تخطَّ إلى المحتوى
Nelum
قوانين ألبانيا

Instruction N. 6, dated 7 May 2018 for determining the forms and procedure of the transfer of fishing infrastructure management

صدر في 2018-05-07 · النص بتاريخ 2026-10-01

القانون العام والإرشادات الرسمية منشورة بوصفها أبحاثاً. ليست مشورة قانونية أو ضريبية أو مالية.

البحث نفسه مكتوب بالإنجليزية. العناوين والوسوم مترجمة؛ أما النتائج والاقتباسات فغير مترجمة.

عن هذا القانون

العنوان الأصلي
Udhëzim Nr. 6, datë 7.5.2018 për përcaktimin e formave dhe procedurës së transferimit të menaxhimit të infrastrukturës së peshkimit.
اللغة
Albanian
النوع
لائحة
الدولة
ألبانيا
الموضوعات
Fisheries and aquaculture
الكلمات المفتاحية
concession, fish products, fishing vessel, harbour, inspection, landing, marine fisheries, fishery management and conservation

أين تقرؤه

النص

نص القانون نفسه، مادةً مادة، كما هو محفوظ. لكل مادة رابطها.

  1. UDHËZIM Nr. 6, datë 7.5.2018 PËR PËRCAKTIMIN E FORMAVE DHE PROCEDURËS SË TRANSFERIMIT TË MENAXHIMIT TË INFRASTRUKTURËS SË PESHKIMIT Në mbështetje të nenit 102, pika 4, të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, nenit 64, 65, pika 2 dhe pika 4 të ligjit nr. 64/2012, “Për peshkimin”, i ndryshuar, me qëllim rritjen e cilësisë së shërbimeve ndaj peshkatarëve për ankorimin e anijeve dhe mirëmbajtjen e tyre, për grumbullim, seleksionimin, paketimin, dhe tregtimin e produkteve të detit, duke ruajtur standarde të larta cilësie, UDHËZOJ: KREU I 1. Të përgjithshme Portet e peshkimit janë territore të vijës bregdetare, të përgatitur posaçërisht për akostimin e anijeve të peshkimit, të pajisura me të gjitha mjetet për shërbimet e kërkuara për peshkimin dhe sigurinë detare. 2. Portet e peshkimit janë Porti i Durrësit, Porti i Vlorës, Porti i Sarandës dhe Porti i Shëngjinit. 3. Në portet e peshkimit ushtrojnë veprimtaritë e tyre dhe organet shtetërore, si institucionet e Policisë Kufitare dhe Migracionit, Kapiteneria e Porteve, si dhe organe të tjera që kanë lidhje me funksionimin normal të porteve të peshkimit. 4. Procedurat e transferimit të menaxhimit të infrastrukturës së porteve të peshkimit kryhen nga Ministri përgjegjës për peshkimin, me kërkesë të institucionit, të institucioneve të specializuara dhe /ose kërkesë apo iniciativë të shoqatave apo subjekteve private. 5. Transferim në kuptim të këtij udhëzimi konsiderohet transferimi i së drejtës së menaxhimit, përfshirë edhe përdorimin, të infrastrukturës së peshkimit tek institucione të specializuara, shoqata apo persona privatë, për t’i ofruar peshkatarëve shërbimet si ankorimin, magazinimin, përpunimin dhe shërbime periodikë të vazhdueshme si furnizimi me karburant, ndërrimi i vajit dhe filtrave, pastrimi i bazamentit të anijeve të peshkimit dhe mirëmbajtje të përgjithshme xhenerike dhe mekanike. 6. Infrastrukturën e peshkimit e përbëjnë: trojet, kalatat, godinat dhe çdo objekt tjetër i paluajtshëm në territorin e portit të peshkimit, përfshirë muret rrethuese të tij dhe akuatoriumin, instalimet e sinjalizimit, të ndriçimit dhe të komunikimit brenda territorit të portit dhe në kanalin hyrës. 7. Format e menaxhimit të infrastrukturës së peshkimit janë ato të parashikuara në pikën 3 të nenit 65, të ligjit nr. 64/2012, “Për peshkimin”, i ndryshuar. 8. Afati i transferimit të menaxhimit të infrastrukturës së porteve të peshkimit është deri në 20 vjet, me të drejtë ripërtëritje. KREU II MENAXHIMI I DREJTPËRDREJTË I INFRASTRUKTURËS SË PESHKIMIT 1. Menaxhimi i drejtpërdrejtë i infrastrukturës së peshkimit kryhet nga Drejtoria e Shërbimeve të Peshkimit dhe Akuakulturës (DSHPA), e cila është krijuar me ligjin nr. 64/2012, “Për peshkimin”, i ndryshuar dhe vendimin nr. 719, datë 20.10.2011, të Këshillit të Ministrave, “Për krijimin, organizimin dhe funksionimin e drejtorisë së shërbimeve të midhjes dhe peshkimit, Sarandë”, i ndryshuar, në të cilin janë përcaktuar fusha e veprimit dhe detyrat përkatëse që ka kjo drejtori. 2. DSHPA-ja menaxhon infrastrukturën e portit të peshkimit bazuar në rregulloren e administrimit të porteve të peshkimit, e cila miratohet nga ministri përgjegjës për peshkimin. 