Instruction no. 2, dated 30 January 2024 on the approval of control and inspection programs of some forms of fishing
صدر في 2024-01-30 · النص بتاريخ 2026-10-01
القانون العام والإرشادات الرسمية منشورة بوصفها أبحاثاً. ليست مشورة قانونية أو ضريبية أو مالية.
البحث نفسه مكتوب بالإنجليزية. العناوين والوسوم مترجمة؛ أما النتائج والاقتباسات فغير مترجمة.
عن هذا القانون
- العنوان الأصلي
- Udhëzim nr. 8, datë 30.1.2024 për miratimin e programeve të kontrollit dhe inspektimit të disa formave të peshkimit.
- اللغة
- Albanian
- النوع
- لائحة
- الدولة
- ألبانيا
- الموضوعات
- Fisheries and aquaculture
- الكلمات المفتاحية
- fishery management and conservation, inspection, landing, marine fisheries, monitoring, use restrictions
أين تقرؤه
النص
نص القانون نفسه، مادةً مادة، كما هو محفوظ. لكل مادة رابطها.
1 Ky udhëzim përafron pjesërisht vendimin zbatues të Komisionit (BE) 2018/1986, i datës 13 dhjetor 2018, për krijimin e programeve specifike të kontrollit dhe inspektimit për forma të caktuara peshkimi dhe shfuqizimin e vendimeve zbatuese 2012/807/BE, 2013/328/EU, 20514/EU, 205013/EU. UDHËZIM Nr. 2, datë 30.1.2024 PËR MIRATIMIN E PROGRAMEVE TË KONTROLLIT DHE INSPEKTIMIT TË DISA FORMAVE TË PESHKIMIT1 Në mbështetje të pikës 4, të nenit 102 të Kushtetutës, ligjit nr. 64, datë 31.5.2012, “Për peshkimin”, të ndryshuar, dhe shkronjës “h”, pika 4, të kreut III, të vendimit nr. 826, datë 28.12.2023, të Këshillit të Ministrave, “Për organizimin dhe funksionimin e Drejtorisë së Shërbimeve të Peshkimit dhe Akuakulturës”, UDHËZOJ: I. DISPOZITA TË PËRGJITHSHME 1. Ky udhëzim përcakton programe kontrolli dhe inspektimi për ato forma peshkimi që shfrytëzojnë: a) rezervat peshkore ose speciet e përfshira në planet shumëvjeçare të përmendura në pikat 2 10, të vendimit nr. 283, datë 29.4.2022, “Për masat menaxhuese të ruajtjes së burimeve peshkore dhe përfshirjen e institucioneve në marrjen dhe zbatimin e tyre”; b) specie për të cilat është përcaktuar një detyrim zbarkimi në përputhje me shkronjën “dh” të pikës 3, të vendimit nr. 283, datë 29.4.2022, “Për masat menaxhuese të ruajtjes së burimeve peshkore dhe përfshirjen e institucioneve në marrjen dhe zbatimin e tyre”; c) rezerva peshkore ose specie që u nënshtrohen masave të ruajtjes dhe menaxhimit të miratuara nga organizatat rajonale të menaxhimit të peshkimit, siç përcaktohet në shtojcën I, të këtij udhëzimi. 2. Programet e kontrollit dhe inspektimit, që përcaktohen në shtojcën I, zbatohen nga Drejtoria e Shërbimeve të Peshkimit dhe Akuakulturës, në vijim “DSHPA”. 3. Programet e kontrollit dhe inspektimit mbulojnë: a) aktivitetet e peshkimit; b) aktivitetet e lidhura me peshkimin, duke përfshirë peshimin, përpunimin, tregtimin, transportin dhe ruajtjen e produkteve të peshkimit; c) importin direkt dhe indirekt të produkteve të peshkimit; d) eksportin dhe rieksportin e produkteve të peshkimit; e) peshkimin çlodhës argëtues; f) masat emergjente në rast të një kërcënimi serioz ndaj burimeve të gjalla ujore. 