Decision No. 882 dated 12.8.2009 removing from the forestry and pasture fund several areas of the forestry economies of Shkoder and Lezhe
صدر في 2009-08-12 · النص بتاريخ 2026-10-01
القانون العام والإرشادات الرسمية منشورة بوصفها أبحاثاً. ليست مشورة قانونية أو ضريبية أو مالية.
البحث نفسه مكتوب بالإنجليزية. العناوين والوسوم مترجمة؛ أما النتائج والاقتباسات فغير مترجمة.
عن هذا القانون
- العنوان الأصلي
- Vendim Nr.882, datë 12.8.2009 për heqjen nga fondi pyjor dhe kullosor të disa sipërfaqeve, përkatësisht, në ngastrat e ekonomive pyjore të qarkut shkodër e lezhë, që do të përdoren nga ost, sha-ja, për ndërtimin e linjës 400 kv podgoricë-tiranë.
- اللغة
- Albanian
- النوع
- لائحة
- المنظمة
- European Union
- الدولة
- ألبانيا
- الموضوعات
- Forestry
- الكلمات المفتاحية
- agro-forestry, forest management/forest conservation
أين تقرؤه
لا يوجد رابط مصدر مسجل لهذا القانون.
النص
نص القانون نفسه، مادةً مادة، كما هو محفوظ. لكل مادة رابطها.
VENDIM Nr.882, datë 12.8.2009 PËR HEQJEN NGA FONDI PYJOR DHE KULLOSOR TË DISA SIPËRFAQEVE, PËRKATËSISHT, NË NGASTRAT E EKONOMIVE PYJORE TË QARKUT SHKODËR E LEZHË, QË DO TË PËRDOREN NGA OST, SHA-JA, PËR NDËRTIMIN E LINJËS 400 KV PODGORICË-TIRANË Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të shkronjës “b” të pikës 1 të nenit 17 të ligjit nr.9385, datë 4.5.2005 “Për pyjet dhe shërbimin pyjor”, të ndryshuar, me propozimin e Ministrit të Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës dhe të Ministrit të Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave, Këshilli i Ministrave VENDOSI: 1. Sipërfaqet, në ngastrat e ekonomisë pyjore, në zonat kadastrale nr.2624, nr.3148, nr.2363 e nr.2707, në qarkun e Shkodrës, gjithsej, 1496 (një mijë e katërqind e nëntëdhjetë e gjashtë) m2 , sipërfaqet në ngastrat e ekonomisë pyjore, në pasuritë me numra kadastralë K-34-76 (232-C), K-34-76-(248-A), K-34-76-(248-C), K-34-88-(8-A), K-34-88-(8-C), nr.1458, K-34 88-(24-A), K-34-88-(24-C), K-34-88-(40-A), K-34-88-(40-C), K-34-88-(56-A), K-34-88-(56 C), K-34-88-(72-A), K-34-88-(72-D), K-34-88-(88-B), nr.1624, K-34-76-(118-D), K-34-76 (134-A), nr.2660, K-34-76-(150-C), nr.2886, nr.2203, nr.1875, K-34-76-(166-D), K-34-76 (182-B), K-34-76-(183-A), K-34-76-(183-C), K-34-76-(199-A), K-34-76-(199-D), K-34-76 (215-B), K-34-76-(215-D), K-34-76-(231-B), K-34-76-(232-A), në qarkun e Lezhës, gjithsej 8212.7 (tetë mijë e dyqind e dymbëdhjetë, presje shtatë) m2, të cilat do të përdoren nga OST, sh.a., për ndërtimin e linjës 400 KV Podgoricë-Tiranë, të hiqen nga fondi pyjor dhe kullosor dhe Kadastra Kombëtare e Pyjeve dhe Kullotave, sipas tabelave 1, 2, 3, 4, 5, 6, 7, 8, 9, 10, 11, 12, 13, 14 e 15 dhe hartave përkatëse, që i bashkëlidhen këtij vendimi. 2. Zyrat e regjistrimit të pasurive të paluajtshme, pas përcaktimit në terren dhe në hartë të kufijve të rinj të fondit pyjor dhe kullosor kombëtar, që rezultojnë nga heqja e sipërfaqeve të këtyre ngastrave, të përcaktuara në pikën 1 të këtij vendimi, të bëjnë çregjistrimin e tyre nga kategoria “toka të zëna, kullotë” dhe “toka të zëna, pyll” dhe t’i regjistrojnë në sipërfaqe joproduktive, për vendosjen e shtyllave, pjesë të linjës së interkonjeksionit 400 KV Podgoricë-Tiranë, në përputhje me vendimin nr.1353, datë 10.10.2008 të Këshillit të Ministrave “Për rregullat për paraqitjen e kërkesës, mbajtjen dhe plotësimin e dokumentacionit teknik, kriteret dhe procedurat e zvogëlimit të sipërfaqes dhe të vëllimit të fondit pyjor”. 3. Vlera e këtyre sipërfaqeve pyjore dhe kullosore të paguhet nga OST, sh.a., sipas lidhjes nr.4, që i bashkëlidhet vendimit nr.391, datë 21.6.2006 të Këshillit të Ministrave “Për përcaktimin e tarifave në sektorin e pyjeve dhe kullotave”. 4. Ngarkohen Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Ministria e Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave dhe kryeregjistruesi i Pasurive të Paluajtshme të Republikës së Shqipërisë për zbatimin e këtij vendimi. Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare. KRYEMINISTRI Sali Berisha