3. DSHPA-ja programon dhe merr masa për vendosjen e sigurt të anijeve të peshkimit në kalatë, duke respektuar rregullat dhe rregulloret e hartuara për këtë qëllim. 4. Krijon kushte për përpunimin e anijeve të peshkimit në port, si dhe krijon kushte për kryerjen e shërbimeve të nevojshme të anijeve të peshkimit (riparime të pajisjeve dhe agregateve të tyre), duke përdorur në mënyrë racionale territorin dhe infrastrukturën që administron. 5. DSHPA-ja ka përgjegjësi për mirëmbajtjen e ndërtesave të administratës dhe reparteve ndihmëse, shërbimet e mbledhjes së mbeturinave të lëngëta dhe solide në territorin e portit, mirëmbajtjen e infrastrukturës për furnizim me energji elektrike, karburante dhe ujë të pijshëm. 6. DSHPA-ja garanton rrethimin dhe ruajtjen e territorit të portit të peshkimit. KREU III MENAXHIMI I INFRASTRUKTURËS SË PESHKIMIT NËPËRMJET SHOQATAVE TË PESHKIMIT 1. Organizatat e menaxhimit të peshkimit (OMP) dhe organizatat e prodhuesve (OP) janë krijuar në respektim të ligjit nr. 8788, datë 7.5.2001, “Për organizatat jofitimprurëse”, veprimtaria e tyre zhvillohet në mënyrë të pavarur dhe pa u ndikuar nga shteti. 2. Organizatat e menaxhimit të peshkimit (OMP) dhe organizatat e prodhuesve (OP), këtej e tutje organizatat e peshkimit, zbatojnë detyrimet e përcaktuara në kreun VII të ligjit nr. 64/2012, “Për peshkimin”, i ndryshuar. 3. Organizatat e peshkimit duhet të jenë të njohura në përputhje me parashikimet e nenit 62 të ligjit 64/2012, “Për peshkimin”, i ndryshuar. 4. Referuar nenit 64, pika 1 të ligjit nr. 64/2012, “Për peshkimin”, i ndryshuar, transferimi i menaxhimit të infrastrukturës së porteve të peshkimit, i bëhet organizatës së peshkimit mbi bazën e kërkesës zyrtare të kësaj të fundit. 5. Organizata e peshkimit me transferimin e menaxhimit të infrastrukturës së portit të peshkimit zbaton kushtet e vendosura nga neni 64 i ligjit 64/2012, “Për peshkimin”, i ndryshuar duke garantuar mos ndryshimin e destinacionit dhe qëllimit, përdorimin e infrastrukturës së peshkimit nga ana e shtetit në rastet e masave të jashtëzakonshme, ruajtjen dhe garantimin e interesit publik, ruajtjen dhe rritjen vlerës ekonomike të strukturave portuale të peshkimit që i janë dhënë në përdorim. 6. Organizata e peshkimit është përgjegjëse për shfrytëzimin racional të portit, në mënyrë që të sigurojë mbështetjen e zhvillimit normal të veprimtarisë së peshkimit dhe tregtimit të produkteve peshkore. 7. Organizata e peshkimit merr përsipër përballimin e kostove të përdorimit dhe të mirëmbajtjes së portit, përfshirë edhe taksat e aplikueshme nga legjislacioni në fuqi dhe përgjigjet për mirëmbajtjen e portit të peshkimit, ku përfshihen mirëmbajtja e ndërtesave të administratës dhe të reparteve ndihmëse, shërbimet e mbledhjes së mbeturinave të lëngëta dhe solide në territorin e portit, mirëmbajtja e infrastrukturës për furnizim me energji elektrike, karburante dhe ujë të pijshëm si dhe pagesat kundrejt enteve shtetërore përkatëse, mirëmbajtja e mjediseve higjieno-sanitare të portit, mirëmbajtja e kalatave, bankinave notuese, kalunave. 8. Organizata e peshkimit duhet të përdorë në mënyrë të drejtë e të barabartë për të gjithë anëtarët e saj portin e peshkimit, në mënyrë që të nxisë dhe të mbrojë interesat e përdoruesve. 9. Organizata e peshkimit duhet të administrojë portin e peshkimit në mënyrë racionale, duke zbatuar legjislacionin në fuqi, për të nxitur mbrojtjen e mjedisit dhe një zhvillim të qëndrueshëm. 10. Organizata e peshkimit duhet të krijojë të gjitha kushtet për inspektimin nga ana e organeve shtetërore, të ngarkuara nga ligji, të portit dhe të strukturave të lidhura me veprimtarinë e peshkimit që ajo administron. 11. Marrëdhëniet e organizatës së peshkimit me organet shtetërore rregullohen sipas parashikimeve të nenit 64 të ligjit nr. 64/2012, “Për peshkimin”, i ndryshuar dhe legjislacionin në fuqi. 12. Organizata e peshkimit është përgjegjëse për sigurinë dhe sigurimin në territorin e portit të peshkimit që ka në menaxhim. 