Decision No. 317, dated 15 May 2019 on the approval of the rules for the sustainable use of plant protection products and qualification criteria for users
صدر في 2019-05-15 · النص بتاريخ 2026-10-01
القانون العام والإرشادات الرسمية منشورة بوصفها أبحاثاً. ليست مشورة قانونية أو ضريبية أو مالية.
البحث نفسه مكتوب بالإنجليزية. العناوين والوسوم مترجمة؛ أما النتائج والاقتباسات فغير مترجمة.
عن هذا القانون
- العنوان الأصلي
- Vendim nr. 317, datë 15.5.2019 për miratimin e rregullave për përdorimin e qëndrueshëm të produkteve për mbrojtjen e bimëve dhe kriteret e kualifikimit për përdoruesit.
- اللغة
- Albanian
- النوع
- لائحة
- الدولة
- ألبانيا
- الموضوعات
- Cultivated plants
- الكلمات المفتاحية
- plant protection, pesticides, sustainable use, integrated pest management-IPM/pest management strategies
- الفئات
- agriculture
أين تقرؤه
النص
نص القانون نفسه، مادةً مادة، كما هو محفوظ. لكل مادة رابطها.
1 1 Ky vendim është përafruar pjesërisht me Direktivën 2009/128/EC, të Parlamentit Evropian dhe të Këshillit, 21 tetor 2009, për krijimin e një kuadri për veprim të komunitetit për të arritur përdorimin e qëndrueshëm të pesticideve (tekst me rëndësi për ZEE), numri CELEX: 32009L0128, Fletorja Zyrtare e Bashkimit Evropian, seria 309, datë 24.11.2009, faqe 71-86. VENDIM Nr. 317, datë 15.5.2019 PËR MIRATIMIN E RREGULLAVE PËR PËRDORIMIN E QËNDRUESHËM TË PRODUKTEVE PËR MBROJTJEN E BIMËVE DHE KRITERET E KUALIFIKIMIT PËR PËRDORUESIT1 (ndryshuar me vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 226, datë 13.4.2022) Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 6, të nenit 23, të ligjit nr. 105/2016, “Për mbrojtjen e bimëve”, me propozimin e ministrit të Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Këshilli i Ministrave VENDOSI: 1. Miratimin e rregullave për përdorimin e qëndrueshëm të produkteve për mbrojtjen e bimëve dhe kriteret e kualifikimit për përdoruesit, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij. 2. Krerët V, VI e VIII, si dhe shtojcat 10, 11 e 12, të vendimit nr. 1188, datë 20.8.2008, të Këshillit të Ministrave, “Për miratimin e rregullave për importimin, tregtimin, transportin, ruajtjen, përdorimin dhe asgjësimin e produkteve për mbrojtjen e bimëve”, të ndryshuar, shfuqizohen. 3. Ngarkohen Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural dhe Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale për zbatimin e këtij vendimi. Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare. ZËVENDËSKRYEMINISTËR Erion Braçe RREGULLAT PËR PËRDORIMIN E QËNDRUESHËM TË PRODUKTEVE PËR MBROJTJEN E BIMËVE DHE KRITERET E KUALIFIKIMIT PËR PËRDORUESIT I. QËLLIMI DHE PËRKUFIZIMET 1. Qëllimi i përcaktimit të këtyre rregullave është sigurimi i një përdorimi të qëndrueshëm të produkteve për mbrojtjen e bimëve (në vijim, PMB), duke minimizuar rreziqet dhe ndikimet e përdorimit të tyre në shëndetin e njeriut e mjedisin, e duke promovuar përdorimin e menaxhimit të integruar të parazitëve, si dhe të qasjeve ose teknikave alternative, si p.sh. alternativa jokimike ndaj PMB-ve. 2. Masat e parashikuara në këto rregulla nuk ndikojnë në masat e përcaktuara në legjislacionin kombëtar për: a) ruajtjen e shpendëve të egër; b) ruajtjen e habitateve natyrore e të faunës dhe të florës së egër; c) krijimin e një kornize në fushën e politikës së ujit; ç) nivelet maksimale të mbetjeve të pesticideve në ose mbi ushqimin dhe ushqimin me origjinë bimore e shtazore; 2 d) mbrojtjen e shëndetit e të sigurisë së punëtorëve nga rreziqet që lidhen me agjentët kimikë në punë; dh) mbrojtjen e punëtorëve nga rreziqet që lidhen me ekspozimin e tyre ndaj kancerogjenëve ose mutagjenëve në punë; e) mbështetjen e zhvillimit rural. 3. Të gjithë termat e përcaktuar në këto rregulla kanë të njëjtin kuptim me ata të përcaktuar në ligjin nr. 105/2016, “Për mbrojtjen e bimëve”. Për efekt të këtyre rregullave, termat e mëposhtëm kanë këto kuptime: a) “Aplikim me fumigant”, procesi i futjes së një PMB-je që çliron gazin helmues në produktin që duhet trajtuar dhe mjedisin mbajtës të tij për të mbajtur nën kontroll organizmin e synuar; b) “Certifikatë e fumigimit” (ose “Certifikata e aplikimit të fumigimit”), dokumenti i lëshuar pas aplikimit me fumigant, i cili reflekton shërbimin e dhënë, duke deklaruar karakteristikat e procedurën e aplikuar; c) “Fumigim”, procesi i aplikimit, ekspozimit dhe i shpërndarjes së një PMB-je helmuese në gjendjen e tij të gaztë, me qëllim vënien nën kontroll të dëmtuesve në produktin dhe mjedisin mbajtës të tij, duke përfshirë përgatitjen për fumigim, vetë operacionin e fumigimit dhe hapat e marrë pas fumigimit, si p.sh. ajrimi e pastrimi. Të gjitha gazet dhe avujt që mund të veprojnë si asfiksues konsiderohen “substanca shumë helmuese për shëndetin”; ç) “Menaxhim i integruar i parazitëve”, shqyrtimi i kujdesshëm i të gjitha metodave të mbrojtjes së bimëve në dispozicion dhe integrimi pasues i masave të përshtatshme që dekurajojnë zhvillimin e popullatave të organizmave të dëmshëm dhe mbajnë përdorimin e PMB-ve dhe format e tjera të ndërhyrjes në nivele që janë ekonomike dhe të justifikuara ekologjikisht, si dhe të reduktojë ose të minimizojë rreziqet për shëndetin e njeriut dhe mjedisin. Menaxhimi i integruar i parazitëve thekson rritjen e një kulture të shëndetshme me ndërhyrje më të vogël të mundshme për agroekosistemet dhe inkurajon mekanizmat e kontrollit natyror të parazitëve; d) “Këshillues”, çdo person që është pajisur me diplomë universitare në fushën e agronomisë dhe këshillon për menaxhimin e dëmtuesve dhe përdorimin e sigurt të PMB-ve, në aspektin profesional ose tregtar, duke përfshirë shërbimet private e publike, agjentët tregtarë, prodhuesit e ushqimit dhe shitësit me pakicë aty ku është e aplikueshme; dh) “Metoda jokimike”, metodat alternative të PMB-ve për mbrojtjen e bimëve dhe menaxhimin e parazitëve, bazuar në teknikat agronomike, siç janë ato të përmendura në pikën 1, të shtojcës nr. 3, ose metodat e kontrollit fizik, mekanik apo biologjik të parazitëve; e) “Pajisje për aplikimin e PMB-ve”, çdo mjet i veçantë, i cili është i dedikuar për aplikimin e PMB-ve, duke përfshirë pajisjet që janë esenciale për funksionimin efektiv të pajisjeve, si: hundëzat, manometrat, filtrat dhe pajisjet pastruese për depozitat (tankerat); ë) “Ujë nëntokësor”, i gjithë uji nën sipërfaqen e tokës në zonën e ngopjes dhe në kontakt të drejtpërdrejtë me tokën ose nëntokën; f) “Spërkatje ajrore”, aplikimi i PMB-ve nga ajri me mjete ajrore; g) “Tregues rreziku”, rezultati i një metode llogaritëse, i cili përdoret për të vlerësuar rreziqet e PMB-ve për shëndetin e njeriut dhe/ose mjedisin; gj) “Ujëra sipërfaqësore”, ujërat që ndodhen ose rrjedhin mbi sipërfaqen e tokës; ujërat e brendshme, përveç ujërave nëntokësore; ujërat kalimtare, ujërat bregdetare dhe ujërat territoriale; h) “Zonë e fumigimit”, e gjithë zona ose hapësira, në të cilën do të aplikohet një fumigant; i) “Zonë e rrezikut”, e gjithë zona ose hapësira, në të cilën është aplikuar fumiganti, si dhe ku gazi mund të shkojë, duke paraqitur rrezik për përdoruesit profesionistë e njerëzit e tjerë. Përfshihen strukturat e lidhura me zonën ose hapësirën e fumiguar. j. “Prodhues” është subjekti i regjistruar në regjistrin e fermës dhe që ushtron aktivitet bujqësor, si: i. fermer që është pajisur me kod fermeri dhe/ose NIPT fermeri; 3 ii. person fizik i pajisur me numër identifikimi për personin e tatueshëm nga Qendra Kombëtare e Biznesit; iii. person juridik i pajisur me numër identifikimi për personin e tatueshëm nga Qendra Kombëtare e Biznesit. II. PLANI I VEPRIMIT 1. Plani i veprimit (në vijim, PV) miratohet nga ministri përgjegjës për bujqësinë, në të cilin përcaktohen objektivat, qëllimet, masat dhe afatet e tyre për të reduktuar rreziqet dhe ndikimet e përdorimit të PMB-ve në shëndetin e njeriut e mjedisin dhe për të inkurajuar zhvillimin dhe futjen e menaxhimit të integruar të parazitëve dhe qasjeve alternative ose teknikave për të zvogëluar varësinë nga përdorimi i PMB-ve. Këto objektiva mbulojnë fushat për mbrojtjen e punonjësve, mbrojtjen e mjedisit, mbetjet, përdorimin e teknikave të veçanta ose përdorimin e kulturave specifike. 