تخطَّ إلى المحتوى
Nelum
قوانين ألبانيا

Decision nr. 15 dated 11 January 2024 on the adoption of rules for benefits from the use of forest ecosystem services, compensation and payments

صدر في 2024-01-11 · النص بتاريخ 2026-10-01

القانون العام والإرشادات الرسمية منشورة بوصفها أبحاثاً. ليست مشورة قانونية أو ضريبية أو مالية.

البحث نفسه مكتوب بالإنجليزية. العناوين والوسوم مترجمة؛ أما النتائج والاقتباسات فغير مترجمة.

عن هذا القانون

العنوان الأصلي
Vendim nr. 15 datë 11.1.2024 për miratimin e rregullave për përfitimet nga shfrytëzimi i shërbimeve të ekosistemit pyjor, kompensimi dhe pagesat.
اللغة
Albanian
النوع
لائحة
الدولة
ألبانيا
الموضوعات
Forestry
الكلمات المفتاحية
ecosystem conservation, forest management/forest conservation, forestry protection measures, liability/compensation, payments for ecosystem services/ payment for environmental services (PES)

أين تقرؤه

النص

نص القانون نفسه، مادةً مادة، كما هو محفوظ. لكل مادة رابطها.

  1. VENDIM Nr. 15, datë 11.1.2024 PËR MIRATIMIN E RREGULLAVE PËR PËRFITIMET NGA SHFRYTËZIMI I SHËRBIMEVE TË EKOSISTEMIT PYJOR, KOMPENSIMI DHE PAGESAT Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 4, të nenit 24, të ligjit nr. 57/2020, “Për pyjet”, me propozimin e ministrit të Turizmit dhe Mjedisit, Këshilli i Ministrave VENDOSI: I. DISPOZITA TË PËRGJITHSHME 1. Ky vendim ka për qëllim të përcaktojë rregullat për përfitimet nga shfrytëzimi i shërbimeve të ekosistemit pyjor, kompensimi dhe pagesat, të cilat zbatohen nga ofruesit dhe përfituesit e këtyre shërbimeve. 2. Për qëllim të këtij vendimi, termat e mëposhtëm kanë këto kuptime: a) “Ofrues i shërbimeve të ekosistemit pyjor”, këtu e në vijim “ofruesi i shërbimit”, në cilësinë e pronarit ose administratorit të ekosistemit pyjor është Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura, bashkia ose pronari privat i pyllit, të cilët ofrojnë shërbimet në ekosistemin pyjor, sipas parashikimeve të ligjit nr. 57/2020, “Për pyjet”; b) “Pagesa për shërbime në ekosistem” ka kuptimin e shpërblimit që merr ofruesi i shërbimit për kryerjen e veprimtarive lidhur me shërbimet në ekosistem, në fondin pyjor në pronësi të tij; c) “Përfitues i shërbimeve të ekosistemit pyjor”, këtu e në vijim “përfitues i shërbimit” ka kuptimin e personit fizik apo juridik, i cili i kërkon ofruesit të shërbimit të reduktojë punimet teknike apo të mbajë në gjendjen natyrale ekosistemin, në funksion të garantimit të aktivitetit që kryen përfituesi i shërbimit; ç) “Shërbimet e ekosistemit pyjor”, këtu e në vijim “shërbime të ekosistemit” kanë kuptimin e dhënë sipas përkufizimit në pikën 60, të nenit 3, të ligjit nr. 57/2020, “Për pyjet”. II. RREGULLAT PËR PËRFITIMET NGA SHFRYTËZIMI I SHËRBIMEVE TË EKOSISTEMIT PYJOR 1. Shërbimet që ofrohen për përfitim në ekosistemin pyjor duhet të përmbushin kërkesat e mëposhtme: a) të jenë në përputhje me objektivat e planit të mbarështimit të zonës së kërkuar; b) të jenë në përputhje me planin e përgjithshëm vendor dhe/ose planin e detajuar vendor për zonën, në rast se ka; c) të jenë në harmoni me parimin e zhvillimit të qëndrueshëm për pyjet; ç) të mos cenojnë vlerat dhe funksionet natyrore e biologjike. 2. Përfituesi i shërbimit, që kërkon të përfitojë nga shërbimet në ekosistem, paraqet në çdo rast një kërkesë me shkrim pranë ofruesit të shërbimeve, të paktën 3 (tre) muaj përpara fillimit të ofrimit të shërbimeve në ekosistem. Në rastin kur ofruesi është Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura, kërkesa i drejtohet strukturës përgjegjëse për zonat e mbrojtura dhe vlerësohet sipas legjislacionit të posaçëm për zonat e mbrojtura. 3. Në rastin e fondit pyjor privat, kërkesa i drejtohet pronarit privat të pyllit, i cili, në përputhje me rregullat e përcaktuara në këtë vendim, ia përcjell kërkesën me shkrim bashkisë përkatëse, brenda kufijve territorialë administrativë të së cilës ndodhet fondi pyjor në pronësi private. 