13. Organizata e peshkimit programon dhe merr masa për vendosjen e sigurt të anijeve të peshkimit në kalatë apo bankina notuese, duke respektuar rregullat dhe rregulloret e hartuara për këtë qëllim. 14. Organizata e peshkimit krijon kushte për përpunimin e anijeve të peshkimit në port (shkarkimin e peshkut të zënë, furnizimin me karburant, me ujë të pijshëm dhe bazë materiale e teknike të nevojshme për zhvillimin e veprimtarisë së peshkimit). 15. Organizata e peshkimit krijon kushte për kryerjen e shërbimeve të nevojshme të anijeve të peshkimit (riparime të pajisjeve e agregateve të tyre), duke përdorur në mënyrë racionale territorin dhe infrastrukturën që administron. 16. Organizata e peshkimit jep me qira anëtarëve të saj, dhomat frigoriferike, dhe ambientet e tjera në shërbim të aktivitetit të peshkimit. Përjashtohen nga qiradhënia ambientet për zyra të organeve shtetërore dhe agjencive ligj zbatuese që lidhen me aktivitetin e peshkimit si Policia Kufitare dhe Migracionit, Inspektorati i Peshkimit, Shërbimi Veterinar, Dogana. 17. Organizata e peshkimit është e detyruar të lejojë çdo mjet lundrues, që është pronë apo drejtohet nga një person, i cili nuk është anëtar i organizatës, të përdorë infrastrukturën e portit, menaxhimi i së cilës bëhet nga organizatës së peshkimit. Në këtë rast, çdo person, i cili hyn ose shfrytëzon infrastrukturën portit të peshkimit, që i është transferuar një organizate dhe që nuk është anëtar i saj, duhet të veprojë në përputhje me aktet ligjore dhe nënligjore, që rregullojnë veprimtarinë e portit, Planin e menaxhimit dhe me rregulloret e organizatës. 18. Tarifat e qirasë dhe të shërbimeve janë jo më pak se ato që përcaktohen në vendimin nr. 54, datë 5.2.2014, të Këshillit të Ministrave, “Për përcaktimin e kritereve, procedurës dhe mënyrës së dhënies me qira, enfiteozë apo kontrata të tjera të pasurisë shtetërore”, i ndryshuar dhe legjislacioni në fuqi. Tarifat e shërbimeve të tjera, që nuk parashikohen në legjislacionin në fuqi, përllogariten nga organizata e peshkimit dhe i propozohen për miratim ministrit përgjegjës për peshkimin. 19. Të ardhurat e krijuara nga tarifat e qirasë dhe nga ofrimi i shërbimeve, në fund të vitit, nuk shpërndahen midis anëtarëve, por shërbejnë në funksion të organizatës së peshkimit për investime në infrastrukturën e transferuar dhe/ose për rritjen e shërbimeve të ofruara ndaj anëtarëve, sipas qëllimit për të cilin kjo infrastrukturë është transferuar. 20. Çdo investim i kryer në infrastrukturë duhet të marrë më parë miratim nga ministri përgjegjës për peshkimin. 21. Organizatat e peshkimit janë të detyruara të raportojnë çdo tre muaj pranë DSHPA-së lidhur me zbatimin e Planit të Menaxhimit, veprimtaritë e kryera, të ardhurat e realizuara etj, të shoqëruar me dokumentacion përkatës provues. 22. Organizatat e peshkimit janë të detyruara të depozitojnë në çdo kohë çdo informacion të kërkuar si dhe të krijojë akses për inspektimin nga përfaqësuesit e Ministrisë të infrastrukturës së dhënë në menaxhim, dokumentacionit teknik, financiar. 23. Në rastet kur në infrastrukturat e peshkimit, menaxhimi i të cilave i është transferuar Organizatës së Peshkimit, del e nevojshme kryerja e investimeve të rëndësishme që kanë të bëjnë me ndërtimin e kantiereve të riparimit të anijeve të peshkimit dhe këto investime nuk mund të realizohen nga OP, Ministria ka të drejtë t’i realizojë ato vetë ose të shpallë konkurrimin publik për palët e interesuara në kryerjen e këtyre investimeve. Në këtë rast, ministria përfshin në proces edhe OP, në përputhje me legjislacionin në fuqi. KREU IV TRANSFERIMI I MENAXHIMIT TË INFRASTRUKTURËS 1. Kërkesa e organizatës së peshkimit për transferimin e menaxhimit të infrastrukturës së Portit të Peshkimit paraqitet në ministrinë përgjegjëse për peshkimin, e cila duhet të jetë e shoqëruar me vendimin e regjistrimit, aktin e themelimit, statutin, vendimin e organeve vendimmarrëse të OMP-së për këtë qëllim sipas statutit të saj, planin e menaxhimit të miratuar nga organet drejtuese të organizatës së peshkimit. 