Decision nr. 401 dated 19 June 2024 defining the procedures, criteria and rules for the implementation of the employment promotion program through social reintegration
صدر في 2024-06-19 · النص بتاريخ 2026-10-01
القانون العام والإرشادات الرسمية منشورة بوصفها أبحاثاً. ليست مشورة قانونية أو ضريبية أو مالية.
البحث نفسه مكتوب بالإنجليزية. العناوين والوسوم مترجمة؛ أما النتائج والاقتباسات فغير مترجمة.
عن هذا القانون
- العنوان الأصلي
- Vendim Nr. 401, datë 19.6.2024 për përcaktimin e procedurave, kritereve dhe rregullave për zbatimin e programit të nxitjes së punësimit nëpërmjet riintegrimit social.
- اللغة
- Albanian
- النوع
- لائحة
- الدولة
- ألبانيا
- الموضوعات
- General
- الكلمات المفتاحية
- education, labour, non-governmental entity, public private partnership (PPP), social protection, subsidy/incentive
أين تقرؤه
النص
نص القانون نفسه، مادةً مادة، كما هو محفوظ. لكل مادة رابطها.
1. Ky vendim përcakton procedurat, kriteret dhe rregullat për zbatimin e programit të nxitjes së punësimit nëpërmjet riintegrimit social.
2. Programi i riintegrimit social është një program me kohëzgjatje deri në gjashtë muaj, i cili ka qëllim përfshirjen në tregun e punës të punëkërkuesve të papunë nëpërmjet ofrimit të këshillimit të specializuar për punësim, vetëpunësim dhe formim profesional. II. PROGRAMI
1. Programi zbatohet nga Agjencia Kombëtare e Punësimit dhe Aftësive (në vijim AKPA), në bashkëpunim me institucione të tjera publike dhe organizata jofitimprurëse (në vijim OJF), të cilat kanë në fokus të veprimtarisë së tyre fuqizimin ekonomik të grupeve të disavantazhuara, nëpërmjet ofrimit të këshillimit të specializuar për punësim, vetëpunësim dhe formim profesional, koordinimin dhe referimin në shërbimet e punësimit dhe shërbimet sociale, të cilat ndihmojnë përfituesit të integrohen në tregun e punës.
2. Për zbatimin e këtij programi, AKPA-ja kontrakton OJF-në, nëpërmjet procedurave konkurruese, të përcaktuara në kreun V, të këtij vendimi.
3. OJF-ja zbatuese ofron këshillim të specializuar për integrim në tregun e punës dhe koordinon e referon në punësim, vetëpunësim, formim profesional, si dhe në shërbimet përkatëse sociale.
4. OJF-ja zbatuese garanton ambientet e nevojshme për ofrimin e këtyre shërbimeve.
5. Me qëllim zbatimin e programit, për çdo dy grupe përfituesish, OJF-ja e kontraktuar vendos në dispozicion një mbikëqyrës dhe një këshillues për zbatimin e programit.
6 — Mbikëqyrësi është personi përgjegjës i ngarkuar me kontrollin e zbatimit të programit, sigurimin
6. Mbikëqyrësi është personi përgjegjës i ngarkuar me kontrollin e zbatimit të programit, sigurimin e pjesëmarrjes, koordinimin e proceseve me strukturat e punësimit të AKPA-së, si dhe me institucionet e tjera publike të përfshira në zbatimin e këtij programi.
7. Këshilluesi është personi përgjegjës për përpilimin e planit individual të riintegrimit dhe punësimit, organizimin e takimeve individuale dhe në grup, ndjekjen dhe arritjen e objektivave të planit, si dhe ofron mbështetjen në punësim gjatë programit për përfituesit.
8. Plani individual i riintegrimit dhe punësimit përgatitet nga këshilluesi në bashkëpunim me përfituesin e programit dhe zyrën e punës. Plani individual i riintegrimit dhe punësimit përmban analizën e nevojave për punësim të përfituesit, objektivat individualë për punësim dhe afatet kohore të zbatimit.
9. OJF-ja zbatuese ofron shërbimet sipas këtij programi, për jo më shumë se 2 (dy) grupe përfituesish nga programi, secili me nga 20 (njëzet) pjesëmarrës.