2. PV-ja përfshin gjithashtu treguesit për të monitoruar përdorimin e PMB-ve, që përmbajnë lëndë vepruese me risk të veçantë, veçanërisht nëse ekzistojnë alternativa. Në bazë të treguesve të tillë dhe duke marrë parasysh, kur është e mundur, objektivat e zvogëlimit të rrezikut ose përdorimit, duhet gjithashtu të përcaktohen kufijtë për reduktimin e përdorimit, veçanërisht nëse reduktimi i përdorimit përbën një mjet të përshtatshëm për të arritur reduktimin e rrezikut lidhur me artikujt prioritarë të identifikuar, sipas shkronjës “b”, të pikës 2, të kreut VIII. Këto objektiva mund të jenë të ndërmjetme ose përfundimtare. Për arritjen e tyre përdoren të gjitha mjetet e nevojshme. 3. Gjatë hartimit dhe rishikimit të PV-së merren parasysh ndikimet shëndetësore, sociale, ekonomike e mjedisore të masave të parashikuara, të kushteve specifike kombëtare, rajonale e lokale dhe të të gjitha grupeve relevante të interesit. Në PV përshkruhet se si do të zbatohen masat, me qëllim arritjen e objektivave. 4. PV-ja rishikohet të paktën çdo pesë vjet. 5. Ministria informon publikun në faqen e saj të internetit gjatë përgatitjes dhe modifikimit të PV-së. III. KRITERET E KUALIFIKIMIT PËR PËRDORUESIT DHE INFORMIMI 1. Të drejtën për të përdorur (përdoruesi i fundit) PMB-të e kanë të gjithë personat, me moshë mbi 18 vjeç, me përjashtim të grave shtatzëna, deri në fund të periudhës së laktacionit. 2. Të drejtën për të përdorur PMB-të e rrezikshme e kanë të gjithë personat, që plotësojnë kërkesat e pikës 1, të këtij kreu, dhe që janë të pajisur me dëshmi aftësie. 3. Të drejtën për të përdorur PMB-të helmuese ose shumë helmuese e kanë të gjithë personat që plotësojnë kërkesat e pikës 1, të këtij kreu, dhe që janë të pajisur me dëshmi aftësie të veçantë. Këta persona quhen përdorues profesionistë. 4. Përgatitja dhe instruktimi i personave që kërkojnë të pajisen me dëshmi aftësie bëhet në institucionet publike ose private, të miratuara sipas legjislacionit për arsimin e formimit profesional. 5. Gjatë kryerjes së kursit, personat që kërkojnë të pajisen me dëshmi aftësie, duhet të zhvillojnë 30 (tridhjetë) orë teori dhe 10 (dhjetë) orë praktikë për njohuritë sipas kërkesave të shtojcës nr.1, që i bashkëlidhet këtyre rregullave. 6. Në përfundim të këtij kursi zhvillohet provim nga komisioni, i cili vlerëson njohuritë e personit që kërkon dëshminë e aftësisë. Dëshmia e aftësisë nënshkruhet nga përfaqësuesi i Autoritetit Kombëtar të Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve (AKVMB) dhe përfaqësuesi i institucionit ku është zhvilluar kursi. 7. Dëshmia e aftësisë është pa afat dhe shoqërohet me vërtetim të gjendjes shëndetësore, që lëshohet çdo 2 (dy) vjet. Dëshmitë e aftësisë regjistrohen në një regjistër të veçantë që administrohet nga Autoriteti Kombëtar i Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve (AKVMB), sipas shtojcës nr.4, që i bashkëlidhet këtyre rregullave. 8. Dëshmia e aftësisë hartohet sipas modelit të paraqitur në shtojcën nr.5, që i bashkëlidhet kësaj rregulloreje. 4 9. Personi qё kёrkon tё kualifikohet si pёrdorues profesionist duhet tё ndjekё njё kurs instruktimi në institucionet publike ose private, të miratuara sipas legjislacionit për arsimin dhe formimin profesional, për njohuritë sipas kërkesave të shtojcës nr.1, që i bashkëlidhet këtij vendimi. Gjatë kursit duhet të zhvillohen 40 (dyzet) orë teori dhe 20 (njëzet) orë praktikë. PMB të e regjistruara për t’u pёrdorur duhet tё jenё nё pёrmbajtjen e kursit tё kryer. 10. Në përfundim të kursit zhvillohet provim nga komisioni, i cili vlerëson njohuritë e personit që kërkon dëshminë e aftësisë së veçantë. Dëshmia e aftësisë së veçantë nënshkruhet nga përfaqësuesi i Autoritetit Kombëtar të Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve (AKVMB) dhe përfaqësuesi i institucionit ku është zhvilluar kursi. 11. Dëshmia e aftësisë së veçantë hartohet sipas modelit të paraqitur në shtojcën nr.6, që i bashkëlidhet këtyre rregullave. 12. Dëshmia e aftësisë së veçantë ёshtё e vlefshme pёr njё periudhё prej 6 (gjashtë) vjetësh dhe shoqërohet me vërtetim të gjendjes shëndetësore, që lëshohet çdo 2 (dy) vjet. Dëshmia e aftësisë së veçantë mund të rinovohet nëse kërkohet nga mbajtësi i saj dhe nëse paraqet vërtetim të gjendjes shëndetësore. 13. Pёrdoruesi profesionist garanton tё gjitha masat pёr tё minimizuar rrezikun e efekteve tё padёshiruara nё njerёz, kafshё dhe mjedis, qё mund tё rezultojё nga pёrdorimi i PMB-ve. 14. Autoriteti Kombëtar i Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve (AKVMB) publikon në faqen zyrtare të saj listёn e tё gjithё pёrdoruesve profesionistë, si dhe e përditëson atë sa herë që pëson ndryshime. Kjo listё pёrmban: a) emrin dhe mbiemrin e pёrdoruesit profesionist; b) numrin dhe datën e dhënies së dëshmisë së aftësisë së veçantë; c) adresёn e pёrdoruesit profesionist. 15. Ministria përgjegjëse për shëndetësinë të grumbullojë informacionet mbi incidentet helmuese akute të PMB-ve, si dhe zhvillimet kronike të helmimit, aty ku është e mundur, ndërmjet grupeve që mund të ekspozohen rregullisht ndaj tyre për operatorët, punëtorët bujqësorë ose personat që jetojnë pranë zonave të aplikimit të PMB-ve. 16. Ministria të marrë masa për të informuar publikun e gjerë dhe për të promovuar e lehtësuar programet e informimit e vetëdijesimit dhe disponueshmërinë e informacionit të saktë e të balancuar për publikun e gjerë, në lidhje me PMB-të, veçanërisht lidhur me rreziqet dhe efektet e mundshme akute e kronike për shëndetin e njeriut, organizmat jo të synuar dhe mjedisin, që rrjedhin nga përdorimi i tyre, dhe përdorimin e alternativave jo kimike. 17. Komisioni i cituar në pikat 6 e 10, të këtij kreu, përbëhet nga 3 (tre) anëtarë, ku 2 (dy) anëtarë janë përfaqësues të Autoritetit Kombëtar të Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve (AKVMB) dhe 1 (një), përfaqësues i institucionit ku është zhvilluar kursi. 18. Provimi zhvillohet me shkrim dhe me gojë. Testi për vlerësimin me shkrim përfshin pyetje me tri alternativa për njohuritë, sipas kërkesave të shtojcës nr.1, që i bashkëlidhet këtyre rregullave. Gjithsej, 20 (njëzet) pyetje me nga 3 (tri) pikë secila. Shuma totale e pikëve të testimit për vlerësimin me shkrim është 60 (gjashtëdhjetë) pikë. Kanë të drejtë të marrin pjesë në intervistën e strukturuar me gojë kandidatët, të cilët kanë grumbulluar në vlerësimin me shkrim më shumë se gjysmën e pikëve (mbi 30 pikë). Shuma totale e pikëve të intervistës së strukturuar me gojë është 40 (dyzet) pikë. Kandidati që arrin mbi 60 (gjashtëdhjetë) pikë gjithsej pajiset me dëshminë përkatëse të aftësisë. IV. PAJISJET E APLIKIMIT TЁ PRODUKTEVE PЁR MBROJTJEN E BIMЁVE 1. Pajisjet për aplikimin e PMB-ve në përdorim profesional u nënshtrohen kontrolleve teknike në intervale të rregullta, sipas ligjit nr. 10489, datë 15.12.2011, “Për tregtimin dhe mbikëqyrjen e tregut të produkteve jo ushqimore”, dhe ligjit nr. 32/2016, “Për garantimin e sigurisë së punës të pajisjeve dhe instalimeve nën presion”. Kontrolli teknik i pajisjeve kryhet çdo tre vjet. 5 2. Pajisjet për aplikimin e PMB-ve të jenë kontrolluar të paktën një herë brenda vitit 2020. Pas kësaj periudhe, vetëm pajisjet për aplikimin e PMB-ve, që kanë kaluar me sukses kontrollin, duhet të jenë në përdorim profesional. Pajisjet e reja kontrollohen të paktën një herë brenda një periudhe prej pesë vjetësh pas blerjes. 3. Pavarësisht pikave 1 e 2, të këtij kreu, dhe pas një vlerësimi të rrezikut për shëndetin e njeriut dhe mjedisin nga institucioni përgjegjës për garantimin e sigurisë së punës të pajisjeve dhe instalimeve nën presion, duke përfshirë një vlerësim të shkallës së përdorimit të pajisjeve, mund të: a) zbatohen afate dhe intervale kontrolli të ndryshme për pajisjet e aplikimit të PMB-ve që nuk përdoren për spërkatje, për pajisjet e aplikimit me dorë të PMB-ve ose për spërkatësit e shpinës dhe për pajisjet shtesë për aplikimin e PMB-ve, të cilat paraqesin një nivel shumë të ulët të përdorimit. Spërkatësit me krahë më të gjatë se 3 (tre) m, përfshirë ata që janë montuar në pajisjet mbjellëse, nuk duhet të konsiderohen si pajisje me nivel të ulët të përdorimit; b) përjashtohen nga pajisjet e kontrollit të aplikimit të PMB-ve ose spërkatësit e shpinës. Në këtë rast, Autoriteti Kombëtar i Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve (AKVMB) informon operatorët për nevojën për të ndryshuar rregullisht pajisjet, rreziqet specifike të lidhura me atë pajisje dhe që operatorët të trajnohen për përdorimin e duhur të asaj pajisjeje aplikimi. 