2. Plani i menaxhimit duhet të përcaktojë qëllimin, objektivat e vendosura, rezultatet e pritshme dhe burimet e nevojshme – njerëzore, financiare, arritjen e objektivave, ndjekjen e ecurisë së punës gjatë fazave të ndryshme të saj, parashikimin e investimeve, organizimin së bashku me ndarjen e detyrave. 3. Pranë drejtorisë përgjegjëse për peshkimin në ministri ngrihet një Komision që kryesohet nga zëvendësministri përgjegjës për peshkimin dhe specialistë sipas fushave, i cili brenda 5 (pesë) ditëve nga paraqitja e kërkesës shqyrton propozimin dhe dokumentacionin shoqërues të dorëzuar nga Organizata e Peshkimit dhe nëse e gjen në përputhje me parashikimet e ligjit dhe këtij udhëzimi i përcjell dokumentacionin për mendim Komisionit Konsultativ Qendror për Peshkimin dhe Akuakulturën, i cili vepron sipas parashikimeve të nenit 21 të ligjit nr. 64/2012, “Për peshkimin”, i ndryshuar. 4. Pas dhënies së mendimit nga KKQPA-ja, Komisioni propozon transferimin e menaxhimit të infrastrukturës së portit të peshkimit. Ministri miraton urdhrin për miratimin e transferimit të menaxhimit të infrastrukturës së portit të peshkimit organizatës së peshkimit dhe ngarkon Komisionin që të negociojë Marrëveshjen e transferimit të menaxhimit. 5. Transferimi finalizohet me nënshkrimin e Marrëveshjes, e cila duhet të përmbajë detyrimisht kushtet e parashikuara në Marrëveshjen tip, bashkëlidhur këtij udhëzimi. Marrëveshja që do të nënshkruhet mund të përmbajë edhe kushte të tjera shtesë, që reflektojnë specifikat e infrastrukturës që transferohet dhe kushtet e negociuara nga palët. 6. Gjatë vitit të parë të zbatimit të Marrëveshjes, ministria nëpërmjet strukturave të saj, do të monitorojë në mënyrë dinamike mënyrën e menaxhimit të infrastrukturës së portit. Në përfundim të vitit të parë të zbatimit të Marrëveshjes, në varësi të performancës së organizatës së peshkimit dhe efektivitetit ekonomik, ministria ka të drejtë të bëjë një vlerësim dhe nëse vlerëson se kjo formë menaxhimi e infrastrukturës, nuk është efektive, ka të drejtë të zgjidhe në mënyrë të njëanshme Marrëveshjen. Në këtë rast, ministria nuk mban përgjegjësi ligjore, përfshirë edhe përgjegjësi financiare, ndaj OP-së. KREU V MENAXHIMI I INFRASTRUKTURËS SË LIDHUR ME PESHKIMIN NGA SUBJEKTET PRIVATE 1. Çdo operator ekonomik ose grup operatorësh ekonomikë (subjekte private), mund të paraqesë një propozim për transferimin e menaxhimit të infrastrukturës së lidhur me peshkimin. 2. Transferimi i menaxhimit të infrastrukturës së lidhur me peshkimin, subjekteve private kryhet me konkurrim publik, në zbatim të legjislacionit në fuqi për dhënien me qira ose, koncesionet/partneritetin publik privat, në varësi të infrastrukturës që kërkohet për menaxhim. 3. Menaxhimi i infrastrukturës së peshkimit nga subjektet private përfshin vetëm kantieret e riparimit të anijeve dhe aksesorët në shërbim të kantiereve. 4. Në rastin kur kërkesat kanë të bëjnë me kantieret e riparimit të anijeve, dhe infrastruktura i është transferuar më parë organizatës së peshkimit, konkurrimi publik kryhet nga ministria duke përfshirë në proces edhe organizatën e peshkimit. KREU VI MENAXHIMI I INFRASTRUKTURËS SË PESHKIMIT I KOMBINUAR NË PARTNERITET DSHPA, OP DHE SUBJEKTE PRIVATË 1. Transferimi i menaxhimit të infrastrukturës së peshkimit i kombinuar në partneritet të DSHPA-së, OP dhe subjekte privatë, rregullohet sipas parashikimeve të kreut II, III, IV dhe V të këtij udhëzimi. 2. Në këtë rast, ministri vendos kushtet dhe pjesën e infrastrukturës që menaxhohet nëmënyrë të kombinuar nga DSHPA-ja, OP dhe subjektet private. 3. Menaxhimi i kombinuar i infrastrukturës bëhet mbi bazën e kushteve të përcaktuara në një marrëveshje të nënshkruar nga ministri, DSHPA-ja, OP-ja dhe subjektet private. KREU VII ZGJIDHJA E NJËANSHME E MARRËVESHJES SË MENAXHIMIT TË INFRASTRUKTURËS 1. Ministri përgjegjës për peshkimin, ka të drejtë të zgjidhë marrëveshjen për transferimin e menaxhimit të infrastrukturës së portit të peshkimit tek OP-ja, në rastet kur konstatohen shkelje të ligjit nr. 64/2012, “Për peshkimin”, i ndryshuar, këtij udhëzimi, marrëveshjes dhe në rastet kur OP-ja dështon në përmbushjen e kushteve të planit të menaxhimit. 