تخطَّ إلى المحتوى
Nelum
قوانين ألبانيا

Decision no. 888, dated 27 December 2022 for the cases of putting into use and for changing the category of use, procedures and relevant documentation for surface changes and reduction in volume from the national forest fund or their expansion

صدر في 2022-12-27 · النص بتاريخ 2026-10-01

القانون العام والإرشادات الرسمية منشورة بوصفها أبحاثاً. ليست مشورة قانونية أو ضريبية أو مالية.

البحث نفسه مكتوب بالإنجليزية. العناوين والوسوم مترجمة؛ أما النتائج والاقتباسات فغير مترجمة.

عن هذا القانون

العنوان الأصلي
Vendim nr. 888, datë 27.12.2022 për rastet e dhënies në përdorim dhe për ndryshimin e kategorisë së përdorimit, procedurat dhe dokumentacioni përkatës për ndryshimet e sipërfaqeve dhe pakësimin në volum nga fondi pyjor kombëtar apo zgjerimin e tyre.
اللغة
Albanian
النوع
لائحة
الدولة
ألبانيا
الموضوعات
Forestry, Land and soil
الكلمات المفتاحية
forest management/forest conservation, procedural matters, public forest, land-use planning

أين تقرؤه

النص

نص القانون نفسه، مادةً مادة، كما هو محفوظ. لكل مادة رابطها.