4. Programet e kontrollit dhe inspektimit sigurojnë një zbatim uniform dhe efektiv të masave të ruajtjes dhe kontrollit për rezervat dhe format kryesore të peshkimit, të parashikuara në shtojcën I. 5. Aktivitetet e kontrollit dhe inspektimit synojnë në veçanti: a) menaxhimin e sforcove të peshkimit dhe çdo kusht specifik që lidhet me to, duke përfshirë monitorimin e shfrytëzimit të kuotave, sforcon e peshkimit dhe masat teknike të zbatuara në zonat në fjalë; b) detyrimet e raportimit të aktiviteteve të peshkimit, në veçanti, saktësinë e informacionit të regjistruar dhe raportuar; c) detyrimin për të zbarkuar të gjitha zëniet e specieve që i nënshtrohen detyrimit të zbarkimit; d) masat specifike të miratuara nga organizatat rajonale të menaxhimit të peshkimit në lidhje me stoqet dhe zonat në fjalë. 6. DSHPA-ja kryen kontrolle dhe inspektime për aktivitetet e peshkimit dhe aktivitetet e lidhura me peshkimin për rezervat peshkore sipas shtojcës I të këtij udhëzimi, në bazë të menaxhimit të riskut dhe në përputhje me pikat 6, 111 dhe 112, të vendimit nr. 407, datë 8.5.2013, “Për përcaktimin e një regjimi kontrolli për të garantuar respektimin e rregullave të politikave menaxhuese në peshkim”, të ndryshuar. 7. DSHPA-ja përcakton një nivel prioriteti për aktivitetet e kontrollit dhe inspektimit në bazë të rezultateve të vlerësimit të riskut të kryer në përputhje me procedurat e përcaktuara në kreun II të këtij udhëzimi. 8. Çdo anije peshkimi ose segment i flotës i nënshtrohet kontrollit dhe inspektimit sipas nivelit të prioritetit, duke siguruar që të gjitha rezervat peshkore, të parashikuara në shtojcën I, të jenë të përfshira në mënyrë të përshtatshme. 9. Inspektimet për subjektet që ushtrojnë aktivitete të lidhura me peshkimin, kryhen kur këto aktivitete lidhen me zinxhirin e peshkimit dhe tregtimit, dhe kur këto inspektime janë pjesë e planit të menaxhimit të riskut. II. PROCEDURAT PËR VLERËSIMIN E RISKUT 1. Inspektorati i peshkimit vlerëson, të paktën një herë në vit, rreziqet në lidhje me peshkimin, në shtojcën I, në përputhje me metodologjinë e hartuar nga DSHPA-ja sipas treguesve të matjes së përputhshmërisë në peshkim të Agjencisë Evropiane të Kontrollit të Peshkimit dhe në përputhje me legjislacionin në fuqi të peshkimit. 2. Metodologjia e vlerësimit të riskut parashikon që Inspektorati i Peshkimit: a) shqyrton, duke përdorur të gjithë informacionin e disponueshëm, mundësitë për mospërputhje me rregullat e parashikuara në legjislacionin në fuqi të peshkimit dhe ndikimet e mundshme të tyre, nëse ka; b) përcakton nivelin e riskut sipas resurseve peshkore, veglave të peshkimit, zonës së ushtrimit të aktivitetit sipas “segmentit të flotës” dhe periudhës së vitit, bazuar në mundësitë për mospërputhshmëri dhe ndikimet e mundshme; c) nivelin e vlerësuar të riskut si “shumë i lartë”, “i lartë”, “mesatar” ose “i ulët”. 3. Inspektorati i Peshkimit i komunikon DSHPA-së rezultatet e vlerësimit të riskut dhe mospërputhjet e identifikuara me legjislacionin e peshkimit. 4. DSHPA-ja përdor informacionin e marrë nga Inspektorati i Peshkimit për koordinimin e vlerësimit të riskut për sektorin e peshkimit në nivel kombëtar. 5. Inspektorati krijon një listë të anijeve duke përcaktuar, të paktën anijet me rrezik të mesëm, të lartë dhe shumë të lartë. Lista e anijeve përditësohet rregullisht sipas informacionit të mbledhur gjatë aktiviteteve të kontrollit dhe inspektimit, duke përfshirë kontrollin dhe inspektimin e përbashkët dhe çdo informacion përkatës të dhënë nga autoritetet kompetente të organizatave ndërkombëtare të peshkimit dhe të vendeve të tjera sipas detyrimeve të marrëveshjeve ndërkombëtare të lidhura. 