Decision No.917 dated 28.12.2011 approving the National Action Plan for the prevention and the fight against art and culture works trafficking
صدر في 2011-12-28 · النص بتاريخ 2026-10-01
القانون العام والإرشادات الرسمية منشورة بوصفها أبحاثاً. ليست مشورة قانونية أو ضريبية أو مالية.
البحث نفسه مكتوب بالإنجليزية. العناوين والوسوم مترجمة؛ أما النتائج والاقتباسات فغير مترجمة.
عن هذا القانون
- العنوان الأصلي
- Vendim Nr.917, datë 28.12.2011 për Miratimin e Planveprimit Kombëtar “për parandalimin dhe luftën kundër trafikimit të veprave të artit e të kulturës”.
- اللغة
- Albanian
- النوع
- لائحة
- الدولة
- ألبانيا
- الموضوعات
- Land and soil
- الكلمات المفتاحية
- cultural heritage
أين تقرؤه
لا يوجد رابط مصدر مسجل لهذا القانون.
النص
نص القانون نفسه، مادةً مادة، كما هو محفوظ. لكل مادة رابطها.
VENDIM Nr.917, datë 28.12.2011 PËR MIRATIMIN E PLANVEPRIMIT KOMBËTAR “PËR PARANDALIMIN DHE LUFTËN KUNDËR TRAFIKIMIT TË VEPRAVE TË ARTIT E TË KULTURËS” Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, me propozimin e Ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave VENDOSI: 1. Miratimin e Planveprimit Kombëtar “Për parandalimin dhe luftën kundër trafikimit të veprave të artit e të kulturës”. 2. Ngarkohet Ministria e Brendshme, Ministria e Turizmit, të Kulturës, Rinisë dhe Sporteve dhe institucionet e tjera shtetërore, të ngarkuara me detyra sipas këtij planveprimi, për zbatimin e këtij vendimi. Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare. KRYEMINISTRI Sali Berisha PLANVEPRIMI KOMBËTAR PËR PARANDALIMIN DHE LUFTËN KUNDËR TRAFIKIMIT TË VEPRAVE TË ARTIT E KULTURËS Tiranë, 2011 Hyrje Fenomeni i vjedhjes dhe i trafikimit të veprave të artit e kulturës është një problem relativisht i vonë për vendin tonë, ku paralelisht me llojet e tjera të trafiqeve, ka filluar të konstatohet pas viteve 1990. Kontaktet me rrjetet kriminale të vendeve fqinje, bënë që elemente me prirje kriminale, në bashkëpunim edhe me persona me njohuri specifike në fushën e veprave të artit e kulturës, të përfshihen në aktivitetin kriminal të vjedhjes dhe trafikimit të veprave të artit e kulturës, si një nga format e pasurimit të paligjshëm. Dëmtimet më të mëdha të objekteve të trashëgimisë kulturore, u evidentuan në vitin 1997, si pasojë e vjedhjeve masive dhe shkatërrimit të pasurive kulturore në Shqipëri, nga elemente me prirje kriminale, për të përfituar në dëm të vlerave të pasurisë kulturore, duke shfrytëzuar dhe situatën e rëndë të sigurisë, të krijuar gjatë atij viti në vendin tonë. Qeveria Shqiptare në programin e saj ka parashikuar si një nga prioritetet e punës, luftën kundër krimit të organizuar, ku përfshihet edhe lufta kundër trafikimit të veprave të artit e kulturës. Në këtë kuadër, hartimi i një plani kombëtar veprimi do të ndihmojë në një kundërvënie më efikase ndaj këtij fenomeni të paligjshëm e kriminal. Ky planveprimi është hartuar në bazë të problematikës së evidentuar nga institucionet kombëtare përgjegjëse, për situatën e kërkimeve të paligjshme, vjedhjes dhe trafikimit të veprave të artit në Shqipëri. Qëllimi i këtij plani është të harmonizojë përpjekjet e institucioneve përgjegjëse, rritjen e bashkëpunimit ndërmjet tyre dhe njëkohësisht të adaptojë mjete e metoda ligjore më efikase, nga të gjitha institucionet kombëtare përgjegjëse, në luftën kundër vjedhjes e trafikimit të veprave të artit e kulturës. Analizë Shqipëria është një vend me pasuri kulturore, në fushën e arkeologjisë, objekteve me interes paleontologjik, prehistorik, numizmatik, etnografik, të qytetërimit antik e mesjetar, dorëshkrimeve, kodikëve, mbishkrimeve, qyteteve muze, parqeve, objekteve të kultit etj. Fenomeni i trafikimit të veprave të artit e kulturës, nuk është problem vetëm i Shqipërisë, por një problem ndërkombëtar me përmasa për të gjithë botën. Në