Instruction no. 1, dated 1 February 2024 for the approval of the technical regulation on standards for the treatment of dirty water for entities that discharge dirty and untreated water near or in washing water
صدر في 2024-02-01 · النص بتاريخ 2026-10-01
القانون العام والإرشادات الرسمية منشورة بوصفها أبحاثاً. ليست مشورة قانونية أو ضريبية أو مالية.
البحث نفسه مكتوب بالإنجليزية. العناوين والوسوم مترجمة؛ أما النتائج والاقتباسات فغير مترجمة.
عن هذا القانون
- العنوان الأصلي
- Udhëzim Nr. 1, datë 1.2.2024 për miratimin e rregullores teknike mbi standardet për trajtimin e ujërave të ndotur për subjektet që shkarkojnë ujëra të ndotur dhe të patrajtuara pranë ose në ujëra larës.
- اللغة
- Albanian
- النوع
- لائحة
- الدولة
- ألبانيا
- الموضوعات
- Water, Waste and hazardous substances
- الكلمات المفتاحية
- effluent waste water/discharge, freshwater pollution, pollution control, sewerage, standards, waste non-domestic sources, monitoring, processing/handling, waste management
أين تقرؤه
النص
نص القانون نفسه، مادةً مادة، كما هو محفوظ. لكل مادة رابطها.
UDHËZIM I PËRBASHKËT Nr. 1, datë 1.2.2024 PËR MIRATIMIN E RREGULLORES TEKNIKE MBI STANDARDET PËR TRAJTIMIN E UJËRAVE TË NDOTURA PËR SUBJEKTET QË SHKARKOJNË UJËRA TË NDOTURA DHE TË PATRAJTUARA PRANË OSE NË UJËRA LARËSE Në mbështetje të nenit 102, pika 4, të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 5, të aktit normativ nr. 8, datë 28.12.2023, “Për marrjen e masave urgjente, për mbrojtjen dhe përmirësimin e infrastrukturës, për trajtimin e ujërave të ndotura që shkarkohen pranë ose në ujëra larëse”, UDHËZOJMË: 1. Miratimin e rregullores teknike për standardet për trajtimin e ujërave të ndotura për subjektet që shkarkojnë ujëra të ndotura dhe të patrajtuara pranë ose në ujëra larëse, sipas tekstit bashkëlidhur këtij udhëzimi. 2. Ngarkohen për zbatimin e këtij udhëzimi, Agjencia Kombëtare e Ujësjellës-Kanalizimeve, Task-Forca dhe subjektet që do të monitorohen sipas aktit normativ nr. 8, datë 28.12.2023, “Për marrjen e masave urgjente, për mbrojtjen dhe përmirësimin e infrastrukturës, për trajtimin e ujërave të ndotura që shkarkohen pranë ose në ujëra larëse”. Ky udhëzim hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare. ZËVENDËSKRYEMINISTËR DHEMINISTËR I INFRASTRUKTURËS DHE ENERGJISË Belinda Balluku MINISTËR I TURIZMIT DHE MJEDISIT Mirela Kumbaro (Furxhi) RREGULLORE TEKNIKE MBI STANDARDET PËR TRAJTIMIN E UJËRAVE TË NDOTURA PËR SUBJEKTET QË SHKARKOJNË UJËRA TË NDOTURA TË PATRAJTUARA PRANË OSE NË UJËRA LARËSE KREU I HYRJE Neni 1 Dispozita të përgjithshme 1. Kjo rregullore del në zbatim të pikës 2, të nenit 5, të aktit normativ nr. 8, datë 28.12.2023, “Për marrjen e masave urgjente për mbrojtjen dhe përmirësimin e infrastrukturës për trajtimin e ujërave të ndotura që shkarkohen pranë ose në ujëra larëse” (në vijim akti normativ nr. 8, datë 28.12.2023). 2. Subjektet, të cilat kryejnë veprimtari ekonomike në zonat bregdetare, turistike, bregun e liqeneve, të lumenjve dhe shkarkojnë ujëra të ndotura të krijuara nga aktiviteti i tyre, do të monitorohen dhe inspektohen për zbatimin e standardeve parashikuar në këtë rregullore teknike. 