تخطَّ إلى المحتوى
Nelum
قوانين ألبانيا

Guideline No.4 dated 15 April 2013 on the applications for environmental permissions of type A, B, and C at the National Licensing Center (NLC)

صدر في 2013-04-15 · النص بتاريخ 2026-10-01

القانون العام والإرشادات الرسمية منشورة بوصفها أبحاثاً. ليست مشورة قانونية أو ضريبية أو مالية.

البحث نفسه مكتوب بالإنجليزية. العناوين والوسوم مترجمة؛ أما النتائج والاقتباسات فغير مترجمة.

عن هذا القانون

اللغة
Albanian
النوع
أخرى
الدولة
ألبانيا
الموضوعات
Environment
الكلمات المفتاحية
pollution control, authorization/permit

أين تقرؤه

    لا يوجد رابط مصدر مسجل لهذا القانون.

النص

نص القانون نفسه، مادةً مادة، كما هو محفوظ. لكل مادة رابطها.

  1. UDHËZIM Nr. 4, datë 15.4.2013 PËR DOKUMENTACIONIN E APLIKIMIT PËR LEJE MJEDISI TË TIPIT A, B DHE C NË QENDRËN KOMBËTARE TË LICENCIMIT (QKL) Në mbështetje të pikës 4 të nenit 102 të Kushtetutës dhe në zbatim të dispozitave të germës “ç” të nenit 28 të ligjit nr. 9000, datë 30.1.2003 “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave, nenit 4 të ligjit nr. 10 448, datë 14.7.2011 “Për lejet e mjedisit”, UDHËZOJ: KREU I DISPOZITA TË PËRGJITHSHME 1. Deri në hartimin, miratimin dhe hyrjen në fuqi të akteve nënligjore, të dala në zbatim të ligjit nr. 10 448, datë 14.7.2011 “Për lejet e mjedisit” do të zbatohen këto procedura; a) Leja e tipit C, e parashikuar në ligjin nr. 10448/2011, do të trajtohet si leje e nënkategorisë “Leje e thjeshtë mjedisore” me kodin III.1.A, e parashikuar në aneksin I të vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 538, datë 26.5.2009 “Për licencat dhe lejet që trajtohen nga apo nëpërmjet Qendrës Kombëtare të Licencimit (QKL) dhe disa rregullime të tjera nënligjore të përbashkëta”, e ndryshuar, por do të quhet “Leja e tipit C”. b) Leja e tipit B, e parashikuar në ligjin nr. 10448/2011, do të trajtohet si leje e nënkategorisë “Leje mjedisore” me kodin III.1.B, e parashikuar në aneksin I të vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 538/2009, por do të quhet “Leja e tipit B”. c) Leja e tipit A, e parashikuar në ligjin nr. 10448/2011, do të trajtohet si leje e nënkategorisë “Leje e integruar mjedisore” me kodin III.1.C, e parashikuar në aneksin I të vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 538/2009, por do të quhet “Leja e tipit A”. d) Deklarata Mjedisore, e parashikuar në ligjin nr. 10 440, datë 7.7.2011 “Për vlerësimin e ndikimit në mjedis” dhe e procedurës së vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 13, datë 4.1.2013, do të trajtohet në nënkategorinë “Leje e integruar mjedisore” me kodin III.1.C, e parashikuar në aneksin I të vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 538/2009, por do të quhet “Deklarata mjedisore”. Trajtimi i deklaratës mjedisore do të kryhet në përputhje me ligjin e sipërcituar dhe aktet nënligjore të dala në zbatim të tij. 2. Kërkesat për leje mjedisi të tipit A, B dhe C paraqiten në QKL në përputhje me kërkesat e përgjithshme, sipas përcaktimit të dispozitave të ligjit nr. 10 081, datë 23.2.2009 “Për licencat, autorizimet dhe lejet në Republikën e Shqipërisë”. KREU II APLIKIMI PËR LEJE MJEDISI TË TIPIT “A”, “B” DHE “C” 1. Lejet e mjedisit shqyrtohen në përputhje me ligjit nr. 10 448, datë 14.7.2011 “Për lejet e mjedisit” mbasi bëhet aplikimi pranë Qendrës Kombëtare të Licencave. 2. Veprimtaritë që pajisen me leje mjedisi përcaktohen në shtojcën I të ligjit nr. 10 448, datë 14.7.2011 “Për lejet e mjedisit”. 