trafikun ndërkombëtar të veprave të artit ekzistojnë njëkohësisht vendet e origjinës, vendet ku këto objekte kalojnë tranzit dhe vendet destinacion tregu. Vendi ynë kryesisht nuk evidentohet si një vend destinacion për veprat e artit, por më tepër një vend origjine, me destinacion tregun e jashtëm. Numri i objekteve të trashëgimisë sonë kulturore, të trafikuara jashtë shtetit, është relativisht i madh, referuar faktit të vjedhjes së tyre masive në të kaluarën, apo kërkesës së tregut të jashtëm për këto objekte. Gjithashtu është i njohur fakti i gërmimeve të paligjshme nëpër qendrat arkeologjike historike, apo i kërkimeve nënujore, të kryera nga shtetas shqiptarë apo të huaj, të cilët kanë për qëllim, gjetjen përvetësimin dhe trafikimin e veprave të artit jashtë shtetit. Ndërkohë ka të dhëna për ndërtime të reja, me ose pa leje nga organet kompetente mbi objekte apo banesa monument kulture, apo me vlera për trashëgiminë kulturore. Gjithashtu janë të shumta dhe rastet e vjedhjes së ikonave (ikonostaseve) nëpër kisha, kryesisht në rajonin juglindor dhe jugperëndimor të Shqipërisë, me qëllim trafikimin e tyre jashtë vendit. Ruajtja e objekteve apo e vendeve ku ruhen vlera të trashëgimisë kulturore, është një problem më vete që lë hapësira për abuzime nga elemente me prirje kriminale në drejtim të kërkimeve të paligjshme, përvetësimit, vjedhjes dhe trafikimit të veprave të artit dhe kulturës. Për policinë shqiptare, lufta kundër vjedhjes dhe trafikimit të veprave të artit e kulturës, përbën një ndër angazhimet e saj, në kuadrin e përgjithshëm të luftës kundër krimit të organizuar. Policia e Shtetit i ka mundësitë dhe bazën ligjore që të përdorë metoda dhe mjete speciale të hetimit, për goditjen e aktivitetit kriminal, në fushën e vjedhjes dhe trafikimit të veprave të artit e kulturës. Në Kodin e Procedurës Penale janë shtuar dispozita për “teknikat e posaçme të hetimit”, si blerja e simuluar dhe agjentët e infiltruar, metoda këto që në bazë të ligjit procedural penal, mund të aplikohen në hetimet që kanë lidhje me vjedhjen dhe trafikimin e veprave të artit e kulturës. Nga hetimi i rasteve dhe informacionet e grumbulluara, rezulton se veprat e artit të vjedhura apo të përvetësuara në rrugë të paligjshme në Shqipëri, trafikohen jashtë vendit si nëpërmjet pikave të kalimit kufitar apo edhe jashtë tyre. Kalimi nëpërmjet vendkalimeve kufitare është i mundshëm, kryesisht për shkak të mungesës së eksperiencës dhe njohurive të pamjaftueshme në fushën e veprave të artit e kulturës, të autoriteteve përgjegjëse në pikat e kalimit kufitar (si dogana apo policia kufitare), kamuflimit të tyre në mjete të rënda me mallra apo anije transporti, falsifikimit të dokumentacionit shoqërues, përmasave të vogla të objekteve që trafikohen etj. Legjislacioni shqiptar Vjedhja dhe trafikimi i veprave të artit e kulturës, është e parashikuar si vepër penale në legjislacionin penal të Republikës së Shqipërisë, në dy dispozita të veçanta dhe konkretisht. Vjedhja e veprave të artit e kulturës, parashikuar nga neni 138 i Kodit Penal, ku thuhet: “Vjedhja e veprave të artit e kulturës, dënohet me gjobë ose burgim gjer në pesë vjet. Vjedhja e veprave të artit e kulturës me rëndësi kombëtare, dënohet me burgim nga pesë gjer në dhjetë vjet.” Trafikimi i veprave të artit e kulturës, parashikuar nga neni 138/a i Kodit Penal (shtuar në Kodin Penal me ligjin nr.8733, datë 24.1.2001, neni 39), ku thuhet: “Importimi, eksportimi, tranzitimi dhe tregtimi në kundërshtim me ligjin i veprave të artit e kulturës, me qëllim fitimi material ose çdo përfitim tjetër, dënohet me burgim nga tre deri në dhjetë vjet. Po kjo vepër, kur kryhet në bashkëpunim ose më shumë se një herë, ose sjell pasoja të rënda, dënohet me burgim nga pesë gjer në pesëmbëdhjetë vjet.” Ligji