تخطَّ إلى المحتوى
Nelum
قوانين ألبانيا

Decree of Council of Ministers No. 652 on the abolition of Value Added Tax on fishing gear, mechanical and electronic equipment on board fishing vessels

صدر في 2017-11-10 · النص بتاريخ 2026-10-01

القانون العام والإرشادات الرسمية منشورة بوصفها أبحاثاً. ليست مشورة قانونية أو ضريبية أو مالية.

البحث نفسه مكتوب بالإنجليزية. العناوين والوسوم مترجمة؛ أما النتائج والاقتباسات فغير مترجمة.

عن هذا القانون

العنوان الأصلي
Vendim Nr. 652 për disa ndryshime dhe shtesa në Vendimin Nr. 953 të këshillit të ministrave, “për dispozitat zbatuese të ligjit nr. 92/2014, për tatimin mbi vlerën e shtuar në republikën e shqipërisë”, të ndryshuar.
اللغة
Albanian
النوع
لائحة
الدولة
ألبانيا
الموضوعات
Fisheries and aquaculture
الكلمات المفتاحية
subsidy/incentive, fishing vessel, fishing gear/fishing method, equipment, fishery management and conservation, investment
الفئات
energy

أين تقرؤه

النص

نص القانون نفسه، مادةً مادة، كما هو محفوظ. لكل مادة رابطها.