3. Monitorimi dhe inspektimi i zbatueshmerisë së standardeve parashikuar në këtë rregullore teknike bëhet nga Task-Forca, e krijuar në varësi të titullarit të Agjencisë Kombëtare të Ujësjellës Kanalizimeve (AKUK). Neni 2 Qëllimi Qëllimi i kësaj rregulloreje është të përcaktojë standardet për trajtimin e ujërave të ndotura të patrajtuara për të gjitha subjektet sipas përcaktimeve të aktit normativ nr. 8, datë 28.12.2023. Neni 3 Termat e përdorur Termat e përdorur kanë të njëjtin kuptim si ata të përdorur në nenin 2, të aktit normativ nr. 8, datë 28.12.2023. KREU II BAZA LIGJORE Neni 4 Kuadri ekzistues rregullator 1. Kjo rregullore është hartuar në përputhje me: a) ligjin nr. 9115, datë 24.7.2003, “Për trajtimin mjedisor të ujërave të ndotura”, i ndryshuar; b) ligjin nr. 111/2012, “Për menaxhimin e integruar të burimeve ujore”, i ndryshuar; c) vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 177, datë 31.3.2005, “Për normat e lejuara të shkarkimeve të lëngëta dhe kriteret e zonimit të mjediseve ujore pritëse”; d) vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 83, datë 10.2.2021, “Për miratimin e rregullave teknike të projektimit dhe të ndërtimit për furnizimin me ujë dhe kanalizimin”; e) direktivën e Bashkimit Evropian për Trajtimin e Ujërave të Ndotura Urbane (91/271/EEC); f) direktivën e Parlamentit dhe Këshillit Evropian, datë 15.2.2006, lidhur me menaxhimin e cilësisë së ujërave larëse; g) direktivën 86/278/KEE “Për llumin e ujërave të ndotura”; h) vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 448, datë 26.7.2023, “Për miratimin e Strategjisë Kombëtare të Sektorit të Furnizimit me Ujë dhe Kanalizime 2023–2030”. KREU III ZBATUESHMËRIA TEKNIKE Neni 5 Subjektet që do të monitorohen Subjektet të cilat janë të përcaktuara në nenin 2, të aktit normativ nr. 8, datë 28.12.2023, do të monitorohen për mënyrën dhe standardet e përcaktuara në këtë rregullore teknike. Neni 6 Kategorizimi i subjekteve Subjektet që ushtrojnë veprimtari ekzistuese, janë në proces ndërtimi ose kanë aplikuar për leje ndërtimi, në bazë të kapacitetit dhe zgjidhjeve teknike ekzistuese apo që janë planifikuar për t’u zbatuar, të lidhura ose jo me rrjetin publik të kanalizimeve, duhet të instalojnë impiante të trajtimit të ujërave të ndotura sipas përcaktimeve të kategorive shprehur në nenin 2, të aktit normativ nr. 8, datë 28.12.2023. Neni 7 Përcaktimi i vlerave të lejuara të shkarkimeve nga trajtimi i ujërave të ndotura 1. Vlerat e lejuara të shkarkimeve nga trajtimi i ujërave të ndotura, detyrim i subjekteve për të përmbushur janë përcaktuar në aneksin nr. 2 të kësaj rregullore teknike. 2. Parametrat e kërkuar në pikat 4 dhe 5, të aneksit nr. 2 aplikohen nga të gjitha subjektet, pjesë e aktit normativ, që zhvillojnë veprimtari ekonomike pranë zonave të ndjeshme të listuara në aneksin nr. 4. 3. Subjektet që zhvillojnë veprimtari ekonomike sipas pikave 1 deri 12, të nenit 2, të aktit normativ nr. 8, datë 28.12.2023, duhet të trajtojnë ujërat e ndotura të krijuara nga aktiviteti i tyre në përputhje me vlerat e lejuara të shkarkimeve nga trajtimi i ujërave të ndotura dhe afateve të përcaktuara në aktin normativ. Neni 8 Teknologjia për trajtimin e ujërave të ndotura 1. Teknologjia e impiantit të trajtimit të ujërave të ndotura duhet të jetë ajo e trajtimit me llum aktiv. 2. Të gjitha subjektet që disponojnë gropa septike duhet t’i zëvendësojnë me impante të trajtimit me llum aktiv dhe të plotësojnë standardet mbi vlerat e lejuara të shkarkimeve sipas përcaktimeve në aneksin nr. 2 të kësaj rregullore teknike. Neni 9 Sistemi i kanalizimeve të ujërave të ndotura 1. Sistemi i kanalizimeve të brendshme brenda ndërtesave dhe të rrjetit të oborrit brenda territorit të subjekteve deri në pikën e lidhjes me impiantin duhet të projektohet dhe ndërtohet sipas përcaktimeve të vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 83, datë 10.2.2021, “Për miratimin e rregullave teknike të projektimit dhe të ndërtimit për furnizimin me ujë dhe kanalizimin”. 