10. Secili grup përfituesish takohet me këshilluesin 2 (dy) herë në javë, në një format prej 8 (tetë) takimesh në muaj, me kohëzgjatje 3 (tre) orë për takim. Gjithashtu, këshilluesi kryen edhe 12 (dymbëdhjetë) takime individuale gjatë të gjithë kohëzgjatjes së programit me secilin pjesëmarrës, me kohëzgjatje një orë për takim, përmbajtja e të cilave detajohet në rregulloren shoqëruese për zbatimin e këtij vendimi. III. KRITERET PËR PËRFITUESIT DHE ZBATUESIT E PROGRAMIT
1. Përfituesit e këtij programi janë punëkërkuesit e papunë të regjistruar në zyrën e punës, të cilët evidentohen nga ndërveprimi me sistemin tatimor se kanë më shumë se 6 (gjashtë) muaj të papunë (në vijim “përfituesit”). Prioritet kanë përfituesit e skemës së ndihmës ekonomike, anëtarë të komunitetit rom dhe egjiptian, personat me aftësi të kufizuara, gratë që banojnë në njësitë administrative vendore, ku nuk ka struktura vendore punësimi, si dhe punëkërkues të tjerë nga grupet e veçanta.
2. Nëse përfituesi, sipas këtij programi, përfshihet në programe të tjera të nxitjes së punësimit apo punësohet, pjesëmarrja në këtë program ndërpritet.
3. Nëse pjesëmarrja në këtë program ndërpritet gjatë muajit të parë, OJF-ja zbatuese njofton strukturën vendore të punësimit dhe merr konfirmimin për zëvendësimin e pjesëmarrësit të larguar.
4. Personat, që largohen nga programi pa miratimin paraprak të këshilluesit dhe të specialistit përkatës në zyrën e punës, humbasin statusin e punëkërkuesit të papunë.
5. OJF-ja zbatuese e këtij programi duhet të plotësojë kriteret e mëposhtme: a) të jetë e regjistruar, prej jo më pak se një viti, sipas legjislacionit në fuqi dhe të kryejë aktivitet, në përputhje me qëllimin e caktuar në aktet ligjore dhe nënligjore që rregullojnë veprimtarinë e OJF-ve; b) të mos jetë në proces shpërndarjeje ose likuidimi; c) të ketë shlyer detyrimet tatimore, në përputhje me legjislacionin në fuqi; ç) përfaqësuesi ligjor të mos jetë dënuar me vendim gjyqësor të formës së prerë; d) të ketë selinë ose vendin e ushtrimit të veprimtarisë në qarkun ku do të zbatojë programin; dh) të ketë kapacitetet dhe përvojën e duhur për zbatimin e programit apo projekteve të punësimit, këshillimit të specializuar dhe shërbimeve sociale; e) të ketë struktura operative, manuale praktikash dhe procedurash të standardizuara; ë) personat e angazhuar në menaxhimin dhe zbatimin e këtij programi të kenë të paktën tre vjet eksperiencë në ushtrimin e veprimtarive që janë relevante për këtë program, si dhe në menaxhimin e projekteve të riintegrimit social dhe punësimit të grupeve të disavantazhuara; f) të vendosë në dispozicion CV-të e mbikëqyrësit dhe këshilluesve që do të angazhojë përgjatë zbatimit të programit.
6 — Në rast të largimit të mbikëqyrësit ose këshilluesit, OJF-ja është e detyruar ta zëvendësojë atë
6. Në rast të largimit të mbikëqyrësit ose këshilluesit, OJF-ja është e detyruar ta zëvendësojë atë brenda 10 (dhjetë) ditëve pune, njofton zyrtarisht Drejtorinë Rajonale të Punësimit dhe siguron që programi ka vazhdimësi normale. Në rast të kundërt, programi ndërpritet dhe OJF-ja nuk ka të drejtë të financohet për pjesën e mbetur. IV. MBËSHTETJA FINANCIARE
1. Programi i riintegrimit social u ofron punëkërkuesve shërbimet mbështetëse, si edhe një mbështetje financiare për pjesëmarrjen në program, si vijon: a) pagesë për pjesëmarrje në program, në vlerën prej 8 000 (tetë mijë) lekësh në muaj, për çdo përfitues. Për përfituesit, persona me aftësi të kufizuara, pagesa është 10 000 (dhjetë mijë) lekë; b) bonus për shpenzimet e transportit, në rast se distanca e vendbanimit nga vendi i zbatimit të programit është më e madhe se 2 (dy) km, në vlerën prej 1 800 (një̈ mijë e tetëqind) lekësh në muaj; c) bonus për kujdesin e fëmijëve në ngarkim, deri në fillimin e arsimit bazë, në vlerën prej 4 000 (katër mijë) lekësh në muaj për fëmijë; ç) bonus për kujdesin e të moshuarve ose të të sëmurëve në ngarkim, në vlerën prej 3 000 (tre mijë) lekësh në muaj për person.