  1. VENDIM Nr. 652, datë 10.11.2017 PËR DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË VENDIMIN NR. 953, DATË 29.12.2014, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR DISPOZITAT ZBATUESE TË LIGJIT NR. 92/2014, “PËR TATIMIN MBI VLERËN E SHTUAR NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË”, TË NDRYSHUAR” Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 159, të ligjit nr. 92/2014, “Për tatimin mbi vlerën e shtuar në Republikën e Shqipërisë”, me propozimin e ministrit të Financave dhe Ekonomisë, Këshilli i Ministrave VENDOSI: Në vendimin nr. 953, datë 29.12.2014, të Këshillit të Ministrave, të ndryshuar, bëhen ndryshimet dhe shtesat, si më poshtë vijon: Neni 1 Në nenin 8 bëhen këto ndryshime: 1. Pika 3 riformulohet, me këtë përmbajtje: “3. Lista e makinerive dhe pajisjeve, që janë drejtpërdrejt të lidhura me investimin dhe makineritë bujqësore, është përcaktuar në anekset 1 dhe 2, që i bashkëlidhen këtij vendimi. Lista e kodeve të aneksit 2 aplikohet për importet e subjekteve me aktivitet peshkimi, përfituese të përjashtimit nga taksa e qarkullimit, taksa e karbonit dhe akciza për gazoilin, sipas përcaktimeve në udhëzimin nr. 18, datë 15.6.2015, “Për procedurat dhe kriteret e furnizimit të anijeve të peshkimit me karburant (gazoil), me përjashtim nga taksa e qarkullimit, taksa e karbonit dhe akciza”.”. 2. Shkronja “b”, e pikës 4.2, shfuqizohet dhe në fund të kësaj pike shtohet paragrafi me këtë përmbajtje: “Autoriteti doganor e plotëson dokumentacionin e mësipërm me kopje të ekstraktit të Qendrës Kombëtare të Biznesit (QKB), ku të jetë specifikuar se aktiviteti ekonomik është në fushën e përpunimit aktiv. Gjithashtu, verifikimi nëse ka ose jo autorizimin e lëshuar nga autoriteti doganor si tatimpagues në regjimin e përpunimit aktiv kryhet brenda strukturave doganore.”. 3. Shkronja “b”, e pikës 4.3, shfuqizohet dhe në fund të kësaj pike shtohet paragrafi me këtë përmbajtje: “Autoriteti doganor e plotëson dokumentacionin e mësipërm me kopje të ekstraktit të QKB-së, ku të jetë specifikuar se aktiviteti ekonomik është në fushën e agrobiznesit.”. 4. Shkronjat “b” dhe “c”, të pikës 4.4, shfuqizohen dhe në fund të kësaj pike shtohet paragrafi me këtë përmbajtje: “Autoriteti doganor e plotëson dokumentacionin e mësipërm me vërtetimin nga Drejtoria Rajonale Tatimore se importuesi është person i tatueshëm, që i nënshtrohet regjimit të biznesit (ndërmarrjeve) të vogël dhe ushtron aktivitet prodhues, si dhe me kopje të ekstraktit të QKB-së.”. 5. Në pikën 4.5, paragrafi i tretë, që fillon me fjalët “... Në rastin e tatimpaguesve të tjerë ...”, shkronjat “b” dhe “c” shfuqizohen dhe në fund të kësaj pike shtohet paragrafi me këtë përmbajtje: “Autoriteti doganor e plotëson dokumentacionin e mësipërm me vërtetimin nga Drejtoria Rajonale Tatimore se importuesi është person i tatueshëm, si dhe me kopje të ekstraktit të QKB-së.”. Neni 2 Në nenin 11 bëhen ndryshimet dhe shtesat, si më poshtë vijon: Pika 1 ndryshon, me këtë përmbajtje: “1. Në zbatim të nenit 117, të ligjit, kufiri minimal i regjistrimit për tatimin mbi vlerën e shtuar është qarkullimi prej 2 000 000 (dy milionë) lekësh në një vit kalendarik, përveç rasteve të përcaktuara në pikat 2 dhe 3, të këtij neni.”. 2. Në pikën 2, fjalët “... si dhe kryejnë veprimtari ekonomike në fushën e hotelerisë ... ”, hiqen. 3. Pas pikës 2 shtohet pika 3 me këtë përmbajtje: “3. Kufiri minimal i regjistrimit për tatimin mbi vlerën e shtuar, për prodhuesit bujqësorë që i nënshtrohen regjimit të veçantë, skema e kompensimit të prodhuesve bujqësorë, është qarkullimi prej 5 000 000 (pesë milionë) lekësh në një vit kalendarik.”. Neni 3 Pas nenit 11 shtohet neni 11/1, me këtë përmbajtje: “Neni 11/1 Kushtet, kriteret dhe procedurat për zbatimin e shkallës së reduktuar për furnizimin e shërbimit të akomodimit në strukturat akomoduese 1. Në zbatim të pikës 3, të nenit 49, të ligjit, shkalla e reduktuar e tatimit mbi vlerën e shtuar, e cila aplikohet për furnizimin e shërbimit të akomodimit në strukturat akomoduese, sipas kategorive të përcaktuara në legjislacionin e fushës së turizmit, është 6 për qind. Për qëllime të zbatimit të shkallës së reduktuar të TVSH-së, me termin “furnizim i shërbimit të akomodimit” nënkuptohet furnizimi i shërbimit të fjetjes në strukturat akomoduese, sipas legjislacionit për turizmin, pa përfshirë furnizimin e ushqimit apo çdo furnizim tjetër, të ofruar nga këto struktura. Përjashtimisht, “furnizimi i shërbimit të akomodimit” nënkupton, përveç shërbimit të fjetjes, edhe furnizimin e ushqimit (mëngjesit), në rastet kur struktura akomoduese e ofron mëngjesin brenda çmimit të furnizimit të shërbimit të fjetjes. Personi