nr.9048, datë 7.4.2003 “Për trashëgiminë kulturore”, i ndryshuar, ku janë të përcaktuar objektet e trashëgimisë kulturore, kategorizimi i tyre, rregullat e ruajtjes, rregullat për transaksionet dhe shitblerjen e tyre, si dhe sanksionet e parashikuara në rastet e shkeljes së parashikimeve në këtë ligj. Ligji nr.9154, datë 6.11.2003 “Për arkivat”. Krime të tjera që lidhen me trafikimin e veprave të artit janë “Falsifikimi i dokumenteve”, “Falsifikimi i vulave, stampave ose i formularëve”, “Kontrabanda”, “Mashtrimi” etj. Legjislacioni ndërkombëtar Konventa e UNESCO-s, e ratifikuar nga Republika e Shqipërisë. Konventa për Mjetet e Ndalimit dhe të Parandalimit të Importit, Eksportit dhe Transferimit të Paligjshëm të Pronësisë së Pasurisë Kulturore, e ratifikuar nga Republika e Shqipërisë me ligjin nr.8523, datë 9.9.1999. Bashkëpunimi Hetimi i rasteve të vjedhjes dhe trafikimit të veprave të artit e kulturës kërkon një nivel të caktuar të njohurive në fushën e veprave të artit e kulturës, e për rrjedhojë kërkohet një bashkëpunim i agjencive të zbatimit të ligjit në fushën e hetimit të veprave penale, policisë dhe prokurorisë (trajnime nga specialistë të artit e kulturës, arkeologjisë). Informacionet paraprake që merren për vjedhjen dhe trafikimin e veprave të artit, apo bllokimin e tyre nga autoritete policore homologe, për vetë natyrën specifike të kësaj vepre penale, kërkojnë një bashkëpunim të ngushtë ndërmjet strukturave të hetimit dhe agjencive të specializuara në fushën e artit dhe kulturës, si dhe me Zyrën Qendrore Kombëtare të Interpolit e Organin e Prokurorisë. Kështu, në raste të bllokimit të veprave të artit e kulturës me origjinë nga Shqipëria, nga autoritete homologe kërkohen detaje që vërtetojnë origjinën e kësaj vepre, si përmasat e objektit, lloji i materialit, vendgjetja e tij, vendi i ruajtjes, numri i inventarit, fotografi, e detaje të tjera, që vërtetojnë origjinën e pronësinë e një vepre (pasaporta e objektit). Vendi ynë vitet e fundit ka bërë një progres të dukshëm, duke aderuar në instrumente europiane dhe ndërkombëtare, të cilat e lehtësojnë bashkëpunimin në fushën penale, sikurse edhe duke nënshkruar një numër të madh marrëveshjesh dypalëshe. Problematika e evidentuar Institucionet kombëtare të cilat kanë një rol të rëndësishëm në parandalimin e vjedhjes dhe trafikimit të veprave të artit e kulturës janë: Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, Drejtoria e Trashëgimisë Kulturore, Qendra Kombëtare e Inventarizimit të Pasurive Kulturore, institucionet fetare, Drejtoria e Përgjithshme e Doganave, Shërbimi Informativ Shtetëror, njësitë e qeverisjes vendore, arkivat etj. Midis këtyre institucioneve dhe Policisë së Shtetit ekziston një bashkëpunim në drejtim të shkëmbimit të informacionit, por kërkohet një bashkërendim më i mirë i aktiviteteve. Mungesa e një inventari të saktë me të dhëna të detajuara (me fotografi apo të dhëna të tjera identifikuese) për veprat e artit e kulturës, të vjedhura e përvetësuara në vite në muzetë apo institucionet e tjera kulturore fetare në Shqipëri, gjatë vitit 1997 e më pas. Mungesa e strukturave të specializuara policore në luftë kundër këtij fenomeni (kemi parasysh këtu se në disa vende ka struktura të posaçme të policisë, të specializuara për hetimin e veprave penale që lidhen me artin e kulturën). Numri i madh i institucioneve të përfshira në administrimin dhe ruajtjen e këtyre pasurive, dhe fondet e pamjaftueshme për ruajtjen e administrimin e tyre. Mungesa e bashkëpunimit rajonal ndërmjet strukturave përgjegjëse në luftë kundër fenomenit të kërkimit të paligjshëm, përvetësimit, vjedhjes dhe trafikimit të veprave të artit e kulturës. Njohuri dhe investim i pamjaftueshëm i specialistëve të policisë, kontrollit kufitar dhe doganave, për veprat