Decision no. 833, dated 28 December 2023 on the approval of the Mat water basin management plan 2024-2029
صدر في 2023-12-28 · النص بتاريخ 2026-10-01
القانون العام والإرشادات الرسمية منشورة بوصفها أبحاثاً. ليست مشورة قانونية أو ضريبية أو مالية.
البحث نفسه مكتوب بالإنجليزية. العناوين والوسوم مترجمة؛ أما النتائج والاقتباسات فغير مترجمة.
عن هذا القانون
- العنوان الأصلي
- Vendim nr. 833, datë 28.12.2023 për miratimin e planit të menaxhimit të basenit ujor Mat 2024-2029.
- اللغة
- Albanian
- النوع
- policy
- الدولة
- ألبانيا
- الموضوعات
- Water
- الكلمات المفتاحية
- climate change, coastal zone management, inland waters, monitoring, policy/planning, risk assessment/management, water resources management, waterworks, flood, freshwater pollution, hazards, surface water, water abstraction, pollution control, effluent waste water/discharge
أين تقرؤه
النص
نص القانون نفسه، مادةً مادة، كما هو محفوظ. لكل مادة رابطها.
VENDIM Nr.833, datë 28.12.2023 PËR MIRATIMIN E PLANIT TË MENAXHIMIT TË BASENIT UJOR MAT 2024-2029 Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të shkronjës “d”, të pikës 2, të nenit 8, të ligjit nr.111/2012, “Për menaxhimin e integruar të burimeve ujore”, të ndryshuar, dhe në vijim të pikës 23, të kreut 3, të shtojcës II, të vendimit nr.1015, datë 16.12.2020, të Këshillit të Ministrave, “Për përmbajtjen, zhvillimin dhe zbatimin e Strategjisë Kombëtare të Menaxhimit të Burimeve Ujore, të planeve të menaxhimit të baseneve ujore dhe planeve të menaxhimit të rrezikut nga përmbytjet”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave VENDOSI: 1. Miratimin e Planit të Menaxhimit të Basenit Ujor Mat 2024-2029, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij. 2. Zbatimi i Planit të Menaxhimit të Basenit Ujor Mat 2024-2029 fillon në vitin 2024. 3. Ngarkohen organet përgjegjëse për administrimin dhe menaxhimin e burimeve ujore dhe të gjitha institucionet e përmendura në tekstin e këtij plani për zbatimin e këtij vendimi. Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare. KRYEMINISTËR Edi Rama Plani i Menaxhimit të Basenit Ujor për Basenin e Lumit Mat 2024-2029 Raporti Kryesor Faqe | i LISTA E SHKURTESAVE ADA/ADC AGJENCIA AUSTRIAKE PËR ZHVILLIM/BASHKËPUNIMI AUSTRIAK PËR ZHVILLIM AKB AGJENCIA KOMBËTARE E BREGDETIT TUA TRUP UJOR ARTIFICIAL AK AUTORITETI KOMPETENT TUA TRUP UJOR ARTIFICIAL AMBU AGJENCIA PËR MENAXHIMIN E BURIMEVE UJORE VKM VENDIM I KËSHILLIT TË MINISTRAVE ZMUP ZONË E MBROJTUR E UJIT TË PIJSHËM KE KOMISIONI EVROPIAN OM OBJEKTIVI MJEDISOR SCM STANDARDI I CILËSISË SË MJEDISIT DSCM DIREKTIVA EVROPIANE E STANDARDEVE TË CILËSISË SË MJEDISIT RP REZULTATET E PRITSHME ERRU ENTI RREGULLATOR I SEKTORIT TË FURNIZIMIT ME UJË DHE LARGIMIT E PËRPUNIMIT TË UJËRAVE TË NDOTURA (ENTI RREGULLATOR SHQIPTAR) BE BASHKIMI EVROPIAN EUSIWM MBËSHTETJA E BE-SË PËR MENAXHIMIN E INTEGRUAR TË BURIMEVE UJORE EUSWAM MBËSHTETJA E BE-SË PËR SHËRBIMET E MENAXHIMIT DHE TRAJTIMIT TË UJËRAVE TË NDOTURA DP DIREKTIVA E BE-SË PËR PËRMBYTJET DUN DIREKTIVA E BE-SË PËR UJËRAT NËNTOKËSORE QSH QEVERIA SHQIPTARE TUN TRUP UJOR NËNTOKËSOR ETVUN EKOSISTEM TOKËSOR I VARUR NGA UJËRAT NËNTOKËSORE Faqe | ii TUTM TRUP UJOR TEPËR I MODIFIKUAR IPA INSTRUMENTI I ASISTENCËS SË PARAANTARËSIMIT PZ-JA E PMBU-SË PLANI I ZBATIMIT TË PMBU-SË NJZ NJËSIA ZBATUESE MIBU MENAXHIMI I INTEGRUAR I BURIMEVE UJORE LMIBU LIGJI PËR MENAXHIMIN E INTEGRUAR TË BURIMEVE UJORE - LIGJI NR. 111/2012 MBZHR MINISTRIA E BUJQËSISË DHE ZHVILLIMIT RURAL PVM PRURJA VJETORE MESATARE MTM MINISTRIA E TURIZMIT DHE MJEDISIT MFE MINISTRIA E FINANCAVE DHE EKONOMISË MIE MINISTRIA E INFRASTRUKTURËS DHE ENERGJISË DN DIREKTIVA E BE-SË PËR NITRATET - 91/676/KEE AKM AGJENCIA KOMBËTARE E MJEDISIT PKIE PLANI KOMBËTAR PËR INTEGRIMIN EVROPIAN; ZNLU ZONË E NDJESHME NDAJ LËNDËVE USHQYESE ZNN ZONË E NDJESHME NDAJ NITRATEVE KKU KËSHILLI KOMBËTAR I UJIT KKBU KADASTRA KOMBËTARE E BURIMEVE UJORE PIM PROGRAMI I MASAVE (TERMINOLOGJI E DKU-SË) KM KRYEMINSITRIA BU BASEN UJOR KBU KËSHILLI I BASENIT UJOR R(A)BU RAJONI (AUTORITETI) I BASENIT UJOR MBU MENAXHIMI I BASENIT UJOR Faqe | iii PMBU PLANI I MENAXHIMIT TË BASENIT UJOR ZMURL ZONË E MBROJTUR E UJËRAVE REKREATIVE DHE TË LARJES PST PROCEDURAT STANDARDE TEKNIKE (TË AMBU-T) SQKU SISTEMI I QËNDRUESHËM I KULLIMIT URBAN TUS TRUPAT UJORË SIPËRFAQËSORË TER TERMAT E REFERENCËS DTUNU DIREKTIVA E BE-SË PËR TRAJTIMIN E UJËRAVE TË NDOTURA URBANE UDP UJË I DISPONUESHËM PËR PËRDORIM (NGA SUBJEKTET) ZMBU ZYRA E MENAXHIMIT TË BASENEVE UJORE DKU DIREKTIVA KUADËR E UJIT – 2000/60/KE ERRU ENTI RREGULLATOR I UJIT ITU IMPIANTI I TRAJTIMIT TË UJIT (UJËSJELLËSI PUBLIK) ITUN IMPIANTI I TRAJTIMIT TË UJËRAVE TË NDOTURA Faqe | iv KONTRIBUESIT Projekti EUSIWM i zbatuar nga Agjencia Austriake për Zhvillim (ADA) Ekspertiza teknike u ofrua nga Ekspertë Kombëtarë dhe Ndërkombëtarë, të kontraktuar nga ADA. Menaxhimi, Koordinimi dhe Mbikëqyrja e Projektit u mundësuan nga Ekipi i Projektit EUSIWM/ADA dhe nga përfaqësues të AMBU-së. Grupi Ekspert i Menaxhimit të Basenit Ujor (GE-ja e MBU-së) Bazuar në Urdhrin e Kryeministrit Nr. 24, datë 09.02.2021 “Për ngritjen e grupit ndërinstitucional të punës për hartimin e paketës ligjore në fushën e menaxhimit të burimeve ujore”, janë krijuar dy grupe ndërinstitucionale pune për burimet ujore (për çështjet ligjore dhe çështjet që lidhen me menaxhimin e basenit ujor). Këto grupe drejtohen nga AMBU dhe përfaqësojnë palët kryesore të interesit në fushën e burimeve ujore: Ministrinë e Turizmit dhe Mjedisit (MTM), Ministrinë e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural (MBZhR), Ministrinë e Financës dhe Ekonomisë (MFE), Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë (MIE), Ministrinë e Mbrojtjes (MM), Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale (MShMS) së bashku me Institutin e Shëndetit Publik (IShP) dhe Njësitë Vendore të Kujdesit Shëndetësor (NjVKSh) që monitorojnë cilësinë e ujit të pijshëm dhe ujërave të larjes, Agjencinë Kombëtare të Mjedisit (AKM), Shërbimin Gjeologjik Shqiptar (ShGjSh), dhe Agjencinë Kombëtare për Mbrojtjen Civile (AKMC). Puna tejet e koordinuar dhe efikase e këtyre grupeve nën kujdesin e AMBU-së është thelbësore për zbatimin e këtij dokumenti dhe trajtimin e sfidave kryesore të sektorit, përfshi zhvillimin e monitorimit të burimeve ujore sipas standardeve të kërkuara. AMBU po udhëheq MIBU-në dhe zbatimin e menaxhimit të basenit ujor, po kryeson grupin e punës për çështjet ligjore dhe atë për çështjet eksperte të MBU-së, si dhe po drejton procesin e vendimmarrjes. Faqe | i Përmbajtja PËRMBAJTJA 1. OBJEKTIVAT, ADMINISTRIMI DHE KOORDINIMI ...................................... 1-1 1.1 Objektivat ............................................................................................................................................. 1-1 1.2 Statusi Ligjor i Autoritetit Kompetent ........................................................................................ 1-2 1.3 Marrëveshjet administrative ......................................................................................................... 1-2 1.4 Koordinimi i autoritetit Kompetent dhe Marrëdhëniet Institucionale ............................ 1-3 1.5 Struktura e Përgjithshme e Kuadrit të PMBU-së dhe Dokumentacionit ....................... 1-8 Komponentët Parësorë ..................................................................................................1-8 Komponentët Dytësorë ..................................................................................................1-8 Elementet Mbështetëse .................................................................................................1-9 Ilustrimi i Kuadrit të Raportimit të PMBU-së .........................................................1-9 2. MASAT E KONSULTIMIT ME EKSPERTËT DHE PUBLIKUN ....................... 2-1 2.1 Konteksti Ligjor .................................................................................................................................. 2-1 Shqipëria .............................................................................................................................2-1 Bashkimi Evropian ...........................................................................................................2-1 2.2 Masat Kryesore të Konsultimit për Basenin Ujor të Matit .................................................. 2-1 Deklarata e Konsultimit .................................................................................................2-1 Përmbledhja e Problematikave Kryesore të Menaxhimit të Ujërave (PKMU) 2-2 Draft Plani i Menaxhimit të Basenit ujor .................................................................2-2 Takime me publikun, fushata prezantimi dhe trajnime ....................................2-2 Plani Përfundimtar i Menaxhimit të Baseneve Ujore ..........................................2-3 3. OBJEKTIVAT MJEDISORE PËR BASENIN UJOR ............................................ 3-1 3.1 Vështrim i përgjithshëm ................................................................................................................. 3-1 Shqipëria .............................................................................................................................3-1 Bashkimi Evropian ...........................................................................................................3-1 3.2 Koncepti i Statusit të Trupit Ujor ................................................................................................. 3-1 Statusi Ekologjik...............................................................................................................3-1 Statusi Kimik .....................................................................................................................3-2 Statusi Sasior ....................................................................................................................3-2 Nivelet e Statusit .............................................................................................................3-2 3.3 Objektivat Mjedisore për Trupat Ujorë Sipërfaqësorë ......................................................... 3-4 Kushtet e Referencës për Elementet e Cilësisë Biologjike ...............................3-4 Kushtet e Referencës për Elementet e Cilësisë së Përgjithshme Fiziko kimike ...............................................................................................................................................3-4 Kushtet referencë për substancat prioritare dhe disa ndotës të tjerë ........3-5 Kushtet Referencë për “Ndotësit e Tjerë Specifikë për Basenin Ujor” ........3-5 Kushtet Referencë për Prurjen Mjedisore ...............................................................3-6 Kushtet Referencë për Regjimin e Prurjes .............................................................3-7 Kushtet Referencë për TUTM-të dhe TUA-të .........................................................3-7 Ndikimet Hidromorfologjike të Hidrocentraleve dhe Shpallja e TUTM-së ..3-8 Format e Tjera të TUTM-ve dhe TUA-ve .............................................................. 3-10 Përcaktimi i Statusit Përfundimtar të Trupave Ujorë Sipërfaqësorë 3-10 3.4 Objektivat Mjedisore për Trupat Ujorë Nëntokësorë ......................................................... 3-11 Kushtet Referencë për Sasinë e Ujërave Nëntokësore .................................. 3-11 Kushtet e Referencës për Cilësinë e Ujërave Nëntokësore .......................... 3-12 1. OBJEKTIVAT, ADMINISTRIMI DHE KOORDINIMI ...................................................................... 1-1 1.1 Objektivat ...................................................................................................................................... 1-1 1.2 Statusi Ligjor i Autoritetit Kompetent ........................................................................................... 1-2 1.3 Marrëveshjet administrative ........................................................................................................ 1-2 1.4 Koordinimi i autoritetit Kompetent dhe Marrëdhëniet Institucionale ......................................... 1-3 1.5 Struktura e Përgjithshme e Kuadrit të PMBU-së dhe Dokumentacionit ...................................... 1-8 Komponentët Parësorë ............................................................................................................ 1-8 Komponentët Dytësorë ............................................................................................................ 1-8 Elementet Mbështetëse ........................................................................................................... 1-9 Ilustrimi i Kuadrit të Raportimit të PMBU-së ............................................................................ 1-9 2. MASAT E KONSULTIMIT ME EKSPERTËT DHE PUBLIKUN .......................................................... 2-1 2.1 Konteksti Ligjor ............................................................................................................................. 2-1 Shqipëria ................................................................................................................................... 2-1 Bashkimi Evropian .................................................................................................................... 2-1 2.2 Masat Kryesore të Konsultimit për Basenin Ujor të Matit ............................................................ 2-1 Deklarata e Konsultimit ............................................................................................................ 2-1 Përmbledhja e Problematikave Kryesore të Menaxhimit të Ujërave (PKMU) ......................... 2-2 Draft Plani i Menaxhimit të Basenit ujor .................................................................................. 2-2 Takime me publikun, fushata prezantimi dhe trajnime ........................................................... 2-2 Plani Përfundimtar i Menaxhimit të Baseneve Ujore ............................................................... 2-3 3. OBJEKTIVAT MJEDISORE PËR BASENIN UJOR ........................................................................... 3-1 3.1 Vështrim i përgjithshëm ................................................................................................................ 3-1 Shqipëria ................................................................................................................................... 3-1 Bashkimi Evropian .................................................................................................................... 3-1 3.2 Koncepti i Statusit të Trupit Ujor .................................................................................................. 3-1 Statusi Ekologjik ........................................................................................................................ 3-1 Statusi Kimik ............................................................................................................................. 3-2 Statusi Sasior ............................................................................................................................ 3-2 Nivelet e Statusit ...................................................................................................................... 3-2 3.3 Objektivat Mjedisore për Trupat Ujorë Sipërfaqësorë ................................................................. 3-4 Kushtet e Referencës për Elementet e Cilësisë Biologjike ....................................................... 3-4 Kushtet e Referencës për Elementet e Cilësisë së Përgjithshme Fiziko-kimike ....................... 3-4 Kushtet referencë për substancat prioritare dhe disa ndotës të tjerë .................................... 3-5 Kushtet Referencë për “Ndotësit e Tjerë Specifikë për Basenin Ujor” .................................... 3-5 Kushtet Referencë për Prurjen Mjedisore ................................................................................ 3-6 Kushtet Referencë për Regjimin e Prurjes ................................................................................ 3-7 Kushtet Referencë për TUTM-të dhe TUA-të ........................................................................... 3-7 Ndikimet Hidromorfologjike të Hidrocentraleve dhe Shpallja e TUTM-së ............................... 3-8 Format e Tjera të TUTM-ve dhe TUA-ve................................................................................. 3-10 Përcaktimi i Statusit Përfundimtar të Trupave Ujorë Sipërfaqësorë ...................................... 3-10 3.4 Objektivat Mjedisore për Trupat Ujorë Nëntokësorë ................................................................. 3-11 Kushtet Referencë për Sasinë e Ujërave Nëntokësore .......................................................... 3-11 Kushtet e Referencës për Cilësinë e Ujërave Nëntokësore .................................................... 3-12 Faqe | ii Kushtet e Referencës për Ujërat Nëntokësore të Varura nga Ekosistemet Tokësore ........... 3-13 Testet e Ndara në Hapa për Statusin e Cilësisë dhe Sasisë së Ujërave Nëntokësore ............ 3-14 3.5 Objektivat Mjedisore për Zonat e Mbrojtura ............................................................................. 3-15 Zonat e përvijuara për nxjerrjen e ujit të pijshëm .................................................................. 3-16 Zonat e përvijuara për mbrojtjen e specieve ujore me rëndësi ekonomike .......................... 3-16 Trupat ujorë të përvijuar si ujëra rekreative .......................................................................... 3-17 Zonat e Ndjeshme ndaj Lëndëve Ushqyese ........................................................................... 3-17 Zonat e Shpallura për Mbrojtjen e Habitateve ose Specieve ................................................. 3-18 4. VËSHTRIM I PËRGJITHSHËM RRETH BASENIT UJOR ................................................................. 4-1 4.1 Ndarja në Nënbasene.................................................................................................................... 4-1 4.2 Klima dhe hidrometeorologjia ...................................................................................................... 4-1 Klima dhe meteorologjia .......................................................................................................... 4-2 Hidrologjia ................................................................................................................................ 4-2 Përmbledhja e Bilancit Ujor të Basenit Ujor të Lumit Mat ....................................................... 4-4 Vlerësimi dhe Ndikimet e Ndryshimeve Klimatike Globale ...................................................... 4-5 Testi i Ndryshimeve Klimatike - Baseni Mat ............................................................................. 4-7 4.3 Hidrologjia dhe Ujërat Nëntokësore ............................................................................................. 4-9 Vështrim i përgjithshëm ........................................................................................................... 4-9 Formacionet dhe Veçoritë Gjeologjike ..................................................................................... 4-9 4.4 Topografia dhe Përdorimi i Tokës ............................................................................................... 4-12 Llojet Kryesore të Përdorimeve të Tokës sipas Nënbaseneve ............................................... 4-12 4.5 Njësitë Administrative Bashkiake dhe Shpërndarja e Popullsisë ................................................ 4-13 Njësitë Administrative Bashkiake dhe Popullsia .................................................................... 4-13 4.6 Përdorimet, Operacionet dhe Infrastruktura Kryesore e Ujit ..................................................... 4-14 Vështrim i përgjithshëm ......................................................................................................... 4-14 Përmbledhja e Shërbimeve të Ujit ......................................................................................... 4-14 Infrastruktura ose Aktivitetet Lidhur me Nxjerrjen e Ujit të Pijshëm .................................... 4-16 Infrastruktura ose Aktivitetet Lidhur me Trajtimin e Ujërave të Ndotura ............................. 4-17 Infrastruktura ose Aktivitetet Lidhur me Ujitjen .................................................................... 4-19 Infrastruktura ose Aktivitetet Lidhur me Hidroenergjetikën ................................................. 4-22 Infrastruktura ose Aktivitetet Lidhur me Instalimet sipas Direktivës DEI .............................. 4-22 Infrastruktura ose Aktivitetet Lidhur me Portet dhe Lundrimin ............................................ 4-23 4.7 Sistemi i Kodimit të Unifikuar për Basenet, Trupat Ujorë dhe Bazën e të Dhënave, propozuar për Shqipërinë ............................................................................................................................................ 4-24 5. PËRVIJIMI DHE KARAKTERIZIMI I TRUPAVE UJORË SIPËRFAQËSORË ........................................ 5-1 5.1 Vështrim i përgjithshëm ................................................................................................................ 5-1 Bashkimi Evropian .................................................................................................................... 5-1 5.2 Kategoritë e Trupave Ujorë Sipërfaqësorë ................................................................................... 5-1 Kategoritë e Trupave Ujorë Sipërfaqësorë ............................................................................... 5-1 Tipologjitë e Trupave Ujorë Sipërfaqësorë ............................................................................... 5-2 Tipologjia e Trupave Ujorë Sipërfaqësorë që Ndikon Përvijimin ............................................. 5-2 Presionet dhe Ndikimet e Trupit Ujor Sipërfaqësor që Ndikojnë Përvijimin ........................... 5-3 5.3 Koherenca dhe Metodologjia e Përvijimit të trupave ujorë ......................................................... 5-4 5.4 Trupat Ujorë Sipërfaqësore në Basenin Ujor të Lumit Mat .......................................................... 5-4 Trupat Ujorë Lumorë ................................................................................................................ 5-4 Trupat Ujorë Liqenorë .............................................................................................................. 5-6 Ujërat Kalimtarë ....................................................................................................................... 5-6 Faqe | iii Trupat Ujorë Bregdetarë .......................................................................................................... 5-6 Trupat Ujorë Tepër të Modifikuar dhe Trupat Ujorë Artificialë ............................................... 5-6 6. PËRVIJIMI DHE KARAKTERIZIMI I TRUPAVE UJORË NËNTOKËSORË .......................................... 6-1 6.1 Vështrim i përgjithshëm ................................................................................................................ 6-1 Shqipëria ................................................................................................................................... 6-1 Bashkimi Evropian .................................................................................................................... 6-1 6.2 Kategorizimi dhe Tipologjia e Trupave Ujorë Nëntokësorë .......................................................... 6-1 Kategoritë e Trupave Ujorë Nëntokësorë ................................................................................ 6-1 Llojet e Trupave Ujorë Nëntokësorë dhe Përvijimi Bazë .......................................................... 6-2 Përvijimi i Ndikuar nga Horizontet e Trupit Ujor Nëntokësor .................................................. 6-2 Përvijimi i Ndikuar nga Presionet dhe Ndikimet e Trupit Ujor Nëntokësor ............................. 6-3 6.3 Vlerësimet e Mëparshme të Trupave Ujorë Nëntokësorë ............................................................ 6-4 Formacionet Kryesore Hidrogjeologjike ................................................................................... 6-4 Identifikimi Paraprak i Trupave Ujorë Nëntokësorë në Shqipëri ............................................. 6-4 6.4 Trupat Ujorë Nëntokësorë në Basenin e Lumit Mat ..................................................................... 6-5 Sistemi i Rishikuar i Sistemit të Caktimit të Numrave për Trupat Ujorë Nëntokësorë ............. 6-5 Trupat Ujorë Nëntokësorë të Përvijuar në Basenin e Lumit Mat ............................................. 6-6 7. PËRVIJIMI DHE KARAKTERIZIMI I ZONAVE TË MBROJTURA ..................................................... 7-1 7.1 Vështrim i përgjithshëm ................................................................................................................ 7-1 Shqipëria ................................................................................................................................... 7-1 Bashkimi Evropian .................................................................................................................... 7-1 7.2 Zonat e Mbrojtura të Ujit të Pijshëm ............................................................................................ 7-1 Vështrim i përgjithshëm ........................................................................................................... 7-1 Zonat e Mbrojtjes së Ujit të Pijshëm në Mat ............................................................................ 7-2 7.3 Zonat e Shpallura për Speciet Ujore me Rëndësi Ekonomike ....................................................... 7-2 Vështrim i përgjithshëm ........................................................................................................... 7-2 Zonat e Mbrojtura me Rëndësi Ekonomike në Mat ................................................................. 7-3 7.4 Zonat e Përvijuara për Ujërat Rekreative dhe të Larjes ................................................................ 7-3 Vështrim i përgjithshëm ........................................................................................................... 7-3 Zonat e Mbrojtura Mjedisore pranë Ujërave Rekreative dhe të Larjes në Mat ....................... 7-4 7.5 Zonat e Përvijuara si Zona të Ndjeshme ndaj Lëndëve Ushqyese ................................................ 7-5 Vështrim i përgjithshëm ........................................................................................................... 7-5 Zonat e Ndjeshme ndaj Lëndëve Ushqyese në Mat ................................................................. 7-5 7.6 Zonat e Shpallura për Mbrojtjen e Habitateve dhe Specieve ....................................................... 7-6 Vështrim i përgjithshëm ........................................................................................................... 7-6 Zonat e Mbrojtjes së Habitatit në Mat ..................................................................................... 7-6 8. RRJETET E MONITORIMIT DHE TË DHËNAT E MBIKËQYRJES ..................................................... 8-1 8.1 Konteksti Ligjor ............................................................................................................................. 8-1 Shqipëria ................................................................................................................................... 8-1 Bashkimi Evropian .................................................................................................................... 8-1 8.2 Programi i Monitorimit të Cilësisë së Ujërave Sipërfaqësore ....................................................... 8-1 Autoriteti Kompetent ............................................................................................................... 8-1 Statusi i Rrjetit të Monitorimit të Sasisë së Ujërave Sipërfaqësore ......................................... 8-2 Statusi i Rrjetit të Monitorimit të Sasisë së Ujërave Sipërfaqësore ......................................... 8-2 8.3 Programi i Monitorimit të Cilësisë së Ujërave Sipërfaqësore ....................................................... 8-2 Autoriteti Kompetent ............................................................................................................... 8-2 Faqe | iv Rëndësia e Rrjetit të Monitorimit Mbikëqyrës të Cilësisë së Ujërave Sipërfaqësore .............. 8-2 Statusi i Rrjetit dhe të Dhënat e Monitorimit Mbikëqyrës të Cilësisë së Ujërave Sipërfaqësore8 2 Fushata e monitorimit gjatë 2019-s dhe 2022-s ...................................................................... 8-3 Vlerësimet hidromorfologjike .................................................................................................. 8-3 8.4 Programi i Monitorimit të Ujërave Nëntokësore .......................................................................... 8-4 Autoriteti Kompetent ............................................................................................................... 8-4 Rëndësia e Rrjetit të Monitorimit të Sasisë së Ujërave Nëntokësore ...................................... 8-4 Statusi dhe të Dhënat e Rrjetit të Monitorimit të Sasisë së Ujërave Nëntokësore .................. 8-4 Statusi dhe të Dhënat e Rrjetit të Monitorimit të Cilësisë së Ujërave Nëntokësore ............... 8-4 Fushata e monitorimit gjatë 2019-s ......................................................................................... 8-5 8.5 Programet e Monitorimit të Zonave të Mbrojtura ....................................................................... 8-6 Autoritetet Kompetente ........................................................................................................... 8-6 Monitorimi Kombëtar dhe Raportimi te Komisioni Evropian ................................................... 8-6 Statusi Operacional i Rrjeteve të Monitorimit të Zonave të Mbrojtura në Mat ...................... 8-7 9. PËRMBLEDHJA E STRATEGJIVE DHE PLANEVE PLOTËSUESE...................................................... 9-1 9.1 Vështrim i përgjithshëm ................................................................................................................ 9-1 Shqipëria ................................................................................................................................... 9-1 Bashkimi Evropian .................................................................................................................... 9-2 Plani i Menaxhimit të Burimeve Ujore ..................................................................................... 9-2 Plani i Menaxhimit të Riskut nga Përmbytjet ........................................................................... 9-3 Plani i Menaxhimit të Risqeve nga Thatësirat .......................................................................... 9-3 Plani i Menaxhimit të Zonave Bregdetare ................................................................................ 9-4 9.2 Menaxhimi i Burimeve Ujore në Basenin Ujor të Matit. ............................................................... 9-5 Autoriteti Kompetent dhe Masat e Koordinimit ...................................................................... 9-5 Strategjia e Burimeve Ujore ..................................................................................................... 9-5 Aktivitetet ose Skemat e Reja të Burimeve Ujore që Ndikojnë në Statusin e Trupit Ujor ....... 9-6 9.3 Menaxhimi i Riskut nga Përmbytja në Basenin Ujor të Matit ....................................................... 9-6 Autoriteti Kompetent dhe Masat e Koordinimit ...................................................................... 9-6 Përmbledhja e Historikut të Përmbytjeve ................................................................................ 9-7 Strategjia e Menaxhimit të Riskut nga Përmbytjet .................................................................. 9-7 Aktivitetet ose Skemat e Reja të Menaxhimit të Përmbytjes që Ndikojnë në Statusin e Trupit Ujor 9-8 9.4 Menaxhimi i Riskut nga Thatësira në Basenin Ujor të Matit ........................................................ 9-8 Autoriteti Kompetent dhe Masat e Koordinimit ...................................................................... 9-8 Përmbledhja e Historikut të Thatësirave .................................................................................. 9-9 Strategjia për Menaxhimin e Riskut nga Thatësirat ................................................................. 9-9 Aktivitetet ose Skemat e Reja të Menaxhimit të Thatësirave që Ndikojnë në Statusin e Trupit Ujor 9-10 9.5 Plani i Menaxhimit të Zonave Bregdetare .................................................................................. 9-10 Autoriteti Kompetent dhe Masat e Koordinimit .................................................................... 9-10 Strategjia për Menaxhimin e Bregdetit .................................................................................. 9-10 Aktivitetet ose Skemat e Reja të Menaxhimit të Bregdetit që Ndikojnë në Statusin e Trupit Ujor 9-11 9.6 Vlerësimi Strategjik Mjedisor ...................................................................................................... 9-12 Autoriteti Kompetent dhe Masat e Koordinimit .................................................................... 9-12 Elementet Kryesore të Vlerësimit Strategjik Mjedisor ........................................................... 9-12 Faqe | v Rezultatet Kryesore të Vlerësimit Strategjik Mjedisor ........................................................... 9-13 10. PRESIONET NDAJ TRUPIT UJOR, STATUSI DHE VLERËSIMI I NDIKIMEVE ................................. 10-1 10.1 Vështrim i përgjithshëm ............................................................................................................ 10-1 10.2 Shembuj të Presioneve dhe Ndikimeve .................................................................................... 10-1 10.3 Vlerësimi i Standardizuar i Presioneve Mbështetur te Procedurat e Raportimit WISE ............ 10-2 Lista Standarde e Numeracionit të Presioneve dhe Treguesve nga WISE .............................. 10-2 Identifikimi dhe Vlerësimi Sasior i Presioneve dhe Treguesve ............................................... 10-2 Lista Standarde e Numeracionit të Llojeve të Ndikimit .......................................................... 10-6 10.4 Presionet e Trupit Ujor Sipërfaqësor dhe Vështrim i Përgjithshëm i Vlerësimit të Statusit ..... 10-6 Vlerësimi i Presioneve në Nivel Nënbaseni ............................................................................ 10-6 Metodologjia e Përcaktimit të Statusit në Nivelin e Trupit Ujor ............................................ 10-7 Llojet e Përjashtimit për Trupat Ujorë Tepër të Modifikuar .................................................. 10-7 10.5 Konsiderata të Veçanta të Ndikimeve Hidroenergjetike .......................................................... 10-8 10.6 Presionet e Ujërave Sipërfaqësore dhe Përmbledhja Kryesore e Statusit - Baseni i Lumit Mat 10 9 Vështrim i përgjithshëm ......................................................................................................... 10-9 Trupat ujorë sipërfaqësorë më “në risk” .............................................................................. 10-11 Implikimet dhe Kërkesat për Programin e Monitorimit të Ujërave Sipërfaqësore .............. 10-12 10.7 Presionet e Trupit Ujor Nëntokësor dhe Vështrimi i Përgjithshëm i Statusit ......................... 10-19 Vlerësimi i Presioneve në Nivel Nënbaseni .......................................................................... 10-19 Përcaktimi i Vlerave Prag ...................................................................................................... 10-20 Metodologjia e Përcaktimit të Statusit në Nivelin e Trupit Ujor .......................................... 10-20 10.8 Presionet e Ujërave Nëntokësor dhe Përmbledhja Kryesore e Statusit - Baseni i Lumit Mat 10-22 Vështrim i përgjithshëm ....................................................................................................... 10-22 Ndërhyrjet dhe Kërkesat për Rrjetin e Monitorimit të Ujërave Nëntokësore ..................... 10-23 11. PËRMBLEDHJA E ANALIZËS EKONOMIKE ............................................................................... 11-1 11.1 Analiza ekonomike sipas Nenit 5 të DKU-së, Shtojca III ............................................................ 11-1 11.2 Baseni i lumit Mat: përmbledhje e shkurtër ............................................................................. 11-1 11.3 Karakteristikat dhe rëndësia ekonomike e përdorimeve të ujit ............................................... 11-1 Treguesit e përgjithshëm socio-ekonomikë ........................................................................... 11-2 Karakteristikat dhe rëndësia ekonomike e përdorimeve të veçanta të ujit ........................... 11-3 Boshllëqet kryesore lidhur me karakteristikat dhe rëndësinë ekonomike të përdorimeve të ujit 11-7 11.4 Shërbimet e Ujit dhe Rikuperimi i Kostove ............................................................................... 11-7 Prodhimi i ujit të pijshëm dhe shërbimi i furnizimit ............................................................... 11-7 Shërbimi i mbledhjes dhe trajtimit të ujërave të ndotura ..................................................... 11-9 Vlerësimi i niveleve aktuale të rikuperimit të kostove për shërbimet e ujit .......................... 11-9 Boshllëqet kryesore lidhur me shërbimet e ujit dhe rikuperimin e kostos .......................... 11-12 11.5 Skenari bazë: me sytë drejt së ardhmes ................................................................................. 11-13 Boshllëqet kryesore lidhur me skenarin bazë ...................................................................... 11-13 12. POLITIKAT MJEDISORE NË NIVELIN E BASENIT UJOR .............................................................. 12-1 12.1 Politikat Mjedisore për Trupat Ujorë ........................................................................................ 12-1 Përmbledhja e Nismave për të Mbështetur Objektivat Mjedisore ........................................ 12-1 Politika dhe Ndërhyrjet Strategjike për Monitorim të Përshtatshëm Sasior të Ujërave Sipërfaqësore ...................................................................................................................................... 12-1 Faqe | vi Politika ose Ndërhyrjet Strategjike për Monitorim të Përshtatshëm të Ujërave Nëntokësore12 3 Politika ose Ndërhyrjet Strategjike për Monitorim të Përshtatshëm të Cilësisë së Ujit ........ 12-3 Politika ose Ndërhyrjet Strategjike për Monitorim të Përshtatshëm Hidrobiologjik ............. 12-4 Politika ose Ndërhyrjet Strategjike për Kontrollet e Nxjerrjeve të Ujit .................................. 12-4 Politika ose Ndërhyrjet Strategjike për Eficiencën e Përdorimit të Ujit ................................. 12-4 Politika dhe Ndërhyrjet Strategjike për Përputhshmërinë e Prurjes Mjedisore .................... 12-5 Politika ose Ndërhyrjet Strategjike për Përmirësimin e Raportimit nga Subjektet ................ 12-6 Politika ose Ndërhyrjet Strategjike për Kontrollin e Ndotjes në Terren................................. 12-6 Politika dhe Ndërhyrjet Strategjike për Vetëmonitorimin e Subjektit ................................... 12-7 Politika ose Ndërhyrjet Strategjike për Kontrollet e Shkarkimeve të Lëndëve Ushqyese ..... 12-8 Politika ose Ndërhyrjet Strategjike për Rehabilitimin e Strukturave dhe Vazhdimësisë ....... 12-8 13. PROGRAMI I MASAVE PËR BASENIN E MATIT ........................................................................ 13-1 13.1 Vështrim i përgjithshëm ............................................................................................................ 13-1 Koncepti i Masave dhe Masave të Llojit Kyç (LlMK) ............................................................... 13-1 13.2 Masë bazë ................................................................................................................................. 13-7 Vështrim i përgjithshëm ......................................................................................................... 13-7 Përputhshmëria ligjore ........................................................................................................... 13-7 Rëndësia Operacionale e Masave Bazë .................................................................................. 13-7 13.3 Masat Plotësuese ...................................................................................................................... 13-8 13.4 Masat Shtesë ............................................................................................................................. 13-8 13.5 Qasja Sistematike për Identifikimin e Masave .......................................................................... 13-8 13.6 Ndërhyrjet Operacionale për Trupat Ujorë që nuk i Arrijnë Objektivat Mjedisore .................. 13-9 Menaxhimi Aktiv i Basenit Ujor .............................................................................................. 13-9 13.7 Identifikimi Numerik dhe Raportimi i Masave .......................................................................... 13-9 Përdorimi i Treguesve për të Siguruar Arritjen e Masave .................................................... 13-10 Informacioni i Raportuar për Masat e Përgjithshme dhe të Veçanta ................................. 13-10 13.8 Rehabilitimi i zonave të kontaminuara ................................................................................... 13-12 Raportimi Përmbledhës i PiM-së në Nivelin e Basenit Ujor ................................................. 13-12 Numri i familjeve të synuara ................................................................................................ 13-13 13.9 Përmbledhja e Trupave Ujorë Sipërfaqësorë që Rrezikojnë të Mos i Përmbushin Objektivat Mjedisore ........................................................................................................................................... 13-15 13.10 Përmbledhja e Trupave Ujorë Nëntokësorë që Rrezikojnë të Mos i Përmbushin Objektivat Mjedisore ........................................................................................................................................... 13-15 13.11 Masat për Trupat Ujorë Sipërfaqësorë në Risk ..................................................................... 13-19 Grupi i Trupave Ujorë 3512231, 3512333, 3512771, 3512343, 3512225,351231 ............... 13-19 Grupi i Trupave Ujorë 3512226, 35122221, 351213, 3512211 ............................................ 13-20 Grupi i Trupave Ujorë 3512773, 351275 .............................................................................. 13-21 13.12 Përcaktimi dhe Raportimi i Kostove dhe Burimeve të Financimit ........................................ 13-22 Pasqyra e Kostove ................................................................................................................ 13-22 Vështrimi i Përgjithshëm i Fondeve ...................................................................................... 13-22 Raportimi i Kostove dhe Fondeve ........................................................................................ 13-22 13.13 Përmbledhja e Kostove për Masat e Trupit Ujor Sipërfaqësor ............................................. 13-23 13.14 Përmbledhja Përfundimtare e Statusit Aktual dhe të Parashikuar të Trupit Ujor Sipërfaqësor 13-23 13.15 Procedurat e Monitorimit dhe Vlerësimit të Planit ............................................................... 13-23 Faqe | vii Detajet e programit të propozuar të monitorimit të ujërave sipërfaqësore për periudhën 2024 2029 13-23 13.16 Masat për Trupat Ujorë Nëntokësorë në Risk ....................................................................... 13-34 Masat për Parandalim dhe Kufizim për Trupin Ujor Nëntokësor ......................................... 13-34 Masat për Parandalim dhe Kufizim që Zbatohen për të Gjithë Trupat Ujorë Nëntokësorë 13-34 Trupat ujorë nëntokësorë GW35120101 (Laç) dhe GW35120103 (Shënkoll) ..................... 13-35 Trupi ujor nëntokësor GW35120103 (kanali i Matit) ........................................................... 13-36 Grupi i Trupave Ujorë E: GW35120501 deri në GW35120503 ............................................. 13-36 13.17 Përmbledhja e Kostove për Masat për Ujërat Nëntokësor ................................................... 13-38 13.18 Përmbledhja Përfundimtare e Statusit Aktual dhe të Parashikuar të Trupit Ujor Nëntokësor 13 38 13.19 Procedurat e Monitorimit dhe Vlerësimit të Planit ............................................................... 13-38 Lista e Figurave Figura 1-1 – Rregullimet Administrative për Qeverisjen e Ujit ............................................................. 1-2 Figura 1-2 – Paraqitje ilustruese e Kuadrit raportues të PMBU-së për Shqipërinë ............................ 1-12 Figura 3-1 – Elementet Cilësore të Statusit Ekologjik të Trupave Ujorë .............................................. 3-3 Figura 3-2 – Koncepti i Praktikës më të Mirë të Kurbave të Prurjes Mjedisore ................................... 3-6 Figura 3-3 – Koncepti i Zonës së Shfrytëzimit nga Hidrocentralet ..................................................... 3-10 Figura 3-4- Procedura për Përcaktimin e Statusit të Përgjithshëm të Trupit Ujor ............................. 3-10 Figura 3-5 - Shembulli i Pakësimit të Prurjes Sipërfaqësore për Shkak të Nxjerrjes së Ujërave Nëntokësore ....................................................................................................................................... 3-12 Figura 3-6 - Ilustrimi i Zonës Hiporike ................................................................................................. 3-13 Figura 3-7 - Procedura Standarde për Përcaktimin e Statusit të Përgjithshëm të Trupit Ujor Nëntokësor ............................................................................................................................................................ 3-14 Figura 4-1 - Treguesit e Ndikimeve të Ndryshimeve Klimatike për Evropën Jugore ............................ 4-5 Figura 4-2 - Zonat Bregdetare të Rrezikuara nga Përmbytja të Parashikuara për Periudhën 10-vjeçare deri në 2050-n ...................................................................................................................................... 4-6 Figura 4-3 – Ndryshimet e Reshjeve sipas Modelit të Shumëfishtë Global të IPCC-së – RCP8.5 43 ...... 4-6 Figura 4-4 – Ndryshimi indikativ në % i Temperaturës Globale, IPCC, viti bazë 1990-a ....................... 4-6 Figura 4-5 - Ndryshimi indikativ në % i Reshjeve Globale, IPCC, viti bazë 1990-a ............................... 4-6 Figura 4-6 – Llojet Kryesore të Përdorimeve të Tokës sipas Nënbaseneve ........................................ 4-12 Figura 4-7 – Autoritetet Kryesore Bashkiake dhe Zonat Urbane ........................................................ 4-13 Figura 4-8 - Popullsia që merr shërbime nga ujësjellësi për çdo bashki - BU-ja e lumit Mat ............. 4-16 Figura 4-9 - Totali i tokës së lërueshme dhe sipërfaqes së tokës së ujitur në 2020-n për çdo bashki në basenin e lumit Mat. ........................................................................................................................... 4-20 Figura 4-10 - Digat ujitëse për çdo bashki në basenin ujor të lumit Mat ........................................... 4-21 Figura 4-11 - Volumi i ujit të përdorur për ujitje në 2020-n për çdo bashki në basenin e lumit Mat 4-21 Figura 5-1 – Shembull i një Trupi Ujor të Llojit të Ngjashëm me Status të Larmishëm ........................ 5-4 Figura 5-2 – Madhësitë e Trupave Ujorë Lumorë sipas Frekuencës – Mati ......................................... 5-5 Figura 6-1 – Përkufizimi i akuiferit në DKU ........................................................................................... 6-2 Figura 6-2- Ilustrimi i Trupave Ujorë të Shumtë brenda një Akuiferi të Vetëm ................................... 6-3 Figura 6-3 –Përvijimi i trupit ujor nëntokësor që vjen nga ndryshimi i statusit kimik ......................... 6-3 Figura 6-4 –Përvijimi i trupit ujor nëntokësor që vjen nga ndryshimi i statusit sasior ......................... 6-4 Figura 7-1 – Shembull i zonave të mbrojtjes së ujërave sipërfaqësore dhe nëntokësore ................... 7-2 Figura 10-1 – Përqindjet e presioneve në Basenin e Matit .............................................................. 10-10 Faqe | viii Figura 10-2 - Përqindjet e trupave ujorë të përvijuar në varësi të niveleve të statusit - Baseni i Lumit Mat ................................................................................................................................................... 10-10 Figura 12 -1 – Koncepti i Rehabilitimit të Prurjes Mjedisore .............................................................. 12-5 Figura 13-1 –Shembull i Zgjedhjes së Masave për Kategorinë e Presioneve “Burimet e Shpërndara” ........................................................................................................................................................ ....13-9 Figura 13-2 - Përqindjet Aktuale dhe të Parashikuara të Statusit të Trupave Ujorë Sipërfaqësorë..13-23 Figura 13-3 – Përqindjet Aktuale dhe të Parashikuara të Statusit të Trupave Ujorë Nëntokësorë . 13-38 Lista e Tabelave Tabela 1-1 – Regjistri i Autoriteteve Kompetente Lidhur me Planin .................................................... 1-4 Tabela 1-2 – Elementet Mbështetëse të Kuadrit të PMBU-së ........................................................... 1-10 Tabela 2-1 – Përmbledhja e Temave të Rëndësishme të Menaxhimit të Ujërave .............................. 2-4 Tabela 3-1 - Skema e klasifikimit të AKM-së për vlerësimin e parametrave fiziko-kimikë në lumenj . 3-5 Tabela 3-2 – Pikëzimi i Ndikimit Hidromorfologjik (Ndryshimit të Rrjedhës) – EN 15843 ................... 3-7 Tabela 3-3 – Zonat e Mbrojtura në basenin e Matit .......................................................................... 3-19 Tabela 4-1 – Variablat Klimatike Kryesore – Baseni Mat ...................................................................... 4-2 Tabela 4-2 – Kurbat e Qëndrueshmërisë së Prurjes për Stacionet Matëse të Prurjeve në Basenin e Lumit Mat ............................................................................................................................................. 4-3 Tabela 4-3 - Testi i Dallimeve Statistikore – Mesataret e Reshjeve Afatgjata ...................................... 4-7 Tabela 4-4 – Bilanci i Përgjithshëm i Ujit për Basenin e Matit ............................................................. 4-8 Tabela 4-5 – Përmbledhja e Formacioneve Gjeologjike Kryesore dhe Potencialit të Ujërave Nëntokësorë ....................................................................................................................................... 4-11 Tabela 4-6 – Përmbledhja e Nxjerrjeve, Përdorimeve dhe Konsumeve Kryesore Sektoriale të Ujit Baseni Mat .......................................................................................................................................... 4-15 Tabela 4-7 - Furnizimi me ujë në Rajonin e Basenit Ujor të Lumit Mat .............................................. 4-17 Tabela 4-8 - Situata aktuale lidhur me mbledhjen e ujërave të ndotura në zonën e basenit të lumit Mat ............................................................................................................................................................ 4-18 Tabela 4-9 – Statistikat Kyçe Përmbledhëse për nënbasenet e lumit Mat ........................................ 4-27 Tabela 5-1 – Karakterizimi dhe Tipologjia e Trupit Ujor, Kategoria e LUMENJVE ................................ 5-8 Tabela 5-2 – Karakterizimi i Trupave Ujorë – Kategoria e LIQENEVE ................................................. 5-11 Tabela 5-3– Karakterizimi i Trupave Ujorë – Kategoria e Ujërave KALIMTARE .................................. 5-11 Tabela 5-4 – Karakterizimi i Trupave Ujorë – Kategoria e Ujërave BREGDETARE .............................. 5-11 Tabela 5-5 – Karakterizimi i trupave ujorë - Kategoria e TRUPAVE UJORË TEPËR TË MODIFIKUAR (TUTM) dhe TRUPAVE UJORË ARTIFICIALË (TUA) ............................................................................... 5-11 Tabela 6-1– Raportimi për Llojet Kryesore të Ujërave Nëntokësore në Shqipëri ................................ 6-2 Tabela 6-2 – Përmbledhja Kombëtare e Formacioneve Hidrogjeologjike ............................................ 6-4 Tabela 6-3 –Grupet e Raportimit për Trupat Ujorë Nëntokësorë në Basenin e Lumit Mat ................. 6-6 Tabela 6-4 - Baseni i Lumit Mat - Përvijimi dhe Karakterizimi i Trupave Ujorë Nëntokësorë .............. 6-7 Tabela 7-1 – Lista e zonave të mbrojtura me rëndësi ekonomike ...................................................... 7-3 Tabela 7-2 – Regjistri i Zonave të Mbrojtura – Kategoria e ZONAVE TË MBROJTURA TË UJIT TË PIJSHËM .............................................................................................................................................................. 7-7 Tabela 7-3 - Regjistri i Zonave të Mbrojtura - Kategoria SPECIET UJORE ME RËNDËSI EKONOMIKE ... 7-7 Tabela 7-4 – Regjistri i Zonave të Mbrojtura – Kategoria UJËRAT REKREATIVE DHE TË LARJES .......... 7-7 Tabela 7-5 - Regjistri i Zonave të Mbrojtura – Kategoria ZONAT E NDJESHME NDAJ LËNDËVE USHQYESE ............................................................................................................................................. 7-7 Tabela 7-6 – Regjistri i Zonave të Mbrojtura – Kategoria HABITATET DHE SPECIET E MBROJTURA .... 7-7 Tabela 9-1- Trupat Ujorë që Mund të Ndikohen nga Aktivitetet e Burimeve Ujore ............................ 9-6 Tabela 9-2 – Trupat Ujorë që Mund të Ndikohen nga Aktivitetet e Menaxhimi të Përmbytjeve ........ 9-8 Faqe | ix Tabela 9-3 - Trupat Ujorë që Mund të Ndikohen nga Aktivitetet e Menaxhimit të Thatësirave ....... 9-10 Tabela 9-4 – Trupat Ujorë që Mund të Ndikohen nga Aktivitetet e Menaxhimit të Bregdetit .......... 9-11 Tabela 9-5 - Elementet Kryesore të Procesit të VSM-së ..................................................................... 9-13 Tabela 10-1 – Llojet dhe Treguesit Standardë të Presionit, Lloji 1 deri në 3 ...................................... 10-3 Tabela 10-2 – Llojet dhe Treguesit Standardë të Presionit, Llojet 4 deri në 8 ................................... 10-4 Tabela 10-3– Llojet Standarde të Ndikimeve ..................................................................................... 10-6 Tabela 10-4 – Presionet dhe Analiza e Statusit – Kategoria Lumenj ................................................ 10-13 Tabela 10-5 – Presionet dhe Analiza e Statusit – Kategoria Liqene ................................................. 10-15 Table 10-6 – Presionet dhe Analiza e Statusit – Kategoria Bregdetare ............................................ 10-15 Tabela 10-7 – Vlerat Prag të Propozuara .......................................................................................... 10-20 Tabela 10-8 –Vlerësimi i Presioneve – Kategoria e UJËRAVE NËNTOKËSORE .................................. 10-25 Tabela 10-9–Vlerësimi i Statusit – Kategoria e UJËRAVE NËNTOKËSORE - Mati .............................. 10-26 Tabela 12-1 – Përmbledhja e Masave të Përgjithshme Politike ose Strategjike në Mbështetje të Objektivave Mjedisore 2024-2029 ................................................................................................... 12-10 Tabela 13-1 –Masat e Llojit Kyç WISE të BE-së Hartëzuar në Programin Kombëtar Sektorial të Ujit 13-4 Tabela 13-2 – Lista Standarde e Numeracionit për Masat dhe Treguesit Kyç.................................. 13-11 Tabela 13-3 –Marrëdhënia midis Llojeve dhe Synimeve të Masave dhe Sistemit të Kodimit ......... 13-14 Tabela 13-4 –Përmbledhje e Trupave Ujorë Sipërfaqësorë që Rrezikojnë të Mos i Përmbushin Objektivat Mjedisore ........................................................................................................................ 13-16 Tabela 13-5 – Përmbledhja e Trupave Ujorë Nëntokësorë që Rrezikojnë të Mos i Përmbushin Objektivat Mjedisore ........................................................................................................................ 13-18 Tabela 13-6 – Përmbledhje e Programit të Masave sipas Trupit Ujor Sipërfaqësor ........................ 13-26 Tabela 13-7 Tabelat përmbledhëse për kostot dhe fondet e masave për ujërat sipërfaqësore dhe nëntokësore ...................................................................................................................................... 13-29 Tabela 13-8 – Përmbledhje e Programit të Masave sipas Trupit Ujor Nëntokësor .......................... 13-39 Lista e Hartave Harta 1-1 – Rajonet e Basenit Ujor në Shqipëri dhe Shtrirja e Basenit Ujor të Lumit Mat .................. 1-7 Harta 4-1- Shpërndarja e Reshjeve, Lumenjve Kryesorë dhe Rrjeteve Hidrometrike ....................... 4-25 Harta 4-2 – Formacionet Kryesore Hidrogjeologjike .......................................................................... 4-26 Harta 4-3 – Nënbasenet dhe përdorimi i tokës .................................................................................. 4-28 Harta 4-4 – Infrastruktura Kryesore e Përdorimit të Ujit ................................................................... 4-29 Harta 5-1 – Përvijimi dhe Identifikimi i Trupave Ujorë Sipërfaqësorë – Baseni i lumit Mat .............. 5-12 Harta 6-1 – Përvijimi i Trupit Ujor Nëntokësor, Identifikimi dhe Tipologjia ......................................... 6-8 Harta 7-1 – Harta e të gjitha zonave të mbrojtura – Mat ..................................................................... 7-9 Harta 8-1 – Vendndodhja e Pikave të Monitorimit të Cilësisë dhe Sasisë së Ujërave Nëntokësore - Mati .............................................................................................................................................................. 8-8 Harta 8-2 - Vendndodhja e Pikave të Monitorimit të Ujërave Nëntokësore, fushata kampionimit në vitin 2019 .............................................................................................................................................. 8-9 Harta 10-1 - Harta e Presioneve të Nxjerrjeve, Hidroenergjisë dhe Morfologjisë - Mati ................. 10-16 Harta 10-2 –Harta e Shkarkimeve të Ujërave të Ndotura dhe e Presioneve të Ndotjes së Shpërndarë Mati .................................................................................................................................................. 10-17 Harta 10-3 – Përcaktimi i Statusit Përfundimtar të Trupave Ujorë Sipërfaqësorë - Baseni i Lumit Mat .......................................................................................................................................................... 10-18 Harta 10-4 – Vështrim i Përgjithshëm i Nxjerrjeve dhe Presioneve të Ndotjes së Ujërave Nëntokësore .......................................................................................................................................................... 10-27 Faqe | x Harta 10-5 - Përcaktimi i Statusit Përfundimtar për të Gjithë Trupat Ujorë Nëntokësorë - Baseni i Lumit Mat ................................................................................................................................................... 10-28 Lista e Fotografive Fotografia 3-1 - Devijimi Maksimal i Prurjes nga HEC-i dhe Zona e Shfrytezuar prej tij ...................... 3-9 Fotografia 12-1 – Stacion matjeje jofunksional në Shoshaj, Lumi Mat .............................................. 12-2 Faqe | i Deklarata e Pajtueshmërisë Ky dokument u përmbahet të gjitha kërkesave të Nenit 15 dhe Nenit 17 të Ligjit për Konsultimin Publik. Ai është hartuar në përputhje me nenin 14 “Konsultimi publik për hartimin e Planeve të Menaxhimit të Baseneve Ujore” dhe shtojcën VII të Direktivës së BE-së 2000/60/KE. Faqe | ii Parathënie Të nderuar kolegë, ekspertë të ujit e mjedisit, si dhe palë interesi, Sikurse jeni në dijeni, Shqipëria po zbaton Direktivën Kuadër të Ujit 2000/60/KE (DKU-ja e BE-së), si një hallkë mjaft e rëndësishme e anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Prandaj, Agjencia e Menaxhimit të Burimeve Ujore (AMBU), si autoriteti përgjegjës për hartimin dhe zbatimin e Planit të Menaxhimit të Basenit Ujor, me mbështetjen e projektit EUSIWM (Mbështetja e Bashkimit Evropian për Menaxhimin e Integruar të Ujit), që po zbatohet nga ADA (Agjencia Austriake për Zhvillim), ka hartuar këtë Plan Menaxhimi të Basenit Ujor për Basenin e Lumit Mat, me këto elemente përbërëse: • Mbrojtja dhe përmirësimi i trupave tanë ujorë; • Pjesëmarrje e gjerë publike në zhvillimin e procesit, deri në arritjen e statusit të mirë të trupave tanë ujorë. Uji është burimi ynë natyror më i vyer. Si i tillë, është jetik për gjallimin e botës së egër, bujqësisë dhe biznesit. Për më tepër, është edhe një prej mjeteve që promovon rigjenerimin (strukturor dhe ekonomik), rekreacionin dhe turizmin. Ndaj, kjo përpjekje konsiderohet e mirëpritur, pasi do të mundësojë identifikimin e presioneve dhe ndikimeve te burimet ujore, duke kontribuar në përmirësimin e cilësisë së mjedisit ujor të basenit të lumit Mat, nëpërmjet menaxhimit të qëndrueshëm. Në vijim të rregullave të parashtruara në Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 1015, datë 16.12.2020, Këshillat e Baseneve Ujore (KBU) duhet të sigurohen që të gjitha palët e interesit të çdo baseni ujor përkatës të kenë mundësinë t’i ndajnë mendimet e tyre profesionale lidhur me PMBU-në nëpërmjet bashkëpunimit me institucione, organizata dhe komunitete të ndryshme vendore. Kësisoj, secili do të mund të fitojë njohuri të reja lidhur me menaxhimin e burimeve ujore dhe, së bashku, do të bëjmë të mundur formalizimin e këtij plani. Duke marrë parasysh paragrafët më sipër, do ta vlerësonim jashtë mase përfshirjen tuaj, sipas fushës suaj të ekspertizës, në identifikimin e çështjeve që ju i shihni si të rëndësishme dhe në propozimin e masave të mundshme për zgjidhjen e tyre. Në fund, dokumenti përfundimtar duhet të përfshijë edhe propozimet e të gjithë aktorëve në fushën e burimeve ujore përpara se të botohet. Ndaj, do të donim t’ju kujtonim se cikli i zbatimit të PMBU-së është 6 vjeçar. Aktualisht, në Evropë, Shtetet Anëtare kanë përmbyllur ciklin e dytë të PMBU-së (2016-2021) dhe sapo kanë nisur ciklin e tretë (2024-2029). Për këtë arsye, mendimet dhe sugjerimet tuaja shihen si mjaft të vlefshme, pasi shprehin përkushtimin e secilit prej nesh drejt procesit të anëtarësimit në BE, duke besuar se Plani i Menaxhimit të Basenit Ujor për Basenin e Lumit Mat do të zbatohet gjatë periudhës 2024-2029, në përputhje me ciklin e tretë të PMBU-së së BE-së. Nënshkruar Drejtor i Përgjithshëm- AMBU Gerta Lubonja Faqe | iii Përmbledhje ekzekutive Projekti EUSIWM është bashkëfinancim i BE-së në kuadër të Programit të Veprimit IPA 2016 për Shqipërinë me qëllim Mbështetjen e Menaxhimit të Integruar të Burimeve Ujore dhe Agjencisë Austriake për Bashkëpunim (ADC). Sipas Marrëveshjes Nr. 2017/393-187, lidhur midis Komisionit Evropian dhe ADA-s më 21 dhjetor 2017, organi përgjegjës për zbatimin e projektit është Agjencia Austriake për Zhvillim (ADA). Sipas marrëveshjes së lidhur midis Qeverisë Shqiptare dhe ADA-s më 14 nëntor 2018 (rinovuar falë shtyrjes pa kosto të afatit të projektit aktual me një vit), organi përfitues i projektit EUSIWM është AMBU. Objektivi i përgjithshëm i projektit është të përmirësojë zbatimin e Reformës Kombëtare për Sektorin e Ujit dhe të nxisë progresin e sektorit shqiptar të ujit në kuadër të kërkesave të legjislacionit të BE-së. Ngushtësisht i lidhur me punën teknike, projekti ka si qëllim në vetvete të forcojë rolin e AMBU-së dhe institucioneve të tjera shqiptare në fushën e burimeve ujore jo vetëm për hartimin e një PMBU-je në veçanti, por edhe për zbatimin e menaxhimit të integruar të burimeve ujore në përgjithësi, sipas qasjes/metodologjisë së BE-së. Ky rend pune e ka ndihmuar AMBU-në të përmbushë gradualisht rolin e saj drejtues përgjatë të gjithë procesit të MBU-së. Plani i Menaxhimit të Basenit Ujor (PMBU) Mat Hartimi i PMBU-së së Lumit Mat u mundësua falë mbështetjes së projektit EUSIWM, gjatë periudhës 2019-2021. Në fillim të programit, sidomos në 2019-n dhe 2020-n, aspektet dhe veprimtaritë kryesore të MBU-së janë realizuar falë mbështetjes së gjerë të ekipit të projektit ADA/EUSIWM dhe ekspertëve kombëtarë e ndërkombëtarë. Në 2021-shin, në zbatim të rekomandimeve të ekipit të projektit EUSIWM, u ngrit nje grup ekspertësh ndërinstitucional për MBU-në nën udhëheqjen e AMBU-së. Grupi përbëhej nga përfaqësues të institucioneve të ndryshme për menaxhimin e burimeve ujore në vend, të cilët janë përfshirë drejtpërdrejtë në të gjitha fazat përgatitore të PMBU-së, veçanërisht në mbledhjen dhe validimin e të dhënave. Struktura e PMBU-së aktuale për basenin e lumit Mat është në përputhje të plotë me kërkesat e parashtruara në Shtojcën VII të DKU-së së BE-së 2000/60/KE1. Krerëve dhe përmbajtjes së planit u janë bërë disa përshtatje, për t’iu përgjigjur më mirë nevojave dhe sistemeve operacionale kombëtare të disponueshme për menaxhimin e burimeve ujore. Puna sipas një metodologjie të qartë për MBU-në, duke mundësuar trajnimin e plotë të stafit të AMBU së në kuadër të projektit EUSIWM, dhe për më tepër vendosja e dialogut ndërinstitucional në nivel teknik përmes GE-së së MBU-së shërbejnë si garanci se në të ardhmen procesi i planifikimit të MBU-së për planet e reja 2024-2029, ndjekur nga zbatimi i tyre nëpërmjet Programit aktual të Masave (PiM) sipas standardeve të BE-së, do të realizohet në mënyrë krejt profesionale nën drejtimin e AMBU-së dhe në bashkëpunim të ngushtë me institucionet në fushën e burimeve ujore. Sfidat e hasura Hartimi i PMBU-së është proces i vështirë dhe kompleks, sidomos duke marrë parasysh kushtet e Shqipërisë, ku vështirësitë janë më të pranishme dhe të ngutshme. Ndonëse përgatitja e PMBU-së mund të jetë përgjegjësi e një ose disa institucioneve, hartimi në vetvete është sipërmarrje komplekse që kërkon përfshirjen e të gjitha palëve të interesit, si për shembull ekspertë të fushave të ndryshme. Menaxhimi i integruar i burimeve ujore është proces “i detyrueshëm” që duhet zbatuar nga institucionet përkatëse për t’i menaxhuar më mirë burimet e disponueshme. Një prej kërkesave kryesore të realizimit të duhur të procesit të MBU-së është disponueshmëria dhe (kur është e mundur) besueshmëria e të dhënave. Një prej pikëpyetjeve më të mëdha gjatë përgatitjes së PMBU-së për 1 https://eur-lex.europa.eu/resource.html?uri=cellar:5c835afb-2ec6-4577-bdf8-756d3d694eeb.0004.02/DOC 1&format=PDF Faqe | iv basenin e lumit Mat ishte nëse duhej të prisnim përfundimin e mbledhjes së të gjitha të dhënave dhe vënies në funksion të sistemit të mirorganizuar të monitorimit, apo të përqafonim qasjen “të përdorim ato që kemi në dispozicion” dhe të hartonim udhërrëfyesin për zgjidhjen e problemeve dhe trajtimit të sfidave. Pra, AMBU duhet të presë deri kur të plotësohen të gjitha kushtet dhe më pas të vijojë me përgatitjen e PMBU-së, apo plotësimi i këtyre kushteve duhet të jetë pjesë përbërëse e vetë PMBU-së? Konteksti i PMBU-së DKU-ja e BE-së hyri në fuqi në vitin 2000, duke ngritur kështu kuadrin ligjor për mbrojtjen dhe përmirësimin e statusit të ekosistemeve ujore, parandaluar përkeqësimin e tyre dhe siguruar përdorimin afatgjatë e të qëndrueshëm të burimeve ujore brenda BE-së. Objektivi ishte që të gjithë trupat ujorë të brendshëm, kalimtarë dhe bregdetarë të arrinin statusin (ose potencialin) e mirë kimik dhe ekologjik dhe që ujërat nëntokësore të arrinin statusin e mirë kimik dhe sasior. Është thelbësore që ujërat të jenë të pastra, pra që të mos jenë në presionin e lëndëve organike, ushqyese apo të rrezikshme. Megjithatë, kjo nuk mjafton nëse ekosistemi natyror, përfshi florën dhe faunën, janë dëmtuar në mënyrë të konsiderueshme. Kjo është arsyeja se përse kjo qasje kaq e gjithanshme kërkon që ujërat sipërfaqësore të gëzojnë “statusin e mirë ekologjik”: shtretërit e lumenjve duhet të jenë të mirëstrukturuar dhe duhet mjaftueshëm ujë që të sigurohen rrugëkalimet migratore dhe habitatet natyrore të mundësojnë jetën e kafshëve dhe bimëve ujore. Identifikimi i Çështjeve të Rëndësishme të Menaxhimit të Ujërave (ÇRMU) Faza paraprake ishte identifikimi i ÇRMU-ve kryesore, për të përmbledhur çështjet dhe presionet kryesore të një BU-je të caktuar. Ky raport paraqet çështjet aktuale në basenin lumor dhe propozon temat/aspektet kryesore që duhen trajtuar më tej nga PMBU-ja, në kërkim të zgjidhjeve. Më poshtë renditen disa prej çështjeve më të rëndësishme: 1. Ndryshimet Klimatike dhe Burimet Ujore 2. Sistemet e të dhënave hidrometeorologjike dhe monitorimit 3. Zonat e Mbrojtura dhe Ekosistemet Ujore 4. Përmbytjet dhe Thatësirat 5. Morfologjia dhe vazhdimësia e kanalit dhe zonës së përmbytshme 6. Të dhëna ekologjike 7. Përdorimi i ujit, nxjerrja e ujit dhe lejet për nxjerrjen e ujit 8. Shkarkimet e Ujit, ndotja e ujit dhe lejet për shkarkimin e ujit 9. Digat dhe hidrocentralet 10. Përdorimi, mbrojtja dhe monitorimi i ujërave nëntokësore 11. Cilësia e ujërave bregdetare dhe habitateve 12. Niveli i ujërave bregdetare, rreziqet dhe përmbytjet, erozioni dhe përmbytjet Për çdo çështje, raporti përshin informacion rreth: • Rëndësisë së trajtimit; • Gjendjes aktuale; • Ndërlikimeve dhe nevojave në të ardhmen; • Masave që mund të zbatohen në kuadër të Planit të Menaxhimit të Basenit Ujor. Drejt kuadrit të PMBU-së për vendin tonë Bazuar te analiza e situatës dhe problemeve që propozohen të trajtohen në formën e ÇRMU-ve, u dakorduan këto hapa të rëndësishëm: përcaktimi i një strukture të përshtatshme dhe të dobishme për PMBU-në, në përputhje të plotë me kërkesat e Shtojcës VII të DKU-së së BE-së dhe marrja parasysh e specifikave dhe problemeve të burimeve ujore në Shqipëri. Kjo strukturë u përgatit në 2020-n kryesisht nga eksperti ndërkombëtar Brian Faulkner i projektit EUSIWM. Faqe | v Draft PMBU-ja përmban 13 krerë, të gjithë në përputhje me parashikimet e Shtojcës VII të DKU-së, por rendi i krerëve është përshtatur paksa me kontekstin kombëtar. Pak krerë kanë avancuar më shumë dhe thuajse janë përfunduar, ndërsa të tjerët vetëm sa janë marrë në konsideratë. Përgatitja dhe konsultimi kërkoi më tepër kohë për Kapitullin 11; analiza ekonomike e përdorimit të ujit është realizuar për herë të parë në mënyrë pilote në Shqipëria në nivelin e basenit lumor. Drafti i parë i PMBU-së mori formën përfundimtare në prill të 2021-shit. Nga ky moment dhe më tutje, PMBU-ja do të finalizohet në drejtimin e AMBU-së, me mbështetjen e ekipit ADA-EUSWIM dhe ekspertëve përkatës ndërkombëtarë e kombëtarë. Draft raporti dhe përmbajtja e tij janë konsultuar plotësisht me palët e interesit dhe institucionet përkatëse edhe përmes mbledhjeve të GE-së së MBU së. Draft PMBU-ja është përditësuar vazhdimisht, ku versioni i parë paraprak u përmbyll në dhjetor të 2021-shit dhe iu shpërnda të gjithë aktorëve në Konferencën Kombëtare të Ujit. Programi i Masave Bazuar te kërkesat e DKU-së, për çdo PMBU do të përgatitet PiM-ja, me qëllim arritjen e objektivave mjedisore (DKU Neni 11(1)2). Masat e identifikuara nga PMBU-ja për lumin Mat janë hartuar në bazë të vlerësimit të statusit aktual të trupave ujorë të përvijuar, që është mbështetur te informacionet e analizës së presioneve dhe ndikimeve që prekin trupin ujor. Prandaj, çdo hap i procesit të planifikimit është i rëndësishëm për të siguruar zbatimin e masave të duhura në vendndodhjen e duhur. Masat përcaktohen në varësi të “Llojet e masave kryesore” (LlMK3) dhe të shkallës në të cilën do të siguronin trajtimin e këtyre presioneve. LlMK-të janë një grup masash të identifikuara nga Shtetet Anëtare në PiM-të e tyre, të cilat kanë si shënjestër të njëjtin presion ose qëllim. MLlK-ja mund të jetë masë kombëtare, por zakonisht përfshin më tepër se një masë kombëtare. Masat janë hartuar në bazë të vlerësimit të statusit aktual të trupave ujorë, plotësuar me informacione nga analiza e presioneve dhe ndikimeve që prekin trupat ujorë. Kjo PMBU përcakton PiM-në që do të zbatohet gjatë periudhës 2024-2029 për arritjen e “objektivave mjedisore”, të përshkruara plotësisht në Kapitullin 3, në përputhje me Nenin 4 të DKU-së. Në Shtojcën 3 të WISE 2016 jepen edhe udhëzime me shembuj për presionet dhe treguesit kryesorë të masave. Masat specifike (që bien në kuadër të LlMK-ve) duhet të trajtojnë presione specifike (Llojet kryesore të Presioneve (LlKP) që hasen në4 nivelin e trupit ujor. Mënyra më efikase për ta bërë masën të pasqyrojë presionin përkatës është që të përmblidhen elementet individuale që kontribuojnë në statusin ose potencialin e përgjithshëm të trupit ujor. Lidhur me zbatimin e masave, duhet identifikuar Lloji Kryesor i Masës (LlMK) që është përgjithësisht më i aplikueshëm për Llojin Kryesor të Presionit përkatës, si dhe treguesi që do të përdoret për të vlerësuar nga pikëpamja sasiore progresin e masës. Për shembull, presioni pikësor nga ujërat e ndotura urbane (Presioni i Llojit Kryesor numër 1.1) duhet trajtuar kryesisht nëpërmjet ndërtimit të impianteve të trajtimit të ujërave të ndotura (ITUNU) (Masë Bazë sipas Direktivës së BE-së për Trajtimin e Ujërave të Ndotura Urbane (91/271/KEE), Masa e Llojit Kryesor numër 1). Ka shumë rëndësi që treguesi i masës të identifikohet dhe vlerësohet nga pikëpamja sasiore. Në rastin e ujërave të ndotura urbane, treguesi i masës që zbatohet më së shumti është niveli i popullsisë 2 Neni 11 (1): Çdo Shtet Anëtar siguron hartimin e programit të masave për çdo rajon të basenit lumor, ose për një pjesë të rajonit të basenit lumor brenda territorit të tij, duke marrë parasysh rezultatet e analizave të kërkuara nga Neni 5, për arritjen e objektivave të përcaktuara në Nenin 4. Këto programe masash mund t’u referohen masave që rrjedhin nga legjislacioni i miratuar në nivel kombëtar dhe të mbulojnë të gjithë territorin e Shtetit Anëtar. Kur shihet e përshtatshme, Shteti Anëtar mund të miratojë masa të zbatueshme për të gjitha rajonet e baseneve lumore dhe/ose një pjesë të rajoneve të baseneve lumore ndërkombëtare që shtrihen në territorin e tij. 3 Përmbledhur në Tabelën 13-1(Llojit I Masës Kryesor (LlMK) në përputhje me WISE-n e BE-së që janë miratuar në këtë raport PMBU-je) 4Përmbledhur në Tabelën 10-1(Llojit I Masës Kryesor (LlMK) në përputhje me WISE-n e BE-së që janë miratuar në këtë raport PMBU-je) Faqe | vi ekuivalente (p.e.) që kërkon trajtim të ujërave të ndotura për të arritur standardin e cilësisë mjedisore prej BOD5 < 4 mg/l në trupin ujor pritës. Masat kryesore të përcaktuara: • Përmirësimi i statusit të ujërave sipërfaqësore Masat e Llojit Kryesor (LlMK) më të përshtatshme për reduktimin e presioneve dhe ndikimeve nga ndryshimi hidromorfologjik i trupave ujorë është përmirësimi i kushteve hidromorfologjike të trupave ujorë përveç vazhdimësisë gjatësore (LlMK 6). Skema e HEC-eve me derivacion duhet të përmbushë detyrimet e parashtruara në lejen për përdorimin e burimit ujor. Ato duhen projektuar në mënyrë të tillë që të lejojnë kalimin e faunës ujore dhe të prurjes ekologjike edhe në rrjedhën më të ulët të lumit. Edhe presioni pikësor i ujërave të ndotura urbane (LlPK 1.1) duhet trajtuar zakonisht nëpërmjet ndërtimit të impianteve të trajtimit të ujërave të ndotura (ITUN - LlMK 1), por kur ndërtimi i ITUN-ut është i pamundur, ka LlMK të tjera që mund të ndërmerren për reduktimin e ngarkesës nga ujërat e ndotura urbane si masa për parandalimin dhe kontrollin e ndotjes nga zonat urbane, transporti dhe infrastruktura e ndërtuar. (KTM 21). Për këta trupa ujorë janë propozuar edhe masa të tjera krahas impiantit të trajtimit të ujërave të ndotura urbane, të cilat do të sjellin përmirësimin e statusit të tyre. Një prej masave është reduktimi i pikave të shkarkimit të ujërave të ndotura, grumbullimi i tyre në një numër të vogël kolektorësh dhe ndarja e sistemeve të kombinuara nga ujërat e shiut, të cilat kanalizohen në sistemin e furnizimit me ujë dhe nuk lejohen të rrjedhin me trupat ujorë. Është konstatuar se, në trupat ujorë, presioni në hyrje ndikohet kryesisht nga pikat ku ka vend-depozitime të mbetjeve industriale. Propozohet që të ndërmerret rehabilitimi i zonës duke zgjedhur teknologjinë e përshtatshme sipas rastit. Këto masa do të ndihmojnë në përmirësimin e statusit aktual të këtyre trupave ujorë dhe me zbatimin e tyre pritet që, në planet e ciklit të dytë të menaxhimit (nga viti 2029), statusi shumë i keq të përmirësohet në status mesatar. Tabela që përmban Një Masë për Grupin e Trupave Ujorë (shihni Shtojcën Teknike XI) përmbledh të gjitha masat për këta trupa ujorë. • Përmirësimi i statusit të ujërave nëntokësore. Cilësia e ujërave nëntokësore Duke marrë parasysh se ndotja nga nitratet është faktor kryesor kundër arritjes së statusit të mirë kimik të një sasie të konsiderueshme të UN-ve me rëndësi për mbarë basenin, ka shumë rëndësi të eliminohet ose reduktohet sasia e nitrateve që hyn tek trupat nënujorë. Parandalimi i përkeqësimit të cilësisë së ujërave nëntokësore dhe çdo tendence tjetër në rritje të konsiderueshme dhe të qëndrueshme e përqendrimit të nitrateve në ujëra nëntokësore duhet arritur pikë së pari nëpërmjet zbatimit të Direktivës së BE-së për Nitratet dhe e DTUNU-së. Sasia e ujërave nëntokësore Duhet shmangur nxjerrja e tepruar e ujit në UN nëpërmjet menaxhimit efikas të ujërave nëntokësore dhe sipërfaqësore. Andaj, nevojiten kontrolle të përshtatshme mbi nxjerrjen e ujërave të ëmbla sipërfaqësore dhe nëntokësore, dhe ruajtjen e ujit të ëmbël (përfshi një regjistër ose regjistra të nxjerrjes së ujit) dhe kërkesat për autorizim paraprak për nxjerrjen dhe ruajtjen. Në përputhje me DKU në, duhet siguruar që norma mesatare e nxjerrjeve në plan afatgjatë vjeçar të mos jetë më e madhe se burimi i disponueshëm i ujërave nëntokësore. • Pjesëmarrja dhe Konsultimi Publik AMBU shpreh angazhimin për pjesëmarrje publike aktive në vendimmarrje për të ofruar mbështetje më të gjerë për politikat dhe rritur efikasitetin e përpjekjeve për zbatim. Palët përkatëse të interesit dhe të gjitha nivelet janë konsultuar që në fillim të periudhës së hartimit të PMBU-së së Matit. Në nëntor të 2019-s, u mbajt mbledhja e parë konsultuese, ku institucionet përkatëse diskutuan dhe identifikuan/ranë dakord së bashku për çështjet e rëndësishme të menaxhimit të ujit. Për shkak të Faqe | vii pandemisë Covid-19, gjatë 2020-ës është zhvilluar vetëm një mbledhje konsultuese në Tetor 2020 me përfaqësues të BL-së Mat. PMBU-ja përfundimtare do të publikohet në faqen zyrtare të AMBU-së, për të përmbushur kërkesat e Nenit 14 të DKU-së së BE-së për pjesëmarrjen dhe përfshirjen publike. Faqe | viii Vetë Direktiva nuk e përmban pikëpamjen gjinore, por AMBU, me mbështetjen e plotë të ekipit të EUSIWM ka marrë gjerësisht në konsideratë rolin e fermave në të gjitha nivelet gjatë fazës përgatitore. Faqe | 1-1 1. Objektivat, Administrimi dhe Koordinimi 1.1 Objektivat Ky dokument paraqet kërkesat për statusin në Planin të Menaxhimit të Basenit Ujor për basenin e lumit Mat (“PMBU-ja” ose “Plani”), parashikuar nga Qeveria Shqiptare (QSh) në Ligjin për Menaxhimin e Integruar të Burimeve Ujore (LMIBU), sidomos në Nenet 17 dhe 245. Paralelisht, PMBU-ja përputhet gjerësisht me objektivat dhe procedurat e Direktivës Kuadër të Ujit (DKU) të Bashkimit Evropian (BE) (Direktiva 2000/60/KE), legjislacionin e përgjithshëm të BE-së për mbrojtjen e ujërave kombëtare dhe direktivat e saj përkatëse6. Qëllimi kryesor i DKU-së së BE-së ka të bëjë kryesisht me cilësinë e ujërave, përkufizuar gjerësisht si “status”. Kontrolli i sasisë së ujit (rrjedhat ose volumet) është element dytësor i sigurimit të cilësisë së mirë të ujit ndaj duhen përcaktuar edhe masat për sasinë që t’i shërbejnë objektivit të sigurimit të cilësisë së mirë. PMBU-ja është mjeti kryesor për menaxhimin e trupave ujorë sipërfaqësorë dhe nëntokësorë brenda një Rajoni të caktuar të Basenit Ujor (RBU), që në këtë rast është zona e Basenit Ujor të Lumit të Matit. Lidhur me qeverisjen e ujit, PMBU-ja përmban: • përshkrimin e përgjithshëm të RBU-së ose të basenit (-eve) ujor (-e), nëse PMBU-ja zbatohet në nivel nënrajoni brenda RBU-së më të gjerë, duke përfshirë kryesisht: hidrometeorologjinë, përdorimin e tokës dhe përdorimin e ujit; • kategorizimin e trupave ujorë në lumenj, liqene, ujëra sipërfaqësore kalimtare dhe bregdetare, trupa ujorë nëntokësorë, si dhe përcaktimin e tipologjisë së tyre përkatëse dhe kushteve referencë për të gjithë trupat ujorë; • vlerësimin teknik të gjendjes bazë (aktuale) të të gjithë trupave ujorë në basenin ujor lidhur me statusin cilësor dhe sasior të tyre; • identifikimin e zonave të mbrojtura në basenin ujor ku uji ka përdorim ose rëndësi të veçantë që kërkon mbrojtje; • përmbledhjen e presioneve dhe ndikimeve antropogjene në trupat ujorë sipërfaqësorë dhe nëntokësorë; • përmbledhjen e masave që synojnë zbutjen e ndikimeve të identifikuara te trupa ujorë të veçantë nëse janë nën statusin e kërkuar minimal “Të Mirë”; • analizën ekonomike dhe/ose teknike për ata trupa ujorë që zakonisht përshkruhen si “trupa ujorë tepër të modifikuar” (TUTM), për të cilët nuk është e mundur arritja e statusit “Të Mirë”; • analizën ekonomike për identifikimin e rikuperimit të nevojshëm të burimeve dhe kostove mjedisore të shërbimeve të ujit, duke marrë parasysh parashikimet afatgjata të kërkesës dhe ofertës për ujë në basenin ujor; • regjistrin dhe përmbledhjen e planeve më të detajuara të propozuara për nënbasenet, sektorët, çështjet e menaxhimit ose kategoritë e ujit që mund të ndikojnë ose mund të ndikohen nga objektivat mjedisore dhe programi i masave të këtij Plani; • përmbledhjen e masave të marra nga konsultimi publik dhe se si këto konsultime janë marrë parasysh në formulimin e objektivave të PMBU-së dhe programit të masave; • listën e Autoriteteve Kompetente që kanë detyrime ose që ndikohen nga ky Plan, duke përfshirë marrëdhënien e tyre me autoritetet e tjera të koordinuara brenda Shqipërisë, dhe kur është e nevojshme, përmbledhjen e marrëdhënieve institucionale të krijuara për të siguruar koordinimin me Rajonet ndërkombëtare të Baseneve Ujore; • regjistrin e nxjerrjeve të ujit dhe lejeve të tyre kur këto nxjerrje mund të ndikojnë te statusi i trupit ujor7 5 Qeveria Shqiptare, Ligji 111/2012, ndryshuar me Ligjin Nr. 6/2018 “Për menaxhimin e integruar të burimeve ujore” 6 Direktiva Kuadër e Ujit 2000/60/KE për ngritjen e kuadrit për veprimin e Komunitetit në fushën e politikave ujore - “Direktiva Kuadër e Ujit”, Shtojca VII, Shtojca IX 7 Komisioni Evropian, Direktiva 2000/60/KE – Neni 11(3) Faqe | 1-2 Periudha e parashikuar e Planit gjashtë-vjeçar (2024-2029) është në përputhje me legjislacionin kombëtar dhe DKU-në dhe përfaqëson ciklin e tretë të këtyre Planeve brenda Shteteve Anëtare të BE së me të cilin Shqipëria po përpiqet të përafrohet. Programi i Masave (PiM), i përcaktuar në PMBU që të parashtrojë objektivat mjedisore të cilat rrjedhin nga Neni 25 (1) i LMIBU-t, pritet të bëhet ligjërisht i detyrueshëm për autoritetet kompetente, subjektet ose palët e interesit, sipas rastit, me t’u miratuar nga Këshilli Kombëtar i Ujit dhe Këshilli i Ministrave. “Objektivat mjedisore për trupat ujorë sipërfaqësorë, nëntokësorë, si dhe për zonat e mbrojtura vendosen me qëllim parandalimin e dëmtimit të trupave ujorë, si dhe mbrojtjen, përmirësimin dhe rehabilitimin e statusit të të gjithë trupave ujorë, si sipërfaqësorë, ashtu edhe nëntokësorë”. LMIBU. Neni 25 (1). 