i tatueshëm, i cili ushtron veprimtari në fushën e akomodimit në strukturat akomoduese, sipas përcaktimit në legjislacionin e fushës për turizmin, evidenton veçmas në faturë furnizimin e shërbimit të akomodimit, për të cilin aplikon shkallën e reduktuar të TVSH-së, në masën 6 për qind. Për çdo furnizim tjetër të tatueshëm, të ofruar në strukturat akomoduese, personi i tatueshëm aplikon shkallën standarde të TVSH-së, 20 për qind, sipas përcaktimeve në ligjin për tatimin mbi vlerën e shtuar në Republikën e Shqipërisë. Personat e tatueshëm, që aplikojnë shkallën e reduktuar të TVSH-së sipas këtij neni, janë personat që ushtrojnë vetëm veprimtari ekonomike në fushën e strukturave akomoduese, sipas legjislacionit të fushës për turizmin. Nëse personi i tatueshëm ushtron edhe veprimtari të tjera, përveç asaj në fushën e strukturave akomoduese, atëherë duhet të jetë i regjistruar si person i tatueshëm më vete, për qëllime të veprimtarisë në fushën e strukturave akomoduese. Aplikimi i shkallës së reduktuar të TVSH-së nuk kufizon të drejtën e zbritjes së TVSH-së. Zbritja e TVSH-së lind dhe ushtrohet në përputhje me përcaktimet e ligjit për tatimin mbi vlerën e shtuar në Republikën e Shqipërisë. 2. Në përputhje me pikën 1, të këtij neni, me qëllim aplikimin e shkallës së reduktuar të TVSH-së, personat e tatueshëm, të cilët, përveç veprimtarisë në fushën e strukturave akomoduese, kryejnë edhe veprimtari të tjera, regjistrohen në Qendrën Kombëtare të Biznesit si persona të tatueshëm më vete, duke riorganizuar ose jo veprimtarinë e tyre ekonomike, siç përcaktohet në ligjin nr. 9901, datë 14.4.2008, “Për tregtarët dhe shoqëritë tregtare”, të ndryshuar, brenda 3 muajve nga hyrja në fuqi e këtij vendimi.”. Neni 4 Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare, me përjashtim të pikës 1, të nenit 2, të këtij vendimi, e cila hyn në fuqi në datën 1 prill 2018. KRYEMINISTRI Edi Rama ANEKS 2 Kodi tarifor Përshkrimi 54011018 – – – – Të tjera 54081000 – Pëlhura të endura fituar nga fije të viskozitetit të lartë, prej rajon viskoze 54082100 – – Të zbardhura apo të pazbardhura 540822 – – Të ngjyrosura 54082300 Prej fijeve të ngjyrave të ndryshme 54082400 – – Të stampuara 54083100 – – Të pazbardhura apo të zbardhura 54083200 – – Të ngjyrosura 54083300 – – Prej fijeve të ngjyrave të ndryshme 54083400 – – Të stampuara 56075019 – – – – Të tjera 56075090 – – Prej fibrave të tjera sintetike 560811 – – Rrjeta të ndërtuara për peshkim 73121020 – – Prej çeliku të pandryshkshëm 73129000 – Të tjera 73160000 Spiranca për anije dhe spiranca për barka dhe pjesët e tyre, prej gize apo çeliku 840721 – Motorët e jashtëm 840729 – – Të tjera 840810 Motorët e shtytjes përpara të marinës 84131900 – – Të tjera 84136061 – – – – Me fuqi hidraulike me lëng 841810 – Ftohës-ngrirësat e kombinuar, të përshtatur me dyer të jashtme të veçanta 841830 – Ngrirës të tipit pingul (me hapje nga lart), që nuk e kalojnë një kapacitet prej 800 l 841840 – Ngrirës të tipit dollap (me hapje ballore), që nuk e kalojnë një kapacitet prej 900 l: 841850 – Të tjera mobilieri (kabinete, dollapë, banakë, numërues me afishim dhe të ngjashme) për ruajtjen dhe shfaqjen, ftohës të trupëzuar apo dhe të ngjashëm) për ruajtjen dhe shfaqjen, ftohës të trupëzuar apo pajisje ngrirëse 841861 – – Pompat e nxehtësisë ndryshe nga makinat e ajrit të kondicionuar të kreut 8415 841869 – – Të tjera 84254200 – – Krikët dhe ngritësit e tjerë, hidraulike 84263000 – Vinçat me krah portal apo piedestal 84269900 – – Të tjera 84821090 – – Të tjera 84871010 – – Prej bronzi 84871090 – – Të tjera 85123090 – – Të tjera 85308000 – Pajisje të tjera 890200 Anijet e peshkimit; vaporet fabrike dhe anije të tjera për përpunimin apo ruajtjen e produkteve të peshkimit 89069091 – – – Me peshë jo më shumë se 100 kg secila 89069099 – – – Të tjera 90141000 – Busullat për gjetjen e drejtimit 90142020 – – Sisteme navigimi inerciale 90142080 – – Të tjera 90148000 – Instrumente dhe pajisje të tjera 90151010 – – Elektronike 90151090 – – Të tjera 90153010 – – Elektronike 90153090 – – Të tjera 90173000 – Mikrometrat, kaliperat dhe veglat matëse 901780 Instrumente të tjera 90258080 – – – Të tjera 90262020 – – Elektronik 90262080 – – – Të tjera 9507 Kallamat e peshkimit, grepat dhe pajime te tjera të peshkimit; rrjetat e vendosjes së peshkut, rrjetat e fluturave dhe rrjetat e vendosjes së peshkut, rrjetat e fluturave dhe rrjetat e ngjashme; “zogjtë” për karrem (përveç atyre të kreut 9208 apo 9705) dhe pajisjet e tjera të gjuetisë.

Decree of Council of Ministers No. 652 on the abolition of Value Added Tax on fishing gear, mechanical and electronic equipment on board fishing vessels · Nelum