4. Kërkesa shoqërohet me informacionin e nevojshëm, sipas shtojcës nr. 1, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij. 5. Kërkesa paraqitet në formën e propozimit dhe shoqërohet me një studim, i cili përmban: a) sipërfaqen (territorin) e fondit pyjor kombëtar të shprehur në metër katror (m2), me kufij të përcaktuar qartë, si dhe koordinatat gjeografike në përputhje me standardin kombëtar; b) përdorimin e tokës në sipërfaqen e fondit pyjor kombëtar të njehsuar (m2), ekonominë pyjore, numrin e parcelës, kufizimet natyrore dhe koordinatat etj.; c) treguesit identifikues (kadastralë) të ngastrave e nënngastrave; ç) treguesit tekniko-ekonomikë; d) treguesit tekniko-ekonomikë për kullotat e livadhet; dh) sipas rastit, studime të detajuara për erozionin, ndërtimin e modelit hidrologjik, në rast se ka; e) aktin e miratimit të planit të mbarështimit për sipërfaqen që preket nga ofrimi i shërbimit. 6. Për vlerësimin dhe miratimin e kërkesës për ofrimin e shërbimeve në ekosistem nga bashkia nëpërmjet strukturës përgjegjëse për pyjet në bashki (në vijim SPPB) zbatohen rregullat, si më poshtë vijon: a) SPPB-ja, brenda 5 (pesë) ditëve nga data e administrimit të kërkesës, shqyrton kërkesën dhe dokumentacionin e paraqitur dhe vlerëson nëse janë në përputhje me parashikimet e planit të mbarështimit dhe të legjislacionit në fuqi për pyjet; b) në rast se konstaton se kërkesa e paraqitur nga përfituesi nuk përmban informacionin sipas përcaktimeve të pikës 5, të këtij kreu, brenda 5 (pesë) ditëve nga data e administrimit të kërkesës, njofton subjektin përfitues për plotësimin e dokumentacionit apo të pasaktësive, brenda një afati prej 10 (dhjetë) ditësh. Mosplotësimi i dokumentacionit të kërkuar brenda këtij afati përbën shkak për mospranimin e kërkesës, e cila në këtë rast quhet se nuk është regjistruar. Kërkuesi njoftohet për arsyet e mospranimit dhe kërkesa i kthehet bashkë me aktet e tjera; c) në rast se dokumentacioni i paraqitur nga subjekti përfitues është në përputhje me parashikimet e këtij kreu, SPPB-ja vlerëson dokumentacionin dhe brenda 10 (dhjetë) ditëve nga data e regjistrimit të kërkesës apo nga data e plotësimit të dokumentacionit, sipas shkronjës “b”, i propozon kryetarit të bashkisë përkatëse miratimin në parim të kërkesës; ç) kur kryetari i bashkisë shpreh paraprakisht dakordësinë, studimi i përcillet AKP-së, e cila brenda 10 (dhjetë) ditëve i përgjigjet bashkisë me aktin e miratimit ose e kthen projektin me propozime konkrete për saktësime dhe plotësime; d) në rastin e kthimit të studimit, SPPB-ja ia përcjell menjëherë studimin për plotësimet e nevojshme kërkuesit, i cili brenda 10 (dhjetë) ditëve e rregullon dhe plotëson atë dhe e përcjell në bashki; dh) SPPB-ja me marrjen e studimit të saktësuar e përcjell për miratim tek AKP-ja, e cila brenda 10 (dhjetë) ditëve i përgjigjet bashkisë me aktin e miratimit; e) pas miratimit të AKP-së, kryetari i bashkisë ose personi i autorizuar prej tij nënshkruan me subjektin përfitues kontratën me shkrim për ofrimin e shërbimeve në ekosistem. 7. Për fondin pyjor privat, kërkesa dhe studimi shqyrtohen e miratohen nga SPPB-ja dhe, pas këtij miratimi, pronari privat lidh marrëveshjen me përfituesin e shërbimit. Njëkohësisht, SPPB ja njofton AKP-në për miratimin e kërkesës dhe studimin përkatës. III. RREGULLAT PËR KOMPENSIMIN DHE PAGESAT NGA SHFRYTËZIMI I SHËRBIMEVE TË EKOSISTEMIT PYJOR 1. Përfituesi i shërbimit, për të cilin është miratuar kryerja e shërbimeve në ekosistem, kompenson ose kryen pagesat përkatëse ndaj ofruesit të shërbimit, sipas përcaktimeve në marrëveshjen midis tyre. 2. Ofruesi i shërbimit kompensohet për shërbimet në ekosistem nga përfituesi përmes kryerjes së veprimtarive të nevojshme për shfrytëzimin e shërbimeve të ekosistemit në pronësi të tij, që përfshin rehabilitimin e ekosistemit pyjor, mbrojtjen, përmirësimin dhe rigjenerimin e sipërfaqes pyjore ose kompensohet në terma financiarë nga përfituesi, për fitimin e munguar për ofruesin e shërbimit, si rezultat i mosshfrytëzimit dhe mospërdorimit të sipërfaqes pyjore, ku do të ofrohen shërbimet në ekosistem. 