Instruction No. 7 of 2013 on the protection of animals at the time of slaughter
صدر في 2013-07-17 · النص بتاريخ 2026-10-01
القانون العام والإرشادات الرسمية منشورة بوصفها أبحاثاً. ليست مشورة قانونية أو ضريبية أو مالية.
البحث نفسه مكتوب بالإنجليزية. العناوين والوسوم مترجمة؛ أما النتائج والاقتباسات فغير مترجمة.
عن هذا القانون
- اللغة
- Albanian
- النوع
- لائحة
- الدولة
- ألبانيا
- الموضوعات
- Livestock
- الكلمات المفتاحية
- animal welfare, slaughtering
أين تقرؤه
لا يوجد رابط مصدر مسجل لهذا القانون.
النص
نص القانون نفسه، مادةً مادة، كما هو محفوظ. لكل مادة رابطها.
UDHËZIM Nr. 7, datë 17.7.2013 PËR MBROJTJEN E KAFSHËVE GJATË THERJES Në mbështetje të nenit 102 pika 4 të Kushtetutës, nenit 68 të ligjit nr. 10 465, datë 29. 9.2011 “Për shërbimin veterinar në Republikën e Shqipërisë”, UDHËZOJ: I. Qëllimi 1. Qëllimi i këtij udhëzimi është vendosja e rregullave për vrasjen e kafshëve që mbarështohen ose mbahen për prodhimin e ushqimit, leshit, lëkurëve ose produkte të tjera, si dhe vrasja e kafshëve për qëllime depopullimi dhe për operacione të tjera të ngjashme. Për sa i përket peshkut, do të zbatohen vetëm kërkesat e parashtruara në pikën 1 të kreut II të këtij udhëzimi. 2. Kreu II, përveç pikës 1 dhe 2 të tij, kreu III dhe kreu IV, përveç pikës 7 të tij, nuk do të zbatohen për vrasjet jashtë thertoreve në rast të emergjencave ose në rastet e një rreziku të menjëhershëm dhe serioz për shëndetin apo sigurinë e njeriut. 3. Ky udhëzim nuk zbatohet: a) Në rastet kur kafshët vriten: i) gjatë eksperimenteve shkencore që kryhen nën mbikëqyrjen e Drejtorisë së Shërbimit Veterinar; ii) gjatë gjuetisë ose aktivitete të peshkimit; iii) gjatë aktiviteteve kulturore ose sportive; b) Te shpendët, lepujt dhe lepujt e egër, të therur jashtë një thertoreje nga pronari i tyre për konsum privat. 4. Për qëllime të këtij udhëzimi do të përdoren termat e mëposhtëm: a) “vrasje” do të thotë çdo proces i kryer qëllimisht që shkakton ngordhjen e një kafshe; b) “operacione të ngjashme” do të thotë operacione të tilla, si: trajtimi, strehimi, kufizimi, trullosja dhe çgjaksimi i kafshëve, që zhvillohen në kontekstin dhe në vendin ku ato vriten; c) “kafshë” nënkupton çdo kafshë vertebrore, duke përjashtuar zvarranikët dhe amfibët; d) “vrasje emergjence” do të thotë vrasja e kafshëve për arsye se janë lënduar ose kanë një sëmundje që shoqërohet me dhimbje të rënda ose vuajtje dhe kur nuk ka asnjë mundësi tjetër praktike për të lehtësuar këtë dhimbje ose vuajtje; e) “strehim” do të thotë mbajtja e kafshëve në stalla, rrethime, zona të mbuluara apo hapësira që lidhen ose janë pjesë e një thertoreje; f) “trullosje” nënkupton çdo proces, i cili qëllimisht shkakton humbjen pa dhimbje të ndjeshmërisë duke përfshirë çdo proces që çon në ngordhjen e menjëhershme të kafshëve; g) “rit fetar” do të thotë një sërë aktesh që lidhen me therjen e kafshëve dhe që përshkruhen nga një fe; h) “ngjarje kulturore apo sportive” do të thotë ngjarje, të cilat në thelb dhe kryesisht janë të lidhura me traditat e lashta kulturore apo aktivitetet sportive, duke përfshirë gara ose aktivitete të tjera, ku produkti i mishit apo produktet e tjera shtazore janë më pak të rëndësishme në krahasim me vetë ngjarjen dhe pak të rëndësishme ekonomikisht; i) “procedurat standarde operative” do të thotë udhëzime të shkruara që synojnë arritjen e uniformitetit të kryerjes së një funksioni apo një rregull të veçantë; j) “therja” do të thotë vrasja e kafshëve të destinuara për konsum njerëzor; k) “thertore ose pikë therjeje” do të thotë çdo ambient që përdoret për therjen e kafshëve tokësore në përputhje me urdhrin e Ministrit nr. 183, datë 25.5.2007 për miratimin e rregullores “Mbi rregullat specifike të higjienës për ushqimet me origjinë shtazore”; l) “thertore provizore” do të thotë një vend therjeje, i miratuar nga Drejtoria e Shërbimit Veterinar, që do përdoret për therjen e kafshëve tokësore në raste emergjence, depopullime; m) “operatori i biznesit” nënkupton çdo person fizik ose juridik që ka nën kontrollin e tij një thertore që kryen vrasjen e kafshëve ose ndonjë operacion të ngjashëm në përputhje me këtë udhëzim; n) “kafshë gëzofi” do të thotë kafshët e specieve të gjitarëve që mbarështohen kryesisht për prodhimin e gëzofëve të tilla, si: bizonët, qelbësit, dhelpra, rakunët, kastorët dhe çinçillat; o) “depopullimi” do të thotë procesi i vrasjes së kafshëve për arsye të shëndetit publik, shëndetit të kafshëve, të mirëqenies së kafshëve apo për arsye mjedisore, nën mbikëqyrjen e Drejtorisë së Shërbimit Veterinar; p) “shpendë” do të thotë shpendë të mbarështuar, duke përfshirë shpendët që nuk konsiderohen shpendë shtëpiakë, por mbarështohen si kafshët shtëpiake, me përjashtim të ratitëve; q) “fiksimi” do të thotë aplikimin për një kafshë të çdo procedure të projektuar për të kufizuar lëvizjet e saj duke kursyer çdo dhimbje të shmangshme, frikë ose shqetësim, në mënyrë që të lehtësohet trullosja dhe vrasja; r) “metoda me stilet” nënkupton gërvishtjen e indit nervor qendror dhe palcës kurrizore me anë të një instrumenti në formë shufre të zgjatur që futet në zgavrën e kafkës. s) “elektro-shok” nënkupton vrasjen e kafshëve nëpërmjet shokut elektrik. II. Kërkesa të përgjithshme 1. Gjatë vrasjes së kafshëve ose kryerjes së operacioneve të ngjashme duhet të evitohet çdo dhimbje, ankth apo vuajte e shmangshme. 2. Për qëllime të pikës 1 të këtij kreu, operatorët e biznesit duhet, në veçanti, të marrin masat e nevojshme për t’u siguruar që kafshët: a) të kenë mbrojtjen dhe rehatinë fizike, në veçanti të mbahen pastër, në kushte termike të përshtatshme dhe të shmanget rrëzimi apo rrëshqitja e tyre; b) të jenë të mbrojtura nga dëmtimi; c) të trajtohen dhe të strehohen duke marrë parasysh qëndrimin në kushte normale të tyre; d) të mos tregojnë shenja të shmangshme të dhimbjes apo frikës apo sjelljeje të çrregullt; e) të mos vuajnë nga mungesa e zgjatur e ushqimit apo ujit; f) të shmangen nga ndërveprimi me kafshë të tjera që mund të dëmtojnë mirëqenien e tyre. 3. Objektet që përdoren për vrasjen e kafshëve dhe operacionet e ngjashme të jenë projektuar, ndërtuar, si dhe të mirëmbahen e të përdoren në mënyrë që detyrimet dhe kushtet e përcaktuara në pikat 1 dhe 2 të këtij kreu të zbatohen gjatë gjithë kohës së ushtrimit të aktivitetit të subjektit. 4. Kafshët duhet të vriten vetëm pas trullosjes në përputhje me metodat e përcaktuara në aneksin I të këtij udhëzimi, si dhe me kërkesat specifike që lidhen me zbatimin e këtyre metodave. Humbja e vetëdijes dhe ndjeshmërisë duhet të zgjasë deri në ngordhjen e kafshëve. Metodat e përmendura në aneksin I të këtij udhëzimi, të cilat sjellin vetëm trullosjen e thjeshtë dhe nuk sjellin ngordhjen e menjëhershme të kafshëve, do të ndiqen sa më shpejt të jetë e mundur nga një procedurë që siguron ngordhjen e tyre të tilla, si: çgjaksimi, metoda me stilet, elektro-shoku ose mungesë të zgjatur të oksigjenit. 5. Aneksi I mund të ndryshohet në lidhje me metodat e përcaktuara duke marrë parasysh progresin teknik dhe shkencor. Çdo ndryshim i tillë të sigurojë një nivel të mirëqenies së kafshëve në përputhje të paktën me atë që sigurohet nga metodat ekzistuese. 6. Në rastin e kafshëve që u nënshtrohen metodave të veçanta të therjes sipas riteve fetare, kërkesat e pikës 4 të këtij kreu nuk do të zbatohen, me kusht që therja të kryhet në një thertore. 