1.2 Statusi Ligjor i Autoritetit Kompetent Baseni ujor i Matit është përvijuar si i pavarur (Harta 1-1). Për qëllimet e këtij Plani, Agjencia e Menaxhimit të Burimeve Ujore (AMBU) vepron si Autoriteti i Rajonit të Basenit Ujor (ARBU), sikurse parashikohet në Ligjin nr.111/2012 (Neni 11). Kompetencat e veçanta të AMBU-së rregullohen nga Neni 11 i LMIBU-së dhe Vendimi i Këshillit të Ministrave Nr. 221, datë 26.04.2018, ndryshuar me VKM nr. 361 dt.6.5.2020 për organizimin dhe funksionimin e AMBU-së. RBU-ja ka përgjegjësinë të sigurohet se kërkesat e parashtruara në LMIBU dhe DKU-në e BE-së, sidomos objektivat mjedisore dhe programi i masave të përcaktuara në PMBU të jenë koordinuar përgjatë të gjithë sektorëve dhe programeve brenda basenit ujor8. 1.3 Marrëveshjet administrative LMIBU përkufizon kuadrin institucional në nivel kombëtar dhe vendor, për të siguruar menaxhimin e burimeve ujore dhe përafrimin me Direktivat kryesore të BE-së lidhur me mjedisin dhe ujin, përfshi këtu DTUNU-n, Direktivën për Ujin e Pijshëm (DUP) dhe pjesërisht Direktivat për Ujërat Nëntokësore (DUN) dhe Direktivat për Përmbytjet (DP). Struktura qeverisëse e menaxhimit të ujit përcaktohet zakonisht në Figura 1-1. AMBU është autoriteti kompetent për hartimin dhe zbatimin e politikave, strategjive, planeve, programeve dhe projekteve që synojnë menaxhimin e integruar të burimeve ujore, përfshi edhe PMBU-në. KBU-të janë organet përgjegjëse vendore për menaxhimin e integruar të burimeve ujore në basenin përkatës, duke përfshirë edhe ruajtjen dhe mbrojtjen e burimeve ujore, si dhe shpërndarjen e barabartë të burimeve ujore brenda basenit ujor në fjalë (LMIBU, Neni 12). Figura 1-1 – Rregullimet Administrative për Qeverisjen e Ujit 8 Komisioni Evropian, Direktiva 2000/60/KE – Neni 3(2) Faqe | 1-3 Zyrat e Administrimit të Basenit Ujor (ZABU) janë njësi operacionale të AMBU-së. Detyrat e tyre kryesore janë ndjekja e planeve të menaxhimit të burimeve të baseneve ujore përkatëse dhe mbajtja e inventarëve për burimet ujore (Neni 13, LMIBU). 1.4 Koordinimi i autoritetit Kompetent dhe Marrëdhëniet Institucionale AMBU vepron si organi përgjegjës kryesor për hartimin dhe koordinimin e PMBU-së. Megjithatë, PMBU-të janë nisma mjaft komplekse, që kërkojnë bashkëpunim të gjerë dhe konsultim midis ministrive, agjencive qeveritare dhe rregullatorëve, të quajtur ndryshe edhe “autoritete kompetente”. Figura 1-1 përmbledh autoritetet kompetente për këtë Plan dhe përshkruan detyrat dhe detyrimet e tyre, si dhe mekanizmat e koordinimit me Autoritetin e Rajonit të Basenit Ujor. Ky koordinim ndodh rutinë nëpërmjet mekanizmave qeverisëse. Institucionet përgjegjëse për hartimin dhe zbatimin e planeve për administrimin dhe organizimin e organeve kombëtare për Menaxhimin e Burimeve Ujore janë: Këshilli i Ministrave, Këshilli Kombëtar i Ujit, Agjencia për Menaxhimin e Burimeve Ujore, Këshilli i Baseneve Ujore dhe Zyrat e Administrimit të Baseneve Ujore. (Neni 7, LMIBU). KBU-të ndihmohen nga ZABU-të, të cilat funksionojnë si sekretariat i KBU-ve. ZABU-të janë përgjegjëse për vlerësimin teknik të përdorimeve të burimeve ujore (sipërfaqësore dhe nëntokësore), japin rekomandime për miratim nga KBU-ja, mbështesin bashkitë në zgjidhjen e çështjeve që lidhen me burimet ujore dhe janë përgjegjëse për mbikëqyrjen (dhe kontrollin) e të gjitha veprimtarive lidhur me përdorimin e burimeve ujore. Megjithatë, ZABU-të kanë autoritet të kufizuar për të detyruar zbatimin e procedurave ligjore dhe rregullatore. Urdhri i Kryeministrit Nr. 129 datë 21.09.2015 “Për marrjen e masave institucionale dhe operacionale për zbatimin e qasjes sektoriale dhe ngritjen e grupeve të menaxhimit të integruar të politikës” institucionalizoi për herë të parë qasjen sektoriale brenda Sistemit të Planifikimit të Integruar (IPS), që është sistemi vendimmarrës, i cili përcakton drejtimin strategjik dhe shpërndarjen e burimeve të vendit. Mekanizimi i Menaxhimit të Integruar të Sektorit u ngrit me qëllim zhvillimin, zbatimin dhe monitorimin e reformave sektoriale në Shqipëri. Kjo do të arrihet nëpërmjet hartimit të programeve kombëtare sektoriale dhe krijimit të një liste të vetme për projektet që kanë prioritet për investime strategjike. Mekanizmi u bazua në ngritjen e katër Grupeve të Menaxhimit të Integrimit të Politikave (GMIP) në katër fusha prioritare: − Menaxhimin e Integruar të Ujit; − Punësimin dhe Sektorin Social; − Konkurrenca dhe Inovacioni (risitë); − Qeverisja e Mirë dhe Administrimi Publik. Urdhri i Kryeministrit Nr. 157, datë 22.10.2018 “Për marrjen e masave për zbatimin e qasjes së gjerë sektoriale / ndërsektoriale, si dhe ngritjen dhe funksionimin e mekanizmit sektorial/ndërsektorial të integruar”, riorganizoi dhe konsolidoi mekanizmin GMIP në mbështetje të marrjes së masave organizative, ndërinstitucionale dhe operacionale për zbatimin e qasjes së gjerë sektoriale / ndërsektoriale. Me këtë organizim të ri, GMIP-ja synon të operojë në funksion të qasjes sektoriale / ndërsektoriale të integruar në fushat prioritare. Në këtë drejtim, është shtuar edhe pikëpamja ndërsektoriale, ndryshe nga organizimi i parë, që e vuri theksin vetëm te pikëpamja sektoriale. Krahas GMIP-ve, është shtuar edhe një formë e re organizimi: Komitetet Drejtuese Sektoriale (KDS), ndarë në pesë të tillë. Ka shumë rëndësi që të përcaktohet roli i këtij mekanizmi në procesin e përdorimit dhe zbatimit të Instrumentit Financiar të Mbështetjes Buxhetore Sektoriale. Urdhri i Kryeministrit në vitin 2015 përcaktoi se: mekanizmi synon të zhvillojë, zbatojë dhe monitorojë reformat sektoriale në Shqipëri nëpërmjet hartimit të programeve kombëtare sektoriale dhe krijimit të një liste të vetme për projektet me prioritet për investime strategjike në përputhje me procesin e anëtarësimit në BE dhe detyrimet ndërkombëtare të Shqipërisë”. Të gjithë palët e interesit të basenit ujor, duke nisur nga përdoruesit e deri te autoritetet kombëtare (institucionet qeveritare), përfaqësohen nga subjekte të ndryshme që operojnë në sektorin e ujit, si: ofrues të shërbimeve të bujqësisë, industrisë, urbanizmit, energjisë; OJF-të, komuniteti shkencor, donatorët dhe shoqëritë civile në përgjithësi. Faqe | 1-4 Tabela 1-1 – Regjistri i Autoriteteve Kompetente Lidhur me Planin AUTORITETI KOMPETENT DHE AUTORITETI LIGJOR AKTIVITETET KRYESORE QË KONTRIBUOJNË NË DKU MEKANIZMAT E KOORDINIMIT ME AK-të E TJERA Agjencia e Menaxhimit të Burimeve Ujore (AMBU) (Kryeministria) Ligji Nr. 111/2012 ndryshuar me Ligjin nr. 6/2018 “Për Menaxhimin e Integruar të burimeve ujore” VKM Nr. 221, datë 26.4.2018 ‘’Për organizimin dhe funksionimin e AMBU-së’’ Zbatimi dhe koordinimi i Ligjit për Menaxhimin e Integruar të Burimeve Ujore Zbatimi dhe koordinimi i Direktivës Kuadër të Ujit Përgatitja e Planeve të Menaxhimit të Baseneve Ujore Përgatitja e Planeve të Menaxhimit të Riskut nga Përmbytjet Përgatitja e Planeve të Menaxhimit të Riskut nga Thatësirat Mbajtësi i Regjistrit të Nxjerrjeve të Ujit (në KKBU) Publikimi i Planeve të Menaxhimit të Baseneve Ujore dhe Dokumenteve Plotësuese Zbatimi i Strategjisë Kombëtare të MIBU-t Mbajtja e regjistrit të subjekteve të burimeve ujore Mbajtja e Kadastrës Kombëtare të Burimeve Ujore Agjencia Kombëtare e Mjedisit (AKM) Ligji Nr. 10431, datë 9.6.2011 ‘’Për mbrojtjen e mjedisit’’ VKM Nr. 568, datë 17.7.2019 ‘’Për organizimin dhe funksionimin e AKM-së’’ Monitorimi Kombëtar Mjedisor i Trupave Ujorë Lumorë Monitorimi Kombëtar Mjedisor i Trupave Ujorë Liqenorë Monitorimi Kombëtar Mjedisor i Trupave Ujorë Bregdetarë Lëshimi i Lejeve Mjedisore për të gjitha veprimtaritë industriale në vend VNM-të dhe VSM-të periodike Publikimi i Programit Kombëtar të Monitorimit të Mjedisit (vjetor) Mirëmbajtja e Regjistrit të Lejeve Mjedisore Mirëmbajtja e Regjistrit të Çlirimit dhe Shkarkimit të Ndotësve Departamenti i Klimës dhe Mjedisit, Instituti i Gjeoshkencave, (IGjEO) Ligji Nr. 8485, datë 12.5.1999 ‘’Për Kodin e Procedurës Administrative” VKM Nr. 490, datë 6.7.2011 ‘’Për krijimin e IGjEUM-it’’ (shkrirja e institucioneve të mëparshme ekzistuese) Mbledhja, verifikimi dhe shpërndarja e të dhënave meteorologjike (monitorimi i reshjeve) Mbledhja, verifikimi dhe shpërndarja e të dhënave hidrologjike (monitorimi i prurjeve) Publikimi i Buletinit Mujor të Klimës në faqen e internetit Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura (AKZM) Ligji Nr. 81/2017 ‘’Për zonat e mbrojtura’’ VKM Nr. 102, datë 4.2.2015 ‘’Për ngritjen e Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura’’, ndryshuar në 2016-n. Menaxhimi i Zonave të Mbrojtura Zbatimi i Direktivës së BE-së për Shpendët dhe Habitatet Publikimi i planeve të menaxhimit për zonat e mbrojtura, të gjitha llojet Mirëmbajtja e regjistrit për zonat e mbrojtura - bazuar në GIS Mirëmbajtja e inventarit kombëtar të florës dhe faunës Agjencia Kombëtare e Bregdetit (AKB) Ligji Nr. 93/2015 për "Turizmin’’ VKM Nr. 569 datë 17.7.2019 ‘’Për ngritjen e Agjencisë Kombëtare të Bregdetit’’ Mbrojtja dhe zhvillimi i mjedisit të qëndrueshëm në bregdet Monitorimi dhe kontrolli i aktiviteteve të paligjshme për shërbim turistik në bregdet (plazhet) Mirëmbajtja e inventarit kombëtar të bregdetit Monitorimi i zbatimit të instrumenteve të planifikimit të territorit Agjencia Kombëtare e Planifikimit të Territorit Përgatitja e planeve të menaxhimit të territorit në mënyrë të koordinuar - përmes qeverive vendore Publikimi i Planit Kombëtar të Zhvillimit Faqe | 1-5 Ligji Nr. 107/2014 ‘’Për zhvillimin dhe planifikimin territorial’’. VKM Nr. 427 datë 8.6.2016 ‘’Për ngritjen e Agjencisë Kombëtare të Planifikimit të Territorit” Përgatitja e planeve të integruara tematike (përfshi infrastrukturën, përmbytjet, ujërat, bujqësinë, zhvillimin urban, etj.) Koordinimi i përgatitjes së planeve të menaxhimit të territorit nga qeveritë vendore Publikimi i Planit të Integruar Ndërsektorial të Bregdetit – bazuar te GIS-i Publikimi i Planit të Integruar Ndërsektorial të Bregdetit për Rajonin Tiranë-Durrës – bazuar te GIS-i (përfshi bashkitë Tiranë, Durrës, Kamëz, Vorë, Shijak dhe Krujë). Mbajtja e Bazës së Integruar të të Dhënave për Planifikimin. Shërbimi Gjeologjik Shqiptar (ShGjSh) Ligji Nr. 111/2015, datë 15.10.2015 ‘’Për Shërbimin Gjeologjik Shqiptar” Studimi dhe monitorimi i ujërave nëntokësore, akuiferëve, shtresave gjeologjike, hidrogjeologjisë Publikimi i raporteve për cilësinë e ujërave nëntokësore Mbajtja e bazës së të dhënave bazuar te GIS-i për gjeologjinë, hidrogjeologjinë dhe akuiferët nëntokësorë Anëtar i EuroGeoSurveys, që prej 2007-s Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore (AKBN) Ligji Nr. 7/2017 ‘’Për përdorimin e burimeve të rinovueshme’’ VKM Nr. 547, datë 9.8.2006 ‘’Për ngritjen e AKBN-së, ndryshuar në 2017-n Mbajtja e bazës kombëtare të të dhënave për përdorimin/kapacitetin e sektorit të energjetikës Monitorimi dhe inspektimi i sektorit energjetik, përfshi hidrokarburet, vajrat dhe të gjitha burimet e tjera natyrore Përgatitja e planit kombëtar të veprimit për përdorimin e burimeve të rinovueshme për prodhimin e energjisë, çdo dy vjet Monitorimi i hidrocentraleve Analiza e mineraleve Publikimi i buletinit për potencialet/investimet hidroenergjetike në vend Mirëmbajtja e sistemit të bazuar te GIS-i për energjinë Agjencia Kombëtare e Ujësjellës-Kanalizimeve dhe Infrastrukturës së Mbetjeve të Ngurta (AKUM) Ligji Nr. 8102, datë 28.3.1996 ‘’Për ujësjellës kanalizimet’’, ndryshuar me ligjin Nr. 9915, datë 2008. (Projektligji i ri është hartuar, por nuk është miratuar ende). VKM Nr. 431, datë11.7.2018 ‘’Për ngritjen e AKUM-it” Zbatimi i politikës dhe strategjisë për ujësjellës-kanalizimet (Masterplani për UK-në dhe Mbetjet) Trajtimi i ujërave të ndotura Planifikimi i infrastrukturës për mbetjet Planifikimi i nevojave për investime në furnizim me ujë/trajtimin e ujërave të ndotura dhe menaxhimin e mbetjeve Mirëmbajtja e platformës kombëtare të GIS-it për asetet e ujësjellës-kanalizimeve Publikimi i raporteve/statistikave për performancën e shoqërive UK Drejtoritë Rajonale të Ujitjes dhe Kullimit Ligji Nr. 24/2017 ‘’Për ujitjen dhe kullimin” VKM Nr. 437, datë 17.5.2017 ‘’Për ngritjen e 4 drejtorive rajonale për ujitjen dhe kullimin” 4 drejtori të ngritura: Lezhë, Durrës, Fier dhe Korçë. Inventari i infrastrukturës së ujitjes, kullimit dhe mbrojtjes nga përmbytjet Planifikimi i nevojave/kërkesës për ujë në sektorin e ujitjes Planifikimi i ndërhyrjeve rehabilituese në infrastrukturën e ujitjes, kullimit dhe mbrojtjes nga përmbytjet Mirëmbajtja e sistemit të integruar për pyjet Faqe | 1-6 Agjencia Kombëtare e Pyjeve (AKP) Ligji Nr. 5/2016, datë 04.02.2016 "Për shpalljen e moratoriumit të pyjeve” VKM Nr.570, datë 17.7.2020 ’’Për ngritjen e AKP-së” Urdhri Nr. 24, datë 03.02.2020 ’’Për miratimin e strukturës dhe organigramës të Agjencisë Kombëtare të Pyjeve” Ligji Nr. 57/2020 "Për pyjet" datë 30 / 04/2020 Përgatitja e inventarit për pyjet Përgatitja e hartave të bazuara te GIS-i Zbatimi i programit të monitorimit vjetor për pyjet, biodiversitetin, habitatet etj. Monitorimi / kontrolli / inspektimi Mirëmbajtja e sistemit të integruar për pyjet (regjistri, baza e të dhënave, sistemi GIS) Ngre dhe mirëmban Regjistrin Kombëtar të Fondit Pyjor Harton metodologjinë për inventarizimin e pyjeve, organizimin dhe drejtimin e punës në nivel kombëtar. Publikimi i raporteve për statusin e pyjeve dhe të dhëna/informacione të tjera përkatëse. Agjencia Kombëtare për Mbrojtjen Civile Ligji Nr. 45/2019, datë 18.7.2019 ‘’Për mbrojtjen civile’’ VKM nr. 747 e datës 20.11.2019 "Për Organizmin dhe Funksionimin e Agjensisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile” Përgatitja e strategjisë kombëtare për zvogëlimin e risqeve nga fatkeqësitë natyrore Përgatitja e planit kombëtar për emergjencat civile Ndërhyrjet në infrastrukturë në zonat e dëmtuara Mbajtja e bazës së të dhënave për humbjet dhe dëmet Ngritja e Fondit të Solidaritetit Autoriteti Shtetëror për Informacionin Gjeohapësinor (ASIG) Ligji Nr. 72/2012, datë 28.6.2012 ‘’Për organizimin dhe funksionimin e infrastrukturës shtetërore për informacionin gjeohapësinor” Zbatimi i kërkesave të Direktivës INSPIRE Përgatitja e standardeve kombëtare për informacionin gjeohapësinor Përgatitja e hartave tematike, në sistemin GIS Përgatitja e të gjitha hartave të tipologjisë/sektorit në nivel vendor/rajonal/kombëtar Mirëmbajtja e sistemit kombëtar GIS për të gjitha llojet e informacionit Mirëmbajtja e Gjeoportalit Kombëtar (faqes së internetit) me informacion tematik, vënë në dispozicion të publikut Instituti i Shëndetit Publik Ligji Nr. 10 138, datë 11.5.2009 ‘’Për shëndetin publik” Vlerësimi cilësor i ujit të pijshëm (analiza e ujërave sipërfaqësore dhe nëntokësore, si dhe impiantet e trajtimit të ujërave) Monitorimi i cilësisë së ujit të pijshëm Analiza e të dhënave të monitorimit të cilësisë së ujit të pijshëm të kryer nga Njësitë Vendore të Kujdesit Shëndetsor Publikimi i raporteve për çështjet/gjendjen shëndetësore Publikimi i revistës mjekësore shëndetësore Publikimi i buletinit shëndetësor në faqen e internetit Publikimi në faqen e internetit i Raportit Vjetor të Cilësisë së Ujit të Pijshëm. Faqe | 1-7 Harta 1-1 – Rajonet e Basenit Ujor në Shqipëri dhe Shtrirja e Basenit Ujor të Lumit Mat Faqe | 1-8 1.5 Struktura e Përgjithshme e Kuadrit të PMBU-së dhe Dokumentacionit Komponentët Parësorë Sipas kontekstit të Direktivës Kuadër të Ujit (DKU), Plani i Menaxhimit të Basenit Ujor (PMBU) duhet të paraqesë në mënyrë të detajuar se si do të përmbushen objektivat mjedisore të basenit ujor (objektivat për statusin ekologjik, statusin sasior, statusin kimik dhe të zonës së mbrojtur) brenda afatit të përcaktuar kohor. Për më tepër: • Masat për mbrojtjen e cilësisë dhe sasisë të së gjitha burimeve ujore, përfshi edhe ekologjinë ujore dhe habitatet e çmuara. • Masat për mbrojtjen e burimeve ujore sipërfaqësore ose nëntokësore që përdoren për ujë të pijshëm. • Masat për të siguruar qëndrueshmërinë afatgjatë të burimeve ujore për sa i përket nevojave mjedisore dhe ekonomike. • Masat për mbrojtjen e ujërave të larjes dhe ujërave të tjera me rëndësi ekonomike. Këto objektiva duhen përfshirë për çdo basen ujor. Në përgjithësi, programet e masave ndahen në: i. “Masat bazë” që përfshijnë kërkesat kryesore të pajtueshmërisë me disa Direktiva të ndryshme të BE-së, të parashtruara në Pjesën A, Shtojcën VI të DKU-së. ii. “Masat plotësuese” që lihen në diskrecionin e AMBU-së, sipas nevojës, për arritjen e objektivave mjedisore, të parashtruara në Pjesën A, Shtojcën VI të DKU-së. Paralelisht, duhet kryer edhe një analizë e detajuar ekonomike e përdorimit të ujit brenda basenit ujor. Vendosja e kostos së duhur dhe rikuperimi i kostove të ujit shërbejnë si stimuj për përdorimin e qëndrueshëm të burimeve ujore, duke ndihmuar kështu në arritjen e objektivave mjedisore në kuadër të Direktivës. Për më tepër, analiza ekonomike lehtëson diskutimin racional për efikasitetin e kostove të masave të ndryshme të renditura më lart. Komponentët Dytësorë Në nivel baseni ujor, menaxhimi i integruar i burimeve ujore i bazuar në praktikat më të mira dhe gjithëpërfshirëse, duhet parë nga një këndvështrim më i gjerë nga sa parashtrohet në pikën 1.5.1 më lart 9 . Në dokumentin e saj bazë, DKU-ja bën vetëm referencë shumë të kufizuar të qartë për menaxhimin e burimeve ujore, menaxhimin e përmbytjeve, menaxhimin e thatësirës dhe menaxhimin e bregdetit. Këto veprimtari mund të ndikojnë në mënyrë të konsiderueshme te masat e parashikuara në 1.5.1, dhe brenda strategjive ose planeve plotësuese shtesë që janë parashikuar (menaxhimi i burimeve ujore dhe i risqeve nga përmbytjet dhe thatësirat), këto strategji sektoriale duhet të raportojnë në mënyrë të veçantë për ndikimin e këtyre strategjive te objektivat mjedisore të basenit ujor dhe te statusi i trupit ujor, kur është e mundur. Por, ato kërkojnë edhe plane dhe/ose strategji të veçanta të rëndësishme dhe komplekse nga pikëpamja teknike, gjë që shkon përtej pikëpamjes së “cilësisë së ujit” që parashikohet në DKU. Në përputhje me praktikat më të mira ndërkombëtare, kuadri i PMBU-së për Shqipërinë parashikon strategji dhe/ose plane plotësuese shtesë të koordinuara me, por të ndryshme nga dokumenti bërthamë i PMBU-së (masat në 1.5.1.). Në mënyrë të veçantë, parashikohet kur shihet e nevojshme: • Plani ose Strategjia për Menaxhimin e Burimeve Ujore • Plani ose Strategjia për Menaxhimin e Riskut nga Përmbytjet • Plani ose Strategjia për Menaxhimin e Riskut nga Thatësirat • Plani ose Strategjia për Menaxhimin e Zonave Bregdetare • Vlerësimi Strategjik Mjedisor (VSM) për propozimet e PMBU-së 9 Banka Botërore – Menaxhimi i Integruar i Basenit Ujor – Nga Konceptet te Praktikat e Mira, Dokumente Informuese 1-15, 2006. Faqe | 1-9 Përmbajtja dhe objektivat e këtyre strategjive mbështetëse shpjegohen më tej në Kapitullin 9. Nëse këto strategji dhe plane nuk janë hartuar ende (ose nuk gjejnë zbatim) për basenin ujor në fjalë, atëherë kjo do të qartësohet në nënseksionin përkatës. Për ta përmbledhur, të gjitha autoritetet kompetente rregullatore, por dhe operatorët që kontribuojnë në çdonjërën prej strategjive dhe/ose planeve të mësipërme duhet të kuptojnë se objektivat e përgjithshme mjedisore të parashtruara në nenin 25 të LMIBU-së dhe nenin 4 të DKU-së shërbejnë si parime paraprake udhëzuese për përputhshmërinë me mjedisin të këtyre strategjive plotësuese. Këto strategji duhet të marrin parasysh dhe të koordinohen me objektivat mjedisore të përcaktuara në PMBU, ose të jenë plotësisht në përputhje me kërkesat e rasteve përjashtimore të parashtruara në nenin 4(7) të DKU-së. Elementet Mbështetëse Legjislacioni kombëtar parësor dhe Direktivat e BE-së nuk mund të ofrojnë udhëzime të mjaftueshme lidhur me mënyrën se si duhen përgatitur Planet e Menaxhimit të Basenit Ujor. Prandaj, mund të merren në konsideratë procedurat apo problematikat teknike specifike parashikuar me dispozita në legjislacion dytësor, në Vendime të Këshillit të Ministrave (VKM 1015/2020) apo Procedura Teknike Standarde (PTS) të përgatitura nga AMBU, por edhe politikat, evidencat dhe procedurat mbështetëse të ofruara në Strategjinë e BE-së për Zbatim të Përbashkët10. Praktikat më të mira ndërkombëtare janë gjithashtu shumë të rëndësishme, pasi jo të gjitha këto praktika janë mbrojtur duke u përfshirë në politikën ose strategjinë e zbatimit të BE-së. Këto elemente mbështetëse janë të shumta në numër, ndaj në Tabela 1-2 paraqitet një përmbledhje e dokumenteve më relevante. Lista në vijim nuk është shteruese. Ilustrimi i Kuadrit të Raportimit të PMBU-së Tabloja ilustruese e kuadrit të PMBU-së në Shqipëri, që shërben si format model për të gjitha PMBU të e ardhshme, paraqitet në Figura 1-2. 10 https://ec.europa.eu/environment/water/water-framework/objectives/implementation en.htm Faqe | 1-10 Tabela 1-2 – Elementet Mbështetëse të Kuadrit të PMBU-së DIREKTIVAT PARËSORE LIDHUR ME DIREKTIVËN KUADËR TË UJIT Direktiva 2000/60/KE Për ngritjen e kuadrit për veprim komunitar në fushën e politikave për burimet. ujore Direktiva 2006/118/KE Për mbrojtjen e ujërave nëntokësore nga ndotja dhe degradimi. Direktiva 2013/39/BE Ndryshimi i Direktivave 2000/60/KE dhe 2008/105/KE lidhur me substancat prioritare në fushën e politikës së ujit. Direktiva (BE) 2020/2184 Për cilësinë e ujit për konsum njerëzor. Direktiva 91/676/KEE Për mbrojtjen e burimeve ujore ndaj ndotjes së shkaktuar nga nitratet që vijnë nga burimet bujqësore. Direktiva 2006/7/KE Për menaxhimin e cilësisë së ujërave të larjes. Direktiva 2010/75/KE Për emetimet industriale (parandalimi dhe kontrolli i ndotjes së integruar). Direktiva 2001/42/KE Për vlerësimin e efekteve të disa planeve dhe programeve të caktuara në mjedis. Direktiva 91/271/KEE Për trajtimin e ujërave të ndotura urbane. Direktiva 97/62/KE Për konservimin e habitateve natyrore dhe të florës e faunës së egër. DOKUMENTET UDHËZUESE PARËSORE TË STRATEGJISË SË PËRBASHKËT TË ZBATIMIT TË DKU-SË Dokumenti Udhëzues 2 Identifikimi i Trupave Ujorë. Dokumenti Udhëzues 3 Analiza e Presioneve dhe Ndikimeve. Dokumenti Udhëzues 4 Identifikimi dhe Përcaktimi i Trupave Ujorë Tepër të Modifikuar. Dokumenti Udhëzues 7 Monitorimi sipas Direktivës Kuadër të Ujit. Dokumenti Udhëzues 13 Qasja e përgjithshme kundrejt klasifikimit të statusit dhe potencialit ekologjik. Dokumenti Udhëzues 19 Udhëzues për Monitorimin Kimik të Ujërave Sipërfaqësore në kuadër të Direktivës Kuadër të Ujit. Dokumenti Udhëzues 27 Udhëzues teknik për standardet e cilësisë së mjedisit. Dokumenti Udhëzues 31 Rrjedhat ekologjike në zbatimin e Direktivës Kuadër të Ujit. Dokumenti Udhëzues 34 Për zbatimin e bilanceve ujore për të mbështetur zbatimin e DKU-së. Dokumenti Udhëzues 35 Udhëzues për Raportimin mbi Direktivën Kuadër të Ujit 2016 – 6.0.6. QEVERIA SHQIPTARE – AKTET LIGJORE Ligji Nr. 111/2012 Për menaxhimin e integruar të burimeve ujore Ligji Nr. 10431/2011 Për Mbrojtjen e Mjedisit Ligji Nr.44/2015 Për procedurat administrative Ligji Nr.81/2017 Për zonat e mbrojtura Ligji Nr.93/2015 Për turizmin Ligji Nr.107/2014 Agjencia për Zhvillimin dhe Planifikimin e Territorit Ligji Nr.111/2015 Shërbimi Gjeologjik Shqiptar Ligji Nr. 7/2017 Për përdorimin e burimeve të rinovueshme Ligji Nr. 8102/1996 Për ujësjellës-kanalizimet Ligji nr. 24/2017 Për ujitjen dhe kullimin Ligji nr.90/2012 Për administratën publike Ligji nr.45/2019 Për mbrojtjen civile Faqe | 1-11 Ligji nr. 72/2012 Për organizimin dhe funksionimin e infrastrukturës shtetërore për informacionin gjeohapësinor Ligji nr.10138/2009 Shëndeti publik Ligji nr.57/2020 Për pyjet QEVERIA SHQIPTARE - VENDIM I KËSHILLIT TË MINISTRAVE VKM Nr. 221/2018 Për ngritjen e AMBU-së VKM Nr. 1015/2020 Për përmbajtjen, zhvillimin dhe zbatimin e strategjive Kombëtare të Ujit, Planeve të Menaxhimit të Rajoneve të Baseneve Ujore dhe Planeve për Menaxhimin e Riskut nga Përmbytjet VKM nr.568/2019 Për krijimin e AKM-së VKM nr.490/2011 Për krijimin e IGjEO-s VKM nr.102/2015 Për krijimin e Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura VKM nr. 427/2016 Për krijimin e Agjencisë Kombëtare të Planifikimit të Territorit VKM nr. 547/2006 Për krijimin e Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore VKM nr.431/2018 Për krijimin e AKUM-it VKM nr.437/2017 Për krijimin e 4 drejtorive rajonale për ujitjen dhe kullimin VKM nr.570/2019 Për krijimin e Agjencisë Kombëtare të Pyjeve Faqe | 1-12 Figura 1-2 – Paraqitje ilustruese e Kuadrit raportues të PMBU-së për Shqipërinë Faza e fillimit dhe konsultimi Plani i Menaxhimit të Basenit Ujor – Dokumenti Themelor (nga versioni draft në përfundimtar) Planet dhe Strategjitë Mbështetëse Dokumenti Deklarata e Konsultimit Dokumenti Vështrim i Përgjithshëm i Problematikave Kryesore të Menaxhimit të Burimeve Ujore Shtojcat Shtojca I - Hidrologjia Shtojca II - GIS Shtojca III – Dataset Shtojca IV – Presionet Shtojca V – Hidrobiologjia ……………………………………… Shtojca XI - Programi i masave Shtojca XII - Trajnimi dhe Konsultimi Publik Dokumenti Analiza Ekonomike Dokumenti Vlerësimi i Ndikimit Mjedisor Dokumenti Strategjia e Riskut nga Përmbytjet Dokumenti Strategjia e Riskut nga Thatësirat Dokumenti Burimet Ujore dhe Strategjia e Nxjerrjes së Ujit Hartëzimi Teknik Faqe | 2-1 2. Masat e Konsultimit me Ekspertët dhe Publikun 2.1 Konteksti Ligjor Një prej kërkesave më kryesore të Direktivës Kuadër të Ujit të BE-së është të promovojë pjesëmarrjen aktive të publikut dhe palëve të tjera të interesit (“palëve të interesuara”) në hartimin, rishikimin dhe përditësimin e Planeve të Menaxhimit të Basenit Ujor11. Shqipëria Dispozitat dhe procedurat e përgjithshme lidhur me konsultimin publik për problematikat e menaxhimit të burimeve ujore janë transpozuar në Ligjin për Menaxhimin e Integruar të Burimeve Ujore (LMIBU) dhe Ligjin për Konsultimin Publik (LKP). VKM-ja Nr.1015, datë 16.12.2020 “Për përmbajtjen, zhvillimin dhe zbatimin e Strategjisë Kombëtare të Menaxhimit të Burimeve Ujore, të Planeve të Menaxhimit të Baseneve Ujore dhe Planeve të Menaxhimit të Rrezikut nga Përmbytjet” përmban disa dispozita për të siguruar ndërmarrjen e një serie masash për konsultim publik dhe për pasojë, ndryshimesh në plan (në përafrim me DKU-në, Shtojca VII) 12. Bashkimi Evropian Sipas praktikës më të mirë të Komisionit Evropian, marrëdhëniet me palët e interesit duhet të bazohen te katër parime të përgjithshme: • Pjesëmarrja: miratimi i një qasjeje gjithëpërfshirëse duke zhvilluar konsultime sa më të gjera që të jetë e mundur. • Transparenca dhe llogaridhënia: procesi i konsultimit dhe mënyra se si ndikon ai në vendimmarrje duhet të jenë transparente për palët e përfshira dhe publikun e gjerë; • Efikasiteti: konsultohuni atëherë kur pikëpamjet e palëve të interesit ende mund të sjellin ndryshime, duke respektuar proporcionalitetin dhe kufizimet e veçanta; • Koherenca: siguroni konsistencën e proceseve të konsultimit përgjatë të gjitha grupeve, sektorëve dhe shërbimeve, si dhe vlerësimin, rishikimin dhe kontrollin e duhur të cilësisë. Për hartimin e PMBU-ve specifikisht, DKU-ja përcakton qartë në nenin 14 rendin e hapave të konsultimit: 1. Deklarata e Masave Konsultuese, që përfshin kalendarin, programin e punës, listën e palëve të interesuara që do të konsultohen dhe metodat e përzgjedhura, publikuar nga AMBU tre vjet përpara fillimit të planit të propozuar. 2. Përmbledhja e Çështjeve të Rëndësishme të Menaxhimit të Ujërave të identifikuara nga AMBU, publikuar dy vjet përpara fillimit të planit të propozuar. 3. Draft Plani i Menaxhimit të Baseneve Ujore, publikuar një vit përpara fillimit të planit të propozuar. Në çdo rast, duhet lënë në dispozicion një periudhë konsultimi 6 mujore për të mundësuar përfshirjen aktive të grupeve të interesit. Këto kërkesa minimale nuk i përjashtojnë konsultimet e tjera të posaçme me grupet e ekspertëve apo operatorë të rëndësishëm, me kusht që këto konsultime të jenë të regjistruara në mënyrë transparente. 2.2 Masat Kryesore të Konsultimit për Basenin Ujor të Matit Deklarata e Konsultimit Deklarata e Konsultimit për Planin e Menaxhimit të Basenit Ujor u publikua nga AMBU më 21 korrik 2020 dhe u postua në faqen e internetit të Agjencisë për t’u vënë në dispozicion të publikut13. Për 11Direktiva Kuadër e Ujit, Neni 14, Shtojca VII (9) 12Qeveria Shqiptare, Ligji për Menaxhimin e Integruar të Burimeve Ujore, Kapitulli XVII, Neni 91. 13http://www.ambu.gov.al/public/Identifikimi%20paraprak%20i%20problematikave%20kryesore%20ne%20Basenin%20e%20Matit.pdf Faqe | 2-2 shkak të kufizimeve në burime e kapacitete, ishte e pamundur që kjo Deklaratë të publikohej në përputhje me rregullin tre vjeçar (synimi ishte janari i 2019-s). Përmbledhja e Problematikave Kryesore të Menaxhimit të Ujërave (PKMU) Dokumenti u publikua në faqen e internetit të AMBU së në 21 Korrik 2020 (synimi ishte Janari 2020). Për shkak të kufizimeve në burime e kapacitete, si dhe pandemisë së COVID-19, ky Dokument nuk u arrit të publikohej në përputhje me rregullin dy-vjeçar (synimi ishte Janari i 2020-s). Hartimi i PKMU-së u nda në dy faza: i. drafti i përmbledhjes iu shpërnda për komente disa agjencive, institucioneve dhe rregullatorëve kyçë (“Grupi i Ekspertëve”), për t’u siguruar që përmbajtja e Përmbledhjes t’i përfaqësojë si duhet çështjet kryesore që prekin basenin ujor. Lista e kontribuesve përmblidhet në Tabelën e Kontribuesve, e cila ndodhet në Shtojcën XII. ii. Përmbledhja përfundimtare e Problematikave Kryesore të Menaxhimit të Ujërave u publikua në faqen e AMBU-së më 21 Korrik 2020 për konsultime në shkallë të gjerë. PKMU-ja nuk është dokument teknik, por shërben për t’i paraqitur publikut të gjerë dhe grupeve të interesit një tablo të përgjithshme të mangësive dhe problemeve kryesore që lidhen me ujërat, të cilat duhen trajtuar për të mbrojtur ekosistemet dhe burimet e çmuara ujore, si dhe për të siguruar cilësinë dhe sasinë e qëndrueshme të burimeve ujore në plan afatgjatë. PKMU-ja duhet të jetë po aq informuese sa të nxisë dhënien e komenteve dhe mendimeve nga një larmi palësh të interesuara. Përmbledhja është strukturuar sipas disa temave lehtësisht të dallueshme, përmbledhur në Tabela 2-1. Në këtë dokument, AMBU sugjeron masat e mundshme menaxheriale dhe operacionale për zbutjen e praktikave të paqëndrueshme ose dëmtuese të përdorimit të burimeve ujore. Komentet gjatë konsultimit dhe përmbledhja se si këto këndvështrime janë marrë në konsideratë në Programin e Masave të PMBU-së paraqiten në Shtojcën 2 të PMBU-së. Draft Plani i Menaxhimit të Basenit ujor Raporti (draft) i PMBU-së u publikua në faqen e AMBU-së në Nëntor të 2022-shit. Periudha e konsultimit do të zgjasë 6 muaj. Komentet gjatë konsultimit dhe përmbledhja se si këto pikëpamje janë marrë në konsideratë në Programin e Masave në PMBU, paraqiten në Shtojcën Teknike XII. Takime me publikun, fushata prezantimi dhe trajnime Përgatitja e PMBU-së kërkon një seri hapash të identifikuara dhe veprimtaritë në formë workshop i/trajnimi strukturohen sipas këtyre hapave. Hapat janë këto: • Fillimi i procesit të PMBU-së • Karakterizimi • Vlerësimi i Presionit-Ndikimit • Zonat e mbrojtura • Vlerësimi i monitorimit • Objektivat mjedisore • Vlerësimi ekonomik • Programi i Masave • Plani i Menaxhimit të Baseneve Ujore Faqe | 2-3 • Konsultimi Këto hapa mbështeten në DKU-në e BE-së dhe në Strategjinë e BE-së për Zbatimin e Përbashkët të DKU-së, që shoqërohen nga një seri dokumentesh udhëzuese. Krahas moduleve që lidhen drejtpërdrejt me procesin e PMBU-së, janë zhvilluar edhe disa module për sfondin e përgjithshëm, transpozimin ligjor dhe zbatimin pas PMBU-së. Çdo modul përmban disa aktivitete (trajnime, workshop-e, shembuj praktikë, punë në terren, trajnim në vendin e punës) në varësi të modulit. Zbatimi i të gjitha aktiviteteve të parashikuara mund të zgjasë disa muaj, pasi është gjatë progresit të punës me procesin e PMBU-së. Produkti i procesit të MBU-së është vetë PMBU-ja, që përfshin 10 seksione kyçe. Çdo modul workshop-i/trajnimi lidhet dhe mbështet drejtpërdrejt të paktën një seksion të PMBU-së, madje me raste mbështet më tepër se një. Pjesëmarrja në veprimtari të ndryshme workshop-i/trajnimi duhet të përfshijë të gjitha institucionet e përfshira në përgatitjen e PMBU-së, si AMBU-ja, apo institucione të tjera të përfshira drejtpërdrejt ose tërthorazi, si Agjencia Kombëtare e Mjedisit (AKM). Plani Përfundimtar i Menaxhimit të Baseneve Ujore PMBU-ja përfundimtare u publikua në faqen e internetit të AMBU-së në Nëntor të 2022-shit. Programi i Masave, i parashtruar në PMBU (Kapitulli 13) është produkti kryesor që synon arritjen e objektivave mjedisore në basenin ujor, sikurse përcaktohet në Kapitullin 3 të këtij dokumenti. PiM-ja duhet përfshirë brenda periudhës së Planit 2024-2029 dhe në kuadër të legjislacionit kombëtar, masat duhen konsideruar si të detyrueshme me ligj për autoritetet e caktuara. Faqe | 2-4 Tabela 2-1 – Përmbledhja e Temave të Rëndësishme të Menaxhimit të Ujërave TEMA KRYESORE KOMENTE PËR PRESIONET KRYESORE, GJENDJEN OSE NDIKIMET MJEDISI ÇËSHTJE TË MUNDSHME Ndryshimet Klimatike dhe Burimet Ujore • Pritshmëri për reduktim prej -8% në sasinë e reshjeve deri në vitin 2025. • Pritshmëri për reduktim prej -20% në sasinë e reshjeve deri në vitin 2050. • Pritshmëri për ndikime të konsiderueshe në disponueshmërinë e ujit për të gjitha përdorimet. Sistemet e të dhënave hidrometeorologjike dhe monitorimit • Mosfunksionimi i sistemit për monitorimin e ujërave sipërfaqësore që prej vitit 2000. • Mungesa e të dhënave të kohëve të fundit rreth ndryshimeve klimatike apo analizave të burimeve ujore për ujërat sipërfaqësore ose nëntokësore. Zonat e mbrojtura dhe ekosistemet ujore • Mospërcaktimi i kufijve dhe mungesa e mbrojtjes së burimeve të ujit të pijshëm. • Zonat e mbrojtura natyrore nuk janë respektuar dhe shumë habitate të Natura 2000 nuk janë përcaktuar. • Të dhënat e disponueshme shumë të kufizuara; sistemi i monitorimit mund të mos përshtatet për këtë qëllim. Përmbytjet dhe Thatësirat • Nuk janë hartuar Plane për Menaxhimin e Riskut nga Përmbytjet. • Nuk janë hartuar Plane për Menaxhimin e Riskut nga Thatësira. Morfologjia dhe Vazhdimësia e Kanaleve dhe Fushave Lumore • Nxjerrja e jashtëligjshme e zhavorrit dhe habitatet e shkatërruara. • Pengesat në vazhdimësinë e lumenjve për shkak të barazheve, digave dhe hidrocentraleve. Rrjedhat Ekologjike • Mospërcaktimi i qartë i prurjeve ekologjike për asnjërin nga lumenjtë. • Degradimi i konsiderueshëm i diversitetit të llojeve për shumë ekosisteme ujore. PËRDORIMI I UJIT ÇËSHTJE TË MUNDSHME Përdorimi i Ujit, Nxjerrja e Ujit dhe Leja për Nxjerrje • Përdorimi joeficent i ujit nga bashkia, me humbje reale prej +60% në sistemet e furnizimit me ujë. • Mungesa e metodologjive dhe udhëzuesve për rikuperimin e plotë të kostove të përdorimit dhe ndikimeve mjedisore sa i përket përdorimit të ujit nga Operatorët. Shkarkimet e Ujit, Ndotja e Ujit dhe Leja për Shkarkim • Mostrajtimi i ujërave të ndotura urbane në zonat urbane dhe rurale me intensitet të lartë popullsie dhe aktivitet industrial. • Degradimi dhe ndotja e lartë e lumenjve kryesorë nga shkarkimet e pa trajtuara dhe pa u pajisur me leje për këto aktivitete. • Mosarritja e mundshme e standarteve të nevojshme të cilësisë së mjedisit nga lejet e shkarkimit. Digat dhe hidrocentralet • Ndërprerja e vazhdimësisë së ekosistemit dhe rrjedhave ujore nga digat dhe pritat. Përdorimi, Mbrojtja dhe Monitorimi i Ujërave Nëntokësorë • Nxjerrja e tepërt e pakontrolluar e ujërave nëntokësore. • Sistemi i pamjaftueshëm i monitorimit të cilësisë dhe sasisë. • Rrezik nga hyrja e ujërave bregdetare në ujërat e ëmbla nëntokësore si rezultat i mbishfrytëzimit. MENAXHIMI I VIJËS BREGDETARE ÇËSHTJE TË MUNDSHME Cilësia e ujërave bregdetare, ujërat e larjes, habitatet • Risqet ndaj shëndetit njerëzor për shkak të ndotjes së rrjedhës së sipërme. • Degradimi i habitateve bregdetare për shkak të depozitimit të mbetjeve të ngurta. Menaxhimi i bregdetit, risku i përmbytjeve dhe erozionit • Parashikimet për ngritjen e nivelit të detit në masën 0,2 - 0,3 m deri në vitin 2050 mund të krijojnë risk të konsiderueshëm nga përmbytjet detare dhe ulja e aftësisë shkarkuese të lumenjve në deltat e tyre. • Rritja e nivelit të detit mund të rrisë trysninë e intruzionit detar në ujërat nëntokësore. Faqe | 3-1 3. Objektivat Mjedisore për Basenin Ujor 3.1 Vështrim i përgjithshëm Të gjitha Planet e Menaxhimit të Burimeve Ujore në zbatim të Direktivës Kuadër të Ujit në vendet e BE-së kanë si qëllim kryesor mbrojtjen dhe mirëmbajtjen e mjedisit ujor. Kjo arrihet nëpërmjet një seri masash, të cilat bëjnë të mundur që të gjitha burimet ujore (sipërfaqësore dhe nëntokësore) të kenë cilësi dhe sasi të kënaqshme për të përmbushur nevojat mjedisore dhe ekonomike. Si cilësia, ashtu edhe sasia kanë karakteristika komplekse që shpjegohen më poshtë. Ky kapitull shpjegon përkufizimet dhe parimet kryesore përmes së cilave vlerësohet cilësia dhe sasia e burimeve ujore sipërfaqësore dhe nëntokësore, dhe është i vetmi kapitull i këtij raporti që nuk është specifik vetëm për basenin e lumit Mat. Megjithatë, konceptet dhe procedurat e parashtruara më poshtë diktojnë edhe strategjinë për mbrojtjen e mjedisit ujor të basenit të lumit Mat nëpërmjet a) politikave mjedisore të përgjithshme dhe b) masave mbrojtëse ose rehabilituese për trupa ujorë të veçantë. Shqipëria Objektivat mjedisore për trupat ujorë sipërfaqësorë, nëntokësorë, si dhe për zonat e mbrojtura vendosen me qëllim parandalimin e dëmtimit të trupave ujorë, si dhe mbrojtjen, përmirësimin dhe rehabilitimin e statusit të të gjithë trupave ujorë, si sipërfaqësorë, ashtu edhe nëntokësorë”. LMIBU, Neni 25 (1). Kërkesat e LMIBU-së së miratuar nga QSh-ja janë kryesisht në të njëjtën linjë me legjislacionin e BE-së. Bashkimi Evropian Neni 4 i DKU-së shpjegon konceptin bazë të DKU-së dhe qëllimin specifik të PMBU-ve, që është zbatimi i masave të përshtatshme për të: • Parandaluar degradimin e statusit të të gjithë trupave ujorë sipërfaqësorë dhe arritur statusin ose potencialin e mirë ekologjik; • Reduktuar në mënyrë progresive ndotjen nga substancat prioritare dhe ndotësit specifikë të baseneve ujore, për të arritur statusin e mirë kimik për ujërat sipërfaqësorë; • Parandaluar ose kufizuar shkarkimin e ndotësve në ujëra nëntokësore dhe përmirësuar tendencat negative; • Parandaluar degradimin e statusit të të gjithë trupave ujorë nëntokësorë, të përcaktuar nga statusi sasior dhe kimik, dhe për të arritur statusin e mirë kimik për të gjithë trupat ujorë nëntokësorë; • Siguruar ekuilibrin e qëndrueshëm midis nxjerrjeve të ujërave nëntokësore dhe rimbushjes vjetore. 3.2 Koncepti i Statusit të Trupit Ujor Statusi Ekologjik Statusi ekologjik është vlerësimi i cilësisë së strukturës dhe funksionimit të ekosistemeve ujore sipërfaqësore, i cili tregon ndikimin e presioneve (p.sh nxjerrjeve të ujit, ndotjes ose degradimit të habitatit) në elementet e identifikuar të cilësisë. Statusi ekologjik për lumenjtë, liqenet, ujërat kalimtare dhe ujërat bregdetare përcaktohet në bazë të elementeve të cilësisë biologjike (ECB) (fitoplankton, makrofite, fitobentët, fauna bentike jovertebrore dhe peshqit). Elementet mbështetëse fiziko-kimike janë nivelet e oksigjenit, temperatura, lëndët ushqyese, tejdukshmëria, kripësia, ndotësit specifikë të basenit ujor (NSBU), si dhe substancat prioritare. Elementet e cilësisë hidromorfologjike janë regjimi i prurjeve, lidhja me ujërat nëntokësore, vazhdimësia e lumit dhe kushtet morfologjike (Figura 3-1). Faqe | 3-2 Statusi Kimik Legjislacioni i Bashkimit Evropian parashikon masa kundër ndotjes kimike të ujërave sipërfaqësore. Ka dy komponentë: a) përzgjedhja dhe sistemimi i substancave që përbëjnë shqetësim për mbarë BE-në (substancat prioritare, substancat prioritare të rrezikshme), b) përzgjedhja e substancave që përbëjnë shqetësim kombëtar ose rajonal për Shtetet Anëtare (ndotësit specifikë për basenin ujor) që duhen kontrolluar në nivelin përkatës. Për ujërat sipërfaqësore, statusi i mirë kimik do të thotë se përqendrimi i substancave prioritare nuk i tejkalon standardet e cilësisë mjedisore (SCM) të përcaktuara në Direktivën për Standardet e Cilësisë Mjedisore (DSCM) 2008/105/KE (ndryshuar me Direktivën për Substancat Prioritare 2013/39/BE). SCM-ja synon të mbrojë speciet ujore më të ndjeshme nga toksiciteti i drejtpërdrejtë dhe shëndetin e njerëzve. Standardet për ndotësit specifikë për basenin (NSBL) përcaktohen nga autoriteti kompetent kombëtar. Në mënyrë që ujërat nëntokësore të arrijnë statusin e mirë kimik, duhet parandaluar hyrja e substancave të rrezikshme në ujërat nëntokësore dhe hyrja e të gjithë ndotësve të tjerë (p.sh nitrateve) duhet të jetë nën nivelet e përcaktuara. Statusi Sasior Më parë, sasia e ujit është konsideruar kryesisht si element dytësor i statusit ekologjik në DKU, ndërsa tani, sasia e ujit, në aspektin e regjimit të prurjes, shihet si element parësor i statusit të mirë ekologjik14. Veçanërisht për lumenjtë, duhet të kryhet një vlerësim specifik për të identifikuar “regjimin e prurjes mjedisore” dhe për të vlerësuar shkallën e ndikimit të ndryshimit të regjimit të prurjes tek trupi ujor. Aktualisht në Shqipëri, rrjedhat natyrore kanë sistemim të dobët dhe legjislacioni në fuqi, për shembull, që përcakton Q97 si “prurje ekologjike minimale” e vetme, nuk i përgjigjet qëllimit. Është propozuar metoda më e mirë e praktikës (shihni seksionin 3.3.5). Për ujërat nëntokësorë, statusi sasior përcaktohet duke krahasuar normën e rimbushjeve vjetore të rezervave të ujërave nëntokësorë me konsumin e tyre. Nxjerrjet e ujit që e tejkalojnë normën e rimbushjeve qoftë edhe në plan afatshkurtër ndikojnë negativisht në nivelin e ujërave nëntokësore lokale, çka sjell pasoja për a) prurjet e ujërave sipërfaqësorë dhe ekosistemet, b) disponueshmërinë e ujërave nëntokësorë për përdorime ekonomike në përgjithësi. Nivelet e Statusit Koncepti i statusit të trupit ujor është kyç për kuadrin ligjor mjedisor të LMIBU-së të miratuar nga QSh ja dhe DKU-së në përgjithësi, dhe PMBU-së në veçanti. Statusi shihet si koncept relativ që lidhet me “kushtet e referencës”, të cilat janë gjithmonë specifike në varësi të llojit te tyre (seksioni 5.2.2). Kushtet e referencës (KR) nuk janë domosdoshmërish të barasvlershme me kushtet fillestare, të pashqetësuara. Ato mund të marrin parasysh shqetësime shumë të vogla, çka do të thotë se mund të lejohen disa presione antropogjene, me kusht që të mos ketë fare ose të ketë efekte ekologjike shumë të vogla. KR-të përafrohen gjithmonë me statusin shumë të mirë ekologjik. Zakonisht: • Statusi Shumë i Mirë - - Nuk ka ose ka shumë pak ndryshime antropogjene të elementeve të cilësisë biologjike, fiziko-kimike dhe hidromorfologjike të trupit ujor. • Statusi i Mirë - - Ka disa ndryshime të vogla në përbërjen dhe numrin e elementeve të cilësisë biologjike, ku kushtet fiziko-kimike dhe hidromorfologjike janë në përputhje me arritjen e cilësisë së mirë biologjike. • Statusi i Moderuar - - Ka devijime modeste të elementeve cilësore biologjike që lidhen me Statusin Shumë të Mirë, ku kushtet fiziko-kimike dhe hidromorfologjike janë në përputhje me arritjen e cilësisë së mirë biologjike • Statusi i Dobët - -Ujërat paraqesin ndryshime të konsiderueshme në vlerat e elementeve të cilësisë biologjike. • Statusi i Keq - -Ujërat paraqesin ndryshime të konsiderueshme në vlerat e elementeve të cilësisë biologjike 14 Komisioni Evropian – Udhëzimi CIS Nr. 31 – Rrjedhat Ekologjike në zbatimin e DKU-së Faqe | 3-3 Për ujërat nëntokësore, statusi përcaktohet vetëm nga statusi sasior dhe kimik, pra mund të jetë: • ‘I mirë’ • ose ‘I keq’ – Figura 3-1 – Elementet Cilësore të Statusit Ekologjik të Trupave Ujorë Figura 3-1 tregon komponentët e ndryshëm që lidhen me vlerësimin e statusit ekologjik në përgjithësi. Lista e përgjithshme e të gjithë elementeve të cilësisë paraqitet në Shtojcën Teknike 3. Rezultatet e vlerësimit biologjik duhen shprehur duke përdorur shkallën numerike 0.00-1.00, që është “Norma e Cilësisë Ekologjike” (NCE)15. Vlera e NCE-së = 1.00 përfaqëson kushtet e referencës për llojin specifik (pra kushtet plotësisht natyrore). Vlerat afër 0.00 = Statusi i Keq Ekologjik (SKE). Objektivi i NCE-së është të sigurojë krahasueshmërinë midis metodave të ndryshme të vlerësimit, pra të ofrojë një shkallë të përbashkët të cilësisë ekologjike midis baseneve ujore të ndryshme. Intervalet e NCE-së që paraqiten në Figura 3-1 shërbejnë vetëm për qëllime treguese dhe mund të ndryshojnë në varësi të ECB-së në proces vlerësimi. Nxjerrja e ujit, qoftë edhe në nivel modest, ndikon drejtpërdrejt në statusin ekologjik. Figura 3-1 tregon se nxjerrjet e përhershme ose për një kohë të gjatë të ujit në sasi > 30% të prurjes mesatare kanë shumë gjasa që ta kufizojnë elementin e cilësisë hidromorfologjike në mundësinë e arritjes vetëm të Statusit të Moderuar16. Për shkak të rëndësisë së regjimit të prurjeve në përgjithësi, ka shumë mundësi që statusi ekologjik i trupit ujor të klasifikohet si i Moderuar. 15 Komisioni Evropian - Direktiva Kuadër e Ujit, Shtojca V, 1.4.1 16 Komisioni Evropian – Udhëzimi CIS Nr. 31 – Rrjedhat Ekologjike në zbatimin e DKU-së Faqe | 3-4 3.3 Objektivat Mjedisore për Trupat Ujorë Sipërfaqësorë Për të shënuar progres lidhur me përcaktimin e statusit të trupave ujorë individualë, statusi i tyre aktual duhet krahasuar me “kushtet e referencës specifike për llojin”. Tipologjitë e trupave ujorë shpjegohen më në detaje në seksionin 5.2 dhe 6.2 të këtij plani. Për çdo lloj të trupave ujorë sipërfaqësorë, kushtet biologjike, hidromorfologjike dhe fiziko-kimike specifike për llojin, duhen përcaktuar në mënyrë të tillë që të përfaqësojnë vlerat e elementeve të përcaktuara për atë lloj të trupit ujor sipërfaqësor me status shumë të mirë ekologjik17. Prandaj, “statusi” është një gjendje që lidhet me kushtet referencë, që në përgjithësi përkufizojnë trupin ujor me “Status Shumë të Mirë”. Përcaktimi i kushteve biologjike të referencës për çdo trup ujor është çështje procedurash kombëtare, ndonëse janë përcaktuar disa kritere të standardeve të BE-së, veçanërisht lidhur me ‘substancat prioritare’ të parashikuara në Direktivën 2013/39/KE18. Kushtet e Referencës për Elementet e Cilësisë Biologjike Në Evropë janë përdorur qasje të shumta për të vlerësuar kushtet cilësore biologjike të ujërave sipërfaqësore duke vlerësuar të dhënat taksonomike. Qasja e përgjithshme ishte që të përdorej përbërja (e përkufizuar si diversitet + numër i madh) e komunitetit të çdo zone për të përcaktuar kushtet e cilësisë së ujit. Disa makro jovertebrorë (por jo të gjitha) kanë prirjen të jenë më tolerantë ndaj cilësisë së dobët të ujit si p.sh Diptera dhe klasa Oligochaeta. Organizma të tjerë (por jo të gjitha), për shembull familjet Ephemeroptera, Plecoptera dhe Trichoptera janë më të ndjeshme ndaj ndotjes. Në varësi të llojit të trupit ujor (shihni seksionin 5.2), taksonet e ndjeshme priten të jenë të pranishme dhe të shumta në numër vetëm në ato zona me “cilësi të mirë uji”, në varësi të kushteve kombëtare specifike. Në mënyrë të ngjashme, në zonat e prekura nga ndikimi njerezor, pritet të ketë më tepër prani dhe numër llojesh që i tolerojnë kushtet e cilësisë së dobët të ujit. Cilësia ekologjike shprehet si Normë e Cilësisë Ekologjike (NCE), që tregon ngjashmëritë midis statusit aktual dhe KR-së. Kështu, mund të nënkuptohet se nëse një prej ‘elementeve të caktuara të cilësisë biologjike’ të statusit të trupit ujor p.sh cilësia fiziko-kimike, ndotësit specifikë dhe/ose hidro-morfologjia janë tejet negative, ECB-të priten të jenë më të ulët se NCE-ja. KR-të dhe standardet e klasave të cilësisë më të ulët për ECB-të mund të shprehen si indeks, pra si Indeksi Biotik, BMWP, ASPT, EPT, etj. Megjithatë, standardet e këtyre indekseve për klasat e cilësisë ekologjike duhet të jenë specifike për llojin dhe ekorajonin. Kjo do të thotë se standardet e përdorura në vendet e tjera të BE-së nuk mund të përdoren kudo. Duke qenë se për trupat ujorë sipërfaqësorë në Shqipëri nuk ka thuajse asnjë të dhënë biologjike të disponueshme (të dhënat duhet të jenë të disponueshme për të gjitha llojet e ujërave dhe për çdo klasë cilësie brenda çdo lloji), në këtë moment nuk mund të jepet asnjë përshkrim për KR-të Biologjike të llojeve të trupave ujorë në Shqipëri. Një prej alternativave do të ishte të përdoreshin standardet e Greqisë (sepse Greqia ndodhet në të njëjtin Ekorajon me Shqipërinë; Ballkani Perëndimor Helenik), por as Greqia nuk ka standarde, për shkak të mungesës së të dhënave. Metoda e preferuar për krijimin e metodës së vlerësimit biologjik të Shqipërisë është fillimisht kampionimi i shumë trupave ujorë (që mbulojnë të gjitha llojet dhe klasat e cilësisë brenda llojit) dhe më pas të analizohen të dhënat, duke përdorur teknikat e analizës multivariate si Analiza e Përputhshmërisë Kanonike (Detrendizuar). (Referojuni për më shumë informacion Shtojcës V për Hidrobiologjinë) Kushtet e Referencës për Elementet e Cilësisë së Përgjithshme Fiziko-kimike Sikurse shpjegohet edhe në seksionet e mëparshme: elementet e përgjithshëm cilësorë fiziko-kimike mbështesin elementet cilësorë hidrobiologjike. Koncepti i kushteve referencë për llojin specifik gjen zbatim edhe për elementet e përgjithshëm cilësorë fiziko-kimike. Për shembull, gjeologjia gëlqerore prek parametrat e cilësisë së ujit, si alkalinitetin dhe pH. Ende nuk është e mundur që për elementet e përgjithshëm cilësorë fiziko-kimike të zbatojmë skemat e klasifikimit në përputhje me DKU-në për shkak të: 17 Komisioni Evropian - Direktiva Kuadër e Ujit, Shtojca II, 1.3 18 Komisioni Evropian – Direktiva 2008/105/BE – Direktiva për Substancat Prioritare Mjedisore Faqe | 3-5 • mungesës së KR-ve dhe NCE-ve specifike për llojin, për elementet e cilësisë hidrobiologjike; • mungesës së të dhënave të monitorimit/terrenit për të mbështetur me prova kushtet e referencës specifike për llojin, për elementet e përgjithshëm cilësorë fiziko-kimike. Megjithatë, skema e klasifikimit që përdor AKM-ja për lumenjtë është e përshtatshme për periudhën e ndërmjetme dhe i paraprin përsosjes së kërkesave për elementet e cilësisë hidrobiologjike. Skema paraqitet në Tabela 3-1. Tabela 3-1 - Skema e klasifikimit të AKM-së për vlerësimin e parametrave fiziko-kimikë në lumenj 19 Parametri Njësia Shumë i Mirë I Mirë I Moderuar I Dobët I Keq Oksigjeni i tretur mg/l >7 >6 >5 >4 <3 BOD5 mg/l <2 <3.5 <7 <18 >18 pH (acid) - - >6.5 >6 - pH (alkalin) - - <8.5 <9 - NH4 mg N/l <0.05 <0.3 <0.6 <1.5 >1.5 NO2 mg N/l <0.01 <0.06 <0.12 <0.3 >0.3 NO3 mg N/l <0.8 <2 <4 <10 >10 PO4 mg P/l <0.05 <0.10 <0.2 0.5 >0.5 Totali P mg P/l <0.1 <0.20 <0.4 <1 >1 Kushtet referencë për substancat prioritare dhe disa ndotës të tjerë ‘Substancat prioritare dhe disa ndotës të tjerë” të Direktivës 2013/39/BE përfshijnë edhe substanca sintetike (të bëra prej njeriut) edhe substanca josintetike. Me përkufizim, nuk ka KR natyrore për substancat sintetike. Substancat josintetike janë metalet e rënda dhe disa hidrokarbure aromatike policiklike (PAH). Direktiva 2013/39/BE, lidhur me kadmiumin (Cd), plumbin (Pb), mërkurin (Hg), nikelin (Ni) përcakton si më poshtë: Gjatë vlerësimit të rezultateve të monitorimit kundrejt NCE-ve përkatëse, Shtetet Anëtare duhet të marrin parasysh: (a) përqendrimin në kushte natyrore për metalet dhe komponimet e tyre kur këto përqendrime pengojnë përputhshmërinë me NCE-të përkatëse; (b) fortësinë, pH, karbonin organik të shpërbërë ose parametra të tjera të cilësisë së ujit që prekin biodisponueshmërinë e metaleve dhe përqendrimet e biodisponueshme që përcaktohen nëpërmjet përdorimit të modelimit të biodisponueshmërisë. Duke marrë parasysh nxjerrjen e metaleve (të rënda) në Shqipëri, mund të pritet një rritje e caktuar e përqendrimeve natyrore (gjeogjenike) në rajone të ndryshme. Megjithatë, ka mungesë të të dhënave të monitorimit/terrenit që mbështesin me prova KR-të për llojin specifik, për substancat prioritare. Kushtet Referencë për “Ndotësit e Tjerë Specifikë për Basenin Ujor” Ndotësit specifikë sintetikë dhe josintetikë që përmenden në Shtojcën V.1.1 të DKU-së janë: • ndotja nga të gjitha substancat prioritare që janë identifikuar se shkarkohen në trupin ujor; • ndotja nga substanca të tjera që janë identifikuar se shkarkohen në trupin ujor në sasi të konsiderueshme. Ndërkohë, substancat prioritare janë bërë pjesë e “Substancave prioritare dhe disa ndotësve të tjerë të caktuar”, përfshirë në Direktivën 2013/39/BE, që përdoren për përcaktimin e statusit kimik. Nuk ka asnjë listë të paracaktuar për “Ndotësit Specifikë”, ndonëse Shtojca VII e DKU-së jep disa tregues për ndotësit më shqetësues (referuar në Shtojcën V me tabelat me informacion). Ndërkohë, është vënë re se disa ndotës të përmendur në Shtojcën VIII të DKU-së janë përfshirë tashmë tek “Substancat prioritare dhe ndotësit e tjerë të caktuar” dhe “Elementet e përgjithshëm cilësorë fiziko kimike”. Lista e “Ndotësve të tjerë specifikë” nuk është hartuar ende për basenet shqiptare. Vetëm 19Në: Raporti për Statusin Mjedisor 2015, Shtojcë e Rregulluar.docx; http://www.akm.gov.al/assets/rgjm-2015per-botim.rar Faqe | 3-6 elementët BOD5 dhe CODCr monitorohen në mënyrë rutinë nga AKM-ja. Megjithatë, këto të dhëna nuk janë të përshtatshme për përcaktimin e KR-ve për llojin specifik për BOD5 dhe CODCr. Kushtet Referencë për Prurjen Mjedisore Identifikimi i saktë dhe respektimi i sasisë së prurjes mjedisore (prurja e nevojshme për të mbështetur funksionet e ekosistemit ujor përgjatë vitit) janë thelbësorë për statusin e trupave ujorë. Legjislacioni kombëtar, procedurat teknike dhe/ose studimet supozojnë në mënyrë krejtësisht të gabuar se ka vetëm një prurje ‘minimale’ përgjatë gjithë vitit, e cila nëse lejohet të qëndrojë në trupin ujor, mjafton për të plotësuar nevojat ekologjike. Për shembull, në Shqipëri përcaktohet në legjislacion vlera e prurjes fikse që përfitohet nga vlera Q97 e kurbës minimale vjetore të qëndrueshmërisë së prurjes. Ky koncept është krejtësisht i gabuar. Sikurse tregohet në Figura 3-2, prurja mjedisore është vijimësia përgjatë diapazonit të regjimit të prurjes (siç paraqitet në Kurbën e Qëndrueshmërisë së Prurjes, KQP). Për çdo tejkalim të prurjes (p.sh Q50), prurja mjedisore është e barasvlershme me rrjedhën e pandërprerë (natyrore) të lumit (vija blu). Ka shumë vlera të prurjes mjedisore në varësi të pozicionit të KQP-së, dhe zakonisht pozicionet e KQP së në Q10, Q25, Q50, Q75 dhe Q90 përdoren si “prurje indeks” për të kontrolluar nivelin e devijimit të prurjes së matur (të ndikuar artificialisht) nga rrjedha plotësisht natyrore. Lejohen disa devijime nga kurba rritëse e rrjedhës plotësisht natyrore, por këto devijime nuk mund të jenë më shumë se +/- 30% përpara se të ndikohet Statusi i Mirë. Prandaj, për të gjitha kurbat rritëse të prurjes mjedisore, caktohet limiti i poshtëm dhe i sipërm, me të cilin rrjedha natyrore mund të ndryshohet përpara se trupi ujor të degradojë nga SEM-ja. Figura 3-2 tregon se për prurje të larta dhe jo të shpeshta p.sh Q10, edhe prurja mjedisore do të jetë më e lartë, ashtu siç mund të jetë edhe niveli absolut i nxjerrjes së ujit ose shkarkimit, por pa ndikuar SEM-në. Në skajin e kundërt, p.sh në Q90, prurja mjedisore është më e vogël, por edhe nivelet e lejimit të nxjerrjes të ujit janë më të ulëta, zakonisht më pak se 10% për trupat ujorë të ndjeshëm. Figura 3-2 – Koncepti i Praktikës më të Mirë të Kurbave të Prurjes Mjedisore Limitet precize +/- % të indeksit të prurjeve mjedisore janë specifike për ekosistemin dhe kërkojnë monitorim të detajuar ekologjik për të konfirmuar nivelin e ndjeshmërisë ndaj nxjerrjes së ujit, dhe për rrjedhojë vlerën bazë dhe lakueshmërinë e kurbave rritëse. Avantazhi i kësaj qasjeje është se kurbat Faqe | 3-7 e qëndrueshme të prurjes mjedisore (dhe vlerat në çdo pikë të KQP-së) mund të llogariten sipas rregullave matematikore. Q(QX) = Q90 x e [k x t] ku Q(QX) = vlera e prurjes mjedisore në KQP X; Q90 është vlera e natyralizuar e prurjes bazë nga KQP-ja e = baza e algoritmeve natyrore; k = konstantja e rritjes; t = numri i hapave prej 5% të KQP-së nga Q90 Kushtet Referencë për Regjimin e Prurjes Metodologjia kryesore që po përdoret aktualisht në kuadrin e PMBU-së në Shqipëri synon që të mundësojë një vlerësim sasior sa më objektiv të ndikimit hidrologjik dhe/ose morfologjik (kur ka të dhëna), sipas Standartit Teknik Evropian të mirënjohur, por pak të përdorur 20 . Standarti për ndryshimet fizike ofron disa sisteme objektive pikëzimi. Tabela e vështrimit të përgjithshëm që paraqitet në Tabela 3-2 ka rëndësi të veçantë për ndryshimin e rrjedhës (Kategoria 5b). Tabela 3-2 – Pikëzimi i Ndikimit Hidromorfologjik (Ndryshimit të Rrjedhës) – EN 15843 Metoda objektive e paraqitur më lart mund të përdoret për çdo lloj ndryshimi të regjimit të prurjes, për shembull nxjerrja e ujit për qëllime bujqësore apo arritjen e pikut hidrik (shtimi i prurjeve) për shkak të aktiviteteve të pakontrolluara hidroenergjetike. Pikëzimi i ndikimit që paraqitet në Tabela 3-2 është në përputhje me metodologjitë e praktikave më të mira ndërkombëtare. Për shembull, tabela tregon se një sasi nxjerrjeje prej vetëm 30% të prurjes mesatare (në çdo periudhë kohore), le të themi për 40% të kohës, mund të sjellë klasifikimin e trupit ujor në statusin 3, pra në statusin e moderuar. Ky klasifikim bëhet pavarësisht statusit të elementeve të tjera të cilësisë biologjike ose fiziko-kimike. Standardi EN 15843 (për më shumë informacion referuar Shtojcës VI për hidromorfologjinë) sugjeron gjithashtu një tipar tjetër jashtëzakonisht të rëndësishëm të statusit sasior: shtimi i prurjeve mbi regjimin natyror mund të jetë po aq i dëmshëm për ekosistemet ujore. Ky aspekt shpërfillet në vlerësimin e statusit në shumë PMBU. Ky kusht rrjedh veçanërisht nga ndikimet e hidrocentraleve për shkak të shkarkimeve të papërshtatshme të ujit prej tyre, kryesisht gjatë periudhave me prurje natyrore të ulëta. Këto shkarkime të ujit mund të jenë shumëfish më të mëdha në magnitudë krahasuar me rrjedhën natyrore, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme, dhe shpesh të pakthyeshme në ekosistemet e rrjedhës së poshtme. Për shembull, një rritje me 100% e prurjes mesatare (pra dyfishi) për vetëm 40% të kohës tregon se trupi ujor ka status mesatar, pavarësisht statusit të çdo elementi tjetër të cilësisë biologjike ose fiziko-kimike. Shumë hidrocentrale në Shqipëri, veçanërisht HEC-e me skema derivacioni, e ushtrojnë aktivitetin në këto nivele shkatërruese pa bërë asnjë vlerësim apo pa pasur asnjë rregullore të përshtatshme. Kushtet Referencë për TUTM-të dhe TUA-të Sipas nenit 2(9) të DKU-së, përkufizimi i TUTM-së ka dy komponentë kryesorë. Që të klasifikohet si TUTM, një trup ujor duhet : (i) të ketë ndryshuar fizikisht për shkak të veprimtarisë njerëzore (ii) të ketë ndryshuar në mënyrë të konsiderueshme në karakter. Trupi ujor mund të klasifikohet si tepër i modifikuar vetëm nëse i është nënshtruar procedurës së përcaktimit që përfshin të dy testet e parashikuara në nenin 4(3)(a) & (b) të DKU-së. Testet janë krijuar në mënyrë të tillë që të sigurohet se 20Standardi EN 15843 - cilësia e ujit - standard orientues për përcaktimin e shkallës së modifikimit të hidromorfologjisë së lumit Faqe | 3-8 një trup ujor shpallet si TUTM vetëm kur nuk ekziston më asnjë mundësi e arsyeshme që të arrihet statusi i mirë për atë trup ujor, dhe si rrjedhojë duhet të jenë specifik për trupin ujor. Shpallja dhe arsyet e shpalljes duhen përmendur në mënyrë specifike në PMBU. Për sa u përket trupave ujorë natyrorë, objektivat mjedisore për TUTM-të dhe TUA-të përcaktohen në varësi të një kushti referencë, që është potenciali ekologjik maksimal (PEM) i trupit ujor. PEM-ja është gjendja kur statusi biologjik reflekton, sa më shumë që të jetë e mundur, statusin më të afërt dhe të krahasueshëm të trupit ujor sipërfaqësor, duke marrë parasysh karakteristikat e modifikuara të trupit ujor. Për sa i përket statusit biologjik, Potenciali i Mirë Ekologjik (PME) lejon vetëm “pak ndryshime” nga PEM-ja. Pas shpalljes si TUTM ose TUA, objektivat mjedisore janë “potenciali i mirë ekologjik” (PME) dhe statusi i mirë kimik. PME-ja është objektiv më pak shtrëngues se SME-ja pasi lejon ndikime ekologjike që vijnë për shkak të ndryshimeve fizike që janë të nevojshme për të mbështetur një përdorim të caktuar si p.sh mbrojtjen nga përmbytjet, hidroenergjetikën. Ndikimet Hidromorfologjike të Hidrocentraleve dhe Shpallja e TUTM-së Shtimi i hidrocentraleve të vegjël në vend, mungesa e vlerësimit të përshtatshëm të ndikimit mjedisor, kriteret e papërshtatshme të Lejeve, dëmet ndaj ekosistemit dhe prishja e regjimit të prurjeve janë konsideruar si shqetësime ndërkombëtare 21,22. Përcaktimi objektiv i shkallës së ndikimit të mundshëm hidromorfologjik nga HEC-et lidhet ngushtësisht me statusin e trupave ujorë. Gjendja hidromorfologjike e trupit ujor është pjesë përbërëse e statusit të tij të përgjithshëm. Siç konfirmohet nga Udhëzimi 31 i CIS-it23, regjimi i prurjes ka efekt kontrollues të jashtëzakonshëm në shëndetin e ekosistemit, dhe si rrjedhojë në statusin e trupit ujor. Veprimtaria e hidrocentralit ka ndikim të madh pasi, shumë shpesh, regjimi i prurjes së rrjedhës së poshtme ndryshohet tërësisht ose për shkak të magnitudës së nxjerrjes së ujit që lidhet me prurjen mesatare në pikën e marrjes së ujit, dhe/ose për shkak të kohëzgjatjes në kohë të nxjerrjes. Ky ndryshim i regjimit të prurjes i bashkëngjitet kryesisht ndikimeve morfologjike (fizike) që parashikohen në Dokumentin Udhëzues 4 të CIS-it të BE-së. Prandaj është e nevojshme të kryhet një test objektiv për të përcaktuar nivelin e ndikimit të hidrocentralit, brenda kontekstit të shpalljeve të Trupave Ujorë Tepër të Modifikuar (TUTM). Ndërtimi i kapërdredhësve, pritave apo digave të mëdha duket se ka ndikim të konsiderueshëm fizik te trupi ujor, duke prishur plotësisht vazhdimësinë gjatësore dhe integritetin e ekosistemit. Ambivalenca në Dokumentin Udhëzues 424 (2003) të CIS-it të BE-së lidhur me faktin nëse ndryshimi i prurjes përbën ndryshim thelbësor në karakter apo jo (3.1.1 - Në rastet e ndryshimeve thelbësore të përkohshme ose të ndërprera në kohë, nuk mund të thuhet se trupi ujor ka pësuar ndryshime thelbësore në karakter) është dukshëm e pasaktë dhe është trajtuar në Dokumentin Udhëzues 31 (2016) të BE-së. Të gjithë inxhinierët hidroteknikë e dinë (siç dokumentohet në EN 15843) se ndryshimet e vazhdueshme në regjimin e prurjes mund të kenë ndikim katastrofik në qëndrueshmërinë e ekosistemit25. Devijimi me 75%+ i rrjedhës së lumit gjatë periudhave tejet të thata është tipike për shumë HEC-e në Shqipëri, njësoj si tendenca për të ndërtuar sisteme me derivacion që krijojnë një ndryshim të rrjedhës natyrore në trupin ujor duke krijuar ‘segmente të boshatisura’ në disa raste prej shumë kilometrash. Zakonisht, në këto segmente nuk kalon asnjë rrjedhë lumi gjatë muajve me prurje të pakta. Zakonisht, arritja e pikut hidrik nga shkarkimet e ujit përmes turbinave i rrit prurjet e lumit në magnitudë shumë herë më të madhe nga sa pritet normalisht, duke dëmtuar elementet cilësorë biologjike, kryesisht peshqit dhe makro jovertebrorët. Kështu, statusi i përkeqësuar i trupit ujor (për 21Projekti HELP-CSO - Identifikimi i konflikteve për burimet ujore lidhur me projektet e hidrocentraleve në Shqipëri, 2017 22Hidroenergjetika në Ballkanin Perëndimor - Kush paguan, Kush fiton?, CEE Bankwatch & WWF, 2019 23Strategjia e Përbashkët e Zbatimit e BE-së - Dokumenti Udhëzues 31- Prurja Ekologjike në Zbatimin e Direktivës Kuadër të Ujit, Raporti Teknik 2016-086 24Strategjia e Përbashkët e Zbatimit e BE-së - Dokumenti Udhëzues 4 - Identifikimi dhe Shpallja e Trupave Ujorë Tepër të Modifikuar dhe Trupave Ujorë Artificialë 25Strategjia e Përbashkët e Zbatimit e BE-së - DKU dhe Raporti Teknik i Presioneve Hidromorfologjike, 2006. Faqe | 3-9 shkak të prurjeve të shumta ose të pakta, në varësi të veprimtarisë së HEC-it) shtrihet në të gjithë gjatësinë e trupit ujor. Për shumicën e HEC-eve në Shqipëri, mungesa e masave të përshtatshme për sigurimin e vazhdimësisë gjatësore, prurja mjedisore e ndërprerë plotësisht në periudha të përcaktuara kohë, dhe magnituda dhe kohëzgjatja e dëmtimit të regjimit të prurjes nënkuptojnë se edhe Potenciali i Mirë Ekologjik (PME) (statusi i synuar për TUTM-të) ka gjasa që të mos arrihet asnjëherë nga shumë hidrocentrale, pasi subjektet duhet të përmbushin disa objektiva të detyrueshme me ligj për prodhimin e energjisë elektrike të përcaktuara nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë dhe periudha (fikse) e koncesionit zakonisht është 20-30 vjet. Regjimet e prurjes mjedisore në rrjedhën e poshtme të HEC eve rrallë herë janë përcaktuar ose monitoruar siç duhet nga autoritetet kompetente. Për rrjedhojë, shumë HEC-e në Shqipëri mund të ishin ndërtuar në një mënyrë më të qëndrueshme ekologjike (dhe për pasojë nuk do të ishin subjekt i testit në nenin 4(3)(a) & (b)) po të ishte përfshirë vlerësimi dhe zbutja e ndikimeve hidromorfologjike që në fazën e projektimit. Seksioni 10.6 paraqet një përmbledhje objektive të ndikimeve të mundshme hidromorfologjike dhe statusin e trupave ujorë të prekur nga HEC-i brenda basenit ujor. Në të ardhmen mund të përdoret po e njëjta metodologji, e cila është bazuar te përcaktimi i statusit të modifikuar përmes EN 15843, për të përcaktuar regjime operacionale mjedisore më të qëndrueshme për HEC-et ekzistuese dhe ata që do ndërtohen në të ardhmen. Fotografia 3-1 - Devijimi Maksimal i Prurjes nga HEC-i dhe Zona e Shfrytezuar prej tij Gjatësia e zonës së prekur nga skema e derivacionit të HEC-eve është faktor kritik për ndikimet në ekosistem. Zona e prekur përkufizohet si gjatësia e trupit ujor që shtrihet midis pikës së nxjerrjes së ujit dhe pikës së shkarkimit të prurjes (Figura 3-3). Gjatësia e zonës së prekur rritet akoma më tepër. Përkeqësimi i statusit hidromorfologjik do të ndodhë në të gjithë gjatësinë e zonës të shfrytëzimit, ndonëse mbi bazën e një ekuilibri të reduktuar. Në pikën e shkarkimit të hidrocentralit, prurja e lumit rikthehet dhe rivendoset përsëri ekuilibri i prurjes. Megjithatë, në rastin e projektimit më të keq digë e madhe + sistem HEC-i me skemë derivacioni (pra HEC jo në digë), në pikën e shkarkimit (ku turbina vepron kryesisht në funksion të depozitimit dhe jo të rrjedhjes së lumit), dëmtimi i regjimit ujor mund të vijojë për një distancë të konsiderueshme në rrjedhën e poshtme, ku turbinat shkarkojnë shumë më tepër se rrjedha natyrore e pritshme, shkalla e ndikimit të së cilës varet nga hidrologjia në rrjedhën e poshtme. Këto shembuj janë shumë të përhapur në Shqipëri. Prandaj, një sistem HEC-i me skemë derivacioni me një depozitë të vetme të madhe mund të ndikojë në mënyrë të konsiderueshme një distancë prej 20 km + të një trupi ujor, duke e pakësuar prurjen në rrjedhat e sipërme, dhe duke e mbi-kompensuar në rrjedhat e poshtme, si dhe duke prishur ndjeshëm, për të mos thënë plotësisht, ekosistemin ujor. Faqe | 3-10 Figura 3-3 – Koncepti i Zonës së Shfrytëzimit nga Hidrocentralet Format e Tjera të TUTM-ve dhe TUA-ve Për basenin e lumit Mat gjejnë zbatim edhe disa forma tradicionale të TUTM-ve, të cilat janë subjekt i testit të përcaktimit në nenin 4(3) (a) & (b) të DKU-së dhe objektivit të PME-së. Zakonisht, këto përfshijnë ndërtimin e argjinaturave dhe përforcimin në shtratin e lumenjve që përshkojnë qendrat urbane për të kontrolluar erozionin dhe për të siguruar mbrojtjen nga përmbytjet. TUTM-të dhe TUA të e identifikuara renditen në Kapitullin 10 të vlerësimit të Statusit të Presioneve. Përcaktimi i Statusit Përfundimtar të Trupave Ujorë Sipërfaqësorë Statusi përfundimtar ose i përgjithshëm i çdo trupi ujor të përvijuar përcaktohet përmes një vlerësimi kompleks të elementeve të paraqitura në Figura 3-4. Sipas udhëzimit të CIS-it për DKU-në26, statusi përfundimtar i trupit ujor duhet të derivojë nga elementi më i ulët në klasifikim, i secilit grup. Figura 3-4- Procedura për Përcaktimin e Statusit të Përgjithshëm të Trupit Ujor 26Komsioni Evropian - Dokumenti Udhëzues 13 -Qasja e përgjithshme kundrejt klasifikimit të statusit dhe potencialit ekologjik Faqe | 3-11 3.4 Objektivat Mjedisore për Trupat Ujorë Nëntokësorë DKU-ja u kërkon Shteteve Anëtare që t’i përcaktojnë të gjithë trupat ujorë nëntokësorë më vete dhe të sigurohen që secili prej tyre të arrijë ‘status kimik dhe sasior të mirë’ (DKU, neni 2(24) (25)). Përcaktimi i statusit të trupave ujorë nëntokësorë nuk është aq kompleks sa i trupave ujorë sipërfaqësorë. Megjithatë, mbrojtja e trupave ujorë nëntokësorë i nënshtrohet një serie Direktivash të ndërlidhura me njëra-tjetrën, duke përfshirë kryesisht Direktivat 2006/118/KEE dhe 291/676/KEE27. Kryesisht përmes Direktivës 2006/118/KE 28 , duhet përcaktuar regjimi i menaxhimit, i cili vendos standardet e cilësisë së ujërave nëntokësore dhe masat për parandalimin ose kufizimin e ndotësve që depërtojnë në ujëra nëntokësore. Shtetet Anëtare duhet të përcaktojnë standardet në nivelet më të përshtatshme të mundshme dhe të marrin parasysh kushtet vendore dhe rajonale29. Kushtet Referencë për Sasinë e Ujërave Nëntokësore Niveli i ujërave nëntokësore përdoret zakonisht si matësi kryesor i statusit sasior. Për të arritur statusin e mirë sasior të ujërave nëntokësore, burimi ujor nëntokësor i disponueshëm (si p.sh norma mesatare afatgjatë e rimbushjes së ujërave nëntokësore minus normën vjetore të shkarkimit të ujërave nëntokësore, që kërkohet për të arritur objektivat e cilësisë ekologjike për ujërat sipërfaqësore të lidhura me to) nuk duhet ta tejkalojë normën vjetore mesatare afatgjatë të nxjerrjes së ujit (DKU, neni 2(27)). Për këtë arsye, norma vjetore e rimbushjes që përshkruhet në seksionin 4.2.3 dhe 4.2.6 është një shifër shumë e rëndësishme për përdorimin e përshtatshëm të burimeve ujore nëntokësore. Nxjerrja e burimit ujor nëntokësor mbi normën vjetore të rimbushjes kompromenton a) burimet e disponueshme në periudha afatgjata b) regjimet e prurjeve të ujërave sipërfaqësore dhe statusin ekologjik të tyre. Përcaktimi i normës vjetore të rimbushjes së ujërave nëntokësore është mjaft sfidues nga pikëpamja teknike, pasi kërkon rrjete gjithëpërfshirëse dhe të sakta të monitorimit të nivelit të ujërave nëntokësore. Megjithatë, praktika më e mirë ndërkombëtare pranon se indeksi i prurjes bazë të natyralizuar (IPB), ndonëse i përafërt, është një tregues i mirë i normës vjetore të shkarkimit të ujërave nëntokësore në sistemin e ujërave sipërfaqësore30. IPB-ja përcaktohet nëpërmjet Kurbës së Qëndrueshmërisë së Prurjes e shprehur në raportin Q90 / Q50. Në plan afatgjatë, duke supozuar se baseni ujor është në ekuilibër hidrodinamik, shkarkimi total i ujërave nëntokësore duhet të jetë i barabartë me rimbushjen e ujërave nëntokësore. Ka mundësi që rrjeti aktual i monitorimit të ujërave nëntokësore në basenin e lumit Mat nuk është në cilësinë dhe shkallën e duhur për të përcaktuar rimbushjen e ujërave nëntokësore nëpërmjet bilancit ujor ose teknikave të modelimit. Elementi i dytë i kushteve të referencës për sasinë e ujërave nëntokësore është masa në të cilin nxjerrja e ujërave nëntokësore sjell devijim të rrjedhës së ujërave nëntokësore në mënyrë të tillë që të ndërpritet shkarkimi i tyre në rrjedhat sipërfaqësore. Shkarkimi i ujërave nëntokësore është një komponent i rëndësishëm për pjesën më të madhe të rrjedhës, dhe në nënbasene ose në ligatina të mëdha, ose në ato zona ku IPB-ja e rrjedhës është më e madhe se 0.5 për shembull, ka shumë të ngjarë që ekosistemet tokësore të varen shumë nga niveli i mirëmbajtjes së kësaj prurjeje. Nxjerrja e ujërave nëntokësore i ndryshon pjerrësitë hidraulike në mënyrë të tillë që të reduktohet norma e shkarkimeve në lumenj, duke ndikuar drejtpërdrejt në prurjen mjedisore. Në raste ekstreme, mbinxjerrja e ujit mund të krijojë pjerrësi të kundërt të rrjedhës, çka bën që rrjedha e lumit të shkarkohet negativisht në ujërat nëntokësore, e njohur ndryshe edhe si “rimbushje e imponuar” (Figura 3-5)31. Zakonisht, ndikimet fikse të ndërveprimit ujëra nëntokësore-ujëra sipërfaqësore janë të lokalizuara dhe tejet teknike, ndaj si të tilla kërkojnë vlerësime modelimi. Megjithatë, mund të përgjithësohet se p.sh reduktimi me 10% i burimit ujor nëntokësor (p.sh për shkak të konsumit) sjell mesatarisht një reduktim me 10% të 27Komisioni Evropian, Direktiva 91/676/KEE për mbrojtjen e ujërave kundër ndotjes së shkaktuar nga nitratet që vijnë nga burimet bujqësore 28 Komisioni Evropian - Direktiva 2006/118/KE- për mbrojtjen e ujërave nëntokësore kundër ndotjes dhe degradimit 29Komisioni Evropian - Kuadri ligjor për ujërat nëntokësorehttps://ec.europa.eu/environment/water/water framework/groundwater/framework.htm 30 Instituti i Hidrologjisë si MB-së - Studimet për Prurjet e Pakta, Raporti Studimor Nr.1, NERC, 1980. 