Instruction no. 6, dated 23.3.2023 on rules for performing official controls in relation to contaminants in food
صدر في 2023-03-23 · النص بتاريخ 2026-10-01
القانون العام والإرشادات الرسمية منشورة بوصفها أبحاثاً. ليست مشورة قانونية أو ضريبية أو مالية.
البحث نفسه مكتوب بالإنجليزية. العناوين والوسوم مترجمة؛ أما النتائج والاقتباسات فغير مترجمة.
عن هذا القانون
- العنوان الأصلي
- Udhëzim nr. 6, datë 23.3.2023 rregullat për kryerjen e kontrolleve zyrtare në lidhje me kontaminantët në ushqim.
- اللغة
- Albanian
- النوع
- لائحة
- الدولة
- ألبانيا
- الموضوعات
- Livestock, Food and nutrition
- الكلمات المفتاحية
- animal feed/feedstuffs, food safety and quality, inspection, pesticides, processing/handling, toxicity/poisoning, residues
أين تقرؤه
النص
نص القانون نفسه، مادةً مادة، كما هو محفوظ. لكل مادة رابطها.
1 Ky udhëzim përafron rregulloren e deleguar të Komisionit (BE) 2022/931, të datës 23 mars 2022, duke plotësuar Rregulloren (BE) 2017/625 të Parlamentit Evropian dhe të Këshillit, duke përcaktuar rregullat për kryerjen e kontrolleve zyrtare, në lidhje me kontaminantët në ushqime. 2 Rregulloren e Këshillit (EEC) nr. 315/93, të datës 8 shkurt 1993, që përcakton procedurat komunitare për ndotësit në ushqim. UDHËZIM Nr. 6, datë 23.3.2023 RREGULLAT PËR KRYERJEN E KONTROLLEVE ZYRTARE NË LIDHJE ME KONTAMINANTËT NË USHQIM1,2 Në mbështetje të nenit 102, pika 4, të Kushtetutës, pikës 12, të nenit 41, të ligjit nr. 9863, datë 28.1.2008, “Për ushqimin”, të ndryshuar, dhe pikës 3, të nenit 81, të ligjit nr. 10465, datë 29.9.2011, “Për shërbimin veterinar në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, UDHËZOJ: 1. Miratimin e rregullave për kryerjen e kontrolleve zyrtare në lidhje me kontaminantët në ushqim, sipas tekstit bashkëlidhur të këtij udhëzimi. 2. Për zbatimin e këtij udhëzimi ngarkohen Drejtoria e Përgjithshme e Zhvillimit në Fushën e Sigurisë Ushqimore, Veterinarisë, Mbrojtjes së Bimëve dhe Peshkimit, Autoriteti Kombëtar i Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit dhe Instituti i Sigurisë Ushqimore dhe Veterinarisë. Ky udhëzim hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare. MINISTËR I BUJQËSISË DHE ZHVILLIMIT RURAL Frida Krifca RREGULLAT PËR KRYERJEN E KONTROLLEVE ZYRTARE NË LIDHJE ME KONTAMINANTËT NË USHQIM Neni 1 Për qëllim të kësaj rregullore “Kontaminant” nënkupton çdo substancë që nuk i shtohet qëllimisht ushqimit, e cila është e pranishme në këtë ushqim, si rezultat i prodhimit (përfshirë veprimet e kryera në bujqësi, blegtori dhe mjekësi veterinare), prodhim, përpunim, përgatitje, trajtim, paketim, ambalazhim, transportim ose si rezultat i ndotjes së mjedisit. Lëndët e jashtme, si p.sh., fragmentet e insekteve, qimet e kafshëve etj. nuk mbulohen nga ky përkufizim. Neni 2 Kontrollet mbi praninë e kontaminantëve në ushqim kryhen në përputhje me kërkesat e aneksit I të këtij udhëzimi. Struktura Përgjegjëse për Veterinarinë (SPV) harton strategjinë e kampionimit, në përputhje me kriteret e përcaktuara në aneksin II të këtij udhëzimi, vetëm në zbatim dhe në funksion të planit kombëtar të monitorimit të mbetjeve. ANEKSI I RREGULLAT PËR ZGJEDHJEN E NJË KOMBINIMI SPECIFIK TË KONTAMINANTËVE OSE GRUPEVE TË KONTAMINANTËVE DHE GRUPEVE TË PRODUKTEVE 1. Kontrolli i kombinimeve të kontaminantëve ose grupeve të kontaminantëve në grupet e produkteve të mëposhtme kryhet sipas tabelës së mëposhtme: Grupet e produkteve Ndotës organike të qëndrueshëm halogjenë Metalet Mykotoksina Ndotës të tjerë Mishi i gjedhit, dhenve, dhive të pa ërpunuara (përfshirë të brendshmet e konsumueshme) x x x Mishi i derrit i papërpunuar (përfshirë të brendshmet e konsumueshme) x x x Mishi i kalit i papërpunuara (përfshirë të brendshmet e konsumueshme) x x Mishi i pulës i papërpunuar (përfshirë të brendshmet e konsumueshme) x x x Mishi i kafshëve të tjera të tokës të mbarështuara i papërpunuar (përfshirë të brendshmet e konsumueshme) x Qumështi i freskët i gjedhit, dhenve dhe dhive x x x x Vezët e pulave dhe vezë të tjera të freskëta x x x Mjalti x x Produkte të peshkut të papërpunuar (me përjashtim të krustaceve) x x x Krustacet dhe molusqet bivalvore x x x Dhjami dhe vajra shtazore dhe detare x x x Produkte të përpunuara me origjinë shtazore x x x 2. SPV-ja gjatë hartimit të strategjisë së kampionimit merr parasysh të gjitha kombinimet e kontaminantëve ose të grupeve të kontaminantëve dhe grupeve të produkteve që përbëhen nga ushqime me origjinë joshtazore, për të cilët legjislacioni kombëtar përcakton nivele maksimale të mbetjeve ose nivele të tjera rregullatore sipas legjislacionit kombëtar. 