تخطَّ إلى المحتوى
Nelum
قوانين ألبانيا

Decision no. 132, dated 6 March 2024 on the creation, organization and operation of the National Waste Economy Agency

صدر في 2024-03-06 · النص بتاريخ 2026-10-01

القانون العام والإرشادات الرسمية منشورة بوصفها أبحاثاً. ليست مشورة قانونية أو ضريبية أو مالية.

البحث نفسه مكتوب بالإنجليزية. العناوين والوسوم مترجمة؛ أما النتائج والاقتباسات فغير مترجمة.

عن هذا القانون

العنوان الأصلي
Vendim Nr. 132, datë 6.3.2024 për krijimin, organizimin dhe funksionimin e Agjencisë Kombëtare të Ekonomisë së Mbetjeve.
اللغة
Albanian
النوع
لائحة
الدولة
ألبانيا
الموضوعات
Waste and hazardous substances
الكلمات المفتاحية
education, institution, integrated management, local government, monitoring, protection of environment, recycling/reuse, sustainable use, waste management, circular economy, governance

أين تقرؤه

النص

نص القانون نفسه، مادةً مادة، كما هو محفوظ. لكل مادة رابطها.

  1. VENDIM Nr. 132, datë 6.3.2024 PËR KRIJIMIN, ORGANIZIMIN DHE FUNKSIONIMIN E AGJENCISË KOMBËTARE TË EKONOMISË SË MBETJEVE Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 6, të ligjit nr. 90/2012, “Për organizimin dhe funksionimin e administratës shtetërore”, me propozimin e ministrit të Turizmit dhe Mjedisit, Këshilli i Ministrave VENDOSI: I. DISPOZITA TË PËRGJITHSHME 1. Krijimin dhe mënyrën e organizimit e të funksionimit të Agjencisë Kombëtare të Ekonomisë së Mbetjeve (në vijim “Agjencia”), si person juridik, publik, buxhetor, në varësi të ministrit përgjegjës për mjedisin (në vijim “ministri”), me seli në Tiranë. 2. Agjencia financohet nga buxheti i shtetit dhe burime të tjera të ligjshme, sipas legjislacionit në fuqi. Buxheti i Agjencisë përbën zë të veçantë në buxhetin e ministrisë përgjegjëse për mjedisin. 3. Agjencia ka si mision të sigurojë: a) koordinimin, monitorimin dhe bashkëpunimin me njësitë e qeverisjes vendore (NJQV), institucionet e administratës publike dhe partnerët ndërkombëtarë në menaxhimin e integruar të mbetjeve, me qëllim kalimin e këtij sektori në ekonomi qarkulluese; b) promovimin dhe nxitjen e zbatimit të hierarkisë së mbetjeve për zhvillimin gradual të grumbullimit përmes ndarjes në burim e riciklimit në shkallë të gjerë dhe monitorimin e implementimit të standardeve dhe edukimin mjedisor, në përputhje me kompetencat e përcaktuara në këtë vendim dhe dispozitat në ligjin përkatës për menaxhimin e integruar të mbetjeve. II. PËRGJEGJËSITË FUNKSIONALE TË AGJENCISË KOMBËTARE TË EKONOMISË SË MBETJEVE Agjencia ka këto përgjegjësi funksionale: a) të koordinojë punën me institucionet e administratës publike, në nivel qendror e vendor, partnerët ndërkombëtarë, investitorët dhe palët e interesuara për zbatimin e standardeve në menaxhimin efikas të integruar të mbetjeve, planifikimin territorial në infrastrukturën e mbetjeve dhe implementimin e tyre; b) të organizojë punën për edukimin mjedisor, promovimin dhe nxitjen e zbatimit të hierarkisë së mbetjeve për zhvillimin gradual të grumbullimit përmes ndarjes në burim e riciklimit në shkallë të gjerë. III. ORGANIZIMI DHE FUNKSIONIMI I AGJENCISË KOMBËTARE TË EKONOMISË SË MBETJEVE 1. Agjencia e shtrin veprimtarinë e saj në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë dhe organizohet në nivel qendror. 2. Agjencia drejtohet nga drejtori i përgjithshëm, i cili organizon dhe drejton veprimtarinë e saj, përfaqëson Agjencinë në marrëdhënie me të tretët dhe përgjigjet para ministrit. 3. Drejtori i përgjithshëm emërohet, lirohet dhe shkarkohet nga ministri. Drejtori i përgjithshëm duhet të plotësojë kriteret e mëposhtme: a) të jetë shtetas shqiptar; b) të ketë zotësi të plotë për të vepruar; c) të zotërojë diplomë të ciklit të dytë të studimeve, sipas legjislacionit në fuqi për arsimin e lartë; ç) të ketë përvojë pune të paktën 7 (shtatë) vjet në profesion; d) të mos jetë i dënuar me vendim gjyqësor të formës së prerë për kryerjen e një vepre penale; dh) ndaj tij të mos jetë marrë masë disiplinore e largimit nga puna, që nuk është shuar sipas legjislacionit në fuqi; e) të mos ketë konflikt interesi në ushtrimin e detyrës. 4. Drejtori i përgjithshëm shkarkohet nga detyra, kur: a) dënohet me vendim gjyqësor të formës së prerë për kryerjen e një krimi apo për kryerjen e një kundërvajtjeje penale me dashje; b) kryen shkelje të rënda gjatë detyrës; c) nuk përmbush objektivat strategjikë të institucionit; ç) ka performancë të dobët në ushtrimin e detyrës. 