Guideline No. 6 approving the methodology of the Environmental Impact Assessment
صدر في 2006-12-27 · النص بتاريخ 2026-10-01
القانون العام والإرشادات الرسمية منشورة بوصفها أبحاثاً. ليست مشورة قانونية أو ضريبية أو مالية.
البحث نفسه مكتوب بالإنجليزية. العناوين والوسوم مترجمة؛ أما النتائج والاقتباسات فغير مترجمة.
عن هذا القانون
- اللغة
- Albanian
- النوع
- لائحة
- المنظمة
- European Union
- الدولة
- ألبانيا
- الموضوعات
- Environment
- الكلمات المفتاحية
- environmental impact assessment (EIA), legal proceedings/administrative proceedings
أين تقرؤه
لا يوجد رابط مصدر مسجل لهذا القانون.
النص
نص القانون نفسه، مادةً مادة، كما هو محفوظ. لكل مادة رابطها.
UDHËZIM Nr.6, datë 27.12.2006 PËR MIRATIMIN E METODOLOGJISË SË VLERËSIMIT PARAPRAK TË NDIKIMEVE NË MJEDIS TË NJË VEPRIMTARIE Në mbështetje të pikës 4 të nenit 102 të Kushtetutës dhe në zbatim të germës “c” të nenit 66 të ligjit nr.8934, datë 5.9.2002 “Për mbrojtjen e mjedisit”, UDHËZOJ: 1. Miratimin e metodologjisë “Për vlerësimin paraprak të ndikimeve në mjedis të një projekti a veprimtarie”, sipas anekseve e pyetësorëve bashkëlidhur si pjesë e udhëzimit. 2. Ky udhëzim orienton: personat fizikë e juridikë, ekspertët mjediorë të certifikuar, organet mjedisore, organet e qeverisjes vendore, publikun, si dhe çdo aktor tjetër të interesuar të zhvillojnë me efektshmëri marrëdhëniet midis tyre, në përputhje me dispozitat e ligjit nr.8990, datë 23.1.2003 “Për vlerësimin e ndikimit në mjedis”. 3. Zbatimi i kërkesave të metodologjisë, sipas së cilës realizohet procesi i vlerësimit të ndikimit në mjedis (VNM), synon: a) thjeshtimin dhe reduktimin e angazhimeve të biznesit, nëpërmjet ndarjes qysh në fillim të projekteve e veprimtarive që do t’i nënshtrohen hartimit të raportit të VNM-së nga ato që nuk kanë nevojë për raport; b) lehtësimin e procedurave të komunikimit midis propozuesve dhe ekspertëve të certifikuar me organet mjedisore e ato të qeverisjes vendore; c) unifikimin e rregullave e veprimeve konkrete që zbatohen gjatë procesit; d) garantimin e rezultateve sa më të besueshme për ndikimet në mjedis, nëpërmjet rritjes së cilësisë së raportit të VNM-së; e) përputhjen e kërkesave të kësaj metodologjie dhe të veprimeve praktike që kryhen në zbatim të tyre, me ato që përdoren në BE e në vendet anëtare të saj. 4. Metodologjia kërkon që propozuesi të fillojë detyrimisht komunikimet zyrtare me organet mjedisore, me qeverisjen vendore e me publikun e interesuar, për identifikimin e ndikimeve të mundshme në mjedis të një projekti apo të një veprimtarie të caktuar, që në fazën e projektidesë. 5. Të zbatuara që në fazën fillestare, kërkesat e metodologjisë bëjnë të mundur: a) identifikimin e ndërveprimeve dhe ndikimeve të mundshme të projektit me elementet e veçanta të mjedisit sipas informacionit të dhënë në tabelën 1 të aneksit përkatës, bashkëlidhur këtij udhëzimi, çështjet, informacioni mjedisor, si dhe lloji i raportit të VNM-së që përgatitet; b) vlerësimin sasior të ndikimit në mjedis të veprimtarisë në fazën e zbatimit të saj sipas informacionit të dhënë në tabelën 2, bashkëlidhur, si dhe çështjet e informacioni mjedisor që trajtohen në raportin e VNM-së; c) përcaktimin e qartë të akteve ligjore dhe nënligjore që propozuesi u referohet për zbatimin e projektit; d) përcaktimin e qartë të aktorëve të tjerë që mund të ndikohen nga zbatimi i projektit dhe që duhet të përfshihen në procesin e VNM-së, siç kërkohet në aneksin 3 të këtij udhëzimi; e) të vlerësohet saktësisht nëse një veprimtari i nënshtrohet ose jo procesit të vlerësimit të ndikimit në mjedis dhe pajisjes ose jo me leje mjedisore. 6. Që në fazën e projektidesë, propozuesi i projektit njofton me shkrim Agjencinë Rajonale të Mjedisit (ARM) në qarkun ku do zbatohet projekti për veprimtarinë që synon të ushtrojë. 