2. Ministri përgjegjës për peshkimin, mund të zgjidhë në mënyrë të njëanshme marrëveshjet e lidhura me subjektet privatë, kur konstatohen shkelje të ligjit nr. 64/2012, “Për peshkimin”, i ndryshuar, këtij udhëzimi, marrëveshjes. 3. DSHPA-ja, është organi përgjegjës për monitorimin e zbatimit të planit të menaxhimit dhe marrëveshjeve. Në rastet e konstatimit të mos zbatimit të kushteve të parashikuara në planet e menaxhimit dhe marrëveshjet përkatëse, DSHPA-ja i paraqet ministrit, kërkesën për zgjidhjen e marrëveshjes, me relacionin dhe procesverbalet shoqëruese. 4. Përpara marrjes së vendimit sipas pikave 1 dhe 2, ministri është i detyruar të konsultohet me palët dhe më tej të procedojë sipas parashikimeve të Kodit të Procedurës Administrative dhe Kodit Civil. KREU VIII TË NDRYSHME 1. Grupi i përbashkët i punës i ngritur për dorëzimin e infrastrukturës pas nënshkrimit të marrëveshjes, procedon me dorëzimin me procesverbal të objektit të përshkruar në marrëveshje, sipas gentplanit përkatës. Në procesverbal përshkruhet qartë gjendja fizike e pronës, dhe shoqërohet me pamje fotografike të çastit. Akti i dorëzimit nënshkruhet nga të dyja palët; 2. DSHPA-ja ndjek në vijueshmëri respektimin e kushteve të marrëveshjes dhe raporton çdo 3 muaj pranë strukturës përgjegjëse për peshkimin në ministri, për realizimin kushteve të marrëveshjes, për kontratat e lidhura, mbi çdo dokumentacion apo aspekt tjetër të vlefshëm lidhur me kontratat/marrëveshjet. 3. Pas përfundimit të afatit të marrëveshjes, investimi i bërë në infrastrukturë, qoftë ai i luajtshëm apo i paluajtshëm, bazuar në projektet e miratuara i mbetet portit të peshkimit dhe institucionit që e ka në administrim. Ky udhëzim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në Fletoren Zyrtare. MINISTRI I BUJQËSISË DHE ZHVILLIMIT RURAL Niko Peleshi SHTOJCA 1 MARRËVESHJE TIP PËR TRANSFERIMIN E MENAXHIMIT TË INFRASTRUKTURËS TË PORTIT TË PESHKIMIT NDËRMJET DREJTORISË SË SHËRBIMEVE TË PESHKIMIT DHE AKUAKULTURËS DHE ORGANIZATËS SË PESHKIMIT Kjo marrëveshje përbën kuadrin e bashkëpunimit ndërmjet Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural dhe Organizatës së Peshkimit, regjistruar si OJF me vendimin nr. , datë . . të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor , në kuadër të mirëfunksionimit të infrastrukturës së Portit të Peshkimit. Marrëveshja është hartuar në përputhje me dispozitat e ligjit nr. 64/2012, “Për peshkimin” të ndryshuar si dhe udhëzimit nr. 6, datë 7.5.2018, “Për përcaktimin e formave dhe procedurës së transferimit të menaxhimit të infrastrukturës së peshkimit”. Neni 1 Palët Palët në këtë Marrëveshje janë Drejtoria e Shërbimeve të Peshkimit dhe Akuakulturës (DSHPA) dhe organizata e menaxhimit të peshkimit (OMP) më poshtë organizata e peshkimit, person juridik i krijuar në mbështetje të nenit 26 të Kodit Civil, të ligjit nr. 8788, datë 7.5.2001, “Për organizatat jofitimprurëse”, i ndryshuar, për ushtrimin e veprimtarisë në sektorin e peshkimit në përputhje me legjislacionin në fuqi për peshkimin. Neni 2 Qëllimi i Marrëveshjes Qëllimi i kësaj Marrëveshjeje është transferimi i menaxhimit të infrastrukturës së portit të peshkimit nga Drejtoria e Shërbimeve të Peshkimit dhe Akuakulturës tek organizata e peshkimit, duke përcaktuar kushtet për kryerjen e veprimtarive në port, të drejtat dhe detyrimet e Palëve. Neni 3 Kohëzgjatja Kjo Marrëveshje ndërmjet Palëve të lartpërmendura lidhet për një afat prej vjetësh me të drejtë ripërtëritje të saj, afat i cili fillon nga momenti i nënshkrimit të kësaj Marrëveshjeje. Neni 4 Pronësia 4.1 Porti i peshkimit është pronë publike, infrastruktura e të cilit i transferohet organizatës së peshkimit. 