6. DSHPA-ja i komunikon Ministrisë listën e anijeve të përcaktuara në përputhje me pikën 5 të këtij kreu, sipas nivelit të riskut dhe çdo ndryshim pas përditësimit të kësaj liste. III. PLANI PËR MENAXHIMIN E RISKUT DHE TREGUESIT E VLERËSIMIT 1. DSHPA-ja, mbi bazën e rezultateve të vlerësimeve të riskut, harton, të paktën një herë në vit, një plan pune për menaxhimin e riskut në përputhje me legjislacionin e peshkimit. 2. Plani i punës përfshin identifikimin, përcaktimin e burimeve, instrumenteve të kontrollit dhe mjeteve të duhura të inspektimit, sipas nivelit të identifikuar të riskut, natyrën e kërcënimit të mospërputhjes me legjislacionin e peshkimit dhe arritjen e standardeve të synuara. 3. Treguesit e vlerësimit për inspektimet e anijeve të peshkimit janë të përcaktuara në pikën 4 të shtojcës I të këtij udhëzimi. 4. Me përjashtim të pikës 3 të këtij kreu, Inspektorati i Peshkimit zbaton tregues të ndryshëm, me synim përmirësimin e niveleve të përputhshmërisë sipas metodologjisë të hartuar nga DSHPA ja dhe përmbushjen e objektivave të këtij udhëzimi, me kusht që: a) analiza e detajuar e aktiviteteve të peshkimit ose aktiviteteve të lidhura me peshkimin dhe çështjet e lidhura me zbatimin justifikojnë nevojën për vendosjen e standardeve të tjera; b) Inspektorati i Peshkimit përcakton mënyrën e kontrollit dhe inspektimit, si dhe mënyrën për të arritur rezultatet e synuara; c) treguesit nuk ndikojnë negativisht në objektivat, prioritetet dhe procedurat e bazuara në risk, të përcaktuara nga programet e kontrollit dhe inspektimit. 5. Të gjithë treguesit e synuar vlerësohen çdo vit në bazë të raporteve të vlerësimit dhe, sipas rastit, rishikohen në përputhje me rrethanat në kuadrin e vlerësimit. 6. Planet e përbashkëta të kontrollit dhe inspektimit me autoritetet kompetente kombëtare dhe rajonale zbatojnë sipas rastit treguesit sipas këtij kreu. IV. BASHKËPUNIMI DHE SHKËMBIMI I TË DHËNAVE 1. Inspektorati i peshkimit bashkëpunon me autoritetet e tjera shtetërore të përfshira për zbatimin e programeve të kontrollit dhe inspektimit. 2. Në raste të veçanta, për të arritur objektivat e planeve të përbashkëta dhe për zbatimin e programeve specifike të kontrollit dhe inspektimit, DSHPA-ja bashkëpunon me autoritetet kompetente të organizatave ndërkombëtare të peshkimit dhe të vendeve të tjera sipas detyrimeve të marrëveshjeve ndërkombëtare të lidhura. 3. Me qëllim rritjen e efikasitetit dhe efektivitetit të sistemit të kontrollit të peshkimit Inspektorati i Peshkimit kryen, sipas rastit, aktivitete të përbashkëta inspektimi dhe kontrolli në territorin dhe në ujërat territoriale të Republikës së Shqipërisë dhe sipas nevojës në ujërat ndërkombëtare. 4. Për qëllime të aktiviteteve të përbashkëta të inspektimit dhe kontrollit, DSHPA-ja: a) siguron që inspektorët të marrin pjesë në aktivitetet e përbashkëta të inspektimit dhe kontrollit; b) vendosin procedura të përbashkëta operacionale të zbatueshme për mjetet e tyre të vëzhgimit; c) përdor procedura standarde në kuadrin e një plani të përbashkët inspektimi; d) cakton pikat e kontaktit për inspektimet e përbashkëta. 