtarët e komisionit, si dhe duke pasur në konsideratë vlerësimin nga AKPT-ja, po ashtu edhe mendimin oponent nga institucione ose ekspertë të fushës, komisioni merr vendimin për: i) pranim të kërkesës dhe aplikimit përkatës dhe për paraqitjen për miratim te ministri të vlerësimit që do të japë METE lidhur me dhënien e lejes për punime ndërtimi, sipas llojit të lejes/lejeve, sikurse është kërkuar nga subjekti aplikues, si dhe të dokumentit të planit të vendosjes së ndërtimit, që përmban planin e vendosjes së strukturës ndërtimore, lidhjen e strukturës me infrastrukturën në zonë, si dhe pozicionin e saj në kuadër të planit të miratuar (në rast se ekzistenca e këtij plani është kërkesë e instrumentit të planifikimit) të firmosur paraprakisht nga kryetari i njësisë së qeverisjes vendore që ka nën juridiksion zonën e vendndodhjes së strukturës që do të ndërtohet. Kërkesa dhe aplikimi përkatës shoqëruar me vlerësimin e METE-s lidhur me dhënien e lejes për punime ndërtimi, sipas llojit të lejes/lejeve përcillen në AKPT për procedim të mëtejshëm për shqyrtim dhe miratim nga Këshilli Kombëtar i Territorit (KKT); ii) refuzim të kërkesës dhe aplikimit përkatës, duke paraqitur te ministri informacionin me argumentet përkatëse për shkaqet e refuzimit të dhënies së lejes për punime ndërtimi. Komisioni merr vendim me shumicë votash. 3. Pika 11 e udhëzimit nr. 1, datë 30.4.2012, ndryshohet si vijon: Në rast refuzimi të kërkesës dhe aplikimit përkatës për procedim të mëtejshëm për marrje leje për ndërtim dhe shfrytëzim objektesh të natyrës energjetike dhe objekte me rrezikshmëri të lartë në këtë fushë, njoftohet subjekti aplikues duke dhënë edhe argumentet përkatëse për shkaqet e refuzimit sipas kërkesës së paraqitur. 4. Pika 12 e udhëzimit nr. 1, datë 30.4.2012, ndryshohet si vijon: Subjekti ka të drejtë që brenda një afati 30-ditor të bëjë plotësim të mangësive të vërejtura nga komisioni për shqyrtimin e kërkesave për dhënie leje për ndërtim dhe shfrytëzim objektesh të natyrës energjetike dhe objekte me rrezikshmëri të lartë në këtë fushë, si dhe/ose të paraqesë materiale plotësuese dhe sqaruese për aplikimin e paraqitur. javascript:void(0) http://google.com/translate c?hl=en&sl=sq&tl=en&u=http://80.78.70.231/pls/kuv/f?p=201:Udh%EBzim:8:10.06.2013:1 3/21/2014 Ligjet.org - Për disa ndryshime në udhëzimin nr. 1, datë 30.4.2012, të Ministrit të Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës “Për rregullat dhe procedurat e sh… file:///C:/Users/Grace/Downloads/guideline%208 %202013 amending%20guideline%201 2012.htm 2/2 Komisioni për shqyrtimin e kërkesave për dhënie leje për ndërtim dhe shfrytëzim objektesh të natyrës energjetike dhe objekte me rrezikshmëri të lartë në këtë fushë, mbi bazën e një raporti plotësues të përgatitur nga njësia e METE-s, që mbulon fushën e aktivitetit energjetik përkatës për objektet për të cilat është paraqitur kërkesa dhe aplikimi përkatës për marrje leje për punime ndërtimore, brenda një periudhe 15-ditore rishqyrton aplikimin e paraqitur dhe merr vendimin përkatës. Në rast pranimi të kërkesës dhe aplikimit të riparaqitur nga subjekti i interesuar, komisioni, në përputhje me procedurën e përshkruar në pikën 8 më sipër, paraqet te ministri për miratim dokumentacionin përkatës të vlerësimit të METE-s për dhënien e lejes për punime ndërtimi, sipas llojit të lejes/lejeve, sikurse është kërkuar nga subjekti aplikues. Në rast refuzimi për herë të dytë të procedimit për dhënien e lejes për punime ndërtimi, sipas kërkesës së paraqitur, subjekti ka të drejtë të paraqesë kërkesë ankimore në organet gjyqësore. 5. Pika 13 e udhëzimit nr. 1, datë 30.4.2012, ndryshohet si vijon: Njësia përkatëse që ka trajtuar aplikimin e subjektit për marrje lejeje për punime ndërtimore, përgatit praktikën për dërgim në AKPT: a) një kopje të vlerësimit të METE-s për procedimin e mëtejshëm për shqyrtim dhe miratim në KKT të aplikimit për dhënien e lejes për punime ndërtimi të firmosur nga ministri; si dhe b) një kopje të firmosur nga ministri të dokumentit të planit të vendosjes së ndërtimit, që përmban planin e vendosjes së strukturës ndërtimore, lidhjen e strukturës me infrastrukturën në zonë, si dhe pozicionin e saj në kuadër të planit të miratuar (në rast se ekzistenca e këtij plani është kërkesë e instrumentit të planifikimit), të firmosur nga ministri dhe kryetari i njësisë së qeverisjes vendore që ka nën juridiksion zonën e vendndodhjes së strukturës që do të ndërtohet. 6. Për zbatimin e këtij udhëzimi ngarkohen njësitë e METE-s, që mbulojnë aktivitetin energjetik përkatës, si dhe Drejtoria e Shërbimeve Juridike. Ky udhëzim hyn në fuqi menjëherë, shpallet në faqen zyrtare web të METE-s dhe botohet në Fletoren Zyrtare. MINISTRI I EKONOMISË, TREGTISË DHE ENERGJETIKËS Florjon Mima Copyright 2013 - www.ligjet.org