Instruction No. 3 of 2013 on the documentation required for environmental permits of type A, B, and C
صدر في 2013-12-02 · النص بتاريخ 2026-10-01
القانون العام والإرشادات الرسمية منشورة بوصفها أبحاثاً. ليست مشورة قانونية أو ضريبية أو مالية.
البحث نفسه مكتوب بالإنجليزية. العناوين والوسوم مترجمة؛ أما النتائج والاقتباسات فغير مترجمة.
عن هذا القانون
- اللغة
- Albanian
- النوع
- لائحة
- الدولة
- ألبانيا
- الموضوعات
- Environment
- الكلمات المفتاحية
- authorization/permit, pollution control, environmental impact assessment (EIA)
أين تقرؤه
لا يوجد رابط مصدر مسجل لهذا القانون.
النص
نص القانون نفسه، مادةً مادة، كما هو محفوظ. لكل مادة رابطها.
3/21/2014 Ligjet.org - Për dokumentacionin e domosdoshëm për të kërkuar leje mjedisore të tipit A, B dhe C për aktivitete të reja dhe ekzistuese file:///C:/Users/Grace/Downloads/guideline%203 2013 environm.permits.abc.htm 1/3 [P rinto] [Google T rans late] UDHËZIM Nr. 3, datë 2.12.2013 PËR DOKUMENTACIONIN E DOMOSDOSHËM PËR TË KËRKUAR LEJE MJEDISORE TË TIPIT A, B DHE C PËR AKTIVITETE TË REJA DHE EKZISTUESE Në mbështetje të nenit 102 të Kushtetutës dhe në zbatim të dispozitave të ligjit nr. 10 448, datë 14.7.2011 "Për lejet e mjedisit" dhe të ligjit nr. 10 440, datë 7.7.2011 "Për vlerësimin e ndikimit në mjedis", UDHËZOJ: 1. Për t'u pajisur me leje mjedisore të tipit A dhe B për aktivitete të reja me ndikim në mjedis, personat fizikë dhe juridikë, vendas ose të huaj, përgatisin dokumentet që kërkohen nga ligji nr. 10 448, datë 14.7.2011 "Për lejet e mjedisit" dhe ligji nr. 10 440, datë 7.7.2011 "Për vlerësimin e ndikimit në mjedis". Dokumentet konsistojnë në: 1.1 Dokumentacionin ligjor, që përbëhet nga: Origjinali ose fotokopje e noteruar e aktit të regjistrimit të subjektit në regjistrin tregtar; 1.2 Dokumentacioni teknik (përshkrimi i aktivitetit, skica, harta etj.), që përbëhen nga: a) Karakteristikat e projektit: përshkrimi i teknologjisë, proceseve kryesore, kapaciteti, lëndët e para, energjia, lëndët ndihmëse, produktet e ndërmjetme dhe ato përfundimtare; program pune për ndërtimin dhe shfrytëzimin; aktivitete të tjera që mund të kërkohen si pasojë e projektit (p.sh.: rrugë të reja, sigurim i ujit të pijshëm etj.). b) Vendndodhja e projektit: planimetria me kufijtë hapësinorë të projektit; harta të shoqëruara me koordinatat dhe fotografi që tregojnë vendndodhjen e projektit; planet ekzistuese të përdorimit të territorit ku zhvillohet projekti. c) Raportin e vlerësimit të ndikimit në mjedis, të hartuar nga ekspertë të certifikuar e të përzgjedhur nga kërkuesi i lejes mjedisore. Raportet e VNM-së të firmosen dhe të vulosen nga hartuesit, si dhe të jepen të dhënat e licencës së ekspertëve të mjedisit, të certifikuar nga Ministria e Mjedisit ose subjekte juridike/fizike tregtare të licencuara nga QKL-ja (emrin, numrin e regjistrit, datën e miratimit dhe numrin e vendimit të certifikatës). Në rast se raporti i VNM-së hartohet nga studioja, raporti i VNM-së të firmoset nga ekspertët e certifikuar nga Ministria e Mjedisit (emrin, numrin e regjistrit, datën e miratimit dhe numrin e vendimit të certifikatës), përveç certifikatës së subjektit juridik/fizik tregtar të licencuar nga QKL-ja. Raporti i VNM-së të shoqërohet edhe me kopje të regjistrimit në Qendrën Kombëtare të Regjistrimit të ekspertit/studios që ka hartuar raportin e VNM-së. d) Informacion me të dhëna të konsultimit me publikun, përfaqësues të pushtetit vendor, përfaqësues të Agjencisë Rajonale të Mjedisit dhe palët e interesuara sipas legjislacionit në fuqi. Bashkëngjitur informacionit të jenë: procesverbale të takimeve, materialet e prezantuara, lista e personave të pranishëm, foto, që provojnë komunikimet e kërkuesit me publikun e zonës. e) Plani i rehabilitimit për veprimtaritë që shfrytëzojnë burimet minerare. Plani i rehabilitimit hartohet sipas kërkesave të legjislacionit në fuqi. f) Njoftimin e fituesit të konkurrimit