7. ARM, brenda 2 ditëve nga marrja e njoftimit, i vë në dispozicion propozuesit udhëzimin bashkë me anekset bashkëngjitur, si dhe e orienton mbi mënyrën e plotësimit të tyre. 8. Propozuesi pas plotësimit të kërkesave të udhëzuesit, paraqet në ARM anekset e plotësuara të udhëzuesit, si dhe informacionin e kërkuar në pjesën hyrëse të aneksit I. 9. ARM, brenda 3 ditëve nga dorëzimi i dokumenteve të kërkuara sipas pikës 4.2, shqyrton dhe komunikon me propozuesin për paqartësitë e mundshme në to. 10. Në përfundim të shqyrtimit të dokumenteve, ARM, brenda 5 ditëve, vendos nëse: a) veprimtaria nuk ka nevojë t’i nënshtrohet procesit të VNM-së; b) veprimtaria gjendet në anekset I dhe II të ligjit nr.8990, datë 23.1.2003 “Për vlerësimin e ndikimit në mjedis” dhe duhet t’i nënshtrohet procesit të VNM-së; c) veprimtaria do t’i nënshtrohet hartimit të raportit të thelluar të VNM-së; d) veprimtaria do t’i nënshtrohet hartimit të raportit të përmbledhur të VNM-së; e) veprimtaria, sipas nenit 28 të ligjit nr.8934, datë 5.9.2002 “Për mbrojtjen e mjedisit” dhe protokollit të vlerësimit strategjik mjedisor, në të cilin Republika e Shqipërisë është palë, i nënshtrohet procesit të vlerësimit strategjik mjedisor. 11. ARM i komunikon propozuesit vendimin dhe e publikon atë. Ankimi ndaj vendimit të ARM-së bëhet brenda 10 ditëve nga dita e marrjes së vendimit pranë Drejtorisë së VNM-së dhe lejeve në MMPAU. 12. Ngarkohen Drejtoria e VNM-së dhe e lejeve, agjencitë rajonale të mjedisit dhe ekspertët e certifikuar për zbatimin e këtij udhëzimi. Ky udhëzim hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare. MINISTRI I MJEDISIT, PYJEVE ADMINISTRIMIT TË UJRAVE Lufter Xhuveli ANEKSI I Plotësimi i kërkesave të mëposhtme të tabelës 1 ndihmon përdoruesit të vlerësojnë një projekt që në fazën kur ai është projektide. Vlerësimi realizohet nëpërmjet informacionit të mbledhur nga plotësimi i kërkesave të tabelës 1 bashkëngjitur, duke u bazuar në karakteristikat e projektit dhe mjedisit ku ai synon ta zbatojë. Tabela 1 përmban një sërë pyetjesh që ndihmojnë për të identifikuar nëse do të ketë ndërveprime të mundshme midis projektit dhe mjedisit. Gjatë plotësimit të kërkesave, përdoruesi duhet të ketë informacionin e domosdoshëm, që përfshin: a) kërkesat e përdorimit të tokës dhe mënyrat e përdorimit aktual të saj nga zbatimi i projektit; b) ndërtimin e objekteve dhe instalimet e pajisjeve teknologjike që do të realizohen; c) proceset teknologjike, lëndët e para që do të përdoren, përfshirë edhe energjinë elektrike dhe produktin përfundimtar të procesit; d) shkarkimet në mjedis, si dhe mundësisht sasinë respektive të tyre; e) llojin e mbetjeve përfundimtare që do të prodhohen nga veprimtaria, si dhe sasinë e tyre; f) gjendjen aktuale të mjedisit ku do ushtrohet veprimtaria, si dhe karakteristikat e veçanta të tij, përfshi edhe statusin ligjor të zonës ku synon të ushtrohet veprimtaria; g) qendrat e banimit në afërsi të vendndodhjes, ku synon të ushtrohet projekti; h) gjendja e infrastrukturës rrugore, elektrike, kanalizimet e ujërave, si dhe nevoja për infrastrukturë të re të projektit. Nëse nga plotësimi i kërkesave të kolonës së parë dhe të dytë të tabelës 1, rezultojnë ndërveprime midis projektit dhe elementeve të mjedisit, në kolonën 3 të tabelës duhet të jepet informacion më i sqaruar për mënyrën e ndërveprimit. Kërkesave të tabelës 1 të aneksit 1 përdoruesi duhet t’u përgjigjet në mënyrë të drejtpërdrejtë dhe të saktë për të lehtësuar një plotësim më të detajuar të tabelës 1 të aneksit 2. Adresa dhe kontakti i subjektit Subjekti Selia e subjektit dhe mënyra e kontaktimit Emri i personit përgjegjës TABELA 1 Kjo tabelë përmban një sërë kërkesash që ndihmojnë për të vlerësuar nëse një projekt do të ketë ndërveprime me mjedisin, si dhe për të vendosur nëse një veprimtari do të ketë apo jo ndikime potenciale/thelbësore në elementet përbërëse të mjedisit. Pyetjet e mëposhtme ndihmojnë për të kthyer përgjigjet e duhura në tabelën e mëposhtme (në kolonën 3) nëse përgjigjja në kolonën e dytë të kësaj tabele është “Po”. Pyetje që duhen marrë parasysh për klasifikimin Gjatë zbatimit të projektit apo ushtrimit të veprimtarisë: Po / Jo / ? Përshkruaj shkurtimisht Do të ketë ndërveprim/ndikim të rëndësishëm? Po / Jo / ?-Përse ? 1. Do të shkaktohen ndryshime fizike në territor (në topografinë, përdorimin e tokës ose burimet ujore etj.)? 2. Do të përdoren burimet natyrore si: toka, uji, materiale ose energji, veçanërisht ato burime që nuk janë të rinovueshme ose me pakicë? 3. Parashikohet përdorimi, magazinimi, transporti apo prodhimi i substancave ose materialeve të dëmshme për shëndetin dhe mjedisin? 4. Do të prodhohen mbetje të ngurta? 5. Do të ketë shkarkime në ajër të ndotësve, substancave të rrezikshme, toksike ose helmuese? 