4.2 Drejtoria e Shërbimeve të Peshkimit dhe Akuakulturës është përfaqësuesi i shtetit në marrëdhëniet e pronësisë. Neni 5 Territori i infrastrukturës së portit që transferohet 5.1 Organizatës së peshkimit i transferohet menaxhimi i infrastrukturës së portit të peshkimit nëpërmjet kësaj Marrëveshjeje, mbi bazën e kufijve të përcaktuar në gent planin bashkëngjitur marrëveshjes. 5.2 Organizata e peshkimit garanton ruajtjen e territorit të portit të peshkimit. Neni 6 Veprimtaritë kryesore që kryhen në portin e peshkimit 6.1 Veprimtaritë që kryhen në portin e peshkimit përfshijnë akostimin, përpunimin dhe shërbimet teknike të anijeve të peshkimit, 6.2 Organizata e peshkimit programon dhe merr masa për vendosjen e sigurt të anijeve të peshkimit në kalatë apo bankina notuese, duke respektuar rregullat dhe rregulloret e hartuara për këtë qëllim. 6.3 Organizata e peshkimit është përgjegjëse për mirëmbajtjen e portit, sigurimin dhe ruajtjen e portit dhe objekteve private dhe shtetërore në port, si edhe për veprimtaritë që kryhen në portin e peshkimit. 6.4 Organizata e peshkimit krijon kushte për përpunimin e anijeve të peshkimit në port (shkarkimin e peshkut të zënë, furnizimin me karburant, me ujë të pijshëm, energji elektrike dhe bazë materiale e teknike të nevojshme për zhvillimin e veprimtarisë së peshkimit). 6.5 Organizata e peshkimit krijon kushte për kryerjen e shërbimeve të nevojshme të anijeve të peshkimit (riparime të pajisjeve e agregateve të tyre), duke përdorur në mënyrë racionale territorin dhe infrastrukturën që menaxhon. 6.6 Organizata e peshkimit jep me qira dhomat frigoriferike dhe ambientet e tjera, anëtarëve të saj, në shërbim të aktivitetit të peshkimit. 6.7 Përjashtohen nga qiradhënia ambientet për zyra të organeve shtetërore dhe agjencive ligj zbatuese që lidhen me aktivitetin e peshkimit si Policia Kufitare, Kapiteneria e Porteve, Inspektorati i Peshkimit, Shërbimi Veterinar, Dogana etj. 6.8 Tarifat e qirasë dhe të shërbimeve përcaktohen në përputhje me parashikimet e udhëzimit si dhe sipas Planit të Menaxhimit të portit, miratuar në bashkëpunim me organizatën e peshkimit dhe aprovuar në mbledhjen e KKQPA-së. 6.9 Të ardhurat e krijuara nga aktiviteti i organizatës së peshkimit administrohen sipas shkronjës “c” të nenit 60 të ligjit nr. 64/2012, “Për peshkimin”, i ndryshuar. Neni 7 Ruajtja e destinacionit dhe e interesit publik 7.1 Organizata e peshkimit gjatë menaxhimit të infrastrukturës së portit dhe të strukturave të lidhura me veprimtarinë e peshkimit, zbaton kushtet e parashikuara në nenin 64 të ligjit nr. 64/2012, “Për peshkimin”, i ndryshuar duke garantuar: a) mos ndryshimin e destinacionit dhe qëllimit; b) përdorimin e infrastrukturës së peshkimit nga ana e shtetit në rastet e masave të jashtëzakonshme; c) ruajtjen dhe garantimit të interesit publik; ç) ruajtjen dhe rritjen vlerës ekonomike të strukturave portuale të peshkimit që i janë transferuar për menaxhim, duke riparuar infra-strukturën ekzistuese, ndërtimin e infrastruk-turave të reja. Neni 8 Përgjegjësitë e organizatës së peshkimit 8.1 Organizata e peshkimit duhet të përdorë në mënyrë të drejtë e të barabartë për të gjithë anëtarët e saj portin e peshkimit, në mënyrë që të nxisë dhe të mbrojë interesat e përdoruesve. 8.2 Organizata e peshkimit merr përsipër përballimin e kostove të përdorimit dhe të mirëmbajtjes së portit dhe përgjigjet për mirëmbajtjen e portit të peshkimit, ku përfshihen mirëmbajtja e ndërtesave të administratës dhe të reparteve ndihmëse, shërbimet e mbledhjes së mbeturinave të lëngëta dhe solide në territorin e portit, mirëmbajtja e infrastrukturës për furnizim me energji elektrike, karburante dhe ujë të pijshëm, si dhe pagesat kundrejt enteve shtetërore përkatëse, mirëmbajtja e mjediseve higjieno-sanitare të portit, mirëmbajtja e kalatave, bankinave notuese, kalunave. 8.3 Organizata e peshkimit duhet të administrojë portin e peshkimit në mënyrë racionale, duke zbatuar legjislacionin në fuqi, për të nxitur mbrojtjen e mjedisit dhe një zhvillim të qëndrueshëm. 