4. Kontrollet verifikojnë se pajisja për aplikimin e PMB-ve i plotëson kërkesat përkatëse të listuar në shtojcën nr. 2, që i bashkëlidhet këtyre rregullave, me qëllim që të arrihet një nivel i lartë mbrojtjeje për shëndetin e njeriut dhe mjedisin. Pajisjet për aplikimin e PMB-ve që përputhen me standardet e harmonizuara me legjislacionin në fushën e standardeve dhe rregulloreve teknike dhe të rregullave për shërbimet e Shoqërisë së Informacionit duhet të jenë në përputhje me kërkesat thelbësore të shëndetit, sigurisë dhe mbrojtjes së mjedisit. 5. Përdoruesit profesionistë kryejnë kalibrime të rregullta dhe kontrolle teknike të pajisjeve për aplikimin e PMB-ve në përputhje me trajnimin e duhur, siç parashikohet në kreun III, të këtij vendimi. 6. Kontrolli i certifikimit të pajisjeve për aplikimin e PMB-ve kryhet nga Autoriteti Kombëtar i Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve (AKVMB). Krijohen sisteme certifikimi të tilla që lejojnë verifikimin e kontrolleve dhe njohjen e certifikatave të dhëna në shtetet e tjera, sipas kërkesave të referuara në pikën 4, të këtij kreu, edhe kur periudha kohore që nga kontrolli i fundit i kryer në një shtet tjetër është e barabartë ose më e shkurtër se periudha kohore e intervalit të kontrollit të zbatueshëm në territorin e tij. 7. Masat e hartuara për të ndryshuar elementet jothelbësore lidhur me shtojcën nr.2, që i bashkëlidhet këtij vendimi, në mënyrë që të marrin parasysh progresin shkencor e teknik, miratohen në përputhje me kërkesat e përgjithshme të ligjit të ushqimit, si dhe përcaktimin e procedurave në çështjet e sigurisë ushqimore. V. PËRDORIMI I PRODUKTEVE PЁR MBROJTJEN E BIMЁVE. PËRDORIMET SPECIFIKE 1. Në territorin ku është kryer trajtimi me PMB me rrezik të lartë dhe/ose me PMB të rrezikshme ndalohet kalimi, kullotja dhe marrja e ushqimeve për njerëzit dhe blegtorinë. 2. Në këto territore vendosen, në vende të dukshme, tabela paralajmëruese, me përmasa 50 x 30 cm, të shoqëruara me shënimin “Kujdes, rrezik helmimi!”. Këto tabela dhe shënimi i bërë duhet të jenë të qëndrueshme ndaj kushteve atmosferike, të paktën për një periudhë prej 20 (njëzet) ditësh nga çasti i vendosjes së tyre. 3. Ndalohet: a) përdorimi i avionëve për trajtime me PMB, në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë; b) përdorimi i herbicideve në ose përgjatë rrugëve kombëtare, hekurudhave, shtretërve të lumenjve dhe të liqeneve, sipërfaqeve shumë të përshkueshme, pranë ujërave sipërfaqësore ose 6 ujërave nëntokësore, në parqet publike, në pyjet dhe, në përgjithësi, në zonat bujqësore jo të destinuara për kultivimin e bimëve bujqësore; c) përdorimi i PMB-ve të rrezikshme dhe/ose PMB-ve me rrezik të lartë, në qendrat e banuara, zonat e përdorura nga publiku i gjerë ose grupet vulnerabël, si: parqet e kopshtet publike, terrenet sportive e rekreative, sheshet e shkollave dhe terrenet e lojërave të fëmijëve dhe në afërsi të objekteve të kujdesit shëndetësor, si dhe në zonat e mbrojtura; ç) përgatitja e solucionit spërkatës afër burimeve, puseve të ujit, rezervuarëve, ujërave të rrjedhshme, gropave, kanaleve, si dhe derdhja e tyre e larja e mjeteve të punës në to; d) përdorimi i PMB-ve helmuese dhe shumë helmuese për bletën, si dhe për insektet pjalmuese në serra; dh) materiali mbjellës i dezinfektuar me PMB, që të përdoret si ushqim për njerëz, kafshë e shpendë, edhe nëse ai përpunohet, lahet ose pastrohet, duke përjashtuar rastet kur në etiketë shënohet se lejohet një përdorim i tillë. Materiali mbjellës i dezinfektuar ruhet në vende të veçanta, larg fëmijëve dhe kafshëve. 4. Përjashtimisht ndalimit sipas shkronjave “b” e “c”, të pikës 3, të këtij kreu, kur përdorimi i tyre në këto zona është i domosdoshëm, duhet që: a) përdoruesit e PMB-ve të njoftojnë organet e pushtetit vendor dhe strukturat e mbrojtjes civile për kohën e PMB-të që do të përdoren, si dhe për masat që duhet të merren për shmangien e efekteve negative në këto zona; b) përdorimi i tyre të minimizohet dhe të bëhet me miratimin paraprak e nën mbikëqyrjen e Autoritetit Kombëtar të Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve (AKVMB), të Inspektoratit të Mjedisit dhe të përfaqësuesve të pushtetit vendor, duke pasur parasysh kërkesat e domosdoshme të higjienës, shëndetit publik dhe biodiversitetit ose rezultatet e vlerësimeve përkatëse të rrezikut; c) të merren parasysh masat e menaxhimit të rrezikut, duke i dhënë përparësi përdorimit të PMB-ve me rrezik të ulët, PMB-ve që nuk klasifikohen si të rrezikshme për mjedisin ujor dhe i masave të kontrollit biologjik; ç) të merren masa lehtësuese që minimizojnë rrezikun e ndotjes jashtë zonës, të shkaktuara nga solucioni i spërkatjes dhe rrjedhjet në tokë. Këto duhet të përfshijnë vendosjen e zonave tampone të përshtatshme për mbrojtjen e organizmave ujorë jo të synuar dhe zonave mbrojtëse për sipërfaqen dhe ujërat nëntokësore të përdorura për nxjerrjen e ujit të pijshëm, ku PMB-të nuk duhet të përdoren. 5. Gjatë përgatitjes së solucionit për spërkatje duhet të mbahen parasysh rregullat, si më poshtë vijon: a) përzierja të kryhet në mjedis të hapur e të ajrosur mirë; b) përgatitja të mos kryhet kur ka erë; c) të ketë sasi të nevojshme uji për t’u larë, nëse lind nevoja; ç) të përdoren mjete mbrojtëse të përshtatshme sipas përcaktimeve në etiketë; d) të llogaritet mirë sasia e solucionit që do të përdoret, për të mënjanuar hedhjen e solucionit të tepërt në mjedis; dh) ambalazhi të mos hidhet pas përdorimit, por të grumbullohet për t’u asgjësuar sipas kërkesave të legjislacionit në fuqi për menaxhimin e integruar të mbetjeve; e) të mënjanohen problemet e mospërputhshmërisë së PMB-ve, në rast përzierjesh të tyre, duke zbatuar me korrektësi etiketën; ë) të bëhet kujdes në shpëlarjen e mjeteve të trajtimit (pompa të ndryshme etj.), pas përfundimit të punës, që të mos shkaktohet ndotje e mjedisit; f) të ruhet me kujdes etiketa që, në rast helmimi, të jetë e lexueshme nga mjeku. Në përfundim të punës, vendi ku përgatitet solucioni dhe bëhet shpëlarja pas punës, punohet me përmbysje, në thellësi 20 (njëzet) cm. 6. Gjatë procesit të punës, PMB-të dhe ambalazhet e tyre, si dhe solucioni spërkatës nuk duhet të lihen për asnjë çast jashtë mbikëqyrjes së përdoruesit. Në përfundim të punës ditore, PMB-të që mbesin dhe ambalazhet e tyre kthehen në vendin e ruajtjes, kurse solucioni spërkatës i 7 mbetur, pasi të jetë e holluar paraprakisht mbi 5 (pesë) herë, shpëlahet në vendin ku përgatitet solucioni dhe përmbyset në thellësi 20 (njëzet) cm. 7. Për të mbrojtur insektet e dobishme dhe veprimtarinë pjalmuese të tyre, është i ndaluar përdorimi i PMB-ve në bimët në lulëzim, qofshin këto të kultivuara apo spontane. Trajtimet me PMB mund të kryhen deri tri ditë para lulëzimit, si dhe pas rënies së petaleve, duke proceduar me prerjen e bimëve spontane në lulëzim, që gjenden nën ose në afërsi të kulturave që do të trajtohen. 8. Në raste të veçanta, përjashtimisht detyrimit sipas pikës 7, të këtij kreu, përdoruesit e PMB ve janë të detyruar të njoftojnë bletërritësit për vendin dhe kohën e trajtimit, me shkrim, tri ditë para, nëpërmjet organeve të pushtetit vendor. 9. Ministria publikon listën e toksicitetit të PMB-ve ndaj insekteve pjalmuese, veçanërisht ndaj bletës dhe e bën atë të njohur në faqen zyrtare të saj. 10. Prodhuesi mban dhe plotëson regjistrin e përdorimit të PMB-ve në fermë. Fermerët dhe individët, që kultivojnë për konsum familjar, e mbajnë regjistrin në mënyrë vullnetare. Modeli i regjistrit, përmbajtja dhe plotësimi i tij miratohen me urdhër të ministrit. Regjistri i vihet në dispozicion Autoritetit Kombëtar të Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve gjatë kontrolleve zyrtare të kryera në fermë ose sa herë kërkohet. Regjistri, gjithashtu, mund t’i vihet në dispozicion palëve të treta që kanë detyra të certifikimit të fermave ose prodhimeve të lidhura me etiketat e cilësisë, si dhe pikave të grumbullimit dhe përpunimit, nëse kërkohet. VI. TRAJTIMI ME PMB FUMIGANTE (FUMIGIMI - TYMOSJA) 1. Me qëllim që të sigurohet një mbrojtje optimale e bimëve, e produkteve bimore, e ushqimeve për njerëzit dhe kafshët, si dhe e mallrave të tjera gjatë magazinimit dhe transportit të tyre, është e detyrueshme që të merren masat, si më poshtë vijon: a) fumigimi detar është fumigimi i ngarkesave në hambarët e anijeve ose në kontejnerë, i cili shpesh (por jo gjithmonë) vazhdon në transit për të siguruar një fumigim efikas e të sigurt me vonesa minimale të anijes. Në transit fumigimi bëhet i mundur nga përdorimi i gazit fosfinë, i cili është fumigant i vetëm i lejuar për këtë qëllim nga rekomandimet e Organizatës Ndërkombëtare Detare (IMO) për Përdorimin e