31 Shërbimi Gjeologjik i Shteteve të Bashkuara – Ujërat Nëntokësore dhe Sipërfaqësore – Një Burim i Vetëm – Qarkore e ShGjSh-së 1139, 1997. Faqe | 3-12 shkarkimit të ujërave nëntokësore në sistemin e ujërave sipërfaqësore në vit. Për shumë lumenj, duke përfshirë edhe ato në Shqipëri, duke qenë se komponenti i ujërave nëntokësore është zakonisht 30%+ i prurjes mesatare vjetore, reduktimi me 10% i rimbushjes neto të ujërave nëntokësore mund të sjellë reduktim me mesatarisht 3% të prurjes së rrjedhës në vit. Megjithatë, gjatë periudhave sezonale me prurje të pakta p.sh gjatë verës kur IPB-ja është zakonisht 0.9+, po i njëjti reduktim rimbushjeje me vlerë 10% mund të sjellë një reduktim të prurjes sezonale me 9%. Këto reduktime mund të kenë ndikime negative të pakthyeshme në ekosistemin ujor32. Figura 3-5 - Shembulli i Pakësimit të Prurjes Sipërfaqësore për Shkak të Nxjerrjes së Ujërave Nëntokësore Kushtet e Referencës për Cilësinë e Ujërave Nëntokësore DUN-i i jep fleksibilitet Shteteve Anëtare për sa i përket caktimit të vlerave kufitare duke kërkuar marrjen në konsideratë të formacioneve të ndryshme gjeologjike të trupit ujor nëntokësor, risqeve dhe funksioneve, karakteristikave dhe sjelljes së ndotësve dhe karakteristikave hidrogjeologjike të përfaqësuara nga nivelet bazë. Marrja në konsideratë e këtyre kërkesave të ndryshme, të cilat janë unike për çdo trup ujor nëntokësor, sjell përdorimin e qasjeve në mënyra të ndryshme nga Shtetet Anëtare. Në terma më të gjerë, cilësia e ujërave nëntokësore përcaktohet përmes statusit kimik, i cili përkufizohet kryesisht përmes: • Shkallës së intruzionit të ujërave të kripura, që tregohet kryesisht përmes parametrit të përcjellshmërisë elektrike. • Standardet e cilësisë mjedisore (SCM) për parametrat fiziko-kimike të përgjithshme të cilat janë kryesisht oksigjeni i tretur, pH, përcjellshmëria, nitratet, klori dhe amoniumi, pesticidet dhe ndotësit e tjerë, siç parashikohen në DUN, Shtojca I. • Shkalla në të cilën statusi kimik i ujërave nëntokësore mbështet statusin ekologjik të ujërave sipërfaqësore. SCM-të për ujërat nëntokësore përcaktohen shprehimisht në Direktivën e BE-së 2006/118/KEE për parametrat e a) Nitrateve - 50 mg/l b) Pesticideve Totale – 0.5 µg/l). Standardet për ujin e pijshëm përdoren zakonisht si bazë për vlerat kufitare të statusit kimik, sikurse përcaktohen në Direktivën e BE-së për Ujin e Pijshëm 98/83/KE, standardet ndërkombëtare të OBSh së, ose objektivat e cilësisë mjedisore të parashtruara në Direktivën e BE-së 2013/39/BE33. Duhet theksuar se sipas DKU-së, dispozitat për statusin kimik nuk gjejnë zbatim për nivelet e larta natyrore të substancave ose joneve, apo treguesve të tyre për shkak të kushteve specifike hidrogjeologjike të cilat nuk mbulohen nga përkufizimi i ndotjes në DKU. Për shkak se nivelet bazë mund të jenë shumë të larta për disa prej parametrave dhe për disa lloje të trupave ujorë nëntokësorë, ka shumë rëndësi që këto nivele bazë të identifikohen si hapi i parë i vlerësimit të statusit dhe tendencave. Standardet e Cilësisë Mjedisore të miratuara për trupat ujorë nëntokësorë në Shqipëri paraqiten në Shtojcën 32Komisioni Evropian - Ujërat nëntokësore si burimhttps://ec.europa.eu/environment/water/water framework/groundwater/framework.htm 33Komisioni Evropian – Direktiva 2008/176/KEE– Shtojca I (Substancat Prioritare), Shtojca II (zëvendëson Shtojcën X të DKU-së) që identifikon Substancat Prioritare të Rrezikshme Faqe | 3-13 Teknike VII. DUN gjithashtu kërkon vendosjen e vlerave të pragut, të cilat vendosen në përqendrime nën standardet e cilësisë së ujit siç përshkruhet në Kapitullin 10, dhe përcaktojnë pikat e nxitjes për veprime korrigjuese përpara se standardet të tejkalohen. Kushtet e Referencës për Ujërat Nëntokësore të Varura nga Ekosistemet Tokësore Ujërat nëntokësore të varura nga ekosistemet tokësore (UNVET) janë një rast i veçantë i karakterizimit të ujërave nëntokësore dhe kushteve të referencës të lidhura me to34. UNVET-t janë pjesë e vlerësimit të statusit për ujërat nëntokësore. Prandaj, ata janë të rëndësishëm në karakterizimin dhe vlerësimin e riskut të TUN-ëve (shini Figura 3-7). Rëndësia e UNVET-ëve lidhur me statusin e trupit ujor nëntokësor ka të bëjë me faktin se krahas testeve bazë për sasinë (3.4.1) dhe cilësinë (3.4.2) e ujërave nëntokësore, TUN-ët mund të mos e kalojnë testin e “statusit të mirë” nëse vlerësohet se ekosistemi i ujërave sipërfaqësore prej të cilit varen është kompromentuar për shkak të cilësisë ose sasisë së pamjaftueshme të ujërave nëntokësore që i ushqejnë ato. Shumë ekosisteme ujore sipërfaqësore janë përshtatur dhe varen së tepërmi nga prurjet e ujërave nëntokësore, kryesisht në formën e “prurjes bazë”, si pjesë e prurjes totale në lumë. Kjo ndodh sepse prurja bazë (e përhershme) është e pranishme gjatë gjithë vitit hidrologjik, ndërsa vërshimet sipërfaqësore kanë ndërprerje, të cilat shkaktojnë ndikime afatshkurtra dhe kalimtare te cilësia dhe sasia e ujit. Ujërat nëntokësore shkarkohen zakonisht te sistemi i ujërave sipërfaqësore kryesisht nëpërmjet zonës hiporike (Figura 3-6). Kjo zonë është mjaft e rëndësishme për sa i përket ndërveprimeve kimike dhe biotike midis ujërave sipërfaqësore dhe nëntokësore, pasi ofron habitatin për jovertebrorët bentikë, bën të mundur reduktimin e përqendrimeve të ndotësve dhe stabilizimin e pH, oksigjenit dhe temperaturës së ujit. Figura 3-6 - Ilustrimi i Zonës Hiporike Nuk është aspak e lehtë të përcaktosh se cilat ekosisteme tokësore varen drejtpërdrejt nga TUN-i, pasi gjithmonë ka një sërë ekosistemesh midis atyre që varen nga ujërat nëntokësore të një TUN-i dhe atyre që varen nga burime të tjera ujore. Zakonisht, kërkohen monitorime ekologjike të specializuara për të konfirmuar praninë e specieve veçanërisht të përshtatura për shkak të ndryshimit të cilësisë kimike natyrore të ujërave nëntokësore krahasuar me ujërat sipërfaqësore. Këto monitorime nevojiten për të përcaktuar vlerat kufitare (VK) të ndotësve ose treguesve të ndotjes (pra, statusi kimik) që mund të ndikojë negativisht në ETVUN35. Direktiva për Ujërat Nëntokësore (DUN 2006/118/KE, Shtojca II, Pjesa A) parashtron në mënyrë të veçantë kërkesën që vlerat kufitare të marrin parasysh edhe nivelin e ndërveprimit midis ujërave nëntokësore, ekosistemeve ujore dhe ekosistemeve tokësore të varura prej tyre. Testi i dytë praktik që derivon nga hidrologjia e ujërave sipërfaqësore shërben për të përcaktuar Indeksin e Prurjes Bazë (IPB) të regjimit të prurjes. IPB-ja përcaktohet si mesatare vjetore afatgjatë e shprehur në raportin Q90 / Q50. Sa më e madhe të jetë pjesa e prurjes bazë që ushqen prurjen totale, aq më shumë gjasa ka që ekosistemi ujor sipërfaqësor të varet nga kontributi i ujërave nëntokësore. Një vlerë IPB-je më e madhe se 0.5 tregon se 50%+ e prurjes totale vjen nga shkarkimi i ujërave 34Komisioni Evropian – CIS - Raporti Teknik për Ujërat Tokësore të Varura nga Ekosistemet Tokësore, Raporti Teknik 6, 2011 35Komisioni Evropian - Dokumenti Udhëzues 18 i CIS-it - Udhëzues për Statusin e Ujërave Nëntokësore dhe Vlerësimin e Tendencave. Faqe | 3-14 nëntokësore, ndaj ka shumë gjasa që ekosistemet të jenë tejet të përshtatura dhe të varura nga ujërat nëntokësore që shkarkohen në to. Mungesa e plotë e të dhënave aktuale të besueshme për prurjet që prej vitit 1992 për pjesën më të madhe të lumenjve në Shqipëri, së bashku me mungesën e theksuar të të dhënave të monitoruara dhe të raportuara për nxjerrjet dhe shkarkimet nga subjektet, lënë të nënkuptohet se për asnjë UNVET nuk mund të përcaktohen prurjet e natyralizuara (prurja + nxjerrjet - kthimet) dhe për pasojë prurjet e natyralizuara Q50 dhe Q90. Testet e Ndara në Hapa për Statusin e Cilësisë dhe Sasisë së Ujërave Nëntokësore Procedura formale për përcaktimin e statusit të Ujërave Nëntokësore që përdoret në Shqipëri është në përputhje me dokumentin udhëzues standard të CIS-it, sipas Figura 3-7. Figura 3-7 - Procedura Standarde për Përcaktimin e Statusit të Përgjithshëm të Trupit Ujor Nëntokësor Faqe | 3-15 3.5 Objektivat Mjedisore për Zonat e Mbrojtura Sipas nenit 6 dhe Shtojcës IV të DKU-së, Shtetet Anëtare sigurohen që të kenë krijuar regjistrin/at e të gjitha zonave brenda çdo RBU-je, të cilat janë shpallur në mbrojtje të veçantë sipas legjislacionit të posaçëm të Komunitetit Europian për mbrojtjen e ujërave sipërfaqësore dhe nëntokësore, ose për mbrojtjen e habitateve dhe specieve që varen drejtpërdrejt nga uji, duke përfshirë edhe mbrojtjen e zonave të përcaktuara nga Natura 2000 dhe specieve ujore me rëndësi ekonomike (p.sh butakët). Përmbledhja e regjistrit të Zonave të Mbrojtura duhet të jetë pjesë e PMBU-ve, duke përfshirë këtu edhe hartat që tregojnë vendndodhjen e çdo zone të mbrojtur dhe përshkrimin e legjislacionit kombëtar ose vendor të Komunitetit, sipas të cilit janë shpallur këto zona të mbrojtura. Për trupat ujorë që janë shpallur si Zona të Mbrojtura, Objektivat Mjedisore që janë vendosur shkojnë zakonisht përtej statusit të mirë, pasi për këto zona përcaktohen objektiva më shtrënguese në legjislacionin përkatës të Komunitetit. Shtojca VII (7)(1) e DKU-së kërkon që PMBU-ja të përmbajë “përmbledhjen e masave të kërkuara nga legjislacioni i Komunitetit për mbrojtjen e burimeve ujore”. Masat shtesë për Zonat e Mbrojtura duhet të jenë pjesë përbërëse e PMBU-ve, në mënyrë që kërkesat e këtyre Zonave të Mbrojtura të përfshihen në menaxhimin e përgjithshëm të basenit ujor dhe të sigurohet koherenca e të gjithë planifikimit të burimeve ujore me objektivat e përcaktuara tashmë nga legjislacioni i Komunitetit dhe ai kombëtar. Programet e monitorimit duhet të përfshijnë nënprograme specifike për zonat e regjistruara në Regjistrin e Zonave të Mbrojtura. Krahas kërkesave për statusin e ujërave sipërfaqësore dhe nëntokësore, Neni 8 i DKU-së parashtron edhe kërkesat për monitorimin e zonave të mbrojtura. Ky monitorim specifik duhet të garantojë vlerësime me standardet dhe objektivat e përcaktuara për llojin e veçantë të zonës së mbrojtur. Objektivat e zonave të mbrojtura përcaktohen në Pikën 1.c të Nenit 4 të DKU-s: Shtetet Anëtare “sigurojnë përputhshmërinë me të gjitha standardet dhe objektivat brenda 15 viteve nga data e hyrjes në fuqi të kësaj direktive, përveç se kur parashikohet ndryshe në legjislacionin e Komunitetit, sipas të cilit janë krijuar zonat e mbrojtura individuale”. Për këto objektiva gjejnë zbatim kryesisht mundësitë e përshtatjes së ofruara nga DKU-ja. Kështu, për zonat e mbrojtura duhen arritur dy lloje objektivash: objektivat e veçanta të direktivës përkatëse që ishin vendimtare për përvijimin e zonës (shihni Shtojcën 4 të DKU-së) dhe caktimin e standardeve kombëtare të zbatimit dhe objektivat e DKU-së. Disa zona të mbrojtura përkojnë me trupa ujorë. Regjistri i zonave të mbrojtura duhet të mbulojë zonat e identifikuara nga DKU-ja ose direktivat e tjera përkatëse të BE-së. Llojet e përgjithshme të ZM-ve janë pesë: • Trupat ujorë të përdorur për nxjerrjen e ujit të pijshëm; • Zonat e rëndësishme për mbrojtjen e habitateve dhe/ose specieve ku ruajtja ose përmirësimi i statusit të ujit shërbejnë si faktor domethënës për mbrojtjen e tyre (zonat e Natura 2000 që janë objekt i Direktivës për Shpendët 79/409/KEE dhe Direktivës për Habitatet 92/43/KEE); • Zonat ku janë zbatuar masa për mbrojtjen e specieve ujore me rëndësi ekonomike (ZM-të sipas Direktivës 2006/44/KE (direktiva e zonave të mbrojtura për peshqit e ujërave të ëmbla); Direktiva për Butakët 79/923/KEE); • Ujërat e larjes (ZM-të objekt i Direktivës për Ujërat e Larjes 2006/7/KE); • Zonat e ndjeshme ndaj nitrateve (ZM-të objekt i Direktivës 91/676/KEE; Direktiva për Trajtimin e Ujërave të Ndotura Urbane 91/271/KEE). Duke qenë se harmonizimi i legjislacionit kombëtar të Shteteve Joanëtare të BE-së me standardet e BE-së nuk ka përfunduar ende, nuk mund të bëhet inventarizimi i plotë i ZM-ve për mbarë basenin, gjë që kërkohet nga DKU-ja. Prandaj, mund të përdoret një qasje e modifikuar, që të marrë parasysh: • Standardet kombëtare për përvijimin e ZM-ve; • Statusin e ndryshëm në kuadër të zbatimit të Konventës së Bernës dhe projtektit të rrjetit NATURA 2000 në vend; • Nivelin e ndryshëm të përshtatjes së legjislacionit kombëtar të Shteteve Joanëtare të BE-së me legjislacionin dhe standardet e BE-së; Faqe | 3-16 • Mungesa e përgjithshme e regjistrave dhe/ose bazave efikase të të dhënave për ZM-të në vend; • Përgjegjësia e përbashkët për mirëmbajtjen dhe mbrojtjen e zonave të ujit të pijshëm midis autoriteteve kompetente në nivel kombëtar dhe nënkombëtar; • Përgjegjësia e përbashkët për monitorimin e zonave të mbrojtura të ujit të pijshëm; Regjistri i ZM i RBMP-së së Matit duhet të përfshijë: Një regjistër i zonave të rëndësishme për mbrojtjen e habitateve dhe/ose specieve që mbrohen sipas konventave ndërkombëtare përkatëse; Një regjistër i zonave të rëndësishme për mbrojtjen e habitateve dhe/ose specieve të mbrojtura nga legjislacioni kombëtar; Një regjistër paraprak i zonave të përdorura për nxjerrjen e ujit të pijshëm - ujërave nëntokësore. Të karakterizojë rrethet e pellgjeve lumore për sa i përket presioneve, ndikimeve dhe ekonomisë së përdorimit të ujit, duke përfshirë një regjistër të zonave të mbrojtura që shtrihen brenda rrethit të pellgut lumor. Zonat e përvijuara për nxjerrjen e ujit të pijshëm Legjislacioni përkatës i BE-së për mbrojtjen e ujit të pijshëm me objektiva më shtrënguese që përfshijnë DUP-in, ndryshuar me Direktivën 2020/2184 dhe me shumë mundësi DN-në. Objektivat për Zonat e Mbrojtura të Ujit të Pijshëm (ZMUP) janë: • Sigurimin që pas zbatimit të regjimit të trajtimit të ujit, uji i pijshëm që prodhohet t’i plotësojë kërkesat e DUP-it; • Sigurimin e mbrojtjes së nevojshme në ZMUP, me qëllim që të shmanget përkeqësimi i cilësisë ë ujit për të reduktuar nivelin e trajtimit purifikues të kërkuar për prodhimin e ujit të pijshëm. Objektivi i i parë do të arrihet duke plotësuar kërkesat e DUP-së. Objektivi i dytë do të arrihet duke ndërmarrë veprime që synojnë të sigurojnë se nuk do të ketë përkeqësim të cilësisë së ujit për shkak të nxjerrjeve për furnizim me ujë të pijshëm. Në shumë raste, masat kërkojnë pak kohë të japin efekt dhe të ndalojnë ose të zhbëjnë përkeqësimin. Objektivi arrihet duke ndërmarrë masa të mjaftueshme. Zonat e përvijuara për mbrojtjen e specieve ujore me rëndësi ekonomike Në dhjetor të 2013-s, Direktiva për Butakët u zëvendësua me DKU-në e BE-së. Neni 4.9 i DKU-së shpreh se DKU-ja ofron nivel mbrojtjeje të paktën të njëjtë me të çdo direktive që shfuqizon. Ndryshimet e vitit 2003 në DKU transpozuan shumë detyrime të DKU-së dhe përcaktuan pjesën më të madhe të detyrimeve dhe standardeve të cilësisë së ujit që kërkohen nga Direktiva për Butakët. Këto rregullore amenduese përmbajnë ndryshime shtesë të Rregullores 2003, për të siguruar që ujërat e populluara nga butakët të vijojnë të identifikohen, mbrohen dhe monitorohen. Objektivi për ujërat e populluara nga butakët, i parashtruar në Direktivën për Butakët, ishte të ruhej dhe, kur shihej e nevojshme, të përmirësohej cilësia e ujërave të populluara nga butakët për të mbështetur jetën dhe zhvillimin e butakëve (moluskëve bivalvë dhe gastropodë), duke kontribuar kështu në cilësinë e lartë të produkteve butake që konsumohen drejtpërdrejt nga njeriu. Zonat e përvijuara për mbrojtjen e specieve ujore me rëndësi ekonomike janë zona ku mbrohen ujërat e brendshme sipërfaqësore, ujërat kalimtare, ujërat bregdetare dhe ujërat nëntokësore, gjë që: parandalon përkeqësimin e mëtejshëm dhe mbron e forcon statusin e ekosistemeve ujore dhe të nevojës për ujë të ekosistemeve tokësore dhe ligatinave që varen drejtpërdrejt nga ekosistemet ujore. Këto zona janë të lidhura me zonat e ujërave bregdetare dhe të ligatinave, si dhe me trupa ujorë kalimtarë të populluara nga specie ujore me rëndësi ekonomike. Ekosistemet ligatinore janë pjesë ekologjike dhe funksionale të mjedisit ujor, duke luajtur me shumë gjasë rol mjaft të rëndësishëm në mundësimin e menaxhimit të qëndrueshëm të basenit ujor. DKU-ja nuk ka përcaktuar objektiva mjedisore për ligatinat. Megjithatë, nga detyrimet e DKU-së për mbrojtjen dhe rehabilitimin e statusit të ujit përfitojnë edhe ligatinat që varen nga trupat ujorë nëntokësore, që janë pjesë e trupit ujor sipërfaqësor, ose që janë zona të mbrojtura. Presionet në ligatina (për shembull modifikimi fizik ose ndotja) mund të ndikojnë te statusi ekologjik i trupave ujorë. Prandaj, masat për Faqe | 3-17 menaxhimin e këtyre presioneve duhen parë si pjesë e planeve të menaxhimit të basenit ujor, të cilat duhen përmbushur për të arritur objektivat mjedisore në Direktivë. Krijimi dhe përforcimi i ligatinave mund të ofrojë në rrethana të caktuara mekanizma të qëndrueshëm, me kosto efikase dhe të pranueshme nga pikëpamja sociale për të ndihmuar arritjen e objektivave mjedisore të Direktivës. Ligatinat në veçanti mund të ndihmojnë në pakësimin e ndikimeve të ndotjes, zbutjen e efekteve të thatësirave dhe përmbytjeve, arritjen e menaxhimit të qëndrueshëm të bregdetit dhe rimbushjen e ujërave nëntokësore. Disa prej ZM-ve përfshijnë edhe habitate ligatinore dhe specie që varen drejtpërdrejt nga ujërat sipërfaqësore ose nëntokësore. Andaj, një prej aspekteve më të rëndësishme të krijimit të Regjistrit të ZM-ve do të jetë identifikimi i habitateve dhe specieve brenda rrjetit Natura 2000 që klasifikohen sipas kritereve të DKU-së. Trupat ujorë të përvijuar si ujëra rekreative Ky seksion i referohet zonave të përvijuara sipas Direktivës 2006/7/KE për menaxhimin e Cilësisë së Ujërave të Larjes (që shfuqizon Direktivën 76/160/KEE). Kjo direktivë përmban dispozita për: (a) monitorimin dhe klasifikimin e cilësisë së ujërave të larjes; (b) menaxhimin e cilësisë së ujërave të larjes; dhe (c) informimin e publikut për cilësinë e ujërave të larjes. Qëllimi i kësaj direktive është të ruajë, mbrojë e përmirësojë cilësinë e mjedisit dhe të mbrojë shëndetin e njeriut duke plotësuar Direktivën 2000/60/KE. Kjo Direktivë gjen zbatim për çdo element të ujërave sipërfaqësore ku autoriteti kompetent pret të lahen shumë njerëz dhe nuk ka vendosur asnjë ndalim të përhershëm lidhur me larjen, ose nuk ka dhënë asnjë këshillim të përhershëm kundër larjes (referuar në vijim si ujëra të larjes). Nuk zbatohet për: (a) pishinat dhe spatë; (b) ujërat e rrethuara që i nënshtrohen trajtimit ose përdorimit për qëllime terapeutike; (c) ujërat e kufizuara të krijuara artificialisht, të ndara nga ujërat sipërfaqësore ose nëntokësore; “Masat menaxheriale” janë masat e mëposhtme që merren lidhur me ujërat e larjes: a) krijimi dhe ruajtja e profilit të ujërave të larjes; b) krijimi i kalendarit të monitorimit; c) monitorimi i ujërave të larjes; d) vlerësimi i cilësisë së ujërave të larjes; e) klasifikimi i ujërave të larjes; f) identifikimi dhe vlerësimi i shkaqeve të ndotjes që mund të prekin ujërat e larjes dhe dëmtojnë shëndetin e atyre që i përdorin; g) informimi i publikut; h) marrja e masave për të parandaluar ekspozimin ndaj ndotjes për ata që përdorin ujërat e larjes; i) marrja e masave për reduktimin e riskut të ndotjes. Identifikimi dhe karakterizimi i ujërave të larjes në Shqipëri nuk bëhet sipas kërkesave të Direktivës për Ujërat e Larjes. Ka disa përpjekje për të monitoruar përdorimin e ujërave të larjes si plazhet ose ujërat rekreative, por klasifikimi i tyre nuk realizohet sipas një procesi të drejtuar nga kërkesat e BE-së. Direktiva për Ujërat e Larjes synon të parandalojë dhe reduktojë ndotjen e ujërave të larjes në nivele të tilla që të mos e dëmtojnë shëndetin e njeriut dhe mjedisin dhe është instrumenti kryesor që BE-ja ka për mbrojtjen e shëndetit të njerëzve gjatë larjes. Përkufizimi i ujërave rekreative u referohet lumenjve, liqeneve dhe ujërave bregdetare që përdoren për qëllime rekreative. Zonat e Ndjeshme ndaj Lëndëve Ushqyese Objektivat e përgjithshme të Direktivës së Nitrateve janë: • reduktimi i ndotjes së ujit të shkaktuar apo nxitur nga nitratet nga burime bujqësore • parandalimi i mëtejshëm i kësaj ndotjeje. Ky objektiv do të arrihet nëpërmjet përvijimit të Zonave të Cenueshme nga Nitratet (ZCN) dhe programeve të veprimit që po zbatohen në këto zona. ZNN-të përfshijnë të gjitha tokat që drenojnë në ujëra të ndotura sipas përkufizimit të Direktivës. Është publikuar edhe Kodi i Praktikës së Mirë Bujqësore, i cili i këshillon fermerët se si të reduktojnë shkarkimet e nitrateve në mjedis. Pasurimi i Faqe | 3-18 ujërave me lëndë ushqyese (sidomos me fosfate dhe nitrate) që sjellin eutrofikimin e ujërave është një prej pikave më të rëndësishme të statusit të trupit ujor. Shkarkimi i lëndëve ushqyese në trupat ujorë trajtohet nga tre Direktiva Evropiane: • Direktiva Kuadër e Ujit (DKU)(2000/60/KE) • Direktiva për Trajtimin e Ujërave të Ndotura Urbane (DTUNU)(91/271/KEE) • Direktiva për Nitratet (DN)( 91/676/ KEE) Zonat e shpallura si zona të cenueshme trajtohen nga Direktiva 91/676/KEE, ndërsa zonat e shpallura si zona të ndjeshme trajtohen nga Direktiva 91/271/KEE. Direktiva e Këshillit 91/271/KEE trajton kryesisht veprimet menaxhuese që kërkohen për mbrojtjen e trupave ujorë nga ujërat e ndotura urbane familjare, mbetjet industriale dhe rrjedhjet sipërfaqësore. Standardet për lëndët ushqyese dhe standardet ekologjike në DKU përdoren pikësëpari për të identifikuar trupat ujorë të eutrofikuar, të cilët do të mund të kontrollohen më pas sipas standardeve të DTUNU-t ose DN-së Nëse shkarkimet nga ITUN-ët (ato që i shërbejnë një ekuivalenti popullsie (p.e.) më të madh se 10,000), vlerësohen se shkaktojnë eutrofikim (ose mund të shkaktojnë) drejtpërdrejtë apo tërthorazi, ose sjellin nivele të tepërta të fosfatit total (pra > 2.0 mg/l P) dhe të azotit total (pra > 15 mg/l N)36 , ose > 50 mg/ l NO3 në furnizimet me ujë të pijshëm, trupi ujor identifikohet si i ndjeshëm dhe për rrjedhojë kërkohet një nivel trajtimi që shkon përtej nivelit dytësor, me qëllim mbrojtjen e këtyre zonave. Direktiva për Nitratet trajton mbrojtjen e ujërave kundër ndotjes së shkaktuar nga nitratet me origjinë nga bujqësia. Për shkak të natyrës të shpërndarë të këtij lloji të ndotjes, zakonisht aplikohet qasja për “të gjithë basenin” për zbatimin e DN-së, ku Programi i Veprimit sipas DN-së gjen zbatim për të gjithë fermerët. Zonat e Shpallura për Mbrojtjen e Habitateve ose Specieve Ky seksion i referohet zonave ku mirëmbajtja ose përmirësimi i statusit të ujit është faktor shumë i rëndësishëm për mbrojtjen e tyre, përfshi edhe zonat e Natura 2000 të shpallura sipas Direktivës 92/43/KEE dhe Direktivës 79/409/KEE. “Zonë e Mbrojtur” përfshin hapësirën tokësore, ujore, detare dhe bregdetare, të përkufizuara mjaft qartë gjeografikisht, me përcaktim të qartë kufijsh dhe të menaxhuar me mjete ligjore ose mjete të tjera efikase, për të arritur ruajtjen / mbrojtjen afatgjatë të natyrës, lidhur me shërbimet e ekosistemeve dhe vlerat kulturore. Sipas legjislacionit të BE-së, një zonë e mbrojtur është një zonë gjeografike e përcaktuar qartë, e cila është e përkushtuar për arritjen e ruajtjes afatgjatë të natyrës. Kategoritë e menaxhimit të zonave të mbrojtura të IUCN-së i klasifikojnë zonat e mbrojtura sipas objektivave të tyre të menaxhimit37. Në shkallë BE-je, përmes Direktivave të Zogjve dhe Habitateve, rrjeti Natura 2000 është në zhvillim e sipër. Qëllimi kryesor është të sigurojë ruajtjen e specieve dhe habitateve të synuara dhe me interes evropian38. Rrjeti Emerald i BE-së është një rrjet ekologjik i përbërë nga Zona me Interes të Veçantë Ruajtjeje. Objektivi është mbijetesa afatgjatë e llojeve dhe habitateve të Konventës së Bernës, të cilat kërkojnë masa të veçanta mbrojtjeje39. Objektivi i Zonave të Mbrojtura të Natura 2000, i identifikuar në lidhje me zonat përkatëse të përvijuara në kuadër të Direktivës së Habitateve është të: “Mbrojë dhe, kur është e nevojshme, përmirësojë statusin e mjedisit ujor deri në shkallën e nevojshme për arritjen e objektivave të ruajtjes që synojnë mbrojtjen ose përmirësimin e habitateve natyrorë të zonës dhe specieve me rëndësi për Komunitetin, për t’u siguruar që zona të vijojë të kontribuojë në ruajtjen ose rivendosjen e statusit të favorshëm të ruajtjes”. Kur një Zonë e Mbrojtur nga Natura 2000 përben një pjesë të një trupi ujor, ose kur një trup ujor është pjesë e Zonës së Mbrojtur përcaktuar nga Natura 2000, krahas kërkesave për ruajtjen e statusit të favorshëm të ruajtjes, ose rivendosjen e këtij statusi, gjejnë zbatim edhe objektivat e DKU-së. Disa trupa ujorë që përkojnë me Zonat e Mbrojtura nga Natura 2000 janë emërtuar si trupa ujorë artificialë ose tepër të modifikuar. Në këto raste, vlen qëllimi i arritjes së potencialit të mirë ekologjik, krahas 36 Azoti Total (AT) = Σ (azoti joorganik + azoti organik). Azoti joorganik = amon (NH4) + nitrate (NO3) + nitrite (NO2) 37https://www.iucn.org/theme/protected-areas/about/protected-area-categories 38 Komisioni Evropian - https://ec.europa.eu/environment/nature/natura2000/index en.htm 39 Këshilli i Evropës - https://www.coe.int/en/web/bern-convention/emerald-network Faqe | 3-19 arritjes së objektivit të statusit të favorshëm. Shtojca B përcakton objektivat për statusin e çdo trupi ujor dhe tregon se ku trupi ujor përkon me Zonën e Mbrojtur nga Natura 2000. Objektivat e trupit ujor janë të pavarura nga objektivat e statusit të trupit ujor në Shtojcën B, por të gjitha objektivat duhen përmbushur në përputhje me Direktivat përkatëse të KE-së. Duhet vërejtur se objektivat e statusit të trupit ujor në Shtojcën B nuk përkojnë gjithnjë me objektivat e Zonës së Mbrojtur nga Natura 2000 në këtë Shtojcë, edhe në rastet kur është i njëjti element, për shëmbull fosfati. Një trup ujor mundet të arrijë objektivat e “statusit të mirë”, por mund të mos i arrijë objektivat e Zonës së Mbrojtur nga Natura 2000 për ruajtjen ose rivendosjen e statusit të favorshëm. Trupi ujor mundet edhe të arrijë statusin e favorshëm të ruajtjes (për shembull për salmonin), por mund të mos e arrijë “statusin e mirë” në një trup tjetër të ngjashëm (për shembull për peshqit, duke qenë se DKU ja kërkon veprime për mbrojtjen dhe rikthimin e një game të gjerë të llojeve të peshqve). Ndonëse objektivi për të rivendosur ose ruajtur statusin e favorshëm në zonat e përcaktuara nga Natura 2000 përcaktohet nga Direktiva e BE-së për Habitatet dhe Shpendët, nuk ka asnjë datë të caktuar për arritjen e tij. DKU-ja ka përcaktuar vitin 2015 si afat, i cili vlen për Zonat e Mbrojtura nga Natura 2000 (ZVR dhe ZVM që varen nga ujërat (referuar Shtojcës V)). Nëse zona e mbrojtur është edhe ‘trup ujor’, ose është pjesë e një ‘trupi ujor’, afati për rivendosjen e statusit të favorshëm mund të zgjatet kur plotësohen kushtet në Nenin 4.4 të DKU-së. Nëse zona e mbrojtur nuk është trup ujor, për shembull kënetë ose moçal, afati për arritjen e statusit të favorshëm të ruajtjes nuk mund të zgjatet. Puna për menaxhimin e siteve të Natura 200040 ka nisur vetëm kohët e fundit. Në kuadër të projektit NaturAL, është identifikuar shpërndarja e mundshme e Zonave të Natura 2000 me Interes për Komunitetin (ZIK), gjë që ka sjellë hartimin e listës me 43 zonat e propozuara për të gjithë vendin. Sipas kësaj liste, në basenin e lumit Mat, si zona të Natura 2000 me interes për komunitetin janë identifikuar tri zona të mbrojtura (Tabela 3-3). Autoriteti kompetent për menaxhimin e sistemit kombëtar të zonave të mbrojtura në Shqipëri është Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura (AKZM). Puna për menaxhimin e siteve të Natura 2000 ka nisur vetëm kohët e fundit. Tabela 3-3 – Zonat e Mbrojtura në basenin e Matit EMRI I ZONËS ZM-ja EKZISTUESE HARTA E HABITATIT Rezervati Natyror i Menaxhuar “Kune-Vain Patok – Fushëkuqe – Ishëm” (kategoria IV e zonave të mbrojtura) Po Po Park Natyror “Liqeni i Ulzës” (kategoria IV e zonave të mbrojtura) Po Po ZM-ja e Zall Gjoçaj Po Jo Zonë e mbrojtur e burimeve të menaxhuara “Bjeshkët e Oroshit” (kategoria VI e zonave të mbrojtura) Po Jo Park Natyror “Mali me Gropa-Bizë Martanesh” (kategoria IV e zonave të mbrojtura) Po Po Rezervati Natyror i Menaxhuar “Berzanë” (kategoria IV e zonave të mbrojtura) propozuar për t’u ulur në kategori dhe të shpallet park natyror bashkiak Jo Po Park Kombëtar “Lurë-Mali i Dejës” (kategoria II e zonave të mbrojtura) Po Po 40 BE - Forcimi i Kapaciteteve Kombëtare për Mbrojtjen e Natyrës – Përgatitja për Rrjetin Natura 2000, Mars 2019 Faqe | 4-1 4. Vështrim i Përgjithshëm rreth Basenit Ujor Qëllimi i vështrimit të përgjithshëm të basenit ujor është të japë një përmbledhje të përgjithshme të tipareve kryesore të hidro-meteorologjisë, topografisë, gjeologjisë, popullsisë, përdorimit të tokës dhe përdorimit të ujit në basen, për sa kohë që këto karakteristika mund të ndikojnë në tipologjinë dhe statusin e trupave ujorë. Këto elemente mund të konsiderohen si “forcat drejtuese (nxitësit)” e basenit ujor. 4.1 Ndarja në Nënbasene Rajonet e baseneve ujore, madje edhe vetë basenet shumë rrallë mund të kenë karakter homogjen dhe nuk analizohen ose menaxhohen me efikasitet si njësi të vetme. DKU-ja lejon ndarjen në nën njësi më të vogla dhe më homogjene (basene dhe nënbasene) brenda rajonit të basenit ujor41, në përputhje me praktikën më të mirë ndërkombëtare. Për shembull, problematikat menaxheriale të ndotjes së shpërndarë (difuze) analizohen dhe menaxhohen më mirë në nivel nënbaseni, jo në nivel trupi ujor individual. Qasja e ndjekur në Shqipëri ka qenë kryesisht ndarja e çdo baseni në jo më shumë se pesë nënbasene, bazuar në një karakteristikë të vetme të përbashkët (p.sh digë e madhe, lloji gjeologjik mbizotërues, lloji mbizotërues i përdorimit të tokës) ose në ndërthurjen e disa karakteristikave të tjera ndikuese, duke përfshirë por pa u kufizuar në: • Kufij të ndryshëm të formacioneve gjeologjike të mëdha p.sh karboniferik deri në silicor • Ndryshime në lartësi të konsiderueshme ekologjike ose mbulesë toke p.sh < 200 m ose > 800 m, pyjore në urbane etj. • Pikat e ndërprerjes së rrjedhës natyrore të krijuara nga degët e mëdha furnizuese, infrastruktura të modifikimeve të lumit p.sh diga të mëdha, kanalizimi i lumenjve etj. • Përqendrimet e ndikimeve antropogjene p.sh zona me dominim urban ose bujqësor Duhet vërejtur se këto diferencime kaq të gjera përkojnë në përgjithësi me të njëjtën tipologji caktimi kufijsh që përdoret për trupat ujorë. Prandaj, karakteristikat e nënbasenit duhet të pasqyrojnë karakteristikat e trupit ujor. Ndarja në nënbasene është mjaft e vlefshme për të hartuar politikat dhe strategjitë të fokusuara veçanërisht në presionet e përdorimit të tokës si zhvillimi urban apo ndotja e shpërndarë që vjen nga bujqësia. 4.2 Klima dhe hidrometeorologjia Klima në përgjithësi dhe reshjet vjetore dhe sezonale në veçanti (reshjet e dëborës dhe/ose të shiut) veprojnë si nxitësit kryesorë të të gjitha ndërveprimeve ujore në basenin ujor. Vlerësimi i hidrometeorologjisë është i rëndësishëm për të kuptuar presionet, gjendjen/statusin dhe ndikimet në gjendjen natyrore të trupave ujorë në basenin ujor. Vlerësimi i plotë teknik i hidrometeorologjisë dhe ndikimeve të saj të detajuara në basen paraqiten kryesisht në Planin e Menaxhimit të Burimeve Ujore ose në strategji të tjera të ngjashme plotësuese. Hidrometeorologjia lidhet vetëm me objektivat mjedisore të basenit ujor, për të përcaktuar: • Burimet vjetore të rinovueshme të burimeve ujore sipërfaqësore dhe nëntokësore, pra burimet që mund të shfrytëzohen pa kompromentuar qëndrueshmërinë në të ardhmen. • Regjimin e prurjes natyrore sezonale (me zero ndikime antropogjene) që përfshin kohën, magnitudën dhe kohëzgjatjet e prurjeve të specifikuara. • Regjimin e prurjes mjedisore (ekologjike) të natyralizuar (pjesën e rrjedhës së plotë natyrore, që është minimumi i kërkuar për të ruajtur ekosistemet ujore). Prurja mjedisore nuk është vetëm një vlerë minimale, por është vazhdimësia e rrjedhës natyrore përgjatë të gjithë vitit. Ndikimet e konsiderueshme dhe të pakontrolluara antropogjene në secilën prej sa më lart, që nuk shoqërohen me masa zbutëse ka shumë gjasa që të sjellin reduktim të statusit ekologjik të trupit ujor 41 Agjencia Evropiane e Mjedisit, Direktiva Kuadër e Ujit, burimet raportuese, Fondi Qendror i të Dhënave të EIONET, (Skema SWB: EUSubUnitCode). http://cdr.eionet.europa.eu/help/WFD/WFD 521 2016 Faqe | 4-2 mbi të cilin ushtrohet ndikimi, dhe për rrjedhojë moskalimin e testeve parësore të DKU-së, përkatësisht që “trupat ujorë të gëzojnë Status të Mirë” dhe “të mos ketë përkeqësim të statusit poshtë nivelit aktual”. Prandaj, hidrometeorologjia ‘bazë’ është një pjesë mjaft e rëndësishme e kushteve të referencës për statusin ekologjik. Klima dhe meteorologjia Shqipëria ka një shumëllojshmëri sistemesh klimatike sipas klasifikimit të klimës Köpen. Me vijën e saj bregdetare përballë detit Adriatik dhe Jon në Mesdhe dhe malësitë e mbështetur mbi tokën e ngritur ballkanike. Ultësirat bregdetare kanë një klimë tipike mesdhetare ndërsa ultësirat e larta kanë një klimë kontinentale. Reshjet vjetore në të gjithë basenin e lumit Mat prej 2809 km² arrijnë në 1592 mm. Kjo vlerë shpërndahet nga pikëpamja hapësinore sipas Harta 4-1 nga stacionet përfaqësuese. Këto të dhëna vijnë nga 20+ stacione të monitorimit të reshjeve që ndodhen në qendër ose në periferi të basenit. Statistikat klimatike mujore për vendndodhje të caktuara paraqiten në Tabela 4-1. Njësoj si për pjesën më të madhe të Shqipërisë Perëndimore, pjerrësia e reshjeve ulet kur kalojmë nga lindja në perëndim, për shkak të uljes së lartësisë. Baseni ujor shkarkon në lumin kryesor të Matit (nënbasenet MAT4, MAT1 dhe MAT0) nga degë mjaft të mëdha furnizuese që formohen nga Fani i Madh (MAT2), Fani Vogël (MAT3) dhe Uraka. Megjithatë, nënbasenet e Fanit të Madh dhe Fanit të Vogël përbëjnë përkatësisht 534 km² (19%) dhe 417 km² (15%) të të gjithë basenit ujor dhe si të tilla janë të krahasueshme në madhësi me pjesën e sipërme të basenit ujor të Matit (MAT4, 1229 km², 44%), që përfshin rrjedhën e sipërme të digës dhe rezervuarit të Ulzës. Regjimi vjetor meteorologjik përgjatë basenit përmblidhet në studim për një stacion përfaqësues (Simon) me reshje vjetore prej 1736 mm. Në të gjitha stacionet haset po i njëjti regjim meteorologjik, ku 30%+ të totalit të reshjeve vjetore të shiut bien zakonisht në sezonin Tetor-Nëntor-Dhjetor. Dy muajt më të thatë janë Korriku dhe Gushti, të cilët përfaqësojnë < 10% të totalit vjetor. Tabela 4-1 – Variablat Klimatike Kryesore – Baseni Mat PARAMETRI JAN AR SHKU RT MA RS PRI LL MA J QERSH OR KORR IK GUS HT SHTAT OR TET OR NËNT OR DHJET OR Σ TEMPERATURA MESATARE 0.81 0.37 4.02 8.4 4 13. 37 17.19 19.81 20.0 5 15.21 10.0 9 5.37 0.74 9.4 9 RESHJET42 166 162 162 148 111 71 66 45 131 155 229 214 166 1 EVAPOTRANSPI RIMI 43 18 26 51 74 110 146 168 141 90 55 24 17 920 EVAPOTRANSPI RIMI 44 12 21 48 72 102 140 146 47 78 45 18 12 741 Hidrologjia Nuk ka të dhëna të disponueshme në stacionin matës që ndodhet në rrjedhën më të poshtme të basenit ujor (lumi Mat në Milot, që pret shkarkimet nga lumenjtë kryesorë të Matit dhe Fanit) ndaj nuk mund të përcaktohet prurja mesatare vjetore (PMV) e basenit për45 periudhën 1968-1992. Duke ndërthurur mesataret vjetore të rrjedhës së Matit (Shoshaj) dhe Fanit (Rubik) përftojmë një prurje mesatare vjetore të rrjedhës në Milot prej jo më pak se 70 m³/s. Raporti i Hidrologjisë për Shqipërinë, publikuar në vitin 1984, përcakton se prurja mesatare vjetore e lumit Mat në stacionin e Shoshajt (jofunksional, 41.607528°, 20.028472°, sipërfaqja = 646 km²) është 42 Në stacionin meteorologjik ‘Simon’. 43Përkufizuar si Evapotranspirim Referencë ET0. Burimi Laska, A. e të tjerë “Evapotranspirimi dhe Vlerësimi i tij në Shqipëri”, BALWOIS 2010. FAO 56 Përdorimi i ekuacionit Penman-Monteith në Burrel. 44Përkufizuar si Evapotranspirim Faktik ET0. Burimi Laska, A. e të tjerë “Evapotranspirimi dhe Vlerësimi i tij në Shqipëri”, BALWOIS 2010. Përdorimi i ekuacionit Thornthwaite në Burrel. 45 Të dhënat i përkasin periudhës 1968-1992 dhe nuk përfaqësojnë gjendjen aktuale. Të dhënat janë të dobishme vetëm për të treguar magnitudën relative të prurjeve të lumenjve të veçantë (të cilat mund të kenë ndryshuar që prej vitit 1992). Faqe | 4-3 25.5 m³/s. Prurja mesatare vjetore e lumit Fani i Madh në stacionin e Rubikut (përfshin Fanin e Vogël, jofunksional, sipërfaqja = 1014 km²) është 45.1 m³/s. Hidrografët e prurjes për regjimet e tre lumenjve përfaqësues (Mati në Shoshaj, Fani i Vogël në Ndërfan, Fani i Madh në Rubik) për periudhën 1960-2020 paraqiten në Tabelën 4-2, bazuar mbi skedarët e të dhënave për prurjet të vëna në dispozicion të Projektit nga IGjEO (të dhënat e plota jepen në Figurën 4-7 në Shtojcën Teknike 1). Vlerat mesatare të këtyre stacioneve ndryshojnë nga ato që paraqiten në Raportin e Hidrologjisë së Shqipërisë në vitin 1984. Për shembull, Raporti i Hidrologjisë i vitit 1984 përcakton se në stacionin Shoshaj, Mati ka një prurje mesatare vjetore prej 25.5 m³/s, ndërsa të dhënat e IGjEO-s tregojnë se PMV-ja është 24.4 m³/s. Prurja vjetore mesatare e Fanit të Vogël në stacionin Ndërfan raportohet të jetë 11.7 m³/s (RHSh 1984), ndërsa të dhënat e përpunuara nga IGjEO tregojnë se vlera është 14.4 m³/s. Pa bërë një kontroll të gjithanshëm të të dhënave historike nuk mund të përcaktojmë nëse këto dallime të konsiderueshme vijnë për shkak të gabimeve në të dhëna apo ndoshta nga ndikimi i ndryshimeve klimatike. Për shkak të mosfunksionimit të sistemit të matjes së prurjes, pas kësaj periudhe, për basenin ujor nuk ka thuajse asnjë të dhënë të besueshme në dispozicion teksa flasim46. Për më tepër, për shkak të të dhënave të varfra të IGjEO-s, nuk mund të përcaktohet me saktësi as vendndodhja e këtyre stacioneve. Krahas regjimeve të prurjes vjetore, hidrologjia e basenit ujor karakterizohet më së shumti nga Kurbat e Qëndrueshmërisë së Prurjes, e cila paraqet kohën për të cilën barazohet ose tejkalohet një prurje e caktuar. ‘Prurjet treguese’ të Q10, Q25, Q50, Q75 dhe Q90 kanë rëndësi të veçantë. Q50 është matja më e besueshme e prurjes së mundshme (duke mbizotëruar ndaj vlerave më ekstreme të regjistruara) ndaj kjo vlerë duhet përdorur për planifikimin afatgjatë të shpërndarjes së burimeve ujore, dhe jo si vlerë mesore. Zakonisht, raporti Q90/Q50 shërben si tregues i mirë i shkarkimeve të ujërave nëntokësore si pjesë e prurjes totale të matur, që quhet ndryshe edhe ‘Indeksi i Prurjes Bazë’ (IPB). Mbi baza vjetore mesore, ‘prurja mjedisore’ minimale absolute nuk duhet të jetë më e vogël se Q95, ndërsa në sistemet e ndikuara nga ujërat nëntokësore (BFI ≥ 0.35+) duhet të jetë të paktën e barabartë ose më e madhe se Q90. Krahasimi me profilet meteorologjike (Figura 10) dhe hidrologjike (Figura 11) në Shtojcën I, tregon se piku i reshjeve për nënbasenet e Matit dhe Fanit të Vogël shënohet në prill. Megjithatë, piku i prurjeve për Fanin e Madh regjistrohet në Dhjetor. Kjo vonesë në nënbasenet e Matit dhe Fanit të Vogël vjen me gjasë për shkak të pranisë së tepërt të formacioneve gëlqerore gjeologjike në ato nënbasene, ku depozita e ujërave nëntokësore rimbushet përpara se ujërat nëntokësore të arrijnë nivelet e mjaftueshme për t’u shkarkuar në sistemet lumore në formën e prurjes bazë. Krahasimisht, nënbaseni i Fanit të Madh përbëhet prej formacioneve kryesisht ultrabazike dhe vullkanike, duke pasur kështu më pak gjasë që të përdorë depozitën e ujërave nëntokësore dhe duke qenë më reagues ndaj reshjeve. Kurbat e Qëndrueshmërisë së Prurjes për të tre stacionet matëse të prurjeve paraqiten në Tabela 4-2. Mungesa e plotë e të dhënave të besueshme për prurjet që prej vitit 1992 kompromenton ndjeshëm shumë aspekte të objektivave mjedisore për basenin ujor, pasi prurja është komponent kritik i statusit ekologjik të trupit ujor dhe shërben si bazë për shumë tregues volumetrikë të presionit. Prurjet aktuale, nivelet e rimbushjes, disponueshmëria e burimeve ujore dhe kontributi i ujërave nëntokësore në ujërat sipërfaqësore, vlerat e prurjes mjedisore dhe komponenti i përmbajtjes kimike të ujërave sipërfaqësore nuk mund të llogariten në mënyrë të besueshme teksa flasim. Tabela 4-2 – Kurbat e Qëndrueshmërisë së Prurjes për Stacionet Matëse të Prurjeve në Basenin e Lumit Mat47 STACION MATËS I PRURJEVE LUMË GJERËSIA WGS84 48 GJATËSIA WGS84 Q10 Q25 PVM Q50 Q75 Q90 Q95 46 Banka Botërore - Për krijimin e platformës institucionale dhe rregullatore për qeverisjen dhe funksionimin e Kadastrës Kombëtare të Burimeve Ujore në Shqipëri, Raporti i Vlerësimit WRIP/WMA/3/CS/006, 2019. 47Të dhënat hidrometrike (të prurjes) për basenin ujor u përditësuan pas 1995-s. KQP-të bazohen mbi vlerat e dhëna në raportin e Hidrologjisë për Shqipërinë. Këto të dhëna përdoren për të llogaritur kushtet aktuale hidrologjike. Koordinatat nuk janë të sakta në përgjithësi dhe nuk janë verifikuar. Megjithatë, koordinatat e stacionit të Shoshajt janë verifikuar. 48 Koordinatat e WGS84. Koordinatat e stacionit matës të ofruara nga IGjEO nuk janë verifikuar në terren dhe mund të mos jenë të sakta. Faqe | 4-4 Klos Mati 41.489389° 20.095028° 14.5 12.7 10.1 9.7 7.7 6.2 5.35 Shoshaj Mati 41.607528° 20.028472° 33.9 30.6 25.5 25 20.9 17.9 16.1 Bruç Uraka 41.691328° 19.998670° 5.8 5.12 5.07 3.98 3.28 2.69 2.35 Ndërfan Fani i Vogël 41.785639° 19.892167° 15.3 13.8 11.7 11.1 9.20 7.90 7.10 Rubik Fani i Madh 41.763965° 19.781742° 64.3 57.4 45.1 43.8 34.6 27.8 24.2 Milot Rubik 41.763965° 19.781742° 72.02 61.99 47.36 42.49 31.14 22.24 19.36 Përmbledhja e Bilancit Ujor të Basenit Ujor të Lumit Mat Përcaktimi i një bilanci të besueshëm uji për një basen ujor të caktuar është një ushtrim mjaft i vështirë teknikisht, pasi kërkon të dhëna të sakta dhe të kohëve të fundit për matjet e prurjeve në hyrje, prurjeve në dalje dhe niveleve të konsumit. Megjithatë, është thelbësore të kuptojmë cilat janë burimet parësore të prurjeve që rrjedhin në basen dhe si konsumohet apo transferohet uji midis burimeve (burime sipërfaqësore dhe nëntokësore) dhe së fundi se si shkarkohet grykëderdhja (në detin Adriatik ose në basenin ndërkufitar të rrjedhës së poshtme), në mënyrë që të korrigjojmë mënyrën si e kuptojmë hidrodinamikën e basenit dhe menaxhimin e qëndrueshëm të ujërave. Vlerësimi i plotë i detajuar i kërkesës dhe ofertës së burimeve ujore është subjekt i një raporti më teknik, i cili nuk mbulohet nga ky PMBU. Bilanci ujor novator standard i basenit ujor, i zbatuar rishtaz 49 në Shqipëri, na mundëson të kuptojmë një sërë çështjesh kryesore: • Ndërlidhja midis ujërave sipërfaqësore dhe nëntokësore. Ndonëse shpesh menaxhohen dhe raportohen më vete, në të vërtetë janë të lidhur ngushtësisht dhe bashkohen me njëri tjetrin 50 . Volumi i rimbushjes së ujërave nëntokësore në veçanti është vlerë kritike për ekosistemet ujore dhe licensimin e nxjerrjeve dhe shpeshherë nuk raportohet si duhet në vlerësimet e MBU-ve. • Për të gjetur Burimin e Rinovueshëm Vjetor (BRV), humbjet natyrore (avullimi, transpirimi dhe prurjet në dalje të ujërave nëntokësore ndërkufitare) duhen zbritur nga prurjet totale në hyrje (reshjet, prurjet nga ujërat sipërfaqësore ndërkufitare dhe prurjet nga ujërat nëntokësore). • Nëse BRV-ja e ujërave sipërfaqësore apo nëntokësore (ose e të dyjave) tejkalohet vazhdimisht nëpërmjet nxjerrjeve dhe konsumit të tepërt 51 , vendos basenin ujor në një pozicion të pafavorshëm që mund të sjellë rënie të prurjeve lumore dhe/ose nivelit të ujërave nëntokësore. Në të dyja rastet ndikohen objektivat mjedisore të basenit lumor. • Duhen vlerësuar sektorë të caktuar ekonomikë për të identifikuar sektorët përgjegjës për nivelet më të larta të konsumit52. Pothuajse në të gjitha rastet ky sektor është bujqësia, për shkak të niveleve të larta të transpirimit të kulturave bujqësore të ujitura intensivisht dhe praktikave joefikase të ujitjes, por edhe uji bashkiak shkakton humbje të konsiderueshme të ujërave sipërfaqësore në ujëra nëntokësore dhe anasjelltas. Skemat hidroenergjetike mund të devijojnë sasi të mëdha uji midis nënbaseneve. Këto transferime të ujit mund të dëmtojnë rëndë objektivat mjedisore nëse nuk ndërmerren veprimet e duhura zbutëse. • Një prej objektivave themelore të menaxhimit të shëndoshë të burimeve ujore është të përcaktojë dhe kontrollojë ‘indekset kyçe të shfrytëzimit të ujit’ për ujërat sipërfaqësore dhe nëntokësore për të mbrojtur kërkesat e rrjedhës mjedisore dhe për të siguruar sasitë afatgjata për përdorime ekonomike. 49Praktika më e mirë e Bilancit Gjithëpërfshirës Ujor të Basenit është në përputhje me konceptet e përgjithshme të përcaktuara në Sistemin e OKB-së së Kontabilitetit Mjedisoro-Ekonomik të Ujit (UN SEEAW), UN DESA, 2012 50Ujërat Nëntokësore dhe Sipërfaqësore - Një Burim i Vetëm, ShBA Qarkore e Anketës Gjeologjike 1139, 1998 51 KONSUMI– përkufizuar hidrologjikisht si: (Nxjerrje + Eksporte) – (Kthime + Importe). 52KONSUMI në këtë kontekst është në përputhje me përkufizimin e UN SEEAW ku: Nxjerrjet Totale = Kthimet Totale + Konsumi i Ujit Faqe | 4-5 Vlerësimi dhe Ndikimet e Ndryshimeve Klimatike Globale Ministria e Turizmit dhe Mjedisit dhe Programi për Zhvillim i Kombeve të Bashkuara kanë përgatitur tre komunikime kombëtare53 për Shqipërinë sipas Konventës Kuadër të Kombeve të Bashkuara për Ndryshimet Klimatike. Sikurse tregojnë Figura 4-1 - Figura 4-5, sipas Panelit Ndërqeveritar për Ndryshimet Klimatike (PNNK), në skenarin më pesimist të ndryshimit të reshjeve (Itinerari i Përqendrimit Përfaqësues (RCP) 8.5), rritjet e konsiderueshme të temperaturës dhe pakësimi i reshjeve priten të ndikojnë veçanërisht Evropën Juglindore54. Për Evropën Juglindore, reshjet vjetore mund të reduktohen deri në 20% deri në 2100-ën, krahasuar me nivelin bazë të 1990-s. Këto ndryshime meteorologjike mund të kenë ndikime masive dhe ndoshta katastrofike për përshtatjen e ekosistemeve ujore 55 , thatësirat 56 , burimet ujore dhe bujqësinë përgjatë të gjithë baseneve ujore në Shqipëri57. Analiza e detajuar e këtyre ndikimeve u është lënë strategjive specifike për sektorin lidhur me burimet ujore, përmbytjet dhe thatësirat që mbështesin elementet e Planit të Menaxhimit të Basenit Ujor. Për sa u përket objektivave të kësaj PMBU-je, ndryshimet klimatike janë të rëndësishme pasi do të ndikojnë te statusi i ardhshëm i trupave ujorë. Prandaj, ndryshimet klimatike përfaqësojnë një prej presioneve më kritike të mjedisit ujor, të cilat manifestohen nëpërmjet: • Rritjes së evapotranspirimit të sipërfaqeve të tokës, duke reduktuar kështu rimbushjen e ujërave sipërfaqësore dhe nëntokësore dhe rritur humbjet e ujit (ndryshime të bilancit ujor). • Reduktimit të reshjeve, duke reduktuar burimet ujore në përgjithësi dhe duke rritur nevojën për ujitje gjatë verës dhe reduktim të prurjeve mjedisore • Pakësimit të vërshimeve, duke reduktuar rimbushjen e ujërave nëntokësore dhe rezervuarëve, si dhe duke reduktuar volumet e disponueshme për hidroenergji • Reduktimit të prurjes së lumit, duke e pakësuar prurjen nën nivelin minimal ekologjik dhe duke rritur përqendrimet e ndotësve. Figura 4-1 - Treguesit e Ndikimeve të Ndryshimeve Klimatike për Evropën Jugore Edhe rritja e nivelit të detit shihet si mjaft e rrezikshme për shumë zona të ulëta bregdetare, duke kërcënuar shumë habitate të vyera ekologjike, burimet ujore nëntokësore, infrastrukturën bregdetare dhe atë bujqësore. Figura 4-2 tregon zonat e rrezikuara nga përmbytja me një probabilitet bazë të tejkaluar prej 10% për vijën bregdetare të Matit, sipas skenarit RCP 8.5 brenda 30 vjetësh58. 53 Komunikimi Kombëtar i Parë (2002), i Dytë (2009), i Tretë (2016) i Republikës së Shqipërisë për Ndryshimet Klimatike 54 IPCC – Raporti i Vlerësimit 5 (AR5) - Ndryshimet Klimatike 2014: Ndikimet, Përshtatja dhe Cenueshmëria, WGII, IPCC 2014. 55 BioScience, 2019, Vëll. 70, Nr. 1, “Lajmërimi i Shkencëtarëve Botërorë për një Emergjencë Klimatike” 56IPPC – Raport i Veçantë – Ngrohja Globale me 1.5°C, IPCC 2018 57 Banka Botërore – ‘Cilësi e Panjohur – Kriza e Padukshme e Ujit’, Grupi i BB-së 2019 58 Climate Central - E ARDHMJA E PËRMBYTUR: Cenueshmëria Globale e Rritjes së Nivelit të Detit më e Rrezikshme nga sa Mendohej më Parë, 2019 Faqe | 4-6 Figura 4-2 - Zonat Bregdetare të Rrezikuara nga Përmbytja të Parashikuara për Periudhën 10-vjeçare deri në 2050-n Figura 4-3 – Ndryshimet e Reshjeve sipas Modelit të Shumëfishtë Global të IPCC-së – RCP8.5 43 Figura 4-4 – Ndryshimi indikativ në % i Temperaturës Globale, IPCC, viti bazë 1990-a Figura 4-5 - Ndryshimi indikativ në % i Reshjeve Globale, IPCC, viti bazë 1990-a Faqe | 4-7 Testi i Ndryshimeve Klimatike - Baseni Mat Modelet Klimatike Globale (GCM) dhe raportet e IPCC-së paraqesin një vështrim të përgjithshëm të skenarëve të mundshëm në të ardhmen, por analiza e të dhënave vendore nuk mund të zëvendësohet kurrsesi, veçanërisht nëse ka të dhëna prej shumë kohësh. E vetmja analizë e dobishme që duhet kryer është “testi statistikor i dallimeve të konsiderueshme” për dy vlerat mesatare vjetore të reshjeve afatgjata. Në mënyrë që ky test të jetë i vlefshëm, nevojiten të dhëna të paktën 40+ vjeçare (2x20) për mesatare vjetore, të cilat duhen marrë nga një stacion meteorologjik i besueshëm që ka qëndruar në po të njëjtin vend gjatë periudhës së vlerësimit. Stacioni meteorologjik afatgjatë ka ekzistuar në Burrel që prej viteve 1950. Të dhënat meteorologjike (për reshjet) thjesht duhen ndarë në dy periudha klimatike normale të barabarta sipas WMO-së, në 1961-1990 dhe 1991-2020, dhe për të dy mesataret afatgjata kryhet testi i dallimeve të konsiderueshme (Tabela 4-3). Vlera P ≤ se niveli i besueshmërisë (α) tregon se ka dallime statistikore të konsiderueshme midis dy mesatareve të periudhave. Prandaj, ky dallim i atribuohet efekteve të ndryshimeve klimatike. Magnituda e dallimeve midis mesatareve aritmetike të reshjeve është tregues i drejtpërdrejtë i ndryshimit në burimet ujore të disponueshme pasi reshjet janë “ushqyesit” e të gjitha burimeve ujore. Tabela 4-3 - Testi i Dallimeve Statistikore – Mesataret e Reshjeve Afatgjata PERIUDHA E TË DHËNAVE MESATARJA AFATGJATË (mm) N VARIANCA DEVIJIMI STANDARD ALPHA CL α (5%) t-STAT P (T≤t) (1-zona e përjashtuar) P (T≤t) (2-zona e përjashtuar) 1961-1990 1836 30 115.21 121.23 0.05 2.9395 0.0014632 0.0029265 1991-2020 1604 30 137.32 Për shkak të shkatërrimit virtual të sistemit të monitorimit efikas të ujërave sipërfaqësore në vitin 1992, AMBU nuk është në gjendje aktualisht të vlerësojë me saktësi ndryshimet e disponueshmërisë së burimeve ujore në basenin e Matit për periudhën 1991 – 202059. Të dhënat e vetme për prurjen që u bënë të disponueshme për ekipin e krijimit të PMBU i përkasin periudhës 1960-1990 dhe janë aq të vjetra sa me shumë mundësi nuk i përfaqësojnë fare kushtet aktuale. Për më tepër, të dhënat që u ofruan për reshjet i përkasin një periudhe krejtësisht tjetër (1991 2018) dhe për pasojë, duke qenë se dy grupet e të dhënave nuk përkojnë, është vështirë të llogariten bilance uji që të përfaqësojnë më së miri kushtet aktuale. 59Të dhënat e kërkuara për testin e rëndësisë së ndryshimeve klimatike nuk u ofruan nga autoriteti kompetent IGjEO. Faqe | 4-8 Tabela 4-4 – Bilanci i Përgjithshëm i Ujit për Basenin e Matit BILANCI I UJIT (PRURJET AKTUALE) TË DHËNAT PERIUDHA: BILANCI I UJIT PËR BASENIN E LUMIT MAT (të gjitha njësitë shprehen në milionë m³) NËNBASENI: SEZONI: Vjetor FLUKSI NATYROR NË HYRJE SIPAS BURIMIT Ndërkufitare Flukset sipërfaqësore në hyrje Reshjet e drejtpërdrejta në Basenin Ujor 2,416.49 Ujërat Nëntokësore Ndërkufitare në Hyrje TOTALI FLUKSET BRUTO VJETORE NË HYRJE Nga rrjedha e sipërme60 Reshje në US Reshje në UN61 Nga ujërat nëntokësore 62 RIMBUSHJA E BURIMEVE Rimbushja Vjetore e Ujërave Sipërfaqësore 2,384.59 Rimbushja Vjetore e Ujërave Nëntokësore 31.897 HUMBJET NATYRORE Evapotranspirimi Aktual (ETA) 63 Prurjet në Dalje te Ujërat Nëntokësore Ndërkufitare BURIMI VJETOR I RINOVUESHËM (A) Burimi Vjetor i Rinovueshëm (BVR: US) Burimi Vjetor i Rinovueshëm (BVR: UN) SEKTORËT PARËSORË TË PËRDORIMEVE EKONOMIKE TË UJIT IM P O R TE T B A SH K IA IN D U ST R IA B U JQ ËS IA EN ER G JI A EK SP O R TE T IM P O R TE T B A SH K IA IN D U ST R IA B U JQ ËS IA EN ER G JI A EK SP O R TE T UJI FURNIZUAR SEKTORIT64 0.995 0.008 181.18 2292.996 31.54 0.311 0.09 0 KONSUMI SIPAS SEKTORIT65 KTHIMET NGA BURIMET SIPËRFAQËSORE NË UJËRA NËNTOKËSORE 66 UJËRAT NËNTOKËSORE KTHIMET NË UJËRA SIPËFAQËSORE KONSUMI NETO SIPAS SEKTORËVE KONSUMI NETO TOTALET SIPAS BURIMIT(B) Konsumi Vjetor i Ujërave Sipërfaqësore Konsumi Vjetor i Ujërave Nëntokësore PRURJET VJETORE NETO (A – B) Shkarkimet Neto të Ujërave Sipërfaqësore (përfshi prurjen bazë) Shkarkimet Neto të Ujërave Nëntokësore (si prurje bazë)67 67.8 TREGUESIT E SHFRYTËZIMIT TË UJIT Treguesi i Shfrytëzimit të Ujërave Sipërfaqësore (TShUS+) Treguesi i Shfrytëzimit të Ujërave Nëntokësore (TShUN+) 60Flukset natyrore ndërkufitare në hyrje nga lumenjtë Ndërkufitare përfshin basene të tjera në Shqipëri. 61Reshje që hyjnë në zonën freatike nëpërmjet infiltrimit 62Transfertat ndërkufitare të ujërave nëntokësore në basen gjatë kufirit të ujëmbledhësit sipërfaqësor 63Evapotranspirimi aktual (ETA) nga të gjitha sipërfaqet tokësore, duke përjashtuar diferencën neto që i atribuohet bujqësisë 64Uji i furnizuar për përdorim ekonomik supozohet se është i barabartë me nxjerrjet totale + humbjet anësore nga furnizimi 65Uji që i furnizohet sektorit dhe nuk kthehet as në ujëra sipërfaqësore, as në ujëra nëntokësore. E njëjta edhe për ujërat nëntokësore 66Uji i furnizuar nga burimet sipërfaqësore, por që janë kthyer në ujëra nëntokësore. Anasjelltas për ujin e furnizuar nga ujërat nëntokësore 67Sasia e ujërave nëntokësore që mbërrin në sistemin e ujërave sipërfaqësore dhe që shkarkohet nga baseni ujor Faqe | 4-9 4.3 Hidrologjia dhe Ujërat Nëntokësore Vështrim i përgjithshëm Burimi më i besueshëm i të dhënave për hidrologjinë dhe potencialin e ujërave nëntokësore është Harta Hidrogjeologjike 1:200 000 e Shqipërisë68. Ky vlerësim njeh shtatë lloje hidrologjike parësore, që rrjedhin kryesisht nga potenciali i rendimentit të akuiferit. Akuiferët klasifikohen më tej sipas litologjisë në shkëmbinj të pakonsoliduar (formacione ranore, zhavorri dhe argjile) dhe shkëmbinj të konsoliduar në formën e shkëmbinjve sedimentarë (gurë ranorë, konglomeratë, shiste argjilore, gurë gëlqerorë, flishe dhe dolomite që hasen më së shumti) dhe shkëmbinjve magmatikë e metamorfikë (bazikë dhe ultrabazikë, vullkanikë dhe konglomerate të metamorfizuara dhe gurë ranorë). Për sa u përket formacioneve hidrogjeologjike, sistemi shqiptar i klasifikimit nuk është harmonizuar plotësisht me sistemin e raportimit WISE të BE-së69, por përafrimet midis këtyre sistemeve paraqiten të përmbledhura në Tabela 4-5. Formacionet dhe Veçoritë Gjeologjike Tabela 4-5 dhe Harta 4-2 paraqesin një vështrim të përgjithshëm hidrogjeologjik për basenin e lumit Mat. Gjeologjia e pellgut ujëmbledhës të Matit, sipas Hartës Gjeologjike të Shqipërisë 2002, përbëhet nga formacione të periudhës triasike, jurasike, kretake, paleogjene dhe kuaternare. Këto formacione klasifikohen në pesë grupe litologjike: formacione magmatike, karbonatike, formacione flishi, formacione ranore dhe formacione kuaternare. Formacionet magmatike janë më të vjetrat në basen dhe përfaqësohen nga ofiolitet e periudhës triasike të mesme deri në periudhën jurasike të vonë, shkëmbinj bazikë dhe ultrabazikë, shkëmbinj ultrabazikë dhe shkëmbinj vullkanikë. Formacionet karbonatike përfaqësohen nga gurët gëlqerorë të periudhës triasike të vonë deri të periudhës jurasike të hershme, si dhe gurët gëlqerorë dhe gëlqerorët dolomitikë të periudhës kretake të Vonë (Cr2) dhe gurët gëlqerorë eocenë (Pg2). Gurët gëlqerorë të periudhës kretake të vonë gjenden në antiklinalin e Makareshit në sipërfaqe dhe Formacionet flishore përfaqësohen nga: Formacionet paleogjene (Pg). Ato gjenden në pjesën lindore të basenit të Ishëmit, duke ndarë strukturat e antiklinalit të Makarshit, Malit të Dajtit, Malit me Gropa dhe të basenit në jug. Litologjia e flishit përfaqësohet nga argjila, aleurolitet, gurët ranorë dhe konglomeratet. Formacionet neogjene (N) të periudhës miocene dhe pliocene. Ato gjenden në pjesën jugore dhe jugperëndimore të basenit të Matit dhe përfaqësohen nga gurët gëlqerorë, aleuritet, argjila, marli, konglomeratet dhe qymyrguri në depresionin e Burrelit dhe zonën e Rrëshenit. Ato janë të përhapura nga jugu në veri të depresionit. Litologjia dominohet nga argjila, gurët gëlqerorë, konglomeratet, aleuritet dhe qymyrguri në depresionin e Burrelit. Formacionet kuaternare shtrihen në qendër të basenit të lumit Mat përgjatë lumenjve dhe rrjedhave kryesore në rrëzë të kodrave, si dhe në shpatet e maleve. Ato përfaqësohen nga: Proluvionet, aluvionet dhe formacionet moçalore. Hidrologjia e Basenit të Matit Ujëmbledhësi me formacion kuaternar i lumit Mat përfaqësohet nga depresioni i mbushur kryesisht me depozita zhavorri. Ato janë produkt i materialit të konsoliduar aluvial të lumit Mat dhe pjesërisht të lumit Drin. Depresioni kufizohet në lindje me formacionet joakuifere, në jugperëndim me gurët gëlqerorë dhe konglomeratet e lumit Ishëm dhe në perëndim me detin Adriatik. Depozitat e zhavorrit me shtrirje të gjerë fillojnë nga tarracat me gurë zalli të lumit Mat. Ato vijojnë me bashkimin e dy degëve të Fanit të Madh dhe Fanit të Vogël në Milot deri në Fushë - Milot, Laç, Fushë – Kuqe, Patok dhe Bregu i Matit. 68 Harta Hidrogjeologjike e Shqipërisë, Ministria e Energjisë dhe Industrisë, Shërbimi Gjeologjik Shqiptar, 2015. 69 WISE 2016, Dokument Udhëzues i CIS-it të BE-së 2016, elementi i skemës së raportimit: <FormacioniGjeologjik> Faqe | 4-10 Pas Shkopetit, zhavorret ujëmbajtës të lumit Mat dalin në sipërfaqe të tokës në Milot. Nga këtu, ato fundosen në shtresën nënargjilore, nëngëlqerore dhe gëlqerore duke formuar kështu shtresa zhavorri ujëmbajtëse me presion. Kështu, lumenjtë janë burimi kryesor që ushqejnë shtresat e ujërave nëntokësore, ndjekur nga ujërat e shkëmbinjve të shtretërve të lumenjve, si gurët gëlqerorë T3-J1, Cr2, Pg 1-2 në veri dhe gurët gëlqerorë dhe konglomeratet e lumit Ishëm në pjesën jug-perëndimore të basenit. Gjatë lëvizjes nga zona e rimbushjes drejt zonës së kullimit, ujërat nëntokësore marrin presion. Kështu, shumica e puseve dhe pus-shpimeve janë arteziane, përveç zonës në afërsi të lumit Mat me gjerësi 1.5-2.0 km që shërben si dritare hidrogjeologjike dhe ujërat nëntokësore nuk kanë presion. Trashësia e argjilës varion nga 1 deri në 3 metër në afërsi të lumit deri në 60-65 metër në fushën e Lezhës dhe 35-40 metër në Fushë-Kuqe, ndërsa në rripin detar trashësia shkon më shumë se 80 m. Faqe | 4-11 Tabela 4-5 – Përmbledhja e Formacioneve Gjeologjike Kryesore dhe Potencialit të Ujërave Nëntokësorë PËRSHKRIMI HIDROGJEOLOGJIK 70 LITOLOGJIA MBIZOTËRUESE KODI SHQIPTAR I LLOJEVE I BE-SË I LLOJEVE KODI ZONA (km²) ZONA % TRANSMETUESHMËRIA (T) (m²/DITË) 71 POTENCIALI I UJËRAVE NËNTOKËSORE 72 Porozitet ndërgranular. Akuiferë të mëdhenj, me produktivitet mesatar deri në shumë të lartë. Rërë+ zhavorr, rërë+ zhavorr+ baltë/lym 1 1 1000-2000 Poroze - shumë produktive Porozitet ndërgranular. Akuiferë të mëdhenj, me produktivitet mesatar deri në shumë të lartë. Argjilë+ rërë+ lym+ zhavorr 2 2 10 – 10-1 Poroze-mesatarisht produktive Poroze/me porozitet me fizura. Akuiferë të mëdhenj, me produktivitet shumë të ulët deri mesatar. Gurë ranorë, gurë argjilorë, konglomerate. 3 2 102 - 10 Poroze-mesatarisht produktive Me fizura/porozitet i karstifikuar. Akuiferë të mëdhenj, me ndryshime të theksuara, me produktivitet shumë të lartë. Gurë gëlqerorë, dolomite. 4 3A 100 – >10,000 Me fizura - shumë produktive Porozitet me fizura. Akuiferë të mëdhenj, me ndryshime, me produktivitet mesatar deri në të ulët. Shkëmbinj bazikë, ultrabazikë. 5 4B 102 – 10-1 Të frakturuara-mesatarisht produktive Praktikisht shkëmbinj jo akuiferor. Formacionet argjilore, flish, evaporite. 6 5 < 10-1 Akuiferë të papërfillshëm. Ujëra nëntokësore të kufizuara Poroze/me porozitet me fizura. Akuiferë të lokalizuar, me produktivitet të ulët deri në shumë të ulët. Gurët ranorë, gurët lumorë. 7 5 < 10 – 10-1 Akuiferë të papërfillshëm. Ujëra nëntokësore të kufizuara 70Marrë nga legjenda e Hartës Hidrogjeologjike të Shqipërisë, Ministria e Energjisë dhe Industrisë, Shërbimi Gjeologjik Shqiptar, 2015. Kodi Shqiptar i Llojeve përkon me kategoritë e dosjeve të GIS .shp 71 Transmetueshmëria (T) është norma e prurjes përmes një njësie gjerësie të akuiferit, e cila llogaritet me formulën përçueshmëri hidraulike (K, m/ditë) x trashësi e saturuar e akuiferit (b, m), pra T = m2/ditë 72Përkon me Dokumentin Udhëzues të CIS-it të BE-së 2016, elementi i skemës së raportimit: <FormacioniGjeologjik> Faqe | 4-12 4.4 Topografia dhe Përdorimi i Tokës Llojet Kryesore të Përdorimeve të Tokës sipas Nënbaseneve Figura 4-6 dhe Harta 4-5 përmbledhin nënbasenet kryesore dhe përdorimet e tokës në basenin ujor të Matit, të marra nga baza e të dhënave CORINE të BE-së për mbulesën e tokës (2018)73. Arsyetimi për përvijimin e nënbasenve përshkruhet në Përmbledhjen e Çështjeve të Rëndësishme të Menaxhimit të Ujërave. Tabela 4-9 përmbledh statistikat kryesore për përdorimin e tokës në nivel nënbaseni, duke përfshirë popullsinë, prurjet kryesore të indeksit Q50 dhe Q90 74 kur mund të llogariten dhe zbërthimet në % të llojeve kryesore të përdorimit të tokës në Databazën e CORINE për Mbulesën e Tokës (2018)75. Zonat e ujitura nuk janë verifikuar me terrenin dhe mendohet se shifrat janë shumë më të medha se sipërfaqja që ujitet realisht. Figura 4-6 – Llojet Kryesore të Përdorimeve të Tokës sipas Nënbaseneve 73 https://land.copernicus.eu/pan-european/corine-land-cover 74 Nuk ka të dhëna hidrometrike për prurjen që prej vitit 1995. Këto vlera janë përllogaritur me përafërsi sipas të dhënave të stacioneve matëse 1960-1995 dhe janë zbatuar për nënbasenet duke bërë thjesht korrigjimin e zonës. Këto të dhëna janë vetëm treguese, dhe jo të besueshme. 75 https://www.eea.europa.eu/publications/COR0-landcover Faqe | 4-13 4.5 Njësitë Administrative Bashkiake dhe Shpërndarja e Popullsisë Njësitë Administrative Bashkiake dhe Popullsia Figura 4-7 dhe Harta 4-7 paraqesin rajonet administrative dhe aglomeratet kryesore të basenit ujor. Shpërndarja e përafërt e popullsisë paraqitet në Tabela 4-7. Siç parashikohej, kufijtë e nën-njësive të basenit ujor nuk përkojnë me kufijtë administrativë bashkiakë, prandaj bashkive u kërkohet të bashkëpunojnë përgjatë ujëmbledhësve topografikë për të arritur objektivat e planit të basenit ujor. Figura 4-7 – Autoritetet Kryesore Bashkiake dhe Zonat Urbane Faqe | 4-14 4.6 Përdorimet, Operacionet dhe Infrastruktura Kryesore e Ujit Vështrim i përgjithshëm Qëllimi i këtij seksioni është të përmbledhë veprimtaritë ose aktivitetet aktuale më kryesore (“ndikimet artificiale” ose “nxitësit”) të cilat mund të ndikojnë në objektivat mjedisore në përgjithësi, ose në statusin e trupave ujorë specifikë. Shkalla në të cilën këto aktivitete veprojnë si presione në nivel nën baseni ose ndikojnë drejtpërdrejt në statusin e nivelit të trupit ujor trajtohet në Kapitullin 10. Rëndësi të veçantë ka edhe infrastruktura që lidhet ose me nxjerrjet ose transferimet e mëdha të ujit, pasi këto të dyja kanë shumë gjasa që të ndikojnë në prurjen mjedisore dhe/ose disponueshmërinë e burimeve ujore në nivel lokal. Përmbledhja nuk synon të jetë shteruese. Vlerësimi i detajuar i infrastrukturës së përdorimit, shpërndarjes dhe nxjerrjes së ujit duhet paraqitur në Planin plotësues të Menaxhimit të Burimeve Ujore. Në përgjithësi, nxitësit kryesorë që kanë gjasa të ndikojnë në karakteristikat dhe/ose statusin e trupit ujor përcaktohen në WISE-në e DKU-së, ku raportohen listat e numeracionit, dhe renditen në Tabelën 10-1. Përmbledhja e Shërbimeve të Ujit Sipas përkufizimit të DKU-së, “shërbimet e ujit” janë të gjitha operacionet e lidhura me ujin të cilat furnizojnë familjet, institucionet publike ose veprimtaritë ekonomike, dhe që mund të kenë ndikim të konsiderueshëm në statusin e ujit: a) nxjerrja, grumbullimi, ruajtja, trajtimi dhe shpërndarja e ujit sipërfaqësor ose nëntokësor b) mbledhja dhe trajtimi i ujërave të ndotura, të cilat më pas shkarkohen në ujërat sipërfaqësore Tabela 4-6 përmbledh bilancin e përgjithshëm të ujit për sektorët kryesorë, sikurse kërkohet prej Nenit 9 (1) të DKU-së. Parametri i ‘konsumit’ ka rëndësi të veçantë për ndikimet mjedisore të “shërbimeve të ujit” dhe rikuperimit të kostove të mjedisit dhe burimeve. Thënë më thjesht, konsumi është volumi që humbet përgjithnjë nga baseni ujor për shkak të veprimtarisë ekonomike. Shërbimet e ujit mund të ndikojnë ndjeshëm edhe bilancet ujore të brendshme të burimeve ujore, nga ku ujërat e nxjerra sipërfaqësore mund të transformohen në ujëra nëntokësore pas përdorimit dhe anasjelltas. Faqe | 4-15 Tabela 4-6 – Përmbledhja e Nxjerrjeve, Përdorimeve dhe Konsumeve Kryesore Sektoriale të Ujit-Baseni Mat TË DHËNAT SEKTORIALE SIPËRFAQJA E NXJERRË (milionë m3) UJËRAT NËNTOKËSORE TË NXJERRA 76 (milionë m3) KTHYER NË UJËRA SIPËFAQËSORE77 KTHYER NË UJËRA NËNTOKËSORE78 Σ KTHIMI (MCM) KONSUMI (MCM)79 INDEKSI I SHFRYTËZIMIT WEI (%) SHËRBIMET E UJIT NJËSITË80 VSHB M € FAMILJAR81 0.879 34.869 Popullsia INSTITUCIONAL - - Njësitë TREGTAR - - Megavat orë INDUSTRIAL 0.0087 0.2501 Njësitë BUJQËSOR82 90.5907 0.0457 Hektarë HIDROENERGJETIK 2207.113 MWh TJETËR 0.0147 TOTALI 2298.59 35.18 76Përkufizuar si ujë i nxjerrë për përdorime brenda basenit ose për t’u eksportuar në një basen të afërt nëpërmjet burimeve nëntokësore (bazuar në të dhënat e prodhimit) 77Përkufizuar si sasia totale e ujit (qoftë sipërfaqësor, qoftë nëntokësor) që kthehet ose importohen në sistemin e ujërave sipërfaqësore. Vetëm përllogaritje. 78Përkufizuar si sasia totale e ujit (qoftë sipërfaqësor, qoftë nëntokësor) që humbet, kthehet ose importohet në sistemin e ujërave nëntokësore. 79Përkufizuar si ndryshesa (Σ uji i nxjerrë – Σ uji i kthyer) dhe përkon me përkufizimin e UN SEEAW se “Nxjerrjet Totale = Kthimet Totale + Konsumi” 80Përkufizuar si numri i njësive të shërbimeve që furnizohen me ujë: popullsia, ekuivalenti i popullsisë, hektarët e ujitur, megavat orë 81 Sipas të dhënave të publikuara nga ujësjellësi për ujësjellësin Tiranë dhe Krujë - Enti Rregullator i Ujit (ERrU), Raport Bilanci i Ujit i Shoqërive UK 2018. 82 Konsumi bujqësor përfshin humbjet gjatë transmisionit për shkak të kërkesave të evaporimit dhe evapotranspirimit të kulturave bujqësore të ujitura Faqe | 4-16 Infrastruktura ose Aktivitetet Lidhur me Nxjerrjen e Ujit të Pijshëm Furnizimi me ujë është sektor me rëndësi të veçantë dhe ndjeshmëri të madhe, pasi ndikon drejtpërdrejtë cilësinë e jetesës së qytetarëve. Në basenin e lumit Mat veprojnë 7 shoqëri publike UK që furnizojnë me ujë të pijshëm një pjesë të popullsisë që banon në basen. Prej tyre, 4 shoqëri (UK Kurbin, UK Mat, UK Mirditë, UK Klos) veprojnë brenda territorit të basenit Mat, ndërsa 3 shoqëri të tjera (UK Lezhë, UK fushë-Arrëz, UK Bulqizë) veprojnë pjesërisht në territorin e basenit ujor të lumit Mat dhe pjesërisht në territorin e basenit ujor të lumit Drin. Për Bulqizën në veçanti, në BU-në e lumit Mat përfshihet vetëm një pjesë e zonës (Krastë Martanesh). Në mënyrë të ngjashme, në territorin e BU-së së lumit Mat banojnë vetëm një përqindje e vogël e konsumatorëve nga Lezha, pasi shumica banojnë në BU-në e lumit Drin. Ndërkohë, në rastin e Fushë-Arrëzës, vetëm një numër i vogël konsumatorësh (rreth 20%) ndodhen jashtë BU-së së lumit Mat, pasi përqindja e mbetur banon brenda territorit. Këto shoqëri UK i nënshtrohen monitorimit të AKUM-it, nëpërmjet vlerësimit të performancës së shërbimeve të ofruara sipas treguesve kyç të performancës teknike dhe financiare. Krahas kësaj, këto shoqëri kanë nënshkruar edhe kontrata performance me bashkitë përkatëse për të treguar llogaridhënien e tyre lidhur me shërbimin e ofruar. Të dhënat e fundit tregojnë se rreth 56% e popullsisë së basenit është e lidhur me rrjetin e ujësjellësit. Vazhdimësia e shërbimit është ndjeshëm më e lartë në zona urbane krahasuar me zonat rurale, por sidoqoftë vlerat mbeten mjaft të ulëta përgjatë basenit. Figura 4-8 - Popullsia që merr shërbime nga ujësjellësi për çdo bashki - BU-ja e lumit Mat Popullsia i kompenson vlerat e ulëta të “vazhdimësisë së shërbimit” duke blerë dhe instaluar pompa dhe depozita uji që fillojnë të mbushen kur sistemi i shpërndarjes gjendet në presion. Faktorët kryesorë që shkaktojnë vazhdimësi të ulët të furnizimit me ujë janë humbjet e ujit nga mbikonsumi i pamatur, lidhjet e paligjshme dhe humbjet teknike në rrjet për shkak të rrjedhjeve/infrastrukturës së vjetruar. Siguria e furnizimit me ujë ndikohet nga mbrojtja e burimeve, që janë kryesisht puse dhe burime natyrore të cilat ndodhen në basenin ujor të lumit Mat, dhe nga klorinimi i sasisë së furnizuar që hyn në sistemet e shpërndarjes. Ka politika kombëtare (ligje dhe rregullore) që rregullojnë mbrojtjen e burimeve natyrore dhe të fushave apo grykave të puseve. Qëllimi përfundimtar i këtyre rregulloreve është që në burimin ujor të mos ketë kontaminim burimi. Pavarësisht masave të sigurisë të zbatuara në burim, të gjitha shoqëritë UK në Shqipëri duhet të bëjnë klorinim të vazhdueshëm për të eliminuar kontaminimin nga mikroorganizmat që mund të depërtojnë në rrjetin e shpërndarjes. Siguria e furnizimit me ujë monitorohet nga Njësitë Vendore të kujdesit Shëndetsor (NjVKSh). NjVKSh-të testojnë klorin e mbetur në pika të ndryshme përdorimi, si dhe teston praninë e baktereve fekale koliforme, pasi janë strukturat shëndetësore përgjegjëse për monitorimin e cilësisë së ujit të pijshëm të furnizuar në zonat, që ato mbulojnë. Tabela 4-7 paraqet të dhëna për sistemet e ujësjellësit dhe shoqëritë UK që veprojnë në territorin e basenit të lumit Mat. Mirdite, 54% Kurbin, 46% Lezhës (Zejmen,Shënkoll), 20% Mat, 82% Klos, 29% Bulqize(Martanesh), 51% Fushe-Arrez, 44% Faqe | 4-17 Tabela 4-7 - Furnizimi me ujë në Rajonin e Basenit Ujor të Lumit Mat83 Rajoni Bashkia Njësia Administ rative Urban e/rural e Popullsi a Popullsia e furnizuar me ujë të pijshëm Lidhje të reja Mbuli mi Vazhdimës ia e furnizimit me ujë (orë/ditë) Ndërmarrj a e Ujësjellës Kanalizim eve LEZHË Lezhë Zejmen, Shënkoll R 9,750 1,908 424 20% 16 Sh.a U.K Lezhë Kurbin Laç, Mamurr as, Milot, Fushë Kuqe U+R 66,442 30,678 7,561 46% 4.0 Sh.a U.K Kurbin Mirdita Rrëshen, Rubik, Orosh, Kthella, Selita, Fani U+R 37,500 20,348 3,040 54% 15.0 Sh.a U.K Mirdi të DIBËR Mat Burrel,Ul ëz, Mancuk ull,Lis, Baz, Rukaj, Komsi, Derjan U+R 38,440 31,688 6,578 82% 18.0 Sh.a U.K Mat Klos Klos, Gurrë, Xibër, Suç U+R 20,578 5,870 1,528 29% 9.0 U.K Klos Bulqizë Krastë Martane sh R 2,142 1,250 350 58% 12.0 Sh.a U.K Bulqizë SHKODER Fushë Arrëz Fushë Arrëz, Qaf Mali U+R 9,945 4,800 735 48% 24.0 Sh.a U.K Fushë Arrëz Sistemi i furnizimit me ujë të pijshëm për familjet ,shoqëritë dhe institucionet përfshin (i) Nxjerrjen, (ii) Depozitimin, (iii) Trajtimin, dhe (iv) Shpërndarjen. I vetmi burim i ujit për përdorim familjar dhe industrial janë ujërat nëntokësore (të kapur në burim ose pompuar nga puset). Ujërat nëntokësore janë subjekt i faktorëve klimatikë, morfologjikë, hidrologjikë, gjeografikë dhe antropogjenë. Faktori më i rëndësishëm, ku mbështeten ujërat nëntokësore, janë reshjet. Uji është në cilësi të mirë dhe nuk kërkon trajtim dytësor: mjafton vetëm dezinfektimi (me klor). Për zonën e re pa sistem publik kanalizimesh, është planifikuar një sistem kanalizimesh i veçantë. Shoqëria UK identifikon zonën e mbrojtjes për çdo pus. Sidoqoftë, këto zona janë zakonisht shumë të vogla dhe distanca mesatare e puseve nga banesat është shumë e vogël për të mundësuar mbrojtje të besueshme. Infrastruktura ose Aktivitetet Lidhur me Trajtimin e Ujërave të Ndotura Aktualisht, shumica e shoqërive UK që ofrojnë shërbime kanalizimesh për klientët në BU-në e lumit Mat kanë rrjet kanalizimesh, të paktën në zonat urbane, si dhe mbledhin dhe ujërat e ndotura të zonës. Mbulimi i rrjetit të kanalizimeve është shumë më i ulët se ai i furnizimit me ujë. 83 Burimi: 83 Enti Rregullator i Ujit (Raporti i Performancës së Sektorit të Ujësjellës-Kanalizimeve 2019 - 2020) Faqe | 4-18 Në zonat urbane, ujërat e ndotura mblidhen kryesisht nëpërmjet rrjetit publik të kanalizimeve. Sistemet e kanalizimeve janë të kombinuara, ku ujërat e ndotura dhe ujërat e reshjeve mblidhen së bashku. Në zonat rurale, vendbanimet janë shumë të shpërndara. Familjet përdorin mjetet e veta për shkarkimin e ujërave të ndotura, zakonisht duke i mbledhur në gropa septike dhe duke përdorur kamionë privatë për largimin e tyre prej zonës së banimit. Në basenin ujor të lumit Mat nuk ka asnjë impiant për trajtimin e ujërave të ndotura, ndaj të gjitha kanalizimet shkarkohen pa trajtim direkt në trupin ujor më të afërt. Impianti i Trajtimit të Ujërave të Ndotura në Lezhë i shërben aktualisht vetëm qytetit të Lezhës dhe zonës së Shëngjinit (pjesë e zonës së basenit ujor të lumit Drin). Tabela më poshtë paraqet përmbledhjen e situatës lidhur me mbledhjen e ujërave të ndotura në basen. Tabela 4-8 - Situata aktuale lidhur me mbledhjen e ujërave të ndotura në zonën e basenit të lumit Mat Prefektura Rajoni Bashkia Njësia Administrative Komente LEZHË Kurbin Kurbin Mamurras Ujërat e ndotura mblidhen nga rrjeti publik dhe më pas shkarkohen në lum, pa trajtim. Kurbin Milot Sistemi ekzistues i mbledhjes së ujërave të ndotura është sistem kanalizimesh i kombinuar për kullimin e ujërave të ndotura urbane të përziera dhe ujërave nga reshjet. Sistemi shkarkohet në lumin e Matit pa trajtim. Kurbin Laç Lidhje e pjesshme me kanalizimet (65%). Ujërat e ndotura mblidhen në rrjetin publik dhe më pas shkarkohen në 4 pika në kanale të hapura, pa trajtim, duke sjellë probleme mjedisore. Kurbin Fushë-Kuqe Nuk ka lidhje me kanalizimet. Mirditë Mirditë Rubik Sistemi i ujërave të ndotura mbulon vetëm zonën e qytetit të Rubikut. Ujërat e ndotura mblidhen nga rrjeti publik dhe më pas shkarkohen në lumin Fan, pa trajtim. Mirditë Kthella Nuk ka lidhje me kanalizimet. Mirditë Rrësheni Sistemi i ujërave të ndotura mbulon vetëm zonën e qytetit të Rrëshenit. Ujërat e ndotura mblidhen nga rrjeti publik dhe më pas shkarkohen në një pikë në lumin e Fanit të Vogël, pa trajtim. Mirditë Selita Nuk ka lidhje me kanalizimet. Mirditë Oroshi Sistemi i ujërave të ndotura mbulon vetëm zonën e qytetit të Repsit. Sistemi ekzistues i mbledhjes së ujërave të ndotura është sistem kanalizimesh i kombinuar për kullimin e ujërave të ndotura e të përziera shtëpiake dhe ujërave nga reshjet. Mirditë Fani Nuk ka lidhje me kanalizimet. Lezhë Lezhë Shënkoll Nuk ka lidhje me kanalizimet. Lezhë Zejmen Nuk ka lidhje me kanalizimet. Lezhë Ungrej (pjesërisht) Nuk ka lidhje me kanalizimet. DIBËR Mat Mat Ulëz Ujërat e ndotura mblidhen nga rrjeti publik dhe më pas shkarkohen në liqen, pa trajtim. Mat Rukaj Nuk ka lidhje me kanalizimet. Mat Baz Nuk ka lidhje me kanalizimet. Mat Burrel Sistemi ekzistues i mbledhjes së ujërave të ndotura është sistem kanalizimesh i kombinuar për kullimin e ujërave të ndotura urbane të përziera dhe ujërave nga reshjet. Sistemi shkarkohet në lumin e Matit pa trajtim. Faqe | 4-19 Mat Komsi Nuk ka lidhje me kanalizimet. Mat Derjan Nuk ka lidhje me kanalizimet. Mat Macukull Nuk ka lidhje me kanalizimet. Mat Lis Nuk ka lidhje me kanalizimet. Klos Suç Nuk ka lidhje me kanalizimet. Klos Gurrë Lidhje e pjesshme me kanalizimet. Sistemi i ujërave të ndotura mbulon vetëm zonën e fshatit Shulbatër dhe më pas shkarkohet në lumin Mat, pa trajtim. Klos Klos Sistemi i ujërave të ndotura mbulon vetëm zonën e qytetit të Klosit dhe Benjës. Ujërat e ndotura mblidhen nga rrjeti publik dhe më pas shkarkohen në lumin Mat, pa trajtim. Klos Xibër Nuk ka lidhje me kanalizimet. Bulqizë Bulqizë Martanesh Sistemi i ujërave të ndotura mbulon vetëm zonën e qytetit të Krastës. Sistemi ekzistues i mbledhjes së ujërave të ndotura është sistem kanalizimesh i kombinuar për kullimin e ujërave të ndotura urbane të përziera dhe ujërave nga reshjet. Sistemi shkarkohet në lumin e Matit pa trajtim. SHKODËR Pukë Pukë Gjegjan Nuk ka lidhje me kanalizimet. Pukë Rrapë Nuk ka lidhje me kanalizimet. Fushë Arrëz Qafë Mali Nuk ka lidhje me kanalizimet. Fushë Arrëz Fushë-Arrëz Sistemi i ujërave të ndotura mbulon vetëm zonën e qytetit të Fushë- Arrëzës. Sistemi ekzistues i mbledhjes së ujërave të ndotura është sistem kanalizimesh i kombinuar për kullimin e ujërave të ndotura e të përziera shtëpiake dhe ujërave nga reshjet. Infrastruktura ose Aktivitetet Lidhur me Ujitjen Sipërfaqja totale e tokave bujqësore në Shqipëri është 657,000 ha84, që mbulon 23% të vendit, ku 80% është në pronësi private dhe 20% në pronësi shtetërore. Kulturat bujqësore kryesore janë perimet, pemët frutore, vreshtat, drithërat dhe ullishtat. Bujqësia në Shqipëri kërkon ujë shtesë për ujitje në verë, pasi reshjet e shiut gjatë këtij sezoni përbëjnë rreth 20% të reshjeve vjetore në total. Deficiti ujor midis qershorit dhe gushtit luhatet nga 400 deri në 500 mm, duke e bërë ujitjen të nevojshme për kultivimin efikas të kulturave bujqësore. Nga ana tjetër, kullimi është i rëndësishëm në dimër për të lehtësuar përmbytjet, erozionin dhe tejngopjen e tokës me ujë. Është amortizuar një pjesë e mirë e sistemeve të ujitjes dhe kullimit për shkak të mungesës së investimeve dhe buxhetit të pamjaftueshëm për operim dhe mirëmbajtje. Për më tepër, privatizimi i tokës ka mundësuar krijimin e 400,000 fermave të vogla në nivel kombëtar (midis 0.5 dhe 3.0 ha). Këto ferma të vogla private kanë ndryshuar rrënjësisht karakterin e bujqësisë dhe kanë ndërlikuar shërbimet bujqësore, përfshi edhe procesin e ujitjes. Si kundërpërgjigje, Qeveria Shqiptare miratoi politikën për t’ia transferuar përgjegjësinë e operimit të kanaleve dytësorë ujitës përdoruesve të ujit. Aktualisht, pronari i skemave të ujitjes është shteti, ndërsa operimi dhe mirëmbajtja e skemave u delegohet bashkive. Por ligji nr. 24/2017 parashikon që kjo e drejtë i transferohet shoqatave të përdoruesve të ujit, shoqatave koperativiste bujqësore, ose mund të përdoren mjete të tjera transferimi sipas Vendimit të Këshillit të Ministrave. Organizata e Përdoruesve të Ujit (OPU) janë shoqata vullnetare fermerësh që janë themeluar dhe operojnë sipas dispozitave të Ligjit Nr. 24/2017 “Për administrimin e ujitjes dhe kullimit”. OPU-ja është subjekt ligjor, vetëfinancues me qëllime jofitimprurëse. Deri më tani, sipas ligjit të lartpërmendur, 84 Burimi: MBZhR, 2021 Faqe | 4-20 OPU-të nuk janë formalizuar ende. Fermerët furnizohen me ujë nëpërmjet skemave të ujitjes dhe burimeve ujore publike të menaxhuara nga bashkitë. Ka edhe fermerë që ujisin jashtë këtyre skemave të ujitjes. Nuk ka informacion të disponueshëm për ta. Në zonën e basenit ujor të lumit Mat, menaxhimi i ujitjes realizohet nga 8 bashki (Kurbin, Mirditë, Lezhë, Mat, Klos, Bulqizë, Fushë-Arrëz dhe Pukë), ku disa prej tyre ndodhen tërësisht dhe disa të tjera ndodhen pjesërisht brenda territorit të basenit, pasi nuk janë tërësisht pjesë e basenit ujor në fjalë. Në basenin ujor të lumit Mat vepron Drejtoria e Ujitjes dhe Kullimit Lezhë, me 2 kanale kryesore në menaxhimin e saj. Sipas MBZhR-së, sipërfaqja e tokës bujqësore në basenin e lumit Mat është rreth 40,000 ha, ujitur kryesisht nga diga ujitëse dhe lumenj vendorë. Në basenin ujor të lumit Mat, sipërfaqja ku fermerët kanë akses në ujitje është rreth 17000 ha, kundrejt sipërfaqes potenciale të ujitjes që është rreth 23000 ha. Në 2020-n, sipërfaqja e tokave të ujitura në këtë basen ishte 13000 ha. Në nivel BU-je, rreth 58% e tokës bujqësore është sipërfaqe që ka potencial për ujitje dhe 42% e tokës bujqësore është tokë e ujitur. Figura 4-9 më poshtë paraqet situatën për çdo bashki në basenin e lumit Mat. Figura 4-9 - Totali i tokës së lërueshme dhe sipërfaqes së tokës së ujitur në 2020-n për çdo bashki në basenin e lumit Mat. Për shkak të zhvillimit të shpejtë të infrastrukturës gjatë dekadave të fundit, vetëm një pjesë e arave mund të ujiten ose përdoren gjithnjë për prodhim bujqësor. Figura 4-9 tregon se përqindja e sipërfaqeve të ujitura të tokës në basenin e lumit Mat luhatet nga 20% në 75%. Burimet ujore të përdorura për ujitje janë rezervuarët, lumenjtë ose ujërat nëntokësore, nëpërmjet stacioneve të pompimit. Ujitja realizohet ose me gravitet, ose me stacione pompimi, ose duke i kombinuar të dyja. Metoda kryesore e ujitjes në basenin ujor të lumit Mat është përdorimi i kanaleve të hapura ose ujitjes me brazda, që e shpërndan ujin nëpërmjet rrjetit dytësor dhe tretësor. Baseni ujor i lumit Mat ka rreth 877 km kanale ujitje (616 km kanale kryesore dhe 261 km kanale dytësore). Ujitja masive praktikohet kryesisht në zonat e ulëta bregdetare të rajonit të Lezhës dhe Kurbinit, ku veprojnë 2 skema të mëdha ujitjeje, përkatësisht: Mat-Lezhë me kapacitet prej 5 m3/s dhe Mat-Kurbin me kapacitet prej 15 m3/s. Një prej skemave më të mëdha të ujitjes ndodhet në pjesën e sipërme të basenit ujor të lumit Mat, me kapacitet prej 2 m3/s. Në pjesën e sipërme të basenit ujor të lumit Mat ka shumë skema të vogla ujitjeje, por shumica nuk janë funksionale. Në përgjithësi, ujërat sipërfaqësore konsiderohen si burim kryesor për ujitje, ku lumenjtë Mat dhe Fan janë burime kryesore. Në rrjedhën e sipërme të basenit të lumit Mat janë ndërtuar disa rezervuarë për të plotësuar kërkesën për qëllime ujitjeje. Baseni ujor i lumit Mat numëron gjithsej 43 diga (rezervuarë) ujitëse. Sipas të dhënave të raportuara nga Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, kapaciteti fillestar i projektuar për rezervuarët ujitës është reduktuar me rreth 50%, pas 40 vitesh përdorim. Vendndodhja e digave ujitëse paraqitet në Figura 4-10. 0 2,000 4,000 6,000 8,000 10,000 12,000 Faqe | 4-21 Figura 4-10 - Digat ujitëse për çdo bashki në basenin ujor të lumit Mat Për sezonin e fundit të ujitjes (2020), sipas sipërfaqeve të mbjella dhe normave të zbatuara të ujitjes (uji për ujitjen e sipërfaqeve) në nivel kombëtar, ka pasur në dispozicion 473 milionë m3 ujë për një sipërfaqe të ujitur prej afro 182 000 ha. Volumi total i ujit në basenin ujor të lumit Mat që përdoret për ujitje është afro 32 milionë m3 për një sipërfaqe të ujitur prej rreth 13,000 ha (sezoni 2020). Figura 4-11 më poshtë paraqet situatën për çdo bashki në basenin ujor të lumit Mat. Figura 4-11 - Volumi i ujit të përdorur për ujitje në 2020-n për çdo bashki në basenin e lumit Mat Një prej faktorëve më kritikë që kontribuojnë në cënueshmërinë e sektorit bujqësor është vërshimi i ujit gjatë përmbytjeve, që në rastin e basenit ujor të lumit Mat, dëmton prodhimet bujqësore duke kufizuar rritjen e kulturave bujqësore ose duke shkatërruar bimët. Shërbimi i kullimit është ndërtuar përpara viteve 1990. Për shkak të zhvillimit të shpejtë të infrastrukturës gjatë dekadave të fundit, shërbimi i kullimit mbulon vetëm një pjesë të tokës bujqësore. Baseni ujor i lumit Mat ka 1065 km kanale kullimi dhe sipërfaqja e sistemit të rrjetit të kullimit është thuajse 21,755 ha. Stacionet e pompave të kullimit (hidrovoret) përdoren për qëllime kullimi dhe janë të shpërndara në zonën bregdetare. Një pjesë e tyre është tashmë në fund të ciklit të jetës për shkak të dëmtimeve, kostove të energjisë elektrike dhe mirëmbajtjes së dobët. Për sa u përket kanaleve tretësore, vlerësohet se janë bllokuar nga lymi dhe nevojitet mbështetje e konsiderueshme financiare që të zhbllokohen. Kjo situatë krijon tejngopje të ngastrave bujqësore dhe nxit premisat për përmbytje në raste shirash. Në basenin ujor të lumit Mat ka 3 stacione të pompave të kullimit funksionale: një në Lezhë (Talë) dhe dy në Kurbin (Sllinza dhe Droje). 0 5 10 15 20 25 Lezhe Mirdite Kurbin Mat Klos Bulqie Puke Fushe-Arrez R E Z E V U A R / D I G A B A S E N I M A T 0 2,000 4,000 6,000 8,000 10,000 12,000 Faqe | 4-22 Duke marrë parasysh burimet ujore dhe infrastrukturën e kullimit në basenin ujor të lumit Mat, duhet të merren masa për uljen e cenueshmërisë, si dhe rritjen e fleksibilitetit të bujqësisë. Këto masa lidhen kryesisht me modernizimin e bujqësisë (miratimi i Praktikave më të mira), përmirësimin e infrastrukturës së ujitjes e kullimit, si dhe përdorimin e metodave të reja për ujitje (ujitje me spërkatje dhe pikim). Infrastruktura ose Aktivitetet Lidhur me Hidroenergjetikën Në basenin ujor të lumit Mat veprojnë 73 hidrocentrale që kanë leje për përdorimin e burimeve ujore nga Agjencia e Menaxhimi të Burimeve Ujore (informacion marrë nga Regjistri i Lejeve, prill 2023). Fuqia totale e tyre është rreth 161.5295 MW. Prurja e instaluar është rreth 317.7165 m3/sek. Prurja vjetore mesatare është afro 194.5706 m3/sek. (për më tepër informacion shihni Tabelën 10-9 85 dhe Shtojcën Teknike III). Infrastruktura ose Aktivitetet Lidhur me Instalimet sipas Direktivës DEI86 Direktiva 2010/75/BE për emetimet industriale (DEI) gjen zbatim për operacionet dhe instalimet nga sektorë të ndryshëm industrialë dhe parashtron rregullat e reja për parandalimin, reduktimin dhe, kur është e mundur, eliminimin e ndotjes nga veprimtaritë industriale, në përputhje me parimin “ndotësi paguan” dhe parimin e parandalimit të ndotjes. Operacionet e instalimeve bazohen te teknologjia më e mirë e disponueshme (BAT) e cila zhvillohet për sektorë industrialë specifikë. Direktiva 2010/75/BE për emetimet industriale (DEI) është transpozuar vetëm pjesërisht nëpërmjet një sërë aktesh ligjore që mbulojnë pjesë të ndryshme të direktivës. Kuadri ligjor për ndotjen industriale përfshin aktet e mëposhtme kryesore: • Ligji Nr. 10448, datë 14.7.2011 "Për lejet mjedisore”, ndryshuar, është përafruar pjesërisht me Direktivën 2010/75/BE për emetimet industriale, ndaj nevojiten më tepër veprime për transpozimin e saj. • Ligji Nr. 10431, datë 9.6.2011 “Për mbrojtjen e mjedisit”, i ndryshuar • Ligji Nr. 10463, datë 22.09.2011 “Për menaxhimin e integruar të mbetjeve”, i ndryshuar • VKM-ja Nr. 419, datë 25.6.2014 “Për miratimin e kërkesave të posaçme për shqyrtimin e kërkesave për leje mjedisi të tipave A, B dhe C, për transferimin e lejeve nga një subjekt te tjetri, të kushteve për lejet respektive të mjedisit, si dhe rregullave të hollësishme për shqyrtimin e tyre nga autoritetet kompetente deri në lëshimin e këtyre lejeve nga QKB-ja”, transpozon pjesërisht Direktivën 2010/75/BE, datë 24 nëntor 2010, të Parlamentit Evropian dhe Këshillit për emetimet industriale (parandalimi dhe kontrolli i integruar i ndotjes). • VKM Nr. 178, datë 6.3.2012 “Për incenerimin e mbetjeve ”. Problemet kryesore kanë të bëjnë me transpozimin dhe zbatimin e TMD-ve dhe Vlerave Kufi të Emetimeve. Megjithatë, dhënia e lejeve për instalimet që janë objekt i kësaj direktive, nuk është përfshihrë dhe një instalim duhet të vazhdojë të marrë disa leje për të operuar. Dhënia e lejeve nuk është plotësisht në përputhje me kërkesat ligjore dhe nuk ka monitorim të pavarur për ndotjen industriale. Të dhënat për ndotjen industriale janë të kufizuara dhe mbështeten kryesisht te vetëmonitorimi dhe vetëdeklarimi nga shoqëritë. Aktualisht ka një procedurë që ndiqet për aplikimin, dhënien dhe kontrollin e lejes në nivel qendror dhe vendor, ku dallohen tre nivele aplikimi: niveli kombëtar (MIE dhe AKM), degët rajonale të AKM-së dhe Inspektorati, si dhe kërkesat e raporteve të vetëmonitorimit përgatitur nga vetë subjektet. Megjithatë, mungon zbatimi i TMD-ve. Përllogaritet se për instalimet nën fushëveprimin e DEI-t janë 20 instalime, ç`ka do të thotë se janë instalime të pajisura me leje mjedisore të tipit A, sipas përkufizimeve të legjislacionit kombëtar në fuqi, nuk ka asnjë regjistër dhe nuk ka vlerësime as për nivelin e zbatimit të kërkesave të direktivës. AKM-ja është përgjegjëse për zbatimin dhe përputhshmërinë e sistemit të monitorimit me standardet mjedisore gjatë procesit të dhënies së lejes (dhënia e lejeve mjedisore të tipit A dhe B). Për më tepër, nuk ka as hartë me koordinatat përkatëse, ku të tregohet vendndodhja e të gjitha instalimeve 85Të dhënat e Regjistrit të lejeve, muaji Mars 2022. AMBU 86Komisioni Evropian - Direktiva 96/61/KE - lidhur me parandalimin dhe kontrollin e integruar të ndotjes Faqe | 4-23 industriale të pajisura me leje mjedisore, të paktën e atyre me leje mjedisore të tipit A, gjë që e vështirëson identifikimin e tyre dhe vlerësimin e presionit që ushtrojnë mbi basenin ujor, por vështirëson edhe identifikimin e ndikimeve të tyre kumulative në basenin e lumit Mat. Krahas kësaj, nuk ka të dhëna as për shkarkimet e ndotësve nga këto instalime në ujëra sipërfaqësore dhe nëntokësore. Infrastruktura ose Aktivitetet Lidhur me Portet dhe Lundrimin Qendrat e banuara bregdetare janë të aksesueshme në pjesën më të madhe me rrugë tokësore. Shumë automjete të transportit rrugor ngarkohen përtej kapacitetit të tyre mbajtës duke sjellë kështu një sërë problemesh ku dy më të rëndësishme janë cilësia e jetesës (humbje kohe në trafik, shqetësim psikologjik, aksidente të shumta) dhe cilësia e ajrit që ndikon dhe te cilësia e jetesës. Fluksit të automjeteve të vendasve i shtohet gjatë sezonit fluksi i automjeteve të turistëve dhe shpeshherë pamja e akseve lidhëse kombëtare nuk është fiks kartolina që duam të promovojmë. Transporti detar Kufiri i Shqipërisë laget në 1/3 e tij nga deti, ndaj vendi ynë konsiderohet si një prej vendeve me kushtet më të favorshme natyrore për zhvillimin e sektorit detar. Infrastruktura e transportit detar kërkon ndërtimin dhe mirëmbajtjen e porteve, si vend i nisjes dhe i mbërritjes të rrugëve detare dhe si nyje lidhëse midis transportit detar dhe atij tokësor. Duhet të ndërtojmë infrastrukturë për gjashtë porte detare, katër prej të cilave përdoren për transportin e pasagjerëve dhe mallrave dhe administrohen nga shteti, ndërsa dy të tjerat përdoren nën administrimin e koncensionarit për transportin e hidrokarbureve. Porti më i afërt me basenin ujor të lumit Mat është Porti i Shëngjinit, që është edhe porti më verior i Shqipërisë. Krahas përpunimit të mallrave dhe transportit të pasagjerëve, ky port përdoret edhe nga varkat. Faqe | 4-24 4.7 Sistemi i Kodimit të Unifikuar për Basenet, Trupat Ujorë dhe Bazën e të Dhënave, propozuar për Shqipërinë Zbatimi i sistemit kombëtar logjik të kodimit për Shqipërinë shkon përtej objektit të kësaj PMBU-je. Megjithatë, shihet e nevojshme ngritja e një sistemi kodimi me të cilin të punohet lehtësisht për të gjitha objektet brenda basenit ujor që ndikojnë në menaxhimin e ujit. Një sistem i tillë novator dhe i strukturuar kodimi mund të shërbejë si model i dobishëm edhe për basenet e tjera ujore. Qasja e përdorur harmonizon nga pikëpamja logjike basenet ujore (në nivel BE-je), trupat ujorë, pikat e monitorimit, presionet dhe masat sipas një sistemi konsistent numerik kodimi dhe përmblidhet në Shtojcën Teknike 4. Për ta përmbledhur, sistemi numerik i kodimit i përdorur për Planin e Menaxhimit të Basenit Ujor të Lumit Mat bazohet te grupet e të dhënave të Modelimit dhe Karakterizimit të Baseneve Ujëmbledhëse (CCM) Mbarëvropiane, ku për çdo lum dhe basen ujëmbledhës me rëndësi në Evropë caktohet një kod unik reference87 88. Basenet ujore identifikohen në kahun orar sipas oqeanit pritës (Mesdhe, M) dhe detit (Mesdheu Lindor, 4). Për sa i përket trupave ujorë të veçantë, Shtetet Anëtare me kapacitete më të mëdha teknike po përdorin sistemin e kodimit Pfafstetter. Ky sistem është rekomanduar nga Grupi i Punës GIS sipas CIS it dhe përshkrimin teknik të tij mund ta gjeni në këtë referencë89. Analiza GIS ka përcaktuar kodin 3512 si kod evropian fillestar për basenin e lumit Mat. 87 https://ec.europa.eu/jrc/en/publication/reference-reports/pan-european-river-and-catchment-database 88 Komisioni Evropian - Baza Panevropiane e të Dhënave për Lumenjtë dhe Pellgjet Ujëmbledhëse, JRC 2007 89 De Jager, A.L. & Vogt, J.V. (2010) - Zhvillimi dhe demonstrimi i sistemit të strukturuar të kodimit hidrologjik për Evropën, Revista e Shkencave Hidrologjike, 55(5) 661-675. Faqe | 4-25 Harta 4-1- Shpërndarja e Reshjeve, Lumenjve Kryesorë dhe Rrjeteve Hidrometrike Faqe | 4-26 Harta 4-2 – Formacionet Kryesore Hidrogjeologjike Faqe | 4-27 Tabela 4-9 – Statistikat Kyçe Përmbledhëse për nënbasenet e lumit Mat MATI Emri i Zonës Sipërfaqja (km²) P-ja vjetore (mm) Q50 Q90 Popullsia 90 Zonë urbane (%) Zonë e lërueshme (%) Zonë e ujitur (%) Kultura të përhershme (%) Kullota (%) Pyjet (%) Zona natyrore Trupat ujorë Ujëra detare MAT0 Milot 357 1394 98.74 54.19 MAT1 Ulëz 270 1554 96.76 53.22 MAT2 Fushë Arrëz 534 1847 24.43 12.05 MAT3 Reps 417 1796 13.64 8 MAT4 Krastë 1229 1477 46.98 26.98 Gjithsej - 2809 1592 90 Bazuar te të dhënat e Censusit të 2011-s, parashikimi i INSTAT-it për 2019-n në nivel bashkie dhe përllogaritjet e ponderuara të GIS-it të popullsisë urbane dhe rurale të nënbaseneve Faqe | 4-28 Harta 4-3 – Nënbasenet dhe përdorimi i tokës Faqe | 4-29 Harta 4-4 – Infrastruktura Kryesore e Përdorimit të Ujit Faqe | 5-1 5. Përvijimi dhe Karakterizimi i Trupave Ujorë Sipërfaqësorë 5.1 Vështrim i përgjithshëm Bashkimi Evropian DKU-ja përcakton kornizën ligjore për mbrojtjen e ujërave sipërfaqësore të brendshme, ujërave kalimtare, ujërave bregdetare dhe ujërave nëntokësore. Suksesi i zbatimit të Direktivës për arritjen e këtij qëllimi dhe objektivave përkatëse matet kryesisht nga statusi i “trupave ujorë”. Për këtë arsye, trupat ujorë janë njësi themelore që duhen përdorur për analizën, raportimin dhe vlerësimin e përputhshmërisë me objektivat mjedisore kryesore të Direktivës91. Çdo trup ujor duhet të jetë nën-njësi koherente në basenin ujor (ose në rajonin e basenit ujor) për të cilin gjejnë zbatim objektivat mjedisore të Direktivës. Prandaj, qëllimi kryesor i identifikimit të trupave ujorë është vlerësimi dhe krahasimi i saktë i statusit me objektivat mjedisore, pra trupi ujor duhet klasifikuar në një klasë të vetme të statusit ekologjik me saktësinë dhe precizionin e duhur përmes programeve të monitorimit. 