2. Pika e lidhjes ndërmjet rrjetit të brendshëm të kanalizimeve të ujërave të ndotura me Impiantin e Trajtimit të Ujërave të Ndotura duhet të realizohet pas pusetës së kontrollit, e cila është përcaktuar në VKM-në nr. 83, datë 10.2.2021. 3. Lidhja e pusetës së kontrollit me hyrjen në impiant duhet të jetë sipas kushteve dhe standardeve teknike në fuqi dhe duhet të realizohet me tubacion në varësi të kapaciteteve të impiantit që duhet të instalohet sipas përcaktimeve në nenin 10. 4. Impianti është njësi teknologjike që bën trajtimin e ujërave të ndotura të patrajtuara që duhet të projektohet dhe realizohet sipas përcaktimeve të nenit 11 të kësaj rregulloreje teknike. 5. Shkarkimi i ujërave të trajtuara nga impianti do të depozitohet në një pusetë kontrolli, e cila do të realizohet me përmasat e përpunimit të impiantit. 6. Kjo pusetë duhet të përdoret për marrjen e kampioneve për testet e cilësisë së ujit e cila do të konsiderohet pjesë përbërëse e impiantit. Neni 10 Llogaritja e kapacitetit të Impiantit të Trajtimit të Ujërave të Ndotura 1. Kapaciteti i impiantit të trajtimit të ujërave të ndotura do të përcaktohet sipas madhësisë së subjekteve që ushtrojnë aktivitet ekonomik sipas përkufizimeve të nenit 2, të aktit normativ nr. 8, datë 28.12.2023, si dhe kapacitetit të shfrytëzimit. 2. Kapaciteti mesatar i shfrytëzimit të subjekteve që ushtrojnë aktivitet ekonomik për njësi dhe dhomë është përcaktuar 3 persona. 3. Kapacitetit i shfrytëzimit për njësi shërbimi është përcaktuar 1.75 m2/person. 4. Sasia e ujërave të ndotura të shkarkuara nga çdo person do të merret 100% e sasisë së ujit të konsumuar, sipas metodologjisë për vendosjen e tarifave të Entit Rregullator të Ujit. 5. Sasia e ujit të konsumuar për çdo person do të merret 200 litra/person/ditë, sipas përcaktimeve të vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 83, datë 10.2.2021, “Për miratimin e rregullave teknike të projektimit e të ndërtimit për furnizimin me ujë dhe kanalizimin”. 6. Për njësitë e shërbimit, sasia e ujit të konsumuar do të merret 40 litra/person/ditë bazuar në standardet më të mira evropiane. 7. Kapaciteti i impiantit të trajtimit të ujërave të ndotura përcaktohet në bazë të ngarkesës së ndotjes që trajton dhe shprehet në PE ose “NJP, njëvlerës për popullsinë”. 1 PE = 200 litra ujë i ndotur urban në ditë ose 1 PE = 1 person. Për njësitë e shërbimit përcaktimi i kapacitetit llogaritet si raport i sasisë së ujit të konsumuar për person/ditë me sasinë e përcaktuar për ujin e ndotur urban për 1 PE. Konkretisht, 1 person = 0.2 PE. Neni 11 Impianti i Trajtimit të Ujërave të Ndotura 1. Impianti duhet të përfshijë: a) njësinë e paratrajtimit ose trajtimin mekanik; b) njësinë e trajtimit biologjik; c) pusetën e kontrollit në dalje të impiantit. 2. Njësia e paratrajtimit ose trajtimin mekanik, duhet të pranojë të gjithë prurjen e ujërave të ndotura të patrajtuara dhe identifikohet si njësia e sedimentimit që shërben në të njëjtën kohë edhe si depozitë e llumit të tepërt. Kjo njësi nëpërmjet dekantimit redukton kryesisht masën e ngurtë të ujërave të ndotura dhe, rrjedhimisht, redukton pjesërisht nivelin e ndotjes duke përmirësuar cilësinë për një pjesë të vlerave të lejuara të shkarkimeve sipas aneksit nr. 1 të kësaj rregulloreje teknike. Masa e ngurtë në formë llumi e dekantuar në fundin e depozitës i nënshtrohet dekompozimit nëpërmjet procesit anaerobik (fermentimit) pa prezencë aktive të oksigjenit. Pjesa e padekantuar, e paratrajtuar e prurjes kalon transit te njësia e trajtimit biologjik. 3. Njësia e trajtimit biologjik, përgjithësisht nëpërmjet mënyrës klasike të trajtimit me llum aktiv trajtohen ujërat e ndotura duke reduktuar ndotjen organike në nivelet e pranuara sipas legjislacionit. Te kjo njësi ndodhin të gjitha proceset e pastrimit të ujit, si: ajrimi, sedimentimi i llumit aktiv, ndarja e ujit të pastër të trajtuar, si dhe shkarkimi i ujit të trajtuar dhe largimi i llumit të tepërt. 