Sigurt të Pesticideve në Anije. Gjithashtu, duhet të zbatohet Kodi Ndërkombëtar i Mallrave të Rrezikshëm Detar (IMDG). Procesi i fumigimit detar transit fillon në portin e ngarkesës, vazhdon për një kohë të përcaktuar gjatë udhëtimit drejt destinacionit dhe përfundon në portin e shkarkimit. Për të realizuar sigurinë dhe efikasitetin, kjo punë e komplikuar kërkon pjesëmarrjen e të paktën tri palëve gjatë gjithë kësaj periudhe kohore: fumigatorët në portin e ngarkesës, marinarët dhe fumigatorët në portin e shkarkimit. Kontejnerët nën fumigim klasifikohen si ngarkesa të rrezikshme të klasës 9 dhe do të zbatohen kërkesat e detyrueshme të kodit IMDG. Të mos aplikohen fumigantë në një kontejner, i cili sapo është ngarkuar në bordin e anijes. Pasi mjeti detar lundron menjëherë pas përfundimit të aplikimit të fumigimit, vlerësimi i efikasitetit të plotë të fumigimit kryhet direkt me mbërritjen në destinacion; b) fumigimi në ambiente ruajtjeje është fumigimi i mallrave në tokë, në një depo, magazinë, platformë hekurudhore, në një dhomë ose silos. Ashtu si në rastin e fumigimit detar, kjo bëhet e mundur nga përdorimi i gazit fosfinë, megjithëse mund të përdoren edhe fumigantë të tjerë në disa situata. Ambientet e ruajtjes të jenë të pajisura me një sistem ventilimi, i cili ose shkarkon fumigantin jashtë dhe larg nga çdo zonë pune ose ku njerëzit mund të jenë të pranishëm, ose është projektuar për të rimarrë fumigantin e përdorur. Nëse ambienti është i mbyllur pas përfundimit të ventilimit, përqendrimet e rrezikshme të gazit mund të grumbullohen dhe një periudhë tjetër e ventilimit mund të jetë e nevojshme para hyrjes dhe shkarkimit. Mallrat në ambiente ruajtjeje dhe silose të trajtohen në mënyrë të ngjashme me ato në hambarët e anijes; c) nëse aplikohet fumiganti në ndërtesë, të kontrollohet për t’u siguruar që të jetë e pastër nga njerëzit, kafshët dhe bimët, të cilat nuk janë objekt i fumigimit dhe të sigurohet që asnjë person i paautorizuar nuk mund të ketë qasje derisa ndërtesa të jetë hapur dhe deklaruar e sigurt nga ana e përdoruesit profesionist. Ndërtesa të jetë sa më hermetike ndaj gazit; të mbyllen të gjitha dritaret, dyert dhe hapjet e tjera nga ndërtesa me shirit maskimi ose materiale të tjera të përshtatshme, 8 përveç nëse ndërtesa duhet të mbulohet tërësisht me fletët fumiguese me përshkueshmëri të ulët. Përdoruesit profesionistë të punojnë në çifte në mënyrë që ventilimi të kryhet në mënyrë të sigurt. Në fund të periudhës së fumigimit, përdoruesit profesionistë, të veshur me mjetet mbrojtëse individuale (në vijim, MMI), mund të thyejnë vulat dhe të hapin dyert e hapjet e tjera të arritshme nga jashtë zonës së fumigimit dhe pastaj të tërhiqen përtej zonës së rrezikut gjatë periudhës së ventilimit. Pas testimit të atmosferës, përdoruesit profesionistë mund të hyjnë në ndërtesë dhe të hapin dritaret dhe dyert e tjera. Në ndërtesat me shumë kate, mund të jetë i nevojshëm largimi nga zona e fumigimit, pasi secili kat ose seksion është hapur për të siguruar një periudhë ajrimi të përshtatshme përpara se të shkohet në katin e ardhshëm. Kohëzgjatja e periudhës së ventilimit ndryshon sipas madhësisë e gjendjes së ndërtesës dhe kushteve të motit. Kur punohet brenda ndërtesës, të vishen MMI, përveç rasteve kur testet me pajisjet e zbulimit tregojnë se përqendrimet e fumigantit nuk e kalojnë nivelin e duhur. Vëmendje e veçantë duhet të kushtohet në zonat që janë të vështira për të ventiluar, përfshirë bodrumet dhe shkallët, ku mund të grumbullohen gaze të rënda. Në rastin e ndërtesave ku punojnë njerëzit, nuk lejohet ripërpunimi derisa pajisjet e përshtatshme të monitorimit të tregojnë se zona përmban nivele gazesh nën kufirin e lejuar të ekspozimit për fumigantin e aplikuar. Vëmendje e veçantë t’i kushtohet çdo materiali absorbues që mund të vazhdojë të lirojë gazin për një kohë dhe mund të kërkojë ventilim shtesë. Në fund të periudhës së ventilimit, të shkëputen, çmontohen dhe të hiqen të gjitha pajisjet e tubacionit dhe aplikimit nga zona e fumigimit dhe zonat e rrezikshme. Të lëshohet certifikata e pastrimit, pasi përdoruesi profesionist ka kontrolluar atmosferën në të gjitha katet ose seksionet dhe është i bindur që hyrja e njerëzve pa MMI është e sigurt; ç) nëse aplikohet fumigimi i mallrave me grumbullim nën një mbulesë të papërshkueshme nga gazi, të mblidhet malli në një shtresë betoni ose në një shtrese tjetër të fortë ose mbi shtresa polietileni. Nëse përdoret fosfinë, rekomandohet fletë e re prej polietileni, me trashësi prej së paku 125 (njëqind e njëzet e pesë) mikron ose fletë të laminuara me përshkueshmëri më të ulët. Kur kërkohet më shumë se një fletë për të mbuluar një grumbull mallrash, të bashkohen fletët individuale njëra me tjetrën, duke i rrotulluar me njëra-tjetrën dhe duke përdorur ngjitës me llak ose me metoda të tjera të përshtatshme. Të mos përdoren serpentina uji, të cilat mund të rrjedhin dhe mund të shkaktojnë zjarr nëse uji ndeshet me formulimin e fosfinës. Kur mallrat janë në paleta ose pirgje, gjeneruesit e fosfinës mund të vendosen nën pirg. Formulimet gjeneruese të fosfinës duhet të varen me kujdes poshtë anëve të pirgut, por jo në kontakt me fletën e polietilenit në dysheme. Kur fumigimi bëhet nën fletët e papërshkueshme të gazeve brenda ndërtesave, duhet të lejohet një periudhë e ventilimit për ndërtesën përpara se të grumbullohen fletët, tubacionet ose mbetjet e shpenzuara; d) nëse aplikohet fumigimi i mallrave që transportohen me mjete ajrore, avioni të vendoset në një vend të sigurt për të gjitha periudhat e ajrosjes dhe ventilimit. Zona e rrezikut duhet të mbyllet dhe të shënohet me sinjale paralajmëruese për të parandaluar aksesin nga kushdo që nuk është i lidhur drejtpërdrejt me fumigimin. Gjithmonë të konsiderohet avioni dhe një zonë e përshtatshme rreth tij si zonë rreziku, edhe nëse vetëm një pjesë e avionit është zona e fumigimit. Zona e kargove duhet të fumigohet veçmas; dh) fumigimi i mallrave dhe i kontejnerëve, përfshirë automjetet që mbajnë ngarkesa dhe trailerat e tyre, të kryhet para ngarkimit ose kryerjes së transportit, me kusht që të respektohen rregulloret e sigurisë siç kërkohet nga kodi IMDG i detyrueshëm dhe të gjitha kërkesat e tjera të sigurisë. Para fumigimit, të kontrollohet gjendja e riparimit të kontejnerit dhe të vendoset nëse është i përshtatshëm për trajtim, duke u kushtuar vëmendje të veçantë guarnicioneve të derës. Të mbyllet çdo ventilator i hapur. Të përdoren pajisjet e detektimit, duke i kushtuar vëmendje të veçantë hermetizmit rreth dyerve. Kur të jetë siguruar hermetizmi efektiv, bllokohet ose ndryshe sigurohen dyert. Të vendosen sinjalet e paralajmërimit të rrezikut për identifikimin e fumigantit dhe të shënohen koha dhe data e aplikimit të fumiguesve në dyert e në pikat e hyrjes në zonën e rrezikut. Ngarkesat e rënda të trajtohen në silose ose magazina menjëherë para ngarkimit ose gjatë procesit aktual të ngarkimit. 9 2. Në flete udhëzuesin e PMB-ve fumigante të regjistruara të përshkruhen në detaje metodat e aplikimit, rreziqet e helmimit, përkujdesja dhe ndihma e parë në rast aksidenti. 3. Produktet që trajtohen me PMB të përdoren për konsum sipas rekomandimeve të dhëna në etiketën e PMB-së që është përdorur. Trajtimi të kryhet vetëm nga përdorues profesionistë dhe nën monitorimin e Autoritetit Kombëtar të Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve (AKVMB). Përdoruesit profesionist i kërkohet të mbajë kopjet e të gjitha dokumenteve të lëshuara pas fumigimit për një periudhë deri në 5 (pesë) vjet. 4. Në përfundim të çdo trajtimi të përmendur në pikën 1, të këtij kreu, të plotësohet në 3 (tri) kopje certifikata dhe formulari i fumigimit, respektivisht sipas shtojcave nr. 7 e nr. 8, bashkëlidhur këtyre rregullave, një kopje e të cilave dorëzohet pranë Autoritetit Kombëtar të Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve (AKVMB), një kopje i lëshohet zotëruesit të produktit që fumigohet ose mjetit transportues të mallit të fumiguar dhe kopja e tretë mbahet nga vetë përdoruesi profesionist. 