5. Inspektorati i Peshkimit siguron shkëmbimin elektronik të të dhënave në lidhje me aktivitetet e peshkimit dhe aktivitetet e lidhura me peshkimin që mbulohen nga programet e kontrollit dhe inspektimit me Ministrinë dhe autoritetet e tjera kompetente bashkëpunuese. Shkëmbimi i të dhënave kryhet në përputhje me nenin 95, të ligjit nr. 64/2012, “Për peshkimin”, të ndryshuar. 6. Inspektorati i Peshkimit siguron ruajtjen dhe përpunimin e të dhënave personale në përputhje me legjislacionin në fuqi për mbrojtjen e të dhënave personale. 7. Të dhënat personale, të përfshira në informacionin e shkëmbyer, ruhen për një periudhë deri në 10 vjet. 8. Të dhënat personale, të nevojshme për të lejuar ndjekjen e një shkeljeje, një inspektimi ose procedimi gjyqësor ose administrativ, ruhen deri në 20 vjet. 9. Nëse të dhënat personale, të përfshira në informacionin e shkëmbyer, ruhen për një periudhë më të gjatë kohore, të dhënat mbeten anonime. 10. Të dhënat personale, të përfshira në informacionin e shkëmbyer, ruhen për një periudhë që tejkalon periudhat e përcaktuara në këtë krye, vetëm për qëllime të kërkimit shkencor dhe ofrimit të këshillave shkencorë. 11. DSHPA-ja merr masa për të siguruar mbrojtjen e duhur të konfidencialitetit të informacionit të marrë në përputhje me nenin 96, të ligjit nr. 64/2012, “Për peshkimin”, të ndryshuar. 12. DSHPA-ja brenda datës 31 mars të çdo viti, i dërgon Ministrisë një raport në lidhje me aktivitetet e kontrollit dhe inspektimit, të kryera sipas programeve të kontrollit dhe inspektimit të vitit kalendarik paraardhës, sipas shtojcës II bashkëlidhur këtij udhëzimi. 13. Informacioni periodik për shkeljet e zbuluara, sipas shtojcës II, përditësohet në çdo raport derisa inspektimi të përfundojë dhe kur nuk ndërmerret asnjë veprim pas konstatimit të një shkeljeje të rëndë, duhet të arsyetohet. 14. Për aktivitetet e peshkimit, të parashikuara në shtojcën I, informacioni periodik për shkeljet e zbuluara i transmetohet elektronikisht Ministrisë deri më 15 shtator dhe përditësohet deri më 31 mars të vitit pasardhës. 15. Në vlerësimin vjetor të efektivitetit të programeve të kontrollit dhe inspektimit, DSHPA-ja bazohet në raportet e parashikuara në pikën 12 të këtij kreu. 16. Ministria mbledh të paktën çdo dy vjet një mbledhje të Komisionit Konsultativ Qendror për Peshkimin dhe Akuakulturën për të vlerësuar zbatimin dhe vlerësimin e përshtatshmërisë dhe efektivitetit të programeve të kontrollit dhe inspektimit dhe ndikimin e tyre të përgjithshëm te subjektet dhe anijet e peshkimit. V. DISPOZITA PËRFUNDIMTARE Ky udhëzim hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare. MINISTËR I BUJQËSISË DHE ZHVILLIMIT RURAL Anila Denaj SHTOJCA I DETAJE MBI PROGRAMET E KONTROLLIT DHE INSPEKTIMIT PËR PESHKIMIN E SPECIEVE TË MBULUARA NGA ICCAT-i NË ATLANTIKUN LINDOR DHE DETIN MESDHE DHE PËR DISA SPECIE FUNDORE DHE PELAGJIKE PËR TË CILAT JANË VENDOSUR KUFIZIME 1. Programet e kontrollit dhe inspektimit mbulojnë zonat gjeografike të përcaktuara si më poshtë: a) “Atlantiku Lindor” nënkupton ndarjen e FAO-s 34.1.2; b) “Deti Mesdhe” nënkupton nënzonat 37.1, 37.2 dhe 37.3 të FAO-s ose nënzonat gjeografike 1 deri në 27 sipas shtojcës VI, të vendimit nr. 402, datë 8.5.2013, të Këshillit të Ministrave, “Për përcaktimin e masave menaxhuese për shfrytëzimin e qëndrueshëm të burimeve peshkore në det”, të ndryshuar; c) “Adriatiku Verior” dhe “Adriatiku i Jugut” nënkupton nënzonat gjeografike 17 dhe 18 sipas shtojcës VI, të vendimit nr. 402, datë 8.5.2013, të Këshillit të Ministrave, “Për përcaktimin e masave menaxhuese për shfrytëzimin e qëndrueshëm të burimeve peshkore në det”, të ndryshuar. 