4. Puseta e kontrollit në dalje të impiantit, shërben jo vetëm si pusetë kontrolli gjatë operimit të sistemit, por edhe si depozitë për grumbullimin e ujit të trajtuar. 5. Kur uji i trajtuar do të shkarkohet në rrjetin publik të ujërave të ndotura urbane do të lidhet nëpërmjet linjës së dërgimit te kolektori ose rrjeti më i afërt. 6. Në mungesë të rrjetit publik të ujërave të ndotura urbane, kur uji i trajtuar nuk do të shkarkohet në rrjet apo nuk do të ripërdoret për vaditje, dimensionimi i pusetës së kontrollit duhet të bëhet i tillë që të merret në konsideratë një kohë/periudhë pritje për depozitimin e ujit të trajtuar prej 5 deri në 7 ditë. Kjo kohë është e nevojshme për të bërë të mundur evadimin e këtyre ujërave nëpërmjet mjeteve thithëse teknologjike specifikisht të përshtatshme për këtë shërbim. 7. Sasia e ujit të trajtuar të depozituar duhet të largohet nëpërmjet mjeteve thithëse në kolektorin apo impiantin më të afërt të trajtimit të ujërave të ndotura nëpërmjet operatorëve privatë apo shtetërore të licencuar që e ofrojnë këtë shërbim sipas legjislacionit mjedisor në fuqi. 8. Skema tip e Impiantit të Trajtimit të Ujërave të Ndotura është përcaktuar në aneksin nr. 5 të kësaj rregulloreje teknike. Neni 12 Ripërdorimi i ujit të trajtuar Ripërdorimi i ujit të trajtuar mund të përdoret për vaditje të ambienteve të gjelbra të komplekseve ose pastrim të territoreve përreth, kur vlerat e lejuara të shkarkimeve të ujërave të ndotura janë në përputhje me përcaktimet e shprehura në aneksin nr. 1 të kësaj rregulloreje teknike. Neni 13 Kushtet teknike të instalimit të Impiantit të Trajtimit të Ujërave të Ndotura 1. Procesi i instalimit të impiantit bëhet si më poshtë: a) impiantet duhet të prodhohen me material PVC-U, polietilen (PE), polipropilen (PP) dhe poliester i përforcuar me fibra qelqi (GRP-UP); b) sistemi i trajtimit të ujërave të ndotura duhet të instalohet nëntokë duke ndjekur udhëzimet e prodhuesit; c) paraprakisht duhet të kryhen gërmimet për hapjen e gropës në përmasa të përshtatshme për të bërë të mundur instalimin e impiantit. Pjesa fundore e gropës do të mbushet me një shtresë rëre me trashësi 10 cm me madhësi të kokrrës 0–5 mm. Kjo shtresë duhet të nivelohet, në mënyrë që të bëjë të mundur gjithashtu vendosjen e impiantit në nivelin e kërkuar sipas projektit teknik. Gjithashtu, në varësi të peshës totale të impiantit, shtresa e rërës duhet zëvendësuar me shtresë betoni C 12/15 me trashësi minimale prej 10 cm; ç) njësia e trajtimit biologjik duhet të lidhet me pusetën e kontrollit me tubacion PVC me diametër sipas përcaktimeve të projektit teknik; d) njësia e trajtimit biologjik duhet të lidhet me njësinë e paratrajtimit me tubacion PVC me diametër sipas përcaktimeve të projektit teknik; dh) në rastet kur në instalimet e brendshme të godinës nuk ka kolonë ajrimi të tualeteve atëherë në pjesën e sipërme duhet të instalohet tubacion ajrimi me diametër 100 mm; e) pas instalimit hapësirat midis gropës dhe impiantit duhet të mbushen me rërë me madhësi të kokrrës 0–5 mm; ë) pjesa e sipërme duhet të përfundojë në formë solete me një shtresë betoni C 12/15 me trashësi 10 cm, ose, nëse zona do t’i nënshtrohet trafikut të mjeteve duhet të përfundojë me një shtresë betoni C 20–25 të armuar me trashësi 25 cm; f) në përputhje me instruksionet e prodhuesit, procesi i ajrimit duhet të fillojë duke lidhur kompresorin me sistemin e furnizimit me energji 220 volt; g) për të stimuluar dhe filluar sa më shpejt procesin e trajtimit biologjik në njësinë e trajtimit biologjik mund të futen baktere të ruajtura në kushte laboratorike; gj) gjatë instalimit të impiantit duhet kushtuar vëmendje që në zonën e sedimentimit mos të ketë zona të izoluara ku llumi mund të qëndrojë në gjendje stanjacioni pasi mund të bëhen shkak për aktivitet të proceseve anaerobike. 