3. Deri në miratimin e vendimit të Këshillit të Ministrave përkatës, subjektet që aplikojnë për leje mjedisi (të tipit A, B dhe C) në QKL duhet të paraqesin pranë QKL-së (dokumentacionin e pikës 3.1, 3.2, 3.3 dhe 3.4) si vijon: 3.1. Relacion (projekti) për veprimtarinë që kërkon leje mjedisi ku në varësi nga natyra e veprimtarisë përfshihen të dhëna për: a) qëllimin e veprimtarisë dhe datën e parashikuar të vënies në funksionim të instalimeve; b) përshkrimi i vendndodhjes së veprimtarisë shoqëruar me hartë ilustruese dhe fotografi nga objekti; c) përshkrimin e proceseve teknologjike të veprimtarisë; d) llojin, volumin, konsumin dhe prodhimin e lëndëve të para sipas shtojcës I bashkëlidhur; e) informacion i detajuar për shkarkimet në mjedis sipas shtojcës II bashkëlidhur; f) informacion për cilësinë e ajrit dhe ujërave sipërfaqësore në zonën e veprimtarisë ku do të kryhen shkarkimet në mjedis (të referohen të dhëna ekzistuese të prodhuara në kuadër të programit kombëtar të monitorimit të mjedisit, në rast të mungesës së të dhënave të argumentohet nevoja dhe mundësia e kryerjeve të matjeve përkatëse); g) pikat ku do të kryhen shkarkimet në ajër dhe ku do të shkarkohen ujërat e ndotura (vetëm pasi të kenë përmbushur cilësinë e kërkuar për shkarkim, e cila përcaktohet në aktet ligjore përkatëse). Këto pika duhet të pasqyrohen në hartë të posaçme dhe të shoqërohen me koordinatat përkatëse; h) rreziqet/aksidentet e mundshme në mjedis të veprimtarisë dhe nevojën për të parandaluar aksidentet ose kur këto ndodhin, për të minimizuar pasojat në mjedis; i) masat për kapjen dhe trajtimin e ndotjes dhe shkarkimeve në mjedis sipas shtojcës III që synojnë; zbatimin e alternativave më të mira të disponueshme për parandalimin, ose kur nuk është e praktikueshme, për reduktimin e shkarkimeve nga instalimi/impianti: minimizimin/eliminimin e ndotjeve të konsideruara domethënëse; parandalimin e gjenerimit të mbetjeve, në përputhje me ligjin për menaxhimin e integruar të mbetjeve, në rastet kur gjenerohen mbetje, mbetjet duhet të asgjësohen për të evituar ose për të reduktuar impaktin në mjedis; përdorimin eficient të energjisë; marrjen e të gjitha masave të nevojshme për të parandaluar aksidentet dhe minimizimin e impakteve të tyre; marrjen e masave për të eliminuar rreziqet e ndotjes dhe krijimin e kushteve të favorshme në instalim/impiant, pas ndërprerjes së funksionimit të tij; j) programin e vetëmonitorimit të shkarkimeve në mjedis sipas shtojcës III; k) planin e menaxhimit të mbetjeve në përputhje me kërkesat e ligjit nr. 10 463, datë 22.9.2011 “Për menaxhimin e integruar të mbetjeve”; l) planin e rehabilitimit për veprimtaritë që shfrytëzojnë burimet minerare (karrierat lumore dhe zhuret). Plani i rehabilitimit hartohet sipas kërkesave të vendimit nr. 3, datë 21.6.2006 të Këshillit Kombëtar të Ujit “Për rehabilitimin e shtretërve dhe të brigjeve të lumenjve, të dëmtuara nga shfrytëzimi i inerteve”, si dhe udhëzimit nr. 3 datë 17.5.2006 “Për planet e rehabilitimit të sipërfaqeve të dëmtuara nga guroret”; m) planin e përballimit të emergjencave dhe aksidenteve me pasojë në mjedis, për veprimtaritë që përdorin, prodhojnë dhe magazinojnë (depozitim) lëndë të rrezikshme për mjedisin dhe shëndetin e njerëzve apo substancat dhe preparatet e përshkruara në nenin 5 të ligjit nr. 9108, datë 17.7.2003 “Për substancat dhe preparatet kimike” dhe sipas dispozitave të kreut VIII të ligjit nr. 10 431, datë 9.6.2011 “Për mbrojtjen e mjedisit”; n) hartuesit e informacionit të pikës 3.1, certifikata e ekspertit të miratuar nga Ministria e Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave dhe nënshkrimet apo vulosjet respektive, ndërkohë për rastet e subjekteve juridike të paraqitet licenca e subjektit, ku eksperti është i punësuar, dhe nënshkrimet apo vulosjet respektive. 