2. Format e peshkimit që merren në konsideratë, janë: peshkimi i tonit të kuq në Atlantikun Lindor dhe detin Mesdhe; peshkimi i peshkut shtizë në Mesdhe; peshkimi i sardeles dhe açugës në detin Adriatik Verior dhe Jugor; peshkimi i ngjalës evropiane (anguilla anguilla) në detin Mesdhe dhe në ujërat e brendshme; peshkimi i specieve nën detyrimin e zbarkimit. 3. Treguesit e vlerësimit për inspektimet zbatohen gjatë aktivitetit të: a) Inspektimit në det dhe në zbarkim (inspektimet në porte dhe para shitjes së parë). Në bazë vjetore, të paktën 60% e inspektimeve totale në det dhe në zbarkim do të kryhen në anijet e peshkimit që u përkasin segmenteve të flotës në dy kategoritë e nivelit më të lartë të riskut të identifikuar, sipas nenit 5(1) dhe 5(2), duke siguruar që të dy këto segmente të flotës të mbulohen në mënyrë proporcionale. b) Inspektimit në kosha dhe instalimet e fermave për rritjen e tonit të kuq. Në baza vjetore do të inspektohen 100% e operacioneve të futjes dhe transferimit të tonit të kuq në kosha, duke përfshirë edhe lëshimet. SHTOJCA II PËRMBAJTJA E RAPORTIT TË VLERËSIMIT Raportet e vlerësimit duhet të përmbajnë të paktën informacionin e mëposhtëm: I. Analizë e përgjithshme e aktiviteteve të kontrollit, inspektimit dhe zbatimit të kryera Inspektorati i Peshkimit raporton informacionin e mëposhtëm sipas përcaktimeve të shtojcës I: rezultatet e vlerësimit të riskut, me përshkrimin e rreziqeve të identifikuara, për ato forma peshkimi që mbulohen nga programet e kontrollit dhe inspektimit (duke dhënë informacion mbi rishikimin dhe përditësimin, kur është e nevojshme); tabela përmbledhëse e segmenteve të flotës së identifikuar dhe niveli i riskut përkatës; përmbajtja e detajuar e strategjisë së menaxhimit të riskut. II. Analizë të detajuar të aktiviteteve të kontrollit, inspektimit dhe zbatimit të kryera Inspektorati i Peshkimit raporton informacionin e mëposhtëm sipas përcaktimeve të shtojcës I. Tabela 1. Të dhëna përmbledhëse të inspektimeve në det Ditët e patrullimit (ditët) Numri i inspektimeve totale në det Numri total i shkeljeve të rënda të dyshuara Numri i inspektimeve në det për anijet e peshkimit të segmentit të flotës me risk “shumë të lartë” Numri i inspektimeve në det për anijet e peshkimit të segmentit të flotës me risk “të lartë” Numri i inspektimeve në det për anijet e peshkimit të segmentit të flotës për kategoritë e tjera të riskut Numri i shkeljeve të rënda të dyshuara për anijet e peshkimit të segmentit të flotës me risk “shumë të lartë” Numri i shkeljeve të rënda të dyshuara për anijet e peshkimit të segmentit të flotës me risk “të lartë” Numri i shkeljeve të rënda të dyshuara për anijet e peshkimit të segmentit të flotës për kategoritë e tjera të riskut Raporti total i shkeljeve të rënda* [%] Raporti i shkeljeve të rënda* për anijet e peshkimit të segmentit të flotës me