7. Operatorët e biznesit do të sigurojnë që personat përgjegjës për trullosjen ose një person tjetër nga stafi i ngarkuar, të kryejnë kontrolle të rregullta për të siguruar që kafshët nuk paraqesin ndonjë shenjë të vetëdijes ose ndjeshmërisë në periudhën midis fundit të procesit të trullosjes dhe ngordhjes. Këto kontrolle do të kryhen në mjaft raste therjesh të kafshëve dhe frekuenca e tyre, do të vendoset duke marrë parasysh rezultatin e kontrolleve të mëparshme dhe çdo faktor që mund të ndikojë në efikasitetin e procesit të trullosjes. Kur rezultati i kontrolleve tregon se një kafshë nuk është trullosur siç duhet, personi përgjegjës për trullosjen duhet të marrë menjëherë masat e duhura të përcaktuara në procedurat standarde operative të përpiluara në përputhje me pikën 12 të këtij kreu. 8. Kur, për qëllimet e pikës 6 të këtij kreu, kafshët janë vrarë pa u trullosur, personat përgjegjës për therjen do të kryejnë kontrolle sistematike për të siguruar se kafshët nuk paraqesin ndonjë shenjë të vetëdijes apo ndjeshmërisë para se t’i nënshtrohen rrjepjes ose përvëlimit. 9. Për qëllimet e pikave 7 dhe 8 të këtij kreu, operatorët e biznesit mund të përdorin procedurat e kontrollit, siç përshkruhet në udhëzimet e praktikës së mirë të përmendura në pikat 27 deri 31 të këtij kreu. 10. Kur është e përshtatshme, në mënyrë që niveli i besueshmërisë së metodave të caktuara të trullosjes të jetë i lartë, kërkesat e paraqitura në pikën 7 të këtij kreu mund të ndryshohen. 11. Operatorët e biznesit duhet të planifikojnë paraprakisht vrasjen e kafshëve dhe operacione të ngjashme në përputhje me procedurat operative standarde. 12. Operatorët e biznesit do të hartojnë dhe do të zbatojnë procedura operative standarde për të siguruar që vrasja dhe operacionet e ngjashme të kryhen në përputhje me pikën 1 të këtij kreu. Për sa i përket trullosjes, procedurat standarde operative duhet që: a) të marrin parasysh rekomandimet e prodhuesit të pajisjeve të thertoreve; b) të përcaktojnë, për secilën metodë të trullosjes të përdorur, parametrat kyç të përcaktuar në kapitullin I të aneksit I të këtij udhëzimi për të siguruar efektivitetin e tyre në trullosjen e kafshës; c) të përcaktojnë masat që merren kur gjatë kontrolleve të referuara në pikat 7 deri 10 të këtij kreu rezulton ndonjë kafshë që nuk është trullosur siç duhet ose, në rastin e kafshëve të therura në përputhje me pikën 6 të këtij kreu, kafsha paraqet ende shenja jete. 13. Për qëllime të pikës 12 të këtij kreu, një operator biznesi mund të përdorë procedurat operative standarde, siç përshkruhet në udhëzimet e praktikave të mira të përmendura në pikat 27 deri 31 të këtij kreu. 14. Operatorët e biznesit vënë në dispozicion të Shërbimit Veterinar Rajonal procedurat operative standarde të tyre sa herë që i kërkohet gjatë kontrolleve. 15. Vrasja dhe operacionet e ngjashme do të kryhen vetëm nga persona me kompetencë të një niveli të përshtatshëm të tillë që veprimet të kryhen pa shkaktuar ndonjë dhimbje ose ankth të shmangshëm të kafshëve. 16. Operatorët e biznesit do të sigurojnë që therja dhe operacionet e ngjashme të kryhen vetëm nga persona, të cilët janë pajisur me një certifikatë kompetence për operacione të tilla, siç parashikohet në pikën 3 deri 10 të kreut V dhe, të cilët, në përputhje me rregullat e përcaktuara në këtë udhëzim, të demonstrojnë aftësinë e tyre në: a) trajtimin dhe kujdesin ndaj kafshëve para fiksimit të tyre; b) fiksimin e kafshëve me qëllim trullosjen ose therjen e tyre; c) trullosjen e kafshëve; d) vlerësimin e efektivitetit të trullosjes; e) ngritjen pezull të kafshëve të gjalla; f) çgjaksimin e kafshëve të gjalla; g) therjen e kafshëve në përputhje me pikën 6 të këtij kreu. 17. Pa prekur detyrimin e përcaktuar në pikën 15 të këtij kreu, vrasja e kafshëve të gëzofit do të kryhet në praninë dhe nën mbikëqyrjen e drejtpërdrejtë të një personi të pajisur me certifikatë kompetence, siç referohet në pikën 3 deri 10 të kreut V, e lëshuar për të gjitha operacionet që kryhen nën mbikëqyrjen e tij. Operatorët e biznesit të fermave të kafshëve për gëzofë njoftojnë paraprakisht shërbimin veterinar në qeverisjen vendore, për kohën se kur do të kryhet vrasja e kafshëve. 18. Produktet e tregtuara ose të reklamuara si pajisje për fiksimin ose trullosjen do të shiten vetëm të shoqëruara me udhëzime të përshtatshme në lidhje me përdorimin e tyre në mënyrë që sigurojnë kushte optimale për mirëqenien e kafshëve. Ato udhëzime, gjithashtu, të bëhen publike nga prodhuesit nëpërmjet internetit. Këto udhëzime do të specifikojë në mënyrë të veçantë: a) speciet, kategoritë, sasitë dhe/ose pesha e kafshëve për të cilat pajisje është destinuar të përdoret; b) parametrat e rekomanduar korrespondues për rrethana të ndryshme përdorimi, duke përfshirë parametrat kryesorë të përcaktuar në kapitullin I të aneksit I të këtij udhëzimi; c) për pajisjet për trullosjen, një metodë për monitorimin e efikasitetit të pajisjeve për sa i përket përputhshmërisë me rregullat e përcaktuara në këtë udhëzim; d) rekomandimet për mirëmbajtjen dhe, kur është e nevojshme, kalibrimi i pajisjeve për trullosjen. 19. Operatorët e biznesit duhet të sigurojnë që të gjitha pajisjet e përdorura për fiksimin ose trullosjen e kafshëve të ruhen dhe të kontrollohen në përputhje me udhëzimet e prodhuesit nga persona të trajnuar posaçërisht për këtë qëllim. Operatorët e biznesit mbajnë një regjistër të mirëmbajtjes me të dhëna për të paktën një vit dhe do t’i vënë ato në dispozicion të autoriteteve kompetente sipas kërkesës. 20. Operatorët e biznesit sigurojnë që gjatë operacioneve të trullosjes së kafshës, në rastin e dështimit të pajisjes për trullosjen të përdorur fillimisht, të kenë në dispozicion një pajisje tjetër rezervë për trullosjen, të cilën duhet ta përdorin menjëherë. Metodat rezervë mund ndryshojnë nga ajo parësore. 21. Operatorët e biznesit sigurojnë që kafshët të mos vendosen në pajisjet e fiksimit, duke përfshirë fiksimet në kokë, derisa personi përgjegjës për trullosjen ose çgjaksimin të jetë gati për të kryer trullosen ose çgjaksimin e tyre sa më shpejt që të jetë e mundur. 22. Vetëm kërkesat e pikave 1, 4 dhe 15 të këtij kreu do të zbatohen për therjen e kafshëve të ndryshme nga shpendët, lepujt dhe lepuj të egër, dhe operacione të ngjashme jashtë një thertoreje nga pronari i tyre, ose nga një person nën përgjegjësinë edhe mbikëqyrjen e pronarit, për konsum të brendshëm privat. 23. Për therjen jashtë një thertoreje nga pronari i tyre ose nga një person nën përgjegjësinë dhe mbikëqyrjen e pronarit për konsum privat shtëpiak për kafshët e ndryshme nga shpendët, lepujt dhe lepuj të egër, derrat, dhentë dhe dhitë, do të zbatohen edhe kërkesat e përcaktuara në pikën 5 kreu II dhe në pikat nga 1.8 deri në 1.11, pikën 3.1 dhe pikën 3.2 të aneksit III të këtij udhëzimi, për sa i referohen trullosjes së thjeshtë. 24. Për therjen e shpendëve, lepujve dhe lepujve të egër në fermë me qëllimin e furnizimit të drejtpërdrejtë të konsumatorit përfundimtar nga prodhuesi me sasi të vogla të mishit ose të shitjes me pakicë në dyqane si mish i freskët, me kusht që numri i kafshëve therura në fermë të mos e kalojë numrin maksimal të kafshëve të vendosura, do të zbatohen vetëm kërkesat e 1, 4 dhe 15 të këtij kreu. 25. Për therjen e kafshëve të tilla, kur numri i tyre e tejkalon numrin maksimal të përmendur në pikën 24 të këtij kreu do të zbatohet kërkesat e përcaktuara në kapitujt II dhe III të këtij udhëzimi. 