6. Do të ketë zhurma e vibrime apo çlirime drite, energjie ose rrezatim elektromagnetik? 7. Do të ketë rrezik për ndotjen e tokës dhe të ujërave nga shkarkimi i ndotësve mbi sipërfaqen e tokës ose të ujërave sipërfaqësore, ujërave nëntokësore, ujërave bregdetare ose në det? 8. Ka rrezik për aksidente që mund të ndikojnë në shëndetin e njerëzve apo në mjedis? 9. Do të ketë ndikime sociale (demografike, në mënyrën tradicionale të jetesës, në punësimin e njerëzve etj.)? 10. Ka faktorë të tjerë që duhen marrë në konsideratë si zhvillime të njëpasnjëshme që mund të çojnë në pasoja në mjedis apo mundësi për mbivendosje ndikimesh të ndryshme nga veprimtari ekzistuese ose të planifikuara në zonë? 11. Ka zona të mbrojtura nga legjislacioni ndërkombëtar/kombëtar për vlerat e tyre të biodiversitetit, ekologjike, peizazhistike ose me vlera kulturore, historike e arkeologjike në zonë? 12. Ka zona të ndjeshme mjedisore, si ligatina, zona bregdetare, male, pyje, kullota, florën e faunën e egër, dru frutorë etj. në zonë? 13. Ka zona me specie të mbrojtura, të rëndësishme ose të ndjeshme, të kërcënuara, të rrezikuara, në rrezik zhdukjeje të faunës dhe florës, p.sh. për kryqëzime, folenizime, pushime, dimërime, migrime etj. në zonë? 14. Ka zona me ujëra tokësore, nëntokësore apo detare në zonë? 15. Ka zona me tipare të spikatura panoramike ose skenike në zonë? 16. Ka rrugë apo infrastruktura të ngjashme që përdoren nga publiku për të shkuar në vende pushimi etj. ose rrugë transporti të mbingarkuara që mund të ndikohen? 17. Ka përdorime ekzistuese të tokës (banim, industri, tregti, pushim, bujqësi, pyje, turizëm, zona të gjelbra, argëtuese, sportive, prona të tjera private etj.) ose plane të ardhshme që mund të ndikohen? 18. Është zona nën rrezikun e ndotjes ose dëmtimeve mjedisore (ku standardet mjedisore janë të tejkaluara)? 19. Është zona me probleme përsa i përket tërmeteve, rrëshqitjeve të dheut, erozionit, përmbytjeve, kushteve ekstreme klimatike (ndryshime të temperaturës, mjegulla, erëra të forta)? Të bëhet një përmbledhje e shkurtër e tipareve të projektit/veprimtarisë dhe vendndodhjes së tij duke treguar nevojën për të bërë vlerësimin e ndikimit në mjedis. Të shënohet më poshtë se ku klasifikohet projekti ose veprimtaria: VNM e thelluar. VNM e përmbledhur. Nuk ka nevojë për VNM . Shënime. ............................................................................................................................................................. ......................................................................................... ............................................................................................................................................................. ............................................................................................................................................................. ............................................................................................................................................................. .................... ............................................................................................................................................................. ........................................................................................ ANEKSI II PJESA E PARË Aneksi 2 synon që, nga informacioni i grumbulluar në tabelën 1 të aneksit I, të analizohet në mënyrë më të detajuar vlerësimi sasior i ndikimeve në mjedis nga zbatimi i projektit, të cilat do të merren parasysh në hartimin e raportit të VNM-së. Mbasi janë identifikuar ndikimet në kolonën 2 të tabelës 1, plotësohet kolona 3 e tabelës, e cila shërben për të vlerësuar ndikimet potenciale të përkohshme, të përhershme apo edhe ato kumulative të veprimtarisë në mjedis. TABELA 1 IDENTIFIKIMI I NDIKIMEVE NË MJEDIS TË VEPRIMTARISË DHE ÇËSHTJET MJEDISORE QË DO TË TRAJTOHEN NË RAPORTIN E VNM-SË Nr. Pyetje që duhet të konsiderohen në fazën e përzgjedhjes Po/jo Cilat elemente të mjedisit mund të ndikohen dhe si? Do të jetë ndikimi, domethënës në mjedis? Pse? 1. A do të përfshijë ndërtimi, operimi ose mbyllja e veprimtarisë dhe çmontimi i teknologjisë dhe pajisjeve të projektit veprime që do të shkaktojnë ndryshime fizike në topografi, përdorim toke, ndryshime në trupat ujorë etj.? 1.1 Ndryshime të përkohshme ose të përhershme në përdorimin e tokës, mbulesën e tokës ose topografi, duke përfshirë rritjen e intensitetit të përdorimit të tokës? 