8.4 Organizata e peshkimit është përgjegjëse për sigurinë dhe sigurimin në territorin e portit të peshkimit që ka në menaxhim. 8.5 Organizata e peshkimit programon dhe merr masa për vendosjen e sigurt të anijeve të peshkimit në kalatë apo bankina notuese, duke respektuar rregullat dhe rregulloret e hartuara për këtë qëllim. 8.6 Organizata e peshkimit krijon kushte për përpunimin e anijeve të peshkimit në port (shkarkimin e peshkut të zënë, furnizimin me karburant, energji elektrike me ujë të pijshëm dhe bazë materiale e teknike të nevojshme për zhvillimin e veprimtarisë së peshkimit). 8.7 Organizata e peshkimit krijon kushte për kryerjen e shërbimeve të nevojshme të anijeve të peshkimit (riparime të pajisjeve e agregateve të tyre), duke përdorur në mënyrë racionale territorin dhe infrastrukturën që administron. 8.8 Tarifat e qirasë dhe të shërbimeve janë jo më pak se ato që përcaktohen në vendimin nr. 54, datë 5.2.2014, të Këshillit të Ministrave, “Për përcaktimin e kritereve, procedurës dhe mënyrës së dhënies me qira, enfiteozë apo kontrata të tjera të pasurisë shtetërore”, i ndryshuar dhe legjislacioni në fuqi. Tarifat e shërbimeve të tjera, që nuk parashikohen në legjislacionin në fuqi, përllogariten nga organizata e peshkimit dhe i propozohen për miratim ministrit përgjegjës për peshkimin. 8.9 Të ardhurat e krijuara nga tarifat e qirasë dhe nga ofrimi i shërbimeve, në fund të vitit, nuk shpërndahen midis anëtarëve, por shërbejnë në funksion të organizatës së peshkimit për investime në infrastrukturën e transferuar dhe/ose për rritjen e shërbimeve të ofruara ndaj anëtarëve, sipas qëllimit për të cilin kjo infrastrukturë është transferuar. 8.10 Çdo investim i kryer në infrastrukturë pavarësisht nga vlera duhet të marrë më parë miratim nga Ministri përgjegjës për peshkimin. 8.11 Organizatat e peshkimit janë të detyruara të raportojnë çdo tre muaj pranë DSHPA-së lidhur me zbatimin e planit të menaxhimit, veprimtaritë e kryera, të ardhurat e realizuara etj, të shoqëruar me dokumentacion përkatës provues. 8.12 Organizatat e peshkimit janë të detyruara të depozitojnë në çdo kohë çdo informacion të kërkuar, si dhe të krijojë akses për inspektimin nga përfaqësuesit e ministrisë të infrastrukturës së dhënë në menaxhim, dokumentacionit teknik, financiar. Neni 9 Të drejta dhe përgjegjësitë e palës shtetërore 9.1 Pala shtetërore, e ngarkuar nga legjislacionin në fuqi, ka të drejtë të inspektojë infrastrukturën e transferuar si dhe dokumenta-cionin përkatës. 9.2 Ministria është përgjegjëse për sa parashikohet bazuar në shkronjën “c”, të pikës 3, të nenit 18, të ligjit nr. 64/2012, “Për peshkimin”, i ndryshuar. Neni 10 Inspektimi Organizata e peshkimit duhet të krijojë të gjitha kushtet për inspektimin nga ana e organeve shtetërore, të ngarkuara nga ligji, të portit dhe të strukturave të lidhura me veprimtarinë e peshkimit që ajo administron. Neni 11 Marrëdhëniet e organizatës së peshkimit me organet shtetërore 11.1. Marrëdhëniet e organizatës së peshkimit me organet shtetërore rregullohen sipas parashikimeve të nenit 64 të ligjit nr. 64/2012, “Për peshkimin”, i ndryshuar. 11.2 Kompetencat dhe përgjegjësitë e zyrës së kapitanerisë së portit ndaj anijeve të peshkimit, ekuipazheve të tyre dhe koordinimit të veprimtarive të lundrimit rregullohen mbi bazën e ligjeve në fuqi dhe të Kodit Detar. Organizata e peshkimit bashkëpunon me kapitanerinë si në drejtim të këmbimit të informacionit të mbërritjes e largimit të anijeve, ashtu edhe për lëvizjen e anijeve brenda portit. 11.3 Organizata e peshkimit bashkëpunon me kapitanerinë dhe regjistrin detar për ndjekjen në vazhdimësi të çështjeve që lidhen me sigurimin e lundrimit të anijeve mbi bazën e konventave ndërkombëtare. 11.4 Organizata e peshkimit bashkëpunon dhe i krijon kushtet e duhura doganës në mënyrë që ajo të kryejë detyrat funksionale të saj brenda territorit të portit të peshkimit. 