3.2 Informacioni për konsultimin me publikun të veprimtarisë ku publiku informohet për ndërveprimin e veprimtarisë me mjedisin dhe masat për mbrojtjen e mjedisit, si dhe shpreh mendimin e tij, i cili dokumentohet dhe paraqitet në QKL. Informacioni paraqitet në QKL, si procesverbal që përmban, datën dhe vendin ku është zhvilluar konsultimi me publikun, personat e pranishëm dhe nënshkrimin përkatës, fotografi nga takimi dhe mendimet e dhëna nga të pranishmit gjatë takimit. Procesverbali nënshkruhet/vuloset nga subjekti që aplikon për leje mjedisi. 3.3 Kopjen e mandatit të pagesës së tarifës së shërbimit për shqyrtimin e kërkesës/aplikimit për leje mjedisi të tipit A, B dhe C sipas përcaktimeve në udhëzimin nr. 5, datë 25.12.2007 “Për tarifat e shërbimit për lejet mjedisore”. Në varësi nga projekti, tarifa paguhet vetëm njëherë dhe shërben për të dyja procedurat. 3.4 Lejet dhe autorizimet që disponohen paraprakisht për projektin/veprimtarinë dhe informacion për ato që duhet të merren për ushtrimin e veprimtarisë në përputhje me legjislacionin në fuqi. 4. Dokumentacioni i aplikimit dërgohet elektronikisht nga QKL-ja në Ministrinë e Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave dhe vendimi i miratimit ose i refuzimit publikohet nga institucioni tjetër vendimmarrës në Regjistrin Kombëtar të Licencave dhe Lejeve. 5. Afati i shqyrtimit dhe i marrjes së vendimit përfundimtar për lejet e mjedisit të tipit A dhe B është 5 javë kalendarike ndërsa për lejet e mjedisit të tipit C është 2 javë kalendarike nga data e aplikimit pranë QKL-së. KREU III TRANSFERIMI I LEJEVE TË MJEDISIT 1. Për transferimin e lejes së mjedisit subjektet i drejtohen paraprakisht për miratim Ministrisë së Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave duke paraqitur dokumentacionin më poshtë: a) kërkesën për transferimin e lejes së mjedisit; b) kopje të noterizuar të marrëveshjes midis subjekteve ku të vërtetohet transferimi i veprimtarisë së pajisur me leje mjedisi; c) kopje të lejes së mjedisit që kërkohet të transferohet; d) kopje të ekstraktit të QKR-së të subjektit, të cilit do t’i transferohet leja e mjedisit; e) deklaratë nga subjekti që do t’i transferohet leja e mjedisit në të cilën pranohet marrja e përgjegjësive dhe e detyrimeve të lejes së mjedisit. 2. Pas marrjes së miratimit të mësipërm, subjekti paraqitet pranë sporteleve të QKL-së për të regjistruar transferimin në Regjistrin Kombëtar të Licencave dhe Lejeve, ku dorëzon një kopje të aktit të miratimit për transferimin, si dhe kopje të dokumentacionit të pikës 1. KREU IV SHFUQIZIME T 1. Me hyrjen në fuqi të këtij udhëzimi shfuqizohen këto akte nënligjore: a) Udhëzimi nr. 2, datë 21.5.2007 “Për miratimin e listës së veprimtarive me ndikim në mjedis, mënyrën e aplikimit dhe rregullat e procedurat e dhënies së autorizimit dhe pëlqimit mjedisor nga agjencitë rajonale të mjedisit”. b) Udhëzimi nr. 2, datë 29.6.2010 “Për dokumentacionin e domosdoshëm për të kërkuar leje mjedisore”. c) Udhëzimi nr. 3, datë 20.8.2010 “Për standardizimin e formatit të aktit të miratimit të lejeve dhe autorizimeve mjedisore”. d) Udhëzimi nr. 2/1, datë 9.2.2012 “Për disa shtesa dhe ndryshime në udhëzimin nr. 2, datë 29.6.2010 “Për dokumentacionin e domosdoshëm për të kërkuar leje mjedisore”. 2. Për zbatimin e këtij udhëzimi ngarkohen Ministria e Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave dhe Agjencia Kombëtare e Mjedisit. Ky udhëzim hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare. MINISTRI I MJEDISIT, PYJEVE DHE ADMINISTRIMIT TË UJËRAVE Fatmir Mediu

Guideline No.4 dated 15 April 2013 on the applications for environmental permissions of type A, B, and C at the National Licensing Center (NLC) · Nelum