5. Certifikata e fumigimit është dokumenti i lëshuar pas fumigimit, duke treguar nivelet e sigurta të fumigantit të testuar dhe duke deklaruar se zona nuk i kalon kufijtë e sigurt ligjorë për punëtorët që të hyjnë në hapësirën e fumiguar. Certifikata e fumigimit është pjesë e dokumenteve të inspektimit dhe që kontrollohet në pikën e inspektimit karantinor fitosanitar për mallrat dhe mjetet detare që kryejnë import/eksport të ushqimeve për njerëzit dhe blegtorinë, si dhe gjatë ruajtjes e përpunimit të tyre. 6. Të merret në konsideratë periudha kohore e kërkuar për lëshimin (çlirimin) e gazit helmues nga PMB-ja e përdorur, shpërndarja në të gjithë produktin dhe koha e ekspozimit e nevojshme për të arritur veprimtari efektive ndaj dëmtuesve të synuar në produktin e fumiguar dhe mjedisin e tij. Përveç parametrave të rëndësishëm, periudha e trajtimit varet nga përshkueshmëria e mallit, vëllimi i ngarkesës së fumiguar, malli ose lloji i produktit etj. Pas periudhës së fumigimit, përdoruesi profesionist teston ajrin në hapësirën e punës për të siguruar që përqendrimi i gazit fumigant ka rënë në ose nën nivelet e sigurta. 7. Para fillimit të çdo operacioni të fumigimit një vlerësim sigurie duhet të kryhet nga përdoruesit profesionistë në portin e ngarkesës, duke marrë parasysh rekomandimet e IMO-së dhe gjithashtu çdo kufizim të zbatuar nga ligji i vendit të ngarkimit dhe destinacionit ose lundrimit të anijes dhe kontratat lidhur me ngarkesën ose udhëzimet e pronarit të anijes. Një raport i gjetjeve dhe çdo rekomandim të bëhet me shkrim për të gjitha palët përkatëse. 8. Përdoruesit profesionistë të mbajnë një regjistër të detajuar për të gjitha fumigimet e kryera, me të dhënat, si më poshtë vijon: a) metoda e fumigimit; b) data e aplikimit; c) data e ventilimit (ajrosjes); ç) produkti i fumiguar; d) lloji, sasia dhe doza e PMB-së fumigante të përdorur. 9. Para aplikimit të fumigimit duhet që: a) të gjitha hapësirat e mjetit transportues ose të ruajtjes që do të fumigohen të jenë të përshtatshme për fumigim; b) përdoruesi profesionist të zgjedhë PMB-në fumiguese (e fumigantit) të duhur, të njohë metodat e aplikimit, procedurat e sigurisë dhe procedurat emergjente. Zgjedhja e PMB-së fumiguese përcaktohet nga rrethanat individuale, p.sh. mallrat ose mjediset që do të fumigohen, disponueshmëria e fumigantit, temperatura, dëmtuesit e synuar dhe koha në dispozicion për të përfunduar fumigimin; c) të kryhet një vlerësim i rrezikut. Përdoruesi profesionist të verifikojë se pajisjet e zbulimit të gazit dhe të mbrojtjes së frymëmarrjes, të përshkruara në shtojcën 9, bashkëlidhur këtij vendimi, janë në gjendje të mirë pune e të përshtatshme dhe të ndiqen udhëzimet e lëshuara nga prodhuesit për mirëmbajtjen e tyre; 10 ç) mjeti transportues ose i ruajtjes duhet të mbajë barnat dhe pajisjet mjekësore të nevojshme, si dhe versionin më të fundit të Udhëzuesit të Ndihmës së Parë të Mjekësisë për Përdorim në Aksident në Transportin e Mallrave të Rrezikshme (në vijim, MFAG); d) përdoruesi profesionist të njoftohet me shkrim për hapësirat që përmban ngarkesa për t’u fumiguar; dh) përdoruesi profesionist të njoftohet me shkrim për çdo hapësirë tjetër që konsiderohet e pasigurt ose mund të bëhet e pasigurt për të hyrë gjatë fumigimit; e) përdoruesi profesionist të zbatojë kriteret e duhura të efikasitetit lidhur me dozën minimale efektive të kërkuar, metodën e trajtimit dhe kohën e ekspozimit; ë) të merret në konsideratë çdo masë paraprake e veçantë që duhet të merret lidhur me hyrjen në hapësirat e mbyllura. Këto mund të jenë tërësia ose pjesë e zonës së fumigimit, zonës së rrezikut dhe/ose zonës tjetër të punës dhe që mund të ketë rreziqe të tjera nga ato që lidhen me lëshimin e fumigantit; f) të hiqen lëngjet absorbuese dhe produktet ushqimore dhe aty ku është e mundur, solucionet e tjera absorbuese nga zona e fumigimit, përveç atyre të destinuara për t’u fumiguar; g) të shkëputet furnizimi elektrik në zonën e fumigimit; gj) të vendosen njoftime paralajmëruese në zonën e fumigimit dhe në të gjitha pikat e mundshme të rrezikut; h) të kufizohet sasia e fumigantit në minimumin e nevojshëm për të kryer fumigim në mënyrë efektive dhe të sigurt. Kjo mund të arrihet duke menaxhuar temperaturën, duke përmirësuar hermetizmin dhe/ose duke zgjatur kohëzgjatjen e fumigimit; i) të kontrollohet dhe riparohet çdo rrjedhje nga zona e fumigimit ose aplikimit të pajisjeve dhe tubacioneve jashtë zonës së fumigimit, veçanërisht në nyjat lidhëse. Të përdoret një detektor elektronik ose pajisje të tjera zbulimi. Nëse zbulohen rrjedhjet, ato duhet të trajtohen nga një teknik. Nëse nuk është e mundur të bllokohet një rrjedhje, të zgjerohet zona e fumigimit dhe zonat e rrezikshme. 10. Pas aplikimit të fumigimit duhet që: a) çdo pajisje të jetë kontrolluar për rrjedhje të mundshme; b) hapësirat pranë ngarkesave të trajtuara të jenë kontrolluar dhe pa gaz; c) përdoruesi profesionist të jetë i vetëdijshëm për zonat specifike që duhet të kontrollohen për përqendrimet e gazit gjatë gjithë kohës së fumigimit; ç) të ndiqen procedurat e ventilimit pas përfundimit të fumigimit, duke bërë që zona e fumiguar të jetë e sigurt për të rihyrë; d) ndalohet hyrja në zonën e fumigimit dhe në zonën e rrezikut gjatë periudhës së fumigimit, përveç rastit të një emergjence serioze dhe vetëm me marrëveshje me përdoruesin profesionist që ka aplikuar fumigimin. Në rrethana të tilla duhet të vishen mjete mbrojtёse individuale (MMI), duke përfshirë pajisjet e veçanta mbrojtёse tё fytyrës (PMF). 11. Përdoruesi profesionist të sigurojë me shkrim dokumentacionin, si më poshtë vijon: a) raporti i kontrollit të parafumigimit; b) rekomandimet e sigurisë për mjetet e transportit me ngarkesa të fumiguara; c) të dhënat e prodhuesit ose të dhënat e sigurisë (MSDS); ç) informacioni për rreziqet e mbetjeve; d) ndihma e parë dhe udhëzimet për trajtim mjekësor; dh) certifikata e fumigimit; e) udhëzimet për përdorimin e pajisjeve të gazeve fosfine; ë) masat paraprake dhe procedurat gjatë transportit; f) njoftimi 3 (tri) ditë para fumigimit për pushtetin vendor dhe Shërbimin e Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimi (MZSH); g) udhëzimet për ventilimin dhe ajrosjen; gj) masat paraprake dhe procedurat gjatë shkarkimit. VII. MENAXHIMI I INTEGRUAR I PARAZITËVE 11 1. Ministria të marrë të gjitha masat e nevojshme për të promovuar menaxhimin e parazitëve me përdorim të ulët të PMB-ve, duke dhënë kudo që të jetë e mundur prioritet për metodat jokimike, në mënyrë që përdoruesit profesionistë të kalojnë në praktikat dhe PMB-të me rrezik më të ulët për shëndetin e njeriut dhe mjedisin mes atyre që janë regjistruar për të njëjtin parazit. Menaxhimi i përdorimit të pakët të PMB-ve përfshin menaxhimin e integruar të parazitëve dhe bujqësinë organike, sipas legjislacionit në fuqi për prodhimin organik dhe etiketimin e produkteve organike. 2. Të mbështeten dhe/ose të krijohen kushtet e nevojshme për zbatimin e menaxhimit të integruar të parazitëve. Në veçanti, duhet të sigurohet që përdoruesit profesionistë të kenë në dispozicion informacion e mjete për monitorimin e parazitëve dhe vendimmarrjen, si dhe shërbimet këshillëdhënëse për menaxhimin e integruar të parazitëve. 3. Në PV përshkruhet mënyra se si sigurohet që parimet e përgjithshme të menaxhimit të integruar të parazitëve, të përcaktuara në shtojcën nr.3, bashkëlidhur këtyre rregullave, të zbatohen nga të gjithë përdoruesit profesionistë. 4. Në PV të parashikohen masat për të inkurajuar përdoruesit profesionistë që të zbatojnë udhëzime të kulturave ose sektorëve për menaxhimin e integruar të parazitëve në baza vullnetare dhe që konsiderohen të përshtatshme në PV. Agjencia rajonale e ekstensionit bujqësor dhe/ose organizatat që përfaqësojnë përdorues të veçantë profesionistë mund të hartojnë udhëzime të tilla. VIII. TREGUESIT, RAPORTIMI DHE SHKËMBIMI I INFORMACIONIT 1. Treguesit e harmonizuar të rrezikut miratohen me urdhër të ministrit përgjegjës për bujqësinë. 2. Ministria duhet: a) të llogarisë treguesit e harmonizuar të rrezikut, sipas pikës 1, të këtij kreu, duke përdorur të dhëna statistikore të mbledhura për PMB-të dhe të dhëna të tjera relevante, me qëllim vlerësimin e tendencave të rreziqeve nga përdorimi i PMB-ve. Këto të dhëna dhe ky informacion të përdoren për të vlerësuar progresin në arritjen e objektivave e të politikave të tjera që synojnë reduktimin e ndikimit të PMB-ve në shëndetin e njeriut dhe në mjedis. Identifikohen prirjet në përdorimin e lëndëve të caktuara vepruese; b) të identifikojë artikujt prioritarë, siç janë lëndët vepruese, kulturat, rajonet ose praktikat, të cilat kërkojnë vëmendje të veçantë ose praktika të mira që mund të përdoren si shembuj për të arritur objektivat e këtij vendimi, për të zvogëluar rreziqet dhe ndikimet e përdorimit të PMB-ve në shëndetin e njeriut dhe mjedis dhe për të inkurajuar zhvillimin dhe futjen e menaxhimit të integruar të parazitëve dhe të qasjeve ose teknikave alternative në mënyrë që të reduktohet varësia nga përdorimi i PMB-ve. 3. Ministria komunikon rezultatet e vlerësimeve të kryera në përputhje me pikën 2, të këtij kreu, dhe e vë këtë informacion në dispozicion të publikut, nëpërmjet publikimit në faqen e saj të internetit. SHTOJCA NR. 1 SUBJEKTET E TRAJNIMIT SIPAS PËRCAKTIMEVE TË PIKAVE 5 E 9, TË KREUT III, TË KËTYRE RREGULLAVE Fusha e njohurive ku do të mbështetet vlerësimi për përfitimin e dëshmisë së aftësisë dhe dëshmisë së aftësisë të veçantë është, si më poshtë vijon: 1. I gjithë legjislacioni përkatës lidhur me PMB-të dhe përdorimin e tyre. 2. Ekzistenca dhe rreziqet e PMB-ve të paligjshme (të falsifikuara) dhe metodat për identifikimin e produkteve të tilla. 