e artit dhe kulturës, si dhe format e metodat e përdorura nga individë apo grupe kriminale të përfshira në vjedhjen dhe trafikimin e veprave të artit e kulturës. Ekzistenca e një tregu informal në tregtinë e veprave të artit brenda vendit, pasi kemi të bëjmë me një aktivitet tregtar (pikturat që shiten nga autorë të ndryshëm, shitja e objekteve të ndryshme në pazarin e Krujës etj.) Mungesa në ndërgjegjësimin e publikut, e programeve të edukimit për pasojat e ekzistencës së tregut të veprave të artit, nxjerrjes së tyre jashtë kufijve. Mungesa e një liste të ekspertëve me njohuri specifike në fushën e veprave të artit e kulturës, në dispozicion të autoriteteve policore dhe prokurorisë, për dhënien e vlerësimeve në rastet e sekuestrimit të objekteve të dyshuara si vepra arti. Plani i veprimit përmban këto elemente: Objektivat Llojet e veprimtarive që do të kryhen. Institucionet përgjegjëse. Burimet financiare dhe partnerët e mundshëm në zbatimin e detyrës. Treguesit e arritjeve të pritshme. OBJEKTIVAT Objektivat kryesorë janë: 1. Parandalimi i vjedhjes dhe trafikimit të veprave të artit e kulturës, si dhe kërkimeve arkeologjike të paautorizuara. 2. Trajnimi dhe krijimi i kapaciteteve, të reja në kundërvënie të vjedhjes dhe trafikimit të veprave të artit e kulturës. 3. Identifikimi i trafikantëve të veprave të artit, inicimi i hetimeve profesionale, dhe vënia e tyre përpara drejtësisë. Objektiva specifikë: Drejtimi dhe bashkërendimi i veprimtarive të institucioneve kombëtare përgjegjëse për luftën kundër trafikimit të veprave të artit e kulturës. Institucionet Afati Aktivitetet Përgjegjës kohor Tregues Burimet 1.1 Përgatitja e një materiali përmbledhës në bazë qarku, në lidhje me fondet e trashëgimisë kulturore në qarkun përkatës, për sa i përket parqeve arkeologjike, muzeve historikë e arkeologjikë, arkivave të shtetit në rrethe, objekteve të kultit, monumenteve të kulturës, në tërësi gjendjes së objekteve, si edhe vendeve që ruajnë e ekspozojnë trashëgimi kulturore. Një kopje e këtij materiali t’i Dr.Pol.Qarkut Dhe Institucionet që i administrojnë këto fonde. 2012-2013 1.1 Njohja e situatës, në rajonin përkatës në drejtim të pasurive kulturore, vendeve e mënyrën e ruajtjes, si dhe gjendjes së riskut, për objektet e trashëgimisë kulturore. Ekzistues dërgohet dhe QKIPK-së. 1.2 Krijimi i një inventari të plotë kombëtar të regjistruar pranë QKIPK-së, të objekteve të trashëgimisë kulturore. Përfundimin e inventarit të objekteve të trashëgimisë kulturore të humbura deri tani, inventarin e objekteve ekzistuese, si dhe depozitimin e lidhjen e tyre me database-in e QKIPK-së (Qendrës Kombëtare të Inventarizimit të Pasurive Kulturore), me pikat e kalimit të kontrollit të kufirit në rrugë tokësore, ajrore e detare. 2012 2013 1.2 Kjo do të mundësonte një informacion të shpejtë dhe të saktë në mënyrë që administrata shtetërore të ketë në çdo kohë informacion për një menaxhim bashkëkohor, si dhe të kontrollohet me lehtësi lëvizja e objekteve, brenda e jashtë territorit të vendit. Kartela e unifikuar dhe baza kombëtare e të dhënave përbëjnë një sukses, ligjor dhe praktik, pasi ato do të ndikojnë drejtpërsëdrejti në luftën antitrafik. Lehtësimi i procedurave për kërkimin, gjetjen dhe rikthimin e objekteve të vjedhura e trafikuara jashtë shtetit. MTKRS, Qendra e Studimeve Albanologjike, Instituti i Arkeologjisë, Instituti i Antropologjisë QKIPK-ja 1.3 Institucionet shtetërore që administrojnë objektet e trashëgimisë kulturore në të gjithë vendin duhet të depozitojnë pranë QKIPK-së dosjet e plota të objekteve të trashëgimisë kulturore që posedon rrjeti muzeal dhe fondet e këtyre institucioneve me qëllim krijimin e një inventari kombëtar të plotë dhe të saktë të objekteve të trashëgimisë kulturore dhe katalogimin informatik të trashëgimisë kulturore të popullit shqiptar, si dhe mbikëqyrjen dhe monitorimin e respektimit të të drejtave të pronësisë dhe të lëvizjes së objekteve të trashëgimisë kulturore. 