1.2 Pastrimin e tokës ekzistuese, vegjetacionit dhe ndërtimeve ekzistuese? 1.3 Krijimin e përdorimeve të reja të tokës? 1.4 Investigime para fazës ndërtimore, si shpime për marrjen e mostrave, provat e tokës, dheut? 1.5 Punime ndërtimi? 1.6 Punime prishjeje? 1.7 Kantiere të përkohshme që përdoren për punime ndërtimi ose strehimi për punëtorët e ndërtimit? 1.8 Punime mbitokësore, struktura ose punime të tokës, përfshirë struktura lineare, ekskavime, gërmime ose mbushje të tyre? 1.9 Punime nëntokësore, duke përfshirë miniera apo tunele? 1.10 Punime bonifikuese? 1.11 Gërmime për hapje kanalesh? 1.12 Struktura bregdetare, si diga, skela? 1.13 Struktura në det? 1.14 Procese të ndryshme prodhimi? 1.15 Mjedise për magazinimin e mallrave dhe materialeve të ndryshme? 1.16 Impiante për trajtimin ose depozitimin e mbetjeve të ngurta ose shkarkimeve të lëngëta? 1.17 Objekte për strehim afatgjatë të punëtorëve të shfrytëzimit? 1.18 Rrugë e re, trafik detar ose hekurudhor gjatë fazës së ndërtimit ose shfrytëzimit? 1.19 Rrugë e re, hekurudhore, ajrore, ujore ose infrastruktura të tjera transporti, përfshirë dhe rrugë e stacione të reja ose të alternuara, porte, aeroporte etj.? 1.20 Mbyllje apo devijim i rrugëve ekzistuese ose i infrastrukturës që çon në ndryshime në lëvizjet e trafikut? 1.21 Linja ose tubacione të reja transferuese të transmetimit? 1.22 Rezervuarë, argjinatura, kanale nëntokësore, rregullime apo ndryshime të tjera në hidrologjinë e rrjedhave ujore apo akuifereve? 1.23 Ndërprerje të rrymave? 1.24 Nxjerrje ose transferim të ujit nga nëntoka ose sipërfaqet ujore? 1.25 Ndryshime në trupat ujorë ose në sipërfaqet e tokës që ndikojnë në drenazhimin ose largimin e ujërave? 1.26 Transportin e personelit ose materialeve të ndërtimit, shfrytëzimit ose mbeturinave të veprimtarisë? 1.27 Punime afatgjata çmontimi, për nxjerrjen e mbeturinave të veprimtarisë ose punime restauruese? 1.28 Veprimtari gjatë ndryshimit të destinacionit që mund të kenë një ndikim në mjedis? 1.29 Hyrjen e njerëzve në një zonë përkohësisht ose në mënyrë të vazhdueshme? 1.30 Futjen për kultivim të specieve jo vendase? 1.31 Humbjen e specieve vendase ose diversitetit gjenetik? 1.32 Ndonjë veprim tjetër? 2. A do të përdoren gjatë fazës së ndërtimit dhe shfrytëzimit të projektit burimet natyrore të tilla, si: toka, uji, materiale ose energji, ndonjë nga burimet që janë të parinovueshme ose të kufizuara? 2.1 Tokë veçanërisht e varfër apo toka bujqësore? 2.2 Uji? 2.3 Minerale? Pyetje që duhet të mbahen parasysh gjatë përzgjedhjes 2.4 Grumbullime lëndësh ndërtimi (zhavorre etj.)? 2.5 Pyje dhe lëndë drusore 2.6 Energjia, përfshirë elektricitetin dhe lëndët djegëse? 2.7 Ndonjë burim tjetër? 3. A do të përfshijë projekti përdorimin, ruajtjen, transportin, përpunimin dhe prodhimin e substancave ose materialeve që mund të jenë të dëmshme për shëndetin e njerëzve ose mjedisin dhe që rrisin shqetësimin mbi rreziqet aktuale dhe të mundshme në shëndetin e njerëzve? 3.1 A parashikon projekti përdorimin e substancave ose materialeve që janë të rrezikshme ose toksike për shëndetin e njeriut dhe mjedisin (florën, faunën, furnizimin me ujë)? 3.2 Do të rezultojë projekti në ndryshime me shfaqje sëmundjesh ose me efekt në vektorët e sëmundjeve (p.sh. sëmundje që vijnë nga insektet ose infektimet e ujërave)? 3.3 Do të ndikojë projekti në mirëqenien e njerëzve p.sh. duke ndryshuar kushtet e jetesës? 3.4 A ka grupe njerëzish (veçanërisht të ndjeshëm) që mund të ndikohen nga projekti p.sh. pacientët e spitaleve, të moshuarit? 3.5 Shkaqe të tjera ? 4. A do të prodhohen mbeturina të ngurta nga projekti, gjatë ndërtimit, shfrytëzimit ose nxjerrjes jashtë funksionit? 4.1 Mbeturina dherash, zhavorri ose minierash? 4.2 Mbetje urbane (shtëpiake dhe/ose nga tregtia)? 4.3 Mbetje të rrezikshme ose toksike (përfshi mbetjet radioaktive)? 4.4 Mbetje të tjera të proceseve industriale? 4.5 Produkte shtesë? 4.6 Ujëra të zeza ose llumra të tjera nga trajtimet e shkarkimeve të lëngëta? 4.7 Mbetjet nga ndërtimet ose shembjet? 