11.5 Organizata e peshkimit bashkëpunon me policinë kufitare dhe migracionit, me qëllim që të sigurojë zhvillimin normal të veprimtarive në portin e peshkimit. Neni 12 Dokumentacioni i organizatës së peshkimit 12.1 Dokumentacioni i procedurës së transferimit të menaxhimit të infrastrukturës së portit të peshkimit mbahet në Drejtorinë e Shërbimeve të Peshkimit dhe Akuakulturës dhe një kopje të saj i dërgohen dhe Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural. 12.2 Drejtoria e Shërbimeve të Peshkimit dhe Akuakulturës dhe OMP-ja kryejnë inventarin e portit të peshkimit, të cilin OMP-ja e merr në ngarkim së bashku me dokumentacionet përkatëse. Neni 13 Mbarimi i Marrëveshjes 13.1 Kjo marrëveshje mbaron kur përfundon afati i përcaktuar në nenin 3 të saj; 13.2 Kjo marrëveshje mbaron para afatit të përcaktuar në nenin 3 të saj, kur: a) Në përfundim të vitit të parë të zbatimit të Marrëveshjes, në varësi të performancës së organizatës së peshkimit dhe efektivitetit ekonomik, ministria zgjidh në mënyrë të njëanshme Marrëveshjen. Në këtë rast, ministria nuk mban përgjegjësi ligjore, përfshirë edhe përgjegjësi financiare, ndaj OP-së; b) Organizata e peshkimit shpërndahet me urdhër të Ministrit të Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural; c) Organizata e peshkimit ndryshon destinacionin dhe qëllimin e përdorimit të portit, të përcaktuar sipas kësaj Marrëveshjeje; d) Organizata e peshkimit nuk merr përsipër të vazhdojë administrimin e portit sipas kushteve të përcaktuara në këtë Marrëveshje, duke ju nënshtruar penaliteteve ligjore; e) Organizata e peshkimit shkel parashikimet e ligjit nr. 64/2012, “Për peshkimin”, i ndryshuar ose legjislacionit tjetër në fuqi të aplikueshëm në menaxhimin e infrastrukturës ose shkel para-shikimet e udhëzimit, detyrimet e marrëveshjes ose OP-ja dështon në përmbushjen e kushteve të planit të menaxhimit. Neni 14 Zgjidhja e mosmarrëveshjeve 14.1 Palët respektojnë legjislacionin shqiptar në fuqi dhe përpiqen që mosmarrëveshjet, të cilat mund të lindin gjatë zbatimit të saj, t’i zgjidhin me mirëkuptim midis tyre. 14.2 Pala që gjykon se ekziston një mosmarrëveshje, njofton palën tjetër duke bërë një përshkrim të plotë të çështjeve që kërkojnë zgjidhje. 14.3 Personat e autorizuar të palëve të përfshira në mosmarrëveshje duhet të bëjnë personalisht apo nëpërmjet përfaqësuesve të tyre përpjekje për zgjidhjen e mosmarrëveshjes, mbi parimin e ruajtjes së vazhdimësisë së punës. 14.4 Nëse personat e autorizuar të palëve apo përfaqësuesit e tyre nuk janë në gjendje të zgjidhin mosmarrëveshjen, brenda 15 (pesëmbëdhjetë) ditëve nga marrja e njoftimit, njëra palë njofton palën tjetër se çështja nuk është zgjidhur. 14.5 Procedurat e zgjidhjes së mosma-rrëveshjeve mbikëqyren dhe aprovohen nga ministria. 14.6 Për të gjitha mosmarrëveshjet që nuk mund të zgjidhen me mirëkuptim, organi kompetent është Gjykata Administrative e Shkallës së Parë . Neni 15 Të ndryshme 15.1 Kjo Marrëveshje nënshkruhet në 4 kopje origjinale, nga të cilat tri depozitohen në ministri dhe një tek organizata e peshkimit. 15.2 Çdo ndryshim i kësaj Marrëveshjeje duhet të negociohet ndërmjet palëve dhe të bëhet me shkrim. 15.3 Çdo kusht i kësaj Marrëveshjeje që bie në kundërshtim me parashikimet e ligjit nr. 64/2012, “Për peshkimin”, i ndryshuar, legjislacionit tjetër në fuqi të aplikueshëm në menaxhimin e infrastrukturës, apo me parashikimet e udhëzimit konsiderohet i pavlefshëm. 15.4 Në këtë rast të mospërputhjeve ndërmjet parashikimeve të marrëveshjes dhe parashikimeve të ligjit dhe/ose udhëzimit, do të konsiderohet se mbizotërojnë parashikimet e ligjit dhe/ose udhëzimit. 15.5 Të gjitha kushtet e parashikuara në ligjin nr. 64/2012, “Për peshkimin”, i ndryshuar, legjislacionin tjetër në fuqi të aplikueshëm në menaxhimin e infrastrukturës, dhe udhëzimin, “Për përcaktimin e formave dhe procedurës së transferimit të menaxhimit të infrastrukturës së peshkimit”, janë drejtpërdrejt të zbatueshme në këtë Marrëveshje.

Instruction N. 6, dated 7 May 2018 for determining the forms and procedure of the transfer of fishing infrastructure management · Nelum