5.2 Kategoritë e Trupave Ujorë Sipërfaqësorë Kategoritë e Trupave Ujorë Sipërfaqësorë Procedura për karakterizimin e trupave ujorë përcaktohet qartësisht në DKU 92 . Trupat ujorë sipërfaqësorë brenda rajonit të basenit ujor duhen klasifikuar në një prej këtyre kategorive të trupave ujorë sipërfaqësorë: lumenj, liqene, ujëra kalimtarë, ujëra bregdetare, ose trupa ujorë artificialë dhe trupa ujorë tepër të modifikuar. Secila prej këtyre kategorive duhet identifikuar dhe raportuar më vete, sipas kuadrit të PMBU-së. Trupat ujorë lumorë përkufizohen në Nenin 2(4) të DKU-së si trupa ujorë të brendshëm që rrjedhin kryesisht në sipërfaqe të tokës, por që një pjesë e gjatësisë së tij mund të rrjedhë edhe nën tokë. Liqenet përkufizohen në Nenin 2(5) të DKU-së si ujëra të brendshme të ndenjur. Ujërat kalimtarë përkufizohen në nenin 2(6) të DKU-së si trupa ujorë sipërfaqësorë në afërsi të grykëderdhjeve të lumenjve, që janë pjesërisht me karakter të kripur si rezultat i afërsisë së tyre me ujërat bregdetare, por që ndikohen kryesisht nga rrjedhat e ujërave të ëmbla për sa i përket regjimit të rrjedhës apo kripësisë. Ujërat kalimtarë karakterizohen zakonisht nga veçoritë e tyre morfologjike dhe kimike, lidhur me përmasat dhe natyrën e lumenjve që rrjedhin në to. Trupat ujorë bregdetarë përkufizohen në Nenin 2(7) të DKU-së, dhe shtrihen deri në 1 milje detare (1852 m) nga kepi tokësor93. Të gjithë trupat ujorë kalimtarë dhe bregdetarë në Shqipëri gjenden brenda Ekorajonit 6 (Deti Mesdhe). Trupat ujorë artificialë dhe tepër të modifikuar përkufizohen në nenin 2(8) dhe (9) të DKU-së. Në varësi të disa kushteve specifike, DKU-ja i lejon Shtetet Anëtare që t’i identifikojnë dhe shpallin trupat ujorë artificialë (TUA) dhe trupat ujorë tepër të modifikuar (TUTM) sipas nenit 4(3) të DKU-së. Shpallja dhe arsyetimi përkatës përmenden në mënyrë specifike në planet e menaxhimit të basenit ujor . Domethënia dhe rëndësia e shpalljes së këtyre tipave të trupave ujorë për objektivat mjedisore të PMBU-së ka të bëjë pikërisht me faktin se TUTM-të janë trupa ujorë mjaft individualë që, për shkak të ndryshimeve fizike nga veprimtaria njerëzore, ndryshojnë thelbësisht në karakter dhe për rrjedhojë nuk mund ta arrijnë “statusin e mirë ekologjik” (SME). Vendosja e objektivave mjedisore më pak shtrëngues për këto trupa ujorë (raste përjashtime) përcaktohen në nenet 4(4) dhe 95) të DKU-së. 91 Komisioni Evropian – Dokumenti Udhëzues i CIS-it Nr. 2 - Identifikimi i Trupave Ujorë 92 Komisioni Evropian - Direktiva 2000/60/EK - Shtojca II 93 Vija bregdetare tejet e thyer mund të vizatohet si vijë drejtvizore. Dokumenti Udhëzues Nr.5, DKU CIS Faqe | 5-2 Tipologjitë e Trupave Ujorë Sipërfaqësorë Për secilën prej kategorive të ujërave sipërfaqësore, duhet të bëhet dallimi sipas TIPOLOGJISË midis trupave ujorë sipërfaqësorë brenda rajonit të basenit ujor. Këto lloje përkufizohen duke përdorur ‘Sistemin A’, ose ‘Sistemin B’ të DKU-së (Shtojca II). PMBU-ja e viteve 2024-2029 ka përdorur procedurën e Sistemit A. Në thelbin konceptual të qasjes së “statusit ekologjik” të DKU-së qëndron pikërisht kodimi i llojit të trupave ujorë. Objektivi parësor është të arrihet të paktën “Statusi i Mirë” (përkufizuar si statusi i mirë ekologjik dhe kimik) për çdo trup ujor (Seksioni 8). Rrjedhimisht, për të përcaktuar statusin aktual ose ekzistues të trupit ujor X, duhet krahasuar me një “kusht reference” (kushte plotësisht natyrore) për atë lloj të trupit ujor. Ç’është më kryesorja, TIPOLOGJITË e ndryshme të trupave ujorë, qoftë edhe brenda po të njëjtës KATEGORI (p.sh lumenj), kanë kushte të ndryshme reference. Sa më i madh të jetë devijimi i gjendjes së trupit ujor nga kushtet e referencës, aq më i madh është ndikimi në përcaktimin e statusit përkatës. Kushtet plotësisht natyrore (referencë) për pjesën më të madhe të trupave ujorë, përcaktuar përmes gjykimit të ekspertëve, varen kryesisht nga tre përshkrues hidro-ekologjik parësorë: • Lartësia - ky parametër ndikon më së shumti regjimet e temperaturave ditore, sezonale dhe vjetore të ekosistemeve ujore. • Përmasa - ky parametër (p.sh zona ujëmbledhëse e trupit ujor lumor ose sipërfaqja e trupit ujor liqenor) ka ndikime mjaft komplekse, por ndikimet më të dukshme vërehen te sasia e ujit brenda ekosistemit ujor (magnituda e prurjes ose depozitimit), prurja sezonale ose regjimi i depozitimit, si dhe me shumë gjasa te habitati i ekosistemit dhe vazhdimësia e tij. • Gjeologjia - ky parametër ndikon më së shumti kiminë e ujërave pritëse ndaj ka ndikim të drejtpërdrejtë dhe të madh te speciet ujore të përshtatura veçanërisht ndaj këtyre kushteve fiziko-kimike. Ndikimet parësore gjeokimike mund të ndahen në formacione gjeologjike gëlqerore (karbonati), silicore (silice) ose organike (humike). Për të garantuar qëndrueshmërinë e analizimit dhe raportimit të statusit ekologjik në kushtet e referencës, procesi i ‘ndërkalibrimit’ po zbatohet prej shumë vitesh tashmë nga Shtetet Anëtare, (duke përdorur edhe Sistemin A edhe Sistemin B). Puna e kryer së fundi për ripërkufizimin e tipologjive të gjera për lumenjtë dhe liqenet evropiane përafrohet më mirë me tipologjitë e gjera të ndërkalibrimit evropian, ndaj është miratuar në kuadër të kësaj PMBU-je94. Tabela 5-1 përmbledh përshkruesit e tipologjisë dhe kodet e lumenjve evropianë. Tabela 5-2 përmbledh përshkruesit e tipologjisë dhe kodet e liqeneve evropiane. (Këto dy tabela ndodhen në Shtojcën teknike I dhe II) Sipas Shtojcës II, 1.1.v të DKU-së, diferencimi i tipologjisë për trupat ujorë artificialë (TUA) dhe trupat ujorë tepër të modifikuar (TUTM) duhet kryer në përputhje me përshkruesit për cilëndo kategori të ujërave sipërfaqësore natyrore që ngjason më tepër me TUA-në apo TUTM-në në fjalë. Sikundër, elementet e cilësisë duhet të jenë ato që gjejnë zbatim për çdo kategori të ujërave sipërfaqësore natyrore që ngjason më tepër me TUA-në apo TUTM-në (DKU, Shtojca 1.1.5). Kjo do të thotë se rezervuarët e krijuar përmes ndërtimit të digave në lumenj mund të kategorizohen si lumenj tepër të modifikuar, por duhet të klasifikohen në tipologji dhe duhen vlerësuar duke përdorur elementet dhe mjetet e duhura për liqenet, pasi liqenet janë një kategori e ujërave sipërfaqësore natyrore me të cilët rezervuarët kanë ngjashmëri më të madhe. Tipologjia e Trupave Ujorë Sipërfaqësorë që Ndikon Përvijimin Përvijimi i trupave ujorë (përcaktimi i ndarjeve të sakta gjeografike brenda lumenjve, liqeneve, ujërave nëntokësore në elemente më të vogla) përshkruhet në seksionin 5.4 dhe është pjesë e fazës së tretë të procesit të karakterizimit. Për sa i përket klasave tipologjike, duke qenë se ndryshimet në tipologjinë e trupit ujor ka shumë të ngjarë që të sjellin një ndryshim të kushteve të referencës, dhe se kushtet e referencës duhet të 94Shkenca e Mjedisit Total - Tipologji e re e gjerë për lumenjtë dhe liqenet në Evropë: Kryerja dhe zbatimi i vlerësimeve mjedisore në shkallë të gjerë, Elsevier, 2019. Faqe | 5-3 zbatohen në mënyrë të njëtrajtshme për atë trup ujor individual, rrjedh që ndryshimi i llojit të trupit ujor duhet të sjellë ndryshim edhe në përvijimin e atij trupi ujor. Për shembull, për një trup ujor lumor të ngjashëm të së njëjtës klasë dhe gjeologji në një zonë ujëmbledhëse, kalimi nga lartësi e madhe (> 800 m) në lartësi mesatare (> 200 < 800 m) do të kërkonte ndarje në dy trupa ujorë për të pasqyruar kushtet e ndryshme të referencës (dhe mundësisht, statusin aktual). Thënë më thjesht, trupi ujor i përvijuar nuk duhet t’i kalojë kufijtë tipologjikë, që përkufizohen nga lartësia, përmasa dhe klasat gjeologjike të DKU-së në Shtojcën II. Lidhur me rastin e veçantë të trupave ujorë artificialë (TUA) ose trupave ujorë tepër të modifikuar (TUTM), kufijtë tipologjikë gjejnë zbatim të njëtrajtshëm edhe për këto kategori. Sipas Shtojcës II, 1.1.v të DKU-së, diferencimi i tipologjisë për trupat ujorë artificialë (TUA) dhe trupat ujorë tepër të modifikuar (TUTM) duhet kryer në përputhje me përshkruesit për cilëndo kategori të ujërave sipërfaqësore natyrore që ngjason më tepër me TUA-në apo TUTM-në në fjalë. Presionet dhe Ndikimet e Trupit Ujor Sipërfaqësor që Ndikojnë Përvijimin Përvijimi duhet kryer deri në ato nivele sa për të pasur një përcaktim të saktë të statusit të çdo trupi ujor individual, pa krijuar nën-ndarje të panumërta në trupa ujorë më të vegjël që nuk japin kontribut domethënës kundrejt qëllimeve të Direktivës. Nëse kanë të njëjtën TIPOLOGJI (seksioni 5.2.2), elementet e njëpasnjëshme të ujërave sipërfaqësore me të njëjtin status mund të kombinohen në një trup ujor të vetëm, për shembull disa degë të vogla furnizuese në degën kryesore (trungun) të basenit. Megjithatë, kur trupi ujor i nënshtrohet një presioni të konsiderueshëm qoftë pikësor, apo të shpërndarë, si p.sh shkarkimet e përqendruara të ujërave të ndotura, atëherë ka të ngjarë që të paktën të aplikohet një ndarje për të veçuar trupat ujorë të rrjedhës së sipërme nga ato në rrjedhën e poshtme të shkarkimit të ndotësve, pasi edhe statusi do të jetë i ndryshëm. Faqe | 5-4 5.3 Koherenca dhe Metodologjia e Përvijimit të trupave ujorë Parimet e bashkim-ndarjes të parashtruara në seksionin 5.2.4 duhet të marrin parasysh jo vetëm statusin aktual, por edhe ndryshimet e mundshme të statusit brenda trupit të vetëm ujor për shkak të presioneve dhe ndikimeve që priten në të ardhmen. Për shembull, zgjerimi urban, veprat e mbrojtjes nga përmbytjet, ofrimi i shërbimit të trajtimit të ujërave të ndotura, hidrocentralet ose sistemet e reja të marrjes dhe shkarkimit të ujit kanë gjasa të ndikojnë në status në pika të ndryshme përgjatë lumit. Këto presione pikësore ose të shpërndara mund të tregojnë se trupi ujor aktualisht i bashkuar duhet ndarë në disa trupa ujorë më të vegjël në të ardhmen, në mënyrë që të bëhet një identifikim sa më i saktë i statusit të secilit. Me qëllim menaxhimin efikas të bazës së të dhënave dhe shmangien e ricaktimit të kodeve unike të trupave ujorë (Kodi Evropian i Trupave Ujorë Sipërfaqësorë)95 preferohet që në disa raste, trupi ujor të mos thjeshtohet më tepër seç duhet, kur karakteristikat dhe statusi i tyre aktual mund të jenë uniform. Ky paralajmërim vlen sidomos kur rritet gjatësia e trupit ujor. Ky paralajmërim vlen sidomos kur rritet gjatësia e trupit ujor. Problematika e dytë që haset në Shqipëri është se programet e monitorimit mbikëqyrës të ujërave sipërfaqësore dhe nëntokësore nuk mjaftojnë për të mbuluar të gjithë trupat ujorë, pra statusi i shumë trupave ujorë të përvijuar nuk njihet. Ky është rasti për planin e viteve 2024-2029. Rrjedhimisht, duhet gjykuar se ku mund të ndodhë ndryshimi në status aktualisht ose në të ardhmen për shkak të karakteristikave natyrore ose presioneve antropogjene. Figura 5-1 ilustron metodologjinë e përdorur të përvijimit. Supozohet se fillimisht kemi të bëjmë me një trup të vetëm ujor të ngjashëm me “Status shumë të mirë”. Megjithatë, kur kalojmë nga e majta në të djathtë, hidrocentrali në pikën (A) ndikon ndjeshëm në elementet hidromorfologjike në rrjedhën e poshtme, duke sjellë një përkeqësim të statusit. Ndikimi mund të kompensohet deri në njëfarë shkalle nga hyrja e prurjes natyrale, nga një degë furnizuese në pikën (B), në varësi të proporcioneve relative të prurjes. Nxjerrjet e ujit për industrinë (C), veprat e mbrojtjes nga përmbytjet (D), furnizimin me ujë nga bashkia (E), si dhe shkarkimi i ujërave të ndotura urbane (F) ndikojnë që të gjitha në një mënyrë tejet komplekse duke sjellë disa ndryshime të statusit brenda trupit ujor. Figura 5-1 – Shembull i një Trupi Ujor të Llojit të Ngjashëm me Status të Larmishëm Në këtë shembull, duhen përvijuar gjashtë trupa ujorë për t’i përmbushur me saktësi kërkesat e Direktivës Kuadër të Ujit. Në praktikë, përvijimi i trupave ujorë mund të mos jetë aq kompleks sa ky shembull; rasti më lart është marrë për të treguar se presionet, statusi ose ndikimet aktuale dhe/ose të ardhshme janë që të gjitha faktorë të procesit të përvijimit të trupave ujorë që shkojnë përtej përvijimeve të thjeshta, të cilat vijnë për shkak të kushteve kufitare gjeologjike, hidromorfologjike dhe tipologjike. 5.4 Trupat Ujorë Sipërfaqësore në Basenin Ujor të Lumit Mat Trupat Ujorë Lumorë Njësoj si për të gjithë trupat e tjerë ujorë, lumenjtë në basenin e lumit Mat duhet të nën-ndahen fillimisht në tipologji të ndryshme dhe më pas në elemente të pavarura dhe të rëndësishme, në mënyrë që të përcaktohet me saktësi statusi i atij trupi ujor. Të gjithë trupat ujorë lumorë dhe liqenorë në Shqipëri janë pjesë e Ekorajonit 6 (Ballkani Perëndimor Helenik). 95 Komisioni Evropian, Dokumenti Udhëzues WISE GIS për Raportimin e të Dhënave Hapësinore për të Dhënat Hapësinore të WISE, Versioni 6.0.6, 2016 C D E F Faqe | 5-5 Për basenin e lumit Mat janë përcaktuar 55 trupa ujorë lumorë (TUL) dhe një trup ujor kalimtar (TUK). Këta trupa ujorë janë karakterizuar në përputhje me Sistemin A të DKU-së, Shtojca II, sikurse paraqitet në Tabela 5-1. Kodet janë caktuar sipas sistemit Pfafstetter dhe paraqiten në Hartën 5.3.96. Kodet e tipologjive që do të përdoren për përcaktimin e kushteve referencë renditen në Tabelën 5-1 tek Shtojca II. Zbërthimi proporcional i tipologjisë së trupit ujor të basenit paraqitet më poshtë në Figura 5-2. Figura 5-2 – Madhësitë e Trupave Ujorë Lumorë sipas Frekuencës – Mati Tipologjia Lartësia Madhësia Gjeologjia R-02 <200 Mesatar-I madh Silicor R-03 <200 I vogël Silicor R-04 <200 Mesatar-I madh Gëlqeror/I përzier R-05 <200 I vogël Gëlqeror/I përzier R-06a <200 I vogël Organik/silicor R-06b <200 Mesatar-I madh Organik/silicor R-10 200-800 Mesatar-I madh Gëlqeror/I përzier R-11 200-800 I vogël Gëlqeror/I përzier Procedura e karakterizimit të përdorur në Shqipëri pranon rëndësinë e regjimit të rrjedhës së lumit si element kritik i kushteve të referencës të llojeve të ndryshme të trupave ujorë. Sipas rastit dhe kur ka të dhëna në dispozicion, Tabela 5-1 paraqet ‘regjimin vjetor të prurjes’, të përmbledhur, duke përshkruar ‘prurjet treguese’ për Q10, Q50, Q90, të cilat përkojnë përkatësisht me vlerat e larta, mesatare dhe të ulëta të prurjes97. Prurja mesatare përshkruan prurjen afatgjatë me 50% probabilitet për të ndodhur dhe është treguesi më përfaqësues i ‘prurjes mesatare’. Q10, Q50 dhe Q90 janë ‘tregues të prurjes mjedisore’. Ndryshimet e konsiderueshme të këtyre prurjeve nga kushtet natyrore (p.sh për shkak të depozitimit, devijimit ose mbinxjerrjes së ujit) shërbejnë si tregues i presioneve në trupin ujor dhe me shumë gjasa mund ta reduktojnë statusin ekologjik. Q90-a ka rëndësi të jashtëzakonshme për kushtet e referencës të prurjes mjedisore. Vlera e raportit Q90/Q50 nga Kurba e Qëndrueshmërisë së Prurjes përfaqëson zakonisht kontributin e ujërave nëntokësore në rrjedhën e lumit, njohur ndryshe edhe si “Indeksi i Prurjes Bazë” (IPB). Në basenet ujore shqiptare, ujërat nëntokësore japin një kontribut vjetor prej të paktën 30% të rrjedhës totale të lumit98. Gjatë verës, kur prurjet janë të pakta, ujërat nëntokësore shërbejnë si komponent parësor i rrjedhës. Prandaj, gjatë këtyre periudhave, kontributi i ujërave nëntokësore përbën të gjithë prurjen mjedisore dhe si i tillë duhet mbrojtur. Shkarkimet e ujërave nëntokësore dhe % e kontributit të tyre ndryshon përgjatë vitit, por Q90-a vjetore shërben si vlerë referencë e përafërt. 96Sistemi i përgjithshëm i kodimit të veçorive hidrologjike në Shqipëri (basenet, nënbasenet, trupat ujorë, stacionet e monitorimit etj.) nuk ka qenë në përputhje me qëllimin që prej vitit 2020. Agjencitë kryesore të monitorimit (AMBU, ShGjSh, AKM) nuk përdorin një sistem konsistent ose logjik ndërmjet tyre. PMBU-ja përdor sistemin standard të caktimit të numrave për basenet lumore mbarevropiane, që rrjedh nga sistemi i kodimit të Karakterizimit dhe Modelimit të Ujëmbledhësit (CCM) të JRC-së së KE-së. Zakonisht, kodet e trupave ujorë i marrin 4-6 shifrat e para nga baseni ujor (i njohur edhe si “kodi fillestar”), të cilat pasohen nga numra të tjerë. Për trupat ujorë lumorë është zbatuar me rreptësi sistemi i kodimit Pfafstetter. AMBU-t i kërkohet të punojë sistematikisht për prezantimin e sistemit të kodimit logjik dhe në përputhje me WISE-n në Kadastrën Kombëtare të Burimeve Ujore. https://www.eea.europa.eu/data-and-maps/data/external/ccm-v.2 97Vlerat e prurjes janë marrë nga të dhënat e Stacioneve të Monitorimit të Prurjes të përshkruara në Seksionin 4.2, faktorizuar me Zonën. Gjithsesi, këto vlera bazohen te të dhënat e periudhës 1965-1995, ndaj nuk janë të besueshme për analizë aktuale. 98 Akademia e Shkencave të Shqipërisë, Instituti i Hidrometeorologjisë, “Hidrologjia e Shqipërisë”, Tiranë, 1984 Faqe | 5-6 Trupat Ujorë Liqenorë Edhe trupat ujorë liqenorë të basenit të lumit Mat karakterizohen sipas DKU-së, Shtojca II, Sistemi A. Përdoren po të njëjtët përshkrues të tipologjisë si për lumenjtë, përkatësisht lartësia, gjeologjia, përmasat e liqenit dhe thellësia. Minimumi normal i sipërfaqes së një liqeni është 0.5 km² (DKU, Shtojca II, 1.2.2). Duke qenë se në Shqipëri ka shumë trupa ujorë ‘liqenorë’ që veprojnë si rezervuarë hidrocentralesh, raportimi sipas Sistemit A për Shqipërinë përfshin parametrin e thellësisë Δ, që përshkruan luhatjet tipike vjetore të nivelit të ujit, që ndikon ndjeshëm në morfologjinë e habitatit. Për basenin e lumit Mat janë përcaktuar 4 trupa ujorë liqenorë (TUL). Përvijimi dhe karakterizimi i këtyre trupave ujorë paraqitet në Tabela 5-2 dhe Harta 5-1. . Ç’është e vërteta, të gjithë trupat ujorë liqenorë në basenin ujor të lumit Mat janë rezervuarë artificialë të krijuar nga digat për prodhim të energjisë elektike. Asnjë TUL në basenin e lumit Mat (rezervuarët për prodhimin e energjisë elektike) nuk monitorohet apo raportohet, ndaj regjimi i flukseve në hyrje është i panjohur. Megjithatë, ka mjaft të ngjarë që operatori i HEC-it të ketë të dhëna të detajuara për nivelet e prodhimi të energjisë dhe prurjeve që hyjnë në turbinë. Aktualisht, AMBU nuk e mbledh apo vlerëson këtë të dhënë në mënyrë rutinore. Për sa i përket statusit ekologjik ose potencial, do të kërkohet kampionim/vlerësim monitorues gjatë periudhës 2024-2029 për të përcaktuar nëse kanë ndonjë karakteristikë të veçantë ekologjike. Ujërat Kalimtarë Ujërat kalimtarë janë trupa ujorë sipërfaqësorë në afërsi të grykëderdhjeve të lumenjve në det, që janë pjesërisht me karakter të kripur, si rezultat i afërsisë së tyre me ujërat bregdetare, por që kryesisht ndikohen nga rrjedhat me ujëra të ëmbla (DKU, neni 2(6)). Ujërat kalimtarë në Shqipëri nuk janë përvijuar më parë në PMBU dhe nuk ka asnjë kusht referencë për to. Në PMBU-në e Matit, kufiri midis trupit ujor lumor dhe trupit ujor kalimtar në rrjedhën e poshtme është përllogaritur përmes matjeve të përcjellshmërisë elektrike të lumit që tregon nivelin e kripësisë, të kryera gjatë fushatës së kampionimit të PMBU-së (shihni seksionin 8.3). Për basenin e lumit Mat është identifikuar vetëm një trup ujor i përkohshëm (TW351211). Këta trupa ujorë janë karakterizuar në përputhje me Sistemin A të DKU-së, Shtojca II, sikurse paraqitet në Tabela 5-3 dhe Harta 5-1. Teksa flasim, ujërat kalimtarë nuk kampionohen nga AKM-ja dhe mund të kërkohet më tepër monitorim investigativ në kuadër të përmbushjes së DKU-së. Trupat Ujorë Bregdetarë Gjatë përcaktimit të shtrirjes së ujërave bregdetare në një rajon të basenit ujor, objektivi është që të sigurohemi se ujërat bregdetare t’i caktohen sipas njësisë së menaxhimit më të afërt ose më të përshtatshme nga pikëpamja natyrore për të minimizuar ndarjen e panevojshme të trupave ujorë bregdetarë. Lagunat bregdetare (të pranishme në basenin ujor të lumit Mat) mund të jenë ose ujëra bregdetare ose kalimtarë, në varësi të faktit nëse laguna përkon me përkufizimin e ujërave të përkohshme në Direktivë sipas nenit 2(6) të DKU-së. Në basenin e lumit Mat janë përcaktuar tre trupa ujorë bregdetarë (TUB). Këta trupa ujorë janë karakterizuar në përputhje me Sistemin A të DKU-së, Shtojca II, sikurse paraqitet në Tabela 5-4 dhe Harta 5-1.. Krahas dy trupave ujorë bregdetarë standardë (CW351202 dhe CW351205), edhe laguna bregdetare e Patokut (CW351206) është shpallur Zonë e Mbrojtur dhe mund të ketë një lloj rëndësie ekologjike. Fauna jovertebrore e lagunës dhe pellgut ujëmbledhës, përfshi edhe trupat ujorë të ëmbël, kanalet, kënetat, grykëderdhjet dhe brigjet përreth, karakterizohen nga disa grupe dhe specie, nga molsukët te gjitarët, nga gaforret te insektet. Shumë lloje peshqish paraqesin interes ekonomik. Amfibët dhe zvarranikët gjenden më tepër në pyje, moçale dhe kanione përqark lagunës. Shumë breshka uji si: Caretta caretta, Chelonia mydas jetojnë në brigje afër lagunës. Trupat Ujorë Tepër të Modifikuar dhe Trupat Ujorë Artificialë Sipas nenit 4(3) të DKU-së, TUTM-të janë trupa ujorë natyrorë që, për shkak të ndryshimeve fizike nga veprimtaria njerëzore, ndryshojnë thelbësisht në karakter dhe për rrjedhojë nuk mund ta arrijnë “statusin e mirë ekologjik” (SME). TUA-të janë trupa ujorë artificialë krijuar nga veprimtaria njerëzore Faqe | 5-7 p.sh kanalet devijuese, kanalet e ujitjes. Në vend të ‘statusit të mirë ekologjik’, objektivi mjedisor për TUTM-të dhe TUA-të është ‘potenciali i mirë ekologjik’ (PME). TUA-të ndryshojnë nga TUTM-të nga fakti se trupi ujor artificial është krijuar në një vend ku nuk ka ekzistuar asnjë trup ujor më parë. Elementet e vogla të ujërave sipërfaqësore (pellgjet e përkohshme, përrenjtë etj) mund të shpërfillen99. Neni 2(9) i DKU-së i përcakton TUTM-të si: • Trupa të ndryshuar fizikisht - p.sh kanë diga, rezervuarë, kanalizime, vepra të mbrojtjes nga përmbytjet etj. • Trupa me ndryshime të ndjeshme në karakter - ç’është më e rëndësishmja këtu përfshihen edhe ndryshimet e regjimit të prurjes • Sipas kritereve të Nenit 4(3) të DKU-së - ndryshimet e trupit ujor për të arritur SME-në do të ndikojnë negativisht në veprimtaritë për të cilat janë krijuar TUTM-të, ose objektivat e vendosura për shkak të modifikimeve nuk mund të arrihen për arsye të realizueshmërisë teknike ose kostove disproporcionale përmes mjeteve të tjera mjedisore më të mira. Për basenin e lumit Mat janë identifikuar 8 TUA ose TUTM. Këta trupa ujorë janë karakterizuar në përputhje me Sistemin A të DKU-së, Shtojca II, dhe përmbledhja e TUTM-ve paraqitet në Tabela 5-5 dhe Tabelën 5-2 tek Shtojca II. Kodet janë caktuar sipas sistemit Pfafstetter dhe paraqiten në Hartën 5-1. 4 prej këtyre TUTM-ve janë formuar nga ndërtimi i digave në lumenjtë përkatës për qëllime hidroenergjetike dhe duhen vlerësuar ekologjikisht si LIQENE. Katër trupa ujorë (RW351231, 3512331, 3512231 dhe 3512225) kanë qenë fillimisht LUMENJ, por regjimi i prurjes është ndikuar ndjeshëm nga devijimi i përhershëm i rrjedhës për qëllime hidroenergjetike. Nuk ka asnjë gjasë që këta trupa ujorë lumorë të arrijnë në të ardhmen statusin e mirë ekologjik (SME) pa cënuar ndjeshëm qëllimin operacional të modifikimit dhe si të tillë duhen vlerësuar për potencialin e tyre ekologjik (PME). TUTM-të dhe TUA-të përfshihen edhe në Tabelat e karakterizimit për trupat ujorë me të cilët ngjasojnë më së shumti, pasi kështu përcaktohet potenciali ekologjik i TUTM-së/TUA-së (Kapitulli 10). 99Komisioni Evropian, Dokumenti Udhëzues i CIS-it Nr. 4, Identifikimi dhe Përcaktimi i Trupave Ujorë Tepër të Modifikuar (3.1.2) Faqe | 5-8 Tabela 5-1 – Karakterizimi dhe Tipologjia e Trupit Ujor, Kategoria e LUMENJVE100 LUME LOKA L TRUPI UJOR LARTËSI A ZONA GJEOLOGJIA TIPOLOGJIA LUMI GJATESIA GJERESIA REGJIMI I PRURJES FAKTIKE NË EMRI NEN BASIN KODI I BE SË mASL km² LLOJI KODI I BE-SË FORMA km m Q10 Q50 Q90 BFI Mati MAT0 TW351211 -1-0 2491.9 Organic & siliceous R-06b Transitional 8 153 164.05 98.74 54.20 54.89% Mati MAT0 351213 0-26 2484 Organic & siliceous R-06b Natural 16 353 163.47 98.40 54.03 54.91% Mati MAT1 3512211 26-33 1075 Organic & siliceous R-06b Natural 4 361 73.66 43.43 22.70 52.28% Mati MAT1 3512213 33-138 1054 Organic & siliceous R-06b Natural 21 103 72.02 42.49 22.24 52.34% Fani i Vogël MAT3 3512221 72-76 416.44 Siliceous R-02 Natural 1 54 21.71 13.64 8.00 58.68% Fani i Vogël MAT3 35122221 76-115 85.56 Siliceous R-03 Natural 9 25 4.46 2.80 1.64 58.68% Zmeja e Madhe MAT3 35122223 115-746 30.33 Siliceous R-09 Natural 20 13 1.58 0.99 0.58 58.68% Fani i Vogël MAT3 3512223 76-154 328.79 Siliceous R-02 Natural 9 59 17.14 10.77 6.32 58.68% MAT3 3512224 154-962 8.40 Siliceous R-09 Natural 10 3 0.44 0.28 0.16 58.68% Fani i Vogël MAT3 3512225 154-245 302.33 Siliceous R-02 HMWB 11 31 15.76 9.90 5.81 58.68% MAT3 3512226 254-1459 17.34 Siliceous R-14 Natural 16 9 0.90 0.57 0.33 58.68% Fani i Vogël MAT3 3512227 254-572 232.64 Siliceous R-08 Natural 22 25 12.13 7.62 4.47 58.68% Fani i Madh MAT4 3512231 72-135 540.70 Siliceous R-02 HMWB 3 95 42.60 24.43 12.05 49.34% #N/A #N/A 3512233 #N/A 38.17 #N/A #N/A HMWB #N/A #N/A 42.05 24.11 11.90 49.34% Ungrajt MAT2 35122413 136-639 27.36 Siliceous R-09 Natural 30 6 2.02 1.20 0.67 49.34% Shpërdhazës MAT2 35122613 151-1168 62.75 Siliceous R-09 HMWB 50 2 4.94 2.84 1.4 49.34% Fani i Madh MAT2 35122713 141-167 343.56 Siliceous R-02 Natural 5 55 27.07 15.52 7.66 49.34% 100Në përputhje me DKU-në, Shtojcën II, 1.2 Sistemi A – përfshin TUA-të dhe TUTM-të e përshtatshme për klasifikimin. Për qëllime qartësie, TUA-të dhe TUTM-të përmblidhen edhe në Tabelën 5-9. Faqe | 5-9 Fani i Madh MAT2 35122715 167-254 334.31 Siliceous R-08 Natural 12 48 26.34 15.11 7.45 49.34% Fani i Madh MAT2 35122717 254-272 303.72 Siliceous R-08 Natural 2 60 23.93 13.72 6.77 49.34% MAT2 3512272 272-1331 14.19 Siliceous R-14 Natural 11 10 1.12 0.64 0.32 49.34% Fani i Madh MAT2 3512273 272-421 282.12 Siliceous R-08 Natural 18 60 22.23 12.75 6.29 49.34% MAT2 3512281 421-599 66.34 Siliceous R-09 Natural 7 14 5.23 3.00 1.48 49.34% MAT2 3512283 599-1586 53.40 Siliceous R-14 HMWB 16 10 4.21 2.41 1.19 49.34% MAT2 3512285 627-1126 49.85 Siliceous R-14 Natural 12 10 3.93 2.25 1.11 49.34% Fani i Madh MAT2 3512291 421-538 120.19 Siliceous R-08 Natural 9 68 9.47 5.43 2.68 49.34% Fani i Madh MAT2 3512293 538-566 69.62 Siliceous R-09 Natural 2 61 5.49 3.15 1.55 49.34% Fani i Madh MAT2 3512295 566-1477 61.39 Siliceous R-14 Natural 12 15 4.84 2.77 1.37 49.34% Mati MAT1 351231 26-29 1372.3 Organic & siliceous R-06b HMWB 3 148 86.94 53.33 30.52 57.22% Hurdhës MAT1 351232 29-606 68.72 Calcareous + Mixed R-11 Natural 16 14 5.07 3.01 1.68 55.70% Mati MAT1 3512331 29-74 1298.9 Calcareous + Mixed R-04 Natural 3 397 81.52 50.11 28.72 57.32% Mati MAT1 3512333 74-233 1285.2 Siliceous R-02 HMWB 16 87 80.51 49.51 28.39 57.34% #N/A #N/A 3512335 #N/A 1227.5 #N/A #N/A HMWB #N/A #N/A 76.25 46.98 26.98 57.43% #N/A #N/A 3512341 #N/A #N/A Natural #N/A #N/A Kurvajt MAT4 3512342 127-1468 62.86 Siliceous R-09 Natural 29 7 4.64 2.76 1.53 55.70% #N/A #N/A 3512343 #N/A #N/A Natural #N/A #N/A Urakës MAT4 3512344 128-1241 88.06 Siliceous R-09 Natural 32 124 6.50 3.86 2.15 55.70% Urakës MAT4 3512345 127-1715 168.39 Calcareous R-09 Natural 49 11 12.43 7.38 4.11 55.70% Mati MAT4 351235 127-164 793.59 Siliceous R-02 Natural 9 81 44.22 27.96 16.39 58.61% Zalli i Germanit MAT4 3512411 129-260 36.97 Siliceous R-03 Natural 8 33 2.73 1.62 0.90 55.70% Faqe | 5-10 Mati MAT4 351251 129-161 708.94 Siliceous R-02 Natural 9 70 37.97 24.25 14.32 59.05% Ljusës MAT4 351261 161-545 103.22 Calcareous + Mixed R-10 Natural 15 12 6.16 4.20 2.65 63.07% Mati MAT4 351271 161-164 572.99 Siliceous R-02 Natural 0 60 34.18 23.34 14.72 63.07% Stanës MAT4 351272 164-880 33.06 Siliceous R-09 Natxural 16 22 1.97 1.35 0.85 63.07% Mati MAT4 351273 164-245 539.86 Siliceous R-08 Natural 16 63 32.20 21.99 13.87 63.07% Darsit MAT4 3512741 245-285 40.60 Siliceous R-09 Natural 2 15 2.42 1.65 1.04 63.07% Darsit MAT4 3512743 285-1361 37.93 Calcareous + Mixed R-15 Natural 27 10 2.26 1.55 0.97 63.07% Mati MAT4 351275 245-262 344.63 Siliceous R-08 Natural 2 63 16.24 9.41 4.96 52.71% Zalli i Mashnurit MAT4 351276 262-885 31.23 Organic & siliceous R-12a Natural 10 19 1.47 0.85 0.45 52.71% Mati MAT4 3512771 262-342 279.18 Calcareous + Mixed R-10 Natural 5 30 13.16 7.62 4.02 52.71% MAT4 3512772 342-1569 21.84 Calcareous R-16 Natural 12 5 1.03 0.60 0.31 52.71% Mati MAT4 3512773 342-358 234.59 Calcareous + Mixed R-10 Natural 1 26 11.05 6.41 3.38 52.71% #N/A #N/A 351278 #N/A 20.12 #N/A #N/A Natural #N/A #N/A 0.95 0.55 0.29 52.71% #N/A #N/A 351279 #N/A 213.99 #N/A #N/A Natural #N/A #N/A 10.08 5.84 3.08 52.71% Mati MAT4 351281 411-1487 37.14 Siliceous R-14 Natural 16 12 1.75 1.01 0.53 52.71% Mati MAT4 351291 411-576 94.92 Calcareous + Mixed R-11 Natural 6 20 4.47 2.59 1.37 52.71% Mati MAT4 3512921 576-703 54.51 Calcareous + Mixed R-11 Natural 2 12 2.57 1.49 0.78 52.71% Thekrës MAT4 3512922 703-1416 15.03 Siliceous R-14 Natural 9 5 0.71 0.41 0.22 52.71% Mati MAT4 3512923 703-1307 29.49 Organic & siliceous R-16 Natural 9 12 1.39 0.81 0.42 52.71% MAT4 351293 576-1672 28.56 Calcareous + Mixed R-15 Natural 26 6 1.35 0.78 0.41 52.71% Faqe | 5-11 Tabela 5-2 – Karakterizimi i Trupave Ujorë – Kategoria e LIQENEVE LIQEN EMRI LOKAL NËNBASENI: TRUPI UJOR KODI I BE-SË LARTËSIA mASL ZONA km² GJEOLOGJIA LLOJI TIPOLOGJIA KODI I BE-SË THELLËSIA 80 GJATËSIA km Δ NIVELI 80 REGJIMI I PRURJES FAKTIKE NË HYRJE Q10 Q50 Q90 BFI Ulza MAT4 LW351202 127 11.861 Silicor L-02 Lezhë MAT2 LW351204 170 6.226 Silicor L-02 <emri?> MAT2 LW351206 625 0.989 Silicor L-07 Shkopetit MAT1 LW351208 74 0.73 Silicor L-02 Tabela 5-3– Karakterizimi i Trupave Ujorë – Kategoria e Ujërave KALIMTARE UJËRA TË PËRKOHSHME EMRI LOKAL NËNBASENI: TRUPI UJOR KODI I BE-SË FORMA GJATËSIA KRIPËSIA MESATARE VJETORE PËRCJELLSHMËRIA ELEKTRIKE BATICA MESATARE DIAPAZONI TEMPERATURA MESATARE E UJIT TURBULLIRA Mati MAT0 TW351211 Ujëra të përkohshme Tabela 5-4 – Karakterizimi i Trupave Ujorë – Kategoria e Ujërave BREGDETARE BREGDETARE EMRI LOKAL NËNBASENI: TRUPI UJOR KODI I BE-SË FORMA GJATËSIA KRIPËSIA MESATARE VJETORE THELLËSIA MESATARE BATICA MESATARE DIAPAZONI TEMPERATURA MESATARE E UJIT TURBULLIRA Tale MAT0 CW351202 Bregdeti 8.0 Patok MAT0 CW351205 Bregdeti 7.8 Laguna e Patokut MAT0 CW351206 Laguna 7.8 Tabela 5-5 – Karakterizimi i trupave ujorë - Kategoria e TRUPAVE UJORË TEPËR TË MODIFIKUAR (TUTM) dhe TRUPAVE UJORË ARTIFICIALË (TUA) TUA ose TUTM EMRI LOKAL NËNBASENI: TRUPI UJOR KODI I BE-SË STATUSI EKOLOGJIK KATEGORIA FORMA TIPOLOGJIA KODI I BE-SË TUTM/TUA MODIFIKIMI TUTM/TUA PËRDORIMI Ulza MAT4 LW351202 Liqen TUTM L-02 Kapërdredhësit– Digat– Rezervuarët Energjia - hidrocentralet Lezhë MAT2 LW351204 Liqen TUTM L-02 Kapërdredhësit– Digat– Rezervuarët Energjia - hidrocentralet <emri?> MAT2 LW351206 Liqen TUTM L-07 Kapërdredhësit– Digat– Rezervuarët Energjia - hidrocentralet Shkopetit MAT1 LW351208 Liqen TUTM L-02 Kapërdredhësit– Digat– Rezervuarët Energjia - hidrocentralet Mati MAT1 RW351231 Lumë TUTM Regjimi i Prurjes Energjia - hidrocentralet Mati MAT1 RW3512331 Lumë TUTM Regjimi i Prurjes Energjia - hidrocentralet Fani Madh MAT1 RW3512231 Lumë TUTM Regjimi i Prurjes Energjia - hidrocentralet Fani Vogël MAT3 RW3512225 Lumë TUTM Regjimi i Prurjes Energjia - hidrocentralet Faqe | 5-12 Harta 5-1 – Përvijimi dhe Identifikimi i Trupave Ujorë Sipërfaqësorë – Baseni i lumit Mat Faqe | 6-1 6. Përvijimi dhe Karakterizimi i Trupave Ujorë Nëntokësorë 6.1 Vështrim i përgjithshëm Plani i Menaxhimit të Basenit Ujor duhet të paraqesë karakterizimin fillestar të të gjithë trupave ujorë nëntokësorë për të vlerësuar përdorimet e tyre dhe shkallën në të cilën ata rrezikojnë të mos i arrijnë objektivat mjedisore, përkatësisht statusin e mirë sasior dhe atë kimik. Këta trupa ujorë nëntokësorë të identifikuar si në risk për të mos arritur objektivat mjedisore kërkojnë karakterizim dhe hetim të mëtejshëm për të bërë një vlerësim më të saktë të domethënies së këtij risku dhe për të identifikuar masat e kërkuara. Shqipëria Autoriteti kompetent në Shqipëri për identifikimin dhe raportimin e tendencave dhe ndikimeve tek burimet e ujërave nëntokësore është Shërbimi Shqiptar Gjeologjik (ShGjSh). ShGjSh-ja kryen monitorimin vjetor në nivel kombëtar në emër të Agjencisë Kombëtare të Mjedisit. Aktivitetet e ShGjSh-së lidhen ngushtësisht me ato të AKM-së (përmes monitorimit dhe raportimit) dhe të AMBU së (përmes dhënies së lejeve dhe shpërndarjes së burimeve ujore). Bashkimi Evropian Qëllimi kryesor i DKU-së është të parandalojë përkeqësimin e mëtejshëm dhe të përmirësojë statusin e ekosistemeve ujore për nevojat e tyre ujore dhe ekosistemeve tokësore që varen drejtpërdrejt nga ekosistemet ujore. Objektivi i mbrojtjes dhe përmirësimit të statusit të mirë të ujërave nëntokësore është hartuar në mënyrë të tillë që të arrihet ky qëllim. Kërkesat për identifikimin dhe vlerësimin e ujërave nëntokësore përafrohen ngushtësisht me objektivat e Direktivës 2006/118/KE dhe Direktivës 91/676/KEE 101 , 102 .Kjo Direktivë përcakton regjimin që vendos standardet e cilësisë së ujërave nëntokësore dhe prezanton masat për parandalimin ose kufizimin e ndotësve që depërtojnë në ujëra nëntokësore. 6.2 Kategorizimi dhe Tipologjia e Trupave Ujorë Nëntokësorë Kategoritë e Trupave Ujorë Nëntokësorë Ujërat nëntokësore nuk kategorizohen njësoj si ujërat sipërfaqësore, pasi konsiderohen si elementë individualë. Megjithatë, ka disa dallime mjaft të rëndësishme midis ujërave nëntokësore të përgjithshme (i gjithë uji poshtë sipërfaqes së tokës), akuiferëve (shtresa me depërtueshmëri të mjaftueshme për të lejuar nxjerrjen e sasive të konsiderueshme të ujit) dhe trupave ujorë nëntokësorë (zona ose volume të veçanta ose të përvijuara të ujërave nëntokësore që ndodhen brenda akuiferëve që njohim). Testi i Direktivës Kuadër të Ujit për të provuar nëse trupi ujor nëntokësor ka potencialin e mjaftueshëm për t’u sjellë si akuifer varet nga dy kritere: a) A mjafton burimi për të ofruar ujë në sasi > 10 m³/ditë ose të mjaftueshëm për 50 persona? b) A do të ndikonte nxjerrja e ujit nga burimi i ujërave nëntokësore në statusin ekologjik të një trupi ujor sipërfaqësor apo të një ekosistemi të varur prej tij? Sipërfaqja minimale e një trupi ujor nëntokësor është normalisht 10 km², sipërfaqe kjo që është vendosur për t’u përshtatur me zonën minimale ujëmbledhëse të trupit ujor sipërfaqësor të përcaktuar në DKU, Shtojca II (1.2.1). Njësitë më të vogla janë të volitshme nëse trupi ujor nëntokësor kërkon menaxhim të veçantë për sa i përket mbrojtjes së një ekosistemi të varur prej tij ose furnizimeve të lokalizuara të ujit të pijshëm për më shumë se 50 persona. 101Komisioni Evropian - Direktiva 2006/118/KE për mbrojtjen e ujërave nëntokësore kundër ndotjes dhe degradimit, ndryshuar me Direktivën 2014/80/BE 102Komisioni Evropian, Direktiva 91/676/KEE për mbrojtjen e ujërave kundër ndotjes së shkaktuar nga nitratet që vijnë nga burimet bujqësore Faqe | 6-2 Figura 6-1 – Përkufizimi i akuiferit në DKU Llojet e Trupave Ujorë Nëntokësorë dhe Përvijimi Bazë Praktika më e mirë ndërkombëtare bën dallim në mënyrë konvencionale midis akuiferëve në varësi të potencialit të burimit të tyre. Zakonisht, ato ndahen në a) akuiferë parësorë b) akuiferë dytësorë c) shtresa joproduktive. Këto dallime pranohen gjerësisht në tipologjinë e DKU-së për ujërat nëntokësore, ku ujërat nëntokësore klasifikohen sipas tetë llojeve parësore (shihni Tabela 6-1). Sipas parimeve të statusit të veçantë të trupave ujorë sipërfaqësorë, trupi ujor sipërfaqësor duhet të jetë nën-njësi koherente brenda basenit ujor ndaj të cilit të zbatohen në mënyrë të njëtrajtshme objektivat e Direktivës. Është e mundur dhe e lejueshme që një akuifer i tërë të mund të formojë edhe një trup ujor të vetëm nëntokësor, por vetëm nëse është krejtësisht homogjen për sa i përket veçorive hidraulike, variacioneve kimike natyrore, presioneve dhe ndikimeve. Poshtë kritereve të nivelit të lartë të potencialit të burimit të ujërave nëntokësore, përvijimi i mëtejshëm i akuiferëve në trupa ujorë individualë duhet të marrë parasysh: • Ndarjet e rrjedhës së ujërave nëntokësore, duke përdorur ujëmbledhësit e ujërave sipërfaqësore dhe kufijtë gjeologjikë si pika të përafërta ku informacioni është i kufizuar. • Variacionet kimike natyrore, kur vendosin një limit për vlerën e nxjerrjes së ujit të pijshëm nga burimi, ose kur ndikojnë në ndjeshmërinë ndaj presioneve dhe në menaxhimin e tyre. Tabela 6-1– Raportimi për Llojet Kryesore të Ujërave Nëntokësore në Shqipëri SHQIPËRI KODI RAPORTIMI I SHQIPËRISË FORMACIONI GJEOLOGJIK 103 RAPORTIMI EKUIVALENT ME WISE FORMACIONI GJEOLOGJIK 104 1 Porozitet ndërgranular - produktivitet i lartë Poroze - produktivitet i lartë 2 Porozitet ndërgranular - produktivitet mesatar Poroze - produktivitet i moderuar 3 Porozitet me fizura - produktivitet mesatar deri i ulët Akuiferë me fizura - produktivitet i moderuar 4 Akuiferë me fizura dhe karstike produktivitet i lartë Akuiferë me fizura dhe karst - produktivitet i lartë 5 Poroze/porozitet me fizura produktivitet mesatar Paklasifikuar105 6 Praktikisht shkëmbinj jo akuiferor . Akuiferë jo të konsiderueshëm - ujëra nëntokësore të kufizuara 7 Poroze/porozitet me fizura produktivitet mesatar deri i ulët Paklasifikuar 8 I padisponueshëm ose i panjohur I panjohur Përvijimi i Ndikuar nga Horizontet e Trupit Ujor Nëntokësor Figura 6-1 tregon se akuiferët me karakteristika mjaft të ndryshme ujëmbajtëse (kryesisht poroziteti dhe depërtueshmëria) kërkojnë përvijim kufijsh vetëm për potencialin e tyre të burimit. Kjo gjë realizohet mjaft lehtë për akuiferët homogjenë të pakufizuar. Megjithatë, formacionet gjeologjike (përfshi akuiferët) ekzistojnë në 3 dimensione dhe zakonisht përmbajnë karakteristika gjeologjike mjaft komplekse që mund të ndikojnë te a) rendimenti i trupave 103 Shërbimi Gjeologjik Shqiptar – Harta Hidrologjike 1:200 000 e Shqipërisë, 2015. Tabulimet e llojeve të akuiferëve në raportimin e Shqipërisë është në përputhje me hartën 1:200 000 dhe dosjet GIS .shp. Përkufizimet e llojit GIS .shp janë përdorur si lloj përvijimi. 104DKU– Dokumenti Udhëzues i Raportimit WISE GIS 2016 – skema TUN elementi i skemës – Formacioni Gjeologjik 105 Përkufizimi shqiptar i termit “poroze/porozitet me fizura” nuk përkon me kategoritë WISE të BE-së. Faqe | 6-3 ujorë individualë, b) cenueshmëria nga presionet e ndotjes dhe c) lidhja me sistemet e ujërave sipërfaqësore. Figura 6-2- Ilustrimi i Trupave Ujorë të Shumtë brenda një Akuiferi të Vetëm Figura 6-2 ilustron 3-dimensionalitetin e mundshëm të disa akuiferëve kur veçoritë e secilit horizont vertikal janë tepër të ndryshëm lidhur me a) deri në c) më lart, atëherë çdo horizont ose shtresë mund të identifikohet si trup ujor nëntokësor i veçantë. Horizonteve iu caktohen kode në rend ngjitës duke nisur nga sipërfaqja. Përvijimi i Ndikuar nga Presionet dhe Ndikimet e Trupit Ujor Nëntokësor Njësoj si për ujërat sipërfaqësore, ashtu edhe përvijimi i trupave ujorë nëntokësore duhet të sigurojë përcaktimin e saktë të statusit sasior dhe kimik të secilit trup ujor. Në shembullin e Figura 6-3, një akuifer i vetëm mund të hasë ndotje të konsiderueshme të lokalizuar nga ndikimet e shtresave tësipërme, duke sjellë ndryshim të statusit kimik përgjatë akuiferit106. Në këtë rast, duhen përvijuar tre trupa ujorë nëntokësorë për të reflektuar me saktësi ndryshimin në status. Po të njëjtat kritere vlejnë edhe për zonat me nxjerrje intensive të ujit, të cilat mund të krijojnë presione lokale në nivelin e ujërave nëntokësore. Në rastin e Figura 6-4, pompimi krijon një “kon depresioni” dhe me shumë mundësi një ndryshim të konsiderueshëm të statusit sasior të ujërave nëntokësore lokale. Për pasojë, ‘zona e ndikimit’ do të përvijohej si trup ujor nëntokësor individual, ndonëse është pjesë e një akuiferi në vazhdimësi. Në këtë shembull ndodh edhe rimbushja e imponuar nga trupi ujor sipërfaqësor i afërt, e cila sjell kritere shtesë për përvijim nëse ekosistemi ujor sipërfaqësor varet në mënyrë të konsiderueshme nga shkarkimet e ujërave nëntokësore. Prandaj, faza përfundimtare e përvijimit të trupit ujor është një proces përsëritës, në të cilin duhen vlerësuar edhe presionet dhe ndikimet antropogjene përgjatë një akuiferi të vetëm, për të bërë dallimin midis niveleve të ndryshme të statusit brenda akuiferit. Figura 6-3 –Përvijimi i trupit ujor nëntokësor që vjen nga ndryshimi i statusit kimik 106Komisioni Evropian– Dokumenti Udhëzues i CIS-it - Raporti Teknik për Karakterizimin e Trupit Ujor Nëntokësor, 2004. Faqe | 6-4 Figura 6-4 –Përvijimi i trupit ujor nëntokësor që vjen nga ndryshimi i statusit sasior 6.3 Vlerësimet e Mëparshme të Trupave Ujorë Nëntokësorë Formacionet Kryesore Hidrogjeologjike Formacionet kryesore hidrogjeologjike në Shqipëri janë marrë nga të dhënat e ofruara nga Shërbimi Gjeologjik Shqiptar (ShGjSh). Ujërat nëntokësore në Shqipëri janë të pranishme zakonisht në formacione të ndryshme që i përkasin periudhës Kuaternare deri Palaeozoike. Struktura gjeologjike e maleve shqiptare përmban kryesisht sedimente karstike me bazë karboni (p.sh formacione gëlqerore). Këto, së bashku me akuiferët e zhavorrit tejet të depërtueshme në ultësira, janë dy akuiferë tepër produktivë. Të dy këto lloje janë shumë të pranishme në basenin e lumit Mat. Tabela 6-2 – Përmbledhja Kombëtare e Formacioneve Hidrogjeologjike107 SHQIPËRI KODI LLOJI I AKUIFERIT LITOLOGJIA TREGUESE NUMRI I TUN-ëve RENDIMENTET E REALIZUESHME l/s ALG1 Akuiferë karbonati Gurë gëlqerorë, dolomite 18 4500 - 6100 ALG2 Akuiferë porozë Aluvione 12 1200 - 1300 ALG3 Akuiferë magmatikë Shkëmbinj intruzivë bazikë dhe ultrabazikë 6 345 - 630 ALG4 Konglomerat/gur ranor Sipas përcaktimit 9 430 -570 ALG5 Akuiferë me depërtueshmëri të ulët 10 < 300 Identifikimi Paraprak i Trupave Ujorë Nëntokësorë në Shqipëri Puna paraprake për karakterizimin e akuiferëve dhe përvijimin e trupave ujorë nëntokësorë u realizua me pjesëmarrjen e ShGjSh-së dhe ekspertëve ndërkombëtarë në vitin 2008. Falë kësaj pune u identifikuan pesë formacione të mëdha hidrogjeologjike në të gjithë Shqipërinë dhe u përvijuan 55 trupa ujorë nëntokësorë të veçantë (Tabela 6-2). Megjithatë, karakterizimi i realizuar në kuadër të projektit CEMSA 2008 paraqiti mangësi në një sërë fushash: a) Nuk u mor parasysh rëndësia e nën-ndarjes së akuiferëve të mëdhenj rajonalë në TUN-ë më të vegjël mbi bazën e kritereve të presioneve dhe ndikimeve të nxjerrjeve, statusit të ndotjes ose të ekosistemeve tokësore të varura në shkallë lokale. Të gjitha këto janë teste thelbësore për të dalluar një TUN të veçantë nga një akuifer më i gjerë. 107 Shërbimi Gjeologjik Shqiptar, Inventari i Burimeve të Ujërave Nëntokësore dhe Modelet e tyre të Përdorimit, projekti CEMSA, 2008 TUN TUN TUN Faqe | 6-5 b) Sistemi i caktimit të numrave të trupave ujorë nëntokësorë, ndonëse lidhej me “llojin” sipas Tabela 6-2, ishte shumë i kufizuar në shkallë (55 TUN-ë për të gjithë Shqipërinë bazuar kryesisht te formacionet hidrogjeologjike). c) Sistemi i caktimit të numërimit të trupave ujorë nëntokësorë bazohej te një rend kombëtar arbitrar, pa iu referuar basenit ujor brenda trupit ujor nëntokësor. Ndonëse shumë trupa ujorë nëntokësorë janë ‘ndërkufitarë’, në praktikë, kufiri hidrogjeologjik pasqyron ndarjen topografike të sipërfaqes. d) Trupat ujorë nëntokësorë në basene ujore të ndryshme menaxhohen zakonisht nga autoritete kompetente të ndryshme, ndaj është më e leverdishme nga pikëpamja administrative që të përdoret një sistem numerik që e njeh basenin ujor në të cilin ndodhet TUN-i (duke njohur edhe rëndësinë e sigurimit të menaxhimit konsistent përgjatë trupave ndërkufitarë). Megjithatë, puna fillestare u pasua nga një punë shumë më detajuese për formacionet hidrogjeologjike përmes publikimit të Hartës Gjeologjike të Shqipërisë në shkallën 1:200 000 në vitin 2015. Ky vlerësim gjithëpërfshirës ofron tashmë bazën për identifikimin e detajuar të trupave ujorë nëntokësorë individualë të mundshëm në Shqipëri, në kuadrin e raportimit të PMBU-së së re. Në fazën e re të PMBU-ve në Shqipëri, identifikimi dhe raportimi i të gjitha atributeve të trupit ujor synohet që të përafrohet më ngushtësisht me skemën e raportimit WISE të BE-së, krahasuar me studimet e mëparshme108. Kjo do të thotë se janë përdorur llojet kryesore hidrologjike të përcaktuara në Tabela 6-1, krahasuar me ato të projektit CEMSA 2008 i cili nuk përdor përkufizimet standarde. 6.4 Trupat Ujorë Nëntokësorë në Basenin e Lumit Mat Duke qenë se ka mungesë të theksuar të dhënash dhe detajesh të besueshme rreth cilësisë së ujit, statusit sasior, presioneve dhe ndikimeve në pjesën më të madhe të trupave ujorë nëntokësorë në Shqipëri, përvijimi i parë (2024-2029) është kryer, në mënyrë të pashmangshme, bazuar kryesisht te gjykimi i ekspertëve. Megjithatë, zbërthimi më tej në njësi më të vogla të trupit ujor bazuar te presionet e nxjerrjeve të parashikuara të ujit, niveli i ndotjes dhe ekosistemet tokësore të varura prej tyre janë një hap mjaft i rëndësishëm drejt një qasjeje analitike dhe të strukturuar për menaxhimin e përgjithshëm të trupave ujorë nëntokësorë në të ardhmen. Kapitulli 10 (seksioni 10-8) bën një raportim më të plotë të presioneve të trupave ujorë nëntokësorë, statusit aktual dhe ndikimeve te këta trupa ujorë. Sistemi i Rishikuar i Sistemit të Caktimit të Numrave për Trupat Ujorë Nëntokësorë Sistemi i caktimit të numrave, për trupat ujorë nëntokësorë të përvijuar në basenet e lumit Mat përdor të njëjtën qasje të përgjithshme si për Lumenjtë, Liqenet dhe Ujërat Bregdetare (identifikuar nga prefiksi përkatës nga kategora 109 WISE), duke përdorur protokollin që UN-i përfaqëson një trup ujor nëntokësor. Është shumë e rëndësishme të japim disa indikacione për potencialin e akuiferit në sistemin e caktimit të numrave, bazuar në kategoritë shqiptare të përmendura në Tabela 6-1. Kështu: TUN + Kodi Fillestar (4 shifror) i basenit sipas CCM + Lloji i akuiferit të mundshëm (01 deri në 07) + Numri Unik i Serisë (2 shifra). Lloji i akuiferit të mundshëm rrjedh nga shtatë llojet e identifikuara në Hartën Hidrogjeologjike të Shqipërisë në shkallën 1:200 000 hartuar nga ShGjSh-ja (Tabela 6-1). Numri i serisë është një nëngrupim i llojit të akuiferit të mundshëm pra për llojin e akuiferit 04 (akuifer karstik me produktivitet të lartë), mund të ketë trup ujor nëntokësor individual 01, 02, 03 të llojit 4 brenda basenit lumor. P.sh TUN 3512 04 09 përfaqëson trupin ujor nëntokësor individual të nëntë të llojit 4 në basenin e lumit Mat (3512). Nuk ka asnjë logjikë fikse për caktimin e numrave rendorë përveç rregullit të përgjithshëm arbitrar që sa më i lartë të jetë numri, aq më i largët është TUN-i nga pika e shkarkimit në sipërfaqe të basenit ujor. Sistemi mundëson identifikimin e 99 trupave ujorë nëntokësorë në çdo basen ujor, në rend fleksibël. 108Udhëzimi për Raportimin e Direktivës Kuadër të Ujit - http://cdr.eionet.europa.eu/help/WFD/WFD 521 2016 109 DKU– Dokumenti Udhëzues i Raportimit WISE GIS 2016 – skema TUN– elementi i skemës – KategoriaeTrupaveUjorëSipërfaqësorë- TUL, TUQ, TUK, TUB Faqe | 6-6 Trupat Ujorë Nëntokësorë të Përvijuar në Basenin e Lumit Mat Në basenin e lumit Mat janë identifikuar 18 trupa ujorë individualë. Ato raportohen në Tabelën 6-3 dhe Hartën 6-1. Për shumë sisteme të trupave ujorë nëntokësorë vërehet se disa trupa ujorë nëntokësorë janë ndërkufitarë midis baseneve ujore të afërta. Për rrjedhojë, regjimet e menaxhimit të trupave ujorë nëntokësorë duhet t’i marrin parasysh këto lidhje. Emri i TUN-it vendoset në çdo rast në mënyrë arbitrare, duke treguar vetëm vendodhjen e përafërt të TUN-it për referim lokal. Kodi i përvijimit duhet të përdoret për të identifikuar dhe gjetur vendndodhjen e çdo TUN-i. Tabela 6-3 –Grupet e Raportimit për Trupat Ujorë Nëntokësorë në Basenin e Lumit Mat Grupi LLOJI I AKUIFERIT LITOLOGJIA EMRI I GRUPIT TUN KODI EMRI I TUN-IT SIPËRFAQJA Km2 A T3: Akuiferë me fizura produktivitet i madh dhe i ndryshueshëm mesatar deri i ulët Shkëmbinj ultrabazikë magmatikë dhe metamorfikë Shkëmbinj ultrabazikë perëndimorë GW35120301 Kombesi 71 GW35120305 Shkopet 105 B T3: Akuiferë me fizura produktivitet i madh dhe i ndryshueshëm mesatar deri i ulët Shkëmbinj bazikë dhe ultrabazikë magmatikë dhe metamorfikë Shkëmbinj bazikë dhe ultrabazikë veri-lindor GW35120307 Thirrë 165 GW35120309 Gjegjani 260 C T4: Akuiferë karstikë me fizura produktivitet i lartë deri shumë i lartë Gur gëlqeror Masivi verior i Dajtit GW35120403 Selita 44 D T4: Akuiferë karstikë me fizura produktivitet i lartë deri shumë i lartë Gur gëlqeror Masivët karstikë verilindorë GW35120407 Macukull 138 GW35120411 Gojan 28 GW35120413 Arrën 38 G T4: Akuiferë karstikë me fizura produktivitet i lartë deri shumë i lartë Gur gëlqeror GW35120405 Mëllez 23 E T5: Akuiferë porozë / porozë me fizura produktivitet mesatar deri i ulët Konglomerate, gurë ranorë dhe gurë balte Gurë ranorë dhe konglomerate GW35120501 Burrel 344 GW35120503 Rrëshen 97 F T5: Akuiferë porozë / porozë me fizura produktivitet mesatar deri i ulët Konglomerate, gurë ranorë dhe gurë balte Vullkanikë veriorë GW35120505 Kryeziu 89 GW35120507 Kaçinar 104 Faqe | 6-7 Tabela 6-4 - Baseni i Lumit Mat - Përvijimi dhe Karakterizimi i Trupave Ujorë Nëntokësorë KODI I BE-SË Gr up i LITOLOGJIA LLOJI I AKUIFE RIT DHE PRODU KTIVITE TI SHTRE SA E SIPËR ME HOR IZO NTI KUFI ZUA R ZONA km² TH EL LË SI A 80 H SY % H K m /d H T m²/d NDË R KUFI TAR EKOSIS TEM I VARUR GW35120101 Aluvione Lloji 1 Argjil ë ranor e Po 1,2 108 4000 8000 GW35120103 Aluvione Lloji 1 Po 1,2 62.5 4000 8000 GW35120105 Aluvione N 1 GW35120301 A Magmatikë ultrabazikë Lloji 3 N 1 71.3 GW35120303 Magmatikë ultrabazikë Lloji 3 N 1 211 GW35120305 A Magmatikë ultrabazikë Lloji 3 N 1 105 GW35120307 B Magmatikë bazikë/ultrabazi kë Lloji 3 N 1 165 GW35120309 B Magmatikë bazikë/ultrabazi kë Lloji 3 N 1 260 GW35120401 - Gur gëlqeror Lloji 4 N 1 10.3 GW35120403 C Gur gëlqeror Lloji 4 N 1 44.4 GW35120405 G Gur gëlqeror Lloji 4 N 1 22.5 GW35120407 D Gur gëlqeror Lloji 4 N 1 138 GW35120409 - Gur gëlqeror Lloji 4 N 1 120 GW35120411 D Gur gëlqeror Lloji 4 N 1 28.1 GW35120413 D Gur gëlqeror Lloji 4 N 1 38.1 GW35120415 C Gur gëlqeror Lloji 4 N 1 GW35120417 - Gur gëlqeror Lloji 4 N 1 GW35120419 G Gur gëlqeror Lloji 4 GW35120501 E Gurë gëlqerorë dhe konglomeratë Lloji 5 1 344 GW35120503 E Gurë gëlqerorë dhe konglomeratë Lloji 5 1 96.7 GW35120505 F Vullkanikë Lloji 5 1 89.0 GW35120507 F Vullkanikë Lloji 5 1 104 Faqe | 6-8 Harta 6-1 – Përvijimi i Trupit Ujor Nëntokësor, Identifikimi dhe Tipologjia Faqe | 7-1 7. Përvijimi dhe Karakterizimi i Zonave të Mbrojtura 7.1 Vështrim i përgjithshëm Shqipëria Përvijimi i zonave të mbrojtura ka shumë rëndësi, pikërisht për t’u mbështetur te efektet e mëparshme dhe për të përdorur një metodologji shkencore gjithëpërfshirëse për përvijimin e kufijve të ekosistemeve që përfshijnë zona të mbrojtura individuale, sidomos, për identifikimin e hapësirës përreth zonës së mbrojtur, ku veprimtaritë njerëzore mund të ndikojnë në procese të rëndësishme ekologjike, si dhe te qëndrueshmëria e popullatave të organizmave vendase brenda zonës së mbrojtur. Kjo zonë me sipërfaqe më të madhe vendoset në fokusin logjik të monitorimit, studimit dhe menaxhimit bashkëpunues, të nevojshme për ta mbajtur zonën e mbrojtur në gjendje funksionale dhe të mirë. Këtyre zonave u referohemi si zona të mbrojtura – ekosisteme qendrore. Bashkimi Evropian Sipas nenit 6 dhe Shtojcës IV të DKU-së, kërkohet që të ngrihet regjistri për të gjitha zonat brenda çdo rajoni të basenit ujor, për të cilat kërkohet mbrojtje e veçantë në kuadër të legjislacionit të Komunitetit për mbrojtjen e ujërave sipërfaqësore dhe nëntokësore ose për ruajtjen e habitateve dhe specieve që varen drejtpërdrejt nga uji. Nevojiten edhe hartat që tregojnë vendndodhjen dhe madhësinë e zonave të mbrojtura, si dhe përshkrimin e legjislacionit të Komunitetit ose kombëtar sipas të cilit janë përcaktuar këto zona. 7.2 Zonat e Mbrojtura të Ujit të Pijshëm Vështrim i përgjithshëm Sipas nenit 7 të DKU-së (që rrjedh nga Direktiva e BE-së 98/83/KE110) të gjithë trupat ujorë që furnizojnë > 10 m³/ditë ose 50 persona kërkojnë përvijim dhe njihen si Zona të Mbrojtura të Ujit të Pijshëm (ZMUP). Udhëzimet e CIS-it përcaktojnë se në rastin e trupave ujorë nëntokësorë, ZMUP-të duhet të gjejnë zbatim për të gjithë trupin ujor nëntokësor të përvijuar dhe jo vetëm për një pjesë përbërëse të tij. Prandaj, për një akuifer të ngjashëm që furnizon ujë të pijshëm i cili nuk ndahet në trupa ujorë individualë (shihni seksionin 6.2.4), i gjithë akuiferi në tërësi duhet shpallur ZMUP. Megjithatë, ZMUP-të duhen dalluar nga “zonat e mbrojtjes” (neni 7(3) DKU-së). Zonat e mbrojtjes janë zona të përvijuara brenda ZMUP-së që synojnë veçanërisht kufizimin e drejtpërdrejtë të operacioneve apo veprimtarive të dëmshme që mund të ndotin burimet e ujërave nëntokësore ose sipërfaqësore. Sipas praktikës më të mirë ndërkombëtare, zakonisht përvijohen tre zona rreth fushës me puse ose rezervuarit, ku rregulloret bëhen më të rrepta sa më shumë t’i afrohemi burimit, Figura 7-1. Zona e jashtme përshkruhet zakonisht si “ujëmbledhësi i burimit’ ose ZMUP siç përshkruhet më lart. Për këto zona kërkohen politika dhe masa mbrojtëse të përgjithshme, si për shembull kufizimi i ujërave të ndotura të patrajtuara që vijnë nga fshatrat në rrjedhën e sipërme, si p.sh në rastin e një rezervuari për furnizim me ujë të pijshëm. Në rastin e nxjerrjes së ujërave nëntokësore që ndodhen në zona bujqësore, e gjithë zona e ZMUP-së mund të shpallet si Zonë e Cënueshme nga Nitratet (ZCN) 111 (shihni seksionin 7.5). Zona e Jashtme 2 është kryesisht zonë buferike ku risqet e kontaminimit nga substancat prioritare të rrezikshme dhe ndotësit specifikë për basenet ujore (NSBU) duhen kontrolluar rreptësisht. Si në burimet e ujërave nëntokësore, ashtu edhe në burimet e ujërave sipërfaqësore, madhësia e zonës së jashtme përcaktohet kryesisht nga tiparet hidraulike të shpejtësive mesatare (pra të mesme) të lumit që shkarkojnë në rezervuar, ose përcjellshmëria hidraulike (k) e formacioneve gjeologjike. Këto 110Komisioni Evropian – Direktiva 98/83/KE për cilësinë e ujit për konsum njerëzor 111Komisioni Evropian, Direktiva 91/676/KEE për mbrojtjen e ujërave kundër ndotjes së shkaktuar nga nitratet që vijnë nga burimet bujqësore Faqe | 7-2 identifikojnë kohën minimale të lëvizjes që i nevojiten substancave të rrezikshme për të mbërritur në burim. Zona e Brendshme 1 është kryesisht një zonë sigurie rreth burimit ose pikës së nxjerrjes. Figura 7-1 – Shembull i zonave të mbrojtjes së ujërave sipërfaqësore dhe nëntokësore Zonat e Mbrojtjes së Ujit të Pijshëm në Mat Teksa flasim, ka mangësi të konsiderueshme lidhur me menaxhimin aktual të Zonave të Mbrojtura të Ujit të Pijshëm (ZMUP) në të gjithë Shqipërinë. Shumë burime të mëdha për nxjerrje nuk kanë leje për nxjerrje, madje vendndodhjet e tyre nuk janë hartëzuar saktë. Shumë pak i kanë të identifikuara zonat e mbrojtjes higjeno-sanitare, sidomos për burimet e ujërave nëntokësore. Regjistri i Burimeve të Ujit të Pijshëm, që mbahet nga shoqëria UK paraqitet në Shtojcën Teknike 7 ka mungesë konsistence dhe të dhënash për shkak të cilësisë së dobët të raportimit. Aktualisht, raportohet se të gjitha stacionet e monitoruara të pompimit kanë një zonë të mbrojtur me rreze 10 15 m (me raste shkon deri në 25 m), e cila rrethohet me gardh metali, mur tulle ose mur guri. Në fazën e parë të hartimit të PMBU-së për Matin 2024-2029 mjafton që për shumicën e ZMUP-ve të përvijohet një kufi i thjeshtë që të përcaktojë ujëmbledhësin e burimit p.sh për rezervuarë të mëdhenj si Bovilla, ose një zonë arbitrare buferike si p.sh 500 m rreth të gjithë burimeve të ujërave nëntokësore, si në figurën 7-1. Këto harta janë përgatitur me lehtësi përmes GIS-it, por mund të kërkojnë edhe legjislacion dytësor për të vënë në zbatim zonat buferike. ZMUP-të kryesore që mund të përcaktohen në këtë fazë të ndërmjetme (por jo domosdoshmërish të mbrojtura në legjislacion) paraqiten në Regjistrin e ZMUP-së,Tabela 7-12. Harta e ZMUP-ve të identifikuara në mënyrë ligjore ose provizore paraqitet në Harta 7-1. Një prej prioriteteve urgjente të AMBU-së si pjesë e Programit të Masave është të identifikojë, regjistrojë dhe zbatojë të gjitha lejet e nxjerrjes dhe të përvijojë e publikojë zonat e mbrojtjes higjeno sanitare. Këto harta u duhen vënë në dispozicion të gjitha autoriteteve kompetente përgjegjëse për përdorimin e ujit ose veprimtaritë e përdorimit të tokës që mund të ndikojnë te ZMUP-të, duke përfshirë veçanërisht shoqëritë UK që mbajnë përgjegjësi të parat për mbrojtjen dhe kufizimin e praktikave të dëmshme në ZMUP. 7.3 Zonat e Shpallura për Speciet Ujore me Rëndësi Ekonomike Vështrim i përgjithshëm Disa zona të ujërave të grykëderdhjes dhe bregdetit përvijohen si ujëra të populluara nga butakët. Ujërat e populluara nga butakët janë zona që kërkojnë mbrojtje ose përmirësim për të mundësuar jetën dhe rritjen e butakëve dhe për të kontribuar në cilësinë e lartë të tyre për konsum njerëzor. Peshku është hallka kryesore e zinxhirit ushqimor të ekosistemeve ujore dhe përdoret gjerësisht si organizëm tregues i cilësisë së ujit. Diversiteti i madh i peshqve kontribuon jo vetëm në ofrimin e shërbimeve socio-ekonomike, por edhe në ruajtjen e balancës ekologjike të burimeve natyrore. Rehabilitimi i habitateve të peshqve dhe shtimi i popullatave të peshqve të rrezikuar mund të kontribuojë në përmirësimin e ofrimit të shërbimeve të ndryshme të ekosistemit. Në të kundërt, reduktimi i biodiversitetit të peshqve mund të sjellë ndikim negativ te vlera e shërbimeve kulturore të ekosistemeve ujore, si argëtimi, ekoturizmi dhe edukimi. Nëse vlera kulturore prishet një herë, nuk Faqe | 7-3 rikuperohet më kurrë. Prandaj, ruajtja e biodiversitetit të peshqve ka përfitime të mëdha mjedisore dhe mbron biodiversitetin ujor për brezat e ardhshëm. Zonat e Mbrojtura me Rëndësi Ekonomike në Mat Objektivi për ujërat e populluara nga butakët, i parashtruar në Direktivën për Ujërat e Populluara nga Butakët, është të mbrohet dhe kur shihet e nevojshme, të përmirësohet cilësia e ujërave të populluara nga butakët për të mbështetur jetën dhe zhvillimin e butakëve (moluskëve bivalvë dhe gastropodë), duke kontribuar kështu në cilësinë e lartë të produkteve butake për konsum drejtpërdrejt nga njeriu. Ky objektiv do të arrihet duke përmbushur standardet e detyrueshme dhe duke respektuar standardet udhëzuese të Direktivës për Ujërat e Populluara nga Butakët. Tabela 7-1 – Lista e zonave të mbrojtura me rëndësi ekonomike EMRI I VIJËS SË UJIT PËRVIJIMI STATUSI I PËRPUTHSHMËRISË Lumi Mat Cyprinidae, Cyprinodontidae, Salmonidae Në kushte mbijetese Lumi Fan i Madh Cyprinidae, Cyprinodontidae, Salmonidae Në kushte mbijetese Lumi Fan i Vogël Cyprinidae, Salmonidae Në kushte të vështira për mbijetesë Liqeni i Ulzës Cyprinidae, Cyprinodontidae, Salmonidae, Blenniidae, Sparidae Në kushte mbijetese Liqeni i Shkopetit Cyprinidae, Cyprinodontidae, Salmonidae, Blenniidae, Sparidae Në kushte mbijetese Harta e zonave të mbrojtura me rëndësi ekonomike (ZMRE) të identifikuara në mënyrë ligjore, ose provizore paraqitet në Shtojcën Teknike VIII. 7.4 Zonat e Përvijuara për Ujërat Rekreative dhe të Larjes Vështrim i përgjithshëm Autoritetet përkatëse kompetente për caktimin e zonave të Ujërave Rekreative dhe të Larjes janë Ministria e Turizmit dhe Mjedisit, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, Agjencia Kombëtare e Bregdetit, Agjencia Kombëtare e Mjedisit, Agjencia Kombëtare e Turizmit dhe Agjencia Kombëtare e Planifikimit të Territorit. Zonat për ujërat rekreative dhe të larjes paraqiten në hartën e Planit të Integruar Ndërsektorial për Bregdetin. Sipas VKM nr.797, datë 29.9.2010 për miratimin e rregullores higjeno-sanitare “Për administrimin e cilësisë së ujërave të larjes”, ujërat e larjes janë çdo trup (element) ujor sipërfaqësor ku autoriteti kompetent pret të lahen një numër mjaft i madh njerëzish dhe ku nuk ka ndalim apo rekomandim të përhershëm për të mos u larë. Kriteret janë vendosur për të mbrojtur publikun nga ekspozimi ndaj patogjenëve të dëmshëm, ndërkohë që marrin pjesë në veprimtari ujore, si në not, vozitje ose sërf, në të gjithë trupat ujorë të cilët janë përcaktuar për qëllime përdorimi rekreative. Vlerësimi i plazhit ose i ujërave të larjes duhet të marrë parasysh disa aspekte kyç, të cilat përfshijnë: • praninë dhe natyrën e rreziqeve natyrore ose artificiale; • ashpërsinë e rreziqeve që sjellin pasoja shëndetësore; • disponueshmërinë dhe praktikueshmërinë e veprimeve korrigjuese riparuese; • shpeshtësinë dhe densitetin e përdorimit; dhe • nivelin e zhvillimit. Menaxhimi i integruar i zonës bregdetare (MIZB) dhe menaxhimi i integruar i basenit ujor (MIBU) ndërmerren zakonisht në përgjigje të çështjeve që kanë të bëjnë me peshkimin, argëtimin/turizmin, rreziqet dhe pakësimin e rizoforeve. Prandaj, faktorët që rrezikojnë ujërat rekreative janë vetëm një prej çështjeve, interesave dhe kufizimeve të larmishme që prekin planifikimin dhe menaxhimin e zonave bregdetare ose baseneve ujore. Vendimet lidhur me menaxhimin e rreziqeve duhen marrë duke iu referuar të gjitha politikave qeveritare përkatëse dhe faktorëve të tjerë që ndikojnë te Faqe | 7-4 përshtatshmëria dhe përdorimi i basenit bregdetar/lumor. Duhen marrë parasysh të gjithë faktorët socialë, ekonomikë, estetikë, argëtues dhe ekologjikë. MIZB-ja dhe MIBU-ja shërbejnë si ombrella për koordinimin ndërmjet fushave të ndryshme të ndërhyrjes, duke përfshirë sistemet ekonomike, abiotike/biotike dhe sociale112. Ujërat e larjes klasifikohen si “të dobëta” nëse, në grupin e të dhënave për cilësinë e ujërave të larjes për periudhën e fundit të vlerësimit (1), vlerat e përqindjes (2) për numeracionet mikrobiologjike janë më keq (3) se vlerat “e mjaftueshme” të përcaktuara në Shtojcën Teknike VIII, Tabela 2, kolona D. Ujërat e larjes klasifikohen si “të mjaftueshme” nëse, në grupin e të dhënave për cilësinë e ujërave të larjes për periudhën e fundit të vlerësimit, vlerat e përqindjes (4) për numeracionet mikrobiologjike janë të barabarta ose më të larta se vlerat “e mjaftueshme” të përcaktuara në Shtojcën Teknike VIII, Tabela 2, kolona D; dhe nëse ujërat e larjes i nënshtrohen ndotjes afatshkurtër. Ujërat e larjes klasifikohen si “të mira” nëse, në grupin e të dhënave për cilësinë e ujërave të larjes për periudhën e fundit të vlerësimit, vlerat e përqindjes (4) për numeracionet mikrobiologjike janë të barabarta ose më të larta se vlerat “e cilësisë së mirë” të përcaktuara në Shtojcën Teknike VIII, Tabela 2, kolona C; dhe nëse ujërat e larjes i nënshtrohen ndotjes afatshkurtër. Ujërat e larjes klasifikohen si “të shkëlqyera” nëse, në grupin e të dhënave për cilësinë e ujërave të larjes për periudhën e fundit të vlerësimit, vlerat e përqindjes për numeracionet mikrobiologjike janë të barabarta ose më të larta se vlerat “e cilësisë së shkëlqyer” të përcaktuara në Shtojcën Teknike VIII, Tabela 2, kolona B; dhe nëse ujërat e larjes cënohen nga ndotja afatshkurtër113. Zonat e Mbrojtura Mjedisore pranë Ujërave Rekreative dhe të Larjes në Mat Përdorimet rekreative të mjediseve ujore janë të shumta. Ndër to mund të përmendim banjën e diellit, lundrim, notin, zhytjen, shëtitjen me varkë, peshkimin dhe sërfin. Në kontekstin socio-ekonomik të përdorimit rekreativ të ujit, rëndësia e turizmit është domethënëse për sa i përket përmasave, ndikimeve në rrafshin socio-ekonomik dhe atë mjedisor, si dhe përgjegjësisë dhe mjeteve që ka në dispozicion për të ndërhyrë. Objektivi nuk synon frenimin e përdorimit të ujërave rekreative, por të garantojë që zonat e ujërave rekreative të përdoren në mënyrë sa më të sigurt që të jetë e mundur, që numri më i madh i mundshëm i popullsisë të marrë përfitimet maksimale. Në Zonat e Mbrojtura të Basenit të Lumit Mat përfshihen: Statusi i mbrojtjes: RNM “Kune-Vain-Patok-Fushëkuqe-Ishëm” • Rezervat Natyror i Menaxhuar, Kategoria IV IUCN e zonave të mbrojtura, miratuar me VKM Nr. 60, datë 26.01.2022. • Zonë e Rëndësishme për Shpendët, miratuar me Urdhër të Ministrit të Mjedisit Nr. 283, datë 10.04.2013. Habitate të rëndësishme • Grykëderdhja e lumit Mat, Drin dhe Ishëm • Laguna bregdetare (Merxhani, Vaini, Zajet, Ceka, Patoku i vjetër, Gryka e Patokut, Godulla) • Duna bregdetare me pyje të pishës mesdhetare Pinus halepensis, P.pinea, P. pinaster • Pyjet të përzierë aluvionalë apo të brigjeve të lumenjve Specie të rëndësishme • Populus alba • Fraxinus excelsior • Zostera noltii • Lutra lutra • Canis aureus 112Organizata Botërore e Shëndetësisë Udhëzime për mjedise të sigurta të ujërave rekreative. Vëllimi 1. Ujërat bregdetare dhe të ëmbla. 113 Këto kritere bazuar në VKM Nr.797, datë 29.9.2010 PËR MIRATIMIN E RREGULLORES HIGJIENO-SANITARE “PËR ADMINISTRIMIN E CILËSISË SË UJËRAVE TË LARJES” Faqe | 7-5 • Larus ridibundus • Solea vulgaris Harta e zonave të mbrojtura rekreative (ZMRUB) të identifikuara në mënyrë ligjore ose provizore paraqitet në Shtojcën Teknike VIII. Rezervat natyrore të menaxhuar / parku natyror Kune-Vain Patok-Fushë Kuqe-Ishëm114 Kjo lagunë dhe zonë e mbrojtur njëkohësisht ka një sipërfaqe prej 8092.3 ha dhe ndodhet në grykëderdhjen e lumit Drin e Mat. Këtu mund të gjesh shumë rrjedha ujore, prej të cilave dy janë laguna të gjetura: ajo e Cekës me sipërfaqe 235 ha dhe ajo e Merxhanit me sipërfaqe 77 ha. Ishulli ranor i Kunes, me sipërfaqe 125 ha, që ndodhet në anën e djathtë të grykëderdhjes së Drinit e Matit, është mjaft tërheqës për turistët. Ishulli i Kunes ka bimësi të dendur hidrofile. Në të gjenden 227 specie bimësh. Kjo zonë mbart ende vlera shkencore të veçanta si zonë me një larmi habitatesh si ZRSh, që ka shumë rëndësi për shpendët migratorë dhe kolonitë Capercaillie mjaft të veçanta (familja Ardeidae). Kjo zonë ka një pyll tipik mesdhetar, ndërsa laguna e Marjanit dhe ligatinat përreth kanë disa specie zogjsh, për të cilat ka fituar statusin ZRSh. Zona ka planin individual të menaxhimit. 7.5 Zonat e Përvijuara si Zona të Ndjeshme ndaj Lëndëve Ushqyese Vështrim i përgjithshëm Legjislacioni i BE-së parashikon dy lloje të ndryshme të zonave që duhen mbrojtur nga ndotja e sipërfaqes: • Zonat aktuale apo potenciale që përdoren për nxjerrjen e ujit të pijshëm, ku përqendrimi i nitrateve për shkak të praktikave në sipërfaqe është më i lartë se 50 m/l, sipas Direktivës së Nitrateve, duhen shpallur si “zona të ndjeshme ndaj nitrateve” (ZNN), ku të zbatohen praktikat e duhura të menaxhimit të tokës. • Zonat e shpallura si “zona të ndjeshme ndaj lëndëve ushqyese”, sipas Direktivës për Ujërat e Ndotura Urbane (DUNU). Në këto zona, trupat ujorë janë eutrofikë, ose mund të bëhen eutrofikë nëse nuk merren masa mbrojtëse, ose kur kërkohet trajtim i mëtejshëm i ujërave të ndotura për mbrojtjen e habitateve ose specieve (DUNU, Shtojca II). Zonat e Ndjeshme ndaj Lëndëve Ushqyese (ZNLU) shpallen atëherë kur përqendrimi i nitrateve në trupa ujorë është i lartë, ose në rritje, apo kur trupat ujorë janë ose po bëhen eutrofikë për shkak të ndotjes nga nitratet bujqësore. Fermerët brenda ZNLU-ve duhet të veprojnë në përputhje me programin e masave të detyrueshme për reduktimin e nitrateve bujqësore. Krahas kësaj, është hartuar edhe kodi i praktikës bujqësore, i cili duhet zbatuar vullnetarisht nga të gjithë fermerët. Zonat e Ndjeshme ndaj Lëndëve Ushqyese në Mat Identifikimi i Zonave të Ndjeshme ndaj Lëndëve Ushqyese në Basenin e Lumit Mat nuk ka përfunduar dhe nuk ka ende hartë për identifikimin e zonave të ndryshme. 114Plani i Integruar Ndërsektorial për Bredgetin (PINS) Faqe | 7-6 ZNLU-të janë zona të shpallura si zona në risk nga ndotja për shkak të nitrateve që vijnë nga bujqësia. Sipas Direktivës për Nitratet dhe Rregulloreve për Nitratet, ujërat përkufizohen si të ndotura nëse: • përmbajnë ose mund të përmbajnë, nëse nuk merren masa parandaluese, nitrate me përqendrim më të madh se 50 mg/l; • janë eutrofikë, ose po bëhen eutrofikë, nëse nuk merren masa parandaluese. Për të përvijuar ZNLU-të, fermerët duhet të mbajnë të dhëna për burimet e lëndëve ushqyese në fermë dhe plehëruesit e hedhur në fusha. Fokusi do të jetë te volumet e ujërave të pistë dhe të papastër, jashtëqitjeveve të shpendëve, mbetjeve të shpendëve dhe jashtëqitjeve të tjera të ngurta që prodhohen në fermë. Falë këtyre të dhënave, instrumenti do të përllogarisë sasitë e lëndëve ushqyese (azot dhe të tjerë) që prodhohen në fermë. Më pas, duke ditur vendndodhjen e fermës dhe ngastrave, mund të llogaritet sasia e plehëruesve që do të hidhet në çdo parcelë, për të përmbushur rregulloret për ZNLU-të. 7.6 Zonat e Shpallura për Mbrojtjen e Habitateve dhe Specieve Vështrim i përgjithshëm Duke qenë se harmonizimi i legjislacionit kombëtar të Shteteve Joanëtare të BE-së me standardet e BE-së nuk ka përfunduar ende, nuk mund të bëhet inventarizimi i plotë i ZM-ve për mbarë basenin, gjë që kërkohet nga DKU-ja. Prandaj, mund të përdoret një qasje e modifikuar, që të marrë parasysh: • Standardet kombëtare për përvijimin e ZM-ve; • Statusin e ndryshëm në kuadër të zbatimit të Konventës së Bernës dhe rrjetit NATURA 2000 në vend; • Nivelin e ndryshëm të përshtatjes së legjislacionit kombëtar të Shteteve Joanëtare të BE-së me legjislacionin dhe standardet e BE-së; • Mungesa e përgjithshme e regjistrave dhe/ose bazave efikase të të dhënave për ZM-të në vend; • Përgjegjësia e përbashkët për mirëmbajtjen dhe mbrojtjen e zonave të ujit të pijshëm midis autoriteteve kompetente në nivel kombëtar dhe nën-kombëtar; • Përgjegjësia e përbashkët për monitorimin e zonave të mbrojtura të ujit të pijshëm; Zonat e Mbrojtjes së Habitatit në Mat Autoriteti kompetent për menaxhimin e sistemit kombëtar të zonave të mbrojtura në Shqipëri është Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura (AKZM). Brenda kufijve të basenit ujor të lumit Mat ndodhen tre zona të mbrojtura të përcaktuara sipas legjislacionit shqiptar. Qasja për përcaktimin dhe menaxhimin e zonave të mbrojtura në Shqipëri përshkruhet në Ligjin për Zonat e Mbrojtura. Ligji përcakton mbrojtjen e gjashtë (6) kategorive të zonave të mbrojtura. Kategorizimi i zonave, statusi dhe shkalla e mbrojtjes për çdo zonë bazohen te kriteret e Qendrës Botërore të Konservimit të Natyrës. Puna për menaxhimin e siteve të Natura 2000115 ka nisur vetëm kohët e fundit. Në kuadër të projektit NaturAL, është identifikuar shpërndarja e mundshme e Zonave të Natura 2000 me Interes për Komunitetin (ZIK), gjë që ka sjellë hartimin e listës paraprake me 43 zonat e propozuara për të gjithë vendin. Në basenin e lumit Mat janë identifikuar tre zona të Natura 2000 me interes për komunitetin. Sipas legjislacionit përkatës të zonave të mbrojtura, këto kategori të ZM-ve duhen menaxhuar sipas planeve të tyre të menaxhimit. Situata aktuale e menaxhimit ka treguar se jo të gjitha ZM-të në basenin e lumit Mat kanë plane individuale menaxhimi. Programi i veçantë i masave është pjesë përbërëse e këtyre planeve, ku parashtrohen masat përkatëse lidhur me monitorimin dhe vlerësimin e burimeve ujore dhe ekosistemeve të varura. Informacioni përmbledhës për çdo zonë të mbrojtur gjendet në Shtojcën Teknike VIII. 115 BE - Forcimi i Kapaciteteve Kombëtare për Mbrojtjen e Natyrës – Përgatitja për Rrjetin Natura 2000, Mars 2019 Faqe | 7-7 Tabela 7-2 – Regjistri i Zonave të Mbrojtura – Kategoria e ZONAVE TË MBROJTURA TË UJIT TË PIJSHËM EMRI I ZONËS SË MBROJTUR NËN BASENET FUNKSIONI DATA E PËRCAKTUAR LEGJISLACIONI KOMBËTAR PËRKATËS LEGJISLACIONI PËRKATËS I BE-SË TRUPAT UJORË PËRKATËS STATUSI AKTUAL KUFIJTË E SHPALLUR Tabela 7-3 - Regjistri i Zonave të Mbrojtura - Kategoria SPECIET UJORE ME RËNDËSI EKONOMIKE EMRI I ZONËS SË MBROJTUR NËN BASENET FUNKSIO NI DATA E PËRCAKTUAR LEGJISLACIONI KOMBËTAR PËRKATËS LEGJISLACIONI PËRKATËS I BE-SË TRUPAT UJORË PËRKATËS STATUSI AKTUAL KUFIJTË E SHPALLUR MAT0 ZMUP Direktiva2000/60/KE Direktiva 91/676/KEE Tabela 7-4 – Regjistri i Zonave të Mbrojtura – Kategoria UJËRAT REKREATIVE DHE TË LARJES EMRI I ZONËS SË MBROJTUR NËN BASENET FUNKSIONI DATA E PËRCAKTUAR LEGJISLACIONI KOMBËTAR PËRKATËS LEGJISLACIONI PËRKATËS I BE-SË TRUPAT UJORË PËRKATËS STATUSI AKTUAL KUFIJTË E SHPALLUR Kune-Vain- Patok-Fushë Kuqe Ishëm MAT0 ZMRNM VKM Nr. 60, datë 26.01.2022 Direktiva 2006/7/KE TW351211 4 po Tabela 7-5 - Regjistri i Zonave të Mbrojtura – Kategoria ZONAT E NDJESHME NDAJ LËNDËVE USHQYESE EMRI I ZONËS SË MBROJTUR NËN BASENET FUNKSIONI DATA E PËRCAKTUAR LEGJISLACIONI KOMBËTAR PËRKATËS LEGJISLACIONI PËRKATËS I BE-SË TRUPAT UJORË PËRKATËS STATUSI AKTUAL KUFIJTË E SHPALLUR MAT0 ZMURL Direktiva 91/676/KEE Direktiva 91/272/KEE Tabela 7-6 – Regjistri i Zonave të Mbrojtura – Kategoria HABITATET DHE SPECIET E MBROJTURA EMRI I ZONËS SË MBROJTUR NËN BASENET FUNKSIONI DATA E PËRCAKTUAR LEGJISLACIONI KOMBËTAR PËRKATËS LEGJISLACIONI PËRKATËS I BE-SË TRUPAT UJORË PËRKATËS STATUSI AKTUAL KUFIJTË E SHPALLUR Faqe | 7-8 Kune-Vain-Patok-Fushë Kuqe Ishëm MAT0 ZMRNM VKM nr. 60 datë 26.1.2022 Direktiva 91/676/KEE Direktiva 91/272/KEE TW351211 4 Po Liqeni i Ulzës MAT 1&4 ZMPK VKM nr. 60 datë 26.1.2022 Direktiva 91/676/KEE Direktiva 91/272/KEE LW351202 4 Po Bjeshka e Oroshit MAT 3&4 ZMURL Direktiva 91/676/KEE Direktiva 91/272/KEE 3512227 3 Po Lurë-Mali i Dejës MAT 4 ZMPK VKM nr. 56 datë 26.1.2022 Direktiva 91/676/KEE Direktiva 91/272/KEE 3512345 3 Po Mali me Gropa-Bizë Martanesh MAT4 ZMPK VKM nr. 60 datë 26.1.2022 Direktiva 91/676/KEE Direktiva 91/272/KEE 351291 351293 3512921 3 Po Faqe | 7-9 Harta 7-1 – Harta e të gjitha zonave të mbrojtura – Mat Faqe | 8-1 8. Rrjetet e Monitorimit dhe të Dhënat e Mbikëqyrjes 8.1 Konteksti Ligjor Shqipëria Direktiva e BE-së 2008/105/KE është transpozuar në VKM-në Nr. 246, datë 30.4.2014 “Për vendosjen e standardeve të cilësisë mjedisore për ujërat sipërfaqësore” 116,117. Programet aktuale të monitorimit të ujit janë përgatitur në bazë të VKM-së Nr. 1189, datë 18.11.2009 “Për rregullat dhe procedurat e hartimit dhe zbatimit të programit kombëtar të monitorimit të mjedisit”. AMBU përdor informacionet e mbledhura nëpërmjet monitorimit të ujit dhe çdo informacion tjetër përkatës që përmban të dhëna ekzistuese nga monitorimi i mjedisit, për të bërë vlerësimin e probabilitetit që kanë trupat ujorë sipërfaqësorë në basen për të mos i përmbushur objektivat e cilësisë mjedisore të vendosura për trupat ujorë. AMBU mund të përdorë teknikat e modelimit për të ndihmuar vendimmarrjen. Sipas karakterizimit dhe vlerësimit të ndikimit të realizuar në përputhje me Shtojcën 1 të VKM-së Nr. 16.12.2020, datë 16.12.2020, për çdo periudhë gjatë së cilës zbatohet plani i menaxhimit të basenit ujor, duhet të hartohet programi i monitorimit mbikëqyrës dhe programi i monitorimit operacional, madje në disa raste edhe programet e monitorimit investigativ. Institucionet shtetërore përgjegjëse për monitorimin duhet të monitorojnë ato parametra që janë tregues të statusit të çdo elementi të cilësisë. Kadastra Kombëtare e Burimeve Ujore shërben si bazë të dhënash për burimet e gjeoreferimit në sistemin GIS. Të dhënat për shtresat, që gjenden në Kadastrën Kombëtare të Burimeve Ujore, publikohen në faqen e internetit të ASIG-ut. Bashkimi Evropian Programi i monitorimit në përputhje me DKU-në në nivel kombëtar synon mbledhjen e të dhënave për vlerësimin e statusit bazë, identifikimin e tendencave të cilësisë së ujit dhe rishikimin e efikasitetit të masave të zbatuara për mbrojtjen e burimeve ujore. Shtojcat II dhe V të DKU-së përcaktojnë planin për vlerësimin e përgjithshëm dhe planin e monitorimit për ujërat. Kjo gjen zbatim si për trupat ujorë sipërfaqësorë ashtu edhe për trupat ujorë nëntokësorë dhe për zonat e mbrojtura118. Aspektet kyç të programeve të monitorimit përfshijnë: • Llojet e monitorimit dhe objektivat (monitoruese119, mbikëqyrëse, operacionale dhe hetimore); • zgjedhjen e pikave të monitorimit (me qëllim që të ofrojë një tablo sa më koherente dhe të përgjithshme të statusit kimik brenda çdo baseni ujor); • elementet e cilësisë (EC) që do të monitorohen dhe shpeshtësia e kërkuar e monitorimit; 8.2 Programi i Monitorimit të Cilësisë së Ujërave Sipërfaqësore Autoriteti Kompetent Autoriteti kompetent përgjegjës për monitorimin sasior të ujërave sipërfaqësore është Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit (IGjEO). Instituti është një njësi kërkimore kombëtare që operon në varësi të Universitetit Politeknik të Tiranës. Ky institut ka hasur vështirësi mjaft të mëdha menaxhuese, financuese dhe organizative gjatë viteve të fundit lidhur me ofrimin e të dhënave bazë dhe të besueshme për prurjen, të përpunuara në përputhje me standardet e pranueshme minimale 116Direktiva 2008/105/KE për standardet e cilësisë mjedisore në fushën e politikave të ujit, që ndryshon dhe shfuqizon për pasojë Direktivat e Këshillit 82/176/KKE, 83/513/KKE, 84/156/KKE, 84/491/KKE, 86/280/KKE dhe Direktivën 2000/60/KE të Parlamentit Evropian dhe të Këshillit 117 Direktiva 2008/105/KE është ndryshuar nga Direktiva 2013/39/BE që ndryshon dhe shfuqizon Direktivat e Këshillit 2000/60/KE dhe 2008/105/KE lidhur me substancat prioritare në fushën e politikave të ujit. 118Direktiva Kuadër e Ujit, Shtojca V 119Termi “fushatë monitorimi” nuk përdoret në DKU, por përdoret në kontekstin shqiptar për të treguar vlerësimin gjithëpërfshirës dhe të shpejtë të kushteve biologjike dhe/ose fiziko-kimike ku programi i monitorimit kombëtar është i pamjaftueshëm, për të nxjerrë edhe përafrimet e para lidhur me statusin e mundshëm të trupit ujor Faqe | 8-2 ndërkombëtare120. Pavarësisht asistencës teknike të ofruar në mënyrë të përsëritur nga agjencitë e mëdha ndërkombëtare që prej vitit 2007, shumica e stacioneve të monitorimit meteorologjik dhe hidrologjik nuk janë funksionale ose kanë probleme të mëdha kalibrimi. Statusi i Rrjetit të Monitorimit të Sasisë së Ujërave Sipërfaqësore Një rrjet i besueshëm hidrometrik aktual është tejet i rëndësishëm për të pasur një MIBU sa më efikas. Të dhënat e përpunuara për prurjen e ujërave sipërfaqësore janë jetike për katër arsye: • Përcaktimi i regjimeve aktuale të prurjes vjetore dhe disponueshmëria e burimeve ujore, në mënyrë që burimet vendore, rajonale dhe kombëtare të mund të përcaktohen me saktësi për qëllimet e shpërndarjes së burimeve ujore, përmes mekanizmit të bilanceve të ujit. • Përcaktimi i tendencave të reshjeve dhe flukseve të tyre në dalje të basenit për të vlerësuar ndikimet e ndryshimeve klimatike. • Përcaktimi i regjimeve të prurjes në përgjithësi dhe prurjeve ekologjike në veçanti, në mënyrë që aspektet ekologjike të statusit të trupit ujor të mund të përcaktohen me saktësi. • Përcaktimi i volumeve të sakta të prurjes, në mënyrë që ngarkesat e ndotësve në ujërat pritëse (dhe për rrjedhojë masat e nevojshme korrigjuese) të mund të llogariten me besueshmëri. Është më se e dukshme se pa një rrjet efikas dhe funksional hidrometrik, shumica e objektivave në kuadër të strategjisë së përgjithshme të MIBU-së, për çdo basen ujor nuk do të ishin arritur. Statusi i Rrjetit të Monitorimit të Sasisë së Ujërave Sipërfaqësore Vendi ka pasur historikisht (1960-1992) një rrjet efikas dhe të besueshëm kombëtar hidrometrik. Megjithatë, ky plan mund të realizohet vetëm nëse ka të dhëna historike për prurjet nga viti 2008 e në vijim. Mungesa e të dhënave të besueshme të kohëve të fundit për prurjet ngre shumë pikëpyetje lidhur me saktësinë dhe integritetin e strategjisë MIBU të parashikuar në këto raporte dhe strategji, por edhe në të tjera. Përdorimi i të dhënave të vjetra për prurjet, të cilat nuk është se marrin parasysh ndryshimet e shumta që ka pësuar baseni, e jo më ndryshimet e mundshme klimatike, shihen me skepticizëm të madh. 8.3 Programi i Monitorimit të Cilësisë së Ujërave Sipërfaqësore Autoriteti Kompetent Rrjeti i monitorimit të cilësisë së ujërave sipërfaqësore (lumenj, liqene, ujëra të përkohshme dhe bregdetare) në basenin ujor të lumit Mat dhe programet përkatëse të kampionimit janë nën administrimin e Agjencisë Kombëtare të Mjedisit (AKM) pranë Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit121. AKM-ja publikon çdo vit Programin Kombëtar të Monitorimit të Mjedisit, i cili përcakton pikat dhe parametrat e shënjestruara të monitorimit122. Rëndësia e Rrjetit të Monitorimit Mbikëqyrës të Cilësisë së Ujërave Sipërfaqësore Idealja do të ishte që rrjeti i monitorimit të cilësisë së ujërave sipërfaqësore të ngrihet në përputhje me kërkesat e nenit 8 dhe shtojcës V, 1.3 të DKU-së. Rrjeti i monitorimit duhet projektuar në mënyrë të tillë që të ofrojë një tablo sa më koherente dhe gjithëpërfshirëse të statusit ekologjik dhe kimik brenda çdo baseni ujor dhe duhet të lejojë klasifikimin e trupave ujorë në pesë klasa, në përputhje me përkufizimet normative të statusit ekologjik për ujërat sipërfaqësore. Rrjeti aktual i monitorimit të cilësisë së ujërave sipërfaqësore i administruar nga AKM-ja paraqitet në Hartën 8-1. Statusi i Rrjetit dhe të Dhënat e Monitorimit Mbikëqyrës të Cilësisë së Ujërave Sipërfaqësore Aktualisht, për shkak të burimeve dhe kapaciteteve të kufizuara, elementet e cilësisë biologjike (ECB) nuk kampionohen apo analizohen në mënyrë të vazhdueshme në vend. Laboratori i Agjencisë 120Për krijimin e platformës institucionale dhe rregullatore për qeverisjen dhe funksionimin e Kadastrës Kombëtare të Burimeve Ujore Banka Botërore/SIDA – Maj 2020 121Qeveria Shqiptare, VKM Nr. 1189 “Për rregullat dhe procedurat e zbatimit të Programit Kombëtar të Monitorimit”, 2009 122Agjencia Kombëtare e Mjedisit - http://www.akm.gov.al/cil%c3%absia-e-mjedisit.html#raporte publikime Faqe | 8-3 Kombëtare të Mjedisit punon në përputhje me standartin ISO 17025:2017 dhe është i akredituar për parametrat kryesore fiziko-kimike: pH, përçueshmëria elektike, alkaliniteti, lëndët e ngurta pezull, kërkesa për oksigjen kimik, kërkesa për oksigjen biokimik, nitrite, nitrate, jonet e amonit, ortofosfat dhe fosfori total. Aktualisht, substancat prioritare (ato që paraqesin risk të konsiderueshëm për mjedisin ujor) nuk monitorohen në mënyrë rutinë. Ndotësit specifikë për basenin ujor (NSBU) (ata ndotës që konsiderohen nga autoriteti kompetent si me rëndësi të veçantë për basenin ujor ) nuk janë përcaktuar ende. Numri i pikave të monitorimit ndryshon çdo vit në varësi të kufizimeve buxhetore. Monitorimet rutinë të ujërave sipërfaqësore kanë vënë në dispozicion të dhëna rreth cilësisë së ujit për katër pika monitorimi në basenin ujor të lumit Mat. Rezultatet e përzgjedhura nga rrjeti i monitorimit paraqiten për parametrat BOD5, Total P dhe NH4 në Shtojcën Teknike IX. Këto tre parametra shërbejnë si tregues të përgjithshëm mjaft të mirë për ndotjen që vjen nga burimet antropogjene që mund të dëmtojnë sistemet ujore. Të dhënat e plota fiziko-kimike nga programet e monitorimit të AKM-së për periudhën 2014 – 2019 paraqiten në Shtojcën Teknike 8. Fushata e monitorimit gjatë 2019-s dhe 2022-s Harta 8-2 dhe Tabela 8-1 në shtojcën IX tregojnë qartë se numri i stacioneve në programin kombëtar aktual të monitorimit nuk është shumë i madh dhe nuk përfaqëson shumicën e trupave ujorë të përvijuar në basenet ujore. Kështu, programi aktual i AKM-së nuk i përmbush kërkesat e përputhshmërisë me Shtojcën V 1.3 të DKU-së. Për të bërë një kuantifikim sa më të mirë të statusit të mundshëm të trupit ujor, në tetor të 2019-s dhe në qershor të 2022-it, u realizuan dy fushata kampionimi më gjithëpërfshirëse në basenin e Matit. Fushata e tetorit të 2019-s përfshiu 15 pika përgjatë baseneve të Matit, ku u analizuan 11 parametra fiziko-kimike. Fushata e qershorit të 2022-s përfshiu 11 pika përgjatë basenit të Matit, ku u analizuan 7 parametra fiziko-kimike dhe vlerësimi biologjik i cilësisë së ujërave. Analizat e detajuara paraqiten në Shtojcën Teknike IX. Fushata gjithëpërfshirëse mundësoi një vlerësim më të mirë për statusin e mundshëm sasior të të të gjithë trupave ujorë të basenit ujor. Këto vendndodhje jepen në Tabelën 8-1, ku paraqiten edhe vlerat për dy treguesit më të rëndësishëm fiziko kimikë të ndotjes antropogjene dhe ndikimit të mundshëm te elementet e cilësisë së mjedisit (ECB), BOD5 dhe NH4 (mg/l). Të dhënat e plota fiziko-kimike nga fushata e monitorimit të 2019-s dhe të 2022-it paraqiten në Shtojcën Teknike IX. Vlerësimet hidromorfologjike Sipas DKU-së, elementet e cilësisë hidromorfologjike konsiderohen si elemente që mbështesin elementet e cilësisë biologjike. Kjo do të thotë se elementet e cilësisë hidrobiologjike mund të preken jo vetëm nga cilësia e ujit, por edhe nga kushtet hidrologjike dhe/ose morfologjike. Teksa flasim, Shqipëria nuk ka dispozita që të parashikojnë vlerësimin e statusit hidromorfologjik. Megjithatë, është bërë një lloj përpjekjeje paraprake për vlerësimin e statusit hidromorfologjik të trupave ujorë sipërfaqësorë të përvijuar në basenin e lumit Mat. Detajet rreth qasjes dhe metodologjisë gjenden në Shtojcën Teknike VI. Faqe | 8-4 8.4 Programi i Monitorimit të Ujërave Nëntokësore Autoriteti Kompetent Rrjeti i monitorimit të ujërave nëntokësore në basenin e lumit Mat dhe programet përkatëse të kampionimit janë nën autoritetin kompetent të AKM-së, të Ministrisë të Mjedisit dhe Turizmit, e cila publikon çdo vit Programin Kombëtar të Monitorimit Mjedisor, i cili përcakton pikat e monitorimit dhe parametrat e synuar. Marrja e kampionëve për cilësinë e ujërave nëntokësore dhe monitorimi ‘hidrodinamik’ (niveli i ujërave nëntokësore) u janë dhënë me nënkontraktim Shërbimit Gjeologjik Shqiptar (ShGjSh). ShGjSh ja ka vënë në zbatim një program dytësor monitorimi me buxhetin e vet për qëllime të tjera hidrogjeologjike, i cili nuk është pjesë e programit zyrtar të AKM-së. Rrjeti i plotë i monitorimit të ujërave nëntokësore (ndryshon çdo vit) dhe paraqitet në Hartën 8-2 dhe në Tabelën 8-10, në Shtojcën Teknike IX. Rëndësia e Rrjetit të Monitorimit të Sasisë së Ujërave Nëntokësore Rrjeti i monitorimit të cilësisë së ujërave nëntokësore duhet të ngrihet në përputhje me kërkesat e Nenit 8 dhe Shtojcës V, 2.2 dhe 2.3 të DKU-së. Rrjeti i monitorimit duhet projektuar në mënyrë të tillë që të ofrojë një tablo koherente dhe të përgjithshme të statusit kimik dhe sasior për çdo trup ujor individual. Matja parësore e statusit sasior ka të bëjë me thellësinë ose lartësinë e nivelit të ujërave nëntokësore te puset e ndërtuara për qëllime monitorimi. Kjo gjen zbatim të plotë tek akuiferët me aluvione, gurë ranorë dhe konglomerate (Tipet 1, 2 dhe 5). Megjithatë, tek akuiferët me masivë gëlqerorë tepër karstikë (akuiferë të llojit 4), ku ka pak pompim nga puset e shpuara, rrjedhat e burimeve shihen si tregues më i mirë i statusit sasior (dhe cilësor). Akuiferët e llojit 3 të formuar nga shkëmbinj bazikë dhe ultrabazikë, si dhe strategjia e tyre optimale e monitorimit, janë të pasigurt dhe nuk do të zgjidhen deri kur të jenë mbledhur dhe vlerësuar të dhënat e monitorimit. Statusi dhe të Dhënat e Rrjetit të Monitorimit të Sasisë së Ujërave Nëntokësore Monitorimi i sasisë së ujërave nëntokësore ka të bëjë vetëm me matjen e thellësisë së ujit dhe nga pikëpamja hapësinore dhe kohore është e paplotë. Nivelet janë matur në puse të përzgjedhur në trupin ujor aluvial GW35120101 (Laç) dhe GW35120103 (Shënkoll) gjatë periudhës 2004 - 2020: • Shp. 197 Gurrës • Kisha e Shënkollit Rezultatet e përzgjedhura nga rrjeti i monitorimit të ujërave nëntokësore paraqiten në Tabelën 8-8 në Shtojcën Teknike IX. Të dhënat në dispozicion tregojnë se ka një rënie të lehtë, por të qëndrueshme të nivelit të ujit që prej vitit 2004. Megjithatë, kjo tendencë për sa i përket niveleve nuk mund të konfirmohet me siguri për shkak të boshllëqeve të mëdha midis matjeve, krahasuar me luhatjet normale sezonale. Nuk ka të dhëna të disponueshme për trupat e tjerë ujorë në basenin e Matit. Ka matje të posaçme të rrjedhave të burimeve, duke iu referuar edhe luhatjeve sezonale, por nuk ka grupe të dhënash sistematike për shkarkimet të ndara sipas periudhave. Statusi dhe të Dhënat e Rrjetit të Monitorimit të Cilësisë së Ujërave Nëntokësore DKU-ja dhe DUN-i kërkojnë monitorim në shkallë të gjerë të parametrave kimikë për të përcaktuar statusin cilësor të ujërave nëntokësore. Aktualisht, matet në mënyrë rutinë vetëm një pjesë e parametrave të kërkuar: anionet (Cl, SO4, NO3 dhe alkaliniteti), kationet (Na, K, Ca, Mg, Fe dhe NH4) dhe parametrat treguese (pH, T, PE dhe TDS) Monitorimi i cilësisë së ujërave nëntokësore realizohet nëpërmjet puseve nxjerrëse në dy trupa aluvialë të ujërave nëntokësore (TUN35140101 dhe TUN35140103). Në puset nxjerrëse ndodh përzierja midis ujërave nga thellësi të ndryshme dhe sipërfaqe të mëdha, ndaj janë kaq efikasë në identifikimin e pranisë së kontaminuesve, por jo dhe aq kur vjen puna te zbulimi i burimit ose i përqendrimeve në zonën burimore. Burimet e mëdha përdoren për qëllime të ngjashme në akuiferët karstikë. Faqe | 8-5 Raportet për Gjendjen e Mjedisit që prej vitit 2012 parashikojnë matje të rregullt, deri në katër herë në vit, të joneve dhe metaleve të rënda. Të dhënat vijnë nga analizat laboratorike të kampionëve të ujit të marrë nga ShGjSh-ja nga 12 pus-shpime të renditur në tabelën 8-7. Nuk ka monitorim rutinë të cilësisë së ujërave nëntokësore në burime. Ka mbulim relativisht të mirë të puseve në Fushë Kuqe, që ndodhen përgjatë linjës nga Laçi në Patok dhe zgjaten në veri drejt lumit Mat. Në Rrile, në kufirin verior të TUN35120103, ndodhen dy puse, por nuk ka monitorim rutinë të cilësisë së ujërave nëntokësore. 