publik nga Ministria e Energjisë dhe Industrisë për zhvillimin e aktivitetit për veprimtaritë që shfrytëzojnë burimet minerare në zona konkurruese, zona të hapura apo javascript:void(0) http://google.com/translate c?hl=en&sl=sq&tl=en&u=http://80.78.70.231/pls/kuv/f?p=201:Udh%EBzim:3:02.12.2013:1 3/21/2014 Ligjet.org - Për dokumentacionin e domosdoshëm për të kërkuar leje mjedisore të tipit A, B dhe C për aktivitete të reja dhe ekzistuese file:///C:/Users/Grace/Downloads/guideline%203 2013 environm.permits.abc.htm 2/3 zona koncencionare. g) Plani i përballimit të emergjencave për veprimtaritë që përdorin, prodhojnë dhe magazinojnë (depozitim) lëndë të rrezikshme për mjedisin dhe shëndetin e njerëzve (si karburantet) apo substancat dhe preparatet të përcaktuara sipas legjislacionit në fuqi. h) Përmbledhjen joteknike (në gjuhë dhe terminologji lehtësisht të kuptueshme) të raportit të VNM-së, i cili përmban informacion të përmbledhur për çdo çështje të trajtuar në raportin e VNM-së. Për lehtësi praktike, dokumenti duhet të dorëzohet edhe elektronikisht në format PDF. 1.3 Faturën e pagesës së tarifës së shërbimit për lejen mjedisore sipas përcaktimeve në udhëzimin përkatës. 2. Për t'u pajisur me leje mjedisore të tipit C, për aktivitete të reja me ndikim në mjedis, personat fizikë dhe juridikë, vendas ose të huaj, përgatisin dokumentet që kërkohen nga ligji nr. 10 448, datë 14.7.2011 "Për lejet e mjedisit" dhe ligji nr. 10 440, datë 7.7.2011 "Për vlerësimin e ndikimit në mjedis". Dokumentet konsistojnë në: 2.1 Dokumentacionin ligjor, që përbëhet nga: Origjinali ose fotokopje e noteruar e aktit të regjistrimit të subjektit në regjistrin tregtar; 2.2 Dokumentacioni teknik (përshkrimi i aktivitetit, skica, harta etj.), që përbëhen nga: a) Karakteristikat e projektit: përshkrimi i teknologjisë, proceseve kryesore, kapaciteti, lëndët e para, energjia, lëndët ndihmëse, produktet e ndërmjetme dhe ato përfundimtare; program pune për ndërtimin dhe shfrytëzimin; aktivitete të tjera që mund të kërkohen si pasojë e projektit (p.sh.: rrugë të reja, sigurim i ujit të pijshëm etj.). b) Vendndodhja e projektit: planimetria me kufijtë hapësinorë të projektit; harta të shoqëruara me koordinatat dhe fotografi, që tregojnë vendndodhjen e projektit; planet ekzistuese të përdorimit të te rritorit ku zhvillohet projekti. c) Raportin e përmbledhur të vlerësimit të ndikimit në mjedis, të hartuar nga ekspertë të certifikuar e të përzgjedhur nga kërkuesi i lejes mjedisore. Raportet e VNM-së të firmosen dhe të vulosen nga hartuesit, si dhe të jepen të dhënat e licencës së ekspertëve të mjedisit të certifikuar nga Ministria e Mjedisit ose subjekte juridike/fizike tregtare të licencuara nga QKL-ja (emrin, numrin e regjistrit, datën e miratimit dhe numrin e vendimit të certifikatës). Në rast se raporti i VNM-së hartohet nga studioja, raporti i VNM-së të firmoset nga ekspertët e certifikuar nga Ministria e Mjedisit (emrin, numrin e regjistrit, datën e miratimit dhe numrin e vendimit të certifikatës), përveç certifikatës së subjektit juridik/fizik tregtar të licencuar nga QKL-ja. Raporti i VNM-së të shoqërohet edhe me kopje të regjistrimit në Qendrën Kombëtare të Regjistrimit të ekspertit/studios që ka hartuar raportin e VNM-së. d) Informacion me të dhëna të konsultimit me publikun dhe palët e interesuara sipas legjislacionit në fuqi. Bashkëngjitur informacionit të jenë: procesverbale të takimeve, materialet e prezantuara, lista e personave të pranishëm, foto, që provojnë komunikimet e kërkuesit me publikun e zonës. e) Përmbledhjen joteknike (në gjuhë dhe terminologji lehtësisht të kuptueshme) të raportit të VNM-së, i cili përmban informacion të përmbledhur për çdo çështje të trajtuar në raportin e VNM- së. Për lehtësi praktike, dokumenti duhet të dorëzohet edhe elektronikisht në format PDF. 2.3 Faturën e pagesës së tarifës së shërbimit për lejen mjedisore sipas përcaktimeve në udhëzimin përkatës. 