4.8 Mbeturina makinerish ose pajisjesh? Pyetje që duhet të mbahen parasysh gjatë përzgjedhjes 4.9 Toka të ndotura ose materiale të tjera? 4.10. Mbetje bujqësore? 4.11 Mbetje të tjera të ngurta? 5. A do të shkarkohen ndotës në ajër ose çdo substancë tjetër e rrezikshme toksike ose e dëmshme për shëndetin nga projekti? 5.1 Shkarkime nga djegiet e karburanteve fosile, nga burime stacionare ose të lëvizshme? 5.2 Shkarkime nga proceset prodhuese? 5.3 Shkarkime nga përpunimi i materialeve, përfshi depozitimin ose transportin e tyre? 5.4 Shkarkime nga aktivitetet e ndërtimit, përfshi impiantet dhe pajisjet? 5.5 Mbetje ose erëra të këqija nga përpunimi i materialeve, përfshi materialet e ndërtimit, ujërat e zeza dhe mbetjet? 5.6 Shkarkime nga inceneratorët e plehrave? 5.7 Shkarkime nga djegia e mbetjeve në ajër të hapur (p.sh. materiale nga prerjet e drurëve, mbetje ndërtimi)? 5.8 Shkarkime nga burime të tjera? 6. A do të shkaktojë projekti zhurma dhe vibracione ose emetim të dritës, energjisë termike ose rrezatim elektromagnetik? 6.1 Nga puna e pajisjeve, si p.sh. motora, impiante ventilimi, thërrmues guri? 6.2 Nga procese industriale ose të ngjashme? 6.3 Nga ndërtime apo prishje? 6.4 Nga plasje ose futje pilotash? 6.5 Nga trafiku gjatë ndërtimit ose shfrytëzimit ? 6.6 Nga sistemet e ndriçimit ose ftohjes? 6.7 Nga burimet e rrezatimit elektromagnetik (merr në konsideratë efektet mbi pajisjet e ndjeshme në afërsi, ashtu si dhe për njerëzit)? 6.8 Nga çdo burim tjetër? 7. A do të çojë projekti në rreziqe të ndotjes së tokës ose ujit nga shkarkimet e ndotësve në tokë ose në kanalizimet e ujërave të bardha dhe të zeza, ujërat sipërfaqësore, ujërat nëntokësore, ujërat bregdetare ose në det? 7.1 Nga përpunimi, depozitimi, përdorimi ose shkarkimi i materialeve të rrezikshme ose toksike? 7.2 Nga shkarkimet e ujërave të zeza ose rrjedhjeve të tjera (të trajtuara ose të patrajtuara) në ujë ose në tokë? 7.3 Depozitimi i ndotësve të shkarkuar në ajër, në ujë ose në tokë? 7.4 Nga çdo burim tjetër? 7.5 A ka rrezik të ndonjë akumulimi afatgjatë të ndotësve në mjedis nga këto burime? 8. Ekziston rreziku i aksidenteve gjatë ndërtimit apo shfrytëzimit të projektit që mund të ndikojë në shëndetin e njerëzve apo mjedis? 8.1 Nga shpërthime, zjarre, nxjerrje etj. nga depozitimi, përdorimi ose prodhimi i substancave të rrezikshme ose toksike? 8.2 Nga ngjarje që kapërcejnë kufijtë e mbrojtjes normale të mjedisit, p.sh. dëmtimi i sistemit të kontrollit të ndotjes? 8.3 Nga ndonjë shkak tjetër? 8.4 Mund të ndikohet projekti nga fatkeqësi natyrore që shkaktojnë dëme për mjedisin (si përmbytje, tërmete, shkarje dheu etj.)? 9. A rezulton projekti në ndryshime sociale, p.sh. në demografi, mënyrë tradicionale jetese, punësim? 9.1 Ndryshime në madhësinë e popullsisë, moshën, strukturën, grupet sociale etj. 9.2 Nga strehimi i njerëzve apo prishja e shtëpive, mjediseve të komunitetit, si shkolla, spitale, mjedise sociale etj. 9.3 Nëpërmjet migrimit të banorëve të rinj ose krijimit të komuniteteve të reja? 9.4 Nga realizimi i kërkesave në rritje për mjedise e shërbime sociale, si strehimi, arsimi, shëndeti? 9.5 Nga krijimi i vendeve të punës gjatë ndërtimit ose shfrytëzimit apo humbjes së vendeve të punës me pasoja në papunësi dhe ekonomi? 9.6 Ndonjë shkak tjetër? 10. A do të çojë projekti në një presion për zhvillime të mëtejshme që mund të kenë një ndikim të rëndësishëm në mjedis, për shembull më shumë banesa, rrugë të reja, industri ose veprimtari të tjera mbështetëse etj.? 10.1 A do të çojë projekti në presione për zhvillime të mëtejshme që do të ketë ndikim të caktuar në mjedis, si: më shumë strehim, rrugë të reja, industri apo shërbime publike mbështetëse të reja? 10.2 A do të çojë projekti në zhvillimin e mjediseve mbështetëse, në zhvillime ndihmëse ose zhvillime të nxitura nga projekti që mund të ketë ndikim në mjedis, p.sh.: 1. infrastrukturë mbështetëse (rrugë, furnizim me energji elektrike, trajtim i mbeturinave ose ujërave të përdorura etj.); 2. zhvillim i strehimit; 3. industri nxjerrëse (ekstraktuese); 4. industri furnizuese, 5. tjetër? 10.3 A do të çojë projekti në një ripërdorim të kantierit pas shfrytëzimit të tij që do të ketë një ndikim në mjedis? 10.4 A do të çojë projekti në krijimin e një precedenti për zhvillime të mëvonshme? 