18, F. KUQE 19, F. KUQE 23+26, F. KUQE 46, H. GJUETISË 87, SHËNKOLL 177, PATOK 197, GURRËZ 502, PATOK 509, LAÇ 176, MILOT St. Pomp., MILOT St. Pomp., SHËNGJIN 2S, RRILË 62, RRILË 6V, RRILË Rezultatet e përzgjedhura nga rrjeti i monitorimit paraqiten për parametrin e klorit (CL mg/l), nitrateve (NO3 mg/l) dhe përcjellshmërisë elektrike (PE µS/cm), Tabelat 8-8 deri 8-10. Monitorimi i NO3 ka zbuluar tendenca negative për një prej ndotësve kryesorë për shkak të burimeve të lëndëve ushqyese, të cilat mund të jenë të rrezikshme për shëndetin (SCM< 50 mg/l), ose mund të jenë shkak për eutrofikimin e ujërave sipërfaqësore. PE-ja është një masë mjaft e dobishme për ndotjen potenciale pasi është proporcionale me mbetjet e ngurta totale të shpërbëra (MNTSh) në ujë. Vlerat ndjeshëm mbi nivelin bazë, karakteristike të hidrologjisë vendase (zakonisht 300 µS/cm për ujërat e pasura në karbonat), mund të tregojë një lloj ndotjeje antropogjene. Monitorimi i klorit zbulon praninë e qëndrueshme të ujërave nëntokësore paksa të kripura në Patok (TUN35120101) dhe Rrile (TUN35120103). Më në brendësi, në TUN35120101, përqendrimet e klorit janë të ulëta në terma absolutë, të cilat kanë pësuar rënie gjatë periudhës 2012-2016, pasuar nga një rritje e qëndrueshme. Monitorimi i nitrateve tregon se ka nivele përgjithësisht të ulëta (<10 mg/L NO3) në TUN35120101 dhe TUN35120103, ndonëse në të parin përqendrimet kanë pësuar rritje nga nivelet e 2004-s, gjë që tregon ndikim të vogël të veprimtarisë njerëzore. Monitorimi i PE-së nuk zbulon ndonjë tendencë të përgjithshme, ndonëse duket se ka paqartësi (p.sh probleme etiketimi) midis puseve të ndryshëm në Patok dhe Rrile. Në zonat bregdetare, vlera e lartë e PE-së (p.sh. > 1500 µS/cm) në ujëra të thella nëntokësore (> 30m) mund të tregojë intruzion të kripësisë në ujërat nëntokësore. Të dhënat e plota fiziko-kimike nga programet e monitorimit të ujërave nëntokësore për periudhën 2014 – 2019 paraqiten në Shtojcën Teknike 8. Fushata e monitorimit gjatë 2019-s Nga Harta 8-1 dhe Tabela 8-6 në Shtojcën Teknike IX del mjaft qartë se numri i stacioneve në programin kombëtar aktual hidrogjeologjik të monitorimit nuk është shumë i madh dhe nuk përfaqëson shumicën e trupave ujorë nëntokësorë të përvijuar në basenet ujore. Kështu, programi aktual i ShGjSh-së nuk i përmbush kërkesat e përputhshmërisë së Shtojcës V 2.2 dhe 2.4 të DKU-së. Për të bërë një shprehje sasiore sa më të mirë të statusit të mundshëm të trupit ujor, në nëntor të 2019-s u realizua një fushatë kampionimi më gjithëpërfshirëse në basenin e Matit. Fushata e nëntorit të 2019-s përfshiu 9 pika përgjatë basenit të Matit, ku u analizuan 11 parametra fiziko-kimike. Analizat e detajuara paraqiten në Shtojcën Teknike 8. Nuk ishte e mundur të analizoheshin nivelet e ujit në këto pika, të cilat janë pika të prodhimit të ujit dhe jo pus-shpime për qëllime vrojtimi. Këto vendndodhje jepen në Harta 8-1, ku paraqiten edhe vlerat për dy treguesit më të rëndësishëm fiziko-kimikë të ndotjes antropogjene dhe ndikimit të mundshëm te statusi kimik i ujërave nëntokësore, përcjellshmëria elektrike (µS/cm) dhe NH4 (mg/l). Faqe | 8-6 8.5 Programet e Monitorimit të Zonave të Mbrojtura Autoritetet Kompetente Neni 6 dhe Shtojca IV e DKU-së përmbledhin disa lloje të zonave të mbrojtura për t’u trajtuar në Planin e Menaxhimit të Baseneve Ujore. Këto janë: • Zonat e mbrojtura të ujit të pijshëm, në përputhje edhe me shkurtimin e DUP për Direktivën e Ujit të Pijshëm për konsum nga njeriu. • Zonat e përvijuara për mbrojtjen e specieve ujore me rëndësi ekonomike • Zonat e shpallura si ujëra rekreative, përfshi edhe ujërat e larjes sipas Direktivës së BE-së 2006/7/KE • Zonat e shpallura si të ndjeshme ndaj lëndëve ushqyese sipas Direktivave të BE-së 91/676/KEE dhe 91/271/KEE • Zonat e shpallura si zona të rëndësishme për habitatin, zonat e veçanta të ruajtjes (ZVR) dhe pikat e Natura 2000123 Për këtë arsye, nevojitet koordinim midis disa autoriteteve kompetente, më konkretisht: • Pikat e nxjerrjes së ujit për > 50 persona ose > 10 m³/ditë. Rregullimi i nxjerrjes së ujit është pjesë e sistemit të lejeve të AMBU-së. Operatorët e mëdhenj si shoqëritë UK në nivel bashkie kanë detyrimin ligjor të respektojnë kufizimet e lejes së ujit; ndonëse që prej viti 2020, shumë pika të nxjerrjes së ujit nuk i kishin këto leje dhe shumë pika as nuk mateshin për sa i përket sasisë së nxjerrjes. • Njësitë Vendore të Kujdesit Shëndetsor (NjVKSh) kryejnë kampionimin rutinë fiziko-kimik dhe patogjen të të gjitha pikave të nxjerrjes së uji të pijshëm (faza pas trajtimit) në Shqipëri për qëllime të shëndetit publik. Duke qenë se këto të dhëna kampionimi konsiderohen si pjesë e rrjetit të furnizimit me ujë të pijshëm, ky program nuk ka lidhje të drejtpërdrejtë me objektivat mjedisore të basenit ujor. • Shoqëritë UK nuk i raportojnë drejtpërdrejt AMBU-së lidhur me sasinë e nxjerrë, por i raportojnë çdo vit autoritetit kompetent, Entit Rregullator të Ujit (ERrU), si pjesë e përputhshmërisë vjetore me nivelet e shërbimit. • Shoqëritë UK në nivel bashkie kanë programet e veta rutinë të monitorimit fiziko-kimik për burimet përkatëse. Shoqëria UK Tiranë (UKT), shoqëria UK më e madhe, ndërmerr kampionime të rregullta çdo muaj për të gjitha burimet e ujit të pijshëm që ka nën kontroll. • Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura (AKZM) synon të ndalojë humbjen e biodiversitetit në Shqipëri përmes menaxhimit të përmirësuar të zonave të mbrojtura dhe hedhjes së bazave për zbatimin e rrjetit evropian Natura 2000. Monitorimi Kombëtar dhe Raportimi te Komisioni Evropian Çdo katër vjet, Shteteve Anëtare u kërkohet të raportojnë Komisionin Evropian për: • Përqendrimin e nitrateve në ujëra nëntokësore dhe sipërfaqësore. • Nivelet e eutrofikimit të ujërave sipërfaqësore. • Vlerësimin e ndikimit të programeve të veprimit në cilësinë e ujit dhe praktikat bujqësore. • Rishikimin e ZCN-ve dhe programeve të veprimit. • Përllogaritjen e tendencave të ardhshme të cilësisë së ujit. • Krahas Zvicrës, Shqipëria është i vetmi Shtet Joanëtar i BE-së që raporton çdo vit për cilësinë e ujërave të larjes pranë Agjencisë Evropiane të Mjedisit124. AKM-ja ia raporton Agjencisë Evropiane të Mjedisit rezultatet e programeve të monitorimit të cilësisë së ujërave sipërfaqësore nëpërmjet ‘WISE EIONET’ (Sistemit të Informacionit për Ujërat në Evropë, Rrjetit Evropian të Informacionit dhe Vrojtimit të Mjedisit)125 123Komisioni Evropian – Natura 2000 - https://ec.europa.eu/environment/nature/natura2000/index en.htm 124Krahasoni, për shembull: Cilësia e ujërave të larjes në Shqipëri për 2019-n https://www.eea.europa.eu/themes/water/europes-seas-and coasts/assessments/state-of-bathing-water/country-reports-2019-bathing-season/al-bw-country-reports-2020.pdf 125 Vizitoni për shembull: https://cdr.eionet.europa.eu/al/eea/wise soe/wise6/envx ilxq Faqe | 8-7 Statusi Operacional i Rrjeteve të Monitorimit të Zonave të Mbrojtura në Mat Zonat e mbrojtura përbëjnë teksa flasim rreth 21.4 % të territorit të Shqipërisë. Programi Kombëtar i Monitorimit të Mjedisit për çdo vit, por në rastin konkret për vitin 2021, përcakton në kapitullin “Biodiversiteti” këta tregues mjedisorë të situatës: o diversiteti i ekosistemeve dhe habitateve në zonat e mbrojtura - përpunimi statistikor, lista e specieve dhe habitateve në tabelë grafike; o afërsia e infrastrukturës së transportit me zonat e mbrojtura - Paraqitja në tabelë. Situata aktuale e monitorimit të zonave të mbrojtura Megjithëse numri i zonave të mbrojtura në nivel vendi është rritur, çështjet e menaxhimit kanë mbetur ende shumë pas. Menaxhimi i Zonave të Mbrojtura në përputhje me kuadrin ligjor kombëtar bazohet te plani i menaxhimit. Deri më sot, progresi i shënuar lidhur me përgatitjen e Planit të Menaxhimit është si më poshtë: • Zhvillimi dhe rehabilitimi i infrastrukturës së Parkut Kombëtar të Dajtit, Parkut Kombëtar të Lurës-Mali i Dejës, Rezervateve Natyrore të Menaxhuara Kune-Vain-Patok-Fushëkuqe-Ishëm. Gjatë viteve 2014 dhe 2015 u zbatuan projekte me investime nga buxheti i shtetit. • Planet e Menaxhimit për 6 zonat e mbrojtura u hartuan me asistencën e ofruar nga projekti SELEA, IPA 2010. Planet e Menaxhimit për Zonat e Mbrojtura: Peizazhi i Mbrojtur i Liqenit të Pogradecit, Parku Kombëtar “Bredhi i Hotovës-Dangelli”, Parku Kombëtar “Mali i Tomorrit”, Parku Natyror “Korab-Koritnik”, Park Natyror “Mali me Gropa - Bizë - Martanesh” dhe Parku i propozuar Kombëtar i Alpeve (i cili do të përfshijë Parkun Kombëtar ekzistues të Thethit dhe Valbonës, dhe Rezerva Strikte Natyrore e Lumit të Gashit). Pesë planet e menaxhimit, përveç Alpeve, u miratuan në dhjetor të vitit 2014. Parku Natyror Bërzanë Në vitin 2008 u krye një monitorim. Gjithashtu, për këtë zonë të mbrojtur nuk ka informacion të plotë dhe nuk dihet progresi i shënuar gjatë këtyre 14 viteve, prandaj propozohet të kryhet një studim i plotë dhe të marrë statusin e parkut natyror bashkiak. Sipas vlerësimit të kryer nga Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura (nëntor 2019)126, në rajonin e Bërzanës rritet një bimësi tipike mesdhetare që përfshin pyje lisi dhe shqopishtë, frashër (Forsythia europaea), drizë të bardhë, gjineshtër, etj.; 3 lloje habitatesh natyrore, sipas Listës së Habitateve NATURA 2000, nga të cilët 1 lloj habitati është listuar si prioritar; 3 specie, të rëndësishme për florën, të rralla/endemike (Forsythia europaea dhe Festucopsis serpentini), dhe nga speciet e faunës janë konstatuar: 7 specie pothuajse të rrezikuara, 5 specie vulnerabël, 40 specie te parrezikuara, për 2 specie nuk ka të dhëna dhe 9 specie nuk janë të përfshira në listën IUCN. Për këtë zonë të mbrojtur, nuk është kryer digjitalizimi i mbulesës bimore, llojeve të habitateve, përdorimit të tokës, zonimit të sipërfaqes, dhe nuk ka Plan për Menaxhimin e Zonave të Mbrojtura. Kune – Vain – Patok-Fushëkuqe-Ishëm Për zonën e mbrojtur, Rezervati Natyror i Menaxhuar “Kune-Vain-Patok-Fushëkuqe-Ishëm” është hartuar dhe miratuar në vitin 2011 Plani i Menaxhimit, i cili ka përfunduar afatin në vitin 2020, por me VKM nr.60, datë 26.01.2022, kjo zonë e mbrojtur është bashkuar në një të vetme me RNM “Patok Fushë Kuqe-Ishëm” me sipërfaqe totale 8092.3 ha. Me ndryshimet e miratuara do të përgatitet Plani i ri i menaxhimit për këtë zonë të mbrojtur. Vlen të përmendet që RNM “Kune-Vain-Tale- Patok-Fushë Kuqe-Ishëm” përmban sistemin ligatinor më të ndërlikuar, i vendosur në deltën e rrjedhjes së poshtme të Drinit, në breg të detit Adriatik. Përfshin habitate tokësore, laguna, moçale dhe këneta. Këtu përmendim Laguna e Merxhanit (2.5 km2); Laguna e Cekës (Delta e Drinit) (2.2 km2); Laguna e Kunes (10 km2); Laguna e Vainit (14.5 km2). Me gjithë dëmtimet e mëdha, ruhen ende vlera shkencore dhe ekologjike, si zonë me një sër tipash të habitateve dhe si IBA shumë të rëndësishme për shpendët shtegtarë dhe sidomos për koloninë e çafkave (familja Ardeidae), ndërsa për lagunën e Merxhanit dhe ligatinat përreth saj takohen lloje të shumta shpendësh, për të cilat ajo ka statusin “IBA”. 126 Studimi për Rivlerësimin e Sistemit të Rrjetit të Zonave të Mbrojtura Mjedisore në Shqipëri (1990 - 2019), Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura, 2019 Faqe | 8-8 Harta 8-1 – Vendndodhja e Pikave të Monitorimit të Cilësisë dhe Sasisë së Ujërave Nëntokësore Mati Faqe | 8-9 Harta 8-2 - Vendndodhja e Pikave të Monitorimit të Ujërave Nëntokësore, fushata kampionimit në vitin 2019 Faqe | 9-1 9. Përmbledhja e Strategjive dhe Planeve Plotësuese 9.1 Vështrim i përgjithshëm Shqipëria Qëllimi i Strategjive, Dokumenteve të Politikës dhe Planeve është të trajtojnë sfidat që hasen në sektorin e ujit, si dhe të garantojnë menaxhimin dhe qeverisjen efikase të burimeve ujore. Strategjitë, Dokumentet e Politikave dhe Planet kryesore në sektorin e ujit janë: • Axhenda 2030 për Zhvillimin e Qëndrueshëm, e cila specifikon 17 Objektiva të Zhvillimit të Qëndrueshëm (OZhQ) në formën e thirrjes urgjente për veprim nga të gjitha vendet, me qëllim arritjen e tyre deri në vitin 2030. Axhenda 2030 e OZhQ-ve është miratuar nga Shqipëria në 2015 n. • Strategjia Kombëtare për Zhvillim dhe Integrim (SKZhI) për periudhën 2015-2020 është dokumenti strategjik kryesor që ndërthur axhendën e integrimit në BE me zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik dhe social të vendit. Shtylla 4 e kësaj strategjie parashikon zhvillimin nëpërmjet ndërlidhjes dhe përdorimit të qëndrueshëm të burimeve, si dhe zhvillimit territorial përmes: mjedisit të shëndetshëm dhe të qëndrueshëm, përmirësimit të sistemeve të furnizimit me ujë, kanalizimeve të ujërave të ndotura dhe menaxhimit të mbetjeve; shtrirjes në të gjithë vendin së impianteve të trajtimit të ujërave të ndotura në dobi të popullsisë; menaxhimit të qëndrueshëm të burimeve ujore. • Strategjia Kombëtare për Menaxhimin e Integruar të Burimeve Ujore (2018-2029) është strategjia kryesore dhe shërben si bazë për reformimin e sektorit të ujërave. Kjo strategji u mundëson institucioneve përgjegjëse për menaxhimin e burimeve ujore të arrijnë standardet evropiane duke përcaktuar objektivat kryesore për këtë sektor: Për të arritur objektivin e katërt të SKMIBU-t (2018-2029), “Sigurimi i modeleve dhe të dhënave të besueshme rreth ujit dhe klimës për të gjitha palët e interesit dhe hartimi i politikave të përshtatshme me sugjerimet e qeverisë për sektorin e ujit duke u bazuar mbi këto të dhëna dhe modele”, AMBU ka themeluar Kadastrën Kombëtare të Burimeve Ujore që shërben si bazë të dhënash për burimet e gjeoreferuara në sistemin GIS. Të dhënat për shtresat që zotëron KKBU-ja publikohen në faqen e saj të internetit (http://kadastraujore.gov.al/). • (Draft) Programi Kombëtar Sektorial për Ujin 2018-2030 për menaxhimin e integruar të ujit synon të sigurojë nevojat jetike, konkurueshmërinë e përdorimit dhe reduktimin e riskut të ujit duke i kushtuar vëmendje të veçantë qëndrueshmërisë së ekosistemeve ujore. Vizioni i këtij programi është qeverisja e sektorit të ujit në përputhje me standardet dhe praktikat më të mira evropiane, duke pasur si qëllim kryesor promovimin e përdorimit të qëndrueshëm të burimeve ujore, mbrojtjen e tyre dhe mbrojtjen nga uji. • Strategjia Kombëtare për Ujitjen dhe Kullimin 2019-2031 ka përcaktuar katër komponentë strategjikë: o Komponenti strategjik 1 “Ujitja”, o Komponenti strategjik 2 “Kullimi”, o Komponenti strategjik 3 “Siguria e digave dhe përdorimi i tyre”, o Komponenti strategjik 4 “Mbrojtja nga përmbytjet”. • Politikat Strategjike për Mbrojtjen e Biodiversitetit Objektivi kryesor është të kontribuojë në parandalimin në nivel kombëtar të humbjeve të biodiversitetit dhe degradimit të shërbimeve të ekosistemit nëpërmjet zbatimit të plotë të kuadrit ligjor të Shqipërisë dhe BE-së, reduktimit të presioneve ndaj biodiversitetit, restaurimit të Faqe | 9-2 ekosistemeve në mënyrë të drejtë dhe të barabartë nga pikëpamja biologjike, transferimit të teknologjive përkatëse, kanalizimit të çështjeve e vlerave të biodiversitetit, si dhe zbatimit efikas të politikave të përshtatshme. • (Draft) Strategjia Kombëtare e Furnizimit me Ujë dhe e Kanalizimeve të Ujërave të Ndotura Qëllimi është të përmirësohet cilësia e shërbimit të furnizimit me ujë dhe kanalizimeve të ujërave të ndotura që i ofrohet qytetarëve shqiptarë dhe të mbështetet zhvillimi ekonomik i vendit, bazuar te performanca e një shërbimi kryesor infrastrukturor • Plani Kombëtar i Emergjencave Civile (2004) ka si qëllim: o Të parandalojë, lehtësojë dhe rehabilitojë çdo dëmtim që mund të shkaktohet nga emergjencat civile dhe që mund të prekë popullsinë, kafshët, pronën, trashëgiminë kulturore dhe mjedisin; o T’i ofrojë kushtet shtetit dhe institucioneve publike e private, veprimtarive ekonomike dhe popullsisë që t’i përballojnë situatat e emergjencës me sa më pak humbje. o Të garantojë përdorimin e të gjitha burimeve të mundshme shtetërore për të mundësuar sigurinë publike, qëndrueshmërinë e vazhdueshme të ekonomisë kombëtare, identifikimin e zonës së emergjencës dhe zbutjen e pasojave. • Plani i Integruar Ndërsektorial për Bregdetin Plani i Integruar Ndërsektorial (PINS) për Bregdetin shërben si sistem rregullator për të siguruar standardet lidhur me planifikimin dhe garantimin e instrumenteve që mundësojnë shërbime cilësore turistike. Objektivat dhe parimet vendosen që të sigurohet përdorimi dhe menaxhimi i qëndrueshëm i zonave bregdetare për të ruajtur habitatet dhe peizazhet bregdetare natyrore, burimet natyrore dhe ekosistemet, në përputhje me standardet ndërkombëtare dhe normat ligjore në fuqi. • Planet e Përgjithshme Vendore Procesi i përgatitjes së planeve të përgjithshme vendore për të gjitha bashkitë në vend ka vijuar që prej vitit 2017 nga bashkitë që janë pjesë e basenit të lumit Mat. Bashkitë Lezhë, Kurbin, Mat, Mirditë, Klos kanë PPV. Bashkimi Evropian PMBU-të mund të plotësohen më tej nga hartimi i programeve dhe planeve më të detajuara të menaxhimit për nënbasenin, sektorin, problematikën ose llojin e burimit ujor, për të trajtuar aspektet e veçanta të menaxhimit të burimeve ujore. Zbatimi i këtyre masave nuk i përjashton Shtetet Anëtare nga detyrimet e tjera të DKU-së. Në përputhje me praktikat më të mira ndërkombëtare, kuadri i PMBU-së për Shqipërinë parashikon strategji dhe/ose plane plotësuese, të koordinuara me dokumentin bazë të PMBU-së, por të ndryshme prej tij (masat në 1.5.1.). Në disa raste, këto plane dytësore përmenden shprehimisht në Direktivën Kuadër të Ujit p.sh Direktivën 2007/60/KE (Direktiva për Përmbytjet) në mënyrë të nënkuptuar në politikat e Komisionit Evropian për pamjaftueshmërinë e ujit dhe thatësirat. Këto strategji ose plane (analiza thelbësore në vetvete) përmenden në Planin Bazë të DKU-së (ky dokument) duke iu referuar vetëm mënyrës se si do të ndikojë strategjia përkatëse apo aktivitetet ose skemat e propozuara në objektivat mjedisore të basenit ujor. Skemat që kanë ndikim negativ tek objektivat mjedisore p.sh te statusi i trupave ujorë duhet të (i) zbatojnë masat e duhura zbutëse për ruajtjen e statusit ekologjik, ose të (ii) tregojnë se objektivat e dobishme, në funksion të të cilave janë bërë modifikimet apo ndryshimet e trupit ujor nuk mund të arrihen me mjete të tjera, të cilat paraqesin një mundësi shumë më të mirë mjedisore për shkak të realizueshmërisë teknike ose kostove disproporcionale127. Plani i Menaxhimit të Burimeve Ujore Plani i Menaxhimit të Burimeve Ujore siguron pikësëpari që bilanci i ujit në basenin ujor (nëntokësor dhe sipërfaqësor) të përcaktohet me saktësi dhe të menaxhohet në mënyrë të tillë që të sigurohet 127Komisioni Evropian, Direktiva Kuadër e Ujit– Neni 4( 7) Faqe | 9-3 qëndrueshmëria afatgjatë. Kjo duhet të përfshijë regjistrat për nxjerrjet e ujit në nivel nënbaseni, kontrollet e menaxhimit dhe identifikimin e kërkesave dhe masave për mbrojtjen e prurjes mjedisore. Strategjia e Përbashkët e BE-së për Zbatimin e DKU-së (SPZ) i ka cilësuar së fundmi këto elemente si aktivitete ndihmëse të rëndësishme128 , të pasyqruara edhe në legjislacionin kombëtar 129. Tashmë është pranuar gjerësisht se regjimi i prurjes në të gjithë lumenjtë luan rol parësor në strukturën dhe funksionimin e ekosistemeve ujore 9 dhe është, deri diku, shumë më i rëndësishëm se “elementi ndihmës” që referohet në DKU. Duke qenë se nxjerrja e ujit për përdorime ekonomike ka në përgjithësi ndikim të konsiderueshëm në regjimin e prurjes dhe në prurjet mjedisore, menaxhimi i burimeve ujore mund të konsiderohet si i lidhur në mënyrë të pandashme me masat e seksionit 1.5.1, ndaj “menaxhimi i burimeve ujore” duhet konsideruar si pjesë thelbësore e PMBU-së. Nuk ka gjasa që një trup ujor ta arrijë “statusin e mirë” nëse regjimi i prurjes nuk menaxhohet në mënyrë të tillë që të jetë sa më afër regjimit të prurjes natyrore. Megjithatë, ‘qëndrueshmëria e burimeve ujore’ është një fushë mjaft e gjerë politikash për Komisionin Evropian dhe tematikë kyç menaxhimi për pjesën më të madhe të baseneve ujore. Menaxhimi i qëndrueshëm i burimeve ujore kërkon që fokusi të mos ngushtohet vetëm në nevojat e ekosistemit për ujë, por kërkon politika dhe mjete për të siguruar efikasitetin e burimeve, si dhe një vlerësim dhe planifikim të ndërveprimeve me burime të tjera, veçanërisht për sigurinë ushqimore dhe energjetike. Masat për përforcimin e efikasitetit të burimeve ujore kanë ndikime të ndryshme, qoftë pozitive apo negative, edhe në sektorë të tjerë, veçanërisht në bujqësi dhe hidroenergjetikë130. Plani i Menaxhimit të Riskut nga Përmbytjet Përmbytjet katastrofike vënë në rrezik gjallesat dhe sjellin humbje të mëdha ekonomike. Masat për lehtësimin dhe mbrojtjen nga përmbytjet kanë kosto dhe nuk mund të zbatohen për të gjithë basenin. Krahas masave të përshtatura me llojin e ekosistemit (norma e preferuar), identifikimi i fushave prioritare për mbrojtjen nga përmbytjet dhe vlerësimi kosto-përfitim duhet të sigurojnë marrjen e masave në një qasje të bazuar në risk. Këto koncepte janë trajtuar përgjithësisht në nivel BE-je në Direktivën 2007/60/KE131 dhe Programin e BE-së për Menaxhimin e Riskut nga Përmbytjet132, ku identifikohen zonat në rrezik përmbytjeje dhe parashikohet hartimi në shkallë RBU-je ose baseni ujor, sipas rastit, i Planeve të Menaxhimi të Riskut nga Përmbytjet (PMRB), të cilat mishërojnë konceptet e parandalimit, mbrojtjes dhe gatishmërisë. Për një RBU të caktuar mund të kërkohen disa PMRB në varësi të risqeve për përmbytje në nivel lokal. Direktiva për Përmbytjet (DP) kërkon shprehimisht që masat dhe ndikimet e çdo vepre mbrojtëse të propozuar të marrin plotësisht parasysh objektivat mjedisore të DKU-së së parashtruara në PMBU (DP, neni 7, neni 9). Kur objektivat mjedisore nuk përmbushen, atëherë mund të mos arrihet kërkesa kryesore e “Statusit të Mirë” të trupave ujorë të prekur. Nëse ndikimet mjedisore të veprave të propozuara për mbrojtjen nga përmbytjet nuk trajtohen dhe zbuten siç duhet, atëherë trupat ujorë (zakonisht “trupat ujorë tepër të modifikuar”) do vazhdojnë të mos e kalojnë dot testin e nenit 4(7) të DKU-së. Plani i Menaxhimit të Risqeve nga Thatësirat Politika e BE-së për ujin lidhur me pamjaftueshmërinë e ujit është hartuar për të parandaluar dhe zbutur situatat e mundshme të thatësirave dhe të pamjaftueshmërisë së ujit, duke i dhënë prioritet kalimit në ekonomi që siguron efikasitetin e kursimit të ujit 133,134. Theksohet veçanërisht se në politikat kombëtare të zbatimit të DKU-së kërkohet një fokus më i fortë në çështjet e sasisë së ujit. 128Komisioni Evropian, Dokumenti Udhëzues 31, Prurja ekologjike në zbatimin e Direktivës Kuadër të Ujit, Raporti Teknik 2015-086, 2015 129Kërkesa e posaçme për monitorimin e cilësisë së ujërave të larjes, në kuadër të monitorimit të ujërave rekreativë, kryhen nga ISSH, por që në organizmin aktual janë NJVKSH, sipas VKM nr.979, datë 29.9.2010 130Agjencia Evropiane e Mjedisit, Drejt përdorimit eficient të burimeve ujore në Evropë, EEA, Raporti Nr. 1/2012, 2012 131Komisioni Evropian, Direktiva 2007/60/KE për vlerësimin dhe menaxhimin e risqeve nga përmbytjet, “Direktiva për Përmbytjet” 132 https://ec.europa.eu/environment/water/flood risk/flood risk.htm Komisioni Evropian, Trajtimi i sfidave të pamjaftueshmërisë së ujit dhe thatësirave, COM(2007)414, 134Komisioni Evropian, Udhërrëfyesi për Mbrojtjen e Burimeve Ujore të Evropës, COM(2012)673 Faqe | 9-4 Në mungesë të një Direktive ose kuadri të posaçëm për menaxhimin e pamjaftueshmërisë së ujit, 135praktika më e mirë ndërkombëtare sugjeron që Planet e Menaxhimit të Riskut nga Thatësirat të përgatiten në shumë nivele, pra nëse është e mundur në nivel baseni ujor dhe sidomos në nivel nënbaseni ose bashkie, ku ndikimi i thatësirave mund të jetë mjaft i madh për ekosistemet ujore ose furnizimin me ujë të pijshëm ose në bujqësi. Plani i Menaxhimit të Zonave Bregdetare Sipas DKU-së, Planet e Menaxhimit të Basenit Ujor duhet të marrin parasysh specifikisht trupat ujorë ‘bregdetarë’, duke vlerësuar presionet, gjendjen, ndikimin dhe objektivat mjedisore të përbashkëta me kategoritë e tjera të trupave ujorë. Megjithatë, rajonet bregdetare kanë problematika të konsiderueshme lidhur me menaxhimin, që shkojnë përtej fokusit aq të ngushtë të seksionit 1.5.1. Për shembull, erozioni bregdetar, zhvillimi i infrastrukturës, turizmi dhe përmbytjet bregdetare për shkak të ndryshimeve klimatike janë problematika të konsiderueshme teknike që ka shumë pak gjasa të mbulohen nga fokusi kryesor i PMBU-së së DKU-së. Protokolli i ICZM-së (nënshkruar në vitin 2008 dhe hyrë në fuqi në vitin 2011) është një hap thelbësor në fushën e menaxhimit të zonës bregdetare. Shqipëria ka qenë firmëtare e Konventës për Mbrojtjen e Mjedisit Detar dhe Rajonit Bregdetar të Mesdheut (Konventa e Barcelonës) që prej vitit 1990 dhe i ka pranuar ndryshimet e Konventës në 2001-shin. Shqipëria është aderuar në Konventën e Barcelonës për Mbrojtjen e Mjedisit Detar dhe Rajonit Bregdetar të Mesdheut në vitin 2000, nëpërmjet ligjit nr. 8690, datë 16/11/2000 “Për aderimin e Republikës së Shqipërisë në Konventën për Mbrojtjen e Mjedisit Detar dhe Rajonit Bregdetar të Mesdheut dhe 6 protokolleve të saj shoqëruese”. Në 2010-n, Shqipëria pranoi një tjetër Protokoll të Konventë së Barcelonës, miratuar me ligjin nr. 10234, datë 18.2.2010 “Për aderimin e Republikës së Shqipërisë në protokollin “Për Menaxhimin e Integruar të Zonës Bregdetare të Mesdheut” të Konventës së Barcelonës “Për Mbrojtjen e Mjedisit Detar dhe Rajonit Bregdetar të Mesdheut”. Në këtë kontekst, në vitin 2014, Këshilli Kombëtar i Territorit miratoi nismën e hartimit të Planit të Integruar Ndërsektorial për bregdetin shqiptar, i cili synon të përcaktojë mënyrat më të përshtatshme të zhvillimit të rajonit nëpërmjet përdorimit racional të territorit dhe burimeve e pasurive të tij, duke u fokusuar te kujdesi për ekosistemet. Objektivat kryesore të këtij plani janë: • Zhvillim i qëndrueshëm • Mbrojtja e kapaciteteve mjedisore dhe vlerave të peizazhit, duke ruajtur karakterin e lokaliteteve të vijës bregdetare; • Shtimi i zonave të mbrojtura natyrore; • Transformimi i bregdetit në destinacion unik; • Shtrirja e kohëzgjatjes së sezonit turistik për zhvillimin e turizmit në mënyrë sa më të larmishme gjatë gjithë vitit; Shpërndarje e barabartë e investimeve dhe barazi sociale në të gjithë territorin. 135Partneriteti Global për Ujin, Udhëzimet për përgatitjen e Planeve të Menaxhimit të Thatësirave, Zhvillimi dhe zbatimi në kontekstin e Direktivës Kuadër të Ujit të BE-së, 2015. Faqe | 9-5 9.2 Menaxhimi i Burimeve Ujore në Basenin Ujor të Matit. Autoriteti Kompetent dhe Masat e Koordinimit Autoriteti kompetent për hartimin dhe zbatimin e strategjisë së burimeve ujore është AMBU. Regjistri i Nxjerrjeve mbahet në nivel qendror nga AMBU në Tiranë dhe është i aksesueshëm nga publiku përmes Kadastrës Kombëtare të Burimeve Ujore (KKBU). Gjatë këtij procesi, ka shumë rëndësi të ndërmerren aktivitete të detajuara konsultimi dhe koordinimi me përdoruesit e tjerë të mëdhenj të ujit dhe rregullatorët e tyre përkatës, kryesisht në sektorët e bujqësisë dhe hidroenergjetikës. Këshilli i Basenit Ujor (KBU) është organi përgjegjës për vendimmarrjen lidhur me burimet ujore në basenin përkatës. Baseni i lumit Mat është pjesë e KBU-së Mat, me 15 anëtarë. KBU-të lëshojnë autorizime dhe leje vetëm kur veprimtaria zhvillohet brenda kufijve të një baseni të vetëm. AMBU, si institucioni që drejton menaxhimin e burimeve ujore në nivel kombëtar, koordinon dhe kontrollon punën e organeve vendore të menaxhimit të burimeve, si dhe harton e zbaton planet e menaxhimit të basenit ujor. Qëllimi është sigurimi i ruajtjes, zhvillimit dhe shpërndarjes së burimeve ujore, mbrojtja e burimeve ujore nga ndotja dhe keqpërdorimi e dëmtimi që cënon cilësinë dhe sasinë e tyre. AMBU pranon dhe shqyrton aplikime për leje/autorizime për përdorimin e burimeve ujore, proces ky që aktualisht realizohet online në: https://e-albania.al/eAlbaniaServices/UseService.aspx?service code=13279 Në nivel rajonal, baseni i lumit Mat menaxhohet nga ZABU Tiranë. Kompetencat kryesore të ZABU-ve janë hartimi i draft planit për burimet ujore në basenin përkatës; dërgimi i këtij plani te Këshillii i Basenit Ujor për miratim; monitorimi i zbatimit të vendimit të KKU-së dhe KBU-së. ZABU-të shërbejnë si sekretariat teknik për çdo këshill baseni ujor. Strategjia e Burimeve Ujore Sipas legjislacionit shqiptar dhe DKU-së, me qëllim menaxhimin e burimeve ujore në nivel kombëtar, është hartuar dhe po zbatohet Strategjia Kombëtare për Menaxhimin e Integruar të Burimeve Ujore (SKMIBU) për periudhën 2018-2029. Strategjia kombëtare përcakton pesë objektiva kryesorë. Kapitulli i parë i strategjisë përcakton bilancin e ujit (1.2.1) për burimet ujore në nivel kombëtar dhe bilancin e ujit për prurjet mesatare vjetore vetëm për muajt e verës, për të gjashtë basenet, me qëllim realizimin e vlerësimit rigoroz të burimeve ujore në kuadër të zbatimit të DKU-së, bazuar te “Dokumenti udhëzues për zbatimin e bilancit të ujit që mbështet zbatimin e DKU-së”, i cili është edhe udhërrëfyesi zyrtar i Komisionit Evropian për bilancin ujor. Për të ndërmarrë ndërhyrjet e përshtatshme strategjike, duhet të identifikojmë mirë të gjitha presionet e çdo baseni ujor. Me të përfunduar identifikimin, çdo presioni i duhet caktuar pesha specifike që do të lejojë të gjykojmë me saktësi nëse presionet kanë ndikim më të madh; në këtë rast, shihet me prioritet ndërhyrja për t’i minimizuar ose mbajtur nën kontroll. Ndërhyrjet strategjike lidhur me çështjet e identifikuara në basenin e lumit Mat janë: • Monitorimi i rrjedhave të ujit në basenin ujor duke nisur nga burimi, dhe në vazhdim përgjatë të gjithë gjatësisë dhe në lidhje me të gjitha përdorimet e tyre. • Informacion për bilancin e ujit në basenin ujor që duhet pasqyruar në KKBU. • Shpallja dhe përcaktimi i zonave të mbrojtura për të ruajtur kushtet optimale për zonën ujëmbledhëse të ujërave sipërfaqësore dhe nëntokësore në basenin ujor. • Zonimi dhe përcaktimi i limiteve për përdorimin e ujëmbledhësve/burimeve ujore në disa zona të caktuara të basenit ujor që i janë nënshtruar degradimit për shkak të mbipopullimit. • Rritja e vetëmjaftueshmërisë rajonale. • Rikuperimi i nivelit të ujërave nëntokësore dhe rikuperimi i cilësisë së tyre pas mbipërdorimit. • Përcaktimi i kufijve për përdorimin e ndotësve të mundshëm të ujit që vijnë nga industria, zonat urbane, veprimtaritë minerare, fermat bujqësore dhe akuakultura. • Ndërtimi dhe/ose përmirësimi i impiantieve të trajtimit të ujërave të ndotura urbane. Faqe | 9-6 • Kontrolli i ndotjes së ujit, rehabilitimi i korridorit rrjedhës dhe rikuperimi i kapacitetit rural dhe urban të kullimit. • Masat hidromorfologjike si përmirësimi i vazhdimësisë së lumit. • Kontrolli dhe menaxhimi efikas dhe shkencor i përmbytjeve. Rritja e nivelit të përgatitjes rajonale për thatësirat dhe përmbytjet. • Kontrolle të rrepta dhe përcaktimi i kushteve për hapësirën që do përdoret për licensimin e veprimtarive që synojnë nxjerrjen e materialeve nga shtretërit e lumenjve dhe monitorimin e vazhdueshëm të subjekteve ekzistuese. • Stabilizimi i shtretërve të lumenjve që u janë nënshtruar nxjerrjes së agregateve, ndryshimeve të ngarkesës sedimentare, ndryshimeve të brigjeve, përdorimit të tokës për grumbullim mbetjesh ose përdorime të tjera që cenojnë kushtet mjedisore natyrore. • Kufizimi i ujërave Rekreative me qëllim shmangien e dëmeve të mundshme që mund të pësojnë burimet natyrore. • Përfshija e variacioneve, pasigurive dhe riskut në procesin vendimmarrës. • Promovimi i koordinimit dhe bashkëpunimit midis qeverive dhe agjencive vendore, si dhe organizatave publike e private. Aktivitetet ose Skemat e Reja të Burimeve Ujore që Ndikojnë në Statusin e Trupit Ujor Tabela 9-1 përmbledh ato trupa ujorë statusi i të cilëve mund të ndikohet nga skemat e burimeve ujore dhe që për këtë shkak mund të rrezikojnë të mos i arrijnë objektivat mjedisore të parashtruara në Kapitullin 3. Programi i Masave duhet të përfshijë edhe masat zbutëse ose arsyetimin e mosarritjes ose mosruajtjes së statusit të mirë (Kapitulli 13). Tabela 9-1- Trupat Ujorë që Mund të Ndikohen nga Aktivitetet e Burimeve Ujore EMRI I TRUPIT UJOR NËNBASENI: TRUPI UJOR KODI I BE-SË FORMA AKTUALE STATUSI AKTUAL NDIKIMI I MUNDSHËM Fani Madh Mat1 3512231 TUTM I Keq Regjimi i prurjes që ndikohet nga diga e Lezhës Diga e Lezhës Mat2 LW351204 TUTM I Ulët Ulza Mat1 3512333 TUTM I Keq Regjimi i prurjes që ndikohet nga diga e Ulzës Uraka Mat4 3512343 Natyror I Mesëm Regjimi i prurjes që ndikohet nga diga e HEC-it 9.3 Menaxhimi i Riskut nga Përmbytja në Basenin Ujor të Matit Autoriteti Kompetent dhe Masat e Koordinimit Agjencia e Menaxhimit të Burimeve Ujore, në bashkëpunim me ministrinë përgjegjëse për mbrojtjen civile, harton projektligje që përcaktojnë planet dhe rregullat për menaxhimin e riskut nga përmbytjet, në përputhje me legjislacionin në fuqi për mbrojtjen civile dhe Planin Kombëtar për Emergjencat Civile. Për çdo basen ujor, AMBU-ja do të: • Përgatitë vlerësimin paraprak të riskut nga përmbytja bazuar te informacioni i disponueshëm, si për shembull të dhëna dhe studime për zhvillimet afatgjata, veçanërisht për ndikimet e ndryshimeve klimatike në rast përmbytjesh; • Përgatitë hartat e rrezikut nga përmbytjet dhe hartat e riskut nga përmbytjet, në shkallë të përshtatshme, për zonat e shpallura në rrezik përmbytjeje; • Përgatitë Planet e Menaxhimit të Riskut nga Përmbytjet (PMRP), të koordinuara në nivelin e basenit ujor, mbështetur te hartat e rrezikut të përmbytjeve dhe hartat e riskut të përmbytjeve. Bashkitë janë përgjegjëse për mbrojtjen e zonave urbane nga risku nga përmbytjet, bazuar edhe këto te plani MRP. Faqe | 9-7 Agjencia Kombëtare për Mbrojtjen Civile përgatit dhe zbaton planet kombëtare për emergjencat civile, të cilat koordinohen me planet e menaxhimit për riskun nga përmbytjet. Përmbledhja e Historikut të Përmbytjeve Përmbytjet janë problem i shpeshtë në Basenin e Lumit Mat. Shqyrtimi i regjistrave dhe vëzhgimeve tregon se ka pasur shtatë përmbytje të mëdha gjatë 150 viteve të fundit, në vitet 1854, 1860, 1905, 1937, 1962-63, 1970-71 dhe 1992. Përmbytjet e 1962-63 renditen të tretat në këtë listë, dhe duket se ato rikthehen rreth çdo 50 vjet. Gjatë përmbytjeve të vitit 1962 1963, një sipërfaqe prej 8 000 ha në basenin e Lumit Mat u përmbyt për 10 ditë me radhë. Përmbytjet e mëdha në ultësirën bregdetare si pasojë e kombinimit të reshjeve të dendura, fryrjes së ujërave të detit nga stuhitë dhe baticat, kanë qenë më të shpeshta veçanërisht gjatë 15 viteve të fundit. Intensifikimi i këtyre ndodhive vlerësohet si tregues i ndryshimeve klimatike në Shqipëri136. Ato kanë sjellë dëme në infrastrukturë, në sistemet e pompave të kullimit (p.sh., në shtator 2002), bujqësi, etj. Erozioni bregdetar ka qenë më agresiv. Një tjetër përmbytje e madhe në ultësirën bregdetare dhe grykëderdhjen e Basenit të Matit ndodhi në janar të vitit 2010. Ngjarja ishte rezultat i tërheqjes së lumit si pasojë e koincidencës së baticave shumë të mëdha, erërave të forta nga perëndimi të kombinuara me prurjet e mëdha të Lumit Mat, por që nuk ishin në vlera përtej atyre të zakonshme për lumin në atë periudhë kohe. Shkaqet kryesore të përmbytjeve ekstreme janë karakteristikat morfologjike dhe kushtet klimatike (shirat ciklonikë, të cilët paraprihen nga stuhi) në këtë zonë. Duhet shtuar se efektet e kushteve klimatike negative ndonjëherë përkeqësohen nga kanalet e ujërave me nivele të larta të mirëmbajtura dobët dhe/ose nga mosfunksionimi i stacioneve të pompave (si në rastin e përmbytjes së shtatorit të vitit 2002), të cilat nuk arrijnë të kullojnë siç duhet ujërat e shirave. Strategjia e Menaxhimit të Riskut nga Përmbytjet DP-ja e BE-së është transpozuar në Shqipëri si pjesë e politikës “Përmbajtja, zhvillimi dhe zbatimi i Strategjive Kombëtare të Ujit, Planeve të Menaxhimit të Rajoneve të Baseneve Ujore dhe Planeve të Menaxhimit të Riskut nga Përmbytjet”. Përmbytjet janë dukuri natyrore që nuk mund të shmangen. Megjithatë, ka disa veprimtari njerëzore dhe ndryshime klimatike që mund të rrisin probabilitetin për efekte negative. Përmbytjet kërcënojnë vazhdimisht jetën e njeriut, mjedisin dhe zhvillimin ekonomik, por mund të sjellin edhe zhvendosje të popullsisë. Qasja moderne e direktivës është të bashkëpunohet me të gjithë aktorët përkatës “që të jetojmë me përmbytjet”, të mbrojmë dhe nëse është e mundur t’i përshtatim përdorimet dhe ndërtimet me risqet nga përmbytjet në zonat përkatëse, dhe sidomos të përgatitemi për këto përmbytje, në mënyrë të gjithanshme, së bashku me të gjithë personat, organizatat, administratat dhe bizneset që mund të preken. AMBU-ja, me mbështetjen e projektit të PRONEWS “Programi për Përmirësimin e Sistemit Kombëtar të Paralajmërimit të Hershëm dhe Parandalimit të Përmbytjeve në Shqipëri”, mbështetur nga Bashkimi Evropian. Aktualisht, nuk ka plan për menaxhimin e përmbytjeve në basenin e lumit Mat dhe hartat e rreziqeve nga përmbytjet nuk janë përgatitur për të gjitha zonat ku ka risk të mundshëm ose gjasa për përmbytje. E njëjta gjë vlen edhe për hartat e riskut nga përmbytjet. Vlerësimi i Ndikimit Mjedisor dhe Social (VNMS) i financuar nga BE-ja dhe Projektimi i Detajuar i Projektit WBIF “Infrastruktura për mbrojtjen nga përmbytjet e Lumit Mat” u zbatuan nga Konsorciumi COWI-IPF (Instrumenti Lehtësues i Projekteve të Infrastrukturës 8) në bashkëpunim të ngushtë me Ministrinë e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural dhe me Agjencinë e Menaxhimit të Burimeve Ujore. Ky projekt filloi në janar 2020 dhe përfundoi me sukses në prill 2021. Studimi i Fizibilitetit dhe Projektimi Paraprak për masat më urgjente për mbrojtjen nga përmbytjet në Basenin e poshtëm të Lumit të Matit, 136 Projekti “Identifikimi dhe zbatimi i masave të përgjigjes Përshtatëse në deltat Drinit dhe Matit” MSP GEF/UNDP, www.ccalb.org Faqe | 9-8 Rajoni i Lezhës, u përgatitën nga Instrumenti Lehtësues i Projekteve të Infrastrukturës 2 (TA3-ALB-ENV 03) në vitin 2012. Ndërhyrjet u identifikuan si masa “pa pendesë” në kuadër të studimit rajonal “Analiza e mangësive dhe vlerësimi i nevojave në kontekstin e zbatimit të Direktivës së Përmbytjeve të BE-së”, që u zbatua nga Instrumenti Lehtësues i Projekteve të Infrastrukturës 4 (WBEC-REG-ENV-02) në periudhën janar – shtator 2015. WBIF e rinovoi mbështetjen e saj në qershor 2018 me anë të një granti për projektimin e detajuar, vlerësimin e ndikimit mjedisor dhe dokumentet e tenderit për të mundësuar zbatimin e projektit137. Objektivi i projektit është përmirësimi i nivelit të menaxhimit të mbrojtjes nga përmbytjet për Lumin e Matit për të parandaluar dëmet në shëndetin e njerëzve, në florë dhe faunë, dhe në ekonomi. Pritet që projekti të përmirësojë sigurinë dhe të reduktojë riskun nga përmbytjet për 210,000 persona, të reduktojë erozionin e tokës dhe të promovojë bujqësinë e qëndrueshme dhe vendbanime të qëndrueshme dhe pa risk, duke siguruar ndërkohë një shtysë për ekonominë vendase nëpërmjet ofrimit të vendeve të punës dhe uljes së humbjeve ekonomike. Ky është vazhdim i një projekti të hershëm të financuar nga WBIF në vitin 2012, në kuadër të të cilit u zhvillua një Studim Fizibiliteti gjithëpërfshirës për Përmirësimin e Infrastrukturës së Mbrojtjes nga Përmbytjet në Shqipëri dhe u rekomandua që, nëse nuk bëhen përmirësimet e nevojshme, përmbytjet mund të dëmtojnë rëndë shëndetin e njerëzve dhe ekonominë. Aktivitetet ose Skemat e Reja të Menaxhimit të Përmbytjes që Ndikojnë në Statusin e Trupit Ujor Tabela 9-2 përmbledh ata trupa ujorë statusi i të cilëve mund të ndikohet nga aktivitetet e menaxhimit të riskut nga përmbytjet dhe që për këtë shkak mund të rrezikojnë të mos i arrijnë objektivat mjedisore të parashtruara në Seksionin 9-3. Programi i Masave duhet të përfshijë edhe masat zbutëse ose arsyetimin për mosarritjen ose mosruajtjen e statusit të mirë (Kapitulli 12). Sipas Kadastrës Kombëtare të Ujit, në basenin ujor të lumit Mat nuk është identifikuar asnjë zonë e rrezikuar nga përmbytjet138. Por sipas Planit të Integruar Sektorial për Bregdetin, shumë prej këtyre zonave përmbyten për shkak të reshjeve masive, nga Shëngjini deri në fshatin Ishëm, afër “Urës së Zogut”. Tabela 9-2 – Trupat Ujorë që Mund të Ndikohen nga Aktivitetet e Menaxhimi të Përmbytjeve EMRI I TRUPIT UJOR NËNBASENI TRUPI UJOR KODI I BE-SË FORMA AKTUALE STATUSI AKTUAL NDIKIMI I MUNDSHËM Mat MAT0 351213 Lumë I Ulët Shumë e Lartë Shperdhaza Mat2 35122613 TUTM I Ulët Shumë e Lartë 9.4 Menaxhimi i Riskut nga Thatësira në Basenin Ujor të Matit Autoriteti Kompetent dhe Masat e Koordinimit Risqet që lindin për shkak të pamjaftueshmërisë së ujit (thatësirat) trajtohen nëpërmjet menaxhimit efikas të burimeve ujore dhe investimeve që i shërbejnë të gjitha palëve të interesuara, në zbatim të akteve kombëtare ligjore dhe nënligjore të cilat kanë transpozuar Direktivat e BE-së. Sipas Komisionit Evropian, thatësirat duhen trajtuar në mënyrë të ngjashme me menaxhimin e riskut nga përmbytjet. Ndonëse nuk ka direktiva nga BE-ja, ka udhëzime të qarta të bazuara te DKU-ja për përgatitjen e Planeve të Menaxhimit të Thatësirave (GWPCEE, 2015). Kur përgatitemi për përballimin e thatësirave dhe pamjaftueshmërisë së ujit, ka shumë rëndësi të kuptojmë se janë dy fenomene të ndryshme. Thatësirat kanë orgjinë natyrore ndërsa 137 http://www.ambu.gov.al/perfundimi-i-asistences-teknike-te-financuar-nga-be-per-infrastrukturen-e-mbrojtjes-nga-permbytjet-ne shqiperi/ 138 http://kadastraujore.gov.al/ Faqe | 9-9 pamjaftueshmëria e ujit (ose pakësimi i ujit) ka të bëjë me faktin se burimet ujore janë të pamjaftueshme për të plotësuar kërkesat për përdorim afatgjatë të ujit. Planifikimi i përballimit të thatësirave dhe menaxhimit të sasive të vogla të ujit është kombinim kompleks i monitorimit të tendencave hidrometeorologjike me menaxhimin teknik të burimeve ujore dhe zbutjen e ndikimeve socio-ekonomike. Për sa i përket Menaxhimit të Riskut nga Thatësirat, nuk ka VKM për ngritjen dhe funksionimin e një organi kompetent përgjegjës për menaxhimin e riskut nga thatësirat. MBZhR-ja përmbush disa përgjegjësi nëpërmjet shkëmbimit të informacionit midis bashkive dhe bordeve të kullimit. Për më tepër, Strategjia për Ujitjen dhe Kullimin në Shqipëri e mbulon pjesërisht menaxhimin e thatësirave në nivel vendi. Përmbledhja e Historikut të Thatësirave Regjimi i reshjeve në Shqipëri është tipik mesdhetar dhe faktorët më të rëndësishëm që ndikojnë në reshjet atmosferike janë vendndodhja gjeografike dhe topografia. Në territorin shqiptar bien mesatarisht rreth 1480 mm reshje në vit. Sasia më e madhe e reshjeve regjistrohet gjatë muajve të ftohtë (Tetor-Mars), me 75% të totalit. Muaji me sasinë më të madhe të reshjeve në të gjithë territorin është Nëntori, ndërsa muajt më të thatë janë Korriku dhe Gushti. Shumica e lumenjve paraqesin karakteristika të parregullta sezonale në prurje. Thuajse të gjithë mbartin më pak se 10% (ndonjëherë edhe zero) të mesatareve të sezonit të dimrit në sezonin e verës. Liqenet zënë rreth 4% të territorit të vendit. Në Shqipëri gjen 3 lloje thatësirash: • thatësirat meteorologjike - përkufizuar në bazë të deficitit të reshjeve të shiut • thatësirat hidrologjike - shkaktohet kryesisht nga mungesa e akumuluar e prurjeve të lumenjve ose nga rimbushja e ujërave nëntokësore. • thatësirat bujqësore - faktor kritik është disponueshmëria e ujit në tokë gjatë sezonit të kultivimit. Thatësira hidrologjike është lloji më i rëndësishëm i thatësirës për sektorin ekonomik. Kjo ndodh sepse burimet ujore luajnë rol kyç në ekonominë e Shqipërisë. Rreth 97% e prodhimit të përgjithshëm të energjisë elektrike gjenerohet nga hidrocentralet, të ndodhur kryesisht në 3 lumenj. Kjo lloj thatësire ndikon edhe te sektori i bujqësisë, sepse rreth 50% e ngastrave (400 000 ha) që ujiten përbëjnë rreth 80% të prodhimit bujqësor. Strategjia për Menaxhimin e Riskut nga Thatësirat Hartimi i Planeve të Menaxhimit të Basenit Ujor ofron mundësi të mira për trajtimin e çështjeve lidhur me thatësirën dhe pamjaftueshmërinë e ujit. Më konkretisht, kërkesa e DKU-së për arritjen e statusit të mirë sasior të ujërave nëntokësore përfshin edhe vendosjen e balancës midis pakësimit dhe rimbushjes së ujërave nëntokësore. Për sa i përket kërkesës së arritjes së statusit të mirë ekologjik për ujërat sipërfaqësore, ka shumë rëndësi të përcaktojmë rrjedhën minimale (ekologjike) të çdo lumi, që mundëson arritjen e objektivave specifike për zonën lidhur me biodiversitetin ujor. Masat për arritjen e këtyre objektivave duhen përfshirë në Planet e Menaxhimi të Basenit Ujor. Për sa i përket menaxhimit të thatësirës, duke qenë se prek drejtpërdrejt, ndër të tjera, furnizimin me ujë për ujitje. Thatësira duhet trajtuar si koncept i qartë klimatik që karakterizohet nga mungesa të përkohshme uji për periudhë të gjatë kohore, krahasuar me furnizimin normal (një sezon, një vit, disa vjet). Për sa i përket rolit të tipologjisë (thatësirë meteorologjike, bujqësore ose hidrologjike), ajo përcakton fillimin, seriozitetin dhe përfundimin e thatësirës. Strategjia për Ujitjen dhe Kullimin në Shqipëri përfshin përshkrimin e situatës aktuale dhe sfidave kryesore për ujitjen, kullimin, digat, rezervuarët dhe mbrojtjen nga përmbytjet. Sistemet e ujitjes dhe kullimit në të gjithë vendin kanë degraduar për shkak të mungesës së mirëmbajtjes dhe riparimeve të nevojshme për vite me radhë. Ndryshimet lidhur me modelet e kultivimit dhe metodat e përdorimit të ujit, si dhe ndryshimet klimatike kërkojnë modernizim të strukturave për të mundësuar përdorim më eficient të ujit dhe procedura menaxhimi e financimi më intensive e të besueshme. Gjithashtu, Planet e Menaxhimit të Thatësirave duhen hartuar dhe zbatuar në përputhje me standardet ndërkombëtare, Faqe | 9-10 duke përfshirë edhe mekanizmat e angazhimit nëpërmjet komunikimit midis institucioneve dhe palëve përkatëse të interesit dhe përfshirjes së tyre në plan. Aktivitetet ose Skemat e Reja të Menaxhimit të Thatësirave që Ndikojnë në Statusin e Trupit Ujor Tabela 9-3 përmbledh ata trupa ujorë statusi i të cilëve mund të ndikohet nga aktivitetet e menaxhimit të riskut nga thatësirat dhe që për këtë shkak mund të rrezikojnë të mos i arrijnë objektivat mjedisore të parashtruara në Kapitullin 3. Programi i Masave duhet të përfshijë edhe masat zbutëse ose arsyetimin për mosarritjen ose mosruajtjen e statusit të mirë (Kapitulli 12). Tabela 9-3 - Trupat Ujorë që Mund të Ndikohen nga Aktivitetet e Menaxhimit të Thatësirave EMRI I TRUPIT UJOR NËNBASENI TRUPI UJOR KODI I BE-SË FORMA AKTUALE STATUSI AKTUAL NDIKIMI I MUNDSHËM Referenca 9.5 Plani i Menaxhimit të Zonave Bregdetare Autoriteti Kompetent dhe Masat e Koordinimit Në Shqipëri, planet e menaxhimit të zonave bregdetare nuk janë hartuar ende plotësisht. Agjencia Kombëtare e Bregdetit e ushtron veprimtarinë e saj në të gjithë vijën bregdetare të Republikës së Shqipërisë dhe në zona, territore, objekte dhe veprimtari që ndodhen ose zhvillohen në të gjithë apo në një pjesë të vijës bregdetare, ose që kanë ndikim tek ajo. Agjencia është përgjegjëse për mbrojtjen dhe zhvillimin e qëndrueshëm të zonës bregdetare duke monitoruar dhe kontrolluar potencialin e të gjithë zonës bregdetare, për të siguruar performancën e zonave bregdetare, për menaxhimin e integruar të vijës bregdetare dhe zbatimin e tyre. Ajo krijon dhe përditëson Inventarin Kombëtar të Zonës Bregdetare; kontribuon në informimin, konsultimin dhe përfshirjen e publikut gjatë hartimit dhe zbatimit të politikave dhe strategjive lidhur me menaxhimin e integruar të zonës bregdetare; merr pjesë në hartimin e politikave dhe strategjive kombëtare për menaxhimin e integruar të bregdetit dhe koordinon punën për zbatimin e tyre; propozon ndryshime dhe përmirëson kuadrin ligjor dhe nënligjor për menaxhimin e integruar të zonës bregdetare; kontrollon zbatimin e kritereve dhe kushteve të subjekteve që ushtrojnë veprimtari turistike, sipas dispozitave ligjore në fuqi; ushton kontrolle dhe inspekton mjediset dhe dokumentacionin e subjekteve që ushtrojnë veprimtari turistike. Strategjia për Menaxhimin e Bregdetit Fusha e menaxhimit të zonës bregdetare rregullohet nga dy dokumente kuadër operacionale: • Strategjia Kombëtare për Zhvillimin e Qëndrueshëm të Turizmit 2019-2033; • Plani i Integruar Ndërsektorial për Bregdetin 2030 (PINB). Strategjia Kombëtare për Zhvillimin e Qëndrueshëm të Turizmit synon zhvillimin e destinacioneve, zonave dhe produkteve, diversifikimin e ofertës turistike dhe rritjen e vlerës së shtuar të potencialeve turistike për zhvillimin social dhe ekonomik të vendit, nëpërmjet planeve të veprimit për çdo rajon. Plani i integruar ndërsektorial ka të bëjë me krijimin dhe zhvillimin e rajonit bregdetar, i cili promovon zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik, integritetin social dhe mbrojtjen e burimeve për 15 vitet e ardhshme. Në Shqipëri, mungesa e planeve hapësinore dhe moszbatimi i bazës ligjore konsiderohet si një prej pengesave më të mëdha të zhvillimit të qëndrueshëm të bregdetit. Mungesa e Planit të Integruar Ndërsektorial ka sjellë edhe fragmentimin e planifikimit, ku kompetencat territoriale dhe juridiksionet janë të ndara. Kjo gjë ka penguar hartimin e planeve rajonale, të cilat me shumë mundësi mund të mbivendosen nëse paraprihen nga Plani i Integruar sektorial për Bregdetin. Për më tepër, të gjitha planet vendore e rajonale (të pakta në numër), si dhe zhvillimet e deritanishme, janë zbatuar pa pasur një vizion të qartë rajonal, jo më kombëtar. Faqe | 9-11 Aktivitetet ose Skemat e Reja të Menaxhimit të Bregdetit që Ndikojnë në Statusin e Trupit Ujor Tabela 9-4 përmbledh ata trupa ujorë statusi i të cilëve mund të ndikohet nga aktivitetet e menaxhimit të riskut nga përmbytjet dhe që për këtë shkak mund të rrezikojnë të mos i arrijnë objektivat mjedisore të parashtruara në Kapitullin 3. Programi i Masave duhet të përfshijë edhe masat zbutëse ose arsyetimin e mosarritjes ose mosruajtjes së statusit të mirë (Kapitulli 13). Ekosistemet bregdetare të Shqipërisë janë nën trysni të konsiderueshme. Risqet lidhen me humbjen e biodiversitetit dhe të habitateve natyrore, që luajnë një rol të rëndësishëm në shëndetin e njerëzve, në zinxhirin ushqimor dhe në disponueshmërinë e burimeve natyrore për zhvillimin ekonomik. Sipas studimit të kryer nga UNDP dhe INCA, për planin strategjik lidhur me zonat e mbrojtura bregdetare, kjo situatë është rrjedhojë e kombinimit të disa faktorëve. Bashkia Lezhë, aty ku si zonë e kërcënuar shihet ajo e grykëderdhjes së Lumit Drin nga Balldreni i Ri deri në Tale, nga erozioni detar dhe përmbytjet bregdetare (nga ishulli i Shëngjinit) te grykëderdhja e Lumit Mat. Gjithashtu, depërtimi i ujërave të kripura në zonën e ishullit të Shëngjinit dhe erozioni nga grykëderdhja e Lumit Drin deri te grykëderdhja e Lumit Mat rrezikojnë përmbytjen e tij. Bashkia Kurbin është e rrezikuar nga përmbytjet e Lumit Mat nga Shkopeti deri te grykëderdhjet e lumenjve. Gjithashtu, erozioni detar dhe përmbytjet nga bregu janë të pranishme nga grykëderdhja e Lumit Mat deri te grykëderdhja e Lumit Ishëm, nga Fushë-Kuqja deri te gryka e Lumit Ishëm. Zonat e rrezikuara nga rrëshqitjes e tokës janë Gallata dhe Vinjolli. Tabela 9-4 – Trupat Ujorë që Mund të Ndikohen nga Aktivitetet e Menaxhimit të Bregdetit EMRI I TRUPIT UJOR NËNBASENI TRUPI UJOR KODI I BE-SË FORMA AKTUALE STATUSI AKTUAL NDIKIMI I MUNDSHËM Tale MAT0 CW351202 Bregdeti I Mesëm Niveli i kripësisë dhe përmbytjet nga bregdeti Patok MAT0 CW351205 Bregdeti I Mesëm Laguna e Patokut MAT0 CW351206 Bregdeti I Mesëm Mati MAT0 351213 Lumë I Ulët Faqe | 9-12 9.6 Vlerësimi Strategjik Mjedisor Autoriteti Kompetent dhe Masat e Koordinimit Vlerësimi Strategjik Mjedisor (VSM) është një prej instrumenteve kryesorë për integrimin e çështjeve mjedisore dhe parimeve të zhvillimit të qëndrueshëm në planifikim strategjik dhe vendimmarrje. Duke qenë se PM-ja është produkt kryesor i PMBU-së dhe këto masa mund të kenë në vetvete implikime të mëdha rajonale ose ndërsektoriale, ka shumë gjasa që në shumicën e rasteve PMBU-ja të ketë nevojë për shqyrtimin e VSM-së. Në Shqipëri, Ligji 91/2013 për VSM-në dhe të gjitha aktet nënligjore janë kërkesat minimale për realizimin e VSM-së. Ligji është përafruar gjerësisht me Direktivën 2001/42/KE.139 Në Shqipëri, ligji 91/2013 shërben për të ofruar mbrojtje mjedisore dhe zhvillim të qëndrueshëm përmes përfshirjes së problematikave mjedisore në hartimin ose rishikimin e planeve apo programeve që mund të kenë pasoja negative në mjedis, të cilat mund të përfshijnë për shembull Planin e Menaxhimit të Basenit Ujor. Vendimi nëse duhet ndërmarrë VSM-ja është kompetencë e Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit. Procedura e VSM-së për planet dhe programet kombëtare dhe vendore realizohet në nivel kombëtar dhe përfshin këto hapa: • Njoftimin e Ministrisë së Mjedisit nga autoriteti propozues; • Konsultimin me palët e interesit për çështjet që do të trajtohen në raportin e VSM-së (përcaktimi i objektit); • Konsultimet publike për hartimin e raportit paraprak të VSM-së; • Hartimin e raportit përfundimtar të VSM-së; • Shqyrtimin e raportit përfundimtar të VSM-së dhe lëshimin e deklaratës së Ministrit (pra qëndrimi zyrtar i Ministrisë); • Vendimin e autoritetit propozues për miratimin e planit ose programit; • Monitorimi i efekteve të planit ose programit për mjedisin dhe raportimi i tyre Në rast se ministria zbulon se autoriteti propozues nuk i ka zbatuar kërkesat e ligjit për VSM-në, atëherë i komunikon autoritetit propozues mosmarrjen në konsideratë të miratimit të deklaratës, duke dhënë arsyet e përshtatshme. Ministria ia dërgon një kopje të përgjigjes autoritetit miratues. Nëse plani ose programi nuk miratohet brenda 2 vjetësh nga data e miratimit të deklaratës, atëherë deklarata e ministrit për VSM-në bëhet e pavlefshme dhe procedura e VSM-së fillon nga e para. Autoriteti kompetent për miratimin përfundimtar të PMBU-së sigurohet që, përpara marrjes së vendimit për miratim ose jo, të jenë përmbushur kërkesat e ligjit për VSM-në dhe propozuesi ta ketë marrë deklaratën e ministrit për VSM-në. Elementet Kryesore të Vlerësimit Strategjik Mjedisor VSM-ja mund të kuptohet si “proces sistematik dhe paraprak, i ndërmarrë me qëllim analizimin e efekteve mjedisore të planeve, programeve dhe veprimeve të tjera strategjike të propozuara, si dhe integrimin e gjetjeve në vendimmarrje”. Ligji shqiptar për VSM-në identifikon katër elemente kryesore (Tabela 9-5): − Përgatitjen e raporteve për vlerësimin strategjik. − Sigurimin e pjesëmarrjes publike dhe debatit publik. − Marrjen parasysh të rezultateve të vlerësimit strategjik dhe pjesëmarrjes së publikut në fazën e vendimmarrjes. − Ofrimin e informacionit për vendimet e marra. 139 Komisioni Evropian, Direktiva 2001/42/KE për vlerësimin e efekteve të disa planeve dhe programeve për mjedisin, Direktiva për Vlerësimin Strategjik Mjedisor Faqe | 9-13 Tabela 9-5 - Elementet Kryesore të Procesit të VSM-së FAZA OBJEKTIVAT STATUSI I PËRFUNDIMIT Faza e shqyrtimit nga autoriteti kompetent Vendimi nëse kërkohet VSM për PMBU-në dhe në cilat kushte. Ligji nr.91/2013 Përcaktimi i objektit dhe konsultimi statutor Objekti dhe niveli i detajeve që do të merren në konsideratë në vlerësimin mjedisor, si dhe lista e palëve kyç të interesit dhe masat e koordinimit Përfunduar më 15.06.2023 Raporti i vlerësimit mjedisor dhe konsultimi publik Vlerësimi i ndikimeve domethënëse në mjedis që lindin nga zbatimi i Programit të Masave në PMBU dhe koordinimi me alternativat e arsyeshme. Projekt raporti i VSM-së duhet të jetë dokument shoqërues i PMBU-së. Përfunduar më 30.06.2023 Deklarata e VSM-së nga autoriteti kompetent Deklarata se i janë integruar aspektet mjedisore dhe konsultimet në PMBU-në përfundimtare, me lëshimin e deklaratës përfundimtare të VSM-së. Publikuar më 4.9.2023 Procesi i VSM-së e ndihmon autoritetin përgjegjës për PMBU-në, si dhe atë vendimmarrës që të marrë parasysh: • Tendencat, potencialin dhe kufizimet kryesore mjedisore që mund të prekin ose mund të preken nga PMBU-ja • Objektivat mjedisore dhe treguesit që lidhen me PMBU-në • Efektet mjedisore me gjasë domethënëse të alternativave të propozuara dhe zbatimi i PMBU-së • Masat për shmangien, reduktimin ose zbutjen e efekteve negative dhe përforcimin e efekteve pozitive; • Informimi publikut nga autoritetet përkatëse, si dhe kur është e mundur, vendet fqinje që mund të preken. Vlerësimi strategjik mjedisor në kuadër të PMBU-së përfshin: a) përgatitjen e raportit mjedisor; b) zhvillimin e konsultimeve; c) marrjen parasysh në vendimmarrje d) informacion rreth vendimit. Rezultatet Kryesore të Vlerësimit Strategjik Mjedisor Raporti i VSM-së duhet të përmbledhë të gjitha informacionet dhe përfundimet e arritura gjatë të gjithë procesit të VSM-së dhe të shërbejë si bazë për konsultimet me autoritetet dhe palët përkatëse të interesit. Vlerësimi Strategjik Mjedisor nuk është instrument për vendimmarrje. Ai jep informacion rreth ndikimeve të mundshme për mjedisin dhe shëndetin e njeriut, shkaktuar nga vendimi. Megjithatë, përfundimet e procesit të VSM-së duhen marrë parasysh gjatë marrjes së vendimit (dhe më vonë gjatë zbatimit të PMBU-së). Faqe | 10-1 10. Presionet ndaj Trupit Ujor, Statusi dhe Vlerësimi i Ndikimeve 10.1 Vështrim i përgjithshëm Në qendër të objektivave të Planit të Menaxhimit të Basenit Lumor është vlerësimi i strukturuar i të gjitha presioneve që mund të veprojnë te trupat ujorë të basenit lumor, ndryshimi i statusit si rezultat i këtyre presioneve dhe ndikimet vijuese në ekosistemet ujore. Presionet (kryesisht antropogjene ose “ndikimet artificiale”, por edhe ndryshimet klimatike) mund të sjellin ndryshime të statusit (treguesi qendror i “shëndetit” të trupit ujor), gjë që mund të rezultojë në ndikime negative, të cilat mund të jenë ndryshime negative në cilësinë e ujit, sasinë e ujit, morfologjinë e ekosistemit ose të gjitha së bashku. Statusi i pamjaftueshëm (risku i mosarritjes së objektivave) për çdo trup ujor krijon një lloj hendeku lidhur me objektivat mjedisore (OM) të parashtruar në Kapitullin 3. Kur arrihet “statusi i mirë”, politikat mjedisore dhe sistemi rregullator duhet të përpiqen që ta ruajnë atë status (Kapitulli 12). Kur “statusi i mirë” nuk arrihet, duhet zbatuar një plan veprimi korrigjues për të ruajtur ose përmirësuar çdo trup ujor që rrezikon të mos i arrijë OM-të e parashtruara në Programin e Masave (Kapitulli 13). DKU-ja kërkon identifikimin sistematik të presioneve domethënëse (të rëndësishme) nga ndikimet me origjinë antropogjene, siç janë burimet pikësore të ndotjes, burimet e shpërndara të ndotjes, modifikimet e regjimeve të prurjeve përmes nxjerrjeve ose rregullimit, ndryshimet morfologjike, si dhe presione të tjera (DKU, neni (5))140. “Domethënës” do të thotë se presionet kontribuojnë në një ndikim të caktuar që mund të sjellë mospërmbushjen e objektivit mjedisor “status i mirë” të DKU-së, neni 4(1) i DKU-së. Në disa raste, presionet e moderuara nga disa nxitës dytësorë mund të kombinohen me njëra-tjetrën dhe të bëhen të rëndësishme. Fazat kryesore të qasjes së përgjithshme të përcaktuara në DKU janë: • Identifikimi i forcave shtytëse (ndikimeve) • Identifikimi i presioneve domethënëse • Identifikimi i statusit pasues • Vlerësimi i ndikimeve • Vlerësimi i riskut të mosarritjes së objektivave • Propozimi i masave zbutëse/mbrojtëse. 10.2 Shembuj të Presioneve dhe Ndikimeve Zakonisht, presionet dhe ndikimet janë pikësore ose të shpërndara141. Presionet e shpërndara, p.sh. ndotja nga nitratet me origjinë bujqësore ose mbinxjerrja e ujërave nëntokësore, mund të kërkojnë politika të përgjithshme mjedisore ose strategji menaxhimi që zbatohen për një zonë të gjerë (p.sh. për një nënbasen, grup trupash ujorë ose akuifer). Nga ana tjetër, presionet pikësore, si shkarkimet e ujërave të ndotura ose shkarkimet nga hidrocentralet mund të kërkojnë masa specifike për disa trupa ujorë individualë, megjithatë, nevoja për masa korrigjuese të veçanta në shumë raste duhet të parandalohet, të paktën teorikisht, me anë të politikave të nivelit të lartë të përcaktuara dhe të zbatuara siç duhet. Të gjitha llojet e ndryshme të presioneve dhe ndikimeve janë të pranishme në basenin e Matit, ndonëse në nivele të ndryshme. 140Komisioni Evropian, Dokumenti Udhëzues 3 i CIS-it, Analiza e Presioneve dhe Ndikimeve, KE 2003 141Komisioni Evropian, Dokumenti Udhëzues 2 i CIS– it, Analiza e Presioneve dhe Ndikimeve Faqe | 10-2 10.3 Vlerësimi i Standardizuar i Presioneve Mbështetur te Procedurat e Raportimit WISE Lista Standarde e Numeracionit të Presioneve dhe Treguesve nga WISE Në mënyrë që raportimi i presioneve në PMBU të jetë i përafruar me saktësi me detyrimet e raportimit WISE. Tabela 10-1 dhe Tabela 10-2 paraqesin llojet kryesore të presioneve, së bashku me dy variantet e “treguesit të presionit”, që rrjedhin nga udhëzimi WISE 10-1 dhe që janë riprodhuar plotësisht në Shtojcën Teknike 10142,143. “Llojet” e presionit janë format kryesore të ndikimit antropogjen që mund të ndikojnë në statusin e trupit ujor: p.sh. ujërat e ndotura urbane të patrajtuara, ndryshimi hidrologjik për shkak të hidrocentralit. “Treguesit” e presioneve tregojnë fuqinë sasiore të presionit që duhet reduktuar për të arritur objektivat mjedisore, p.sh. ngarkesa e BOD5 në vijën ujore pritëse, reduktimi i prurjes ose i orëve të punës së HEC-it. Kodet në listën e numeracionit të presioneve (Tabela 10-2,) janë pjesë e “Përmbledhjes Presione-Status” (Tabelat 10-4 deri 10-6) dhe duhet të jenë pjesë edhe e listës së atributeve të klasës së veçorive të Trupit Ujor të KBU-së. Identifikimi dhe Vlerësimi Sasior i Presioneve dhe Treguesve Vlerësimi i presioneve dhe statusi si rezultat i këtij vlerësimi janë themelore për të kuptuar dhe vlerësuar nga pikëpamja sasiore hendeqet midis objektivave mjedisore dhe gjendjes aktuale të trupave ujorë në basenin ujor. Ky vlerësim është një ndërthurje e kritereve analitike dhe përshkruese, në varësi të nivelit të të dhënave në dispozicion. Vlerësimi i statusit të trupit ujor vërtet mund të jetë një ushtrim më i lehtë krahasuar me standardet që janë bazuar në një model të vetëm analitik, por vlerësimi i presioneve është më kompleks sepse a) presionet janë zakonisht më abstrakte dhe më të vështira për t’u vlerësuar nga pikëpamja sasiore dhe b) presionet e ndryshme kombinohen në mënyra komplekse për të ndikuar në statusin e trupit ujor. Vlerësimi sasior i presioneve, ndonëse i realizueshëm, kërkon të dhëna të konsiderueshme cilësore, shumë prej të cilave nuk mblidhen aktualisht në Shqipëri. Në të ardhmen do të kërkohen përmirësime të konsiderueshme lidhur me mbledhjen e të dhënave dhe koordinimin midis autoriteteve kompetente. Vërehet se shumë prej “treguesve të presionit” kërkojnë që të raportohet një sasi e volumit, ose si pjesë e llogaritjes së përafërt të ngarkesës së ndotësit, ose si pjesë e ndikimit të prurjes ekologjike. Treguesit kuptimplotë të presionit nuk mund të përcaktohen për shkak të shkatërrimit tërësor të rrjetit kombëtar hidrometrik, mungesës së të dhënave hidrologjike të përdorshme të kohëve të fundit dhe mungesës së konsiderueshme të të dhënave për volumet e mbetjeve të lëngëta pas trajtimit të monitoruara nga institucionet dhe industritë. Për më tepër, në shumë raste, në basenet ujore në Shqipëri, numri i pikave të monitorimit është i pamjaftueshëm për të mbuluar të gjithë trupat ujorë të përvijuar. Për rrjedhojë, presionet dhe statusi i trupave ujorë të pamonitoruar duhet të supozohen duke u nisur nga gjykimi i ekspertëve. (Kjo është një arsye specifike për ta ndarë basenin ujor në nënbasene, në mënyrë që presionet lokale të përcaktohen nga pikëpamja sasior dhe të menaxhohen më mirë) Për të përmirësuar politikëbërjen mjedisore të AMBU-së dhe autoriteteve të tjera kompetente, si dhe për të identifikuar “pikat e nxehta mjedisore” që mund të kërkojnë rregullore më të rrepta (përmes kushteve të lejes dhe zbatimit të lejes) nevojitet një lloj indeksimi sasior i presionit. Tabela 10-1 dhe Tabela 10-2 paraqesin dy grupe treguesish për presionin, të cilat janë që të dyja në përputhje me skemën e raportimit WISE 2016. “Treguesit e përgjithshëm” janë sasitë e nivelit të lartë të presionit që lidhen me objektet si numri i pikave të shkarkimit, numri i hidrocentraleve ose pikave të nxjerrjes së ujit për qëllime bujqësore, 142Qasja e miratuar në modelin e ri të PMBU-ve në Shqipëri do të përafrohet ngushtësisht me kërkesat e raportimit WISE për sa u përket klasave të veçorive dhe atributeve. Mbledhja e të dhënave fokusohet vetëm te ajo çka nevojitet për raportimin WISE dhe EIONET, si dhe strukturat e të dhënave të KKBU-së orientohen në mënyrë të tillë që të përafrohen me rezultatet e DKU-së. 143 Sistemi i Informacionit të Ujit për Evropën, Dokumenti Udhëzues i WISE GIS për raportimin e të dhënave hapësinore në WISE, Versioni 6.0.6, 2016. Faqe | 10-3 gjatësia e trupave ujorë të prekur, numri i instalimeve pa leje, etj. Këto duhet të jenë lehtësisht të përcaktueshme edhe në rastin e funksionimit aktual të kufizuar të Kadastrës, bazuar në shqyrtimet e dokumentacionit ose inspektimet e shpejta në terren. “Treguesit precizë” në përputhje me WISE 2016 kërkojnë matje dhe raportim sektorial tejet të përmirësuar krahasuar me ato të vëna aktualisht në dispozicion përmes KKBU-së, veçanërisht lidhur me matjen e parametrit të mbetjeve të lëngëta pas trajtimit dhe volumeve të prurjes së lumit. Tabela 10-1 – Llojet dhe Treguesit Standardë të Presionit, Lloji 1 deri në 3 PRESIONI SEKTORAL KODI144 LLOJI A TREGUESI I PËRGJITHSHËM145 LLOJI B TREGUESI PRECIZ146 1 PRESIONET E NDOTJES PIKËSORE UJËRAT E NDOTURA URBANE 1.1 NR. I PIKAVE TË SHKARKIMIT QË NUK I KANË ARRITUR OBJEKTIVAT REDUKTIMI I NGARKESËS BOD/N/P (T/VIT) DALJET NGA SHTRATI PËR SHKAK TË UJËRAVE URBANE TË SHIUT 1.2 NR. I DALJEVE NGA SHTRATI QË NUK I KANË ARRITUR OBJEKTIVAT REDUKTIMI I VOLUMIT TË UJËRAVE TË SHIUT INDUSTRIA - IMPIANTET DEI 1.3 NR. I ZONAVE QË NUK I KANË ARRITUR OBJEKTIVAT REDUKTIMI I NGARKESËS SË BOD/NH4/PS (t/vit) INDUSTRIA– IMPIANTET JO DEI 1.4 NR. I ZONAVE QË NUK I KANË ARRITUR OBJEKTIVAT REDUKTIMI I NGARKESËS SË BOD/NH4/PS (t/vit) ZONAT E KONTAMINUARA 1.5 NR. I ZONAVE QË NUK I KANË ARRITUR OBJEKTIVAT REDUKTIMI I NGARKESËS SË SP/SPBU (t/vit) MBETJE TË HEDHURA NË LANDFILL 1.6 NR. I ZONAVE QË NUK I KANË ARRITUR OBJEKTIVAT REDUKTIMI I NGARKESËS SË SP/SPBU (t/vit) LARGIMI I UJËRAVE NGA MINIERA 1.7 NR. I ZONAVE QË NUK I KANË ARRITUR OBJEKTIVAT REDUKTIMI I NGARKESËS SË SP/SPBU (t/vit) FERMAT E PESHKUT AKUAKULTURË 1.8 NR. I ZONAVE QË NUK I KANË ARRITUR OBJEKTIVAT REDUKTIMI I NGARKESËS SË BOD/NH4/PO4 (t/vit) TË TJERA TË PASPECIFIKUARA 1.9 2 PRESIONET E NDOTJES SË SHPËRNDARË VËRSHIMET URBANE 2.1 KM E TRUPAVE UJORË QË NUK I KANË ARRITUR OBJEKTIVAT REDUKTIMI I NGARKESËS SË SP/SPBU (t/vit) VËRSHIMET NGA BUJQËSIA 2.2 KM E TRUPAVE UJORË QË NUK I KANË ARRITUR OBJEKTIVAT REDUKTIMI I NGARKESËS SË N/P (t/vit) VËRSHIMET NGA PYLLTARIA 2.3 KM E TRUPAVE UJORË QË NUK I KANË ARRITUR OBJEKTIVAT REDUKTIMI I NGARKESËS SË N/P (t/vit) AUTOSTRADA/TRANSPORTI 2.4 KM E TRUPAVE UJORË QË NUK I KANË ARRITUR OBJEKTIVAT REDUKTIMI I NGARKESË SË PM/NO2/SPBU (t/vit) ZONAT E BRAKTISURA 2.5 NR. I ZONAVE QË NUK I KANË ARRITUR OBJEKTIVAT REDUKTIMI I NGARKESËS SË SP/SPBU (t/vit) MBETJET DIFUZE URBANE 2.6 NR. I ZONAVE QË NUK I KANË ARRITUR OBJEKTIVAT REDUKTIMI I NGARKESËS SË SP/SPBU (t/vit) 144Klasifikimi bazuar në elementin e skemës së raportimit WISE 2016 GIS - Llojet e Presionit Domethënës në US; Llojet e Presionit Domethënës në UN 145 Treguesit e përgjithshëm duhen interpretuar si numri/gjatësia e instalimeve/pikave/objekteve që supozohet se kenë ndikim negativ. a) Lejet ose nuk ekzistojnë, ose nuk janë respektuar b) Lejet janë të pamjaftueshme për sa i përket VKE-ve dhe/ose SCM-ve. 146 Treguesit Precizë duhen interpretuar si reduktim sasie që nevojitet për arritjen e objektivave mjedisore, shprehur zakonisht në tonë/vit, Mm³/vit, orë/vit. Faqe | 10-4 DEPOZITIMET ATMOSFERIKE 2.7 UJËMBLEDHËSIT QË NUK I KANË ARRITUR OBJEKTIVAT REDUKTIMI I NGARKESËS SË PM/NO2 (t/vit) KONTAMINIMI NGA MINIERAT 2.8 NR. I ZONAVE QË NUK I KANË ARRITUR OBJEKTIVAT REDUKTIMI I NGARKESËS SË SP/SPBU (t/vit) AKUAKULTURË 2.9 NR. I ZONAVE QË NUK I KANË ARRITUR OBJEKTIVAT REDUKTIMI I NGARKESËS SË BOD/NH4/PO4 (t/vit) TË TJERA TË PASPECIFIKUARA 2.10 3 NXJERRJET E PRURJES/PRESIONET E DEVIJIMIT BUJQËSIA 3.1 NR. I PIKAVE TË NXJERRJES VOLUMI QË DO TË REDUKTOHET (Mm³/vit) UJËSJELLËSI PUBLIK 3.2 NR. I PIKAVE TË NXJERRJES VOLUMI QË DO TË REDUKTOHET (Mm³/vit) INDUSTRIA + HIDROENERGJETIKA 3.3 NR. I PIKAVE TË NXJERRJES VOLUMI QË DO TË REDUKTOHET (Mm³/vit) ENERGJI, UJË FTOHËS 3.4 NR. I PIKAVE TË NXJERRJES VOLUMI QË DO TË REDUKTOHET (Mm³/vit) FERMAT E PESHKUT AKUAKULTURË 3.5 NR. I PIKAVE TË NXJERRJES VOLUMI QË DO TË REDUKTOHET (Mm³/vit) REKREACION / TË TJERA 3.6 NR. I PIKAVE TË NXJERRJES VOLUMI QË DO TË REDUKTOHET (Mm³/vit) Tabela 10-2 – Llojet dhe Treguesit Standardë të Presionit, Llojet 4 deri në 8 PRESIONI SEKTORAL KODI147 LLOJI A TREGUESI I PËRGJITHSHËM LLOJI B TREGUESI PRECIZE 4 PRESIONET MORFOLOGJIKE VEPRAT E MBROJTJES NGA PËRMBYTJET 4.1.1 KM E TRUPAVE UJORË QË NUK I KANË ARRITUR OBJEKTIVAT KM E STRUKTURAVE QË NUK I KANË ARRITUR OBJEKTIVAT BUJQËSIA 4.1.2 KM E TRUPAVE UJORË QË NUK I KANË ARRITUR OBJEKTIVAT KM E STRUKTURAVE QË NUK I KANË ARRITUR OBJEKTIVAT LUNDRIMI 4.1.3 KM E TRUPAVE UJORË QË NUK I KANË ARRITUR OBJEKTIVAT KM E STRUKTURAVE QË NUK I KANË ARRITUR OBJEKTIVAT MODIFIKIME TË TJERA 4.1.4 KM E TRUPAVE UJORË QË NUK I KANË ARRITUR OBJEKTIVAT KM E STRUKTURAVE QË NUK I KANË ARRITUR OBJEKTIVAT STRUKTURAT HIDROENERGJETIKE 4.2.1 KM E TRUPAVE UJORË QË NUK I KANË ARRITUR OBJEKTIVAT KM E STRUKTURAVE QË NUK I KANË ARRITUR OBJEKTIVAT STRUKTURAT E MBROJTJES NGA PËRMBYTJET 4.2.2 KM E TRUPAVE UJORË QË NUK I KANË ARRITUR OBJEKTIVAT KM E STRUKTURAVE QË NUK I KANË ARRITUR OBJEKTIVAT STRUKTURAT BASHKIAKE 4.2.3 KM E TRUPAVE UJORË QË NUK I KANË ARRITUR OBJEKTIVAT KM E STRUKTURAVE QË NUK I KANË ARRITUR OBJEKTIVAT STRUKTURAT E UJITJES 4.2.4 KM E TRUPAVE UJORË QË NUK I KANË ARRITUR OBJEKTIVAT KM E STRUKTURAVE QË NUK I KANË ARRITUR OBJEKTIVAT STRUKTURAT REKREATIVE 4.2.5 KM E TRUPAVE UJORË QË NUK I KANË ARRITUR OBJEKTIVAT KM E STRUKTURAVE QË NUK I KANË ARRITUR OBJEKTIVAT 147Klasifikimi bazuar në elementin e skemës së raportimit WISE 2016 GIS - Llojet e Presionit Domethënës në US; Llojet e Presionit Domethënës në UN Faqe | 10-5 STRUKTURAT E INDUSTRISË 4.2.6 KM E TRUPAVE UJORË QË NUK I KANË ARRITUR OBJEKTIVAT KM E STRUKTURAVE QË NUK I KANË ARRITUR OBJEKTIVAT STRUKTURAT E LUNDRIMIT 4.2.7 KM E TRUPAVE UJORË QË NUK I KANË ARRITUR OBJEKTIVAT KM E STRUKTURAVE QË NUK I KANË ARRITUR OBJEKTIVAT STRUKTURA TË TJERA 4.2.8 KM E TRUPAVE UJORË QË NUK I KANË ARRITUR OBJEKTIVAT KM E STRUKTURAVE QË NUK I KANË ARRITUR OBJEKTIVAT 4 PRESIONET HIDROMORFOLOGJIKE BUJQËSIA 4.3.1 KM E TRUPAVE UJORË QË NUK I KANË ARRITUR OBJEKTIVAT INDEKSI I MODIFIKIMIT TË PRURJES EN15843 TRANSPORTI 4.3.2 KM E TRUPAVE UJORË QË NUK I KANË ARRITUR OBJEKTIVAT INDEKSI I MODIFIKIMIT TË PRURJES EN15843 HIDROENERGJETIK 4.3.3 KM E TRUPAVE UJORË QË NUK I KANË ARRITUR OBJEKTIVAT INDEKSI I MODIFIKIMIT TË PRURJES EN15843 UJI I BASHKISË 4.3.4 KM E TRUPAVE UJORË QË NUK I KANË ARRITUR OBJEKTIVAT INDEKSI I MODIFIKIMIT TË PRURJES EN15843 AKUAKULTURË 4.3.5 KM E TRUPAVE UJORË QË NUK I KANË ARRITUR OBJEKTIVAT INDEKSI I MODIFIKIMIT TË PRURJES EN15843 VEPRIMTARI TË TJERA 4.3.6 KM E TRUPAVE UJORË QË NUK I KANË ARRITUR OBJEKTIVAT INDEKSI I MODIFIKIMIT TË PRURJES EN15843 HUMBJA E HABITATIT 4.4 KM E TRUPAVE UJORË QË NUK I KANË ARRITUR OBJEKTIVAT HUMBJA E HABITATIT NË KM2 MODIFIKIME TË TJERA 4.5 5 BUJQËSIA DHE PRESIONET SPECIET INVAZIVE 5.1 KM E TRUPAVE UJORË QË NUK I KANË ARRITUR OBJEKTIVAT NR. I SPECIEVE INVAZIVE SHFRYTËZIMI I SPECIEVE 5.2 KM E TRUPAVE UJORË QË NUK I KANË ARRITUR OBJEKTIVAT NR. I PIKAVE TË REGJISTRUARA TARIFAT E MBETJEVE TË NGURTA 5.3 KM E TRUPAVE UJORË QË NUK I KANË ARRITUR OBJEKTIVAT NR. I PIKAVE TË REGJISTRUARA 6 PRESIONET E UJËRAVE NËNTOKËSORE RIMBUSHJA E UJËRAVE NËNTOKËSORE 6.1 NR. I TUN-ëve TË NDIKUAR NGA RIMBUSHJA VOLUMI I RIMBUSHJES PËR T’U RIKUPERUAR VOLUMI I UJËRAVE NËNTOKËSORE 6.2 NR. I PIKAVE TË NXJERRJES VOLUMI I NXJERRJEVE PËR T’U RIKUPERUAR 1 PRESIONE KIMIKE DHE TË NDRYSHME PRESIONE TË TJERA 7 KM E TRUPAVE UJORË QË NUK I KANË ARRITUR OBJEKTIVAT SIPAS KËRKESËS SP I PANJOHUR 8 KM E TRUPAVE UJORË QË NUK I KANË ARRITUR OBJEKTIVAT REDUKTIMI I NGARKESËS SË SP-së (t/vit) SPBU I PANJOHUR 8 KM E TRUPAVE UJORË QË NUK I KANË ARRITUR OBJEKTIVAT REDUKTIMI I NGARKESËS SË SPBU-së BOD/NH4/SP (t/vit) Faqe | 10-6 Lista Standarde e Numeracionit të Llojeve të Ndikimit Tabela 10-3 riprodhon Shtojcën 1b të kërkesave të raportimit WISE 10-3, për sa u përket ujërave sipërfaqësore dhe nëntokësore148. Identifikimi i presioneve ndaj trupave ujorë duhet të mundësojë identifikimin e llojit kryesor të ndikimit. Një presion i vetëm mund të ketë disa ndikime. Për shembull, hidrocentrali mund të dëmtojë sasinë e prurjes në rrjedhën e poshtme, temperaturat e ujit, morfologjinë e habitatit dhe regjimin e rrjedhës. Për shembull, mbinxjerrja e ujërave nëntokësore mund të reduktojë nivelin statik të pasqyrës ujore, duke ndikuar tek ekosistemet tokësore të varura nga ujërat nëntokësore dhe/ose intruzioni i ujërave të kripura në zonat bregdetare. Tabela 10-3– Llojet Standarde të Ndikimeve 10.4 Presionet e Trupit Ujor Sipërfaqësor dhe Vështrim i Përgjithshëm i Vlerësimit të Statusit Vlerësimi i Presioneve në Nivel Nënbaseni Për qëllimet e politikës së përgjithshme dhe fokusit rregullator (p.sh lejet), në Tabelën 10-1 (treguesit e përgjithshëm) dhe Tabelën 10-2 (treguesit precizë) paraqitet një përmbledhje e dobishme e presioneve pas listës së Tabelave 10-1 dhe 10-2. Aty ku KKBU-ja nuk ka të dhëna, treguesit nuk raportohen. Përmirësimet e mbledhjes së të dhënave lidhur me objektivat mjedisore janë një masë kyç në shumicën e Programeve të Masave (PiM) të PMBU-së. Matrica në Tabelat 10-4 deri 10-6 (ku vlerat e raportuara janë reflektim direkt i shkallës së presioneve potenciale) e ndihmon Autoritetin Kompetent që të përdorë një qasje të bazuar në risk, pra të identifikojë zonat me prioritet për hetim ose rregullim më shtrëngues. Interpretimi i Tabelave 10-4 deri 10-6 lidhur me Presionet-Statusin në forma të ndryshme duhet të bëhet në lidhje me Harta 10-1 (nxjerrja, presionet hidroenergjetike dhe morfologjike) dhe Harta 10-2 (shkarkimet e ujërave të ndotura, ndotja e shpërndarë dhe presione të tjera). Nxjerrjet dhe presionet hidroenergjetike janë marrë nga “Regjistri i Lejeve të Ujit” të AMBU-së dhe paraqiten në Shtojcën Teknike 10. Regjistri nuk është ende plotësisht i përditësuar ose i koordinuar në mënyrë të saktë në shumë raste. Kur ka të dhëna, nxjerrjet përfshijnë pikat e shfrytëzimeve të mëdha 148WISE 2016 GIS elementi i skemës së raportimit: <Llojet e Ndikimit të Konsiderueshëm në US>, <Llojet e Ndikimit të Konsiderueshëm në UN> Faqe | 10-7 të ujit për ujitje, ndonëse statusi operacional për shumë pika nxjerrjeje për ujitje ende nuk është identifikuar nga AMBU. Edhe të dhënat për shkarkimet e ujërave të ndotura janë të paplota; pikat e shkarkimeve të mbetjeve të lëngëta industriale pas trajtimit merren kryesisht nga regjistri i lejeve që mbahet nga autoriteti kompetent, pra Agjencia Kombëtare e Mjedisit (AKM). Megjithatë, ndikimin kryesor në cilësinë e ujit të lumit duket se e kanë ujërat e ndotura urbane bashkiake, dhe aktualisht nuk ekziston asnjë regjistër për këto pika shkarkimi bashkiake specifike me koordinata precize. Për pasojë, niveli i përgjithshëm i ndotjes nga ujërat e ndotura urbane duhet të përcaktohet duke u nisur nga numri i pikave të regjistruara të shkarkimit të ujërave të ndotura (Treguesit 1.1, 1.2, 1.3 te Tabela 10-1). Presionet fizike janë konsideruar për të përfshirë ndryshimet e konsiderueshme të morfologjisë së lumit për shkak të pikave të marrjes së inerteve të lumit ose modifikimeve të kanalit për qëllime bujqësore, të mbrojtjes nga përmbytja ose të ndërhyrjeve rregulluese. Presionet kimike përfshijnë pikat e nxehta të ndotjes (vendgrumbullimet e mbetjeve të ngurta dhe mbetjet kimike) dhe aktivitetet minerare. Të gjithë Trupat Ujorë Tepër të Modifikuar (TUTM) ushtrojnë një farë presioni fizik në ekosistemet ujore, ndaj TUTM-të paraqiten edhe në Harta 10-2. Metodologjia e Përcaktimit të Statusit në Nivelin e Trupit Ujor Tabelat 10-4 deri në 10-6 përmbledhin përcaktimin e statusit për të gjithë trupat ujorë të basenit Mat. Procedura e përgjithshme paraqitet në seksionin 3.3. Aktualisht, në Shqipëri, për shkak të burimeve shumë të kufizuara në drejtim të programeve të monitorimit, ka mungesë të theksuar të të dhënave për të mbështetur vlerësimet ekologjike. Në veçanti, elementet e cilësisë biologjike nuk kampionohen në mënyrë rutinë në pjesën më të madhe të baseneve ujore, dhe nuk janë përcaktuar ende kushtet referuese për ECB-të. Gjithashtu, ka kapacitete të kufizuara laboratorike për të testuar shumë prej substancave prioritare të cilat janë të rëndësishme për shkak të toksicitetit të tyre për organizmat ujorë dhe shëndetin e njeriut. Për pasojë, në publikimin e parë të PMBU-së së përditësuar për Shqipërinë (2024-2029), pjesa më e madhe e vlerësimeve të statusit të trupave ujorë janë kryer kryesisht në bazë të standardeve fiziko-kimike dhe gjykimit ekspert lidhur me cilësinë biologjike. Në Udhëzimin CIS të DKU-së pohohet se përcaktimi i statusit ekologjik të nevojshëm për “vlerësimin e riskut” duhet të bazohet drejtpërdrejt vetëm në biologji (elementi i cilësisë i renditur më lart). Të dhënat treguese (elementet hidro-morfologjike dhe fiziko-kimike) mund të përdoren në ato situata kur janë të disponueshme vetëm këto të dhëna. Duke qenë se cilësia e të dhënave është thelbësore për metodologjinë e statusit, është e nevojshme që të raportohet për “nivelin e besueshmërisë” (NB) së vlerësimit të statusit 149 . Niveli i ulët i besueshmërisë dhe i saktësisë së të dhënave mund të jetë tregues i riskut të keqklasifikimit, ndaj NB ja tregon besueshmërinë e vlerës së statusit. Udhëzimi WISE 2016 sugjeron klasifikimin e mëposhtëm për të treguar besueshmërinë e statusit ekologjik ose potencialin e përcaktuar: ‘0’ = nuk ka informacion; ‘1’ = besueshmëri e ulët; ‘2’ = besueshmëri mesatare; ‘3’ = besueshmëri e lartë. Kriteret janë si vijojnë: I ulët= nuk ka të dhëna monitoruese, vetëm gjykimi ekspert; Mesatar= disa të dhëna që mbështesin elementin cilësor (EC) dhe të dhëna të kufizuara për një ECB; I lartë= të dhëna të mira për 1+ ECB dhe mbështetjen e EC-ve më të përshtatshme. Llojet e Përjashtimit për Trupat Ujorë Tepër të Modifikuar Objektivi kryesor i DKU-së është që TUTM-të/TUA-të të kenë më tepër potencial të mirë ekologjik sesa status të mirë ekologjik. Nevojitet informacion shtesë për përcaktimin dhe raportimin e TUA-ve dhe TUTM-ve për të arsyetuar disa raste përjashtimore nga objektivat mjedisore, të përcaktuar në nenin 4(2) deri në 4(7) të DKU-së, në mënyrë që të lejohet vijimi i këtyre përdorimeve të specifikuara (të cilat sjellin përfitime të mëdha sociale dhe ekonomike), por në të njëjtën kohë të nxiten edhe masat zbutëse për përmirësimin e cilësisë së ujit150. 