Decision No.181 dated 17.3.2010 on the organization and functioning of the central commission for the registration of the agricultural economic units
صدر في 2010-03-17 · النص بتاريخ 2026-10-01
القانون العام والإرشادات الرسمية منشورة بوصفها أبحاثاً. ليست مشورة قانونية أو ضريبية أو مالية.
البحث نفسه مكتوب بالإنجليزية. العناوين والوسوم مترجمة؛ أما النتائج والاقتباسات فغير مترجمة.
عن هذا القانون
- العنوان الأصلي
- Vendim Nr.181, datë 17.3.2010 për mënyrën e organizimit e të funksionimit dhe për përbërjen e komisionit qendror të regjistrimit të përgjithshëm të njësive ekonomike bujqësore.
- اللغة
- Albanian
- النوع
- لائحة
- المنظمة
- European Union
- الدولة
- ألبانيا
- الموضوعات
- Agricultural and rural development
- الكلمات المفتاحية
- institution, financial agricultural measures, registration, governance
أين تقرؤه
لا يوجد رابط مصدر مسجل لهذا القانون.
النص
نص القانون نفسه، مادةً مادة، كما هو محفوظ. لكل مادة رابطها.
[Printo] [Google Translate] VENDIM Nr.181, datë 17.3.2010 PËR MËNYRËN E ORGANIZIMIT E TË FUNKSIONIMIT DHE PËR PËRBËRJEN E KOMISIONIT QENDROR TË REGJISTRIMIT TË PËRGJITHSHËM TË NJËSIVE EKONOMIKE BUJQËSORE Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 11 të ligjit nr.10 201, datë 17.12.2009 "Për regjistrimin e përgjithshëm të njësive ekonomike bujqësore", me propozimin e Ministrit të Shtetit për Reformat dhe Marrëdhëniet me Kuvendin, Këshilli i Ministrave VENDOSI: 1. Komisioni Qendror i Regjistrimit të Përgjithshëm të Njësive Ekonomike Bujqësore kryesohet nga Ministri i Shtetit për Reformat dhe Marrëdhëniet me Kuvendin dhe në përbërje ka këta anëtarë: a) Ministrin e Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes të Konsumatorit; b) Ministrin e Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave; c) Ministrin e Brendshëm; ç) Drejtorin e Përgjithshëm të Institutit të Statistikave; d) Drejtorin e Drejtorisë së Statistikave Ekonomike në INSTAT; dh) Kryeregjistruesin e Pasurive të Paluajtshme të Republikës së Shqipërisë; e) Drejtorin e Departamentit të Strategjive dhe Koordinimit të Ndihmës së Huaj në Kryeministri; ë) Drejtorin e Përgjithshëm të Politikave Bujqësore pranë Ministrisë së Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes të Konsumatorit; f) Drejtorin e Përgjithshëm të Blegtorisë pranë Ministrisë së Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes të Konsumatorit; g) Rektorin e Universitetit Bujqësor të Tiranës. 2. Komisioni Qendror i Regjistrimit të Përgjithshëm të Njësive Ekonomike Bujqësore mblidhet në javën e fundit të çdo muaji. Mbledhjet e tij kryesohen nga kryetari i komisionit e, në mungesë të tij, nga Ministri i Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes të Konsumatorit. Mbledhjet e këtij komisioni do të zhvillohen në selinë e Kryeministrisë. 3. Në mbledhjet e komisionit, veç anëtarëve, marrin pjesë edhe specialistët e nevojshëm sipas specifikës së çështjes, që do të diskutohet, dhe vendimit që është marrë paraprakisht nga Komisioni Qendror i Regjistrimit të Përgjithshëm të Njësive Ekonomike Bujqësore. 