26. Kërkesat e përcaktuara në kapitujt II dhe III të këtij udhëzimi do të zbatohen në përputhje me urdhrin e Ministrit nr. 1, datë 8.1.2007 “Për miratimin e rregullores që përcakton normat specifike për organizimin e kontrolleve zyrtare mbi produktet me origjinë shtazore të destinuara për konsum human”. 27. Drejtoria e Shërbimit Veterinar duhet të nxisë përgatitjen dhe shpërndarjen e udhëzimeve të praktikës së mirë për të lehtësuar zbatimin e të këtij udhëzimi. 28. Pas hartimit të udhëzimeve të praktikës së mirë, ato duhet të përgatiten dhe të shpërndahen prej shoqatave të operatorëve të biznesit: a) në konsultim me përfaqësues të organizatave joqeveritare dhe palë të tjera të interesuara; b) duke pasur parasysh opinionet shkencore të përmendura në pikën 1/c të kreut V. 29. Drejtoria e Shërbimit Veterinar duhet të vlerësojë udhëzimet e praktikës së mirë në mënyrë që të sigurojë që ato janë përgatitur në përputhje me pikën 27 të këtij kreu. 30. Shoqatat e operatorëve përgatisin dhe dërgojnë të gjitha udhëzimet e praktikës së mirë të vlefshme pranë Drejtorisë së Shërbimit Veterinar, AKU-së dhe shërbimit veterinar në njësitë e qeverisjes vendore. 31. Kur shoqatat e operatorëve të biznesit nuk përgatitin udhëzimet e praktikës së mirë, Drejtoria e Shërbimit Veterinar do të përgatisë dhe do të publikojë udhëzimet e praktikës së mirë. III. Kërkesat shtesë të zbatueshme për thertoret 1. Operatori i biznesit siguron që planifikimi dhe ndërtimi i thertores, si dhe pajisjet e përdorura aty të jenë në përputhje me rregullat e përcaktuara në aneksin II të këtij udhëzimi. 2. Për qëllime të këtij udhëzimi, operatori i biznesit duhet të dorëzojë pranë Autoritetit Kombëtar të Ushqimit për secilën thertore të dhënat e mëposhtme: a) numrin maksimal të kafshëve në orë për secilin linjë therjeje; b) kategoritë e kafshëve dhe peshat për të cilat mund të përdoren pajisjet për fiksimin ose trullosjen që ka në dispozicion; c) kapacitetin maksimal për secilën zonë strehimi. Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, në përputhje me pikën 1 të këtij kreu, kur miraton një thertore do të vlerësojë informacionin e paraqitur nga operatori. 3. Në përputhje me procedurat e përmendura në këtë udhëzim mund të ndryshohen: a) rregullat e përcaktuara në aneksin II të këtij udhëzimi për thertore provizore (të përkohshme); b) dispozitat e aneksit II të këtij udhëzimi, duke marrë parasysh progresin shkencor dhe teknik. 4. Udhëzimet për zbatimin e pikës 2 të këtij kreu dhe aneksin II të këtij udhëzimi. 5. Operatorët e biznesit sigurojnë që rregullat operative për thertoret të jenë në përputhje me ato të përcaktuara në aneksin III të këtij udhëzimi. 6. Operatorët e biznesit sigurojnë që vrasja pa trullosje e kafshëve, e përmendur në pikën 6 të kreut II, të kryhet pasi kafshët të fiksohen individualisht, ndërsa ruminantët të fiksohen mekanikisht. Janë të ndaluara sistemet fiksuese të gjedhit ku përdoren kthimi përmbys ose ndonjë pozicion qëndrimi jonatyral i kafshës, përjashtuar rastin kur kafshët theren në përputhje me pikën 6 të kreut II dhe, me kusht që pajisjet fiksuese nuk bllokojnë lëvizjet anësore dhe vertikale të kokës së kafshëve dhe janë të rregullueshme për t’u përshtatur me madhësinë e kafshës. 7. Ndalohet të përdoren metodat e mëposhtme të fiksimeve: a) ngritja pezull e kafshëve të ndërgjegjshme; b) goditja mekanike ose lidhja e këmbëve apo thundrave të kafshëve; c) goditja e palcës kurrizore nga përdorimi i mjeteve të tilla, si thikë ose kamë; d) përdorimi i rrymave elektrike për të fiksuar kafshët që nuk trullosen ose vriten në rrethana të kontrolluara, në veçanti korrenti elektrik që nuk përdoret rreth/afër trurit. Megjithatë, ndalimet e pikave “a” dhe “b” nuk do të aplikohen në fiksimet e përdorura për shpendët. 8. Aneksi III i këtij udhëzimi mund të ndryshohet duke marrë parasysh progresin shkencor dhe teknik në përputhje me procedurën e referuar në këtë udhëzim. 9. Mënyra e zbatimit të rregullave të përcaktuara në aneksin III të këtij udhëzimi mund të miratohen në përputhje me procedurat e përmendura në këtë udhëzim. 10. Për qëllim të pikave 7 deri 10 të kreut II, operatorët e biznesit përshtatin dhe zbatojnë procedurat e duhura të kontrollit në thertore. 11. Procedurat e kontrollit të referuara në pikën 10 të këtij kreu përshkruajnë mënyrën me të cilën duhet të kryhet kontrolli i përmendur në pikat 7 deri 10 të kreut II dhe duhet të përfshijnë: a) të paktën të dhënat e mëposhtme: emrin e personit përgjegjës të procedurës së kontrollit; treguesit e përcaktuar për të zbuluar shenjat e pavetëdijes dhe të vetëdijes ose të ndjeshmërisë në kafshë; treguesit për përcaktimin e mungesës së shenjave jetësore, në kafshët e therura sipas pikës 6 të kreut II; b) kriteret për përcaktimin nëse rezultatet e treguar nga treguesit e përmendur në pikën “a” janë të kënaqshëm; c) rrethanat dhe kohën kur duhet të kryhet monitorimi; d) numrin e kafshëve që duhet të kontrollohen në secilën ngarkesë; e) procedurat e duhura për të siguruar që në rast se nuk janë përmbushur kriteret e përmendura në pikën “c”, në mënyrë që të identifikojnë shkaqet e çdo mangësie në operacionet e vrasjes ose trullosjes dhe të bëhen ndryshimet e nevojshme të këtyre operacioneve. 12. Operatorët e biznesit parashikojnë dhe zbatojnë procedura kontrolli specifik për çdo linjë therjeje. 13. Frekuenca e kontrolleve merr parasysh faktorët kryesorë të rrezikut, të tilla si: ndryshimet në lidhje me llojet ose madhësinë e kafshëve të therura ose organizimin e punës së personelit, si dhe vendosjen e këtyre kontrolleve, në mënyrë që të sigurojë rezultate me një nivel të lartë besueshmërie. 14. Për qëllimet e pikëve 10 deri 13 të këtij kreu, operatorët e biznesit mund të përdorin procedurat e kontrollit të përshkruara në udhëzimet e praktikave të mira të përmendura në pikat 27 deri 31 të kreut II. 15. Rregullat në lidhje me procedurat e kontrollit në thertore mund të ndryshohen në përputhje me procedurat e përmendura në këtë udhëzim. 16. Operatorët e biznesit caktojnë një përgjegjës për mirëqenien e kafshëve për çdo thertore me detyrë kontrollin e përputhshmërisë së thertores me rregullat e përcaktuara me këtë udhëzim. 17. Përgjegjësi për mirëqenien e kafshëve duhet të jetë në kontakt të drejtpërdrejtë dhe do t’i raportojë operatorit të biznesit për çështjet që lidhen me mirëqenien e kafshëve. Ai do të vendosë që personeli i thertores të kryejë veprime korrigjuese të nevojshme në përputhje me rregullat e përcaktuara në këtë udhëzim. 18. Përgjegjësi për mirëqenien e kafshëve do të përcaktojë procedurat standarde operative të thertoreve në mënyrë efektive t’i sjellë ato në vëmendjen e personelit të thertores. 19. Përgjegjësi për mirëqenien e kafshëve do të pajiset me një certifikatë kompetence siç përmendet në pikat 3 deri 10 të kreut V, të lëshuar për të gjitha operacionet që kryhen në thertore për të cilat ai është përgjegjës. 20. Përgjegjësi për mirëqenien e kafshëve do të mbajë një regjistër të veprimeve të tij në thertore të ndërmarra për përmirësimin e mirëqenies së kafshëve. Ky regjistër do të mbahet për të paktën një vit dhe do të vihet në dispozicion të Drejtorisë së Shërbimit Veterinar sipas kërkesës. 