Decision No. 213 dated 31.3.2010 approving the composition of the national committee of spiritual cultural heritage
صدر في 2010-03-31 · النص بتاريخ 2026-10-01
القانون العام والإرشادات الرسمية منشورة بوصفها أبحاثاً. ليست مشورة قانونية أو ضريبية أو مالية.
البحث نفسه مكتوب بالإنجليزية. العناوين والوسوم مترجمة؛ أما النتائج والاقتباسات فغير مترجمة.
عن هذا القانون
- اللغة
- Albanian
- النوع
- لائحة
- المنظمة
- European Union
- الدولة
- ألبانيا
- الموضوعات
- Land and soil
- الكلمات المفتاحية
- cultural heritage, institution, governance
أين تقرؤه
لا يوجد رابط مصدر مسجل لهذا القانون.
النص
نص القانون نفسه، مادةً مادة، كما هو محفوظ. لكل مادة رابطها.
VENDIM Nr.213, datë 31.3.2010 PËR MIRATIMIN E PËRBËRJES SË KOMITETIT KOMBËTAR TË TRASHËGIMISË KULTURORE SHPIRTËRORE DHE PËRCAKTIMIN E MASËS SË SHPËRBLIMIT TË ANËTARËVE TË TIJ Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 1 të nenit 6 të ligjit nr.9048, datë 7.4.2003 "Për trashëgiminë kulturore", të ndryshuar, me propozimin e Ministrit të Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Këshilli i Ministrave VENDOSI: 1. Komiteti Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore Shpirtërore të kryesohet nga ministri përgjegjës për trashëgiminë kulturore dhe në përbërje të tij të jenë: Drejtori i drejtorisë përgjegjëse për trashëgiminë kulturore sekretar; Përgjegjësi i sektorit për trashëgiminë kulturore anëtar; Një specialist për trashëgiminë shpirtërore, pranë ministrisë përgjegjëse për trashëgiminë kulturore anëtar; Sekretari i Komitetit Kombëtar të UNESCO-s, pranë Ministrisë së Punëve të Jashtme anëtar; Një specialist i muzikës popullore (etnomuzikolog) anëtar; Një specialist i folklorit, gjuhës dhe dialekteve (etnolog) anëtar; Një specialist i etnografisë, riteve dhe shfaqjeve popullore (etnograf) anëtar; Një specialist i vallëzimit popullor dhe lojërave popullore (etnokoreolog) anëtar; Një specialist i katalogimit të trashëgimisë shpirtërore (dixhitalizues) anëtar; Një specialist i menaxhimit të trashëgimisë dhe turizmit kulturor (menaxher), anëtar. 2. Anëtarët e Komitetit Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore Shpirtërore, të përmendur në pikën 1, caktohen nominalisht me urdhër të ministrit përgjegjës për trashëgiminë kulturore. 3. Mbledhjet e Komitetit Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore Shpirtërore thirren, si rregull, nga kryetari, jo më shumë se 4 herë në vit. 4. Anëtarët e këtij komiteti, të cilët nuk punojnë në sistemin e institucioneve shtetërore të specializuara, përfitojnë një shpërblim prej 5000 (pesë mijë) lekësh për çdo mbledhje. 5. Pagesa për shpërblimin të përballohet nga buxheti i ministrisë përgjegjëse për trashëgiminë kulturore. 6. Ngarkohet ministria përgjegjëse për trashëgiminë kulturore për zbatimin e këtij vendimi. 7. Vendimi nr.723, datë 14.5.2008 i Këshillit të Ministrave "Për përbërjen e Komitetit Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore Shpirtërore", shfuqizohet. Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare. KRYEMINISTRI Sali Berisha