Instruction No.15 of 2012 on materials and articles that may come in contact with food
صدر في 2012-12-13 · النص بتاريخ 2026-10-01
القانون العام والإرشادات الرسمية منشورة بوصفها أبحاثاً. ليست مشورة قانونية أو ضريبية أو مالية.
البحث نفسه مكتوب بالإنجليزية. العناوين والوسوم مترجمة؛ أما النتائج والاقتباسات فغير مترجمة.
عن هذا القانون
- اللغة
- Albanian
- النوع
- لائحة
- الدولة
- ألبانيا
- الموضوعات
- Food and nutrition
- الكلمات المفتاحية
- food safety and quality, packaging/labelling, consumer protection
أين تقرؤه
لا يوجد رابط مصدر مسجل لهذا القانون.
النص
نص القانون نفسه، مادةً مادة، كما هو محفوظ. لكل مادة رابطها.
UDHËZIM Nr. 15, datë 13.12.2012 PËR MATERIALET DHE ARTIKUJT NË KONTAKT ME USHQIMIN Në mbështetje të nenit 102 pika 4 të Kushtetutës dhe të nenit 41 të ligjit nr. 9863, datë 28.1.2008 “Për ushqimin”, të ndryshuar, UDHËZOJ: 1. Qëllimi i këtij udhëzimi është të sigurojë funksionimin efektiv të tregut të brendshëm në lidhje me nxjerrjen në treg të materialeve dhe artikujve të destinuar për të qenë në kontakt të drejtpërdrejtë ose jo të drejtpërdrejtë me ushqimin, duke garantuar bazën për sigurimin e një niveli të lartë të mbrojtjes së shëndetit të njerëzve dhe interesave të konsumatorëve. 2. Ky udhëzim do të zbatohet për materialet dhe artikujt, duke përfshirë materialet dhe artikujt aktivë dhe inteligjentë në kontakt me ushqimin (më poshtë “materiale dhe artikuj”), të cilët: a) janë në kontakt me ushqimin dhe janë të paracaktuar të jenë të tillë; b) ka arsye të pritet të jenë në kontakt me ushqimin apo të transferojnë përbërësit e tyre në ushqim në kushte normale ose të parashikuar të përdorimit. 3. Ky udhëzim nuk zbatohet për: a) materialet dhe artikujt që shërbejnë si antikë; b) materialet mbështjellëse ose ambalazhuese, të tilla si: mbulesa e jashtme e djathit, produkteve të mishit ose të frutave të parapërgatitura etj., që përbëjnë pjesën e produkteve ushqimore dhe mund të konsumohen bashkë me to; c) pajisjet e furnizimit me ujë. 4. Për qëllime të këtij udhëzimi, termat e përcaktuar në nenin 3 të ligjit nr. 9863, datë 28.1.2008 “Për ushqimin”, kanë të njëjtin kuptim, me përjashtim të përcaktimeve të “gjurmueshmërisë” dhe “vendosjes në treg”, të cilat do të kenë kuptimet e mëposhtme: a) “gjurmueshmëria” është aftësia për të gjurmuar dhe për të ndjekur një material ose artikull gjatë të gjitha fazave të prodhimit, përpunimit dhe shpërndarjes; b) “vendosje në treg” është mbajtja e materialeve dhe artikujve për qëllim shitjeje, duke përfshirë ofertën për shitje ose ndonjë formë tjetër transferimi, me pagesë ose jo, si dhe shitjen, shpërndarjen dhe format e tjera të transferimit. 5. Gjithashtu, në këtë udhëzim termat e mëposhtëm kanë këto kuptime: a) “materiale dhe artikuj aktivë në kontakt me ushqimin” (më poshtë materiale dhe artikuj aktivë) janë materialet dhe artikujt që kanë për qëllim të zgjatin jetëgjatësinë dhe të mbajnë ose të përmirësojnë gjendjen e ushqimit të paketuar. Ato janë projektuar qëllimisht që të bashkojnë komponentët që do të çlirohen ose të absorbojnë substancat në/ose nga ushqimet e paketuara apo mjedisi përreth ushqimit; b) “materialet dhe artikujt inteligjentë në kontakt me ushqimin” (më poshtë materialet dhe artikujt inteligjentë) janë materialet dhe artikujt të cilat monitorojnë gjendjen e ushqimeve të paketuara apo mjedisin përreth ushqimit; c) “biznes” nënkupton çdo ndërmarrje, me qëllim përfitimi ose jo, publike apo private, që kryen ndonjë nga aktivitetet e lidhura me çdo fazë të prodhimit, përpunimit dhe shpërndarjes së materialeve dhe artikujve; d) “operatori i biznesit” nënkupton personat fizikë ose juridikë, përgjegjës, për të siguruar që kërkesat e këtij udhëzimi janë plotësuar në biznesin nën kontrollin e tyre. 6. Materialet dhe artikujt, duke përfshirë materialet dhe artikujt aktivë dhe inteligjentë, prodhohen në përputhje me praktikat e mira të prodhimit në mënyrë që, në kushte normale ose të parashikuara të përdorimit, ato nuk transferojnë përbërësit e tyre në ushqim në sasi që: a) mund të rrezikojnë shëndetin e njerëzve; b) mund të shkaktojnë një ndryshim të papranueshëm në përbërjen e ushqimit; c) mund të shkaktojnë dëmtim të karakteristikave organoleptike të tyre. Etiketimi, reklama dhe prezantimi i një materiali ose artikulli nuk duhet të orientojë në mënyrë të gabuar blerësin. 