2. Procesi i gërmimit bëhet si më poshtë: a) gërmimi do të kryhet duke zbatuar kushtet teknike të zbatimit në ndërtim me mjete gërmimi në varësi të kategorisë së tokës. Sipërfaqja e gërmimit duhet të respektojë përmasat e impiantit në tërësi dhe çdo njësie në veçanti duke respektuar në çdo rast distancën minimale nga faqet vertikale të impiantit prej 100 cm në rastin kur kategoria e tokës dhe thellësia e projektit sipas kushteve teknike lejon gërmime me skarpate vertikale; b) thellësia e gërmimit duhet të jetë e tillë që të krijohet shtresa niveluese midis nivelit të gërmuar dhe pjesës së jashtme të tabanit të impiantit me lartësi minimale prej 10 cm. Materiali mbushës i shtresës niveluese duhet të jetë rërë natyrale me përmasa 0–5 mm ose shtresë betoni C 12/15 me trashësi 10 cm; c) pjerrësia e skarpateve në gërmim duhet të ndjekë kushtet teknike të zbatimit sipas kategorisë së tokës, duke respektuar në çdo rast distancën minimale nga faqet e jashtme vertikale të impiantit prej 100 cm; ç) panelet mbrojtëse (palankula) gjatë gërmimit: Subjekti duhet të sigurojë furnizimin, vendosjen dhe mirëmbajtjen e të gjitha materialeve të nevojshme, për të mbrojtur anët dhe shtratin e të gjitha seksioneve të gërmuara, për të parandaluar çdo shembje të dheut jashtë gërmimit dhe dëmtimin e strukturave ngjitur me gërmimin. Nëse, për ndonjë arsye, ndonjë pjesë e shtratit, anëve ose skajeve të kanalit do të dëmtohen, duhet të merren të gjitha masat e nevojshme korrigjuese, duke përfshirë gërmimin dhe heqjen e të gjithë materialit të gërmuar brenda dhe jashtë kufijve nominalë të gërmimeve; i. kur propozohet të kryhen gërmime me faqe të pjerrëta (përveç gërmimeve me faqe të pjerrëta të paraqitura në vizatime standarde) dhe pa panele mbrojtëse, faqet e gërmuara duhet të jenë në pjerrësi dhe lartësi të qëndrueshme; ii. kur toka ku do të gërmohet ka pendencë drejt shtratit të tij, duhet të sigurohet mbrojtja e duhur menjëherë pas gërmimit. Kujdes i veçantë duhet të tregohet me tokën, e cila, edhe pse e fortë kur gërmohet, mund të bëhet e paqëndrueshme nga shiu ose rrjedhja e ujërave nëntokësore. Nëse gjerësia e seksionit të gërmimit rritet në mënyrë të pashmangshme nga rrëshqitja ose shembja e faqeve të kanalit, puna duhet të pezullohet, në mënyrë që projektimi i njësive të mund të rishikohet në raport me gjerësinë e shtratit të seksionit të gërmuar dhe nëse është e nevojshme të ndryshohet klasa e materialit mbushës së shtratit të seksionit të gërmuar; iii. kostot për mbrojtjen e seksionit të gërmuar do të mbulohen plotësisht nga investitori; d) mbrojtja e seksionit të gërmuar do të përdoret në varësi të thellësisë së tij dhe vetive të materialit të gërmimit; i. thellësia <1.25m: në përgjithësi, nuk duhet të përdoret asnjë mbrojtëse, përveç në rastet e dherave shumargjilore, ranore ose dhera të shkrifëta. Në rastet e dherave shumë të shkrifëta, në vend të paneleve mbrojtëse, faqet e seksionit të gërmuar mund të realizohen në një pjerrësi 45 gradë; ii. 1.25m<thellësi<1.5m: në rast se Kontraktori dëshiron të mos përdorë panele mbrojtëse në një seksion, ai duhet të paraqesë një raport gjeoteknik/gjeologjik të materialit të gërmimit në atë seksion duke e justifikuar këtë; iii. 1.5 m<thellësi: do të