21. Pikat nga 16 deri 20 të këtij kreu nuk do të zbatohet në thertore ku theren më pak se 1,000 njësi blegtorale të gjitarëve apo 150,000 zogj apo lepujt në vit. Për qëllim të kësaj dispozite, “njësi blegtorale” do të thotë një njësi standarde e matjes që lejon agregimin e kategorive të ndryshme të kafshëve, në mënyrë që të mundësojë krahasimin e tyre. Kur aplikohet kjo dispozitë, duhet të përdoren normat e konvertimit në vijim: a) kafshët gjedh të rritur dhe njëthundrakët janë të barabartë me 1 njësi blegtorale të kafshëve të rritura; b) gjedhët e tjerë janë të barabartë me 0,50 njësi blegtorale të kafshëve të rritura; c) derrat me një peshë gjallë mbi 100 kg janë të barabartë me 0,20 njësi blegtorale të kafshëve të rritura; d) derra të tjerë janë të barabartë me 0,15 njësi blegtorale të kafshëve të rritura; e) dhen dhe dhi janë të barabartë me 0,10 njësi blegtorale të kafshëve të rritura; f) qengjat, kecat dhe derrkucët me më pak se 15 kg peshë e gjallë janë të barabartë me 0,05 njësi blegtorale të kafshëve të rritura. IV. Depopullimi dhe eliminimet emergjente 1. Drejtoria e Shërbimit Veterinar, para fillimit të çdo operacioni depopullimi, harton një plan veprimi për të siguruar përputhshmërinë me rregullat e përcaktuara në këtë udhëzim. Në veçanti, metodat e trullosjes, therjes së planifikuar dhe procedurat standarde të operative përkatëse do të përfshihen në planet e kontingjencës për të siguruar përputhshmërinë e shëndetit të kafshëve me rregullat e përcaktuara në këtë udhëzim, në bazë të madhësisë së vatrës së sëmundjes dhe vendndodhjes së saj. 2. Drejtoria e Shërbimit Veterinar duhet: a) të sigurojë që operacionet e tilla kryhen në përputhje me planin e veprimit të përmendur në pikën 1 të këtij kreu; b) të marrë çdo veprim të duhur për të mbrojtur mirëqenien e kafshët në kushtet më të mira të mundshme. 3. Për qëllime të pikave 1 deri 6 të këtij kreu dhe në rrethana të jashtëzakonshme, Drejtoria e Shërbimit Veterinar mund të bëjë përjashtim të një ose më shumë prej dispozitave të këtij udhëzimi kur ajo konsideron se pajtueshmëria ka të ngjarë të ndikojë në shëndetin e njeriut apo të ngadalësojë procesin e çrrënjosjes së një sëmundjeje. 4. Çdo vit, Drejtoria e Shërbimit Veterinar harton një raport mbi operacionet e depopullimit të kryera gjatë vitit të mëparshëm dhe e vendos atë në dispozicion të publikut. Në çdo operacion depopullimi, raporti do të përfshijë, në veçanti: a) arsyet e depopullimin; b) numri dhe speciet e kafshëve të eliminuara; c) metodat e trullosjes dhe eliminimit të përdorura; d) një përshkrim të vështirësive të hasura dhe zgjidhjet e gjetura për të minimizuar vuajtjet e kafshëve në fjalë; e) çdo përjashtim të kryer në përputhje me pikën 3 të këtij kreu. 5. Për hartimin dhe zbatimin e planeve të veprimit për depopullimet mund të miratohen procedura në përputhje me këtë udhëzim. 6. Në rrethana të jashtëzakonshme, duke marrë parasysh nevojën që të mblidhet informacioni, mund të bëhet ndonjë përjashtim nga detyrimi për raportimin e përcaktuar në pikën 4 të këtij kreu. 7. Në rastin e eliminimeve emergjente, personi që ruan kafshët përkatëse do të marrë të gjitha masat e nevojshme për eliminimin e kafshëve sa më shpejt të jetë e mundur. V. Detyrat e Drejtorisë së Shërbimit Veterinar 1. Drejtoria e Shërbimit Veterinar sa herë që kërkohet nga autoriteti kompetent për sigurinë ushqimore, siguron një mbështetje profesionale orientuese dhe këshilluese të pavarur, në lidhje me: a) ekspertizë teknike në lidhje me njohjen e thertoreve me kërkesat e referuara në pikën 2 të kreut III dhe zhvillimet e metodave të reja të trullosjes; b) mendimet shkencore në udhëzimet e ofruara nga prodhuesit mbi përdorimin dhe mirëmbajtjen e fiksuesve dhe pajisjeve të trullosjes; c) mendimet shkencore në udhëzimet e praktikave të mira të zhvilluara në përputhje me kërkesat e këtij udhëzimi; d) rekomandimet për zbatimin e këtij udhëzimi, veçanërisht në lidhje me inspektimet dhe kontrollet; e) mendimet mbi kapacitetin dhe përshtatshmërinë e subjekteve dhe organizmave të veçantë për plotësimin e kërkesave të përcaktuara në pikën 4 të kreut V. 2. Mbështetja orientuese teknike mund të ofrohet për të përmbushur të gjitha detyrat e listuara në pikën 1 të këtij kreu. 3. Për qëllim të pikave 15, 16 dhe 17 të kreut II, Drejtoria e Shërbimit Veterinar duhet të sigurojë: a) kurse trajnimi për personelin e thertoreve, të përfshirë në therjet dhe operacionet e ngjashme; b) që certifikata e kompetencës për personelin e thertoreve të përfshirë në therjet dhe operacionet e ngjashme lëshohet pasi ata t’i jenë nënshtruar një provimi përfundimtar për kategoritë e kafshëve të interesuara. Për operacionet e përmendura në pikën 16 dhe 17 të kreut II tematikat e provimit janë të përcaktuara në aneksin IV; c) aprovimin e programeve të trajnimit për kurset të përmendura në pikën “a”, si dhe që provimi të ketë përmbajtjen dhe modalitetin e referuar në pikën “b”. 4. Organizimi i trajnimeve, i provimit përfundimtar, si dhe e drejta e lëshimit të certifikatës së kompetencës mund të delegohet edhe te subjekte private të akredituara për këtë qëllim. Subjektet, të cilat kanë marrë të drejtën e organizmit të provimit dhe të lëshimit të certifikatës nuk mund të jenë të njëjtat, të cilat kanë marrë të drejtën e organizimit të trajnimeve. Subjektet duhet që: a) Të kenë personel të kualifikuar dhe ekspert, si dhe pajisjet e nevojshme për ta bërë atë; b) Të jenë të pavarur dhe të lirë nga çdo konflikt interesi për sa i përket organizimit të provimit përfundimtar dhe lëshimit të certifikatës së kompetencës; 5. Delegimi për aktivitetet e parashikuara në pikën 4 më lart, bëhet me urdhër të Ministrit me propozim të Drejtorisë së Shëndetit të Kafshëve pasi kjo drejtori të ketë konsultuar dhe vlerësuar programin e hartuar nga subjektet kërkuese si të përshtatshme për të trajtuar çështjet dhe standardet e parashikuara nga ky udhëzim për mirëqenien e kafshëve. 6. Certifikata e kompetencës duhet të tregojë për cilat kategori të kafshëve dhe llojin e pajisjeve për të cilat operacione të listuara në pikën 16 ose 17 të kreut II është e vlefshme certifikata. Drejtoria e Shërbimit Veterinar njeh certifikatat e kompetencës, të lëshuara nga autoriteti kompetent i ndonjë shteti tjetër, pasi të ketë konsultuar programin e ndjekur nga personeli për marrjen e kësaj certifikate dhe ta ketë cilësuar atë si të përshtatshëm në bazë të kritereve të përdorura për miratimin e programeve të ofruara brenda vendit sipas pikës 3/c dhe 5 të këtij kreu. Drejtoria e Shërbimit Veterinar mund të lëshojë certifikata kompetence të përkohshme me një vlefshmëri prej 3 muajsh, kur plotësohen njëkohësisht kushtet e mëposhtme: a) aplikanti të jetë i regjistruar në një prej kurseve referuar në pikën 3/a të këtij kreu; b) aplikanti të ushtrojë aktivitetin në prani dhe nën mbikëqyrjen e drejtpërdrejtë të një personi tjetër, i cili mban një certifikatë kompetence të lëshuar për veprimtarinë specifike që do të kryejë. 7. Certifikata e kompetencës, duke përfshirë certifikatën e kompetencës të përkohshme, do të lëshohet vetëm nëse kërkuesi lëshon një deklaratë me shkrim ku thuhet se ai nuk ka kryer asnjë shkelje të rëndë të legjislacionit në fuqi në lidhje me mbrojtjen e kafshëve në tri vitet e fundit nga data e aplikimit për një certifikatë të tillë. 8. Drejtoria e Shërbimit Veterinar mund të njohë kualifikimet e kryera për qëllime të tjera si ekuivalente me certifikatat e kompetencës për qëllimet e këtij udhëzimi, me kusht që ato të jenë marrë në kushte të njëjta me ato të përcaktuara nga ky kre. Lista e kualifikimeve të njohura miratohet me urdhër të Ministrit. Drejtoria e Shërbimit Veterinar bën publike në faqen zyrtare të internetit listën e kualifikimeve që njihen si ekuivalente me certifikatën e kompetencës. 