  1. VENDIM Nr. 888, datë 27.12.2022 PËR RASTET E DHËNIES NË PËRDORIM DHE PËR NDRYSHIMIN E KATEGORISË SË PËRDORIMIT, PROCEDURAT DHE DOKUMENTACIONI PËRKATËS PËR NDRYSHIMET E SIPËRFAQEVE DHE PAKËSIMIN NË VOLUM NGA FONDI PYJOR KOMBËTAR APO ZGJERIMIN E TYRE Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të pikës 4, të nenit 5, të ligjit nr. 57/2020, “Për pyjet”, me propozimin e Ministrit të Turizmit dhe Mjedisit, Këshilli i Ministrave VENDOSI: I. DISPOZITA TË PËRGJITHSHME 1. Objekti i këtij vendimi është përcaktimi i: a) procedurave për rastet e dhënies në përdorim dhe për ndryshimin e kategorisë së përdorimit të fondit pyjor kombëtar; b) dokumentacionit përkatës për ndryshimet e sipërfaqeve pyjore dhe pakësimin në volum nga fondi pyjor kombëtar apo zgjerimin e tyre. 2. Për qëllim të këtij vendimi, kanë kuptimin termat e mëposhtëm: a) “Dhënie në përdorim”, procesi i kalimit të së drejtës së përdorimit të fondit pyjor te palët e treta, mbështetur në aktet ligjore në fuqi; b) “Ndryshimi i kategorisë së përdorimit dhe/ose heqja nga fondi pyjor”, procesi i tjetërsimit të kategorisë së përdorimit të sipërfaqes pyjore, pas miratimit nga organi përgjegjës për ushtrimin e veprimtarisë; c) “Pakësimi në volum”, heqja e volumit drusor mbi atë sipërfaqe pyjore, ku do të ushtrohet veprimtaria e miratuar; ç) “Infrastrukturë pyjore” ka kuptimin, sipas përkufizimit të përcaktuar në ligjin nr. 57/2020, “Për pyjet”; d) Regjistri Kombëtar i Fondit Pyjor ka kuptimin, sipas përkufizimit të dhënë në ligjin nr. 57/2020, “Për pyjet”, dhe në përputhje me përcaktimet e vendimit nr. 171, datë 18.3.2022, të Këshillit të Ministrave, “Për ngritjen e bazës së të dhënave për Regjistrin Kombëtar të Fondit Pyjor dhe Regjistrin e Fondit Kullosor, përcaktimin e strukturës, kritereve teknike për evidentimin dhe pasqyrimin e gjendjes dhe të ndryshimeve, mënyrës së mbajtjes së të dhënave në nivel vendor, rajonal e qendror, informacionit që duhet regjistruar, si dhe të afateve të përgatitjes e raportimit nga administratorët ose pronarët e pyjeve”. II. PROCEDURA PËR NDRYSHIMIN E SIPËRFAQEVE DHE PAKËSIMIN NË VOLUM NGA FONDI PYJOR KOMBËTAR APO ZGJERIMIN E TYRE, PËR RASTIN E NDRYSHIMIT TË KATEGORISË SË PËRDORIMIT 1. Personi fizik ose juridik, që kërkon të kryejë procedurën për ndryshimin e kategorisë së përdorimit dhe pakësimin në volum të një sipërfaqeje nga fondi pyjor kombëtar, bën kërkesën nëpërmjet portalit qeveritar e-Albania. a) Kërkesa arkivohet elektronikisht në dosjen elektronike të krijuar si modul (backend) në Regjistrin Kombëtar të Fondit Pyjor; b) Kërkesa bëhet sipas formularit të aplikimit, në ankesin nr. 1, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij; c) Rolet e institucioneve të përcaktuara në këtë procedurë janë në aneksin nr. 2, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij. 2. Struktura përgjegjëse për pyjet në ministri, brenda 20 (njëzet) ditëve pune nga data e paraqitjes së kërkesës, shqyrton kërkesën dhe dokumentacionin e depozituar nga kërkuesi, si dhe verifikon nëse dokumentacioni është depozituar i plotë, sipas pikës 2, të kreut III, të këtij vendimi. 3. Në rast se gjatë shqyrtimit të dokumentacionit, struktura përgjegjëse për pyjet pranë ministrisë, konstaton se dokumentacioni i depozituar, sipas pikës 2, të kreut III , nuk është i plotë apo nuk është sipas formatit të kërkuar, njofton nëpërmjet portalit qeveritar e-Albania kërkuesin për plotësimin e dokumentacionit dhe të metave të konstatuara, brenda 30 (tridhjetë) ditëve pune nga dita e njoftimit. 4. Mosplotësimi i dokumentacionit të kërkuar brenda afatit të përcaktuar në pikën 3, të këtij kreu, përbën shkak për mospranimin e kërkesës. Kërkuesi njoftohet nëpërmjet portalit qeveritar e-Albania për arsyet e refuzimit, si dhe për të drejtën e ankimimit në përputhje me legjislacionin në fuqi për ankimimet administrative. Procedurat për të njëjtën kërkesë fillojnë nga e para. 5. Struktura përgjegjëse për pyjet në ministri, nëse vlerëson se dokumentacioni është i plotë, sipas pikës 2, të kreut III, të këtij vendimi, dhe është në përputhje me rastet e përcaktuara në pikën 14, të këtij kreu, përcjell kërkesën për hartimin e raportit tekniko-ekonomik dhe dhënien e dakordësisë, njësisë së vetëqeverisjes vendore, kur sipërfaqja pyjore, objekt i ndryshimit të kategorisë së përdorimit, është në pronësi të saj ose në pronësi private. 