149 Udhëzimi i WISE GIS 2016 – Skema: TUS; elementi i skemës <Besueshmëria Ekologjike e US> 150 Komisioni Evropian, Dokumenti Udhëzues i CIS-it 20, Përjashtimet nga Objektivat Mjedisore Faqe | 10-8 10.5 Konsiderata të Veçanta të Ndikimeve Hidroenergjetike Një çështje e rëndësishme e trashëgimisë është mungesa e një metodologjie konsistente dhe objektive për të vlerësuar ndikimet e mundshme hidro-energjetike të aktiviteteve të propozuara hidroenergjetike, siç përshkruhen në Kapitullin 3, Objektivat Mjedisore. Kuadri i ri i PMBU-së për Shqipërinë e trajton këtë çështje nëpërmjet përdorimit të Standardit Evropian EN15843, siç përshkruhen si pjesë e objektivave të përgjithshme mjedisore, seksioni 3.3.5. Për të identifikuar në mënyrë objektive shkallën e ndërprerjes së rrjedhës për të gjitha HEC-et që operojnë në basenin ujor, për sa i përket ndërprerjes së rrjedhës dhe kohëzgjatjes së ndërprerjes (Tabela 10-11 tek Shtojca Teknike III), është përdorur një format standard. Supozohet se Statusi Mesatar (Klasa 3) (për sa i përket regjimit të rrjedhës) është më i miri që mund të arrihet për një Trup Ujor Tepër të Modifikuar (TUTM) të ndikuar nga hidroenergjia, pra duke u barazuar me Potencialin Ekologjik Maksimal, pra Tabela 3-2 ilustron, për shembull, se për të arritur PME-në, përqindja e devijimit të rrjedhës së HEC-it duhet të jetë < 50%, dhe kohëzgjatja e operimit duhet të jetë < 60%. Kjo është një vlerë vjetore mesatare. Vlerat sezonale për ekosistemet kritike mund të jenë ndjeshëm më të vështira. HEC-et që nuk janë në gjendje të sigurojnë këtë nivel PME-je do t’i vendosin trupat ujorë të ndikuar në një gjendje të përhershme të statusit të pamjaftueshëm për kohëzgjatjen e koncesionit të HEC-it dhe rrjedhimisht nuk do t’i përmbushin objektivat mjedisore të DKU-së. Autoriteti kompetent (AMBU) është i detyruar të japë arsyetime në kuadër të Nenit 4(3) (a) & (b) të DKU-së për instalimet ekzistuese ose Nenin 4(7) të DKU-së për instalimet e reja ose modifikimet në trupin ujor, pasi PME-ja nuk mund të arrihet. Pikëzimi për ndikimin i Tabelës 10-11 tek Shtojca Teknike III është një pikëzim i thjeshtë relativ për të lehtësuar krahasimin e HEC-eve të ndryshme ndërmjet trupave ujorë, nënbaseneve dhe baseneve. Statusi i pritshëm hidro-morfologjik i trupit ujor (siç përcaktohet nga EN 15843) faktorizohet me kohëzgjatjen e pikut të shfrytëzimit, matur në 500 m “njësi vazhdimësie”. Në parim, supozohet se piku i shfrytëzimit prej ≤ nuk do të ketë ndikim të ndjeshëm në vazhdimësinë gjatësore të lumit, por kjo do të kërkojë konfirmim nga monitorimet ekologjike. Metodologjia objektive e Tabelës 10-11 tek Shtojca Teknike III promovon qasjen e bazuar në risk për përpjekjet e nevojshme për të arritur Potencialin e Mirë Ekologjik për TUTM-të e prekura nga aktivitetet hidroenergjetike, pra ato HEC-e me pikëzime të larta të ndikimit duhet të marrin ndjeshëm vëmendje prioritare në Programin e Masave. Faqe | 10-9 10.6 Presionet e Ujërave Sipërfaqësore dhe Përmbledhja Kryesore e Statusit Baseni i Lumit Mat Vështrim i përgjithshëm Tabela 10-4 paraqet një prej rezultateve kryesore të PMBU-së së basenit të lumit Mat, përkatësisht regjistrin përfundimtar të trupave ujorë të përvijuar, presionet e mundshme, llogaritjen e përafërt të statusit të trupit ujor dhe vlerësimin e trupave ujorë që rrezikojnë të mos i përmbushin objektivat mjedisorë. Për përcaktimin e statusit zbatohen aktivitete të shumta. Nxitësit e përgjithshëm të përshkruar në Kapitullin 4, karakterizimi dhe përvijimi (Kapitujt 5, 6, 7), rezultatet e monitorimit dhe të dhënat (Kapitulli 8), dhe ndikimet e mundshme nga strategjitë e lidhura (Kapitulli 9). Tabelat 10-5 dhe 10-6 përfshijnë edhe trupat ujorë artificialë (TUA) dhe tepër të modifikuar (TUTM), pasi procesi i përcaktimit të objektivave për TUTM-të dhe TUA-të duhet të jetë në të njëjtën linjë me parimet e përgjithshme që zbatohen për trupat ujorë natyrorë (përvijimi, presionet, elementet e statusit). Ndryshimi kryesor është se TUA-të/TUTM-të vlerësohen si të lidhura me kushtet e referencës të “potencialit ekologjik maksimal” (PEM) (shihni seksionet 3.3.6 & 10.5). Shpesh, mënyra se si duhen klasifikuar rezervuarët nuk është shumë e qartë. Udhëzimi GIS i DKU-së sugjeron se rezervuarët e krijuar nga ndërtimi i digave në lumenj duhen klasifikuar si trupa ujorë lumorë tepër të modifikuar (por njëkohësisht duhet marrë parasysh diferencimi i tipologjisë dhe elementet e zbatueshme të cilësisë mjedisore (ECM), në përputhje me përshkruesit e çdo kategorie të ujërave sipërfaqësore natyrore me të cilën TUA-ja ose TUTM-ja ngjason më tepër p.sh. LIQENET). Kjo nuk është qasje logjike dhe në skemën e raportimit WISE pranohet që rezervuarët të klasifikohen në kategorinë e liqenit, me kusht që të jetë përmbushur elementi i skemës së raportimit <Rezervuar>. Kjo është qasja e përdorur në klasifikimin shqiptar. Statusi i trupit ujor sipas gjatësisë duhet të jetë njësia matëse më e preferuar, pasi kjo mënyrë matjeje e pasqyron më me saktësi ndikimin e përgjithshëm ekologjik të presioneve. Për kategorinë e “Liqeneve”, nuk ka të dhëna të disponueshme për sa u përket aktiviteteve/presioneve të mundshme ndaj trupave ujorë dhe monitorimit të cilësisë së ujit. AKM-ja nuk i monitoron liqenet. Kërkesat e ardhshme të monitorimit të ujërave liqenorë dhe bregdetarë parashtrohen në Seksionin 10.7.2. Një prej detyrave kryesore të politikave mjedisore (Kapitulli 12) dhe Programit të Masave të përvijuar në Kapitullin 13 është të identifikojë në mënyrë specifike objektivat për përmirësimin e statusit bazuar te përcaktimet aktuale (2023). Programi i Masave duhet t’i identifikojë treguesit dhe pikësynimet në mënyrë të qartë, objektive dhe të verifikueshme. Për shembull, pikësynimi i reduktimit të Statusit të Dobët nga 45% në 30% dhe përmirësimi i statusit të trupave ujorë në Status të Mirë nga 5% në 20%, është pikësynim i cili mund të vlerësohet nga pikëpamja sasiore për të parë rezultatin e zbatimit të Planit të Menaxhimit të Basenit Ujor deri në vitin 2029. Presionet kryesore të konsiderueshme në trupat ujorë sipërfaqësorë janë presione hidro-morfologjike, burime të shpërndara, veçanërisht nga bujqësia, shkarkimet, mbetjet, nxjerrjet e ujit, etj. Ndikimet kryesore në Lumin e Matit janë pasurimi me lëndë ushqyese, ndotja kimike dhe habitatet e ndryshuara për shkak të ndryshimeve morfologjike. Një larmi ndotësish në Lumin e Matit i kërcënojnë ekosistemet ujore dhe mund të sjellin shqetësime në shëndetin publik. Reduktimi i ndotjes për të përmbushur objektivat e DKU-së kërkon zbatimin e disa objektivave dhe rregulloreve të tjera. Prodhimi bujqësor është një burim madhor i ndotjes së shpërndarë, kryesisht si rezultat i emetimeve të tepërta të lëndëve ushqyese dhe kimikateve, siç janë pesticidet. Faktorë të tjerë nxitës përfshijnë banesat rurale, vërshimet nga zonat urbane dhe pyjet. Ka disa masa zbutëse që mund të zbatohen në situatën aktuale, duke përfshirë planifikimin e lëndëve ushqyese në nivel ferme, përcaktimin e standardeve të plehëruesve, lërimin e duhur, përcaktimin e azotit dhe kulturat bujqësore që mbillen në mes të kulturave kryesore, brezat bimorë dhe qarkullimin e kulturave bujqësore. Gjatë dekadave të fundit, ka pasur një rritje të qëndrueshme në përdorimin e plehëruesve mineralë dhe në tepricat e lëndëve ushqyese me origjinë nga bujqësia. Faqe | 10-10 Pamja e shtratit të lumit Mat në Bashkinë e Klosit është vërtetë alarmuese, pasi në të dyja anët e tij ka mbetje plastike që kanë ngecur në bimësi. Një pjesë e madhe e këtyre mbetjeve qëndron në bimësinë përgjatë shtratit të Lumit Mat. Që prej vitit 2016, kur reshjet e dendura rritën ndjeshëm flukset në hyrje të lumit, të cilat më pas ndikuan drejtpërdrejt në shpejtësinë e transportit të mbetjeve. Pavarësisht se kanë kaluar gati 4 vjet, nuk është ndërmarrë asnjë nismë për të pastruar shtratin e lumit nga këto mbetje që kanë ngecur në bimësi. Pasojat e këtij vlerësimi janë të shumta, si në botën ujore që jeton në Lumin e Matit dhe në Liqenin e Ulzës, ashtu edhe në ekosistem. Prania e mbetjeve të shumta, duke variuar nga plastika te leckat, kanë ndikimin e tyre negativ në ato pjesë të natyrës që përshkojnë. Sistemi i menaxhimit të mbetjeve nuk është shumë efektiv në këto zona, pasi mbetjet nuk depozitohen në mënyrën e duhur, sipas legjislacionit kombëtar ose standardeve ndërkombëtare për menaxhimin e qëndrueshëm të mbetjeve dhe sistemet e menaxhimit të integruar. Vija bregdetare Lezhë-Shëngjin, që ndodhet në qendër të detit Adriatik, karakterizohet nga një larmi trupash ujorë që kanë ndikim të drejtpërdrejt në cilësinë e detit. Prania e kompleksit të lagunave Kune Vain, lumit Drin dhe Mat, ndotja urbane e qytetit të Lezhës dhe Shëngjinit, aktiviteti bujqësor dhe industrial, ndikimi i portit të Shëngjinit janë gjithashtu indikator të tjerë të rëndësishëm. Figura 10-1 – Përqindjet e presioneve në Basenin e Matit Në Basenin e Matit, përqindjet e trupave ujorë të shpërndarë sipas niveleve të ndryshueshme të statusit paraqiten në Figura 10-2. 54% e 61 trupave ujorë lumorë janë identifikuar si në risk për të mos i përmbushur objektivat mjedisore (status më i ulët se “I mirë”) në kategorinë e “Lumenjve, TUTM-ve dhe Ujërave të Përkohshme”. Figura 10-2 - Përqindjet e trupave ujorë të përvijuar në varësi të niveleve të statusit - Baseni i Lumit Mat Statusi i trupit ujor sipas gjatësisë duhet të jetë njësia matëse më e preferuar, pasi kjo mënyrë matjeje e pasqyron më me saktësi ndikimin e përgjithshëm ekologjik të presioneve. Pjesa më e madhe e 13% 32%53% 2% Presionet në Basenin e Matit Urban wastewater Agriculture Hydromorphologi cal modification Solid Waste Në Risk 54% Ka mundësi 21% Jo në Risk 25% Përqindja e Trupave Ujorë Sipërfaqësorë At Risk Possibly Not at Risk Faqe | 10-11 klasifikimit të statusit të trupave ujorë dominohet nga trupat ujorë me status “Mesatar”. Kjo vjen për shkak të mungesës së konsiderueshme të të dhënave për shumë trupa ujorë, ku ka prova të pamjaftueshme për përcaktimin e statusit të keq ose të dobët, por analiza e tabelës së Vlerësimit të Presioneve dhe Statusit për LUMENJTË, TUA-të, TUTM-të, UJËRAT KALIMTARE tregon se statusi ka gjasa të jetë “më pak se i mirë”. Prandaj, për periudhën 2024-2029 nevojitet shtimi i monitorimeve dhe vlerësimit të trupave ujorë me status mesatar, për të qenë sa më të saktë në përcaktimin e këtyre statuseve. Trupat ujorë sipërfaqësorë më “në risk” Ky seksion shtjellon më tej supozimet që qëndrojnë pas përcaktimit të presioneve dhe statusit potencial të mundshëm të trupave ujorë individualë të cilët konsiderohen si “në risk për të mos i përmbushur objektivat mjedisore”, që kërkojnë monitorim shtesë, zbatim të politikave të përgjithshme (Kapitulli 12), ose masa më të specifikuara (Kapitulli 13) në mënyrë që këta trupa ujorë të arrijnë “statusin e mirë”. Është më se e qartë se statusi i përgjithshëm i pjesës më të madhe të trupave ujorë rrjedh nga të dhëna tejet të kufizuara për ‘’elementet e cilësisë’’ (EC) individuale, të cilat janë kryesisht fiziko-kimike. Për pasojë, niveli i besueshmërisë (NB) ka një shkallë të lartë pasigurie. Supozimi metodologjik është se trupi ujor duhet të klasifikohet me “status të mirë” (klasa 2) ose “status shumë të mirë” (klasa 1) vetëm nëse a) nuk ka prova për presione domethënëse në trupin ujor ose në rrjedhën e sipërme dhe b) statusi i matur i trupit ujor konfirmohet nga të dhënat për elementet e cilësisë. Për pasojë, 61 trupave ujorë lumorë në basen u është caktuar statusi “i moderuar” (klasa 3), pasi nuk ka të dhëna të mjaftueshme për të mbështetur vlerësimin dhe duket se mund të ketë presione domethënëse që mund të ndikojnë në statusin e tyre të panjohur. Trupat e tjerë ujorë, ku kushtet e vrojtuara dhe/ose statusi i matur janë më të sigurta, supozohet të jenë klasifikuar ose me “status të keq” (klasa 5), ose me “status të dobët” (klasa 4). Trupi ujor lumor 3512231 – rrjedha e poshtme e Digës së Lezhës. Ky lumë është plotësisht i mbrojtur me digë për të siguruar kapacitetin e rezervuarit. Mesa duket nuk ka pasur parashikim për prurjet mjedisore, dhe virtualisht i gjithë uji i grumbulluar është devijuar nëpërmjet kanalit dhe tubacionit jofunksional të HEC-eve, duke e lënë rrjedhën plotësisht pa pjesën më të madhe të prurjeve të saj deri në pikën e bashkimit. Diga ka formuar edhe një pengesë të madhe për speciet migratore; pra, trupi ujor është vlerësuar me statusin ‘i keq’ (klasa 5) (presion i konsiderueshëm 3.3, 4.2.1, 4.3.3). Ka mundësi që rrjedha sipër digës e trupit ujor (LW351204) të jetë ndikuar ndjeshëm nga kjo pengesë fizike, për sa i përket elementeve hidrobiologjike, por nuk ka të dhëna për ta mbështetur këtë gjë. Trupi ujor lumor 3512333 – rrjedha e poshtme e Digës së Ulzës. Ky lumë është plotësisht i mbrojtur me digë për të siguruar kapacitetin e rezervuarit. Mesa duket nuk ka pasur parashikim për prurjet mjedisore, dhe virtualisht i gjithë uji i grumbulluar është devijuar nëpërmjet kanalit dhe tubacionit jofunksional të HEC-eve, duke e lënë rrjedhën plotësisht pa pjesën më të madhe të prurjeve të saj deri në pikën e bashkimit. Diga ka formuar edhe një pengesë të madhe për speciet migratore; pra, trupi ujor është vlerësuar me statusin ‘i keq’ (klasa 5) (presion i konsiderueshëm 3.3, 4.2.1, 4.3.3). Ka mundësi që rrjedha sipër digës e trupit ujor (LW351202) të jetë ndikuar ndjeshëm nga kjo pengesë fizike, për sa i përket elementeve hidrobiologjike, por nuk ka të dhëna për ta mbështetur këtë gjë. Trupi ujor lumor 3512773 – ka dukshëm disa presione, përfshi ujërat e ndotura urbane të patrajtuara dhe nxjerrjet e zhavorrit. Kjo rrjedhë kalon përmes tokave bujqësore, ku mund të ketë disa nxjerrje ujërash nëntokësore, që me shumë gjasë ndikojnë te prurjet e rrjedhës. Megjithatë, presioni parësor supozohet se vjen nga marrjet e ujit që bëhen kryesisht për ujitje dhe sistemi i kanaleve që ndodhet në bregun verior të lumit dhe që shtrihet në drejtim të perëndimit. Ndryshimi fizik në trupin ujor lidhur me ndërtimin e digave në lumë, pra trupi ujor është vlerësuar me status “i keq” (klasa 5). Trupi ujor lumor 3512771 - Presione në basenin e rrjedhës së sipërme, kryesisht në HEC-e të vogla dhe nxjerrje zhavorri. Presion minimal në ujërat e ndotura. Trupi ujor lumor 351275 – ky trup ujor ndërthur lumenjtë në qendër të qytetit, pranë bashkisë Klos. Ndonëse në formë natyrore, ujërat urbane të patrajtuara sjellin nivele tepër të larta të BOD5 në ujërat pritëse. Gjithashtu, situata në Bashkinë e Klosit është vërtetë alarmuese, pasi në të dyja anët e tij ka mbetje plastike që kanë ngecur në bimësi. Një pjesë e madhe e këtyre mbetjeve qëndron në bimësinë përgjatë shtratit të Lumit Mat. Faqe | 10-12 Trupi ujor lumor 3512343 – ky trup ujor është përfaqësues i 90% të gurëve gëlqerorë në rrjedhën e sipërme të basenit të lumit me presione të vogla, kryesisht nga veprimtari bujqësore. Trupi ujor lumor 3512225 - ky trup ujor lumor ndikohet nga disa presione, përfshi edhe pikun hidrik nga efektet e HEC-it në rrjedhën e sipërme dhe praninë e ujërave të ndotura urbane. Megjithatë, presioni më domethënës duket se vjen nga ndikimet hidromorfologjike të shpërndara përgjatë lumit. Statusi aktual supozohet të jetë statusi “I dobët”. Trupi ujor lumor 3512226 - Minierë bakri 6.0 km në pjesën e sipërme të minierës Balkan Basalt, statusi aktual i supozuar ‘i dobët’. Trupi ujor lumor 35122221 - Pika e shkarkimit të ujërave të ndotura nga Rrësheni. Ndonëse në formë natyrore, ujërat urbane të patrajtuara sjellin nivele tepër të larta të BOD5 në ujërat pritëse. Trupi ujor lumor 351231 - Presione në basenin e rrjedhës së sipërme, kryesisht në HEC-e të vogla dhe nxjerrje zhavorri. Presion minimal në ujërat e ndotura. Trupi ujor lumor 351213 dhe 3512211 – rrjedha e fundit e basenit të Lumit të Matit. Supozohet se presionet më të rëndësishme lokale janë ato të ndotjes së shpërndarë nga praktikat bujqësore dhe me gjasë nga marrja e ujit në kanalin ujitës dhe nxjerrja e zhavorrit. Ndryshimi fizik i trupit ujor për shkak të ndërtimit të digës së lumit. Supozohet se ndryshimet kanë bërë që ky trup ujor të ketë “status të dobët”. Implikimet dhe Kërkesat për Programin e Monitorimit të Ujërave Sipërfaqësore Tabela 10-4 paraqet arsyet kryesore të supozuara për mosarritjen e objektivave mjedisore si presionet e cilësisë së ujit, presionet e sasisë së ujit (përfshi nxjerrjen dhe regjimin e prurjeve), si dhe presionet morfologjike (përfshi kanalizimet e shtratit, nxjerrjen e zhavorrit dhe pengesat fizike). Në shumë raste, për shkak të mungesës së monitorimit në masë të mjedisit, arsyet për mosarritjen e objektivave mund të bazohen fillimisht te gjykimi i ekspertit ose shqyrtimi i dokumentacionit. Mungesa e sigurisë në vlerësimin e statusit reflektohet edhe në nivelin e besueshmërisë (NB), raportuar në Tabelën 10-4. Niveli i besueshmërisë 0 ose 1 tregon se nuk ka të dhëna të disponueshme për trupin ujor nën vlerësim. Në këtë rast, sipas kërkesave të DKU-së, Shtojca V, 1.3.2 ose 1.3.3, mund të nevojitet që gjatë periudhës së zbatimit të PMBU-së (2024-2029) të kryhet monitorimi shtesë afatshkurtër (monitorimi operacional ose monitorimi investigativ), për të përcaktuar më me saktësi vlerat e sakta të elementeve të ndryshëm të cilësisë, me qëllim konfirmimin e vlerësimit të presionit dhe statusit. Për të vlerësuar magnitudën e presioneve, Shtetet Anëtare duhet të monitorojnë ato elemente të cilësisë që janë tregues të atyre presioneve të cilave u nënshtrohen trupat ujorë të përvijuar. Për të vlerësuar ndikimin e këtyre presioneve, Shtetet Anëtare duhet të monitorojnë: • Parametrat tregues të elementeve të cilësisë biologjike, ose elementet me ndjeshmërinë më të madhe ndaj presioneve të cilave u nënshtrohen trupat ujorë • Të gjitha substancat prioritare të shkarkuara, si dhe ndotësit e tjerë që shkarkohen në sasi të konsiderueshme • Parametrat tregues të elementit të cilësisë hidromorfologjike me ndjeshmërinë më të madhe ndaj presioneve të identifikuara. Nuk është e nevojshme që trupat ujorë, të cilët nuk i arrijnë objektivat, të monitorohen që të gjithë në mënyrë individuale, pasi kjo gjë do të shoqërohej me kosto mjaft të larta. Në vend të kësaj, mund të kryhet planifikimi strategjik i monitorimit të konsoliduar në mënyrë të tillë që të jetë mjaftueshëm tregues i grupimeve të trupave ujorë, duke supozuar se këta trupa ujorë të grupuar u nënshtrohen po të njëjtave presioneve të ngjashme në zonat kontribuese. Shtimi i intensitetit të monitorimit të konsoliduar nuk shihet si Masë e Llojit Kyç (shih 12.1). Monitorimi i konsoliduar nuk është masë në vetvete, por synon të shërbejë si bazë e mëtejshme për ngritjen e programit të masave për arritjen e objektivave mjedisore dhe të masave specifike të nevojshme për korrigjimin e efekteve të ndotjes aksidentale. Megjithatë, në këtë fillim të kuadrit të ri të PMBU-së, për shkak të pikave të dobëta të programeve të monitorimit dhe mungesës së theksuar të të dhënave mjedisore në përgjithësi, shihet e arsyeshme që përmirësimet specifike dhe të shënjestruara të monitorimit të shënohen si pjesë e PM-së. Në këtë kontekst, Masa përkatëse e Llojit Kyç që mbulon monitorimin e përforcuar është MLK-ja 14 “Përforcimi i bazës së njohurive për reduktimin e pasigurive”. Faqe | 10-13 Tabela 10-4 – Presionet dhe Analiza e Statusit – Kategoria Lumenj IDENTIFIKIMI ANALIZA E PRESIONEVE151 STATUSI DHE STATUSI I PËRGJITHSHËM OSE POTENCIALI VLERËESIMI I RREZIKUT EMRI I TRUPIT UJOR KODI I BE-SË FORMA PRESION PIKËSOR 1 PRESION PIKËSOR 2 PRESION I SHPËRNDARË 1 PRESION I SHPËRNDARË 1 PRESIONI NGA SHFRYTEZIMI I UJIT 1 PRESIONI NGA SHFRYTEZIMI I UJIT 1 PRESIONI MORFOLOGJIK PRESIONI HIDROMORFOL OGJIK BQES EQR152 Fiz-Kim 153 H-morf 154 Aneksi X i SP 155 Aneksi VIII RBSP STATUSI I PËRGJITHS HËM NIVELI I RREZIKUT 156 NS 157 Mati 351211 Tranzitor 5.2 4 Në Rrezik 0 Mati 351213 Lumë 1.1 2.2 3.2 4.1.1; 4.1.4; 4.1.5 4.5 2 3 4 Në Rrezik 0 Fani i Madh 3512211 Lumë 4.1.4 4.3.3 2 3 4 Në Rrezik 0 Fani i Madh 3512213 Lumë 1.1 1.5 2.2 2.10 3.1 3.5 4.1.5; 4.2.8; 4.2.9 4.3.3; 4.5 4 4 Në Rrezik 0 Fani i Vogel 3512221 Lumë 1.1 1.4 5.3 3 3 4 Në Rrezik 1 Rrëshen 35122221 Lumë 1.1 1.3; 1.5 2.2 2.8 3.2 3.5 4 3 4 Në Rrezik 1 35122223 Lumë 2 2 2 Jo Në Rrezik 0 Fani i Vogel 3512223 Lumë 1.1 2.2 3.3 2 2 Jo Në Rrezik 0 Fani i Vogel 3512224 Lumë 3.3 4.2.1 4.3.3 3 4 Në Rrezik 0 Fani i Vogel 3512225 TUTM 1.1 1.3 2.2; 2.4 2.8 3.3 3.5 4.1.5; 4.2.1; 4.2.8 4.3.3; 4.5; 5.3 2 4 3 Ndoshta 1 3512226 Lumë 2.8 4.1.4 2 3 4 Në Rrezik 0 Fani i Vogel 3512227 Lumë 1.1 1.3; 1.5 2.2; 2.4 4.1.4; 4.2.1; 4.1.5 4.3.3 2 4 3 Ndoshta 0 Fani i Madh 3512231 TUTM 3.3 4.2.1 4.3.3 4 5 Në Rrezik 0 Diga HEC Lezha LW351204 TUTM 3.3 4.2.1 4.3.3 4 Në Rrezik 0 Ungrajt 35122413 Lumë 2.2 4.1.5 3 3 Në Rrezik 0 Shperdhazë s 35122613 TUTM 2.2 2 4 Në Rrezik 0 Fani i Madh 35122713 Lumë 2.2 3.5 4.1.5; 4.2.1 4.3.3 2 3 Në Rrezik 0 Fani i Madh 35122715 Lumë 2.2 4.1.5 3 3 Në Rrezik 0 Fani i Madh 35122717 Lumë 2.2 4.1.5 2 3 Në Rrezik 0 Gjegjan 3512272 Lumë 3 3 Në Rrezik 0 Fani i Madh 3512273 Lumë 3.3 4.3.3 2 4 Në Rrezik 0 3512281 Lumë 3.3 4.3.3 3 4 Në Rrezik 0 Lumzi Pukë LW351206 TUTM 4.2.1 4 Në Rrezik 0 3512285 Lumë 1.4 2.2 3.5 4.5; 5.3 2 3 Në Rrezik 0 151 Llojet e presionit përputhen me Udhëzuesin e Raportimit të WISE GIS 2016 – Shtojca 1a 152 Koment mbi metodën BQE 153 Koment mbi të dhënat P-CHEM – Vlerësimi i statusit P-CHEM bazuar kryesisht në kampionimin në vend të korrikut 2019, duke përdorur vlerat BOD5 dhe/ose NH4 si vlera treguese. 154 Komenti mbi metodologjinë H-MORPH – MORFOLOGJIA tregon pengim të konsiderueshëm të rrjedhave ujore ose ndryshime në morfologjinë e lumenjve për shkak të ndryshimeve fizike ose minerare; HYDROMORPH tregon ndryshim të rëndësishëm në regjimin e rrjedhës për shkak të abstraksioneve komunale, ujitëse ose hidrocentrale; 155 Substancat prioritare nëse monitorohen 156 Lista e numërimit për rrezik = Jo në rrezik; Ne rrezik; Mundësisht në rrezik; E panjohur; 157 Lista e numërimit për nivelin e besimit = '0' = nuk ka informacion; '1' = besim i ulët; '2' = besim mesatar; '3' = besim i lartë. E ulët = nuk ka të dhëna monitorimi, vetëm gjykimi i ekspertëve; Medium = disa të dhëna të elementit të cilësisë mbështetëse (QE) dhe të dhëna të kufizuara për një BQE; E lartë = të dhëna të mira për 1+ BQE dhe mbështetja e QE-ve më të rëndësishme. Faqe | 10-14 3512283 TUTM 3 Në Rrezik 0 Fani iMadh 3512291 Lumë 1.1 1.4; 1.5 2.2 4.1.5 4 3 Ndoshta 0 Fani i Madh 3512293 Lumë 1.1 1.4 2.2 2.8 4.1.5 3 3 Ndoshta 0 Fani i Madh 3512295 Lumë 1.1 2.2 4.3.3 3 3 Ndoshta 0 Mati 351231 TUTM 4.3.3 2 2 4 Ndoshta 1 351232 Lumë 2.2 3 2 Jo Në Rrezik 0 Mati 3512331 Lumë 2.2 3.5 4.2.1; 4.1.5 4.3.3 2 4 Në Rrezik 0 Diga HEC Shkopeti LW351208 TUTM 2.2 4.2.1 4.3.3 4 Në Rrezik 0 Diga HEC Ulza LW351202 TUTM 4.2.1 4.3.3 4 Në Rrezik 0 3512333 TUTM 1.8 4.1.5; 4.2.1 5 Në Rrezik 0 Urakës 3512344 Lumë 1.4 1.8 2.2 3 3 Ndoshta 0 Kurvajt 3512342 Lumë 1.3; 1.4 1.8 2.2 4.1.5 3 3 Në Rrezik 0 Urakës 3512343 Lumë 1.4 2.2 2 3 3 Në Rrezik 0 Urakës 3512345 Lumë 1.5 2.2 3 3 Në Rrezik 0 Mati 351235 Lumë 2.2 2 2 Jo Në Rrezik 0 Zalli i Germanit 3512411 Lumë 2.2 1 2 Jo Në Rrezik 0 Zalli 3512413 Lumë 1.1; 1.3 1.4; 1.5 2.2 3 3 Ndoshta 0 Mati 351251 Lumë 1.1 1.4 2.2 2 2 3 Ndoshta 1 Ljusës 351261 Lumë 2.2 3 2 Jo Në Rrezik 0 Mati 351271 Lumë 1.1;1.3; 1.4 2.2 2 2 Jo Në Rrezik 0 Stanës 351272 Lumë 2.2 3.3 4.3.3 2 3 2 Jo Në Rrezik 1 Mati 351273 Lumë 1.1 1.3; 1.4 2.2 3.3 2 2 3 Ndoshta 1 Darsit 3512741 Lumë 2 3 2 Jo Në Rrezik 0 Darsit 3512743 Lumë 1.4 2.2 3.3 3.5 4.1.3 4.3.3 3 4 Në Rrezik 0 Mati 351275 Lumë 1.1 5.3 3 3 Ndoshta 0 Zalli i Mashnurit 351276 Lumë 2.2 4.1.4 2 3 2 Jo Në Rrezik 1 Mati 3512771 Lumë 1.4 2.2 4.1.4 2 2 2 Jo Në Rrezik 1 3512772 Lumë 2.2 1 1 Jo Në Rrezik 0 Mati 3512773 Lumë 4.1.4 2 5 Në Rrezik 0 351278 Lumë 1.3 2.2 4 Në Rrezik 0 Mati 351279 Lumë 4 Në Rrezik 0 351281 Lumë 1.3 4.1.4 2 5 Në Rrezik 0 Mati 351291 Lumë 4.1.4 4.2.8 3 2 Jo Në Rrezik 0 3512921 Lumë 2.2 3.3 4.2.8 4.3.3 4 3 Ndoshta 0 Thekrës 3512922 Lumë 1.3 2.2 2.8 4.1.4 3 2 Jo Në Rrezik 0 3512923 Lumë 1.3 2.2 3.3 3 3 Ndoshta 0 Mati 351293 Lumë 3.1 1 2 Jo Në Rrezik 0 Faqe | 10-15 Tabela 10-5 – Presionet dhe Analiza e Statusit – Kategoria Liqene IDENTIFIKIMI ANALIZA E PRESIONEVE158 STATUSI DHE STATUSI I PËRGJITHSHËM OSE POTENCIALI VLERËESIMI I RREZIKUT EMRI TRUPIT UJOR KODI I BE-SË FORMA PRESION PIKËSOR 1 PRESION PIKËSOR 2 PRESION I SHPËRNDARË 1 PRESION I SHPËRNDARË 1 PRESIONI NGA SHFRYTEZIMI I UJIT 1 PRESIONI NGA SHFRYTEZIMI I UJIT 1 PRESIONI FIZIK 1 PRESIONI FIZIK 2 BQES EQR159 Fiz-Kimik 160 H-Morf 161 Aneksi X SP 162 Aneksi VIII RBSP STATUSI I PËRGJITHS HËM NIVELI I RREZIKUT 163 NS 164 Ulza LW351202 TUTM 4.2.1 4.3.3 4 4 Në Rrezik 0 Lezhë LW351204 TUTM 3.3 4.2.1 4.3.3 4 Në Rrezik 0 Lumzi Pukë LW351206 TUTM 4.2.1 4 4 Në Rrezik 0 Shkopetit LW351208 TUTM 2.2 4.2.1 4.3.3 4 4 Në Rrezik 0 Table 10-6 – Presionet dhe Analiza e Statusit – Kategoria Bregdetare IDENTIFIKIMI ANALIZA E PRESIONEVE165 STATUSI DHE STATUSI I PËRGJITHSHËM OSE POTENCIALI VLERËESIMI I RREZIKUT EMRI TRUPIT UJOR KODI I BE-SË FORMA PRESION PIKËSOR 1 PRESION PIKËSOR 2 PRESION I SHPËRNDARË 1 PRESION I SHPËRNDARË 1 PRESIONI NGA SHFRYTEZIMI I UJIT 1 PRESIONI NGA SHFRYTEZIMI I UJIT 1 PRESIONI FIZIK 1 PRESIONI FIZIK 2 BQES EQR166 Fiz-Kimik 167 H-Morf 168 Aneksi X SP 169 Aneksi VIII RBSP STATUSI I PËRGJITHS HËM NIVELI I RREZIKUT 170 NS 171 Tale CW351202 3 Ndoshta 0 Patok CW351205 3 Ndoshta 0 Laguna e Patokut CW351206 3 Ndoshta 0 158 Llojet e presionit përputhen me Udhëzuesin e Raportimit të WISE GIS 2016 – Shtojca 1a 159 Koment mbi metodën BQE 160 Koment mbi të dhënat P-CHEM – Vlerësimi i statusit P-CHEM bazuar kryesisht në kampionimin në vend të korrikut 2019, duke përdorur vlerat BOD5 dhe/ose NH4 si vlera treguese. 161 Komenti mbi metodologjinë H-MORPH – MORFOLOGJIA tregon pengim të konsiderueshëm të rrjedhave ujore ose ndryshime në morfologjinë e lumenjve për shkak të ndryshimeve fizike ose minerare; HYDROMORPH tregon ndryshim të rëndësishëm në regjimin e rrjedhës për shkak të abstraksioneve komunale, ujitëse ose hidrocentrale; 162 Substancat prioritare nëse monitorohen 163 Lista e numërimit për rrezik = Jo në rrezik; Ne rrezik; Mundësisht në rrezik; E panjohur; 164 Lista e numërimit për nivelin e besimit = '0' = nuk ka informacion; '1' = besim i ulët; '2' = besim mesatar; '3' = besim i lartë. E ulët = nuk ka të dhëna monitorimi, vetëm gjykimi i ekspertëve; Medium = disa të dhëna të elementit të cilësisë mbështetëse (QE) dhe të dhëna të kufizuara për një BQE; E lartë = të dhëna të mira për 1+ BQE dhe mbështetja e QE-ve më të rëndësishme. 165 Llojet e presionit përputhen me Udhëzuesin e Raportimit të WISE GIS 2016 – Shtojca 1a 166 Koment mbi metodën BQE 167 Koment mbi të dhënat P-CHEM – Vlerësimi i statusit P-CHEM bazuar kryesisht në kampionimin në vend të korrikut 2019, duke përdorur vlerat BOD5 dhe/ose NH4 si vlera treguese. 168 Komenti mbi metodologjinë H-MORPH – MORFOLOGJIA tregon pengim të konsiderueshëm të rrjedhave ujore ose ndryshime në morfologjinë e lumenjve për shkak të ndryshimeve fizike ose minerare; HYDROMORPH tregon ndryshim të rëndësishëm në regjimin e rrjedhës për shkak të abstraksioneve komunale, ujitëse ose hidrocentrale; 169 Substancat prioritare nëse monitorohen 170 Lista e numërimit për rrezik = Jo në rrezik; Ne rrezik; Mundësisht në rrezik; E panjohur; 171 Lista e numërimit për nivelin e besimit = '0' = nuk ka informacion; '1' = besim i ulët; '2' = besim mesatar; '3' = besim i lartë. E ulët = nuk ka të dhëna monitorimi, vetëm gjykimi i ekspertëve; Medium = disa të dhëna të elementit të cilësisë mbështetëse (QE) dhe të dhëna të kufizuara për një BQE; E lartë = të dhëna të mira për 1+ BQE dhe mbështetja e QE-ve më të rëndësishme. Faqe | 10-16 Harta 10-1 - Harta e Presioneve të Nxjerrjeve, Hidroenergjisë dhe Morfologjisë - Mati Faqe | 10-17 Harta 10-2 –Harta e Shkarkimeve të Ujërave të Ndotura dhe e Presioneve të Ndotjes së Shpërndarë - Mati Faqe | 10-18 Harta 10-3 – Përcaktimi i Statusit Përfundimtar të Trupave Ujorë Sipërfaqësorë - Baseni i Lumit Mat Faqe | 10-19 10.7 Presionet e Trupit Ujor Nëntokësor dhe Vështrimi i Përgjithshëm i Statusit Vlerësimi i Presioneve në Nivel Nënbaseni Objektivat e DKU-së për ujërat nëntokësore janë: (i) parandalimi ose kufizimi i depërtimit të ndotësve dhe parandalimi i përkeqësimit të statusit; (ii) mbrojtja, përforcimi dhe restaurimi i trupave ujorë nëntokësorë; dhe (iii) zhbërja e çdo tendence domethënëse që ka të bëjë me rritjen e përqendrimeve të ndotësve. Procedurat e DKU-së/DUN-it kanë dallime për sa i përket vlerësimit të statusit, i cili merr parasysh gjendjen aktuale sipas vlerësimit të riskut që mund të shfaqet gjatë kohëzgjatjes së ardhshme të planit, pra që një trup ujor rrezikon të mos i arrijë objektivat mjedisore në fund të kohëzgjatjes së planit. Në analizën e presioneve lidhur me trupat ujorë nëntokësorë janë përdorur edhe të dhënat e projektit GIS (burime, puse, pikat e nxehta të ndotjes, pikat e shkarkimit, popullsia dhe vendbanimet) edhe baza e të dhënave Corine172 për përdorimin hapësinor të tokës, të cilat janë paraqitur në Shtojcën Teknike VII për Ujërat Nëntokësore. Kuantifikimi i presioneve nga nxjerrjet dhe shkarkimi i ujërave të ndotura është i kufizuar për shkak të mungesës së të dhënave dhe natyrës së shkarkimeve të burimeve, që mund të jetë më e madhe se 1 m3/s. Burimet dhe shkarkimet natyrore, të shfrytëzuara për qëllime njerëzore, ndryshojnë nga nxjerrjet përmes pompimit, të cilat realizohen nga dora e njeriut dhe reduktojnë shkarkimet natyrore. Analiza e GIS-it për shkarkimet burimore mundet që disa burime t’ia caktojë gabimisht trupave ujorë nëntokësorë, sepse pika e shkarkimit mund të ndodhet fare pak përtej kufirit të njësisë gjeologjike173. Shumë burime, për të mos thënë shumica dërrmuese, janë inventarizuar në GIS. Nxjerrjet nga ujërat nëntokësore ndodhin në pesë burime: (i) puse me vendndodhje të përcaktuar në GIS, ndonëse shumica kanë shkarkime në nivele të ulëta; (ii) puse publike nxjerrëse me kapacitet të lartë që janë kryesisht të dokumentuara; (iii) pus-shpime private që janë kryesisht të padokumentuara, por që priten në ato zona ku nuk ka puse ose burime, apo tubacione publike për furnizim me ujë; (iv) puse private industriale që janë kryesisht të padokumentuara dhe mund të kenë rëndësi të madhe; dhe (v) puse për ujitje që janë kryesisht të padokumentuara dhe me gjasa të rëndësishme. DKU-ja e përkufizon statusin e ujërave nëntokësore duke përdorur vetëm dy kritere, përkatësisht kriterin kimik dhe sasior, ku secili prej tyre është ose “i mirë” ose “i dobët” dhe statusi i përgjithshëm është ai që është më i ulëti prej këtyre dy përcaktimeve (pra nëse njëri është i dobët, statusi i përgjithshëm është “i dobët”). Statusi i përgjithshëm përcaktohet pas kryerjes së katër testeve sasiore dhe pesë testeve kimike (shihni Kapitullin 3). DUN-i kërkon ndër të tjera që të mos ketë tendenca domethënëse rritëse, të cilat mund të sjellin ndryshimin e statusit në të ardhmen e parashikueshme. Mund të vërehen dallime të mëdha midis presioneve që veprojnë në lloje të ndryshme akuiferësh në basenin e lumit Mat. Trupat ujorë nëntokësorë aluvialë (Lloji 1) janë të populluar dendur, janë fokusi i zhvillimit industrial dhe tregtar, janë objekt i nxjerrjeve të shumta dhe kërcënohen nga disa burime të mundshme ndotjeje. Gjatë viteve të fundit ka pasur ndryshime rrënjësore të përdorimit të tokës për shkak të veprimtarisë bujqësore, strehimit dhe zhvillimit industrial. Kjo gjë e ka zëvendësuar riskun e ndotjes për shkak të plehëruesve, nitrateve dhe pesticideve me riskun e ndotjes nga mbetjet njerëzore dhe kimikatet industriale, dhe në të njëjtën kohë, nxjerrjet e ujit për qëllime ujitjeje janë zëvendësuar nga nxjerrjet bashkiake dhe industriale. Kështu, është nxitur rritja e përgjithshme e presioneve sasiore dhe kimike. Hidrogjeologjia e masivëve magmatikë bazikë dhe ultrabazikë (Lloji 3) në ujëmbledhësin e mesëm dhe të sipërm mezi kuptohet për shkak të zhvillimit të tyre të kufizuar, që bazohet kryesisht te mbledhja e shkarkimeve natyrore të burimeve, dhe rrjedhimisht nuk e rrezikon vetë burimin, por pakëson prurjen bazë të përrenjve dhe ligatinave. 172Baza e të dhënave Corine përmban informacione për tokat urbane dhe industriale, të ujitura dhe të paujitura, kullotat, pyjet, lëndinat, ligatinat dhe ujërat e brendshme dhe detare. 173 Kjo ndodh zakonisht në pikat e kontaktit midis depozitave të flishit me depërtueshmëri (dhe topografi) të lartë dhe depërtueshmëri të ulët të cilat nuk mund të përcjellin sasi të mëdha uji dhe i detyrojnë ujërat nëntokësore të shkarkohen në sipërfaqe si burim. Faqe | 10-20 Masivët karbonikë (Lloji 4) në ujëmbledhësin e rrjedhës së mesme dhe të sipërme u nënshtrohen zakonisht ndërhyrjeve të pakta nga njeriu, me përjashtim të veprimtarive bujqësore dhe minerare dhe kapjes së burimeve të mëdha për furnizimin e bashkive me ujë. Kjo e fundit mbështetet te kapja e shkarkimeve natyrore, ndaj nuk rrezikon burimin në vetvete, por redukton rrjedhën bazë të përrenjve dhe ligatinave. Përcaktimi i Vlerave Prag Vlerat Prag (VP) janë standarde cilësore të vendosura nga Shtetet për ndotësit që rrezikojnë të mos arrijnë objektivat mjedisore të DKU-së dhe kërkesat e Nenit 3.1 të DUN-it. VP-ja plotëson standardet e cilësisë së ujërave nëntokësore (nitratet dhe pesticidet) të përmendura në Shtojcën I të DUN-it, kur këto të fundit nuk janë të përshtatshme për arritjen e objektivave mjedisore, dhe duhet të marrin parasysh të paktën ndotësit dhe treguesit e listuar në Shtojcën II, Pjesa B, të cilët janë: • arseniku, kadmiumi, plumbi, mërkuri, amoni, klori, sulfati, nitriti dhe fosfati; • trikloroeten (TCE) dhe tetrakloroeten (PCE); • treguesi (i përzgjedhur nga anëtari) i intruzionit të ujërave të kripura (ose të tjera). Vlerat Prag përcaktojnë edhe pikënisjet për kthimin e tendencave sipas Nenit 5 të DUN-it. Përcaktimi i Vlerave Prag për këtë basen është i njëjtë me basenin e lumit Mat; detajohet në Tabela 10-7 dhe zbatohet në nivel RBU-je. Tabela 10-7 – Vlerat Prag të Propozuara Parametri Njësitë Standardi i Cilësisë së TUN-it Vlerat Prag (VP) Shënime Nitrate mg/L 50 37.5 Pesticide μg/L 0.1 0.5 (total) 0.075 0.375 Arsenik μg/L 10 7.5 Kadmium μg/L 5 3.75 Plumb μg/L 5 3.75 Mërkur μg/L 1 0.75 Amon mg/L 0.50 0.375 Klor mg/L 250 188 Sulfat mg/L 250 188 Nitrite mg/L 0.50 0.375 Fosfat mg/L ? ? Trikloroeten μg/L 10 7.5 Tetrakloroeten μg/L 10 7.5 Kripësia si CM μS/cm 2500 1875 Metodologjia e Përcaktimit të Statusit në Nivelin e Trupit Ujor Sipas Direktivës së BE-së për Ujërat Nëntokësore (DUN), kërkohet vlerësim i statusit të të gjithë trupave ujorë nëntokësorë që identifikohen si në risk dhe të lidhur me ujërat pritëse dhe i çdo ndotësi që kontribuon në atë karakterizim të TUN-it (DUN, Shtojca III). Trupat ujorë nëntokësorë jo në risk klasifikohen automatikisht si TUN me status të mirë. Është përdorur procedura standarde e përcaktuar në seksionin 3.4.3. Megjithatë, për shkak të pamjaftueshmërisë thelbësore të pikave të monitorimit të sasisë e cilësisë në rrjetin e monitorimit mbikëqyrës në këtë kohë, si dhe përvijimit tejet të thjeshtuar të trupave ujorë që prej vitit 2020, PMBU-ja 2024-2029 ka parashikuar edhe analizën e ndërmjetme për të gjithë trupat Faqe | 10-21 ujorë nëntokësorë për përcaktimin e tablosë së përgjithshme. Me sofistikimin e monitorimit mbikqyrës dhe të të dhënave në të ardhmen, mund të përsoset dallimi midis “trupave ujorë në risk” dhe “trupave ujorë jo në risk”. Rritja dhe përmirësimi i nivelit të monitorimit mbikëqyrës është çështje që trajtohet në Programin e Masave. Për sa u përket trupave ujorë sipërfaqësorë, duke qenë se cilësia e të dhënave është thelbësore për metodologjinë e statusit, është e nevojshme që të raportohet për “nivelin e besueshmërisë” (NB) së vlerësimit të statusit 174. Niveli i ulët i besueshmërisë dhe i saktësisë së të dhënave mund të jetë tregues i riskut të keqklasifikimit, ndaj NB-ja tregon besueshmërinë e vlerës së statusit. Udhëzimi WISE 2016 sugjeron klasifikimin e mëposhtëm për të treguar besueshmërinë e statusit ekologjik ose potencialin e përcaktuar: ‘0’ = nuk ka informacion; ‘1’ = besueshmëri e ulët; ‘2’ = besueshmëri mesatare; ‘3’ = besueshmëri e lartë. Kriteret janë si vijojnë: I ulët= nuk ka të dhëna monitoruese, vetëm gjykimi ekspert; Mesatar= disa të dhëna që mbështesin elementin cilësor (EC) dhe të dhëna të kufizuara për një ECB; I lartë= të dhëna të mira për 1+ ECB dhe mbështetjen e EC-ve më të përshtatshme. 174 Udhëzimi i WISE GIS 2016 – Skema: TUS; elementi i skemës <Besueshmëria Ekologjike e US> Faqe | 10-22 10.8 Presionet e Ujërave Nëntokësor dhe Përmbledhja Kryesore e Statusit Baseni i Lumit Mat Vështrim i përgjithshëm Trupi ujor nëntokësor 35120101 (Laç) është trupi ujor nëntokësor nga i cili është nxjerrë më shumë ujë në basen. Ai ndahet në dy horizonte drejt bregdetit me pasiguri për përqindjet e nxjerrjes nga secili. Nxjerrja dominohet nga fusha e puseve në Fushë Kuqe, e cila është një burim jetik dhe i cenueshëm. Nuk ka monitorim të përshtatshëm (në një pus) të nivelit të ujërave nëntokësore në TUN, prandaj është e pamundur të përcaktohet me siguri statusi. Ka disa evidenca për depërtim të kripës nga rajoni i Patokut në të cilin ka edhe një sugjerim të pakonfirmuar të fundosjes së tokës nën lagunë. Ka kërcënime në rritje për ndotje nga aktivitetet njerëzore, si mbetjet shtëpiake, plehëruesit dhe pesticidet, dhe depozitat e naftës, plus dy pika të nxehta të identifikuara: uzina e shkrirjes së bakrit në Laç dhe uzina e superfosfatit në Laç. Duke marrë parasysh balancën e evidencave të disponueshme, gjykohet se TUN Laç ka status të mirë sasior dhe kimik, por me besueshmëri të ulët dhe me risk për mospërmbushje të objektivave të vet në periudhën e planit të radhës. Trupi ujor nëntokësor i Llojit 1 35120103 (Shënkoll). Ky TUN është i ngjashëm në aspektin hidrogjeologjik me TUN-in e Laçit, por me më pak nxjerrje. Ai ndahet në dy horizonte drejt bregdetit me pasiguri për përqindjet e nxjerrjes nga secili, si dhe nga prurjet ndërkufitare nga jugu dhe veriu. Ka evidenca për pak prani të ujit të kripur në veri, por masa e tij nuk dihet. Pavarësisht pasigurisë së konsiderueshme, gjykohet se TUN-i ka status të mirë sasior dhe kimik, por besueshmëri të ulët dhe ndoshta risk për mospërmbushje të objektivave të tij. Trupi ujor nëntokësor i Llojit 1 35120105 (Kanali i Matit). Pothuajse nuk ka informacion për statusin, por ka presione të ndotjes. Gjykohet se TUN-i ka status të mirë sasior dhe kimik, por besueshmëri shumë të ulët dhe risk për mospërmbushje të objektivave të tij. Raportimi për trupat ujorë nëntokësorë të Llojit 3 Grupi A: Shkëmbinjtë ultrabazikë perëndimorë (35120301/05). Pothuajse nuk ka informacion për statusin, por ka presione të ndotjes lokale. Gjykohet se Grupi ka status të mirë sasior dhe kimik, por besueshmëri të ulët dhe ndoshta nuk ka risk për mospërmbushje të objektivave të tij. Trupi ujor nëntokësor i Llojit 3 35120303 (Krastë). Pothuajse nuk ka informacion për statusin, por ka presione të ndotjes lokale. Gjykohet se TUN-i ka status të mirë sasior dhe kimik, por besueshmëri të ulët dhe ndoshta nuk ka risk për mospërmbushje të objektivave të tij. Raportimi për trupat ujorë nëntokësorë të Llojit 3 Grupi B: Shkëmbinj bazikë dhe ultrabazikë lindorë (35120307/09). Pothuajse nuk ka informacion për statusin, por ka presione të ndotjes lokale. Gjykohet se Grupi ka status të mirë sasior dhe kimik, por besueshmëri të ulët dhe ndoshta nuk ka risk për mospërmbushje të objektivave të tij. Trupi ujor nëntokësor i Llojit 4 35120401 (Makaresh). Ka shumë puse të paligjshme dhe të paregjistruara që përdoren për ujë të pijshëm, bujqësi, blegtori dhe aktivitete të vogla industriale. Ujërat e ndotura të këtyre aktiviteteve janë faktor për ndotjen e trupave ujorë nëntokësorë. Disa ujëra hidrotermale shkarkohen direkt në sistemin kryesor të ujitjes/kullimi duke ndotur trupin ujor nëntokësore dhe ajrin. Raportimi për trupat ujorë nëntokësorë të Llojit 4 Grupi C: Masivi verior i Dajtit (35120403/15). Mbinxjerrja nga puse të paligjshme të panumërta që përdoren për ujitje dhe bujqësi. Presionet e ndotjes. Kryesisht nga përmbajtja nitrite e aktivitetit njerëzor dhe bujqësisë. Në rast të reshjeve të mëdha gjatë një kohe të shkurtër rritet turbullira. Raportimi për trupat ujorë nëntokësorë të Llojit 4 Grupi G: Të emërtohen masivet (35120405/19) Raportimi për trupat ujorë nëntokësorë të Llojit 4 Grupi D: Masivët karstikë verilindorë (35120407/11/13) Ky grup përbëhet nga blloqe gjysmë të ngjashme gëlqerorësh të karstifikuar që i përkasin periudhës kretake (Cr) me produktivitet të lartë. Akuiferi është 700-800 m i trashë dhe mjaft i pasur në ujëra nëntokësore. Gëlqerorët janë mjaft të karstifikuar si në sipërfaqe, ashtu edhe në thellësi me shumë hinka 40-80 m të thella. Të gjitha hinkat së bashku kanë krijuar një plate me lartësi rreth 1900 m. Faqe | 10-23 Burimet kanë shkarkime të ndryshme nga 1l/s deri në 250l/s, si burimi i Shutrit dhe Vinjollit (të cilat burojnë nga konglomerate, por ushqehen nga gëlqerorët). Presioni krijohet pikësëpari nga mbinxjerrja e burimeve dhe mungesa e reshjeve të shiut për shkak të ndryshimeve klimatike. Përdorimi i ujit nga HEC-et është një tjetër arsye e reduktimi të sasisë së ujërave të burimeve. TUN-i cenohet nga ujërat sipërfaqësore të cilat mund të ndoten nga stallat e bagëtive dhe turbullira që shkaktohet nga ujërat e larjes së formacioneve sipërfaqësore. Trupi ujor nëntokësor i Llojit 4 35120409 (Selit i Malit) Ujërat nëntokësore përdoren për ujë të pijshëm, ujitje dhe aktivitete të vogla industriale, si gurore për gurët gëlqerorë pa kontroll të sasisë së përdorur dhe të shkarkimeve teknologjike në sipërfaqe. Gropat septike, aktiviteti bujqësor, si dhe aktivitetet industriale për nxjerrjen e gurëve gëlqerorë janë një tjetër faktor që ushtron presion mbi TUN-in. Trupi ujor nëntokësor i Llojit 4 35120417 (për t’u emërtuar) ... Raportimi për trupat ujorë nëntokësorë të Llojit 5 Grupi E: Gurë ranorë dhe konglomerate (35120501/03) 35120501- Një nga presionet në këtë TUN është mbinxjerrja e shkaktuar nga puset e paligjshme të paregjistruara për aktivitetet bujqësore dhe industriale. Ka shumë puse të gërmuara që janë jashtë standardeve sanitare. Aktiviteti industrial i guroreve dhe minierave, si dhe aktivitetet bujqësore dhe blegtorale. 35120503- Në këtë TUN ka industri minerare dhe mbinxjerje nga shumë puse të paligjshme që nuk janë të regjistruara, veprimtari bujqësore dhe të fermave, të cilat shkaktojnë presionin e ditëve të sotme. Në këtë TUN ka edhe mbetje nga minierat dhe vendgrumbullimet e mbetjeve si dhe mbinxjerrje. Raportimi për trupat ujorë nëntokësorë të Llojit 5 Grupi F: Vullkanikët veriorë (35120505/07) Ujërat nëntokësore përdoren gjerësisht për të pirë, në bujqësi dhe në veprimtaritë e fermave. 35120505-Presionet e ndotjes. Kryesisht nga bujqësia dhe industria për paketimin e ujit në shishe, por edhe nga veprimtaria e fermave. Nga ana tjetër, ka edhe miniera të braktisura dhe disa HEC-e të cilat disa janë ekzistuese dhe disa në ndërtim e sipër. 35120507- Ujërat nëntokësore përdoren kryesisht për të pirë, për veprimtaritë e fermave dhe bujqësi. Presionet e ndotjes. Kryesisht nga veprimtaritë e fermave dhe minierave. Formacionet magmatike me përmbajtje të lartë minerali lahen nga ujërat sipërfaqësore. Harta 10-4 dhe Harta 10-5 paraqesin presionet kryesore të identifikuara dhe vlerësimin e statusit për trupat ujorë nëntokësorë të Matit. Ndërhyrjet dhe Kërkesat për Rrjetin e Monitorimit të Ujërave Nëntokësore Monitorimi i trupave ujorë nëntokësorë në basenin e Matit kërkon përmirësim të konsiderueshëm. Sikurse u vërejt më lart, nivelet e ujërave nëntokësore monitorohen vetëm në një pus në secilin prej dy trupave ujorë nëntokësorë (GW35120101/03) në basen, çka do të thotë se statusi sasior është virtualisht i panjohur. Kjo mangësi duhet trajtuar menjëherë nëpërmjet investime në monitorim operacional dhe mbikëqyrës. Vëreni se monitorimi mbikëqyrës është përgjegjësi e AMBU-së ose SHGjSh-së që vepron në emër të AMBU-së, ndaj përgjegjësia për monitorimin operacional i takon kryesisht entitetit përkatës, edhe nëse veprimtaria kryhet nga një agjenci tjetër. Monitorimi mbikëqyrës duhet ta zgjerojë gamën e parametrave dhe të përfshijë ato që kërkohen nga DKU-ja/DUN-i, sidomos presionet e identifikuara të ndotjes. Fusha e puseve të Fushë Kuqes, me një kapacitet prej afro 750 l/s, përveç se është trup ujor nëntokësor që plotëson kërkesën e madhe për ujitje dhe nevojat për ujë për konsum familjar në basenin e Matit, është burim kritik për furnizimin e bashkisë me ujë dhe industrinë e turizmit në qytetin e Durrësit (baseni i lumit Erzen). Nxjerrjet në Fushë-Kuqe ndikojnë me gjasë edhe tek intruzioni i ujërave të kripura, ujërat sipërfaqësore dhe ETVUN-ët, si dhe në pasqyrën e përgjithshme ujore të TUN-it. Kështu, këto nxjerrje janë me të vërtetë shumë të rëndësishme më vete si burime furnizimi dhe ndikojnë tek burimet ujore të basenit. Faqe | 10-24 Fusha e puseve duhet të jetë pjesë e Zonës së Mbrojtur të Ujit të Pijshëm (ZMUP) dhe kërkon monitorim operacional intensiv dhe masa për mbrojtjen e burimeve ujore (Kapitulli 13), krahas monitorimit mbikëqyrës që kërkohet për vlerësimin e statusit të përgjithshëm të trupit ujor. Objekti i rekomanduar i monitorimit në fushën e puseve të Fushë-Kuqes përfshin: (i) ndërtimin e puseve të posaçme për monitorim; (ii) regjistrim të dhënash dhe telemetri; dhe (iii) monitorim të përmirësuar të cilësisë së ujit. Për qëllime operacionale, janë sugjeruar gjashtë fole piezometrash175. Duhet bërë projektimi për të konfirmuar detajet, por një fole duhet vendosur afër qendrës së fushës së puseve dhe nga një fole duhet vendosur midis fushës së puseve, lumit Mat dhe bashkisë së Laçit. Duhen vendosur tre fole për të dhënë paralajmërime të hershme dhe mbrojtje kundër riskut të intruzionit të ujërave të kripura ose migrimit të ujërave të kripura të mëparshme: dy midis fushës së puseve dhe lagunës së Patokut dhe një në drejtim të ujërave me cilësi të dobët në jugperëndim. Të gjithë piezometrat duhen pajisur me transduktorë presioni, regjistrues të dhënash dhe telemetër, dhe ato që mbrojnë kundër intruzionit të ujërave të kripur duhen pajisur me sondë EC, të kapur brenda filtrit të pusit, për të gjurmuar ndryshimet e kripësisë. 175 Në këtë rast, një çift pusesh me diametër të vogël (50 – 100 mm) me filtër pusi me gjatësi të vogël (3 metra). Faqe | 10-25 Tabela 10-8 –Vlerësimi i Presioneve – Kategoria e UJËRAVE NËNTOKËSORE Identifikimi PRESSURE ANALYSIS 176 Emri i trupit ujor nëntokësor Kodi i TU sipas EU Presione pikësore 1 Presione pikësore 2 Presione të shpërndara 1 Presione të shpërndara 1 Presione të shfrytëzimit Presione në ujërat nëntokësor Laç GW35120101 1.1/1.2 1.3/1.4/1.5 2.2/2.6 3.1/3.2/3/3 6.2 Shënkoll GW35120103 Kanali i Matit GW35120105 1.9 3.2 Komsi GW35120301 1.5 1.3/1.4 Shkopet GW35120305 1.9 3.2 Krastë GW35120303 1.5 2.8 Thirrë GW35120307 1.5 2.2 2.8 Gjegjan GW35120309 1.5 2.2 2.8 Krujë GW35120401 2.1/2.2 3.1/3.2/3.3 Krujë-Dajt GW35120403 2.2 Spiten GW35120415 2.2 Ndërshenë GW35120407 2.2 Gojan-Munellë GW35120411 2.2 Arrën GW35120413 2.2 Selit I Malit GW35120409 Madhesh Mëllezë GW35120405 2.2 Për t`u emërtuar GW35120417 Burrel GW35120501 1.1 2.2 Rrëshen GW35120503 1.1 1.3/1.4 2.2 3.2/3.3 Kryezin GW35120505 1.5 2.2 2.9 3.2 Kaçinar GW35120507 2.2 2.8 176 Pressure Types align with WISE GIS Reporting Guidance 2016 – Annex 1a. Faqe | 10-26 Tabela 10-9–Vlerësimi i Statusit – Kategoria e UJËRAVE NËNTOKËSORE - Mati Identifikimi Testi i statusit kimik (dhe niveli i besueshmërisë) Testi i statusit të Sasisë (dhe niveli i besueshmërisë) Statusi i përgjithshëm Grupi UN Kodi i UN Emri i UN Kripëshmëria / Ndërhyrje të tjera US GWDTE DWPA Cilësia e Përgjithshme Kripëshmëria / Ndërhyrje të tjera US GWDTE Balanca e ujit Status Niveli i besueshmërisë Risku i Statusit GW35120101 Laç G (1) G (0) G (0) G (1) G () G (0) G (0) G (0) G (1) I Mirë 0 Në risk GW35120103 Shënkoll G (1) G (0) G (0) G (0) G (0) G (0) G (0) G (0) G (0) I Mirë 0 Në risk GW35120105 Kanali i Matit G (2) G (0) G (0) G (0) G (0) G (2) G (0) G (0) G (0) I Mirë 0 Në risk A GW35120301 GW35120305 Komsi Shkopet G (3) G (1) G (1) G (1) G (1) G (3) G (1) G (1) G (1) I Mirë 1 Jo në risk GW35120303 Krastë G (3) G (1) G (1) G (1) G (1) G (3) G (1) G (1) G (1) I Mirë 1 Jo në risk B GW35120307 GW35120309 Thirrë Gjegjani G (3) G (1) G (1) G (1) G (1) G (3) G (1) G (1) G (1) I Mirë 1 Jo në risk GW35120401 Krujë G (3) G (1) G (1) G (1) G (1) G (3) G (0) G (0) G (1) I Mirë 1 Jo në risk C GW35120403 GW35120415 Krujë-Dajt Spiten G (3) G (1) G (1) G (1) G (1) G (3) G (0) G (0) G (1) I Mirë 1 Jo në risk D GW35120407 GW35120411 GW35120413 Ndërshenë Gojan Arrën G (3) G (1) G (1) G (1) G (1) G (3) G (0) G (0) G (1) I Mirë 1 Jo në risk GW35120409 Selit I Malit G (3) G (2) G (2) G (2) G (2) G (3) G (0) G (0) G (1) I Mirë 2 Jo në risk G GW35120405 Madhesh G (3) G (1) G (1) G (1) G (1) G (3) G (0) G (0) G (1) I Mirë 1 Jo në risk GW35120417 Për t`u emërtuar G (3) G (1) G (1) G (1) G (1) G (3) G (0) G (0) G (1) I Mirë 1 Jo në risk E GW35120501 GW35120503 Burrel Rrëshen G (3) G (0) G (0) G (0) G (1) G (3) G (0) G (0) G (0) I Mirë 0 Në risk F GW35120505 GW35120507 Kryezin Kaçinar G (3) G (1) G (1) G (1) G (1) G (3) G (1) G (1) G (1) I Mirë 1 Jo në risk Shenime: 1. G- status i mirë, P – status i dobët 2. Niveli i besueshmerise: 0 – no information; 1 –i dobët; 2 – mesatar; 3 – i mirë Faqe | 10-27 Harta 10-4 – Vështrim i Përgjithshëm i Nxjerrjeve dhe Presioneve të Ndotjes së Ujërave Nëntokësore Faqe | 10-28 Harta 10-5 - Përcaktimi i Statusit Përfundimtar për të Gjithë Trupat Ujorë Nëntokësorë - Baseni i Lumit Mat Faqe | 11-1 11. Përmbledhja e Analizës Ekonomike 11.1 Analiza ekonomike sipas Nenit 5 të DKU-së, Shtojca III Analiza ekonomike, mbështetur në Nenin 5 të DKU-së përmban informacion me detaje të mjaftueshme (që përfshin kostot e mbledhjes së të dhënave përkatëse) me qëllim: (a) mundësimin e llogaritjeve përkatëse të nevojshme për marrjen parasysh të parimit të rikuperimit të kostove të shërbimeve të ujit të përcaktuara në nenin 9, duke marrë në konsideratë parashikimet afatgjata të kërkesës dhe ofertës për ujë në rajonet e basenit ujor, dhe kur është e nevojshme: Llogaritjet e volumit, çmimit dhe kostove që lidhen me shërbimet e ujit; dhe Llogaritjet e investimeve përkatëse, përfshi edhe parashikimet e këtyre investimeve; (b) Gjykimin rreth kombinimeve të masave më efikase të mundshme për kostot lidhur me përdorimet e ujit që do të përfshihen në PM, sipas nenit 11, bazuar te llogaritjet e kostove të mundshme të këtyre masave. Për sa i përket Shqipërisë dhe si pjesë e kërkesave të përgjithshme për përgatitjen e PMBU-ve, AMBU duhet të përgatisë analizën ekonomike të përdorimit të ujit dhe rendimentit në basen, veçanërisht për të përcaktuar nëse uji po përdoret me efikasitet dhe nëse kostoja e vërtetë mjedisore po rikuperohet plotësisht nga përdoruesit e ujit. Ky kapitull paraqet përmbledhjen e analizës ekonomike të BU-së së Matit. Ndonëse në këtë fazë Shqipëria nuk i ka në dispozicion të gjitha informacionet e kërkuara (dhe nuk ishin të tilla as gjatë ciklit të parë të zbatimit për shumë Shtete Anëtare), është përgatitur raporti i analizës ekonomike për BU-në e Matit, i cili gjendet në Shtojcën X. 11.2 Baseni i lumit Mat: përmbledhje e shkurtër Baseni i lumit Mat është kryesisht pjesë e rajonit malor qendror të Shqipërisë (me lartësi mesatare prej 746 m), mbulon pjesët veriore të tij dhe ka një ujëmbledhës me sipërfaqe 2,814 km2. Baseni i Lumit Mat është i formuar nga dy degë: Lumi Fan, që buron në Veri-Lindje, dhe Lumi Mat që rrjedh nga Martaneshi, në Rajonin e Bulqizës, në liqenin artificial të Ulzës. Lumi Mat buron nga rajoni malor i Kaptinës së Martaneshit dhe përfundon në detin Adriatik. Kufijtë hidrologjikë të basenit që e ndajnë atë nga basenet e tjera shtrihen kryesisht në zona malore ku ka veprimtari të pakët njerëzore. Po bëhet edhe përcaktimi i bashkive dhe provincave që i përkasin basenit ujor, për të bërë analizën ekonomike specifike për basenin. Rrjedhimisht, është përcaktuar se 4 bashki i përkasin 100% basenit të Matit: Klosi, Mati, Kurbini dhe Mirdita, ndërsa Lezha i përket këtij baseni pjesërisht (20%). Në nivel prefekture, Dibra i përket BU-së Mat 35%, ndërsa për prefekturën e Lezhës përqindja është 50%. Përkatësia e bashkive që janë pjesë e BU-së së Matit flet për njëtrajtshmëri mjaft të mirë midis sipërfaqes së BU-së (2.814 km2) dhe sipërfaqes së 5 bashkive që bien brenda kufijve të kësaj BU-je, sikurse përshkruhet më lart (2.157 km2). Prandaj, analiza në këtë nivel disagregimi mund të konsiderohet si e besueshme. 11.3 Karakteristikat dhe rëndësia ekonomike e përdorimeve të ujit Objektivi kryesor i këtij seksioni është të vlerësohet rëndësia e ujit për ekonominë dhe zhvillimin socio-ekonomik të rajonit të një baseni të caktuar ujor. Këtu paraqitet profili ekonomik i basenit lidhur me treguesit e përgjithshëm p.sh xhiroja ekonomike, të ardhurat bruto, punësimi ose numri i përfituesve nga përdorimet e ujit, sigurisht nëse ky informacion është i disponueshëm. Analiza duhet t’i hapë udhë vlerësimit të çështjeve të rëndësishme të menaxhimit të ujërave dhe analizës së efikasitetit të kostos, duke nxitur edhe hulumtime rreth kompromiseve të mundshme midis zhvillimit Faqe | 11-2 socio-ekonomik dhe mbrojtjes së burimeve ujore në basen, si dhe çështjeve të tilla si: shpërndarjes së kostove dhe përfitimeve të masave të menaxhimit të ujërave për përdorime të ndryshme të ujit. Treguesit e përgjithshëm socio-ekonomikë 11.3.1.1. Popullsia, struktura urbane/rurale dhe familjare Duhet vërejtur se të dhënat aktuale për popullsinë janë të disponueshme në nivel bashkiak dhe të dhënat historike në nivel prefekture. Për më tepër, paraqitet edhe struktura rurale-urbane dhe ajo familjare e baseneve. Është më se e qartë se baseni ujor i Matit (Tabela 11-1), përbëhet nga zona me dendësi të vogël popullsie, pasi janë kryesisht rurale. Zonat urbane në bashkitë e basenit variojnë nga 0 deri në 6%. Kjo konfirmohet nga fakti se ndonëse zona e basenit ujor Mat përbën afro 9,8% të territorit të Shqipërisë, vetëm 3,6% e qytetarëve të këtij vendi jetojnë pikërisht në këtë basen. Gjatë viteve të fundit (që prej 2017-ës) baseni i Matit ka pësuar ulje të ndjeshme të popullsisë (6%), krahasuar me uljen e lehtë të popullsisë për të gjithë Shqipërinë (prej afro 1%). Për sa i përket menaxhimit të burimeve ujore, kjo situatë do të thotë se çështjet kryesore lidhur me popullsinë urbane (kostot e zgjerimit të mbulimit me ujë të pijshëm, zgjidhjeve të decentralizuara; ndotja e shpërndarë për shkak të ujërave të ndotura të patrajtuara dhe vërshimeve nga bujqësia; lidhja e çështjeve mjedisore/statusit të trupit ujor me zhvillimin ekonomik në zona rurale, presionet për shkak të hidroenergjetikës etj.) janë veçanërisht të rëndësishme. Për disa prej këtyre, çështjet bëhen edhe më domethënëse, me ritëm më të shpejtë, se mesatarja e Shqipërisë, për shkak të uljes së popullsisë. Tabela 11-1 - Popullsia Historike e basenit Mat 2020 (2017-2020) Instat, të dhënat për vitin 2020 (Nivel Prefekture) 11.3.1.2 Fuqia punëtore dhe punësimi Për ta kuptuar më mirë situatën socio-ekonomike të popullsisë së një baseni, ka shumë rëndësi të shihen çështjet që prekin situatën e punësimit, si nga këndvështrimi moshës për punë dhe i ndryshimeve të punësimit/papunësisë së popullsisë, por edhe për sa i përket rëndësisë së sektorëve të ndryshëm për punësimin. Për BU-në Mat, mund të vërehet se mosha për punë dhe popullsia në moshë për punë janë ulur ndjeshëm vitet e fundit (përkatësisht me 11 dhe 22%), ndërsa popullsia në moshë për punë mbetet thuajse konstante dhe popullsia e punësuar rritet (me 6%) për të gjithë Shqipërinë. Papunësia në BU-në e Matit është më e lartë se e gjithë vendit dhe po rritet gjithnjë e më tepër, ndërsa papunësia për të gjithë Shqipërinë po ulet. Kjo tregon se ka vështirësi të konsiderueshme strukturore lidhur me situatën e punësimit të banorëve, që është edhe faktor kyç i largimit të tyre nga BU-ja. Faqe | 11-3 Ndonëse tendencat për ndryshim në nivel sektori nuk janë të konsiderueshme gjatë viteve të fundit (2017-2019) për të gjithë Shqipërinë, situata në BU-në e Matit është ndryshe: rëndësia e madhe e sektorit të bujqësisë po ulet (41,1% të punësuar në këtë sektor në 2019, krahasuar me 49,3% në 2017 n). Rrjedhimisht, po rritet rëndësia e sektorit të industrisë (nga 16,2% në 18,6%). Rritje edhe më të dukshme po pëson sektori i shërbimeve (nga 34,4% në 40,3%). Kështu, bujqësia si sektor i rëndësishëm për punësimin duket se po përballet me vështirësi serioze, gjë që, në varësi edhe të strategjisë së përgjithshme për qëndrueshmërinë e punësimit afatgjatë në BU, mund të ndikojë ndjeshëm te situata e menaxhimit të ujit (nevojat më të ulëta për ujë për shkak të zvogëlimit të rëndësisë së bujqësisë dhe nevojat për më shumë investime (dhe ujë) për të forcuar këtë sektor dhe për ta bërë më produktiv p.sh nëpërmjet ujitjes). Karakteristikat dhe rëndësia ekonomike e përdorimeve të veçanta të ujit177 Për sa i përket PBB-së, BU-ja e Matit kontribuon më pak se 3% në PBB-në kombëtare, që është ndjeshëm më e ulët se përqindja e vet (9,8%), duke treguar kështu veprimtarinë e pakët ekonomike në BU. Për më tepër, edhe ritmi i rritjes për periudhën 2015-2019, ndonëse 10,4%, është më i ulët se i të gjithë Shqipërisë (18%), gjë që tregon se boshllëku i kontributit të BU-së së Matit në PBB-në kombëtare po rritet në mënyrë të qëndrueshme. PBB-ja për frymë është ndjeshëm më e ulët se e të gjithë Shqipërisë dhe duket se po rritet me ritme pak më të ngadalta. Lidhur me strukturën e sektorëve në BU-në e Matit dhe kontributin e tyre në VShB, tabelat e analizës së plotë ekonomike (Shtojca X) konfirmojnë rëndësinë e vogël ekonomike të këtij baseni. Për më tepër, norma e rritjes për periudhën 2014-2019 ka qenë më e ulët se e të gjithë Shqipërisë (115% krahasuar me 120% për të gjithë Shqipërinë). Vërehet se bujqësia, pylltaria dhe peshkimi kontribuojnë ndjeshëm më shumë në VShB krahasuar me të gjithë Shqipërinë, ndërsa për sektorët e tjerë kontributi është “nën mesatare” (p.sh tregtia me pakicë/shumicë, transporti, informacioni/komunikacioni dhe artet/argëtimi/rekreacioni) 11.3.2.1. Bujqësia (përfshi bagëtitë) dhe kulturat bujqësore të ujitura Bujqësia është e rëndësishme nga pikëpamja e menaxhimit të ujërave, si për sa i përket aspekteve të ndotjes (ndotja jopikësore nga plehëruesit/lëndët ushqyese, por edhe pesticidet), por edhe për sa i përket sasisë së ujit. Prandaj, ky kapitull jep informacione të përgjithshme rreth strukturës së bujqësisë, por edhe për ujitjen në mënyrë të veçantë. Për sa i përket hektarëve të mbjellë (ara të mbjella me kultura bujqësore) në BU-në Mat për periudhën 2019-2020, situata mbetet e qëndrueshme, ndërsa për të gjithë Shqipërinë vihet re një rritje e lehtë. Në përgjithësi, arat e mbjella me kultura bujqësore në BU-në e Matit (6%) janë më të ulëta krahasuar me Shqipërinë (9,8%). • Nuk ka të dhëna të disponueshme për të ardhurat mesatare të gjeneruara nga puna në bujqësi dhe për vlerën e shtuar për ton të mbjellash/bagëtish, çka do sillte ndryshim të “vlerës së shtuar për sasi të prodhuar” në plan afatmesëm dhe afatgjatë. • Nuk ka informacion të disponueshëm për depërtimet kryesore (të nitrateve, fosfateve, pesticideve), sistemet e fermave sipas llojeve (p.sh madhësia e fermës, intensive tradicionale/e qëndrueshme, organike) dhe tendencat e kultivimit që mund të shërbejnë si tregues të presioneve lidhur me ndotjen/rrjedhjet. • Megjithatë, për të përcaktuar rëndësinë e bujqësisë, është shumë e rëndësishme të njihen llojet e kulturave (pasi kultura të ndryshme kanë nevoja të ndryshme për ujë dhe kimikate); ky informacion është i disponueshëm në nivel vendi dhe bashkie, sipas zonave të mbjella dhe tonelatave të prodhuara. 177Ka informacione të kufizuara për sa i përket shprehjes nga pikëpamja sasiore të përdorimeve të ujit në Shqipëri, ku burimi kryesor i llogaritjes së rëndësisë së përdorimeve të ndryshme të ujit është baza e të dhënave të AMBU-t për lejet. Faqe | 11-4 Më hollësisht, për vitin 2020 mund të vërehet se basenet kanë rëndësi periferike për disa lloje kulturash, por marrin rëndësi parësore për sojën (47% e sipërfaqes së prodhimit vendas). Për sa u përket bagëtive, të dhënat tregojnë se BU-ja Mat ka rëndësi paksa të përzier, si për nga numri i krerëve, ashtu edhe për nga tonelatat/njësitë e prodhuara. Ndonëse baseni përbën 9,8% të sipërfaqes së Shqipërisë, numri i krerëve është shumë herë më i madh për derrat (17%), mesatar për të imëtat (8%) dhe të ulëta për kategoritë e tjera të të trashave (8%). Këto dallime pasqyrohen edhe në sasinë e tonëve të prodhuar. Për sa i përket çështjes kritike të tokave bujqësore të ujitura (duke pasur implikime të rëndësishme për menaxhimin e ujit) në të gjithë Shqipërinë, informacioni i disponueshëm tregon se 55% e tokave bujqësore mund të ujiten teorikisht, 37% kanë infrastrukturë ujitëse të instaluar, por në të vërtetë zona e ujitur është vetëm 28% për shkak të mungesës së investimeve/mirëmbajtjes së infrastrukturës ujitëse). Konsumi i përgjithshëm i ujit është 473,5 milionë m3/vit, por nuk ka informacion lidhur me humbjet nga infrastruktura ujitëse. Informacioni i disponueshëm për BU-në Mat tregon se afro 5-6% e zonave bujqësore mund të ujiten apo janë ujitur, një përqindje kjo më e vogël se madhësia relative e basenit (por të ngjashme me përqindjen e bujqësisë në përgjithësi, krahasuar me mbarë vendin. Prandaj, ka më pak ujitje në BU-në Mat se në të gjithë Shqipërinë, bazuar te madhësia e basenit, por ka po të njëjtën rëndësi për bujqësinë në këtë basen, si për të gjithë Shqipërinë. Volumi i ujit që përdoret për ujitje është 27,1 milionë m3/vit. Megjithatë, shifrat e marra nga baza zyrtare e të dhënave të AMBU-së tregojnë se nga 8 lejet e dhëna për të gjithë vendin për “përdorimet e ujit për ujitje”, vetëm një është dhënë për BU-në e Matit. Njësia e përdorur është hektarët e ujitur (pra nuk kërkohet matje), por leja e dhënë nuk e përcakton fare zonën e ujitur. Është më se e dukshme se thuajse asnjë prej përdorimeve të ujit në Mat nuk është pajisur me lejen e kërkuar për përdorimin e ujit (gjë që vlen për të gjithë Shqipërinë). Tabela 11-2 – Ujitja: sipërfaqet që mund të ujiten dhe që janë ujitur, BU-ja Mat, 2020 Burimi i informacionit: Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural 11.3.2.2. Industria Sipas bazës së të dhënave për lejet e përdorimit të ujërave 178 (shihni tabelën më poshtë), 25% e lejeve në të gjithë Shqipërinë janë lëshuar pikërisht për BU-në e Matit (57 nga 231), me një sasi të parashikuar prej 224.000 m3/vit (që përfaqëson vetëm 5% të volumeve të lejuara industriale për të gjithë Shqipërinë). Duke marrë parasysh numrin e madh të ndërmarrjeve industriale në Shqipëri, edhe pse 178Regjistri i AMBU-t për përdoruesit e ujit Faqe | 11-5 BU-ja e Matit ka veprimtari industriale më të ulët se mesatarja, ky numër duket i ulët. Megjithatë, nuk ka burim tjetër për të bërë kontrollin e kryqëzuar të këtij informacioni. Për sa u përket shkarkimeve, baza e të dhënave të AMBU-së tregon se ka 44 leje për shkarkime industriale, por asnjëra nuk është dhënë në BU-në e Matit. Ka mungesë të theksuar të informacionit të besueshëm. Për sa i përket furnizimit me ujë të industrisë/ndërmarrjeve si dhe shkarkimeve në sistemet e kanalizimeve publike, informacionet përkatëse i gjeni më poshtë në kapitullin për shërbimet e ujit (dhe rikuperimin e tyre të kostove). 11.3.2.3. Shërbimet Për sa i përket shërbimeve, është shumë e vështirë të merren indicie më të mira lidhur me rëndësinë e sektorit për ujërat, pasi: • Për sa i përket vetëfurnizimit/shkarkimeve direkte, sistemi i AMBU-së për dhënien e lejeve nuk ka leje të veçanta për përdorimin e ujërave, sidomos në kuadër të apo lidhur me shërbimet. Prandaj, informacioni përkatës përfshihet në lloje të ndryshme të përdorimit të ujërave që mund të gjenden te kapitulli më lart për industrinë. Njëkohësisht, mund të pritet që vetëfurnizimi të mos jetë aq i rëndësishëm për këtë përdorim të ujërave; • Për sa i përket furnizimit nga shoqëritë UK, ky informacion është pjesë e furnizimit të përgjithshëm të shoqërisë dhe do të trajtohet në kapitullin për shërbimet e ujit (dhe rikuperimin e kostove të tyre). 11.3.2.4 Hidroenergjetika Për sa i përket BU-së së Matit, në BU-në e Matit ka prodhim të lartë të hidroenergjetikës: 9-12% e elektricitetit të prodhuar nga hidrocentralet në Shqipëri gjatë periudhës 2018-2020 prodhohej në këtë basen nga 38 hidrocentrale. Kjo shifër është e ngjashme me shifrën për të gjithë Shqipërinë (që është 9,8%). Prandaj, hidroenergjetika në BU-ne e Matit mund të shihet si presion i rëndësishëm (dhe me ndikime që mund të rrezikojnë arritjen e statusit të mirë ekologjik të trupave ujorë), me rëndësi të njëjtë për mesataren e Shqipërinë. 11.3.2.5 Nxjerrja e zhavorrit (nga lumenjtë dhe/ose trupat e tjerë ujorë) Në përgjithësi, nxjerrja e zhavorrit ndalohet dhe lejohet vetëm për segmente të veçanta të lumit (ndodhen në BU-në Mat), sikurse u parashikua në 2006-n me Vendimin e Këshillit Kombëtar të Burimeve Ujore Nr. 1 (datë 21.6.2006). Ky vendim u mbështet te gjetjet e studimit për “Vlerësimin e efekteve, ndikimit mjedisor dhe çështjeve hidro-dinamike”, realizuar brenda një periudhe të caktuar kohore. Për shkak të shqetësimeve mjedisore, u ndalua plotësisht nxjerrja e zhavorrit me vendim të Këshillit Kombëtar të Burimeve Ujore në 2010-n. Bazuar te nevoja për materiale ndërtimi për të mbështetur zhvillimin e shpejtë infrastrukturor në vend, një vit më vonë, Këshilli Kombëtar i Burimeve Ujore (KKBU) vendosi lejimin e nxjerrjes së zhavorrit, por vetëm për ndërtimin e rrugëve kombëtare dhe vetëm në segmente të caktuara lumenjsh (nuk ndodhen në BU-më e Matit). Për BU-në e Matit, ka shqetësime lidhur me nxjerrjen e paligjshme të zhavorrit, ndonëse ndalimi i nxjerrjes së zhavorrit ka qenë në fuqi prej shumë vitesh. Në të gjithë Shqipërinë janë dhënë 13 leje për përdorimin e “materialeve inerte të nxjerra nga basene ujore, përrenj e liqene me ose pa ujë”, prej të cilave 4 ndodhen në BU-në e Matit. Nuk ka indicie për tonelatat e zhavorrit të nxjerrë, pasi njësia e përdorimit (si bazë për tarifën e përdorimit të burimeve ujore) është “2% e vlerës së zhavorrit të shitur”. Vërehet se këto leje janë të mëdha, pasi mbulojnë më shumë se 95% të sasive të parashikuara dhe faktike 2% e zhavorrit të shitur në të gjithë Shqipërinë. Ka ende shumë pika të paligjshme për nxjerrjen e zhavorrit, sikurse konfirmohet edhe nga një raport i AMBU-së në korrik të 2021-shit, i cili identifikoi 14 pika/shoqëri të palicensuara për nxjerrjen e zhavorrit në BU-në e Matit. Faqe | 11-6 Referuar rezultateve të Raportit të Monitorimit Gjeologjik në rrjedhën e mesme dhe të poshtme të lumenjve Mat dhe Drin, 2018-2022, nga ShGjSh. Në shtratin e lumit të Mat vërehet një defiçit i theksuar inertesh për shkak të marrjes së tyre nga subjekte operuese, shfrytëzim i tejskajshëm i inerteve në të gjithë gjatësinë e lumit, ulje e konsiderueshme e shtratit për shkak të erozionit fundor, dëmtim i objekteve inxhinierike për shkak të uljes së shtratit, (rasti Ura e Zogut, si objekt i rëndësisë së veçantë). 11.3.2.6 Turizmi Fatkeqësisht, për basenin e Matit nuk ka të dhëna të disponueshme për turizmin, ndaj nuk mund të bëjmë asnjë përcaktim specifik për BU-në e Matit. Në nivel kombëtar, hyrje-daljet e turistëve të huaj u rritën me thuajse 75% gjatë periudhës 2014-2019, duke treguar kështu dinamikën e sektorit. Edhe numri i netëve të kaluara pranë strukturave akomoduese për periudhën 2018-2019 (2020 ka qenë vit “i veçantë” për shkak të COVID-19, ndaj nuk merret në konsideratë) ka pësuar rritje me 5,5% brenda vetëm një viti. Kjo nxjerr në pah zhvillimin me ritme të shpejt të sektorit dhe rëndësinë që duhet të ketë në menaxhimin e burimeve ujore në të ardhmen. Për sa i përket vetëfurnizimit nga turizmi, nuk është dhënë asnjë leje për këto veprimtari në BU-në e Matit. Për sa i përket përdorimit/shkarkimit të ujërave dhe shërbimeve të ofruara nga shoqëritë UK, sektori i turizmit shihet si pjesë e këtyre shoqërive; prandaj informacionin përkatës mund ta gjeni te kapitulli për shërbimet e ujit (edhe nëse nuk ka informacion specifik për sektorin e turizmit për shkak të moskategorizimit të të dhënave lidhur me faturimet etj.) 11.3.2.7 Kontrolli i përmbytjeve dhe kullimi Kontrolli i përmbytjeve dhe kullimi janë përdorime mjaft të rëndësishme të ujit nga pikëpamja e ndikimeve që kanë te aspektet mjedisore të trupave ujorë (zgjatja/thellimi i lumenjve, përforcimi i brigjeve, pendët etj.) dhe dëmeve ekonomike që mund të parandalojnë (dhe sigurisht shpëtimin e jetës së njeriut). Informacioni socio-ekonomik i disponueshëm në Shqipëri lidhur me mbrojtjen nga përmbytjet, përfshi edhe informacioni për investimet përgjatë viteve për mbrojtjen nga përmbytjet etj. ka qenë gjithnjë i kufizuar. Falë një projekti të veçantë, u bë e mundur mbledhja e të dhënave historike për BU-në Mat, si dhe vlerësimi i risqeve të mundshme nga përmbytjet (lidhur me ndodhshmërinë, zonat specifike, personat e prekur etj.), bazuar te kërkesat e DP-së (shihni Kapitullin 9.3). 11.3.2.8 Kultivimi i peshqve dhe peshkimi për qëllime argëtimi Shqipëria ka të dhëna shumë të kufizuara lidhur me numrin dhe madhësinë e vërtetë të veprimtarive të kultivimit të peshqve. AMBU nuk ka dhënë asnjë leje në BU-në Mat për këtë përdorim të burimeve ujore. Njësi e përdorur këtu është “kilogram për peshk të shitur”, ku volumi i përgjithshëm i lejuar/parashikuar është 55.500 kilogramë (55,5 tonë). Ka disa të dhëna të disponueshme në nivel vendi për peshkun e kapur në zona të ndryshme të mjedisit ujor. Dy prej tyre paraqesin interes të veçantë: • për sa i përket peshkimit në ujërat e brendshme, shifra e peshkut të kapur prej 2.844 tonësh në 2020-n tregoi rritje me 168% krahasuar me 2016-n. • Për sa i përket akuakulturës, në vitin 2020 u prodhuan 8.799 tonë peshk (sigurisht si në ujërat detare, ashtu edhe në ato të brendshme), një rritje me 275% krahasuar me 2016-n. Sikurse vërehet, rëndësia e akuakulturës në ujërat e brendshme mbetet e paqartë në shifra, ndaj mund të supozohet se sasitë reale janë më të mëdha se 55 tonët e lejuar në vit. Për sa i përket peshkimit për qëllime argëtimi, nuk ka informacion specifik që të na mundësojë vlerësimin e rëndësisë së veprimtarisë së përdorimit të burimeve ujore (pra, numri i personave që peshkojnë ose sasinë e peshkuar në ditë etj.). Faqe | 11-7 Boshllëqet kryesore lidhur me karakteristikat dhe rëndësinë ekonomike të përdorimeve të ujit Boshllëqet kryesore janë: • për tregues të ndryshëm, vështirësi në ndarjen e të dhënave të disponueshme për basenet ujore (p.sh. për shkak të informacionit të disponueshëm në nivel kombëtar); • Bazë e kufizuar informacionesh për vlerësimin e rëndësisë ekonomike të veprimtarive të lidhura me ujërat (p.sh në industri me gjurmë uji, turizëm), për të pasur informacion mbi xhiron dhe “vlerën e shtuar” për sasinë e prodhuar të ujit; • Informacion i copëzuar për sasitë e nxjerrjes/konsumit të ujit dhe shkarkimet e ujërave të ndotura për përdorime të ndryshme të ujit, ku përdorimet e ujit për qëllime turistike, nxjerrjet e ujit për qëllime bujqësie (ujitjeje), si dhe përdorimet e ujit për vetëfurnizim në përgjithësi (p.sh. nxjerrjet e ujit dhe shkarkimet e ujërave të ndotura nga industria) janë ndër çështjet më të rëndësishme; • Për përdorimet jokonsumatore të ujit nga (p.sh nxjerrje zhavorri, kultivim peshku) baza e informacioneve është e kufizuar (p.sh nuk ka informacion për volumet e zhavorrit të nxjerra në mënyrë të paligjshme, numrin e fermave të peshkut dhe volumet e peshqve në to, si dhe rëndësinë e përgjithshme të këtyre veprimtarive). • Për mbrojtjen nga përmbytjet, duhet përmirësuar informacioni ekonomik në dispozicion (duhet përditësuar informacioni për kostot korrente të strategjisë për mbrojtjen ndaj përmbytjeve për basenet ujore, por edhe informacioni për popullsinë dhe xhiron/veprimtaritë e mbrojtura ekonomike (ose që po planifikohen të mbrohen), humbjet e mundshme të pronave/veprimtarive ekonomike për shkak të mbrojtjes nën optimale nga përmbytjet, etj.). 11.4 Shërbimet e Ujit dhe Rikuperimi i Kostove179 Elementet kryesore të hetuara në këtë kapitull janë statusi i shërbimeve të ujit, përmbledhja e tarifave të zbatuara dhe shkalla e rikuperimit të kostove (financiare, mjedisore dhe burimore) të shërbimeve të ujit. Këto çështje janë strukturuar sipas kufijve/qasjes hidrologjike të basenit ujor. Analiza bazohet te përcaktimi i 5 bashkive dhe shoqërive të UK në përkatësinë e BU-së së Matit. Nga këto, 4 i përkasin plotësisht BU-së së Matit (Klosi, Burreli, Kurbini, Mirdita), ndërsa bashkia/shoqëria UK Lezhë i përket BU-së së Matit vetëm 20%. Ka mangësi të mëdha informacioni lidhur me nxjerrjet e ujit për vetëfurnizim: • Nuk dihet me saktësi numri i puseve/burimeve familjare për furnizim me ujë të pijshëm, ndaj nuk ka shifra (volumet e ujit, popullsia që vetëfurnizohet); • Për sa i përket vetëfurnizimit të industrisë, ka informacione të disponueshme, por janë të fragmentuara; • Për sa i përket vetëfurnizimit për qëllime bujqësie, ku ka dukshëm sipërfaqe të mëdha të ujitura (ndërkohë që rrjeti publik i furnizimit me ujë nuk përdoret për ujitje), asnjë prej nxjerrjeve të ujit nuk është regjistruar në bazën e të dhënave të AMBU-së për lejet; • shumë familje nuk janë të lidhura me sistemin e kanalizimeve publike, por nuk ka përllogaritje të volumeve të ujërave të ndotura të asgjësuara; • për sa i përket industrisë, për shkarkimet direkte ka vetëm informacione të copëzuara; AMBU nuk ka dhënë leje për BU-në Mat; Prodhimi i ujit të pijshëm dhe shërbimi i furnizimit Furnizimi me ujë të pijshëm në Shqipëri ofrohet nga 57 shoqëri UK publike në nivel bashkie, të cilat përkojnë në pjesën më të madhe të tyre me kufijtë e bashkive. Këto shoqëri UK i nënshtrohen monitorimit të AKUM-it nëpërmjet vlerësimit të performancës, ndërsa tarifat e tyre vlerësohen dhe miratohen nga ERrU. 179Të dhëna të disponueshme nëpërmjet raporteve të ERrU-t. Faqe | 11-8 11.4.1.1. Popullsia dhe Mbulimi i Furnizimit Publik me Ujë Madhësia e shoqërive UK në BU-në e Matit është më e vogël se mesatarja e Shqipërisë (9% e numrit të shoqërive UK në Shqipëri mbulojnë 3% të popullsisë që merr shërbim)180. Për sa i përket ndryshimeve lidhur me normat gjatë 3 viteve të fundit, vërehen disa ndryshime/rënie relativisht të vogla, si për BU-në e Matit, ashtu edhe për të gjithë Shqipërinë. Kjo tregon se fokusi i investimeve të deritanishme ka qenë përmirësimi i cilësisë së komponentëve të tjerë të shërbimit (p.sh vazhdimësia e shërbimit) dhe jo zgjerimi i mbulimit. 