9. Dispozitat e pikës 3 të këtij kreu mund të ndryshohen në përputhje me procedurat e përmendura në këtë udhëzim. VI. Shkeljet dhe sanksionet 1. Në zbatim të urdhrit të Ministrit nr. 382, datë 31.7.2006, i cili miraton rregulloren “Mbi organizimin e kontrolleve zyrtare të bëra për të verifikuar përputhjen me legjislacionin për ushqimin e njerëzve e të kafshëve dhe rregullat për shëndetin, si dhe mirëqenien e kafshëve”, Drejtoria e Shërbimit Veterinar në bashkëpunim me shërbimet veterinare rajonale: a) mund të kërkojë që operatorët e biznesit të ndryshojnë procedurat operative standarde të tyre dhe në veçanti të ngadalësojë ose të ndalojë prodhimin kur vëren mosplotësim të plotë të kushteve të mirëqenies së kafshëve; b) mund të kërkojë nga operatorët e biznesit rritjen e frekuencës së kontrolleve të përmendur në pikat 7 deri 10 të kreut II dhe ndryshimin e procedurave të kontrollit të referuara në pikat 10 deri 15 të kreut III; c) mund të pezullojë ose të tërheqë delegimin e kompetencave të përmendur në pikën 4 të kreut V; d) mund të kërkojë ndryshimin e udhëzimeve të përmendura në pikën 18 të kreut II në lidhje me mendimet shkencore në përputhje me pikën 4 të kreut V. 2. Nga data e fillimit të zbatimit të këtij udhëzimi deri më 31 dhjetor 2014, pika 1 e kreut III do të zbatohet vetëm për thertoret e reja në ndërtim, rikonstruksionet ose për pajisjet e reja bazuar në rregullat e përcaktuara në aneksin II. 3. Kundërvajtjet administrative, si dhe masat përkatëse janë ato të parashikuara nga legjislacioni veterinar për mirëqenien e kafshëve. VII. Zbatimi dhe hyrja në fuqi 1. Ngarkohet Drejtoria e Shërbimit Veterinar, Drejtoria e Politikave të Sigurisë Ushqimore dhe Mbrojtjes së Konsumatorit, Shërbimi Veterinar Rajonal dhe Autoriteti Kombëtar i Ushqimit për zbatimin e këtij udhëzimi. 2. Zbatimi dhe efektet e këtij udhëzimi fillojnë në datën 1 janar 2014. 3. Ky udhëzim hyn në fuqi me botimin në Fletoren Zyrtare. MINISTRI I BUJQËSISË, USHQIMIT DHE MBROJTES SË KONSUMATORIT Genc Ruli ANEKSI I LISTA E METODAVE TË TRULLOSJES DHE SPECIFIKIMEVE TË NGJASHME KREU I METODAT Tabela 1 - Metodat mekanike Nr. Emri Përshkrimi Kushtet e përdorimit Parametrat kryesorë Kërkesat specifike Kapitulli II i këtij aneksi 1 Pistoletë me plumb depërtues në kokë Dëmtime të rënda dhe të pakthyeshme të trurit të provokuara nga dhe depërtimi i një plumbi. Trullosje e thjeshtë Të gjitha speciet. Therje, depopullimi dhe situata të tjera Pozicioni dhe drejtimi i të shtënës. Shpejtësia e përshtatshme, gjatësia e daljes dhe diametri i plumbit sipas madhësisë kafshëve dhe species. Maksimumi i trullosjes çgjaksimit / therjes Nuk aplikohet 2 Pistoletë me plumb jodepërtues në kokë Dëmtime të rënda të trurit të provokuara nga një plumb pa penetrim. Trullosje e thjeshtë Ripërtypësit, shpendët, lepujt dhe lepuj të egër. therja vetëm për ripërtypësit. Therje, depopullimi dhe situata të tjera për shpendët, lepujt dhe lepuj të egër. Pozicioni dhe drejtimi i të shtënës. Shpejtësia e përshtatshme, diametri dhe forma e plumbit sipas madhësisë kafshëve dhe species. Forca e fishekut të përdorur. Maksimumi i trullosjes çgjaksimit / therjes. Pika 1 3 Armë zjarri me plumb të lirë Dëmtime të rënda dhe të pakthyeshme të trurit të provokuara nga dhe depërtimi i një ose më shumë plumba Të gjitha speciet. Therje, depopullimi dhe situata të tjera Pozicioni i të shtënës. Fuqia dhe kalibri i fishekut. Lloji i plumbit Nuk aplikohet 4 Tretja Shtypja e menjëhershme e të gjithë kafshës Zogj deri në 72 orë dhe vezët me embrione. Të gjitha situatat e tjera të ndryshme nga therja Madhësia maksimale e numrit që do të futet Largësia në mes të thikave dhe shpejtësia e rrotullimit. Masa për të parandaluar mbingarkesat Pika 2 5 Përdredhja e qafës Tërheqja dhe përdredhja e qafës manuale apo mekanike provokon ishemi cerebrale Shpendët deri në 5 kg peshë e gjallë. Therje, depopullimi dhe situata të tjera Nuk aplikohet Pika 3 6 Goditje me çekiç në kokë Goditje të saktë në kokë për të provokuar dëmtime të rënda të trurit. Gicat, qengjat, kecat, lepujt, lepuj të egër, kafshët për gëzofë dhe shpendët deri në 5 kg peshë e gjallë. Therje, depopullimi dhe situata të tjera Forca dhe vendi i goditjes Pika 3 Tabela 2 - Metodat elektrike Nr. Emri Përshkrimi Kushtet e përdorimit Parametrat kryesorë Kërkesat specifike Kapitulli II i këtij aneksi 1 Trullosje me goditje me rrymë elektrike vetëm në kokë Ekspozimi i trurit ndaj rrymës elektrike që gjeneron një formë epileptike të përgjithësuar në elektro encephalogram (EEG). Trullosje e thjeshtë. Të gjitha speciet. Therje, depopullimi dhe situata të tjera Korrent minimal (A ose mA). Tension minimal (V). Frekuenca maksimale (Hz). Koha minimale e ekspozimit. Koha maksimale trullosje çgjaksim/ therje. Frekuenca e kalibrimit të pajisjeve. Optimizimi i fluksit të korrentit. Parandalimi i goditjeve elektrike para trullosjes. Pozita dhe sipërfaqja e kontaktit të elektrodave. Pika 4 2 Trullosje me goditje me rrymë elektrike në kokë dhe në trup Ekspozimi i trupit të ndaj rrymës elektrike që gjeneron në të njëjtën kohë një formë epileptike të përgjithësuar në EEG dhe dridhje ose ndalimin e zemrës. Rast i trullosjes së thjeshtë në rastin e therjes. Të gjitha speciet. Therje, depopullimi dhe situata të tjera Korrent minimal (A ose mA). Tension minimal (V). Frekuenca maksimale (Hz). Koha minimale e ekspozimit. Frekuenca e kalibrimit të pajisjeve. Optimizimi i fluksit të korrentit. Parandalimi i goditjeve elektrike para trullosjes. Pozita dhe sipërfaqja e kontaktit të elektrodave. Koha maksimale trullosje-çgjaksim/ therje. Pika 5 3 Banjë elektrike Ekspozimi i trupit të ndaj rrymës elektrike që gjeneron në të njëjtën kohë një formë epileptike të përgjithësuar në EEG dhe dridhje ose ndalimin e zemrës përmes një banje. Trullosje e thjeshtë me përjashtim të rasteve kur frekuenca është e barabartë ose më e vogël se 50 Hz. Shpendët Therje, depopullimi dhe situata të tjera Korrent minimal (A ose mA). Tension minimal (V). Frekuenca maksimale (Hz). Frekuenca e kalibrimit të pajisjeve. Parandalimi i goditjeve elektrike para trullosjes. Minimizimi dhimbje gjatë qëndrimit varur. Optimizimi i fluksit të korrentit. Maksimumi i qëndrimit varur para banjës. Koha minimale e ekspozimit për çdo kafshë. Zhytja e shpendëve deri në bazën e krahëve. Koha maksimale trullosje-çgjaksim/ therje për frekuencë mbi 50 Hz (s) Pika 6 Tabela 3 - Metodat e gazit Nr. Emri Përshkrimi Kushtet e përdorimit Parametrat kryesorë Kërkesat specifike Kapitulli II i këtij aneksi 1 Përqendrim i lartë i dyoksidit të karbonit Ekspozimi i drejtpërdrejtë ose progresiv i kafshëve të vetëdijshëm në një përzierje gazi që përmban më shumë se 40% dyoksid të karbonit. Metoda mund të përdoren në gropa, tunele, kontejnerë apo ndërtesë të mbyllur më parë. Trullosje e thjeshtë në rastin e therjes së derrave Derra, kafshëve për gëzof, shpendëve dhe rosave përveç patave. Vetëm therje e derrave. Situata të tjera nga therja e shpendëve, kafshëve për gëzof, derrave Përqendrimi i dyoksidit të karbonit. Kohëzgjatja e ekspozimit. Koha maksimale trullosje çgjaksim/ therje në rastin e trullosjes së thjeshtë. Cilësia e gazit. Temperatura e gazit Pika 7 Pika 8 2 Dyoksid karboni në dy fazat Ekspozimi i drejtpërdrejtë ose progresiv i kafshëve