3. Rreziqet që lidhen me PMB-të dhe si t’i identifikojmë e kontrollojmë ato, në veçanti: 12 a) rreziqet për njerëzit (operatorët, banorët, personat që kalojnë nëpër zona të trajtuara dhe ata që merren me trajtimin e artikujve të trajtuar), si pirja e duhanit që përkeqëson këto rreziqe; b) simptomat e helmimit me PMB-të dhe masat e ndihmës së parë; c) rreziqet ndaj bimëve jo të synuara, insekteve të dobishme, kafshëve të egra, biodiversitetit dhe mjedisit në përgjithësi. 4. Nocionet për strategjitë dhe teknikat e integruara të menaxhimit të parazitëve, strategjitë dhe teknikat e integruara të menaxhimit të kulturave, parimet e bujqësisë organike, metodat biologjike të kontrollit të dëmtuesve, informacion për parimet e përgjithshme dhe udhëzimet specifike për menaxhimin e integruar të parazitëve. 5. Inicimi i vlerësimit krahasues në nivelin e përdoruesit për të ndihmuar përdoruesit profesionistë të bëjnë zgjedhjet më të përshtatshme për PMB-të me më pak efekte anësore në shëndetin e njeriut, organizmat jo të synuar dhe mjedisin midis të gjitha PMB-ve të regjistruara për një problem të dëmtuesve të dhënë në një situatë të caktuar. 6. Masat për minimizimin e rreziqeve ndaj njerëzve, organizmave jo të synuar dhe mjedisit: praktikat e sigurta të punës për ruajtjen, trajtimin dhe përzierjen e PMB-ve dhe hedhjen e paketimit të zbrazët, materialeve të tjera të kontaminuar dhe PMB-ve të tepërta (përfshirë përzierjet në tanker) në formë të holluar; mënyra e rekomanduar për të kontrolluar ekspozimin e operatorit (pajisje mbrojtëse personale). 7. Qasjet e bazuara në rrezik, të cilat marrin parasysh variablat lokale të nxjerrjes së ujit, të tilla si: klima, toka dhe llojet e kulturave. 8. Procedurat për përgatitjen e pajisjeve për aplikimin e PMB-ve për punë, duke përfshirë kalibrimin e tij dhe për operimin e saj me rreziqe minimale për përdoruesit, njerëzit e tjerë, speciet jo të synuara të kafshëve dhe bimëve, biodiversitetin dhe mjedisin, duke përfshirë burimet ujore. 9. Përdorimi i pajisjeve për aplikimin e PMB-ve dhe mirëmbajtja e tyre, teknikat specifike të spërkatjes (p.sh. spërkatje me volum të ulët), si dhe objektivat e kontrollit teknik të spërkatësve në përdorim dhe mënyrat për të përmirësuar cilësinë e tretësirës spërkatëse. Rreziqet specifike të lidhura me përdorimin e pajisjeve të krahut për aplikimin e PMB-ve ose spërkatësit e shpinës dhe masat përkatëse të administrimit të rrezikut. 10. Veprime emergjente për të mbrojtur shëndetin e njeriut dhe mjedisin, duke përfshirë burimet ujore, në rast aksidental, e kontaminimit dhe ngjarjet ekstreme të motit që do të rezultojë në rreziqet e kullimit të PMB-ve. 11. Kujdesi i veçantë në zonat mbrojtëse. 12. Monitorimi i shëndetit dhe pajisjet e aplikimit për të raportuar për çdo incident ose incident të dyshuar. 13. Mbajtja e shënimeve për çdo përdorim të PMB-ve, në përputhje me legjislacionin përkatës. 14. Për aplikimet me fumigim kërkohen njohuri shtesë për: PMB-të me veprim fumigant; teknikat e fumigimit; mallrat dhe mjetet që fumigohen; sigurinë gjatë dhe pas fumigimit; rreziqet e fumigantit, veprimin që duhet të merret në rast urgjence; kontrollin operacional të fumigantit; përdorimin, mirëmbajtjen dhe kufizimet e mjeteve mbrojtëse individuale (MMI); përdorimin e pajisjeve të aplikimit në përputhje me udhëzimet e prodhuesit në etiketë ose ndryshe; përdorimin e pajisjeve të kalibruara për zbulimin dhe matjen e fumigantëve në atmosferë; shenjat dhe simptomat e helmimit me fumigantë; veprimin që do të merret në rast të një helmimi; transportin dhe ruajtjen e fumigantëve dhe materialeve gjeneruese të fumigantëve. 13 SHTOJCA NR. 2 SHËNDETI, SIGURIA DHE KËRKESAT MJEDISORE LIDHUR ME INSPEKTIMIN E PAJISJEVE PËR APLIKIMIN E PMB-ve Inspektimi i pajisjeve për aplikimin e PMB-ve mbulon të gjitha aspektet e rëndësishme për të arritur një nivel të lartë të sigurisë dhe mbrojtjen e shëndetit të njeriut dhe mjedisit. Efikasiteti i plotë i operacionit të aplikimit duhet të sigurohet nga zgjedhja e duhur e pajisjeve dhe funksioneve të pajisjes për të garantuar përmbushjen e objektivave të mëposhtme. Pajisjet për aplikimin e PMB-ve duhet të funksionojnë në mënyrë të besueshme dhe të përdoren siç duhet për qëllimin e synuar, me qëllim që PMB-të të mund të dorëzohen me saktësi e të shpërndahen. Pajisjet duhet të jenë në një gjendje të tillë që të mbushen dhe të zbrazen në mënyrë të sigurt, të lehtë e të plotë dhe të parandalojnë rrjedhjen e PMB-ve. Duhet të lejojnë pastrim të lehtë dhe të plotë. Gjithashtu, duhet të sigurojnë operacione të sigurta dhe të kontrollohen e të jenë në gjendje të ndalen menjëherë nga vendi i operatorit. Kur është e nevojshme, rregullimet duhet të jenë të thjeshta, të sakta dhe të afta për t’u riprodhuar. Vëmendje e veçantë duhet të kushtohet për: 1. Pjesët e transmetimit të energjisë Rrota e boshtit të ngritjes së fuqisë dhe ajo e lidhjes së hyrjes së fuqisë duhet të jenë të montuara e në gjendje të mirë dhe pajisjet mbrojtëse e çdo pjesë e transmetimit të fuqisë lëvizëse ose rrotulluese nuk duhet të ndikohen në funksionin e tyre në mënyrë që të sigurohet mbrojtja e operatorit. 2. Pompa Kapaciteti i pompës duhet të jetë i përshtatshëm për nevojat e pajisjeve dhe pompa duhet të funksionojë siç duhet në mënyrë që të sigurojë një shkallë të qëndrueshme dhe të besueshme të aplikimit. Nuk duhet të ketë rrjedhje nga pompa. 3. Përzierja (trazimi) Pajisjet e përzierjes duhet të sigurojnë një riqarkullim të duhur në mënyrë që të arrihet një përqendrim i barabartë i të gjithë vëllimit të përzierjes së lëngshme të solucionit në rezervuar (tanker). 4. Rezervuari i përzierjes së lëngshme Rezervuari i përzierjes, duke përfshirë treguesin e përmbajtjes së rezervuarit, pajisjet e mbushjes, filtrat, sistemet e zbrazjes dhe shpëlarjes dhe pajisjet për përzierjen duhet të veprojnë në mënyrë të tillë që të minimizojnë derdhjen aksidentale, shpërndarjen e pabarabartë të përqendrimit, ekspozimin e operatorit dhe përmbajtjen e mbetur. 5. Sistemet matëse, sistemet e kontrollit dhe të rregullimit Të gjitha pajisjet për matjen, ndezjen e fikjen dhe rregullimin e presionit dhe/ose normës së rrjedhjes duhet të kalibrohen siç duhet dhe të punojnë në mënyrë korrekte e të mos kenë rrjedhje. Kontrolli i presionit dhe funksionimi i pajisjeve të rregullimit të presionit duhet të jetë lehtësisht i mundur gjatë aplikimit. Pajisjet e rregullimit të presionit duhet të mbajnë një presion të vazhdueshëm pune të pompës, me qëllim që të sigurohet një shkallë e qëndrueshme e aplikimit të volumit. 6. Tubacionet Tubat duhet të jenë në gjendje të duhur për të shmangur çrregullimet e rrjedhjes së lëngut ose derdhjen e rastësishme në rast të dëmtimit. Nuk duhet të ketë rrjedhje nga tubacionet kur të aplikohet me presionin maksimal të mundshëm për sistemin. 7. Filtrimi Për të shmangur turbulencën dhe heterogjenitetin në modelet e solucionit, filtrat duhet të jenë në gjendje të mirë dhe madhësia e rrjetës së filtrave duhet të korrespondojë me madhësinë e hundëve pajisur në spërkatës. Aty ku është e mundur, sistemi i treguesit të bllokimit të filtrave duhet të funksionojë siç duhet. 14 8. Krahu i spërkatjes (për pajisjet që aplikojnë PMB-të me anë të një krahu të pozicionuar horizontalisht, që ndodhet afër prodhimit ose materialit që do të trajtohet) Krahu i spërkatjes duhet të jetë në gjendje të mirë e të qëndrueshme në të gjitha drejtimet. Sistemet e fiksimit e të rregullimit dhe pajisjet për zbutjen e lëvizjeve të padëshiruara dhe kompensimin e pjerrësisë duhet të funksionojnë siç duhet. 