11.4.1.2 Volumet dhe humbjet e ujit në sistemin publik të furnizimit me ujë Nga uji i prodhuar (60% me pompim dhe 40% me gravitet në nivel kombëtar) për furnizim me ujë, faturohet vetëm 35% (në nivel kombëtar); ky numër është pak më i lartë për BU-në e Matit (52%). Krahas këtyre, volume të konsiderueshme uji faturohen pa u matur. Këto shifra janë volume të mëdha uji të shfrytëzuara nga mjedisi, që në fakt nuk mbërrijnë te konsumatori/nuk sjellin të ardhura për shoqëritë UK. Çështja e mungesës së matjeve mbetet sërish e rëndësishme (edhe nëse vepritmaritë/investimet në këtë drejtim janë në zhvillim e sipër). Për sa i përket humbjeve të përgjithshme të ujit gjatë viteve të fundit (shihni analizën ekonomike, Shtojca X), pavarësisht investimeve/përpjekjeve për përmirësim, situata po përkeqësohet në rang kombëtar, çka lë të nënkuptohet se degradimi i infrastrukturës është më i shpejtë se zbatimi i investimeve të nevojshme (mangësi investimesh). Përkundrazi, humbjet e ujit në përgjithësi në BU-në e Matit janë zvogëluar gjatë viteve të fundit. Tabela 11-3 – Volumet e Ujit: të prodhuar, faturuar dhe humbur në BU-në e Matit, 2020 ERrU, Të Dhënat për 2020-n, Raporti i Bilancit të Ujit (niveli i shoqërive të shërbimeve të ujit) AMBU ka dhënë 53 leje për përdorimin/nxjerrjen e ujërave nëntokësore dhe 5 për përdorimin/nxjerrjen e ujërave sipërfaqësore. Vërehet “mospërputhje me lejet” kur krahasojmë sasitë e parashikuara të ujit në leje me sasitë e prodhuara të ujit sipas informacioneve të ERrU-së (mbledhur nga shoqëritë UK). Krahasimi tregon se vetëm 74% e volumit të prodhuar të ujit parashikohet në leje/lejohet aktualisht në nivel vendi. Për BU-në e Matit, ky raport është 91% kur e krahasojmë më sasitë e parashikuara në leje dhe 79% kur e krahasojmë me sasitë faktikisht të faturuara. Faturohet më pak se 14% e sasive të lejuara të ujit. Pra, faturohet më pak ujë nga sa lejohet faktikisht, ndërsa sasia e ujit të prodhuar është më e madhe se ajo e përcaktuar në leje. Këto shifra tregojnë se sistemi i dhënies së lejeve mbulon vetëm një pjesë të përdorimeve faktike të ujit, gjë që duhet përmirësua urgjentisht. 180Vini re: informacioni për popullsinë e përgjithshme brenda zonës juridiksionale ku veprojnë bashkitë (edhe ERrU si rregullator) bazohet në supozime dhe të dhëna të ndryshme; për pasojë nuk janë përdorur shifrat e INSTAT-it (sikurse ka qenë rasti në raportin e analizës ekonomike (Shtojca X) dhe kapitullin 11.4.1.1. më lart), duke sjellë shifra më të mëdha të popullsisë që merr shërbim: 35% për Shqipërinë, 44% për BU në e Matit. Faqe | 11-9 Për më tepër, një shoqëri UK në BU-në e Matit nuk ka leje për nxjerrjen e uji të pijshëm (Klos), ndërsa katër të tjerat kanë leje për një pjesë të pikave të nxjerrjes. Asnjë shoqëri UK nuk i ka të gjitha pikat e nxjerrjes të përfshira në leje. Shërbimi i mbledhjes dhe trajtimit të ujërave të ndotura Në zonat urbane, ujërat e ndotura mblidhen kryesisht nëpërmjet kanalizimeve publike. Sistemet e kanalizimeve janë të kombinuara, ku ujërat e ndotura dhe ujërat e reshjeve mblidhen së bashku. Për shkak të mirëmbajtjes së dobët të kanaleve të kanalizimit dhe diametrit të vogël të tubave, rrjedhjet nga kanalet sjellin shpeshherë risk për kontaminimin e ujit të pijshëm. Në shumë zona nënurbane dhe rurale të qyteteve, ka mungesë së sistemeve të kanalizimit dhe ujërat e ndotura mblidhen në gropa septike. Familjet përdorin mjetet e veta për shkarkimin e ujërave të ndotura, zakonisht duke i mbledhur në gropa septike dhe duke përdorur kamionë privatë për largimin e tyre prej zonës së banimit. Teksa flasim, shumica e ujërave të ndotura në Shqipëri nuk trajtohen pasi shumë pak ITUN-ë janë në gjendje pune. Në basenin ujor të lumi Mat nuk ka asnjë impiant për trajtimin e ujërave të zeza, ndaj të gjitha kanalizimet shkarkohen pa trajtim direkt në trupin ujor më të afërt. Ka vetëm një ITUN në Lezhë, i cili i shërben vetëm qytetit të Lezhës dhe zonës së Shëngjinit, si pjesë e zonës së basenit ujor të lumit Drin. Për sa u përket volumeve të shkarkuara në mjedis nëpërmjet shoqërive UK, ka informacion shumë të kufizuar në bazën e të dhënave të AMBU-së për lejet. Norma e mbulimit të kanalizimeve është ndjeshëm më e ulët se mbulimi me ujë të pijshëm për Shqipërinë (51% krahasuar me 76%). Për BU-në e Matit, përqindjet e lidhjeve me kanalizimet ndryshojnë ndjeshëm: nga 0% për shoqërinë UK Klos në 60% për shoqërinë UK Lezhë. Vlerësimi i niveleve aktuale të rikuperimit të kostove për shërbimet e ujit ERrU përcakton metodologjinë për llogaritjen e tarifave të ujit me pakicë dhe shumicë për konsum publik, largimin dhe trajtimin e ujërave të ndotura në përputhje me politikën e qeverisë për zhvillimin e sektorit dhe DKU-në e BE-së. Qëllimi kryesor i sektorit është të arrijë rikuperimin e plotë të kostove. Nevoja për t’i siguruar klientët se tarifat i paguajnë në bazë të kostove të nevojshme dhe të arsyeshme për shërbimet e ofruara. Politika që ndiqet për tarifën përfshin edhe rritjen graduale të tarifës gjatë viteve të ardhshme, me kusht që ofruesit e shërbimeve të përmirësojnë nivelin e ofrimit të shërbimit. Ka tre grupe të ndryshme përdoruesish: familjet, institucionet dhe shoqëritë (përfshi industrinë). Për çdo lidhje zbatohet një tarifë fikse, ndërsa në BU-në e Matit, për 3 nga 5 shoqëri kjo tarifë fikse nuk është e disponueshme; për sa i përket furnizimit/konsumit të ujit të pijshëm (matur ose llogaritur afrofe), zbatohet një tarifë fikse për sasinë e prodhuar të ujit, që është më e ulët për lidhjet e institucioneve shtetërore. Tarifat për shoqëritë janë më të ulëta ose të njëjta me ato për familjet. Për sa i përket largimit të ujërave të ndotura, llogariten/faturohen aq sasi të prodhuara sa sasia e ujit të përdorur. Edhe këtu, në BU-në e Matit vërehet se tarifat janë më të ulëta për institucionet shtetërore, ndërsa tarifat e ujërave të ndotura për shoqëritë janë më të ulëta ose të njëjta me ato për familjet. Nuk ka dallime për sa i përket përbërjes së ngarkesave të larguara të ujërave të ndotura/ndotjes, gjë që ka rëndësi të veçantë për shoqëritë/industrinë. Kjo do të thotë se institucionet japin kontribut më të vogël te kostot e furnizimit me ujë dhe kanalizimeve se dy grupet e tjera të përdoruesve. Një çështje tjetër mjaft e rëndësishme lidhur me vendosjen e tarifave (dhe rritjet e mundshme që mund të nevojiten në të ardhmen për të përmirësuar nivelin e rikuperimit të kostos) është norma e mbledhjes së tarifave (% e faturave të lëshuara të paguara nga konsumatorët). Norma e përgjithshme e mbledhjes është 90% për të gjithë Shqipërinë, ndërsa për shoqëritë UK në BU-në e Matit, kjo normë luhatet nga 53% (për Mirditën) dhe 93% (për Lezhën). Faqe | 11-10 Vërehet rënie e Normës së Përgjithshme të Mbledhjes (nga 96% në 90%) krahasuar me grupet e të dhënave të 2020-s. Kjo ka ndodhur pavarësisht përpjekjeve të shoqërive për ta përmirësuar këtë normë me marrëveshje midis tyre dhe klientëve debitorë, sipas të cilave debitë e mbetura mblidhen si shtesa mbi faturat aktuale. Ndonëse shoqëritë kanë mbledhur në 2020-n rreth 1.3 milionë lekë nga detyrimet e prapambetura, kjo shifër është rreth 300 milionë lekë më pak krahasuar me 2019-n. 11.4.3.1 Performanca Financiare e Shërbimit të Furnizimit me ujë/Rikuperimi i Kostos së përgjithshme korrente financiare Harta – Vështrim i Përgjithshëm i Presioneve të Nxjerrjeve dhe Ndotjes së Ujërave Nëntokësore • Kostot e përgjithshme të operimit dhe mirëmbajtjes (OM) (përfshi kostot për punën, energjinë dhe riparimet; shërbimet e nënkontraktorëve; kostot e materialeve dhe kimikateve; si dhe kosto të tjera për tarifat rregullatore për ERrU-n, SHUKALB-in, Bordin e Drejtorëve, Ministrinë e Mjedisit për volumet e ujit të nxjerrë nga basenet, kontabilistët, , kostot gjyqësore, etj.) • Kostot e përgjithshme: ato që përfshihen shtesë janë kosto kapitale (amortizimi dhe kostot të tjera për taksat/huat/interesat e kredive). Ajo që duhet vërejtur këtu është se norma e rikuperimit të kostot nuk duhet të përfshijë subvencionet nga shteti (për të mbuluar boshllëkun financiar të shpenzimeve për OM-në), gjë që është më se korrekte, sepse analiza synon të tregojë realizueshmërinë financiare të shërbimeve në bazë të të ardhurave të veta. Për më tepër, lidhur me çështjen e investimeve të ardhshme (duke përjashtuar çështjen e rikuperimit të kostove të investimeve historike), këto nuk llogariten më vete në informacionin për shoqëritë UK. Analiza ekonomike, mbështetur në Nenin 5 të DKU-së përmban informacion me detaje të mjaftueshme (që përfshin kostot e mbledhjes së të dhënave përkatëse) me qëllim: Kategoritë kryesore të investimeve janë investimet shtetërore/qeveritare (nëpërmjet buxhetit qendror të shtetit/AKUM-it), të cilat për vitin 2020 kapën shifrën 4,8 miliardë lekë dhe investimet e huaja (dyplaëshe/ndërkombëtare) me një shumë totale prej 1,7 miliardë lekësh për po atë vit. Kjo është pjesë e planifikimit financiar të investimeve, e cila për periudhën 2020-2023 parashikoi 23,4 miliardë lekë (22,6 miliardë lekë nga buxheti i shtetit dhe 1,7 miliardë lekë nga burimet e huaja). Të gjitha duhen parë si subvencione pasi (deri më tani) nuk janë mbuluar nga të ardhurat e shoqërive UK. Performanca e sektorit financiar për të gjithë Shqipërinë ka pasur rezultate negative (prej 3,3 miliardë lekësh), çka tregon situatën financiare në përgjithësi problematike të sektorit (dhe nevojën për subvencione që mbuluan një pjesë të humbjeve OM prej 720 milionësh në 2020-n). Norma e rikuperimit të kostove totale mbetet ende e ulët në 75%, me vetëm dy shoqëri UK, që i mbulojnë kostot e tyre totale (asnjëra prej tyre nuk ndodhet në BU-në e Matit). Në nivelin e BU-së së Matit (Tabela 11-4), kostoja totale e rikuperimit prej 48% është ndjeshëm më e ulët se ajo për të gjithë Shqipërinë (75%), duke ndryshuar nga 42% (Klos) deri në 62% (Burrel) – të gjitha shoqëritë UK që veprojnë në Mat janë me humbje financiare. Për sa i përket mbulimit të kostove OM, BU-ja e Matit ka normë rikuperimi nën mesatare prej 67% (që ndryshon nga 40% për Kurbinin në 132% për Lezhën), ndërsa mesatarja kombëtare është 103%. Vetëm Lezha i mbulon kostot OM, ndërsa të gjitha shoqëritë UK në BU-në e Matit janë nën mesataren kombëtare të rikuperimi të kostove OM. Për sa i përket evoluimit të performancës financiare të shoqërive UK gjatë 3 viteve të fundit vërehet tendencë negative si për të gjithë Shqipërinë, ashtu edhe për BU-në e Matit. Kjo vjen për shkak të rritjes së kostove OM dhe kostos totale për 2020-n, ndonëse të ardhurat mbeten praktikisht të njëjta (rritje me më pak se 1% krahasuar me 2019-n). Faqe | 11-11 Tabela 11-4 – Performanca Financiare/Rikuperimi i Kostos së Shërbimit të Ujit, BU-ja e Matit, 2020 ERrU, Të Dhënat për 2020-n, Raporti i Performancës (niveli i shoqërive të shërbimeve të ujit) - korrik 2021 11.4.3.2 Nivelet e rikuperimit të kostove financiare korrente të furnizimit publik me ujë dhe mbledhjes/trajtimit të ujërave të ndotura Një vëzhgim kyç është se për të gjithë Shqipërinë, norma e rikuperimit të kostove totale për largimin e ujërave të ndotura është më e lartë (96%) se ajo e furnizimit me ujë të pijshëm (73%) dhe trajtimit të ujërave të ndotura (75%), duke sugjeruar se ka tarifime të ndryshme në varësi të klientëve. Për BU-në e Matit, situata është ndryshe (Tabela 11-5): norma e rikuperimit të kostos së largimit të ujërave të ndotura (49%) është thuajse e njëjtë me atë të furnizimit me ujë të pijshëm (51%), e megjithatë vërehen ndryshime të konsiderueshme midis shoqërive UK. Po ta shohim BU-në e Matit në nivel shoqërie UK, norma e rikuperimit të kostove për furnizimin me ujë të pijshëm varion nga 37% në Kurbin deri në 61% në Burrel. Për largimin e ujërave të ndotura, norma luhatet nga 23% në Kurbin deri në 75% në Lezhë (ndërsa Klosi nuk i tregon kostot/të ardhurat për largimin e ujërave të ndotura). Për sa i përket trajtimit të ujërave të ndotura, në BU-në e Matit nuk ka trajtim. Megjithatë, ka një ITUN në bashkinë/shoqërinë UK Lezhë, i cili i shërben vetëm qytetit të Lezhës dhe zonës së Shëngjinit (si pjesë e zonës së basenit ujor të lumit Drin). Për Lezhën, nuk raportohen të ardhura lidhur me TUN-in, por raportohen kosto të ndryshme, ndaj norma e rikuperimit është 0%. Është mjaft interesante të shihet edhe rikuperimi i kostos së ITUN-it për BU-në e Erzenit, ku dy shoqëritë e kanalizimeve (Kavajë dhe Durrës) raportojnë norma ekstremisht të ndryshme të rikuperimi të kostos, pra 1% për Kavajën (për shkak të të ardhurave të ulëta të lidhura me të) dhe 281% për Durrësin. Këto janë indicie që tregojnë se kemi të bëjmë me mënyra të ndryshme faturimi për këtë shërbim ose me pasiguri në raportim. Në këtë pikë nevojitet më tepër punë, sidomos sepse pritet përmirësim i TUN-it në të ardhmen dhe nevoja për ta tarifuar dhe raportuar këtë shërbim në mënyrë uniforme dhe racionale, në mënyrë që të sjellë një normë rikuperimi të qëndrueshme nga pikëpamja financiare. Së fundi, këshillohet të bëhet një llogaritje e kontributeve të përdorimeve të ndryshme të ujit (nga institucionet shtetërore, ndërmarrjet dhe familjet) në rikuperimin e kostos së shërbimeve të ujit, për të përcaktuar kontributin e tyre në rikuperimin e kostos. Kjo llogaritje nuk është bërë ende, por duke parë se familjet paguajnë tarifat më të larta, mund të supozohet se këta klientë e subvencionojnë në mënyrë të kryqëzuar përdorimin e shërbimit të ujit nga institucionet shtetërore (dhe në varësi të tarifave specifike të shoqërisë, edhe nga ndërmarrjet). Faqe | 11-12 Tabela 11-5 – Norma e Rikuperimit të Kostos Totale për furnizimin me ujë, kanalizimet dhe impiantet e trajtimit të ujërave të ndotura, BU-ja e Matit, 2020 ERrU, Të Dhënat për 2020-n, Raporti i Performancës (niveli i shoqërive të shërbimeve të ujit) - korrik 2021 11.4.3.3. Kostot mjedisore dhe burimore të furnizimit publik me ujë dhe mbledhjes/trajtimit të ujërave të zeza Për sa i përket çështjes së kostove mjedisore dhe burimore (kostot MB), nuk ka llogaritje specifike për momentin. Kjo vlen për ato kategori kostosh që kanë të bëjnë me ndikimet e shërbimeve të furnizimit me ujë të pijshëm dhe mbledhjes (e trajtimit) së ujërave të ndotura (ka disa informacione të disponueshme ndonëse të kufizuara për volumet e ujit dhe informacione të copëzuara për ujërat e ndotura të larguara), por edhe për vetëfurnizimin, ku në fazën fillestare duhen hetuar volumet e përdorura/larguara dhe vendndodhja e tyre, për të përcaktuar ndikimin e tyre në statusin mjedisor sipas DKU-së. Krahas këtyre, kostot e PM-së në BU-në përkatëse mund të merren si vlera përfaqësuese (nëse masat e arrijnë statusin e mirë mjedisor sipas DKU-së, atëherë kostot e PM-së mund të shihen si më të ulëta se kostot MB). E megjithatë, në këtë fazë, PM-ja fokusohet te objektivat e lehta për t’u arritur dhe nuk mund të supozojmë se statusi i mirë arrihet për të gjithë trupat ujorë edhe nëse zbatohet plotësisht. Për më tepër, kostimi i masave duhet detajuar më tej. Një prej opsioneve për të pasur të paktën kostimin e parë MB është që instrumentet të llogaritin kryesisht tarifat e mbledhura për nxjerrjen e ujit dhe largimin e ujërave të ndotura. Tarifat e reja për përdorimin e ujit janë një hap mjaft i mirë përpara; niveli i tarifave nuk lidhet me ndikimin mjedisor të përdorimit specifik të ujit (me vendndodhjen specifike dhe ndikimin e një përdorimi të caktuar te statusi i mirë, p.sh ngarkesa specifike e ndotjes nga shkarkimi i ujërave të ndotura në mjedis). Këto kategori kostosh janë një element mjaft i rëndësishëm i punës në të ardhmen, për të kuptuar më mirë ndikimet e përdorimit të ujit, gjë që sjell bazë më të mirë informacionesh për menaxhimin e qëndrueshëm të ujit. Boshllëqet kryesore lidhur me shërbimet e ujit dhe rikuperimin e kostos Boshllëqet kryesore janë: • Informacioni mbi vetofrimin e shërbimeve (p.sh ujitja në bujqësi, nxjerrjet e ujit dhe shkarkimet nga industria dhe familjet); • Pavarësisht përpjekjeve të ndërmarra për përmirësimin e situatës, nevojitet informacion më i besueshëm për volumet e matura/popullsinë që merr shërbim/humbjet, etj., por edhe informacion financiar për shoqëritë e ujësjellësit, si dhe duhet bërë ndarja e tyre; • Informacioni për investimet e planifikuara dhe planet për mbulimin e kostove shtesë (p.sh. ITUN i ri) në mënyrë të tillë që të sigurohet një rikuperim i pranueshëm i kostos, por edhe i realizueshëm nga pikëpamja sociale, si dhe planet për sigurimin e realizueshmërisë financiare të shoqërive UK në terma afatgjatë, lidhur me investimet për rritjen e cilësisë së shërbimit; Faqe | 11-13 • Vlerësimet e kostove mjedisore dhe burimore lidhur me ofrimin e shërbimeve të ujit. 11.5 Skenari bazë: me sytë drejt së ardhmes Roli i analizës ekonomike në zhvillimin e skenarit bazë (SB) ka të bëjë me vlerësimin e parashikimeve të nxitësve ekonomikë kryesorë që mund të ndikojnë te presionet dhe për rrjedhojë te statusi i ujit. Fokusi duhet të jetë te ndryshimet e variablave të përgjithshme socio-ekonomike (p.sh shtimi i popullsisë), rritja ekonomike e sektorëve kryesorë dhe ndryshimet në zbatimin e investimeve të planifikuara lidhur me rregullimet ekzistuese. Ka shumë rëndësi të vërejmë se për sa i përket furnizimit, projeksionet duhen bërë nga pikëpamja hidrologjike. Një prej elementeve kyçe janë ndikimet e parashikuara të ndryshimeve klimatike te disponueshmëria e ujit. Fatkeqësisht, në Shqipëri (si dhe në shumë vende të tjera), për shumë elemente thelbësore lidhur me kërkesën për ujë, nuk ka informacion sistematik për nxitësit socio ekonomikë dhe efektet e tyre në menaxhimin e burimeve ujore. Për BU-në e Matit, projeksionet e popullsisë (të skenarit mesatar) tregojnë se pritet rënie e ndjeshme prej 13% nga 2021-shi në 2031-shin, që është ndjeshëm më e lartë se rënia e pritshme e popullsisë gjatë kësaj periudhe për të gjithë Shqipërinë prej 4%. Kjo do të ketë ndikim të drejtpërdrejtë te kërkesat e menaxhimi të burimeve ujore në shumë mënyra, sidomos lidhur me furnizimin me ujë dhe kanalizimet. Për t’i llogaritur sa më mirë këto ndryshime, nevojitet një analizë më e detajuar e ndryshimeve rajonale në basen, që lidhet edhe me ndryshimet e konsumit për frymë (ndërsa pasiguritë lidhur me popullsinë që merr shërbim dhe volumet e prodhuara duhen shqyrtuar/reduktuar). Programi buxhetor afatmesëm 2021-2023 i Ministrisë së Financave tregon se pas një recesioni të fortë në 2020-n në nivelin -4%, sipas përllogaritjeve më të fundit të INSTAT-it, ekonomia pritet të rimëkëmbet në 2021-shin dhe të vijojë tendenca rritëse në plan afatmesëm. Rritja ekonomike parashikohet (5.5 % 2021) të mbesë nën 4% në plan afatmesëm. Më konkretisht, rritja ekonomike parashikohet të jetë 4.8, 4.5 dhe 3.9% përkatësisht për vitet 2022, 2023 dhe 2024. Përtej informacioneve të ofruara për investimet në seksionin e rikuperimit të kostos lidhur me furnizimin me ujë të pijshëm dhe kanalizimet (Kapitulli 5.4.3 më lart), Programi Kombëtar për Sektorin e Ujit 2018-2030 181 parashtron projeksionet lidhur me objektivat e sektorit të ujit. Projeksionet financiare bëhen duke marrë në konsideratë zërat e veçantë të buxhetit të renditur në PBA për çdo institucion përgjegjës p.sh linja e buxhetit për MTI-në lidhur me FUK, linja e buxhetit të Ministrisë së Mjedisit për monitorimin, etj. Si rezultat, nevojat e përgjithshme për financim për arritjen e këtyre objektivave llogariten të jenë 388,4 miliardë lekë deri në 2030-n, ndërsa buxheti aktual i parashikuar për këtë periudhë është 237,4 miliardë lekë. Pra, ka hendek financiar prej 151 miliardë lekësh. Boshllëqet kryesore lidhur me skenarin bazë Për sa i përket prodhimit të brendshëm bruto (PBB), basenet Ishëm-Erzen janë shumë të rëndësishme për Shqipërinë: ndonëse përfaqësojnë vetëm 7,3% të sipërfaqes së Shqipërisë, këto basene kontribuojnë me thuajse gjysmën e PBB-së kombëtare. Rëndësia ka ardhur në rritje gjatë viteve të fundit (2015-2019), pasi rritja e PBB-së në basenet Ishëm-Erzen ka qenë më e larta për të gjithë Shqipërinë (25% kundrejt 18%). PBB-ja për frymë është më e lartë sesa ajo e gjithë Shqipërisë dhe duket se po rritet me ritme të ngjashme (ndonëse disi më të ngadalta). Përveç nevojës që projeksionet të realizohen/zhvillohen më hollësisht dhe të mbështeten nga studime të veçanta, boshllëku më urgjent për t’u trajtuar është i orientuar drejt procesit. Këtu kërkohet një qasje e bazuar në skenarë sistematikë, pasi njohuritë/informacionet e ekspertëve zotërohen nga disa 181Projektprogrami Kombëtar për Sektorin, përgatitur nga AMBU në bashkëpunim me palët përkatëse të interesit. Është në të njëjtën vijë logjike me Axhendën 2030 të OKB-së për OZhQ-të lidhur me ujin. Nuk është miratuar ende, por është konsultuar në shkallë të gjerë me të gjitha palët e interesit në nivel kombëtar dhe vendor, ku janë zhvilluar edhe mbledhje të posaçme me ministritë e linjës. Faqe | 11-14 ministri (bujqësisë, zhvillimit rural, ekonomisë etj.), por edhe institucione e palë të tjera interesi (furnizuesit me ujë, shoqatat bujqësore, institutet dhe organizatat kërkimore etj.) Planet strukturore dhe rajonale, si dhe planet vendore të autoritetit janë burime të rëndësishme informacioni. Ndonëse marrja e informacioneve për disa parametra të renditura në listën më lart është vërtetë e vështirë, duhen bërë përafrime/përllogaritje për çdo parametër/projeksion politikë në bashkëpunim me minsitrinë / organin administrativ përgjegjës / kompetent për ofrimin e inormacioneve / projeksioneve / gjykimeve të kërkuara eksperte. Qëllimi është që në të ardhmen të bëhen përllogaritje të përgjithshme të rajonalizuara të kërkesës për ujë në të ardhmen dhe presioneve të pritshme te burimet ujore (sasi/cilësi) e BU-ve. Faqe | 12-1 12. Politikat Mjedisore në Nivelin e Basenit Ujor 12.1 Politikat Mjedisore për Trupat Ujorë Ky Kapitull përmbledh politikat dhe qasjen e gjerë strategjike të PMBU-së 2024-2029 të parashikuar nga AMBU (autoriteti kompetent) për arritjen e objektivave mjedisore të përshkruara në Kapitullin 3. Këto politika dhe masa të gjera strategjike gjejnë zbatim si për ujërat nëntokësore, ashtu edhe për ujërat sipërfaqësore, sipas rastit. Duhet bërë dallimi midis objektivave të përgjithshme të politikave mjedisore dhe Programit të Masave që është më i shënjestruar (PiM, Kapitulli 13). Për trupat ujorë që nuk i kanë arritur objektivat mjedisore nevojiten masa të shënjestruara, duke kërkuar vlerësimin sasior të presioneve dhe masave përkatëse. Megjithatë, një prej kërkesave themelore të Direktivës Kuadër të Ujit (DKU, Preambula (26)) është se kur trupi ujor gëzon status të mirë, ky status duhet ruajtur dhe për pasojë ky objektiv logjikisht nuk bën pjesë në Programin e Masave. Qëllimi i këtij Kapitulli është të përshkruajë në terma të gjerë politikën dhe/ose qasjen strategjike që do të zbatohet nga autoriteti kompetent (AMBU) përgjatë basenit ujor. Qëllimi i këtyre politikave është të sigurojnë se të gjithë trupat ujorë që gëzojnë status të mirë ta ruajnë atë status, dhe të mos përkeqësohen. Rrjedhimisht, këto objektiva strategjike gjejnë zbatim për të gjithë trupat ujorë brenda basenit ujor dhe mund të përfshijnë një sërë udhëzimesh teknike dhe/ose instrumente ligjore ose fiskale për të arritur në veçanti: • Ruajtjen dhe përmirësimin e cilësisë së mjedisit ujor (DKU 19); • Reduktimin e substancave prioritare të rrezikshme (DKU 27); • Koordinimin e masave afatgjata të qëndrueshmërisë brenda të njëjtave sisteme ekologjike, hidrologjike dhe hidrogjeologjike (DKU 33); • Integrimin më të mirë të aspekteve cilësore dhe sasiore të sistemeve të ujërave nëntokësore dhe sipërfaqësore (DKU 34); • Zbatimin e qasjes së kombinuar në parandalimin dhe kontrollin e ndotjes, duke përfshirë vlerat kufi të emetimeve (VKE) dhe standardet cilësore mjedisore (SCM) (DKU 40). Disa prej këtyre instrumenteve të politikave mund të lidhen drejtpërdrejt me trupat ujorë individualë ose grupimet e trupave ujorë si pjesë e Programit më të shënjestruar të Masave, por në këto raste, masat që do të zbatohen duhet të jenë të specifikuara nga pikëpamja sasiore për sa i përket tipit të masës dhe treguesit të masës (shihni Kapitullin 13). Përmbledhja e Nismave për të Mbështetur Objektivat Mjedisore Vështrimi i përgjithshëm i politikës së propozuar, strategjisë së përgjithshme dhe praktikave të konsoliduara të rregullimit ose zbatimit paraqiten në Tabelën 12-1. Zbatimi i këtyre politikave, strategjive dhe masave të mundshme vijuese mund të kërkojë koordinim dhe buxhet nga disa autoritete kompetente nën drejtimin e AMBU-së dhe në disa raste mund të nevojitet edhe legjislacioni dytësor. Tabela 12-1 nuk është matricë e “alternativave të mundshme”. Qëllimi i saj është të tregojë, në të mirë të grupeve të interesit, se ku AMBU synon që të ndërmarrë në mënyrë aktive nisma për ndryshime në politikë dhe/ose ndërhyrje strategjike për të siguruar qëndrueshmërinë afatgjatë të burimeve ujore dhe shërbimeve të ujit. Metodologjitë dhe implikimet sektoriale për çdo politikë ose ndërhyrje zbatuese përvijohen me detaje në seksionet 12.1.2 deri në 12.1.11, siç janë kërkesat për koordinimin midis autoriteteve kompetente. Politika dhe Ndërhyrjet Strategjike për Monitorim të Përshtatshëm Sasior të Ujërave Sipërfaqësore Në basenin e lumit Mat nuk ka pasur rrjet hidrometrik të besueshëm dhe të vazhdueshëm për rrjedhën ujore të lumit gjatë dy dekadave të fundit. Informacioni më i fundit i publikuar për sasitë e ujërave sipërfaqësore i përket vitit 1984 “Hidrologjia e Shqipërisë”. Rrjeti kombëtar hidrometrik (meteorologjik dhe hidrologjik) është nën autoritetin kompetent të IGjEO-s (Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit- Departamenti i Ekonomisë së Ujit dhe Energjisë së Rinovueshme), por ky autoritet nuk Faqe | 12-2 ka as administrim të përshtatshëm dhe as burime të mjaftueshme për të ofruar një rrjet kombëtar të besueshëm182. Shumica e stacioneve ndërkombëtare të matjes së prurjes standarde për mbikëqyrjen rutinore të prurjes së lumit në basenin e Erzenit janë prishur. Gjendja e stacionit të matjes së prurjeve në Shoshaj, në lumin Mat është tipike: ka matës uji por nuk ka automatizim të mbledhjes së vazhdueshme të të dhënave dhe nuk ka dukshëm validim të kurbave të shkarkimeve kryesore për shumë vite. Fotografia 12-1 – Stacion matjeje jofunksional në Shoshaj, Lumi Mat Shumë prej aspekteve thelbësore të PMBU-së së bazuar në një MIBU kuptimplotë nuk mund të arrihen pa një burim të besueshëm për prurjet aktuale në vendndodhjet strategjike brenda basenit ujor. Më konkretisht: • Nuk ka informacion për shpërndarjen e burimeve ujore në basenin ujor, nuk mund të përcaktohet qoftë edhe një bilanc ujor bazë dhe nuk ka asnjë lloj lehtësie për përcaktimin e përshtatshëm të shpërndarjes së burimeve ujore midis sektorëve. • Prurjet ekologjike, që janë jetike për ruajtjen e ekosistemeve ujore, nuk mund të llogariten me besueshmëri. • Ngarkesat e ndotësve (faktor thelbësor për përcaktimin e statusit fiziko-kimik të trupave ujorë dhe/ose vlerat e synuara për masat e rehabilitimit) nuk mund të llogariten. • Reduktimi, me shumë gjasë afatgjatë, i burimeve ujore në basenin ujor, ose të paktën luhatjet e mëdha sezonale për shkak të ndryshimeve klimatike, nuk mund të vlerësohen duke marrë parasysh ndërlikimet kritike për menaxhimin e burimeve ujore në basen ujor në të ardhmen. Raporti më i fundit i BE-së në vitin 2021 e vë theksin te “përafrimi i mëtejshëm me direktivat kryesore të ujit duke miratuar paketën e re të sapopërgatitur ligjore; miratuar strategjinë e re për furnizimin me ujë dhe kanalizimet 2021-2030; rritur ndjeshëm burimet buxhetore dhe kapacitetin zbatues të agjencive kombëtare kryesore për menaxhimin e burimeve ujore, furnizimin me ujë, kanalizimet dhe infrastrukturën e mbetjeve, si dhe të agjencive kombëtare përgjegjëse për zbatimin e programit kombëtar të monitorimit të ujit financiar me ligj”. Për më tepër, plani i veprimit të Strategjisë Kombëtare për menaxhimin e integruar të burimeve ujore parashikon veprimtari të ndryshme monitorimi, që nuk zbatohen plotësisht për shkak të hendekut financiar, i cili fillimisht duhet plotësuar në mënyrë që këto veprimtari të zbatohen plotësisht. Duke marrë parasysh sa më lart dhe kërkesat për zbatimin e Strategjisë Kombëtare, AMBU i ka kërkuar ndihmë financiare asistencës IPA III për përmirësimin e rrjetit të monitorimit (si dhe pajisje e asistencë teknike) nëpërmjet Dokumentit të Veprimit për Ujërat. 182Për Ngritjen e Platformës Institucionale dhe Rregullatore për Qeverisjen dhe Funksionimin (IRP) e Kadastrës Kombëtare të Burimeve Ujore në Shqipëri, Banka Botërore, Tetor 2019 Faqe | 12-3 Krahas AMBU-së, këtë asistencë e përfitojnë edhe institucione të tjera si AKM-ja, IGjEO, ShGjSh-ja, IShP ja etj. Objektivi (ndikimi) kryesor i këtij veprimi është “të ruajë dhe përmirësojë statusin cilësor të trupave ujorë në Shqipëri”. Objektivat (rezultatet) specifike të këtij veprimi, lidhur me dy fushat e mbështetjes të identifikuara në arsyetim (MIBU dhe TUN) janë: ➢ Rezultati 1: Rritja e shkallës së përafrimit të legjislacionit kombëtar me akinë e BE-së për ujin. ➢ Rezultati 2: Reduktimi i shkarkimeve të ujërave të ndotura në trupa ujorë, për të çuar përpara përafrimin me kërkesat e DTUNU-së Në kuadër të rezultatit 1, pritet të arrihet rezultati 1.3 “Përforcimi i monitorimit dhe raportimit për burimet ujore në përputhje me kërkesat e Direktivave përkatëse të BE-së për burimet ujore”, më konkretisht: 1.3a: Zhvillimi i kapaciteteve laboratorike - Shtimi i kapaciteteve të monitorimit për sa i përket numrit të parametrave të monitorimit të burimeve ujore nga Direktivat e BE-së, për të cilat janë akredituar laboratorët referencë (AKM, ShGjSh) 1.3b: Monitorimi operacional në BU - Shtimi i kapaciteteve të monitorimit për sa i përket numrit të stacioneve të monitorimit (fikse, me përdorim të varkave, ose me përdorim të mjeteve lundruese) të pajisura, instaluara dhe operuara në mënyrë rutinë (për ujërat sipërfaqësore, ujërat nëntokësore, ujërat bregdetare, meteorologjinë, hidrometrinë) 1.3c: Numri i njoftimeve dhe veprimeve përforcuese të raportuara mbi baza vjetore (AKM, ShGjSh, IShP) Politika ose Ndërhyrjet Strategjike për Monitorim të Përshtatshëm të Ujërave Nëntokësore Në kuadër të rezultatit 1 “Rritja e shkallës së përafrimit të legjislacionit kombëtar me AQUIS-in e BE-së për ujin” në dokumentin e veprimit për burimet ujore, pritet të arrihet rezultati 1.3 “Përforcimi i monitorimit dhe raportimit për burimet ujore në përputhje me kërkesat e Direktivave përkatëse të BE së për burimet ujore”, ku veçanërisht për monitorimin e ujërave nëntokësore kërkohet: Analiza kimike, morfologjia, sasitë, vlerësimi i ujërave nëntokësore në 7 BU. Shtimi i kapaciteteve të monitorimit për sa i përket numrit të parametrave të monitorimit të burimeve ujore nga Direktivat e BE-së për të cilat janë akredituar laboratorët referencë (AKM, ShGjSh, IShP, NJVKSh). Rritja e kapacitetit monitorues për sa i përket numrit të stacioneve të monitorimit - 40 stacione të reja për monitorimin e ujërave nëntokësore. Politika ose Ndërhyrjet Strategjike për Monitorim të Përshtatshëm të Cilësisë së Ujit Në kuadër të rezultatit 1 “Rritja e shkallës së përafrimit të legjislacionit kombëtar me AQUIS-in e BE-së për ujin”, në dokumentin e veprimit për burimet ujore, pritet të arrihet rezultati 1.3 “Përforcimi i monitorimit dhe raportimit për burimet ujore në përputhje me kërkesat e Direktivave përkatëse të BE së për burimet ujore”, ku veçanërisht për monitorimin e cilësisë së ujërave kërkohet: Shtimi i kapaciteteve të monitorimit për sa i përket numrit të parametrave të monitorimit të burimeve ujore nga Direktivat e BE-së për të cilat janë akredituar laboratorët referencë (AKM, ShGjSh, IShP, NJVKSh) Shtimi i kapaciteteve të monitorimit për sa i përket numrit të stacioneve të monitorimit (fikse, me përdorim të varkave, me përdorim të mjeteve lundruese) të pajisura, instaluara dhe operuara në mënyrë rutinë (për ujërat sipërfaqësore, ujërat nëntokësore, ujërat bregdetare, meteorologjinë, hidrometrinë; stacione të reja monitorimi për hidro-meteorologjinë (15 stacione hidrologjike + 15 stacione meteorologjike) Hartimi i programit kombëtar të monitorimit. Faqe | 12-4 Politika ose Ndërhyrjet Strategjike për Monitorim të Përshtatshëm Hidrobiologjik Në kuadër të rezultatit 1 “Rritja e shkallës së përafrimit të legjislacionit kombëtar me AQUIS-in e BE-së për ujin”, në dokumentin e veprimit për burimet ujore, pritet të arrihet rezultati 1.3 “Përforcimi i monitorimit dhe raportimit për burimet ujore në përputhje me kërkesat e Direktivave përkatëse të BE së për burimet ujore”, ku veçanërisht për monitorimin hidrobiologjik kërkohet: Shtimi i kapaciteteve të monitorimit për sa i përket numrit të parametrave të monitorimit të burimeve ujore nga Direktivat e BE-së për të cilat laboratorët referencë janë akredituar nga AKM-ja. Kampionime dhe analiza, vlerësimi i statusit biologjik në 7 BU. Shtimi i kapaciteteve të monitorimit për sa i përket numrit të stacioneve të monitorimit (fikse, me përdorim të varkave, ose me përdorim të mjeteve lundruese) të pajisura, instaluara dhe operuara në mënyrë rutinë (për monitorim të përshtatshëm hidrobiologjik). Politika ose Ndërhyrjet Strategjike për Kontrollet e Nxjerrjeve të Ujit Përdorimi i pakontrolluar ose mbishfrytëzimi i burimeve ujore renditen aktualisht në mesin e ndikimeve negative te burimet tona ujore. Kjo vlen për ujërat sipërfaqësore dhe nëntokësore, të cilat janë burime thelbësore dhe aktualisht furnizojnë sasi të mëdha të ujit të pijshëm dhe të ujit për ujitjen e tokave bujqësore, sidomos në zonat bregdetare të BU-së Mat. AMBU është autoriteti përgjegjës që duhet të sigurojë mbi baza vjetore që nevojat mjedisore dhe nevojat për konsumin total të ujit nga burimet ujore, nuk duhet t’i tejkalojnë nivelet e burimeve të rinovueshme vjetore. Problemi me kontrollin e nxjerrjeve të ujit ka të bëjë kryesisht me operimin e mijëra përdoruesve që marrin shërbimin e furnizimit me ujë të pijshëm ose ujë për qëllime bujqësore (ujitje) apo industriale. Për shkak të këtij problemi, nuk dihet me saktësi bilanci i ujit në nivel baseni ujor, pasi të dhënat nuk janë të disponueshme ose mungojnë, përdoruesit nuk raportojnë rregullisht dhe regjistrimi i këtyre të fundit nuk është i plotë pasi ka shumë përdorues të paligjshëm. Për t’i zgjidhur problemet e identifikuara lidhur me kontrollin e nxjerrjeve të ujit, është hartuar Strategjia Kombëtare për Menaxhimin e Burimeve Ujore, që është instrumenti kryesor politik dhe strategjik i ndërhyrjes. Objektivi i saj kryesor është të mbrojë sasinë e ujërave dhe për pasojë, të sigurojë shpërndarje sa më efikase të tij midis përdoruesve. Strategjia kërkon hartimin dhe zbatimin e PMBU-ve, të cilat synojnë përmirësimin e infrastrukturës së shpërndarjes së ujit, nëpërmjet marrjes së masave mbrojtëse dhe marrjes parasysh të ndikimeve të ndryshimeve klimatike. Kontrolli rutinë i përdoruesve të burimeve ujore në nivel vendi dhe baseni për sa i përket procedurave të aplikimit dhe dhënies së lejeve apo autorizimeve parashikohet në dispozitat përkatëse të VKM-së Nr. 550, datë 15.07.2020. Sipas dispozitave ligjore, përgjegjëse për vlerësimin teknik të aplikimeve dhe dhënies së lejeve për përdorimin e burimeve ujore është AMBU. Gjendja aktuale duhet përmirësuar për të arritur në të ardhmen një balancë të qëndrueshme midis nevojave ekonomike dhe mjedisore. Politika ose Ndërhyrjet Strategjike për Eficiencën e Përdorimit të Ujit Bazuar te DKU-ja: • Pika (19) parashikon se: Për basenin e Ishëmit situata është më keq (për shkak të shifrave të shoqërisë UK Tiranë dhe rëndësisë së saj të madhe). Këto shifra janë volume të mëdha uji të nxjerra nga mjedisi, që në fakt nuk mbërrijnë te konsumatori/nuk sjellin të ardhura për shoqëritë UK. Kontrolli i cilësisë është element shtesë që ndihmon në sigurimin e cilësisë së mirë të ujit, prandaj duhen marrë masat e nevojshme lidhur me sasinë që t’i shërbejnë arritjes së objektivit të sigurimit të cilësisë më të mirë të mundshme. • Pika (41) parashikon se: Në lidhje me sasinë e ujit, duhet të përcaktohen parime të përgjithshme të kontrollit për marrjen dhe grumbullimin, me qëllim që të sigurohet qëndrueshmëria mjedisore e sistemeve ujore të prekura. Duke iu referuar kësaj direktive, është bërë i mundur identifikimi i problemeve kryesore lidhur me përdorimin eficient të burimeve ujore: 1. Kontrolli dhe regjistrimi i lejeve për përdorimin e burimeve ujore Faqe | 12-5 2. Ndryshimet klimatike globale (ndikuar nga përmbytjet dhe thatësirat) 3. Monitorimi i sasisë dhe cilësisë së burimeve ujore Nëse flukset e ujërave sipërfaqësore në hyrje ulen dhe avullimi rritet, reduktohet edhe sasia e ujit e grumbulluar çdo vit në rezervuare, çka do të thotë më pak ujë për njerëzit, HEC-et dhe bujqësinë, sidomos gjatë muajve kritikë (të thatë) të verës. Ujërat nëntokësore ndikohen nga pakësimi i ujërave sipërfaqësore për shkak të reduktimit të reshjeve e përrenjve sipërfaqësorë, si dhe humbjeve të lagështisë së tokës prej rritjes së evapotranspirimit. Autoritetet përgjegjëse për monitorimin e hidrometeorologjisë duhet të përmirësojnë urgjentisht disponueshmërinë dhe gamën e të dhënave lidhur me përdorimin eficient të burimeve ujore. Përgatitja e një versioni të përditësuar dhe të vlefshëm të bilancit ujor të burimeve ujore në nivel baseni, rihapja e stacioneve të monitorimit (matja e flukseve në hyrje dhe përdorimi nga agjencitë kombëtare), vlerësimet paraprake të riskut nga përmbytjet dhe thatësirat duke përgatitur planet përkatëse të menaxhimit, të cilat rregullohen dhe sanksionohen bazuar te legjislacioni në fuqi. Strategjia për Menaxhimin e Burimeve Ujore është politika dhe mjeti kryesor strategjik për ndërhyrje. Objektivi i saj kryesor është të mbrojë sasinë e ujërave dhe për pasojë, të sigurojë shpërndarje sa më efikase të tij midis përdoruesve. Strategjia kërkon hartimin dhe zbatimin e PMBU-ve, të cilat synojnë përmirësimin e infrastrukturës së shpërndarjes së ujit, nëpërmjet marrjes së masave mbrojtëse dhe marrjes parasysh të ndikimeve të ndryshimeve klimatike. Kontrolli rutinë i përdoruesve të burimeve ujore në nivel vendi dhe baseni për sa i përket procedurave të aplikimit dhe dhënies së lejeve apo autorizimeve parashikohet në dispozitat përkatëse të VKM-së Nr. 550, datë 15.07.2020. Sipas dispozitave ligjore, përgjegjëse për vlerësimin teknik të aplikimeve dhe dhënies së lejeve për përdorimin e burimeve ujore është AMBU-ja. Gjendja aktuale duhet përmirësuar për të arritur në të ardhmen një balancë të qëndrueshme midis nevojave ekonomike dhe mjedisore. Politika dhe Ndërhyrjet Strategjike për Përputhshmërinë e Prurjes Mjedisore Përcaktimi i saktë dhe mirëmbajtja e prurjes mjedisore janë jetike për arritjen e statusit të mirë ekologjik për pjesën më të madhe të sistemeve ujore (shihni seksionin 3.3.5). Sipas praktikës më të mirë, prurja ekologjike nuk konsiderohet si minimum i vetëm ose si prurje e pandryshueshme në kohë (Figura 12-1 majtas), mbi të cilën lejohen të gjitha nxjerrjet ose devijimet e ujit pa dëmtuar ekosistemet ujore (siç nënkuptohet nga ligji aktual për burimet ujore në nenin 4 - prurja e qëndrueshme = prurje e tejkaluar për 355 ditë të vitit (Q97)). Në vend të kësaj, prurja ekologjike duhet të pasqyrojë të gjithë regjimin natyror të prurjes së lumit, i cili ndryshon sipas sezoneve (Figura 12-1 djathtas), ndaj prurja ekologjike mund të jetë mbi ose nën prurjet aktuale të krijuara nga ndikimet artificiale. Përkufizimi aktual ligjor i “prurjes së qëndrueshme” në Shqipëri nuk është i barasvlershëm me praktikën më të mirë dhe në periudhën 2024-2029 do të ndërmerret shqyrtimi i metodologjisë kombëtare për prurjen ekologjike. Ndërkohë, subjektet do të duhet të respektojnë regjime prurjesh më të orientuara ndaj sezonit dhe më të përshtatshme nga pikëpamja ekologjike krahasuar me ato aktualet, të përcaktuara për çdo lum individual. Subjektet që planifikojnë të shfrytëzojnë, depozitojnë ose devijojnë ujë për çdo qëllim, do të kenë detyrimin t’i planifikojnë operacionet e tyre në mënyrë që regjimi i prurjes mjedisore të mos ndikohet më tepër seç duhet. Figura 12 -1 – Koncepti i Rehabilitimit të Prurjes Mjedisore Faqe | 12-6 Regjimi hidrologjik i flukseve në hyrje në shumë lumenj luan rol të rëndësishëm në strukturën dhe funksionimin e ekosistemeve ujore. Kur ndryshon regjimi natyror, për shembull nëpërmjet devijimit të flukseve në hyrje për ndërtimin e HEC-eve, ose tejkalimit të niveleve të nxjerrjes së ujit për ujitje ose ujë të pijshëm, regjimi i ndryshuar pritet të ketë ndikim dëmtues, sidomos tek ekosistemet ujore, dhe të përkeqësojë statusin “e mirë” ekologjik të trupave ujorë. Ky koncept është objektivi kryesor mjedisor i DKU-së. Është thuajse e sigurt se “kontributi minimal ekologjik” i përshkruar në ligjin nr. 111/2012 ndryshuar dhe azhornuar me ligjin nr. 6/2018, bazuar te fluksi në hyrje ekuivalent me 355 ditë të vitit, nuk mjafton për mbrojtjen e ekosistemeve ujore. Shumë HEC-e në të gjithë vendin vijojnë të miratohen bazuar vetëm te këto kritere, duke lejuar me shumë gjasë të gjitha flukset në hyrje mbi këtë limit minimal për shfrytëzim dhe devijim. Figura 12-1 tregon një prej praktikave më të mira të menaxhimit të rrjedhës ekologjike, ku rrjedha minimale ekologjike identifikohet për çdo muaj të vitit. Për të ruajtur statusin e mirë ekologjik të trupit ujor, ky i fundit duhet përdorur gjatë periudhës së lagësht të vitit (mars, prill), gjë që mund të sjellë reduktim të përdorimit gjatë muajve të thatë të verës (për shembull gusht, shtator). Përdorimi i tepruar i ujit shkatërron statusin ekologjik të trupit ujor. Për çdo ndërhyrje të parashikuar ose të planifikuar nga subjektet, ndërmerret vlerësimi mjedisor i ndikimeve (Ligji Nr. 10440, datë 7.7.2011 “Për vlerësimin e ndikimit mjedisor”), që synon të sigurojë një nivel të lartë mbrojtjeje mjedisore, nëpërmjet parandalimit, minimizimit dhe kompensimit të dëmit mjedisor, nga projekte të propozuara përpara miratimit të zhvillimit të tyre; të sigurojë procese të hapura vendimmarrëse lidhur me identifikimin, përshkrimin dhe vlerësimin e ndikimeve mjedisore negative, në kohë dhe në mënyrë të përshtatshme; si dhe të sigurojë përfshirjen e të gjithë palëve të interesit. Kushtet që duhen plotësuar nga subjektet (për përdorimin e ujërave sipërfaqësore, për ujë të pijshëm, ujitje, akuakulturë, qëllime industriale etj.) parashtrohen në VKM-në Nr. 550, datë 15.07.2020. Koncepti i depërtimit ekologjik dhe zbatimit të tij te lejet për përdorimin e burimeve ujore në Shqipëri duhet rishikuar dhe rivlerësuar, bazuar te opinioni i ekspertëve dhe praktikave më të mira ndërkombëtare. Këto procedura teknike standarde duhen zbatuar për të përcaktuar me saktësi nivelin e ndikimit te veprimtarive të depërtimit ekologjik te përdorimet e ndryshme të burimeve ujore dhe shkarkimet që krijohen në ekosisteme ujore pas përdorimit të ujit. Këto shkatërrime bien ndesh me OM-të e parashtruara në DKU dhe për këtë arsye duhen marrë masa për të përmbushur kriteret e statusit të mirë ekologjik në Direktivë. Politika ose Ndërhyrjet Strategjike për Përmirësimin e Raportimit nga Subjektet Rritja e kërkesës për përdorimin e burimeve ujore ka sjellë rritje të raportimeve rreth situatës dhe monitorimeve të trupave ujorë nga vetë subjektet. Çdo subjekt që planifikon të përdorë burime ujore duhet të marrë fillimisht lejen ose autorizimin përkatës, bazuar te dispozitat e Ligjit Nr. 111/2012, ndryshuar me Ligjin Nr.6/2018. Kushtet përkatëse renditen si të detyrueshme për t’u plotësuar nga Subjektet menjëherë pas lëshimit të lejes nga AMBU (VKM Nr. 550 datë 15.07.2020), përfshi edhe detyrimet për të raportuar mbi sasinë e përdorur të ujit, pikat e shkarkimit dhe sasitë. Për më tepër, sipas dispozitave të Ligjit Nr. 10448, datë 14.7.2011, "Për mbrojtjen mjedisore" dhe Ligjit Nr. 10440, datë 7.7.2011, "Për vlerësimin e ndikimit mjedisor", subjekteve u jepet leja mjedisore ose i nënshtrohen procedurave të vlerësimit të ndikimeve mjedisore përpara fillimit të një veprimtarie të caktuar industriale. Subjektet ndërmarrin monitorime periodike, për të cilat i raportojnë AKM-së. Përmbushja e detyrimeve dhe raportimi periodik mund të sjellin përmirësime dhe kontroll më efikas të burimeve ujore. Politika ose Ndërhyrjet Strategjike për Kontrollin e Ndotjes në Terren Shkarkimet e ujërave të ndotura janë flukse në hyrje që derdhen kryesisht në ujëra lumore ose bregdetare pasi të jenë shfrytëzuar dhe përdorur (për ujë të pijshëm, qëllime industriale, qëllime bujqësore ose prodhim të hidroenergjisë). Në rastin e ujit të pijshëm dhe ujërave të ndotura urbane, Faqe | 12-7 nëse nuk i nënshtrohen nivelit të duhur të trajtimit, ndotësit mund të shkarkohen në trupa ujorë sipërfaqësorë, duke sjellë ndikime të mëdha mjedisore për speciet ujore dhe duke përkeqësuar statusin e trupave ujorë. Problemi më i madh në Shqipëri është ndotja nga ujërat e ndotura urbane, sektori i industrisë dhe ai i bujqësisë, sepse ujërat e ndotura përmbajnë përqendrime të mëdha të patogjenëve, nitrateve, fosfateve, amonit, metaleve të rënda dhe hidrokarbureve. Hedhja e mbetjeve të ngurta industriale ose urbane direkt në lumenj ose zona në afërsi të bregdetit është një tjetër problem madhor që shkakton ndotje. Kontrolli i ndotjes në pikën e trajtimit ose pas përdorimit rregullohet nga dispozitat e Ligjit Nr. 10448, datë 14.7.2011 "Për mbrojtjen mjedisore", i cili synon të sigurojë nivel të lartë mbrojtjeje për mjedisin, ta ruajë dhe përmirësojë atë, të parandalojë ose reduktojë risqet për jetën dhe shëndetin e njeriut, të garantojë dhe përmirësojë cilësinë e jetesës në të mirë të brezave të ardhshëm, si dhe të ofrojë kushtet e përshtatshme për zhvillimin e qëndrueshëm të vendit. Krahas ligjit “ombrellë” të lartpërmendur, legjislacioni përkatës parashikon kërkesa specifike ligjore, që i përgjigjen aspekteve të ndryshme të sektorit ujor. Për kontrollin e cilësisë së ujërave të larjes, janë vendosur disa standarde dhe rregulla të caktuara, në përputhje me rregulloren e BE-së “Cilësia e ujit të pijshëm” (VKM Nr. 379, datë 25.5.2016). Krahas kësaj, për të parandaluar, reduktuar dhe shmangur ndotjen e mjedisit të ujërave pritëse nga substancat e rrezikshme, të cilat shkarkohen aty nëpërmjet ujërave të ndotura dhe për të përcaktuar vlerat kufi për komponentët e lejuar, VKM-ja Nr. 177, datë 31.3.2005 “Për normat e lejuara të shkarkimeve të lëngëta dhe kriteret për zonimin e mjedisit të ujërave pritëse” parashikon standarde dhe rregulla të posaçme. Për më tepër, duke pasur si objektiv kontrollin e cilësisë së shkarkimeve të ujërave të ndotura në mjedis, Ligji Nr. 9115, datë 24.7.2003 “Për trajtimin mjedisor të ujërave të ndotura” parashikon rregulla të posaçme për trajtimin e tyre mjedisor, si dhe detyrimet e subjekteve që shkarkojnë ujëra të ndotura. Për ta kontrolluar ndotjen në burim ose në vendin ku po përdoret uji, duhet të ketë një regjistër funksional dhe nevojitet forcimi urgjent i të gjitha shkarkimeve industriale për të pasur tregues më të mirë për presionet e ndotësve, ku të mund të vlerësohen në mënyrë individuale gjendjet dhe objektivat mjedisore për mjediset ujore pritëse dhe shkarkimet e derdhura në po të njëjtin trup ujor. Politika dhe Ndërhyrjet Strategjike për Vetëmonitorimin e Subjektit Matja dhe menaxhimi i sasive të ujit është shumë i rëndësishëm për përdorimin afatgjatë të ujit. Matjet e sakta të reshjeve të shiut dhe shkarkimet e ujit në basenin ujor janë elemente thelbësore për menaxhimin e flukseve në ujërat sipërfaqësore dhe nëntokësore në hyrje, si dhe për vlerësimin e ndryshimeve klimatike. Problemi lidhur me monitorimin hidro-morfologjik është se AMBU po përballet me mungesën e vlerësimit sasior të burimeve ujore në basene ujore. Kjo mungesë njohurish kërkon ndërhyrje të menjëhershme pasi lidhet ngushtë me emergjencën e ndryshimeve klimatike globale. Për sa i përket problemit të monitorimit të sasive të burimeve, haset edhe te përdoruesit e HEC-eve, të cilët nuk ia raportojnë rregullisht AMBU-së sasitë që përdorin. Kjo do të thotë se nuk mund të ndërmerret rishikimi ose kontrolli vjetor i bilancit të ujit në Kadastrën e Ujit. Legjislacioni që është aktualisht në fuqi lidhet ngushtë me monitorimin dhe përcakton me saktësi mënyrat më të përshtatshme të veprimit të përdoruesve të burimeve ujore, por edhe të agjencive që i menaxhojnë dhe kontrollojnë burimet ujore. Një prej institucioneve që ka në juridiksionin e vet trajtimin e përdorimit të tepruar të burimeve ujore për qëllime të furnizimit me ujë të pijshëm dhe kanalizimeve në sektorin e konsumit është ERrU, që monitorin performancën e subjekteve të ujësjellës-kanalizimeve për t’u siguruar se po i përmbushin përgjegjësitë e veta dhe për të parë progresin e tyre në përmirësimin e shërbimeve. Monitorimi mundëson vlerësimin e saktë të performancës së çdo subjekti dhe vendos objektiva sfiduese duke marrë parasysh kapacitetin aktual. Arritjet maten me Treguesit Kyçë të Performancës. Performanca e klientit lidhur me shërbimin operacional, financiar dhe ndaj klienti i nënshtrohet çdo vit shqyrtimit publik me publikimin e Raportit të Performancës. Faqe | 12-8 Sipas dispozitave të Ligjit Nr. 10448, datë 14.7.2011, "Për mbrojtjen mjedisore" dhe Ligjit Nr. 10440, datë 7.7.2011, "Për vlerësimin e ndikimit mjedisor", subjekteve u jepet leja mjedisore ose u nënshtrohen procedurave të vlerësimit të ndikimeve mjedisore përpara fillimit të një veprimtarie të caktuar industriale. Subjektet ndërmarrin monitorime periodike, për të cilat raportojnë AKM-në. Marrja e masave konkrete për përditësimin e statusit të bilancit të ujit, në sistemin e raportimit standard dhe të detyrueshëm me ligj për Kadastrën Kombëtare të Burimeve Ujore, në bashkëpunim dhe koordinim me institucionet e përfshira në këtë çështje, në mënyrë që trupi ujor të arrijë një status sa më të mirë përgjatë periudhës së zbatimit të këtij plani menaxhimi. Politika ose Ndërhyrjet Strategjike për Kontrollet e Shkarkimeve të Lëndëve Ushqyese Ndotja nga lëndët ushqyese shihet si problem i koklavitur për shkak të ndikimeve të shumta domethënëse ekonomike, sociale dhe mjedisore, që shkaktohen nga ndotës të shumëfishtë me origjinë nga burime dhe itinerare të ndryshme të cilat ekzistojnë në kohë dhe hapësira të ndryshme. Natyra globale, rurale dhe urbane e problemit, e bën menaxhimin e ndotjes nga lëndët ushqyese edhe më të vështirë. Kontrolli i ndotjes në pikën e trajtimit ose pas përdorimit rregullohet nga dispozitat e Ligjit Nr. 10448, datë 14.7.2011 "Për mbrojtjen mjedisore", i cili synon të sigurojë nivel të lartë mbrojtjeje për mjedisin, ta ruajë dhe përmirësojë atë, të parandalojë ose reduktojë risqet për jetën dhe shëndetin e njeriut, të garantojë dhe përmirësojë cilësinë e jetesës në të mirë të brezave të ardhshëm, si dhe të ofrojë kushtet e përshtatshme për zhvillimin e qëndrueshëm të vendit. Krahas ligjit “ombrellë” të lartpërmendur, legjislacioni përkatës parashikon kërkesa specifike ligjore, që i përgjigjen aspekteve të ndryshme të sektorit ujor. Për kontrollin e cilësisë së ujërave të larjes, janë vendosur disa standarde dhe rregulla të caktuara, në përputhje me rregulloren e BE-së “Cilësia e ujit të pijshëm” (VKM Nr. 379, datë 25.5.2016). Krahas kësaj, për të parandaluar, reduktuar dhe shmangur ndotjen e mjedisit të ujërave pritëse nga substancat e rrezikshme, të cilat shkarkohen aty nëpërmjet ujërave të ndotura dhe për të përcaktuar vlerat kufi për komponentët e lejuar, VKM-ja Nr. 177, datë 31.3.2005 “Për normat e lejuara të shkarkimeve të lëngëta dhe kriteret për zonimin e mjedisit të ujërave pritëse” parashikon standarde dhe rregulla të posaçme. Për më tepër, duke pasur si objektiv kontrollin e cilësisë së shkarkimeve të ujërave të ndotura në mjedis, Ligji Nr. 9115, datë 24.7.2003 “Për trajtimin mjedisor të ujërave të ndotura” parashikon rregulla të posaçme për trajtimin e tyre mjedisor, si dhe detyrimet e subjekteve që shkarkojnë ujëra të ndotura. Sipas legjislacionit dhe praktikave më të mira të kontrollit të shkarkuesve ushqimorë, duhet hartuar masat e duhura për parandalimin dhe minimizimin e ndotjes. Politika ose Ndërhyrjet Strategjike për Rehabilitimin e Strukturave dhe Vazhdimësisë Shqetësimi dhe prishja e habitateve ujore nëpërmjet kanalizimeve dhe ndryshimeve të zonave të përmbytura ka ndikim shumë të madh te speciet ujore. Ndonëse marrja e informacioneve për disa parametra të renditura në listën më lart është vërtetë e vështirë, duhen bërë përafrime/përllogaritje për çdo parametër/projeksion politike në bashkëpunim me minsitrinë/organin administrativ përgjegjës/kompetent për ofrimin e informacioneve/projeksioneve/gjykimeve të kërkuara eksperte. Të gjitha këto veprimtari ndikojnë te cilësia dhe qëndrueshmëria e ekosistemeve ujore. Vërehet neglizhim i efekteve të dëmshme të ndërhyrjeve në morfologjinë dhe vazhdimësinë e lumenjve. Është lejuar ndërtimi i shumë skemave pa ndërmarrë më parë vlerësimin e hollësishëm të ndikimeve mjedisore. Digat dhe barrierat janë ndërtuar pa marrë parasysh rrugëkalimet e peshqve apo vazhdimësinë e habitatit. Nxjerrja e zhavorrit bëhet në mënyrë të paligjshme, pasi nuk ka zbatim të legjislacionit. Argjinaturat për mbrojtjen nga përmbytjet dhe veprimtaritë e tjera në brigje e ndajnë kanalin nga shtrati natyror i zonës së përmbytshme. Prania e madhe e HEC-eve të vegjël në Shqipëri pa kontrollin e duhur të ndikimeve dhe flukseve në hyrje po dëmton ekosistemet ujore. Mbrojtja mjedisore dhe rehabilitimi i ekosistemeve rregullohet nga dispozitat e Ligjit Nr. 10448, datë 14.7.2011 "Për mbrojtjen mjedisore", i cili synon të sigurojë nivel të lartë mbrojtjeje për mjedisin, t`a Faqe | 12-9 ruajë dhe përmirësojë atë, të parandalojë ose reduktojë risqet për jetën dhe shëndetin e njeriut, të garantojë dhe përmirësojë cilësinë e jetesës në të mirë të brezave të ardhshëm, si dhe të ofrojë kushtet e përshtatshme për zhvillimin e qëndrueshëm të vendit. Krahas ligjit “ombrellë” të lartpërmendur, legjislacioni përkatës parashikon kërkesa specifike ligjore, që i përgjigjen aspekteve të ndryshme të sektorit ujor. Krahas kësaj, për të parandaluar, reduktuar dhe shmangur ndotjen e mjedisit të ujërave pritëse nga substancat e rrezikshme, të cilat shkarkohen aty nëpërmjet ujërave të ndotura dhe për të përcaktuar vlerat kufi për komponentët e lejuar, VKM-ja Nr. 177, datë 31.3.2005 “Për normat e lejuara të shkarkimeve të lëngëta dhe kriteret për zonimin e mjedisit të ujërave pritëse” parashikon standarde dhe rregulla të posaçme. Për më tepër, duke pasur si objektiv kontrollin e cilësisë së shkarkimeve të ujërave të ndotura në mjedis, Ligji Nr. 9115, datë 24.7.2003 “Për trajtimin mjedisor të ujërave të ndotura” parashikon rregulla të posaçme për trajtimin e tyre mjedisor, si dhe detyrimet e subjekteve që shkarkojnë ujëra të ndotura. Përgatitja e PMBU-ve mundëson përcaktimin e standardeve kyç në nivel baseni lidhur me “ruajtjen” e statusit “të mirë” të një trupi ujor dhe përmirësimin e këtij statusi kur është mesatar ose më i dobët. Marrja e masave të menjëhershme duhet të fokusohet te segmentet e trupave ujorë që u janë nënshtruar modifikimeve fizike me ndikim të madh mjedisor. Faqe | 12-10 Tabela 12-1 – Përmbledhja e Masave të Përgjithshme Politike ose Strategjike në Mbështetje të Objektivave Mjedisore 2024-2029 PRESIONET NGA SEKTORI DHE BURIMI KONTROLLET E NXJERRJEVE EFICIENCA E PËRDORIMI TË UJIT POLITIKAT E VENDOSJeS SË ÇMIMIT TRAJTIMI NË TERREN MONITORIMI DHE RAPORTIMI I SUBJEKTIT KONTROLLI I LËNDËVE USHQYESE PËRPUTHSHMË RIA ME PRURJEN EKOLOGJIKE REHABILITIMI I HABITATIT STRUKTURAT + VAZHDIMËSIA FURNIZIMI I BASHKIVE ME UJË UJËRAT SIPËRFAQËSORE Po (26) VKM-ja për SKMIBU-në VKM nr.550, datë15.07.2020) Po (8) VKM-ja për SKMIBU-në Po (9) ERrU - VKM-ja nr.993/2020 për tarifat Po (13) VKM nr.379/2016 Po (14) VKM-ja nr. 1122/2020 për KKBU-në VKM-ja nr. 1189/2009 për PKMM-në Benchmark-u i ERrU-së / Raportimi i Performancës Po (2)(3)(13) Ligji Nr. 111/2012 VKM-ja nr.379/2016 Po (7) Ligji Nr. 111/2012 VKM-ja nr.550,datë 15.07.2020 Po (6) VKM-ja nr.550,datë 15.07.2020 Ligji 128/2020 për VNM-në Ligji 81/2017 për zonat e mbrojtura Po (5)(6) VKM-ja nr.550,datë 15.07.2020 Ligji 128/2020 për VNM-në FURNIZIMI I BASHKIVE ME UJË UJËRAT SIPËRFAQËSORE Po (26) VKM-ja për SKMIBU-në VKM nr.550, datë15.07.2020) Po (8) VKM-ja për SKMIBU-në Po (9) ERrU - VKM-ja nr.993/2020 për tarifat Po (13) VKM-ja nr.379/2016 Po (14) VKM-ja nr. 1122/2020 për KKBU-në VKM-ja nr. 1189/2009 për PKMM-në Benchmark-u i ERrU-së / Raportimi i Performancës Po (2)(3)(13) Ligji Nr. 111/2012 VKM-ja nr.379/2016 Po (7) Ligji Nr. 111/2012 VKM-ja nr.550,datë 15.07.2020 Po (21) VKM-ja nr.550,datë 15.07.2020 Ligji 128/2020 për VNM-në Ligji 81/2017 për zonat e mbrojtura Po (21) VKM-ja nr.550,datë 15.07.2020 Ligji 128/2020 për VNM-në Faqe | 12-11 BASHKIA UJËRAT E NDOTURA Nuk ka VKM-ja nr.550,datë 15.07.2020 Po (8) VKM nr.550, datë15.07.2020) Po (9) ERrU - VKM-ja nr.993/2020 për tarifat Po (1) VKM-ja nr.177/2005 VKKU-ja nr.2/2015 Ligji 115/2003 për trajtimin mjedisor të ujërave të ndotura urbane Po (14) VKM-ja nr. 1122/2020 për KKBU-në VKM-ja nr. 1189/2009 për PKMM-në Po (1) VKM-ja nr.177/2005 VKKU-ja nr.2/2015 Ligji 115/2003 për trajtimin mjedisor të ujërave të ndotura urbane Po (18) VKM-ja nr.550, datë 15.07.2020) Ligji 128/2020 për VNM-në Po (19) VKM-ja nr.550, datë 15.07.2020) Ligji 128/2020 për VNM-në Nuk ka VKM-ja nr.550,datë 15.07.2020 FURNIZIMI INDUSTRIAL ME UJË UJËRAT SIPËRFAQËSORE Po (26) VKM-ja për SKMIBU-në VKM-ja nr.550, datë 15.07.2020) Po (8) VKM-ja për SKMIBU-në Po (10) ERrU - VKM-ja nr.993/2020 për tarifat Po (13) VKM-ja nr.379/2016 Po (14) VKM-ja nr. 1122/2020 për KKBU-në VKM-ja nr. 1189/2009 për PKMM-në Po (2)(3)(13) Ligji Nr. 111/2012 VKM-ja 379/2016 Po (7) Ligji nr.111/2012 VKM-ja nr.550, datë 15.07.2020 Po (21) VKM-ja nr.550, datë 15.07.2020 Ligji për VNM-në nr. 128/2020 Ligji 81/2017 për zonat e mbrojtura Po (21) VKM-ja nr.550,datë 15.07.2020 Ligji 128/2020 për VNM-në FURNIZIMI I BASHKIVE ME UJË UJËRAT SIPËRFAQËSORE Po (26) VKM-ja për SKMIBU-në VKM-ja nr.550, datë 15.07.2020) Po (8) VKM-ja për SKMIBU-në Po (10) ERrU - VKM-ja nr.993/2020 për tarifat Po (13) VKM-ja 379/2016 Po (14) VKM-ja nr. 1122/2020 për KKBU-në VKM-ja nr. 1189/2009 për PKMM-në Po (2)(3)(13) Ligji Nr. 111/2012 VKM-ja nr.379/2016 Po (7) Ligji nr.111/2012 VKM-ja nr.550, datë 15.07.2020 Po (6) VKM-ja nr.550,datë 15.07.2020 Ligji 128/2020 për VNM-në Ligji 81/2017 për zonat e mbrojtura Po (5)(6) VKM-ja nr.550,datë 15.07.2020 Ligji 128/2020 për VNM-në Faqe | 12-12 INDUSTRIALE UJËRAT E NDOTURA Nuk ka VKM-ja nr.550,datë 15.07.2020 Po (8) VKM-ja nr.550, datë 15.07.2020) Po (10) ERrU - VKM-ja nr.993/2020 për tarifat Po (1) VKM-ja nr.177/2005 VKKU-ja nr.2/2015 Ligji 115/2003 për trajtimin mjedisor të ujërave të ndotura urbane Po (14) Ligji 128/2020 për VNM-në Ligji 52/2020 për lejet mjedisore Regjistri i Emetimeve (Ajër/ Hidrokarbure) Po (1) VKM-ja 177/2005 VKKU-ja nr.2/2015 Ligji 115/2003 për trajtimin mjedisor të ujërave të ndotura urbane Po (18) VKM-ja nr.550, datë 15.07.2020) Ligji 128/2020 për VNM-në Po (19) VKM-ja nr.550, datë 15.07.2020) Ligji 128/2020 për VNM-në Nuk ka VKM-ja nr.550,datë 15.07.2020 BUJQËSIA UJËRA SIPËRFAQËSORE Po (26) VKM-ja për SKMIBU-në VKM-ja nr.550, datë 15.07.2020 Po (8)(12) VKM-ja për SKMIBU-në Po (11) Ligji Nr. 24/2017 ‘’Për ujitjen dhe kullimin” Po (16) VKM-ja nr.177/2005 Po (14) VKM-ja nr. 1122/2020 për KKBU-në VKM-ja nr. 1189/2009 për PKMM-në Ligji 52/2020 për lejet mjedisore Po (2)(3)(18) Ligji 128/2020 për VNM-në Ligji 52/2020 për lejet mjedisore Po (7) Ligji nr.111/2012 VKM-ja nr.550, datë 15.07.2020 Po (17)(22) VKM-ja nr.550, datë 15.07.2020) Ligji 128/2020 për VNM-në Po (5)(6) Ligji Nr. 111/2012 VKM-ja nr.550, datë 15.07.2020) BUJQËSIA UJËRAT NËNTOKËSORE Po (26) VKM-ja për SKMIBU-në VKM-ja nr.550, datë 15.07.2020) Po (8)(12) VKM-ja për SKMIBU-në Po (11) Ligji Nr. 24/2017 ‘’Për ujitjen dhe kullimin” Po (16) VKM-ja nr.177/2005 Po (14) VKM-ja nr. 1122/2020 për KKBU-në VKM-ja nr. 1189/2009 për PKMM-në Ligji 52/2020 për lejet mjedisore Po (2)(3)(18) Ligji 128/2020 për VNM-në Ligji 52/2020 për lejet mjedisore Po (7) Ligji Nr. 111/2012 VKM-ja nr.550,datë 15.07.2020 Po (17)(22) VKM-ja nr.550, datë 15.07.2020) Ligji 128/2020 për VNM-në Po (5)(6) Ligji Nr. 111/2012 VKM-ja nr.550, datë 15.07.2020) Faqe | 12-13 HIDROENERGJETIK UJËRA SIPËRFAQËSORE Po (26) VKM-ja për SKMIBU-në VKM-ja nr.550, datë 15.07.2020) Po (8) VKM-ja për SKMIBU-në Po (10) ERrU - VKM-ja nr.993/2020 për tarifat Po (16) VKM-ja nr.177/2005 Po (14) VKM-ja nr. 1122/2020 për KKBU-në Ligji 128/2020 për VNM-në Nuk ka Po (7) Ligji Nr. 111/2012 VKM-ja nr.550,datë 15.07.2020 Ligji 128/2020 për VNM-në Po (23)(24)(6)(17) (18)(19) VKM-ja nr.550,datë 15.07.2020 Ligji 128/2020 për VNM-në Ligji 81/2017 për zonat e mbrojtura Po (6) VKM-ja nr.550,datë 15.07.2020 Ligji 128/2020 për VNM-në Ligji 81/2017 për zonat e mbrojtura AKTIVITETET MINERARE UJËRAT E NDOTURA Po (26) VKM-ja për SKMIBU-në VKM-ja nr.550, datë 15.07.2020 Po (8) VKM-ja për SKMIBU-në Po (10) ERrU - VKM-ja nr.993/2020 për tarifat Po (13) VKM-ja nr.379/2016 Po (14) VKM-ja nr. 1122/2020 për KKBU-në VKM-ja nr. 1189/2009 për PKMM-në Po (2)(3)(13) Ligji Nr. 111/2012 VKM-ja nr. 379/2016 Po (7) Ligji Nr. 111/2012 VKM-ja nr.550,datë 15.07.2020 Po (21) VKM-ja nr.550,datë 15.07.2020 Ligji 128/2020 për VNM-në Ligji 81/2017 për zonat e mbrojtura Po (21) VKM-ja nr.550,datë 15.07.2020 Ligji 128/2020 për VNM-në RISKU NGA PËRMBYTJET MENAXHIMI Nuk ka Nuk ka Nuk ka Po (13) VKM-ja nr.379/2016 Po (14) VKM-ja nr. 1122/2020 për KKBU-në Po (1) Ligji Nr. 111/2012 Nuk ka Po (4)(17)(21) (22)(24)(25) Ligji 53/2020 për mbrojtjen mjedisore Po (6) VKM-ja për SKMIBU-në VKM-ja nr. 1015/2020 MENAXHIMI I RISKUT NGA THATËSIRAT Po (26)(24)(13) VKM-ja për SKMIBU-në VKM-ja nr.550, datë 15.07.2020) Po (8) VKM-ja për SKMIBU-në Po (10) Ligji Nr. 24/2017 ‘’Për ujitjen dhe kullimin” Po (1)(16) VKM-ja nr. 177/2005 Po (14) VKM-ja nr. 1122/2020 për KKBU-në Po (2)(3) Ligji Nr. 111/2012 VKM-ja 379/2016 Po (7) Ligji nr.111/2012 VKM-ja nr.550, datë 15.07.2020 Po (24)(23)(25) Ligji 53/2020 për mbrojtjen mjedisore Po (6) VKM-ja për SKMIBU-në VKM-ja nr. 1015/2020 MARRËVESHJET NDËRKUFITARE Nuk ka Nuk ka Nuk ka VKM-ja për Tarifat Nuk ka Nuk ka Nuk ka Nuk ka Nuk ka Nuk ka Faqe | 13-1 13. Programi i Masave për Basenin e Matit 13.1 Vështrim i përgjithshëm PMBU-ja është instrumenti kryesor i menaxhimit të ujërave për të gjithë trupat ujorë nëntokësorë dhe sipërfaqësorë në një RBU të caktuar dhe Programi i Masave për basenin ujor të Matit është rezultati kryesor i PMBU-së. Programet, përmirësimet ose zbatimet rregullatore dhe veprimet korrigjuese ose mbrojtëse të identifikuara për një trup ujor, zonë ose sektor ekonomik të caktuar priten të bëhen të detyrueshme me ligj për autoritetet kompetente përkatëse menjëherë pas miratimit zyrtar të PMBU së nga Këshilli i Ministrave të QSh-së. Në këtë raport, shkalla e mospërmbushjes së këtyre objektivave nga trupat ujorë përmblidhet kryesisht në Kapitullin 10, bazuar në dokumentacionin mbështetës të Kapitujve 4 deri në 9. Edhe njëherë, objektivat mjedisore (OM) për basenin ujor të Ishëmit janë: • Parandalimi i përkeqësimit të mëtejshëm të statusit të të gjithë trupave ujorë nga statusi aktual ose potencial • Kur trupat ujorë nuk e kalojnë dot testin e “statusit të mirë” ose rrezikojnë të mos i përmbushin objektivat, duhen ndërmarrë masa korrigjuese me qëllim forcimin dhe rikthimin e të gjithë trupave ujorë në “status të mirë” ose në “potencialin e mirë”. • Trupat ujorë artificialë dhe tepër të modifikuar mund t’u nënshtrohen objektivave mjedisorë më pak shtrënguese për “statusin e mirë ekologjik” dhe “potencialin ekologjik të mirë”, me kusht që në planin e menaxhimit të basenit lumor të parashtrohen arsyet dhe argumentet teknike dhe/ose ekonomike. • Substancat prioritare dhe substancat prioritare të rrezikshme që shkarkohen në mjedis duhen asgjësuar në mënyrë progresive. Programi i Masave për basenin e Matit përmban “masat bazë” dhe “masat plotësuese”, shihni seksionin 13.2 dhe 13.3. Koncepti i Masave dhe Masave të Llojit Kyç (LlMK) Përmbajtja dhe qëllimi i Programit të Masave (PiM) kuptohet dhe shpeshherë nuk zbatohet në mënyrën e duhur nga agjencitë rregullatore. PMBU-ja përcakton Programin e Masave që kërkohet për periudhën 2024-2029 për arritjen e “objektivave mjedisore” të përshkruara në Kapitullin 3, në përputhje me nenin 4 të Direktivës Kuadër të Ujit. PiM-ja nuk synon të trajtojë të gjitha problematikat që lidhen me menaxhimin dhe përdorimin e ujërave brenda basenit ujor, përfshi për shembull mungesën e kapaciteteve monitoruese të burimeve ujore në nivel kombëtar, mangësitë strukturore lidhur me kompetencat dhe koordinimin ndër-institucional, furnizimin me ujë të zonave rurale, nevojën për skemat e mbrojtjes nga përmbytjet, planet e menaxhimit të riskut nga thatësirat etj., ndonëse të gjitha sa më lart janë të përfshira në mënyrë të gabuar në PiM. Këto problematika jostrukturore dhe/ose strukturore gjejnë zbatim vetëm për sa kohë që ndikojnë në qëllimin kryesor të arritjes së objektivave mjedisore në basenin ujor. “Masat” synojnë të sigurojnë vetëm mbrojtjen dhe përdorimin e qëndrueshëm të ujit në nivelin e basenit ujor. Synimi i DKU-së është të ruajë dhe përmirësojë mjedisin ujor, ndaj ‘’masat’’ trajtojnë kryesisht menaxhimin e cilësisë së trupave ujorë, dhe sasinë e tyre, kur i shërben objektivit të cilësisë së mirë. Pikërisht për shkak të këtij interpretimi kaq të gjerë midis ShA-ve dhe përfshirjes së papërshtatshme të “objektivave jomjedisore” në shumë PMBU, Dokumenti Udhëzues WISE i DKU-së 2016 ka identifikuar një listë të Masave të Llojit Kyç (LlMK), të cilat duhen ndjekur gjatë hartimit të PiM-ve. LlMK-të janë grupe masash të identifikuara nga Shtetet Anëtare në PiM, të cilat synojnë të njëjtin presion ose qëllim. Pritet që pjesa më e madhe e Shteteve Anëtare t’i raportojnë masat e tyre në kuadër të LlMK-ve të paracaktuara. Përdorimi i LlMK-ve “të reja” shtesë duhet të jetë tejet i kufizuar Faqe | 13-2 për të lehtësuar krahasueshmërinë dhe konsolidimin e informacionit në nivel BE-je183. Pritshmëria për Shtetet Anëtare është që t’i “grupojnë” masat e tyre të veçanta kombëtare (zakonisht më të detajuara se LlMK-të për t’i raportuar në mënyrë të përmbledhur si LlMK184. Për sa i përket krerëve të tjerë në këtë raport PMBU-je, qëllimi është të zhvillohen formatet standarde të raportimit që të jenë të përafruara me kërkesat e raportimit WISE të BE-së. Kur Kadastra Kombëtare e Burimeve Ujore të bëhet plotësisht funksionale, rëndësia jetike e kësaj qasjeje të strukturuar dhe të përafruar ndaj mbledhjes së të dhënave dhe raportimit do të dalë edhe më në pah. Masat duhet të përcaktohen në mënyrë të rreptë dhe të shënjestruar për sa i përket llojit dhe shkallës së tyre për t’u siguruar që presionet e identifikuara në basen, nënbasen ose në nivelin e trupit ujor të menaxhohen si duhet dhe të sjellin vërtet përmirësime të matshme kundrejt arritjes së statusit ose potencialit të mirë në trupa ujorë individualë ose në grupe trupash ujorë. Tabela 13-1 përmbledh Masat e Llojit Kyç (LlMK) në përputhje me WISE-n e BE-së që janë miratuar në këtë raport PMBU-je. Duhet vërejtur se Shqipëria po prezanton këtë radhë një LlMK shtesë mjaft të veçantë në rang kombëtar, përkatësisht LlMK-në 26 “Kontrolli i nxjerrjeve të tepërta përmes kushteve dhe zbatimit të lejeve për përdorimin e ujërave”. Kjo gjë reflekton situatën aktuale në Shqipëri ku shumë operatorë nuk disponojnë asnjë lloj leje për nxjerrjen e ujit dhe nxjerrjet janë kryesisht të parregulluara dhe në sasi të tepërta. Hapi i parë i masave do të ishte identifikimi i këtyre nxjerrjeve, kuantifikimi i niveleve të përshtatshme të shfrytëzimit të ujit dhe zbatimi i tyre përmes përmirësimit të lejeve dhe regjimit të inspektimit. Kontrolli i nxjerrjeve në sasi të tepërta nga bashkia, bujqësia apo industria (përmes kufizimeve të lejes dhe/ose politikave të vendosjes së çmimeve) mund të sjellë përfitime të shumëfishta për sa i përket përmirësimit të disponueshmërisë së burimeve ujore për sektorët e tjerë, rimëkëmbjes nga ndryshimet klimatike, përmirësimit të përputhshmërisë me prurjen mjedisore dhe përmirësimit të potencialit hollues për ngarkesat e ndotësve. Është më tej e rëndësishme të theksohet se shumë nga LlMK-të e përmendura në Tabelën 13-1 mund të zbatohen si Zgjidhje të Bazuara në Natyrë (ZBN). Përtej LlMK 24 "Përshtatja ndaj ndryshimeve klimatike", masat e mëposhtme mund të zbatohen veçanërisht si ZBN: • LlMK 6 “Përmirësimi i kushteve hidromorfologjike të trupave ujorë përveç vazhdimësisë gjatësore (p.sh. restaurimi i lumenjve, përmirësimi i zonave bregore, heqja e argjinaturave të forta, rilidhja e lumenjve me fushat e përmbytjes, përmirësimi i gjendjes hidromorfologjike të ujërave kalimtare, etj.)”; • LlMK 7 “Përmirësimi në regjimin e prurjeve dhe/ose vendosjen e prurjeve ekologjike. Investimet për restaurimin e ekosistemeve të dëmtuara nga ndërhyrja njerëzore në mjediset lumore (devijimet e rrjedhave natyrore nga HEC-et apo qëllime të tjera, degradimi i ekosistemit)”; • LlMK 12 “Shërbimet këshillimore për bujqësinë” – nëpërmjet qasjeve përshtatëse të bazuara në ekosistem që rrisin elasticitetin e sektorit të bujqësisë, duke prodhuar njëkohësisht përfitime nga biodiversiteti; • LlMK 13 “Mbrojtja e ujit të pijshëm. 1. Përcaktimi i Zonave Mbrojtëse dhe përfshirja në kontrollin e planifikimit”; • LlMK 17 “Masat për reduktimin e sedimenteve nga erozioni i tokës dhe rrjedhja sipërfaqësore. 1. Ruajtja dhe reduktimi i shkallës së erozionit për të mbrojtur tokat me rrezikshmëri të lartë. 2. Rehabilitimi i infrastrukturës ekzistuese për mbrojtjen nga erozioni (argjinaturat, brushat e lumenjve). 3. Pyllëzimi i ri dhe shtimi i vegjetacionit.” Ndërsa disa nga LlMK -të e përmendura në Tabelën 13.1 mund të kualifikohen si ZBN, nuk është domosdoshmërisht rasti që do të kualifikohen, pasi kjo varet nga specifikat e dizajnit dhe kontekstit të masës. Standardi global i IUCN për zgjidhjet e bazuara në natyrën duhet të zbatohet për të dizenjuar 183Në raste të jashtëzakonshme, Masa e Llojit Kyç mund të raportohet nga ShA-ja nëse lista është e pamjaftueshme, sipas elementit të skemës WISE “Masat e Reja të Llojit Kyç”. 184Komisioni Evropian, Dokumenti Udhëzues WISE për Raportimin 2016, Kapitulli 10. Skema “RBMPPOM” Faqe | 13-3 LlMK-të që plotësojnë kriteret e kërkuara ZBN. Në të vërtetë, Standardi Global mbështet financuesit, investitorët dhe vendimmarrësit për të hartuar iniciativa NbS që janë efektive dhe të shkallëzueshme, të parandalojnë keqpërdorimet dhe të marrin në konsideratë ndikimet e jashtme të mundshme. Respektimi i kritereve dhe treguesve siguron hartimin, zbatimin, monitorimin dhe vlerësimin e NbS që ofrojnë zgjidhje me kosto efektive për arritjen e objektivave mjedisore në menaxhimin e ujërave, si dhe sigurimin e aksesit në rritjen e fondeve për këto masa. Në lidhje me përshtatjen ndaj ndryshimeve klimatike në Menaxhimin e Baseneve Ujore, ekzistojnë një sërë llojesh masash ZBN për adresimin e përshtatjes ndaj ndryshimeve klimatike. Përveç masave tradicionale, lloje të ndryshme ZBN që mund të aplikohen për të adresuar ndikimet e ndryshimeve klimatike në menaxhimin e pellgjeve lumore janë renditur në Tabelën 13.1 bazuar në Raportin AR6 të Grupit II të Punës të IPCC (Pörtner et al., 2024). IPCC WGII (2024) vëren se qasjet ZBN në lumenj dhe ligatina për të reduktuar rrezikun e përmbytjeve pranohen gjithnjë e më shumë dhe kanë parë investime të konsiderueshme vitet e fundit. Qasje të tilla përfshijnë menaxhimin e përmbytjeve natyrore (NFM), i cili përfshin një sërë teknikash në sistemet e lumenjve dhe në bregdet. Në pellgun e lumit Mat, masat ZBN mund të zbatohen si për menaxhimin e ujëmbledhësve ashtu edhe për menaxhimin e kanalit (IPCC 2024). Për shembull, rivendosja e gjarpërinjve natyrorë në rrjedhat ujore të kanalizuara dhe lejimi i grumbullimit të mbeturinave drusore është efektiv në ngadalësimin e ritmeve të rrjedhave, ndërsa rivendosja e ligatinave në rrjedhën e sipërme ose krijimi i tyre në situata urbane dhe peri-urbane mund të mundësojë ruajtjen e ujit gjatë ngjarjeve të përmbytjeve (Acreman dhe Holden , 2013; Ameli dhe Creed, 2019; Wu et al., 2020). Një lloj tjetër ZBN përfshin mbrojtjen dhe restaurimin e sistemeve natyrore të lumenjve dhe mbulesës natyrore të bimësisë brenda ujëmbledhësve. Për më tepër, ZBN mund të përfshijë teknikat e integrimit agro-ekologjik në sistemet bujqësore. Të gjitha masat e tilla mund të ndihmojnë në menaxhimin e rrezikut të thatësirës dhe rritjen e sigurisë së furnizimit me ujë, veçanërisht në kushtet e ndryshimeve klimatike, pasi ato rrisin ruajtjen e ujit në ujëmbledhës dhe përmirësojnë cilësinë e ujit (Taffarello et al., 2018; Agol et al., 2021; Khaniya et al., 2021). Faqe | 13-4 Tabela 13-1 –Masat e Llojit Kyç WISE të BE-së Hartëzuar në Programin Kombëtar Sektorial të Ujit LlMK PËRSHKRIMI I LlMK-SË PROGRAMI I PROPOZUAR I MASAVE BAZUAR NË PKSU 185186 MASAT E BUTA / TË FORTA 1 Ndërtimi ose përmirësimi i impianteve të trajtimit të ujërave të ndotura urbane. 1. Vënia në punë e impianteve ekzistuese të trajtimit të ujërave të ndotura dhe përputhshmëria me standardet e DKU-së 2000/60 / KE. E fortë 2. Ndërtimi i impianteve të trajtimit të ujërave të ndotura urbane. E fortë 3. Ndërtimi i sistemeve të kanalizimeve me gropa septike. E fortë 4. Zbatimi i projekteve për mbylljen e landfilleve josanitare të mbetjeve urbane, si dhe për hapjen e landfilleve/impianteve të trajtimit të mbetjeve urbane, ose stacioneve të transferimit. E fortë 2 Reduktimi i ndotjes nga pesticidet me origjinë nga bujqësia. 1. Investime për mbrojtje nga ndotësit me origjinë nga bujqësia, ndotës të përqendruar (pikësorë) dhe jo të përqendruar (të shpërndarë). E fortë 2. Rehabilitimi dhe pastrimi i kanaleve të kullimit dhe ndërtimi i skemave të reja të ujitjes. E fortë 3 Reduktimi i ndotjes nga pesticidet me origjinë nga bujqësia. 1. Investime për mbrojtje nga ndotësit me origjinë nga bujqësia, ndotës të përqendruar (pikësorë) dhe jo të përqendruar (të shpërndarë). E fortë 2. Rehabilitimi dhe pastrimi i kanaleve të kullimit dhe ndërtimi i skemave të reja të ujitjes. E fortë 4 Rehabilitimi i pikave të kontaminuara (ndotje historike përfshi sedimentet, ujërat nëntokësore, toka). 1. Rehabilitimi i “pikave të nxehta” të kontaminuara. E fortë 2. Rehabilitimi i digave në miniera dhe sipërfaqeve të kontaminuara nga shkarkimet industriale. E fortë 3. Ndërtimi i pikave të grumbullimit dhe trajtimit të mbetjeve dhe hidrokarbureve nga anijet në të gjitha portet dhe pikat e nevojshme, duke kryer investime për reduktimin e risqeve nga fatkeqësitë natyrore. E fortë 5 Përmirësimi i vazhdimësisë gjatësore (p.sh ndërtimin e rrugëkalimeve të peshqve, prishjen e digave të vjetra). Përmirësimi i sistemeve të ujitjes për tokat e ujitura bujqësore dhe rehabilitimi dhe mirëmbajtja e digave sipas kushteve teknike dhe rekomandimeve të ICOLD-it, për të rritur sigurinë dhe reduktuar efektet e mundshme të shkaktuara nga dëmtimi i tyre. 1. Rehabilitimi dhe pastrimi i kanaleve të kullimit dhe ndërtimi i skemave të reja të ujitjes. E fortë 2. Rehabilitimi i digave të tjera për të garantuar burimin ujor për ujitje dhe rritur sigurinë e tyre (vlerësuar më parë nga struktura në varësinë e MBRZhAU-së). E fortë 6 Përmirësimi i kushteve hidro-morfologjike të trupave ujorë përveç vazhdimësisë gjatësore (p.sh rehabilitimi i lumit, përmirësimi i zonës ripariane, heqja e argjinaturave të 1. Ndërtimi/rindërtimi i infrastrukturës së mbrojtjes nga përmbytjet në lumin Mat. E fortë 2. Ruajtja dhe reduktimi i shkallës së erozionit për të mbrojtur tokat me risk të lartë. Rehabilitimi i infrastrukturës ekzistuese për mbrojtjen nga erozioni (argjinaturat, pritat për mbrojtjen e lumit). E fortë 185 Këto janë masat e propozuara në Programin Kombëtar për Sektorin e Ujit. http://ambu.gov.al/public/PROGRAMI%20KOMB%C3%8BTAR%20SEKTORIAL%20I%20UJIT%202018-2030.pdf 186 ReferenceS: Iacob et al., 2014; Meli et al., 2014. Faqe | 13-5 LlMK PËRSHKRIMI I LlMK-SË PROGRAMI I PROPOZUAR I MASAVE BAZUAR NË PKSU 185186 MASAT E BUTA / TË FORTA forta, rilidhja e lumenjve me fushat e përmbytshme, përmirësimi i kushteve hidro-morfologjike të ujërave të përkohshme etj.). 3. Menaxhimi i rrezikut nga përmbytjet natyrore në sistemet lumore: rivendosja e rrjedhave natyrore të lumenjve (heqja e kanalizimit), rivendosja dhe mbrojtja e ligatinave dhe vegjetacionit bregdetar187. E fortë 7 Përmirësimet e regjimit të rrjedhës dhe/ose krijimi i prurjeve ekologjike. Investimet për rehabilitimin e ekosistemeve të dëmtuara nga ndërhyrjet e njeriut në mjediset ujore (devijimet e rrjedhës natyrore nga HEC-et ose qëllimet e tjera, degradimi i ekosistemit). E fortë 8 Eficienca e ujit, masat teknike për ujitjen, industrinë, energjinë dhe familjet. 1. Projektet e rehabilitimit/zgjerimit/sistemet e reja të furnizimit me ujë në zonat rurale dhe urbane. E fortë 2. Ndërtimi i skemave të reja të pikave të marrjes së ujit dhe ujitjes. E fortë 3. Investimet për trajtimin e ujërave industriale nga sektori privat. E fortë 9 Masat për politikën e vendosjes së çmimit të ujit lidhur me zbatimin e rikuperimit të kostove të shërbimeve të ujit nga familjet. Blerja dhe instalimi i matësve për matjen e sasive të prodhuara të ujit. E fortë 10 Masat për politikën e vendosjes së çmimit të ujit lidhur me zbatimin e rikuperimit të kostove të shërbimeve të ujit nga industria. Instalimi i matësave të ujit. E fortë 11 Masat për politikën e vendosjes së çmimit të ujit lidhur me zbatimin e rikuperimit të kostove të shërbimeve të ujit nga bujqësia. Instalimi i matësave të ujit në veprat e ujitjes. E fortë 12 Shërbimet këshilluese për bujqësinë. Reduktimi i ndotjes nga kimikatet bujqësore. E butë 13 Masat për mbrojtjen e ujit të pijshëm (p.sh krijimi i zonave të ruajtjes, zonave buferike etj.). 1. Forcimi i kapaciteteve laboratorike për monitorimin e ujërave nëntokësore. E fortë 2.Përcaktimi i Zonave të Mbrojtjes dhe përfshirja e tyre në planifikimin e kontrollit. E butë 14 Hulumtimi, përmirësimi i bazës së njohurive për të reduktuar pasiguritë. Vlerësimet dhe hetimet për burimet ujore. E butë 15 Masat për asgjësimin ose reduktimin e emetimeve, shkarkimeve dhe humbjeve të Substancave Prioritare ose Substancave Prioritare të Rrezikshme. 1. Rregullimet e industrisë. E butë 2. Kontrolli i planifikimit zonal të objekteve të reja. E butë 16 Përmirësimet ose përsosjet e impianteve të trajtimit të ujërave të ndotura industriale (përfshi fermat). 1. Ndërtimi i impianteve të trajtimit të ujërave të ndotura. E fortë 2. Ndërtimi i sistemeve të kanalizimeve me gropa septike. E fortë 17 Masat për reduktimin e sedimenteve nga erozioni i tokës dhe vërshimet sipërfaqësore. 1. Ruajtja dhe reduktimi i shkallës së erozionit për të mbrojtur tokat me risk të lartë. Rehabilitimi i infrastrukturës ekzistuese për mbrojtjen nga erozioni (argjinaturat, bimësia e brigjeve). E fortë 2. Ndërtimi i digave malore. E fortë 3. Ripyllëzimi dhe shtimi i bimësisë. E fortë 4. Ripyllëzimi dhe konservimi i pellgut ujëmbledhës për shërbime hidrologjike188. E fortë 187 Reference: Isaak et al., 2010. 188 Reference: Bonnesoeur et al., 2019 Faqe | 13-6 LlMK PËRSHKRIMI I LlMK-SË PROGRAMI I PROPOZUAR I MASAVE BAZUAR NË PKSU 185186 MASAT E BUTA / TË FORTA 18 Masat për parandalimin dhe kontrollin e ndikimeve të pakthyeshme të specieve të huaja invazive dhe sëmundjet për shkak të tyre. 1.Forcimi i kapaciteteve laboratorike për monitorimin e ujërave sipërfaqësore, nëntokësore dhe bregdetare. E fortë 2. Kontrolli invaziv i bimëve ujore jo-vendase për të përmirësuar sigurinë e ujit189. 19 Masat për parandalimin dhe kontrollin e ndikimeve të dëmshme të rekreacionit, përshi peshkimin për sport. Mbështetja për zbatimin e teknikave të akuakulturës që reduktojnë ndjeshëm ndikimet negative në mjedis, krahasuar me teknikat tradicionale. E fortë 20 Masat për parandalimin dhe kontrollin e ndikimeve të dëmshme të peshkimit dhe shfrytëzimeve/largimeve të tjera të kafshëve dhe bimëve. 21 Masat për parandalimin dhe kontrollin e depërtimit të ndotjes nga zonat urbane, transporti dhe infrastruktura e ndërtuar. 1. Vënia në punë e impianteve ekzistuese të trajtimit të ujërave të ndotura dhe përputhshmëria me standardet e DKU-së 2000/60 / KE. E fortë 2. Ndërtimi i impianteve të trajtimit të ujërave të ndotura urbane. E fortë 3. Impianti i trajtimit të ujërave të ndotura në grykëderdhjen e lumit Erzen. E fortë 4. Instalimi i barrierave fizike për të reduktuar mbetjet urbane në drejtim të ujërave sipërfaqësore (liqeneve). E fortë 5. Zbatimi i projekteve për mbylljen e landfilleve josanitare të mbetjeve urbane, si dhe për hapjen e landfilleve/impianteve të trajtimit të mbetjeve urbane, ose stacioneve të transferimit. E fortë 22 Masat për parandalimin dhe kontrollin e depërtimit të ndotjes nga pylltaria. Investime për mbrojtje nga ndotësit me origjinë nga bujqësia, ndotës të përqëndruar (pikësorë) dhe jo të përqendruar (të shpërndarë). E fortë 23 Masat natyrore për ruajtjen e ujit. Sisteme të qëndrueshme urbane kullimi. E fortë 24 Përshtatja me ndryshimet klimatike. Zbatimi i zgjidhjeve natyrore për përshtatjen ndaj ndryshimeve klimatike. E fortë 25 Masat kundër acidifikimit. 1. Rritja e eficiencës së përdorimit të kimikateve dhe materialeve të tjera për trajtimin e ujit të pijshëm. E fortë 2. Forcimi i kapaciteteve laboratorike për monitorimin e ujërave sipërfaqësore. E fortë 3. Forcimi i kapaciteteve laboratorike për monitorimin e ujërave nëntokësore. E fortë 26 Kontrolli i nxjerrjeve të tepërta të ujit përmes kushteve dhe zbatimit të lejeve për përdorimin e ujërave. 