6. Njësia e vetëqeverisjes vendore, brenda 30 (tridhjetë) ditëve nga data e administrimit të kërkesës, përcjell pranë ministrisë përgjegjëse për pyjet raportin tekniko-ekonomik së bashku me vendimin e Këshillit Bashkiak, i cili jep pëlqimin ose jo për vazhdimin e procedurës së ndryshimit të kategorisë së përdorimit të sipërfaqes pyjore në pronësi të saj ose private. 7. Agjencia shtetërore përgjegjëse për pyjet bën vlerësimin e saktësisë së raportit tekniko ekonomik, sipas informacionit të regjistrit kombëtar të fondit pyjor dhe sistemit ALFIS dhe e përcjell këtë vlerësim në ministri, brenda 10 (dhjetë) ditëve pune. 8. Nëse vendimi i këshillit bashkiak shprehet kundër procedurës së ndryshimit të kategorisë së përdorimit së sipërfaqes pyjore, atëherë struktura përgjegjëse për pyjet në ministri, brenda 10 (dhjetë) ditëve pune nga marrja dijeni e këtij vendimi, njofton kërkuesin dhe ndërpret menjëherë procedurën. Kërkuesi njoftohet nëpërmjet portalit qeveritar e-Albania për arsyet e refuzimit, si dhe për të drejtën e ankimimit në përputhje me legjislacionin në fuqi për ankimimet administrative. 9. Struktura përgjegjëse për pyjet në ministri, pasi administron dakordësinë respektive, sipas pikës 6, dhe vlerësimin sipas pikës 7, të këtij kreu, brenda 10 (dhjetë) ditëve pune, përgatit urdhrin e ministrit, për ndryshimin e kategorisë së përdorimit (heqje/shtesa) të sipërfaqes nga/në fondin pyjor, në rastin kur sipërfaqja është më e vogël se 1 ha, sipas përcaktimit në shkronjën “a”, të pikës 4, të nenit 5, të ligjit 57/2020, “Për pyjet”, i cili i dorëzohet kërkuesit nëpërmjet sportelit të shërbimit, jo më vonë se 15 (pesëmbëdhjetë) ditë pune nga data e nënshkrimit të tij. 10. Në rastin kur kërkesa për ndryshimin (heqje/shtesa) të sipërfaqeve nga/në fondin pyjor kombëtar është për sipërfaqe mbi 1 ha, sipas përcaktimit të bërë në shkronjën “b”, të pikës 4, të nenit 5, të ligjit nr. 57/2020, “Për pyjet”, si dhe për sipërfaqe mbi 10 ha, të përcaktuar në shkronjën “c”, të pikës 4, të nenit 5, të po këtij ligji, ndiqet e njëjta procedurë, përcaktuar në kreun III, të këtij vendimi, dhe ministria përgatit aktin e miratimit, vendim të Këshillit të Ministrave ose ligj të veçantë. 11. Pas miratimit të ndryshimit të kategorisë së përdorimit të sipërfaqes nga fondi pyjor kombëtar, ndiqet procedura e mëposhtme: a) Struktura përgjegjëse për pyjet në bashkinë përkatëse kryen përditësimin në regjistrin kombëtar të pyjeve dhe përcjell të dhënat pranë agjencisë shtetërore përgjegjëse për pyjet; b) Agjencia Shtetërore e Kadastrës bën çregjistrimin nga kategoria tokë e zënë pyll dhe e regjistron në kategorinë e re të përdorimit. 12. Sipërfaqja që hiqet nga fondi pyjor publik, sipas këtij vendimi, kalon në një kategori tjetër përdorimi, por në çdo rast mbetet në pronësi publike. 13. Brenda 10 (dhjetë) ditëve pune nga data e miratimit të aktit ligjor për ndryshimin e kategorisë së përdorimit, sipas përcaktimeve përkatëse të shkronjave “a”, “b” dhe “c”, të pikës 4, të nenit 5, të ligjit nr. 57/2020, “Për pyjet”, subjekti kërkues kryen pagesën mbi vlerën e sipërfaqes pyjore të hequr apo të infrastrukturës pyjore të tjetërsuar: a) në llogarinë bankare të bashkisë kur sipërfaqja pyjore është pronë publike; b) në llogarinë bankare të pronarit privat, në rastin kur sipërfaqja pyjore është në pronësi private. 14. Procedura e ndryshimit të kategorisë së përdorimit të sipërfaqes pyjore kryhet kur mbi këtë sipërfaqe miratohen veprimtari, që kërkohen nga subjekte juridike ose fizikë apo nga organet e vetëqeverisjes vendore, të cilat tjetërsojnë kategorinë e përdorimit të sipërfaqes pyjore, për rastet e mëposhtme: a) Kthimin në truall, për zgjerimin e vijës kufizuese të ndërtimit dhe të shtrirjes territoriale të periferisë së qytetit apo të qendrave të banuara në zonat rurale; b) Ndërtimin e strukturave akomoduese në funksion të sipërmarrjes turistike dhe të veprimtarisë së agroturizmit; c) Ndërtimin e rrugëve automobilistike apo hekurudhore; ç) Shpimin dhe shfrytëzimin e puseve të naftës e të gazit; d) Veprimtarinë minerare e gjeologjike; dh) Aeroporte dhe struktura të telekomunikacionit; e) Qëllime të strukturave ushtarake; ë) Qendra industriale dhe aktivitete me natyrë industriale dhe ose energjetike; f) Për qëllime të tjera publike, për rastet e përcaktuara në nenin 25, të ligjit nr. 57/2020, “Për pyjet”. 