risk “shumë të lartë” [%] Raporti i shkeljeve të rënda* për anijet e peshkimit të segmentit të flotës me risk “të lartë” [%] Raporti i shkeljeve të rënda* për anijet e peshkimit të segmentit të flotës për kategoritë e tjera të riskut [%] * Raporti i shkeljeve të rënda nënkupton raportin midis numrit të shkeljeve të rënda të konstatuara me numrin total të inspektimeve të kryera, shprehur në %. Tabela 2. Të dhëna përmbledhëse të vëzhgimit në det Numri i vëzhgimeve ajrore (orë) Numri i vrojtimeve totale nga vëzhgimi ajror Numri i vrojtimeve totale nga anijet patrulluese Numri i totalit të shkeljeve të rënda të dyshuara Numri i shkeljeve të rënda të dyshuara për anijet e peshkimit të segmentit të flotës me risk “shumë të lartë” Numri i shkeljeve të rënda të dyshuara për anijet e peshkimit të segmentit të flotës me risk “të lartë” Numri i shkeljeve të rënda të dyshuara për anijet e peshkimit të segmentit të flotës për kategoritë e tjera të riskut Tabela 3. Të dhëna përmbledhëse të aktiviteteve të inspektimit në zbarkim (inspektimet në porte dhe para shitjes së parë) Inspektimet (inspektor/ditë) Numri i inspektimeve totale në zbarkim Numri i totalit i shkeljeve të rënda të dyshuara Numri i inspektimeve në anijet e peshkimit në kategoritë e segmentit të flotës me rrezik më të lartë Numri i inspektimeve për anijet e peshkimit të segmentit të flotës me risk “shumë të lartë” Numri i inspektimeve për anijet e peshkimit të segmentit të flotës me risk “të lartë” Numri i inspektimeve për anijet e peshkimit të segmentit të flotës për kategoritë e tjera të riskut Numri i shkeljeve të rënda të dyshuara për anijet e peshkimit të segmentit të flotës me risk “shumë të lartë” Numri i shkeljeve të rënda të dyshuara për anijet e peshkimit të segmentit të flotës me risk “të lartë” Numri i shkeljeve të rënda të dyshuara për anijet e peshkimit të segmentit të flotës për kategoritë e tjera të riskut Raporti total i shkeljeve të rënda (*) mesataren [%] Raporti i shkeljeve të rënda (*) për anijet e peshkimit të segmentit të flotës me risk “shumë të lartë” [%] Raporti i shkeljeve të rënda (*) për anijet e peshkimit të segmentit të flotës me risk “të lartë” [%] *Raporti i shkeljeve të rënda nënkupton raportin midis numrit të shkeljeve të rënda të konstatuara me numrin total të inspektimeve të kryera, shprehur në %. Tabela 4. Të dhëna përmbledhëse të aktiviteteve të inspektimit në bregdet dhe në tokë për operatorët (duke përjashtuar inspektimet në porte dhe para shitjes së parë të raportuara në tabelën 3) Inspektimet (inspektor/ditë) Numri i inspektimeve totale Numri i totalit të shkeljeve të rënda të dyshuara Raporti i shkeljeve të rënda (*) *Raporti i shkeljeve të rënda nënkupton raportin midis numrit të shkeljeve të rënda të konstatuara me numrin total të inspektimeve të kryera, shprehur në %. III. Kontrolli mbi detyrimin e zbarkimit Raportet e kontrollit mbi detyrimin e zbarkimit përmbajnë detaje specifike mbi burimet, instrumentet dhe mjetet e përdorur gjatë aktivitetet e kontrollin, si dhe rezultatet e këtyre aktiviteteve. Në veçanti, nevojitet informacioni i mëposhtëm: 1. Numri total i anijeve me vëzhgues në bord; 2. Numri i inspektimeve në det, të kryera mbi zëniet; 3. Mënyrat e tjera të kontrollit të përdorura, të