1. Regjistrimi dhe dhënia e lejeve për të gjitha nxjerrjet. E butë 2. Leje të kufizuara në kohë që të përmbajnë kritere për eficiencën dhe disponueshmërinë e burimeve. E butë 27 Kontrolli i ndikimeve mjedisore të veprimtarive afër rrjedhës së lumit (nxjerrjet bruto, depozitat e naftës, kontrollimi). Regjistrimi i ndikimeve mjedisore të çdo veprimtarie. E butë 28 Krijimi i zonave buferike ripariane në zona urbane ose në afërsi të qytetit. Mbjellja e barit, shkurreve dhe pemëve, të mbjella përgjatë brigjeve të lumit është një prej mënyrave më të mira për të mbrojtur një burim të caktuar. Zonat buferike e përmirësojnë cilësinë e ujit duke filtruar sedimentet dhe ndotësit nga vërshimet sipërfaqësore për të ruajtur cilësinë e ujit. Ato luftojnë erozionin duke stabilizuar brigjet dhe duke rregulluar prurjen, dhe shpeshherë i pasurojnë habitatet me shumë specie bimore e shtazore. E fortë 189 Reference: Van Wilgen and Wannenburgh, 2016 Faqe | 13-7 13.2 Masë bazë Vështrim i përgjithshëm Masat bazë duhen interpretuar si kërkesat minimale të përputhshmërisë ligjore për të gjithë trupat ujorë, për të përmbushur vlerat kufi të emetimeve (VKE), standardet cilësore mjedisore (SCM) ose objektiva të tjera të parashtruara në direktivat kryesore të BE-së190. Kjo mund të përfshijë masat ligjore dhe të përputhshmërisë për promovimin e përdorimit eficient dhe të qëndrueshëm të ujit, kontrollet e ndotjes nga burime pikësore dhe të shpërndara, kontrollet e nxjerrjeve të ujit dhe kontrollet hidromorfologjike për mbrojtjen dhe përmirësimin e habitatit, të cilat që të gjitha së bashku i nënshtrohen direktivave të ndryshme të BE-së. Përputhshmëria ligjore Është më se e pritshme që masat bazë të zbatojnë kërkesat e disa direktivave të ndryshme të BE-së të përcaktuara në nenin 10 të DKU-së, të cilat vijojnë si më poshtë: • Direktiva për Ujërat e Larjes (2006/7/KE) • Direktiva për Shpendët (79/409/KEE) • Direktiva për Ujin e Pijshëm (80/778/KEE), ndryshuar me Direktivën e BE-së (98/83/KE) • Direktiva për Aksidentet Madhore (Seveso) (96/82/KE) • Direktiva për Vlerësimin e Ndikimit Mjedisor (85/337/KEE) • Direktiva për Llumrat e Ujërat të Kanalizimeve (86/278/KEE) • Direktiva për Trajtimin e Ujërave të Ndotura Urbane (91/271/KEE) • Direktiva për Mbrojtjen e Produkteve Bimore (91/414/KEE) • Direktiva për Nitratet (91/676/KEE)(91/676/KEE) • Direktiva për Habitatet (92/43/KEE) • Direktiva për parandalimin e integruar dhe kontrollin e ndotjes (96/61/KE) • Direktiva për Përgjegjshmërinë Mjedisore, Parandalimin dhe Korrigjimin (2004/35/KE) • Direktiva e BE-së për Ujërat Nëntokësore (2006/118/KE) Një prej kërkesave të raportimit WISE 2016 është që të renditen Direktivat e zbatuara, si pjesë e masave bazë. Disa masa kombëtare mund të kontribuojnë në një Masë të vetme të Llojit Kyç dhe anasjelltas: një masë e vetme mund të jetë pjesë e disa LlMK-ve. Rëndësia Operacionale e Masave Bazë Nga pikëpamja operacionale, masat bazë trajtojnë kryesisht këto çështje: • Masat për zbatimin e legjislacionit ekzistues komunitar për ujin dhe legjislacioneve të tjera mjedisore (të përcaktuara në nenin 10 të DKU-së dhe në Pjesën A të Shtojës VI, detajuar më lart). • Masat për zbatimin e nenit 9 të DKU-së (rikuperimi i kostove), përfshi kostot burimore dhe ato mjedisore • Masat për promovimin e përdorimit eficient dhe të qëndrueshëm të ujit • Masat për mbrojtjen e cilësisë së ujit të pijshëm dhe reduktimin e nivelit të trajtimit të kërkuar • Masat për kontrollin e nxjerrjes së ujërave sipërfaqësore dhe nëntokësore • Masat për kontrollin e shkarkimeve në ujëra nëntokësore • Masat për kontrollin e shkarkimeve nga burimet pikësore • Masat për parandalimin ose kontrollin e depërtimit të ndotësve të shpërndarë • Masat për trajtimin e ndikimeve të tjera të konsiderueshme në status, në veçanti në gjendjen hidromorfologjike • Masat për ndalimin e drejtpërdrejtë të shkarkimeve në ujëra nëntokësore • Masat për asgjësimin ose reduktimin e ndotjes nga Substancat Prioritare • Masat për parandalimin e ndotjes aksidentale. 190 Komisioni Evropian - Direktiva 2000/60/KE - Shtojca IV Faqe | 13-8 13.3 Masat Plotësuese Masat plotësuese përkufizohen në nenin 11(4) dhe Shtojcën VI, Pjesa B, të DKU-së. Krahas masave bazë të seksionit 13.2, mund të zbatohen edhe masa të tjera më të përgjithshme si: • Instrumentet ligjore • Instrumentet administrative (përfshi tregtimin e licensës) • Instrumente ekonomike ose fiskale • marrëveshjet mjedisore të negociuara • kontrollet e emetimeve • kodet e praktikave të mira • rehabilitimi i ligatinave • kontrollet e nxjerrjeve • masa të menaxhimit të kërkesës, ndër të tjera, promovimin e prodhimit bujqësor të përshtatur siç janë kulturat me kërkesë të ulët për ujë në zonat e prekura nga thatësira; • masa të efikasitetit dhe ripërdorimit, ndër të tjera, promovimin e teknologjive me efikasitet të ujit në industri dhe teknikat e ujitjes që kursejnë ujë; • projekte ndërtimi • impiantet e shkripëzimit • projekte rehabilitimi • ripërtëritje artificiale të akuiferëve • fushata edukuese • projekte kërkimi, zhvillimi dhe demonstrimi • masa të tjera përkatëse Masat bazë dhe masat plotësuese mund të mbivendosen me njëra-tjetrën. Dallimi kryesor midis tyre është se masat bazë duhet të sigurojnë përputhshmëri me disa direktiva të ndryshme të BE-së, të transpozuara në legjislacionin kombëtar, ndërsa masat plotësuese mund të mos kërkojnë me domosdoshmëri transpozim të legjislacionit të BE-së në atë kombëtar. 13.4 Masat Shtesë Koncepti i “masave shtesë” të identifikuara në nenin 11(5) të DKU-së shpeshherë keqkuptohet. Nëse objektivat mjedisore të identifikuara në nenin 4 të DKU-së (Kapitulli 3 i këtij raporti) nuk mund të arrihen për një trup ujor specifik, brenda fazës së parë të PMBU-së, atëherë kjo gjë sjell dështimin e të gjitha masave bazë dhe/ose plotësuese. Nëse presionet kuptohen siç duhet dhe masat zbatohen me përpikëri, kjo situatë nuk ka gjasa të ndodhë. Megjithatë, mund të ketë disa arsye shumë specifike që duhen hetuar më tej dhe “masa shtesë” që duhen formuluar, pra masa që nuk janë zbatuar ende në kuadër të qasjeve bazë dhe/ose plotësuese të DKU-së. Sipas konventës WISE 2016 për raportimin, nëse zbatimi i një mase shtesë zgjat më shumë se një cikël i planifikimit të menaxhimit të basenit ujor, atëherë kjo masë kthehet ose në masë bazë, ose në masë plotësuese. Prandaj, marrja e masave shtesë shihet si e panevojshme që duhet konsideruar si mundësia e fundit. 13.5 Qasja Sistematike për Identifikimin e Masave Qasja e re e kuadrit të PMBU-së në Shqipëri përdor praktika të mira për sa i përket ndjekjes së itinerareve të mirëpërcaktuara të proceseve për arritjen e masave të përshtatshme për presionet e caktuara191. Të gjithë trupat ujorë janë deri në njëfarë shkalle unikë, me karakteristika, vendndodhje, presione dhe masa specifike. Megjithatë, si pikënisje, rekomandohet një qasje sistematike për identifikimin e masave të përshtatshme sipas një grupi alternativash bazë. Grupi i itinerareve presione 191Parimet bazë për përzgjedhjen e kombinimeve të masave më efikase nga pikëpamja e kostove për përfshirje në programin e masave të përcaktuar në nenin 11 të Direktivës Kuadër të Ujit - DORACAKU. Raporti UBA-FB 000563, Ekologjik 2004 Faqe | 13-9 masa për secilin prej pesë tipeve kryesore të presioneve paraqitet në Shtojcën Teknike 13. Në Figura 13-1 paraqitet një shembull i itinerarit të ndotjes nga burime të shpërndara. Shembulli tregon që ndotja e shpërndarë bie në kategorinë e 2-të të raportimit WISE (shihni Tabelën 10-1). Zakonisht, por jo vetëm, presionet e kanë origjinën nga bujqësia. Ndotja e shpërndarë mund ta ketë origjinën edhe nga zonat urbane, autostradat dhe pylltaria. Alternativat e disponueshme janë mjaft të larmishme, në varësi të treguesit të presionit, p.sh përqendrimet e pesticideve, ngarkesa vjetore e nitrateve etj. Për zbatimin e masës, kërkohen masa bazë dhe/ose masa plotësuese për të përmbushur Direktivat përkatëse të BE-së. Figura 13-1 –Shembull i Zgjedhjes së Masave për Kategorinë e Presioneve “Burimet e Shpërndara” 13.6 Ndërhyrjet Operacionale për Trupat Ujorë që nuk i Arrijnë Objektivat Mjedisore Menaxhimi Aktiv i Basenit Ujor Kur të dhënat e monitorimit ose vlerësimet e tjera tregojnë se objektivat e përcaktuara në nenin 4 të DKU-së për trupin ujor nuk kanë gjasa të arrihen brenda periudhës së PMBU-së, kërkohet që 192: • Shkaqet e mosarritjes së mundshme të evidentohen nëpërmjet ndërmarrjes së studimeve të veçanta • Lejet dhe autorizimet përkatëse të shqyrtohen dhe rishikohen sipas nevojës • Programet e monitorimit të rishikohen dhe përshtaten sipas nevojës • Të merren masa shtesë, si të shihet e nevojshme, për t’i arritur këto objektiva, përfshi edhe përcaktimin e vlerave kufi të emetimeve (VKE) dhe standardeve të cilësisë mjedisore (SCM) më të rrepta. Ky proces kërkon menaxhim aktiv nga autoritetet kompetente (AK). AK-të përgjegjëse për monitorimin duhet të raportojnë të paktën një herë në vit nëse po arrihet ndryshimi i synuar në status. Agjencia mbikëqyrëse, AMBU, në koordinim me agjenci të tjera, duhet të ndërmarrë veprime korrigjuese brenda periudhës së Planit. 13.7 Identifikimi Numerik dhe Raportimi i Masave Dokumenti udhëzues për raportimin për Programin e Masave përcaktohet në WISE 2016, në seksionin 10.1.19. Një atribut mjaft i rëndësishëm dhe i detyrueshëm është kodi i masave ose identifikimi 192Komisioni Evropian Direktiva Kuadër e Ujit 2000/60/KE– Neni 11(5) Faqe | 13-10 numerik i masës individuale193. Përcaktimi i kodit unik për çdo masë të basenit ujor kërkon krijimin e disa disiplinave mjaft të rëndësishme lidhur me PiM-në: • Masa e identifikuar me kod dhe atributet e saj parësore mund të ruhen dhe aksesohen në një bazë të dhënash si Kadastra Kombëtare e Burimeve Ujore (KKBU). • Masa mund t’i referohet në mënyrë të kryqëzuar të gjithë trupave ujorë në basenin ujor ku do të zbatohet ajo masë, dhe për rrjedhojë do të hartëzohet nga pikëpamja vizuale nëpërmjet Sistemit të Informacionit Gjeografik. • Identifikimi i kodeve unike të masave të veçanta me atributet përkatëse (presionet, agjencia zbatuese, buxheti, treguesit, data e synuar, etj.) nxit fokusin dhe llogaridhënien për zbatimin e masës. Kodimi i masave në PMBU përdor tashmë po të njëjtën qasje me identifikimin numerik të të gjithë objektivave të lidhura me menaxhimin e ujit në basenin ujor, siç përshkruhet në Shtojcën Teknike 4 dhe Seksionin 4.7. Përdorimi i Treguesve për të Siguruar Arritjen e Masave Treguesit mjedisorë luajnë rol jetik thelbësor në politikëbërjen efikase dhe koherente, duke theksuar faktorët kyç në modelin nxitës-presione-gjendje-ndikim-reagim (NPGjNR) që shkaktojnë presione mjedisore dhe të cilat mund të synohen nga politika. Treguesit mbështesin vlerësimet teknike duke ofruar informacion për gjendjen dhe tendencat e çështjeve prioritare, si dhe progresit kundrejt objektivave ose vlerave referencë. Prandaj, treguesit sasiorë janë mjet kyç menaxhimi dhe përfaqësojnë vlerësimin më të mirë të përafërt të hendekut mes arritjes së statusit ose potencialit të mirë dhe progresit të synuar në një afat të caktuar. Skema e raportimit WISE 2016 hartëzon lidhjen e pritshme midis presioneve, treguesve të presioneve, masave dhe treguesve të masave, dhe ky model raportimi ndiqet edhe në procedurat e raportimit të PMBU-së. Lista përfundimtare e Masave të Llojit Kyç dhe Treguesve të Masave gjendet në Tabela 13-2. Informacioni i Raportuar për Masat e Përgjithshme dhe të Veçanta Identifikimi dhe gjurmimi i çdo mase është thelbësor, megjithatë sistemi i raportimit duhet të funksionojë jo vetëm nga pikëpamja numerike (p.sh mund të regjistrohet në KKBU me atributet numerike) por duhet edhe të ofrojë një sërë Tabelash dhe/ose Hartash praktike në raportet e PMBU së në mënyrë që masat e propozuara të mund të identifikohen dhe kuptohen lehtësisht. Të dyja metodat e raportimit duhet të sigurojnë që presionet të identifikohen qartësisht dhe që masat e propozuara të ndikojnë drejtpërdrejt te presionet. Për më tepër, niveli i arritjes së masës duhet monitoruar nga përdorimi i këtyre treguesve (shihni 13.6.4). Megjithatë, zbatimi i masave dhe ndërlidhjet midis llojeve të masave dhe grupit të synuar (bazë ose plotësuese, e përgjithshme ose e veçantë) mund të sjellë një sistem raportimi mjaft kompleks, shihni Tabela 13-3. Tabelat raportuese të hartuara për Shqipërinë (hartimi është në diskrecion të ShA-ve, subjekt i kërkesave minimale WISE të BE-së194 ) marrin parasysh veçoritë e rëndësishme dhe kompleksitetet në zbatimin e ri dhe novator të masave. Tabela 13-3 përmbledh një grup përgjithësisht kompleks të nutacioneve me këto pika kryesore: • Nga pikëpamja operacionale, masat bazë trajtojnë kryesisht këto çështje: • Masat bazë dhe plotësuese në shkallë të përgjithshme mund të zbatohen kryesisht përmes politikave ose strategjive në nivel baseni, instrumenteve fiskale ose instrumenteve të tjera • Masat bazë dhe plotësuese në shkallë specifike zbatohen kryesisht përmes përcaktimit të kushteve specifike të lejes • Treguesit e presionit dhe të masës janë elemente thelbësore për arritjen e objektivave mjedisore. Megjithatë, këta tregues janë të ndryshëm, në varësi të faktit nëse masa do të zbatohet në shkallë të përgjithshme ose specifike. 193Komisioni Evropian, Dokumenti Udhëzues WISE për Raportimin 2016, Kapitulli 10. Skema “PiM-ja e PMBU-së”, elementi i skemës: Kodi i Masave 194Strategjia e BE-së për Zbatimin e Përbashkët të DKU-së – Dokumenti Udhëzues WISE 2016 për Raportimin – seksionet 10.1.9 dhe 10.2.3 Faqe | 13-11 Në Shtojcën 3 të WISE 2016 jepen edhe udhëzime për presionet dhe treguesit kryesorë të masave, me shembuj të dhënë në Tabela 10-1, Tabela 10-2 dhe Tabela 13-3. Zakonisht, këto kërkojnë statistika në nivel baseni si ngarkesa vjetore e BOD5, volumi vjetor i ujit të marrë nga sektori X si % e burimit të rinovueshëm etj. Edhe treguesit e masës janë në mënyrë të ngjashme në nivel baseni, siç është ekuivalenti i popullsisë (p.e.) që do të shërbehet nga ITUNU, etj. Lista përfundimtare e treguesve të masës në nivel të përgjithshëm paraqitet në Shtojcën 8 të WISE 2016, ku përfshihen më shumë se 80 tregues. Masat specifike (që bien në kuadrin e Masave të Llojit Kyç, LlMK) duhet të trajtojnë presionet specifike që hasen në nivelin e trupit ujor. Mënyra më efikase për ta bërë masën të pasqyrojë presionin përkatës është që të përmblidhen elementet individuale që kontribuojnë në statusin ose potencialin e përgjithshëm të trupit ujor. Kur ka përjashtime sipas nenit 4(5) ose 4(7) të DKU-së, këto përjashtime duhen raportuar. Tabela 13-2 – Lista Standarde e Numeracionit për Masat dhe Treguesit Kyç MASA E LLOJIT KYÇ KODI195 TREGUESI I PËRGJITHSHËM TREGUESI SPECIFIK Ndërtimi/përmirësimi i ITUN-ve bashkiakë 1 Numri i ITUNU-ve që kërkohen për arritjen e OM-së Popullsia ekuivalente që kërkon trajtim Reduktimi i ndotjes nga lëndët ushqyese me origjinë nga bujqësia. 2 Sipërfaqja e tokës së mbuluar nga strategjia e kontrollit Reduktimi i ndotjes nga pesticidet me origjinë nga bujqësia 3 Sipërfaqja e tokës së mbuluar nga strategjia e kontrollit Numri i zonave të kontaminuara 4 Numri i zonave që kërkojnë rehabilitim Ndërlidhja gjatësore e lumenjve 5 Gjatësia e trupave ujorë që kërkojnë rehabilitim Numri i barrierave që kërkojnë rehabilitim Kushtet hidromorfologjike të lumenjve 6 Gjatësia e trupave ujorë që kërkojnë rehabilitim Regjimi i prurjes dhe prurja ekologjike 7 Gjatësia e trupave ujorë që kërkojnë rehabilitim Numri i zonave që kërkojnë rishikimin e lejeve Indeksi i prurjes ekologjike për trupin ujor Masat për eficiencën e ujit sektorial 8 Numri i familjeve/subjekteve të shënjestruara Volumi i humbjeve reale + të mundshme Masat për vendosjen e çmimit të ujit për familjet 9 Numri i familjeve të shënjestruara Masat për vendosjen e çmimit të ujit për industrinë 10 Numri i instalimeve të shënjestruara Masat për vendosjen e çmimit të ujit për bujqësinë 11 Sipërfaqja e tokës bujqësore të shënjestruar Shërbimet këshilluese për bujqësinë 12 Numri i fermave të shënjuestruara Masat për mbrojtjen e ujit të pijshëm 13 Masat për mbrojtjen e ujit të pijshëm Zhvillimi i bazës së njohurive (kadastra) 14 Numri i zonave që kërkojnë përmirësim të të dhënave Masat për asgjësimin e SPRr-ve dhe SP-ve 15 Numri i zonave që kërkojnë rishikimin e lejeve Ndërtimi ose përmirësimi i ITUNU-ve industrialë 16 Numri i ITUNU-ve që kërkohen për arritjen e OM-së Strategjitë për kontrollin e sedimenteve 17 Sipërfaqja e tokës së mbuluar nga strategjia e kontrollit Speciet invazive/strategjia për kontrollin e sëmundjeve 18 Gjatësia e trupave ujorë që kërkojnë rehabilitim Numri i kërkuar i planeve të veprimit për speciet Masat për kontrollin e ndikimeve rekreative 19 Gjatësia e trupave ujorë që kërkojnë rehabilitim Masat për kontrollin e ndikimeve të akuakulturës 20 Gjatësia e trupave ujorë që kërkojnë rehabilitim Masat për kontrollin e ndotjes së shpërndarë urbane 21 Gjatësia e trupave ujorë që kërkojnë rehabilitim Numri i pritave ujore/zonave buferike/SQK-ve Masat për kontrollin e ndotjes nga pylltaria 22 Sipërfaqja e tokës së mbuluar nga strategjia e kontrollit Masat natyrore për ujëmbajtjen/buferike 23 Numri i zonave që kërkojnë zbatim Masat për përshtatjen ndaj ndryshimeve klimatike 24 Numri i instalimeve që kërkojnë përshtatje Masat për kontrollin e acidifikimit 25 Gjatësia e trupave ujorë që kërkojnë rehabilitim Masat për kontrollin e nxjerrjeve të tepërta 26 Numri i lejeve të lëshuara me nxjerrje të kufizuara 195Klasifikimi bazuar në elementin e Skemës së Raportimit GIS të WISE 2016 - Masa e Llojit Kyç Faqe | 13-12 13.8 Rehabilitimi i zonave të kontaminuara Siç përmblidhet në Tabelat 13-4 dhe 13-5, të cilat gjenden në Aneksin XI, raportimi i masave për basenin e PMBU-së së Matit ndjek një qasje të strukturuar që është në përputhje me kërkesat minimale të sugjeruara nga WISE 2016. Këto tabela mund të zbatohen në mënyrë identike në të gjitha kategoritë e trupave ujorë. Atributet e masave përfshijnë si minimum: Kodin e masës - emrin e masës - llojin e masës sipas nenit 11 - kategorinë e ujit (lum, liqen, ujë nëntokësor, etj.) - njësinë pritëse (basen, nënbasen, trup ujor) - presionet përkatëse - kontributin që masa pritet të japë drejt objektivave mjedisore – Autoritetin Kompetent – Subjektet ose sektorët e prekur nga masa – koston totale Detajet e mëtejshme lidhur me financimin dhe zbatimin, veçanërisht për sa u përket burimeve të financimit dhe kostove të masave që raportohen kryesisht në Raportin kryesor të Analizës Ekonomike. Raportimi Përmbledhës i PiM-së në Nivelin e Basenit Ujor Krahas nivelit të detajuar të “raportimit kombëtar” të përcaktuar në Tabelat 13-4 dhe Tabelat 13-5, një prej kërkesave të raportimit WISE është të ofrohet një përmbledhje e nivelit të lartë të presioneve dhe masave në nivelin e basenit ujor. Shtetet Anëtare duhet të raportojnë një tregues të standardit të nivelit të lartë për secilin prej tetë Presioneve të Llojit Kyç dhe të paktën një tregues tjetër të paracaktuar (kombëtar) specifik për presionin individual ose substancën kimike. Treguesi i presionit të ShA-së lehtëson krahasimin midis baseneve të ndryshme ujore dhe treguesi i rekomanduar shërben thjesht për të treguar gjatësinë (sipërfaqen) e përgjithshme të trupit ujor që i nënshtrohet presionit të konsiderueshëm të identifikuar si % e totalit të gjatësisë/sipërfaqes së trupave ujorë në basen. Për shembull, për presionin pikësor të ujërave të ndotura urbane të patrajtuara (PLlK 13-6), vlerësohet që 56.4% e gjatësisë së kombinuar të të gjithë trupave ujorë (lumorë) ndikohet nga ujërat e ndotura urbane të patrajtuara. Treguesi i ShA-së identifikon shkallën relative të presionit. Treguesi i presionit kombëtar tregon shkallën absolute, në këtë rast ose: i) gjatësinë e përgjithshme reale të trupave ujorë të prekur (treguesi i përgjithshëm), 63 km sipas shembullit. ii) ose ngarkesën e BOD-së (treguesi specifik, tonë/vit) që duhet reduktuar për të arritur objektivin mjedisor (p.sh niveli i përputhshmërisë së BOD5 me ‘Statusin e Mirë’, zakonisht < 4 mg/l). Treguesi i presionit kombëtar është çështjeje zgjedhjeje e ShA-së, por duhet të jetë në përputhje me standardin e treguesve të përcaktuar në Tabelën 10-1 dhe 10-2. Niveli i matjes së sasisë së prurjeve në Shqipëri (mbetjet e lëngëta pas trajtimit dhe ujërat pritëse) është kaq i ulët në këtë kohë, sa treguesit volumetrikë (pra ngarkesat) nuk mund të llogariten në mënyrë të besueshëme. Për pasojë, në planin e parë të periudhës 2024-2029 treguesit duhet të mbështeten në masat e thjeshtuara të gjatësisë së trupit ujor ose në numrin e pikave. Lidhur me zbatimin e masave, duhet identifikuar Masa më e zbatuar e Llojit Kyç (LlMK) për Presionin e Llojit Kyç, si dhe treguesi që do të përdoret për të vlerësuar nga pikëpamja sasiore progresin e masës. Duhet identifikuar treguesi më i përhapur për çdo LlMK, si dhe vlera bazë për 2021-shin. Presioni pikësor nga ujërat e ndotura urbane duhet trajtuar kryesisht nëpërmjet ndërtimit të impianteve të trajtimit të ujërave të ndotura (ITUN-u) (Masë Bazë sipas Direktivës së BE-së për Trajtimin e Ujërave të Ndotura Urbane (91/271/KEE), Masa e Llojit Kyç 1). Ka shumë rëndësi që treguesi i masës të identifikohet dhe vlerësohet nga pikëpamja sasiore. Në rastin e ujërave të ndotura urbane, treguesi i masës që zbatohet më së shumti është niveli i popullsisë ekuivalente (p.e.) që kërkon trajtim të ujërave të ndotura për të arritur standardin e cilësisë mjedisore prej BOD5 < 4 mg/l në trupin ujor pritës. Treguesi i masës duhet të jetë një deklaratë e qartë e nivelit të pritshëm/aktual të progresit kundrejt objektivit mjedisor (OM) dhe duhet të paraqitet gjithnjë në formatin e “bilancit të reduktuar” (p.sh presioni që mbetet) dhe për të paktën për periudhën bazë + dy periudha të ardhshme PMBU-je (pasi shumë masa mund të kërkojnë 6 ose mbi 12 vjet për të arritur objektivat). Faqe | 13-13 Në shembullin e presionit pikësor nga ndotja urbane vlerësohet që 750,000 p.e. janë aktualisht pa trajtim të ujërave të ndotura urbane sipas standardit të kërkuar. Në vijim të zbatimit të ITUNU-ve të ndryshëm, progresi i masës synon 500,000 dhe 250,000 deri në vitin 2029 dhe 2033 përkatësisht. Për rrjedhojë, ekuivalenti i presionit deri në 250,000 p.e. mbetet ende të arrihet deri në 2033-shin, duke kërkuar masa të mëtejshme pas vitit 2033, por kjo gjë është më se e qartë nga formati i raportimit. Rishikimi i progresit të zbatimit të masave (me arritjen e treguesve) është komponent themelor i rishikimit të PMBU-së në fund të periudhës gjashtë vjeçare. Numri i familjeve të synuara Atributet kyçe të formateve të raportimit të masave tregojnë praktikën më të mirë lidhur me përcaktimin e masave: • Masat duhet të synojnë presionet e identifikuara. Një masë merr kuptimin e nenit 11 të DKU-së kur provohet se kontribuon në reduktimin e presionit (dhe rrjedhimisht në përmirësimin e statusit të trupit ujor) ose në nivelin e basenit ujor, ose në nivelin e trupit ujor. • Masat duhet të jenë realiste dhe të arritshme. Shumë PMBU të mëparshme, veçanërisht në vendet e para-aderimit, kanë objektiva krejtësisht jo realiste dhe të paarritshme, duke shpërfillur buxhetet qendrore të kufizuara, mangësinë e kapaciteteve teknike të stafeve, mungesën e të dhënave të monitorimit ose shkallën e koordinimit të nevojshëm midis Autoriteteve Kompetente. • Masat duhet të jenë të vlerësueshme nga pikëpamja sasiore për sa i përket progresit drejt objektivit. Nëse nuk vendosen objektiva të vlerësueshëm nga pikëpamja sasiore dhe nëse nuk ka monitorim progresiv, këta objektiva nuk mund të arrihen kurrsesi deri në fund të periudhës së PMBU-së. Kjo arrihet duke vendosur tregues standardë. • Masat bazë dhe plotësuese mund të gjejnë zbatim edhe në shkallë të përgjithshme (basen lumor) ose shkallë specifike (trup ujor). Dallimi thelbësor midis masave të përgjithshme dhe masave specifike është zakonisht numri i trupave ujorë të prekur nga masat dhe ndarja e tyre hapësinore (të ndara ose të grupuara). • Masat mund/duhet të dallohen nga a) Autoritetet Kompetente b) presionet e ndryshme. Ndonëse dy Autoritetet Kompetente mund të punojnë në mënyrë paralele për të njëjtat presione, çdo institucion duhet të përdorë instrumente specifike, lejet dhe kompetencat ligjore specifike, ndaj masat individuale duhen ndarë. • “Praktika më e mirë” në Tabelat 12-4, 12-5 dhe 13-6, në Anekset përkatëse përafrohet me kërkesat e raportimit të WISE 2016 që: “Masat duhet të jenë të shënjestruara për sa i përket llojit dhe shkallës së sigurisë së presionve që po trajtohen dhe se kjo gjë do të sjellë përmirësime kundrejt arritjes së statusit ose potencialit të mirë në trupat ujorë. Masat duhet të hartohen bazuar në vlerësimin e statusit aktual të trupit ujor, plotësuar me informacion nga analiza e presioneve dhe ndikimeve që prekin trupin ujor”. Shtojca 13 paraqet shembujt se si duhen plotësuar Tabelat për dy grupet kryesore alternative të masave: • Masë e vetme e përgjithshme që zbatohet për të gjithë trupat ujorë • Masa të ndryshme specifike që zbatohen për një trup ujor të vetëm Faqe | 13-14 Tabela 13-3 –Marrëdhënia midis Llojeve dhe Synimeve të Masave dhe Sistemit të Kodimit MASAT BAZË MASAT PLOTËSUESE TREGUESIT SHEMBUJ PËR PRESIONET MASAT PËR ASGJËSIMIN E SPRR VE DHE SP-VE MASAT E PËRGJITHSHME Zbatohet në nivel baseni ose nënbaseni ose për trupa ujorë të shumtë SISTEMI I KODEVE BM ose SM + ID-ja e basenit + Rendi p.sh BM-3514-01 Numri i ITUNU-ve që kërkohen për arritjen e OM-së • Direktiva për Ujërat e Larjes (2006/7/KE) • Direktiva për Ujin e Pijshëm (98/83/KE) • Direktiva për Trajtimin e Ujërave të Ndotura Urbane (91/271/KEE) • Direktiva për Nitratet (91/676/KEE)(91/676/KEE) • Direktiva për Habitatet (92/43/KEE) • Direktiva për parandalimin e integruar dhe kontrollin e ndotjes (96/61/KE) • Direktiva për Mbrojtjen e Produkteve Bimore (91/414/KEE) • Tarifat/iniciativat financiare • Marrëveshjet për bashkëpunimin • Qasjet këshilluese • Instrumentet statutore • Masat nuk marrin parasysh presionin e kohës dhe të sezonit • Numri i pikave të shkarkimit të ujërave të ndotura të patrajtuara • Numri i trupave ujorë me ndërprerje morfologjike • Ngarkesa vjetore e pesticideve mbi SCM • Numri i impianteve hidroenergjetike • Volumi i nxjerrjeve së ujërave nëntokësore • Popullsia ekuivalente që do të trajtohet nga ITUNU • Numri total i lejeve të reja/të mbartura • Zona bujqësore subjekt i kufizimeve të NPK-së • Reduktimi në % i nxjerrjeve dhe konsumit të ujit sektorial • Indeksi i Shfrytëzimit të Basenit Ujor • Indeksi i Prurjes Ekologjike në Basen MASAT PËR KONTROLLIN SPECIFIK Zbatohen në nivel baseni ose nënbaseni, ose për trupa ujorë të shumëfishtë SISTEMI I KODEVE BM ose SM + Trupi ujor ID+ Rendi p.sh SM-GW35140409-01 Numri i ITUNU-ve që kërkohen për arritjen e OM-së • Direktiva për Ujërat e Larjes (2006/7/KE) • Direktiva për Ujin e Pijshëm (98/83/KE) • Direktiva për Trajtimin e Ujërave të Ndotura Urbane (91/271/KEE) • Direktiva për Nitratet (91/676/KEE)(91/676/KEE) • Direktiva për Habitatet (92/43/KEE) • Direktiva për parandalimin e integruar dhe kontrollin e ndotjes (96/61/KE) • Direktiva për Mbrojtjen e Produkteve Bimore (91/414/KEE) • Kushtet e lejes marrin parasysh kërkesat specifike për trupin ujor, p.sh vlerat kufi të emetimeve (VKE), prurjen ekologjike, zonat e mbrojtura, ekosistemet e varura nga ujërat nëntokësore, pikat e nxjerrjes, etj. • Masat do të marrin parasysh presionin e kohës dhe të sezonit • Statusi i elementeve individuale të statusit të trupit ujor Elementet e cilësisë biologjike Elementet fiziko-kimike Elementet hidromorfologjike Shtojca X Substancat Prioritare Shtojca VIII NSBU-të • Gjatësia e zonës së pikut të shfrytëzimit • koha e dëmtimit të trupit ujor në % • dëmtimi i prurjes së trupit ujor në % • Niveli i vrojtuar i ujërave nëntokësore • Raporti i Cilësisë Ekologjike të Trupit Ujor • Indeksi i Prurjes Ekologjike në Trup Ujor • Ngarkesa sezonale e BOD-së g/m3 • Ngarkesa sezonale e SPBU-së g/m3 • Leja e subjektit lëshuar me kufizime sezonale (koha/prurja) • Instalimet industriale me trajtim në terren Faqe | 13-15 13.9 Përmbledhja e Trupave Ujorë Sipërfaqësorë që Rrezikojnë të Mos i Përmbushin Objektivat Mjedisore Bazuar në karakterizimin dhe vlerësimin e trupave ujorë të analizuar në Kapitullin 10, Përmbledhja e të gjithë trupave ujorë sipërfaqësorë që rrezikojnë të mos i arrijnë objektivat mjedisore të përcaktuara paraqitet në Tabela 13-4. Aty ku ka pritshmëri që masat të zbatohen për një trup ujor specifik ose një grup të ngjashëm trupash ujorë, për masat bazë përmendet direktiva përkatëse ose për masat plotësuese përmenden instrumentet e tjera, sipas rastit. Masat mbrojtëse shqyrtohen së bashku me palët e përshtatshme të interesit gjatë fazës së konsultimit të PMBU-së (janar-qershor 2021). Për shkak të kompleksitetit teknik, financimit ose kufizimeve të tjera, mund të gjykohet se, pavarësisht statusit të pamjaftueshëm, nuk ka asnjë perspektivë realiste për zbatimin e masave të mjaftueshme brenda periudhës së PMBU-së për trupat ujorë specifikë. Arsyet e pamundësisë për të arritur përputhshmërinë duhen përmendur në pjesën përshkruese. 13.10 Përmbledhja e Trupave Ujorë Nëntokësorë që Rrezikojnë të Mos i Përmbushin Objektivat Mjedisore Bazuar në karakterizimin dhe vlerësimin e trupave ujorë të analizuar në Kapitullin 10, Përmbledhja e të gjithë trupave ujorë nëntokësor që rrezikojnë të mos i arrijnë objektivat mjedisore të përcaktuara paraqitet në Tabela 13-5. Aty ku ka pritshmëri që masat të zbatohen për një trup ujor specifik ose një grup të ngjashëm trupash ujorë, për masat bazë përmendet direktiva përkatëse ose për masat plotësuese përmenden instrumentet e tjera, sipas rastit. Masat mbrojtëse shqyrtohen së bashku me palët e përshtatshme të interesit gjatë fazës së konsultimit të PMBU-së (janar-qershor 2021). Për shkak të kompleksitetit teknik, financimit ose kufizimeve të tjera, mund të gjykohet se, pavarësisht statusit të pamjaftueshëm, nuk ka asnjë perspektivë realiste për zbatimin e masave të mjaftueshme brenda periudhës së PMBU-së për trupat ujorë specifikë. Arsyet e pamundësisë për të arritur përputhshmërinë duhen përmendur në pjesën përshkruese. Faqe | 13-16 Tabela 13-4 –Përmbledhje e Trupave Ujorë Sipërfaqësorë që Rrezikojnë të Mos i Përmbushin Objektivat Mjedisore TRUPI UJOR OSE GRUPI I TRUPIT UJOR EMRI FORMA STATUSI I PËRGJITHS HËM DËSHTIMI I CILËSISË? DËSHTIMI I SASISË? DËSHTIMI I MORFOLOGJISË ? MASË E PROPOZU AR? INSTRUMENTAT BAZË INSTRUMENTAT PLOTËSUESE 351211 Mati Ujëra të përkohshme 2 Po Jo Jo Po BE 2000/60/KE Direktiva për Vlerësimin e Ndikimeve Mjedisore (85/337/KEE) Direktiva për Habitatet (92/43/KEE) Ligji 111/2012 Ligji Nr. 10431/2011 351213 Mati Lumë 4 Jo Po Po Po BE 2000/60/KE Direktiva për Vlerësimin e Ndikimeve Mjedisore (85/337/KEE) Direktiva për Habitatet (92/43/KEE) Ligji 111/2012 Ligji Nr. 10431/2011 3512211 Lumi Fan i Madh Lumë 4 Po Po Po Po BE 2000/60/KE Direktiva për Vlerësimin e Ndikimeve Mjedisore (85/337/KEE) Direktiva për Habitatet (92/43/KEE) Ligji 111/2012 Ligji Nr. 10431/2011 3512213 Lumi Fan i Madh Lumë 4 Po Po Po Po BE 2000/60/KE Direktiva për Vlerësimin e Ndikimeve Mjedisore (85/337/KEE) Direktiva për Habitatet (92/43/KEE) Ligji 111/2012 Ligji Nr. 10431/2011 3512231 Lumi Fan i Madh TUTM 5 Po Po Po Po BE 2000/60/KE Direktiva për Vlerësimin e Ndikimeve Mjedisore (85/337/KEE) Direktiva për Habitatet (92/43/KEE) 91/271/KEE (Direktiva për Trajtimin e Ujërave të Ndotura Urbane) Ligji 111/2012 Ligji Nr. 10431/2011 351231 Mati TUTM 4 Po Po Po Po BE 2000/60/KE Direktiva për Vlerësimin e Ndikimeve Mjedisore (85/337/KEE) Direktiva për Habitatet (92/43/KEE) Ligji 111/2012 Ligji Nr. 10431/2011 Faqe | 13-17 3512331 Mati Lumë 4 Po Po Po Po BE 2000/60/KE Direktiva për Vlerësimin e Ndikimeve Mjedisore (85/337/KEE) Direktiva për Habitatet (92/43/KEE) Ligji 111/2012 Ligji Nr. 10431/2011 3512333 Mati TUTM 5 Po Po Po Po BE 2000/60/KE Direktiva për Vlerësimin e Ndikimeve Mjedisore (85/337/KEE) Direktiva për Habitatet (92/43/KEE) Ligji 111/2012 Ligji Nr. 10431/2011 3512773 Mati Lumë 5 Po Po Po Po BE 2000/60/KE Direktiva për Vlerësimin e Ndikimeve Mjedisore (85/337/KEE) Direktiva për Habitatet (92/43/KEE) Ligji 111/2012 Ligji Nr. 10431/2011 351281 Mati Lumë 5 Po Po Po Po BE 2000/60/KE Direktiva për Vlerësimin e Ndikimeve Mjedisore (85/337/KEE) Direktiva për Habitatet (92/43/KEE) 91/271/KEE (Direktiva për Trajtimin e Ujërave të Ndotura Urbane) Ligji 111/2012 Ligji Nr. 10431/2011 3512343 Uraka Lumë 3 Po Po Jo Po BE 2000/60/KE Direktiva për Vlerësimin e Ndikimeve Mjedisore (85/337/KEE) Ligji 111/2012 Ligji Nr. 10431/2011 Faqe | 13-18 Tabela 13-5 – Përmbledhja e Trupave Ujorë Nëntokësorë që Rrezikojnë të Mos i Përmbushin Objektivat Mjedisore TRUPI UJOR OSE GRUPI GRUPI EMRI STATUSI I PËRGJITHSHËM DËSHTIMI I CILËSISË? DËSHTIMI I RIMBUSHJES? DËSHTIMI I NXJERRJES? MASË E PROPOZUAR? BAZË INSTRUMENTAT INSTRUMENTAT PLOTËSUESE GW35120101 - Laç Mirë Po kripësia Jo Po Po BE 2000/60/KE BE 2006/118/KE Ligji 111/2012 GW35120103 - Shënkoll Mirë Po kripësia Jo Po Po BE 2000/60/KE BE 2006/118/KE Ligji 111/2012 GW35120105 - Kanali i Matit Mirë Po Industria Jo Jo Po BE 2000/60/KE BE 2006/118/KE Ligji 111/2012 GW35120501 GW35120503 E Burrel Rrëshen Mirë Po Industria Jo Jo Po BE 2000/60/KE BE 2006/118/KE Ligji 111/2012 Faqe | 13-19 13.11 Masat për Trupat Ujorë Sipërfaqësorë në Risk Programi i masave bazë dhe/ose plotësuese synon trupat ujorë sipërfaqësorë që rrezikojnë të mos i arrijnë objektivat mjedisore. Këta trupa ujorë kërkojnë vlerësim të detajuar të mënyrës se si do të trajtohet statusi aktual dhe ndikimet vijuese gjatë kohëzgjatjes së planit (2024-2029). Masat bazë dhe plotësuese, të përgjithshme dhe specifike, duhen identifikuar së bashku me ndryshimin e pritshëm në status, autoritetin kompetent përgjegjës, datat e synuara dhe kostot e masave. Duke qenë se duhet të shënjestrojnë trupa ujorë individualë ose grupime të trupave ujorë, masat listohen sipas rendit të trupave ujorë, duke filluar me trupat ujorë të rrjedhës së sipërme. Masat e përgjithshme për grupet e trupave ujorë ose masat e veçanta për trupat ujorë individualë paraqiten në Shtojcën Teknike XI. PM-të mbështeten te rezultatet e analizës së presioneve dhe vlerësimi i statusit të ujit (Kapitulli 10) dhe rrjedhimisht përfshin masa me rëndësi për mbarë basenin, të orientuara drejt vizioneve të dakorduara dhe objektivave të menaxhimit për 2029-n. PM-të janë strukturuar duke marrë parasysh presionet më domethënëse (ndryshimet organike, kimike, hidromorfologjike dhe ato të lëndëve ushqyese) dhe trupat ujorë që gjenden në të gjithë basenin. Synimi është të arrihen objektivat e menaxhimit për të gjithë basenin, për çdo trup ujor sipërfaqësor dhe nëntokësor, në mënyrë që objektivat mjedisore të parashtruara në DKU të arrihen deri në 2029-n. Gjetjet dhe përfundimet kryesore për masat e identifikuara dhe rëndësia e tyre për basenin, si dhe prioritetet lidhur me zbatimin e tyre në shkallë të gjerë paraqiten në PM në formë të përmbledhur. Zbatimi i këtyre masave të rëndësishme në të gjithë basenin sigurohet duke u koordinuar me institucione që kanë si objektiv zbatimin e këtyre masave. Nga analiza e presioneve dhe përcaktimi i statusit identifikohen të gjithë ata trupa ujorë që nuk i kanë arritur OM-të. Sipas Nenit 4 të DKU-së, duhen marrë masat e duhura për të parandaluar përkeqësimin e statusit të ujëra sipërfaqësore dhe arritjen e statusit ose potencialit të mirë ekologjik. Kapitulli 10 shpjegon burimin e këtyre ndotësve dhe ndikimin që kanë te trupat ujorë. Më poshtë gjeni listën e masave të propozuara për përmirësimin e statusit të këtyre trupave ujorë. Masat duhet të jenë të shënjestruara për sa i përket llojit dhe shkallës, për t’u siguruar se presionet po trajtohen dhe se kjo gjë do të sjellë përmirësime kundrejt arritjes së statusit ose potencialit të mirë të trupave ujorë. Masat duhen hartuar duke u bazuar te vlerësimi i statusit aktual të trupit ujor, plotësuar me informacion nga analiza e presioneve dhe ndikimeve që prekin trupin ujor. Për çdo Masë të Llojit Kyç janë propozuar treguesit sasiorë të shkallës dhe progresit të zbatimit të masave. Shtetet Anëtare mund të raportojnë edhe për treguesit e tyre nëse treguesit e propozuar nuk shihen të përshtatshëm për situatën kombëtare. Grupimi i trupave ujorë u mbështet te disa faktorë mjaft të rëndësishëm si afërsia me njëri-tjetrin (trupa ujorë që i përkasin një lumi) dhe presioneve të njëjta që veprojnë mbi to. Ka disa trupa ujorë që me shumë gjasë nuk i arrijnë objektivat mjedisore. Lidhur me zbatimin e masave, duhet identifikuar Masa më e zbatuar e Llojit Kyç (LlMK) për Presionin e Llojit Kyç, si dhe treguesi që do të përdoret për të vlerësuar nga pikëpamja sasiore progresin e masës. Tabelat e Masave për Trupat Ujorë (shihni Shtojcën Teknike XI) paraqesin shembuj konkretë se si janë përzgjedhur masat për rastet e grupimit të trupave ujorë. Shpjegimi i metodologjisë dhe rruga e ndjekur gjenden në Shtojcën Teknike XI. Grupi i Trupave Ujorë 3512231, 3512333, 3512771, 3512343, 3512225,351231 Trupi ujor lumor 3512231 – rrjedha e poshtme e Digës së Lezhës. Ky trup ujor është plotësisht i mbrojtur me digë për të siguruar kapacitetin e rezervuarit. Mesa duket nuk ka pasur parashikim për prurjet mjedisore, dhe virtualisht i gjithë uji i grumbulluar është devijuar nëpërmjet kanalit dhe tubacionit jofunksional të HEC-eve, duke e lënë rrjedhën plotësisht pa pjesën më të madhe të prurjeve të saj deri në pikën e bashkimit. Trupi ujor lumor 3512333 – rrjedha e poshtme e Digës së Ulzës. Ky lumë është plotësisht i mbrojtur me digë për të siguruar kapacitetin e rezervuarit. Mesa duket nuk ka pasur parashikim për prurjet mjedisore, dhe virtualisht i gjithë uji i grumbulluar është devijuar nëpërmjet kanalit dhe tubacionit Faqe | 13-20 jofunksional të HEC-eve, duke e lënë rrjedhën plotësisht pa pjesën më të madhe të prurjeve të saj deri në pikën e bashkimit. Trupi ujor lumor 3512771 - Presione në basenin e rrjedhës së sipërme, kryesisht në HEC-e të vogla dhe nxjerrje zhavorri. Presion minimal në ujërat e ndotura. Trupi ujor lumor 3512343 – ky trup ujor është përfaqësues i 90% të gurëve gëlqerorë në rrjedhën e sipërme të basenit të lumit me presione të vogla, kryesisht nga veprimtari bujqësore. Trupi ujor lumor 3512225 - ky trup ujor lumor ndikohet nga disa presione, përfshi edhe pikun hidrik nga efektet e HEC-it në rrjedhën e sipërme dhe praninë e ujërave të ndotura urbane. Megjithatë, presioni më domethënës duket se vjen nga ndikimet hidromorfologjike të shpërndara përgjatë lumit. Statusi aktual supozohet të jetë statusi “I dobët”. Trupi ujor lumor 351231 - Presione në basenin e rrjedhës së sipërme, kryesisht në HEC-e të vogla dhe nxjerrje zhavorri. Presion minimal në ujërat e ndotura. Masat e Llojit Kyç (LlMK) më të përshtatshme për reduktimin e presioneve dhe ndikimeve nga ndryshimi hidromorfologjik i trupave ujorë është përmirësimi i kushteve hidromorfologjike të trupave ujorë përveç vazhdimësisë gjatësore (LlMK 6). Skema e HEC-eve me derivacion duhet të përmbushë detyrimet e parashtruara në lejen për përdorimin e burimit ujor. Ato duhen projektuar në mënyrë të tillë që të lejojnë kalimin e faunës ujore dhe të prurjes ekologjike edhe në rrjedhën më të ulët të lumit. Edhe presioni pikësor i ujërave të ndotura urbane (PLlK 1.1) duhet trajtuar zakonisht nëpërmjet ndërtimit të impianteve të trajtimit të ujërave të ndotura (ITUN - LlMK 1), por kur ndërtimi i ITUN-ut është i pamundur, ka LlMK të tjera që mund të ndërmerren për reduktimin e ngarkesës nga ujërat e ndotura urbane si masa për parandalimin dhe kontrollin e ndotjes nga zonat urbane, transporti dhe infrastruktura e ndërtuar. (KTM 21). Për këta trupa ujorë janë propozuar edhe masa të tjera krahas impiantit të trajtimit të ujërave të ndotura urbane, të cilat do të sjellin përmirësimin e statusit të tyre. Një prej masave është reduktimi i pikave të shkarkimit të ujërave të ndotura, grumbullimi i tyre në një numër të vogël kolektorësh dhe ndarja e sistemeve të kombinuara nga ujërat e shiut, të cilat kanalizohen në sistemin e furnizimit me ujë dhe nuk lejohen të rrjedhin me trupat ujorë. Këto masa do të ndihmojnë në përmirësimin e statusit aktual të këtyre trupave ujorë dhe me zbatimin e tyre pritet që, në planet e ciklit të dytë të menaxhimit (nga viti 2029), statusi shumë i keq të përmirësohet në status mesatar. Masa e Vetme në Tabelën e Grupit të Trupave Ujorë (shihni Shtojcën Teknike XI) përmbledh të gjitha masat për këta trupa ujorë. Grupi i Trupave Ujorë 3512226, 35122221, 351213, 3512211 Trupi ujor lumor 3512226 - Minierë bakri 6.0 km në pjesën e sipërme të minierës Balkan Basalt, statusi aktual i supozuar ‘i dobët’. Trupi ujor lumor 35122221 - Pika e shkarkimit të ujërave të ndotura nga Rrësheni. Ndonëse në formë natyrore, ujërat urbane të patrajtuara sjellin nivele tepër të larta të BOD5 në ujërat pritëse. Trupi ujor lumor 351213 dhe 3512211 – rrjedha e fundit e basenit të Lumit të Matit. Supozohet se presionet më të rëndësishme lokale janë ato të ndotjes së shpërndarë nga praktikat bujqësore dhe me gjasë nga marrja e ujit në kanalin ujitës dhe nxjerrja e zhavorrit. Ndryshimi fizik i trupit ujor për shkak të ndërtimit të digës së lumit. Supozohet se ndryshimet kanë bërë që ky trup ujor të ketë “status të dobët”. Është konstatuar se, në këta trupa ujorë, presioni në hyrje ndikohet kryesisht nga pikat ku ka vend depozitime të mbetjeve industriale. Propozohet që të ndërmerret rehabilitimi i zonës duke zgjedhur teknologjinë e përshtatshme sipas rastit. Propozohet edhe reduktimi i pikave të shkarkimit të ujërave të ndotura, grumbullimi i tyre në një numër të vogël kolektorësh dhe ndarja e sistemeve të kombinuara nga ujërat e shiut, të cilat kanalizohen në sistemin e furnizimit me ujë dhe nuk lejohen të rrjedhin me trupat ujorë. Këto masa do të ndihmojnë në përmirësimin e statusit aktual të këtyre trupave ujorë dhe me zbatimin e tyre pritet që, në planet e ciklit të dytë të menaxhimit (nga viti 2029), statusi shumë i keq të përmirësohet në status mesatar. Masa e Vetme në Tabelën e Grupit të Trupave Ujorë (shihni Shtojcën Teknike XI) përmbledh të gjitha masat për këta trupa ujorë. Faqe | 13-21 Grupi i Trupave Ujorë 3512773, 351275 Trupi ujor lumor 3512773 – ka dukshëm disa presione, përfshi ujërat e ndotura urbane të patrajtuara dhe nxjerrjet e zhavorrit. Kjo rrjedhë kalon përmes tokave bujqësore, ku mund të ketë disa nxjerrje ujërash nëntokësore, që me shumë gjasë ndikojnë te prurjet e rrjedhës. Megjithatë, presioni parësor supozohet se vjen nga marrjet e ujit që bëhen kryesisht për ujitje dhe sistemi i kanaleve që ndodhet në bregun verior të lumit dhe që shtrihet në drejtim të perëndimit. Ndryshimi fizik në trupin ujor lidhur me ndërtimin e digave në lumë, pra trupi ujor është vlerësuar me status “i keq” (klasa 5). Trupi ujor lumor 351275 – ky trup ujor ndërthur lumenjtë në qendër të qytetit, pranë bashkisë Klos. Ndonëse në formë natyrore, ujërat urbane të patrajtuara sjellin nivele tepër të larta të BOD5 në ujërat pritëse. Gjithashtu, situata në Bashkinë e Klosit është vërtetë alarmuese, pasi në të dyja anët e tij ka mbetje plastike që kanë ngecur në bimësi. Një pjesë e madhe e këtyre mbetjeve qëndron në bimësinë përgjatë shtratit të Lumit Mat. Zakonisht, presioni pikësor i ujërave të ndotura urbane (Presion i Llojit Kyç numër 101) duhet të trajtohet përmes ndërtimit të impiantit të trajtimit të ujërave të ndotura (ITUN) (masë bazë në kuadër të Për këta trupa ujorë janë propozuar edhe masa të tjera krahas impiantit të trajtimit të ujërave të ndotura urbane, të cilat do të sjellin përmirësimin e statusit të tyre. Një prej masave është reduktimi i pikave të shkarkimit të ujërave të ndotura, grumbullimi i tyre në një numër të vogël kolektorësh dhe ndarja e sistemeve të kombinuara nga ujërat e shiut, të cilat kanalizohen në sistemin e furnizimit me ujë dhe nuk lejohen të rrjedhin me trupat ujorë. Pastrimi i të gjitha pikave ku ka landfille të mbetjeve të ngurta/interte urbane pranë ose në shtratin e lumit. Pra, disa prej masave nxisin rehabilitimin e zonës së nxjerrjeve inerte. Subjekteve u kërkohet të përmbushin kushtet e lejes për rehabilitimin e zonës dhe mbylljen e rrugëve lidhëse pas përfundimit të lejes. Ofrimi i mbrojtjes kundër erozionit të tokave bujqësore nga lumi. Heqja e digave në lumë. Monitorimi i përmbushjes së kushteve të lejeve që u janë dhënë subjekteve që nxjerrin zhavorr nga shtrati i trupit ujor. Këto masa do të ndihmojnë në përmirësimin e statusit aktual të këtyre trupave ujorë dhe me zbatimin e tyre pritet që, në planet e ciklit të dytë të menaxhimit (nga viti 2029), statusi shumë i keq të përmirësohet në status mesatar. Masa e Vetme në Tabelën e Grupit të Trupave Ujorë (shihni Shtojcën Teknike XI) përmbledh të gjitha masat për këta trupa ujorë. Faqe | 13-22 13.12 Përcaktimi dhe Raportimi i Kostove dhe Burimeve të Financimit Pasqyra e Kostove Tabela 13-6 në Ankesin XI përmbledh kostot e parashikuara për masat që synojnë trupat ujorë sipërfaqësorë në risk, të cilat janë si vijon: Kostot kapitale ose të instalimit lidhen në përgjithësi me zbatimin e masave specifike, referuar edhe si “kostot e instalimit” p.sh. ndërtimi i objekteve të trajtimit të ujërave të ndotura • Kostot e operimit dhe mirëmbajtjes lidhen kryesisht me kostot e vazhdueshme të cilat kanë të bëjnë me kostot e instalimit më lart. • Kostot e administrimit përkufizohen në përgjithësi si kosto që mbulohen nga autoritetet kompetente, ministritë dhe agjencitë e tjera qeveritare përgjegjëse për administrimin e masave të veçanta p.sh në formën e inspektimit dhe zbatimit, mbledhjes së taksave ose tarifave etj. • Kostot e burimit janë kosto indirekte, referuar edhe si “kosto oportune” që lidhen me përdorimin e ujit (që supozohet se është një burim i shterueshëm dhe i pakët) në mënyrë specifike. Kostot e burimit lindin vetëm nëse përdorimi alternativ i ujit do të sillte një vlerë më të lartë ekonomike se përdorimi aktual p.sh diferenca midis përfitimeve neto (përdorimi aktual kundrejt përdorimit alternativ) është negative p.sh kuota e ujit që rezervohet për ujitje mund të sjellë vlerë më të lartë ekonomike nëse do të ri-orientohej drejt përdorimit të hidroenergjetikës. Vështrimi i Përgjithshëm i Fondeve Në mënyrë që PiM-ja të jetë e vlefshme, duhen konfirmuar burimet e financimit. Nëse nuk ka një buxhet ose financim të dedikuar për ta mbështetur masën, kjo e fundit ka shumë pak gjasa që të zbatohet, ndaj duhet të shtyhet deri kur të konfirmohet financimi. Duke qenë se konfirmimi përfundimtar i fondeve mund të kërkojë vite, qoftë përmes financimit ndërkombëtar, buxhetit fiskal kombëtar ose fondeve bashkiake, disa prej burimeve të financimit mund të jenë të parakohshme, p.sh gjatë rishikimit të draft PMBU-së brenda vitit 2024, konfirmimi përfundimtar i fondeve, nëse nuk është miratuar ende, merret i mirëqenë. Burimet e mundshme të financimit janë si vijon: • Grantet e jashtme ose huatë - supozohet të vijnë nga burimet joqeveritare si p.sh agjencitë ndërkombëtare të financimit, programi i asistencës teknike • Buxheti qendror ose i agjencisë supozohet të financohet përmes buxhetit qendror të qeverisë qendrore ose mekanizmit të financimit për Ministrinë ose agjencinë rregullatore • Buxheti bashkiak - supozohet të financohet përmes mekanizmave të financimit të autoriteteve administrative rajonale ose bashkive • Tarifat ose detyrimet shtetërore për ujin - supozohet që do të financohen përmes administrimit të instrumenteve të ndryshme fiskale për rikuperimin e kostove mjedisore në nivel kombëtar ose bashki p.sh tarifat e nxjerrjes së burimit ujor, taksat e ndotjes së ujit • Financimet e subjektit supozohen se do të financohen drejtpërdrejt nga të ardhurat e operatorit ku operatori duhet t’i financojë masat sipas parimit “ndotësi paguan” (DKU neni 9). Raportimi i Kostove dhe Fondeve Struktura e raportimit fleksibël Tabela 13-6 pranon se gjatë zbatimit të një mase të vetme mund të lindin lloje të shumëfishta kostosh dhe/ose mekanizma financimi. Për shembull, vendosja e kuotave të reduktuara të ujit nga autoriteti rregullator për ruajtjen e statusit të ujërave nëntokësore mund të kërkojë shpenzime nga ana e subjekteve të ujitjes për instalimin e teknologjive më efikase, me kosto që i atribuohen shërbimit këshillues për fermerët, ku kostot e burimit lindin për shkak të rendimentit të reduktuar si rrjedhojë e kufizimit të përdorimit të ujit dhe kostove administrative për zbatimin e masave të eficiencës. Në Tabela 13-6, duhen detajuar kostot e ndryshme të mundshme që i atribuohen agjencive ose operatorëve të ndryshëm, në rreshta të ndryshëm. Faqe | 13-23 Në përputhje me praktikën e mirë të rekomanduar196, duhet të identifikohen instrumentet (ligjore ose fiskale) që mbështesin masën; në rastin e masës së llojit bazë, duhet cituar direktiva më e përshtatshme e BE-së. Në rastin e masave plotësuese, duhet cituar legjislacioni kombëtar i zbatueshëm për taksat dhe tatimet kombëtare. Raporti midis masave të veçanta dhe trupave ujorë të shënjestruar identifikohet më lehtë po t’i referohemi Tabela 13-6 për ujërat sipërfaqësore. 13.13 Përmbledhja e Kostove për Masat e Trupit Ujor Sipërfaqësor Tabela për përmbledhjen e kostove të parashikuara për të gjitha masat që synojnë trupat ujorë sipërfaqësorë në risk mund të gjendet në Shtojcën Teknike XI. Rendi i kostimit ndjek rendin e masave të përsëritura në tabelat përkatëse. 13.14 Përmbledhja Përfundimtare e Statusit Aktual dhe të Parashikuar të Trupit Ujor Sipërfaqësor Figura 13-2 përmbledh rezultatet e pritshme të PMBU-së 2024-2029 për statusin e trupave ujorë sipërfaqësorë në basenin e lumit Mat. • Pritet që 1 trup ujor me “status të mirë” ta ruajnë statusin e mirë • Pritet që 4 trupa ujorë me “status të keq” ta përmirësojnë statusin në status të dobët • Pritet që 22 trupa ujorë me “status të dobët” të përmirësohen nga 36% në 69%. Figura 13-2 - Përqindjet Aktuale dhe të Parashikuara të Statusit të Trupave Ujorë Sipërfaqësorë 13.15 Procedurat e Monitorimit dhe Vlerësimit të Planit Detajet e programit të propozuar të monitorimit të ujërave sipërfaqësore për periudhën 2024-2029 Programi i propozuar i monitorimit mbështetet te kapacitetet ekzistuese, por kërkon më tepër burime nga sa janë vendosur në dispozicion deri më tani. DKU-ja përcakton katër kategori kryesore: 196Studim krahasues i presioneve dhe masave në planet e menaxhimit të baseneve ujore kryesore në BE - Detyra 4b: Kostot dhe Përfitimet e Zbatimit të DKU-së, ACTeon 2012. 2% 23% 36% 33% 6% 2024 1 2 3 4 5 2% 23% 69% 6%0% 2029 1 2 3 4 5 Faqe | 13-24 • Lumenj. AKM-ja ndërmerr monitorime rutinë në Mat. Referuar Programit Kombëtar të Monitorimit të Mjedisit (AKM) stacionet e kampionimit për ujërat sipërfaqësore janë Lumi Fan i Madh, Fan i Vogël, Mat, Lumi Drin, Lezhë. • Liqenet. Kjo kategori përfshin edhe rezervuarët. Referuar Programit Kombëtar të Monitorimit të Mjedisit (AKM) stacionet e kampionimit për liqenet: Rezervuari i Shkopetit. • Ujërat e Përkohshme. Sugjerohet të kapërcehen për periudhën 2024-2029, pasi kërkon mjete lundruese dhe pajisje për matje/kampionim në drejtim vertikal (thellësi). • Ujërat bregdetare. AKM-ja merr kampione brenda ose në afërsi të vijës bregdetare, ndonjëherë edhe në grykëderdhjet e ujërave të ndotura. Këto kampione nuk mund të përdoren si përfaqësuese në vlerësimin e cilësisë së trupave ujorë bregdetare, që janë 1.8 km të gjerë (dhe disa metra të thellë). Mungojnë mjetet lundruese dhe pajisjet e nevojshme, ndaj kjo kategori e trupave ujorë mund të kapërcehet. • Sugjerohet të shtohet vëmendja e autoriteteve për një monitorim të vazhdueshëm të niveleve të substanca prioritare, prania e të cilave lidhet me përdorimin e tyre të mëparshëm, por edhe transportit të anijeve. Parametrat e propozuar të monitorimit Shkurtesat F-KIM, ECB, SHTOJCA VII E PMBU-SË DHE H-MORF përkojnë me ato të përdorur në Vlerësimin e Presioneve dhe Statusit (sikurse paraqiten në Shtojcën XIII të kësaj PMBU-je). Elementet e përgjithshme të cilësisë fiziko-kimike (F-KIM) Parametrat që monitorohen në mënyrë rutinë nga AKM-ja përfshijnë të gjithë gamën e elementeve të përgjithshme të cilësisë fiziko-kimike të parashikuar në DKU. Ato monitorohen në lumenj dhe liqene (rezervuarë). Elementet e cilësisë hidro-biologjike (ECB) Kapaciteti i brendshëm i AKM-së është i kufizuar pasi mund të trajtojë vetëm faunën bentike jovertebrore. Ky parametër është tregues për gjendjen e trupave ujorë, por nuk është aq i përshtatshëm për liqenet/rezervuarët. Nga ana tjetër, fitoplanktoni, ndër të tjera, është i përshtatshëm si parametër për liqenet/rezervuarët. Fatkeqësisht, AKM-ja nuk ka punësuar ekspertë përkatës. Aktualisht, AKM-ja ndërmerr vetëm monitorime të faunës bentike jovertebrore në lumenj dhe të klorofilit në liqene/rezervuarë. Ndotës të tjerë të veçantë (Shtojca VII PMBU) BOD5 dhe CODCr mund të konsiderohen si pjesë e “ndotësve të tjerë të veçantë”. Ata analizohen në mënyrë rutinë nga AKM-ja dhe zbatohen edhe për lumenjtë, edhe për liqenet/rezervuarët. Elementet e cilësisë hidromorfologjike LUMENJTË: RENDI IGjEO197 i monitoron nivelet e ujit të lumenjve në pesë stacione (nënseksioni 0); nuk pritet rritje e stacioneve hidrologjike gjatë periudhës 2024-2029. Megjithatë, prurjet e trupave ujorë mund të llogariten me përafërsi nëpërmjet modelimit, që në fakt është përdorur prej PMBU-ve kryesore. LUMENJTË: MORFOLOGJIA Departamenti i Hidrogjeologjisë së ShGjSh-së është në gjendje të monitorojë luhatjet e thellësisë dhe gjerësisë së lumit, si dhe strukturën dhe nënshtresën e shtratit të tij. LIQENET Pikat e monitorimit LUMENJTË: F-KIM dhe ECB Në parim, këto elemente cilësie monitorohen në të gjithë trupat ujorë të përvijuar. Megjithatë, disa mund të përjashtohen, sepse statusi i tyre mund të deduktohet nga trupat ujorë të afërt (referojuni shënimeve në fund të faqes në Tabela 3-1 Kapitullin 3 Shtojca Teknike IX). Disa trupa ujorë janë mbuluar tashmë nga pikat e monitorimit të AKM-së. Shumica e trupave ujorë të përvijuar janë vizituar gjatë “Fushatës së Kampionimit të Lumenjve, prill 2021” në kuadër të projektit 197 Kurbat Qh (të nevojshme për llogaritjen e prurjes nga niveli i ujit) nuk janë përditësuar prej 15 vjetësh, ndoshta edhe më shumë. Faqe | 13-25 EUSIWM, duke ofruar kështu një lloj orientimi për pikat e mbetura. Megjithatë, përcaktimi i pikave të përshtatshme për kampionimin e faunës bentike jovertebrore kërkon punë përgatitore të mëtejshme. LUMENJTË: PRURJET Stacionet aktuale të monitorimit hidrologjik renditen në Tabelën 3-3 tek Shtojca Teknike IX. LUMENJTË: ELEMENTET E CILËSISË BIOLOGJIKE Profilet ndodhen kryesisht në zona ku ka nxjerrje (intensive) zhavori/rëre. LIQENET: F-KIM, klorofil-a Këto liqene/rezervuarë nuk monitorohen në mënyrë rutinë nga AKM-ja, por u kampionuan gjatë Fushatës së Kampionimit të Liqeneve, qershor dhe korrik 2021”, në kuadër të projektit EUSIWM. Kampionimi me varkë është parakusht (kampionet e marra nga brigjet nuk janë përfaqësuese për liqenet/rezervuarët). Nevojiten hetime të mëtejshme për të përcaktuar nëse mjafton vetëm një pikë (vertikale) monitorimi, apo nevojiten më tepër pika të tilla për të bërë monitorim dhe vlerësim sa më përfaqësues të statusit. Për më tepër, mund të kërkohet marrja e (nën)kampioneve në thellësi të ndryshme (p.sh me kampionues uji Ruttner) LIQENET: HIDROMORFOLOGJIA Sugjerohet që ndërkohë të përdoren, nëse ka, të dhënat për nivelet e ujit, volumet e ujit etj. që mblidhen ndër të tjera nga UKT-ja, MBZhR-ja dhe të tjerë. Frekuencat e monitorimit Frekuencat e propozuara të monitorimit paraqiten në Tabelën më poshtë (shihni edhe shtojcën IX). Faqe | 13-26 Tabela 13-6 – Përmbledhje e Programit të Masave sipas Trupit Ujor Sipërfaqësor Nr Kodi i Masave Kodi i TU ose kodi i RB Presion i rëndësishëm LlMK Lloji i masës Emri i masës Autoriteti Përgjegjës Indikatori i LlMK Indikator Vlera 2024 Indikator Vlera 2029 1 BMRW3512-01 RBSW3512 1.1 – Ndotja pikësore e ujërave të ndotura urbane 1 Bazë Përmirësimi i trajtimit në impiantin e trajtimit të ujërave të ndotura urbane. ITUNU Lezhë AKUM AMBU Numri i ITUNU që kërkohen të ndërtohen ose të përmirësohen 1 1 2 SMSW3512-01 RBSW3512 1.1 – Ndotja pikësore e ujërave të ndotura urbane 1.2 – Pika të ujërave të shiut në sistemin e kanalizimeve 21 Shtesë/Plotës uese Reduktimi i shkarkimeve të drejtpërdrejta të patrajtuara nga derdhjet e kanalizimeve me anë të devijimit në sistemet e reja të kolektorëve. AMBU AKUM Numri i sistemeve të kullimit të nevojshme për të arritur objektivat 3 SMSW3512-02 RBSW3512 1.3 – Impiantet IED 16 Shtesë/Plotës uese Forcimi i zbatimit të legjislacionit për trajtimin e ujërave të ndotura industriale, duke kërkuar që çdo instalim industrial të ketë trajtim në vend të efluentit. AKUM AMBU Numri i lejeve të rishikuara të nevojshme për arritjen e objektivave 4 SMSW3512-03 RBSW3512 3 - Nxjerrja ose devijimi i rrjedhës 8 Shtesë/Plotës uese Forcimi i zbatimit të legjislacionit duke monitoruar zbatimin e kushteve të lejeve (si për lejet mjedisore ashtu edhe për lejet e burimeve ujore). MIE AMBU Numri i lejeve të rishikuara të nevojshme për arritjen e objektivave 5 SMSW3512-04 RBSW3512 4.4 – Ndryshim hidromorfologjik, humbje fizike e të gjithë ose një pjese të trupit ujor 6 Shtesë/Plotës uese Përcaktimi i gjatësisë së trupave ujorë që duhet të reduktojnë shkarkimet e sedimenteve për të arritur objektivat mjedisore. Kontroll mbi detyrimet që rrjedhin nga zbatimi i kushteve të lejeve ndaj subjekteve për rehabilitimin e zonës, duke mbyllur rrugët hyrëse pas përfundimit të lejes, duke krijuar sisteme mbrojtjeje nga erozioni lumor në tokat bujqësore. AKUM Bashkitë Gjatësia (km) ose sipërfaqja (km2) e rrjetit lumor që do të ndikohet nga masat e nevojshme për arritjen e objektivave 6 SMSW3512-05 RBSW3512 2.2 – Bujqësia, presion i shpërndarë 12 Shtesë/Plotës uese Mirëmbajtja dhe pastrimi i sistemit të kullimit bujqësor. MBZhR AMBU Gjatësia e lumit që kërkon zona tampon për të kapur ose reduktuar ngarkesat e sedimentit në lumenj për të arritur objektivat Faqe | 13-27 Nr Kodi i Masave Kodi i TU ose kodi i RB Presion i rëndësishëm LlMK Lloji i masës Emri i masës Autoriteti Përgjegjës Indikatori i LlMK Indikator Vlera 2024 Indikator Vlera 2029 7 SMSW3512-06 RBSW3514 2.2 - Bujqësia, presion i shpërndarë 12 Shtesë/Plotës uese Krijimi dhe përditësimi i regjistrit të sasisë totale të lëndëve ushqyese dhe pesticideve të përdorura në praktikat bujqësore. MBZhR Bashkite Gjatësia e lumit që kërkon zona tampon për të kapur ose reduktuar ngarkesat e sedimentit në lumenj për të arritur objektivat 8 SMSW3512-07 RBSW3512 1.6 – Dampa/depozitim i mbetjeve 21 Shtesë/Plotës uese Heqja/pastrimi i vendgrumbullimeve ilegale të mbetjeve të ngurta AKUM Bashkite Numri i vendgrumbullimeve të paligjshme të identifikuara për t'u hequr 14 70 9 SMSW3512-08 RBSW3512 3 - Presionet e Nxjerrjes/Diversio nit të rrjedhës 26 Shtesë/Plotës uese Përmirësimi i politikave për formalizimin dhe nxitjen e përdoruesve aktual të ujit. Përditësimi i regjistrimit të nxjerrjeve të paautorizuara nga ujërat sipërfaqësore. AMBU Numri i pikave të nxjerrjes 10 SMSW3512-09 RBSW3512 3 - Presionet e Nxjerrjes/Diversio nit të rrjedhës 7 Shtesë/Plotës uese Studim për trupat ujorë të kërcënuar nga ndryshimet e prurjeve duke hartuar një plan veprimi për zhvillimin e zonave rehabilituese dhe duke ndaluar dhënien e lejeve të tjera në këtë zonë. AMBU IGJEUM Numri i trupave ujorë 11 SMRW3512231 RW3512231 4.3.4 – Ndryshimi hidrologjik 7 Shtesë/Plotës uese Përmirësimi i rrjedhës mjedisore në lumin 3512231. Uji i ‘rikuperuar’ nga diga e Lezhës do të përdoret për të siguruar rrjedhën mjedisore për përroin 3512231. MIE Operator AMBU Gjatësia totale e trupave ujorë dhe sasia aktuale e rrjedhës. Rrjedha mjedisore 12 SMSW3512-10 RBSW3512 4.1.4 - Ndryshimi fizik i kanalit/shtratit/zo nës bregore/bregut Të tjera 5 Shtesë/Plotës uese Lejimi i kalimit të faunës ujore në trupin e modifikuar me strukturë të panatyrshme të shtratit të tij. Bashkite Gjatësia e mbetur e kanaleve lumore të kanalizuara që kërkohet për të arritur objektivat. 13 SMSW3512-11 RBSW3512 4.1.4 - Ndryshimi fizik i kanalit/shtratit/zo nës bregore/bregut Të tjera 5 Shtesë/Plotës uese Zëvendësimi i argjinaturës mbrojtëse të dëmtuar me një argjinaturë të re (ku ato mund të jenë në përputhje me masat/masat e bazuara në natyrën e NBS). Bashkite Gjatësia e mbetjes së kanaleve lumore të drejtëzuara të nevojshme për arritjen e objektivave Faqe | 13-28 Nr Kodi i Masave Kodi i TU ose kodi i RB Presion i rëndësishëm LlMK Lloji i masës Emri i masës Autoriteti Përgjegjës Indikatori i LlMK Indikator Vlera 2024 Indikator Vlera 2029 14 SMSW3512-12 RBSW3512 2.2 - Bujqësia, presion i shpërndarë 7 & 12 Shtesë/Plotës uese Zbatimi i praktikave më të mira mjedisore në lidhje me praktikat bujqësore (të reja) MBZhR Bashkite Sipërfaqja e ujitur kërkohet të mbulohet me masa për arritjen e objektivave 15 SMSW3512-13 RBSW3512 Shtesë/Plotës uese Rehabilitimi i zonave nga vend-depozitime të mbetjeve industriale. Bashkite 16 SMSW3512-14 RW3512771 RW351251 RW351213 14 Shtesë/Plotës uese Rehabilitimi dhe funksionimi i tre zonave të monitorimit të rrjedhave sipërfaqësore të pezulluara. Ura e Zogut-Stacioni Milot Burrel-Stacioni Shoshaj Klos-Stacioni Klos AKM IGJEUM AMBU Vendet që kërkojnë stacion monitorimi 0 3 Faqe | 13-29 Tabela 13-7 Tabelat përmbledhëse për kostot dhe fondet e masave për ujërat sipërfaqësore dhe nëntokësore A - Masa BMRV3514-01 Ministria përkatëse, Autoriteti Zbatues ose Operatori Direktiva ose Instrumenti përkatës Kostot kapitale ose të instalimit Shpe nzim et e operi mit dhe mirë mbaj tjes Shpe nzim et e Admi nistri mit Kostot e Burim eve Kostot e tjera Σ e Kostot€ M B u ri m et e F o n d ev e Grant ose hua e jashtm e Buxheti qendror ose i agjencisë Buxhet i i Komun ës Financu ar nga Operato ri Tarifat ose Taksat Shtetëror e të Ujit Fonde të tjera Σ e fond eve €M Përmirësimi i trajtimit në impiantin e trajtimit të ujërave të ndotura urbane. ITUNU Lezhë AKUM/MIE /Bashkitë Direktiva e Ujërave të Ndotura Urbane (EU 91/271/KEE) Direktiva Kuadër e Ujit ( 2000/60/KE) 525,000,000 LEK Reduktimi i shkarkimeve të drejtpërdrejta të patrajtuara nga derdhjet e kanalizimeve me anë të devijimit në sistemet e reja të kolektorëve. AKUM/MIE /Bashkitë Direktiva e Ujërave të Ndotura Urbane (EU 91/271/KEE) Direktiva Kuadër e Ujit ( 2000/60/KE) 2,487,873,111 LEK Ndërtimi i impianteve për trajtimin e ujërave të ndotura industriale, duke kërkuar që çdo instalim industrial të ketë trajtimin e efluentit në vend, në zbatim të legjislacionit AMBU/ AKM/ Subjekti privat Direktiva e Ujërave të Ndotura Urbane (EU 91/271/KEE) Direktiva Kuadër e Ujit ( 2000/60/KE) Direktiva e Integruar e Kontrollit të 24,200,000.00 LEK Faqe | 13-30 Parandalimit të Ndotjes (96/61/KE) Heqja/pastrimi i vendgrumbullimeve ilegale të mbetjeve të ngurta AKUM/MIE /Bashkitë 49,931,453 LEK198 Lejimi i kalimit të faunës ujore në trupin e modifikuar me strukturë të panatyrshme të shtratit të tij. AMBU/MIE /Bashkitë Direktiva për Habitatet (92/43/KEE) Direktiva për Vlerësimin e Ndikimit në Mjedis (85/337/KEE) Direktiva Kuadër e Ujit ( 2000/60/KE) 9,000,000.00 LEK Përcaktimi i gjatësisë së trupave ujorë që duhet të reduktojnë shkarkimet e sedimenteve për të arritur objektivat mjedisore. Kontroll mbi detyrimet që rrjedhin nga zbatimi i kushteve të lejeve ndaj subjekteve për rehabilitimin e zonës, duke mbyllur rrugët hyrëse pas përfundimit të lejes, duke krijuar sisteme mbrojtjeje nga erozioni Direktiva për Habitatet (92/43/KEE) Direktiva për Vlerësimin e Ndikimit në Mjedis (85/337/KEE) Direktiva Kuadër e Ujit ( 2000/60/KE) 1,936,000,000 LEK 198 Referuar nga RAPORT FINAL - ZBUTJA E RISKUT NË VEND DEPOZITIME. Qershor 2018- Ky dokument u përgatit nga Ministria e Turizmit dhe Mjedisit, mbështetur nga Programi për Decentralizim dhe Zhvillim Vendor, përmes Agjencisë Zvicerane për Zhvillim, me ndihmesën teknike të konsulentit. Faqe | 13-31 lumor në tokat bujqësore. AMBU/MIE Zëvendësimi i argjinaturës mbrojtëse të dëmtuar me një argjinaturë të re (ku ato mund të jenë në përputhje me masat/masat e bazuara në natyrën e ZBN). AMBU/MIE /Bashkitë Direktiva për Habitatet (92/43/KEE) Direktiva për Vlerësimin e Ndikimit në Mjedis (85/337/KEE) Direktiva Kuadër e Ujit ( 2000/60/KE) 36,000,000 LEK Rehabilitimi i zonave nga vend-depozitime të mbetjeve industriale. MIE/AMBU/ Bashkitë B - Masa BMRV3514-02 & SMRV3514-01 & SMRV3514-02 & SMRV3514-03 Ministria përkatëse, Autoriteti Zbatues ose Operatori Direktiva ose Instrumenti përkatës Kostot kapitale ose të instalimit Shpen zimet e operi mit dhe mirëm bajtjes Shpe nzim et e Admi nistri mit Kostot e Burim eve Kostot e tjera Σ e Kosto t€M B u ri m et e F o n d ev e Grant ose hua e jashtm e Buxheti qendror ose i agjencis ë Buxheti i Komunë s Financua r nga Operato ri Tarifat ose Taksat Shtetëror e të Ujit Fond e të tjera Σ e fondev e €M Zbatim i kufizimeve për reduktimin e ngarkesës të ndotjes nga plehëruesit kimik, pesticidet në tokat bujqesore. Politika e Përbashkët Bujqësore e BE së 121,000,000 LEK Faqe | 13-32 Krijimi dhe përditësimi i regjistrit të sasisë totale të lëndëve ushqyese dhe pesticideve të përdorura në praktikat bujqësore. MBZhR/AMBU/Bashkitë Mirëmbajtja dhe pastrimi i sistemit të kullimit bujqësor. MBZhR/AMBU/Bashkitë Politika e Përbashkët Bujqësore e BE së 1,210,000,00 0 LEK C - Masa SMRV3514-04 Ministria përkatëse, Autoriteti Zbatues ose Operatori Direktiva ose Instrumenti përkatës Kostot kapitale ose të instalimit Shpenzi met e operimit dhe mirëmb ajtjes Shpe nzim et e Admi nistri mit Kosto t e Buri meve Kostot e tjera Σ e Kostot€ M B u ri m et e F o n d ev e Grant ose hua e jashtm e Buxheti qendror ose i agjencis ë Buxheti i Komunë s Financu ar nga Operato ri Tarifat ose Taksat Shtetëror e të Ujit Fond e të tjera Σ e fondev e €M Përmirësimi i politikave për formalizimin dhe nxitjen e përdoruesve aktual të ujit. AMBU/IKMT/AKM/ShGjSh/B ashkitë Direktiva për Habitatet (92/43/KEE) Direktiva për Vlerësimin e Ndikimit në Mjedis (85/337/KEE) Direktiva Kuadër e Ujit ( 2000/60/KE) 121,000,000 LEK Studim për trupat ujorë të kërcënuar nga ndryshimet e prurjeve duke hartuar një plan veprimi për zhvillimin e zonave rehabilituese dhe duke ndaluar dhënien e lejeve 60,500,000 LEK Faqe | 13-33 të tjera në këtë zonë. AMBU/IGJEO Rehabilitimi dhe funksionimi i tre zonave të monitorimit të rrjedhave sipërfaqësore të pezulluara. Ura e Zogut-Stacioni Milot Burrel-Stacioni Shoshaj Klos-Stacioni Klos. AKM/IGJEO/AMBU 6,534,000 LEK Përmirësimi i rrjedhës mjedisore në lumin 3512231. Uji i ‘rikuperuar’ nga diga e Lezhës do të përdoret për të siguruar rrjedhën mjedisore për përroin 3512231. AMBU/Subjekt/MIE Forcimi i zbatimit të legjislacionit duke monitoruar zbatimin e kushteve të lejeve (si për lejet mjedisore ashtu edhe për lejet e burimeve ujore). AMBU/MIE/MTM Përcaktimi i zonave mbrojtëse dhe higjeno sanitare në burimet për shfrytëzim e ujërave nëntokësor. AKM/ShGjSh/AMBU Faqe | 13-34 13.16 Masat për Trupat Ujorë Nëntokësorë në Risk Programi i masave bazë dhe/ose plotësuese synon trupat ujorë nëntokësorë që rrezikojnë të mos i arrijnë objektivat mjedisorë. Këta trupa ujorë kërkojnë vlerësim të detajuar të mënyrës se si do të trajtohet statusi aktual dhe ndikimet vijuese gjatë kohëzgjatjes së planit (2024-2029). Masat precize, janë identifikuar së bashku me ndryshimin e pritshëm në status, autoritetin kompetent përgjegjës, datat e synuara dhe kostot e masave. Masat specifike janë të synuara për trupa ujorë individualë, ose grupe trupash ujorë, të cilët janë në risk. DKU-ja/DUN-i përfshijnë dy masa të veçanta, por plotësuese, ku të parat janë ato që synojnë rehabilitimin e trupave të ujërave nëntokësore që aktualisht nuk i përmbushin objektivat, ndërsa masat e tjera futen nën emërtimin e ‘parandalimit dhe kufizimit’. Këto të fundit kanë të bëjnë me trupat ujorë nëntokësorë. DKU-ja thekson fuqishëm rëndësinë e parandalimit të ndotjes së konsiderueshme të ujërave nëntokësore, për shkak se merr për bazë përvojën evropiane dhe botërore që ka treguar se nëse ndoten, pastrimi i ujërave nëntokësore është i vështirë, i ngadaltë dhe me kosto të larta, ndërkohë që masat mbrojtëse janë relativisht të thjeshta, të shpejta dhe pa shumë kosto. Neni 11(3) i DKU-së kërkon një ‘qasje të kombinuar’ për mbrojtjen e ujërave nëntokësore, që kombinon kontrollin e ndotjes në burim me përcaktimin e standardeve të cilësisë mjedisore; dhe Neni 7 kërkon ruajtjen e cilësisë së ujit për uljen e nivelit të trajtimit të ujit të pijshëm. Rastet e ndotjes së lokalizuar nuk ndikojnë domosdoshmërisht statusin e të gjithë TUN, me kusht që ato të hetohen dhe nëse është e nevojshme të korrigjohen, si masa parandalimi dhe kufizimi. Bazuar te analiza e presioneve në Kapitullin 10, në Tabela 13-8 jepet një hartëzim i të gjitha masave për trupat ujorë nëntokësorë. Masat për Parandalim dhe Kufizim për Trupin Ujor Nëntokësor DKU-ja dhe DUN-i theksojnë veçanërisht parandalimin dhe kufizimin e futjes së drejtpërdrejtë dhe të tërthortë të ndotësve në ujërat nëntokësore në të gjithë shtrirjen e trupave ujorë nëntokësorë. Dallimi ndërmjet futjeve të drejtpërdrejta dhe të tërthorta shpjegohet në diagramin në vijim, i cili përqendrohet në faktin nëse burimi i ndotjes qëndron mbi apo nën pasqyrën e ujit. Një shpjegim më i detajuar i masave “Parandalim dhe Kufizim” paraqitet në Shtojcën Teknike VII. Masat parandalim dhe kufizim janë fronti i parë i mbrojtjes për parandalimin e ndotjes së ujërave nëntokësore dhe përfshijnë masa rregullatore si lejet dhe kodet e sjelljes. Për risqet e identifikuara të ndotjes, DKU-ja i shpreh këto objektiva mbrojtëse duke përcaktuar VKE dhe Vlera Përputhshmërie (VP), të cilat zbatohen në Pikat e Përputhshmërisë (PP) dhe që janë më të rrepta se Vlerat Kufi. Një Vlerë Përputhshmërie është përqëndrimi (dhe regjimi përkatës i përputhshmërisë), i cili kur nuk tejkalohet në PP parandalon ndotjen. Kjo ndryshon nga një Vlerë Kufi, sepse kjo e fundi zbatohet në burim (pra në PP-0). Parandalimi i ndotjes kërkon marrjen e të gjitha masave që janë ‘të nevojshme dhe arsyeshme’, ku ‘të arsyeshme’ do të thotë teknikisht të realizueshme pa përfshirë kosto joproporcionale. Projektimi i monitorimit parandalim dhe kufizim përshkruhet në Dokumentin 17 të DKU CIS. Masat për rregullimin e futjeve nga burimet pikësore përfshijnë përgjithësisht ndalimet, autorizimet dhe rregullat e përgjithshme shtrënguese, përfshirë referimin e DTUNU-së. Kontrolli i burimeve difuze është i ngjashëm dhe mund të arrihet përmes rregullimit paraprak, autorizimit paraprak, rregullave të përgjithshme shtrënguese dhe Kodeve statutore të Praktikave, përfshirë referimin e Direktivave të Nitrateve dhe Produkteve për Mbrojtjen e Bimëve. DKU-ja mbizotëron mbi të gjitha direktivat e mëparshme dhe ndalon të gjitha futjet e drejtpërdrejta në ujërat nëntokësore. Masat për Parandalim dhe Kufizim që Zbatohen për të Gjithë Trupat Ujorë Nëntokësorë Përmirësimi i Rrjetit dhe Programit të Monitorimit të Ujërave Nëntokësore. Foletë e piezometrave duhet të instalohen dhe monitorohen në të gjithë TUN-të aluvialë dhe me gur ranor-konglomeratë, duke nisur me pikat kryesore të pompimit të bashkive dhe duke vijuar në zonat Faqe | 13-35 me pompim intensiv industrial ose për ujitje. Për më tepër, aftësitë analitike duhet të përmirësohen me qëllim monitorimin e parametrave të nevojshëm për vlerësimin e statusit që përputhet me DKU në/DUN-në, si dhe në përputhje me presionet e njohura nga përdorimi kimik. Burimet me shkarkime të mëdha, veçanërisht ato që maten ose përllogariten të shkarkojnë 100 L/s ose më shumë, duhet të pajisen me një strukturë matëse (p.sh. kapërderdhës ose kanal artificial) dhe regjistrues të dhënash që regjistron nivelin e ujit dhe treguesit e cilësisë. Monitorimi i burimeve është mënyra më praktike e monitorimit të akuiferëve të përbërë prej shkëmbinjsh gëlqerorë dhe magmatikë dhe çdo TUN duhet të ketë të paktën një pikë monitorimi. Ju lutemi të vini re që niveli i besueshmërisë për vlerësimet e Grupit B dhe C është caktuar zero. Nxjerrja e Ujërave Nëntokësore. Kontrolli i shfrytëzimit mund të kërkohet në një moment të caktuar për disa TUN-ë, megjithatë, nuk ka aktualisht perspektivë për zbatimin e tyre derisa shumica e puseve private të jenë regjistruar. Regjistrimi është parakusht për monitorimin dhe të gjitha format e menaxhimit aktiv, si veprimtaritë e shumëllojshme për lëshimin e lejeve, si edhe për mbrojtjen. Regjistrimi mund të nxitet përmes kombinimit të mbledhjes aktive të informacionit, si dhe masave detyruese dhe atyre të bazuara në incentiva, si ‘vijimi i zbatimit të dispozitave të mëparshme’. Veprimtaritë e regjistrimit duhet të kenë prioritet në TUN-ët aluvialë (GW35120101-05). Sistemi aktual i licencimit të nxjerrjeve duhet të kontrollohet, përmirësohet për të përfshirë shqyrtim periodik automatik të sasive të licencuara si dhe mundësinë për të kërkuar masat e praktikës më të mirë për eficiencën e ujit, si dhe kushtin e rinovimit. Trupat ujorë nëntokësorë GW35120101 (Laç) dhe GW35120103 (Shënkoll) Në ujërat nëntokësore aluviale të Laçit dhe Shënkollit janë të nevojshme masa të shumëfishta paralele: Përmirësimi i Rrjetit dhe Programit të Monitorimit të Ujërave Nëntokësore Foletë e piezometrave (çifte me puse të cekëta dhe të thella me filtra të shkurtër) duhet të instalohen dhe monitorohen në të gjithë TUN-ët, sidomos dhe përreth fushës së puseve në Fushë Kuqe dhe më gjerë në dy TUN-ët. Monitorimi i posaçëm i dy horizonteve është i domosdoshëm. Projektimi i monitorimit në Fushë Kuqe duhet të bazohet në risk, duke marrë parasysh veprimtaritë njerëzore përgjatë kanalit të Matit dhe kripësinë e ujërave nëntokësore në Patok. Rezultatet e matjeve nga ky veprim janë përfaqësim i saktë i gjendjes dhe prirjes hidraulike dhe kimike në akuiferët të cilët nuk janë të shqetësuar nga ndryshimi vertikal i karakteristikave si pasojë e veprimtarive natyrore ose të pompimit. Bashkëpunimi me Ndërmarrjet e Ujësjellësit, Agjencitë e Burimeve dhe Qeverisjen Vendore Këto agjenci duhet të bashkëpunojnë për planifikimin, monitorimin dhe mbrojtjen e ujërave nëntokësore, bazuar në ndarjen e informacionit në platformat publike. Kjo do të sigurojë të dhëna thelbësore dhe lidhje institucionale për vlerësimin dhe planifikimin e përmirësuar të basenit. Ndërmarrjet dhe Agjencitë e Burimeve duhet të përmirësojnë dhe bashkërendojnë veprimtaritë e monitorimit në mënyrë që të përputhen me objektivat mjedisorë dhe statutorë, si dhe të kombinojnë të dhënat e tyre të monitorimit në një platformë online. Së bashku me qeverisjen vendore, informacioni për numrin e madh, por të pa përcaktuar, të puseve industriale, tregtare dhe për ujitje duhet të mblidhet në mënyrë sistematike. Duke qenë se ujërat nëntokësore mund të hyjnë dhe të dalin nga basenet e Ishmit dhe Drinit dhe janë subjekt i eksportit në shkallë më të madhe në basenin e Erzenit, shoqëritë UK dhe agjencitë përgjegjëse për burimet në të katër basenet duhet të bashkëpunojnë në një platformë me shumë palë interesi. Rezultatet e matshme të këtij veprimi do të pasqyrohen në bazën e të dhënave që përmban informacion për nxjerrjet dhe cilësinë e ujit për të gjitha puset bashkiake, përqindjen e përcaktuar të puseve të mëdha industriale dhe përqindjen e përcaktuar të puseve për ujitje. Hartëzimi i Rrezikut nga Ndotja, Zonat e Mbrojtjes së Burimit të Ujërave Nëntokësore dhe Zonimi për Përdorimin e Tokës Analiza e presioneve ka identifikuar risqet e ndotjes që lidhen me kimikatet e identifikuara në DKU dhe DUN. Në këtë kuadër nevojiten një sërë veprimtarish të lidhura me njëra-tjetrën. Veprimi i parë është Faqe | 13-36 identifikimi i llojit dhe vendndodhjes së kimikateve të rrezikshme të përdorura ose që depozitohen në TUN-të, të përmbledhura në një hartë digjitale rreziqesh. Së dyti, vjen përcaktimi i hapësirës së jashtme dhe të përgjithshme (pus-shpimi) të zonës së mbrojtjes së ujëmbledhësit (SPZ) në puset bashkiake. Veprimi i tretë është përcaktimi i kufizimeve lidhur me përdorimin e tokës dhe praktikat e përdorimit të kimikateve në SPZ-të e brendshme dhe të jashtme. Prioriteti më i madh i duhet dhënë fushës së puseve në Fushë Kuqe. Rezultatet e matshme të këtij veprimi janë pakësimi sasior i rrezikut, i shprehur në objekte të zhvendosura, masa zbutëse të zbatuara, dhe në përjashtimin e rreziqeve të reja. Modeli i Menaxhimit i Akuiferit Aluvialë Ishëm - Mat - Drin Një presion mundësisht i rëndësishëm nga pikëpamja sasiore lidhet me rrjedhat natyrale dhe si pasojë e pompimit të ujërave nëntokësore ndërmjet baseneve dhe ndërmjet trupave të ujërave nëntokësore në basenet e Ishëmit, Matit dhe Drinit dhe eksporteve në basenin e Erzenit. Siç theksohet nga CEMSA (2012), aluvioni në pjesët e poshtme të baseneve të Ishëmit, Matit dhe Drinit për një akuifer të vetëm. Për shkak të nevojës, planet e baseneve lumore i përputhin trupat ujorë me ujëmbledhësit sipërfaqësorë; megjithatë, pompimi nga pikat që janë në marzhet e një trupi ujor nëntokësor do të ndikojë në trupin tjetër aty pranë. Gjurmët e këtyre akuiferëve shërbejnë si vendbanim për një pjesë të madhe të popullsisë së Shqipërisë dhe për veprimtari ekonomike, dhe ka gjasa të rritjes së kërkesës për më shumë shfrytëzim të ujërave nëntokësore. Risqet që lidhen me alokimin e tepërt dhe mobilizimin e paqëllimshëm të ujërave nëntokësore të kontaminuara kërkojnë instrumente menaxhimi për mbarë akuiferin, me qëllim këshillimin e agjencive të bazuara në basen dhe të tjera vendore, si dhe me qëllim udhëzimin e menaxhimit të qëndrueshëm të ujërave nëntokësorë në trupat e përgjithshëm ujorë. Për këtë qëllim, një agjenci qendrore duhet të hartojë ose të porosisë hartimin, si dhe të mirëmbajë, një model numerik të akuiferit aluvial të Ishëm-Mat-Drin, me qëllim planifikimin, alokimin dhe vlerësimin e kërkesave në basene të ndryshme. Duke marrë në konsideratë shqetësimet e shprehura më parë lidhur me të dhënat e monitorimit, ky program duhet të integrohet me trajnime dhe ngritje kapacitetesh, si dhe me përmirësimin e monitorimit të ujërave nëntokësore. Kështu, programi duhet të zbatohet për një periudhë disavjeçare, me qëllim krijimin e një modeli të fuqishëm dhe kapacitetesh të arrira për menaxhimin e ujërave nëntokësore. Duke supozuar që veprimet përkatëse ndërmerren bazuar në rekomandimet e tij, rezultatet e matshme të këtij veprimi do të pasqyrohen në alokimin e koordinuar të shfrytëzimit ndërmjet baseneve, dhe në shmangien e degradimit të rëndë të statusit sasior. Hulumtimet Specifike Pavarësisht statusit të përgjithshëm të mirë të marrë për bazë në monitorim, ky status varet nga ndërmarrja e hulumtimeve, dhe nëse është e nevojshme, zbatimi i ndreqjes së pikave të nxehta të ndotjes vendore të identifikuar në Kapitullin 10, Figura 10-4 tek Shtojca Teknike VII të renditura më poshtë. • PH 2 Impiant për plehërimin me fosfat në Laç • Uzina e superfosfatit dhe e shkrirjes së bakrit në Laç Trupi ujor nëntokësor GW35120103 (kanali i Matit) Hulumtimet Specifike Pavarësisht statusit të përgjithshëm të mirë të marrë për bazë në monitorim, ky status varet nga ndërmarrja e hulumtimeve, dhe nëse është e nevojshme, zbatimi i ndreqjes së pikave të nxehta të ndotjes vendore të identifikuar në Kapitullin 10, Figura 10-4 tek Shtojca Teknike VII të renditura më poshtë. • PH 33 Miniera dhe uzina e bakrit Rubik Grupi i Trupave Ujorë E: GW35120501 deri në GW35120503 Hulumtimet Specifike Pavarësisht statusit të përgjithshëm të mirë të marrë për bazë në monitorim, ky status varet nga ndërmarrja e hulumtimeve, dhe nëse është e nevojshme, zbatimi i ndreqjes së pikave të nxehta të Faqe | 13-37 ndotjes vendore të identifikuara në Kapitullin 10, Figura 10-4, Shtojca Teknike VII të renditura më poshtë. • PH 13 Uzina e ferro-kromit Burrel • PH 19 Magazinë pesticidesh në Rrëshen • PH 32 Vend-depozitimi i mbetjeve në Rrëshen • PH 35 Fabrika e pasurimit të bakrit dhe vend-depozitimet e mbetjeve në Kurbnesh • PH 37 Fabrika e ferro-kromit Elbasan (vendndodhje e diskutueshme - jashtë basenit të Mati Faqe | 13-38 13.17 Përmbledhja e Kostove për Masat për Ujërat Nëntokësor Kostot e paraprira të përmbledhura për të gjitha masat lidhur me trupat ujorë nëntokësorë dhe vlera totale e të gjitha kostove për të gjitha masat në periudhën e Planit 2024-2029, paraqiten së bashku në tabelën 13-7me kostot për masat e trupave ujor sipërfaqësor, pasi masat e TU sipërfaqësor ndikojnë edhe në masat e TU nëntokësor. 13.18 Përmbledhja Përfundimtare e Statusit Aktual dhe të Parashikuar të Trupit Ujor Nëntokësor Figura 13-3 përmbledh rezultatet e pritshme të PMBU-së 2024-2029 për statusin e trupave ujorë nëntokësorë në basenin e Matit. Figura 13-3 – Përqindjet Aktuale dhe të Parashikuara të Statusit të Trupave Ujorë Nëntokësorë 13.19 Procedurat e Monitorimit dhe Vlerësimit të Planit Masat parandalim dhe kufizim janë fronti i parë i mbrojtjes për parandalimin e ndotjes së ujërave nëntokësore dhe përfshijnë masa rregullatore si lejet dhe kodet e sjelljes. Për risqet e identifikuara të ndotjes, DKU-ja i shpreh këto objektiva mbrojtëse duke përcaktuar VKE dhe Vlera Përputhshmërie (VP), të cilat zbatohen në Pikat e Përputhshmërisë (PP) dhe që janë më të rrepta se Vlerat Kufi. Mund të përcaktohen katër pika përputhshmërie (nga PP-0 deri në PP-3). Këto pika mund të shërbejnë si progresion përgjatë një kalimi të caktuar nga pikat ku kontaminuesi (1) hyn në nënsipërfaqe, (2) arrin pasqyrën ujore, (3) arrin një vendndodhje të ndërmjetme brenda akuiferit dhe (4) në fund të sistemit të prurjes. Pikat e përputhshmërisë mund të jenë pika monitorimi faktike ose teorike që përdoren për të llogaritur inputet e pranueshme. Faqe | 13-39 Tabela 13-8 – Përmbledhje e Programit të Masave sipas Trupit Ujor Nëntokësor Nr Kodi i Masave Kodi i TU ose kodi i RB Presion i rëndësishëm LlMK Lloji i masës Emri i masës Autoriteti Përgjegjës Indikatori i LlMK Indikator Vlera 2024 Indikator Vlera 2029 1 SMGW3512-01 GW35120101 GW35120103 2.2-Bujqësia, presion i shpërndarë 2.8-Presion i shpërndarë nga kontaminmet e minierave 12 Bazë Përcaktimi i zonave mbrojtëse dhe higjeno sanitare në burimet për shfrytëzim e ujërave nëntokësor. AKM ShGjSh AMBU Gjatësia e lumit që kërkon zona tampon për të kapur ose reduktuar ngarkesat e sedimentit në lumenj për të arritur objektivat 2 SMGW3512-01 GW35120105 1.1- Ndotja pikësore e ujërave të ndotura urbane 1.3- Ndotja pikësore nga Impiantet e industrive 1.5- Ndotja pikësore nga zonat e kontaminuara 21 Shtesë/Plot ësuese Reduktimi i shkarkimeve të drejtpërdrejta të patrajtuara nga derdhjet e kanalizimeve dhe aktivitete industriale AKUM Bashkitë Numri i sistemeve të kullimit të nevojshme për të arritur objektivat 3 SMGW3512-03 GW35120501 GW35120503 3 - Ndotja nga nxjerrjet dhe presionet e devijimit të prurjeve 8 Shtesë/Plot ësuese Forcimi i zbatimit të legjislacionit për kontrollin mbi lejet e dhëna për përdorime të burimeve ujore duke çuar në një menaxhim më të qëndrueshëm të akuiferit aluvial Ishëm-Mat-Drin AMBU Numri i lejeve të rishikuara të nevojshme për arritjen e objektivave