10.5 A do të ketë projekti pasoja kumulative për shkak të afërsisë me projekte të tjera ekzistuese ose të planifikuara e me pasoja të ngjashme? Shënime. ............................................................................................................................................................. ......................................................................................... ............................................................................................................................................................. ............................................................................................................................................................. ............................................................................................................................................................. .................... ............................................................................................................................................................. ........................................................................................ PJESA E DYTË (ANEKSI II) Karakteristikat e mjedisit ku zhvillohet projekti Për secilën nga karakteristikat e identifikuara në pjesën I të konsiderohet nëse mund të ndikohet ndonjë nga komponentët e mëposhtëm mjedisorë. TABELA 2 Pyetje: A ka tipare të mjedisit lokal apo përreth vendndodhjes së projektit, të cilat mund të ndikohen nga projekti? 1. Zona të cilat janë të mbrojtura nga legjislacioni ndërkombëtar, kombëtar dhe vendor për vlerat e tyre ekologjike, peizazhistike, kulturore dhe vlera të tjera, të cilat mund të ndikohen nga projekti? a) Zona të tjera të cilat janë të rëndësishme ose të ndjeshme për arsye të ekologjisë së tyre, p.sh.: a) ligatina; b) rrjedha ujore ose trupa të tjerë ujorë; c) zona bregdetare; d) male; e) pyje ose woodland. 2. Zona të përdorura nga specie të mbrojtura, të rëndësishme ose të ndjeshme të florës dhe faunës, p.sh.: për kryqëzim, folenizim, ushqim, pushim, dimërim, migrim që mund të ndikohen nga projekti? 3. Ujërat e brendshme, tokësore, bregdetare, detare dhe nëntokësore? 4. Zona me vlera të larta peizazhistike ose skenike? 5. Rrugë ose mjedise të tjera të përdorura nga publiku për pushime ose aktivitete të tjera? 6. Rrugë transporti që janë të mbingarkuara (mund të kenë probleme trafiku) ose shkaktojnë probleme mjedisore? 7. Zona me rëndësi historike ose kulturore? Pyetje – Është vendosur projekti në një zonë që mund të jetë shumë e dukshme nga shumë njerëz? Pyetje - Është i vendosur projekti në një zonë të pazhvilluar më parë, ku do të kemi humbje të tokës së gjelbër? Pyetje - Ka përdorime ekzistuese të tokës në/ose rreth vendit të zbatimit të projektit, të cilat mund të ndikohen nga projekti? p.sh.: a) shtëpi, oborre ose prona të tjera private; b) industri; c) tregti; d) rekreacion; e) hapësira publike; f) mjedise të komunitetit; g) bujqësi; h) pyje; i) turizëm; j) karriera ose miniera. Pyetje - Ka plane për përdorime të ardhshme të tokës në ose rreth vendit të zbatimit të projektit, të cilat mund të ndikohen prej tij? Pyetje - Ka zona në ose rreth zonës së zbatimit të projektit me një densitet të lartë popullsie ose ndërtimesh, të cilat mund të ndikohen prej tij? Pyetje - Ka ndonjë zonë në/ose rreth zonës së zbatimit të projektit të zënë nga përdorime të ndjeshme të tokës të cilat mund të ndikohen prej tij? 8. Spitale? 9. Shkolla? 10. Vende kulti? 11. Mjedise të komunitetit? Pyetje - Ka ndonjë zonë në dhe rreth projektit e cila përmban burime të rëndësishme, me një cilësi të lartë ose të pakta të cilat mund të ndikohen nga projekti? 12. Burime ujërash nëntokësore? 13. Ujëra sipërfaqësore? 14. Pyje? 15. Bujqësi? 16. Peshkim? 17. Turizëm? 18. Minerale? Pyetje - Ka ndonjë zonë në dhe rreth zonës së zbatimit të projektit që është aktualisht subjekt i ndotjes ose dëmtimeve mjedisore p.sh. ku standardet ekzistuese mjedisore ligjore janë tejkaluar, të cilat mund të ndikohen nga projekti? Pyetje - Është zona e zbatimit të projektit e ndjeshme ndaj tërmeteve, rrëshqitjeve të tokës, erozionit, përmbytjeve ose kushteve klimatike të pafavorshme ose ekstreme? Pyetje - A ka të ngjarë që projekti të ndikojë në ndryshime në kushtet fizike të ndonjë nga përbërësit e mjedisit? 