2012 1.3 Monitorimi i situatës kundër kërkimeve të paligjshme arkeologjike, vjedhjes, tregtimit të paligjshëm dhe trafikimit të veprave të artit e kulturës. 2. Krijimi i grupit ndërinstitucional të punës, për monitorimin e luftës kundër vjedhjes e trafikimit të veprave të artit e kulturës, me pjesëmarrjen e një përfaqësuesi të çdo institucioni përgjegjës (DPPSH, MTKRS, DPD etj.) 2.1 Hartimi i projekteve për rregullime ligjore për sa i përket individëve që veprojnë në tregun e veprave të artit (si p.sh. koleksionistë të ndryshëm, numizmatë, filatelistë, antikuaristë, që shesin sende të vjetra me vlerë). Në mënyrë të veçantë në bashkëpunim me autoritetet lokale dhe ato tatimore e financiare të realizohet koordinimi i nevojshëm për të rregulluar shitblerjen e këtyre objekteve veçanërisht në tregun e pazarit të Krujës, Gjirokastrës, Beratit, Korçës ku përveç riprodhimeve të këtyre objekteve me vlerë që shiten si suvenirë shpesh përfundojnë edhe objekte origjinale që disponohen nga individë, të cilët në mungesë të ndërgjegjësimit e vështirësive financiare i shesin kundrejt vlerave të papërfillshme. 2.2 Përmbushjen e detyrimeve ligjore të parashikuara në Memorandumin e Bashkëpunimit ndërmjet QKIPK-së dhe DPD së në respektimin e mbrojtjes së pasurive kulturore të popullit shqiptar, si aspekt i rëndësishëm i identitetit kombëtar. QKIPK është institucioni i ngarkuar me ligj për inventarizimin, kartelizimin, katalogimin informatik dhe nxjerrjen e pasaportës së objekteve të trashëgimisë kulturore. Ai ka të drejtën e përgatitjes së dokumentacionit për lëvizjen e objekteve, pavarësisht nga pronësia mbi to, brenda e jashtë vendit. DPD-ja ka përgjegjësinë ligjore për garantimin e kontrollit të lëvizjes së autorizuar të objekteve të trashëgimisë kulturore. 2.3 Krijimi i pikave të kontaktit ndërmjet Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, Drejtorisë së Trashëgimisë Kulturore, QKIPK-së dhe Institutit të Arkeologjisë. MTKRS MTKRS QKIPK DPD DPPSH DTK QKIP IA 2012 2012 Në vijim 2012 2.1 Krijimi i një baze më efikase ligjore, për një bashkëpunim më të mirë ndërinstitucional, me qëllim parandalimin dhe goditjen e fenomeneve që ndikojnë në cenimin e pasurive të trashëgimisë kulturore. 2.2 Rritja e efikasitetit të strukturave të specializuara në drejtim të parandalimit të trafikimit të objekteve të trashëgimisë kulturore. 2.3 Shkëmbimi i shpejtë i informacionit, në rast situatash të ngutshme për problematikën e vjedhjes dhe trafikimit të veprave të artit e kulturës dhe ekspertimi e vlerësimi pa vonesë i tyre. Ekzistues 3. Formimi i një grupi të ekspertëve me njohuri specifike në fushën e veprave të artit e kulturës sipas llojit (arkeologji, etnografi, pikturë, skulpturë, numizmatikë etj.), me qëllim kryerjen e ekspertimeve përkatëse, si dhe trajnimin e personelit me njohuri në këtë fushë. QSA DTK QKIPK 2012 3. Qëllimi është pasja e një liste të ekspertëve përkatës me njohuri të posaçme për gjini të ndryshme në drejtim të njohjes e vlerësimit të veprave të artit e kulturës, si në rastin e hetimeve, gjetjen e objekteve të ndryshme dhe trajnimin e personelit. 3.1 Ndërmarrja e një fushate informimi për institucionet që merren me ruajtjen dhe administrimin e veprave të trashëgimisë, veçanërisht lidhur me hapat që duhen ndjekur kur ato konstatojnë vjedhjen apo dëmtimin e një vlere të tillë nga objektet që kanë në ruajtje, e cila duhet të shoqërohet edhe me elementë vizivë (p.sh. fletëpalosje, udhëzues etj.) dhe lipset t’u tregojë atyre procedurën e hapat e duhur ligjorë që duhet të ndërmarrin dhe rolin e detyrën e secilit institucion në të (p.sh. që nga Drejtoria Rajonale e Policisë, Zyra e Interpolit, nevoja për kryerjen e ekspertimeve etj.). 