përdoren panele mbrojtëse përveç rasteve kur toka që do të gërmohet është shkëmb i fortë; iv. aty ku do të realizohet gërmim me makineri, 10 cm i fundit të kanalit duhet të gërmohet manualisht; v. hapësira e gërmuar në thellësinë e specifikuar duhet të nivelohet. Përpara vendosjes së njësive të impiantit, rëra e shtratit të seksionit të gërmuar ose materiali i importuar duhet të mbushet në një nivel minimal prej 10 cm; dh) skarifikimi (nivelimi) dhe shtresat e betonit; i. të gjitha sipërfaqet e themelit duhet të nivelohen, profilizohen dhe ngjishen ose me materiale të përshtatshme ose me beton në mënyrë të tillë që kryerja e mëtejshme e punimeve të mos ndikojë në tabanin e njësive të impiantit. Nëse nuk përmendet ndryshe në këtë dokument, të gjitha sipërfaqet e themelit duhet të mbrohen me një shtresë betoni C 12/15 me trashësi minimale 10 cm menjëherë pas përfundimit të gërmimit. 3. Procesi i mbushjes bëhet si më poshtë: a) mbushja e hapësirës midis vëllimit të gërmuar dhe vëllimit që okupon impianti dhe njësitë e tij do të kryhen me rërë me përmasa 0–5 mm. Në rastet e tubacioneve lidhëse midis njësive mbushja do të kryhet me rërë me përmasa 0–5 mm, duke respektuar shtresat prej 20 cm poshtë, anësore dhe mbi tub. Pjesa tjetër mbi rërë duhet të mbushet me material inert me përmasa 0/32 mm; b) të gjitha seksionet e gërmuara duhet të mbushen në nivelin e sipërfaqes fillestare të tokës, përveç rasteve kur tregohet ndryshe në vizatime. Thellësia e mbetur mbi mbushjen do të rimbushet me material të selektuar të miratuar pa gurë dhe grimca organike. Materiali i importuar zhavorri 0/32, 0/63 etj., duhet të ketë një kurbë sitë që shtrihet midis kufijve të miratuar. Materiali mbushës nga gërmimi mund të përdoret nëse plotëson kërkesat dhe ngjishet në shtresa 20 cm. Në rastin kur pjesë të seksionit të gërmuar janë në rrugë, mbushja përfundon 60 cm poshtë shtresës së sipërme përfundimtare; c) në rastet kur seksionet e gërmuara janë në rrugë asfalti duhet të mbushen me material të përzgjedhur të vendosur dhe duhet të ngjishen në shtresa jo më shumë se 20 cm në trashësi, të lagen deri në përmbajtjen optimale të lagështisë dhe të ngjishen në një densitet jo më të vogël se 90 për qind të densitetit maksimal të thatë në përmbajtjen optimale të lagështisë ose materialit përreth; ç) mbushja e seksioneve të gërmuara deri në sipërfaqe; i. nga shtresa e sipërme e rërës deri në nivelin e tokës, kanali duhet të mbushet me material të përzgjedhur të miratuar, të ngjeshur me metoda mekanike të miratuara në shtresa me trashësi jo më shumë se 150 mm; ii. çdo shtresë duhet të ngjishet veç e veç. Shkalla e ngjeshjes nuk duhet të jetë më pak se 95% se dendësia maksimale në gjendje të thatë. Duhet të sigurohet numri i mjaftueshëm i pajisjeve ngjeshëse; iii. kur është e nevojshme, duhet të rregullojë përmbajtjen e lagështisë së materialit të rimbushjes për të ndihmuar ngjeshjen ose duke tharë ose duke spërkatur me ujë. Një sasi e nevojshme uji duhet të jetë në dispozicion në terren gjatë mbushjes së kanaleve; iv. kur vendoset mbushja, duhet të parashikohet për çdo ulje që mund të ndodhë përpara fazës së përfundimit të periudhës së mirëmbajtjes. Kur është e nevojshme, në fund të periudhës së mirëmbajtjes duhet të hiqet çdo material i tepërt ose do të plotësohet çdo mangësi e mbushjes në nivele të specifikuara; v. në rast se materiali i gërmuar është i pamjaftueshëm ose i papërshtatshëm për mbushje, duhet të përdoren materiale mbushëse të importuara nga karriera guri të miratuara. Në rastet e instruktuara gërmimet e seksioneve do të mbushen me beton të klasës C 12/15. 