19. Mjedisin atmosferik, përfshi mikroklimën, kushte klimatike lokale ose të një shkalle më të madhe? 20. Uji – p.sh.: sasia, rrjedhat ose niveli i lumenjve, liqene, ujërat nëntokësore? Grykëderdhjet, ujërat bregdetare ose detare? 21. Toka – p.sh.: sasia, thellësia, lagështia, qëndrueshmëria ose erdobiliteti i tokës? 22. Kushtet gjeologjike dhe të sipërfaqes së tokës? Pyetje - A ka të ngjarë që shkarkimet nga zbatimi i projektit të ndikojnë në cilësinë e ndonjërit nga përbërësit e mjedisit? 23. Cilësia e ajrit lokal? 24. Cilësia e ajrit global, përfshi ndryshimet klimatike dhe ngushtimin në shtresën e ozonit? 25. Cilësia e ujit: lumenj, liqene, ujëra nëntokësore. Grykëderdhjet, ujërat bregdetare ose detare? 26. Statusi ushqyes dhe eutrofikim i ujërave? 27. Acidifikimi i tokës ose ujërave? 28. Toka? 29. Zhurma? 30. Temperatura, rrezatimet ndriçuese apo elektromagnetike përfshi ndërhyrjet elektrike? 31. Produktiviteti i sistemeve natyrore ose bujqësore? Pyetje - A ka të ngjarë që projekti të ndikojë në disponibilitetin apo pamjaftueshmërinë e burimeve të mundshme në nivel lokal ose global? 32. Karburante? 33. Ujëra? 34. Minerale dhe agregate? 35. Lëndë drusore? 36. Burime të tjera jo të rinovueshme? 37. Kapacitetin e infrastrukturës në vend: ujërat, ujërat e zeza, prodhimi i energjisë dhe transmetimi i saj, telekomunikacioni, rrugët për depozitimin e mbeturinave, hekurudhat? Pyetje - A ka të ngjarë që projekti të ndikojë në shëndetin ose mirëqenien e komunitetit në zonë? Cilësinë e ajrit, ujit, ushqimet dhe të çdo produkti tjetër të konsumuar nga njeriu? Sëmundshmëria ose vdekshmëria e individëve, komuniteteve ose popullsive nga ekspozimi ndaj ndotjes? Shfaqja ose shpërndarja e bartësve të sëmundjeve, përfshi insektet? Ndjeshmëria e individëve të veçantë, komuniteteve ose popullatave ndaj sëmundjeve? Perceptimi individual i sigurisë personale? Kohezioni dhe identiteti i komunitetit? Identiteti kulturor dhe shoqatat? Të drejtat e minoriteteve? Kushtet e strehimit? Punësimi ? Kushtet ekonomike? Institucionet sociale? Shënime. ................................................................................................................................................ .................................................................................. ................................................................................................................................................ .................................................................................. ................................................................................................................................................ .................................................................................. ................................................................................................................................................ .................................................................................. ................................................................................................................................................ .................................................................................. ................................................................................................................................................ .................................................................................. PJESA E TRETË (ANEKSI 2) LISTA E KRITEREVE PËR VLERËSIMIN E RËNDËSISË SË NDIKIMEVE MJEDISORE DHE SOCIALE Lista e kritereve ndihmon përdoruesit për të vendosur nëse një ndikim mund të jetë domethënës dhe duhet të përdoret pas plotësimit të tabelave 1 të aneksit 1 dhe tabelës 1, 2 të aneksit 2. Pyetjet e mëposhtme duhet të sigurojnë sa më shumë informacion që të jetë e mundur pse efekti konsiderohet domethënës. Pyetje për t’u marrë në konsideratë: 1. Do të ndodhin ndryshime të mëdha në mjedis? 2. Do të jetë ndikimi dhe pasoja në zonë i pazakonshëm ose kompleks? 3. Do të jetë ndikimi dhe pasoja i shtrirë në një zonë të madhe? 4. Do të ketë ndonjë ndikim të mundshëm ndërkufitar? 5. Do të ndikojë në një grup të madh njerëzish dhe biznesesh? 6. Do të ndikohen specie floristike dhe faunistike me status të veçantë mbrojtjeje? 