3.2 Nënshkrimi i marrëveshjeve të bashkëpunimit ndërinstitucionale, me qëllim aksesin në databazën e QKIPK-së, për shkëmbimin e shpejtë dhe të saktë të informacionit për çdo objekt të trashëgimisë kulturore. DTK QKIPK DPPSH DPD Në vijim 3.1 Ndërgjegjësimi i autoriteteve dhe komunitetit në përgjithësi për vlerat e trashëgimisë kulturore, dhe njohja e detyrimeve dhe procedurave për autoritetet përgjegjëse. DPPSH DPD QKIPK 2012 3.2 Krijimi i lehtësirave të nevojshme për një kontroll më efikas në pikat e kontrollit kufitar doganor, për parandalimin e trafikimit të objekteve të trashëgimisë kulturore. 3.3 Bashkëpunimi me Komitetin Shqiptar të Kulteve, me qëllim evidentimin dhe regjistrimin e pasurive të trashëgimisë kulturore në fushën e kulteve fetare. Identifikimi dhe katalogimi i objekteve në pronësi të institucioneve fetare, të paidentifikuara më parë e si rrjedhojë të pakataloguara. KSHK DTK QKIPK 2012 -2013 3.3 Krijimi i një baze të dhënash ku të regjistrohen, me të dhëna të plota e foto, pasuritë e trashëgimisë kulturore në posedim të enteve të kultit (sipas formatit të objekteve të inventarizuara nga QKIPK-ja). Lehtësimi i procedurave të kërkimit, gjetjes dhe rikthimit në rast të vjedhjes e trafikimit të këtyre objekteve. Ekzistues Fuqizimi i kontrollit kufitar 4. Të forcohet kontrolli në hyrje-dalje të pikave të kontrollit kufitar të vendit tonë nëpërmjet zbatimit të rregullave strikte të kontrollit dhe gjetjes së formave e metodave më efikase për identifikimin e trafikantëve të veprave të artit e kulturës. 4.1 Shfrytëzimi i faqes ASF 2, të Interpolit, si dhe atë të QKIPK-së, për vepra arti të vjedhura e shpallura në kërkim ndërkombëtar, si dhe ato që tentojnë t’I kalojnë në mënyrë të paligjshme jashtë shtetit, nëpërmjet kufirit shtetëror. 4.2 Njësimi i katalogut të humbjeve në databazën e QKIPK-së me faqen ASF 2 të Interpolit me qëllim që të kemi një informacion të saktë dhe në kohë në nivel ndërkombëtar. Të mundësohet plotësimi i të dhënave të objekteve të humbura sipas formatit të Interpolit (Object ID). T’i kërkohet zyrës së Interpol - Tirana mundësimi i këtij formati. DPPSH (Dep. për Kuf. dhe Migr.) DPD QKIPK Interpol Tirana Në vijim 2012 4. Parandalimi i trafikimit të veprave të artit të vjedhura apo të gjetura nga gërmime të paligjshme. 4.1 Identifikimi I veprave të artit të vjedhura në tentative trafikimi, nëpërmjet kontrollit selektiv të bagazheve të personave të dyshuar. Kapja në flagrancë e trafikantëve të veprave të artit të vjedhura dhe bashkëpunëtorëve të tyre. 4.2 Lehtësimi I procedurave të kërkimit, gjetjes dhe rikthimit të objekteve të vjedhura apo të trafikuara. Ekzistues 4.3 Zbatimi i sanksioneve administrative të parashikuara në ligjin e trashëgimisë kulturore, në çdo rast të konstatimit të shkeljeve të dispozitave të parashikuara në këtë ligj. DTK Në vijim 4.3 Ndëshkimi administrativ i personave të cilët kapen në shkelje të dispozitave ligjore të parashikuara nga ligji i trashëgimisë kulturore. 5. Zbatimi i praktikave më të mira, për grumbullimin e të dhënave prej burimeve të kualifikuara të informacionit, për persona apo grupe personash të përfshirë në aktivitetin e paligjshëm, të vjedhjes, trafikimit të veprave të artit, si dhe kërkimeve të paligjshme arkeologjike apo nënujore. 5.1 Inicimi i hetimeve proaktive, në bashkëpunim me SHISH dhe Prokurorinë. 5.2 Hetimi me profesionalizëm dhe përgjegjësi, për çdo rast të denoncimit për vjedhje, trafikim apo shkatërrim të objekteve të trashëgimisë kulturore. 5.3 Publikimi i operacioneve të suksesshme kundër vjedhjes dhe trafikimit të veprave të artit dhe kulturës. DPPSH, Drejtoritë Rajonale të Policisë Në vijim 5. Evidentimi i personave të cilët dyshohet se merren me aktivitet kriminal në fushën e trafikimit të veprave të artit dhe kulturës. 