9. Sprucatorët Sprucatorët duhet të punojnë siç duhet për të kontrolluar rrjedhjen kur ndalohet spërkatja. Për të siguruar homogjenitetin e hedhjes së solucionit, shkalla e rrjedhjes së çdo sprucatori të veçantë nuk duhet të devijojë në mënyrë të konsiderueshme nga të dhënat e tabelave të normës së rrjedhës të dhëna nga prodhuesi. 10. Shpërndarja Shpërndarja e solucionit spërkatës në zonën e synuar duhet të jetë e barabartë, aty ku është e përshtatshme. 11. Ventilatori (për pajisjet që shpërndajnë PMB-të me anë të ndihmës ajrore) Ventilatori duhet të jetë në gjendje të mirë dhe duhet të sigurojë një qarkullim të qëndrueshëm e të besueshëm të ajrit. SHTOJCA NR. 3 PARIMET E PËRGJITHSHME TË MENAXHIMIT TË INTEGRUAR TË PARAZITËVE 1. Parandalimi dhe/ose kontrolli i organizmave të dëmshëm duhet të arrihet ose të mbështetet në metodat e tjera, sidomos te: a) qarkullimi i kulturave; b) përdorimi i teknikave të duhura të kultivimit (p.sh. teknika e mbjelljes së farës, afatet e mbjelljes dhe densiteti, mbjellja nëntokësore, kultivimi i konservimit, krasitja dhe mbjellja e drejtpërdrejtë); c) përdorimi, sipas rastit, i kultivarëve rezistentë/tolerantë dhe farave e materialit mbjellës standard/të certifikuar; ç) përdorimi i praktikave të plehërimit të balancuar, gëlqerëzimit dhe praktikave të ujitjes/kullimit; dh) parandalimi i përhapjes së organizmave të dëmshëm me masa higjienike (p.sh. me pastrim të rregullt të makinerive dhe pajisjeve bujqësore); e) mbrojtja dhe rritja e organizmave të dobishëm, p.sh. masat e duhura për mbrojtjen e bimëve ose shfrytëzimi i infrastrukturave ekologjike brenda dhe jashtë mjediseve të prodhimit. 2. Organizmat e dëmshëm duhet të monitorohen me metodat dhe mjetet e duhura, kur është e mundur. Mjete të tilla të përshtatshme duhet të përfshijnë vrojtime në terren, si dhe paralajmërime shkencore, parashikime dhe sisteme të diagnozës së hershme, kur është e mundur, si dhe përdorimin e këshillave nga këshilluesit profesionalisht të kualifikuar. 3. Bazuar në rezultatet e monitorimit, përdoruesi profesionist duhet të vendosë nëse dhe kur duhet të aplikohen masat për mbrojtjen e bimëve. Vlerat e pragut të qëndrueshëm dhe shkencor janë elemente thelbësore për vendimmarrje. Për organizmat e dëmshëm, nivelet e pragjeve të përcaktuara për rajonin, zonat specifike, kulturat dhe kushtet e veçanta klimatike duhet të merren parasysh para trajtimeve, aty ku është e mundur. 4. Metodat e qëndrueshme biologjike, fizike dhe të tjera jokimike duhet të preferohen ndaj metodave kimike, nëse ato sigurojnë një kontroll të kënaqshëm të parazitëve. 5. PMB-të e aplikuara duhet të jenë sa më specifike për objektivin dhe duhet të kenë efekte më të pakta anësore në shëndetin e njeriut, organizmat jo të synuar dhe mjedisin. 6. Përdoruesi profesionist duhet të mbajë përdorimin e PMB-ve dhe të formave të tjera të ndërhyrjes në nivele të domosdoshme, p.sh. me dozë të reduktuar, numër të reduktuar të aplikimeve ose aplikime të pjesshme, duke marrë parasysh se niveli i rrezikut në vegjetacion është 15 i pranueshëm dhe nuk rrit rrezikun e zhvillimit të rezistencës në popullatën e organizmave të dëmshëm. 7. Kur dihet rreziku i rezistencës në mbrojtjen e bimëve dhe ku niveli i organizmave të dëmshëm kërkon aplikim të përsëritur të PMB-ve te kulturat, duhet të zbatohen strategjitë antirezistente në dispozicion për të ruajtur efektivitetin e PMB-ve. Kjo mund të përfshijë përdorimin e PMB-ve të shumta me mënyra të ndryshme veprimi. 8. Duke u bazuar në shënimet për përdorimin e PMB-ve dhe në monitorimin e organizmave të dëmshëm, përdoruesi profesionist duhet të kontrollojë suksesin e masave të aplikuara për mbrojtjen e bimëve. SHTOJCA NR. 4 REGJISTRI I DËSHMIVE TË AFTËSISË Autoriteti Kombëtar i Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve (AKVMB) Nr. Emri Mbiemri Vendbanimi Data e lëshimit të dëshmisë Numri i dëshmisë Lloji i dëshmisë Firma 16 SHTOJCA NR. 5 MODELI I DËSHMISË SË AFTËSISË REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E BUJQËSISË DHE ZHVILLIMIT RURAL AUTORITETI KOMBËTAR I VETERINARISË DHE MBROJTJES SË BIMËVE (AKVMB) DËSHMI AFTËSIE Nr. , datë I lëshohet znj./z. Emri Mbiemri, me nr. personal , e cila/i cili është instruktuar dhe ka fituar njohuritë e mjaftueshme për të punuar me PMB-të e rrezikshme. Lëshuar më datë: Shënim: Dëshmia është pa afat dhe shoqërohet me vërtetim të gjendjes shëndetësore, që rinovohet çdo 2 vjet. MBAJTËSI I DËSHMISË PËR KOMISIONIN Kryetari ( ) ( ) 17 SHTOJCA NR. 6 MODELI I DËSHMISË SË AFTËSISË SË VEÇANTË REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E BUJQËSISË DHE ZHVILLIMIT RURAL AUTORITETI KOMBËTAR I VETERINARISË DHE MBROJTJES SË BIMËVE (AKVMB) DËSHMI AFTËSIE E VEÇANTË (Lëshohet për përdoruesit profesionistë) Nr. , datë I lëshohet znj./z. Emri Mbiemri, me nr. personal , e cila/i cili është instruktuar posaçërisht dhe ka fituar njohuritë e mjaftueshme për të punuar si përdorues profesionist me PMB-të helmuese dhe shumë helmuese. Lëshuar më Shënim: Dëshmia është e vlefshme për 6 vjet nga data e lëshimit dhe shoqërohet me vërtetim të gjendjes shëndetësore, që rinovohet çdo 2 vjet. MBAJTËSI I DËSHMISË PËR KOMISIONIN Kryetari ( ) ( ) Fotografia 18 SHTOJCA NR. 7 CERTIFIKATA PËR KRYERJEN E TRAJTIMIT ME PMB FUMIGANT Emri (për anijet/avionët): Data e kryerjes fumigimit: Vendi ose porti/aeroporti ku është kryer fumigimi: Destinacioni i mbërritjes (porti/aeroporti, vendi etj.): Fumiganti i përdorur: □ Aluminium phosphide (AlP), □ Magnesium phosphide (MgP), □ Sulfuril fluorid □ Tjetër Metoda e aplikimit të fumigimit: □ Aplikimi sipërfaqësor □ Riqarkullimi □ Tjetër Vëllimet dhe sasitë e fumigantëve të vendosura në secilin silos, ambient mbajtës ose hambar anijeje: Vëllimi: m3; Sasia e mallit: kv/ton; Fumigant: kg. Vëllimi total: m3; Sasia totale: kv/ton; Fumigant total: kg. Me anë të kësaj certifikate vërtetohet se fumigimi i lartpërmendur është aplikuar në datën . Pas aplikimit të fumigantit, të gjitha ambientet janë mbyllur e vulosur dhe njoftimet paralajmëruese janë vendosur në të gjitha hyrjet dhe ambientet e fumiguara. Ngarkesa u trajtua me gr lëndë vepruese/m3, duke përdorur metodën . Koha e ekspozimit minimal të kërkuar: orë/ditë. Koha e parashikuar e transportit: orë/ditë. Datë: . . Fumigimi u krye nga: (emri, mbiemri dhe nënshkrimi). Shënim: Certifikata është pjesë e dokumentacionit që shoqëron ngarkesën, një kopje e së cilës dorëzohet në Pikën e Inspektimit Kufitar. 19 SHTOJCA NR. 8 FORMULARI I TRAJTIMIT ME PMB FUMIGANT A. TRAJTIMI I TOKËS Emri i klientit: ............................................................. Adresa........................................................................................................................................ Zona e treguar më poshtë ka qenë/është fumiguar me .........………….. në një dozë prej ........ g/m2 gjatë periudhës nga (data dhe data) .... ................... në (kohën dhe datën) ........................ Testet e sigurisë të kryera në (kohën dhe datën) ............................, duke përdorur .......... ............., aparatet e zbulimit kanë treguar se përqendrimet e gazit në të gjitha zonat janë nën kufirin aktual të ekspozimit në vendin e punës, për 8 orë. FUSHAT..................................................................................................................................................... ........................................................................................................................................................................... .................................................................................................................................................... Detajet e plota të specifikohen. SPECIFIKONI: Gjurmët e gazit mund të qëndrojnë në tokë për disa kohë. Siguroni ventilim të plotë për një periudhë të mëtejshme prej së paku 24 orësh përpara se të kultivohet toka. Sugjerohet që kultivimi të pasohet nga një tjetër periudhë ajrimi prej të paktën 48 orësh. PËRFAQËSUESI I PËRFAQËSUESI I OFRUESIT TË SHËRBIMIT MARRËSIT TË SHËRBIMIT Emri................................ Emri............................. Firma ............................ Firma ......................... Pozicioni ......................... Pozicioni....................... Data................................. Data ............................. Ora ................................. Ora .............................. B. TRAJTIMI I MALLRAVE, KONTEJNERËVE, SILOSEVE Emri i klientit................................................................ Adresa........................................................................ ...................................... Zonat e paraqitura më poshtë janë fumiguar me ....................... në një dozë prej ............ g/m3 gjatë periudhës prej (kohës dhe data) ........................ në (kohën dhe datën) ...................... Testet e sigurisë të kryera në (kohën dhe datën) ............................, duke përdorur aparatet e zbulimit ......................., kanë treguar se përqendrimet e gazit në të gjitha zonat janë më poshtë kufiri aktual i ekspozimit 8 orësh/15 minutash në vendin e punës. Zona e rrezikut mund të rihapet në mënyrë të sigurt dhe mallrat ngarkohen/shkarkohen/largohen menjëherë me kusht që zona të jetë e ventiluar vazhdimisht. 20 Zona është fumiguar, si më poshtë vijon: ........................................................................................ Detajet e plota të mallrave, kontejnerëve etj. me sasi të specifikuara. SHËNIM: Gjurmët e gazit mund të qëndrojnë brenda mallrave për disa kohë dhe këto do të ajrosen ngadalë, duke mos paraqitur rrezik. Nëse mallrat janë të vulosura përsëri, për shembull në një enë mallrash, kjo mund të çojë në përqendrime mbi kufirin e ekspozimit në vendin e punës dhe një periudhë e mëtejshme ajrimi, edhe pse e shkurtër, mund të jetë e nevojshme. PËRFAQËSUESI I PËRFAQËSUESI I OFRUESIT TË SHËRBIMIT MARRËSIT TË SHËRBIMIT Emri................................ Emri............................. Firma ............................ Firma ......................... Pozicioni ......................... Pozicioni....................... Data................................. Data ............................. Ora ................................. Ora .............................. SHTOJCA NR. 9 ZBULIMI DHE PAJISJET MBROJTËSE GJATË FUMIGIMIT Detektorë portativë elektronikë të gazit Këto kanë sensorë të tipit “solid state diffusion”, që reagojnë ndaj pranisë së avujve. Ata janë shumë të ndjeshëm, por do të reagojnë edhe ndaj avujve të tjerë, jo vetëm fumigantëve. Disa japin një paralajmërim të vazhdueshëm me frekuencën në varësi të përqendrimit të gazit, ndërsa të tjerë kanë një ekran vizual të diodave të dritës dhe shkaktojnë një paralajmërim paralel në përqendrime mbi kufirin e ekspozimit në vendin e punës ose në një nivel tjetër të përshtatshëm. Gjithashtu, mund të përdoren edhe metoda të tjera instrumentale, të bazuara në qelizat elektrokimike, veçanërisht për fosfinën. Për sulfuril fluorid i referoheni prodhuesit të saj për të miratuar listën e pajisjeve elektronike të zbulimit. Megjithatë, kini kujdes, për të siguruar që avujt e tjerë organikë të mos ndërhyjnë me matjen e fumigantit. Tubat e detektorëve të gazit Matja e saktë e përqendrimit mund të arrihet duke përdorur metodën e thjeshtë të një sistemi të tubit të detektorëve të gazit. Sisteme të tilla përbëhen nga një tub i graduar, transparent, i cili përmban një përbërës kimikisht të ngopur përmes të cilit një mostër e ajrit të kontaminuar merret me anë të një pompe dore, e cila i bashkëngjitet tubit. Një zonë e njollosur është shënuar në pjesën treguese të tubit, gjatësia e së cilës përcakton një masë të koncentrimit të gazit kontaminues. Pompa e dorës duhet të kontrollohet periodikisht në përputhje me udhëzimet e prodhuesit. Tubat e detektorëve të gazit mund të ndryshojnë në mënyrë të konsiderueshme në saktësinë e tyre dhe është i preferueshëm përdorimi i tubave që përputhen me BS EN 1231: 1997/17. Të përdoren tubat në mënyrë rigoroze në përputhje me udhëzimet e prodhuesit, veçanërisht lidhur me ruajtjen dhe datat e skadimit. Për çdo përcaktim kërkohet një tub i freskët. Aktualisht duhet të përdoren vetëm tubat e detektorëve të gazit që janë në gjendje të konfirmojnë se nivelet e fumigantit kanë rënë nën kufirin e ekspozimit në vendin e punës ose nivelin tjetër të përshtatshëm, ose nëse premisat janë të sigurta për ripërpunim. Strategjitë e monitorimit për substancat toksike japin këshilla për strategjitë e marrjes së mostrave dhe udhëzime praktike për interpretimin e rezultateve. Tubat e zbulimit të gazit nuk janë aktualisht të rekomanduara për zbulimin e sulfuril fluoridit. 21 Mjetet mbrojtëse individuale (MMI), duke përfshirë pajisje mbrojtëse të frymëmarrjes (PMF) Përdorimi i MMI-së të detajohet në etiketën e produktit të regjistruar, bazuar në vlerësimin e rrezikut. MMI-të (përfshirë PMF), të prodhuara ose të importuara pas 1 korrikut 1995, duhet të jenë të shënuara “CE”, në përputhje me kërkesat e rregulloreve të pajisjeve të mbrojtjes personale, të ndryshuar, ndërsa ato që nuk janë të shënuara “CE” ose të importuara përpara datës 1 korrik 1995 mund të vazhdojnë të përdoren për aq kohë sa vazhdojnë të sigurojnë mbrojtje siç duhet. Veshje, dorashka gome, veshje kirurgjikale etj. mund të depërtojnë nga bromuri metil dhe mund të shkaktojnë ashpërsim të madh të lëkurës. Të mos vishen dorashka ose çizme gome gjatë punës me bromur metil në rast se lëngu ose avujt e koncentruar janë bllokuar brenda tyre. Të vishen këpucë sigurie gjatë trajtimit të cilindrave të bromidit metil. Dorashka dhe çizme gome nuk duhet të vishen kur aplikoni sulfuril fluorid, pasi këto mund të kapin lëngun dhe të parandalojnë avullimin nga lëkura. Sulfuril fluoridi i lëngët, nëse është në kontakt me lëkurën dhe sytë, mund të shkaktojë djegie të ngrirë, ndërsa në gjendjen e tij të gaztë nuk ka reaksione të tilla. Ju nuk duhet të mbani kostume nëse nuk punoni me fumigantë të fortë, por, nëse po, sigurohuni që ato janë të lehta dhe që ajri mund të kalojë përmes tyre. Kur punoni me fumigantë të ngurtë, duhet të mbani mbulesa të lehta dhe këpucë të përshtatshme për të shmangur kontaktin direkt me to. Nevojiten goma sintetike ose dorashka PVC. PMF duhet të përdoren kur punohet me bromur metil dhe sulfuril fluorid. Gjithashtu, rekomandohen edhe për fosfinën. Në varësi të rrethanave mund të përdoren aparatet e frymëmarrjes ose respiratorët me kuti. Nëse jeni duke përdorur një respirator me kuti, duhet të keni kuti rezervë të papërdorura të tipit të duhur për fumigantin që aplikohet duke qenë të gatshëm për përdorim. Ndiqni udhëzimet e prodhuesit për jetëgjatësinë e një kutie. Për sulfuril fluoridin, respiratorët e kutive nuk duhet të përdoren. Aparati i frymëmarrjes është i detyrueshëm. Gjithmonë ndiqni udhëzimet e prodhuesit për testim dhe përdorim. Të jeni të organizuar që PMF të inspektohet e të testohet rregullisht për të siguruar se po punon siç duhet. Rekomandohet që kjo të jetë së paku një herë në muaj dhe më shpesh kur kushtet janë veçanërisht të rënda. Para çdo tymosjeje, sigurohuni që teknikët të kontrollojnë që PMF-të e tyre të jenë në gjendje të rregullt. Ata duhet të shqyrtojnë, p.sh. kapakun e kokës, fytyrën, valvulën e daljes, kuti/furnizimin me ajër, tubin e frymëmarrjes dhe testimin për ngushtësi të gazit (përshtatshmëria e fytyrës). Një provë e thjeshtë për përshtatje të mirë të fytyrës është pasi të keni veshur PMF-të e të shtrëngoni siç duhet dhe të rregulloni shiritat lidhës, mbyllni lehtë hyrjen e ajrit me një kartë dhe thithni ajër butësisht. Pjesa e lëkurës së fytyrës duhet të thithet lehtësisht nga maska. Mos i shtrëngoni pajisjet në mënyrë të bezdisshme gjatë kryerjes së provës së tyre. Nëse fytyra nuk thithet nga maska, kjo është një tregues i rrjedhjes së tepërt të ajrit; rregulloni pajisjen dhe përsëritni testin. Nëse maska akoma nuk përshtatet, zëvendësojeni, pasi nuk ka gjasa që ajo të japë një mbrojtje të plotë. Teknikët me mjekër ose ata që mbajnë syza nuk kanë gjasa të arrijnë të sigurojnë një funksion të kënaqshëm dhe të përshtatshëm të maskës, ku kërkohet një puthitje e mirë pas fytyrës. Pajisjet e mbrojtjes së frymëmarrjes në punë Duhet mbajtur një regjistër i të gjitha ekzaminimeve dhe i testeve të kontrolleve inxhinierike dhe PMF-të. Regjistrimet duhet të mbahen për të paktën pesë vjet dhe duhet të jenë në dispozicion për inspektim. Vishni PMF kur hapni valvulat e cilindrit, mjetin për shpimin ose ndërrimin e tubave. Në të gjitha rastet e tjera gjatë një fumigimi, mbani PMF në mënyrë të tillë që të mund të vishen shpejt nëse pajisjet e zbulimit tregojnë përqendrimet e fumigantëve mbi kufirin e ekspozimit në vendin e punës ose në një nivel tjetër të përshtatshëm. 22 Masat e tjera për të mbrojtur lëkurën Sigurohuni për të qenë të mbrojtur nga çdo çarje ose dëmtim i veshjeve, duke marrë masa për t’i ndërruar ato menjëherë, nëse kontaminohen nga rrjedhjet.