7. Do të ndikohen burime natyrore me vlera te veçanta? 8. A ekziston rreziku i tejkalimit të standardeve mjedisore? 9. A ekziston rreziku i ndikimit negativ në zonat e mbrojtura? 10. A do të vazhdojë ndikimi për një kohë të gjatë? 11. A do të jetë ndikimi më shumë i përhershëm se i përkohshëm? 12. A do të jetë ndikimi i pakthyeshëm? 13. Do të jetë vështirë për ta shmangur, pakësuar, riparuar ose për ta kompensuar ndikimin? Shënime. ............................................................................................................................................................. ......................................................................................... ............................................................................................................................................................. ............................................................................................................................................................. ............................................................................................................................................................. .................... ............................................................................................................................................................. ........................................................................................ ANEKSI III LISTA E KONSULTIMEVE ME PALËT E TJERA Grupet kryesore të organizatave dhe individët të cilët duhet të konsultohen gjatë procesit të identifikimit (tabela 1 e mëposhtme) janë: 1. Autoritetet mjedisore: a) autoritetet rajonale dhe lokale; b) autoritetet përgjegjëse për kontrollin e ndotjes, përfshi ujin, mbetjet, tokën, zhurmat dhe ajrin e ndotur; c) autoritetet përgjegjëse për mbrojtjen e natyrës, pasurinë kulturore dhe peizazhin; d) autoritetet shëndetësore; e) autoritetet e kontrollit të përdorimit të tokës, të planifikimit; f) autoritetet në vendet fqinje në rastet e ndikimeve ndërkufitare. 2. Organizata të tjera të interesuara: a) grupet mjedisore lokale, kombëtare dhe ndërkombëtare, si dhe grupet sociale të interesuara; b) përgjegjësit e departamenteve të qeverisjes për bujqësinë, energjinë, pyjet, peshkimin etj., interesat e të cilëve mund të preken; c) agjencitë ndërkombëtare dhe ndërkufitare, interesat e të cilëve mund të ndikohen, si komisionet e baseneve ujore etj; d) punonjësit lokalë dhe shoqatat e biznesit, si dhoma e tregtisë, shoqatat tregtare etj. e) organizatat e punëdhënësve, si bashkimet tregtare; f) grupe që prezantojnë përdoruesit e mjedisit, p.sh. fermerëve, peshkimit, turistëve dhe grupeve lokale që merren me kafshët e egra; g) institutet kërkimore-shkencore, universitetet dhe qendra të tjera të ekspertizës; h) publiku i zakonshëm. 3. Publiku i zakonshëm: a) pronarët dhe banorët; b) përfaqësues të publikut lokal dhe të gjerë; c) përfaqësues të zgjedhur dhe figura të komunitetit, si përfaqësues të komuniteteve fetare, mësues etj. d) grupet lokale të komunitetit, grupet rezidenciale etj. TABELA 1 KJO TABELË NDIHMON PËR TË IDENTIFIKUAR AKTORËT E TJERË, TË CILËT MUND TË PËRFSHIHEN NË PROCESIN E VNM-SË # Pala Roli dhe interesi për projektin Nevoja për informim dhe konsultim 1 2 3 4 5 6 7 Shënime. ............................................................................................................................................................. ......................................................................................... ............................................................................................................................................................. ............................................................................................................................................................. ............................................................................................................................................................. .................... ............................................................................................................................................................. ........................................................................................