5.1 Kryerja e hetimeve të suksesshme, përvetësimi dhe aplikimi i praktikave më të mira. 5.2 Parandalimi i vjedhjes, trafikimit të objekteve të trashëgimisë kulturore dhe penalizimi i personave të përfshirë. 5.3. Ndërgjegjësimi i opinionit për pasojat penale në rast të implikimit në veprimtari të paligjshme në dëm të trashëgimisë kulturore. Ekzistues 6. Njohja nga strukturat e Policisë dhe doganave të modelit të dokumentacionit shoqërues me të cilën një vepër arti e blerë, e dhuruar apo për qëllime ekspozimi lëviz jashtë territorit të Shqipërisë. Afishimi i këtij model-dokumenti në pikat e kalimit kufitar dhe doganor. Pasaporta e objektit të lëshuar nga QKIPK-së përcakton dhe statusin e objektit si trashëgimi kulturore ose jo. Në pikat e kalimit të kufirit e vetmja leje ligjore për objektet e trashëgimisë kulturore është ajo e lëshuar DPPSH DPD QKIPK 2012 6. Minimizimi i mundësive të kalimit të kundraligjshëm të veprave të artit nëpërmjet pikave të kalimit kufitar. Ekzistues nga MTKRS dhe QKIK DPD, në përputhje me nenin 82, pika 4 të Kodit Doganor, vendimin e Këshillit të Ministrave nr.205, datë 13.4.1999 “Për dispozitat zbatuese të Kodit Doganor”, si dhe ligjin nr.9048, datë 7.4.2003 “Për trashëgiminë kulturore”, të ndryshuar (nenet 4, 7, pika 2, 11, 19 e 21), ka detyrimin të ndalojë daljen jashtë shtetit të të gjitha objekteve të trashëgimisë kulturore pa dokumentacion të rregullt ligjor (pasaportën e objektit të lëshuar nga QKIPK, lejen e Ministrit të Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve ose të Këshillit të Ministrave). DPD Në vijim 7. Bashkëpunimi me Zyrën Qendrore Kombëtare Interpol-Tirana, për rastet e shpalljes, anulimit, dhe komunikimin me zyrat analoge, për kërkimin, gjetjen dhe kthimin në origjinë të veprave të artit e kulturës të vjedhura në Shqipëri, dhe të bllokuara jashtë shtetit. DPPSH Në vijim 7. Lehtësimi i procedurave të kërkimit, gjetjes dhe riatdhesimit të veprave të artit të vjedhura në vendin tonë dhe të trafikuara jashtë vendit. Ekzistues 8. Identifikimi dhe katalogimi i objekteve në pronësi private të paidentifikuara më parë dhe si rrjedhojë të pakataloguara. Zbatimi i ligjit “Për trashëgiminë kulturore” bëhet i detyrueshëm për të gjithë objektet që dalin jashtë shtetit, qoftë për një afat të përcaktuar, qoftë përgjithmonë, pra për shitje, dhurim a ndryshim vendbanimi, duhet të regjistrohen në bazën e të dhënave, për të marrë lejen përkatëse. Kur janë pronë private objektet kontrollohen nga Komisioni Shtetëror i Vlerësimit, i cili i sugjeron Ministrit të Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve veprimtarinë e mëtejshme, pra lejimin apo moslejimin e lëvizjes, konform ligjit. QKIPK DTK KSHK 2012 e vazhdim 8. Regjistrimi i objekteve që përbëjnë pasuri ose trashëgimi kulturore dhe certifikimi i tyre. Ekzistues 9. Strukturat vendore të policisë të mbajnë kontakte të vazhdueshme dhe të shkëmbejnë të dhëna me institucionet që ruajnë, administrojnë dhe ekspozojnë objekte me vlera për trashëgiminë kulturore (drejtoritë rajonale të muzeve, parqeve arkeologjike etj.), për sa i përket sigurisë së këtyre objekteve, ekspeditave kërkimore, apo dhe kërkimeve të paligjshme arkeologjike nga persona të paautorizuar që synojnë përvetësimin e objekteve të trashëgimisë kulturore. Drejtoritë e Policisë në qarqe, drejtoritë rajonale të muzeve 2012 9. Marrja në kohë e të dhënave për veprimtari të paligjshme, në fushën e kërkimeve të paligjshme arkeologjike, përvetësimit të objekteve me vlerë për trashëgiminë, dhe parandalimin e vjedhjes dhe trafikimit të tyre, si dhe penalizimin e personave të përfshirë. Ekzistues Trajnimi dhe forcimi i kapaciteteve Të zhvillohen programe trajnimi me specialistët e policisë dhe doganave që janë përgjegjës për parandalimin e vjedhjes dhe trafikimit të veprave të artit, për shtimin e njohurive profesionale 10. Krijimi i një bërthamë specifike policore në qendër e bazë, pranë Sektorit Kundër Krimit të Organizuar (pjesë e strukturave kundër trafiqeve të paligjshme), e cila të trajnohet në vazhdimësi për një punë më të specializuar kundër vjedhjes dhe trafikimit të veprave të artit e kulturës. 