4. Rendi i ditës për mbledhjen e radhës së Komisionit Qendror të Regjistrimit të Përgjithshëm të Njësive Ekonomike Bujqësore propozohet nga Drejtori i Përgjithshëm i INSTAT-it. Thirrja e mbledhjeve kryhet me anë të një njoftimi, i cili duhet t'i transmetohet çdo anëtari të komisionit jo më vonë se 7(shtatë) ditë përpara ditës së përcaktuar në njoftimin për mbledhje. Në njoftim përcaktohen data, ora e mbledhjes dhe rendi i ditës. Njoftimi shoqërohet me materialet, që do të shqyrtohen në mbledhje, të përgatitura nga sekretariati i komisionit, pasi të jetë marrë, paraprakisht, miratimi nga kryetari i këtij komisioni. 5. Mbledhjen e Komisionit Qendror të Regjistrimit të Përgjithshëm të Njësive Ekonomike Bujqësore e deklaron të hapur kryetari i komisionit, pasi ka verifikuar nëse në mbledhje marrin pjesë mbi 50% e anëtarëve. Për të gjitha çështjet, që diskutohen në mbledhje, vendoset me votim me shumicën e thjeshtë të votave të anëtarëve të pranishëm. 6. Për çdo mbledhje të Komisionit Qendror të Regjistrimit të Përgjithshëm të Njësive Ekonomike Bujqësore mbahet procesverbal, i cili zbardhet nga sekretariati i komisionit brenda pesë ditëve nga data e mbledhjes. Në procesverbal përcaktohen, ndërmjet të tjerave: numri dhe tematika e mbledhjes; data, koha e fillimit dhe e mbylljes së mbledhjes; emri i drejtuesit dhe i sekretarit të mbledhjes; emrat e anëtarëve të pranishëm; rendi i ditës; rezultatet e votimit. 7. Detyrat dhe kompetencat e Komisionit Qendror të Regjistrimit të Përgjithshëm të Njësive Ekonomike Bujqësore janë të përcaktuara në nenin 12 të ligjit nr.10 201, datë 17.12.2009. 8. INSTAT-i ngarkohet me detyrën e sekretariatit të komisionit dhe ka këto detyra: Njoftimin e Ministrit të Shtetit për Reformat dhe Marrëdhëniet me Kuvendin, për mbledhjen e radhës; Mbajtjen e procesverbalit të mbledhjes; Përgatitjen e dokumentacionit bazë të mbledhjes; Përgatitjen dhe dërgimin e dokumentacionit të nevojshëm, për mbledhjet komisionit, kryetarit të Komisionit Qendror të Regjistrimit të Përgjithshëm të Njësive Ekonomike Bujqësore. Njoftimin e shpërndarjen e rendit të ditës, të projektakteve që do të shqyrtohen dhe të Ligjet.org - Për mënyrën e organizimit e të funksionimit dhe për përbërjen... http://80.78.70.231/pls/kuv/f?p=201:Vendim i KM:181:17.03.2010 1 of 2 4/24/2012 4:44 PM dokumentacionit, për mbledhjen e radhës, anëtarëve, brenda dy ditëve nga data e nënshkrimit nga kryetari; Mbajtjen e kopjeve të dokumentacionit, që do të shqyrtohet në mbledhje, dhe vendosjen e tij në dispozicion të anëtarëve; Përgatitjen e projektit të procesverbalit, të projektvendimeve të marra në mbledhje dhe ndjekjen e procedurave të miratimit e të arkivimit të tij; Përgatitjen e vendimeve që do të merren, në përputhje me rendin e ditës, të cilat ia bashkëngjit procesverbalit, të nënshkruar nga anëtarët. 9. Ngarkohen Ministri i Shtetit për Reformat dhe Marrëdhëniet me Kuvendin dhe INSTAT- i për zbatimin e këtij vendimi. Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare. KRYEMINISTRI Sali Berisha Copyright 2012 - www.ligjet.org Ligjet.org - Për mënyrën e organizimit e të funksionimit dhe për përbërjen... http://80.78.70.231/pls/kuv/f?p=201:Vendim i KM:181:17.03.2010 2 of 2 4/24/2012 4:44 PM