3. Për t'u ripajisur me leje mjedisore të tipit A, B dhe C, për aktivitete ekzistuese me ndikim në mjedis, personat fizikë dhe juridikë, vendas ose të huaj, përgatisin dokumentet që kërkohen nga ligji nr. 10 448, datë 14.7.2011 "Për lejet e mjedisit". Dokumentet konsistojnë në: 3.1 Dokumentacionin ligjor, që përbëhet nga: 3/21/2014 Ligjet.org - Për dokumentacionin e domosdoshëm për të kërkuar leje mjedisore të tipit A, B dhe C për aktivitete të reja dhe ekzistuese file:///C:/Users/Grace/Downloads/guideline%203 2013 environm.permits.abc.htm 3/3 Origjinali ose fotokopje e noteruar e aktit të regjistrimit të subjektit në regjistrin tregtar; 3.2 Dokumentacioni teknik (përshkrimi i aktivitetit, skica, harta etj.), që përbëhen nga: a) Karakteristikat e projektit: një relacion të shkurtër për veprimtarinë e pajisur me leje mjedisore/leje të thjeshtë mjedisore dhe aktivitetet që ajo kryen, përshkrimi i teknologjisë, proceseve kryesore, kapaciteti, lëndët e para, energjia, lëndët ndihmëse, produktet e ndërmjetme dhe ato përfundimtare; program pune për ndërtimin dhe shfrytëzimin; aktivitete të tjera që mund të kërkohen si pasojë e projektit (p.sh.: rrugë të reja, sigurim i ujit të pijshëm etj.). b) Vendndodhja e projektit: planimetria me kufijtë hapësinorë të projektit; harta të shoqëruara me koordinatat dhe fotografi që tregojnë vendndodhjen e projektit; planet ekzistuese të përdorimit të territorit ku zhvillohet projekti. c) Një informacion për masat e marra për zbatimin e kushteve të lejes mjedisore; d) Në rast se në kushtet e lejes mjedisore/lejes së thjeshtë mjedisore kërkohet rehabilitim mjedisor, të paraqitet informacion për punimet rehabilituese që janë realizuar; e) Për veprimtaritë me shkarkime në mjedis, të paraqiten rezultatet e vetëmonitorimit të shkarkimeve në mjedis për një periudhë pararendëse 1-vjeçare që nga data e paraqitjes së kërkesës pranë QKL-së, të shoqëruar me emrin e subjektit që ka kryer matjen, mënyra e marrjes së mostrës së analizuar, instrumentin matës dhe mënyrën/metodën e analizimit të mostrës. 3.3 Fotokopjen e lejes mjedisore/lejes së thjeshtë mjedisore ekzistuese që subjekti posedon edhe në rastet kur i ka mbaruar afati i ripërtëritjes; 3.4 Të dhëna të mbajtësit të lejes, emërtimi, adresa, personin e kontaktit dhe mënyrën e kontaktit (telefon, e-mail etj.). 4. Deri në miratimin dhe hyrjen në fuqi të akteve nënligjore në zbatim të ligjit nr. 10 448, datë 14.7.2011 "Për lejet e mjedisit", do të zbatohen këto procedura: a) Leja e tipit C, e parashikuar në ligjin nr. 10448/2011, do të trajtohet si leje e nënkategorisë "Leje e thjeshtë mjedisore" me kodin III.1.A, e parashikuar në aneksin I të VKM-së nr. 538, datë 26.5.2009 "Për licencat dhe lejet që trajtohen nga/apo nëpërmjet Qendrës Kombëtare të Licencimit (QKL) dhe disa rregullime të tjera nënligjore të përbashkëta", e ndryshuar, por do të quhet "Leja e tipit C". b) Leja e tipit B, e parashikuar në ligjin nr. 10448/2011, do të trajtohet si leje e nënkategorisë "Leje mjedisore" me kodin III.1.B, e parashikuar në aneksin I të VKM-së nr. 538/26.5.2009, por do të quhet "Leja e tipit B" c) Leja e tipit A, e parashikuar në ligjin nr. 10448/2011, do të trajtohet si leje e nënkategorisë "Leje e integruar mjedisore" me kodin III.1.C, e parashikuar në aneksin I të VKM-së nr. 538/26.5.2009, por do të quhet "Leja e tipit A". 5. Ngarkohet Agjencia Kombëtare e Mjedisit dhe agjencitë rajonale të mjedisit për ndjekjen e zbatimin e këtij udhëzimi. 6. Me hyrjen në fuqi të këtij udhëzimi, udhëzimi nr. 4, datë 15.4.2013 "Për dokumentacio nin e aplikimit për leje mjedisi të tipit A, B dhe C në Qendrën Kombëtare të Licencimit (QKL)", i ministrit të Mjedisit shfuqizohet. Ky udhëzim hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare. MINISTRI I MJEDISIT Lefter Koka Copyright 2013 - www.ligjet.org