10.1 Zhvillimi i trajnimeve me punonjësit e policisë, doganave, për shtimin e njohurive profesionale që lidhen me trashëgiminë kulturore në tërësi, legjislacionin për veprat e artit e kulturës. Konkretisht, shihet si më emergjente që nga specialistë pranë Drejtorisë së Trashëgimisë Kombëtare, Institutit të Arkeologjisë, QKIPK-së, Institutit të Studimit të Arteve, duhet të ofrohen kurse trajnimi për punonjësit e Policisë së Shtetit dhe doganave, si në qendër ashtu edhe në rajone të ndryshme në Shqipëri, kryesisht nëpër zonat ku janë më tepër të përqendruara vlerat e trashëgimisë kulturore. 10.2 Trajnimi i oficerëve të policisë (specialistëve të luftës kundër trafiqeve të paligjshme), në drejtim të njohjes së legjislacionit kombëtar dhe ndërkombëtar në fushën e veprave të artit e kulturës (ligji i trashëgimisë kulturore, Konventa e UNESCO s etj.), formave të trafikimit të veprave të artit dhe mjetet e metodat më efikase hetimore në luftë kundër këtij fenomeni. Përvetësimi i praktikave më të mira (nga hetimet, trajnimet, brenda dhe jashtë vendit) në funksion të një pune më të mirë kundër fenomenit të vjedhjes dhe trafikimit të veprave të artit dhe kulturës. DPPSH DTK IA QKIPK Institucionet artistike QSA (Instituti i Arkeologjisë dhe i Studimit të Arteve), MTKRS DPPSH DPD 2012 2012 10. Rritja e treguesve të punës policore, në drejtim të evidentimit të problematikës dhe marrjen e masave për parandalimin dhe goditjen e aktivitetit kriminal në fushën e vjedhjes dhe trafikimit të veprave të artit e kulturës (nëpërmjet një strukture solide policore të specializuar). 10.1 Njohja e veprave të artit në tërësi, pasurive dhe trashëgimisë kulturore të vendit, objekteve me të riskuara apo që synohen nga trafikantët. 10.2 Njohja e legjislacionit, kombëtar dhe ndërkombëtar për veprat e artit e kulturës, format dhe metodat efikase hetimore në këtë drejtim. 11. Të rritet ndërgjegjësimi ndërmjet punonjësve të institucioneve kombëtare DPPSH DTK Në vijim 11. Rritja e efikasitetit të punës Ekzistues përgjegjëse (policisë, doganave, DTK-së, arkivave, njësive të qeverisjes vendore) për bashkëpunimin ndërmjet tyre për rritjen e efektshmërisë së punës, në drejtim të parandalimit të vjedhjes dhe trafikimit të veprave të artit dhe hetimeve profesionale të rasteve të evidentuara për këtë fenomen. DPD së institucioneve kombëtare përgjegjëse për parandalimin dhe goditjen e këtij aktiviteti kriminal. 12. Të rritet ndërgjegjësimi i opinionit publik për dëmet dhe efektet negative për kulturën dhe shoqërinë shqiptare, që sjell fenomeni i vjedhjes dhe trafikimit të veprave të artit e kulturës. Publikimi i rasteve të penalizimeve apo arrestimeve të kryera nga policia në lidhje me vjedhjen dhe trafikimin e veprave të artit e kulturës. DTK DPPSH QKIPK Në vijim 12. Botime të ndryshme për efektet negative për kulturën, ekonominë dhe shoqërinë shqiptare, që sjell fenomeni i vjedhjes dhe trafikimit të veprave të artit e kulturës, me pjesëmarrës nga institucionet kombëtare përgjegjëse. Ekzistues LISTA E SHKURTIMEVE TË PËRDORURA QSA Qendra e Studimeve Albanologjike IA Instituti i Arkeologjisë DTK Drejtoria e Trashëgimisë Kulturore DPPSH Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit DPD Drejtoria e Përgjithshme e Doganave KSHK Komiteti Shqiptar i Kulteve QKIPK Qendra Kombëtare e Inventarizimit të Pasurive Kulturore