3. Në rast se përfituesi nuk kryen kompensimin sipas pikës 2, të këtij kreu, kryen pagesën tek ofruesi i shërbimit, ku përfshihet pagesa për shpenzimet e mëposhtme: a) shpenzimet për investimet e kryera për pyllëzimin (ripyllëzimin); b) shpenzimet për kryerjen e projekteve tekniko-ekonomike të ndërhyrjeve; c) shpenzimet e kryera për mbrojtjen e tokës; ç) shpenzimet për ndërtimin e infrastrukturës përkatëse; d) vlerën e burimeve natyrore pyjore e jopyjore bashkëshoqëruese (flora spontane (BMET), fauna e egër, kullota, lënda drusore etj.; dh) kostot e vazhdueshme për menaxhimin dhe monitorimin, kryerjen e shërbimeve kulturale në ekosistem, në përputhje me parashikimet e kontratës së nënshkruar mes palëve, sipas përcaktimeve të pikës 7, të kreut II, të këtij vendimi; e) shpenzimet për kryerjen në mënyrë periodike të veprimtarive të nevojshme, për ofrimin e shërbimeve në ekosistem, sipas parashikimeve të këtij vendimi; 4. Kompensimi, pagesat, vlera, sasia dhe periodiciteti i kryerjes së tyre përcaktohen në modalitetet e përshkruara në marrëveshjen dypalëshe, të lidhura midis ofruesit të shërbimit dhe përfituesit të shërbimit. Llogaritja e kostove për kompensimin apo pagesat kryhet mbi bazën e parimit të fitimit të munguar për produkte apo asortimente drusore dhe jodrusore, që ofruesi i shërbimit konservon për shkak të kërkesës nga përfituesi i shërbimit, referuar tarifave të përcaktuara në legjislacionin në fuqi. 5. Kompensimi apo pagesa totale, që përfituesi i shërbimit i paguan ofruesit të shërbimit, kur ofrues është bashkia apo pronari privat, duhet të jetë në përputhje me studimin tekniko ekonomik. IV. DISPOZITA TË FUNDIT Ngarkohen Ministria e Turizmit dhe Mjedisit, Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura, Agjencia Kombëtare e Pyjeve dhe bashkitë për zbatimin e këtij vendimi. Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare. KRYEMINISTËR Edi Rama SHTOJCA NR. 1 FORMULARI I KËRKESËS KËRKESË PËR PËRFITIMIN E SHËRBIMEVE TË EKOSISTEMIT PYJOR Kryetarit të Bashkisë , strukturës përgjegjëse për pyjet në bashki (SPPB) / ose pronarit privat të sipërfaqes pyjore Subjekti/Enti (përfituesi i shërbimit),, i përfaqësuar nga , me ID , i datëlindjes me adresë , nr. telefoni , kërkoj të përfitoj nga shërbimet e ekosistemit pyjor, pjesë e ekonomisë pyjore , në vendin e quajtur me numër ngastrash dhe sipërfaqe , kufizimet natyrore dhe koordinatat , në përputhje me planin e mbarështimit, të miratuar në , me këto specifikime: a) mundësinë për të përfituar nga shërbimet e ekosistemit të mësipërm për: b) kryerjen e veprimtarive që propozohen të kryhen në sipërfaqen e ekosistemit pyjor: kryerjen e pyllëzimeve ha; ruajtjen e sipërfaqes pyjore ha. c) afatin kohor të planifikuar për të përfituar nga shërbimet e ekosistemit vjet. Dokumente bashkëlidhur: Kopje të shkresës së miratimit të planit të mbarështimit; Projektet tekniko-ekonomike të ndërhyrjeve që parashikohen të kryhen, të hartuara nga specialistë pyjesh, të licencuar për veprimtaritë që do të kryhen në fondin pyjor, të kërkuar për përfitim nga shërbimet e ekosistemit; Harta e shkallës 1:25000 të ngastrës ose nënngastrës kur është fond pyjor publik, si dhe vërtetim për pronësinë nga institucionet përgjegjëse kur është fond pyjor në pronësi private; Studime të detajuara për erozionin, ndërtimin e modelit hidrologjik, të miratuara, në rast se ka. Kërkuesi Datë . . Firma

Decision nr. 15 dated 11 January 2024 on the adoption of rules for benefits from the use of forest ecosystem services, compensation and payments · Nelum