15. Përjashtohen nga kjo procedurë, projektet e ndërtimit të infrastrukturave lineare si rrugë, linja të transmetimit ajror, apo nëntokësore të energjisë elektrike, tubacionet apo kanalet e devijacionit, për HEC-e, panele diellore, impiante eolike, fotovoltaike, të naftës, të gazit, të telekomunikacionit, si dhe teleferikët, të cilat në përputhje me projektet e miratuara kërkojnë për çdo trase të pastruar nga vegjetacioni me gjerësi më të vogël se 10 m, për efekt kadastral, bëhet vetëm zvogëlim në volum, por jo në sipërfaqe, sipas legjislacionit në fuqi. III. DOKUMENTACIONI I NEVOJSHËM NDRYSHIMIN E SIPËRFAQEVE DHE PAKËSIMIN NË VOLUM NGA FONDI PYJOR KOMBËTAR APO ZGJERIMIN E TYRE, PËR RASTIN E NDRYSHIMIT TË KATEGORISË SË PËRDORIMIT 1. Dokumentacioni i përcaktuar më poshtë, në pikën 2, të këtij kreu, hartohet dhe përshtatet në funksion të portalit qeveritar e-Albania nga struktura përgjegjëse për pyjet në ministri, në bashkëpunim me Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit. 2. Kërkesa shoqërohet me dokumentacionin, si më poshtë vijon: a) Lejen e veprimtarisë të lëshuar nga institucioni qendror shtetëror, që mbulon veprimtarinë, sipas pikës 1, të kreut III, të këtij vendimi; b) Aktin e miratimit mjedisor, VNM/leje mjedisore; c) Planimetrinë e sipërfaqes së kërkuar në hartë topografike të digjitalizuar dhe të gjeoreferuar me shkallë 1:10000, në formatin “jpg” dhe në formatin “dwg” ose në formatin “shapefile”, ku të jenë evidentuar elementet kryesorë si kufijtë natyrorë, relievi, objektet eventualë, ngastrat pyjore që preken nga aktiviteti, së bashku me të dhënat kadastrale, si dhe çdo planimetri tjetër në shkallë më të detajuar, hartuar konform kërkesave të studimit apo projektit; ç) Raportin tekniko-ekonomik, të hartuar nga struktura përgjegjëse për pyjet në bashki, për pyjet në administrim të njësive të vetëqeverisjes vendore dhe pyjet private; d) Miratimin me shkrim për vazhdimin e procedurave të ndryshimit të kategorisë së përdorimit të fondit pyjor kombëtar nga ana e këshillit bashkiak, brenda territorit administrativ të të cilit është sipërfaqja pyjore publike, si dhe për sipërfaqen pyjore në pronësi private, e cila do t’i nënshtrohet procedurave të ndryshimit të kategorisë së përdorimit (pakësim/shtesë), si dhe verifikimin e ligjshmërisë nga prefekti, në përputhje me legjislacionin në fuqi; dh) Tarifën e shërbimit, në vlerën prej 20 000 (njëzet mijë) lekësh. Tarifa e shërbimit paguhet në llogarinë bankare të ministrisë, në kohën e paraqitjes së kërkesës dhe është e pakthyeshme edhe, nëse kërkesa nuk miratohet. IV. DISPOZITA KALIMTARE DHE TË FUNDIT 1. Deri në funksionimin e shërbimit, të përcaktuar në pikën 1, të kreut II, të këtij vendimi, përfshirë këtu edhe rregullimet e parashikuara në vendimin nr. 171, datë 18.3.2022, të Këshillit të Ministrave, “Për ngritjen e bazës së të dhënave për Regjistrin Kombëtar të Fondit Pyjor dhe Regjistrin e Fondit Kullosor, përcaktimin e strukturës, kritereve teknike për evidentimin dhe pasqyrimin e gjendjes dhe të ndryshimeve, mënyrës së mbajtjes së të dhënave në nivel vendor, rajonal e qendror, informacionit që duhet regjistruar, si dhe të afateve të përgatitjes e raportimit nga administratorët ose pronarët e pyjeve”, në përputhje me kërkesat e këtij vendimi, shërbimi do të ofrohet nëpërmjet një sistemi fundor të qendërzuar (Sistemi i Menaxhimit të Aplikimeve), nëpërmjet portalit qeveritar e-Albania. 2. Për kërkesat e dorëzuara, përpara hyrjes në fuqi të këtij vendimi, zbatohet procedura e parashikuar në vendimin nr. 1353, datë 10.10.2008, të Këshillit të Ministrave, “Për rregullat për paraqitjen e kërkesës, mbajtjen dhe plotësimin e dokumentacionit teknik, kriteret dhe procedurat e zvogëlimit të sipërfaqes dhe të vëllimit të fondit pyjor”, të ndryshuar. 3. Vendimi nr. 1353, datë 10.10.2008, i Këshillit të Ministrave, “Për rregullat për paraqitjen e kërkesës, mbajtjen dhe plotësimin e dokumentacionit teknik, kriteret dhe procedurat e zvogëlimit të sipërfaqes dhe të vëllimit të fondit pyjor”, të ndryshuar, shfuqizohet. 4. Ngarkohen Ministria e Turizmit dhe Mjedisit, Agjencia Kombëtare e Pyjeve, Agjencia Shtetërore e Kadastrës, Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit dhe njësitë e vetëqeverisjes vendore për zbatimin e këtij vendimi. Ky vendim hyn në fuqi pas botimit ne Fletoren Zyrtare. KRYEMINISTËR Edi Rama

Decision no. 888, dated 27 December 2022 for the cases of putting into use and for changing the category of use, procedures and relevant documentation for surface changes and reduction in volume from the national forest fund or their expansion · Nelum