5. Drejtori i përgjithshëm lirohet nga detyra, kur: a) plotëson kushtet për pensionin e plotë të pleqërisë; b) deklarohet i paaftë për punë nga komisioni kompetent mjekësor; c) ristrukturohet institucioni; ç) gjendet në një situatë konflikti të vazhdueshëm interesi; d) jep dorëheqjen nga detyra. 6. Marrëdhëniet e punës së drejtorit të përgjithshëm, të nëpunësve, si dhe të punonjësve administrativë rregullohen sipas dispozitave të Kodit të Punës. 7. Agjencia, në zbatim të misionit, fushave të përgjegjësisë dhe përgjegjësive funksionale të saj, kryen këto detyra: a) Ndjek zbatimin e masterplanit kombëtar të menaxhimit të integruar të mbetjeve dhe strategjisë sektoriale për mbetjet; b) Mbështet ministrinë përgjegjëse për mjedisin për të përgatitur propozimet për ndryshime dhe përmirësime të kuadrit ligjor e nënligjor, që lidhet me menaxhimin e integruar të mbetjeve; c) Krijon e monitoron zbatimin e sistemit të menaxhimit të integruar të mbetjeve, në nivel rajonal dhe vendor; ç) Koordinon, monitoron dhe ndjek zbatimin e planeve, programeve dhe projekteve, që lidhen me infrastrukturën për menaxhimin e integruar të mbetjeve; d) Koordinon së bashku me njësitë e vetëqeverisjes vendore, institucionet e administratës publike dhe partnerët ndërkombëtarë planifikimin e nevojave për investime, bazuar në politikat e qeverisë dhe në masterplanin kombëtar sektorial të menaxhimit të integruar të mbetjeve; dh) Koordinon nga pikëpamja teknike projektet për menaxhimin e integruar të mbetjeve të financuara nga buxheti i shtetit apo burime të tjera financiare kombëtare dhe ndërkombëtare, me qëllim garantimin e rregullave/procedurave teknike; e) Koordinon, nxit dhe bashkëpunon me institucionet shtetërore, institucionet financiare ndërkombëtare, investitorët dhe palët e interesuara për zbatimin e politikave strategjike dhe Planit Kombëtar për Menaxhimin e Integruar të Mbetjeve; ë) Planifikon nevojat për trajnime dhe koordinon punën për realizimin e tyre; f) Koordinon e asiston ministrinë përgjegjëse për mjedisin dhe njësitë e vetëqeverisjes vendore për nismat për menaxhimin e integruar të mbetjeve. Agjencia asiston, përveçse sa më lart, por pa u kufizuar në qendrat e transferimit, stacionet e riciklimit dhe të kompostimit; g) Koordinon punën për zbatimin e programit të edukimit mjedisor dhe ndërgjegjësimit për menaxhimin e integruar të mbetjeve; gj) Monitoron zbatimin e udhërrëfyesit (“roadmap”) për kalimin nga ekonomia lineare drejt ekonomisë qarkulluese; h) Ushtron çdo detyrë tjetër të përcaktuar në akte ligjore e nënligjore. 8. Struktura dhe organika e Agjencisë miratohet me urdhër të Kryeministrit, sipas përcaktimeve në legjislacionin në fuqi për organizimin dhe funksionimin e administratës shtetërore. 9. Rregullorja për metodat e brendshme të punës dhe sjelljen e personelit të Agjencisë miratohet nga ministri, me propozimin e drejtorit të përgjithshëm të saj. 10. Agjencia ka stemën, logon dhe vulën e vet zyrtare. Stema e Agjencisë përbëhet nga stema e Republikës së Shqipërisë, me shënimet: “Republika e Shqipërisë, Ministria (emri i ministrisë përgjegjëse), Agjencia Kombëtare e Ekonomisë së Mbetjeve”, në përputhje me përcaktimet e vendimit të Këshillit të Ministrave për mënyrën e përdorimit të stemës së Republikës së Shqipërisë. 11. Vula e Agjencisë ka formën dhe elementet e përcaktuara në vendimin e Këshillit të Ministrave për rregullat e prodhimit, të administrimit, kontrollit dhe ruajtjes së vulave zyrtare. Vula prodhohet, administrohet dhe ruhet në përputhje me legjislacionin në fuqi. IV. DISPOZITA TË FUNDIT 1. Efektet financiare, që rrjedhin nga zbatimi i këtij vendimi, përballohen nga buxheti i shtetit. 2. Ngarkohen Ministria e Turizmit dhe Mjedisit, Ministria e Financave, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, Agjencia Kombëtare e Ekonomisë së Mbetjeve dhe Agjencia Kombëtare e Ujësjellës-Kanalizimeve për zbatimin e këtij vendimi. Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare. KRYEMINISTËR Edi Rama

Decision no. 132, dated 6 March 2024 on the creation, organization and operation of the National Waste Economy Agency · Nelum