të vetëdijshëm në një përzierje gazi që përmban më shumë se 40% dyoksid të karbonit, kur kafshët kanë humbi vetëdijen, nga një përqendrim i lartë i dyoksidit të karbonit Shpendët, Therje, depopullimi dhe situata të tjera Përqendrimi i dyoksidit të karbonit. Kohëzgjatja e ekspozimit. Cilësia e gazit. Temperatura e gazit Nuk aplikohet 3 Dyoksidit të karbonit përzierë me gazra inerte ekspozimi i drejtpërdrejtë ose progresiv i kafshëve të vetëdijshëm në një përzierje gazi që përmban më shumë se 40% dyoksid të karbonit përzierë me gazra inerte që çojnë në mungesën e oksigjenit. Metoda mund të përdoren në gropa, tunele, kontejnerë apo ndërtesë të mbyllur më parë Trullosja e thjeshtë për derrat nëse kohëzgjatja e ekspozimit është më pak se 7 minuta në të paktën 30 % dyoksid karboni. Trullosja e thjeshtë për shpendët nëse kohëzgjatja e ekspozimit është më pak se 3 minuta në të paktën 30 % dyoksid karboni Derra dhe shpendë. Therje, depopullimi dhe situata të tjera Përqendrimi i dyoksidit të karbonit. Kohëzgjatja e ekspozimit. Koha maksimale trullosje çgjaksim/ therje në rastin e trullosjes së thjeshtë. Cilësia e gazit. Temperatura e gazit Përqendrimi oksigjenit Pika 8 4 Gazrat inerte Ekspozimi i drejtpërdrejtë ose progresiv i kafshëve të vetëdijshëm në një përzierje gazrash inerte të tilla si argon ose azot që çojnë në mungesën e oksigjenit. Metoda mund të përdoren në gropa, tunele, kontejnerë apo ndërtesë të mbyllur më parë. Trullosje e thjeshtë në rastin e therjes së derrave Trullosja e thjeshtë për shpendët nëse kohëzgjatja e ekspozimit ndaj mungesë së oksigjenit është më pak se 3 minuta Derra dhe shpendë. Therje, depopullimi dhe situata të tjera Përqendrimi oksigjenit. Kohëzgjatja e ekspozimit. Cilësia e gazit. Koha maksimale trullosje-çgjaksim/ therje në rastin e trullosjes së thjeshtë. Temperatura e gazit Pika 8 5 Monoksidi i karbonit (në formë Ekspozimi i kafshëve të vetëdijshme në një përzierje kafshët për gëzof, shpendët dhe gicat. Cilësia e gazit. Përqendrimi i oksidit Pikat 9.1, 9.2 dhe 9.3 të pastër) gazrash që përmban më shumë se 4% monoksid karboni Të gjitha situatat e tjera të ndryshme nga therja të karbonit. Kohëzgjatja e ekspozimit. Kohëzgjatja e ekspozimit. Temperatura e gazit 6 Oksid karboni përzier me gazra të tjera Ekspozimi i kafshëve të vetëdijshme në një përzierje gazrash që përmban më shumë se 1% monoksid karboni përzier me gazra të tjera toksike kafshët për gëzof, shpendët dhe gicat. Të gjitha situatat e tjera të ndryshme nga therja Përqendrimi i oksidit të karbonit. Kohëzgjatja e ekspozimit. Temperatura e gazit. Filtrimi i gazit të prodhuar nga motori Pika 9 Tabela 4 - Metoda të tjera Nr. Emri Përshkrimi Kushtet e përdorimit Parametrat kryesorë Kërkesat specifike për Kapitulli II i këtij aneksi 1 Injeksion letal (vdekjeprurës) Humbja e vetëdijes dhe ndjeshmërisë e ndjekur nga ngordhja e pakthyeshme e shkaktuar nga injektimi nga një veteriner Të gjitha speciet. Të gjitha situatat e tjera të ndryshme nga therja Lloji i injektimit. Përdorimi i PMV të miratuar Nuk aplikohet KREU II KËRKESAT SPECIFIKE PËR METODA TË CAKTUARA 1. Pistoletë me plumb jodepërtues në kokë Kur përdorin këtë metodë operatorët e biznesit do të kenë vëmendje për të shmangur thyerjet e kafkës. Kjo metodë do të përdoret vetëm për ripërtypësit me peshë e gjallë më pak se 10 kg. 2. Tretja Kjo metodë do të sigurojë tretjen dhe ngordhjen e menjëhershme të kafshëve. Aparatura duhet të përmbajë lama që rrotullohen me shpejtësi. Kapaciteti i aparatit do të jetë i mjaftueshëm për të siguruar vrasjen e menjëhershme të të gjitha kafshëve, edhe nëse ato janë futur në një numër të madh. 3. Përdredhja e qafës dhe goditja në kokë Këto metoda nuk duhet të përdoren si metoda rutinë, por vetëm kur nuk ka dispozicion metoda të tjera për trullosjen. Këto metoda nuk do të përdoren në thertore përveçse si metoda rezervë për trullosjen. Asnjë person nuk do të vrasë me përdredhje manuale të qafës apo me goditje në kokë më shumë se shtatëdhjetë kafshë në ditë. Përdredhja manuale e qafës nuk do të përdoret në kafshët e më shumë se tre kg peshë e gjallë. 4. Trullosja me goditje me rrymë elektrike vetëm në kokë 4.1 Kur përdoret trullosja me goditje me rrymë elektrike vetëm në kokë, elektroda duhet të vendosen përreth trurit të kafshëve dhe të përshtatet për madhësinë e saj. 4.2 Trullosja me goditje me rrymë elektrike vetëm në kokë do të kryhet në përputhje me rrymat minimale të përcaktuara në tabelën 1. Tabela 1. Rrymat minimale për trullosjen me goditje me rrymë elektrike vetëm në kokë Kategoria e Gjedhë të Gjedhë të Kafshë të Kafshët të Shpendë Gjela deti kafshëve moshës prej ose më shumë se 6 muajsh moshës prej ose më pak se 6-muajsh llojit dhen dhe dhi llojit derr Rryma elektrike Një 1,28 Një 1,25 Një 1,00 Një 1,30 240 mA 400 mA minimale 5. Trullosja me goditje me rrymë elektrike në kokë dhe në trup 5.1 Kafshë të specieve dhen, dhi dhe derra. Rrymat minimale për trullosjen me goditje me rrymë elektrike në kokë dhe në trup do të jetë 1 A për dele dhe dhi dhe 1,30 A për derra. 5.2 Dhelprat Elektrodat do të vendosen në gojë dhe rektum ku do të përdoret rrymë elektrike me vlerë minimale prej 0,3 A dhe një tension minimal prej 110 V për të paktën tre sekonda. 5.3. Çinçillat Elektrodat do të vendosen në vesh dhe në bisht ku do të përdoret rrymë elektrike me vlerë minimale prej 0,57 A për të paktën 60 sekonda. 6. Trullosja elektrike e shpendëve në banjë uji 6.1 Kafshët nuk duhet të ngrihen pezull në ganxha në qoftë se ata janë shumë të vogla pasi nëse ngritja pezull ka të ngjarë të shkaktojë dhimbje ose vuajtje (p.sh. kafshë të plagosura dukshëm). Në këto raste, ato do të vriten nga një metodë alternative. 6.2 Ganxhat e mbajtjes pezull duhet të jenë lagur para se shpendët e gjallë të varen në to për t’u ekspozuar ndaj rrymës elektrike. Zogjtë do të varen nga të dyja këmbët. 6.3 Për kafshë të përmendura në tabelën 2, trullosja nëpërmjet banjës do të kryhet në përputhje me minimumin e rrymës elektrike të parashtruar në të, dhe kafshët do të ekspozohen ndaj rrymës elektrike për një kohëzgjatje minimale prej të paktën katër sekonda. Tabela 2. Kërkesat elektrike për pajisjet e banjës së ujit (Vlerat mesatare për kafshë) Frekuenca (Hz) Pulat Gjelat Rosat dhe patat Shkurtat <200 Hz 100 mA 250 mA 130 mA 45 mA Nga 200-400 Hz 150 mA 400 mA Nuk lejohet Nuk lejohet Nga 400-1 500 Hz 200 mA 400 mA Nuk lejohet Nuk lejohet 7. Dyoksidi i karbonit në koncentrim të lartë Në rastin e gicave, mustelidëve dhe çinçillave, do të përdoret përqendrimi minimal prej 80% të dioksidit të karbonit. 8. Dyoksidi i karbonit, përdorimi i gazrave inerte, ose një përzierje e këtyre gazrave Nën asnjë rrethanë gazi nuk do të futet në dhomën ose vendin ku trullosen dhe theren kafshët në mënyrë që të evitohen djegiet ose eksitimi si rrjedhojë e ngrirjes ose mungesës së lagështisë. 9. Monoksidi i karbonit (gaz i pastër ose i përzier me gaze të tjera) 9.1 Kafshët duhet të mbahen nën mbikëqyrje vizuale në të gjithë kohën. 9.2 Ato do të futen një nga një, dhe para se të futet kafsha tjetër duhet të sigurohet që e mëparshmja është pa ndjenja ose e ngordhur. 9.3 Kafshët do të qëndrojnë në dhomë derisa ata të kenë ngordhur. 9.4 Gazi i prodhuar nga një motor i përshtatur posaçërisht për qëllim të vrasjes së kafshëve mund të përdoren me kusht që personi përgjegjës për vrasjen ka verifikuar më parë se gazi që po përdoret: a) është ftohur sa duhet; b) ka qenë filtruar mjaftueshëm; c) nuk ka asnjë komponent ngacmues ose gaz irritues. Motori do të testohet çdo vit para se të kryhet vrasja e kafshëve. 