4. Procesi i rikthimit të sipërfaqeve në gjendjen e mëparshme: a) pasi të jenë rimbushur seksionet e gërmuara në nivelin e specifikuar, ai do të zëvendësojë të gjithë sipërfaqen e tokës së hequr më parë dhe ajo do të shpërndahet dhe nivelohet në mënyrë të barabartë në të gjithë shtrirjen e zonës së gërmuar; b) sipërfaqet të cilat përpara gërmimeve ishin të mbuluara me bar pas mbushjes do të mbillen me farë bari të cilësisë së njëjtë dhe do të mirëmbahen derisa bari i ri të vendoset siç duhet. 5. Procesi i rikthimit të sipërfaqeve në gjendjen e mëparshme në rrugë asfalti: a) rikthimi në gjendjen e mëparshme në rrugët e asfaltuara duhet të jetë në përputhje me kërkesat e autoritetit menaxhues rrugor përkatës. Shtresa e sipërme e rivendosjes së sipërfaqes në rrugët e asfaltit duhet të jetë e shtruar mirë dhe e përfunduar në nivel me sipërfaqet ekzistuese dhe duhet të ruhet në këtë mënyrë (duke përfshirë mbushjen me material shtesë kur është e nevojshme) deri në fund të periudhës së mirëmbajtjes ose derisa të merret në dorëzim nga autoriteti përkatës; b) rrugët me zhavorr dhe rrugët e paasfaltuara do të rikthehen në gjendjen e tyre fillestare. Nëse ndërtimi origjinal i rrugës nuk mund të zbatohet qartë, atëherë do të sigurohet zhavorr i madh i miratuar 100 mm dhe material zhavorri i klasifikuar mirë 150 mm i ngjeshur në 95% të densitetit maksimal në korrespondencë me testimin në (DIN 18127, 2012-09). Neni 14 Menaxhimi i llumit që gjenerohet nga trajtimi i ujërave 1. Inkurajohet ripërdorimi i llumit, në mënyrë që të reduktohen efektet negative që rrjedhin nga dërgimi në pikat e autorizuara. Llumi përmban substanca organike dhe lëndë ushqyese dhe përdorimi në bujqësi kontribuon në pjellorinë e tokës duke reduktuar përdorimin e plehrave kimike dhe fosile. 2. Subjektet, prodhues të llumit, duhet të reduktojnë prodhimin specifik të llumit dhe të përmirësojnë cilësinë e llumit të prodhuar duke nxitur përdorimin e tij bujqësor aty ku është e mundur. Përdorimi në bujqësi bëhet vetëm pasi të jenë kryer analizat dhe llumi të jetë brenda normave të lejuara për përdorim në bujqësi sipas VKM-së nr. 127/2015. 3. Prodhuesi i llumit duhet të disponojë një kontratë me operatorë privatë apo shtetërorë të licencuar që e ofrojnë këtë shërbim sipas legjislacionit mjedisor në fuqi, për transportimin e llumit në impiantin më të afërt. Pjesë e kontratës duhet të jetë edhe kontrata e posaçme që subjekti evadues lidh me subjektin pritës i licencuar për këtë aktivitet. 4. Grafiku i parashikuar i shkarkimeve dhe volumeve duhet të jetë i disponueshëm kurdoherë për inspektim. 5. Në rastet kur prodhuesi i llumit plotëson kushtet për të bërë trajtimin e llumit me tharje nëpërmjet mekanizmave teknologjikë të përshtatshme për sistemin e impiantit që ai disponon, ai duhet të sigurojë dhe dëshmojë që masa e thatë e prodhuar është asgjësuar në formën finale të saj. 6. Në rast evidentimi të mangësive apo problematikave lidhur me kontratat e lidhura me subjektet, sipas pikës 3 më sipër, Task-Forca njofton institucionet përgjegjëse. Neni 15 Monitorimi 1. Procesi i monitorimit përfshin kryesisht monitorimin e shkarkimeve të lëngshme që dalin nga Impianti i Trajtimit të Ujërave të Ndotura dhe duhet të përfshijë mbledhjen e rregullt të analizave të mostrave pas trajtimit të ujërave të ndotura në impiant si përcaktohen në aneksin 3 të kësaj rregulloreje. 2. Subjektet janë të detyruara të krijojnë regjistrin e monitorimit të analizave që është subjekt kontrolli nga Task-Forca. 3. Ky regjistër mund t’u vihet në dispozicion institucioneve të interesuara, sipas kërkesës. 