3. SPV-ja merr në konsideratë kriteret që vijojnë për të përzgjedhur kombinimet specifike të ndotësve ose grupeve të ndotësve dhe grupeve të produkteve që do të kontrollohen: a) frekuencën e gjetjeve në rastet jokonforme, rastet jokonforme të njoftuar në kuadër të sistemit të alarmit të shpejtë për ushqimet dhe ushqimet për kafshë ose të sistemit të bashkëpunimit administrativ sipas marrëveshjeve ndërkombëtare; b) disponushmërinë e metodave laboratorike dhe standardeve analitike të përshtatshme; c) mundësinë e riskut për konsumatorët ose për grupe të caktuara të popullsisë, që rrjedh nga konsumi i ushqimeve me përmbajtje të ndotësve, duke mbajtur parasysh informacionet përkatëse të njoftuara nga autoritetet ndërkombëtare për sigurinë ushqimore, sipas marrëveshjeve ndërkombëtare ku Shqipëria është pjesë e tyre ose në mungesë të këtyre informacioneve, nga burime të tjera informacioni, të tilla si botimet shkencore ose vlerësimet e riskut kombëtar; d) të dhënat mbi konsumin (modele dietike ushqimore); e) për sa u përket ushqimeve që hyjnë që importohen dhe eksportohen, në hartimin e planeve të kontrollit merren në konsiderate edhe kriteret që vijojnë nëse janë të disponushme: i. rezultatet e kontrollit të kryera nga organizmat ndërkombëtarë të kontrollit, sipas marrëveshjeve përkatëse; ii. çdo lloj informacioni që vendos në dyshim besueshmërinë e garancive që i përket përputhshmërisë së ushqimeve të importuara me legjislacionin përkatës në fuqi; iii. informacionet mbi vigjilencën e përforcuar. ANEKSI II KRITERET PËR HARTIMIN E STRATEGJISË SË KAMPIONIMIT 1. Për secilin operator të biznesit ushqimor që do të kontrollohet duhet të mbahen parasysh kriteret që vijojnë për përzgjedhjen e tipit të ushqimit që do të kontrollohet: a) rastet jokonforme të gjetura gjatë vitit paraardhës; b) mangësitë në zbatimin e analizës së rreziqeve dhe pikave kritike të kontrollit dhe të autokontrolleve përkatëse; c) mangësitë në mbajtjen e të dhënave siç përcaktohet në udhëzimin nr. 22, datë 25.11.2010, “Për kushtet e përgjithshme dhe të veçanta, të higjienës për stabilimentet e ushqimit dhe operatorët e biznesit ushqimorë”; d) kampionimi përfaqësues pavarësisht nga madhësia e operatorit të biznesit ushqimor; e) situatat emergjente (ndryshimet në modelet e konsumit, fatkeqësitë natyrore ose problemet ekonomike që shkaktojnë ndryshime në zinxhirët e tregtisë ushqimore etj.). 2. SPV-ja, në hartimin e strategjisë së kampionimit merr parasysh kriteret që vijojnë për përzgjedhjen e thertoreve, njësitë e prerjes, stabilimenteve për prodhimin e qumështit, stabilimenteve për prodhimin dhe futjen në treg të produkteve të peshkut dhe produkteve të akuakulturës, stabilimenteve për prodhimin e mjaltit, vezëve dhe qendrave të ambalazhimit të vezëve: a) kriteret e listuara në aneksin I, pika 3, dhe të pikës 1 të këtij aneksi; b) vëllimin e prodhimit total gjatë vitit të fundit që u përket thertoreve, njësive të prerjes, stabilimenteve të prodhimit të qumështit, stabilimenteve të prodhimit dhe futjes në treg të produkteve të peshkut dhe të akuakulturës, stabilimenteve të prodhimit të mjaltit, vezëve dhe qendrave të ambalazhimit të vezëve; c) origjinën e kafshëve të therura, të qumështit, të produkteve të akuakulturës, mjaltit dhe vezëve. 3. Në momentin e marrjes së kampioneve nevojitet që të bëhet e mundur parandalimi i kampionimit të shumëfishtë pranë të njëjtit operator të sektorit ushqimor, me përjashtim të rastit kur operatori është përzgjedhur në bazë të kritereve të përshkruar në pikën 1 ose kur jepet një argumentim i saktë në planin e kontrollit. Duhet të garantohet respektimi i frekuencës së parashikuar në planin e kontrolleve. 4. Për sa i përket ushqimit që përfshihet në objektin e planit të kontrollit për ushqimin e vendosur në tregun në vend, kampionimi do të kryhet në ushqimin e vendosur në treg dhe në ushqimin e synuar për t’u vendosur në treg (prodhimi primar, mbarështim në sistem të hapur, në thertore, gjatë përpunimit të ushqimit, ruajtjes ose tregtimit të tij).