9.5 Kafshët nuk duhet të vendosen në dhomën derisa të jetë arritur përqendrimi minimal i monoksidit të karbonit. ANEKSI II PLANIMETRIA, NDËRTIMI DHE PAJISJET E THERTOREVE 1. Të gjitha strukturat për vendqëndrimet para therjes 1.1 Projektimi, ndërtimi dhe mirëmbajtja e sistemeve të ventilimit duhet të sigurojnë vazhdimisht mirëqenien e kafshëve, duke marrë parasysh ndryshimet e pritshme të kushteve të motit. 1.2 Në rastet kur janë të nevojshme mjetet mekanike të ventilimit, të sigurohet që në rast të ndonjë avarie të bëhet futja automatike në punë. 1.3 Vendqëndrimet e kafshëve para therjes duhet të projektohen dhe ndërtohen në mënyrë që të minimizojnë rrezikun e lëndimeve në kafshëve dhe zhurmat e papritura. 1.4 Vendqëndrimet e kafshëve para therjes duhet të projektohen dhe ndërtohen në mënyrë që të lehtësojnë inspektimin e kafshëve. Ndriçim fiks ose portativ duhet të sigurohet për të mundësuar inspektimin e kafshëve në çdo kohë. 2. Vendqëndrimet e kafshëve para therjes për kafshët që nuk ngarkohen në kontejnerë 2.1 Rrethimet, korridoret dhe rrugët të projektohen dhe ndërtohen për të lejuar: a) lëvizjen lirshëm të kafshët në drejtimin e duhur duke përdorur karakteristikat e tyre të sjelljes dhe pa u bezdisur; b) derrat ose dele të ecin krah për krah, përveç në rastin e rrugët kryesore të pajisjeve fiksuese. 2.2 Urat të jenë të pajisura me mbrojtje anësore për të siguruar se kafshët nuk mund të bien. 2.3 Sistemi i furnizimit me ujë në rrethimet duhet të projektohet, ndërtohet dhe mirëmbahet në mënyrë që të lejojë të gjitha kafshët pa u lënduar ose kufizuar në lëvizjet e tyre të pinë ujë të pastër. 2.4 Kur përdoret një rrethim pritjes, ai do të ndërtohet në një nivel i rrethuar me mure, dhe rrethimi të jetë projektuar në mënyrë që gjatë kalimit për në pikën e trullosjes kafshët të mos fiksohen ose shkelen. 2.5 Dyshemetë duhet të ndërtohen dhe mirëmbahen në mënyrë të tillë që të minimizojë rrezikun rrëshqitjes së kafshëve, rënien apo plagosjen e tyre në këmbët. 2.6 Kur thertoret kanë vendqëndrime në fushë pa strehë natyrore ose hije, do të ofrohet mbrojtja e duhur ndaj kushteve të motit. Në mungesë të një mbrojtje të tillë, këto vendqëndrime nuk duhet të përdoren nën kushtet e këqija të motit. Në mungesë të një burim natyror të ujit, do të sigurohen vendet për pirjen e ujit. 3. Pajisjet dhe objektet për fiksimin 3.1 Pajisjet dhe objektet për fiksimin do të projektohen, ndërtohen dhe mirëmbahen për të: a) optimizuar aplikimin e metodës trullosjes ose vrasjes; b) parandaluar dëmtimet në kafshë; c) minimizuar rezistencën dhe klithmat kur fiksohen kafshët; d) minimizuar kohën e fiksimit. 3.2 Për kafshët e llojit gjedhit, pajisja e përdorur për fiksimin bashkë me pistoletën me plumb depërtues në kokë të jetë e pajisur me kufizues për lëvizjen e laterale dhe vertikale të kokës së kafshës. 4. Pajisjet trullosëse elektrike (me përjashtim të pajisjeve të trullosjes në banjë uji) 4.1 Pajisjet trullosëse elektrike të jenë të pajisura me një aparat, i cili tregon dhe regjistron me detaje parametrat kryesore elektrike për çdo kafshë të trullosur. Pajisja do të vendosen në mënyrë që të jenë të dukshme qartë për personelin dhe do të japin një paralajmërim të qartë të dukshëm dhe të dëgjueshëm, nëse kohëzgjatja e ekspozimit bie nën nivelin e kërkuar. Këto të dhëna do të mbahen për të paktën një vit. 4.2 Pajisjet elektrike automatike të trullosjes bashkë me pajisjen për fiksimin do të përdorin një rrymë elektrike konstante. 5. Pajisje të trullosjes në banjë uji 5.1 Linjat e ganxhave për shpendët duhet të projektohen dhe të pozicionohen në mënyrë të tillë që zogjtë që varen pezull të mos ndeshin ndonjë pengesë dhe reduktimin në minimum të shqetësimit për shpendët. 5.2 Linjat e ganxhave për shpendët duhet të projektohen dhe të pozicionohen në mënyrë të tillë që zogjtë që varen pezull të mos mbeten të varur të vetëdijshëm më shumë se një minutë. Rosat, patat dhe gjelat e detit nuk duhet të mbetet varur të vetëdijshëm më shumë se dy minuta. 5.3 E gjithë gjatësia e linjës së ganxhave deri në pikën e hyrjes në vaskën e banjës do të jetë lehtësisht e arritshme në rast kafshët duhet të hiqet nga vija therje. 5.4 Madhësia dhe forma e ganxhave metalike duhet të jetë e përshtatshme për madhësinë e këmbëve të shpendëve të therura, në mënyrë që kontakti elektrik të mund të sigurohet pa shkaktuar dhimbje. 5.5 Pajisjet e trullosjes në banjë uji duhet të pajisen me një devijim hyrje të izoluar elektrikisht, të projektuar dhe të mirëmbahen, në mënyrë që të parandalojnë derdhjen e ujit në hyrje. 5.6 Banja e ujit të jetë projektuar në mënyrë të tillë që niveli i zhytjes së shpendëve të mund të përshtatet lehtë. 5.7 Në pajisjen e trullosjes në banjën e ujit elektrodat të aplikohen gjatë gjithë gjatësisë së vaskës. Banja e ujit të jetë projektuar dhe mirëmbahet në mënyrë të tillë që kur kalojnë ganxhat sipër ujit ato të jenë në kontakt të vazhdueshëm me rrymën. 5.8 Pajisja të jetë e përbërë nga një sistem në kontakt me gjoksin e shpendëve nga pika e ngritjen pezull derisa në shpendët të hyjnë në banjën e ujit, me qëllimin që t’i qetësojë ato. 5.9 Pajisjet e trullosjes në banjën e ujit duhet të lejojë hyrjen lehtësisht për të kryer çgjaksimin e shpendëve të trullosur të mbetur në banjën e ujit si rezultat i një avarie apo vonese në linjë. 5.10 Pajisja e trullosjes në banjën e ujit të jetë e pajisur me një aparat i cili tregon dhe regjistron detajet kryesore të parametrave elektrike të përdorur. Këto të dhëna duhet të mbahen për të paktën një vit. 6. Pajisjet e trullosjes me gaz për derrat dhe shpendët 6.1 Mjetet e trullosjes me gaz, duke përfshirë rripat transportues, të jenë projektuar dhe ndërtuar për të: a) optimizuar aplikimin e trullosjes me gaz; b) parandaluar dëmtimet ose traumat në kafshë; c) minimizuar rezistencën dhe klithmat në momentin kur kafshët do të fiksohen. 6.2 Mjetet e trullosjes me gaz të jetë e pajisur me mekanizma për të matur dhe regjistruar vazhdimisht përqendrimin e gazit dhe kohën e ekspozimit, dhe për të dhënë një sinjal të qartë të dukshëm dhe të dëgjueshëm nëse përqendrimi i gazit bie nën nivelin e kërkuar. Pajisja të vendosen në mënyrë që të jetë e dukshme qartë për personelin. të dhënat duhet të mbahen për të paktën një vit. 6.3 Mjetet e trullosjes me gaz të jenë të projektuara në mënyrë që, edhe gjatë punës në kapacitetin maksimal të lejuar, kafshët të pranë e pranë pa u bërë pirg mbi njëri-tjetrin. ANEKSI III RREGULLAT E PUNËS NË THERTOREVE 1. Mbërritja, lëvizja dhe trajtimi i kafshëve 1.1 Kushtet e mirëqenies së kafshëve për çdo ngarkesë, duhet të vlerësohen në mënyrë sistematike pas mbërritjes së kafshëve nga ana e personit përgjegjës për mirëqenien e kafshëve ose një person që i raporton drejtpërdrejt atij, në mënyrë që të identifikohen prioritetet veçanërisht duke përcaktuar cilat kafshët kanë nevoja të veçanta për mirëqenien dhe masat përkatëse që duhet të merren. 1.2 Kafshët pas mbërritjes duhet të shkarkohen sa më shpejt të jetë e mundur dhe theren pa vonesa të kota. Gjitarët, përveç lepujve dhe lepujve të egër, të cilët pas mbërritjes nuk janë drejtuar direkt në vendin e therjes, do të vendosen në lokalet e qëndrimit. Kafshët, të cilat nuk do të theren brenda 12 orëve pas mbërritjes së tyre duhet të ushqehen në sasi dhe në intervale të përshtatshme. Në raste të tilla, kafshët do të vendosen mbi një sasi të përshtatshme shtrese, që garanton një nivel të rehatie të përshtatshme për speciet dhe numrin e kafshëve. Kjo shtresë do të garantojë një kullimit efikas ose përthithje të urinës dhe fekaleve. 