cilat nuk janë të parashikuara në pikat 1 dhe 2, duke i specifikuar ato (p.sh. vëzhgimi ajror nga avionët, dron etj.); 4. Numri total i shkeljeve, duke specifikuar numrin e tyre. IV. Informacion periodik për shkeljet e zbuluara Tabela 5. Formati i komunikimit të informacionit sipas përcaktimeve të nenit 11 Emri i elementit Kodi Përshkrimi dhe përmbajtja Nr. identifikues i inspektimit II Kodi ISO alfa2 i shtetit + 9 shifra, p.sh. AL000000001 Data e inspektimit DA YYYY-MM-DD Lloji i inspektimit ose kontrollit IT Në det, gjatë zbarkimit, transportit, shitjes së parë, magazinimit, marketingut, transferimit, futjes në kosha, transbordimit, lëshimi, kontroll dokumentacioni (të specifikohet) Nr. identifikimi i anijes se peshkimit, automjetit ose operatorit ID Numri i regjistrit të flotës (NFR) dhe emri i anijes së peshkimit, nr. i regjistrimit ICCAT (nëse aplikohet). Nr. i koshit ose nr. i identifikimit të automjetit dhe/ose emri i kompanisë, duke përfshirë edhe instalimet e fermës. Vegla e peshkimit GE Kodi i veglës i bazuar në Klasifikimin Statistikor Ndërkombëtar Standard të FAO-s për veglat e peshkimit Lloji i shkeljes TS Përshkrimi i shkeljes me tregues të dispozitave ligjore në fjalë. Nëse është e aplikueshme, tregoni llojin e shkeljes, duke përdorur kodet përkatëse Sasia e peshkut e konstatuar gjatë shkeljes, sipas specieve AF Të përcaktohet sasia e peshkut sipas specieve gjetur në bord (në kg) ose në kosha (për BFT: pesha dhe numri i individëve). Statusi i çështjes FU Të përcaktohet statusi i çështjes: në pritje, ankesë në pritje, pranuar ose refuzuar. Vlera e gjobës SF Vlera në lekë Konfiskimi SC ZËNIET/VEGLAT/ TË TJERA për konfiskim fizik. Vlera e konfiskuar në lekë, në rastin e ZËNIEVE/VEGLËS, p.sh. 100 000 lekë; Të tjera SO Në rast të tërheqjes së licencës (LI) /autorizimit (AU), të shënohet: LI ose AU + numrin e ditëve, p.sh. AU30 Pikët SP Numri i pikëve sipas nenit 130, të ligjit nr. 64/2012, “Për peshkimin” i ndryshuar, p.sh. 12; Shënime/komente RM Në rastin e mos marrjes së masave, pas konstatimit të një shkelje të rëndë, të jepen shpjegime/komente. Tabela 6. Arritjet në procesin e përmirësimit të nivelit të përputhshmërisë Përshkrimi i aktiviteteve kërcënuese/riskut/segmentit të flotës Niveli i riskut [shumë i lartë / i lartë / i mesëm / i ulët] Niveli i riskut në fillim të vitit. Objektivi për përmirësimin nivelit të përputhshmërisë. Niveli i riskut në fund të vitit. Numri i inspektimeve për çdo nivel risku. Numri i shkeljeve të rënda të konstatuara për çdo nivel rrezik, duke përfshirë shkallën dhe trendin e shkeljeve të rënda (në krahasim me dy vitet e mëparshme). Përqindja e inspektimeve në anijet e peshkimit/operatorët që rezultojnë në një ose më shumë shkelje të rënda. Analiza përfundimtare, duke përfshirë vlerësimin e efekteve parandaluese dhe shpjegime, në rast se niveli i përputhshmërisë së synuar nuk është arritur. V. Analiza e aktiviteteve të tjera të inspektimit dhe kontrollit, si: transbordimi, vrojtimi ajror, gjatë import/eksportit VI. Aktivitete të tjera si trajnime ose sesione informative të me synim rritjen e përputhshmërisë nga anijet dhe operatorët e peshkimit VII. Propozime për përmirësimin e efektivitetit të aktiviteteve të kontrollit, inspektimit dhe zbatimit