2. OJF-ja, që ofron shërbimet e këtij programi, në favor të përfituesve, mbështetet financiarisht me subvencionim të kostove vijuese: a) paga e mbikëqyrësit, në vlerën 100% të pagës minimale në shkallë vendi, të përcaktuar sipas legjislacionit në fuqi për dy grupe pjesëmarrësish. Në rastin e një grupi deri në 20 pjesëmarrës, mbikëqyrësi paguhet me 50% të pagës minimale. b) paga e këshilluesit, në vlerën 100% të pagës mesatare në shkallë vendi, të përcaktuar sipas legjislacionit në fuqi për dy grupe pjesëmarrësish. Në rastin e një grupi deri në 20 pjesëmarrës, mbikëqyrësi paguhet me 50% të pagës mesatare. c) kontributet e detyrueshme të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore, të cilat i takojnë punëdhënësit, mbi pagat e mbikëqyrësit dhe këshilluesve gjatë të gjithë kohëzgjatjes së programit; ç) tarifë për shërbimet administrative dhe organizimin e takimeve në grup, në vlerën 20 000 (njëzet mijë) lekë në muaj për çdo grup.
3. Financimi i programit për OJF-në zbatuese të këtij programi kryhet në formën e një granti, ku mbulohen të gjitha shpenzimet e përmendura në pikat 1 dhe 2, të kreut IV, të këtij vendimi. 4) Granti financiar disbursohet në këste të pagueshme, si më poshtë vijon: a) kësti i parë: 30% (tridhjetë për qind) e vlerës totale të grantit, të disbursuar me nënshkrimin e marrëveshjes së bashkëpunimit; b) kësti i dytë: 50% (pesëdhjetë për qind) e vlerës totale të grantit, të disbursuar me hartimin dhe miratimin e planit individual të riintegrimit për të gjithë përfituesit; c) kësti i tretë: 20% (njëzet për qind) e vlerës totale të grantit me përfundimin e kontratës dhe përmbushjes së të gjithë objektivave në programin individual të riintegrimit.
5 — Përveç grantit financiar të sipërpërmendur, OJF-ja zbatuese e këtij programi përfiton një bonus,
5. Përveç grantit financiar të sipërpërmendur, OJF-ja zbatuese e këtij programi përfiton një bonus, në vlerën prej 10 000 (dhjetë mijë) lekësh për secilin përfitues, nëse ai është punësuar drejtpërdrejt në biznes deri në një afat maksimal prej 6 (gjashtë) muajsh pa shkëputje pas përfundimit të programit, pas marrjes së konfirmimit të punësimit të tij. V. PROCEDURAT DHE RREGULLAT PËR ZBATIMIN E PROGRAMIT TË RIINTEGRIMIT SOCIAL
1. AKPA-ja harton dhe publikon në Buletinin e Njoftimeve Publike dhe në platforma të tjera (faqe interneti, media sociale, shtyp) dokumentacionin e nevojshëm që do të përdoret përgjatë procedurave konkurruese për përfitimin e granteve financiare nga organizatat e shoqërisë civile, të cilat kandidojnë për zbatimin e këtij programi.
2. Në fillim të çdo shpalljeje për aplikim, AKPA-ja harton dhe publikon termat e referencës së bashku me kriteret e aplikimit, fushat dhe vlerat e financimit, si dhe afatet e procedurën e aplikimit.
3. OJF-ja bën kërkesën për përfshirje në program elektronikisht nëpërmjet portalit “e-Albania”, duke dorëzuar dokumentacionin e kërkuar, së bashku me: a) autorizimin e OJF-së, në favor të strukturave të punësimit të AKPA-së për të kryer verifikimet e dokumenteve dhe të dhënave të aplikimit e të kërkesës për përfshirje në program; b) vendimin e regjistrimit nga gjykata e rrethit gjyqësor, origjinal ose fotokopje e noterizuar; c) vërtetimin e lëshuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor, Zyra e Regjistrit të OJF-ve; ç) vetëdeklarimin mbi plotësimin e kritereve të kërkuara për OJF-të zbatuese, sipas pikës 5, të kreut III, të këtij vendimi, shoqëruar, kur është e mundur, me dokumentet provuese; d) licencën apo lejen e vlefshme për ushtrimin e veprimtarisë, origjinal ose fotokopje të noterizuar, në rastet kur kjo është e nevojshme; dh) deklaratën apo marrëveshje partneriteti (origjinale ose fotokopje të noterizuar), në rast se ka partneritet në këtë projektpropozim.