4. Këta mostra testohen në mënyrë rigoroze për një seri ndotësish, duke siguruar mosdevijimin nga standardet e cilësisë. ANEKS NR. 1 SUBJEKTET SIPAS KATEGORIZIMIT Tipologjia e subjektit Kapaciteti Kategoria Sqarime 1. Fshat turistik tradicional, kompleks turistik, resort, strukturë akomoduese 10 deri 60 njësi 60 deri 100 njësi 100 deri 500 njësi 500 njësi dhe më tepër D C B A 2. Bujtinë, fjetinë, fjetje dhe mëngjes (B&B), hotel, motel Më pak se 60 dhoma 60 deri 200 dhoma 200 dhoma dhe më tepër C B A 3. Argotizëm, kamping, njësi shërbimi Më pak se 100 m2 E Për njësitë e shërbimit duhet të referohet salla e ngrënies Nga 100 m2 deri në 250 m2 D Nga 250 m2 deri në 500 m2 C Nga 500 m2 deri në 2,500 m2 B 2,500 m2 dhe më tepër A ANEKS NR. 2 VLERAT E LEJUARA TË SHKARKIMEVE SIPAS KATEGORIVE Parametrat Njësia Kategoritë ose vlerat e lejuara maksimale A B C D E 1. Nevoja biokimike për oksigjen NBO5 mg/l 20 30 40 50 200 2. Nevoja kimike për oksigjen NKO mg/l 50 50 100 100 400 3. Lënda e ngurtë pezull mg/l 30 40 50 50 60 4. Fosfori total mg/l 2.0 2.0 2.0 2.0 5. Azoti total mg/l 10 10 15 15 6. Yndyrna të ngurta, pjesërisht të ngurta dhe të lëngshme (vajra) mg/l 20 20 20 20 100 7. Intestinal enterococci (cfu/100 ml) 200* 100** 200* 100** 200* 100** 200* 100** 200* 100** 8. Escherichia coli (cfu/100 ml) 500* 250** 500* 250** 500* 250** 500* 250** 500* 250** (*) Parametrat kërkohen për ujëra të mbyllura. (**) Parametrat kërkohen për ujëra bregdetare dhe të ndërmjetme. Parametrat e kërkuar te pikat 4 dhe 5 do të aplikohen vetëm në rastet kur ujërat e trajtuara shkarkojnë direkt në ujërat larëse, pjesë e zonave të ndjeshme të përcaktuara në aneksin 3. Parametrat e kërkuar te pikat 7 dhe 8 do të aplikohen vetëm në rastet kur ujërat e trajtuara shkarkojnë direkt në ujërat larëse nëpërmjet kolektorit individual të subjektit. ANEKS NR. 3 NUMRI MINIMAL I MOSTRAVE DHE FREKUENCA E MBLEDHJES SË TYRE Kapaciteti i impiantit Kërkesa e përcaktuar për marrjen e mostrave Deri në 50 PE 4 mostra, ku të paktën 2 prej tyre merren gjatë sezonit veror Deri në 180 PE 4 mostra, ku të paktën 2 prej tyre merren gjatë sezonit veror Deri në 300 PE 4 mostra, ku të paktën 2 prej tyre merren gjatë sezonit veror Deri në 560 PE 4 mostra, ku të paktën 2 prej tyre merren gjatë sezonit veror Subjektet janë të detyruara të krijojnë regjistrin e monitorimit të analizave që është subjekt kontrolli nga Task-Forca. Frekuenca e marrjes së mostrave nga subjektet është e përcaktuar si në tabelën më sipër e detyrueshme për t’u zbatuar. Task-Forca, pavarësisht sa është parashikuar më sipër, ushtron kontrolle të cilësisë së ujit të trajtuar nëpërmjet marrjes së pavarur të mostrave sipas nevojave. ANEKS NR. 4 LISTA E ZONAVE TË NDJESHME Emërtimi i zonës së ndjeshme Emërtimi i basenit lumor Numri i zonave të banuara të vendndodhura mbi zonën e ndjeshme 01 Liqeni i Fierzës Drin 8 02 Liqeni i Komanit Drin 1 03 Kune Vain Tale Veri Drin 5 04 Liqeni i Shkodrës Drin 2 05 Grykëderdhja e lumit Buna/ laguna e Vilunit Buna 6 06 Liqeni i Ohrit Drin 4 07 Liqeni i Madh i Prespës Drin 1 08 Liqeni i Vogël i Prespës Drin 0 09 Liqeni i Ulzës Mat 1 10 Kune Vain Tale Jug Mat 2 11 Patok Mat 5 11 Patok Ishëm 6 11 Patok Erzeni 1 12 Bisht Kamzë Rrushkull Erzeni 10 13 Laguna e Karavastasë Shkumbin 10 13 Laguna e Karavastasë Seman 29 14 Liqenet e Belshit Shkumbin 1 15 Liqeni i Banjës Seman 1 16 Lumi i Vjosës dhe laguna e Nartës Vjosa 13 17 Laguna e Orikumit Vjosa 3 18 Liqeni i Butrintit Vjosa 2 Totali 111 Shënim. Burimi i informacionit projekti “Planifikimi i sektorit të ujit për negociatat me Bashkimin Evropian” financuar nga qeveria suedeze. ANEKS NR. 5 SKEMA TIP E IMPIANTIT TË TRAJTIMIT TË UJËRAVE TË NDOTURA