تخطَّ إلى المحتوى
Nelum
قوانين ألبانيا

Decision No.444 dated 28.4.2010 amending the Decision No.289 of 2010 proclaiming Natural Park the natural maritime ecosystem at Sazan island and Karaburun peninsula

صدر في 2010-04-28 · النص بتاريخ 2026-10-01

القانون العام والإرشادات الرسمية منشورة بوصفها أبحاثاً. ليست مشورة قانونية أو ضريبية أو مالية.

البحث نفسه مكتوب بالإنجليزية. العناوين والوسوم مترجمة؛ أما النتائج والاقتباسات فغير مترجمة.

عن هذا القانون

العنوان الأصلي
Vendim Nr.444, datë 28.4.2010 për disa ndryshime në vendimin nr.289, datë 28.4.2010 të këshillit të ministrave për shpalljen park kombëtar të ekosistemit natyror detar pranë gadishullit të Karaburunit dhe Ishullit të Sazanit
اللغة
Albanian
النوع
لائحة
المنظمة
European Union
الدولة
ألبانيا
الموضوعات
Sea, Wild species and ecosystems
الكلمات المفتاحية
ecosystem conservation, national parks, protected area, marine protected areas

أين تقرؤه

    لا يوجد رابط مصدر مسجل لهذا القانون.

النص

نص القانون نفسه، مادةً مادة، كما هو محفوظ. لكل مادة رابطها.

  1. VENDIM Nr.444, datë 28.4.2010 PËR DISA NDRYSHIME NË VENDIMIN NR.289, DATË 28.4.2010 TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE "PËR SHPALLJEN "PARK KOMBËTAR" TË EKOSISTEMIT NATYROR DETAR PRANË GADISHULLIT TË KARABURUNIT DHE ISHULLIT TË SAZANIT" Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 4, pika 1, shkronja "b", 6 e 13 të ligjit nr.8906, datë 6.6.2002 "Për zonat e mbrojtura", të ndryshuar, me propozimin e Ministrit të Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave, Këshilli i Ministrave VENDOSI: Në vendimin nr.289, datë 28.4.2010 të Këshillit të Ministrave, bëhen këto ndryshime: 1. Në pikën 2 fjalët "...12 570.82 (dymbëdhjetë mijë e pesëqind e shtatëdhjetë pikë tetëdhjetë e dy) ha..." zëvendësohen me ".12 427.95 (dymbëdhjetë mijë e katërqind e njëzet e shtatë pikë nëntëdhjetë e pesë) ha...". 2. Në pikën 2.1 bëhen ndryshimet e mëposhtme: a) Në paragrafin e parë fjalët ".9 848.95 (nëntë mijë e tetëqind e dyzet e tetë pikë nëntëdhjetë e pesë) ha..." zëvendësohen me ".9 706.08 (nëntë mijë e shtatëqind e gjashtë pikë zero tetë) ha...". b) Shkronja "a" ndryshohet, si më poshtë vijon: "a. Veri: Pika 1 (në det), me largësi 1 milje detare (1 852m) nga Kepi i Gjuhëzës, me koordinata 4353018.48V e 4478005.72L, deri te pika "a", me koordinata 4354828.86V/4480135.43L, më pas vijon në mënyrë drejtvizore me pikën "b", me koordinata 4358373.04 V/4481423.68 L, vijon deri te pika 2 (në det), me largësi 1 milje detare (1 852 m) nga Kepi i Shën Vasilit, me koordinata 4363780.19V e 4477378.71L.". 3. Harta që përmendet në pikën 1, bashkëlidhur vendimit, zëvendësohet me hartën që i bashkëlidhet këtij vendimi. Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare. KRYEMINISTRI Sali Berisha

Decision No.444 dated 28.4.2010 amending the Decision No.289 of 2010 proclaiming Natural Park the natural maritime ecosystem at Sazan island and Karaburun peninsula · Nelum