7. Materialet dhe artikujt aktivë dhe inteligjentë që janë në kontakt me ushqimin të etiketohen në mënyrë të përshtatshme për të lejuar identifikimin nga konsumatori të pjesëve jo të ngrënshme. 8. Materialet dhe artikujt aktivë dhe inteligjentë duhet të etiketohen në mënyrë të përshtatshme për të treguar se materialet ose artikujt janë aktivë dhe/ose inteligjentë. 9. Materialet dhe artikujt aktiv të mos shkaktojnë ndryshime në karakteristikat e përbërjes apo organoleptike të ushqimit, duke maskuar, për shembull, prishjen e ushqimit, që mund të mashtrojë konsumatorët. 10. Materialet dhe artikujt inteligjentë nuk japin informacion në lidhje me gjendjen e ushqimit që mund të çorientojnë konsumatorët. 11. Për grupet e materialeve dhe artikujve të listuar në shtojcën I dhe, kur është e përshtatshme, kombinimet e këtyre materialeve dhe artikujve ose materialeve dhe artikujve të ricikluar të përdorur në prodhimin e tyre, mund të ndërmerren masa të veçanta. Këto masa specifike mund të përfshijnë: a) listën e substancave të autorizuara për përdorim në prodhimin e materialeve dhe artikujve; b) listën e substancave të autorizuara të bashkuara në materialet dhe artikujt aktivë ose inteligjentë në kontakt me ushqimin, ose listën e materialeve dhe artikujve aktiv ose inteligjent dhe, kur është e nevojshme, kushtet e veçanta të përdorimit për këto substanca dhe/ose materialet dhe artikujt në të cilët ato janë të përfshira; c) standardet e pastërtisë për substancat e përmendura në germën “a”; d) kushtet e veçanta të përdorimit për substancat e përmendura në germën “a” dhe/ose materialet dhe artikujt në të cilat ato janë përdorur; e) kufijtë specifikë të migrimit të përbërësve të caktuar ose grupeve të përbërësve në ushqim, duke marrë parasysh nga burime të tjera të mundshme zbulimin e këtyre përbërësve; f) një kufi të përgjithshëm të migrimit të përbërësve në ushqim; g) dispozitat që synojnë mbrojtjen e shëndetit të njerëzve ndaj rreziqeve që vijnë nga kontakti me materialet dhe artikujt; h) rregulla të tjera për të siguruar pajtueshmërinë me pikën 6; i) rregullat bazë për të kontrolluar përputhshmërinë me germat “a” deri “h” të kësaj pike; j) rregullat në lidhje me marrjen e mostrave dhe metodat e analizave për të kontrolluar përputhshmërinë me germat “a” deri “h” të kësaj pike; k) dispozita specifike për të siguruar gjurmueshmërinë e materialeve dhe artikujve; l) dispozita shtesë për etiketimin e materialeve dhe artikujve aktivë dhe inteligjentë; 12. Prodhimi dhe përpunimi i materialeve dhe artikujve në kontakt me ushqimin do të bëhet duke përdorur substanca, të cilat janë të lejuara në vendet e Bashkimit Europian. 13. Pa cenuar dispozitat e dhëna në pikën 11, materialet dhe artikujt, të cilët nuk janë ende në kontakt me ushqimin kur vendosen në treg, do të shoqërohen nga: a) vendosja e fjalëve “Për kontakt me ushqimin” ose një tregues specifik të përdorimit të tyre, të tillë si: makinë kafeje, shishe vere, lugë supe ose simbolin e dhënë në shtojcën II; b) nëse është e nevojshme, udhëzime të veçanta që duhet të respektohen për të garantuar përdorimin e përshtatshëm dhe të sigurt të ushqimit; c) emri ose emri tregtar dhe, në secilin rast, adresa e regjistruar e prodhuesit, përpunuesit ose shitësit, përgjegjës për vendosjen në treg të materialit apo artikullit; d) etiketim i përshtatshëm ose dokumente identifikimi për të siguruar gjurmueshmërinë e materialit apo artikullit; e) në rastin e materialeve dhe artikujve aktivë, informacion mbi përdorimin ose përdorimet e lejuara dhe informacione të tjera, të tilla si: emri dhe sasia e substancave aktive të çliruara nga komponentët aktivë në mënyrë që të mundësojnë operatorët e biznesit ushqimor, që përdorin këto materiale dhe artikuj, të jenë në përputhje me legjislacionin në fuqi, duke përfshirë edhe atë të etiketimit të produkteve ushqimore. 