1.3 Mjetet me të cilat transportohen kafshët do të mirëmbahen dhe përdoren me kujdes, në veçanti nëse ato kanë dyshemenë fleksibël apo të shpuar, dhe: a) nuk do të hidhen, rrëzohen ose përmbysen; b) kur është e mundur, të ngarkohen dhe shkarkohen horizontalisht dhe mekanikisht; Kur është e mundur, kafshët do të shkarkohen individualisht. 1.4 Kur kontejnerët vendosen sipër njëri tjetrit, duhet të merren masat e nevojshme: a) të kufizojë rënien e urinës dhe fekaleve mbi kafshët në kontejnerin e vendosur një nivel më poshtë; b) për të siguruar stabilitetin e kontejnerëve; c) për të siguruar që ventilimi nuk pengohet. 1.5 Në therje, kafshët e dobëta, kafshët e qumështit në periudhë mjeljeje, femrat që kanë pjellë gjatë udhëtimit, ose kafshët e ngarkuara në kontejnerë do t'i jepet prioritet mbi llojet e tjera të kafshëve. Nëse kjo nuk është e mundur, përshtaten kushtet në mënyrë që të lehtësojë kafshët nga vuajtjet dhe në veçanti për: a) mjeljen e kafshëve të qumështit në intervale jo më shumë se 12 orë; b) sigurimin e kushteve të përshtatshme për pirjen dhe mirëqenien e kafshëve të porsalindura në rastin e një femre që ka pjellë; c) sigurimin e ujit për të pirë në rastin e kafshëve të ngarkuara në kontejnerë. 1.6 Gjitarët, përveç lepujve dhe lepujve të egër, të cilët pas shkarkimit nuk janë dërgohen direkt në vendin e therjes, duhet të kenë ujë të pijshëm në dispozicion të tyre gjatë gjithë kohës. 1.7 Një lëvizje të qëndrueshme të kafshëve drejt vendit të trullosjes në mënyrë që të parandalohet mbingarkesa në vendqëndrimet e kafshëve. 1.8 Është e ndaluar që kafshët: a) të shtyhen ose shkelmohen; b) të goditen në ndonjë pjesë veçanërisht të ndjeshme të trupit që shkakton dhimbje ose vuajtje; c) të tërhiqen apo mbahen nga koka, veshët, brirët, këmbët, bishti apo lëkura, ose të trajtohen në një mënyrë të tillë që u shkakton dhimbje ose vuajtje; Megjithatë, ndalimi për e kafshëve nga këmbët e nuk do të zbatohet për shpendët, lepujt dhe lepujt e egër; d) përdorimi thumbave ose mjeteve të ndryshme me majë ose cepa; e) përdredhja, shtypja ose përthyerja e bishtit ose kapja nga sytë e çdo lloj kafshe. 1.9 Përdorimi i instrumenteve, të cilat transmetojnë goditje elektrike do të shmanget sa më shumë të jetë e mundur. Në çdo rast, të tilla instrumente duhet të përdoren vetëm për kafshët e rritura gjedh dhe derra që refuzojnë të lëvizin, dhe vetëm kur ata kanë hapësirë përpara për të lëvizur. Goditjet nuk duhet të zgjasin më shumë se një sekondë dhe të përdoren në interval të përshtatshme dhe do të të aplikohen vetëm për muskujt e çerekëve të pasëm. Goditjet nuk do të përdoren në mënyrë të përsëritur, nëse kafsha nuk reagon. 1.10 Kafshët nuk duhet të jetë të lidhura në brirët e tyre, unaza hundë ose qafë dhe këmbët e tyre nuk duhet të jenë të lidhura së bashku. Kur kafshët janë të lidhura me litarë, kapistall ose mjete të tjera të përdorura, ato duhet: a) të jenë të forta aq sa të mos këputen; b) të lejojnë kafshët që, nëse është e nevojshme, të shtrihen, të hanë dhe të pinë; c) të ndërtuara në mënyrë të tillë që të eliminojnë çdo rrezik të mbytjes ose lëndimit, dhe në mënyrë që të lejojë zgjidhjen e shpejtë të kafshëve. 1.11 Kafshët që nuk janë në gjendje të ecin nuk do të tërhiqen zvarrë në vendin e therjes, por do të theren aty ku janë. 2. Rregullat shtesë për gjitarët në strehime (përveç lepujve dhe lepujve të egër) 2.1 Çdo kafshë do të ketë hapësirë të mjaftueshme për të qëndruar drejt në këmbë, të shtrihet ose të rrotullohet me përjashtim të rasteve kur kafshët mbahen të ndara individualisht. 2.2 Kafshët duhet të mbahen të sigurta në strehime dhe të siguruara që ato nuk mund të ikin apo të sulmohen nga grabitqarët. 2.3 Për çdo rrethim do të shënohet në një vend të dukshëm data dhe koha e mbërritjes dhe numri maksimal i kafshëve të lejuara për secilin me përjashtim të rasteve kur kafshët mbahen të ndara individualisht,. 2.4 Çdo ditë që në thertore punohet, para se arrijë ndonjë kafshë rrethimi për kafshët që kërkojnë kujdes të veçantë duhet të jetë i përgatitur dhe mbajtur në gatishmëri për përdorim të menjëhershëm. 2.5 Gjendja dhe gjendja e shëndetit të kafshëve në një strehim do të inspektohen rregullisht personi përgjegjës për mirëqenien e kafshëve. 3. Çgjaksimi i kafshëve 3.1 Kur një person është përgjegjës për trullosjen, gançimin, ngritjen pezull dhe çgjaksimin e kafshëve, ai person do të kryejë të gjitha ato operacione rresht në një kafshë para se të kalojë te kafsha tjetër pasardhëse. 3.2 Në rastin e trullosjes së thjeshtë apo therjes në përputhje me pikën 6 të kreut II, dy arteriet karotide do të priten në mënyrë sistematike. Stimulimi elektrik do të kryhet vetëm një herë pasi është verifikuar mungesa e ndjeshmërisë së kafshëve. Më tej pasi është verifikuar mungesa e shenjave të jetës së kafshëve do të kryhet rrjepja ose përvëlimi. 3.3 Shpendët që nuk do të vritet me anë të mjeteve automatike të këputjes së kokës, të konstatohet nëse janë prerë apo jo në mënyrë efektive të dy enët e gjakut. Kur mjetet automatike të këputjes së kokës nuk kanë qenë efektive shpendët duhet të theren menjëherë. ANEKSI IV KORRESPONDIMI NDËRMJET AKTIVITETEVE DHE KËRKESAVE PËR PROVIMIN E KOMPETENCËS Operacionet therje të listuara në pikën 16 kreu II Tematika për provimin e kompetencës Të gjitha operacionet e listuara në pikën 16 kreu II (a) deri (g) Sjellja e kafshëve, vuajtjet e kafshëve, vetëdija dhe ndjeshmëria, stresi i kafshëve a) trajtimi dhe kujdesi ndaj kafshëve para se ata të fiksohen Aspektet praktike të trajtimit dhe fiksimit të kafshëve Njohja e udhëzimeve të prodhuesit në llojin e pajisjeve që përdoren për fiksimin në rast të fiksimit mekanik b) fiksimi i kafshëve me qëllim trullosjen ose vrasjen c) trullosja e kafshëve Aspektet praktike të teknikave të trullosjes dhe njohja e udhëzime të prodhuesit për llojin e pajisjeve të trullosjes të përdorura Metodat rezervë për trullosjen dhe/ose vrasjen Mirëmbajtja bazë dhe pastrimi i pajisjeve për trullosjen dhe/ose vrasjen d) vlerësimi i efektivitetit të trullosjes Kontrollin e efektivitetit të trullosjes Metodat rezervë për trullosjen dhe/ose vrasjen e) ngritja pezull e kafshëve të gjalla Aspektet praktike të trajtimit dhe fiksimit të kafshëve Kontrollin e efektivitetit të trullosjes f) çgjaksimi të kafshëve të gjalla Kontrollin e efektivitetit të trullosjes dhe mungesës së shenjave të jetës Metodat rezervë për trullosjen dhe/ose vrasjen Përdorimi i duhur dhe mirëmbajtjen e thika çgjaksimi g) therjen në përputhje me pikën 6 të kreut II Përdorimi i duhur dhe mirëmbajtjen e thikave të çgjaksimit Kontrollin e mungesën së shenjave të jetës Operacioni i vrasjes (therjes) përmendur në pikën 17 kreu II Tematika për provimin e kompetencës Vrasja e kafshëve për gëzofë Aspektet praktike të trajtimit dhe fiksimit të kafshëve Aspektet praktike të teknikave të trullosjes dhe njohja e udhëzime të prodhuesit për llojin e pajisjeve të trullosjes të përdorura Metodat rezervë për trullosjen dhe/ose vrasjen Kontrollin e efektivitetit të trullosjes dhe konfirmimi i ngordhjes Mirëmbajtja bazë dhe pastrimi i pajisjeve për trullosjen dhe/ose vrasjen