4 — Pas marrjes së kërkesës për përfshirje në program, struktura rajonale e punësimit, brenda dhjetë
4. Pas marrjes së kërkesës për përfshirje në program, struktura rajonale e punësimit, brenda dhjetë (10) ditëve pune, kryen verifikimin paraprak të përmbushjes të kritereve.
5. Në rast të mangësive, struktura rajonale e punësimit i kërkon OJF-së plotësimin e dokumentacionit nëpërmjet portalit “e-Albania”, brenda 2 (dy) ditëve pune në seksionin “Dokumentet e mia”.
6. Vlerësimi paraprak i kërkesave për përfshirje në program kryhet brenda 5 (pesë) ditëve pune nga Komisioni i Vlerësimit, i cili përbëhet nga të paktën tre (3) anëtarë dhe ngrihet me urdhër të titullarit të strukturës rajonale të punësimit.
7. Struktura e punësimit i komunikon OJF-së përgjigjen përfundimtare me vulë elektronike mbi pranimin apo refuzimin e kërkesës nëpërmjet portalit “e-Albania” në seksionin “Dokumentet e mia”.
8. OJF-ja e përzgjedhur në bashkëpunim me strukturën vendore të punësimit, shërbimin social, bashkinë dhe komunitetin përgatisin listën e pjesëmarrësve në program. Palët e përcaktuara sipas pikës 8, të kreut II, të këtij vendimi, hartojnë planin individual të integrimit apo riintegrimit për secilin pjesëmarrës, brenda 15 (pesëmbëdhjetë) ditëve pune.
9. Komisioni i vlerësimit miraton, brenda tri (3) ditëve pune, dosjen përfundimtare të projektit.
10. OJF-të, të cilat përzgjidhen për zbatimin e programit, lidhin marrëveshje bashkëpunimi me strukturën rajonale të punësimit.
11. AKPA-ja dhe strukturat e saj të varësisë kanë detyrimin të monitorojnë zbatimin e programit, ndërsa OJF-të kanë detyrimin të raportojnë mbi zbatimin e tij. VI. DISPOZITA TË FUNDIT
1. Ministria përgjegjëse për çështjet e punësimit përcakton çdo vit prioritetet për zbatimin e këtij programi, sipas zonave gjeografike, sektorëve ekonomikë dhe nevojave të punëkërkuesve, dhe miraton planin e zbatimit të fondeve të nxitjes së punësimit pas propozimit nga AKPA-ja.
2. AKPA-ja përgatit raportin vjetor për zbatimin e programit brenda datës 31 mars të vitit pasardhës dhe ia paraqet ministrisë përgjegjëse për çështjet e punësimit dhe strukturës përgjegjëse të ndihmës shtetërore.
3. AKPA-ja ruan të dhënat për programet 10 (dhjetë) vjet, në përputhje me legjislacionin përkatës në fuqi.
4. Vlerësimi i ndikimit të programit kryhet çdo katër (4) vjet nga ministria përgjegjëse për çështjet e punësimit, nëpërmjet ekspertëve ose organizatave me përvojë në këtë fushë.
5. Afati i zbatimit të programit është pesë (5) vjet nga hyrja në fuqi e këtij vendimi.
6. Ngarkohet titullari i institucionit përgjegjës për punësimin dhe aftësitë për hartimin e rregullores në funksion të programit të nxitjes së punësimit nëpërmjet riintegrimit social, brenda 2 (dy) muajve nga hyrja në fuqi e këtij vendimi.
7. Efektet financiare, që rrjedhin nga zbatimi i këtij vendimi, përballohen nga buxheti i shtetit, në artikullin 603, në programin buxhetor “Tregu i punës”.
8. Ngarkohen Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit dhe Agjencia Kombëtare e Punësimit dhe Aftësive për zbatimin e këtij vendimi. Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare. KRYEMINISTËR Edi Rama