14. Informacioni i kërkuar në pikën 13 germa “a” nuk është i detyrueshëm për ata artikuj, të cilët, për shkak të karakteristikave të tyre, kanë qëllim të qartë që do të jenë në kontakt me ushqimin. 15. Informacioni i kërkuar në pikën 13 të jetë i dukshëm, qartësisht i lexueshëm dhe të mos fshihet. 16. Materialet dhe artikujt do të tregtohen me pakicë, vetëm nëse informacioni i kërkuar në pikën 13 germat “a”, “b” dhe “d” është dhënë në një mënyrë lehtësisht të kuptueshme nga blerësit. 17. Materialet dhe artikujt që tregtohen në tregun shqiptar duhet të jenë të etiketuara në gjuhën shqipe krahas gjuhëve të tjera. 18. Në fazën e shitjes me pakicë, informacioni i kërkuar në pikën 13 do të vendoset në: a) materialet dhe artikujt ose mbi paketimin e tyre; b) etiketa vendoset mbi materialet dhe artikujt ose mbi paketimin e tyre; c) një njoftim në afërsi të materialeve dhe artikujve, i cili të jetë në mënyrë qartësisht të dukshme për blerësit; për informacionin e kërkuar në piken 13 germa “c”, ky opsion duhet të aplikohet vetëm nëse, për arsye teknike, ky informacion ose një etiketë e ngjitur nuk mund të vendoset në materialet dhe artikujt gjatë fazës së prodhimit ose tregtimit. 19. Në fazat e tjera të tregtimit, të ndryshme nga ajo e shitjes me pakicë, informacioni i kërkuar në pikën 13 do të vendoset në: a) dokumentet shoqëruese; b) etiketë ose paketim; c) vetë materialet dhe artikujt. 20. Informacioni i dhënë për pikën 13 germat “a”, “b” dhe “d” duhet të kufizohet për materialet dhe artikujt që janë në përputhje me: a) kriteret e përcaktuara në pikën 6; b) masat specifike të dhëna në pikën 11. 21. Materialet dhe artikujt e mbuluara nga masat specifike të dhëna në pikën 11 të shoqërohen me një dokument ku deklarohet se ato janë në përputhje me rregullat e zbatueshme për to. Dokumentacioni duhet t’i vihet në dispozicion Autoritetit Kombëtar të Ushqimit (AKU) me kërkesën e tyre. 22. Gjurmueshmëria e materialeve dhe artikujve të sigurohet në të gjitha fazat në mënyrë që të lehtësojnë kontrollin, tërheqjen nga tregu të produkteve të dëmtuara, informimin e konsumatorit dhe përcaktimin e përgjegjësisë. Operatorët e biznesit të aplikojnë sisteme dhe procedura për të lejuar identifikimin e bizneseve nga të cilat janë furnizuar dhe kanë furnizuar dhe kur është e përshtatshme, masat zbatuese të përdorura në prodhimin e tyre. Ky informacion duhet t’i vihet në dispozicion AKU-së me kërkesën e saj. 23. Kur AKU-ja, si rezultat i një informacioni të ri ose të një rivlerësimi të informacionit ekzistues ka arsye për të dyshuar se përdorimi i një materiali ose artikulli, megjithëse plotëson kërkesat e këtij udhëzimi, përbën një risk për shëndetin e njerëzve, mund të pezullojë përkohësisht ose të kufizojë përkohësisht përdorimin e tij nga operatorët e biznesit ushqimor deri në momentin kur nuk ka më arsye të dyshojë. 24. Udhëzimi nr. 10, datë 4.9.2007 “Për materialet në kontakt me ushqimin”, shfuqizohet. 25. Ngarkohet Drejtoria e Politikave të Sigurisë Ushqimore dhe Mbrojtjes së Konsumatorit dhe Autoriteti Kombëtar i Ushqimit për zbatimin e këtij udhëzimi. Ky udhëzim hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare. MINISTRI I BUJQËSISË, USHQIMIT DHE MBROJTJES SË KONSUMATORIT Genc Ruli SHTOJCA I LISTA E GRUPEVE TË MATERIALEVE DHE ARTIKUJVE QË MUND TË MBULOHEN ME MASA SPECIFIKE 1. Artikuj dhe materiale aktive dhe inteligjente; 2. Ngjitësit; 3. Qeramika; 4. Tapa; 5. Goma, kauçuk; 6. Xham; 7. Jon-shkëmbyes i resinave; 8. Metale dhe aliazhe; 9. Letër dhe dërrasë; 10. Plastika; 11. Bojëra shkrimi; 12. Celulozë e rigjeneruar; 13. Silikon; 14. Tekstile; 15. Llak dhe veshës; 16. Dyllë; 17. Dru. SHTOJCA II Simbol